Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 24 postime · Faqe 1 prej 3 · 1, 2, 3
Krijimi i partise Nacional Demokratike - PND?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Krijimi i partise Nacional Demokratike - PND?, Posted 03 Prill 2009, 22:20
Imazh

E di se do mendoni dikush paska ngritur nje parti te re por ne te vertet nuk eshte keshtu.
Kjo ide lind ketu e 2vjet me pare ne disa biseda me disa miqe te mi si ne realitet dhe ne virtualitet ishte gjithmone ideja te benim dicka per Shqiperine ose me mire te provojme te pakten me ide sepse sic thote populli nje fjale te urte "gure gure ndertohet kalaja".

Mirpo sot me ne fund vendosa qe te bej publike kete ide ne menyre qe te shoh si ju duket kjo lloj ideje.
Une jam koshient ne faktin qe ka me shume parti se popull ne Shqiperi po puna eshte me te gjithe keto parti populli dhe emigrantet nuk e gjejne vehten ne asnje nga keto kur duan te votojne.
Nqs keni vene re ne te gjitha anketimet apo sondazhet e statistikat e ndryshme dalin qe populli ka nevoje per nje fryme te re revolucionare ne politiken shqiptare normalisht duke ju larguar se majtes pasi ajo ska pasur kohe te progresojne sepse ska as 15vjet qe i iku pushteti boterore nga duart, keshtu qe i mbetet qe te dale nje parti e djathte ku perfshin le te themi qendren dhe te djathtet.

Me vone do parashtoj edhe emrin sepse i kemi menduar te gjitha po me pare dua te dije cmendoni rreth ketsaj ideje pak si te "cmendur" mbi ndertimin e nje partie te tille???
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4553
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Krijimi i partise se emigranteve?, Posted 04 Prill 2009, 00:48
I Ameshuar! :muah
Me duhet te mos rrije indiferent ndaj nismes se re qe ke hedh per debat.
Cdo ide apo nisme e re qe don te behet pjese e jetes tone shifet ne me te shumten me njefare mosbesimi, sepse ka shpjegimin e vet qe mendimet tona te mesuar me aktualet na duken me te lehta.

Dicka e panjohur ne praktiken e shqiptarve kryesisht ne mergim. Megjithate une do shprehi mendimet e mija, por te me falin miqte nese gaboj diku. Nje rruge e re gabon e dhe adresen.
Po e filloj nga e para:
- Nga vete emri - Partia i emigranteve shqiptare te Shqiperise - mendoj se kjo parti do tu sherbeje interesave te Emigranteve shqiptar te kudondodhur.
Pra esht i nevojshem shume pasi kjo pjese e madhe e shqiptarve qe jane mbi 1 milion ndodhen nen trajtimin e shnjerzor te vendeve perendimore dhe asaj amerikane apo australiane e kanadeze per ''faj'' te nacionalitetit dhe te tjera arsye per faktin e paragjykimeve te politikave te ketyre shteteve ndaj nesh.
Qellimi i saj permblidhet ne dy rrafshe kryesore:
- Ne mbrojtjen e te drejtave tona sikurse shtetasit e huaj.
- Te ruajme identitetin shqiptar nepermjet funksionimit te shkollave dhe shoqatave kulturore-artistike-patriotike. Te organizojme aktivitete patriotike-politike.
- Te kemi te drejta elektorale sikurse shqiptaret ne Shqiperi sipas zonave nga ku vijne.
- Partia e emigracionit te jete apolitike ne sferen e polaritetit, nuk i duhet as Enveri e as Sala, pra te mos i perkasi as te Majtes dhe as te Djathtes sepse aty kemi te bejme per nje politike interesash jo ekonomike, por as djathtiste apo majtiste. Por duhet te kemi parasysh se nese njera parti; e majta apo e djathta perkrahe Partine e Emigracionit natyrisht qe kjo parti do te behet aleance per aq kohe sa e mbeshtete sikurse kemi Partine e z.Xhuvelit.

- Per te realizuar programin duhet te kene lidhje me ambasadat dhe me dy ministri: me Ministrine e Jashtem dhe me ate te Integracionit.
- Lidhje kjo Parti duhet te kete edhe me ato shoqata patriotike e politike shqiptare brenda dhe jashte Shqiperise.
-Te kene shtrirje ne Dege partije ne cdo qytet te Shqiperise, nga ku emigrantet kane ardhe dhe kane familjaret e tyre.
Di te them se perpos aneve te mira ka dhe veshtiresite, qe nuk duhen nevleftesuar per tu realizuar.
- Duhen financa per te levize nismetaret dhe organizatoret.
- Mbeshtetje nga autoritetet shqiptare diplomatike-akademike, nga parlamenti shqiptar, nga mbare partite dhe kryesorja nga vete emigrantet.

Nese nuk ndergjegjesohen vete emigrantet per grumbullimin ne nje Parti te vetme, gjithmone do te rrijne te percame ne baze bindjesh politike, ne baze krahinash, ne baze te feve te ndryshme, etj...
Madheshtia e kesaj Partiet eshte se i bashkon perfundimisht emigrantet shqiptare padallim feje e krahine, padallim bindjesh e idejet. Vetem nje qellim: Te ruajme ne shekuj identitetin kombetar dhe te mbrojme te drejtat tona ne bote.
Mendime per ket nisme ka plot, por me mire e bejne vete mendimet e antarve. Pra kjo parti mendoj une duhete te jete brenda dhe jasht Shqiperise sepse vetem Partia nuk mund te funksionoji ne emigracion pa mbeshtetjen e Partise se Emigracionit ne Shqiperi, ku te jen te aderuar te gjithe familjaret e emigrantve dhe dashamiret.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Krijimi i partise se emigranteve?, Posted 04 Prill 2009, 21:43
ksanthi shkroi:FAKTIKISHT POLITIKA NUK ME TERHEQ DHE AS ME INTERESON , JAM 28 VJEC DHE NUK KAM VOTUAR KURRE SEPSE VOTEN TIME NUK JA JAP DISA KAFSHEVE TINZARE ( ME FALNI POR UNE KESHTU I QUAJ POLITIKANET) .
DUA TE PYES MBI KETE PARTI , KU DO TA KETE QENDREN , C FARE IDEALESH KA , SI MUND TI BASHKOJE G JITHE EMIGRANTET QE JANE SHPERNDARE SI ZOGJTE E KORBIT?

Atehere te falenderoj qe po merr pjese ne kete ide qe mund dhe te behet realitet nje dite nuk i dihet. Si thote italiani "ci provo" do ta provojme.

Rendesia eshte shqyrtimi i idese dmth qe te gjejme se pari dicka ideale qe sjellet ne praktike persa i perket aneve teknike sic jane emri apo zyra jane burokracira qe rregullohen por e rendesishme eshte krijimi i nje ideje te perbashket ne menyra qe populli te kuptoje qe po nuk e mori vete situaten ne dore do perfundoje edhe 100vjet te tjere nen udheheqjen e ketyre keqberesve te poltikes shqiptare.
Dmth kerkoj qe me shume ta rrahim si ide nga te kater anet duke sjell pike dhe kenveshtrime te ndryshme.

Me respekt I-AMESHUAR
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Krijimi i partise se emigranteve?, Posted 04 Prill 2009, 21:51
Laert shkroi:I Ameshuar! :muah
Me duhet te mos rrije indiferent ndaj nismes se re qe ke hedh per debat.
Cdo ide apo nisme e re qe don te behet pjese e jetes tone shifet ne me te shumten me njefare mosbesimi, sepse ka shpjegimin e vet qe mendimet tona te mesuar me aktualet na duken me te lehta.

Dicka e panjohur ne praktiken e shqiptarve kryesisht ne mergim. Megjithate une do shprehi mendimet e mija, por te me falin miqte nese gaboj diku. Nje rruge e re gabon e dhe adresen.
Po e filloj nga e para:
- Nga vete emri - Partia i emigranteve shqiptare te Shqiperise - mendoj se kjo parti do tu sherbeje interesave te Emigranteve shqiptar te kudondodhur.
Pra esht i nevojshem shume pasi kjo pjese e madhe e shqiptarve qe jane mbi 1 milion ndodhen nen trajtimin e shnjerzor te vendeve perendimore dhe asaj amerikane apo australiane e kanadeze per ''faj'' te nacionalitetit dhe te tjera arsye per faktin e paragjykimeve te politikave te ketyre shteteve ndaj nesh.
Qellimi i saj permblidhet ne dy rrafshe kryesore:
- Ne mbrojtjen e te drejtave tona sikurse shtetasit e huaj.
- Te ruajme identitetin shqiptar nepermjet funksionimit te shkollave dhe shoqatave kulturore-artistike-patriotike. Te organizojme aktivitete patriotike-politike.
- Te kemi te drejta elektorale sikurse shqiptaret ne Shqiperi sipas zonave nga ku vijne.
- Partia e emigracionit te jete apolitike ne sferen e polaritetit, nuk i duhet as Enveri e as Sala, pra te mos i perkasi as te Majtes dhe as te Djathtes sepse aty kemi te bejme per nje politike interesash jo ekonomike, por as djathtiste apo majtiste. Por duhet te kemi parasysh se nese njera parti; e majta apo e djathta perkrahe Partine e Emigracionit natyrisht qe kjo parti do te behet aleance per aq kohe sa e mbeshtete sikurse kemi Partine e z.Xhuvelit.

- Per te realizuar programin duhet te kene lidhje me ambasadat dhe me dy ministri: me Ministrine e Jashtem dhe me ate te Integracionit.
- Lidhje kjo Parti duhet te kete edhe me ato shoqata patriotike e politike shqiptare brenda dhe jashte Shqiperise.
-Te kene shtrirje ne Dege partije ne cdo qytet te Shqiperise, nga ku emigrantet kane ardhe dhe kane familjaret e tyre.
Di te them se perpos aneve te mira ka dhe veshtiresite, qe nuk duhen nevleftesuar per tu realizuar.
- Duhen financa per te levize nismetaret dhe organizatoret.
- Mbeshtetje nga autoritetet shqiptare diplomatike-akademike, nga parlamenti shqiptar, nga mbare partite dhe kryesorja nga vete emigrantet.

Nese nuk ndergjegjesohen vete emigrantet per grumbullimin ne nje Parti te vetme, gjithmone do te rrijne te percame ne baze bindjesh politike, ne baze krahinash, ne baze te feve te ndryshme, etj...
Madheshtia e kesaj Partiet eshte se i bashkon perfundimisht emigrantet shqiptare padallim feje e krahine, padallim bindjesh e idejet. Vetem nje qellim: Te ruajme ne shekuj identitetin kombetar dhe te mbrojme te drejtat tona ne bote.
Mendime per ket nisme ka plot, por me mire e bejne vete mendimet e antarve. Pra kjo parti mendoj une duhete te jete brenda dhe jasht Shqiperise sepse vetem Partia nuk mund te funksionoji ne emigracion pa mbeshtetjen e Partise se Emigracionit ne Shqiperi, ku te jen te aderuar te gjithe familjaret e emigrantve dhe dashamiret.

Me pelqen shtjellimi i idese tende por lind pyetja kush do na mbeshtes ne Shqiperi, kush jemi? si do ti bejme te njohura idete apo programin tone? pra me pak fjale mendoj se pari te rrahim idete jo te realizimit ne praktike por ne teori, pra e kam fjalen te krijojme nje filozofi politike te praktikueshme ne menyre qe te kur te hidhet programi te kemi te qarte vijen qe do ndjek kjo parti ne popull.

Sepse kemi humbje te medha ne nivelin nacionalist shqiptar, kemi mangesi te renda me demokracine shqiptare qe me duket akoma nuk e njohim se cfare eshte... e kshu me radhe
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4553
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
I Ameshuar!
Me pelqeve jashtezakonisht shumme kur kerkon te krijosh Partine e re per arsye se te brengose ne thelbe ceshtja e ruajtjes se identitetit te kombit tone.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Në shtetin shqiptar të gjitha grupet e pakicat e njohura kanë partitë e tyre politike ose parti të cilat kontrollohen prej tyre. Tashmë në shtetin shqiptar ka parti politike efektive të të gjitha komuniteteve me përjashtim të shqiptarëve.

Nga një anë kemi partinë e grekëve dhe nga një anë tjetër tashmë kemi edhe partinë e komunitetit rom.

Në mes të ekstremeve të tilla ka të paktën 30 parti që pretendojnë të mbrojnë interesat e shqiptarëve, ose si pjestarë të një bashkësie (partia e çamëve të përzënë me dhunë nga Çamëria) ose si komb (të gjitha partitë e tjera me emra pompozë, me kryetarë e me vula por pa anëtarë).

Mirëpo, paradoksi është se ndërsa partitë e pakicave ia dalin të marrin thuajse të gjithë votat e grupit të tyre etnik, por edhe të kenë nga dy-tre vetë të tjerë në listat e partive kryesore, në mos në krye të tyre, partitë e ashtuquajtura etnike shqiptare, të gjtha bashkë, marrin më pak vota se partia e grekëve dhe kanë më pak anëtarë se Shoqata e Smokthinës në Tiranë.

Në të gjithë botën partitë me program kombëtar marrin një numër të konsiderueshëm votash. Edhe partitë ekstremiste nacionaliste në vendet kryesore të Europës Perëndimore marrin rregullisht 10-15 përqind të votave.

Në Ballkan, në të gjitha vendet partitë me program nacionalist janë ose në timon të shtetit (Greqi, Maqedoni, Mali I Zi, Bosnjë) ose janë partia më e madhe dhe më e fuqishme por në opozitë (Kroaci, Serbi).

Pra, mungesa e mbështetjes për partitë me program nacionalist në shtetin shqiptar duhet analizuar me shumë qetësi, thjesht sepse në këtë pikë, ne mund të japim një shembull që duhet ndjekur nga të tjerët se si ta shohin edhe ato veten si qytetarë euroatlantikë dhe të modernizuar deri në atë pikë sa nuk kanë ndjenja kombëtare dhe nuk e shohin veten si pjestarë të një grupi të caktuar etnik.

Ka disa shpjegime pse ndodh kjo gjë por në fund të fundit të gjithë shpjegimet përqëndrohen ose tek populli ose tek paria.

Kështu, nga njëra anë na thuhet se shqiptarët nuk janë nacionalistë fare por se që të gjithë janë euroatlantikë të thekur. Por kjo është pak problematike sepse sa herë që luan futboll kombëtarja (që nuk rrahet gjithë kohën) shqiptarët e shprehin vetëdijen etnike jo vetëm në Tiranë, por edhe në Itali, Greqi, Gjermani e kudo që ndodhen; ka pasur shqiptarë që i kanë therur si berrat sepse edhe në mes qyteteve të Greqisë kanë shprehur krenarinë për kombin e tyre.

Po ashtu, numri i shoqatave shqiptare jashtë shtetit ka ardhur duke u rritur me shpejtësi marramendëse. Klube, organizata e shoqata nacionaliste e patriotike ka me shumicë gjithkund si në SHBA, por edhe në Angli, në Gjermani, Zvicër, Itali e Greqi.

Të bëjnë përshtypje librat e gazetat e shtypura nga emigrantët shqiptarë në Greqi, revistat, botimet, gazetat e aktivitetet që zhvillohen, konferencat e takimet që organizohen gjithkund e me një intensitet të lartë, shkrimtarët shqiptarë që mezi e fitojnë bukën e gojës duke bërë punë të rëmdomta e megjithatë duan të jenë pjesë e kulturës kombëtare shqiptare duke bërë sakrifica të panumërta.

Nuk duhen harruar studimet e pafundme nga studentët shqiptarë që duan të jenë e të ndihen shqiptarë dhe që në rrugën e karrierës së tyre zgjedhin të studjojnë kombin e tyre.

Ka shumë shqiptarë që janë kthyer për të punuar e jetuar në Atdheun e tyre të mnotivuar nga dëshira për t'i shërbyer kombit të vet. Ka të tjerë që kanë rënë heronj me armë në dorë si Indrit Cara.

Ka të tjerë që nuk dinë se si ta shprehin vetëdijen kombëtare por e vënë flamurin kombëtar në ditët e festave kombëtare maje të pallateve ku ndoshta punojnë e pastrojnë plehrat gjithë ditën.

Nëse të gjithë shqiptarët janë patriotë të fortë jashtë shtetit e aspak patriotë kur kthehen në vendin e tyre, kjo don të thotë se problemi nuk është me shqiptarët si grup etnik por se duhet kërkuar diku tjetër dhe shpjegimi është tek ajo që po ndodh në shtetin shqiptar ku faktori kryesor është paria e Tiranës.

Siç edhe e thashë më lart, edhe brenda shtetit shqiptar ka shprehje të larta të patriotizmit. Për shembull, mbështetja për Kombëtaren është një shembull i qartë i nevojës që kanë njerëzit për t'u ndjerë shqiptarë e për ta shprehur identitetin e tyre. Krenaria që njerëzit duan të ndjejnë për Tiranën e Durrësin janë po ashtu shprehje e ndjenjës kombëtare.

Pra problem nuk është tek shqiptarët si popull. Nga ana e tjetër, fajin nuk ia vemë dot sistemit politik që mund t'i penalizojë shqiptarët.

Fakti që atje ka mbi 30 (tridhjetë) parti etnike shqiptare, don të thotë se po u organizove, ligji të lejon të veprosh si strukturë politike. Mungesa e suksesit të partive kombëtariste shqiptare duhet kërkuar tjetërkund.

Shpjegimi është i lidhur me diçka tjetër. Pyetja që duhet bërë është se kujt ia japin votën shqiptarët e pse ia japin votën?

Shumica e shqiptarëve në shtetin shqiptar ia japin votën partive politike të kryesuara nga njerëz me problem të theksuara, me mungesë besueshmërie e të vërtetuar si njerëz problematikë.

Partitë që marrin më shumë vota, dhe që vijnë nga PPSH-ja janë të drejtuara nga Edi Rama dhe Salih Berisha. Ky i fundit është me të vërtetë një rast emblematik.

Edhe pse këtij i janë faturuar e do ti faturohen krime të përbindshme, e tash së fundi edhe Gërdeci, aleancat me Fazlliçin, serbët, malazezët, grekët, e mbi të gjitha kriza e vitit 1997, prapë se prapë, të paktën një e katërta e votuesve shqiptarë e mbështet Salihin.

Duke qënë se programet politike të partive në shtetin shqiptar janë fjalë në erë e përralla të pazbatueshme, dhe duke qënë se liderët janë njerëz me probleme, shpjegimi është tek teknika e mobilizimit.
Pse s'kemi parti nacionaliste?

Shpjegimi është se në shtetin shqiptar, paria politike e Tiranës lufton me të gjitha mënyrat të shmangë mendësinë e vlerat kombëtare. Ajo ka organizuar partitë politike që sillen e veprojnë si instrumente të interesave të saj që I mbrojën ato interesa dhe që veprojnë si kartele kriminale.

Paria e ka mendjen vetëm tek pasurimi i saj, asaj nuk i intereson shërbimi kombëtar dhe e ka kuptuar se shqiptarët sundohen kur përçahen mirë e mirë. Duket se ky është çelsi i suksesit të parisë së Tiranës dhe i dështimit të të tjerëve dhe i nacionalizmit shqiptar.

Paria e Tiranës i mban shqiptarët peng duke i detyruar që të jetojnë në të shkuarën, e të shesin të ardhmen e tyre për të gjetur fajtorin, herë real e herë imagjinar, për mjerimin që kanë kaluar nën një diktaturë ose nën një tjetër.

Aftësia e parisë së Tiranës ka qënë që të mos e lerë plagën të mbyllet por ta cingrisë metodikisht. Ku dhemb dhëmbi, shkon gjuha, thotë populli.

Dhe paria e Tiranës e kruan nervin e dhëmbit të sëmurë rregullisht e sistematikisht, thjesht sepse e din se për sa kohë që njerëzit janë peng i së shkuarës individuale, nuk do t'i shohin ato si shkaktarë të tragjedive kombëtare e nuk do të mobilizohen si njerëz e si shqiptarë për të luftuar për të ardhmen e tyre për një jetë më të mirë, më të sigurt e me dinjitet si gjithë të tjerët.
Shinasi Rama
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 155
Vendodhja: AFGANISTAN
Antarësuar: 08 Prill 2009, 19:18
Hem....Parti e Re....mire do te ishte,por as kjo sdo te na ndihmonte.Shume parti jane ne shqiperi shume zhurme dhe asgje.Memdimi im eshte se ne shqiperi duhet te ishin dy parti ajo konservatore dhe ajo laburiste.
Tashme ne nuk cajme koke sesa parti kemi nuk na ben pershtypje jemi mesuar,biles edhe neper dasma ne flasim per politike.E kemi sport tashme politiken,biles ka tifoza me shume sesa futbolli.
Duhet te jemi koshent se cdo popul ka politikanet qe meriton!
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
NIKO shkroi:Cuna desha me ju bo 1 pyetje. A e keni idene se sa parti <politike> zbresin ne zgjedhjet parlamentare ose per pushtetin vendor ne Shqiperi?? Une sapo lexova kete teme bera nje kerkim te vogel e te shpejte ne net. Ne zgjedhjet e vitit 2005 zbriten ne zgjedhje nja 57 parti qe kishin bere edhe nja 4-5 kualicione. Tashi per sa i perket idese tuaj po ju them se ka nja 2-3 parti emigrantesh aktualisht ne Shqiperi. Ajo qe s`mar vesh un osht se keto parti kerkojne ne Shqiperi te drejta per emigrantet shqiptare kudo ne bote??!!! Nuk e di, por kjo gje per mendimin tim osht nji absurditet dhe habitem se si i bojn temena ksaj ideje kto parti!! Un per vete jom simpatizant i c`do levizjeje NACIONALISTE, as te majt, as te djathte, e as qendre se kam mendimin se keto tabela me drejtime majtas-djathtas jane vec tabela hipokrite. Problemi eshte se ne Shqiperi xhaxhi Sali Gerdeci dhe xhaxhi Fatos mafjozi me urdher nga lart <<Europa ose Amerika>> denojne me burg patriotizmin. Mbaj mend qe zoti Idajet Beqiri, kryetar i partise te unitetit kombetar u fut para ca vjetesh ne burg nen akuzen se ka deklaruar haptazi qe deshironte bashkim te trojeve shqiptare. Si dhe rasti me i fundit kur para ca muajsh u futen ne burg disa djem nga Fjeri e Tepelena sepse u ngriten ne kundermiting ndaj vegles se shovinizmit grek Vasil Bollanos. !! :nukdi

Niko e ke lexu fillim e temes se ca kam thene mbi partite ne Shqperi, pra jam koshient se Shqiperia ska nevoje me per parti ne kuptimin e numrit por per parti ne kuptimin e votimit. Ne 100 partite qe ka Shqiperia(ne mos gabohem ne numer) asnje nga ato nuk plotesojne deshiren e elektoratit dhe keshtu cfare ndodh qe 2 partite trashegimtare te komunizmit po mbreterojne sot vendin e shqiptareve pse ndodh kjo??
Kush me thote qe te behen reformizem i plote ne jeten poltike dhe mendtalitetin elektora te popullit cfare nevojitet??
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
HEN-RI shkroi:Hem....Parti e Re....mire do te ishte,por as kjo sdo te na ndihmonte.Shume parti jane ne shqiperi shume zhurme dhe asgje.Memdimi im eshte se ne shqiperi duhet te ishin dy parti ajo konservatore dhe ajo laburiste.
Tashme ne nuk cajme koke sesa parti kemi nuk na ben pershtypje jemi mesuar,biles edhe neper dasma ne flasim per politike.E kemi sport tashme politiken,biles ka tifoza me shume sesa futbolli.
Duhet te jemi koshent se cdo popul ka politikanet qe meriton!

Zhurma sbehet vetem me fjale Henro por me vepra.
Lindja e kesaj ideje eshte si rrjedhoje e vezhgimit te holle te situates politike dhe ekonomike nacionale shqiptare dhe qe te prezantosh nje force te re duhet qe me pare te kesh nje veshje te pershtatshme qe te futesh ne "festen" qe behet kur sovrani therret popullin per te votuar. Dhe kjo veshje per fat te keq quhet parti, mund ta quajme dhe levizje popullore nacionaliste mirpo levizjet nga vete fjala mbarojne ne momentin kur arrijne qellimin dhe pastaj cndodh? vjen nje parti dhe te merr kafshaten e fituar me mund nga dora pasi si "leckaman" nuk mund te hysh me ate veshje ne "festen" e marrjes se pushtetit.
Prandaj krijimin e partise mos e shikoni ne konceptin qe eshte abuzuar jashte mase nga shqiptaret por shikojeni ne konceptin veshje per te reformuar Shqiperin ne aspektin politik dhe kombetaro nacionalist, ku shqipet te kthehen dhe te ndertojne vendin e tyre sepse pa emigrantet te cilet perbejne 50% te popullit shqiptare nuk do ndertohet dhe nuk do shporret kurre pjedha e ndyre diktatoriale.
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4553
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
:yes:
Niko me pelqen per mendimin edhe pse une e kam perkrahe idene e Ameshuarit sepse ti i godet gjerat ne shenje.
Jam dakort me mendimin e Ameshuarit, por shqiptaret ne bote duhet te ecin me kembe ne toke.
Jane shoqata patriotike - kulturore shqiptare neper vende ku banojne komunitete emigrantesh shqiptare, qe luajne rol pozitivi per te mbajtur frymen e atdhedashurise sidomos brezit te ri qe lindin dhe rriten aty.
Ideja e juaj esht shume e duhur per te krijuar tashme shoqata shqiptare per te Drejtat e Shqiptarve sikurse shtetasit e huaj. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 24 postime · Faqe 1 prej 3 · 1, 2, 3
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 4 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 05 Dhjetor 2020, 14:21
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari