Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 17 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
NJIHUNI ME Erion Velijën - ZËV-KRYEMINISTRI NE HIJE......
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Drejtori i lëvizjes MJAFT pranon fotot, duke i quajtur ato normale, megjithëse në festë merrnin pjesë adoleshentë

Veliaj: Në festë kishte 15 vjeçarë

Drejtori i lëvizjes MJAFT, Erion Veliaj, ka pranuar dje ekzistencën e fotove të publikuara një ditë më parë në gazetën Tema duke u shprehur se ato foto janë bërë në një festë karnavalesh tre vjet më parë, të organizuar nga 15 vjeçarë, pas një takimi me të huajt në lidhje me problemet etnike në rajon. Gjatë një konference për shtyp ai u shpreh se: “Këto foto tregojnë festën e karnavaleve, kur anëtarët e lëvizjes Mjaft kanë qenë 15, 16 apo 17 vjeç në gjimnaz në vitin 2001, kjo më duket një formë shumë e ulët e adresimit të këtyre çështjeve. Unë jam shumë krenar që punoj me një grup tepër fisnik”.

I pyetur se cili është mesazhi që u përcjell kjo lëvizjes taksapaguesve shqiptarë me publikimin e këtyre fotove, drejtori i lëvizjes Veliaj u shpreh se nuk beson se ka bërë mëkat për faktin se në përfundim të një konference dy javore me diplomatë dhe ish presidentë, kanë shkuar të festojnë në një parti. Ai u shpreh se ky është një shantazh i radhës, por pa përmendur emra konkretë. “Ka qenë një party e organizuar në vitin 2001 ku lëvizja Mjaft nuk ishte krijuar. Disa nga anëtarët e lëvizjes Mjaft kanë qenë në gjimnaz. Ajo që ka ndodhur është pas një konference dy javore ku është punuar me diplomatë, me njerëz nga kongresi amerikan, me ish presidentë për të trajnuar disa të rinj nga Ballkani për çështjet multietnike. Në orën 12 të natës është bërë një party, nëse ky është një mëkat, unë kërkoj falje publike, nëqoftëse është kjo party, ajo që i la shkollat e Shqipërisë pa biblioteka, atëherë unë prapë kërkoj falje publike, por kam përshtypjen se nuk është kjo arsyeja e vërtetë. Ky është një shantazh i radhës”, tha më tej drejtori i lëvizjes Mjaft, Erion Veliaj. Veliaj u tha gazetarëve se teksa MJAFT është duke u preokupuar për çështjen e legalizimeve, çështjen e KKRT, spastrimin e administratës publike, për Maturën Shtetërore, zgjedhjet në Universitet, të drejtën e infomimit, dhe teksa kundërshton rritjen e çmimit të energjisë elektrike, patjetër që kjo do të krijojë pakënaqësi në disa qarqe.

Një ditë më parë gazeta TemA botoi disa foto të publikuara para dy ditësh në revistën Foris, një botim i parlamentit rinor shqiptar. Në këto foto shiheshin disa prej anëtarëve kryesorë të lëvizjes Mjaft në një festë të shfrenuar karnavalesh.

Adi Shkëmbi

Shabani: Fotot e MJAFT, për përfitim fondesh nga donatorë homoseksualë

Fotot e publikuara në gazetën FORIS nuk janë bërë në një ballo me maksa, sikundër u justifikua dje në një konferencë për shtyp drejtori ekzekutiv i kësaj lëvizjeje Erion Veliaj, por qëllimi i vetëm i tyre ishte përfitimi i fondeve nga donatorë homoseksualë. Duke folur për gazetën Tema, kryetari i parlamentit rinor, Endri Shabani u shpreh se fotoja e Arbi Veliajt është bërë në një shtëpi dhe jo në një ballo me maska. Sipas tij kjo foto është bërë në vitin 2005 dhe jo në vitin 2001, siç kishte deklaruar gjatë ditës së djeshme, Veliaj. “Fotot e publikuara në gazetën FORIS nuk janë foto të bëra në një ballo me maska, pasi aty vetëm maska që nuk ka. Madje unë nuk do të hezitoja të thoja se kjo ka qenë e vetmja herë që drejtuesit (dhe jo aktivistët) e Mjaft dalin para publikut “pa maska”.

Gjithashtu dua të theksoj se këto foto janë përdorur nga drejtuesit aktual të lëvizjes Mjaft për të bërë foundraising (mbledhje fondesh) tek donatorët. Ne disponojmë dokumente origjinalë, që e vërtetojnë këtë gjë. Ndërkohë fotografia e Arbi Veliajt është bërë në një shtëpi (në shtëpi bëhen ballot me maska?) dhe është bërë në vitin 2005, jo në 2001!”, u shpreh dje Shabani. Sipas këtij të fundit, ajo që vihet re në fotot e publikuara gjatë ditës së djeshme në gazetën Tema është se: “këto festa pa maska konsiderohen normale për adoleshentët e moshës 16 vjeçare dhe për mendimin tim kjo është një gjë, e cila duhet të shqetësojë të gjithë prindërit, fëmijet e të cilëve marrin pjesë në festat e përvitshme të kësaj lëvizjeje”. Në fund Shabani hodhi poshtë akuzat e Veliajt, sipas të cilit parlamenti rinor mbështetet nga Partia Demokratike, duke u shprehur se: “Përpjekja e Erionit për të na akuzuar për lidhje me Partinë Demokratike, hedh poshtë vetë akuzat e tij të vjetra, ku na akuzonte për lidhje me Partinë Socialiste. ‘Mjaft’, duke qenë se i ka rezultuar i suksesshëm “prostitucioni politik”, mendon se ky është një model për t’u ndjekur nga të gjithë”.
Gazeta Tema
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Goxhaj denoncon ne polici, Veliajn
Imazh
Ne emer te Levizjes me te re qytetare "Zgjohu", avokat Altin Goxhaj denoncoi dje prane Drejtorise kunder Krimit Financiar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit skemen e zhdukjes se 300 mije euro nga Erion Veliaj, nepermjet zhdukjes se Fondacionit MJAFT. Goxhaj ka denoncuar ne shtypin e dites te dielen, ne diten e prezantimit te G99 ne Pallatin e Sportit te programit te vetepunesimit rinor nepermjet kreditimit skemen e zhdukjes se 300 mije euro nga Erion Veliaj nepermjet zhdukjes se Fondacionit MJAFT. Keto para qe thithi Fondacioni MJAFT ne emer te mbeshtetjes se vetepunesimit rinor nepermjet kreditimit, sipas Goxgajt u zhduken nje dite te bukur dhe nderkohe linden biznese te reja private qe implikojne Erion Veliajn, Arber Veliaj, Arber Mazniku, Endri Fuga. Skema e thithjes dhe transferimit te ketyre parave implikon shkeljen e nje numri te madh nenesh te legjislacionin shqiptar cka i jep nje permase reale nje krimi penal qe perfshin shume persona te cilet sot jane drejtuesit kryesore te Grupimit Politik G99 dhe te Levizjes MJAFT. Te dhena te plota te investiguara nga Avokat Altin Goxhaj u denoncuan dje prane Drejtorise kunder Krimit Financiar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit si faze e pare e denoncimit. Ne ditet ne vazhdim denoncimi do te shtrihet edhe ne struktura te tjera te specializuara perfshi edhe Prokurorine.

Ne nje tabele perballe Drejtorise se Policise u prezantuan para medias faksimile te faqeve online qe jane zhdukur nga Erion Veliaj dhe qe japin te dhena se si ka funksionuar skema e zhdukjes se 300 mije eurove te punesimit rinor nga klani Erion Veliaj, Arber Veliaj, Arbjan Mazniku dhe Endri Fuga si drejtuesit kryesore te MJAFT. Po ashtu u paraqiten te dhena mbi llogarine bankare qe kontrollon Veliaj ne San Francisko dhe zhdukjen e ketyre te dhenave. Ne nje faksimile tjeter tregohej nje pamje fotografike e vellait te Erion Veliaj duke marre kredine qe i ishte dhene nga i vellai. Ne nje dokument tjeter demaskohej skema e "kontrates se konfidencialitetit" qe ishin detyruar te firmosnin anetaret e stafit te Fondacionit MJAFT qe zotoheshin se do te ruanin ne menyre sekrete te gjithe te dhenat financiare te Fondacionit dhe te te dhenave financiare. Keto materiale dhe disa te tjera qe per momentin nuk u bene publike nga avokat Altin Goxhaj per qellime te ruajtjes se sekretit te hetimit iu paraqiten dje Drejtorise Kunder Krimit Financiar dhe ne ditet ne vazhdim do te vazhdojne te paraqiten prane strukturave te tjera hetimore.

Goxhaj: Shoqeria civile sorosiane, e diskretituar

Ne ditet ne vazhdim, Levizja "Zgjohu", e cila, sipas Goxhajt, synon rizgjimin e shoqerise civile te shkretuar nga cikloni sorosian i MJAFT-it dhe G99, do te beje denoncime te reja ne baze te nje dosjeri te investiguar prej vitesh me kontributin kryesor te tij dhe te disa eksperteve te tjere te medias dhe te shoqerise civile. Pretendimet e vazhdueshme nga njerezit e Edi Rames dhe Erion Velise se reagimet e avokat Altin Goxhajt ne protesta dhe prononcime te ndryshme publike jane te urdheruara nga LSI, PD etj. jane absurde, pasi sipas ketij drejtuesi, keto reagime kane vite qe jane bere publike ne menyre sistematike nga Goxhaj ne organe te ndryshme te medias. "Diskreditimi i shoqerise civile sorosiane te vene ne sherbim te Rames ne listat e reja zgjedhore eshte nje shkak i mjaftueshem per te sjelle nje reagim publik te vete shoqerise civile per pastrim dhe rizgjim te kthimit ne vlerat reale te qytetarise dhe sensit kritik", thuhet ne mesazhin e levizjes "Zgjohu" te drejtuar nga avokat
E Merkure, 27 Maj 2009
Altin Goxhaj - Koha Jone
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Një hape konkret. Kjo eshte politika, kur fjalet kalojne ne veper.
Kjo eshte vlera e shoqates ''Zgjohu'' e avokatit Altin Goxhaj qe mega grabitësi zvendeskryeministri i ardhshem Erion Velija i Partise se Edvin Rames - te cohet ne banken e te akuzuarve dhe jo te perrallisi si majmun mashtrimet e rradhes.
Kjo eshte politika dhe jo llafollogjira. Ketu do te testohet kryeprokurorja Ina Rama si krahu i ''shendoshe'' i presidentit Topi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Vezhguesit vendas te zgjedhjeve, "peng" te Veliajt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet te regjistroje jo pak por edhe 400 vezhgues vendas, per monitorimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Pervec vezhguesve te huaj, procesi zgjedhor dhe pergatitja e tij do te monitorohet dhe nga vezhguesit vendas. Deri diten e djeshme, ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ishin dorezuar kerkesat per akreditimin e 400 vezhguesve vendas. Por lista e gjate e tyre nuk mundi te miratohej, per shkak te problemeve ne dokumentacionin perkates. Me shumice votash, KQZ shtyu votimin, pasi vezhguesit nuk kishin depozituar nje dokumentacion te sakte per t'u bere pjese e monitorimit te zgjedhjeve.

Me ne sy, binte levizja "Mjaft". Kjo levizje kishte depozituar kerkesen per regjistrimin e vezhguesve zgjedhore, por kishte harruar qe ne krye te saj, te hiqte emrin e Erjon Veliaj, ish-drejtuesin e saj qe tashme konkurron nen siglen e Partise politike G99 ne garen elektorale te 28 qershorit. Madje Veliaj, drejtues i G99 tashme eshte edhe pjese e koalicionit te majte per zgjedhjet parlamentare. Emri i tij figuron ne listen e cdo qarku qe Partia G99, ka per zgjedhjet parlamentare. Te tilla probleme jane hasur dhe me pretendentet e tjere, per te vezhguar zgjedhjet parlamentare. Duke bere keshtu, qe KQZ te shtyje mbledhjen deri ne plotesimin e dokumentacionit qe keto shoqata apo perfaqesi, te marrin statusin e vezhguesit ne zgjedhje.

Deri me sot jane miratuar ne KQZ rreth 30 vezhgues te huaj te OSBE/ODIHR, per zgjedhjet me ne krye Ambasadoren Audrey Glover. 400 vezhgues te tjere nderkombetare pritet te jene te perkohshem dhe te nisin detyren pikerisht pak dite para zgjedhjeve. Diten e sotme, KQZ do te beje publike dhe menyren se si do te behet procesi i numerimit te votave pas zgjedhjeve te 28 qershorit. Ne ambientet e shkolles "Hoxha Tasim", KQZ do te tregoje se me cfare transparence, do te behet procesi i numerimit te votave. Nje demonstrim, qe do te evidentoje dhe shkallen e efikasitetit te monitoreve, gjate procesit te numerimit te votave, pasi do te jete nje numerim ne miniature qe do te realizohet sot ne shkollen "Hoxha Tasim".
Koha Jone
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Erion Veliaj kërkohet nga "Njerëz të Humbur"?, Posted 03 Korrik 2009, 00:20
Erion Veliaj kërkohet nga "Njerëz të Humbur"?
Imazh

02-07-2009 / Gazeta 55
Pretendonte se kishte të rinjtë me vetë. për vite me radhë nuk la qeveri, ministër e kryeministër pa sharë, ofenduar e leçitur nëpër media si të pacipë, hajdut e maskarenj. Ndërsa sot ai fshihet. Fshihet se ka turp për gjithçka ka bërë. Ku je nalmadhnia juaj Veliaj. Profeti i të gjitha kohërave, sahanlëpirësi i njerëzve që deshën të të bëbin edhe deputet. Na morti për ty 20 vjeçarin që mbarove shkollën me email, për ty 30 vjeçarin që të shkonte mendja se je përfaqësuesi i të rinjve. Vërtet na mori malli për ty. Nuk të kemi parë më askund. Nuk po flet më për asgjë, po hesht. Apo tashmë tu ul hunda dhe nuk ke çfarë thua sepse të votëbesuan. Ku është lideri i të rinjve, i pastri, i papërlyeri në ryshfete? Ku është ky adolëshente që dinte të fliste aq pbukur për gratë dhe vajzat e botës ndërsa tashmë nuk ka guximin më të vogël të flasë për veten e tij. Se ky Veliaj i akuzoi të gjithë ministrat se kishin shoferë. Ndërsa vetë bridhte rrugëve të Tiranës me porch të 2009, me shofer personal dhe nuk linte 18 vjeçare pa ngacmuar. Iku pa na thënë se ku i merrtetë gjithë këto para ku fukarai i këputur, që mendonte natë e ditë për fatin e të rinjve. Eh sa na ka marrë malli për fytyrën e profetit tonë. Na u kthyen në kujtime mallëngyese takimet e tij me të rinjtë, party-t që zhvillonte me ta, bekimet që bënte nëpër shkurre të periferisë së Tiranës. E më shumë na mori malli për atë sloganin “Do t’ia dalim”. Nganjëherë, mësohesh me këtë soj njerëzish që të argëtonin çdo ditë, e sot kur të mungon ky argëtim u ndjen mungesën. Normal që të merr malli. Përshembull Rama nuk të bën dot të qeshësh, ai është veshur në zi, dhe është bërë qymyr nga koka tek këmba. Nuk buzeqesh dot. Ruçi më keq akoma, është bërë shumë serioz sepse del e bën thirrje “Eja mblidhuni këtu, këtu tek 20-a në Fier”, Majko nuk del dot shlyejë budalliqet e të parit sepse nuk e lë i pari fare. As këngën “Çohu” nuk e dëgjojmë dot më. Po koha e lirë për ne shqiptar këta kishte. Çafrë do bëjmë pa këta klloun që tashmë çanë ferrën dhe s’po i shohim askund. Ikën vëlla ikën. E tashmë s’kemi më kë qeshim. Po jo do qeshim. Ju kujtohet filmi i “Skënderbeut”, tek fragmenti i dasmës, kur udhëheqësi ynë iu drejtua disa burrave dhe u tha “Tyryryryry...”? Ja pra edhe ne do të qeshim si ata dasmorët e tjerë. Do qeshim me ikjen e tyre. Tyryryry... zoti Veliaj. Na thave sytë këto ditë.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KOMENT PER ERION VELIJA-N, Posted 03 Korrik 2009, 00:22
Komente

Nga New Jersey ndjek si cdo shqiptar lajmet per rezultatet. Po ketu mesojme se Veliaj ka qene ne shkolle ne California dhe se ka ngelur ne klase pa mundur te beje asgje. Ai vjen tani te rregulloje Shqiperine? Sa qesharake . Ik prej andej i pa fytyre.
Postuar nga Mike ne daten 02-07-2009


Nga New Jersey ndjek si cdo shqiptar lajmet per rezultatet. Po ketu mesojme se Veliaj ka qene ne shkolle ne California dhe se ka ngelur ne klase pa mundur te beje asgje. Ai vjen tani te rregulloje Shqiperine? Sa qesharake . Ik prej andej i pa fytyre.
Postuar nga Mike ne daten 02-07-2009


o zot sa shume paska ky vend fatkec kesi llomit,deri kur ky popull i lodhur do ti shikoj keta kelysh komunistesh neper rruget e shqiperise me porshe e ferrari.
Postuar nga labeat ne daten 02-07-2009


beatiful work.
Postuar nga barak obama ne daten 02-07-2009


Nje shkrim shume i pikasur.Nje legen qe ben sikur eshte shpetimtari i shqipetareve,sikur erdhi nga Amerika te shpetoje te gjithe me levizjen e tij;Mjaft; nje vegel e ndyre e Edi corape kuqit,perfundimisht nje hajdut qe mori ate qe meriton.Shpresoj qe mos te shohim fytyren e tij prej mashtruesi dhe te njejten gje uroj per psikopatin Edi Rama!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Erion Veliaj, nëpërmjet Mjaft i kërkon ndërkombëtarëve 500 mijë euro për monitorimin e zgjedhjeve të vitit 2009
Imazh


Prej disa ditwsh gazeta Sot ka zbardhur skemën e qarkullimit të parave të donatorëve të huaj të destinuara për shqoërinë civile shqiptare të cilat u përdorën nga një grupim i krijuar nga Fondacioni Soros në Shqipëri për të hedhur në tregun politik spinoff-in e parë elektoral në Shqipëri: Lëvizjen G99. Ky formacion politik i regjistruar në Gjykatën e Tiranës si OJF me qëllim thithjen e fondeve duke iu shmangur legjislacionit shqiptar për financimin e partive politike dhe thithjen e fondeve nga jashtë Shqipërisë,
përfshin brenda vetes edhe Qendrën MJAFT (Drejtor Ekzekutiv dhe Kryetar i të cilit është njëkohësisht ende Erion Veliaj), organizatën e regjistruar në SHBA Ballkan Youth Link (Drejtor Ekzekutiv është Erion Veliaj), Instituti i Lidershipit Rinor dhe Ballkan Youth Link (Drejtor Ekzekutiv është Endri Fuga), Instituti Agenda (Drejtor Ekzekutiv sapo është emrëruar Arbjan Manziku sepse Milva Ekonomi duket se ka planifikuar të bëhet Drejtore Ekzekutiv e Fondacionit Soros pas dorëheqjes së Çapajev Gjokutaj për tu bërë Drejtor Ekzekutiv i spinoffit tjetër sorosian Fondacioni ABC), dhe shumë OJF të tjera sorosiane, të cilat po krijojnë një precedent të padëgjuar më parë për devijimin e fondeve të donatorëve ndërkombëtarë drejt financimit të partive politike. Lëvizja G99 apo ky MJAFT Elektoral, i qarkullon paratw nëpërmjet një biznesi me emrin Mozaik sh.p.k. i cili drejtohet nga Endrit Kromidhja i cili ka mbuluar konsulencën financiare në politikat e mikrokreditit të paligjshëm të dhëna nga Fondacioni piramidal MJAFT (i zhdukur pa lënë gjurmë me gjithë qindra mijë euro që nuk dihet se ku kanë shkuar). Ky biznes i krijuar në të njëjtin vit me G99 i shërben Erion Velisë për garantimin e privacisë së burimeve të fondeve të G99, por edhe si koperturë për të mos treguar se ku i gjen qindra milionë lekë kjo parti e re e “njerëzve të ndershëm dhe të përkushtuar” që kanë ulëritur me vite për transparencën e politikanëve dhe partive politike, ndërsa sot nuk tregojnë se nga i gjen qindra milionë lekë shpenzime ky formacion milionerësh të shoqërisë civile.
Ndërsa gjatë kohës së qarkullimit të miliarda lekëve të MJAFT Erion Veliaj & Co përdornin 2 bizneset e tyre të posaçme C&PR Production dhe Grafik Propaganda për të fryrë faturat që të justifikonin miliardat e donatorëve që i administronin anëtarët e familjeve të grupit të tyre, modeli i ri i Mozaik sh.p.k. i përgjegjësit të financave të MJAFT shërben për të kundërtën, për të fshehur burimet reale të milionave të G99.
Problemi më tipik i financimeve të G99 është loja me regjistrimin juridik si OJF e cila i jep mundësi Velisë që të inkasojë shuma parash që do t’i shërbejnë atij për të financuar fushatën e tij elektorale. Para 6 muajsh Erion Veliaj së bashku me Remzi Lanin u nisën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas një agende të përgatitur nga OSI (Instituti i Shoqërisë së Hapur i Rrjetit të Fondacioneve Soros me qendër në Neë York). Sipas websitit të G99 (http://www.g99.org) të përgatitur nga i vëllai, Erion Veliaj “zhvilloi takime me disa nga filantropitë amerikane si fondacionin Soros, Carnegie Endowment, National Endowment for Democracy (NED), dhe Freedom House. Gjatë këtyre bisedave ish-aktivisti i shoqërisë civile, kërkoi rritje të interesit nga filantropitë amerikane për shoqërinë civile në Shqipëri duke e konsideruar tranzicionin në Shqipëri ‘një punë të papërfunduar ende’.” Siç dihet MJAFT, Drejtor Ekzekutiv dhe Kryetar i të cilës ende është Erion Veliaj, duke kontrolluar kësisoj të gjitha paratë në numrat dhe llogaritë bankare brenda dhe jashtë Shqipërisë, është një proces aplikimi për rreth gjysmë milionë euro, të cilët do të shërbejnë për të mbështetur G99 në zgjedhjet parlamentare të 2009.
Është e qartë se Veliaj dhe Ekonomi duke pasur mbështetjen miliardere të Soros dhe Ambasadës Hollandeze nuk kanë dhe aq nevojë për këto para, por ajo që duket se i intereson më shumë Veliajt është prestigji i financimeve për ti përdorur si argument të mbështetjes së tij ndërkombëtare. Një ndër projektet më tipike që po kërkon MJAFT të realizojë për llogari të G99, është edhe transparenca e xhepave të kandidatëve në zgjedhje. Në fakt ky projekt i intereson tek mase Velisë për të imunizuar grupimin e tij të dyshimtë që kërkon të fshehë bizneset multimilionere që ka denoncuar gazeta Sot gjatë ditëve të shkuara. Kështu Veliaj duke pasur bandën e tij të “MJAFT Boys” (siç i quan pranë ndërkombëtarëve) me një gur vret dy zogj: nga njëra anë godet kundërshtarët me gjobat e tij tipike siç ka bërë me projektin http://www.unevotoj.com duke falsifikuar të dhënat për kundërshtarët e vet politikë si në rastin e Pëllumb Xhufit (të cilit i falsifikuan pasurinë), ashtu edhe në rastin e Ndre Legisiti (që i shpikën qindra mungesa pa arsye). Ndërkohë një nga hallet kryesore të G99 është edukimi i votuesve të rinj, të cilën Veliaj e synon si elektorat duke planifikuar përdorimin e riaktivizimit të fushatës së tij “Shkunde Votën” me një emër më të përshtatshëm elektoral të tipit “Do t’ja Dalim”. Sipas materialeve që grupi i Veliaj po lobon rezulton se qindra mijë dollarë dhe qindra mijë euro po shpresohet të thithen nga donatorë amerikanë dhe evropianë, një pjesë e të cilëve mund të kalojë drejpërdrejtë për partinë luksoze sorosiane G99. Tashmë i gjithë vëzhgimi i zgjedhjeve është pjesë e planit monitorues të kontrolluar nga G99, si një mekanizëm personal i Edi Ramës çka e komprometon plotësisht procesin vëzhgimin zgjedhor.
Tashmë pas shkretimit të shoqërisë civile në Shqipëri nëpërmjet spinoffëve sorosianë duke zbehur çdo zë alternativ dhe monopolizuar të gjithë zërat e shoqërisë civile në strukturat e Soros dhe G99, vëzhgimi duket qartë se do të merret nën kontroll të strukturabe të krijuara nga Soros të cilat do të synojnë që të fusin në mënyrë të sforcuar Velinë me disa shokë në Parlamentin e ardhshëm.
Të gjithë njerëzit e Soros në Shqipëri po punojnë për thithjen e fondeve nga jashtë Shqipërisë për të financuar Velinë dhe për të marrë nën kontroll monitorimin e zgjedhjeve si një armë e Edi Ramës për të vjedhur votat e kundërshtarëve të vet politikë.
Plani për heqjen qafe të kundërshtarëve të Ramës nëpërmjet projekteve të “shoqërisë civile”, duket qartë në vetë kronikën që ka përgatitur Erion Veliaj dhe ish-spiuni Remzi Lani gjatë ditëve të para të Majit 2008 në Uashington D.C. ku siç pretendohet nga këta të dy, ish-Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Marisa Lino, “inkurajoi pjesëmarrjen e të rinjve në politikë. Lino përshëndeti reformën e re elektorale si një fitore për shqiptarët dhe humbje e mirëpritur për partitë ‘private’ pa elektorat.” Duke iu referuar sloganit të Erion Velisë për LSI si një “parti private” nuk është e qartë nëse është Mariza Lino apo Veliaj është ai që ka cituar këto fjalë. Por tashmë bëhet e qartë se reforma elektorale e denoncuar nga LSI, si një përpjekje për të vjedhur votat e veta nga Edi Rama, paska pasur një fushatë të organizuar nga Fondacioni Soros në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për neutralizimin e faktorit amerikan nëpërmjet dy figurave sorosiane të Tiranës Remzi Lani dhe Erion Veliaj.
Investigimi dhe zbulimi që i ka bërë këto ditë mënyrat e kontrollit të parave të MJAFT dhe G99, kontrolli i plotë ligjor dhe financiar i dy organizatave nga lidershipi i G99 i përfaqësuar nga Erion Veliaj, Arbjan Mazniku, Endri Fuga, Marinela Lika, Milva Ekonomi, Klotilda Ferhati dhe Alken Myftiu, ka sjellë një kaos të vërtetë administrativ dhe komunikativ në këto dy organizata. Rrjeta e merimangës e thurur me aq kujdes prej vitesh dhe në mënyrë të veçantë gjatë 2008 nga Veliaj, Lani, Ekonomi, Fondacioni Soros Tiranë dhe New York, implikimi i drejtpërdrejtë i shumë diplomatëve të huaj për të krijuar një “goditje” të madhe financiare si mbështetje për G99 nëpërmjet MJAFT apo edhe direkt për G99 (pasi ajo është ende e regjistruar në Gjykatën e Tiranës si një OJF) këto ditë është vënë në rrezik.
Shumat e jashtëzakonshme që po kërkohen të thithen këto javë nga donatorët ndërkombëtarë janë vënë në rrezik nga skandali që po plas pak nga pak këto ditë në nivele ndërkombëtare dhe me dhjetra sorosianë dhe diplomatë të huaj të implikuar në aferat e Erion Velisë dhe Edi Ramës janë vënë në një aksion të jashtëzakonshëm “diplomatik” për të “trukuar” imazhin e krisur të “rilindasve të rinj”. Shumë fondacione amerikane si NDI, Carnegie Endowment, National Endowment for Democracy (NED), Freedom House, Rockfeller Fondation, dhe struktura të tjera evropiane, janë targetuar prej kohësh nga Erion Veliaj & Co si burime potenciale të financimit të formacionit të tyre politik G99, të fshehur pas Lëvizjes MJAFT. Një numër i madh institucionesh qeveritare dhe joqeveritare evropiane janë targetuar nëpërmjet implikimit të diplomatëve të huaj në Tiranë dhe jashtë saj. Lojërat sorosiane të thurura me aq kujdes në vite këto ditë janë vënë në një krizë reale pasi merimanga soros është mësuar të punojë underground në errësirë dhe nuk mund t përballojë dot dritën që hedh e vetmja media e pakontrolluar nga ajo në Tiranë, sepse tashmë jehona e skandalit që ka plasur dhe do të plasë në ditët në vazhdim Gazeta Sot, ka filluar të përhapet pak nga pak në kancelaritë evropiane dhe ato amerikane.
GAZ.’’SOT’’
19.8.2009

7 Ambasada sponsorizuar krijimin e MJAFT, hollandezët financuan 245 mijë Euro

Lëvizja e organizuar nga Veliaj punësoi rrethin familjar

Në filmin “shockumentary”, të financuar nga taksapaguesit gjermanë dhe austriakë me qëllim promovimin e imazhit të Shqipërisë në Europë, “rilindasit e rinj” Erion Veliaj, Endri Fuga, Arbjan Mazniku, me shokë na tregojnë në sinkronizim të plotë historinë e lindjes së idesë së krijimit të MJAFT në një kafe të Tiranës në javën e parafundit të Dhjetorit 2002. Veliaj dhe Mazniku kërkojnë t’u mbushin mendjen shikuesve të filmit, se disa të rinj që vinin nga jashtë u mblodhën për të diskutuar hallet e Shqipërisë dhe bënë pyetjen e madhe se pse nuk bëhet Shqipëria? Këta të rinj, të cilët të kujtojnë këngën e Gino Paolit “Quattro amicci”, shkuan pyetën në UNDP dhe ata u thanë se ka varfëri, pastaj shkuan pyetën te IOM dhe ata i thanë se ka trafik, ndërsa ata të UNEP iu thanë se ka probleme ambientale. Por në fund, Erioni e zbuloi përgjigjen e pyetjes së shekullit, e cila ishte apatia qytetare. Kështu i bie që andej nga fundi i Janarit (sepse periudha e Krishtlindjeve deri ne javën e parë të Janarit është pushim tek organizatat donatore) të jetë paraqitur projekti i Fushatës MJAFT pranë Ambasadës holandeze dhe 7 ambasada të tjera. Brenda 27 Shkurtit projekti i bie që të jetë paraqitur për aplikim në 7 ambasada, shto këtu edhe Fondacionin Soros, të jenë miratuar 245mijë euro vetëm nga Ambasada Holandeze dhe një shifër e pacaktuar nga 7 donatorët e tjerë, të jetë krijuar Bordi i 7 Ambasadorëve, të jenë përfunduar të gjitha. Në asnjë rast në historinë e shoqërisë civile në Shqipëri përveç kohës së krizës së Kosovës, nuk ka arritur një projekt të propozohet (jashtë aplikacioneve të rregullta), të jetë miratuar pranë 7 Ambasadave, të jetë miratuar, të jenë kaluar fondet prej qindra mijë eurosh, të jetë bërë gati struktura menaxheriale, të ketë filluar puna e produksionit gjigand të spoteve TV (numri më i madh i prodhuar ndonjëherë), dhe mbi të gjitha të jetë krijuar edhe një Bord me 7 Ambasadorë.
Në fakt i bie që Nadiri i Shoqërisë Civile, Erion Veliaj, t’i ketë bërë magji gjithë ambasadorëve.
Por këtu s’ka asgjë për tu habitur sepse kemi të bëjmë thjesht me një mashtrim.
Projekti i Fushatës MJAFT është shkruar nga Erion Veliaj në 6 Janar 2002, 12 muaj para mashtrimit të filmit Rilindja Shqiptare. Ky projektpropozim dështoi që në fillim sepse asnjë ambasadë nuk mund të mbështeste një projekt kaq absurd për nga shpenzimet e propozuara prej qindra miliona lekësh për postera dhe spote. Kjo solli edhe një angazhim të madh të strukturave të Soros në Shqipëri dhe Holandë, duke promovuar aktivitetin e famshëm YLLI 2002 ku meshkujt u veshën si femra.
Pas një lobimi të jashtëzakonshëm të Remzi Lanit, Valdete Salës, Çapajev Gjokutaj dhe sidomos të strukturave holandeze pranë të gjitha ambasadave dhe donatorëve në Tiranë, u prit dhe rasti i dëshiruar kur Qeveria Holandeze mori presidencën e radhës së OSBE në fillim të 2003. Duke qenë se Ambasada Holandeze nuk mund të influenconte dot pranë Ambasadës së SHBA, Ambasadës së Britanisë së Madhe, Ambasadës Gjermane, UNICEF, UNDP. Këtë rol e mori OSBE në Tiranë e sapo kryesuar nga Mbretëria e Holandës, e cila iu kërkoi që të mbështesnin dy organizatat e krijuara nga Soros, nëse donin të mbështesnin “të drejtat e njeriut, demokracinë dhe qeverisjen e mirë”. Kështu kuptohet mekanizmi se si u përfshinë të gjithë donatorët më të rëndësishëm të Shqipërisë nëpërmjet Ambasadës Holandeze në mbështetjen e dy spinoff-eve sorosiane në Tiranë për të krijuar Lëvizjen MJAFT.
Siç shkruhet në një artikull të kohës të Revistës Javore LOBI të Maqedonisë (shkrim i shkruar nga Ardi Pulaj 1 ditë pas shpalljes së fushatës MJAFT) “Me financim të rëndësishëm nga Ambasada e Vendeve të Ulëta në Tiranë, iniciativa tregon edhe një herë përpjekjet e kryesueses së radhës së OSBE-së, Holandës, për të mbështetur të drejtat e njeriut, demokracinë dhe qeverisjen e mirë. Gjithashtu Ambasada Amerikane, e Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, UNICEF, PNUD, si dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, ishin partnere të kësaj faze të zbatimit në praktikë të MJAFT!-it.”
Kështu që nëpërmjet mbështetjes politike të së OSBE së drejtuar nga holandezët, mbështetjes financiare të Ambasadës Holandeze dy spinoff-ët sorosianë në Shqipëri: Organizata Kombëtare e Debatit (përfaqësues Arbjan Mazniku) dhe Lidhja Rinore e Ballkanit – Shqipëri (Drejtor Ekzekutiv Endri Fuga dhe Kryetar i Rrjetit Ndërkombëtar Erion Veliaj), arritën që të thithin kapitalin e parë fillestar për maratonën e tyre të gjatë drejt krijimit të MJAFT Elektoral G99.
Historia e bisedës në një kafe të Tiranës midis Velisë, Maznikut dhe Fugës për të iniciuar MJAFT në krishtlindjet e 2002, është një përrallë që i tregohet publikut për të fshehur të vërtetën e mbështetjes reale holandeze dhe sorosiane të lindjes së MJAFT. Kështu paratë e taksapaguesve gjermane të dhëna për promovimin e imazhit të Shqipërisë në Europë u përdorën për të fshehur përfundimisht pas 5 vjetësh të vërtetën e lojës sorosiane me mbështetje holandeze të vitit 2002-2003 për të krijuar një skemë të rrezikshme e cila do të përdorej për qëllimet politike të njeriut të Soros në Tiranë Edi Rama.

Ajo që nuk u tha në filmin e promovuar nga ambasadori gjerman “Rilindja Shqiptare” ishte se 40 ditë pas kafesë së famshme të Erion Velisë me Maznikut dhe Fugën, në 7 Shkurt 2007 u krijua në Gjykatën e Tiranës biznesi i personit fizik Denis Behlulit (vëllai baptist i Arbian Maznikut), biznes i prezantuar me emrin e famshëm C&PR Production që faturoi me shpejtësi të madhe një pjesë të majme të 245 mijë eurove të Ambasadës Holandeze dhe të ambasadave të tjera, duke krijuar edhe modelin e ri të sorosianëve shqiptarë, ku shoqatat spinofe krijojnë biznese spinoffe që faturojnë qindra miliona lekë.
Ajo që nuk tregoi Mazniku në filmin Rilindja Shqiptare ishte se motra e tij u bë Financierja e Lëvizjes MJAFT ndërsa gruaja e tij Administratore, duke krijuar në cikël krejtësisht të mbyllur të të gjithë financimeve dhe faturimeve qindra milionëshe të Ambasadave. Kështu milionat vinin në numrat bankarë të kontrolluar nga Erion Veliaj si Drejtor Ekzkeutiv i Projektit, shpenzoheshin nga Arbian Mazniku, gruaja e tij dhe e motra, dhe faturoheshin nga vëllai i tij baptist Denis Behluli dhe vëllai i Erion Velisë: Arbër Veliaj (i cili punonte si partner i Denis Behlulit në C&PR). Kështu, dhjetëra mijë euro kartëmonedha konvertoheshin në fotokopje faturash me vula pa TVSH duke iu dorëzuar ambasadave nga Erion Veliaj.
A u audituan ndonjëherë paratë që inkasoi Veliaj & Co në 2003? Si u raportua faturimi i miliona lekëve nga një biznes person fizik (kur ligji shqiptar dhe ai ndërkombëtar kërkon fatura me TVSH duke iu referuar shifrave përkatëse dhe çdo biznes i vogël që qarkullon mbi 8milionë lekë kalon direkt në person juridik)? Po fakti që motra e Maznikut dhe anëtarë të tjerë të familjes qarkullonin të gjitha paratë e MJAFTit a iu bëri përshtypje ndopak? Përse disa vite më vonë motra e Arbër Manzikut u detyrua të jepte dorëheqje?
Agjensia e lajmeve ‘’Sot’’ 19.8.2009


Paratë e Fondacionit MJAFT në llogaritë bankar të Erion Veliajt në Amerikë

Zhduket fondacioni, ambasadat të implikuara në zhdukjen e qindra mijë USD

Veliaj detyron stafin e Fondacionit të nënshkruajnë një deklaratë konfidencialiteti për numrin e llogarisë që kontrollon ai në San Francisko
Prej ditësh Gazeta Sot po publikon pjesë pjesë dosjerin e një nga skandaleve më të mëdha të shoqërisë civile në Ballkan dhe pa dyshim skandalin më të madh në Shqipëri, skandalin MJAFT&G99. Ajo që është publikuar deri më tani nuk vetëm maja e ajsbergut të korrupsionit të një prej spinoffeve më të errëta të Fondacionit Soros në Tiranë. Prej ditësh gazeta Sot po tregon me fakte të pakundërshtueshme të dhëna skandaloze për lejfenët e rinj të politikës së re përtej të majtës dhe të djathtës së Edi Ramës.
Sot do të publikojmë një të dhënë të re: se si Erion Veliaj ka aplikuar një nga lojërat më tipike të mësuesit të tij virtual, të kalimit të parave të tij nga njëra dorë në tjetrën, dhe se si i fsheh gjurmët e korrupsionit virtual.
Prej ditësh, Erion Veliaj po përpiqet të fshijë gjurmët online të një prej vrimave më të zeza të shoqërisë civile në Shqipëri: Fondacionit MJAFT. Faqe të tëra online fshihen dhe dëmtohen nga vetë ata që i kanë ndërtuar, sepse ato paraqesin me fakte dhe prova, teknikën e pastrimit të paligjshëm të parave nga shoqëria civile drejt financimit të qëllimeve elektorale. Siç paraqitëm edhe dje, Faqja zyrtare e Fondacionit MJAFT është fshirë plotësisht nga interneti, por fatmirësisht, Gazeta Sot disponon të gjitha faqet të ruajtura dhe të paprekura (me të gjitha të dhënat origjinale), në një CD e cila ka ardhur në redaksi. Sipas kësaj faqeje online, rezulton se Fondacioni MJAFT është krijuar në 2004 dhe ka shërbyer si degë filantropike e Lëvizjes MJAFT. Në fakt disa nga donatorët e Fondacionit MJAFT rezultojnë të jenë: Ambasada Gjermane, Ambasada Hollandeze, Ambasada Britanike, USAID, UNICEF, Fondacioni Soros në Shqipëri dhe Fondacioni Soros në Kosovë, Robert Bosch Foundation, Balkan Trust for Democracy, Banka Botërore, Balkan Youth Children Foundation, International Youth Foundation dhe diaspora shqiptare në SHBA. Shifrat që ka inkasuar kjo organizatë nga të dhënat e deritanishme, i kalon 1 milion euro dhe në ditët në vazhdim do të tregojmë se si ka funksionuar teknikisht kjo vrimë e zezë e parave të donatorëve të destinuara për shoqërinë civile në Shqipëri.
Prej disa muajsh ky Fondacion është zhdukur dhe nuk gjendet asnjë gjurmë e tij. Faqja prezantuese online është zhdukur, të dhënat bankare nuk publikohen më askund, raportet as që bëhet fjalë, dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë deklaratë zyrtare për zhdukjen e tij. Nëse do të kërkonim në Gjykatën e Tiranës të dhëna për këtë Fondacion nuk do të gjendet asnjë urdhër për mbylljen dhe likuidimin e detyrimeve të tij përpara donatorëve dhe kreditorëve.
Të dhënat se kush është ky Fondacion, ku dhe kush e përfaqëson janë të përshkruara online në adresën http://www.mjaftfondation.org (faqja e të cilës është fshirë) sipas këtyre të dhënave:
VeVe Center Room 305, Tirana, Albania,
Email: info@mjaftfoundation.org
Executive Director: Jona Repishti (mailto: j.r@mjaftfondation.org )
Program Manager: Anisa Kaltanji (mailto: ak@mjaftfoundation.org )
Në fakt në këtë faqe si Drejtoreshë paraqitet Jona Repishti por nga të dhënat që disponon Gazeta Sot, përfaqësues i këtij Fondacioni është paraqitur në dokumente të tjera Z. Endri Fuga.
Këta persona, rezultojnë deri tani si persona përgjegjës dhe Gazeta Sot do t’u kërkojë prononcim për të shpjeguar se si u zhdukën qindra mijë euro një ditë të bukur papritur dhe pakujtuar, kur auditët kërkuan informacion se ku ndodhet ky Fondacion që u zhduk pa lënë gjurmë. Në zyrat ku duhet të ndodhej Fondacioni MJAFT nuk ka kush të përgjigjet, sepse personat, kompjuteri i financave dhe vetë zyra janë zhdukur.
Nuk ka asnjë gjurmë. Një Fondacion që ka qarkulluar mbi një milion euro deri para një viti, nuk i gjendet asnjë gjurmë. Gjurmët e projekteve të fundit të Fondacionit MJAFT të mbështetura nga UNICEF dhe Ambasada Gjermane gjenden online por vetë Fondacioni është zhdukur.
Pyetja që shtrohet është pse u zhduk ky Fondacion në kulmin e veprimtarisë së vet?
Përgjigja është shumë e thjeshtë dhe gjendet në një faqe online që tashmë është fshirë nga interneti por ndodhet e depozituar në Gazetën Sot.
Në faqen ku prezantohet kërkesa për të thithur fondeve nga Fondacioni MJAFT (http://www.mjaftfoundation.org/fundraising_tool.htm) rezultojnë këto të dhëna:

By check:
145 Swiss Ave., San Francisco, CA 94131 (Payable to BYL, memo Mjaft) or,
Payable to Mjaft Foundation, Rruga Elbasanit, Nr. 77, Tirana, Albania

Money transfer to our bank açount:
Credins Bank, Sëift Code: CDISALTR For the beneficiary - Mjaft Foundation - Açount Number: 10198-01 Address: Rr. Ismail Qemali, Nr 21, Tirana, Albania

If you are a donor from the US the money will be payable to Balkan YouthLink (memo to Mjaft Foundation). Balkan YouthLink is our local partner is the United States.

Sipas këtyre të dhënave rezulton se paratë e Fondacionit MJAFT kanë përdorur si numër llogarie një numër bankar në Shtetet e Bashkuara në San Francisko, për llogari të BYL e cila siç shpjegohet më pas është Balkan Youth Link, e cila siç dihet ka si përfaqësues Erion Velinë. Kjo lojë e qarkullimit të parave për Fondacionin Mjaft në numrat e llogarisë së Erion Velisë, është një lojë e shkëlqyer e zhdukjes së çdo gjurme të qarkullimit të parave nga njëra organizatë tek tjetra me qëllim për të përfunduar në numrat e Erion Velisë. Veliaj, ky djalë i ri 23 vjecar në 2004 (kur u krijua Fondacioni MJAFT) na paraqitet si një maestro i qarkullimit të parave në llogari të ndryshme bankare për të zhdukur gjurmët. Duke pasur parasysh se Fondacioni MJAFT një ditë të bukur, në kulmin e donacioneve të veta u zhduk pa lënë gjurmë (duke i lënë me gisht në gojë shumë donatorë që prisnin raportet që tregonin se si ishin shpenzuar paratë e veta), pyetja që shtrohet është se mund të kontrollohet numri bankar i Erion Velisë në San Francisko? Përgjigja është e thjeshtë: askush s’mund ta kontrollojë atë numër përveçse me vendim të formës së prerë të Byrosë Federale Amerikane, vendim i cili nuk asnjë gjasë të ndodhë.
Shifra e saktë se sa para ka qarkulluar Fondacioni MJAFT s’ka për t’u marrë vesh kurrë. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Në një faqe tjetër të këtij Fondacioni shprehet hapur garancia që jep kjo organizatë shqiptare për të fshehur gjurmët e parave duke shkelur hapur ligjin shqiptar të kontrollit të pastrimit të parave. Sipas faqes së hequr të këtij fondacioni të zhdukur, në titullin “A do të japë Fondacioni MJAFT informacion për donacionet e tij?” në kapitullin Pyetje – Përgjigje, deklarohet:
“Absolutisht jo. Fondacioni MJAFT do t’i trajtojë të gjithë informacionin mbi donatorët në mënyrë konfidenciale. Kur ju të jepni donacion për Fondacioni MJAF, do të ndjeheni konfident, dhe çdo informacion për ju do të jetë në një database të sigurt që përdoret nga anëtarët e stafit me të cilët kemi firmosur një kontratë konfidencialiteti”

Siç shihet nga këto të dhëna fillestare që po publikojmë, Fondacioni MJAFT që ka qarkulluar mbi 1 milion euro, me një numër llogarie në San Francisko të kontrolluar nga Erion Veliaj, është zhdukur duke lënë gjurmë ka asgjësuar të gjithë të dhënat financiare. Por sipas ligjit shqiptar përderisa ky Fondacion vazhdon të jetë i regjistruar në Gjykatën e Tiranës dhe ka llogari të hapura me shumë donatorë, të cilët prej kohësh po presin të dinë se ku vajtën paratë e tyre. Erion Veliaj që ka detyruar anëtarët e zyrës së financave të këtij Fondacioni të nënshkruajnë një deklaratë konfidencialiteti (që do të thotë penalizim i stafit nëse flasin), nuk mund të mbulojë “diellin me shoshë”. Sepse pavarësisht zhdukjes së kompjuterit të financave të Fondacionit, kontrollit që ka mbi numrat e tij bankar në Shqipëri dhe në Amerikë, ligji shqiptar përcakton qartë detyrimin e deklarimit të burimeve financiare dhe 2 vajzat që kanë përfaqësuar virtualisht fondacionin nuk mund të fshehin asgjë pasi ligji shqiptar i pastrimit të parave është shumë i qartë. Numrat e llogarisë së Fondacionit MJAFT që kanë qarkulluar mbi 1 milionë euro me lojëra spinoffesh sorosiane të modeluara nga mëkëmbësja financiare e Georg Soros në Shqipëri, Milva Ekonomi, nuk mund të fshihen të paktën në Shqipëri. Kemi të bëjmë me një histori të pastër “pastrimi” të parave nga një dorë në tjetrën dhe kështu kemi filluar ti japim lexuesit të nderuar teknikën e pasurimit të menjëhershëm të disa pionerëve të cilët themeluan biznese multimilionere dhe sot kanë blerë superapartamente gjigande me pishina në tarracë, me dy kate brenda pallatit, që lëvizin me automjete të shtrenjta, dhe që i kalojnë pushimet në vendet më të shtrenjta turistike të Mesdheut apo deri në Karaibe.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 17 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 03:19
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari