Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 17 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
NJIHUNI ME Erion Velijën - ZËV-KRYEMINISTRI NE HIJE......
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
“Pionierët e Edit”
Imazh


Jam i vetëdijshëm se shumë qytetarë shqiptarë nuk do të bashkohen me zëvendësimin e emrit Enver me emrin e Edit Por titulli u ngjiz vetëm për thirrjen që na drejtohej dikur para shkollës tetëvjeçare: “Pionierë të Enverit, në luftë për çështjen e partisë dhe të popullit të jeni gati”, dhe ne në kor përgjigjeshim: “Gjithmonë gati”.
Pionierët e dikurshëm të Enverit, me shallin e kuq, janë zëvendësuar nga pionierët e sotëm të Edit me veshje firmato dhe me gatishmërinë maksimale për t’iu përgjigjur thirrjes së kryetar-partisë në çdo moment.

Prej javësh mediat janë mbushur me emrat e të rinjve të “G99” që ndërmarrin sulme me qitje të largët e të afërt në emër të Partisë Socialiste. Paksa kundër Berishës, paksa kundër partisë tjetër opozitare, LSI, dhe shumë më tepër kundër drejtuesit të saj Ilir Metës. Eshtë e trishtë të shohësh të rinjtë e lëvizjes “G99” të përdorur në këtë lloj forme nga kryetari i lëvizjes së tyre me inspirimin e kryetarit të PS-së. Janë të rinj të bashkuar në kauzën e përmirësimit të jetës në Shqipëri, të arsimuar mirë dhe të dëshiruar për të dhënë kontributin e tyre. Por që herët, shumë herët, po pësojnë deviacione. Për më tepër, nga ato që nuk mund të rregullohen me kalimin e kohës. I kanë hyrë një lufte politike, pa u pozicionuar fillimisht se çfarë përfaqësojnë, çfarë mbrojnë dhe çfarë kërkojnë të arrijnë. Në rrëmujën e takimeve të drejtuesit të tyre, kuptohet vetëm dëshira për bashkimin qytetar për të ndryshuar të përditshmen e vendit.


Dhe kur qytetarët bashkohen, (protesta e fundit) merren me flamujt, me qafëtrashët, me thirrjet dhe me të tjera cingla. Sa për informacion: flamujt në një protestë janë e njëjta gjë si flamurtari në betejë, janë pika orientuese për të gjithë protestuesit, ose ndryshe bashkimi qytetar do t’i ngjante një dite vere, apo Një Maji, me përjashtimin e vetëm që lumi i njerëzve nuk përfundoi nga liqeni. Ata qafëtrashët që përmendin anëtarët e “G99”, kanë humbur pjesë nga trupi i tyre nga qeverisja e parë e Berishës, dhe nga vitet e para të opozitës së tij, në atë kohë kur pjesëtarët e “G99” ishin në moshën e pionierëve të dikurshëm dhe kujdeseshin për flokët para pasqyrës. Nuk u kanë shpjeguar ende besoj, se protestat e PS-së së dikurshme ngjallnin shpresë dhe vrinin frikën e qytetarëve, pikërisht me flamuj dhe me thirrje, e njerëzit nuk largoheshin nga tubimi kokulur, por me shpresë, pikërisht se u jepnin dhe merrnin shpresë drejtuesve të PS-së.
Shumë gjatë shkoi debati dhe polemika për protestën e opozitës. Por askund nuk u pa ndonjë reagim i socialistëve, me përjashtim të kreut të saj dhe ndokujt tjetër. Dhe jo pse nuk ka penë. Në PS ka shumë pena, madje të forta e të ashpra. Por nuk ka kauzë. Shumica e tyre e kanë provuar mbi kurriz se çdo të thotë “Berishë”. E dinë se sa e zorshme është të largohet Berisha. E dinë se ai nuk tërhiqet edhe kur vendi digjet flakë.


Dhe e dinë se ai mund të qëndrojë me çdo lloj forme në pushtet, kur përballë ka një parti opozitare që thotë të presim zgjedhjet, e për më tepër një kryetar PS-je që deklaron në televizion sikur lutet: “I themi Berishës mos bëj më dëme”. Nuk besoj se tërë ata burra e gra në PS kanë vetëm hallin e përzgjedhjes së emrit në listat e ardhshme. Ca pak të këtillë, nuk bëjnë shumicën. Por ndoshta u vjen turp për përzgjedhjen që kanë bërë, duke kujtuar të kaluarën e tyre. E pikërisht për këtë kanë zgjedhur heshtjen. Heshtje që prishet nga aksionet e “pionierëve” të kthyer në “letrarët e rinj”. Nuk është shumë e zorshme të kuptosh se të gjithë emrat me apo pa siglën “G99” poshtë, janë panciri mbrojtës i veprimeve dhe mosveprimeve të Ramës dhe mbështetjes pa pyetje të drejtuesit të “G99”. Duket se asnjë prej të rinjve nuk vepron me mendjen e tij. Sepse të paktën një mund të shprehej se Berisha duhet larguar qoftë edhe një ditë para fundit të mandatit të tij, sepse edhe 24 orë do të ishin shpëtim për Shqipërinë.

Por këtë s’e thotë askush, duke u përputhur çuditërisht me politikën e dy të sipërpërmendurve. Por përkundër kësaj, madje përkundër edhe deklaratave të Ramës për “mikun Ilir” “letrarët e rinj” të “G99”, sulmojnë fuqishëm një parti politike dhe një kryetar partie. Por askund nuk do të gjendet qoftë edhe një pëshpërimë për PS-në dhe Ramën.
Në një shkrim të para pak ditëve e krahasoja “G99” me Bashkimet Profesionale. Pranoj gabimin, sepse tek-tuk nga Bashkimet Profesionale ka pasur edhe zëra që dilnin kundër porosive të partisë. Kjo nuk ndodhte me “pionierët”, pikërisht se ishin pionierë, të pakufi në gëzimin e tyre për të mbajtur pankarta ku bëhej thirrje për vigjilencë dhe unitet.
“Gjithmonë gati”, është thirrja që sot i shkon shumë më përshtat anëtarëve të “G99”.
Shkruan:Edmond ARIZAJ
lajmishqip

-------------------

Ne emisionin e TVKlan te gazetarit Blendi Fevziu,OPINION te ftuarit e rastit ishin ;Dashamir Shehi,Fatos Lubonja,Blendi Salaj she Erion Velija. ne emisionin:
A MUND TE NDRYSHOJNE TE RINJET POLITIKEN E SOTME SHQIPTARE?

Imazh
Ajo qe ra shume ne sy ishte deklarata e Erion Velija se kishte lene rehatine amerikane per te miren e shqiperise!!!!
Megjithese ne po u japin videon per ta vlersuar ju si lexues dhe visitor ALBDREAMS, por sa per orientim ne do ti benim keto pyetje Z.Velja ( i “Mjaftit” dhe “G99”).
1. Do te donim te dinim se kure dhe ne cilen shkolle amerikane ka marre diplomen?
2. A thua aq lehte sa del ne TVKlan dhe Top Channel do te kishit dale ne CBS,NBC apo Detroit FOXNEWS ose ABC,kanale ekuivalente me te mesipermet ne shqiperi?!!!
3.A eshte me mire dhe me rehat te kishe punuar ne orarin dhe rregullin strikt amerikan apo te punonit me fondet e MJAFTIT qe nuk dinit se kush kishte derdhe djerse per ato pare qe shpenzonit ju. Menjefjale a me lehte eshte te shpenzosh paret e tjetrit apo ato qe fiton me djerse??!! Kjo pyetje meqense thua se lashe ameriken e rahatshme dhe erdha per te shpetuar shqiperine?!!!!!!
Per me teper ndiqni videot, ne http://www.albdreams.net
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
A e njihni Erion Velija me......, Posted 27 Mars 2009, 17:02
“G99” si Bashkimet Profesionale

Nga:Edmond ARIZAJ
Imazh
Pyetja 1 milion dollarëshe: Çfarë kërkon Erion Veliaj? Fituesit mund të jenë vetëm dy, vetë Veliaj dhe kryesocialisti Edi Rama. Po t’i shohësh me vërejtje të gjitha deklarimet, të gjitha daljet, vetëm apo së bashku, të gjitha lëvizjet e tyre, nuk vëren asnjë ndryshim. Qoftë edhe ndonjë presje. Një mendje në dy trupa. Dhe pyetja tjetër në vijim, por pa ndonjë shumë për t’u fituar është: E ka krijuar Rama “G99”, apo Veliaj po e kthen Partinë Socialiste në një OJF?
Për hir të moshës së PS-së, po marrim të mirëqenë pjesën e parë të pyetjes dhe jo krejt pa vërtetim; nuk kërkon Rama dorëheqjen e Berishës, nuk e kërkon as Veliaj, shkon Rama nëpër fshatra, flet Veliaj për të ardhmen e popullsisë rurale, ankohet Rama për koçanët e misrit, gjëmon Veliaj për firmën që shiti farën, ndryshon Rama Kushtetutën, Veliaj nuk “ndodhet” në Shqipëri, flet Rama për “mikun Ilir”, radhisin anëtarët e OJF-së shkrime për gazeta etj., si këto.
As më pak e as më shumë të vijnë ndërmend fundvitet e ’80 dhe fillimvitet e ’90, kur Presidenti i atëkohshëm Ramiz Alia për të mbështetur mendimet e idetë e tij, nxori në plan të parë Bashkimet Profesionale, Bashkimet e Grave, Bashkimet e Pionierëve, Bashkimet e Fatosave e kush e di sa bashkime të tjera, por që gjithsesi gjithçka përpunohej në zyrën e tij.

Një rol të tillë e ka marrë sot edhe lëvizja “G99”.
Tashmë po bëhet më se e qartë se “MJAFT” i dikurshëm, i drejtuar nga Veliaj, kishte një synim të qartë; me çdo lloj metode të degjeneronte qeverinë dhe qeveritarët socialistë. Fytyrat e jo pak prej tyre, që të premten ishin përkrah Veliajt në marshimin e pazëshëm, janë qëlluar me vezë, janë bërë objekt talljesh e humori në lloj-lloj formash. Nuk analizojmë a ishin apo jo të drejta, por pyetja që shtrohet fort tashmë vonë, dhe që dikur bërbëlitej është: si ka mundësi që “MJAFT” nuk hodhi qoftë edhe një batutë ndaj qeverisjes së Tiranës me kryebashkiak Edi Ramën? Edhe sikur Rama çdo gjë ta bënte në mënyrën më perfekte, prapë në 9 vjet pushtet kishte gjëra edhe për “MJAFT”. Tashmë daljet e përbashkëta, apo të koordinuara të Ramës dhe Veliajt, e kanë dhënë këtë përgjigje. Një vend deputeti është shpërblimi? Fjalë ka, si gjithkund në Shqipëri dhe siç thuhet “nuk ka zë pa
gjë”.
Vetë Veliaj sillet si drejtues i një OJF-je dhe bën lëvizje politike, shprehet kundër nepotizmit, por bën ç’është e mundur për të kontrolluar FRESSH (sipas mediave), flet edhe ai për politikë të re, por lëviz me mënyrën dhe ish-ët e vjetër, kërkon intelektualët dhe përfundon tek adoleshentët. Ndoshta vetë situata kaotike në Partinë Socialiste, nuk lejon as Veliajn të qartësojë veten në raport me shqiptarët në lëvizjen e tij të re, ku e qartë duket veç dëshira e tij e pashprehur ende në mënyrë eksplicite për të qenë pjesë e 140-çes së ardhshme. Nuk është ndonjë dëshirë e çuditshme dhe as e papranueshme. Mbetet vetëm për t’u sqaruar se në rast të kandidimit a do të ekzistojë më lëvizja e tij, apo do të ketë fundin e “MJAFT”? A do të jetë Rama që do ta verë në listat e kryeqytetit dhe kë do të zëvendësojë? Sepse edhe ata që dikur Veliaj i godiste me vezë kërkojnë të kenë emrin në listë. Por edhe ata që i qëndrojnë sot shumë pranë Ramës e kërkojnë këtë gjë. Pa janë edhe ata të politikës së re. Dhe Tirana ka vetëm diku tek 33 vende. Nuk është shumë e thjeshtë edhe për Ramën.

Por le të kthehemi sërish te gjallesa e re politiko-jofitimprurëse e Veliajt. Asnjë reagim për ndryshimin e Kushtetutës, pikërisht nga njeriu që dikur e tundte Kushtetutën për çdo lloj ndërmarrjeje në rrugët e Tiranës. Asnjë reagim për hermetizimin e PD dhe PS, pikërisht nga njeriu që filozofonte për fjalën e lirë. Asnjë reagim serioz për të pabërat e kryeministrit, nga njeriu që ish-kryeministrit Nano i zinte në fyt çdo teke uiski. Asnjë reagim serioz për ministrat aktualë, nga njeriu që karikaturonte çdo ish-qeveritar. Në vend të tyre ka fjalë pa fund për bashkimin e të gjithë shqiptarëve; një lloj mënyre tjetër për të mos thënë përtej së majtës dhe të djathtës. Për të mos folur pastaj për ambientin. Në vend të tyre ka hetime të zbehta për arsimin apo drejtësinë, apo bubullima për koçanët e misrit.
“G99”, ngado që ta kthesh nuk duket gjë tjetër veç një krijesë e Ramës. Dhe së bashku me fondacionin “Qemal Stafa” (vetëm emri i vlen) bëjnë binomin e thirrjes së dikurshme: Në njërën dorë kazmën, në tjetrën pushkën.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Erion Velija dhe "Bemat e tij", Posted 24 Maj 2009, 15:05
"Fondacioni MJAFT qenka si i Sudes? Nuk e dija qe Maarti Ahtisaari themelon te tilla fondacione, po do sigurohem qe t'ia them tani qe e kemi me shpesh ne rajon."


Erion Veliaj (Marre nga shkrimi i Erion Velias "Mero Baze, me ne fund dhe PD-ja e ka gjetur Xhoanen e vet" botuar ne gazeten Koha Jone ne 28 Tetor 2005,)
Imazh


Erion Veliajt prej vitesh i eshte kerkuar te beje transparente parate qe ka perfituar nga donatoret nderkombetare te destinuara per shoqerine civile rinore shqiptare, por ai ka refuzuar te beje nje gje te tille. Arsyetimi i tij karakteristik sperdredhes ka qene se ai i jep llogari donatoreve te huaj dhe jo shqiptareve. Prej nje viti, kerkesa per transparence eshte perseritur me tone me te forta pas angazhimit te hapur politik te Veliajt me G99 si prove integriteti pasi ai po i kerkon shqiptareve qe te behet administrator i taksave te tyre. Si mund t'i besohet dikujt te administroje taksat e shqiptareve qe refuzon hapur te beje transparente sa para ka marre dhe si i ka harxhuar fondet qe burojne nga taksapaguesit e huaj?

Ne fakt arsyeja pse Veliaj refuzon te tregoje sa para ka marre dhe si i ka shpenzuar ato lidhet me 3 arsye te forta:

E para, Veliaj nuk tregon dot se ka perfituar mbi 5.4 milione euro nga komuniteti nderkombetar, kontribute keto per shoqerine civile shqiptare sepse te gjithe do te kuptonin se pse sot ne Shqiperi nuk ka me asnje qender rinore qe te ofroje sherbime per rinine.

E dyta, Veliaj nuk tregon dot se si 5.4 milione euro jane grabitur drejtperdrejt nepermjet bizneseve familjare te klanit Veliaj (Grafik Propaganda, C&PR Production, ACG shpk, etj).

Dhe e fundit, sepse me nje pjese te ketyre parave te dhena nga donatoret per te mbeshtetur shoqerine civile shqiptare jane kanalizuar per te financuar ne menyre te paligjshme Partine private te tipit OJF G99.

Por nje nga rastet me te paprecedente ne shoqerine civile shqiptare eshte pikerisht menyra se si Erion Veliaj ne konflikt te paster interesi perfitoi 300 mije euro qe duhej te ofroheshin si kredi te buta per rinine shqiptare i ndau dhe zhduku me te vellane e tij Arber Veliaj dhe bashkepunetoret e tij te ngushte Mazniku dhe Fuga.

E gjithe kjo grabitje ka ndodhur nepermjet vrimes se zeze te Fondacionit MJAFT, i cili u zhduk para 1 viti nga qarkullimi (u mbyllen dhe u zhduk kompjuteri i financave dhe te gjitha dosjet financiare) nga Erion Veliaj per te fshehur gjurmet e korrupsionit galopant me donacionet nderkombetare te destinuara per shoqerine civile shqiptare. Nje nder pikat me te erreta te ketij Fondacioni eshte "zhdukja" pa lene gjurme e vet Fondacionit bashke me qindra mije eurot e tij, te cilat mund te kene fluturuar nje dite te bukur ne numrin qe kontrollon Erion Veliaj ne San Francisko, "145 Seiss Ave., San Francisco, CA 94131 (Payable to BYL, memo Mjaft)".

Nje nder arsyet kryesore qe ky Fondacion u zhduk nje dite te bukur pa lene gjurme, eshte edhe se Fondacioni MJAFT ka gelltitur nje shume te pallogaritshme parash (nga te dhenat paraprake rezultojne 300 mije euro) nga Balkan Children and Youth Foundation (BCYF), (fondacion i themeluar edhe me mbeshtetjen e Fondacionit Soros), International Youth Foundation (IYF), Youth Business International (YBI), The Prince of Eales International Business Leaders Forum (Fondacioni i themeluar nga familja mbreterore angleze).

Parimi i konfliktit te interesit, si mekanizem korrupsioni per mbeshtetjen e Politikanit Erion Veliaj

Ne 2004, Erion Veliaj zgjidhet si anetar i Bordit te Balkan Youth Children Foundation, nje Fondacion nderkombetar qe u krijua me qellim mbeshtetjen e iniciativave rinore ne Ballkanin e pasluftes se Kosoves dhe ku President Nderi u zgjodh personaliteti i shquar Maarti Ahtisaari. Propozimi per zgjedhjen e Velise si perfaqesues i Shqiperise ne krye te ketij Fondacioni, erdhi ne 2004 nga themeluesi i Fondacionit Soros ne Shqiperi, shqiptaro-amerikani Fron Nazi, i cili njihet si nje nder ekspertet kryesore te Soros-it ne Ballkan. Ky eshte njeriu qe zgjodhi celulen e pare te Soros ne Tirane ne 1992.

Ne vitin 2004, sapo Erion Veliaj behet anetar Bordi, nje lume donacionesh te destinuara per shoqatat rinore ne Shqiperi te cilat aplikonin me kot per fonde, shkuan per MJAFTET e Velise. Per kete arsye po ate vit, u regjistrua ne Gjykaten e Tiranes Fondacioni MJAFT, nje organizate e cila kerkonte te diversifikonte politiken e fund raising (mbledhje fondesh) nga donatore te ndryshem per MJAFT, pasi shume donatore e kuptonin se po thyenin cdo barazi financimesh duke i derdhur mbi 1 milion euro ne numrin e llogarise se Levizjes MJAFT megjithese kishte vetem 1 vit jete. Fondacioni MJAFT u prezantua ne nivelin ekzekutiv me 2 emra vajzash te reja: Jona Repishti dhe Anisa Kaltanji, dy nga aktivistet kryesore te MJAFT ne ate kohe, te cilat Veliaj i kishte nen kontroll, pasi ato nenshkruan nje deklarate konfidencialiteti qe nuk i lejon te flasin per fondet e fondacionit (deklarate qe nuk njihet nga ligji shqiptar). Nderkohe sot per t'iu pergjigjur ndonje e-maili per ndonje donacion te ri pergjegjes eshte caktuar koordinatorja e MJAFT Anisa Kaltanji e cila ne fakt do te ishte edhe personi qe do te thirrej e treta si deshmitare ne gjykate per te deklaruar se ku ndodhet kompjuteri i financave por qe sic ka deklaruar dhe vete as qe e ka idene e financave te vjetra.

Ajo qe te ben me shume pershtypje ne qarkullimin e qindra mije eurove te Fondacionit MJAFT, eshte loja e pokerit financiar te Velise me shoke e shoqe, te cilen do e kene mesuar nga Kryetarja e Bordit te Fondacionit MJAFT, Milva Ekonomi, (maestro e te gjithe parave dhe spinoffeve te George Soros qe qarkullojne ne Shqiperi dhe Kosove)

Sipas te dhenave, rezulton se Erion Veliaj i zgjedhur ne vitin 2004 si anetar i Bordit te Balkan Children and Youth Foundation, ne krye te te cilit ishte zgjedhur personaliteti i shquar Maarti Ahtisaari, ne konflikt te paster interesi propozon, mbron dhe voton projektin e paraqitur nga Fondacioni MJAFT: "Youth Business Albania (YBA)" ("Biznesi Rinor Shqiptar"). Duke shkelur cdo parim te konkurrimit te barabarte per projektpropozime (pasi ishte jashte cdo lloj kriteri te aplikimeve), i gjithe fondi i BCYF shkretoi te gjithe buxhetin baze te ketij fondacioni per Shqiperine.

Problemi baze i pakenaqesise ballkanike me emrin Veliaj, ishte konflikti i hapur i interesit qe kishte nje anetar Bordi me mbeshtetjen e struktures se tij. Sipas CV se Erion Velise ne Bordin e BCYF, ai prezantohet edhe si Drejtor Ekzekutiv i Balkans YouthLink, e cila kontrollon edhe numrat bankar te Fondacionit MJAFT ne San Francisko (e cila sipas te dhenave te uebsitit te zhdukur te fondacionit MJAFT eshte me e rekomandueshmja per cdo transferte donacionesh pasi eshte "pa taksa").

Problemi me i madh qe kishte projekti i "Biznesi Rinor Shqiptar" ishte menyra e harxhimit te parave. Ky projekt synonte dhenien e mikrokredive per te rinjte, para te cilat do tu jepeshin me grante deri ne 4 000 euro per cdo biznes te ri dhe me pas me parate qe do te kthenin se bashku me perqindjet e te kredituarve te pare do te kreditoheshin te tjere te rinj dhe keshtu me radhe do te krijohej nje Banke Rinore e cila do te vazhdonte te funksiononte si subjekt i shoqerive te mikrokreditit. Kjo fushe percaktohet si dhenie kredish dhe fondacionet qe japin para me perqindje klasifikohen nga ligji shqiptar si piramida nese nuk kane nje licence te dhene nga Banka e Shqiperise.

Parate e donatoreve me te rendesishem ne bote, perfshire Familjen Mbreterore Angleze, International Youth Foundation (IYF), Youth Business International (YBI), te cilat njihen boterisht per mbeshtetjen qe i japin bizneseve dhe vetepunesimit te te rinjve nepermjet fondeve te mikrokreditit, iu dhane nje organizate pas asnje lloj eksperience ne kete fushe, pa asnje lloj ekspertize te domosdoshme dhe te detyrueshme qe kerkon fusha e mikrokreditit. Fondacioni MJAFT rezulton nga te dhenat e dokumentuara se nuk ka plotesuar asnje kerkese per t'iu njohur e drejta e dhenies se mikrokrediteve prane Bordit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise, as sipas ligjeve te para shkurtit 2007 dhe as ato pas shkurtit 2007. Fondacioni Mjaft nuk eshte licencuar nga Banka e Shqiperise per te dhene mikrokredi. Ndaj dhe per kete qellim keto fonde iu duheshin besuar nje institucioni te licensuar por Veliaj nuk mund te pranonte qe ti ikte nga dora qe thele kaq e majme qe me pas do ta ndante me te vellane, Maznikun dhe Fugen.

Ne vitin e pare, shuma prej 55,800 dollaresh amerikane, iu dha 15 te rinjve, te cilat duhej ta kthenin me perqindje me te larte per te sherbyer si kreditim i besueshem dhe jashte cdo risku per te tjere te rinj. Personat qe moren shumen ishin anetaret e Levizjes MJAFT te cilet ne kundershtim me ligjin per OJF-te, e kthyen organizaten e tyre ne nje organizate qe ndan fitime. Por ajo qe percaktoi konfliktin me tipik te interesit, ishte kreditimi nga Erion Veliaj, i vellait te vet Arber Veliaj 18vjecar i cili edhe mori qe ne fillim grantin maksimal qe lejohej prej 4000 eurosh. Ky operacion i paligjshem financiar dhe i denueshem nga legjislacioni shqiptar, ndodhi nen hunden e Bankes se Shqiperise, Ministrise se Financave duke perfshire ne shkeljen e ligjit mbi piramidat e '97 edhe zyrtare te larte te kohes.

Problemi kryesor qe pati granti i pare i mikrokreditit, ishte zhdukja pa lene gjurme nje dite te bukur e te gjithe fondit te mikrokredit rinor prej 300 mije eurosh, fakt qe ka implikuar ne kete loje te shemtuar vete zyrtaret e BCYF. Keta zyrtare jane vene ne siklet te madh keto dite se nuk po dine si te raportojne deshtimin e tyre dhe vrimen financiare me emrin Fondacioni MJAFT qe zhduku nje dite te bukur 300 mije euro te Familjes Mbreterore Angleze dhe te disa donatoreve te tjere, para qe u dhane per te mbeshtetur punesimin rinor ne Shqiperi. Ne vete faqen e tyre zyrtare rezulton paraqitja e te dhenave komprometuese se kush kontribuoi per parate e mikrokreditit te paligjshem rinor ne Shqiperi, kush i mori dhe mbi te gjitha ne forme spektakolare, tregohet Arber Veliaj duke marre parate ne nje ceremoni zyrtare nga vete i vellai Erion Veliaj (sic shihet edhe ne foton bashkengjitur).

Qindra mije euro te kontribuara per Shqiperine nga komuniteti nderkombetar dhe te zhdukura nen hijen e rende te personalitetit Marti Ahtisaari, jane nje nga rastet qe tregon se si kane abuzuar keta pionere te politikes se re te korrupsionit galopant. Erion Veliaj tre vjet me pare i kujtoi Mero Bazes qe e kishte akuzuar Fondacionin MJAFT si Fondacioni i Sudes, se po akuzonte Fondacionin qe e paska krijuar Marti Ahtisaari. Tashme i ngelet Ahtisarit ti pergjigjet pyetjes: a eshte ai krijues i fondacionit te Sudes ne Shqiperi me emrin Fondacioni MJAFT numrin e llogarise bankare ne San Francisko te te cilit e kontrollon Erion Veliaj? Dhe Ahtisari qe nuk ka ansje dijeni per kete histori, edhe sepse nuk eshte ai qe e ka krijuar kurre Fondacionin MJAFT, eshte pikerisht modeli se si Veliaj shpik cdo lloj historie mbi mbeshtetje nderkombetare per te fshehur vjedhjet e tij mbi parate e rinise shqiptare. Menyra se si Veliaj ka keqperdorur emrin e Ahtisarit eshte tipike si perralla e Velise qe gezonte mbeshtetjen e Obames (nje perralle qe s'po permendet me prej javesh pasi i ka dale boja ne menyre qesharake).

Ajo qe ka rendesi sot eshte pikerisht qe nje nga elementet baze te gjoja programit te G99 bazohet te punesimi i rinise nepermjet fondeve te mikrokreditit. Pyetjeve qe duhet tiu pergjigjet Veliaj tashme eshte se para se te perrallise mbi punesimin e te rinjve shqiptare nepermjet mikrokredive, me pare duhet te deklaroje ku jane 300 mije euro te zhdukura te Fondacionit MJAFT, nje pjese te dhuruara nga Familja Mbreterore Angleze, qe duhet te qarkullonin si mbeshtetje kreditimi per biznesin rinor shqiptar?

Perse Fondacioni MJAFT eshte shpallur i mbyllur ne marredhenie nderkombetare dhe perse nuk raporton se ku jane 300 mije eurot e kreditimit rinor?

Perse Fondacioni MJAFT ka fshire faqen e vet online (duhej te ishte aktiv ne faqen www.mjaftfoundation.org) dhe perse u zhduk logoja e Fondacionit MJAFT nga faqja zyrtare e Levizjes MJAFT (www.mjaft.org) kur gazeta Sot denoncoi zhdukjen e parave te Fondacionit MJAFT? Ku ndodhet kompjuteri apo beckaup-i i financave te Fondacionit MJAFT apo do te vazhdohet se qenka fshire pa dashje dhe zyrat gjoja qenkan grabitur me te gjithe dokumentacionin (nderkohe qe prane Drejtorise se Policise Tirane nuk ka ardhur kurre ndonje denoncim i tille)?

A eshte kryer procedura ligjore e mbylljes se Fondacionit MJAFT ne Gjykate duke bere edhe likujdimet e nevojshme (kthimit te fondit prej 300 mije eurosh ne BCYF)?

Sot 300 mije euro duhej te ishin ricikluar duke shtuar perqindjet e mikrokredive rinore duke u shperndare vazhdimisht te rinjve shqiptare. Sa eshte perqindja qe mungon?

C'lidhje kane 300 mije euro-t e zhdukura pa lene gjurme me krijimin e biznesit te paligjshem Grafik Propaganda (biznes i paligjshem dhe pa numer licence) qe drejtohet nga vellai i Erion Velise i cili ka mbi 80 kliente duke qarkulluar deri tani mbi 500 milione leke?

A i ka paguar ndonjehere taksat vellai i Velise per llgari te Grafik Propagandes qe u krijua me kapitale fillestare nga fondi i mikrokreditit?

Sa qindra mijera euro te MJAFT ka faturuar vellai i Erion Velise qe ne ate kohe?

Po Arbjan Mazniku dhe Endri Fuga ku i gjeten 111 milione leke kapital ne kohen kur zhduket fondi prej 300 mije i kreditit rinor, per te themeluar biznesin e tyre ortakeror ACG shpk (Albanian Communication Group shpk me numer nipti K62225006P ku 30% te aksioneve i ka Arbjan Mazniku dhe 70% benjamini i Rames Endri Fuga) i specializuar per import-eksport dhe publikimin e revistes MAPO e cila tashme njihet si organi zyrtar i G99?

Perse Erion Veliaj i ka deklaruar donatoreve se ai s'ka asnje lidhje me Fondacionin MJAFT kur dihet shume mire se eshte ai nje nder themeluesit dhe drejtuesit kryesore ku dhe numri i llogarise nderkombetare te Fondacionit qe ndodhet ne San Francisko kontrollohet drejtperdrejte nga ai vete?

Ja pra keto jane pyetjet qe Erion Veliaj duhet tiu pergjigjet ne prezantimin e sotem zyrtar te programit te G99 ne Pallatin e Sportit Asllan Rusi. Ai sot, bashke me bashkepunetoret kryesore te zhdukjes se 300 mije eurove te kreditimit te biznesit rinor do te prezantoje perballe disa dhjetera te rinjve (qe vijne per te pare Alban Skenderajn), platformen e re por njekohesisht te vjeter te punesimit te te rinjve shqiptare nepermjet kreditimit te biznesit rinor. Por ai duhet te tregoje sot se cfare beri me 300 mije eurot qe iu besuan per kreditimin e biznesit rinor ne 2004 dhe ne vazhdim. A po mos plani i Veliajt eshte qe sic i zhduku bashke me te vellane, Maznikun, Milven 300 mije eurot plus perqindjet e vetepunesimit te te rinjve do te beje edhe me dhjetera miliona eurot e Qeverise Shqiptare per punesimin e te rinjve neser ne rast se larg qofte xhepistet e shoqerise civile do te vijne ne pushtet?

* Levizja Qytetare Zgjohu

("Zgjohu" eshte Levizja me e re Qytetare ne Tirane dhe drejtohet nga Avokat Altin Goxhaj) - Av. Altin Goxhaj - Koha Jone
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Ku u futen Edi Rama dhe Erion Velija ne ditet e kujtimit te viktimave te Komunizmit ?
Ne ceremonine e perkujtimit te viktimave te Komunizmit ne Washington ambasadori i Rusise, nuk merr pjese

NEW YORK CITY : Éshte paradoksi,i kohes!. I njejte me qendrimet e mepermarshme, dhe ndoshta pak me i ashper, se ai, kur shqiptaret, ende do te gjykohen e paragjykohen e hetohen, po nga ata njerez qe deri dje i pushkatuan , denuan me burg dhe i interrnuan. Fatkeqesi qe edhe sot, ne krye te institucioneve te drejtesise ne Shqiperi, ka akoma po ata njerez , qe ne te presekutuarve na konsideronin si njerez te nje planeti tjeter. Njerez te nje planeti tjeter! behet fjale per ata shqiptare qe mbanin “vulen mbi kurriz” e qe thirreshin me urretje e perbuzje ; “Pronaret”, “I shkolluar jashte shtetit” ”Kulake”, “Reaksionare”, “Armik i Popullit”, “Tradhetare”,”Balliste”, Zogiste”, “Sabotatore” e “Beson e predikon fene” e tjer.

Per te ardhur keq qe keto dite kur ne mbare Shqiperine, por edhe ne Kosove, shqiptaret duke u perulur me respekt dhe shprehur dhimbjen kujtuan viktimat e komunizmit, Partia Socialiste ishte zhytur ne nje heshtje varri dhe ne zi. Ishin ditet kur miliona shqiptare perkujtonin diten historike te rrezimit te bustit te diktatorit mizor te komunizmit, Enver Hoxha. Mirpo, qe te behen diferencime te tilla, edhe sot pas 18 vjetve midis shqiptarve, do te ishte marrezi, eshte njesoj, sikur njerezit te jetonin ende neper kasolle, ose te jetonin ende ne rradhen per nje kile mish, djath, qumesht, dhe me triska ose te prisnin rradhen te merrnin ushqimet e muajit, e te blenin buken me list.

Qendrimi i ketyre te socialisteve te sotem, cuditerisht eshte me klasik, se ai te pareve te tyre, ose te atyre qe vete ishin pjestar te krimeve megjithse ata tani jane te pagezuar me disa qendrime te diplomateve e qeverive te klasit te pare te Evropes(Britanise se Madhe dhe KE), edhe te ndonjerit ketej pertej oqeanit . Veçse, kjo gjenerata e re e tyre, duke se eshte edhe me hipokrite. Ajo ka ndryshuara nje germe ne iniciale, nga PPSH, ne PSSH, PSDSH e G99 e tjera broçkulla te partive te majta ne Shqiperi, qe ka me thes. Dhe qe pretendojn brenda e jashte, se nuk jane ata qe ka qene, se nuk ka asnje lidhje me te kaluaren e genen e saj, pa ndryshuar aspak fizonomin, mentalitetin e ideologjin, e edukates e cila e shkolloi dhe i investoi per kete dite.

Per brezin me te cilin sot edhe udhehiqen partite e tyre edhe sikur te mos kishin ndodhur ndryshimet te cilat ndodhen se ndodhen, iu duket siku jane ende ne “enderr”. Pra, sot ne Shqiperi jane te njejtet ne krye te partive te majta,po te njejtat vegla, ne se do te benim nje krahasim te till , te njejtet “instrumetist”, e njejta “muzike”, e cila, ne se vinte ne pushtet e do t’a merrte stafeten, e sigurte se do te frymohej nga parrulla e tyre e atyre viteve te punojme “ si leva e partise” .

Ky pra mendoje se eshte ai brezi i gjakut te ri,(ashtu siç e quante ideologjia komuniste, rinine komuniste, e cila pregaditej te merrete qeverisjen e Shqiperis). Jane pikerishte ata, qe sot ne Shqiperi me se shumti e gjene te veshur me petkun e drejtesise, ose ne krye te demagogeve partiak, qe flasin dite e nate e “derdhin lote” per demokracine ose flasin e cirren per nje politike te e re dhe ndryshe ose sic e therrasin ne Shqiperi, ”politik te xhaketave ndryshe”.

Po te shohesh sot organet e larta te drejtesise, prokuor dhe gjykates me se shumti jane te punesuar dhe jane grupuar, pothuajse ata te gjithe ish xhelatet, ish hetuesit, ish gjykatesit, ish prokuroret, ish policet e gradianet e burgjeve. Te gjithe ata qe shkrehen me gishtin e tyre pushken ose revolen mbi koken e trupin e shqiptarve, ose shqiptauan me gojen e tyre mijra pushkatime, burgosje dhe interrnime , pas asnje lloje gjyqi, vetem me nje firme te tyre, te nxjerre nga zyra e tyre iu be gjema pupollit shqiptare. Ne krye te partive te tyre jane caktuar ish kryespiunet e viktimave te Komunizmit.

Madje aty per fat te keqe, eshte edhe njeriu e revolucioneve, qe di te vi ne pushtet vetem me revolucionin, si ai i 1997-es, kur me arme ne dore e morren pushtetin, e dogjen dhe e rrenuan Shqiperine, i vune flaken atdheut te tyre, vrane vellezrit e motrat e tyre.

Mirpo megjithse kane kaluar 18 vjet, kete gjeme revolucionesh na e paralajmeroje, fatkeqesishte dhe na “dritheroi” para nje jave edhe ish gjenerali pa grada - ish presidenti i Shqiperise, pensionisti Alfred Moisiu. Ai ne nje interviste eskluzive, per nje televizion te Tiranes, tha me plote gojen se” E Majta do te vi ne pushtet - me hir ose pahire, ose do te kemi te ri-perseritur nje 97′ tjeter…..” Te çudit fakti sesa i’a paska ende gjeneralit pa grada te kete edhe nje revolucion tjeter, si ai 97′, megjithse ai akoma nuk e ka kuptuar dhe se ka marre veshe akoma” se u ka ikur koha revolucioneve” dhe intervistave te ketilla propogandistike. Intervistave qe bejne thirrje.

Çdo vit, Fondacioni i Memorialit per Viktimat e Komunizmit ne kryeqytetin e demokracise e lirise se njerezve ne Washington D.C:, perkujton me shume se 100 milione viktimat e komunizmit dhe nderon ata qe i rezistuan me sukses tiranise komuniste. Ne pervjetorin e pare kushtuar Memorialit te Viktimave te Komunizmit ne Washington, Fondacioni nderoi ligjvenesin e ndjere Tom Lantos duke i dhene familjes se tij Medaljen e Lirise Truman-Reagan.

Perfaqesues nga 20 ambasada te ish vendeve komuniste(perfshire edhe Shqiperine), anetare te kongresit dhe viktima te komunizmit nga shume vende ishin te pranishem ne ceremonine e vendosjes se kurorave. Megjithe ftesen, ambasada ruse, nuk ishte e pranishme ne kete ceremoni. Megjithate, Alexandras Radzius, themeluesi i Grupit Historia e Jetes Partizane Lituaneze mbart ende nje nga trashgimite me tragjike te pushtimit sovjetik te vendit te tij. “Ne ishim viktima pasi gjithe themeli ekonomik i familjes sime u shkaterrua si rezultat i pushtimit komunist. Shume nga ata u deportuan ne Siberi”.

Mirpo fatkeqesia me madhe dhe injorimi me i madh ndodhi edhe ne Tirane, e qe i perngjane atij te kopukve ruse.

Edi Rama, Ilir Meta, Gramoz Ruci, Skender Gjinushi, Valentina Leskaj, Diana Çuli, Erion Braçe dhe Eiron Velia, nuk u pane dhe nuk ishin te pranishem ne ceremonite e organuziauara ne Tirane nga Presidenti i Republikes se Shqiperise zoti Bamir Topi dhe Kryeministri i Shqiperise zoti Sali Berisha. Edi Rama, Ilir Meta, Gramoz Ruci, Skender Gjinushi, Valentina Leskaj, Diana Çuli, Erion Braçe dhe Eiron Velia iu bashkuan qendrimit ndaj kesaj shtrese me ate te ambasadorit te Rusise, te ambasadorit te Serbise, Kubes, Kines e Venezueles.

Partia Socialiste ishte zhytur keto dite ne nje heshtje varri dhe ne zi, nderkohe qe miliona shqiptare perkujtonin diten historike te rrezimit te bustit te diktatorit mizor te komunizmit, Enver Hoxha. Ndonese kane kaluar 18 vjet nga kjo dite e shenuar per çdo shqiptar, ne pasardhesen e Partise se Punes vazhdon te mbizoteroje fryma pro-komuniste dhe diktatoriale, e misheruar qartesisht ne figuren e drejtuesit aktual te PS-se, Edi Rama.

Afiniteti i tij per komunizmin tashme eshte i mirenjohur jo vetem per faktin se ai kaloi te gjithe rinine e tij duke gdhendur bustet e Enver Hoxhes, por edhe nga prirjet komuniste e diktatoriale qe ai ka shfaqur gjate drejtimit te Partise Socialiste. Gjate rinise se tij, Rama iu perkushtua regjimit, duke u bere edhe bashkepunetor i Sigurimit famekeq te Shtetit, ne revisten e te cilit plotesonte me skicat e tij trimerine e spiuneve te regjimit qe torturonin, vrisinin, pushkatonin pa gjyqe dhe u shkaterronin jeten mijera qytetareve shqiptare.

Kete afinitet me regjimin komunist dhe ekzekutoret e tij, Rama e deshmoi qartesisht se fundmi me qendrimet refraktare ndaj ligjit te lustracionit. Ishte pikerisht ky afinitet me te kaluaren me te erret qe shqiptaret kane perjetuar ndonjehere, qe e shnderroi edhe 18-vjetorin e rrezimit te diktatures, diten e 20 shkurtit, ne dite zie per Partine Socialiste dhe kryetarin e saj. Reklamuesit e politikes se re nuk kane gjetur kurajon per te pershendetur diten ne te cilen shqiptaret i dhane shkelmin e fundit regjimit me poshterues e torturues qe kishin perjetuar ndonjehere qytetaret e ketij vendi, duke deshmuar serish edhe pas afro dy dekadash se mentaliteti dhe filozofia e diktatures vazhdon te dominoje pasardhesit e komunizmit te grupuar ne Partine Socialiste.

Kane kaluar 18 vjet, qe diktatura u terhoqe zvarre, ra rregjimi me i eger ne bote dhe eshe nje e treta e viteve te pushteti te eterve te tyre, qe ata,(ish pushtetar ose ish rinia komuniste), ka nderruar vetem inicialet e partise se baballarve osa ka nderruar xhaketat . Kane kaluar 18 vjet, te asaj ç’ka nje e pesta e popullit shqiptar shqiptar vuajti, nen nje rregjim nga me ç’njerzoret qe njohu bota, dhe perseri ajo ndarje matematikore, qe perafersisht merr nje te pesten, endet e pashpres e disiluzionuar e rraskapitur e lodhur dhe me e derrmuar, diskriminohet dhe injorohet dinjiteti e morali i tyre po nga ata qe e pushkatuan, burgosen e i interrnuan.
BEQIR SINA, New York
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Erion Ali Baba(Velija), Posted 24 Maj 2009, 15:14
SI SHPIKU VELIAJ 8000 ANËTARË PËR TË PASTRUAR PARATË E PISTA TË G99!
200 zëhollët e Sorosit si 200 petritat e Enverit

Prej mëse një jave Veliaj &CO deklaroi se OJF G99 do të kthehet në Parti Politike. Në fakt po ashtu si rasti i Fondacionit Besa që operoi prej vitesh pa licencë në tregun bankar duke ushtruar veprimtarinë e paligjshme të fajdesë duke siguruar një normë fitimi 1 milionë me 150 milionë dollarë, edhe Shoqata G99 u mundua të operojë në tregun politik si një shoqatë jofitimprurëse me qëllim fshehjen e burimeve të fondeve dhe mos detyrimin për transparencë përballë Kontrolllit të Lartë të Shtetit siç e kërkon edhe ligji për partitë politike.
Prej mëse 1 viti partia e Velisë shpenzoi çerek milioni euro të shoqërisë civile dhe të burimeve të tjera të fshehta duke mos bërë asnjëherë transparencë por vetëm duke prodhuar slogane dhe terma populiste deri në idiotësi të tipit “aksionarë” apo “kontribute të studentëve dhe pensionistëve”. Paratë që përdori grupi sorosian i Velisë vinin nga disa projekte të MJAFT dhe nga “ndihma” të disa biznesmenëve “idealiste” që nuk i kërkojnë asnjë kompensim Velisë ps zgjedhjeve (!). Në fakt biznesmenët shqiptare e dinë që Veliaj është politikan shterp dhe që nuk ofron asgjë për të ardhmen por është hija e Edi Ramës që i detyron të paguajnë miliona për grupin karnavalesk zëhollë të G99.

Vetëm një javë më parë, Veliaj zhgënjeu dhe të fundit gazetarë shqiptarë që i mbushnin mëndjen vetes se Veliaj ishte në gjendje të qulloste ndonjë gjë në tregun politik. 365 ditët e sprovës së G99 janë një ndër rastet më tipike të dështimit që mund të ketë pasur ndonjë parti politike në Shqipëri në aspektin organizativ dhe rekrutues. Përrallat e mëdha të një viti më parë të Velisë të reklamuar nga media e Tiranës e kontrolluar nga paratë dhe njerëzit e Soros se ai do të mblidhte ajkën e kombit rezultuan një dështim total të Shtunën e kaluar. Në sallën e Hotel Tiranës që me zorr mban 200 vetë, të vetmit kapacitete të reja të Shqipërisë ishin rrogëtarët zëhollë të spinoffeve të Soros. Dhe këta ishin a nuk ishin 20 vetë. Të tjerët ishin kalamaj dhe studentë të programit të debatit që flejnë në hotelet më të shtrenjta me paratë e Soros. Kjo “elitë” e re e Shqipërisë ishte shumë larg limitit minimal të formimit të një partie që përcaktohet në ligj (500 persona). Por Velias i duhet ende shumë punë për të siguruar të paktën 500 firma (0.04% e elektoratit apo 2 % e votave për një deputet të vetëm që në rastin e proporcionalit rajonal reduktohet dri në 0.6 % e një deputeti). Zhgënjimi me emrin Veliaj në radhë të parë është një zhgënjim për vetë Soros por kjo është një histori tjetër se si Remzi Lani, Edi Rama, Piro Misha, Milva Ekonomi, Valdete Sala, Henri Çili etj, etj, gënjejnë vetë Jonas Rolet, mëkëmbsin e superpaguar të Soros për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë.
Tashmë loja e Veliajt është të bëjë sikur ka forcë politike nga mbrapa që ndërkohë të thithë sa më shumë para dhe të luajë rolin e pisqollës politike ndërkombëtare dhe mediatike të Ramës dhe Soros në gjirin e të majtës. G99 është një parti fantazëm ende e paregjistruar në Gjykatën e Tiranës pasi nuk mbledh dot as 500 firma.
Por Problemi këtu qëndron diku tjetër. 200 petritat zëhollë (kusht për tu bërë lider te G99) janë një shifër që pengon haptaz pastrimin e parave të pista të G99. Sepse nëse do ti referohemi budallallëkut për financim nga kuotizacioni i G99 paratë e tyre nuk dalin as për të prodhuar një fletëpalosje të vetme. Sepse G99 ësht një parti milionere dhe sipas ligjit të partive politike çdo parti duhet të bëjë transparente fondet para fushatës te Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe në momentin e fushatës elektorale ajo është e detyruar që të publikojë pikërisht burimin e financimeve dhe dokrrat me aksionerë nuk i hajnë as banorët e pallatit të vet e le më institucionet.
Për këtë arsye Veliaj ka filluar një praktikë të re mashtrimesh publike mbi burimin e parave të pista të partisë private të Soros në Shqipëri.
Shifra prej 8000 anëtarësh e prezantuar të Premten në dt 6 Shkurt në Vizion Plus në emisionin proVeliaj “Zonë e Lirë” (në fakt vetëm 3 javë më parë u deklaruan 10 mijë anëtarë te Televizioni Neës 24) është një lojë për të pastruar burimin e parave të pista të parave të G99. Loja e ndyrë që po luan Veliaj me transparencën që nuk e ka njohur kurrë në jetë dhe këtë e ka mësuar nga punëdhënësit e tij të vërtetë, synon të fshehë burimin real të superfinancimeve të G99.
2 muaj më parë Gazeta Sot publikoi skemën e pastrimit online të parave të G99 e cila realizohej nëpërmjet një biznesi të dyshimtë në Shqipëri të regjistruar nga Endrit Kromidhja, ish-financier i Lëvizjes MJAFT dhe konsulent financiar i Fondacionit MJAFT (fondacion që ka dhënë kredi me përqindje dhe një ditë zhduku 300 mijë eurot e ndërkombëtarëve dhe gjithë dokumentacionin e vetë Fondacionit bashkë të gjitha asetet e tjera). Sipas investigimit të Gazetës Sot rezultonte që burimet e dhurimeve online të Grupimit G99 realizoheshin nëpërmjet ndërmjetësisë së garantuar të biznesit gjoja amerikan Mozaik sh.p.k. i cili ka të njëjtën adresë prezantimi me zyrën e biznesit të paligjshëm të vëllait të Erjon Velisë Grafik Propaganda. Vetë Grafik Propaganda është në tjetër një vrimë e zezë e parave të familjes Veliaj e cila ka prodhuar me shumicë fatura qindramilionësh për MJAFTin dhe ka bërë biznes të paligjshëm me komapni duhani, bastesh etj pa paguar as edhe një taksë të vetme në zyrat e tatim taksave, pasi nuk është regjistruar kurrë si biznes i ligjshëm por është fshehur nëpërmjet vulës së spinoffit sorosian Shoqatës Fshati Urban. Siç rezultoi nga investigimi i Gazetës Sot, Mozaik sh.p.k. realizon një lojë të pisët të pastrimit të parave të G99 pasi duke përdorur një faqe interneti e cila nuk tregon se në cilën Bankë derdhen paratë e Veliajt, dhe qarkullimi i parave realizohet me karta krediti, pa dyshim që numri bankar i G99 vetëm në Shqipëri nuk mund të jetë. Ndërkohë që me lojën inflacioniste të 8000 anëtarëve që paguajnë Veliajn po përgatitet loja e pastrimit të parave të pista të G99 që burojnë në mënyr ëtë paligjshme nga donacionet ndërkombëtare për shoqërinë civile dhe nga bizneset që financojnë underground Velinë & Co. Siç e di çdo shqiptar, 8000 anëtarë për një parti është shumë dhe Veliaj i cili deklaroi 8000 anëtarë edhe për MJAFTin në median e huaj nuk mblodhi dot në protestat e tij as 30 vetë me përjashtim të rasteve kur opozita i dërgonte militantë (fakte të denoncuara nga vetë organizatorët e opozitës). Sot Veliaj duke u fshehur pas shifrave fiktive shpik teorinë se 8000 anëtarët e MJAFTit shkuan te G99 çka i bie që e gjithë puna organizative e deritanishme e G99 paska qenë punë e vetë MJAFTit. Në fakt ky është një komprometim i ri përballë ndërkombëtarëve për paratë e tyre te MJAFT. Në fakt as MJAFT dhe as G99 nuk kanë pasur kurrë anëtarësi 4 shifrore. Ata as që e njohin një fat të tillë dhe kurrë nuk do ta kenë pasi janë struktura impotente të njerëzve të paaftë që nuk dinë të bëjnë bashkë as 500 vetë pasi janë dështakë të lindur që nuk kanë asnjë shans të fitojnë besimin e njerëzve dhe për këtë kanë dështuar 6 vjet me radhë. Gjysma e anëtarëve të G99 janë nxënës të shkollave të mesme ndërsa gjysma tjetër janë studentë dhe tek tuk edhe ndonjë pak më i rritur, por të gjithë bashkë nuk bëjnë dot as 500 vetë.

Pse zgjodhi Veliaj biznesin Mozaik sh.p.k. për të pastruar paratë e pista të G99

Sipas të dhënave të faqes zyrtare të G99 (ëëë. Erion Veliaj me vëllain e tij ka shpikur një teknikë të re të fshehjes së burimeve financiare të partisë së tij milionere. Veliaj ka krijuar një derdhje online parash per Grupimin e tij politik G99 drejt një biznesi privat me qendër në SHBA Mozaik.shpk me Adresë: 3450 Acworth Due West Rd, në, Suite 150, Acëorth GA 30144, USA me nr tel: (1) 404-468-8554 dhe me adresë në Tiranë Adresa: Rr. Dervish Hima, P. Leskov 1/5, Tirane , Tel: (+355) 42227877, biznes i cili funksionon në Shqipëri në fusha të shit-blerjes online dhe një ndër fushat e shërbimeve të saj është edhe realizimi i pagesave dhe transferove online. Arsyeja pse është zgjedhur nga Veliaj ky biznes për të derdhur paratë e G99 është shumë e thjeshtë. Mjafton të lexosh politikën e privacisë së këtij biznesi dhe kupton shumë:
“Tek Mozaik Sh.P.K., ne kuptojme mire ceshtjen e ruajtes se informacionit personal. Perdoruesit e internetit jane gjithmone te shqetesuar me te drejte se si apo ku do perfundoje informacioni i tyre.
Ne respektojme informacionin tuaj personal dhe e trajtojme ate me nje rendesi te veante. Ne nuk japim informacion mbi klientet tane asnje pale te trete per asnje arsye, perve ne rastet ku bashkepunojme me organet e ligjit kur eshte kryer nje shkelje ligjore kunder kompanise sone
Informacioni juaj personal eshte i sigurt me ne. Ky eshte premtimi yne per ju.
Informacioni personal i klienteve ruhet i kriptuar per siguri maksimale.”
Arsyeja pse Veliaj ka zgjedhur këtë kompani për të derdhur paratë e G99 online është pikërisht garancia që ka ai për të ruajtur në mënyrë sekrete llogarinë bankare të G99, e cila në mënyrë krejtësisht jo transparente nuk tregon destinacionin. Në asnjë të dhënë nuk jepet një numër bankar se ku përfundojnë paratë e G99. Nuk tregohet asnjë bankë apo nr bankar brenda apo jashtë Shqipërisë se ku depozitohen këto para. Por ajo që është më kryesorja është se burimet nga mund të financohet G99 mund të jenë edhe jashtë Shqipërisë dhe kjo është një shkelja e hapur e ligjit shqiptar për mbështetjen e forcave politike. Burime nga mbi 150 shtete mund të kontribuojnë për forcën politike të Erion Veliajt dhe Ligji Shqiptar për partitë politike është shumë i qartë: nuk lejohet asnjë mbështetje nga jashtë. Ndaj dhe Veliaj me një gur ka vrarë 3 zogj. Duke zgjedhur një biznes amerikan që ruan me përpikmëri privacinë e klientit (G99 së Velisë), nuk lejon asnjë informacion mbi sasinë dhe kontribuuesin e transfertave financiare të klientit dhe aq më pak destinacionin e tyre. Kështu nuk prezantohet as minimumi i transparencës financiare, që është numri bankar ku depozitohen këto para. Veliaj ka krijuar kështu partneritet me një biznes i cili kryen transferuat e G99 por nuk mund të tregojë se ku i dërgon sepse ka kontratë privacie me maestron Veliaj. Siç shihet edhe nga faqja e internetit të Mozaik.shpk, ky biznes që është krijuar në Shqipëri, një vit pas krijimit të MJAFT, drejtohet nga një biznesmen amerikan dhe është i fokusuar në shërbime shit-blerjesh online. Klienti më i ri i tij është Erion Veliaj dhe G99, të cilët përdorin Mozaik.sh.p.k për të kryer transferta financiare të cilave nuk u gjendet as nami dhe as nishani.
Agjensia e Lajmeve “SOT”
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: A e njihni Erion Velija me......, Posted 24 Maj 2009, 15:59
Ja dhe siti i G99 ku mendohet qe behet pastrimi i parave te pa deklaruara te partise akoma te parregjistruar sepse spermush ligjin mbi partite qe duhen te pakten 500firma. Ku ti gjej Erioni i shkrete :)
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
A e njihni Erion Velija me......, Posted 24 Maj 2009, 17:51
:dush
Si ti themi popullit qe ky vagabonde, mafioze i paskrupullt zhduki kompjutrin me dokumentat e 5,4 milion euro qe ishin per demokracine ne Shqiperi nga te huaj, ku i perdori per familjet dhe bizneset e veta si dhe te zaptonte stolin e deputetit.
Hajde prite prej te rinjve si ky qe po pushtojne parlamentin me nje sfond te errët, plot dyshime, plot akuza e plote grabitje, plackitje.
Cka pritet prej tij ne parlament me kete portret kaq te llahtarshem? populli thote: ''Shihe fytyren e lexo surratin'' e tij te shtirur e shume ironik e shume te neveritur.
Ku eshte Prokuroria dhe Presidenti Topi si kryetar i keshillit te Larte te drejtsise, qe po heshtin para megavjedhjeve dhe me zi po futen edhe ne parlament per ta djege meqenese u lodhen me bilbilat, demtimet e aparateve elktronike dhe sulmeve shtazore te metave drejt nje kryetares se parlamentit, drejt nje gruaje!!!
O Zot na ruaj prej kesi mostrash te rinje ne politiken e ''re'' te Edvin Rames....!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
A e njihni Erion Velija me......, Posted 24 Maj 2009, 21:36
"‘Mjaft!’ Erjon Veliaj, ti nuk mund të përfaqësosh rininë shqiptare"

24-05-2009 / Gazeta 55
Imazh

“Shoqëria e studentëve shqiptarë” dhe“Rinia shqiptare” në Austri, reagojnë ndaj deklaratave të kreut të G 99

Ky slogan që dikur ishte pjesë e grafiteve të Tiranës, sot në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri i dedikohet vetëm një njeriu - atij që vetë e shpiku - Erion Veliajt.
Në njërën nga deklaratat e fundit për media, Veliaj foli edhe në emrin tonë, duke mos pasur asnjë Hoj autorizimi nga komuniteti i studentëve shqiptarë në Austri.
Në, dy shoqatat kryesore të studentëve shqiptarë në Austri, "Rinia" dhe "Sociatas Albania", i themi MJAFT Veliajt.
Mjaft me sloganet e tij politike, nëpërmes të cilave Veliaj ia faturon vetes rolin e përfaqësuesit të rinisë shqiptare. Ai merr guximin dhe kërkon llogari në emrin tonë, por e vërteta është që ne studentet shqiptarë në Austri jemi përtej ideologjisë dhe ofertës së tij politike.
Për të gjithë studentët është privilegj kur takohen me çdo politikan shqiptar. Veçanërisht me Fatos Nanon, i cili ka qenë katër herë kryeministri i vendit. Pavarësisht bindjeve politike, eksperienca dhe këshillat e Nanos dhe janë një përfitim i madh për të ardhmen tonë.
Kur Veliaj ka ardhur në Vjenë nuk ka shprehur interesin të takohet me studentë shqiptare dhe të qajë hallet me ne, por ka preferuar që me miqtë e tij me të cilët ndoshta ndan shije të veçanta, të frekuentojë paradat dhe klubet e homoseksualeve.
Prandaj sqarojmë edhe njëherë se Veliajn, asnjëherë nuk e kemi autorizuar të flasë në emrin tonë. Studentet shqiptarë në Vjenë nuk identifikohen me ideologjinë politike të Veliajt. Para se ai të paragjykojë së përfaqëson rininë shqiptare, është mirë të presë 28 qershorin.
Nuk mjafton që të jesh i ri në moshë për të përfaqësuar rininë, aq më pak për të folur në emër të saj. Rinia shqiptare dëshiron ndryshim, të cilin Veliaj nuk mund të na e sjellë. Prandaj i themi mjaft.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Anëtarët e MJAFT! në “Karnevale” apo duke u hequr si “homoseksualë për të fituar fonde”????

5 March 2006

Çfarë po bëjnë antarët e MJAFT! në këtë foto? Varet se kë pyet;
Erion Veliaj, drejtuesi i MJAFT thotë (sipas Gazetës Metropol) që janë në një festë karnevalesh në Shkodër në vitin 2001 kur MJAFT! s’ishte formuar akoma e ku ka qënë edhe gjysma e antarëve të qeverisë (cilës qeveri, të tanishmes apo të atëhershmes?).

Parlamenti Rinor nëpërmjet përfaqsuesit të tij Endri Shabani e akuzon MJAFT! për prostitucion politik dhe thotë se fotot janë bërë në vitin 2005 jo në vitin 2001 (Gazeta Foris e Parlamentit Rinor ishte e para që botoi fotot).

Gazeta Tema (nga është marrë kjo fotografi) shkruan me shkronja të mëdha në krye të faqes së saj në internet “ORGJIA E MJAFT, PËR PËRFITIM FONDESH SI HOMOSEKSUALË” dhe në brendësi të shkrimit shprehet se “..Në këto foto shiheshin disa prej anëtarëve kryesorë të lëvizjes Mjaft në një festë të shfrenuar karnavalesh…”

Unë për vete besoj se Erioni ka të drejtë kur shprehet se ka qënë një festë por thelbi i vërtetë i çështjes nuk është tek festa. Jo, thelbi është sulmi ndaj MJAFT! nga organe e gazeta që përkrahin qeverinë. Siç duket pasi përfitoi nga veprimtaria e MJAFT! kundra qeverive të PS-së, pozita tani dëshiron dobësimin dhe eleminimin e organizatës, një lëvizje e zgjuar kur mendon që MJAFT! po pretendon të marrë pjesë në mënyrë të tërthortë në zgjedhjet vendore të këtij viti si dhe kur kujton kokëçarjet që i shkaktuan qeverive të mëparshme. Duhet pranuar që “doktori” po loz politikë për interesat e tij shumë më mirë se dikur kur ishte në pushtet, siç duket i paska zgjedhur më mirë këshilltarët kësaj here.

Llukan Tako
5 Mars 2006
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SI U THEMELUA BANDA E G99?, Posted 26 Maj 2009, 00:25
Imazh

KJO ESHTE DOKUMENTI I BANDES SE PARTISE SE RE G99 SI PJELLE E ORGANIZATES ''MJAFT'', QE ESHTE NEN SQETULLEN E EDVIN RAMES.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 17 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 08:22
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari