Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 8 postime · Faqe 1 prej 1
MAQEDONIA - FEJA - SHQIPTARET
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MAQEDONIA - FEJA - SHQIPTARET, Posted 10 Mars 2009, 11:13
Reagim i komunitetit të shkrimtarëve, intelektualëve dhe artistëve shqiptarë

Kundër tendencave për grabitje të ikonës sonë, Nënës Terezë
Imazh

Me Ikonën tonë kombëtare Nënën Terezë, nuk duhet lejuar të luhet, të abuzohet, e, më së paku, ajo nuk mund të përvetësohet. Nëna Terezë nuk mund të shpallet vlerë e askujt , ngase ajo është vlerë e gjithë njerëzimit, por, mbi të gjitha, ajo është e gjakut dhe rrënjëve shqiptare, argument ky që s'do koment, ngase si i tillë është i mirëditur në gjithë globin, ku dihet e shkruhet për ikonën tonë kombëtare, Nënën Terezë. Këtë fakt ajo e ka vulosur me fjalët e saj, me dëshmitë e saj, me shkrimet dhe intervistat e saj, e mbi të gjitha, me vetë atë që është jeta e saj. Në këtë kontekst, ne komuniteti i shkrimtarëve, intelektualeve, artistëve shqiptar të kudo ndodhur, e vlerësojmë tejet fyese tendencën maqedonase për të nëpërkëmb identitetin e saj shqiptar, nëpërmjet lojës së ligë që po luhet me Shtëpinë përkujtimore në emër të nobelistës sonë, Nënës Terezë, ku thuhet se gjitha sendet dhe materialet që do të prezantohen, janë në gjuhën maqedonase. Ne jemi të indinjuar thellë me këtë akt jo civilizues dhe së këndejmi shprehim revoltën tonë kundruall kësaj tendence të marrë, e cila tendencë përpiqet të kulmon me ndërtimin e Kishës Ortodokse mbi themelet e shtëpisë së Nënës Terezë.
Për ne nuk është asgjë e re tendenca qëllimkeqe, e cila vjen nga shteti maqedonas për të përvetësuar, ikonën tonë Nënën Terezë, nëpërmjet zhbërjes së gjurmëve e të rrënjëve të saj. Kjo përpjekje dashakeqe është në vazhdon e tendencave të herë pas hershme që shfaqin mendjet e marra, për të përvetësuar figurat tona madhore, shenjat e identifikimit nacional nga fqinjët tanë gllabërues. Rasti i përurimit të Shtëpisë Përkujtimore kushtuar humanistes dhe të lumes Nëna Terezë, dëshmon edhe njëherë sheshazi se shteti maqedonas me gjithë aparaturën e tij është vënë në shërbim të idesë së marrë, për të tjetërsuar identitetin e Nënës Terezë, nëpërmjet maqedonizimit të saj dhe zhdukjes së gjurmëve të saj shqiptare, në Shkup. Ky është një precedent alogjik, absurd, aspak human dhe shumë djallëzor, që më së paku ndihmon marrëdhëniet ndëretnike, në këto pjesë të trazuara të botës. E, mbi të gjitha kjo mënyrë e abuzuarit me këtë Shenjtëreshën tonë shqiptare, nuk i rri për shtati humanizmit, emrit dhe veprimtarisë së Nënës Terezë, e cila tërë jetën e sa j ja ka kushtuar paqes, dashurisë dhe marrëdhënieve të mira mes njerëzve.

Nënshkruaj dhe shpërndaj tek shokët:
Nënshkrues:

Selajdin Gashi (Gazetar, Köln)
Ali Podrimja (Gjakovar, Poet)
Dritëro Agolli (Shqiptar, Poet)
Anton Nikë Berisha (Kosovë- Itali, )
Zef Skiro Di Maxho (Hora Arbëreshe, Itali)
Pandili Çina (Albani)
Xhevahir Spahiu (Albani, Poet)
Fatos Arapi (Albani, Shkrimtar)
Moikom Zeqo (Albani, Poet & Redaktor)
Sadik Bejko (Albani)
Akil Koci (Kosovë-A ngli)
Ndue Ukaj (Kosovë)
Luan Daka (Kosovë)
Basri Çapriqi (Kosovë (Ulqinak), Poet; Kryter i PEN-it ne Kosovë)
Ibrahim Kadriu (Kosovë, Poet & Redaktor)
Kolë M. Berisha (Kosovë, ish Kryetar i Parlamentit të Kosovës)

Feride Hyseni (juriste-Kryqi i Kuq i Republikes se Kosoves)

Xhevat Shkodra (Kryetar i Kryqit te Kuq te Republikes se Kosoves)


Fritz RADOVANI, pictor Australi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MAQEDONIA KUNDER IDENTITETIT NANE TEREZA, Posted 15 Mars 2009, 11:31
Imazh
KOHET E FUNDIT AUTORITETE MAQEDONASE NE KUADRIN E PERVETESIMIT TE NANES TEREZA DUKE E HEQUR NACIONALITETIN SHQIPTAR DHE KTHYER NE ATE MAQEDONASE. QEVERIA PO USHTRON DHUNE FIZIKE DUKE I SHKATERRUE SHTEPINE - MUZE TE NENES TEREZE PER ME ZHDUKE SEPARI GJURMET E HISTORISE SE LINDJES SE SAJ.
DHE ME E TMERRSHMJA DHE E PAPARANUESHME ESHT SE MBI THEMELET E SAJ DO TE NGRIHET NJE KISHE ORTODOKSE. NJE SHOQERI DHE NJE SHTET FONDAMENTALIST I STILIT MESJETAR VAZHDON TE USHTROJI DHUNE MBI REALITETIN HISTORIK PER SHKAKE TE QENES SE SAJ SHQIPTARE DHE VECANERISHT TE PERKATESISE SI KATOLIKE.
PRANDAJ SHQIPTARE TE MOS MERREMI ME GRINDJE KRAHINORE, FETARE DHE PARTIAKE SE SLLAVI I ESHTE VERSUL ME TERBIM FIGURES ME BRILANTE TE RACES SHQIPTARE DHE ASAJ BOTERORE.
COHUNI DHE TE BEHENA BASHKE E TI THEMI SLLAVIT QE NUK DON TE MIQESOHET ME SHQIPTARET:
STOP! LARG DUART NGA SHTEPIA E NENES TEREZA!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MAQEDONIA KUNDER SHQIPTARVE, Posted 01 Tetor 2009, 12:58
Akademia e Maqedonisë shtrembëron historinë dhe fyen shqiptarët
Imazh

Këtë enciklopedi duhet ta lexojnë kujdesshëm edhe historianët në Tiranë e Prishtinë, si dhe politikanët e atjeshëm “paqedashës dhe pro-evropianë”, që më në fund ta kuptojnë se si përdoret toleranca e tyre dhe cili është kontributi i tyre për mirëkuptim dhe bashkëpunim me këtë shtet fqinj
Që pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, kur Maqedonia u shpall shtet i pavarur, ajo është përfshirë në një konflikt me Greqinë për shkak të emrit. Për shkak të këmbënguljes së Greqisë, Maqedonia njihet nga OKB si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, ndërsa Shkupi këmbëngul në emrin Republika e Maqedonisë dhe shumë shtete, mes të cilëve edhe Shqipëria, në marrëveshje bilaterale e kanë njohur me këtë emër. Në fillim të vitit, Maqedonia nuk u anëtarësua në NATO së bashku me Shqipërinë dhe Kroacinë, siç ishte parashikuar, pikërisht për shkak të mosmarrëveshjes me Greqinë për shkak të emrit. Greqia, si anëtare e NATO-s, përdori veton kundër anëtarësimit të saj.
Por Maqedonia duket e pakujdesshme në marrëdhëniet me kombësitë e tjera, brenda apo jashtë saj.
Një enciklopedi e botuar së fundmi nga Akademia e Shkencave e Maqedonisë i ka zemëruar keq shqiptarët në Maqedoni dhe jashtë saj.
Në këtë enciklopedi pretendohet që shqiptarët janë vendosur në territoret e Maqedonisë së sotme në shekullin e 18 duke përzënë maqedonasit, për UÇK thuhet se forcat e saj u stërvitën nga britanikët dhe amerikanët etj.
Partitë politike dhe personalitete të kulturës shqiptare në Maqedoni reaguan menjëherë.
Partia Demokratike Shqiptare e Maqedonisë i kritikoi dje autorët e tekstit për nacionalizëm primitiv dhe falsifikim të historisë.
“Nacionalizmi primitiv që po shfaqet nga kjo qeveri po merr përmasa shqetësuese, pasi po bëhen falsifikime të historisë dhe po fyhen, jo vetëm shqiptarët, por edhe amerikanët e britanikët”, - deklaroi dje anëtari i Kryesisë së PDSH, Imer Aliu.
Partia tjetër parlamentare shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim, ishte në të njëjtën linjë me PDSH në kritikat e saj ndaj enciklopedisë maqedonase.
“Ky publikim është i papranueshëm, i pavërtetë, tendencioz dhe shovinist në raport me shqiptarët e Maqedonisë. BDI kërkon që kjo enciklopedi të tërhiqet”, - deklaroi anëtari i Kryesisë së BDI, Xhevat Ademi.
Ali Aliu është anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë. Dje ai u shpreh se enciklopedia e Shkupit është një projekt antishqiptar i financuar edhe me paratë e shqiptarëve të Maqedonisë.
“Është një projekt antishqiptar dhe është fatkeqësi që ky projekt financohet nga paratë tona. Shqiptarët fyhen dhe kjo gjë mbështetet nga autoritetet politike. Tirana nuk duhet të jetë indiferente”, - deklaroi Ali Aliu.
Për shoqatën e historianëve shqiptarë “Maqedonia, ngaqë është në krizë identiteti e shfryn gjithçka kundër shqiptarëve. Kjo enciklopedi përmban fyerje që tejkalojnë përmasat njerëzore.”
“Veprimet e vazhdueshme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë krijojnë përshtypjen që detyra e vetme e këtij institucioni është që të funksionojë si laborator për përvetësimin e figurave historike shqiptare, falsifikimin e historisë, në veçanti asaj të popullit shqiptar, si dhe të shpëlajë trurin e popullit të vet. Dyshojmë që projektet e ASHAM përpilohen në Beograd dhe kanë qëllime djallëzore”, - reagoi lëvizja qytetare “Zgjohu”.
Reagimi i Tiranës
Tirana politike vazhdoi të merret me punët saj me qetësi ditën e djeshme.
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i cili atë pak informacion që kishte për enciklopedinë e kishte marrë vetëm nga mediet, tha se Akademia e Maqedonisë duhet të kishte konsultuar faktet historike të botuara nga historianë të vjetër.
Historiani Pëllumb Xhufi u shpreh dje se “fakti që ndodh në shekullin e 21 nga një shtet që ka probleme të tjera, siç është çështja e emrit, është për t’u keqardhur. Ky qëndrim nuk gjen asnjë konfirmim historik, ndërkohë që burimet thonë se para shekullit të 15, trojet që sot i quajmë Maqedonia Perëndimore, konsiderohen si treva shqiptare me popullsi shqiptare.”
Studiuesi Dritan Egro deklaroi për mediet se Maqedonia është ajo që nuk përmendet para shekullit të 15 dhe se ajo u krijua si shtet për të kënaqur fuqitë e mëdha.
“Më duket e pavend sot, kur dokumentacioni historik për Maqedoninë, nga shekulli i 15, nuk përmendet fare. Ky shtet u krijua për të kënaqur fuqi të mëdha”, - u shpreh Egro.
Shkrimtari shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, shkruante dje në një koment (më poshtë po botojmë një fragment prej tij) se enciklopedinë e Maqedonisë duhet ta lexojnë me kujdes edhe “historianët në Tiranë e Prishtinë, si dhe politikanët e atjeshëm “paqedashës dhe pro-evropianë”, që më në fund ta kuptojnë se si përdoret toleranca e tyre dhe cili është kontributi i tyre për mirëkuptim dhe bashkëpunim me këtë shtet fqinj.”
gaz. ''Tema''
20.9.09
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MAQEDONIA KUNDER SHQIPTARVE, Posted 01 Tetor 2009, 12:59
Shkup, harrohet zyrtarizimi i gjuhës shqipe
25/06/2009
Në institucionet shtetërore të Maqedonisë nuk po gjen zbatim gjuha shqipe, edhe përkundër miratimit të një ligji. Qytetarët theksojnë se nuk vërejnë se ka ndonjë ligj, për shkak se ata vazhdojnë të drejtohen në gjuhën maqedonase
Ligji i miratuar për përdorimin e gjuhëve i promovuar tejmase nga koalicioni aktual qeveritar është vënë në heshtje totale dhe akoma nuk ka gjetur zbatimin e tij praktik.
Kaosi i krijuar për implementimin e këtij ligji nuk ka fund. Në shumë institucione shtetërore ka ngecje të mëdha dhe as që ka filluar faza e parë e implementimit praktik të këtij ligji. Mungon informimi praktik i përdorimit të gjuhë shqipe. Qytetarët shqiptarë në Maqedoni nuk janë të informuar saktësisht se sa lejon dhe ku lejohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në institucionet e shtetit dhe në çfarë mase është përdorimi i gjuhës së tyre amtare. Qeveria edhe përkundër miratimit të Ligjit të ri të gjuhës, akoma nuk ka ndërmarrë ndonjë fushatë për të informuar qytetarët rreth përdorimit të gjuhës së tyre dhe në cilat nivele institucionale.
Sipas Ligjit të ri, gjuha shqipe është zyrtare në të gjitha komunat ku popullsia shqiptare është mbi 20 për qind, ndërsa në komunat ku popullsia është nën këtë shifër, nuk lejohet përdorimi i gjuhës shqipe, kështu që shqiptarët e Maqedonisë Lindore nga Velesi e deri në Manastir dhe në anën tjetër në Ohër janë të sanksionuar rreth përdorimit të gjuhës shqipe. Komisioni Evropian në raportin e nëntorit për përparimet në Maqedoni ka kritikuar mënyrën e sjelljes në Parlament të këtij ligji duke drejtuar kritika nga partitë e maxhorancës./Ina/
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MAQEDONIA KUNDER SHQIPTARVE, Posted 01 Tetor 2009, 13:00
KUR SHQIPTARET E MAQEDONISE FALSIFIKOJNE HISTORINE TYRE


SHQIPTARËT – SHKENCA DHE POLITIKA
ora 12 pa pesë minuta
Imazh
ENGJELL KOLIQI

Edhe sot, kur themi se e kemi lirinë, historinë tonë na e sulmojnë dhe e falsifikojnë popujt përrreth, sidomos sllavët. Kësaj radhe, falsifikime të tmerrshme kundrejt historisë sonë kombëtare vijnë nga Shkupi – pikërisht nga “Akademia e Shkencave” dhe nga qeveria naciste e FYROM-it. Mjerisht, mund të konstatojmë se në një mënyrë, në enciklopedinë skandaloze e falsifikuese të “Maqedonisë”, kanë gisht edhe shqiptarët, sepse edhe në “Akademinë e Shkencave” e edhe në qeverinë e këtij vendi zënë kolltuqe edhe shqiptarë.

Edhe kësaj here u vërtetua se institucionet fetare dhe ato shkencore, në vendet sllave qeveritë e tyre i përdorin si armë të forta për t’i sulmuar shqiptarët dhe për të falsifikuar historinë tonë. Në këtë kontest, sa qesharak aq edhe sarkaik, duket deklarata e kryeministrit të atij vendi – Nikola Gruevski, i cili thotë se qeveria e ka financuar atë “encikolopedi” por e kanë hartuar “shkencëtarët”.

Po shqiptarët ku janë?! Lirisht mund të themi se shqiptarët e atjeshëm po prehen dhe po “pushojnë” në kolltuqet e “Akademisë së Shkencave” dhe të Qeverisë së Shkupit. Sa të ëmbëla dhe të këndshme ato kolltuqe – nuk braktisen lehtë. Ndërkaq shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës bëjnë seri nga larg dhe “kënaqen” me disa deklarata kritike prej së largu. Me plot të drejtë dhe me ndjenja frike, kemi thënë qysh te titulli se është çasti i fundit për të ndërhyrë në vetëmbrojtje. Ora është 12 pa pesë minuta.
Po, cilët jemi, me të vërtetë, ne shqiptarët?! Tashmë, mjerisht, e dijmë të gjithë se ndaj të huajve jemi shumë dorëlirë. Bile-bile kemi arritur aq larg, sa që na kanë shpjerë deri në breg të varrit dhe buzë asimilimit. Edhe trojet tona etnike po tkurren dita-ditës. Gjatë pushtimit mbi pesëshekullor të Perandorisë Otomane, ata që i duanin kolltuqet otomane, të pashallarëve, të deputetëve... i bindnin masat popullore dhe shumica e kombit tonë u islamizua, duke e pranuar fenë e pushtuesit dhe duke iu afruar identitetit kombëtar të tij. Mjerisht, deri vonë ndër shqiptarët me të madhe dëgjohej betimi: “N’kofsha turk”! Edhe sot, shumë shqiptarë e kanë kokën të kthyer kah Stambolli dhe vajtojnë për shumë mjerime dhe probleme të “vëllezërve arabë”.

Serbia si aleate e shumë vendeve arabe, në shumë lëvizje ndërkombëtare, në fenë islame nuk ndërhyri edhe aq shumë, por bëri shumë falsifikime të historisë sonë këmbëtare, derisa plot kisha katolike i falsifikoi dhe i shndërroi në manastire ortodokse serbe (atë të Graçanicës, të Deçanit etj.). pastaj, duke bërë shumë lojëra të fëlliqta, u “imponohej” shqiptarëve të martoheshin me serbë e me serbe, por fatmirësisht të tillët mund t’i numërojmë në gishta dhe në këtë drejtim Beogradi dështoi. Duke mos pasur sukses në shumë përpjejkje për falsifikimin e historisë sonë, Serbia arriti deri në opcionin e luftës, por fatmirësisht e humbi dhe Kosova përfundimisht u shkëput dhe filloi e po ecë mirë, nën petkat e shtetit të ri, me aspirata integruese euro-atlantike, aty ku duhet dhe meritojmë të jemi.
Mu për shkak të falsifikimeve historike, shtetit të vetëquajtur “Republika e Maqedonisë”, në rrugën e integrimeve euro-atlantike i dualën pengesa serioze. Fqinjtë – Greqia e Bullgaria vazhdojnë ta kërcënojnë me veto kundër pranimit të saj në BE dhe në NATO, për shkak të emrit dhe të identitetit kombëtar, që vazhdojnë t’i falsifikojnë. “Maqedonasit” që në të vërtetë janë njëfarë fisi bullgar, vazhdojnë të falsifikojnë historinë tonë, duke na quajtur “ardhacakë e pushtues”, ndërsa shqiptarët ruajnë e kruajnë kolltuqet qeveritare e akademike të Shkupit.

Është çasti i fundit të reagojmë. Ora është 12 pa pesë minuta dhe shqiptarët e atjeshëm duhet që si hap të parë të reagimit kundër “enciklopedisë” t’i braktisin ato kolltuqe – akademike dhe qeveritare në Shkup. Pastaj institucionet akademike dhe shtetërore të Shqipërisë dhe të Kosovës duhet të reagojnë ashpër dhe me argumente shkencore e politike. Ato institucione, pas këtij falsifikimi dhe provokimi shumë serioz, duhet të ndërpresin çdo bashkëpunim me Shkupin dhe me FYROM-in. Popullatës sllave të asaj republike pa emër dhe pa identitet, duhet t’i mbyllet çdo derë bashkëpunimi. Le të veprojmë menjëherë, të gjithë bashkë për intereset tona kombëtare! Le ta mbrojmë historinë tonë!
Shkruan: Engjëll KOLIQI
Garlate (Lecco), 22 shtator 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MAQEDONIA - SHQIPTARET NE BALLKAN, Posted 01 Tetor 2009, 20:07
II

Thonë armiqt tonë, si dhe do mbrojtësa të tyne, se vërtetë që kombi shqiptar asht ma i vjetri ndër popuj të Ballkanit dhe se ka nji dashuni të gjallë për liri dhe pamvarësi të veten; veçse shka se megjithëkëto, Shqipnia nuk mund të qitet shtet më vete sepse shqiptarët janë a) barbarë, b) nuk janë të zotët me përparue dhe me u qytetnue vetë dhe se c) eksperienca ka tregue se në kohën e Princ Widit, Shqipnia nuk mund të mbahet shtet më vete dhe krejt i pamvarun... Pra, simbas mendimit të armiqvet tonë, ose ma mirë me thanë, simbas fjalëve të vetë atyneve, lypset që Shqipnia të coptohet e t'u jepet atyne në dorë për me e sundue dhe për me vu rregull, - meqë shqiptarët janë barbarë e të egër e nuk janë popull që di me qitë shtet më vete, pra me qeverisë. Për me thanë të vërtetën, po të marrim parasyshë mjetet e mënyrën me të cilat ka nisë e vijue lufta e madhe europjane,( është fjala për luftën e parë botrore) kisha me thanë se barbarësia dhe egërsia e popujve ka pak ose aspak të përpjekun me dëshirën për liri e pamvarësi të tyne. Kur popuj e kombe, në emën të "qytetnisë" kanë vra e pre fëmijë, gra, pleq e të mbetun ( braktisur); që kanë ba me vdekun prej urie e gazepit me mijëra njerëzish të pafat në ditë; që kanë djegë e rrenue, jo vetëm katunde e qytete, por mbarë krahina të pamatuna; që kanë thye çdo të drejtë ndërkombëtare dhe njerzore dhe kanë pre në besë me qindra mijëra robsh të ramë në dorë, - e megjithate sot ata munden me qenë shtete të lira; - po atëherë, pse nuk mundet me qenë Shqipnia e lirë ku, nëmos tjetër, gra nuk vriten, ku nuk gjindet nji vorr i nji të vdekuni urie, ku ndorja e besa edhe ndaj armikut janë të pathyeshme? Serbt, në kohën e luftës Ballkanike, me shpata ua kanë çelë nanave shqiptare barkun dhe foshnjet e nxjerruna sosh, i kanë ndezë flakada porsi pisha për me shndritë natën me to, dhe sot Konferenca ua ka trefishue madhësinë e shtetit të tyne. Grekët kanë kryqzue gjinden shqiptare shi( bash) ne të XX qindvjetë, ndersa sot Konferenca e ka menden me ia dhanë mandatin që me i shtrue e me i qytetnue disa kombe të tjera, kupto, Shqipninë. Pra tash, shqiptari, i cili nuk i njef këto "qytetni" në veten e vet, pse s'mundet me dalë shtet më vete, i lirë e i pamvarun? Por edhe me pasë për ta marrë barbarinë si shprehje vetore të shpirtit të njeriut, unë mundem me thanë pa droje kundershtimi, se kombi shqiptar nuk asht diftue aspak ma i egër e barbar se disa kombe të tjera të qytetnueme, kur këta kanë qenë po me ato mndorje (garanci) që ka pasë kombi shqiptar. E për mos me shkue tepër gjatë, këtu nuk po u përmend se si spanjolët kanë mbytë ma se 15 miljon hindjan të Amerikës, siç e kallzon imzot De La Casa në nji relacion që i bani mbretit të Spanjës. Dhe as po e zgjas se si Henrikët dhe Elizabetet e Anglisë i kanë vu reformat besimtare në mbretni të vet; vetëm po due me ju qitë ndër mend kobin dhe hallin e zi që e mbuloi këtë të bukurin kombin tuej, (është fjala për Francën ku u mbajt Konferenca e Paqes) i cili qe gjithmonë shkolla e lirisë dhe e qytetnisë. - Atëherë kur populli francez, në kryengritjen e vitit 1789, mbrrijti me marrë armët në dorë dhe me i rrëzue autoritetet e nderueme, ju Zotni, e dini fort mirë, se si ky popull francez, që edhe atëherë ishte pasqyra dhe modeli i elegancës dhe politesës, jo vetëm që e lau tanë Francen me gjakun e vëllazënve të vet, por nuk i fali as rreshtnat e atyne fatosave të cilët aq lumni e nderë i kishin sjellë "a la grande nation", po due me thanë se i kanë dhunue deri kockat në vorr martirëve të vet. Me këtë rast po due t'ju qes ndër mend sa gjaqe e sa dhuni bahen shi ndër këto kohët tona, në atë lulishten e Europës që asht Italia. Shumë e njohtuna e përkohshmja e Romës "La civilta Cattolica" në numrin e vet të dhjetorit të 1914, botonte nji artikull interesant të quejtun "Il pericolo interno", ku, me statistika në dorë, thotë se në Itali, për njizet vjet rresht, që nga viti 1894 e deri më 1914, kanë ndollë nga njiqindmijë vrasje në vit, me nji përqindje tre për qind të popullsisë. Kur pra në mjedis të nji mbretnie të qytetnueme si Italia, që asht vendi i bukurisë dhe i fisnikrisë, e ku ka polici e gjendarmeri e ushtri e flotë detare, të ndollin kaq gjaqe e vrasje, atëherë pse Shqipnisë nuk mund t'iu njihka e drejta e lirisë dhe e pamvarësisë ku, megjithse nuk ka as polici, as gjendarmeri, as ushtri kombëtare, as gjykatore, as shkolla e institucione të tjera kulturore, numri i të vramëve, - siç dihet prej statistikave, - memzi mbrrin në nji për qind në vjetë? Ah, po, duket çiltas, se nuk "duen" me e qitë Shqipninë shtet më vete e të pamvarun, dhe kjo jo sepse shqiptarët na qenkan barbarë e të egjër, por sepse këta nuk kanë sot për sot nji ushtri e nji flotë të veten me të cilën të mund t'u dalin zot tagreve të veta. Ose thanë ma qartë, u vehet kamba shqiptarëve vetëm sepse këta janë ma të ligësht (dobët ushtarakisht) dhe jo sepse janë ma barbarë se kombet e tjera të Ballkanit.

Por këtu tash vjen edhe puna e gjakmarrjes, - la vendetta, - prej të cilit fakt armiqt tonë si edhe kumbarët e tyne, duen me e pru si argument për barbarësinë dhe egërsinë e kombit shqiptar. Askush ma fort se unë, - si nji Prelat kishtar (shërbyes i kishës) nuk mund ta dënojë punën e gjakmarrjes në vetvete e ta marrë si nji fakt të çveshun prej mndorjeve( kushteve, ligjeve) ndërmjet të cilave kjo ndollë. Veç shka se, për me e caktue gjendjen shpirtnore, asht apo nuk asht barbare në nji njeri ose në nji komb, nuk duhet të mirret aq në kujdes fakti sa shkaku psiqik që e shtyn njeriun ose nji komb me veprue kështu. Bie fjala: Kanibali mbyt nji njeri, por edhe gjykatësi europjan e mbyt nji njeri. Tash, a mund të themi se të dy janë njisoj barbarë? Jo. kanibali e mbyt njeriun për me i hangër mishin, dhe prandaj si rrjedhojë, asht barbar. Ndersa gjykatësi europjan e mbyt njeriun, por jo me i hangër mishin dhe as për me e shfry mëninë e vet mbi të, por për ta pshtue shoqninë prej nji elementi të rrezikshëm, e bash për këtë nuk asht barbar. Në se e marrim punën pra nga ana psikologjike, unë them se çashtja e gjakmarrjes në Shqipni, nuk asht nji argument i cili sherben për me përcaktue barbarinë dhe egërsinë e kombit shqiptar, por ky asht si rezultat i disa mndorjeve ( ngjarjeve, ligjeve) të cilat nuk mvaren prej shpirtit të këtij kombi.
Simbas kanunit, i cili asht të shprehunit e shpirtit të kombit shqiptar, çdo vrasje asht e ndeshkueme me dekë. Dihet se, simbas kanunit, po t'i kishte ra në dorë gjaksi autoritetit ekzekutiv të kanunit, ky do ta kishte mbytë atë në vend, pa kurrfarë ngurrimi.( Sipas kanunit, pleqt e fisit gjykonin për vrasjen e bërë nga një person. Në se kjo vrasje duhej shpaguar, atëherë vetë pleqt e vrisnin fajtorin po ta kishin pranë, dhe kështu "gjaku" mbyllej. Përndryshej gjaksi ose ngurrohej ( mbyllej) brenda shtëpisë, ose ikte në një fis tjetër). Por qe se gjaksi shpesh ikë, lëshon vendin dhe struket larg, si mik, në mbrojtje të nji Bajraku tjetër, tuj i pshtue kështu gjyqit të Bajrakut të vet. Duhet dijtë se në Shqipni, miku asht i patrazueshëm dhe nuk mund të preket prej kurrkuj. Sepse po ndolli që ndokush ia ngau mikun kujt, kjo "dhunë e bame ndaj mikut", s'mund të lahet ndryshe veçse me gjak prej anës së mbrojtësit të tij që e ka marrë mndore ( dorezim). Kështu ndoll që autoritetet e Bajrakut të gjaksit nuk kanë mujt me i dhanë ndeshkimin e dekës tuj qenë se po ta kishin vra në ndoren e nji Bajraku tjetër, do të ishte ngrehë luftë ndërmjet këtyne dy Bajraqeve. Për mos me i dhanë shkas pra nji lufte civile, autoritetet e Bajrakut të gjaksit, ia djegin shtëpinë gjaksit, - i vetmi ndeshkim që simbas mdoreve të vendit, mund t'i bahej atij, - e përsa i përket ndeshkimit të vdekjes, ia len këtë përlim ( të drejtë) shtëpisë së të vramit që ta kërkonte dhe ta vriste gjaksin, por jo si nji bajrak me tjetrin. Këtë punë kanë mbrrijtë me e ba autoritetet e Bajrakut, tuj qenë se në sy të tyne çdo njeri që asht i zoti i armës, quhet edhe si ushtar i bajrakut. Për ma tepër duhet dijtë edhe se këto vendime të kanunit kanë qenë njohun edhe zyrtarisht prej Sovranit të vendit që ishte në këtë rast Sultani i Stambollës. Shqiptari pra, tuj vra gjaksin e vet, nuk ban tjetër veçse çon në vend nji ligj të cilin ai e mban si të drejtë. Në se duem të flasim në pikpamje psikologjike, veprimi i atij që merr gjak asht nji veprim i ligjshem e nuk mund të quhet kurrë uhamarrje, vendetta. As xhelati i Luigjit të XVI, i cili ia preu kryet mbretit, nuk pyeti fare a ishte e drejtë apo jo me ja pre kryet këtij, por e mbyti se ishte i bindun se ligji ishte i mirë dhe i bazuem në arsye. Qe përse atij nuk iu desh t'i përgjigjej (të japë llogari) askujt për premjen e kokës së krajlit të Francës dhe as sot e kësaj dite askush nuk thotë se ai qe nji njeri barbar. Se vrasja e gjaksit nga pikpamja psikologjike nuk asht nji vendetta, dan (duket) edhe për faktin se vrasja ndermjet dy familjeve hasme, nuk shtyhet në nji numër të pacaktuem, por, nji të vrame gjaksit, dy familjet marrin e japin njana me tjetrën si me të gjitha familjet e tjera të Bajrakut, - pak a shumë, aq sa marrin e japin ndermjet tyne shtetet e mëdha e të qytetnueme të Europës mbas nji lufte botnore.
Por asht edhe gabim me thanë se të marrunit e gjakut shënon barbarinë e nji kombi, në qoftë se ne nën fjalën barbari kuptojmë egërsinë ose breshtninë ( degjenerimin) e shpirtit të tij, ashtu siç duen me e kuptue kundërshtarët e tonë, kur e kanë fjalën për kombin shqiptar. Të marrunit e gjakut buron prej mndorjeve (ligjeve ) të jashtme dhe prej të metave të organizimit shoqnor të nji kombi, dhe jo gjithmonë prej gjendjes shpirtnore të tij. E vërteta e këtyne fjalëve përcaktohet edhe prej historisë së popujve për të cilët nuk mund të thohet se kanë qenë të egër e breshtnorë. Në Biblën shenjte lexohen këto fjalë: Në se dikush godet një tjetër me gur dhe mund t'i shkaktojë vdekjen, ai asht një vrasës dhe asht i dënuem me vdekje. Njeriu i ngarkuem me hakmarrë viktimën, e vret vrasësin me rastin e parë. (Num. XXXV, 19, 21) Po kështu edhe në Iliadë, në librin e IX, gjejmë këto vargje që unë po i la simbas përkthimit të Montit:".........Il prezzo qualcuno accetta del'ucciso figlio o del fratello; e l'uccisor, pagata del suo fallo la pena, in una stessa citta dimora col placido offeso." (Ndëshkimin sejcili e pret si të drejtë për vrasjen e të birit ose të të vëllait; dhe ai që e bën këtë vrasje për shpagim, mund të jetojë pastaj i qetë në të njejtin qytet me atë familje së cilës i bëri vrasjen - fyerjen e parë.)
Duket pra mirëfilli se prej të marrunit të gjakut - vendetta - nuk mund të thohet se kombi shqiptar asht barbar e që nuk asht i zoti me u qeverisë në vetvete dhe i pamvarun. Por "JO!" thonë kundërshtarët tonë. Të metat e organizimit shoqnor, si dhe të marrunit e gjakut në Shqipni, nuk janë të shkaktueme prej mndorjeve ( faktoreve, ligjeve ) të jashtme, por rrjedhin prej gjendjes shpirtnore të egër të kombit shqiptar. Me fjalë të tjera, shqiptari vret njeriun për instikt dhe jo për nji arsye e cila edhe mbas mentalitetit e bindjes së tij, të jetë e mbështetun mbi nevojë të të ruejtunit të jetës, të gjasë ose të nderit të vet. E për në qoftë se asht e vërtetë, - sikurse njimend asht e vërtetetë! - se poezia popullore asht pasqyra e shpirtit të nji kombi, kjo duket çiltas, - thonë ata, - prej kangëve popullore shqipe, sepse të tana, ose gati të tana, tregojnë punë të veçanta vrasjesh ose gjaku.
Por edhe këtu danë mirfilli se kundërshtarët tonë ja kanë zejen ( zanatin) shpifjeve dhe gënjeshtrave e se kësodore ata flasin jo sepse kanë dëshirin që të vihet paqja ndërmjet kombeve, por sepse e lakmojnë këtë tokë shqiptare.
Asht e vërtetë se poezia popullore shqipe tregon punë të veçanta vrasjesh dhe gjaku; por kjo nuk don me thanë se kombi shqiptar vret njeriun për instikt. Shqiptari nuk i këndon çdo lloj vrasjeje dhe gjaku. Ai këndon vetëm për njato vrasje dhe gjaqe të cilat janë ba vetëm me i dalë zot jetës, gjasë dhe nderit dhe se për me u krye nji veprim i tillë, lypet nji forcë e nji trimni e jashtzakonshme, ashtu siç mundet me u vërtetue ndër kangët heroike shqiptare të mbledhuna në vëllimet VISARET E KOMBIT.
Ata thonë se këto vrasje e gjaqe nuk janë të bame gjithmonë për nji interes të përgjithshëm dhe se çmimi i nderit të njeriut në Shqipni nuk asht i matun gjithmonë simbas kriterit të kombeve të qytetnueme. Por kjo nuk don me thanë se kombi shqiptar asht i egër dhe barbar; por don me thanë se organizimi shoqnor i tij ka nevojë me u përmirësue dhe se do( disa) parime morale ende s'janë zhdrivillue plotësisht në Shqipni. Na këtu nuk po flasim për moralitet të akteve të nji legjislacioni, por po flasim për "movent" (shtytje) të këtyne akteve. Prandaj e theksojmë se vrasja në Shqipni nuk bahet për instikt, por për nji "shkak" i cili simbas mentalitetit të kombit asht i mirë dhe i arsyeshëm. Prandej për këtë, populli shqiptar nuk mund të quhet i egër e barbar. E mos të harrojmë se edhe ata paladinat e Ariostit dhe kreshnikët e Tassos,( Personazhë të poemave të poetëve italianë Ariosto dhe Tasso) nuk kanë luftue gjithmonë për interes të përgjithshëm dhe as që kanë qëndrue gjithmonë për nji nder të kuptuem simbas parimeve të Etikës së popujve të qytetnuem. Por, për me e diftue egërsinë e kombit shqiptar dhe pazotsinë e tij për me u qeverisë më vetvete dhe i pamvarun, kundershtarët tonë kapen edhe në nji punë tjetër. Ata thonë: Nuk mbahet mend në histori se kombi shqiptar asht gjetë kurrë i bashkuem e i unjisuem mnja ( në unitet) si shtet, por gjithmonë, - si edhe sot, - ai shfaqet i ndamë në Fise e Bajraqe, gja kjo qi ndollë vetëm nder kombe të egra.
Këtë fjalë ka mujt me e thanë edhe me e shkrue edhe ndonji dijetar i cili drejt për drejt nuk hyn në numrin e frotës ( grumbull rrugaçësh) së armiqve tonë. Ata thonë se kombi shqiptar nuk shfaqet në histori i unjisuem në nji bashkim qi të ketë pasë formën e shtetit. Ne na duket se këta dijetarë janë si të ngutun në dhanjen e këtij gjykimi. Asht e vërtetë se mundet me qenë që ky komb të shfaqet në histori si gjithmbarë i unjisuem në nji shtet nën emnin Shqiptar ose Albanensis, nën të cilat emna historia e tashme e quen kombin shqiptar. Por duhet dijtë se fjala shqiptar dhe albanensis nuk shënon individualitetin etnologjik të familjes së këtj kombi. Fjala "shqiptar" vjen prej verbit "me shqiptue", e që don me thanë "enuntiare", "exprimere"( njoftuar, shprehur) dhe shënon njeriun që mundet me folë dhe me qenë kuptue në këtë gjuhë prej të tjerëve. E prandaj "shqiptar" asht edhe francezi për francez, kinezi për kinez, hindjani për hindjan etj. Pra mjaft që ta kenë gjuhën amëtare së bashku. Për antonomazi pra, dhe vetëm përpara kuptimit të kombit shqiptar, fjala shqiptar shënjon kombësi; sepse në vetvete, siç e thamë ma sipër, nuk e ka këtë kuptim. Po kështu edhe fjala "albanensis" nuk përcakton individualitetin etnologjik të nji familjeje kombëtare, por shenjon popullin që banon në Albanie ose Shqipni.
Tash përpara se ndokush mund ta thonte me arsye se kombi shqiptar nuk shfaqet kurrë i bashkuem në nji shtet, kishte me u dashtë ma parë që historia të caktonte se nga e ka rrajën ky komb, kë ka fis e vëlla mbi botë, - sepse ky nuk ka mbijt vetvetiu mbi botë, - e se deri ku përfshihej vendi i tij. Por këto historia ende s'i ka përcaktue, e kushedi se kur ka me mujt me i përcaktue, sepse historia e kombit tonë gjindet e shtjellueme mbrenda hijeve të muzgëta të kohëve ma të vjetra. Masandej do të ishte dashtë që historiografët e hershëm, mbi të cilët mbështeten historianët e sotshëm, t'i kishin dajtë me nji emen të vetëm të tanë elementet prej të cilit përbahet ky komb. Kush mundet me e thanë me siguri se shqiptarët, ilirët, maqedonasit, thrakejt, epirotët janë që të gjithi të nji fisi apo jo? Prandaj kurrkush nuk mund ta thotë me siguri se shqiptarët s'kanë qenë kurrë të bashkuem më nja dhe s'kanë qenë shtet më vete.Por edhe po e zamë se shqiptarët s'kanë qenë kurrë të bashkuem në nji shtet të vetëm. Megjithkëtë armiqt tonë nuk kanë arsye kur thonë se për këtë shkak kombi shqiptar nuk duhet qitë shtet më vete, por ky vend duhet nda ndërmjet tyne si gja e pazot. Kush i mban mend grekët të bashkuem nën nji skeptër dhe kunorë mbretnore përpara së XIX qindvjetë? Sa jetë ka flamuri i Greqisë? Jo vetëm që grekët edhe në kohën ma të lumnueshme të historisë së tyne s'kanë qenë të bashkuem nën nji shtet, por këta kanë thirrë ushtritë e hueja për me shtypë shoqishoqin shi ( bash) mbrenda kufijve të vet. E pse pra shqiptarët, të cilët gjithmonë ia kanë vu pushkën të huejve, dhe që qenë faktori ma i parë i pamvarësisë greke, nuk duhet të kenë liri dhe pamvarësi për arsye se s'na paskan qenë kurrë të bashkuem në nji shtet? Siç e dishmojnë vetë diplomatët e sajë, Franca ka hy në luftë botnore vetëm për me i dalë zot integritetit dhe pamvarësisë së Serbisë. Epo, aso kohe, serbt nuk kanë qenë të bashkuem me Kroaci e Mal të Zi e Sloveni, me të cilët sot po thohet se na qenkan të tanë prej nji fisi. Mirpo nuk po kuptohet qartë arsyeja përse sot shqiptarët do të bahen rob të serbëve dhe të grekëve. A për arsye se deri dje edhe kombi i tyne nuk ka qenë i bashkuem në nji shtet të pamvarun?
Mandej, sa për atë fjalën tjetër që thonë kundershtarët tonë, se kombi shqiptar duhet mbajtun për barbar për arsye se asht i ndamë nder krahina dhe fise, nuk duket se asht ma me themel se ato të shpifunat e tjera mbi të cilat u fol ma sipër. Tuj qenë e themelueme jeta shoqnore mbi bashkësi të interesave, prej vetit vjen si rrjedhojë se shteti, i cili ngallitet (mbahet gjallë) prej asajë bashkësie, nuk mund të përshtrihet ma përtej se sa i mbërrin forca që do t'i mbrojë ato interesa. Tash, tuj qenë se populli shqiptar, për shkak të pushtimeve të huej të vazhdueshme, nuk mujt me i organizue forcat e veta në mënyrë qi me mbrojtë e me drejtue interesat e përbashkëta të kombit, këtij iu desh domosdo me u nda në disa grupe ma të vogla, e aty, përmbrenda qarkut të mundësisë që natyra dhe pozicioni gjeografik u jipte do familjeve me u vëllaznue dhe me i mbrojtë interesat e veta, me modelue "shtetin" e me organizue jetën e vet shoqnore. Dhe ky ishte i vetmi sistem jete shoqnore që mund të realizohej deri më sot në Shqipni. Në njanën anë shqiptari nuk donte t'i shtrohej pushtuesit të huej, në anën tjetër pushtuesi i huej nuk e lente shqiptarin me i organizue forcat e veta në mënyrë që ky ta shtrinte pushtetin e vet mbi të gjithë kombin. Shqiptarit iu desh me e lokalizue pushtetin e vet në krahina të veçanta tuj i mbajtë së bashku parimet e kanunit kombëtar si rregull jete. Prandej fakti që kombi shqiptar gjindet i ndamë ndër fise, nuk rrjedh prej shpirtit të tij ekcentrik dhe barbar, por prej mndorjeve (faktoreve ) të përjashtme të cilat ai nuk kishte mënyrë se si me i shndërrue.E, me e vertetue se kombi i ndamë në shumë fise nuk asht gjithmonë barbar, mundet me u vërtetue edhe prej historisë. Në kohën kur Filipi i Maqedonisë kërcënonte republikën e Athinës, kjo republikë zu me u forcue për t'i ba ball armikut e kështu mëkambi nji ushtri prej 500 vetash kambësorë dhe 50 kalorës të armatosun, gja kjo që mundet me u lexue në Filipiket e I të Demostenit. Prej këtyne shifrave duket kjartë se Republika e Athinës, në kohën e Demostenit, nuk dij a mund të kishte qenë shumë gja ma e madhe se ndonji fis i Shqipnisë. Por megjithkëtë, s'e besoj se kundërshtarët tonë mund të thonë se Atdheu i Demostenit ka qenë barbar për arsye se kjo republikë ka qenë ma e vogël se Serbia.
Së mbrami, kundershtarët tonë thonë se shqiptarët janë jo veç barbar, por, për ma tepër, shpirti i tyne asht i ngathtë e i plogësht aq sa mos me mundë kurrë me u qytetnue e me përparue. Ka pasë thanë nji gjakovas i motshëm: "Shtanga e thyen nji herë shtangën, por fjala s'e mund kurrë fjalën!" Prandaj unë këtu nuk po due me u hallakatë fort ndër fjalë, veçse me arsye të forta, - të cilat janë shtanga në nji kuvend burrash të mendshëm, - due me diftue se shpirti ose psikja e kombit shqiptar nuk asht aspak ma e ngathtë se ajo e sllavëve.
Psiqikja e nji kombi ndanë ma së miri në poezinë popullore të tij. Le ta përballësojmë ( krahasojme ) pra poezinë popullore shqipe me atë të sllavëve.
Tuj gjikue simbas poezisë popullore të sllavëve të jugut, rodi (lloji ) i poezisë që zotnon ma shumë ndër ta, asht legjenda. Legjenda, siç dihet prej natyrës së vet, kërkon me lurtue (përkëdhelë) veshët e të mëdhejvet, e prandej këtë rodë poezie e gjejmë të përhapun sidomos ndër epoka dhespotizmi dhe autokracie si dhe ndër popuj të cilët ndjenjat e lirisë nuk i kanë fort të shqueme, gjithashtu që nuk kanë shpirt iniciative në vetveti. E të këtillë janë sllavët, përposë malazezve të cilët janë të shartuem me fort se me të tjerë, me shqiptarë. Sado që sllavët janë nji familje e madhe fort në Europë, megjithkëtë, të thuesh deri dje i kemi pa tuj u vu pa za nën zgjedhë të nji Cari ose të nji Habsburgu, kush nën tirani të nji Kalifi ose të nji Dhespoti autokrat dhe që për t'i pshtue robnisë së huej, i asht dashtë gjithmonë ose nji kombinacion politik, ose ndihma e nji të treti i cili i ka pshtue për me i pasë ma vonë si mashë për vete.Por prej poezisë popullore del në shesh edhe nji tjetër njollë e psikes sllave. Fatosat e kombit sllav, ashtu siç i paraqet poezia e tyne popullore, nuk janë njerëz të nji force të jashtzakonshme, siç asht Akili, Diomedi, ose Ajaksi në Iliadë. Nuk janë as vetje gati të hyjnueshme si Luciferi i Miltonit në "Parrizin e djerrun" (Poeti anglez Milton ka shkruar poemin "Parajsa e humbur"), por janë do përbindsha të përçudnuem. Kështu bie fjala, Kralievi Marku, tash këcen me sharcin (kalin) e vet prej nji mali në tjetrin, tash han 50 okë groshë në hae (gjellë) tash pi venë me legena 12 okësh, tash e hedh topuzin tre dit udhë larg e tj. Kisha me thanë se madhnia e këtyne fatosave përngjanë ma fort me madhninë e nji sfingsi që nuk asht as shtasë, as njeri e që s'ka asgja me natyrën e mendjen e njeriut. Ai asht nji peshë shtjelli (përzierje përbindshi) të çuditshëm që nuk thotë asgja e as që duhet gja. Tuj i ndi ato kangë, shpesh herë të duket vetja se je në ato kohë kur flitshin zogjt e hardhuckat, e kur ujku e dhelpna ishin ndrikull e kumbarë; pra në nji kulturë hindjane kur poezia i përziu dhe i bani përshesh sendet e mbinatyrshme me ato të natyrshmet tuj përftue kështu sfingset, piramidat dhe poemat e pafundshme.

Mbasi pra vjershëtori sllav, për me mujtë me ba përshtypje në mende e në zemër të popullit me poezitë e veta, duhet me e thanë se asht ngushtue me përftue do forma krejt shpellanike si dhe fatosa matrahula e maluketën,(të çmendur e përbindsha) meqë mentaliteti i atij populli nuk asht i zhdrivilluem aq sa me i kuptue plotësisht përmasat e numrit, të peshës e të masës dhe se prandaj ka mbetë ende në nji shkallë mjaft të ulët të qytetnisë.Asht e vërtetë se poezia popullore sllave ka nji trajtë të përjashtme fort të bukur; por kjo nuk rrjedh prej njomësisë së ndjesive të shpirtit të tij, por prej servilizmit që e dallon. Tuj i pasë sherbye gjithmonë tiranit të huej, ose tiranit të vet, ai, për me e lurtue e për me ia këndellë veshët atij, ka qenë i ngushtuem me zgjedhë fjalë e thanje sa ma të hijshme ndër poezitë e veta. Askush nuk ka mënyra ma të bukura në të folun se ata që sherbejnë ndër pellaze të mbretënve. E nuk ka pse të thojë kush ndryshe, sepse edhe kombet e qytetnueme i kanë këto forma shpellanike e të përbindshme ndër poezitë e veta, si bie fjala Ipogrifi i Ariostit. Poetët e kombeve të qytetnueme i bijnë këto forma jo si nji ideal të vetin, por si nji çudë, nji shtriganeri ose si nji shprehje të mentaliteteve të kalueme. Përderisa shkohet deri aty sa sllavi Kraleviç Marku nuk do të kishte qenë Kraleviç Mark po nuk i hangri 50 okë groshë në hae dhe kali i tij mos të hidhej mal mbë mal.
Ndërsa poezia popullore shqipe asht krejt ndryshe. Shqiptari, ndër poezitë e veta, nuk këndon për të tjerë, ai këndon vetëm për vete. Ndër lufta e ndër punë trimënie, ai nuk i ven shenj fakteve; ai shqyrton vetëm rrezet e namit e të lumnisë të cilat shkrepin prej atyne fakteve. E kështu kah nami e lumnia asht prirë ideali i tij dhe prej këtij ideali i mbushet shpirti me entuzjazëm, i gufon vetvetiu zemra ndër kangë të cilat i këndon si ai zogu i verës i cili këndon jo për me e ndi të tjerët, por sepse nuk i rrihet pa këndue ndër blerime dhe hije të rinjta të lugjeve mbi ato stome gurrash të argjanda. E kah ai nuk i ka shërbye kurrë kujt, fjala, thanja si dhe krejt forma e mbrendshme dhe e jashtme e poezisë, i ecë, tash e ambël si pranvera e Arbrit, tash e rrëmbyeshme si ato përrojet e Bjeshkëve të Namuna ku era ulurin andej nga vjeshta. Ai nuk i dron (nuk i ka frikë- siç e kishte sllavi frikë Carin ) nipat e fatosave të cilët i këndon ndër kangët e veta, e as që ja ka nevojën e tyne. Ai këndon lirshëm, si të ishte i vetëm mbi botë, botë e cila për te përmblidhet krejt mbi ato maje malesh ku veten e mban mbret. Asht pra poezia nji Ode e rendit të parë saqë, s'ka shumë vjet, filologu i përmendun i universitetit të Gracit, profesor Meyer, thonte se poezia popullore shqipe, prej pikpamjes estetike, asht ma e bukura ndaj të gjitha poezive të tjera të Europës.
Për ne daçim pra me e gjykue punën simbas kritereve të njohtuna të psikologjisë, njani ndër të cilët asht shi poezia popullore, do të themi se psika shqiptare, përsa i përket lakmimit për qytetni, i rrin përballë psikes sllave, ashtu siç i rrin përballë Legjenda Odes. Kjo na ban të kuptojmë se psika sllave asht ma pak e zhvillueme se ajo e kombit shqiptar. Dhe për me e përforcue edhe ma shumë këtë mendim timin, këtu due me ju pru edhe disa fakte prej të cilëve Zotnia juej ka me pa edhe ma kjarisht se kundershtarët tonë gjykimin e vet mbi shqiptarët, e japin jo simbas së vërtetës, por simbas interesit të tyne.

Sllavët e Malit të Zi, ku prej forcës së pozicionit gjeografik të vendit, ku edhe se vetë e kanë zanat pushkën, gjithmonë kanë qenë të lirë e më vete. E për ma tepër, për ma se 50 vjet rrjesht, sa mbretnoi mbi ta Nikolla i I-rë, kanë pasë nji formë qeverie të thuesh kryekëput si nder kombe të tjera të qytetnueme. E mirë pra atëherë: Në të tanë Malin e Zi, kur ka nisë lufta turko-ballkanike, ka qenë vetëm nji shtypshkrojë e vetme qeveritare si dhe kanë pasë nji të vetme fletore politike, e edhe kjo qeveritare. Por nuk ka pasë asnji shkollë të mbajtun me paret e popullit. Ndërsa që në Shqipni, që prej viti 1908, kur qe shpallë Konstitucioni i Turkisë, e deri në fillim të luftës ballkanike, pra në ma pak se katër vjet, u ngrefën shtatë shtypshkronja, u themeluen ma se njizet fletore politike e të përkohshme, u çelën nji shkollë Normale e nja tridhjetë të tjera fillestare, e të tana të veçanta e të mbajtuna vetëm me pare të kombit shqiptar. U përpiluen të tana tekstet për shkollat fillestare e njado (disa) edhe për shkolla të mesme. E kështu, sot më sot, mësimi jepet shqip ndër të gjitha shkollat e Shqipnisë. Janë botue edhe shumë vepra letrare me randësi të cilat e kanë çue nalt ndjesinë kombëtare tuj i dhanë në pak kohë shumë zhdrivillim gjuhës shqipe, fakt ky që, në kohë të pushtimit austro-hungarez, kjo gjuhë qe përdorue për gjuhë zyrtare ndër të gjitha zyrat administrative. Mbrenda kësaj kohe qenë mbajtë tre Kongrese Gjuhësie ( pra nuk është Kongresi i parë i gjuhës shqipe ai i mbajturi në vitin 1972) si dhe qenë disa shoqni letrare, e tj. e tj... E gjithë kjo veprimtari asht zhvillue pa kurrnji ndihmë prej anës së qeverisë.
E po përse tash, inteligjenca sllave, e cila në Mal të Zi, gjatë 50 vjetëve jetë kostitucionale nuk përfton (nuk krijon) kurgja të re në lamë të qytetnisë, na duhet sot të mbahet si ma e naltë dhe ma e hollë se inteligjenca shqiptare e cila në pak vjet krijoi nji gjuhë letrare dhe asht e ngjizun me nji mentalitet të ri për kombin? Zotni! Le të lihet nji herë në paqe shqiptari dhe le t'i jepet kohë me nxanë, dhe atëherë ju keni me pa se ai ka me shkue gjurmë më gjurmë ( hap pas hapi ) me kombe të tjera të Ballkanit gjatë rrugës së qytetnimit dhe të përparimit.
Kombi shqiptar i ka dhanë burra në za për urti perandorisë së Bizancit. Diplomatët ma të mirë dhe gjeneralët ma të vlefshëm të mbretnisë së turkisë, shqiptarë kanë qenë. Shqiptar ka qenë edhe statisti italian Françesk Krispi, kështu shqiptar ka qenë edhe Papa Klementi i XI-të si edhe Kardinal Albani. E në se bazohemi në memorandumin e shkruem nga Venizellosi, të cilin ia ka paraqitë Konferencës së Paqes, shqiptar asht sot edhe gjeneralisimi i ushtrisë greke.
Por, për me ju a mbushë mendjen edhe ma mirë se kombi shqiptar nuk e ka namin ma të vogël se kombet e tjera të Ballkanit, këtu due me ju pru fjalët që shkrimtarë me vlerë kanë lanë të shkrueme mbi shqiptarët. Shkrimtari francez Hecquard, në librin e vet “ Histoire et descriptions de la Haute Albanie” , ka shkrue se në histori të shqiptarëve "ndeshen prova të lumnueshme energjie, inteligjence dhe aktiviteti." Ma poshtë thotë: "Ata kanë ruejt doket e burrninë ashtu si vetëm mund ta ruejshin burrat e hershëm të cilëve u këndohet kanga. Për ma tepër, githmonë këta i kanë dhanë burra në namë e në za Greqisë së hershme, Perandorisë së Bizancit, Turkisë e Greqisë së kësokohshme". Mandej Lordi Bajron gërthet nga ana e vet: "Përmbi karpa të Sulit e gjatë bregut të Pargës, ka burra si veç motit i bajshin nanat dorike; atje ka ende do familje për të cilat kisha me thanë se janë të fisit e të gjakut të Heraklidëve." Dëshmi janë këto, Zotni të mij, të cilat kishin me ja shtue namin edhe nji kombit ma të madh e të qytetnuem.

III

Tash, Zotni, mbasi ju diftova se kush janë dhe shka janë shqiptarët, më duhet t'ju flas për të drejtat e tyne. E po ju tham se shqiptarët kanë të drejtë a) për nji pamvarësi politike; b) gjithnji mbrenda kufijve gjeografikë e etnografikë të Shqipnisë. Mbi pamvarësi të kombit shqiptar nuk kam shumë fjalë me ju thanë. Dihet se kjo e drejtë ka qenë njohtë, sigurue dhe dorëzanue (garantuar) me nji traktat të Pushteteve të Mëdha të Antantës, pra, me fjalë të tjera edhe prej Francës, që prej Nandorit të vitit 1912 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Këto Pushtete mandej ia kanë ba me dijtë botës mbarë se traktatet ndërkombëtare ata nuk i mbajnë për shtupa letre,( dokumenta të zhubravitur për kosh) por i respektojnë si akte të cilat prekin nderin e kombeve që i kanë nënshkrue. E njimend, po e zamë se anglezi thotë se ja ka nisë nji lufte të përgjakshme e të shëmtueme, por këte e ka ba vetëm për erz të dorës( firmës) që ai e ka pasë vu për pamvarësi dhe neutralitet të Belgjikës. Pamvarsia e kombit shqiptar pra, në se do marrë si nji punë e kryeme dhe e dorëzanueme mbi erz (nder) të kombeve të mëdha të Europës, tash ne nuk na jet ( mbetet ) tjetër veçse me folë për kufij të natyrshëm të shtetit shqiptar, dhe kjo asht nji çashtje po aq me randësi sa edhe ajo e pamvarësisë.
Pushtimet e hueja dhe intrigat e paemen të nji diplomacie bakalle të pashpirt e të pazemër, kaq fort ia kanë shndërrue dhe perçudnue fizionominë gjeografike dhe etnologjike Shqipnisë, saqë sot nji i huej, sado i drejtë dhe i papajambajtas (që nuk mban anë) memzi mundet me e njohtë me nji të këqyrun. Edhe nji nanë shpesh e ka të vështirë me e njohtë fytyrën e të birit kur këtë t'ia ketë përçudnue me varrë e me dermishime (përgjakje) arma e armikut. - Prandaj lypset të përcaktojmë ma përpara disa kritere të sigurta mbas të cilave mandej me përskajue (skicuar) kufijt e natyrshem të Shqipnisë. Simbas parimit të autodeçizionit, sejcili popull që mund të thotë se ka nji homogjenitet të pakëputun e të pandamë në vetvete, ashtu si ky përcaktohet prej ndërmbyllzave ( klauzolave) të teorive willsonjane, ka të drejtë, ose në mos tjetër do të kishte të drejtë që ai vetë me e nda kuvendin mbi sharte të veta politike e ekonomike dhe me u nderue si shtet i lirë dhe i pamvarshëm. Ky shtet, masandej, gjeografikisht do të përshtrihej deri ku kapet kombësija e pandame e vijueshme e atij populli. E në rast se në ndonji skundill (skaj, skutë) toke të këti shteti gjinden të shartuem elemente të huej, aty vullneti i popullit do të vertetohej nëpërmjet të nji plebishiti, mandej liria e tij do të jetë e dorëzanueme dhe e sigurueme siç duhet dhe sa duhet.
Simbas këtyne parimeve, asht punë e arsyeshme që shteti shqiptar të përshtrihet gjeografikisht deri ku mbërrin kombësia e popullit shqiptar e vijueshme dhe e pandame prej centrit të vet. Sepse tagri (pushteti) i autodeçizionit nuk asht e lidhun me individë ose me grupe të caktuem njerëzish, por me nji "avrom" të gjithëmbarshëm prej të cilit përbahet kombi. Prandaj çdo zvoglim që i bahet tokës së Shqipnisë, i pambështetun mbi këto parime, do me thanë se ai i bahet dhunshëm dhe me të padrejtë. Por në bazë të cilit kriter ka për të mujt me u caktue të përshtrimit e kombësisë shqiptare? Mbas gjuhës, i vetëm ky në këtë rast asht kriteri ma i patundshëm dhe që nuk mund të lihet kurrsesi mbas dore. Populli shqiptar flet nji gjuhë krejt të veten që, tuj lanë mënjanë transformimet e natyrshme të elementëve të cilëve nuk i ka pshtue asnji gjuhë tjetër deri më sot, kurrfare nuk mund të unjisohet me gjuhë të tjera keltike, latine, gjermanike, sllave ose helenike, me përjashtim ku puqet me to me rranjë të bashkueme indo-gjermane. Prej këtej pra rrjedh që që të gjithë ata që e flasin këtë gjuhë, kanë një kombësi krejt më vete e krejt të ndame prej asaj të kombeve të tjera të Europës. Sepse nuk ma merr mendja që nji tjetër popull i gjallë i Europës t'ia ketë tatue ( imponuar) shqiptarit nji gjuhë që dhe as nji tjetër popull europian mos ta ketë folë. Për ma tepër, nji gjuhë e dekun, nuk i tatohet( imponohet ) nji populli mbarë. Por as populli shqiptar nuk ka mujt me ia tatue popujve të tjerë gjuhën e vet. Gjuha tatohet ose me forcë të armëve, ose me forcën e kulturës e të qytetnimit. Por si prej njanës, si prej tjetrës pikpamje, shqiptari nuk ka qenë ma i fortë se popujt që ka përbri. Prandej nuk ka si të mohohet se të gjithë ata që flasin shqip, janë të kombësisë shqiptare. E për këtë arsye, shteti sqiptar, duhet të përshtrihet gjeografikisht deri ku përfshin gjuha shqipe. Tuj pasë caktue këto parime ose kritere, të shohim tash se cilët do të jenë kufijt gjeografikë të shtetit shqiptar. Por, per me u diftue krejt të papajamajtshëm ( paaneshem)në këtë çashtje plot me gënjeshtra si dhe aq pahijshëm shoshitë (shqyrtuar) prej armiqve, këtu unë due me ia lanë fjalën, Zotni, shkrimtarit tuej të sipërpërmendun, z. Rene Pinon i cili ka qenë në Shqipni dhe e ka pa vetë me sy tuj e prekë vetë me dorë se kush mundet me pasë arsye mbi këtë çeshtje.
Zotni Pinon pra, në artikullin që prumë prej "Revue des deux mondes", tuj folë mbi kufijt e Shqipnisë, thotë: "Prej fushave të Vardarit e deri në Adriatik, prej Thesalisë e deri në Mal të Zi, zot toke asht shqiptari, në daç sepse ky hyni këtu mbrendë ma i pari, në daç sepse ky ndolli ma i forti". E tanë krahina e Kosovës e cila prej Konferencës së Londonit (1913) i qe lëshue Serbisë, dhe mbarë Çamëria, "Epiri i Nordit", të cilin e lakmon aq shumë Greqia, janë të banueme kryekëput prej shqiptarësh dhe prandaj e drejta e lypë që të njehen ( numrohen) me shtet shqiptar. “
Dhe mos të mendohet se zotni Pinon asht shty tepër me këto fjalë, sepse e vërteta e këtyne fjalëve duket çiltas edhe prej statistikave të cilat qysh prej vitit 1909 e tektej, janë ba përmbi proporcione etnologjike të popullsisë së Shqipnisë. Prej këtyne statistikave zyrtare del në shesh se në krahinat e lëshueme prej Konferencës së Londonit serbëve dhe grekëve, të paktën, 80 përqind të popullsisë janë thjesht shqiptare. Serbt na thonë se banorët e Kosovës me rod (gjins, prejardhje) janë të gjithë sllav, por, gjithnji siç thonë ata, përdhuni dhe me kohë janë çoroditë tuj u kthye në shqiptarë. Këtë fjalë e thonë edhe grekët për banorët e Epirit të nordit. Por ata nuk thonë të vërtetën sepse, po të ishte e njimendët se banorët e Kosovës janë sllavë dhe ata të Epirit të nordit grek, atëherë serbia nuk do të kishte mbytë e gri deri më sot afro dyqind mijë vetë në Kosovë dhe Greqia nuk do të kishte djegë ma se treqind e gjashtëdhjetë katunde në Epir të nordit tuj e kryqëzue gjinden përsëgjalli, posë atyne pesëdhjetë mijë vetave që i kanë vra dhe i kanë lanë me dekë prej urie dhe sikletit. Popujt e qytetnuem munden, po, në furinë e nji kryengritjeje me vra në trathti mbretënt e mbretneshat e veta e me i dhunue trupat e tyne mbas vdekjes, por nuk mbrrijnë kurrë me gri - e në ç'mënyrë mandej! - me qindra e mijëra vëllazën "bashkëqytetarë" të vet. Qyshse serbt kanë vra me qindra mijëra njerëz në Kosovë, dhe grekët kanë djegë qindra e qindra katunde në Epir të nordit, dëshmon qartë se as banorët e Kosovës nuk duhet të kenë qenë serb, as ata të Epirit të nordit nuk kanë qenë grek.
Jo jo, Zotni të nderuem! Janë vra gjindja me qindra mijëra në Kosovë dhe janë djegë me qindra e qindra katunde të Epirit të nordit për të vetmen arsye se grekët e serbët duen me e shue farën shqiptare në ato krahina për me mujt me i thanë mandej Konferencës së Paqes se atje nuk ka shqiptarë. Oh, sa arsye ka pasë ai i moçmi kur ka thanë: "Ubi solitudinem faciunt, pacem appellant." Pra, sa ta kenë shkretnue vendin, do të venë mandej paqen.
Por për me i forcue ma tepër fjalët e z. Rene Pinon mbi kufijt e Shqipnisë, këtu due me ju përmendë se çka shkruente mbi këtë çashtje Lordi Fritznaurice, mis i Komisjonit të Rumelisë Lindore, mbi Foreign Office e që masandej qe botue në nji Libër Bleu ( i kaltërt-frengjisht; në diplomaci- asnjanës) të vjetës 1880. Ai shkruen: "Për me folë se shka asht kombi shqiptar, i bie me u përshtri edhe mbrenda kufijve të Serbisë e të Malit te Zi. Krahina e Kosovës, shka merr prej Mitrovice e poshtë, asht krejt shqiptare dhe ka vetëm nji skundill ( copë e vogël) fort të vogël serb. Statistikat bullgare e greke, mbi të cilat qeveritë e Sofjes e të Athinës themelojnë pretendimet e veta mbi Monastir, Ohër e Korçë, janë mbështetë në rrena e leni ma ato pretendime të Greqisë që janë ba pa kurrfarë turpi."
Qe pra, Zotni, se deri ku duhet të përshtrihet Shqipnia e ç'kufij duhet të ketë shteti shqiptar. Mbas dëshmisë së këti diplomati ingliz në za, Konferenca e Paqes kishte me ba nji paudhni të përgjakshme po nuk e nxuer e nuk ia ktheu Shqipnisë ato tokë të cilat Konferenca e Londonit, kundra çdo gjyqi e drejtësie, në vitin 1913 ia shkëputi Shqipnisë për me ia lëshue grekëve dhe serbve.
Tuj ju falë nderit me gjithë zemër për mirësi që keni dashtë me më dëftue në këtë rasë, do ta mbyll këtë ligjeratë të përvujtë ( modeste) me ato fjalë që me 24 nandor 1880 thonte në Parlamentin italian Madero Savini kur Europa pat çue donamët ( anije luftarake) e veta përpara Ulqinit për me e ngushtue Turkinë që me ia lëshue Malit të Zi tokët e Shqipisë. E qe çka foli në atë rasë deputeti italian: "Pse francezve nuk u mbushet mendja me heqë dorë nga Alsace-Loren? Pse nuk do të guxojshit ju, deputetë italianë, me heqë dorë prej viseve italiane që gjinden nën Austri? Pse i keni dalë zot Greqisë kundra Turqisë në Kongresin e Berlinit? Vetëm mbështetun në parimin e kombësisë! E pra, kujtoj unë, se, për me qenë burra fjale, ne na duhet me thanë edhe për Shqipni ato çka thamë edhe për të tjerë në Paris, Romë, Athinë, Varshavë... Në mos paça harrue, siç kam ndi prej profesorëve të mij, Grotius ka pasë thanë se tashma asht ba si zanat me ua shndrrue zotin popujve. Por përkundrazi, Jan-Jacques Rousseau gërthet: "Ani, ndërrojani zotat, por të paktën pyetni këto bagëti njerëzore që quhen popull!"
===
E pregatiti dr. i shkencave mjeksore, shkrimtari dhe ish deputeti i se djathes Pjeter Pepa
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MAQEDONIA - FEJA - SHQIPTARET, Posted 04 Tetor 2009, 18:07
Murgjit djegin manastirin shqiptar
Imazh

Në zjarrin që shpërtheu të mërkurën në mëngjes në orën 4 e 30 minuta, dogji deri në themel pallatin e vjetër të manastirit shqiptar "Shën Jovan Bigorski". Tërësisht janë djegur konakët, kuzhina dhe biblioteka, ndërsa nuk ka asnjë të lënduar. "Sipas njohurive të para shkak për zjarrin kanë qenë problemet me instalimin e pajisjeve elektrike dhe të gazit në kuzhinë", deklaroi Ekrem Zendeli, zëvendës-drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim. Flaka së pari i ka kapluar pjesën e kuzhinës, pas së cilës është përhapur në trapezari, konakë dhe bibliotekë, të cilat janë djegur tërësisht. Shërbimet zjarrfikëse kanë arritur ta mbrojnë pjesën e vjetër të kishës, ndërsa murgjit kanë arritur t'i nxjerrin gjërat më të rëndësishme, të cilat ishin në objektet që digjeshin. Janë angazhuar edhe helikopterë të ARM-së të cilat kanë ndihmuar për lokalizim të zjarrit. Kryetari i Komunës Mavrovë - Rostushë, Mukrem Mehmeti tha se kjo është një tragjedi e madhe për trashëgiminë kulturore dhe historike të këtij rajoni. Sipas rezultateve të para dëmi i shkaktuar nga zjarri kap vlerën 5, 5 milionë euro.

Për shkak të pasigurisë në hapësirën e djegur hetimet do të zhvillohen të enjten. Hetimet janë shtyrë për nesër, pasi akoma rrëzohen gurë dhe trarë të djegur. Jemi marrë vesh që hetimet të nisin të enjten rreth orës nëntë të mëngjesit, bashkë me ekipe speciale të krim teknikës së MPB-së", tha Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-së në Tetovë. Zjarrin e kanë vënë re murgjit të cilët kanë lajmëruar në stacionin policor në Rostushë, ku menjëherë është dërguar një ekip zjarrfikësish nga Dibra. Pak më vonë këtij ekipi i është bashkangjitur edhe katër ekipe zjarrfikësish nga Gostivari dhe Kërçova.

Kompleksi i manastirit Shën Jovan Bigorski gjendet mes Gostivarit dhe Dibrës në afërsi të fshatit Rostushë, Bitushë, Trebishtë, përreth Radikës.

Kisha shën Bigorski është një kishë e vjetër që i përket periudhës bizantine, për të cilën nuk ka të dhëna të sakta se në cilin vit është ndërtuar. "Kisha Shën Jovan Bigorski i takon kishës së periudhës bizantine me qendër në Stamboll dhe ka luajtur një rol të madh kulturor, arsimor të trevave të Rekës, të shqiptarëve të Rekës. Gjatë gjithë periudhës në këtë kishë peligrenazhet janë bërë në gjuhën shqipe deri me ardhjen e serbëve në këto troje , në vitin 1912", thotë për "lajm" historiani Vebi Xhemaili. Ai sqaron se në vitin 1912 banorët e këtyre fshatrave janë mbledhur dhe kanë dërguar një memorandum edhe kishës greke, edhe asaj romake se ne nuk pranojmë asnjë misionar nga këto qendra nëse liturgjitë nuk mbahen në gjuhën shqipe. "Këto fshatra gjithnjë kanë mbrojtur identitetin kombëtar deri në vitin 1912, ku nga presioni i fuqishëm i politikës serbe lëshuan pe. Pushteti serb në atë kohë aty ku bëheshin lutjet ndërtoi edhe një vend tjetër për priftin që të mbajë ligjërata karshi kishës shqiptare. Po ta shikoni kishën e Bigorskit do të shihni se aty janë dy vende

E para tregon se është kishë katolike shqiptare dhe e dyta ku këta përpiqen që ta bëjnë kishë ortodokse sllave", tha Xhemaili.
01/10/2009
gaz.''Lajm''
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
MAQEDONIA - FEJA - SHQIPTARET, Posted 04 Tetor 2009, 18:18
KISHA ORTODOKSE KA MASHTRUAR TASH 200 VJET NE LISTAT E SHQIPTARVE DUKE I KTHYER NE RREGJISTRA NE ORTODOKS



patrioti në 01/10/2009
avatar
Ajo ashte shume e lehte,se sa jane asilimue,ne sllavo maqedonas,se paku prej vitit 1878 150 000 e sote ashte e barabarte me 450 000 sllavomaqedonas te asimiluem,ata jane me origjine shqipetare,vetem se mungojne edhe 200 000 mije shqipetare qe u shperngulen ne turqi,,dhe e treta vllahet me origjine te vjeter Shqipetare,nuke jane ma dhe u shendruen ne sllavomaqedonas,lista supreme duhet te jete kjo 800 000 Shqipetare dhe 400 000 te asimiluem shqipetare ,1 200 000 Shqipetare,meshefja e regjistrimit ka livritje per 10,deri 20 per qind.Krejte keto i kemi PESHQESH prej kishes ,besoni ose mose besoni.
Raportoni banalitetet


Albi në 01/10/2009
avatar
nuk është e vërtetë unë vijë nga ato troje, ne shqiptarët e fesë muslimane gjithmon i kemi injoruar dhe i kemi lën pas dore, ata ishin të shkolluar dhe pushteti i bëri për vehte.
Raportoni banalitetet


hasan_hoti në 01/10/2009 11:03:27
avatar
u transferuan ne sllav shqiptaret e kesaj ane dhe aneve te tjera te rethinave te ohrit te manastirit rethit te gostivarit,dhe konfiskuan figurat shqiptare sic jane panajot ginovski=panajot gjini apo mirka ginova= mrika gjini,pitu gulin dhe shume te tjere qe nuk i dime ne...shkaqet jane se pari ke ne se nuk u afruam me ta dhe natyrisht osmanlinjte kane fajin.. prandaj sesht cudi qe i djegin kishat e te pareve tone ,,i zhdukin gjurmet e lashtesise shqiptare.. se fundi mund te dale qe me se gjysma e sllaveve qe jane ne maqedoni kane drejtperdrejte origjine shqiptare te sllavizuar se i afroi feja ,dhe na humbem shume ketu,, them se maqedonsit duhet me i pranu keto fakte dhe duhet te ndryshojne kursin dhe me u afru me ne ..tung
Raportoni banalitetet


dora e zeze në 01/10/2009 09:33:50
avatar
Po me sa e di un ketu ne ket kish shqiptare katolike eshte kurorzuar edhe Skenderbeu me Doniken, po tash sllavet kur po duan ti mbeshefin gjurmet tona i djegin sendet, po strategjia jon per ti brojtur ku eshte te pyetime
Raportoni banalitetet


ujku në 01/10/2009 08:34:20
avatar
o burra po kot esht kur shiptaret ortodoks te asaj krahie te radikes u ben slavo maqedon shkaku i fes dhe e harun kombin qe i perkasnin.po ata e kan be vet qe ti humbin gjurmet e lashtesis shqiptare.
MARRE NGA GAZ.''LAJM''
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 8 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 03:32
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari