Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 42 postime · Faqe 2 prej 5 · 1, 2, 3, 4, 5
Edvin Kristaq Rama- Dosja - Biografia- Antishqiptarizmi
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
A e ka seriozisht EDVIN RAMa....?, Posted 03 Maj 2009, 16:46
Rama: Largohem nga PS nëse nuk fitoj zgjedhjet

Imazh

Saturday, May 2, 2009, 13:01 Aktuale, Lajme, Shqiperia 11 views Add a comment Edi Rama nuk do të jetë më kryetar i Partisë Socialiste në rast se humbet në zgjedhjet e 28 qershorit. Këtë fakt e konfirmoi vetë kryetari i socialistëve në emisionin “Ora e Debatit”.

Rama deklaroi se nuk i bishton pyetjeve rreth largimit të tij të mundshëm në rast se do të humbasë zgjedhjet. “Pse bishtim është nëse thuhet po?! Unë thashë po”, iu përgjigj Edi Rama pyetjes këmbëngulëse të moderatorit.

Përfshirja e kreut të socialistëve në listat e kandidatëve për deputet mbetet sërish e hapur, pasi vetë Rama deklaroi se kjo është një çështje që do të zgjidhet publikisht në muajin e duhur.

Lidhur me kandidimin e ish-kryetarit, Fatos Nano, Rama deklaroi se nga listat e PS-së nuk përjashtohet askush, dhe kandidimi i tij apo jo do të zgjidhet në momentin e duhur. /start/
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Hetimi parlamentar zbulon shpërdorimin horror të Edi Ramës me Alban Eftimin

13-05-2009 / Gazeta 55
Imazh

Në komisionin hetimor zbardhet skema si Edvini dha brenda një dite 30 leje ndërtimi, pa transparencë, ku 19 prej tyre i takonin anëtarit të KRT-së dhe ortakut të tij, Alban Eftimit. Dëshmitari i djeshëm, Sokol Leka tregon skemën, si u krye vjedhja, përmes shmangies së Këshillit Teknik të KRT-së së kryeqytetit

TIRANE - Alban Eftimi, ish-shefi i urbanistikës në bashkinë e Tiranës dhe personi i akuzuar si përfituesi kryesore i lejeve të Ramës, është zhdukur dhe nuk është paraqitur dje për të dëshmuar në Komisionin Parlamentar Hetimor, të ngritur për zbardhjen e lejeve të ndërtimit, të dhëna nga bashkia e Tiranës. Pavarësisht tentativave për ta pasur në komisionin hetimor, sipas Ferdinand Xhaferrit , provat për shkeljet e Eftimit kanë bërë që ky i fundit të zhduket.
Ndërkohë, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve publike, Transporti dhe telekomunikacionit shpjegoi dje me cilësinë e dëshmitarit para Komisionin Parlamentar hetimor se kreu i bashkisë së Tiranës Edi Rama, ka ndjekur një praktikë të re në dhënien e këtyre lejeve, duke anashkaluar kështu Këshillin teknik, i cili është autoriteti përkatës që vendos mbi dhënien e këtyre lejeve.

Zhdukja e sekserit Alban Eftimi
Ish-shefi i urbanistikës, sot anëtar i KRT-së Tiranë, Alban Eftimi ka qenë personi më i lakuar në mbledhjen e djeshme të Komisionin Parlamentar hetimor, ndaj kryetarit të bashkisë Edi Rama. Në mbledhjen e këtij komisioni, ku opozita nuk merr pjesë, kryetari i tij, Ferdinand Xhaferri publikoi për mediat pasqyrën e vendimeve të miratuara nga KRT në mbledhjen e 17 prillit, ku nga 30 leje ndërtimi, 19 i kanë kaluar studios ATELIER 4, të Alban Eftimit, ish-kryetar i urbanistikës në bashkinë Tiranë dhe aktualisht përfaqësues i kryebashkiakut në këtë Këshill.
Tabela sipas Xhaferrit tregon qartë abuzimet që janë bërë, të cilat “fillojnë nga fëmijët e çerdheve dhe mbarojnë te të gjitha kategoritë e moshave, ku nga 30 leje ndërtimi 19 ia ka dhënë Alban Eftimit”. Kryetari i Komisionit Hetimor “Rama 2” tha se vetëm duke i hedhur një sy tabelës “Gjithçka flet vetë, dhe ky është një rast i paparë ku shpërfaqen të gjitha mënyrat e korrupsionit”.
Ferdinand Xhaferri tha se gjatë mbledhjes së ardhshme do të bëhen publike për median të gjitha mënyrat se si vidhen paratë e qytetarëve të Tiranës.
“Duket sikur kemi qenë të padrejtë me Fatos Nanon se vite më parë abuzoi me disa prokurime të drejtpërdrejta kur shikon këto. Kjo është e paparë! Këtë nuk e gjen që nga Kuba deri në Afrikë. Ka 8 vjet që akuzohet se abuzon me lejet e ndërtimit, tani u kthye nga hajdut në krokodil. Janë në panik të plotë. Alban Eftimi është në kërkim. E kemi kërkuar dje gjithandej. Nuk dihet ku është fshehur. Po kudo ku të fshihet në kurriz i ka këto bashkë me Edi Ramën” u shpreh Xhaferri duke treguar tabelën ku ishin pasqyruar vendimet e mbledhjes së fundit të KRT-së së Tiranës.

Akuzat e përfaqësuesit të MPPTT-së
I pranishëm gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit ishte dhe anëtari i KRT-së në bashkinë e Tiranës, njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm i MPPTT-së, Sokol Leka, i cili informoi komisionin hetimor parlamentar për praktikat e ndjekura nga bashkia e kryeqytetit në dhënien e lejeve të ndërtimit.
Leka shpjegoi se kreu i bashkisë Edi Rama ka ndjekur një praktikë të re në dhënien e këtyre lejeve, duke anashkaluar kështu Këshillin teknik, i cili është autoriteti përkatës që vendos mbi dhënien e këtyre lejeve. “KRT nuk është organi që realisht jep lejet e ndërtimit, pasi më parë ato do të kalojnë në Këshillin teknik të bashkisë së Tiranës, i cili përbëhet nga punonjës të saj dhe është në tërësi në varësi të këtij institucioni. Çdo lloj dokumenti që vjen në KRT paraprakisht seleksionohet në Këshillin teknik dhe KRT merr në shqyrtim vetëm ato çështje që i sillen për shqyrtim. Ajo nuk mund të shqyrtojë çështje që janë në Këshillin teknik”, sqaroi Leka.
Sipas tij “KRT-ja funksionon në bazë të besueshmërisë së Këshillit teknik, i cili ka për detyrë të verifikojë të gjithë dokumentacionin e kërkesave për leje ndërtimi. Kur materialet vijnë në mbledhjen e KRT-së përgjegjësi për to mban Këshilli teknik”.
Dy javë më parë, Parlamenti ngriti komisionin hetimor ndaj kryebashkiakut Edi Rama, komision i cili është bojkotuar që me krijimin e tij nga vetë kryebashkiaku dhe pala opozitare.
Lidhur me afatet e punës së këtij komisioni, Ferdinand Xhaferri sqaroi se, “sipas Kushtetutës parlamenti ka të drejtë t’i vazhdojë punimet deri më 29 maj bazuar në kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, duke lënë kështu të hapur mundësinë e zhvillimit edhe të një séance tjetër nga Kuvendi.


Vendimet e Këshillit të Rregullimit të Territorit Tiranë - 12 prill 2009

1. Rikonstruksion i çerdhes nr. 24
Rruga “Muhamet Gjollesha”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
2. Rikonstruksion i objektit ekzistues 1 kat si dhe shtesë anësore 1 kat të çerdhes “Kodër Kamëz”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
3. Objekt i i ri 2 kat çerdhja te Bregu i Lumit
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi

4. Objekt i ri 2 kat çerdhja nr. 52
Rruga “Ali Visha”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
5. Rikonstruksion i objektit ekzistues 2 kat çerdhja nr. 19
Rruga “Aleksandër Moisiu”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
6. Objekt i ri 2 kat çerdhja nr. 42
Rruga “Aleksandër Moisiu”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
7. Kërkesë për prishje të objektit ekzistues 1 kat leje ndërtimi për objekt të ri 2 kat kopshti nr. 22
Rruga: “Kongresi i Manastirit”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
8. Rikonstruksion i objektit ekzistues 2 kat shtesë anësore 2 kat kopshti nr. 43
Rruga “Muhamet Gjollesha”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
9. Rikonstruksion i objektit ekzistues 2 kat shtesë anësore 2 kat kopshti nr. 31
Rruga “Pjetër Bogdani”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
10. Objekt i ri, dykatësh me destinacion “kopsht i integruar” (kopsht e çerdhe), kërkuar nga drejtoria e Kujdesit Social
Adresa: Ish-fusha e Aviacionit
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
11. Leje ndërtimi për shtesë anësore kopsht i integruar (kopsht e çerdhe) kërkuar nga drejtoria e Kujdesit Social
Rruga “Ali Demi”, zona e ish-Fondermekut, Shkozë
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
12. Rikonstruksion i objektit ekzistues dhe shtesë kati 1 kat shkolla 9-vjeçare “Servet Maçi”
Rruga e “Dibrës”
Projektuesi: “D. C. Partners”, Vera Kavaja
13. Rikonstruksion i godinës së vjetër, shkolla e kuqe
Rruga “Qemal Stafa”
Projektuesi: “D. C. Partners”, Vera Kavaja
14. Rikonstruksion i objektit ekzistues dhe ndërtim i ri një kat (palestra e shkollës 9-vjeçare “Kol Jakova”
Adresa: Bregu i Lumit
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
15. Leje ndërtimi për shtesë anësore të palestrës së shkollës 9-vjeçare “4 Dëshmorët”
Rruga “4 Dëshmorët”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
16. Rikonstruksion i objektit ekzistues 3 kat dhe shtesë anësore e shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”
Rruga “Ali Demi”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
17. Kërkesë për miratim të projekt-zbatimit për rikonstruksion dhe sistemim asfaltim të rrugës “Arben Lami”, kërkuar nga njësia bashkiake nr. 1
Rruga “Arben Lami”
Projektuesi: “Ar-Aal” sh. p. k.
18. Kërkesë për miratim të projekt-zbatimit për sistemim asfaltim të rrugës “Shaban Bardhoshi”, kërkuar nga njësia bashkiake nr. 6
Rruga “Shaban Bardhoshi”
Projektuesi: “Erald-g” sh. p. k.
19. Kërkesë për leje ndërtimi për objekt 7 kat dhe 1, 2 kat parkim nëntokë në pronë të I. Selba, G. Vasha
Rruga “Idriz Dollaku”
Projektuesi: Elmaz Qallimi
20. Kërkesë për leje ndërtimi për objekt 1, 5, 7, 9 kat me një kat parkim nëntokë në pronë të Zhani Pilika, Pavlla Pilika, Meri Papastefani
Rruga “Til Ndini”
Projektuesi: Dhimitraq Tomço
21. Kërkesë për leje ndërtimi për objekt 5 dhe 6 kat me 1 kat parkim nëntokë në pronë të familjes Lumturi Aga.
Rruga “Kongresi i Lushnjës”
Projektuesi: Andrea Verdho
22. Kërkesë për leje ndërtimi për objekt 5, 6, 7 dhe 8 kat me 2 kat parkimi nëntokë në pronë të familjes Caslli, Hyseni
Rruga “Jordan Misja”
Projektuesi: Arben Golemi
23. Kërkesë për rikonfirmim sheshi për objekt 2 kat dhe leje ndërtimi për objekt 2 kat, mur rrethues, tendë për parkim, dhe rekonstruksion i godinës ekzistuese, me destinacion, konsullatë e ambasadës së Zvicrës në Tiranë, në pronë të Konfederatës Zvicerane.
Rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
24. Kërkesë për ndryshim të planimetrisë së sheshit të miratuar dhe leje ndërtimi për objekt 2, 5-9, 7-9 kat me 2 kat parkim nëntokë në pronë të “Mane Toçi” sh. p. k., Alush Shima, Leonard Barçi
Rruga “Dervish Hima”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
25. Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 2, 4, dhe 5, kat me 2 kat parkimi nëntokë, në pronë të Fatmir Frashëri, Tanush Frashëri
Rruga “Themistokli Gërmenji”
Projektuesi: Enkeleda Tota
26. Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 6, 7 dhe 8 kat, me 1 kat parkim nëntokë, në pronë të Kastriot Lubonja, Mediha Gërcaliu, Ramije Gërcaliu, Ariana Gërcaliu, Alma Gërcaliu, Ilirian Xhepa, Luljeta Bodinaku (Xhepa), Makbule Aliaj (Xhepa), Gjon Stojani, Hasan Yrsheku, Agron Sejdini, Lirije Xhepa, Agim Xhepa, Naime Xhepa, Arben Xhepa, Astrit Xhepa.
Rruga “Haxhi Dalliu”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
27. Kërkesë për shesh ndërtimi për objekt 6 dhe 8 kat me 2 kat parkim nëntokë në pronë të familjes Dragoni dhe Canco
Rruga “Dervish Hekali”
Projektuesi: “Atelier 4”, Alban Eftimi
28. Kërkesë për shesh dhe leje ndërtimi për 2 objekte: objekti “a: kat me 1 kat parkim nëntokë dhe objekti “b” 5 dhe 7 kat me 1 kat parkim nëntokë në pronë të familjes Bulku, Vogli, Babja, L. Bregu.
Rruga “Haxhi Hysen Dalliu”
Projektuesi: Redman Toska, Jeta Skënderaga
29. Kërkesë për shesh dhe leje ndërtimi për objekt bankë “RFZ” me lartësi 62 m dhe 70.1 m me 3 kat parkimi nëntokë në pronë të “RFZ Building” sh. p. k.
Rruga “Dervish Hima”
Projektuesi: Laguarda Low dhe “Atelier 4”, Alban Eftimi
30. Kërkesë për rikonfirmim sheshi dhe leje ndërtimi për objekt 2, 4, 6, 7, dhe 9 kat, me 2 kat parkim nëntokë, (zbardhja e lejes së ndërtimit të bëhet me dy faza) në pronë të Ardian Taka, Perkli Karavela, Rokë Kora dhe Flamur Taka
Rruga e “Kavajës”
Projektuesi: “Mecanoo”, Pranvera Softa
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Berisha: Mediat e Edvinit e nxorën Skënderbeun serb, tregojnë se janë vasale të Dushanit

Imazh

Nga Kruja, kryeqendra e heroit tonë kombëtar, kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje Edi Ramës të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë dhe të kandidojë si politikan i mirëfilltë, dhe jo të merret me alternativën e nxirjes, duke nisur me historinë kombëtare, e duke përfunduar me vizitën e presidentit amerikan Xhorxh Bush

TIRANE - Në kuadër të turit “Shqipëria po ndryshon”, kryeministri Sali Berisha u ndal në qytetin e Krujës, simbol i qëndresës shqiptare, ku inauguroi një sërë veprash publike, investime të buxhetit të shtetit. Berisha inauguroi përfundimin e punimeve të rrugës Krujë - Abazaj, investim me vlerë 38 milionë lekë si dhe sistemin e ndriçimit të të gjithë rrjetit rrugor të qytetit, investim me vlerë rreth 25 milionë lekë. Gjithashtu, kryeministri Berisha inauguroi dhe fillimin e punimeve për ndërtimin e sheshit dhe rikonstruksionin e rrugës para bashkisë së qytetit, investim me vlerë 41 milionë lekë.
Në 8 vitet e qeverisë socialiste në bashkinë e Krujës janë investuar 180 milionë lekë, ndërsa gjatë këtyre katër viteve nga Partia Demokratike janë investuar 1 miliardë e 550 milionë lekë.
Gjatë një takimi të zhvilluar me banorët e Krujës, kryeministri deklaroi se vetëm në katër vite, Shqipëria pësoi ndryshime rrënjësore dhe kjo në sajë të vullnetit të palëkundur të mazhorancës së djathtë, në ndërtimin e infrastrukturës, rritjen e pagave dhe pensioneve, realizimin e reformave për anëtarësimin në NATO, dorëzimin e kërkesës për statusin kandidat dhe liberalizimin e shpejtë të vizave, për të gjithë shtetasit shqiptarë. Të gjitha këto arritje madhore, u realizuan në sajë të reformave të gjëra të kabinetit “Berisha”.
Kreu i qeverisë u shpreh se përballë kësaj alternative të zhvillimit dhe progresit ka dhe një alternativë tjetër që është alternative e nxirjes, alternativa e damkosjes, alternativa në të cilën thuhet në mënyrë absolute; Rroftë karrigia dhe poshtë Shqipëria. Berisha i kërkoi zyrtarisht Edi Ramës të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë dhe të kandidojë si deputet. Gjithashtu, Kryeministri i bëri thirrje kryesocialistit që të gjejë kurajën dhe të vizitojë Krujën, aty ku shpifi dhe trilloi për vjedhjen e orës së Presidentit George W. Bush. “Unë ju garantoj se midis shpifjes dhe trillimit për vjedhjen e orës së Presidentit Xhorxh Bush nga qytetarët e Fushë Krujës, që e pritën siç do të prisnin Skënderbeun; mitingut kobzi më 4 prill 2008, pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO; kërkesave në kancelaritë e Evropës për të mos anëtarësuar Shqipërinë në NATO; pa përfunduar zgjedhjet qëndron një lidhje, një qëndrim ogurzi që është karrigia e tij. Ai nuk di gjë tjetër përveçse mbi nxirjen dhe mohimin të ngrejë karrigen e tij. Dhe së fundi me gazetën e tij dhe me mediat e tij, ndërmori sulmin më të turpshëm dhe më të pashembullt ndaj Skënderbeut. Skënderbeun, ju krutanët dhe të gjithë shqiptarët e mbajtët në shpirt dhe në zemër nga brezi në brez, por pavarësinë dhe kultin ia ngriti Evropa, e cila pa tek ai legjendën e mbrojtjes së saj. Ishte Evropa që shkroi me mijëra vëllime, poema dhe histori ndaj tij. Ata që u përpoqën që Skënderbeun ta nxjerrin serb, ata nuk janë gjë tjetër veçse vasalë të Dushanit, të cilët në këtë kohë, me këtë komb dhe me moralin e tij nuk kanë asgjë të përbashkët. Natyrisht, janë qesharakë. Por, Skënderbeu aq saç është i gdhendur në gurët dhe shkëmbinjtë e këtij vendi, të këtij qyteti, po aq është edhe në mendjen dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve. Unë jam i bindur se kjo alternativë, alternativa e mohimit dhe e përçarjes, do të marrë ndëshkimin më të merituar më datë 28 qershor. Megjithatë unë i bëj thirrje zotit Rama; hajde këtu në Krujë, ngrije kokën lart, ki guxim dhe shihe drejt e në sy Skënderbeun, sepse dashtë Zoti të jep pak forcë të japësh dorëheqjen nga kryetar i bashkisë dhe të dalës në shesh të mejdanit, për të treguar se fundi yt politik është data 28 qershor. Dil në shesh të burrave dhe mos u fshih pas karriges së bashkisë. Dil, edhe një herë të them, sepse ata që të ndjekin ty, ata socialistë të ndershëm, duan të të shohin ty të garosh për Kryeministër dhe jo të fshihesh pas fustaneve të bashkisë, pas karrigeve të bashkisë. Pavarësisht nga ato që ke shpifur dhe trilluar, dil, hajde këtu dhe uroj që të të japin pak trimëri, por e sigurt është disfata e thellë, humbja më e madhe që ka njohur ndonjë herë ndokush në zgjedhjet në Shqipëri”, u shpreh Berisha.
Kreu i qeverisë u shpreh i sigurt për fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit, duke thënë se shqiptarët do të zgjedhin alternativën e kësaj mazhorance për një Shqipëri që ndryshon përmes reformave të thella dhe investimeve prej disa miliarda dollarëve.
“Kjo alternativë po ndryshon qartësisht jetën tonë, po ndryshon emrin tonë, po ndryshon qenien tonë”, tha kryeministri.
Më tej në fjalën e tij, Berisha u shpreh se ndihej i kënaqur që ishte në Krujë, aty ku, siç theksoi kryeministri, janë rrënjët e kombit tonë.
“Erdha këtu për të ndarë më ju gëzimin e inaugurimit të një rruge në lagjen tuaj më të vjetër, me gjatësi 1.1 kilometër dhe një investim me vlerë 38 milionë lekë, si dhe ndërtimin e sheshti të qytetit tuaj. Unë erdha para së gjithash t’ju përshëndes dhe t’ju shpreh nderimin tim më të thellë. Në Krujë kam ardhur shumë herë dhe do të vij shumë e shumë herë të tjera, sepse këtu në Krujë janë rrënjët e kombit. Në Krujë janë rrënjët e ekzistencës sonë kombëtare. Kruja është kryeqyteti historik i Shqiptarëve”, vlerësoi Berisha.
16-05-2009 / Gazeta 55
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10

Shikoni si shoku edi me levizje te ulta mundohet te destabilizoje vemendjen politike nga e verteta duke shpifur dhe perdorur aktivist te tij per te krijuar situata pa precedent.
Turp edi rama pasi kjo seshte politike por rrugacllek i paster sa qe perdor dhe te verberit dhe situaten e tyre te veshtire per te krijuar gjithcfare mashtrimesh dhe manipulimesh te paverteta.
Pffff se kuptoj sa budallenj ka ne Shqiperi qe ti shkojne mbrapa ketij rrugaci dhe vagabondi tiranas. Me kete lider ps sdo marre kurre qeveri ta dije mire. Edhe pse tashme ps eshte ndare ne disa parti pasi ps e Nanos nuk ekziston me fale edi rames. :-D
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Kenga "Cohu" kenge nga cetniket serbe, Posted 05 Qershor 2009, 01:39
Berisha: Kenga "Cohu" e Rames, me motive serbe

Vlora ka qene stacioni i djeshem i kreut te qeverise, per te promovuar punen e tij, per te treguar projektet per te ardhmen, dhe per te sulmuar liderin socialist, qe sipas tij po i shmanget fushates. Nga sheshi i Flamurit ne Vlore, kryeministri Berisha akuzoi kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama se kenga "Cohu" e fushates se tij zgjedhore eshte nje kenge e marre nga internacionalja socialiste apo nga cetniket serbe. "Ti me kete kthehesh mbrapa shume. Kengen "cohu, cohu" e ke marre nga Internacionalja Socialiste, apo kenge te cetnikeve serbe, kete nuk e di", ironizoi kryeministri Berisha gjate mitingut te mbajtur ne sheshin kryesor te Vlores. Njeheresh kreu i ekzekutivit, qe nga qyteti bregdetar, i beri perseri thirrje, Edi Rames ta vendoste emrin e tij ne krye te listes se kandidateve per deputet te PS-se, thjeshte per treguar burreri, sipas tij. "Sheshi i flamurit eshte sheshi i nderit, i dinjiteti te qytetareve te kombit.
I bej nga ky shesh thirrje zotit Rama. Vendose emrin ne krye te listes se partise tende. Dil ne shesh te burrave, mos bej ate qe nuk e ka bere ndonje lider partie i nje vendi te lire", deklaroi Berisha, duke theksuar se Ramen e priste humbja e sigurt ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ne Vlore, kryeministri Berisha deklaroi se ne kater vitet e ardhshme, ky qytet do te perfundoje shnderrimin e tij ne nje nga monopolet me te fuqishem te Shqiperise dhe te rajonit. "Jane ndertuar dhe rindertuar qindra shkolla, ujesjelles, kanalizime, qendra shendetesore, por ne kater vitet qe vijne Vlora do te jete kantieri i madh i Ballkanit. Ne kater vitet qe vijne Vlora do te kete portin me te madh te rajonit", premtoi kryeministri Berisha. Kreu i qeverise theksoi se rruga e kombit ajo Durres-Kukes, ishte nje rruge e cila do ta nxirrte Vloren ne lartesine e saj me te madhe, duke e lidhur me Ballkanin dhe me Evropen njekohesisht.
"Porti dhe rruga e kombit jane te lidhur me njeri-tjetrin si shpirti me trupin dhe dua tu them ketu se armiqte e rruges jane armiqte e Vlores. Rruga e nxjerr Vloren ne lartesine e zhvillimit me te madh ne historine e saj , se rruga e ben portin e Vlores , portin me te fuqishem, te brigjeve te te gjithe rajonit", deklaroi Berisha, duke shtuar se rruga ishte ndertuar edhe per t'i sherbyer shqiptareve ne Kosove. Kryeministri Berisha deklaroi se ne mandatin e saj te dyte punesimi do te ishte nje nga ceshtjet kyc te punes se saj. Sipas tij, vetem porti i Vlores do te punesoje 30 mije deri ne 50 mije qytetare. Po keshtu Berisha theksoi se ne daten 8 qershor ne kaskaden e Devollit nisin punimet per projektin hidroenergjetik me te madh te Evropes, i cili do te punesoje 5 deri ne 7 mije punetore. "Shume flasin per punen, por ku do ti punesojne. A mund te punesojne ata te dashur vlonjate,qe votuan kunder marreveshjeve koncesionare, me te cilat punesohen se paku 100 mije shqiptare", deklaroi Berisha per socialistet. Sipas tij, qeveria qe ai drejton vetem ne Vlore, ka investuar gjate 4 viteve te fundit mbi 500 milion euro, duke ndertuar 300 km autostrada, rruge nacionale dhe dytesore, qindra shkolla, qendra shendetesore dhe ujesjelles.

"Zhurma per kartat e identitetit, Rama s'do pjesemarrje ne zgjedhje"

Kryeministri Berisha deklaroi dje nga Vlora se procesi i shperndarjes se kartave te identitetit po ecen me ritme te kenaqshme dhe mund te quhet nje proces i shkelqyer.

"Procesi i pajisjes se qytetareve shqiptare me karta identiteti, eshte nje proces i shkelqyer", deklaroi kreu i qeverise nga Vlora. Ne nje konference per shtyp per gazetaret kreu i qeverise theksoi se zhurma qe po behet per kartat e identitetit, eshte per te mbuluar deshiren e Edi Rames, per te mos marre pjese ne zgjedhje. Ne menyre te perseritur perfaqesuesit e opozites kane deklaruar se procesi i kartave te identitetit ka probleme te shumta. Po keshtu socialistet kane kerkuar te dhena te here pas hershme per kete proces.
Koha Jone

Ja shikoni videon:

Jua le juve komentin
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Tempi i kenges eshte marciale, tempe betejet per fitore me cdo cmim deri ne vdekje. Figura dhe kenga ishte aspak e pershtatshme. Tjeter eshte se fytyrat e ketij grupi kengtaresh ishin shume histerike, shume te xhindosur, te kallnin lemeri plastika e portreteve te tyre gjate kenges.
Tjeter eshte sesi ky Edvin Rama qe kendon me fjale mesazhes nuk i shkon sepse eshte figure tej e konsumuar prej mashtrimeve, pasi ka 3 mandate ne Tirane si kryebashkiak dhe nuk ka treguar qytetari ne sjellje me popullin duke i fyer publikisht me zhargon rruget etjera korrupsione,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,qe jane nje mal.

- Persa i perket asaj qe Sala e akuzon se kenga eshte o serbe o e internacionales socialistes eshte e stilit elektoral, qe ka brenda trillimin, shpifjen. Une per vete nuk di te them se kujt i perket kjo muzike, keshtuqe kush eshte specialiste, mire kishte be per ta konfirmuar kete konstatim te Sales.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
"Rama fitoi me certifikata me 2007", Posted 10 Qershor 2009, 19:59
"Rama fitoi me certifikata me 2007"

Per here te pare kryeministri i vendit, Berisha ka akuzuar kryesocialistin Rama se mori votat nepermjet certifikatave ne zgjedhjet vendore te shkurtit te vitit 2007. Qe nga qyteti i Librazhdit, ne nje takim me anetare dhe simpatizante te Partise Demokratike, lideri demokrat nuk ka ngurruar te paralajmeroje kryetarin socialist se nje procedure e tille e votimit me certifikata, dhe per pasoje marrjen e votave nepermjet tyre, nuk do te perseritet me ne zgjedhjet e 28 qershorit te ketij viti, per Kuvendin e Shqiperise. .

Kete deklarate kryetari i qeverise e beri nga Librazhdi, duke u shprehur kunder mosperfshirjes se Rames ne listen e zgjedhjeve dhe arsyetimin e tij se ishte votuar nga qytetaret ne vitin 2007. Perpara banoreve te ketij qyteti Berisha deklaroi se Rama me te gjitha aferat dhe mashtrimet e bera, ka humbur besueshmerine perpara qytetareve shqiptare. "Vertete ke marre votat me certifikatat e falsifikuara ne vitin 2007, por nga 2007 dhe ketej shqiptaret nuk ta falin ty, tiranasit nuk ta falin ty, sepse t'i diten kur Shqiperia do te merrte ftesen per anetaresim ne NATO, i mashtrove ata dhe u the se Shqiperia nuk do te ftohet", akuzoi Berisha.

Sipas tij, duke u nisur nga ky vit abuzimet e bera nga Rama jane te panumerta, te cilat nuk kane ndodhur as ne vendet me te korruptuara dhe me te prapambetura te botes. "Nga viti 2007 e ketej ke mbledhur aq zhul sa as ujet e Shkumbinit nuk ta lan dot. Po, zoti Rama, sepse nga 2007 je ti dhe vetem ti qe rezulton t'u kesh dhene Eftimeve te tu 70 per qind te lejeve te bashkise. Kete, zoti Rama, nuk e ben as djali i Kim Young Il, kryetari i bashkise se Phenianit", ju drejtua kryeministri Berisha nga Librazhdi kryetarit te PS-se. Ne kuader te kerkeses per perfshirjen ne listat e kandidateve per deputet, kryeministri Berisha i la Rames nje afat prej 48 oresh per te dal ne krye te listes socialiste. "Fitove me certifikata, por ne qofte se je burre dil ne shesh. Urdhero te te votojne dhe ta provosh veten perballe shqiptareve. Megjithate, ne do t'i japim edhe 48 ore afat, dhe ne qofte se ai kthen mendjen, do ta vendosim ne liste", deklaroi Berisha. Sipas te cilit, nese Rama nuk pranon perseri te behet pjese e listes, atehere ai do te tregoj se eshte nje burracak dhe qe nuk mund te perballet dot. "Ne te kundert, ti e fakton se ti je nje burracak i vertete qe ke frike nga humbja dhe futesh nen tavolinen e baskise", theksoi Berisha.

Banoreve te Librazhdit, kryeministri Berisha i premtoi asfaltimin e cdo rruge dhe lidhjen e cdo komune me rruge te shkurtra per te dal ne rrugen kryesore. "Jam ketu per t'u zotuar se do te asfaltojme cdo rruge te ketij rrethi, rrugen Librazh-Orenje- Peshkopi, rrugen Qukes-Qafe Plloce, sikunder dhe cdo komune te ketij rrethi do ta lidhim me rruge te asfaltuar me rruget kombetare", deklaroi Berisha. Sipas tij, ne te gjithe vendin kater vjecarin e ardhshem do te kete 24 ore uje te pijshem dhe do te sigurohen vende te reja pune.
E Merkure, 10 Qershor 2009
Fatjona Mejdini
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PRAPASKENAT E EDVIN RAMES ALEATVE, Posted 15 Qershor 2009, 19:55
PRAPASKENAT E EDVIN RAMES - ALEATEVE

Kryesocialisti u mbyll dyert krerëve të partive aleate, sajon grindje për vendet e posterave të ngjitura nëpër Tiranë
15-06-2009 / Gazeta 55
Imazh


Edi Rama, frikë nga rrjedhjet postzgjedhore brenda koalicionit
Ndërsa dita e zgjedhjeve po afron, frikës së Edi Ramës për humbjen e tyre, i shtohet edhe frika e mospasjes nën kontroll të deputetëve të mundshëm, që mund të marrin partitë aleate të saj. Pasigurinë e tij, ndaj PDS-ës, PBDNJ-ës, pse jo edhe G 99-s, Edi Rama e shpreh sipas mënyrës ë tij, duke përdorur si pretekste zënien e vendeve për posterat e tij, nga drejtues dhe kandidatë të këtyre partive, në qarkun e Tiranës. Në këto dyshime të tij, mësohet se Rama nxitet gjithnjë e më shumë nga aleati i tij, i sprovuar Skënder Gjinushi, i cili nga ana tjetër, është i interesuar të mbajë sa më shumë larg nga kryesocialisti, krerët e partive të tjerë të këtij koalicioni, duke tentuar ti njoh vetes të drejtën e qenies së tij, të vetmit të besuar, kreh i djathtë i kreut të PS-ës. Dy ditë më parë, mësohet se Edi Rama, në kohë të ndryshme ka pasur biseda me të njëjtën tematikë, me një nga drejtuesit e PDS, Artur Duçkollari, njëherazi kandidat i kësaj partie për Qarkun e Tiranës, si edhe me Erion Veliajn, kreun e G 99-ës. Në këto biseda, mes “zhargonit” të tij, fyes e kërcënues, Edi Rama nuk ka kursyer sharjet ndaj Artur Duçkollarit dhe Erion Veliajt, nën pretekstin pse këta, me posterat që kanë ngjitur anë e kënd Tiranës, kanë zënë vendet ku Edi Rama, kishte parashikuar të ngjiste posterat e tij elektoral. “Ç’ju duket vetja, më të mirë e më të bukur nga unë, që keni mbushur Tiranën me posterat tuaja”, mësohet të ketë qenë “mesazhi” që Edi Rama, ju ka adresuar “aleatëve” të tij, Artur Duçkollari dhe Erion Veliaj. Përballë një sjellje të tillë, ku Rama, për ditë e më shumë kërkon pretekste për t’u grindur me aleatët e tij, bashkëpunëtorët e tij të afërt, por edhe burie nga aleatët, bëjnë të ditur se më shumë se sa ngjitja e posterave, Edi Ramën e tremb humbja e zgjedhjeve, e cila, me një zhvendosje të mundshme të deputetëve të mundshëm të fituar nga partitë aleate, ia bënte gjithnjë e më shumë të pasigurt kontrollin, jo vetëm të opozitës, por edhe të deputetëve socialistë, që duket se e kanë tashmë gati lëvizjen e tyre ëpr linçimin e kreut të PS-ës, pas datës 28 qershor të ëktij viti. Këtë pasiguri të tijën, Edi Rama nuk lë pa e shprehur, nëpërmjet edhe indiferentizmit dhe mungesës së komunikimit me krerët e partive aleate, qoftë edhe për akordimin e takimeve elektorale, apo edhe për përafrimin e mesazheve elektorale, që duhet ti përcjellin zgjedhësve. Bashkëpunëtorët e tij, si edhe burime nga partitë aleate të këtij koalicioni të drejtuar nga PS-ja, bëjnë ët ditur se prej kohësh Edi Rama, nuk ka asnjë kontakt me kreun e PDS-ës, Paskal Milo, me kreun e PBDNJ-ës Vangjel Dulen, si edhe me kreun e G 99-ës Erion Veliaj. Jo vetëm kaq, por gjatë gjithë takimeve të tij elektorale, Rama, jo vetëm që nuk merr ndonjë nga aleatët, por as nuk i përmend ata në asnjë rast, gjatë fjalimeve ët tij elektorale. Aq e vërtetë është kjo, sa edhe pak ditë më parë, në festën e 18-vjetorit të PS-ës, krerët e partive aleate, jo vetëm që nuk i dërguan ndonjë urim Edi Ramës, po ata as nuk u panë në festën e kësaj partie. Në një gjendje të tillë frike, të njëjtat burime, bëjnë të ditur se i vetmi aleat i besuar i Edi Ramës, është Skënder Gjinushi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Berisha: Edi Rama t’i kërkojë falje Tropojës për Bregoviçin


Jam njeri prej jush. Me këto fjalë u është drejtuar kryeministri Sali Berisha qytetarëve të Tropojës në mitingun e parë pas 12 vjetësh në vendlindjen e tij. Në vijim të turit elektoral, fushata e Partisë Demokratike duket se ka arritur kulmin, teksa kryeministri ka kërkuar votat nga skaji verior për një mandat të dytë qeveritar. Në ndryshim nga mitingjet e tjera, kreu i qeverisë është ndalur për një kohë të gjatë në vlerat e Tropojës dhe përpjekjet e Malësisë së Gjakovës për liri. “Dua t’u siguroj ju, se kudo që unë ndodhem në Tiranë apo në metropolet e Evropës dhe të botës, në çdo vend, në çdo takim, mendja ime çdo ditë, qindra herë në ditë vjen tek ju, vjen këtu në Tropojë, vjen në këtë vend më të dashurin për mua mbi këtë dhe. Malësia e Gjakovës është djepi, vendi ku kam lindur dhe jam rritur dhe kjo mjafton për ta dashur atë edhe sikur qindra e qindra vite t’i kem. Por për mua malësia e Gjakovës është shumë më tepër se kaq”, u shpreh kryeministri Berisha. Nga vendlindja e tij kreu i qeverisë nuk ka lënë pa përmendur edhe kundërshtarin politik, Edi Rama, të cilit i ka kërkuar të kërkojë ndjesë ndaj Tropojës. Por, sipas tij, këtë herë kreu i socialistëve duhet të kërkojë ndjesë pasi i dha çelësin e Tiranës këngëtarit serb Goran Bregoviç, i cili ishte sipas Berishës frymëzuesi i ushtrisë serbe në mësymjen ndaj Kosovës. “Të kërkova që t’i kërkosh ndjesë Tropojës për ato që i bëtë në vitin ‘97, nuk e bëre këtë, sepse nuk njeh ti me arrogancën tënde, me prepotencën e trashëguar, ndjesën dhe faljen njerëzore, por unë tani nuk të them më që të kërkosh falje. Ajo që të kërkoj është kjo, që para se t’u drejtohesh qytetarëve të Tropojës, socialistëve të Tropojës për votën, duhet të heqësh çelësin e artë të bashkisë, çelësin e artë të kryeqytetit të shqiptarëve të që vendosë mbi gjoksin e himnizuesit të masakrave serbe mbi vëllezërit në Kosovë, famëkeqit Bregoviç”, theksoi më tej Berisha. Në të kundërt, sipas kreut të qeverisë, PD-ja në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të iniciojë një mocion mosbesimi ndaj Ramës, si kryetar bashkie. Në Tropojë lideri i demokratëve premtoi rritjen e investimeve si dhe shkurtimin e distancës së këtij qyteti me Tiranën. Në fund Berisha zhvilloi një takim në Kukës, ku kërkoi votat e këtij qyteti dhe u bëri thirrje të pranishmëve të tërheqin letërnjoftimet e reja dhe të votojnë nr. 10.

16.6.2009 - Jonuz HallaÇi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DEKORIMET E EDVIN RAMES ....., Posted 16 Qershor 2009, 21:58
DHURIMI I ''ÇELËSIT TE QYTETIT'' NGA EDVIN RAMA TE HUAJVE


Presidenti i Greqisë Sh.T z. Konstantinos Stefanopoulos 19.10.2004

Imazh


Presidenti i Maqedonisë Sh T Branko Cervenkovski
Imazh


Këngëtari Z.Goran Bregovitz (31.03.2006)

Imazh


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi (20.06.2008)
Imazh


Kryeministri malazez Z.MiloGjukanoviç (28.11.2008)
Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 42 postime · Faqe 2 prej 5 · 1, 2, 3, 4, 5
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 30 Tetor 2020, 09:49
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari