Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 42 postime · Faqe 5 prej 5 · 1, 2, 3, 4, 5
Edvin Kristaq Rama- Dosja - Biografia- Antishqiptarizmi
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Imazh
[youtube]https://www.youtube.com/watch?v=6TWxNJ08m08[/youtube]

Protesta në Vlorë kundër prishjes së shtëpive

1 shkurt 2015

vlore_46U kanë mbetur vetëm pak orë nga shembja e shtëpive dhe në krye të protestës një arkivol.

Në duar pankarta – “Jemi 130 familje jo një grusht njerëzish”- Vlora nuk fal” Zoti Kryeminsiter po hapni plagët e 97 – ës.Kryeministër mos i bë nënat shamizeza”

Banorët e lagjes “Kushtrimi” në Vlorë shpresojnë të mbrojnë pronën e tyre. Në hyrie të xhamisë një nga protestuesit u shtri në arkivol. Banorët thonë se nuk do dalim të gjallë nga shtëpia pa marrë dëmshpërblimin.

Në të njëjtën kohë INUK njoftoi të hënën se nis Operacioni nё lagjen “Kushtrimi”, nё dy krahёt e rrugёs Transballkanike. Mjetet e INUK do tё shembin mbi 100 tё tilla. Inspektorёt e INUK kanё bёrё prej ditёsh lajmёrimet pёr qytetarёt tё cilёt janё prekur nga projekti i ndërtimit të autostradës Vlorë – Fier.

Ka reaguar me anë të një deklarate edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sipas të cilit, 500 banorë të Vlorës po terrorizohen dhe 120 banesa të tyre po u shemben pa dëmshpërblim. Duke thënë se Partia Demokratike është në krah të Vlonjatëve, Basha u kërkon atyre të rezistojnë për pronën dhe familjen dhe pa folur drejtësia.
Tv Klan


4 dëshmi: A ka qenë Edi (Edvin) Rama i arrestuar në Francë
dhe pse e ndryshoi emrin, pas akuzës së Nanos?!”

– Nga Poli Hoxha
By voal.ch | December 20, 2019
https://www.voal.ch/4-deshmi-ka-qene-ed ... ent-174401

Imazh

Nga Poli Hoxha

Martin Henze, këshilltar për çështjet ekonomike pranë partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, CDU, nëpërmjet një postim në Twitter, i ka bërë një pyetje të thjeshtë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama:

A jeni arrestuar dhe burgosur në France në vitin 1994 dhe a keni bërë tregti, me ikona të vjedhura?
Imazh

Në fakt nuk pritet ndonjë përgjigje nga vetë Rama për këtë çështje, por pyetja retorike e një personi publik në qarqet politike gjermane dhe ndërkombëtare, nuk mund të kalohet thjeshtë.

Përpara se të kërkojmë nga prokuroria që të nisë hetimin urgjentisht për deklarim të rremë në formularin e dekriminalizit të deputetit Edi Rama, për të njëjtën çështje në ndihmë po risjellim edhe akuza të tjera që bashkohen në një pikë: Edi Rama në Francë kur ka qenë emigrant, (por edhe në Shqipëri gjatë kohës që ka qenë ministër Kulture) është marrë me trafik ikonash dhe madje edhe është arrestuar dy herë.

Në formularin e fundit të dekriminalizimit që ka dorëzuar si kandidat për deputet i PS në Qarkun e Vlorës për zgjedhjet e vitit 2017, Edi Rama ka firmosur se nuk ka qenë asnjëherë i ndaluar apo dënuar, për ndonjë vepër penale.
Në fakt këtë e ka deklaruar Edi Kristaq Rama dhe jo Edvin Kristaq Rama, për të cilin ka të dhëna të besueshme se në vitin 1994 është arrestuar apo pyetur nga policia franceze për këtë veprën e rëndë penale të trafikut të veprave të artit dhe posaçërisht të ikonave mesjetare, të cilat në fillim vitet 90-të u vodhën me shumicë në Shqipëri.
Për herë të parë publikisht për këtë çështje, akuza ka ardhur nga ish- kryeministri i vendit dhe kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Imazh

Në fakt këtë e ka deklaruar Edi Kristaq Rama dhe jo Edvin Kristaq Rama, për të cilin ka të dhëna të besueshme se në vitin 1994 është arrestuar apo pyetur nga policia franceze për këtë vepër të rëndë penale të trafikut të veprave të artit dhe posaçërisht të ikonave mesjetare, të cilat në fillim vitet 90-të u vodhën me shumicë në Shqipëri.
Për herë të parë publikisht për këtë çështje, akuza ka ardhur nga ish- kryeministri i vendit dhe kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano.


Gjatë një fjalimi në festën e Pezës në vitin 2001, Fatos Nano ka deklaruar tekstualisht:
‘Unë nuk pres si përgjigje artikulimet e kryetarit të bashkisë Edi Rama, të cilit mund t’i kem bërë shumë gjëra kur e nxora nga mjerimi si refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohë të Saliut dhe e ktheva me thonj të paprerë nga Parisi për ta bërë ministër dhe kryetar të bashkisë….’.

Kjo është hera e parë që yllit në ngjitje brenda PS-së, i zihet në gojë publikisht e kaluara e errët kriminale. Dhe jo nga një njeri do si do, por nga ish kryeministri i vendit, i cili ka pasur në dorë informacion të klasifikuar nga ish-SHIK dhe të shërbimeve inteligjente partnere.
Duket se kjo gërvishtje e plagës nga Fatos Nano, që e bën të lëngojë edhe sot Edi Ramën, e frikësoi këtë të fundit. Ndaj 1 vit më pas, më 27 nëntor të vitit 2002, ai ndryshoi në gjykatë emrin.
Sipas formularit të dekriminalizimit që ka paraqitur si kandidat për deputet për zgjedhjet e kaluara, për herë të parë Edi Rama tregon dhe firmos ndryshimin e emrit, gjë për të cilën nuk ishte prononcuar kurrë, edhe pse Sali Berisha e akuzonte sistematikisht ndër vite.
Pra nëse ndokush ka tentuar që në ministrinë e Drejtësisë apo atë të Brendshme në Francë, të kërkojë për ndonjë arrestim apo dënim të shtetasit shqiptarë Edi Kristaq Rama; nuk ka për ta gjetur.
Imazh

Prokuroria në zbatim të ligjit të dekriminalizimit letër porosinë duhet ta nisë për personin, Edvin Kristaq Rama.

Por jo vetëm kaq.
Në një nga seancat e Komision Hetimor Parlamentar në vitin 2003 të ngritur për veprimtarinë e jashtëligjshme të Edvinit tashmë i shndërruar në Edi, u hetua zhdukja e 150 ikonave të përzgjedhura nga fondi i artit bizantin mesjetar, për t’u ekspozuar në një ekspozitë botërore në Gjermani.
Në atë kohë ky Komision Hetimor i drejtuar nga i ndjeri, Sokol Olldashi, konstatoi se ato ikona u zhdukën dhe nuk u kthyen ndonjëherë në Shqipëri. Pyetjes së kryetarit Olldashi, se çfarë dinte Rama si ish-ministër Kulture për këtë çështje, ai ju përgjigj shkurt:
‘Ikonat pas përfundimit të ekspozimit në Gjermani, i nisa për në Paris’.
Por fakt është se ato vlera të pallogaritshme të trashëgimisë kulturore dhe fetare shqiptare, nuk u ekspozuan asnjëherë në Paris dhe nuk u kthyen kurrë në atdhe.
Por historia e Edvin-Edi Ramës prej ‘trafikanti’ dhe si një person i arrestuar për këtë veprimtari, nuk mbyllet vetëm me këto dëshmi dhe akuza.
Në datën 8 Tetor të vitit të kaluar 2019, Gjergji Thimio, një nga koleksionistët e parë të veprave të artit i licensuar në vend (Arrestuar më pas me bujë nga Tahiri e Rama), gjatë një interviste në emisionin 5 pyetje nga Babaramo për gazetarin Ilir Babaramo, delaroi disa herë se Edi Rama jo vetëm është i implikuar në trafikun ndërkombëtar të ikonave, por edhe se është arrestuar 2 herë në Francë, gjatë kohës që jetonte atje.
Pra deri më tani kemi 4 akuza (Fatos Nano, Martin Hanze, Komisioni Hetimor Olldashi, Koleksionisti dhe ish miku i Ramës Gjergji Thimio) nga njerëz dhe institucione publike të mirë-informuar.

Të gjitha këto mjaftojnë, që prokuroria të nisë urgjentisht (kryesisht) një hetim për këtë çështje. Më e thjeshta dhe më e pakta që mund të bëjë është që të kërkojë nga autoritet franceze, nëse shtetasi Edvin Kristaq Rama (Jo Edi), ka qenë ndonjëherë i ndaluar, i arrestuar, i pyetur apo i dënuar në shtetin e tyre për çfarë do lloj vepre kriminale dhe specifikisht për trafik ikonash./Marrë nga jugulajm


Gjergj Thimio akuzon Edvin Ramën: “Ka qenë i penalizuar në Paris për vjedhje ikonash”

Nga Gazeta Telegraf -29 Janar, 2020

https://telegraf.al/politike/thimio-aku ... e-ikonash/

Koleksionisti i njohur Gjergji Thimio, në një intervistë të dhënë për Fax News, akuzon kryeministrin Edi Rama për vjedhje ikonash.
Gjergji këmbëngul se Rama është ndaluar dy herë në Francë për shkak se vidhte ikona, dhe për këtë duhet hetuar sa më parë nga prokuroria shqiptare, madje sipas koleksionistit korçar, kryeministri ka pasur probleme me një ndalim dhe në Qipro.
Thimio u shpreh i gatshëm që të përballet me akuzën e shpifjes, por që sipas tij Rama nuk do të guxonte që të shkonte të gjyq.
“Rama ka qenë i penalizuar në Paris për vjedhje ikonash, i merrte ato nga kishat në Shqipëri. Berisha denoncoi një akt barbar qeveritar, Rama ka qenë i penalizuar edhe në Qipro. E kam denoncuar dhe më parë në gazetarë të tjerë, por deri tani prokuroria ka heshtur.
Rama ndryshoi gjeneralitetet kur mori Bashkinë, e ndryshoi emrin nga Edvin në Edi, në mënyrë që të humbiste gjurmët.
Duhet të hetohet e shkuara e Ramës në Paris, pasi kemi në qeveri një bandë të organizuar kriminale. E kam njohur Ramën shumë kohë më parë, kur hapi ekspozitën e tij me ikona.
Kryeminsitri s’mund të flasë për operacionet policore, dhe aq më pak nuk mund të bëjë klasifikimin e veprës penale. Ikonat ishin në cilësinë e provës, Rama i ekspozonte. Sekuestruan ikonat, procesverbali u mbush me të dhëna të pasakta.
Në burg tentuan dy herë që të më vrisnin, dhe kur dola prej aty më hoqën edhe kempin. Në burg më futi, nuk e kam problem fare që të më hedhë në gjyq. Ky ka manipuluar një komb të tërë, po i pi gjakun çdo ditë dhe më keq, drejtohet nga një nip i Spiro Kolekës, që së bashku me Enver Hoxhën vranë një popull të tërë”, u shpreh Thimio.
Thimio u arrestua para disa vitesh me urdhër të Ramës pas të ashtuquajturtit operacioni “Ikona”. Gjatë këtij operacioni
Gjergj Thimios iu sekusestruan mbi 1 mijë ikona ndonëse ai kishte licencë nga Ministria e Kuluturës dhe i kishte të ligjshme dhe të rregjistruara në instancat shtetërore.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Drekë e stërzgjatur: Pas peshkut Rama vazhdon me kokteil në Bar Zhoisen
Imazh
Edvin Rama - kryeministër me djemtë adoleshentë duke bërë qejf e Vlora e mbytyr vazhdon të rritet niveli i shiut

E mërkurë, më datën 4 shkkurt 2015
Kryeministri vazhdon prej 8 orësh drekë dhe darkë bashkë nëpër klubet e Vlorës. Pas peshkut Edi Rama ka vazhduar me kokteil në Bar Patiçeri Zhoisen. Vlora vazhdon ende nën ujë.
opozita.com/


Spartak Ngjela: Rama nuk mund ti shpëtojë drejtësisë. Po të vjen dita!

Nga Spartak Ngjela

18/06/2017
Frika nga Reforma në Drejtësi, tani e plotësuar ligjërisht, e ka trembur deri në panik Edi Ramën.
Nën peshën e kësaj frike, ai sot shpalli hapur frikën e tij kur kërkoi “bashkim me Partinë Demokratike nën flamurin kombëtar”. Siç duket kjo paska qenë biseda e fshehtë me Bashën.
Kjo, domethënë ky bashkim, mund të ndodhë kur ka një rrezik ndërkombëtar kundër Shqipërisë. Po ku është rreziku?
Asnjë rrezik. Po çfarë është ky bashkim, kundër kujt? Kuptohet: Ky eshtë një bashkim kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Turp historik! Njëlloj si Enver Hoxha.
Rama kërkon bashkim me të gjithë korrupsionin shqiptar “nën flamurin kombëtar” dhe kundër Shteteve të Bashkuara, kundër Gjermanisë dhe të gjithë atyre që kanë formuluar Reformën në Drejtësi për të shpëtuar shqiptarët nga grabitësit e tyre dhe padrejtësia shekullore.
Atëherë, pse e do bashkimin ky kryeministër i ngjitur nga frika? E do këtë bashkim që më 2/3 e votave në Parlament, të ndryshojë kushtetutën në pjesën e Reformës në Drejtësi, dhe të sigurojë kështu korrupsionin. Po si mund ta bëjë këtë?
Është naiv dhe i çthurur mendërisht deri aty sa të kërkojë edhe ky një Kinë apo një Mao, për ca para, ashtu siç bëri Enver Hoxha kur i kërkuan aleatët e tij ndërkombëtarë që të tërhiqej se kishte bërë krime kundër shqiptarëve.
Siç duket këtij të sotmit i shkon mendja se mund të shkojë në Moskë për ca pak para, sa të gënjejnë shqiptarët dhe të vijojë në Shqipëri abuzimin njëqindvjeçar. Kjo do të jetë aventura më qesharake e fëmijëve të korruptuar dhe hajdutëve shqiptarë.
Ramë ziu!

Ti kështu do të futesh në një rrezik shumë më të madh sa rreziku që ke menduar për Reformën… Nuk e ndalon dot më askush, asnjë forcë rrugën e shqiptarëve për drejtësi dhe mirëqënie shoqërore drejt Perëndimit… Kjo tashmë është një çështje e mbyllur.
Po të kap Reforma, prite me qetësi: rruga e drejtësisë shqiptare është e pandalshme. E ka siguruar Uashingtoni.


Z.Kryeministër, çdo bisedim me Greqinë për kufirin është antikushtetues

February 18, 2019 01:06

Nga Shaban Murati ish ambasador, ish diplomat karriere– Dita

Qysh kur ka nisur zyrtarisht në nëntor 2017 seriali i dytë brenda dekadës i bisedimeve midis MPJ të Shqipërisë dhe MPJ të Greqisë për të ashtuquajturën çështje të detit, asnjëherë nuk i është thënë opinionit publik shqiptar se cili është objekti i bisedimeve dhe as se kush i kërkoi bisedimet.

Fshehtësia ka lidhje me diçka, që nuk është në përputhje me legjislacionin tonë, me Kushtetutën dhe me vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë të vitit 2010, që rrëzoi marrëveshjen e parë të detit midis dy shteteve, e firmosur nga qeveria e vitit 2009. Por në datën 14 shkurt 2019 kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e zbuloi publikisht në një ekran televiziv: “Për çfarë po bisedojmë ne me Greqinë? Për kufirin”.

Unë kam një dyshim të bazuar nëse ministria e Jashtme ia ka dhënë të plotë kryeministrit të Shqipërisë dosjen diplomatike të të ashtuquajturës çështje e detit 2008-2018, por fakti që ai del në publik dhe deklaron se Shqipëria po bisedon me Greqinë për kufirin, shkon përtej shqetësimit juridik, diplomatik, historik, shtetëror dhe kombëtar.

Krijon një shqetësim të këtyre përmasave për faktin tronditës dhe të pakapërdishëm, që çdo bisedim me Greqinë për kufirin tonë përbën një akt, që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë.

Së pari, këtë kundërvënie me Kushtetutën të çdo bisedimi me Greqinë për kufirin detar e ka përcaktuar në mënyrë përfundimtare Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë me vendimin e saj historik të 15 prillit 2010, kur rrëzoi si antikushtetuese dhe e bëri të pavlefshme dhe të vdekur marrëveshjen e dëmshme të detit, të nënshkruar me Greqinë nga qeveria e vitit 2009.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë përcakton juridikisht se MPJ e Shqipërisë dhe qeveria e Shqipërisë nuk kishin asnjë të drejtë dhe as tagër ligjor të bënin objekt të bisedimeve me Athinën kufirin detar të Shqipërisë me Greqinë, sepse ai kufi kanë qenë i përcaktuar me kohë dhe i njohur e i pranuar ndërkombëtarisht nga traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të fuqive të mëdha.

“Kufijtë shtetërorë, përfshirë natyrshëm edhe kufirin e Detit Territorial ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, kanë ekzistuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.( Fletorja zyrtare e Republikës së Shqipërisë, nr.52, 4 maj 2010, fq.1879). Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë përcakton në vendimin e saj se MPJ dhe qeveria nuk kanë asnjë të drejtë të bëjnë objekt bisedimesh kufijtë detarë apo ujrat territoriale shqiptare.

Së dyti, të hysh në bisedime për kufirin detar apo tokësor me Greqinë të ndalojnë aktet e mëdha juridiko-ndërkombëtare të fuqive të mëdha, si Konferenca e Londrës e vitit 1913, Protokolli i Firences i 27 janarit 1925, dhe sidomos“Akti final i delimitimit të kufijve të Shqipërisë”i Parisit i 30 korrikut 1926. Fuqitë e mëdha kanë përcaktuar dhe mbyllur përfundimisht kufijtë e Shqipërisë, si me Greqinë, ashtu dhe me Jugosllavinë, në Paris në korrik 1926, dhe këtë marrëveshje të fuqive të mëdha dhe pranimin e kufijve përfundimtarë me Shqipërinë e kanë nënshkruar edhe qeveria e Greqisë, edhe qeveria e Jugosllavisë.

Qeveritë shqiptare të të gjitha kohërave i kanë respektuar vendimet e akteve juridike ndërkombëtare dhe siç kam shkruar në librin tim “Çështja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare?”: “Sjellja ndërkombëtare e Shqipërisë në çështjen e kufijve ka qenë në respektim të vendimeve të fuqive të mëdha dhe një qëndrim parimor për mos ndryshimin e kufijve të shteteve në Ballkan dhe në Europë, gjë që duhet konsideruar një kontribut historik i Shqipërisë në stabilitetin rajonal dhe kontinental”. (Tiranë, Botimet Alsar, 2018,fq.99)

Unë nuk mund të kuptoj se cila mendje shërbyese në MPJ të Shqipërisë ka guxuar që të sfidojë në vitin 2017 qoftë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, qoftë traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare për kufijtë e Shqipërisë. Kaq të përcaktuar dhe të paluajtshëm janë kufijtë e Shqipërisë me Greqinë në bazë të “Aktit përfundimtar të delimitimit të kufijve të Shqipërisë” të Parisit të 30 korrikut 1926, sa që edhe vetë ministri i jashtëm grek, Nikos Kocias, në 3 korrik të vitit 2018 detyrohet që, gjatë polemikave me opozitën e vendit të tij, të pranojë në faqen zyrtare të MPJ greke, për herë e parë publikisht në 92 vjet nga një udhëheqës grek, se ekziston marrëveshja ndërkombëtare e Parisit e vitit 1926, të cilën Greqia nuk mund ta shkelë.

Por e shkeli me këmbët e veta Ministria e Jashtme e vitit 2009 dhe e përsëriti këtë shkelje pa iu dridhur syri Ministria e Jashtme e vitit 2017. Burime të besuara të MPJ të Shqipërisë venë në dukje se MPJ nuk i ka raportuar kryeministrit Edi Rama se ajo po rinegocionte marrëveshjen e vdekur të vitit 2009, duke plotësuar kështu një interes të vjetër të qeverisë greke, për të përfshirë përsëri kufirin detar si objekt tratativash, dhe duke shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Në një komunikim të brendshëm, me një letër zyrtare dërguar presidentit të Republikës, Ilir Meta, në datën 18.2.2018, MPJ i kërkon atij plotfuqishmërinë e hapjes se bisedimeve dhe e vë para faktit të kryer se objekt bisedimesh është kufiri detar midis dy shteteve. Sipas një burimi nga MPJ kërkesa drejtuar presidentit ishte sa për sy e faqe, sepse praktikisht marrëveshja e re humbëse me Greqinë ishte sigluar dhe marrëveshjes i ishte prerë edhe dita e dasmës ose e festimeve në pashkët ortodokse në fillim të prillit 2018 në Korçë.

Së treti, bisedimet për kufirin i ndalon fakti historik dhe juridik se çështja e detit është inekzistente ose e paqenë. Nuk ka ekzistuar kurrë në marrëdhëniet shqiptaro-greke një çështje deti. Nëse do të kishte pasur ndonjë çështje deti, ajo do të ishte trajtuar gjatë afro 100 viteve, qysh nga 1914, kur u vendosën për herë të parë marrëdhëniet diplomatike midis dy shteteve.

Ajo nuk ka ekzistuar as në kohën e Zogut e as në kohën e Enverit, as në kohën e kulmit të konflikteve midis Shqipërisë dhe Greqisë, as në 1949 që u shkua deri në konflikt të armatosur, as në kohën e regjimit të kolonelëve dhe as pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1971 midis dy vendeve. Pra, është një çështje, që nuk ka ekzistuar.

Kjo çështje u ngrit befas nga Athina në vitin 2007, kur doli në dritë informacioni për pasuritë e mëdha të hidrorkarbureve në ujërat shqiptare të detit Jon. Nëse do të kishte ekzistuar një çështje deti, ajo do të ishte ngritur nga pala greke gjatë gjithë dekadave, afro 100 vjet, por befas shfaqet me hidrokarburet në 2007. Në 2007 Athina ka kërkuar zyrtarisht hapjen e bisedimeve për shelfin kontinental, jo për kufirin detar. Për hir të së vërtetës duhet thënë se futja e kufirit detar si objekt bisedimesh ka qenë një intrigë shqiptare e MPJ së vitit 2009. Odisenë diplomatike të të ashtuquajturës çështje e detit në harkun kohor 2008-2018 e trajtoj gjerësisht në librin tim “Çështja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare?”.

Së katërti, Edi Ramën e ndalon Edi Rama të hapë bisedime për kufirin detar me Greqinë. Kryetarit të PS, Edi Rama, i duhet njohur merita historike që dërgoi në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë padinë për marrëveshjen e zezë të detit, të nënshkruar nga qeveria e PD në 2009. Në padinë zyrtare të Partisë Socialiste, me kryetar Edi Ramën, drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në datën 6.12.2009, deklarohet:

“Është thënë vazhdimisht nga anëtarët e delegacionit (shqiptar në bisedimet me Greqinë), por edhe nga politikanë të ndryshëm se nuk ka pasur kufij të përcaktuar midis Shqipërisë dhe Greqisë në zonën detare. Kjo nuk është e vërtetë, përkundrazi është një mashtrim. Kufiri ka ekzistuar. Pra kufiri detar shqiptaro-grek ishte i njohur, i përcaktuar edhe me koordinata, dhe i respektuar nga të dyja palët. Asnjëherë Greqia nuk e ka kundërshtuar këtë vijë të kufirit detar, përkundrazi e ka respektuar”.

Ky qëndrim i drejtë historik dhe juridik ishte harruar nga MPJ e vitit 2009, por tani kryeministrit i takon të japë një shpjegim përse MPJ e tij në vitin 2017 ka devijuar nga qëndrimi dhe nga vlerësimi zyrtar i Partisë Socialiste me kryetar Edi Ramën. Në datën 11 mars 2016 kryeministri Edi Rama, duke folur në parlament për marrëveshjen e detit të vitit 2009, ka deklaruar: “Kufiri detar është faktikisht tradhti, nuk është përgjegjësi e qeverisë greke, që në Tiranë gjetën ca kokrra tradhtarësh, që falën gjithë atë territor ujor të Shqipërisë për ca interesa mizerabël”.

Pra kryeministrin Edi Rama e ndalon kryeministri Edi Rama të hapë çfarëdo lloj bisedimi për kufirin detar me Greqinë. As qeveria, as MPJ dhe as kryeministri nuk kanë tagër kushtetues të vënë në diskutim kufijtë shtetërorë sovranë të vendit. Ka një mendim në disa qarqe brenda MPJ të Shqipërisë që kryeministri nuk është informuar në masën e duhur për të ashtuquajturën paketë të bisedimeve shqiptaro-greke në vitet 2017-2018.

Paketë, e cila ishte një truk diplomatik grek për të kaluar kontrabandë marrëveshjen e rrëzuar të detit. Por kryeministrit duhet t’i kishte bërë përshtypje ngutja e pazakontë e MPJ së tij për të përfunduar marrëveshjen e re të retushuar të detit me Greqinë me dy raunde bisedimesh, gjë që tejkalonte edhe nxitimin proverbial të MPJ të vitit 2009.

Ka qenë një qëndrim për t’u përshëndetur dhe në mbrojtje të Kushtetutës ai i presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta,i cili bllokoi nga pikëpamja ligjore dhe kushtetuese theqafjen e sovranitetit tonë kufitar detar, që kurthonte edhe marrëveshja e re e fshehtë me Greqinë.

Në cilësinë e ekspertit të çështjes dhe të fushës, unë i drejtohem presidentit të Republikës që, në respekt dhe në detyrim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe të Kushtetutës së Shqipërisë, të mos akordojë autorizimin e tij për asnjë lloj marrëveshje me Greqinë, e cila përmban cënimin e kufijve të përcaktuar ekzistues detarë dhe të sovranitetit e të integritetit territorial detar, shtetëror e kombëtar të Shqipërisë.

Botuar sot nga Dita
http://www.gazetadita.al/z-kryeminister ... foFDwm2Bfc
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 42 postime · Faqe 5 prej 5 · 1, 2, 3, 4, 5
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 30 Tetor 2020, 08:46
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari