Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Memli Krasniqi heqë fotot e Rugovës dhe Nanë Terezes
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Në Kosovë, Nënë Terezës i paskësh "kaluar koha"
Imazh

Në Kosovë, Nënë Terezës i paskësh "kaluar koha"

(24.02.2011 RV)Gjithë bota e nderon e i lutet Nënë Terezës, shenjtes së më të varfërve të kësaj toke, të cilët diti t’i ngrinte nga llumi e t’u japë dinjitet, duke e bërë të njohur për mirë emrin e shqiptarëve anembanë globit. Vetëm në Kosovë, për një çast, shpresojmë të papërsëritshëm, e Lumja shqiptare e bamirësisë u konsiderua si figurë, që i “ka kaluar koha”. Akti i parë i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në qeverinë e re qe heqja e fotografive të Nënë Terezës dhe të Ibrahim Rugovës nga sallat e Ministrisë. Më hollësisht, të ndjekim Rabije Ibrajn nga Prishtina




Ministri i Kulturës të Kosovës Memli Krasniqi largon nga Ministria fotografitë e Ibrahim Rugovës e Nënës Tereze

Imazh


Veprimi i parë i ministrit të ri të Kulturës, Rinisë e Sportit të Kosovës ka qenë heqja e fotografive të presidentit Ibrahim Rugova dhe të Nënë Tereze. Fotografitë kanë qenë të ekspozuara në hollin e brendshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë se Sportit. Ky veprim i ministrit të ri Memli Krasniqi është pritur me indinjatë të thellë nga punonjësit e ministrisë.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.


Kjo parti ka kërkuar nga kryeministri Hashim Thaçi të distancohet nga ky veprim i ministrit Krasniqi, ndërsa nga ministri Krasniqi të kërkoj falje dhe ti kthej fotografitë në vendin e tyre, ndryshe, në rast se nuk ndodhin kjo, LDK-ja paralajmëron se do të kërkoj nga kryeministri Thaçi dhe nga Kuvendi i Kosovës, shkarkimin e ministrit të Kulturës.

Në ndërkohë nga kabineti I ministrit Memli Krasniqi ka ardhë reagimi në të cilin shpjegon siç thotë ai “arsyet legjitime të kërkesës sime për heqjen e kolazhit të posterëve për aktivitetet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2010”. Ministri Krasniqi konstaton se këta posterë janë vendosur vitin e kaluar si pjesë e Planit të Punës për vitin 2010, është e kuptueshme që në vitin 2011 të ndryshohen me imazhe të aktiviteteve të planifikuara për këtë vit.

“Për t’i dhënë përgjigjen meritore të gjithë atyre që dëshirojnë të paraqesin personalitetin tim në mënyrë të shtrembëruar, ju njoftoj se kolazhi i posterëve është rivendosur në ambientet e Kabinetit të Minsitrit, por jo si rrjedhojë e presionit të padrejtë ndaj meje, por për t’i siguruar të gjithë qytetarët që mund t’i ketë shqetësuar informata e shtrembëruar se unë kam respektin më të lartë personal, kombëtar dhe institucional për nobelisten e madhe shqiptare Nëna Tereze, por edhe për ish-Presidentin Ibrahim Rugova thueht në fund të reagimitt ë ministrit Krasniqi.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Shoku Hashim Thaci, pse vazhdon të heshtësh për Vandalizmat e Varreve Katolike të Kosovës në 1999?
Shoku Memli Krasniqi; Pse vepron sipas shijeve të udhëheqësit tënd shpirtëror H.Thaci?
Urrejtjen tënde patologjike kundër Nënë Terezes dhe liderit të Madh të Kosovës I.Rugova mbaje për vete në shpirtin tënd të zi. Përse u heqë Tabllotë e fotove të tyre? Jepë llogari dhe mos u fsheh nën petkune H.Thacit?

Shoku Memli Krasniqi!

Sapo shkele këmbët në cilësinë e ministrit të kulturës në dyshemenë e sallonit të Ministrisë të Kulturës të Kosovës të vrau, të mjegulloi sytë, të shkallmoi sedrën tënde, të nxiu sytë, kur pe në faqet e murit portrete të Shenjtores Nanë Tereza dhe Lideri i Kosovës Ibrahim Rugova.
Dhe dhe urdhër urgjent ë zhdukeshin këto dy portrete nga salloni i ministrisë për tu ndjerë komodë në përditshmërinë tënde.

Unë si qytetar m'u kujtua një ngjarje e tmerrshme fondamentaliste islamike që ndodhi sapo ishte cliruar Kosova në 1999 nga NATO-ja hynë të parët ''clirimtarët'' e PDK të Thacit me bandën dhe ne nesërmen u zgjua dita me lajmin e kobëshme Të shkatërrimit të Varrezave Katolike, kryqeve, mermereve dhe skulpturave të shenjta në Kosovë.

Hashim Thaci me bandën e tij nuk spjegoi kët ngjarje kaq ekstreme islamike kundër pakicës shqiptare katolike dhe deri më sot nuk dihet se kush e udhëhoqi dhe realizoi një skenar taleban me synim për të mbajtë të përcarë marrëdhëniet midis dy feve islamo-katolike
Dhe po ta shohim në qeverinë 22 shkurtit 2011 të Kosovës në 25 ministra nuk ka asnjë ministër shqiptar me besim katolik.
ImazhImazh

Prandaj zgjodhi njeriun Memli Krasniqin me cilësi të ulta morale si fondamentalistë që urren besimin katolik dhe e demostroi qysh ditën e parë me një egërsi dhe urrejtje të pashoqe.

Po ti vlerësojmë se heshtja e Hashim Thacit në 1999 ndaj Vandalizmit të Varreve katolike Shqiptare dhe Sjellja e një shprehje të urrejtjes antikatolike të ministrit të Thacit dëshmojnë se këto dy raste janë pasqyra e moralit të shëmtuar të PDK me në krye Hashim Thacin.
Ende Memli Krasniqi dhe Hashim Thaci nuk kanë kërkuar falje besimtarve katolike që nuk kanë gjetë autorët e Vandalizmave të Varrezave Katolike dhe të heqjes të portreteve të Nanë Terezes dhe të liderit që u konvertua në katolik, i ndjeri Ibrahim Rugova.
Kur do të kërkojnë falje këta dy kosovarë që nuk dihet se janë shqiptar apo talebanë?

Shkambi i Shqipes
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Në sytë e të tjerëve:SHQIPTARËT DHE ISLAMI
Ministri i kulturës Kosovës Memli Krasniqi është nipi i kryemyftiut të Kosovës Tërnava - është një besimtar islamik fanatik


Kryemyftiu i Kosovës Naim Tërnava - Daja i Memli Krasniqit - Minisri i Antikulturës në Kosovë
ImazhImazh

Frankfurter Rundschau

Mbi 90 për qind e shqiptarëve të Kosovës u takojnë familjeve myslimane. Megjithatë, ata një kohë të gjatë konsideroheshin se janë imunë ndaj joshjeve islamike.

Shqiptarët nuk i duen emrat islamik në Kosovë
Por, që ky konstatim mund të ndryshojë, tregon emërimi i një ish-reperi besimtar (Memli Krasniqi, v.j.) në postin e ministrit të Kulturës. Mbetet për t'u sqaruar nëse islamizmi që po rritet ngadalë ka të bëjë te krimi i Arid Ukës në Frankfurt, shkruan analisti Norbert Mappes-Niediek në "Frankfurter Rundschau".

Religjioni shtetëror në Kosovë është nacionalizmi shqiptar. "Islami u është imponuar shqiptarëve": Me këtë formulë nacionalistët e bindur i refuzojnë të gjitha joshjet nga ana e sauditëve dhe muxhahedinëve boshnjakë. Fëmijët pagëzohen me emra shqiptarë, si Ilir ose Dardan, Vlora ose Teuta. Kush e ka emrin Hajrudin, Nezir dhe Muharrem shpesh i vjen turp.

Maqedonia - shpella e fanatizmi islamik shqiptar
Heroi kombëtar i Shqipërisë është Skënderbeu, një princ i krishterë, i cili në shekullin e 15-të i mbrojti shqiptarët atëbotë të krishterë kundër osmanëve myslimanë. Menjëherë pas tij vjen Nënë Tereza katolike. Mjekra dhe mbulesa e femrave janë pjesë e pamjes në rrugë mbase në Maqedoninë fshatare, shqiptarët e atjeshëm konsiderohen konservativë dhe të prapambetur. Në Kosovë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 mbretëroi solidaritet i gjithanshëm me çlirimtarët amerikanë.


Abdi Baleta ideolog i islamizmit në torjet shqiptare
Por, që nga atëherë mes nacionalizmit shqiptar dhe fundamentalizmit mysliman është krijuar një urë ideologjike. "Sikur të mos e kishim pranuar islamin, ne sot do të ishim serbë ose grekë", thotë Abdi Baleta, kryeideolog i këtyre ideve. Ky shqiptar nga Tirana ka qenë diplomat nën diktatorin Enver Hoxha dhe që nga ndryshimet e vitit 1991 ai u prin disa partive të vogla. Në Shqipëri ky ka pas vetes vetëm një pakicë.

Një kohë të gjatë Kosova ishte e çliruar nga idetë e tilla. Në emigracion, ku shumë shqiptarë të rinj rriten si pjesë të një shtrese të deklasuar emigrantësh, tezat e Baletës gjejnë më shumë mbështetje dhe kthehen prapa në Ballkan.

Ministri i ri kosovar i Kulturës, Memli Krasniqi, për disa pjesë të gjeneratës së re është idhull. Vendimi i parë i Krasniqit si ministër ishte heqja e portreteve të Nënë Terezës dhe themeluesit shekullar të shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në korridorin e ministrisë.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10

Ministri i kulturës Kosovës Memli Krasniqi është nipi i kryemyftiut të Kosovës Tërnava - është një besimtar islamik fanatik


Kryemyftiu i Kosovës Naim Tërnava - Daja i Memli Krasniqit - Minisri i Antikulturës në Kosovë
ImazhImazh

Frankfurter Rundschau

Eduard Shalsi, në plazh me skena “hot” dhe “sexy”
Imazh

Deputetët socialistë nuk duken shumë “hot” dhe “seksi” kur dalin në foltoren e Partisë Socialiste për të folur ballë kamerave. Ama, kur janë buzë detit, e sidomos ata beqarët, aktiviteti dhe jeta e tyre bëhet akoma më shumë interesante. Në këto foto që ju do të shihni, është pikërisht një ndër deputetët më të rinj të PS: bëhet fjalë për Eduart Shalsin si ish nën-kryetar i Bashkisë së Tiranës, në gjendje civile i divorcuar nga gruaja, për t'i plotësuar shijet e kryetarit të Bashkisë Tiranës dhe kryetarit të PS Edvin Rama i divorcuar me dhune duke ushtruar mbi ish gruaan e tij. Sigurisht, pas këtij divorci Shalsi nuk do të rrijë duarbosh. Ja ku e shohim buzë detit, në skena tërësisht hot, me të dashurën e tij, e cila ne të Bluetooth, nuk na rezulton se është e re, por është ajo që ka pasur dhe vitin e kaluar, dhe që ne jua kemi dhënë me foto. Ezmerja, në fakt nuk është shqiptare, është e huaj, ndaj mund të themi se Shalsi ka tjetër gusto zgjedhjeve.
ImazhImazhImazh

Megjithatë, ndoshta edhe nga fakti që e dashura e tij është e huaj dhe jo shtetase shqiptare, nuk e ka pasur problem, që ne plazhet shqiptare, të na shfaqet në pozicione kaq “hot” dhe kaq intime sa çpo i shohim në këto foto në plazhet e Shqipërisë, çka në fakt, i ka bërë shumë përshtypje pushuesve që kanë qenë vërdallë, dhe që nuk kanë hezituar t’i bënin dhe foto deputetit të PS. Kaq i dhënë ka qenë Shalsi pas të dashurës së vet, sa nuk e ka parë fare aparatin fotografik që shkrepej drejtim tij.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 4 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 27 Tetor 2020, 12:04
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari