Faqe 2 prej 2

Dosja e Grushtit të Shtetit - Bamir Topi, Ina Rama, B.Shaqir

PostPostuar: 03 Shkurt 2011, 11:17
nga Laert
Ina Rama para Komisionit Hetimor Parlamentar të datës 2 shkurt 2011.
1.Ina Rama me arrogancë shpërfill Komisionin duke refuzuar me përbuzje
2. Bamir Topi s’pranon të dëshmojë në Komisionin hetimor për “grushtin e shtetit” në 21 janar
3.Bahri Shaqiri - kryetar i SHISH-it nuk erdhi më dt. 2.2.2011 në Komisionin Hetimor Parlamentar se ''nuk ashtë pregatitë'' për Komisionin Hetimor

Imazh

Bashkëjetesa anti-institucionale e Ina Ramës dhe Bamir Topit, “puç” edhe ndaj komisionit hetimor


02-02-2011 / Gazeta 55
Shëmbëlltyra e dy prej figurave, të konsideruara si më të rëndësishmet në funksionimin e shtetit të së drejtës, përkatësisht Ina Rama dhe Bamir Topi, po spikat si një bashkëjetesë e tyre me qëllim snobimin e ligjit dhe Kushtetutës së Shqipërisë. Sjellja prej “puçisti” është abroguar nga institucioni i presidentit dhe ai i kuvendit, ku Ina Rama edhe pse ishte e thërritur për të dëshmuar lidhur me “grushtin e shtetit” ka kryer as më shumë e as më pak se, një “puç” ndaj strukturës së Parlamentit që po kryen hetimet përkatëse
Mazhoranca: Ina Rama, auto-akuzë me shmangien e pyetjeve, konfirmoi përfshirjen në skenarin e “puçit të shtetit”

Shokuese mund të cilësohet ajo që demonstroi sot kryeprokurorja Ina Rama, në mbledhjen e komisionit hetimor për hetimin e “puçit të shtetit” të 21 janarit. Edhe pse ishte thërritur aty ashtu siç e parashikon ligji për funksionimin e komisioneve hetimore të ngritura nga Kuvendi dhe për të dhënë dëshmi konkrete mbi atë që u tentua në 21 janar, pra “grushtin e shtetit”, zonja në fjalë jo vetëm që s’pranoi të raportojë, por injoroi strukturën e posaçme për hetimin e puçist, edhe pse mbi kokën e organit të akuzës rëndon një akuzë shumë e rëndë. “Prokuroria është një organ i pavarur dhe ajo i nënshtrohet vetëm ligjit”. Ka nisur dëshminë e saj para komisionit hetimor parlamentar, Ina Rama ndërsa është çuar në mënyrë demonstrative pasi ka lexuar fjalimin e saj dhe është larguar nga salla e Kuvendit. Duke shtuar se hetimi rreth ngjarjeve të 21 Janarit është objekt i institucionit që ajo drejton, ajo tha se “i ka nisur hetimet për çështjen në fjalë dhe se e ka informuar komisionin hetimor rreth kësaj”. E pas kësaj sentence, ajo është larguar nga salla e komisionit hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 Janarit. Gjë që ka shkaktuar në fakt reagimin e menjëhershëm të anëtarëve të komisionit hetimor, të cilët kanë pohuar se qëllimi i tij mbetet ai i zbardhjes së asaj çka ka ndodhur në të vërtetë më 21 janar dhe për këtë do t’i shkohet deri në fund veprimtarisë së vërtetë të institucioneve të lakuara si zinxhiri i “grushtit të shtetit” në 21 janar.
Bamir Topi s’pranon të dëshmojë në Komisionin hetimor për “grushtin e shtetit” në 21 janar
Pas deklaratave të Edi Ramës, për të delegjitimuar komisionin hetimor parlamentar, për hetimin e “puçit të shtetit”, presidenti i Republikës Bamir Topi ka shfaqur hapur ambicien e tij antikushtetuese dhe në kundërshtim me vullnetin e sovranit, duke përkrahur fuqimisht kryepuçistin e 21 janarit
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dalë nga strofulla e politikës së mejhanes për të delegjitimuar hetimet e “puçit të shtetit”. Pas Edi Ramës, është pikërisht Bamir Topi ai që nuk pranon vullnetin e shumicës, vullnetin e sovranit për të hetuar demonstratën e dhunshme të 21 janarit, për të cilën ekzistojnë dyshime të forta si dhe dokumente konkrete se ka një ndërthurje zinxhirë të disa prej institucioneve, në tentativë për rrëzuar qeverinë legjitime, të dalë nga zgjedhjet e lira dhe demokratike të 28 qershorit 2009-ë. Ashtu si Edi Rama, reagimi i Bamir Topit është që të hedhë poshtë me çdo kusht një hetim të mundshëm ndaj veprimtarisë së tij institucionale ashtu si dhe atë politike (përsa kohë mendohet se është i ndjeshëm fort ndaj provokimeve të opozitës së Edi Ramës). Por edhe nga ana tjetër, Bamir Topi as më shumë e as më pak, thjesht po imiton Edi Ramën, sigurisht me vetëdije dhe jo rastësisht. Komunikimet e vazhdueshme mes tyre janë tashmë një realitet i prekshëm që s’e fsheh dot as Topi dhe as Rama. Prandaj, mbetet për t’u parë nëse z.Topi do ndryshojë qëndrim, nisur nga deklarata e tij zyrtare se komisioni hetimor është i jashtëligjshëm, por as kjo nuk e shpëton atë nga infiltrimi, si i infektuar nga “grushti i shtetit”, gjatë demonstratës së dhunshme të opozitës në 21 janarit. Por, siç edhe paramendohet, kemi të bëjmë me një skenar të mirë përgatitur të po atyre zyrtarëve të institucioneve që lakohen si të përfshira në tentativën për “grusht shteti”. Javën e kaluar, Komisioni kërkoi nga Presidenti i Republikës që brenda datës 2 shkurt të dërgojë një informacion për të gjithë veprimtarinë e tij gjatë dhe pas datës 21 janar 2011, por sot Bamir Topi ka injoruar punën hetuese të komisionit, edhe pse çështja është shumë serioze, përsa kohë flasim për një grup të vogël puçistësh të cilët tentuan të rrëzojnë qeverinë me dhunë.

Mazhoranca: Ina Rama, auto-akuzë me shmangien e pyetjeve, konfirmoi përfshirjen në skenarin e “puçi të shtetit”
Kryetari i komisionit hetimor, Eduard Halimi: Parlamenti po heton veprimtarinë e institucioneve shtetërore

Kryetari i Komisionit Hetimor, i ngritur për hetimin e “grushtit të shtetit” të 21 janarit dhe njëherazi deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi deklaroi dje se hetimet që po kryhen nga kjo strukturë e Kuvendit, nuk kanë asnjë mbivendosje me hetimet që po kryen Prokuroria, të paktën nisur nga pretendimet e vetë znj.Rama, pak sekonda para braktisjes së seancës së dëshmisë. “Unë doja të shpjegoja për të gjithë opinionin publik se sjellja e zonjës Prokurore ishte me qëllimin e vetëm për tu larguar nga kjo seancë. Erdhi këtu më një qëllim jashtëzakonisht arrogant dhe mungesë të theksuar respekti ndaj këtij institucioni ashtu si dhe personazhe dhe aktorë të tjerë të Shqipërisë kanë treguar në vijimësi gjatë një viti e gjysmë edhe në këtë sallë edhe në salla të tjera. Janë larguar pa pranuar që t’i nënshtrohen një debati racional, pa pranuar që t’i nënshtrohen një diskutimi racional. Unë dua të bëj një sqarim se ky hetim parlamentar ka zero mbivendosje me hetimin penal që po zhvillon Prokuroria. Ne jemi duke hetuar veprimtarinë e institucioneve shtetërore të këtij shteti është detyrë e Parlamentit që të hetojë dhe të shohë se si institucionet shtetërore ata që paguhen me paratë e shqiptarëve të menaxhojnë institucionet që ato drejtojnë në të gjithë frymën e zbatimit të ligjit, për qëllimin final për mbrojtjen e rendit kushtetues në vend. sigurisht që komisioni do ta shohë me shumë vëmendje të gjithë qëndrimin arrogant, të gjithë qëndrimin me mungesë të theksuar respekti ndaj organit më të lartë kushtetues në këtë vend që është parlamenti”- u shpreh Halimi. Sipas tij, ky komision do ta shohë qëndrimin e zonjës Ina Rama, në përputhje me të gjitha provat e tjera, në përputhje me të gjithë dokumentet që po administron dhe do administrojë ky komision hetimor. “Të jeni të bindur që ky komision do të bëjë të gjithë rekomandimet e duhura për Kuvendin e Shqipërisë”- deklaroi Halimi.
Enkelejd Alibeaj - ish ministër i drejtsisë: Refuzimi arrogant i kryeprokurores, auto-akuzë për implikim në “grushtin e shtetit”
“Unë nuk e kuptova refuzimin e zonjës kryeprokurore po unë besoj se zonja kryeprokurore përveç refuzimit arrogant tregoi këtu së pati frikë. Tregoi frikë për ato çfarë ne do i pyesnim dhe që nuk kishim aspak lidhje me hetimin penal. Për mendimin tim është një auto-akuzë që zonja kryeprokurore sapo bëri në sytë e të gjithëve, në syrin tonë, në syrin e publikut. Të kesh frikë për t’ju përgjigjur pyetjeve që disa deputetë të ngarkuar nga ligji dhe nga kushtetuta për të hetuar për një çështje kaq të rëndësishme siç është çështja e “grushtit të shtetit” do të thotë më së paku të kesh një rol në këtë histori. Dhe një rol jo rastësor. Unë nuk e kuptoj se çfarë frike do të kishte zonja kryeprokurore nga pyetje të tilla si: A ka pasur ndihmën e institucioneve të tjera të zbatimin të ligjit për të përballuar detyrën? A ka qenë e vetme zonja për të përmbushur detyrën e vet, ka kërkuar ndihmë apo jo? Unë besoj se këto pyetje aspak nuk interferojnë me veprimin hetimor. A ka trajtuar zonja në veprimtarinë e vet çështjen e datës 21 Janar në mënyrë tërësore, jo thjesht vetëm me deklarata publike në mënyrë jo diskriminuese? Unë besoj se publiku shqiptarë ka të drejtë të dijë nëse ne sot kemi një prokurori në të cilën zbatohet ligji njësoj për njerëzit, apo kemi një prokurori ku ligji zbatohet ca si të nënës dhe ca si të njerkës... Këto ishin pyetjet që do t’i bëja zonjës kryeprokurore që ajo të na vinte në ndihmë dhe ne të sqaronim atë çfarë është misioni ynë. Që ne të ndihmonim zonjën kryeprokurore në misionin e saj. Po duket që këtu mbizotëron frika për t’ju përgjigjur ligjit jo deputetëve.

Debatet në komisionin hetimor parlamentar, për hetimin e veprimtarisë së institucioneve në “grushtin e shtetit”
Eduard Halimi kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar
Zonja Kryeprokurore unë ju informoj juve siç ju kam informuar edhe në mënyrë shkresore se objekti i hetimit të këtij komisioni nuk ka të bëj fare me çështjen që ju po hetoni dhe që na keni informuar edhe sot. Objekti i hetimit të këtij komisioni është hetimi i veprimtarisë së institucioneve nuk besoj se ju keni filluar ndonjë çështje për veprimtarinë e institucioneve. Në pikën 3 të këtij vendimi thuhet se në rast se Prokuroria e Përgjithshme ka filluar një çështje penale për hetimin e veprimtarisë së institucioneve shtetërore. Atëherë sigurisht që komisioni hetimor do ta shikoi. Pyetja ime është kjo. A ka ndonjë çështje që prokuroria e ka filluar dhe ka lidhje me hetimin parlamentar? Pra me hetimin e veprimtarisë së institucioneve, për zbulimin identifikimin, përballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndëshkimin e veprimit të organizuar kriminal, jo të veprimeve kriminale të dhunshme, por të veprimtarisë së institucioneve shtetërore nëse ka një çështje të tillë na e thoni edhe neve ta dëgjoi dhe publiku dhe këtu gjithçka sqarohet. Kjo është një pyetje që e do një përgjigje nga ju zonja kryeprokurore...
Ina Rama
Kjo është një pyetje për të qartësuar pozicionin tim rishtas dhe atë që sa po thash. Ne kemi filluar hetimet për ato çështje të cilat në mënyrë të detajuar ua kemi përcjell me shkrim sot brenda afatit që ju na kishit caktuar si datë limit. Sigurisht që presim rekomandimet e këtij komisioni për t’i parë ato me seriozitet sipas ligjit. Prokurori i Përgjithshëm kur ka një çështje në hetim nuk mund t’i nënshtrohet një seance pyetjesh sepse ngjarjet që ne po hetojmë në kuadrin e procedimit penal janë të njëjta ngjarje që ju po hetoni në kuadër të hetimit parlamentar.
Eduard Halimi kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar
Të gjithë kolegëve do t’i lutesha që pyetjet që do ti drejtoni prokurores së Përgjithshme asnjëra prej këtyre pyetje të mos jetë për çështje që ajo ka në hetim.
Ina Rama
Zoti Halimi unë po largohem ky është qëndrimi që unë mbaj në emër të institucionit që përfaqësoj.

Eduard Halimi - kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar

Doni të largoheni?! Duhet ta marr këtë si mos bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar.
Ina Rama
Ta merrni kështu siç unë e lexova dhe e bëra të qartë. Ju faleminderit!
Eduard Halimi - kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar
Është në të drejtën tuaj zonja kryeprokurore...
Fatos Hoxha - deputet i PD-ës
Dua ta pyes ku e gjen kurajon kjo kryeprokurore, ku e gjen mbështetjen kjo kryeprokurore që të kundërshtojnë në mënyrë kaq flagrante institucionin më të lartë të këtij vendi? Të ma japi si të ketë dëshirë përgjigjen dua të di ku e gjen kurajon dhe mbështetjen kjo zonjë...?
Eduard Halimi - kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar
Unë do ta pyesja Prokuroren e përgjithshme në lidhje më gënjeshtrën që zonja prokurore e përgjithshme bëri para ambasadorit amerikan. Kam materialet që kanë ardhur nga policia e shtetit. sipas këtyre materialeve në datën e 23 tregohet qartë se policia e shtetit ka bërë një referim në prokurori në lidhje me veprimin e organizuar kriminal për përmbysjen e rendit kushtetues dhe thirrjet për dhunë të parashikuar në kodit penal. Prokuroria e përgjithshme tha në prani të një ambasadori të një vendi mik se ky referim nuk më ka ardhur. Sigurisht këtë pyetje unë doja t’ja bëja Prokurores së Përgjithshme për të sqaruar komisionin hetimor parlamentar dhe opinionin shqiptarë sepse misioni i këtij komisioni është vetëm zbardhja e të vërtetës. Do doja të pyesja se, cila është e vërteta që Prokuroria e Përgjithshme mashtroi në prani të një ambasadori të një vendi mik. Doja ta pyesja Kryeprokuroren edhe për shkeljen e një marrëveshje të iniciuar nga një ambasadë mike shumë e rëndësishme. Ka pasur një deklarim të fortë nga Ministri i Brendshëm se prokurorët marrin plumbat dhe i fusin në xhep. Sigurisht do ta pyesja prokuroren për komunikimet me institucionet... A kishte lidhje me thirrjen e Edi Ramës në orën 1 të natës që kërkonte protestë kundër horrave të gardës dhe dy orë më pas të vinin disa veprime të tjera të urdhëruara?

Dosja e Grushtit të Shtetit - Bamir Topi, Ina Rama, B.Shaqir

PostPostuar: 07 Shkurt 2011, 00:11
nga Laert
Komandanti i Gardës Gjeneral Ndre Prendi (mirdidtor, dl.1959) dëshmon para komisionit hetimor parlamentar për Grushtin e Shtetit 2011 më 4.2.2011: Asnjë informacion nga SHISH-i për 21 janarin e 2011
Imazh

“Pas thirrjeve me megafon kemi qëlluar në ajër”


Komisioni hetimor për demonstratën e 21 janarit zhvilloi mbrëmjen e djeshme seancën e radhës dëgjimore me komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi. Në dëshminë e tij Prendi tha se informacionet për dhunën që do ushtrohej atë ditë para godinës së Kryeministrisë i kanë ardhur nga Policia e Shtetit dhe jo nga Shërbimi Informativ, që e ka detyrim ligjor informimin e institucioneve. “Për ngjarjen e 21 janarit nuk kemi pasur asnjë informacion nga Shërbimi Informativ. SHISH-i e ka detyrim ligjor që të informojë të gjitha institucionet shtetërore, në rast se ka situata problematike, siç ishte ngjarja e 21 janarit. Dhe në këtë rast SHISH-i nuk e bëri këtë”, - deklaroi Prendi.

Gjatë dëshmisë së tij para komisionit hetimor komandanti i Gardës deklaroi se ditën e demonstratës së 21 janarit efektivat e Gardës së Republikës kanë qenë të autorizuara të qëllojnë me armë vetëm në ajër në rast rreziku.

Informacionet

Kreu i Gardës tha mbrëmë para komisionit hetimor se policia ka informuar për dhunë ndaj institucioneve që më datën 30 dhjetor të vitit të kaluar. “Informacioni tjetër na është vënë në dispozicion më 17 janar, por dhe më 21 janar”, - tha Prendi. Kreu i Gardës së Republikës dëshmoi se gjatë ngjarjeve të 21 janarit 2011, rreth orës 15:00, ka tentuar të lidhet me drejtorin e përgjithshëm të Policisë, pasi forcat e rendit kishin lënë zbuluar një pjesë të perimetrit të Kryeministrisë. Sipas komandantit të Gardës, me kreun e Policisë ka komunikuar Qendra Operacionale, e cila ka vënë në dijeni kreun e Policisë për situatën dhe më pas janë marrë masat. “Në mënyrë të vazhdueshme kam qenë në komunikim me ministrin e Brendshëm, të cilin e kam informuar në vijimësi. Porosia e tij ka qenë ruajtja e gjakftohtësisë, çka e kam përcjellë tek efektivat”, - dëshmoi gjeneral Ndrea Prendi.

Plani i masave

I pyetur nga anëtarët e komisionit në lidhje me detyrën që i përket Gardës së Republikës për mbrojtjen e zyrtarëve të lartë të shtetit, ai theksoi se rritja e masave të sigurisë është bërë për Presidentin, Kryeministrin, kryetarin e opozitës dhe prokuroren e përgjithshme. Duke iu referuar dhe informacioneve të mëparshme, komandanti i Gardës, Ndrea Prendi, u shpreh në komisionin hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 janarit se ka urdhëruar shtimin e masave të sigurisë për kryeministrin e vendit që më datën 19 janar. “Për shtimin e masave të sigurisë janë bërë tri shkresa të dërguara nga strukturat kundër krimeve të rënda dhe krimit të organizuar në Policinë e shtetit. Dhe në këto shkresa të Policisë së Shtetit përshkruhej se persona të caktuar ishin shprehur paraprakisht se do të ndërmerrnin hapa kundër kryeministrit të vendit”, - tha kryegardisti Ndrea Prendi.

321 të dhunshmit e 21 janarit, me vepra penale nga armëmbajtje e deri për vrasje
Imazh

06-02-2011 / Leonard Quku

Drejtori i Policisë së shtetit, Hysni Burgaj dëshmon para komisionit parlamentar hetimor, se si kur turma e të rekrutuarve sulmoi Kryeministrinë, Edi Rama fiku telefonin. Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, raportoi dje në komisionin hetimor parlamentar, lidhur me informacionet e disponuara përsa i takon organizimit të “grushtit të shtetit”, në 21 janar.
Kryepolici Burgaj tha se demonstrata e PS-së ishte e parapërgatitur për dhunë sistematike, ku pjesë e kësaj dhune vandale do binte selia e Kryeministrisë, institucioneve të tjera si Kuvendi dhe Ministritë, por edhe selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo, sipas kryepolicit Burgaj, do të vihej në jetë falë rekrutimit të eksponentëve të kontingjentit kriminal, ku 321 persona, autorët kryesorë të dhunës, ishin me procedim penal. “Në demonstratën e dhunshme të opozitës, më 21 Janar, ishin të infiltruar 321 persona
me procedim penal dhe kriminal, që fillojnë nga persona të dënuar për vrasje, tek persona për vrasje të mbetur në tentativë, vrasje në bashkëpunim, vjedhje me armë, vjedhje me dhunë, plagosje, vjedhje të thjeshtë, armëmbajtje pa leje, si dhe vepra të ndryshme penale. Rekrutimi i kontingjenteve kriminalë, ishin autorët kryesorë të dhunës ndaj institucioneve në 21 janar.

Turma huligane do të sulmonte kryeministrinë, Parlamentin, disa ministri, RTVSH dhe LSI-n

Informacioni i siguruar para datës 21 janar pohonte se turma demonstruesish do të sulmonin Këshillin e Ministrave dhe Kuvendin, si edhe godinën e LSI-së duke u pajisur me mjete të forta. Për këtë informuam Gardën e Republikës për sigurinë e institucioneve shtetërore dhe personaliteteve të larta të shtetit. Por kërkuam edhe bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror për zhvillimin e demonstratës dhe kemi marrë përgjigje se ‘jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe nëse do të kemi informacion do të bashkëpunojmë’, por deri në datën 20 nuk kemi marrë asnjë informacion”, u shpreh drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke theksuar se SHISH s’ka dorëzuar asnjë informacion në Polici.

Rasti ku lideri i demostratës Edvin Rama ka refuzua të bashkëpunoi me Policinë e Shtetit

Në dëshminë e tij, kreu i Policisë Burgaj deklaroi se ka tentuar të lidhet me kryesocialistin Edi Rama, menjëherë pas sulmit të demonstruesve ndaj Kryeminsitrisë, por ai nuk i ishte përgjigjur telefonatave dhe as SMS-ve.
“I telefonova disa herë, por Rama nuk iu përgjigj telefonatës sime. Krahas telefonatave, në drejtim të kryetarit të PS-së kam dërguar edhe SMS. Por, si telefonatave, ashtu edhe SMS-ve, Edi Rama nuk iu është përgjigjur. I kam çuar SMS Ramës që të tërheqë turmën e dhunshme”, tha kryepolici.
Ndërkohë, Burgaj hodhi poshtë çdo lloj aludimi se ka patur provokim nga efektivët e Policisë së Shtetit, ndërsa shtoi se turma ka qenë e përgatitur për të sulmuar forcat e Policisë së Shtetit.
Sipas tij, Policia e Shtetit mori masa për ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë publike gjatë demonstratës së 21 Janarit, duke nisur që nga ngritja e pikave të kontrollit në hyrje të Tiranës.
“Kemi bërë thirrje për qetësinë e turmës, por policia u godit me gurë dhe mjete të forta. Demonstrata ishte e dhunshme. Agresiviteti i turmës, ishte gjithmonë e më shumë në rritje Turma agresive nisi të qëllonte policinë. Prandaj u përdorën dy mjete policie për të shpërndarë turmën. Ndërkohë që u dogjën disa automjete dhe u dëmtuan rëndë të tjera. Po punohej që turma të mos futej në Kryeministri. Më pas, në orën 16.45, turma goditi forcat e grupit Antiterror, ndërsa sulmi i demonstruesve ka vazhduar gjatë gjithë kohës. Policia ishte për mbrojtjen e jetës së shtetasve dhe ka vazhduar punën e saj. Ajo arriti që të prangoste 94 persona”, u shpreh më tej Burgaj.
Drejtori i Policisë së Shtetit do të theksonte se informacioni i disponuar për ngjarjen e 21 janarit është i vetëm Policisë së Shtetit dhe se strukturat e tjera si, SHISH s’kanë dhënë asnjë informacion paraprak me atë çka pritej të ndodhte.

Dosja e Grushtit të Shtetit - Bamir Topi, Ina Rama, B.Shaqir

PostPostuar: 12 Shkurt 2011, 12:02
nga Laert
Jozefina Topalli, kryetarja e Kuvendit Popullor dëshmon për Grushtin e Shtetit më 21.1.2011:
Topalli: Me 21 janar 2011, u kuptua qartë ortakëria e Bamir Topit me Edvin e Ina Ramën
Imazh

09-02-2011 / Gazeta 55 Topalli:
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ka cilësuar si një sulm ndaj rendit kushtetues demonstratën e 21 janarit 2011, gjatë fjalës së saj përpara komisionit hetimor parlamentar që po heton këtë ngjarje. “U sulmua rendi kushtetues i këtij vendi. U sulmuan themelet e këtij shteti. Pavarësia e shtetit, dinjiteti i njeriut, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues… janë baza e këtij shteti i cili duhet t’i mbrojë”, është shprehur Topalli. “Qëndresa e gardistëve tregoi se në këtë vend ka shtet dhe institucionet, se në këtë vend ka vetëm një rrugë për të ndërruar pushtetin dhe ajo është vota”, theksoi Topalli. Ajo ka deklaruar se për vrasjen e katër qytetarëve do të ketë një hetim të plotë. “Do u siguroj familjeve të viktimave se do të ketë një hetim të plotë të ngjarjes”, tha Topalli. Kryetarja ka akuzuar më pas për bashkëpunim kryetarin e opozitës Edi Rama, presidentin e Republikës Bamir Topi dhe prokuroren e përgjithshme Ina Rama. Duke iu referuar presidentit të Republikës, Topalli ka deklaruar se ai(Bamir Topi) ka patur si qëllim përfitimin e një mandati të dytë gjatë bashkëpunimit në “puç”. “21 janari ishte një ditë e keqe, e tmerrshme, turpi, dhune e planifikuar, e komanduar, e financuar. Në 21 janar ndodhi ajo që ishte thënë në intervista televizive nga Rama dhe Ruçi”, tha Topalli. “Në reagimin e parë ishin shkruar vetëm 15 rreshta dhe në asnjë prej tyre nuk gjendet fjala dhunë, por flitet për ngjarje në Bulevard”, tha Topalli. “Kush ia kishte mbyllur gojën kryetarit të shtetit? Cilat janë arsyet dhe shkaqet që kreu i shtetit harroi të përdorte fjalën dhunë? Çfarë fshihet mbrapa kësaj harrese të kreut të shtetit. Kush ia lidhi gjuhën? Po sytë? Duket qartë një marrëveshje me zotin Rama, ku presidenti do të përfitonte një mandat të dytë”, theksoi Topalli. “Ina Rama tamam si presidenti e konsideroi ngjarje në bulevard. Për herë të parë në historinë e akuzës është përjashtuar policia kriminale nga hetimi. Përse përqendrohet hetimi vetëm në disa duar?”, tha Topalli....

Komisioni hetimor parlamentar për hetimin e veprimtarisë së Institucioneve para, gjatë dhe pas datës 21 Janar 2011, zhvillon seancë dëgjimore me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli
08 Shkurt, 2011
Jozefina Topalli informoi Komisionin hetimor parlamentar mbi të dhënat dhe informacionet që ka patur institucioni i Kuvendit para, gjatë dhe pas sulmit me dhunë të Këshillit të Ministrave dhe tentativën për përmbysjen e rendit Kushtetues në datën 21 janar 2011.
Kryetarja e Kuvendit iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të komisionit.
Pjesa e dytë e seancës dëgjimore, me kërkëse të zonjës Jozefina Topalli, dhe me vendim të Komisionit Hetimor Parlamentar në përputhje me nenin 12, të ligjit 889, datë 02.05.2002 ‘Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve parlamentare’, vijoi me dyer të mbyllura.

[qender][size=150]PD ngre padi penale ndaj kryeprokurores Ina Rama: Nxjerrja e sekreteve hetimore, pjesë e skenarit të puçit të shtetit
ImazhImazh
Imazh

11-02-2011 / Gazeta 55

- Partia Demokratike do të ngrejë padi penale ndaj kryeprokuroes Ina Rama për publikimin e të dhënave të hetimeve për ngjarjet e 21 janarit. Në një konferencë për shtyp deputeti i PD-së Aldo Bumçi ka deklaruar se kryeprokurorja Ina Rama po shkatërron procesin e hetimeve të ngjarjeve të 21 janarit duke publikuar pjesë të hetimit në mediat e opozitës. “Ina Rama nxjerrë në pazar hetimet e ngjarjeve të puçit. Me gjithë kërkesën e ndërkombëtarëve për një hetim të pavarur, të paanshëm dhe transparent Ina Rama ka rëndë dakort me skenaristët e puçit duke dëshmuar se e ka thyer prokurorinë në një repart të PS-së ku publikon në media hetimet”- theksoi Bumçi duke shtuar se kështu ajo vërteton se është duke vijuar skenarin e puçit. “Kemi të dhëna se zonja është në kontakt me organizatorët e këtij akti kriminal dhe po ndjekim me shqetësim vijimin e skenarit të puçit”- theksoi më tej deputeti Bumçi.

Deklarata e plotë për shtyp e deputetit të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi
Imazh

"Çdo ditë Prokuroria e Përgjithshme Ina Rama nxjerr në pazar dosjen e hetimit të puçit të organizuar nga Edi Rama me 21 Janar. Me gjithë kërkesën e prerë dhe të përsëritur të paraqitur nga qeveritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për një hetim të pavarur, të gjithanshëm dhe transparent Prokuroria e Përgjithshme Ina Rama duke dëshmuar se e ka shndërruar prokurorinë në një repart të Partisë Socialiste boton në shtypin e opozitës dëshmi dhe dokumente duke faktuar se vazhdon rolin që ka marrë përsipër në skenarin për përmbysjen me dhunë të mazhorancës legjitime të Shqipërisë. Ne disponojmë fakte të pakundërshtueshme se ‘shoqja e ngjarjes së bulevardit’ dhe prokurorë që hetojnë çështjen janë në kontakt të vazhdueshëm me organizatoret e këtij akti. Ne po ndjekim me shqetësimin më të madh vazhdimin e skenarit të puçit fytyrën e shëmtuar të të cilit qytetarët shqiptarë e panë dje në Kuvend dhe e shohin çdo ditë në mediat e Edi Ramës që botojnë dokumentet e dosjeve duke dëshmuar se kjo zonjë nuk ndalet me rolin që ka marrë përsipër. Njoftoj qytetarët shqiptarë se si deputetë do të ngrejmë padi penale për Prokuroren Ina Rama për shkatërrimin që po i bën procesit të hetimit të ngjarjes më të rëndë, përpjekjes për të rrëzuar një shumicë legjitime me dhunë"....

Miqtë e epokës komuniste shijojnë moment gëzimesh; Presidenti në dasmën e dytë të Edvin Kristaq Ramës - 24.X.2010
Imazh
Imazh

Akuza ndaj presidentit Bamir Topi, që bashkëndan gëzimet me diktatorin e padënuar Ramiz Alia, me ish hetuesat, ish prokurorat,...edhe pas vitit 1991

Mërgim Korça prej shkrimit ’’Mbi bëmat e hetuesave, prokurorve dhe akuzonjësve ndaj terorit dhe gjenocidit ndaj familjes Blloshmi’’ ju akuzon sh.Bamir Topi - president i shtetit për emnime të ish hetuesve, ish prokurorë të diktaturës komuniste, që lanë duart me gjak ndaj viktimave të pafajshëm si dhe ndaj;
- Merdar Hasa – ish hetues
- Abdi Gashi - ish prokurori
- Nexhat Selimi - ish kryehetues
- Petrit Azemaj – ish kryehetues – sot Zev- Avokat i Popullit Petrit Dobjani - ish prokuror e sot Avokat i Popullit

Akuzues ndaj shkrimtarve vllezërve Blloshmi dhe Genc Leka, që u torturua, u burgosën.
Imazh
- Diana Çuli– shkrimtare, ish deputete e PSD
- Jorgua, baba i Diana Çuli ka qenë dhjetë vite shefi i hetuesisë në ministrinë e Punëve të Brëndëshme para vitit 1991.
Imazh
Majtas është Muzafer Xhaxhiu
- Muzafer Xhaxhiun – studjues i dekoruar nga presidenti Bamir Topi në vitin 2008. Uran Aliçka e ka fshehur akt-ekspertizën, që mban firmën e të “famshmit” Myzafer Xhaxhiu, të cilin Rexhep Mejdani, kur punonte në Presidencë, nxitoi dhe e dekoroi për 86 vjetorin e turpit si bashkëpunëtor të Sigurimit. Sipas Bedri Blloshmit, i dënuar dhe vllai i martirit, poetit
- Koçi Petriti – pedagogë dhe poet
Imazh
tyre, që pas 20 vjetve nuk janë ndëshkuar.

Dosja e Grushtit të Shtetit - Bamir Topi, Ina Rama, B.Shaqir

PostPostuar: 15 Shkurt 2011, 18:50
nga Laert
Ambasadori amerikan, Arvizu: "21 Janari 2011", Policia veproi ne menyre profesionale
Imazh
Imazh


Arvizu: Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj priti ne nje takim Ambasadorin Amerikan ne Tirane, Alexander Arvizu. Qellimi kryesor i ketij takimi ishte dorezimi i raportit te Ambasades amerikane, ku shqyrtoheshin rrethanat e demonstrates se 21 janarit. Gjate fjales se tij ne kete takim, Alexander Arvizu, nder te tjera theksoi se: "Gjate shqyrtimit te ketij raporti, per mua eshte e qarte qe Policia e Shtetit pati nje plan operacional te mirezhvilluar per t'u ballafaquar me nje demonstrate qe do organizohej, si dhe ata ekzekutuan planin operacional ne menyre mese te mire. Gjate dhunes ekstreme te 21 janarit, Drejtori i Pergjithshem, Burgaj, inicioi masa dhe procedura te jashtezakonshme ne menyre qe t'i mundesohej Policise qe te mbante nen kontroll dhe te menaxhonte situaten sa me shume qe te ishte e mundur, duke pasur parasysh burimet e tyre shume te kufizuara. Punonjesit e Policise gjate demonstrates ishin ne pjesen me te madhe te pambrojtur dhe disiplina dhe kurajoja qe ata demonstruan duhet levduar. Ata qendruan te palevizur gjate goditjes me objekte te forta, duke perfshire gure, shkopinj si dhe bombat molotov. Ata qendruan perballe ketyre sulmeve duke iu bindur urdhrave, nuk i thyen radhet e tyre dhe as nuk u hakmoren kur u provokuan fizikisht. Policia e Shtetit vazhdon te mesoje dhe te zhvilloje plane operacionale per te menaxhuar sa me mire qe te jete e mundur demonstrata, te cilat qe kur organizohen nuk jane paqesore, ne menyre qe te ruhet rendi dhe te respektohen te drejtat e njeriut." Ne mbyllje te takimit Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit falenderoi Ambasadori Amerikan per raportin duke theksuar se: "Kete raport do ta shikojme dhe realizojme me shume pergjegjesi. Ju falenderojme per mbeshtetjen dhe ju garantoj qe Policia e Shtetit do te jete si gjithnje ne sherbim te qytetareve dhe vetem ne zbatim te ligjit." Ne vijim keni fjalen e plote te Ambasadorit Amerikan dhe Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, gjate ketij takimi.

Falenderime dhe mirënjohje të ambasadorit për sjellje të shkëlqyer me demondhunuesit
"Zoti Drejtor i Pergjithshem, Burgaj, ju falenderoj qe i preket te gjitha keto fusha bashkepunimi qe keni patur me ne gjate viteve te kaluara, dhe ju falenderoj dhe qe me pritet sot. Doja t'ju shpjegoja se nje nga qellimet kryesore te vizites sime sot ne Drejtorine e Pergjithshme eshte qe t'i dorezoja zotit Burgaj nje raport te perpiluar nga ekspertet qe jane keshilltaret e ICITAP-it. Eshte nje raport qe shqyrton rrethanat e demonstrates se 21 janarit. Ky raport merret ne menyre specifike me pergatitjet e kryera nga policia e Shtetit per demonstratat si dhe me qendrimin e Policise se Shtetit gjate zhvillimit te demonstrates. Gjate shqyrtimit te ketij raporti, per mua eshte e qarte qe Policia e Shtetit pati nje plan operacional te mirezhvilluar per t'u ballafaquar me nje demonstrate qe do organizohej, si dhe ata ekzekutuan planin operacional ne menyre mese te mire. Gjate dhunes ekstreme te 21 janarit, Drejtori i Pergjithshem, Burgaj, inicioi masa dhe procedura te jashtezakonshme ne menyre qe t'i mundesohej Policise qe te mbante nen kontroll dhe te menaxhonte situaten sa me shume qe te ishte e mundur, duke pasur parasysh burimet e tyre shume te kufizuara. Punonjesit e Policise gjate demonstrates ishin ne pjesen me te madhe te pambrojtur dhe disiplina dhe kurajoja qe ata demonstruan duhet levduar. Ata qendruan te palevizur gjate goditjes me objekte te forta, duke perfshire gure, shkopinj si dhe bombat molotov. Ata qendruan perballe ketyre sulmeve duke iu bindur urdhrave, nuk i thyen radhet e tyre dhe as nuk u hakmoren kur u provokuan fizikisht. Policia e Shtetit vazhdon te mesoje dhe te zhvilloje plane operacionale per te menaxhuar sa me mire qe te jete e mundur demonstrata, te cilat qe kur organizohen nuk jane paqesore, ne menyre qe te ruhet rendi dhe te respektohen te drejtat e njeriut. Duhet te jete e garantuar e drejta per t'u mbledhur per te gjithe. Por nga ana tjeter edhe protestuesit kane detyrimin qe te veprojne ne menyre te pergjegjshme dhe paqesore. Ata qe organizuan dhe moren pjese ne aktet e dhunshme duhet te ballafaqohen me drejtesine.

Mbaroi epoka e zgërdhirjeve të ish ambasadorit amerikan Xhon Uidhërs me Ina Ramën dhe B.Topin

Imazh

Nisi epoka e re e seriozitetit të ambasadorit të ri Aleksander A. Arvizu
Imazh

Ambasadori amerikan orienton kryeprokuroren Ina Rama dhe mbështetësin e saj sh. Bamir Topin - president


Do doja te permend hetimin qe eshte duke u kryer nga Prokuroria e Pergjithshme. Shume here e kemi theksuar se

I. hetimi duhet te jete i plote,
II. i gjithanshem dhe
III. i besueshem.

Hetimi duhet t'i perfshije te gjitha fazat e ngjarjeve te 21 janarit, duke filluar qe

I. nga organizatoret,
II. protestuesit, si
III. dhe ata te cilet jane pergjegjes per faktin qe u qellua, gje e cila rezultoi me nje dite tragjike dhe me vdekjen e kater shtetasve shqiptare dhe plagosjen e shume demonstruesve te tjere, sikurse dhe plaget e shumta qe moren forcat e policise.

Eshte shume e rendesishme qe ky hetim te vazhdoje te cohet perpara pa nderhyrje te jashtme ne menyre qe t'u jepet pergjigje pyetjeve qe shume shqiptare kane per ngjarjet e 21 janarit dhe qe te evitohet perseritja e ngjarjeve te tilla ne te ardhmen.
Edhe njehere z.Burgaj, ju falenderoj qe me pritet dhe qe me dhate mundesine t'jua dorezoj kete raport dhe shpresoj qe te bashkepunojme edhe ne te ardhmen", tha ambasadori Alexander Arvizu ne takimin ne Policine e Shtetit.
Koha e Jonë 15.2.2011

Deklarata e Policisë Shtetit reagon ndaj shpifjeve të Ina Ramës, Prokurorja e Përgjithëshme për dekonspirim të hetimit të 21 janarit 2011
Imazh

Reagim i Policisë së Shetit mbi deklaratat e Prokurorisë për rrjedhje informacioni

E diel, 13 Shkurt 2011

Policia e Shtetit posedon dokumenta dhe fakte tjera se Ina Rama me ekipin e saj shpërndajnë ndoshta edhe me pare pjesë nga hetimet e tyne nëpër disa redaksi gazetash të majta në varësi të Edvin Ramës

Policia e Shtetit e angazhuar tërësisht në zbatimin e ligjit, luftën kundër kriminalitetit dhe ruajtjen e rendit publik, u njoh me habi të vërtetë me akuzat e djeshme të institucionit të prokurorisë ndaj saj, sipas të cilave nuk është prokuroria ajo që rrjedh në media të caktuara materialet e hetimit të dosjes së 21 janarit, por është Policia e Shtetit burimi i botimit të këtyre materialeve.

Policia fton kryeprokuroren I.Rama të hetoji rrjedhjen apo dekonspirimin nga ana e Policisë Shtetit të dolkumenteve të hetimit për 21 janarin e 2011.
Lidhur me këto pretendime dhe akuza të padëgjuara ndonjëherë më parë, Policia e Shtetit fton Prokurorinë të ndërmarrë menjëherë një hetim të plotë e të gjithanshëm rreth këtyre çështjeve dhe i ofron asaj bashkëpunimin e plotë.
Policia e Shtetit thekson se në hetimin mbi 4 viktimat akti i parë i Prokurores së Përgjithshme ka qenë përjashtimi i Policisë së Shtetit nga hetimi. Ndërkohë theksojmë se pikërisht në lidhje me këtë pjesë të hetimit janë botuar rreth 100 shkrime në media të përzgjedhura.
Policia e Shtetit disponon fakte se vetë gazetarë të këtyre mediave i kanë pohuar prokurorisë se burimi është vetë ajo.
Policia e Shtetit thekson se në qindra praktika të saj si me institucionet e shtetit shqiptar ashtu dhe me organizatat ndërkombëtare apo partnerët tanë nuk ka patur as edhe një rrjedhje të vetme.
Duke shprehur vendosmërinë për një bashkëpunim të plotë ligjor me Prokurorinë, Policia e Shtetit dënon edhe njëherë rrjedhjen e përditshme të dokumentave të hetimit në shtypin e përditshëm.

Dosja e Grushtit të Shtetit - Bamir Topi, Ina Rama, B.Shaqir

PostPostuar: 23 Shkurt 2011, 14:45
nga Laert
Deklaratat e papërgjegjshme dhe antikushtetuese e luftënxitëse dhe të dënueshme prej bijve të bllokmenve Spartak Kico Ngjela dhe Edvin Kristaq Rama si dhe të dy ish ministrave dhe ish antarve të Komitetit Qendror të PPSH; ish ministri i brendëshme të komunizmit Gramoz Ruci dhe Skënder Gjinushi sollën pasoja të rrezikëshme politike - shoqërore me përmasa shoqërore më dt. 21 janar 2011 në Hedjen e Hordhive talebane kundër kryeministrisë për interesat e karrierëve të Bamir Topit.

Rama, Topi dhe Papuli, pushime të përbashkëta në Dardhë
Imazh

Shndërrimi i krushqve në ortakë dhe i ortakëve në krushq
23-02-2011 / Gazeta 55

Rama, Topi dhe Papuli, pushime të përbashkëta në Dardhë

Presidenti Bamir Topi, me krushkun e tij, biznesmenin Agron Papuli dhe me “ortakun” e tyre të përbashkët, Edi Rama, pak ditë më parë mësohet se kanë qenë së bashku dhe kanë kaluar pushimet në fshatin turistik, në Dardhë të Korçës. “Trojka”, që tashmë miqësinë e saj, e ka forcuar edhe mes krushqive, në këto ditë të post 21 janarit, me gjithë dështimin me puçin e shtetit, gjejnë më shumë arsye, të forcojnë lidhjen mes tyre, në mënyrë që pushteti të mund të përjetësohet. Sigurisht, në këtë vara-vingo mes “krushqisë” dhe “miqësisë”, nyja e fortë që i mban të lidhur më shumë se kurrë këta “turistë” të fshatit Dardhë, nuk janë shtëpitë prej guri të dy prej tyre, por interesat e ngushta ekonomiko-financiare, që zanafillën e sosjen e tyre, njëherazi, e kanë në Tiranë, që nga lejet e ndërtimit dhe te interesit për punët publike, me fondet e bashkisë së Tiranës, e deri te kujdesi i motorizimit me automjete, që ia shet krushku krushkut, apo ortaku ortakut. Kur gjërat, duket se nuk po rrjedhin sipas parashikimit të 21 janarit, Presidenti Bamir Topi, me krushkun e tij, biznesmenin Agron Papuli dhe me “krushkun” e përbashkët të tyre Edi Rama, kanë arsye të tjera, që në kuadër të garancive për të ardhmen, që iu trondit, pak më shumë se një muaj më parë, të nxitojnë, për atë se çfarë mund të rikuperojnë pas dështimit të puçit të shtetit, që i nxori edhe më shumë të zbuluar. Kjo, do të thotë, që udhëtimi i tyre turistik drejt fshatit Dardhë të Korçës, t’u shërbejë, përpjekjeve të tyre shpresë-rrënuara, për të mbuluar “të zbuluarit” e tyre, përpjekje që nuk shkon më larg se interesat e tyre të ngushta ekonomiko-financiare, që zanafillën e sosjen e tyre, njëherazi, e kanë në Tiranë. Në funksion të kësaj, “Trojka”, endet e vërtitet periferive të ndryshme, në kërkim të gjetjes së një mundësie, për atë se çfarë do të bëhet me interesat e tyre të ngushta, ekonomiko-financiare, pas dështimit të grushtit të shtetit të 21 janarit të këtij viti.
...

Dosja e pronave të Bamir Topit dhe përplasja me Hanke Topin

PostPostuar: 14 Shkurt 2012, 17:23
nga Laert
Trashëgimtarja më e vjetër e pronave të Topajve thotë se Bamirit i vjen turp të tregojë prejardhjen e tij: "Është tirons prej Zerqani"
Imazh


Hankja: Flamur Topi na u ankua se Bamiri nuk i dha asnjë metër tokë


Rexhep POLISI
93-vjeçarja Hanke Topi ka reaguar dje, për letrën e Presidentit Bamir Topi dhe të afërmëve të tij të botuar në një gazetë ditën e dielë. 93-vjeçarja thotë se, në atë letër nuk kishte asnjë të vërtetë, por veç trillime, shpifje e fyerje pa fund. Sipas saj, Bamiri dhe njerëzit e tij nuk kanë publikuar asnjë dokument të ligjshëm që të vërtetojë trashëgiminë e tokës që ata pretendojnë se është e tyrja. "Ata nuk kanë publikuar dokumenta, sepse nuk kanë asnjë dokument, pasi dokumentat realë i kemi ne", thotë ajo.


Gjyshi i Bamiri ka ardhë nga fshati Zall i Dibrës. Bamir Topi nuk është tiranas e bash për këtë realitet është tërbuar, pasi ka mashtruar publikun se i përket Tiranës
Imazh
Fshati Zall Sopot i Dibrës


93-vjeçarja Hanke Topi tregon edhe një herë, se si ka ardhur nga fshati Zall Sopot i Dibrës, gjyshi i Bamir Topit, Dalip Topi dhe si Bamiri ka përfituar 46 dynym tokë nga Ligji 7501.
"Njerëzit e Flamurit dhe të Bamirit nga njëra anë shkruajnë se, nuk i kemi gjë trashëgimtarët e Ali Aga Topit, ndërsa nga ana tjetër thonë se, Ali Aga Topi është gjyshi i Dalip Topit. Le të na nxjerrë një dokument pala tjetër, që të vërtetojnë këtë fakt, sepse dokumentat origjinale që ne i kemi marrë në arkivë, vërtetojnë se Ali Aga Topi me të vërtetë ka qenë një ndër më të pasurit, ashtu siç shkruan Bamiri me njerëzit e tij në gazetë, por ai është stërgjyshi i fëmijëve të mi. Ky fakt vërtetohet me çertifikatën e vitit 1930 dhe me dokumenta origjinale, që ndodhen në Arkivën e Shtetit", thotë Hanke Topi.
Më tej, Hanke Topi thotë se, Bamiri po të kishte dokumenta trashëgimie e kishte marrë prej kohësh tokën, por nuk ka dokumenta dhe kërkon ta marrë, duke i bërë presion Gjykatës dhe Prokurorisë me dokumenta të tjetërsuara. "Unë nuk kam as pushtet, as gjyqtarë, as prokurorë, por kam vetëm shkopin, ku mbështetem nga pleqëria në tokën e trashëguar nga vjehrri im, Ismail Ali Aga Topi, me dokumentat ligjorë. Fisi i burrit tim ka qenë krenar që e ka prejardhjen nga Zall Sopoti i Dibrës, po aq krenarë janë edhe pasardhësit që kanë lindur në Tiranë. Ne kemi shkruajtur në gazetë për një realitet dhe kemi paraqitur dokumentat origjinale për të vërtetuar trashëgiminë e tokës tonë që kërkojnë të na e marrin njerëzit e pasardhësit e Dalip Topit. Nuk është turp që të tregosh prejardhjen tënde, por turp është ta mohosh atë siç bën Bamir Topi me njerëzit e tij të afërt. Unë kam thënë një të vërtetë siç më kanë treguar më të moshuarit, se Ali Aga Topi e kishte marrë Dalip Topin nga Zall Sopoti, pasi kishte shumë toka dhe nuk kujdesej dot për të gjitha.

Bamiri nuk dha asnjë metër tokë Flamurit

Hanke Topi tregon më tej se, Flamur Topi, vëllai i Bamirit kishte shkuar në shtëpinë e saj para disa kohësh për të biseduar për pronat, duke thënë se Bamiri nuk i kishte dhënë asnjë metër tokë nga 46 dynymshi që kishte marrë me Ligjin 7501. "T'i zoti Flamur kërkove një takim me ne, dhe pasi biseduam gjerë e gjatë për tokën, t'i na the se, mua më flenë fëmijët në mes të korridorit, se Bamiri nuk më ka dhënë asnjë metër tokë. Pastaj na the shkoni dhe takoni Bamirin në Presidencë dhe mos i thoni që u thashë unë. Dhe ne kështu vepruam. Shkuam në shtëpi, por Bamiri nuk na krijoi mundësi për ta takuar. Atëherë, unë i dërgova një mesazh në telefon ku i kam shkruar: "Bamir! Unë që po të drejtohem jam Hanke Topi. Një plakë 93-vjeçare me tre të sëmurë në shtëpi. Kam 15 vjet që jetoj në një kazermë ushtrie në kushte shumë të vështira. Dikur, kur vija tek shtëpia juaj, babai juaj, Rizai, ngrihej dhe i thoshte nënës tënde: Do t'ia bëj unë kafen nuses së çunit të xhajës. Ndërsa sot, nuk na njihni dhe na mohoni. Fëmijët duan ta bëjnë problem çështjen e tokës në media dhe ambasada, por unë nuk i kam lejuar, sepse unë të kam dashur njësoj si djalin tim, pasi edhe momenti nuk është i përshtatshëm dhe për ju. Me dorë në zemër, të lutem të na lësh të qetë të gëzojmë atë tokë që kemi marrë prej vitesh dhe e kemi mbrojtur me djersë". Ky është mesazhi që i kam dërguar Bamirit me telefon, por pas këtij mesazhi ai ndërhyri për të bllokuar pronën. Pas një muaji, Bamiri dërgoi Kontrollin e Lartë të Shtetit në Hipotekë, për të bllokuar pronën tonë të ligjshme me marifetin e mbivendosjes së pronës. Ndërhyri në Komunë për të bllokuar lejen e ndërtimit dhe na çoi në Prokurori. Mirëpo, Prokuroria kur pa dokumentat origjinale të pronësisë e pushoi çështjen", thotë ajo.
Një familje Presidenti nuk mund të fyej kështu!
93-vjeçarja Hanke Topi thotë se, fyerjet që i janë bërë nga Flamuri me Bamirin dhe njerëzit e tjerë, janë shumë të ulëta dhe nuk mund të bëhen nga një familje që ka nxjerrë një President. Ajo thotë se, për të gjitha shpifjet që janë bërë në shkrimin e botuar në gazetë, do t'i drejtohet Gjykatës. "Në gazetë keni shkruajtur se, qënkam një plakë e rrjedhur dhe shumë gjëra të tjera që unë as nuk mund t'i përmend dot. Po a mund t'i shkruajë këto fjalë fyese një familje fisnike që ka nxjerrë një President?! Unë rrjedh nga një familje e nderuar tiranase, nga Fisi i Tabakëve që kanë qenë fis agallarësh dhe të pasurish, ku shumë objekte në Tiranë mbajnë emrin e nderuar të këtij fisi, si ura e Tabakëve, xhamia e Tabakëve, etj. Ju keni shkruajtur në gazetë se kam falsifikuar çertifikatën, në një kohë që unë kam çertifikatën origjinale dhe e kam sqaruar, se në atë çertifikatë ekzistojnë dy Hanke, e para, është nusja e Ali Aga Topit, ndërsa unë që jetoj edhe sot, jam nusja e djalit të djalit të Aliut. Unë vë në dispozicion fotokopjen e çertifikatës, kujtdo që është i interesuar për vërtetësinë e çështjes së pronës tonë. Në këtë çertifikatë vërtetohet qartë, trungu familjar dhe aty nuk ekziston emri Dalip Topi. Të gjitha dokumentat janë origjinale. Akt Trashëgimia me Vendim Nr.7215 vërteton qartë trashëngiminë e pronës tonë. Aty shkruhet qartë se, Ali Aga Topi dhe Hanke Topi, kanë patur dy fëmijë, Ismailin dhe Fatma Topin. Ismaili ka patur një djalë të vetëm Rexhep Topin, i cili ka qenë burri i Hanke Topit, që sot unë 93 vjeçe. Rexhepi dhe unë, Hankja, kemi 6 fëmijë, Meleqen, Dritën, Kujtimin, Ismailin, Myzejenin dhe Aishen. Ky është trungu familjar që rrjedh nga Ali Aga Topi. Ky fakt vërtetohet edhe nga Arkiva Qendrore e Shtetit, që në vitin 1910 që pas vdekjes së Ali Aga Topit, pronat i gëzon Ismail Topi dhe Fatma Topi. Pra, këtu nuk rezulton që pas vdekjes së Ali Aga Topit, pronat t'i trashëgojë Dalip Topi, ose i ati i tij, Ibrahim Topi, por ai ja ka lënë trashëgim djalit të tij, Ismail Topit", thotë 93-vjeçarja Hanke Topi.

Familja e Bamirit nuk ka tokë të trashëguar


93-vjeçarja Hanke Topi tregon se si është trashëguar toka nga gjyshi dhe babai i burrit të saj. "Ja si është e vërteta e fisit që e ka prejardhjen nga Ali Aga Topi e bazuar në dokumenta të marra nga Arkiva e Shtetit dhe çertifikatat origjinale të marra në Qark në regjistrimin e vitit 1930. Vjehrrim im, Ismail Efendi Topi, në atë kohë shtetas osman, më ka treguar se si ishte pasuruar Ali Aga Topi. Që të merrje gradën Aga në kohën e Turqisë duhet të kishe prona dhe pasuri të tjera të mëdha. Familja e Ali Aga Topit rrjedh nga një fis nga Zall Sopoti, Zerqan të Dibrës. Djali i kësaj familje, Ali Aga Topi u shkollua në Stamboll dhe ishte oficer i Portës së Lartë në Stamboll për disa vite. Ali Aga Topi nuk ka ardhur për gjak nga Zall Sopoti, siç shkruajnë njerëzit e Flamurit dhe të Bamirit, por fillimisht ka shkuar në Turqi për t'u shkolluar dhe atje fitoi pasurinë si oficer i Portës së Lartë. Rreth vitit 1860 erdhi nga Turiqa në Tiranë dhe u emërua komandant në Prefekturën e Durrësit dhe nënprefekt i kësaj Prefekture. Me pasurinë që kishte fituar me djersë në Turqi, Ali Aga Topi bleu toka në Tiranë, si tek "Ali Demi", në Shkozë dhe në Qesarak. Në tokën që bleu në Qesarak, ai ndërtoi edhe një shtëpi verore. Ndërsa në lagjen "Ali Demi" ai ndërtoi shtëpinë, ku sot është ndërtuar një pallat 10 katësh dhe ne nuk kemi përfituar asnjë gjë edhe pse kemi patur pjesë atje. Gjatë verës, Ali Aga Topi shkonte me kaloshinë nga "Ali Demi" në Qesarak në shtëpinë verore. Dhe për të gjitha këto që po them ekzistojnë dokumenta, të cilat ne i zotërojmë. Nëse ju keni dokumenta që Dalipi është i biri i Ali Aga Topit, i nxirrni në Gjykatë dhe i publikoni në media. Po t'i kishit këto dokumenta, ju do të kishit shkuar në Agjensinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe nuk do të kishit përfituar nga Ligji 7501, ku keni marrë katër tapi nga 11900 metër, bile edhe për këtë tokë, Komuna Dajt nxori një vendim për të mos e regjistruar. Por, ne u treguam fisnikë dhe u lejuam që ta regjistroni këtë tokë në bazë të një marrëveshje që bëmë bashkë me familjet tuaja. Në fakt, ju jeni paraqitur në Agjensinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në datën 29.11.1994 me një dokument të rrëzuar nga Gjykata e Kasacionit me vendim nr.1256 datë 27.06.1996 dhe pa i treguar AKKP që kjo njohje kufijsh ishte rrëzuar nga Gjykata, ju keni mashtruar Agjensinë dhe prapë Agjensia nuk ua ka kthyer pronën, sepse nuk keni dokumenta arkivore. Dhe ato pak dokumenta arkivore që keni ju, e keni të përmbledhur pronën tek 46 dynymshi që keni përfituar nga Ligji 7501. Po sikur të kishit ju dokumenta arkivore do të kishit mbetur ju pa i regjistuar pronat, duke patur Bamirin President?! Ju nuk keni dokumenta prandaj nuk keni se si të merrni toka dhe prona, që nuk u takojnë, sepse ato i trashëgojnë njerëzit e burrit tim dhe të vjehrrit tim me dokumenta të ligjshme", thotë Hanke Topi.
Më tej, Hanke Topi tregon se, gjatë gjithë kohës ne kemi patur hyrje-dalje me njëri-tjetrin si në gëzime dhe në hidhërime. "Familjet tona kanë shkuar mirë deri në momentin që doli në skenë çështja e pronave dhe ne zotëronim dokumentat e trashëgimisë. Djali i Ali Aga Topit, Ismaili më 1895 u martua me një vajzë agallarësh nga Ndroqi të quajtur Aishe Mezini dhe në dokumentat e osmanishtes vërtetohet, që pas vdekjes së Ali Aga Topit, të gjitha pronat i ka trashëguar djali i tij, Ismail Topi, ku janë dhe dokumentat nga Arkivi i Shtetit. Në dokumentin AQSHF, 105/1, V 1324, D. 35, f 79-80 shkruhet se, pas vdekjes së Ali Aga Topit, pronat i kalojnë të gjitha djalit të tij, Ismail Topit. Në këtë dokument të përkthyer nga turqishtja e vjetër nga 5 përkthyes të ndryshëm vërtetohet, se Ali Aga Topi gëzon 10 mijë metër katror tokë. Për këtë tokë, ku unë jetoj prej 15 vjetësh, Presidenti Bamir Topi na ka hedhur në gjyq", thotë Hanke Topi.

Si mori 46 dynym tokë Topi me Ligjin 7501 ?

Hanke Topi tregon se si Bamiri ka përfituar 46 dynym tokë me Ligjin 7501. Në dokumentin arkivor datë 10 nëntor 1910, Nr.1326/23, Ismail Topi kishte 56 dynym tokë në vendin e quajtur Kapllane dhe 14 dynym tokë i dha Dalip Topit, gjyshit të Bamirit, për të paguar taksat vjetore, Ismailit i mbetën 42 dynym. Në vitin 1997, Bamir Topi dhe kushërinjtë e tij na morën 46 dynym tokë me Ligjin 7501 edhe pse nuk kishin qenë anëtarë të Kooperativës Bujqësore. Në një dokument tjetër arkivor tetor 1910 (osmanisht 1326) Isamil Topi i ka shitur 10 dynym tokë, një të katërtën e një parcele prej 40 dynymësh, Dalip Topit. Pas vdekjes së Ismailit, prona u trashëgua nga nusja e djalit të tij, sepse dhe ai vetëm një djalë kishte, Rexhep Topin, i cili vdiq dhe prona u trashëgua nga nusja e tij, Hanke Topi dhe fëmijët e saj, Ismail Topi, Aishe Topi, të cilët kanë marrë emrin e gjyshit dhe të gjyshes.
Në kohën e Zogut, pronat dhe tokat zotëroheshin nga Ismail Topi. Ndërsa në kohën e regjimit komunist, në këto prona u bënë reparte ushtarake si baza e furnizimit të ushtrisë në Qesarak dhe Ofiçina e Divizionit të Ushtrisë, si dhe depot e furnizimit të ushtrisë me naftë. Në vitin 1993, na thirrën komshinjtë tanë dhe na thanë që keni pronat këtu në Qesarak, pasi në dokumenta arkivore tokat e tyre kufizoheshin me pronat e Ali Agë Topit dhe djalit të tij, Ismail Topi. Hanke Topi, një grua e moshuar rreth 93 vjeçe tregon se deri në atë kohë, ne hynim dhe dilnim me familjen e Dalip Topit. Në momentin që ne shkuam tek fisi i Dalipit për të biseduar për pronën, ata na mohuan dhe thanë se, nuk u kemi asgjë juve dhe fshehën të gjitha dokumentat e pronës. "Ne, nëpërmjet dokumentave që kishin komshinjtë pamë se toka e tyre kufizohej me tokën e Ali Agë Topit dhe djalit të tij, Ismail Topi. Shkuam në Arkivë dhe gjetëm një pjesë të dokumentave origjinale, sepse pjesa më e madhe e dokumentave ishte zhdukur. Në këtë kohë, fisi i Dalip Topit me Bamir Topin në krye bënë në fshehtësi një gjyq Fakti, duke marrë dëshmitarë dhe kufitarë të rremë për të përvetësuar rreth 200 dynym tokë nga prona jonë. Duhet të theksojnmë se, sot gjyqet e Faktit nuk njihen më", thotë Hanke Topi.
Hanke Topi thotë më tej se, kur u njohëm me Vendimin e Gjykatës me Nr.6047 që prona jonë po merrej nga fisi i Bamir Topit, bëmë një kërkesë për mbrojtje ligjshmërie kundër Vendimit Nr.6047 datë 29.11.1994 të Gjykatës së Rrethit Tiranë, përpara Kolegjit Civil të Gjykatës së Kasacionit Tiranë. Gjykata e Kasacionit me Vendim Nr.1256 datë 27.6.1996 prishi Vendimin me Nr.6047 datë 29.11.1994 të Gjykatës së Rrethit Tiranë. Ne pronarët e ligjshëm, iu drejtuam Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave me dokumentat origjinale arkivore. AKKP na njohu ne si pronarë të ligjshëm të një sipërfaqeje toke prej 10300 metër kator në Qesarak, atje ku banoj edhe sot unë Hanke Topi në moshën 93-vjeçare. Në këtë tokë ka qenë reparti ushtarak dhe në vitin 2004 ne u pajisëm me një vendim nga Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave me Nr.1133 datë 23.7.2004, ku na kthen 9 mijë e 100 metër katror tokë dhe na lë dy magazina të ushtrisë për privatizimin me të drejtën e blerjes nga pronari i tokës me çertifikata dhe dokumenta të ligjshme. Bamir Topi me kushërinjtë e tij, pasi na morën 46 dynym tokë me Ligjin 7501, në datën 24 gusht 2000 iu drejtua Agjensisë së Kthimit të Pronave me një dokument që ishte rrëzuar nga Gjykata e Lartë me Vendim Nr.6047 për t'i kthyer edhe 26550 metër kator tokë brenda territorit të Repartit Ushtarak në Qesarak. Mirëpo, Agjensia e Kthimit të Pronave nuk i njohu dhe nuk i ktheu pronë atij, pasi prona na ishte kthyer ne pronarëve të ligjshëm.
rilindjademokratike.com/RD 14 shkurt 2012


Të gjithë trashëgimtarët e Dalip Ibrahim Topit:


• FATMIR ALI TOPI
• GËZIM ALI TOPI
• QANIE ALI GJOLEKA (TOPI)
• SHPRESA ALI PESJAKA (TOPI)
• MELIHA TOPI
• INDRIT TOPI
• SONILA PLASA
• SUZANA BAKALLI(KRAJA)
• QERAMA BAKALLI (REÇI)
• EDMONDA BAKALLI (KAVAJA)
• EDMOND BAKALLI
• ALTIN BAKALLI
• DALIP IBRAHIM TOPI
• NURI VORPSI
• DONALD VORPSI
• VOLTAN VORPSI
• LIRI IBRAHIM ÇARÇANI (TOPI)
• NAFIJE IBRAHIM HOXHA (TOPI)
• VIOLETA TOPI
• AIDA ENVER BEJTULLAI (TOPI)
• NERMIN ENVER HABIBI (TOPI)
• FIQIRETE TOPI
• IBRAHIM RAMAZAN TOPI
• SOKOL RAMAZAN TOPI
• ILIRA MENERI(ALIMEHMETI)
• TEUTA HOXHA (ALIMEHMETI)
• REZARTA VERO (ALIMEHMETI)
• FLAMUR MYRTEZA TOPI
• BAMIR MYRTEZA TOPI
• IRMA PASKAL TOPI
• IVI MENTOR TOPI

koment:
Dërguar nga Bledi më 13-02-2012 në 04:20

Do sdo familja Topi shumica e tyre jane Dibrane, Krutane ose nga malet perreth. Ndryshe i bie qe te jene turq te ardhur. Po sma do mendja qe ka rendesi.

Dërguar nga Arben, London më 12-02-2012 në 23:04
Po tu shikosh emrat me kujdes keto nuk jane Shqipetare fare, por duke sikur jane Turq, kjo tregon qarte se kane shitur nderin dhe gjithcka tek Turqit dhe sot na hiqen si shqipetare,keta duhet ti marresh per B... dhe ti dergosh ne Turqi se vetem Shqipetare nuk jane .pa le qe pretendojne edhe per prona.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Dosja e pronave - Bamir Topi - Përplasja me Hanke Topin

PostPostuar: 14 Shkurt 2012, 17:30
nga Laert
Pronat, nën akuzë rivalët e Topit

Kronike e Premte, Shkurt 3rd, 2012
Imazh

Flamur Topi dhe Presidenti Bamir Topi
Falsifikimi, Hanke Topi paraqiti dokument me vitlindje 1850, është gjallë, por duhej të ishte 165 vjeçe.
Prokuroria: U përdor certifikatë false në dëshminë e trashëgimisë
Prokuroria e Tiranës akuzon për falsifikim dokumentesh palën që ndodhet në konflikt pronësie me familjen e Presidentit Bamir Topi. Një hetim i nisur kohë më parë nga Prokuroria e Tiranës, sipas organit të akuzës, pretendohet se ka gjetur dokumente false te pala që pretendon pronësinë e disa trojeve në zonën e Linzës në Tiranë. Sipas Prokurorisë, këto prona i takojnë familjes së Presidentit Bamir Topi dhe vëllait të tij, mjekut të njohur, Flamur Topi, në cilësinë e trashëgimtarëve të Ali Agë Topit. E gjithë historia nis në vitin 1997, kur shtetasja Hanke Topi paraqet në gjykatë një certifikatë me të cilën pretendon se ka qenë gruaja e shtetasit Ali Agë Topi dhe merr një akt trashëgimie për pronat e tij. Bazuar në këtë akt trashëgimie, mësohet se shtetasja në fjalë ka marrë një sipërfaqe rreth 10-12 dynymë tokë në periferi të Tiranës, në zonën e Linzës. Por ndërkohë, familja e Presidentit Bamir Topi ka aplikuar për këtë pronë duke qenë trashë-gimtare e saj. Pas aplikimit, kjo familje është njoftuar se një palë tjetër pretendonte të njëjtën pronë. Ajo që ka ndodhur ka qenë një histori disi e pazakontë. Kështu, sipas Prokurorisë, shtetasja Hanke Topi, e cila është gjallë sot, ka përdorur një certifikatë ku datëlindja e saj figuron 15 gusht 1850. Nëse kjo certifikatë do të ishte e vërtetë, sipas Prokurorisë, shtetasja që pretendon se është trashëgimtare e pronave duhej të ishte sot 162 vjeçe. Veç këtij fakti, Prokuroria thekson se certifikata e përdorur nga shtetasja në fjalë është dukshëm e falsifikuar, pasi kjo ka dalë nga ekspertiza, ndërsa përmbajtja e dokumentit është dukshëm e rreme.

Reagimi i Flamur Topit
Gazeta “Panorama” kontaktoi mbrëmë me mjekun e njohur, Flamur Topi, i cili është palë në procesin për pronat e trashëguara në Linzë të Tiranës. Flamur Topi theksoi se ai dhe i vëllai, Presidenti Bamir Topi, janë trashëgimtarët e pronave në fjalë. “Ne kemi pasur shtëpinë aty dhe gjithçka tjetër. Shtëpinë na e dogji gjermani sepse strehuam partizanët. Ne kemi dokumente autentike, siç është taksa e tokës e paguar në regjistër në kohën e Zogut, për shembull. Më pas kemi dokumentet kur u zbatua reforma agrare”, tha mjeku Flamur Topi. Ai theksoi se pala tjetër pretenduese në këtë çështje nuk figuron kurrkund, në letra, në dokumente apo në regjistra, me përjashtim të shkresave false.

Historia e pronës

Prokuroria e Tiranës, e cila ka nisur hetimet për çështjen e pronave në zonën e Linzës, ka arritur të zbardhë edhe veprimet e kryera me tokat në fjalë. Sipas vendimit të KKK të Këshillit të qarkut Tiranë të viti 1997, është njohur pronësia e trashëgimtarëve të ish-pronarit Ali Agë Topi mbi një truall me sipërfaqe 10 302 metra katrorë, i cili ndodhet brenda vijave kufizuese të fshatit Linzë, komuna Dajt e rrethit Tiranë. Pikërisht kjo pronësi dyshohet se është njohur mbi dokumentin fals, që ka qenë certifikata e shtetases Hanke Topi. Pas dhënies së trashëgimisë, me vendim të KKK Tiranë të vitit 2004, pretendentëve si trashë-gimtarë të ish-pronarit Ali Agë Topi u është kthyer një truall me sipërfaqe 9100 metra katrorë ndodhur në fshatin Linzë të komunës Dajt të rrethit Tiranë. Nga ana tjetër, mbi sipërfaqen e mësipërme të truallit kanë shfaqur pretendime pronësie trashë-gimtarët ligjorë të shtetasit Dalip Topi, dhe konkretisht shtetasi Fatmir Topi (kushëriri i Presidentit Bamir Topi), i cili së bashku me bashkëpronarë të tjerë, trashëgojnë një sipërfaqe toke prej 204 000 metrash katrorë të ndodhur në Linzë – Qesarak, Tiranë. Sipas hetimeve të Prokurorisë, në këtë pronë përfshihet dhe reparti ushtarak me sipërfaqe 28 500 metra katrorë. Sipas Prokurorisë, gjatë deklarimeve të tij, shtetasi Fatmir Topi ka pretenduar se një pjesë e pasurisë së trashëguar, konkretisht një sipërfaqe 10 300 m2, është marrë në mënyre të padrejtë nga shtetasi Ismail Topi dhe Hanke Topi, me të cilin nuk kanë asnjë lloj lidhjeje farefisnore. Hanke Topi, në vitin 1997, i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për vërtetimin e faktit juridik të kësaj sipërfaqeje, duke përdorur një certifikatë false, sikur ajo kishte qenë gruaja e Ali Agë Topit, katragjysh i Presidentit Bamir Topi.

Falsifikimi
Nga burime të Prokurorisë është thënë dje se gjatë verifikimit të regjistrave të Gjendjes Civile ka rezultuar se certifikata e shtetases Hanke Topi nuk është lëshuar nga Prefektura dhe përmbajtja e saj është tërësisht e rreme. “Shtetasja Hanke Topi është kërkuese dhe është ende gjallë. Ndërkohë, në dosjen hetimore, sipas akuzës, rezulton se një shtetase me emrin Hanke Topi figuron e datëlindjes 15.08.1850″, thekson Prokuroria.

Hanke Topi: Dokumentet autentike i kemi ne Pala kundërshtare:
Topi na i mori pronat me presion gjykatës


TIRANE – Pala kundërshtare me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, në çështjen e pronave në Linzë të kryeqytetit, pretendon se ka të drejtë në kërkesat e saj. “Hanke Topi dhe fëmijët e saj pretendohet se zotërojnë të gjithë pasurinë në zonën e Qesarakës dhe sipas të gjitha dokumenteve që ata pretendojnë, Presidenti Bamir Topi nuk figuron trashëgimtar. Përfaqësuesit e trashë-gimtarëve të kësaj prone, Hanke Topi, 93 vjeçe dhe dy fëmijët e saj, Ismail Topi dhe Aishe Topi, pretendojnë se Presidenti i Republikës u ka marrë 46 dynymë tokë bazuar në ligjin 7501, edhe pse nuk ka qenë pjesëtar i kooperativës bujqësore, por ishte regjistruar si i tillë në komunën Dajt vetëm për të marrë tokën. “Ne jemi pronarë të ligjshëm të tokës me akt trashëgimie nr. 7215/9739, datë 14 nëntor 1995. Pronën e kemi trashëguar nga gjyshi ynë, Ismail Topi, i biri i Ali Agë Topit”, kanë thënë personat përfaqësues të palës në konflikt pronësie me Presidentin e vendit, Bamir Topi. Sipas familjes në fjalë, në vitin 1865 Ali Agë Topi ishte nënprefekt i Durrësit dhe komandant i Xhandarmërisë turke. Ai kishte vetëm një djalë, Ismail Topin, dhe për shkak se kishte shumë prona, mori djalin e vëllait, Dalipin (gjyshi i Bamir Topit), për të ndihmuar djalin e tij, Ismailin, në punët e bujqësisë në pronat e tij. Djali i Ali Agë Topit, Ismaili, u martua në Ndroq, sipas familjes rivale me Presidentin. Sipas saj, pas vdekjes së Ali Agë Topit, të gjitha pronat i gëzon djali i tij, Ismail Topi. Familja pretendon se pas vdekjes së Ali Agë Topit, të gjitha pronat i kanë kaluar atij që pretendohet se ishte djali i tij, pra Ismail Topit. Në dokumentet e përkthyera pretendohet se Ali Agë Topi ka 10 mijë metra katrorë tokë. Për këtë pronë, sipas palës kundërshtare, Presidenti Topi ka hedhur në gjyq Hanke Topin, ndërsa procesi po vazhdon në Gjykatën e Lartë.
panorama.com.al

President Bamir Topi hiqua dekoratat komunistve antishqiptar jugosllavë!!


Lista e dekorimeve permban 55 emra ,por ne menduam te cilesojme vetem emrat e komunisteve Jugosllav me numrat rendor te vendimit dhe titullin e dekorates si me poshte :
Imazh
Majtas Ivan Milutinovic - ish antari i Byrosë Politike të LKJ
(1).Gjeneral Ivan Milutinovic ,me urdherin "Hero i Kombetar".( Ivan Milutinoviç (1901-1944), ishte një komunistët jugosllav i shquar dhe revolucionar. I lindur më 27 Shtator 1901. në fshatin Stijenama Piperski, pranë Podgoricës.)

Imazh

(2).Lolo Ribar , me urdherin "Hero Kombetar". - Ivo Lola Ribar, 1916—1943), filozofë dhe jurist, ishte aktivist në revulucionin komunist në Jugosllavi, kroat nga Kroacia.
Ivo Lola Ribari ishte organizator dhe më vonë drejtues i lëvizjes revulucionare komuniste të rinis dhe studentëve në Jugosllavi. Ai u bë i njohur për publikun gjithëshqiptarë me rastin e dekorimit të tij nga ana e komunistve në Shqipëri, me "Urdhrin e Heroit Kombëtar" dhe me "Urdhrin e Flamurit"


Imazh
(4).Ivan Ribar ,me urdherin e "Flamurit". - Dr Ivan Ribar (1881-1968), para-luftës politikan, një pjesëmarrës i Çlirimtare Kombëtare dhe aktivist socio-politike FPR Jugosllavi. Ivan Ribar (Vukmanić, Austro-Hungaria, 21 janar 1881 - Zagreb, 11 qershor 1968) ishte një pasardhës jugosllave politike me kroatët. Ribar ka lindur në Vukmanić (afër Karlovac).
* Presidenti i Asamblesë Parlamentare 1920-1922
* Kryetar i Komitetit Ekzekutiv dhe të Këshillit Antifashist për ish-Jugosllavinë që nga 26 tetor të 1942 deri në 4 dhjetor 1943.
* President i Presidiumit të Kuvendit të përkohshëm të popullit nga 4 dhjetor 1943 - 5 mars, 1945
* President i Presidiumit të Kuvendit Popullor më 2 dhjetor 1945 në 14 janar 1953
Ivan Ribar humbur familjen e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore u vranë dy djem, Ivo Jurica dhe Lola, gruaja e tij . Të dy bijtë e luftuen si partizane kundër fashistëve italianë. Ivo Lola Ribar, djali i vogël, ishte i ngarkuar pranë Lidhjes të Rinisë Komuniste të Jugosllavisë gjatë luftës dhe më vonë u shpall hero i popullit të Jugosllavisë. Ivan Ribar vdiq në Zagreb në moshën 87 vjeç.


Imazh
(5).Eduard Kardel(Edvard Kardelj) ,me urdherin e "Flamurit". Edvard Kardeli është i lindur 27. janar 1910. në Lublanë në një familje punëtore. Babi i tij ishte punëtor rrobaqepësie dhe anëtar i Partisë Socialdemokrate, ndërsa e ëma puntore në fabrikën e duhanit. Pas përfundimit të shkollës qytetare, u regjistrua në shkollën për mësues, të cilën e kreu në vitin 1929. Në vitin 1928 bëhet anëtar I Partisë Komuniste të Jugosllavisë.
Nuk shërbeu si mësues, sepse pas maturës u burgos përshka të veprimtarisë komuniste. U dënua me dy vite burg, të cilin dënim e mbajti në Zabel të Pozharevcit.
Në vitin 1934 ilegalisht kaloi në mërgim. Deri në Luftën e Dytë Botërore u mor me publicistikë. Në vitin 1941 është njëri ndër themeluesit e frontit çlirimtar në Slloveni. Në të njëjtin vit ilegalisht kalon në Beograd. Në KANÇ në Jajce zgjidhet kryetar.Është njëri ndër krijues I vendimeve të marra gjatë kësaj kohe e edhe më vonë. Pas luftës kreu funksione të rëndësishme të aparatit shtetëror. Vdiq në Lubjanë 10 shkurt 1979. Ishte babai i ideologjisë të ish Jugosllavisë, themeluesi i filozofisë ë ''Vetadministrimit ekonomik-politik jugosllav''.


Imazh
Блажо Јовановић
(6).Bllazho Jovanevic ,me urdherin e "Flamurit" dhe Medaljen e "Kujtimit". Bllazho Jovanovic (1907-1976), një pjesëmarrës i Luftës Çlirimtare Kombëtare, aktivist shoqëror-politike i R.F. të Jugosllavisë Malit të Zi, hero i punës socialiste dhe hero kombëtar të Jugosllavisë.

(7).Radovan Zogović - Радован Зоговић ,me urdherin e "Flamurit". Radovan Zogović (19 gusht 1907 - 5 janar 1986) ishte një poet i Malit të Zi.
Lindur në fshatin e Gornji Mašnica Polimlje (Andrijevica). Ai ndoqi shkollën e mesme në Berane, Ovens dhe Tetovë, dhe u diplomue në Universitetin e Shkupit për filozofi. Gjatë ditëve të tij studentore u bë i njohur me literaturë marksiste, hyri në lëvizjen puntore dhe u bë një komunist.
Në vitin 1930, bashkëpunoi me Millovan Gjilas, në frontin e Partisë Komuniste, një nga protagonist kryesor të konfliktit polemizues me Miroslav Kërleza ("konflikt në të majtë letrare") në lidhje me diskursin e estetikës dhe të letërsisë moderne.
Pas 1948 vullnetarisht, si një mbështetës i bindur marksiste dhe një i Bashkimit Sovjetik, u tërhoq nga detyrat zyrtare në Jugosllavi.

Imazh
Miladin Popović
(8).Miladin Popovic ,me urdherin e "Flamurit"dhe Medaljen e "Kujtimit". Milan Popoviq (1910-1945), sekretar i Komitetit Partisë Komuniste Rajonal për Kosovën dhe Metohinë, një nga organizatorët e Kombëtare Çlirimtare të Kosovës dhe Metohisë dhe hero kombëtar të Jugosllavisë.
Imazh
Душан Мугоша Дућ
(9).Dushan Mugosha ,me urdherin e "Flamurit" dhe Medaljen e "Kujtimit".Dushan Mugosha Të gjitha së bashku (1914-1973), një pjesëmarrës i Çlirimtare Kombëtare të Jugosllavisë dhe për Çlirim Kombëtar të Shqipërisë, Jugosllavisë social-politik aktivist, Republika Federale e Serbisë dhe të Krahinës Autonome të Kosovës dhe hero kombëtar të Jugosllavisë. Nga 4 Prill 1960. në 18 Qershor 1963. ai ishte president i Asamblesë Kombëtare të Rajonit Autonom Kosovo-Metohija.

Imazh
Nga e majta ashtë gjen.Арсо Јовановић e djathtas Tito
(10).Gjeneral Leitnant Arso Jovanovic,me urdherin "Ylli Partizan"Kl. I-re.Arso Jovanović (1907-1948), një pjesëmarrës i Çlirimtare Kombëtare dhe lejtnant-JA Përgjithshëm. Në periudhën që nga viti 1945. deri në 1948. ai ishte Shefi i Shtabit të Ushtrisë Jugosllave.


Imazh
Aleksandar "Leka" Ranković
(11). Aleksander Rankovic ,me urdherin "Ylli Partizan" Kl. I-re. Aleksandar Rankoviç (Draževac fund Obrenovaç, 28,11 1909 -... Split, 20,11 1983) Ishte një politikan jugosllav komunist, i njohur si themeluesi dhe shefi i shënuar-e, dhe më vonë UDBA-e. Ai u zëvendësua në 1966 Plenumi Brioni dhe përjashtuan nga partia komuniste.

Imazh
Milovan Đilas
(12).Milovan Gilas ,me urdherin "Ylli Partizan"Kl. I-re. Milovan Gjilas lindi në Podbišće, 4.VI. 1911 dhe vdiq në Beograd, më 20.4. 1995. Ky ishte një politikan, ishte anti-fashiste partizan dhe militant komunist i Ushtrisë Jugosllave, të cilit historia politike është e lidhur ngushtë me historinë e 'Evropës pas luftës dhe të komunizmit në Europë. Në viteve 50 ai botoi disa libra në sistemin komunist që i dha atij reputacionin si një disident.
Malazez i lindur, ende i ri ka bashkëpunuar me Partinë Komuniste të Jugosllavisë. Ishte krahu i djathtë i Tito dhe një nga aktorët kryesorë në rezistencën jugosllave, dhe një nga figurat më me ndikim politik të Jugosllavisë socialiste. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, ai u emërua Zëvendës kryeministri FNRJ, Presidenti dhe i dërguari i OKB-së.
Në vitet '50-mesi ra nga hiri: ai u përjashtua nga partia gradualisht (SKJ) dhe të gjitha zyrat publike. Ai iu nënshtrua disa gjyqeve dhe u dënua me burg disa herë, me përjashtimin nga jeta politike, u përfshi në jetën letrare të novelistit dhe eseistit, duke bashkëpunuar me gazetat dhe revistat e huaja. Ai vdiq në Beograd në vitin 1995.


(40). Kapitan Niazi Dizdarevic ,me urdherin "Ylli Partizan" Kl.III-te.

(49).Michel Popovic ,me Urdherin e trimerise dhe Medaljen e "Kujtimit".

Sikurse Enver Hoxha u hiqte të gjithëve dekoratat para se t'i burgoste,, t'i torturonte e në fund t'i pushkatonte.
Presidenti Bamir Topi mos të eci sic po mendon dhe punon me mentalitet të maskuem komunist le t'i heqi dekorata këtyre jugosllavëve sepse këta ishin armiq të Shqipnisë. Mos i heq me tortura familjet e tyne se këta kanë vdekë.

E punoi, shqipëroi me kujdes Redaksia e kulturës e http://www.proletari.com

E martë, më 15.II.2011

Bamir Topi rren edhe kur hesht -21.2.2012

PostPostuar: 22 Shkurt 2012, 01:36
nga Laert
PD: Topi gënjen, edhe kur hesht
Imazh

Presidenca ka dalë me dy qëndrime lidhur me ftesat e dërguara nga ana e ambasadës kosovare. Fillimisht, Presidenca ka mohuar të ketë patur një ftesë nga ana e ambasadës kosovare. Ndërsa, më pas Presidenca ka deklaruar se ka patur ftesë nga ana e ambasadës, por Presidenti Topi nuk ka patur mundësi të shkojë për shkak të një gjendjeje virale të tij. Partia Demokratike reagoi dje lidhur me mashtrimin publik të Presidentit Bamir Topi, lidhur me mospjesëmarrjen e tij në aktivitetet e organizuara nga ambasada kosovare. Deputetja e PD, Rajmonda Bulku përmes një deklarate për shtyp, theksoi se tashmë shqiptarët e kanë kapur në gënjeshtër Presidentin prej kohësh. Bulku tha se Topi ka mashtruar qytetarët kur doli gjoja në mbrojtje të interesave të pronarëve të ligjshëm, por nga ana tjetër ishte vetë grabitës i pronave të tyre. Po ashtu, Bulku tha se Presidenti Topi ka gënjyer ish-të përndjekurit politikë kur premtoi mbështetje ndaj tyre, por nuk dekretoi ligjin për lustracionin. "E kanë kapur në gënjeshtër Bamir Topin kur përgjërohej për interesat e pronarëve të ligjshëm që tokat ua kishte rrëmbyer kooperativa, por tokën e vet e rrëmbente si 'ish-kooperativist'. E kanë kapur në gënjeshtër kur betohej për të përndjekurit e regjimit komunist, por ligjin e 'lustracionit' nuk e linte të hynte në fuqi, kur u shpallte atyre besnikëri dhe dekoronte persekutorët. E kanë kapur në gënjeshtër kur hiqej si demokrat, por aleancat i bënte me kundërshtarët e tyre. E kanë kapur në gënjeshtër kur deklaronte se nuk voton majtas, por votën ia falte PS dhe Edi Ramës. E kanë kapur në gënjeshtër kur 'angazhohej' për drejtësinë e kulluar, por dekretimin ia bënte drejtësisë së korruptuar", tha deputetja Bulku. Po ashtu, deputetja demokrate theksoi se shqiptarët e kanë njohur Presidentin e tyre të vërtetë më 21 janar, kur si shërbëtor i Edi Ramës, për një karrige u përpoq ta hidhte vendin në flakë. "Shqiptarët e kanë kapur në gënjeshtër Presidentin sa herë ka folur për paqe, qetësi, bashkëpunim e qytetari, por në mendje ka patur urrejtje, tinëzi e hile dhe dhunë. Shqiptarët e kanë njohur Presidentin e tyre të vërtetë më 21 janar, kur si shërbëtor i Edi Ramës, për një karrige u përpoq ta hidhte vendin në flakë. Shqiptarët e dinë se Presidenti i ka gënjyer sa herë ai hap gojën dhe flet. Madje ata e dinë, që ai i gënjen edhe kur hesht", u shpreh deputetja demokrate.
Rilindja Demokratike 21.2.2012


Zgjidhet dilema: Mashtroi Topi, pranon vete Presidenca shqiptare
Imazh

Pas me shume se kater dite perplasjeje, kryesisht nepermjet deklaratash me media dhe citime zedhenesish, Presidenti Bamir Topi e pranon per here te pare publikisht nepermjet nje deklarate zyrtare se ai ka marre ftese zyrtare nga ambasada e Kosoves ne Tirane, per te dy aktivitetet e organizuara nga kjo ambasade, si per perurimin e ambasades, ashtu dhe per pritjen ne Sheraton, duke i dhene keshtu fund nje mashtrimi qe e perhapi vete. Ne deklaraten e Presidences thuhej nder te tjera se shkak ishte bere gjendja virale. Ne fakt, kjo deklarate duhej bere disa dite me pare, diten kur nje pjese e shtypit e kontrolluar nga Topi dhe Rama, hodhi fillimisht tezen se ishte shteti shqiptar ai qe nuk e kishte ftuar Topin ne ceremoni, per te vazhduar me pas me trillimin e dyte se presidenti Topi ishte ftuar vetem ne mbremjen e Sheraton dhe jo ne inaugurimin e ambasades.
Per kater dite me radhe, edhe pse presidenti Topi e dinte qe te dy ftesat respektive kishin mberritur dhe ishin firmosur nga protokolli i tij, edhe perfaqesues te ambasades se Kosoves deklaruan disa here ne media se Topi ishte i ftuar ne te dy aktivitetet, presidenti vazhdoi me ndergjegje te plote te nxise ne shtypin e kontrolluar nga ai vete nepermjet deklaratash jo zyrtare zedhenesish, kete konflikt te paprecedente, midis nje presidence dhe nje ambasade, qe pervec flamurit te vete zyrtar, mban edhe flamurin kombetar shqiptar. Ambasada e Kosoves, edhe pse ishte shprehur disa here se e kishte ftuar Topin ne te dy aktivitetet, e ruajti etiken, duke mos e bere publike protokollin e saj, ku ishte firma e shefit te Protokollit te Presidences, per te dy ftesat e marra, duke u kujdesur ne te njejten kohe, edhe per reputacionin e perbaltur te kreut te saj. Nga ana tjeter presidenti Topi e cenoi rende dinjitetin dhe reputacionin e institucioneve te Kosoves, duke e zgjatur per dite me radhe dhe duke e thelluar kete mashtrim, duke dashur te perdore ne menyre amorale si kobure xhepi, ambasaden e Republikes se Kosoves ne Tirane, kundra shtetit shqiptar. Nderkohe, TV Klan, kishte dite qe e dispononte protokollin e firmosur nga Presidenca shqiptare me te dy ftesat respektive per Topin, por nuk e beri ate publike, jo thjesht per arsye etike, po per t'i dhene mundesi presidentit qe mashtrimin qe hodhi ne treg vete, ta mbylle po vete. Jo vetem per t'i dhene mundesi shqiptareve te kuptojne se si funksionojne nje pjese e medias shqiptare, por mbi te gjitha, per t'i dhene mundesi qofte dhe per kater dite, shqiptareve si andej dhe kendej kufirit, te njohin nje shqiptar qe eshte gati te perdhose institucionet e kombit, vetem e vetem per te fituar disa pike te pamerituara politike me shume.

Deklarata dje nga Presidenca

Sqarim lidhur me pamundesine e pjesemarrjes se Presidentit Topi ne ceremonine e perurimit te Ambasades se Kosoves ne Tirane, 20 shkurt 2012

Nisur nga disa keqkuptime dhe komente kontradiktore te paraqitura ditet e fundit nga disa media vizive e te shkruara, Zyra e Protokollit te Presidentit te Republikes, sqaron publikisht dhe zyrtarisht per here te pare se: "Presidenti i Republikes, Prof. Dr. Bamir Topi ka marre ftese per ne ceremonine e perurimit te Ambasades se Republikes se Kosoves ne Tirane si dhe per ne pritjen qe do te organizohej me pas ne Hotel 'Sheraton' diten e premte, me 17 shkurt 2012. Ne pamundesi per te marre pjese personalisht per shkak te nje gjendjeje virale, Presidenti Topi ka komunikuar ne telefon me te Ngarkuarin me Pune te Ambasades se Kosoves, zotin Gani Veselaj, te cilin e ka uruar edhe njehere per Festen e Pavaresise se Kosoves, duke e falenderuar njekohesisht edhe per ftesen. Te premten ne mesdite, Presidenti Topi ka zhvilluar nje bisede telefonike me Presidenten e Kosoves, Atifete Jahjaga, se ciles i shprehu edhe njehere urimet me te ngrohta per katervjetorin e Pavaresise se Kosoves. Ne te njejten kohe, Presidenti i Republikes ka qene i perfaqesuar si ne ceremonine e perurimit te Ambasades, ashtu edhe ne pritjen ne Hotel 'Sheraton' nga keshilltaret e tij, te cilet i kane percjelle Kryeministrit Thaci, Zevendeskryeministrit Pacolli, Ministrit te Jashtem Hoxha dhe perfaqesuesit diplomatik te Republikes se Kosoves urimet me te perzemerta ne emer te Kreut te Shtetit shqiptar.
Reagimi i Presidences te shtunen publikuar nga "Shekulli"

"Ne Presidence ka ardhur vetem nje ftese zyrtare per Presidentin Bamir Topi. Ftesa ishte per eventin ne hotel Sheraton, ndersa per pritjen ne ambasade dhe per ceremonine e venies se emrit te rruges "Ibrahim Rrugova", presidenti Topi nuk kishte ftese. Protokolli i Presidences njeh vetem ftesat qe vijne fizikisht ne institucion dhe e vetmja ftese e ardhur eshte ajo per tek ceremonia ne hotel Sheraton. Per me teper Presidenti i Republikes, Bamir Topi po kalon nje gjendje virale dhe nuk mundi te shkonte tek pritja ne hotel Sheraton".


Struci Bamir Topi

21-02-2012 Gazeta 55
Në përfundim të misionit të papërmbushur të kryetarit të shtetit, Bamir Topi u shfaq si struci i politikës, duke e pëlqyer çka shkruhej nëpër gazeta lidhur me mungesën e ftesës për 17 shkurtin e Kosovës. Ai i qendroi 4 vjet kësaj sjelljeje shqiptare dhe duhet të paraqesë kartelën e vizitës së mjekut për gjendjen virale, para se të besohet se ai s’ia pat sërish me hile shtetit të Kosovës
17 shkurti, është padyshim një ndër datat më e rëndësishme të kombit, pas 28 nëntorit të 1912 (shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë), por e tillë s’ka rezultuar për kreun e shtetit shqiptar, Bamir Topi dhe lidershipin e opozitës, Edi Rama. Në të gjitha ceremonitë e organizuara për 4-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Topi dhe Rama zbatuan me përpikmëri “braktisjen kremtimeve”, sipas marrëveshjes së pashkruar midis tyre, thjesht e vetëm që të ndiznin një konflikt të pritshëm lidhur me pretendimet që rrodhën më pas se, “Topi dhe Rama s’u ftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, në ceremoninë e inaugurimit të ambasadës së Kosovës në Tiranë”. Çka rezultoi një falsitet i rëndomtë dhe bllofi më i madh i “dy kolegëve të ngjarjeve të bulevardit”. Pas më shumë se katër ditë përplasjeje, kryesisht nëpërmjet deklaratash me media dhe citime zëdhënësish, Presidenti Bamir Topi e pranon për herë të parë publikisht nëpërmjet një deklarate zyrtare se ai ka marrë ftesë zyrtare nga ambasada e Kosovës në Tiranë, për të dy aktivitetet e organizuara nga kjo ambasadë, si për përurimin e ambasadës, ashtu dhe për pritjen në Sheraton, duke i dhënë kështu fund një mashtrimi që e përhapi vetë. Në deklaratën e Presidencës thuhej ndër të tjera se shkak ishte bërë gjendja virale. Në fakt, kjo deklaratë duhej bërë disa ditë më parë, ditën kur një pjesë e shtypit e kontrolluar nga Topi dhe Rama, hodhi fillimisht tezën se ishte shteti shqiptar ai që nuk e kishte ftuar Topin në ceremoni, për të vazhduar më pas me trillimin e dytë se presidenti Topi ishte ftuar vetëm në mbrëmjen e Sheraton dhe jo në inaugurimin e ambasadës. Për katër ditë me radhë, edhe pse presidenti Topi e dinte që të dy ftesat respektive kishin mbërritur dhe ishin firmosur nga protokolli i tij, edhe përfaqësues të ambasadës së Kosovës deklaruan disa herë në media se Topi ishte i ftuar në të dy aktivitetet, presidenti vazhdoi me ndërgjegje të plotë të nxisë në shtypin e kontrolluar nga ai vetë nëpërmjet deklaratash jo zyrtare zëdhënësish, këtë konflikt të paprecedentë, midis një presidence dhe një ambasade, që përveç flamurit të vetë zyrtar, mban edhe flamurin kombëtar shqiptar. Ambasada e Kosovës, edhe pse ishte shprehur disa herë se e kishte ftuar Topin në të dy aktivitetet, e ruajti etikën, duke mos e bërë publike protokollin e saj, ku ishte firma e shefit të Protokollit të Presidencës, për të dy ftesat e marra, duke u kujdesur në të njëjtën kohë, edhe për reputacionin e përbaltur të kreut të saj. Nga ana tjetër presidenti Topi e cenoi rëndë dinjitetin dhe reputacionin e institucioneve të Kosovës, duke e zgjatur për ditë me radhë dhe duke e thelluar këtë mashtrim, duke dashur të përdorë në mënyrë amorale si kobure xhepi, ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, kundra shtetit shqiptar. Ndërkohë, mediat e shkruara dhe elektronike, dispononin protokollin e firmosur nga Presidenca shqiptare me të dy ftesat respektive për Topin, pavarësisht se nuk u bënë publike, jo thjesht për arsye etike, po për t’i dhënë mundësi Presidentit të Republikës, që mashtrimin që hodhi në treg vetë, ta mbyllë po vetë. Jo vetëm për t’i dhënë mundësi shqiptarëve të kuptojnë se si funksionojnë një pjesë e medias shqiptare, por mbi të gjitha, për t’i dhënë mundësi qoftë dhe për katër ditë, shqiptarëve si andej dhe këndej kufirit, të njohin një shqiptar që është gati të përdhosë institucionet e kombit, vetëm e vetëm për të fituar disa pikë të pamerituara politike më shumë. Ky është Bamir Topi, i cili jo më larg se më 18 shkurt, pasi ishte konsultuar gjerë e gjatë me kreun e opozitës, Edi Rama, hodhi në llumin e shpifjes mediatike, lajmin se s’ishte ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Ambasadës së Kosovës në Tiranë. Pavarësisht të gjithave, ajo që është e rëndësishme dhe që kërkon vëmendje, është korrektësia e dy institucioneve të akuzuar padrejtësisht si “sabotatorë të ftesave të Ramës dhe Topi”, Ambasada e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, të cilat edhe i dhanë përgjigjen e duhur shpifjes së ulët të dy eksponentëve.

Bamir Topi, një mercenar në shërbim shtetit grek - 2007

PostPostuar: 23 Shkurt 2012, 19:49
nga Laert
Bamir Topi, president i Shqipnisë, një mercenar në shërbim shtetit grek
Imazh


Kujtesë Aleancës Kuq e Zi
Kujtoni premtimet, dekoratën e 27.XI.2007 shtetit monarko-fashist- antishqiptar edhe sot në 2012 e përjetë

Nga Prof Dr Eshref Ymeri
Siç e kam bërë të ditur në faqen e djeshme të internetit, duke iu drejtuar Aleancës Kuq e Zi, dëshiroj të theksoj se, sipas informacioneve që kam nga njëri prej themeluesve të këtij formacioni të ri me të ardhme politike, Presidenti i vendit, zoti Bamir Topi, fill pas përfundimit të mandatit të tij, pritet të vihet në krye të kësaj Aleance. Nga daljet publike të zotit Kreshnik Spahiu dhe të përfaqësuesve të tjerë të Aleancës, kemi mësuar se njëra nga kauzat themelore që shtron për zgjidhje ajo, është edhe bashkimi i trojeve tona etnike në një shtet të vetëm kombëtar.

Duke pasur parasysh këtë kauzë të shenjtë, mund të shtrohet pyetja: a është e mundur perspektiva e kësaj kauze , kur në krye të Aleancës Kuq e Zi pritet të vijë zoti Topi?
Po a e dinë vallë djelmoshat e kësaj Aleance që Presidenti Topi është nderuar me medaljen e artë të parlamentit grek gjatë vizitës që bëri në Greqi në vitin 2007? Gjatë asaj vizite Kryetari i Parlamentit grek, Sioufas, e ka vlerësuar vizitën e Presidentit Topi në tokën helene si nje dimension të ri për marrëdhëniet e “miqësisë” e të bashkëpunimit mes Shqipërisë e Greqisë e në këtë kuadër ai i ka dorëzuar Presidentit Topi medaljen e artë, një vlerësim që u jepet personaliteteve të huaja më të larta për merita të veçanta.

Po a e dinë vallë djelmoshat e Aleancës Kuq e Zi se cilat na qenkan këto meritat e veçanta të Presidentit Topi para shovinizmit grekolypsar?

Nga mjetet e informimit masiv është bërë e ditur me kohë se “nënkryetari i parlamentit grek Jorgos Sulas, duke folur në “TV Alfa”, deklaroi se… kishte marrë mbështetjen e autoriteteve shqiptare, përfshirë Presidentin e vendit Bamir Topi… për gjetjen e eshtrave dhe miratimin e ngritjes së memorialeve dhe varrezave për ushtarët e rënë në luftë (Citohet sipas: Gazeta “Panorama”, 29 tetor 2008, f. 5).
Pra, gati një vit pas dekorimit të Presidentit Topi, zoti Jorgos Sulas nxjerr në shesh premtimin që kreu i shtetit tonë paska bërë për plotësimin e kërkesave të shovinizmit grekolypsar, premtim ky, i shpërblyer me medaljen e artë të parlamentit grek.

Pas marrjes së medaljes së artë, Presidenti Topi pati deklaruar:

“Dëshiroj që përpara mediave të falenderoj edhe për nderin që më bëtë, zoti Kryetar, duke më dhënë “Medaljen e Artë të Parlamentit me kokën e Perikliut”. Është një moment i paharrueshëm për mua si shenjë e marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve tona”. (Citohet sipas faqes së internetit “Presidenti Topi nderohet me medaljen e artë të parlamentit grek”, Athinë, 27 nëntor 2007).
Për marrëdhëniet “shumë të mira” midis dy vendeve tona, dëshmojnë bukur fare kufomat e atyre 145 emigrantëve të rinj shqiptarë që shovinizmi grekolypsar i pati vrarë shtazërisht për të “forcuar” domosdo themelet e “miqësisë” grekoshqiptare.
Me premtimin që u ka bërë grekolypsarëve (që bredhin dyerve të Evropës për lëmoshë) për ngritje varrezash, manastiresh dhe memorialesh në nderim të ushtarëve agresorë grekë, Presidenti Topi u ka lënë pas një haraç të rëndë breznive shqiptare, të cilave do t’u duhet të përballojnë shumë mund e djersë për shkuljen dhe shfarosjen nga trojet e Shqipërisë së Jugut të gjurmëve të pëgëra që kanë lënë aty dhuruesit e medaljes së tij të artë. Ajo medalje që nepërka greke ia vuri në gjoks Presidentit të vendit tonë, dëshmon se ne, gjatë këtyre pesë viteve, kemi pasur në krye të shtetit një mercenar në shërbim shtetit grek që sot përfaqëson turpin e Evropës, që përfaqëson një gropë “që nuk i del kurrë fundi”, siç pati deklaruar para do ditësh ministri gjerman i financave Volfang Schaeuble.
Në këto kushte, unë kam të drejtë të dyshoj se djelmoshat e Aleancës Kuq e Zi, me në krye zotin Bamir Topi, pas përfundimit të mandatit të tij, do të mbeten të zhgënjyer. Ata kanë për t’u bindur me siguri se kauza e tyre kombëtare do të reduktohet në kuadrin e programit të mbarë partive të tjera politike, të cilat zgjidhjes së çështjes sonë kombëtare i tremben si djalli vetëtëtimës, meqenëse servilizmi dhe nënshtrimi pështirosës para faktorit të huaj përbën themelin e formimit të tyre politik.

Synimi i ksaj partie fantazmë është vëçse të rrëmbeji pushtet
Unë, gjithashtu, kam të drejtë të dyshoj se karta e nacionalizmit që luan sot Aleanca Kuq e Zi, në qoftë se ajo do të marrë frymëzim bamirtopian, ka për qëllim që të “mbjellë” sa më shumë vota, për t’i “korrur” në zgjedhjet e vitit 2013, me të vetmin qëllim që, në aleancë me zotin Edi Rama, të largojë nga pushteti zotin Sali Berisha. Do të isha shumë interesante sikur rrjedha e paskëtajme e ngjarjeve t’i hidhte poshtë dyshimet e mia.
Tiranë, E mërkurë, më datën 22.II.2012


Fragment nga Takimi i dy presidentve grek dhe shqiptar në 26 nëndor të 2007 në Athinë.
Bamir Topi nisi vizitën e parë në botën e jashtme jo te Kosova, por në Greqi, gjë shqetsoi edhe SHBA-n


Ky fragment u morë nga një artikull gazete greke Politika dhe u pregatitë në shqip ajo pjesë më specifike, që është kryefund një mashtrim i rradhës, që presidenti bamir Topi i pëlqeu shumë ky llokum grekë është më i ëmbël se lotët e mijra e qindra refugjatve që vriten, u shiten organet fëmijve dhe torturohen.

Në shqip
Nga ana e tij, presidenti shqiptar, Bamir Topi falenderoi zotin Papulias për rolin e tij pozitiv në marrëdhëniet greko-shqiptare, mbi përmirësimin progresiv i statusit dhe i legjitimitetit të emigrantëve me ato dekrete, si dhe marrëveshjen e saj për të përmirësuar nivelin e arsimimit të alvanopaidon në gjuhën e tyre amtare.

Në greqisht
Από την πλευρά του, ο Πρόεδρος της Αλβανίας ευχαρίστησε τον κ. Κ. Παπούλια για το θετικό του ρόλο στις ελληνοαλβανικές σχέσεις και την προοδευτική αναβάθμιση του καθεστώτος και τη νομιμοποίηση των μεταναστών με τα αντίστοιχα προεδρικά διατάγματα, όπως επίσης και για τη συμφωνία του στην αναβάθμιση του επιπέδου της εκπαίδευσης των αλβανοπαίδων στη μητρική τους γλώσσα.
E enjte, më datën 23.II.2012

Dosja e Grushtit të Shtetit - Bamir Topi, Ina Rama, B.Shaqir

PostPostuar: 20 Nëntor 2013, 19:33
nga Laert
z. Bamir Topi prej 21.I.2011 nuk je ma president i vendit, por president i së Majtë-ës në Shqipëri

Imazh


Më dole në shteg i nderuar z. Bamir Topi
President i Shqipnisë pas ndejës 20 ditësh në strofull…bunker..intrigash,...!
Të kam pritë të shohë si presidenti i popullit pas ‘’Dramës së përgjakshme të 21 janarit 2011 për Rrëzimin dhe likujdimin e kryeminstrit Sali Berisha’’.
Vonë dolët dhe ju lexova mendimin dhe qendrimin t'uej te Intervista e shkrueme te gazeta ‘’Shekulli’’ edhe pse asht i gazetës socialiste me titull tendencioz: ‘’
‘’Presidenti Topi: Topalli më kërkoi të ndërhyja tek Prokuroria’’
SHEKULLI ONLINE | 10/02/2011 |

Due ta ndaj me bashkëqytetarët këtë deklarim të Topit të stilit leninist atë të ''dashurisë'' ndaj popullit.
Po citoj nga intervista e juej: "Unë mbetem zëdhënësi edhe i atyre që nuk ndihen të përfaqësuar politikisht, edhe i atyre, zëri i të cilëve nuk mbërrin tek veshi i politikanëve, edhe i atyre që janë të pakënaqur nga politika, nga qeveria apo opozita, pavarësisht se mund të kenë votuar edhe për to, edhe i atyre të cilët sot janë të përhumbur në mjegullnajën politike të pas 21 janarit.’’B.Topi
Një nga këta të papërfaqsuem nga ana e juej si president jam edhe unë. Nuk e dija se gjendësha nën sqetullën bamirëse të presidentit tem Bamir Topi. Kjo ashtë fat dhe unë dua të shfaqë mendimet e mija për ju me anë të një replike tej miqësore, meqë fjala jem sipas jush nuk shkon te politikanët, gja që nuk asht e vërtetë. Nëse të intereson lexoje dhe ban si të thonë këshilltarët ligjor Spartak Ngjela dhe këshilltari politikë Edvin Rama,…..

Kryetari Shqipërisë defakto asht Sali Berisha
Kryetari formal i dy institucioneve dhe i dekoratave asht Bamir Topi?

Unë e di sipas logjikës tem se kryetari i shtetit asht ai që organizon ekonominë, mbrojtjen, drejtsinë, politikën, mbarëvajtjen e veprmtarisë,…jetës të shoqërisë e shumë të tjera të një vendi.
Ju quheni president "de jure'', honorifik, formal, por presidenta pas 1991 janë shumë si presidenta firmash, partish, nuk merreni me asnjë nga sa përmenda masipër sepse Kushtetuta nuk jua lejon. Për kryetar njeh vetëm një Shqipnia dhe ky asht Sali Berisha "defacto". Kryetar i shtetit për mua si qytetar asht Sali Berisha, ndërsa ju jeni sipas Kushtetutës garant i veprimtarisë së qeverisë në aspektin e sigurisë, pra jeni rojtari i kryeminstrit aktual Sali Ramë Berisha dhe i mbikqyrës i ekuilibrave dhe jo udhëheqës politik i prokurorisë, drejtësisë dhe SHISH-it sikurse ju i keni gllabëruar sapo u ulët në stolin e presidencës dhe tashmë i keni paralizuar sikurse dëshmoi "Rrebelimi vandal i PS-ste me 324 huliganë me kartelë krimi të paparti kundër institucionit kushtetues kryeministrisë dhe kryeministrit të vendit". Nëpërmjet detyrave që keni duhet t’i siguroni kryetarit të Këshillit Ministrave z.Berisha kushte komode sigurie nga çdo sulm i papritun, diversion për rrëzim dhe likujdim fizik, që mund të vijë nga brenda apo dhe jashtë.
Data 21 janar 2011 pashë se kapedani Edvin Rama me partinë dhe pjesmarrës të tjerë të opozitës socialistë marshuen në rrugën e bulevardit dhe u ndalën një pjesë të Parlamenti dhe një pjesë para kryeministrisë. aty pashë se ishin rrjeshtue mbi 300 të rinjë vandalë me njerëz me thinja që i komandonin, ku me anë të një shenje me dy gishta të dorës djathtë të kryetarit të PS-ës Edvin Rama u dha urdhëri bandës prej 324 huliganë të dalur nga burgje, me kartela të krimit të evidentuem të sulmonin policinë dhe Gardën që mbronin pjesën e jashtme të murit të kryeministrisë. U hodhën gurë, bomba molotov, helm tymuese, shpërthyen portën e kryeministrisë dhe lëshuen një veturë me tritol për të shpërthyer duke ekzekutuar gardën dhe kryeministrin me personelin që ndodheshin brenda ndërtesës.

Për herë të parë pashë se si hidhej Flamuri Shqiptar si leckë në kambët e gardistve dhe si u mbrojtë nga Armando Yzeiri
Pashë edhe se si heshti presidenti ynë Bamir Topi si rojtar i simboleve kushtetuese!!!

Imazh
Përse z. president Topi heshte kur u hodhë nga armiqtë e Shqipnisë - Flamuri Shqiptar, ku ju jeni në kohë paqe për të ruejtë simbolet e e një kombi, Valëvitjen e Flamurit dhe jo të lejoni pa u ndëshkue nga institucioni i prokurorisë, ku ju e keni uzurpuar me dhunë antikushtetues? A e kupton se kur hidhet Flamuri në tokë dhe shkelet asht një rrëzim i shtetit, një kapitullim politik? O do të gjendet autori i hedhjes Flamurit, ose ju do të largoheni pakusht prej sëndukut të presidentit! Flamuri mbrohet me gjak, e përgjegjësi shqiptare, morale, kushtetuese dhe jo me tradhtira, intriga dhe komedira. Nëse gjaku yt buron nga kroji i gjakut shqiptar: Mbroje Flamurin o sot o kurrë! Këtu shifet morali, gjaku yt, zemreku i zemrës dhe detyrimi kushtetues o z. Bamir Topi!!!


Madje thyen shkopinjë dërrasash të trasha dhe ju vërsulën mbi policinë dhe gardën pamëshirë për afro 5 orë. Pashë për herë të parë se si hidhej Flamuri i Shqipnisë dykrenare e lame me pika loti e me gjak në shekuj si leckë nëpër kambët e policve. Për habi vuna re se si oficeri gardist Armando Yzeiri e mori Flamurin për t’mos u shkelur e shqyer dhe në atë momentë ju shtuan breshëria e gurëve kundër oficerit që kapi Flamurin me synim që të mos e merrte e ta fuste në gji. Aty vura re se këta ishin mercenarë të bandës të Edvinit dhe të agjensive të zbulimit të huaj. Dogjën makina të policisë dhe qytetarve, pemë, pashë se si një burrë 37 vjeç doli nga turma e demonstratës dhe ju vërsul me egërsi duke e rrahë një vajzë afro 17 vjeçe me ombrellë në kry vetëm se ngriti dy gishta naltë dhe tha: ‘’Rroftë Sali Berisha!’’………………
Mbas 20 ditësh presidenti ynë B.Topi doli nga strofulla.... dhe dha intervistë si një komandant pa Flamur para mediave për të rrëfyer popullit Ditën e zezë të 21 janrit 2011. A mund të quheni ma president me Flamur të hedhun dhe të leckosur nga partia e madhe socialiste si aleate shpirtërore e juaj z. Topi???

1. Rajmonda Lajthia, Televizioni ‘Vizion Plus’:
Zoti President, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, dje gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar tha se ju kishte dërguar një letër, dy ditë pas demonstratës, ku shprehte shqetësimin e saj, të themi, lidhur me qëndrimin tuaj për këtë ngjarje. A mund të na jepni ndonjë detaj lidhur me këtë letër dhe çfarë ju kërkonte Kryetarja e Kuvendit? – pyetja e parë.
Kur ju pyetën për qendrimin t’uej për 21 janarit 2011, ju u përgjigjët:
-… shqiptarët mbeten të pasqaruar se çfarë ndodhi dhe si ndodhi.
- Shteti i së drejtës është në punë për t'iu përgjigjur ligjit dhe moralit.
- Viktimat dhe familjarët e tyre kërkojnë të vendoset drejtësia
- institucionet e dhunuara kërkojnë të veprojë drejtësia, të gjithë qytetarët kërkojnë drejtësi, siguri dhe qetësi.

Jo z. Bamir, nuk jam dakort me këto shprehje t’uaja në intervistë sepse ju nuk i treguat shqiptarve dhe botës se aty para kryeministrisë u ushtrue dhunë, plagosje, zjarr, vdekje, makinë me tritol. Ju patë se si u hodhë Flamuri Shqiptar që të asht besue ty dhe jo huliganve ta mbani për 5 vjet, ndërsa ju keni kalue në një akuzues të palës gardiste që mbrojti me trimëri Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Shqipnisë z.Sali Berishën dhe vetë Berisha që ishte viktimë e një beteje të armatosun kundra shtetit nga ana e Edvin Ramës dhe 324 huliganve mercenarë për ta likujdue fizikishtë.
Dua t'ju pyesë pse ju tmerron të deklaroni fjalën "Dhunë'' atë mbasdite të 21 janarit 2011, kur amabasdori amerikan dhe gjithë institucionet ndërkombëtare dhe mediat e hueja e quajtën Dhunë???
Për mua si qytetar kuptova më datën 9 shkurt 2011, ditën që ju dhatë intervistën se ju morrët në mbrojtje hapur një Vandalizëm fizik dhe kërcënim i rendit kushtetues në favor të krahut të armatosun bolshevik të së majtës shqiptare. Ju përligjët Dhunën. Morali dhe posti i juaj asht kërcënue randë deri në pakuptim të qenies t'uej si president i vendit qysh më dt. 21.I.2011.

2. Elja Zotka, Televizioni ‘Klan’::
Kur ju pyetën për qendrimin t’uej, kur Kryeministri i vendit thotë që në 21.I.2011, kur selia e Kryeministrisë ishte rrethuar për rreth 5 orë nga protestuesit, ju nuk keni kontaktuar me të. Në të vërtetë, pse ka munguar komunikimi me Kreun e Ekzekutivit?

Ju u përgjigjët:
Pretendoni se keni paraqitë një deklaratë po atë natë të dt. 21.1.2011 jo para TVSH, por para televizioneve të majta dhe ankoni pa turpë se s’jua paskanë varë thirrjes t'uaj as Edvini dhe as Berisha.
- Nuk mund t’jua risjellë gazetarve edhe njëherë deklaratën.
- Bëhej fajlë për maturi dhe të ulen në tryezë.


I nderuari president Topi!

Due t'ju baj disa pyetje edhe unë si qytetar:
- Si mundeshe Kryetari i Këshillit Ministrave z.Berisha që gjendej i rrethuem mes qindra huliganve dhe zjarreve dhe makinës me tritol te porta për afro 5 orë të mund të ulej nga Zyra e kryeministrisë e të kërkonte bisedë me kryetarin e vandalizmit Edvin Rama kundër tij, që i ishte dhanë urdhni që t’i dorzoje kreyti i premë i Berishës dhe..…në tryezën t’uej???
- Pse nuk e telefonuet z. Berisha si kryetar i sigurisë së institucionit kushtetues?? Pse ju shmangët këtij detyrimi ligjor dhe kushtetues në mbrojtje të jetës dhe të sigurisë të institucionit Kryeministri?
Heshtja e juej në ato momente tragjike dhe përgjigja e juej negative dhe qesharake ju akuzon se për ju nuk ka dhe nuk ekziston në detyrimet sa morale aq dhe kushtetuese për të bashkëpunue me institucionin numër dy pas Kuvendit Popullor sepse aty asht në krye Sali Berisha kryeministër,që ju e urreni deri në atë shkallë sa që nuk kërkove të flisje edhe formalisht brenda kuadrit të detyrimeve të sigurisë kombtare. Mos-hapja e telefonit ju akuzon rëndë për neglizhim të detyrimeve kushtetues. Ju atë ditë nuk keni qenë president, por ishit pjestar i organizimeve bashkëpunuese me Edvin Ramën me shokë....
Morali dhe posti i juaj asht kërcënue randë deri në pakuptim të qenies t'uej si president i vendit qysh më dt. 21.I.2011.

3.Ju deklaruet …,se Institucioni i Presidenti është institucion mbi të gjithë,…
Kur ju ndëgjova kët ''urtësinë, xhevahirin'' t'uej nga goja mbeta tej i shokuar dhe menjëhrë m'u kujtuen diktaturat që njohin vetëm presidentin, mbretin.
Unë nuk jam juristë as edhe ju si mjekë kafshësh, por si president të lutem shumë na gjej në Shqipni profesorin apo akademikun ma të shquem të jurisprudencës e të na komentojë thanien t’uej publike se Institucioni i Presidenti është institucion mbi të gjithë,…
- Di si qytetar nga Kushtetuta se ju si president nuk jeni zgjedhë nga Presidenca, por nga parlamenti dhe me propozim politik nga kryetari i PD-ës dhe kryeministri Sali Berisha, që ju tashmë heshtni para sulmit deri në likujdim fizik të Tij.
Kjo që ju deklaruet me pompozitet për mue si qytetar tregon ma shumë se kaq se ju;
- pas 3 vjet e gjysëm nuk e njihni placentin nga dolët, nuk njihni kushtetutën për të cilën ju bani leksione shumë kryeministrisë dhe parlamentit. ''Teoria e pavarsisë së institucioneve'' asht pallavër e keni degjenerue në thelbë dhe e keni pru deri në një pavarësi absurde, sikur presidenca, prokuroria dhe SHISH janë tre yje polare që ndrisin në konstelacion dhe jo në tokën shqiptare. Kjo teori e juej asht realizue me uljen në atë sënduk dhe e degjeneruet deri në atë shkallë sa që Kryetari i Qeverisë mbahet nën observacion nga tre ''yje polare'' dhe sipas andrrave përverse kërcënohen nga banda aq dhe përverse sikurse asht e Edvin Ramës dhe u hidhen me furinë kanibale sipas urdhërave të tyne për andrrën e vetëm antishqiptare dhe antidemokratike të zgjatjes së mandatave tyne në pushtet për interesa ekonomike dhe antipopullore, antieuropiane dhe antiamerikane.
- E dyta asht se nga mosnjohja apo nga denigrimi që i bani konceptit konstitucional të rolit dhe të drejtave t’uej më bindë se ju jeni pengë i mendësisë bolshevike, ku presidenti asht numër një në një kombë sikur ndodhi prej vitit 1944 deri në vitin 1991 në Shqipninë komuniste. Mendësinë komuniste ju e keni dëshmue me dekorimet e ish hetuesve, me emrimet e ish juristëve gjaksor të komunizmit
- Ju paskeni dalë mbi kushtetutën shqiptare, një fenomen tej i rrezikshëm për institucionet kushtetuese që ju i keni në varësi formale. Ju vazhdoni të kërcënoni rendin kushtetues me kët formim dhe praktikim deri në absurdidet të ndjenjës së delirit madhështisë që ju vuani shumë patologjikisht.
Pasoja e kësaj arrogance dhe absurditetit u shfaqë me injorimin kushtetues që i bëtë Komisionit Hetimor Parlamentar për Dhunën e 21 janarit 2011 duke ba edhe cinizëm deri në sarkazëm me subjektin juridik në fjalë.
Ju i keni otomanizuar postin dhe atributet formale në një superpushtet deri në absurditet. Ju me dëshirë e me vetëdije të plotë keni injorue një varg detyrimesh kushtetuese me kohë dhe në mënyrë të përsëritun duke sjellë për pasojë të zbuluem nga krimi politik vandal institucioni legjitim konstitucional - kryeministria dhe vetë jeta e kryeministrit. Pa përgjegjshmëria e juaj asht materializue duke kërcënuar shumë parametra kombtar në saj të bindjeve t'uaja bollshevike-otomane.
Morali dhe posti i juaj asht kërcënue randë deri në pakuptim të qenies t'uej si president i vendit qysh më dt. 21.I.2011.

4. Anduela Gega, Televizioni ‘Planet’:
A duhet të kishit thirrur ju Këshillin e Sigurimit Kombëtar për të sqaruar më tej situatën, që çoi në këtë lloj situate që u krijua më 21.1.2011 me dhunën para kryeministrisë për afro 5 orë?

Ja përgjegja e presidentit;
- Së pari, institucionet, të gjitha, sidomos në vëmendje të ngjarjes së 21 janarit 2011, janë në punë më shumë se kurrë
- Nuk ka nevojë të mblidhet Këshilli Kombëtar i Sigurimit(K.K.S.) se po punojnë,…

Unë nuk jam dakort me përgjegjen e pyetjes të gazetarve;
I nderuemi president!

- Si mundesh të mos mbledhësh K.K.S. kur kryeministri si zëvendës-kryetari i K.K.S. Sali Berisha ju ka akuzue juve, kryeprokuroren, shefin e SHISH-it dhe kryetarin e PS publikshtë, ku institucionet dhe subjektet ndërkombëtar u ngritën në kambë dhe ju gjendën në përkrahje Kryetarit të Këshillit të Ministrave z. Sali Berisha për Dhunën politike-konstitucionale dhe fizike që u ushtrue ndaj z. Berisha dhe institucioneve kryeministri dhe parlament me 21.I.2011?

- Si mund të heshtnit para diplomatëve dhe institucioneve ndërkombëtare si NATO, BE dhe SHBA para kësaj akuzë të randë, tronditëse për ju Bamir dhe institucionin e Presidencës???!!!
Kjo heshtja e juej asht një miratim i asaj që kryeminstri ju ka akuzue shumë herë dhe vazhdon prej 21 janarit 2011 si organizatorë në bashkëpunim me të tjerë funksionarë të institucioneve kushtetuese.
- A e mendoni se ju keni cënue rëndë me heshtje dhe me kësi përgjegjesh mediokre, tej dinake dhe hileqare duke pranue se nuk ka gabue kryeminstri për pjestar i Grusht Shtetit në bashkëpunim me.... Ju nuk keni deklarue asnjë kundër-argument për ta hedhë poshtë akuzën e Kryetarit të Këshillit Ministrave, Kryetares së Kuvendit Popullor dhe Grupit Hetimor Parlamentar si pjestar i Grushtit Shtetit me justifikimin se do ta mësoni të vërtetën se kush i vrau 4 demonstrues. Si mund të fokusohet një teatër shumë skenash e perdesh dhune të 21.I.2011 te viktimat. Jo z. president, kjo tezë e viktimave që ke zgjedhë asht dërrasa e arkivolit tënd të karrierës dhe bashkëpuntorve Edvin dhe Ina Rama me Bahri Shaqirin.
Ju keni humbë besimin tem dhe të popullit, ju keni sjellë një precedencë të panjohun në teorinë konstitucionale, keni sjellë me vetëdije përçarje mes popullit të përcaktuem në të djathtë dhe në të majtë në dam të harmonisë kombëtare. A e dini z. president se me kësi manevrash foshnjarak po thelloni dhe po mbani të ndezun zjarrin në llogorin e mësymjes të krahut politik të armatosun të palës socialiste kundër sistemit të ligjshëm të shtetit demokratik????
Morali dhe posti i juaj asht kërcënue randë deri në pakuptim të qenies t'uej si president i vendit qysh më dt. 21.I.2011.

5. Ilir Nikolla, gazeta “55”:
Z.president; a)Ku keni qenë ditën e demonstratës të 21 janarit 2011 prej orës 13 deri në orën 17:00?
b)“Meqenëse ka dështuar marrëdhënia e Presidentit me Kuvendin lidhur me Komisionin Hetimor, a mund të dëshmoni publikisht, cili është qëndrimi juaj për demonstratën e 21 janarit? Si mund ta karakterizoni atë?
Unë si qytetar nuk mësova asgja përposë dredhive, shmangies hileqare që ju karakterizon.
Ja se si përgjigjet presidenti ynë;
Presidenti Topi:Për këtë pyetje, në rast se ju keni marrë ndonjë certifikatë që jeni pjesë e Komisionit Hetimor, unë me kënaqësi jua jap përgjigjen.
Përse gjithë kjo cinizëm, gjithë kjo poshtërim i juej Topi ndaj gazetarit të gaz. ''55'' se guxoi t'ju pyesë për refuzimin t'uej nëpërmjet akrobacirave juridike që i stisët si të vërteta nga ekipi juridik të kryesuem nga ish ministri i drejtësisë të qeverisë socialiste sh.Peci. Ju keni aq guxim sa të shpërfytyroni edukatën t'uej edhe në publik duke injorue medien që nuk të gjunjëzohet, nuk të lëpihet sikur shumë media. Ju neglizhoni pushtetitn e katërt që asht media me rrobën e presidentit,...

A ndjetë përgjegjësi morale dhe kushtetuese para qytetarve që ju e keni për zemër t’i përmendni shpesh si dikur edhe Enver Hoxha për t’u pergjegjë me sinqeritet dhe për t'u ba masovik si veti e ''revolucionarve''??
Pyetja nuk u ba kotë, siç rezulton nga refleksioni i juej i pasinqertë duhet të keni qenë bashkë në ndonjë mejhane me liderin e vandalizmave të PS-ës Edvin Rama duke orkestrue në detaje operacionin dhe mbrojtjen e shpinës nga pasojat kushtetuese. Gja që asht e ndaluem për ju dhe ju akuzon shumë për ato që ju ka adresue kryeministri, kryetara e parlamnetit dhe komisioni hetimor.Ju jeni dëshmue duke e ba praktikë të mos transparencës me media të takimeve t'ueja sidomosme liderin e PS-ës Edvin Ramën si në presidencë ashtu dhe në vizitën t'uej të fshehtë në natën e së shtunës në Pezë te shtëpia e Dashamir pezës
Morali dhe posti i juaj asht kërcënue randë deri në pakuptim të qenies t'uej si president i vendit qysh më dt. 21.I.2011.

6. Bledar Hoti, Gazeta Shqiptare:
Ju kanë akuzuar ju për të ashtuquajturin "puç të shtetit".A mendoni se Komisioni Hetimor do ta zhvendosë hetimin drejt institucionit tuaj duke ju akuzuar për përfshirje në të ashtuquajturin puç?
Ja si përgjigjet presidenti i vendit;
- Së pari, do të thosha që unë kam kohë që nuk vendos diagnoza.
- Kjo do të thotë që merrem vetëm me aktivitetin tim shumë institucional dhe padyshim që ky institucion është transparent në të gjithë aktivitetin e tij.
Për mue si qytetar janë dy përgjegje të kundërta, të pasinqerta. Na e dimë se nuk merret ma me kafshë e kështu nuk merret me diagnoza, por merren ata me diagnoza që ju kërcënue jeta, siguria kushtetuese të institucionit të kryeministrisë dhe pasoave fatale që latë dhe i mbani në trajtë eksplozive. Por diagnozat t'i vendosin jo vetëm kryeministri, kryetarja e parlamentit, Komisioni Hetimor Parlamentar edhe ne qytetarët që shtiresh sikur na përfaqson neve.
Morali dhe posti i juaj asht kërcënue randë deri në pakuptim të qenies t'uej si president i vendit qysh më dt. 21.I.2011.

7.Brunilda Sinamati, TVSH;
z.President, sot, pas më shumë se dy javësh nga ngjarja e 21 janarit 2011, drejtësia po akuzohet për zvarritje të qëllimshme të hetimeve, madje për dështim në këtë drejtim. Ju jeni autoriteti më i lartë i drejtësisë në vend. Sa përgjegjës ndiheni për këtë?
- Ja si përgjigjet presidenti ynë;
Duhet të kemi parasysh që drejtësia të punojë, të tjerët duhet të heshtin!
Unë si qytetar gjejë te kjo fjali e përbame dy pjesë;
- Drejtësia të punojë
- Kush janë Të tjerët që u dashka të heshtin z. Bamir?? Na e thuej ma kjartë!
A duhet të heshtë populli, përfaqsuesit e saj në Komisionin Hetimor Parlamentar për të hetuar ty z.Bamir me institucionet që i asfiksuar.
A duhet të heshtë viktimat e 21.I.2011 si; Kryetari i Kësh. Ministrave z. S.Berisha, kryeministria si institucion, parlamenti me në krye zj. Jozefina Topalli, Policia e Shtetit dhe Garda e Shtetit para Sulmit të Opozitës ndaj sjelljeve aspak kushtetuese të tre institucioneve? Mos doni të thoni se këto institucione të lejojnë të vazhdojnë mëtej këtë padrejtësi, që përpiqeni publikisht t'ua përligjni si normë kushtetuese nga ana e juej????
Kush jeni ju që nuk paska askush të drejtë të kërkoji të bisedosh me Komisionin Hetimor Parlamentar për një Dhunë antikushtetuese më 21.1.2011. Përse keni kaq frikë, kaq tmerrë prej Komisionit Hetimor Parlamentar? Për të streson në palcë e Vërteta e Bisedave telefonike të katërshes ju Bamir-Edvin - Ina Rama dhe B.Shaqiri me shtabin? Shpjegoju qytetarve që i kë për ''zemër''.
Bamir për sjelljet e tua konform detyrimeve ligjore e kushtetuese duhesh të përgjigjesh?
Përse të heshtni kur drejtsia nën kompetencën t’uej si kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtsisë para veprimeve të hapuna në kundërshtim me ligjet e hetimit e të proçedurës penale që kanë krye prokurorët me kryeprokuroren? Kush kujton se asht prokuroria? ’’Kujdesi’’ i presidentit ndaj zojës Ina Rama dhe institucionit të saj asht shumë serioze sepse ka dëshmue veprime antiligjore. Ligjet dhe kodet si pjesë e Kushtetutës i dijnë edhe kryeministri sepse ka ekipë këshilltar juridik të mira sikurse ju.
Komisioni Hetimor Parlamentar nuk ka ma nevojë për informacion ndaj jush sepse ju dëshmuet ma shumë se parashikonte dhe planifikonte ky Komision. Por kapadaillëku dhe edukata e juej e mosrespektimit të ligjit ju uli kaq poshtë si moral dhe si institucion.
Morali dhe posti i juaj asht kërcënue randë deri në pakuptim të qenies t'uej si president i vendit qysh më dt. 21.I.2011.

8. Rovena Moçka, Televizioni Alsat:
Në situatën e fundit, ju shpresoni se ka vend për dialog apo është rasti për zgjedhjet e parakohshme? Kam parasysh që opozita po mban këtë qëndrim se zgjedhjet e parakohshme do të ishin mundësia e vetme për dialog me mazhorancën në këtë situatë.

- Ja si i shmanget presidenti kësaj pyetje që kujtojmë ne se dilema e reagimit tij; o do të zbusë situatën ose do ta degjenerojë rendin kushtetues demokratik të Shqipnisë?
Presidenti ynë ka zgjedhë kët përgjegje;
- Unë kurrsesi nuk mund të futem dhe nuk mund të bëhem pjesë e opsioneve politike të partive politike.

I nderuari president?
Gjithësesi nuk ta pranoj kët deklaratë refuzuese për të mos ndërhy në raste konfrontimi midis partive të mëdha në raste zgjedhjesh elektorale pasi nuk asht në konceptin e detyrimeve kushtetuese. Kjo soj sjellje e juej me kët refuzim asht tepër skandaloz dhe me pasoja katastrofale sidomos ne refraktaritetin e gjendjes të 21 janarit 2011 e ma pas të palës së armatosun të PS. Unë përsëri nuk jam dakort sepse ju e firmosët Dekretin presedencial për ’’Zgjedhjet lokale të 8 majit 2011’’ e tashti nuk mund të fërkoni duart et ti servirni zgjedhësve se nuk kam punë unë si prsdient.

Mund t’ju pyes;
Cili subjekt mund të mundsoji kët lloj situate tej konfliktuoze midis partive? Kush e ka atë atribut formal e funksional ma mirë se ju? Apo don të merret OSBE-ja sikurse po merret.
Pra me kët lloj përgjegje më bind si qytetar se ju nuk jeni të interesuem të kryeni detyrën kushtetuese në mundsinë e kontributit për Zgjedhjet elektorale të popullit. Ju kontribuoni në kahje antikushtuetuese sepse ju nuk i doni Zgjedhjet e 8 majit sepse ka me kenë fundi i karrierës t'uej me humbjen e kështjellës-bunker të bashkisë Tiranës, që asht magazina e vjedhjeve dhe e kërcënimit të lirisë dhe demokracisë të kryeqytetit. A kështu ju përfaqësoni popullin, që asht e drejta e saj për të votue dhe jo e drejta e partive???
Morali dhe posti i juaj asht kërcënue randë deri në pakuptim të qenies t'uej si president i vendit qysh më dt. 21.I.2011.

Komisioni Hetimor Parlamentar, qytetarët shqiptar, institucionet ndërkombëtare dhe shërbimet sekrete mësuan ma shumë se mund të pritej në Komisionin Hetimor Parlamentar që ju e shpërfillet me neveri dhe marifete cinike të juaj gjoja juridike mbi raportet e ndërsjellta midis institucioneve dhe shpalosja e portretit tij si integritet moral dhe si president.

Nuk due ma të nanuris në magje dilemën psikopate se a duhet me kenë ma presidentë i Shqipërisë z. Bamir Topi?
Dhe ju shprehi se ju nuk jeni ma president i vendit qysh prej 21.I.2011?
z.Bamir Topi due të dorëzoni postin vullnetarisht e të pranoni postin e presidentit të së Majtës Shqiptare

Në fund mbërrij unë në një përfundim se ju jeni shndrrue si person dhe si institucion konfliktuoz. Dhe si të tillë pasojat e saj janë një reakson zinxhir i shpërndarjes të konfliktualitetit në institcionet e Zbulimit dhe të prokurorisë së shtetit sikurse ju i paralizuet duke i futur me kohë nën sqetull.
Me keqardhje më duhet të them për ju se populli, Sali Berisha dhe deputetët e djathtë kanë ba një faj të randë në propozimin dhe zgjedhjen si president i gabuem dhe fatal për fatet e Shqipnisë dhe kët lloj zgjedhje si personin t’uej po i shkakton tërmet dhe rrezik drejt një luftë civile. Për mue ka një vendim për ju:

A e dini se ju që me kohë, por me 21 janar të 2011 nuk jeni ma president i Shqipnisë, por president i krahut të armatosun të Partisë Socialiste?
Suksese sh. Bamir Topi në postin e ri të emnuem nga Shtabi i Opozitës Majtë të dt. 21.1.2011

E premte, më dt. 11 shkurt 2011
Arbër Kastrioti


Flamuri në dorën dhe zemrën e patriotit dhe trimit të madh, gardisti Armando Yzeiri, që rrezikoi jetën e tij e mori dhe futi në krahanor për të mos u shkel si zhele në kambët e tyne Flamuri Shqiptar i mijra betejave për liri dhe pavarësi. Të lumtë Mbrojtësi i Flamurit në ditët e randa të kombit, ku presidenti Bamir Topi, si rojtar i simboleve kushtetuese heshti dhe vazhdon me paturpësi edhe sot
Imazh
Përse z. president Topi heshte kur u hodhë nga armiqtë e Shqipnisë - Flamuri Shqiptar, ku ju jeni në kohë paqe për të ruejtë simbolet e e një kombi, Valëvitjen e Flamurit dhe jo të lejoni pa u ndëshkue nga institucioni i prokurorisë, ku ju e keni uzurpuar me dhunë antikushtetues? A e kupton se kur hidhet Flamuri në tokë dhe shkelet asht një rrëzim i shtetit, një kapitullim politik? O do të gjendet autori i hedhjes Flamurit, ose ju do të largoheni pakusht prej sëndukut të presidentit! Flamuri mbrohet me gjak, e përgjegjësi shqiptare, morale, kushtetuese dhe jo me tradhtira, intriga dhe komedira. Nëse gjaku yt buron nga kroji i gjakut shqiptar: Mbroje Flamurin o sot o kurrë! Këtu shifet morali, gjaku yt, zemreku i zemrës dhe detyrimi kushtetues o z. Bamir Topi!!!


Deklaratat e papërgjegjshme dhe antikushtetuese e luftënxitëse dhe të dënueshme prej bijve të bllokmenve Spartak Kico Ngjela dhe Edvin Kristaq Rama si dhe të dy ish ministrave dhe ish antarve të Komitetit Qendror të PPSH; ish ministri i brendëshme të komunizmit Gramoz Ruci dhe Skënder Gjinushi sollën pasoja të rrezikëshme politike - shoqërore me përmasa shoqërore më dt. 21 janar 2011 në Hedjen e Hordhive talebane kundër kryeministrisë për interesat e karrierëve të Bamir Topit.


Mendime të lexuesit Daniel Gazullit


Megjithate, po përpiqem ta shtjelloj.
Simbas mendimit tim, sot në Shqipni nuk ka një klasë politike, por klane politike, ma saktë dy klane politike: ai i Berishes dhe ai i Ramës. Partitë politike, PD dhe PS janë vetëm instrumente në duert e tyne. Partia dhe shteti janë ata. Që të dy janë pjellë e Bllokut. Berisha një ishkomunist ekstremist, Rama i biri i Ramës, i një ishkrimineli e edhe vetë ma se kriminel.
Kjo asht klasë politike tragjike për shqiptarët.
Sa për Topin mendoj se asht një instrument mjeran në duer të të tjerëve, ndoshta të klasës politike, nosdhta të mafies, që ka mbërthye për fyti politiken shqiptare. Një politikan medioker dhe i papërgjegjëshëm. Gjithësesi, nuk mendojs se asht ai e keqja kryesore e këtij vendi. Ai asht i papërfillshem, asht një njeri kot, në këte skenë të neveritshme.
21 janari nuk ishte tjetër veçse zbatim i parimit bolshevik "Pushteti fitohet me dhunë".
Puna asht se kjo ishte luftë mbrenda llojit.
Sinqerisht unë nuk e kuptoj himnizimin e Berishës nga autori. Për mue ai asht një bolshevik dhe islamist i huajtun në demokraci.
Kjo nuk do të thotë se gjykimi im asht i drejtë. Ky asht kandvështrimi im.
Shkurt, unë nuk jam me të njejtin mendim me autorin, jo pse nuk ka të drejtë kundër Topit, por për rolin që i jep Berishës, sidomos për konceptin e tij të vumjes së institucionit të presidencës në shërbim të Berishës (?!). Ky më duket një konceptim jo demokratik i raportve në mes institucioneve.
Në politiken shqiptare nuk ke çfarë të zgjedhish. Aq ma pak një bolshevik si Berisha.

12.2.2011
Danieli Gazulli


O Daniel!

Si ka mundësi që nuk e ke pa Flamurin të hedhur në tokë? Vallë të mungon ndjesia e kësaj shëmtie antishqiptare?
Për ty qënka më e parëndësishme hedhja e Flamurit se Sulmi nuk të ka shqetësuar ndaj institucionit. Unë të kuptoj se ti të pëlqen ta shohësh me shokët e tu Flakë në Shqipëri, luftë, kufoma, shndrrim në një vend komunist.
Jam dakort me ty kur shkruan: ''21 janari nuk ishte tjetër veçse zbatim i parimit bolshevik "Pushteti fitohet me dhunë".
Puna asht se kjo ishte luftë mbrenda llojit.''

Gjithësesi nuk jam dakort me ty se janë një shenjë barazimi si PD dhe PS se do të ishte fatale për gjykimin tënd.
Përderisa ke sulmmuar qeverinë legjitme të certifikuar edhe nga institucionet që i dha sigurinë politike Shqipërisë në NATO dhe ju hoqën Vizat si dhe ndërtoi tunelin e bashkimit me Kosovën atëhere ke si qëllim të vetme Një;
Të rivendosësh qeverinë bollshevike të bllokmenve duke kontribuar me këtë mënyrë në rrëzimin e qeverisë Berisha komuniste.

- Për mue ai asht një bolshevik dhe islamist i huajtun në demokraci.-

Nuk kuptoj lidhjen edhe të qënies islamike dhe asaj bollshevike. Më kujtove luftën e kllasave, që kushdo që nuk ishte dakort etiketoheshin si armik i partisë e i,....
Vështirë e ka shqiptari edhe në demokraci të mos shkëputet nga idet e komunizmit.
Pak rëndësi ka për bollshevik dhe islamist, por nuk tregove lexuesit se ku ta gjejmë atë qeveri pa komunista, pa bollshevika, pa PD e pa PS. Nëse nuk e gjen një parti reale për të qeverisë vendin, kush do ta sundoji vendin tonë o Daniel!!!

Nëse edhe kësaj rradhe nuk i jepë përgjigje atëhere rishikoi ato që ke shpreh më lart për rrezimin e qeverisë të PD.
Nëse nuk e bën as këtë detyrë Daniel, si të gjej një rrugëdalje unë si shqiptar??
Po të presë si mik, si shqiptari-shqiptarin!
Nëse edhe kët e refuzon Daniel atëhere; A duhet ta quaj serioze atë mendim që ke shkruar deri në fjalë absurde për atë njeri që lirshëm ka gjetë prej hallit rrugën më të mundshme nga e keqja e hallit??

Arbër Kastrioti

Reagim i një lexuesit

Vëni re se si presidenti e përmend fjalën president, kryetar, presidencëafro 40 herë, pra 37 herë me ekzaktësi gjatë intervistës. Kjo përsëritje të 37 herë fjalën president për vete është nji sjellje që tregon për psikologun simptomën e hapur të gjendjes psikologjike të Bamirit tepër në pasiguri të qendrimit në postit tij dhe e dyta se qeveria, parlamenti nuk e ka konsiderua Bamirin për president dhe sidomos pas 21 janarit të 2011 më nuk quhet president kushtetues, por president i Grusht Shtetit në tentativë.
E din vetë se qëkur ka nisë të bashkëpunoi presidenti Bamir hapur dhe shumë herë fshehurazi me pacientin liderin e bashkisë Tiranës dhe i PS-ste. Bashkëpunimi i Bamirit me krahun e armatosur socialist u kurorëzua me Sulmin e armatosur më 21 janarit 2011 të bashkëpuntorit të tij Edvin Rama kundër kryeministrit të ligjshëm Sali Berisha në likujdimin e tij dhe pushtimin e kryemministrisë.

Përgjigjet e Bamirit janë të papërgjegjshëm. [b]Më vjen turp të them se Bamiri ësht presidenti i Shqipërisë.

Përgjigjet e tija janë pasqyrimi i formimit tij si njeri. Bamiri u kthen përgjigje gazetarve sikur të ishte presidenca kioskë e tija sikurse vepron shoku i tij militant Edvi Rama ndaj mediave që edhe i pështyn e i shan me fjalor laperash, një lumpen rrugash. Unë jam popull, dua të ndigjoj Bamirin se si ky punon për të siguruar punën e qeverisë shqiptar nga banda politike dhe të huaja si kryetar i siguris kombtare.Bamiri u dëshmua shumë cinik, ironik, mospërfillës ndaj gazetarve, si e tillë ndaj Medias si pushtet i katërt. Populli u fye nga kjo sjellje prej rruget të Bamiirit.

Avni Rustemi[/b]


Plani C i Grushtit të shtetit të 21.1.2011 në Itali nga Bamir Topi me Ina Ramën dhe shefin e SHISHit sh.Bahri Shaqiri,..
Imazh


Topi-Ina Rama – Bahri Shaqiri, vizitë partiake në Torino

Pasi ishte në Milano për të përcjellë një ndeshje futbolli, treshja po e vijon turizmin në Torino, në një vizitë thellësisht partiake. Rrethi i bashkive socialiste që viziton Bamir Topi tashmë ka mbërritur edhe tek bashkia socialiste e Torinos, por me vete ka marrë edhe Ina Ramën e Bahri Shaqirin, si një tregues se bashkëpunimi i tyre mbështetet tek interesi i tyre personal dhe jo tek interesi i institucioneve që ata po turpërojnë çdo ditë

Burrel – Milano – Tiranë – Torino. Ky është itinerari i lëvizjes së Presidentit Bamir Topi, nga e mërkura deri dje, të paktën.
E lodhshme për nga ngarkesa, por e këndshme për nga qëllimi dhe afeksioni.
Si parantezë, e gjithë kjo lëvizje e Presidentit, ka qenë për qejf... dhe jo vetëm.
Ndërsa qejfi startoi ditën e mërkurë me një dekoratë të marrë në Burrel, mbrëmja ishte edhe më mbushur me qejf. Atmosfera sportive në stadiumin “San Siro” të Milanos, nuk mund të shijohej nga afër prej Presidentit Bamir Topi. Por, për të ndarë këtë kënaqësi të ndjekjes së ndeshjes së futbollit Milan – Barcelona, Presidenti Bamir Topi në këtë vizitë jozyrtare, e cila i bie të ketë qenë private, shoqërohej nga dy prej drejtuesve të institucione “të pavarura”, sikurse Ina Rama Prokurorja e Përgjithshme dhe Bahri Shaqiri, kreu i SHISH-it.
Mos e besoni po deshët, por kjo është e vërtetë.
Treshja Topi-Rama-Shaqiri, kanë qenë së bashku, në të njëjtën tribunë të stadiumit “San Siro”, duke bërë tifo..., kjo ende nuk dihet se për kë, Milanin apo Barcelonën.
Turravrapi i lodhshëm në dukje, po aq sa edhe i këndshëm, ka vazhduar për Presidentin Bamir Topi, duke “u hedhur një vrap deri në Tiranë” të enjten, për të zhvilluar një takim në Presidencë me një grup sipërmarrësish të huaj, pjesëmarrëse në Panairin XVIII Ndërkombëtar “Klik Ekspo Group” 2011.
Kaq ishte kënaqësia e së enjtes për Presidentin Bamir Topi…
… Sepse, pa zbardhur mirë dita e premte, u mësua se kreu i shtetit kishte fluturuar sërish drejt Italisë…, saktësisht në Torino, ku e prisnin, të njëjtët drejtues institucionesh “ta pavarura”… Afërmendsh, çdokujt i bie në mendje se për kë bëhet fjalë…
… E pra, ata e prisnin në Torino, Ina Rama Prokurorja e Përgjithshme dhe Bahri Shaqiri kreu i SHISH-it.
Pas kësaj “koincidence” të llogaritur deri në detaj, hamendësimet për këtë tur turistik të treshes së kupolës së shtetit, mund të jenë të shumta... Përpos të gjitha hamendësive të mundshme, njëri duket më bindës dhe “më me këmbë në tokë”...
Vizita e tyre në Milano e Torino është një vizitë, që ndërsa konfirmon aleancën e interesave të tyre të përbashkëta (jo interesat e institucioneve), e dekonspiron atë si një vizitë partiake.
Duket, bashkëpunimi i tyre i nisur në Tiranë, vijon edhe në Itali përgjatë përpjekjeve për krijimin e partisë së re opozitare.
E ndërsa në Tiranë, apo, bie fjala edhe në Pukë, në fushatën për themelimin e partisë së tij, Presidenti Bamir Topi ka vëmendjen e përpjekjet e Arjan Ndojave, qofshin të prokurorisë apo jo, në Itali puna e do që kjo vëmendje e përpjekje në këtë ndërmarrje për krijimin e një tjetër partie opozitare, të ngrihet deri në nivelin e Ina Ramës Prokurores së Përgjithshme dhe Bahri Shaqirit, kreut të SHISH-it.
Duket gjithashtu, se kredencialet si bonuse të Ina Ramës e Bahri Shaqirit, për partinë e re opozitare të Presidentit Bamir Topi, janë më të mëdha në Milano e Torino, nga çfarë këto kredenciale i mundësoi, bie fjala, prokurori Arian Ndoja, në shoqërimin që i bëri Presidentit Bamir Topi në Pukë...

26-11-2011 / Gazeta 55


Komente të lexuesve të "Plani C i Grushtit të shtetit të 21.1.2011 në Itali i B.Topi"

Bamir Bajalldi Top- Tani po ndjek eksperiencën e Kodoshit të shtratit tij Edvin Rama, që mori komplet administratën e korruptuar të Bashkisë Tiranës dhe i vendosi në krye të Partisë Socialiste dhe në parlamentë. Edvin Rama po ka sukses dhe garanci në të ardhmen e tij në pushtet duke injoruar demokracinë dhe kushtetutën, moralin dhe kombin shqiptar. Bamirit po i lezatohet si shtrati edhe partia zi e kuqe.
Postuar nga qerim ne daten 26-11-2011

MOS I VINI SHUME RENDESI BAMIR TOPIT! Bamir Topi eshte nje ndyresire e mbaruar dhe perverse se bashku me ate rruspien Ina Rama dhe ate trashalukun dhe qelbesiren SHIK. Keta jane mbeturinat perverse qe qelbin tiranen
Postuar nga PANAJOTI IZRAEL ne daten 26-11-2011

Me leket e kujte i bejne keto shpenzime keta krere istitucionesh.Cfare shteti kemi krijuar keshtu,ku njeri i bie samarit,tjetri gomarit.Keta i kane kthyer institucionet ne pronesi private. Organizatoret e 21 janarit..Ram takon papandreun,topi-ina-shaqire mesyjne ne itali.Siduket ate qe sariten me 21 janar rezimin politik te shqiperis ta realizojne me rezimin ekonomik .Jo ky sistem eshte i gabuar ,na duhet nje diktatur,pinocet,ose mbreteri si franco.
Postuar nga arberi ne daten 26-11-2011

A ka kushtetute per keto drejtues te shtetit qe na hiqen te pavarur si prokuroria,Shish dhe presidenca,qe po bejne namin me partin e re Kuq e zi,se vetem ajo parti eshte mangut ne 3 milione shqipetare me 100 parti ne krye,qe po e bejne shqipetarin corap si brenda kufirit dhe jashte saj.Perse nuk zbatohet kushtetuta kur eshte vertetuar se po e shkelin me kembe Bamiri,Ina,Shaqiri dhe Spaiu.Ku eshte kuvendi,shteti,ti largoje keto plehra qe han gjakun e pop..Bardha
Postuar nga Alban Jupi ne daten 26-11-2011

mos u habisni se partia demokratike eshte ekapur nga hirrat e kumunizmit per te pasur fuqi i voton populli i thjeshteqe vuajti komunizmin e mbeshtetur ne servilizmin ipo ketyre popujte bejne revolucionin po frutet i hane cakejte
Postuar nga beni ne daten 26-11-2011

TURP PURP PER PRESIDENTIN PO JA KALON EDI RAMES UNE JETOJE NE ITALI TA KISHA MARE VESH MA PAR DO SHKOJA TE PSHTYJE NE SURRAT KET PALACO
Postuar nga erah ne daten 26-11-2011


Vizitat me vizion partiak të Bamir Topit po shpërdorojnë standardin e institucionit të presidentit
Imazh
Takimi i Bamir Topit me ish sekretarin e Partisë Komuniste Italiane, Piero Fassino, sot kryetar i Bashkisë të Torinos më 25 nandor 2011

27-11-2011 / Gazeta 55

Duke mashtruar opinionin publik sikur po udhëton për një vizitë zyrtare, Bamir Topi ndodhet në Torino në njëfarë konvente konsultimesh bolshevike, me ish-sekretarin komunist Piero Fassino. Asnjë axhendë shtetërore s’e përfill vizitën e Topit, bile edhe presidenti i rajonit të Piemontes s’e ka parë të arsyeshme ta presë kryetarin e shtetit shqiptar

Duke mashtruar opinionin publik sikur po udhëton për një vizitë zyrtare, Bamir Topi ndodhet në Torino në njëfarë konvente konsultimesh bolshevike, me ish-sekretarin komunist Piero Fassino. Asnjë axhendë shtetërore s’e përfill vizitën e Topit, bile edhe presidenti i rajonit të Piemontes, Roberto Cota s’e ka parë të arsyeshme ta presë kryetarin e shtetit shqiptar. Vizita më e fundit e Bamir Topit në Itali me ftesë të kryetarit të bashkisë së Torinos Piero Fassino, përveçse është tregues i shpërdorimit që kreu i shtetit shqiptar i bënë togfjalëshit “vizitë zyrtare”, njëherazi demonstron se fshihte si qëllim, një konsultim, pse jo edhe konspekt të traktateve komuniste, përfaqësues i së cilës është “zemërgjeri”që ftoi Presidentin Bamir Topi në këtë vizitë.
Në më se 4 vjet, që Bamir Topi është ulur në postin e Presidentit të Republikës, vizita më e fundit është e 14-a në radhën “e vizitave zyrtare” në Itali.
Në këtë numër të madh lëvizjesh drejt Italisë, aq sa ka vend të mendohet se Bamir Topi “e ka bërë si shtëpinë e tij”, realisht, dy prej tyre e meritojnë të quhen vizita zyrtare, në kuptimin e plotë të këtij togfjalëshi. Dhe në këtë numër të kufizuar, hyjnë dy vizitat me ftesë, respektivisht nga Presidenti i Italisë, si edhe nga Papa. Ndërsa për 12 rastet e tjera, sigurisht ai ka pasur ftesa për të vizituar Italinë, por për këtë “kategori”, ftesat kanë qenë nga drejtues rajonalë të Italisë, kryetarë komunash, bashkish, deri edhe prefektë. Këtu, mund të përfshihen edhe vizitat “zyrtare” për të ndjekur natën finale të “San Remos”, apo edhe vizita tjetër “zyrtare”, për të ndjekur finalen e futbollit të “Champions League” në “Olimpikun” e Romës, midis Barcelonës dhe Mancester United. Ndërsa në këtë “klasifikim” mungojnë vizitat po javën e kaluar të Bamir Topit në Milano, ku “asistoi” në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e “San Siros”, midis Milanit e Barcelonës. Të tilla vizita “të padeklaruara”, e kapërcejnë kufirin e dyfishit “të vizitave zyrtare” (sipas konceptit të Bamir Topit), të udhëtimit të kreut të shtetit shqiptar, drejt Italisë.
Vizita më e fundit, është e ngarkuar edhe me tendencën më të fundit të Presidentit Bamir Topi, që ndërsa në Tiranë voton për kandidatin kryesocialist për bashkinë e Tiranës, në Itali shkon e takon një kryebashkiak, të njohur për trashëgiminë e tij komuniste.
Duket edhe në Itali, sikurse edhe në Shqipëri që e kanë bojkotuar e nuk e ftojnë të zgjedhurit vendorë të mazhorancës (por jo socialistë) edhe në Itali, të zgjedhurit vendorë të djathtë, as nuk e çojnë nëpër mend të ftojnë presidentin shqiptar. Ndaj edhe Bamir Topi, i mbetur “i çarmatosur” nga mundësia e zgjedhjes, nuk lë rast pa refuzuar asnjë ftesë, e të zgjedhurve vendorë të majtë, kryekomunarë apo kryebashkiakë qofshin, standard që e ka “importuar” edhe gjatë tureve të tij turistike, nëpër komuna e bashki socialiste në Shqipëri.
I njohur për “idetë” e tij komuniste, kryebashkiaku i Torinos, ka çfarë ti mësojë Bamir Topit, në këtë tentativë të tij më të fundit për tu katapultuar në krye të një partie opozitare në Shqipëri. Teoritë udhërrëfyese të komunizmit, pse jo edhe të marksizëm-leninizmit, të aplikuara nga kryebashkiaku i Torinos, janë një mundësi e mirë për tu njohur deri në detaj, pse jo edhe të konspektojë traktatet komuniste. Pas votës së tij në 8 maj 2011, për kandidatin kryesocialist për kryebashkiak të Tiranës, Presidenti Bamir Topi e meriton një “vizion të ri”, që shkon drejt ekstremit të majtë... Ndryshe, nuk ka si të ketë mundësi, të vazhdojë të jetë ende në koherencë e në sinkronë me Edi Ramën, kryetarin e PS-së në Tiranë, në aksionin e tyre më të fundit, të përbashkët politik, me prirje opozitare.

[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari