Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 20 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Dosja e Grushtit të Shtetit - Bamir Topi, Ina Rama, B.Shaqir
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Komisioni hetimor “llogari” Topit për demonstratën
ImazhImazhImazh

Tiranë
– Komisioni hetimor parlamentar për demonstratën e 21 janarit, i kërkon presidentit Bamir Topi të japë sqarime mbi urdhrat dhe porositë e dhëna.
Letra është nënshkruar nga deputeti demokrat, Viktor Gumi, anëtar i komisionit hetimor dhe tashmë është dërguar në presidencë.

“Drejtuar presidentit të republikës dhe që ka të bëjë me urdhrat, udhëzimet dhe porositë e dhëna para, gjatë dhe pas veprimit të organizuar kriminal për dhunimin e institucioneve dhe përmbysjen e rendit kushtetues në datën 21 janar 2011 si dhe komunikimet që ka pasur institucioni i presidentit të republikës me institucione të tjera shtetërore si prokurorinë e republikës, gardën e republikës, policinë e shtetit, ministrin e brendshëm dhe Shërbimin Informativ Kombëtar” , ka deklaruar Gumi.

E njëjta kërkesë do të drejtohet edhe kryeministrit Berisha dhe ministrit të Brendshëm, Basha si dhe policisë së Bashkisë së Tiranës. “I kërkoj kreut të këtij institucioni ligjor, policisë bashkiake në Tiranë, të na informojë për sjelljen e këtij institucioni, për urdhrat publike që janë dhënë gjatë asaj kohe, pas asaj periudhe, por ndoshta dhe para periudhës së krimit të rrethimit të datës 21 janar” tha deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj. Komisioni hetimor u ngit dy ditë pas protestave të dhunshme në një seancë të jashtëzakonshme. /S.Ll/Start/
Gaz. Start 2011-01-27


“Ina Rama mashtroi ambasadorin e SHBA, t’ju tregojë shqiptarëve kush e urdhëroi”

Imazh

28-01-2011 / Leonard Quku
Kryeministri Sali Berisha takon familjarët e policëve: Grushti i shtetit dështoi falë qëndresës së forcave të rendit
Imazh

Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje kryeprokurores së Republikës, Ina Rama të japë shpjegime për fabrikimet e sajuara pak ditë më parë, gjatë një takimi me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, kur tha se Policia e shtetit s’ka bërë asnjë padi për sulmin kriminal që iu bë Kryeministrisë. Në një pritje të organizuar për familjarët e policëve dhe gardistëve që morën pjesë në mbrojtjen e institucioneve të shtetit, gjatë grushtit të shtetit të 21 Janarit, Berisha vlerësoi lart aktin e çmuar dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësie ndaj ligjit të policëve dhe gardistëve, ndërsa u shpreh se ka një organ Kushtetues që punon kundër tyre dhe kundër shtetit, dhe kjo është Prokuroria e Përgjithshme. Shefi i ekzekutivit i kërkoi kryeprokurores të japë shpjegime para shqiptarëve se kush qëndron pas deklaratave spekulative të saj. “Ina Rama gënjeu edhe në sy të ambasadorit të SHBA-së Arvizu se nuk ka një akt-padi të dhunuesve pasi dokumenti është dërguar. Dua të jap një paralajmërim tjetër Prokurores së Përgjithshme thuaji shqiptarëve me çfarë cilësie mashtrove se nuk është bërë padi. Kush ta dha porosinë që të deklarosh se nuk është bërë padi për dhunim të institucioneve kushtetuese. Duhet t’jua thuash se ta kërkojnë të gjithë burrat e gratë e Shqipërisë të cilët panë se djemtë e tyre u sulmua për 5 orë rresht jo tek pragu i shtëpisë së tyre, por u sulmuan në mënyrën më barbare në mbrojtje të institucionit kryesor, atë të Këshillit të Ministrave”, u shpreh Berisha. Kreu i ekzekutivit i ka kërkuar kryeprokurores të mbajë përgjegjësitë e saj pasi drejton një institucion kushtetues. “Kush të tha t’i gënjesh shqiptarët. Dil para shqiptarëve dhe mbaj përgjegjësitë e tua pasi drejton një institucion kushtetues. Duhet të shpjegosh cili të urdhëroi, nga të erdhi ky urdhër. Mashtrove dhe në prani të një përfaqësuesi të vendit më të madh në botë, dhe më mik të shqiptarëve. Harrove se përfaqësuesi i vendit mik me të cilin po fliste kishte qenë dhe tek unë, dhe ishin bashkërenduar të gjitha gjërat. Ti veprove në këtë mënyrë. Kërkoj t’i thuash shqiptarëve, se ti kryeson një institucion kushtetues, kush të urdhëroi, kush të detyroi të bësh një mashtrim kaq të rëndë. Unë mbaj këtë qëndrim sepse çdo shqiptar do të dijë gjithçka”, deklaroi kryeministri Berisha, duke i kujtuar Ina Ramës se ka mashtruar në mënyrë të paprecedentë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu....
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Zbardhet skenari i “grushtit të shtetit”, të dhënat rrënqethëse kryeqëzojnë Edi Ramën si organizatorin e puçit
Imazh

28-01-2011 / Gazeta 55

- Kryeministri Sali Berisha publikon dokumente origjinale rreth organizimit të puçit të shtetit në 21 Janar

- Edi Rama dirigjuesi i grupit kriminal që do merrte Kryeministrinë dhe Institucionet Shtetërore.


Gati ndëshkimi i falangave të krimit

Atë që duhet ta bënte organi i akuzës, Prokuroria e Shtetit dhe strukturat e specializuara të saj, pra hetimin dhe zbardhjen e të gjithë skenarit të ‘grushtit të shtetit’ që u tentua në 21 Janar, e bëri sot kryeministri i vendit Sali Berisha. Ashtu siç edhe u mendua fillimisht, demonstrata e dhunshme e 21 Janarit, nuk ishte aspak rastësore dhe aksidentale, por një organizim sistematik dhe me detaje të posaçme me qëllim rrëzimin e institucioneve demokratike, rrëzimin e shtetit. Kryeministri i vendit Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp sot nga ambientet e Kryeministrisë deklaroi se ka dokumente të cilat faktojnë të gjithë skenarin e demonstratës së 21 Janarit; rekrutimin e kontigjentit kriminal, tregtimin e municioneve dhe armëve luftarake si dhe stërvitja e grupit që do merrte Kryeministrinë dhe institucionet e shtetërore kanë kushtuar 2 milionë euro. Pra, flasim për një skenar të mirëpërgatitur nga Edi Rama, i cili do të drejtonte grushtin e shtetit nga restoranti i Fidelit te kullat binjake.

Kryeministri Sali Berisha: Grushti i shtetit u financua me të paktën 2 milion dollarë

Shefi i ekzekutivit Sali Berisha ka zbardhur sot skenarin e zi të puçit të shtetit që u dirigjua nga Edi Rama të premten e kaluar. Në një konferencë për shtyp kryeministri Berisha theksoi se janë mbledhur të dhëna të shumta nga burimet më të besueshme se banditët kriminelë u është dhënë 200-300 dollarë secilit për dhunën e ushtruar para kryeministrisë. Sipas tij demonstruesve iu është dhënë garancia e plotë se do të përmbyset qeveria dhe misioni i tyre ishte përmbysja e kësaj qeverie. “Disponojmë të dhëna të plotë për sasinë e eksplozivave, tritolit me të cilat do të realizohej sulmi final për të hyrë në këshillin e ministrave, mbi armët e sofistikuara, çadra pistoletë, stilolapsa pistoletë, thika me helm që do të përdoreshin në stadet e caktuara të këtij grushti shteti”- theksoi Berisha. Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se disponohen të dhëna se grupet 5 ose 10 vetë u stërvitën ditë të tëra në zona të ndryshme për të ndërmarrë sulmin. “Disponohen të dhëna se për puçin e shëmtuar u financua me të paktën 2 milionë dollarë. Disponohen të dhëna që gjithçka ndodhi është drejtuar nga Edi Rama në kullën e Fidelit” theksoi Berisha. Kryeministri iu referua dhe rolit apatik të kreut të shtetit gjatë dhunës së 21 Janarit.
Sipas kryeministrit, Presidenti nuk tha asgjë për dhunën e ushtruar ndaj policëve dhe gardistëve si dhe ndaj flamurit por e cilësoi aktet e dhunshme si “ngjarjet në bulevard”.

Bamir Topi nuk përmendi në deklaratën e dt.21.1.2011 fjalën dhunë dhe sulm ndaj institucioneve

Imazh

“Zoti Topi nuk pa policë që gjuheshin barbarisht, nuk pa policë që u hidhej flaka për t’i djegur, nuk pa policë të shtrirë në tokë dhe që protestuesit u turreshin si kafshë të egra, nuk pa flamurin që një protestues e hodhi si leckë. Po them një të vërtetë shumë të hidhur dhe shumë të trishtuar, por është një e vërtetë që do hetohet nga komisioni parlamentar”- ka deklaruar Berisha. Ndërkohë kryeministri deklaroi gjithashtu se edhe kryeprokurorjna Ina Rama nuk ka nisur asnjë hetim për sulmin që iu bë institucioneve të vendit.

Asnjë marrëveshje me Edi Ramën pa u ndëshkuar skenari i puçit të shtetit

Kryeministri Berisha ka deklaruar se nuk do të ketë një marrëveshje me kreun e opozitës Edi Rama pa u ndërshkuar puçistët që sulmuan kryeministrinë. Kreu i qeverisë ka theksuar se nuk mund të bëjë një marrëveshje me puçistët pa u marrë përgjegjësitë ligjore. “Nuk ka zgjidhje pa ndëshkimin e puçit. Nuk bëj marrëveshje me puçistë. Kur të merren përgjegjësitë ligjore atëherë”- vuri në dukje kryeministri Berisha. Gjithashtu duke iu përgjigjur edhe kërkesës së vazhdueshme të opozitës për zgjedhjet e parakohshme kryeministri Berisha theksoi se zgjedhjet do të zhvillohen vetëm në vitin 2013 atëherë kur i mbaron mandati edhe kësaj qeverie. “Zgjedhjet do të jenë në vitin 2013 dhe do shohë edhe të dielën më të fundit për t’i organizuar”- theksoi Berisha. Ai gjithashtu deklaroi edhe njëherë se do të respektohet plotësisht e drejta e protestës, por theksoi se nuk do të lejohet asnjë lloj dhune të ushtrohet mbi institucionet e vendit. “S’kemi asnjë lloj shmangie pavarësisht sulmit sikundër garantoj se aktet e dhunës do të përballen me ligjin dhe vetëm ligjin. Sa është e pacënueshme, e paprekshme e drejta e protestës po aq të paprekshme janë vlerat dhe institucionet kushtetuese të vendit”- deklaroi kryeministri Berisha.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
DEKLARATË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS LIDHUR ME SITUATËN NË VEND
Imazh

21 janar 2011

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi po ndjek me shqetësim të jashtëzakonshëm situatën e krijuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Presidenti i Republikës bën thirrje për qetësi dhe maturi! U bën thirrje të gjithë faktorëve politikë që të qetësojnë demonstruesit dhe të garantojnë sa më shpejt të jetë e mundur rikthimin e rendit publik dhe mbështetjen e forcave të policisë, që të garantojnë ruajtjen e rendit, të institucioneve shtetërore dhe në mënyrë të veçantë, qetësinë dhe sigurinë e jetës së qytetarëve.

Presidenti Topi u bën thirrje faktorëve politikë t’i rikthehen urgjentisht dialogut dhe të marrin përgjegjësitë politike për ruajtjen e stabilitetit të vendit. Shqipëria ka nevojë të shërojë plagët, jo të hapë plagë të reja!

U morrë ky material nga Faqja e presidentit


----------------------------------------------------------------

Reagimi i Fahri Balliut ndaj Deklaratës të Bamir Topit ditën e 21.I.2011
Pse presidenti Topi nuk e përmend fjalën dhunë?



29-01-2011 / Nga Fahri Balliu

Sigurisht, fakti që presidenti nuk e përmend fjalën dhunë, që ishte cilësia themelore, qëllimi dhe gjetja e Partisë Socialiste, Edi Ramës, për këtë demonstratë, tregon se presidenti nuk ishte i habitur nga kjo. Për të nuk përbënte një gjë të re; pra ai e dinte që më parë që do të ketë dhunë. Presidenti pastaj e dinte se do të ketë edhe ngjarje të jashtëzakonshme, siç ishin autovdekjet socialiste të 3 personave, por problemin e bën edhe më të rëndë fakti që në një ngjarje që ndodh pas 87 vjetësh në historinë e Shqipërisë, dhe ngjarja ndodh në kohën që presidenti është në konsumim të mandatit të tij, ky njeri shkruan 12 rreshta gjithsej. Dhe përsëri ai nuk e përmend fjalën dhunë.
Diferenca midis informimit se do të ketë dhunë, të cilën Topi e dinte mirë, dhe ekzekutimit të kësaj dhune në sy të mediave dhe opinionit publik, ishte shumë e madhe, ishte tronditëse dhune, ishte tragjike uria për pushtet e një bande rrugaçësh, të frymëzuar nga një delirancë psikopatike dhe antishqiptare, por prapë Topi nuk përdori fjalën dhunë dhe nuk e ka përdorur edhe sot... por gjendja bëhet edhe më e rëndë, kur partneri strategjik dhe miku ynë i madh, SHBA-të, publikuan deklarata të mirëfillta, kristal të qarta, para dhe pas, për dhunën, dhe fjalën “dhunë”, dhe veprën “dhunë”, Topi përsëri nuk e përdor fjalën “dhunë”.
Analiza politike tregon haptas se me një ekspertizë fare modeste, ai ishte në anën e dhunuesve, dhe ai s’kishte si ta ndjente dhunën, sepse ata, rrahësit e shtetit, do t’i hapin rrugën për vazhdimin e një karriere të re politike. Dhe ata hunjtë, që binin mbi policët dhe gardistët, do të ktheheshin në vota për edicione të reja pushteti, dhe prandaj Topi s’e shihte dhunën. Pastaj ato orë mund ët kenë qenë të ngarkuara me një meny që e zbut dhunën, dhe me një shoqëri ku sekretet për rënien e Saliut janë një drogë më vete. Asnjë njeri më shumë se Bamir Topi nuk i bën hesapet pa hanxhinë. Ky i ka bërë hesapet fiks pa hanxhinë.
Prandaj s’mund të pritet prej tij që të flasë për dhunën, përkundrazi, ai është një ushtrues dhune në kompetencat e tij, në të gjithë trajtimin e drejtësisë, në të gjithë orientimin e KLD-së, prokurorisë, me të gjithë stimulimin banditesk të segmenteve të drejtësisë, të cilat jetojnë kohën më të turpshme, më të korruptuar, pothuajse paralele me vitet e gjyqeve speciale dhe trajtimeve politike.
Absolutisht, asnjë njeri, asnjë burrë apo grua, që i përkasin fluksit të demokratëve dhe të njerëzve që janë prononcuar në luftë kundër komunizmit, kundër dhunës së tyre, nuk përfshihet në preferencat e Topit. Përkundrazi, ata klasifikohen në bazë të një burse korruptive dhe shërbimesh të një pengu të vjetër. Të fuqizuar në kohë të mëpastajme. Prandaj, ai s’mund ta përmendi fjalën dhunë, prandaj ai s’mund ta denoncojë, ai është vetë aty midis demonstruesve.
Nuk ka ndonjë turp më të madh, sesa ish-nënkryetari i Partisë Demokratike ndodhet përkrah një prej banditëve e horrave më të zinj, siç është Edi Rama, që s’është gjë tjetër veçse klonimi i Enver Hoxhës në kushte të reja. Por edhe këtu ka një problem, se Edi Rama është në orar të punës së tij kriminale, për shkak të rreshtimit të tij te falangat antishqiptare, antinjerëzore, antinormale...
Por ti, je edhe më zi sesa ai, sepse në fund të fundit, paguhesh për tjetër gjë, ke ardhur nga tjetër rrugë dhe ke mashtruar për gjatë gjithë jetës, derisa sot na je njeriu që s’e paske parë dhunën e demonstratës më të zezë të kohërave.


----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Protestë e dhunshme në Shqipëri: të vdekur e të plagosur
Imazh

(21.01.2011 RV)
Përfundoi në dhunë, demostrata e sotme e opozitës në Tiranë, në të cilën morën pjesë njerëz të ardhur nga e gjithë Shqipëria. Qindra vetë u grumbulluan para kryeministrisë, në orët e para të pasdites, për të kërkuar zgjedhje të reja, pas dorëheqjes së zv.kryeministrit, Ilir Meta, i akuzuar për korrupsion nga shoku i tij i partisë, Dritan Prifti.
Manifestuesit u ndeshën me policinë, kundër së cilës hodhën gurë, lëndë plasëse, tulla e sende të tjera. Nga ana e saj, policia u përgjigj duke përdorur gazin lotsjellës e madje edhe armët. Bilanci i viktimave është i rëndë, për një manifestim, që u nis si paqësor. Tre të vdekur deri tani, të gjithë civilë, e shumë të plagosur, si nga forcat e policisë, ashtu edhe nga demostruesit, por akoma nuk dihet numri i saktë.
I telefonuam kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Rrok Mirdita, selia e të cilit ndodhet dy hapa larg nga kryeministria dhe nga protesta. Ta dëgjojmë
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Plani A i Grusht Shtetit dështoi dhe Plani B dështoi te Zyra e presidentit Topi
Bamir Topi dështoi në takimin me dy ish presidenta; Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu më 28.I.2011
Cila është Plani C shoku Bamir dhe shoku Edvin????????Kallzoi shqiptarve Planin C

Imazh


Sipas informacioneve të pa-anshme rezulton se Bamir Topi i thirri më dt. 28 janar 2011 në zyrën e tij dy ish presidentët me prirje komuniste dhe si dy ish funksionarë të regjimit komunistë sikurse modeli i ish Këshillit presedencial të Ramiz Alisë për të kontrolluar situatën e vitit 1990 për ''t'u këshilluar'', apo për të gjetë përkrahje për Paralizimin e dy institucioneve të pavarura si Prokurorinë e Përgjithshme dhe ShISH-in në komunikimin kushtetues kundër qeverisë së ligjshme dhe për Grusht Shtetit të 21 janarit të 2011.

Për fatin e keq të Bamirit nuk ishin në një linjë me të sepse të dy ishin të përcarë, nuk erdhën grushtë -bashkuar si përherë në aksione të misrit e patrixhanave. Kështuqë nuk nxorri ndonjë kapital politik dhe konstitucional prej këtij ''Këshilli Presdencial'' dhe i hodhi si leckë përjashta zyrës si letra në kosh. Sikur të dy ish presidenta të ishin në një linjë me projektin e Grushtit të Shtetit menjëherë Bamiri do t'i kishe shpallë prezencën e tyne si ''Këshill presedencial'' si institucion pranë presidentit në kushte krizet sikurse para-ardhsi i tij Ramiz Alia.

Shkurt, me keqardhje Bamir Topi edhe kësaj tentative për të maskue dhe bekuar Grushtin e Shtetit dështoi brenda institucionit të presidencës.
Fatkeqsia qendron te mediokriteti, te shpirti i ligë i pashoqë dhe i vjen si ndëshkim ndaj popullit liridashës shqiptar dhe ndaj Punës Titanike Atdhetare të Sali Berishës - kryemministri ma ndërtuesi i kombit shqiptar,...... .

Ku ishte ky dështim më konkretë?

Me marifet Bamiri u kërkoi që ta përkrahnin dhe cka ndodhi?

-Planin e Takimit të dy liderve për të zgjidhë krizën,...

Alfred Moisiu nxorri nga këllëfi shpatën e hakmarrjes ndaj Berishës në ditë të randa për kombin, ku duhet të hedhë mesazhe paqe, ku për habi hodhi mbi tryezë e presidentit Bamir - projektin famë-zezë atë të Edvin Kristaq Ramës- Pra Planin B;


- Nëse dështonte projekti i Planit A që kërkohej të uleshin në tryezë dy liderët e partive të kundërta, që dihej ky apostulat, atëhere Moisiu i propozoi Bamirit - Planin B
Të shpërndante parlamentin - për zgjedhje të reja sipas Planit B - i projektuar nga Edvin Rama me Bamir Topin në Pezë gjatë vitit 2009


Bamirit i shndritën sytë dhe e kapi ngazëllimi i arritjes së suksesit të Rrëzimit nga Qeveria Sali Berishën duke fërkuar edhe duart me anë të Planit B. E pa veten në mandatin për të dytën herë te stoli i presdientit dhe komunistët e linjë së ashpër staliniste në qeveri me në krye Edvin Haxhi Rama Qamili

-Rexhep Mejdani ishte kundër ekstremistit Alfred Moisiu dhe Bamir Topit, nuk shpalosi planin B

- Rexhep Mejdani nuk erdhi me axhendën e Edvin Ramës dhe të Bamirit, pasi dihet se Edvin Rama i injoroi librin e tij para zgjedjeve të 2009. Erdhi me axhendën antirama-e anti Bamir dhe i kujtoi shokëve Bamir dhe Alfred shpataxhiut hakmarrës se Plani B nuk mund të imagjinohet dhe jo të vëhet në zbatim nga zyra e juaj shoku Bamir, sepse tashmë ka kalue në kompetencat e të huajve; I kujtoi Jjjoooo-in e ndërkombtarve sepse e kanë urdhëruar Presidentin Bamir Topin që të mos bëji ndonjë veprim antikushtetues të shpërndarjes të parlamentit për ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME sepse Qeveria e PD-ës është e ligjëshme dhe e miratuar nga NATO; SHBA dhe BE! Vetëm viti 2013.
Të përqëndrohet shteti te Zgjedhjet e majit 2011.

Të presim të njihemi me Planin C që janë projektuar qysh në Pezë nga Bamir-Edvin Rama në vitin 2009.
Imazh
Shtrëngimi i duarve i Bamir Bajalldisë dhe Edvin Lakuriqit - Serbë dëshmon për projektimin në shtratin e fshatit Pezë të Grushtit Shtetit të datës 21.I.2011

Dihet se ësht edhe ma e tmerrshme se Plani A i vandalizmit taleban politik dhe konstitucional të dt.21 janar të 2011.

Zoti e bekoftë shqiptarët kudo të jenë!
Rroftë Shqipëria!
Rroftë Shqipëria Etnike!


Autori - Arbër Kastrioti
Redaksia e Politkës http://www.proletari.com

E shtunë, më dt. 29 janar 2011
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Tiranë:
Kryeministri Berisha prokurores Ina Rama: “Trego pse gënjeve.
Imazh

(27.01.2011 RV)
Sot paradite Kryeministri Sali Berisha u takua me familjarë të policëve dhe të gardistëve që mbrojtën kryeministrinë më 21 janar. Në fjalën e tij Berisha iu drejtua edhe njëherë kryeprokurores Ina Rama të tregojë se nga kush i ka ardhur porosia të gënjente se nuk ishte paraqitur padi për të hetuar për dhunim të institucioneve kushtetuese, kur u takua me ambasadorin amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu.
Ndërkaq në Shqipëri mbërriti edhe eksperti i parë i FBI, sipas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për asistencë, për të hetuar pikërisht mbi ngjarjet e 21 janarit. Ndërsa Prokuroria njoftoi se i ka përsëritur edhe një herë urdhërndalimet ndaj zyrtarëve të lartë të gardës, të cilat Policia e Shteti refuzoi t’i zbatonte. Nga ana tjetër nesër opozita njofton se do të zhvillojë një marshim-homazh për të rënët. “I ftojmë të gjithë qytetarët t’i bashkohen homazhit tonë për tre shqiptarët e thjeshtë që u vranë më 21 janar. Heshtja, lulet dhe qirinjtë do të jenë mjetet tona të demonstrimit.” deklaroi për shtypin deputeti socialist Besnik Bare. Kurse Sali Berisha e anulloi manifestimin e PD-së në program për të shtunën, sipas një kërkese të posaçme të SHBA dhe të BE.


“Bamir Topi i ka vënë tritolin Presidencës, po tenton të dëmtojë edhe Parlamentin”
Imazh

Deputeti i PD, Ilir Rusmal/Çështja “Islami” në parlament, PS harron se Kastriot Islami është reporter për një çështje me impakt ndërkombëtar

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali akuzoi dje presidentin Bamir Topi se ka shkatërruar dy nga institucionet më të rëndësishme në vend, parlamentin dhe presidencën. “Duke mos u konsultuar asnjëherë me parlamentin për emrat që propozon, Bamir Topi i ka vënë tritolin presidencës”, është shprehur Rusmali. Duke iu referuar problematikave brenda PS, ku spikat përjashtimi i Kastriot Islamit, Ilir Rusmali tha se “është një faktor partiak brenda PS, dhe që reflekton problematikat e brendshme të opozitës së majtë”. Lidhur me tentativën e socialistëve për të përjashtuar Islami edhe nga delegacion shqiptar në KiE, Islami tha se ishte një tendencë konfliktuale artificiale. Sipas tij, ky telash do ta torturojë PS-në më tej. “Është një betejë partiake, brenda faktorëve, të kryetrarit të PS, për dominim personal. Këtë betejë, Rama donte ta zhvendoste në parlament për t’iu bërë gjyqin e radhës Kastriot Islamit, për t’i treguar deputetëve të PS se ja si përfundoi Kastriot Islami dhe kështu mund të përfundoni edhe ju. Pra, ideja ishte që t’i tregohej deputetëve të majtë se Islami s’është më i socialistëve. Por, ne s’duhet të harrojmë se kemi nevojë që paraqitemi në mënyrë dinjitoze dhe të përfaqësojmë më mirë Kuvendin dhe jo partitë politike. Historia e delegacioneve parlamentare është një histori e zgjidhur para dy viteve dhe ne kemi respektuar vullnetin e PS. Ne kemi dërguar atje njerëzit që na ka sjellë Partia Socialiste. Aq më tepër që Islami ka dhënë një kontribut të çminuar në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës. Nga vlerësimi që unë mund t’i bëj Kastriot Islami, mund të them se është opozitar aktiv në Asamblenë Parlamentare të KiE. Të mos harrojmë se Kastriot Islami është raportues për Gjeorgjinë,, ndër dy pikat kryesore për debatin politik të KiE. Nga kjo pikëpamje mendoj se socialistët duhet të ishin krenarë. Rusmali tha se socialistët ngritën një debat fals në parlament, pasi numri i anëtarëve të delegacionit opozitar të KiE, është i njëjtë me një vit më parë. Këtë vit donin të përjashtonin Kastriot Islamin, në mënyrë që ta trajtonin si pseudo problem”, tha Rusmali. Ndërkaq, kryenegociatori i Partisë Demokratike theksoi se sistemi zgjedhor nuk ndryshon, me gjithë presionin e partive të vogla, pasi ky sistem garanton stabilitet qeverisës. Deputeti demokrat, Ilir Rusmali la të kuptohet se lidershipi socialist e mbështet këtë qëndrim.

25-12-2011 / Gazeta 55“
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Katërkëndëshi i grushtit të shtetit kundër demokracisë
Imazh
ImazhImazhImazh

31-01-2011 / Nga Sejdi Peka

Me 21 Janar,Tirana dhe e gjithë Shqipëria përjetuan një ankth të paparë, që nga viti 1997. E kaluara u përsërit frikshëm duke e kërcënuar seriozisht demokracinë edhe njëherë tjetër me falangat bolshevike të ish-Sigurimit. Ishte ideuar katërkëndëshi famëkeq kundër demokracisë, i një grushti shteti që kishte shtabin e vet tek selia e Partisë Socialiste, ShISh, Presidenca dhe Prokuroria e Përgjithshme. Ditë më parë ishte paralajmëruar se Edi Rama, i sëmuri psiqik i të majtës ish-komuniste, me një suitë kriminelësh dhe bllokmenësh, kishte ndarë mendjen e tij perverse që t’i sulej karriges së kryeministrit dhe në mënyrë të dhunshme të merrte pushtetin, duke u bërë një precedent i rrezikshëm për demokracinë jo vetëm në Shqipëri e Ballkan, por rrezik edhe për Europën Demokratike. Në këto rrethana të krijuara kur të binte Kryeministria, Edi Rama për fatkeqësinë e Shqipërisë dhe të të gjithë kombit do ta kishte rrugën e hapur, do të vendoste hierarkinë dhe qeverinë bolshevike që më parë të planifikuar. Skënder Gjinushi, ish-Ministri i regjimit komunist, i biri i kriminelit me pseudonimin “Goliku”, gjeneralit famkeq të Enver Hoxhës, në një konferencë shtypi me dt.18 Janar do të bënte thirrje se “Shqipëria duhej të ndiqte shembullin e Tunizisë”. Në të gjitha rrethet e Shqipërisë po përgatiteshin banda terroriste që do të zbarkonin në Tiranë me 21 Janar. Policitë bashkiake në këto rrethe me detyra të përcaktuara, me shtabe të mirëorganizuara, me detaje kishin marrë detyrat dhe po rekrutonin mercenarë, banditë të lindur e ish-të burgosur. Sipas burimeve, shërbimet inteligjente të ShISh në qarqe kishin dërguar informacione në qendër, të përgatitjes së një sulmi të organizuar me objektiv “zbrazjen e Kryeministrisë”, por që nga qendra u konsideruan si “informacione të ndikuara politikisht”. Çdo ditë që po kalon nga puçi i organizuar i 21 Janarit, po dalin fakte të reja që implikojnë institucione të rëndësishme të shtetit, që në marrëveshje me Edi Ramën dhe shtabin e tij të ngushtë, kishin miratuar planin ogurzi kundër demokracisë në Shqipëri dhe rendit kushtetues. Me një fjalë marrjen e pushtetit me dhunë, me mënyrën e revolucionit bolshevik leninist, nga “populli dhe në emër të popullit”.
Por Edi Rama, “si zonja dhelpër tek koteci, që kësaj radhe nuk i eci”, ja bëri si dhia shytë që shkoi të merrte brirët dhe la edhe veshët. U diskreditua me skenarin kriminal përpara popullit shqiptarë dhe mbarë botës, u diskreditua paturpësisht përpara të gjitha institucioneve ndërkombëtare. Personalisht nuk është befasi për mua që ShISH u vu në shërbim të Edi Ramës dhe të majtës ish-komuniste në këtë grusht shtetit të mirëfilltë. Kemi dëgjuar rëndom shprehjen e popullit se “kjo punë u bë bozë”. Bozë u bënë edhe dhjetëra shkrime ku që nga viti 1992, kam paralajmëruar rrezikun e strukturave të ish sigurimit komunist në ShISH dhe kudo në institucionet që janë ulur këmbëkryq dhe po i bëjnë gjëmën demokracisë. Aspak nuk ishte e rastit kundërshtimi absolut që iu bë nga e majta ish komuniste në Parlamentin e Shqipërisë “ligjit të lustracionit ose i quajtur ndryshe “ligji i hapjes së dosjeve”, i cili u aprovua vetëm me votat e mazhorancës së Partisë Demokratike në Parlament. Thënë për hir të së vërtetës, ky ligj nuk plotësonte standardet demokratike dhe as të interesave të demokracisë në Shqipëri për të këputur njëherë e përgjithmonë fijet e merimangës të strukturave të organizuara të ish-Sigurimit. Por si i thonë fjalës “kur nuk ke pulën, duhet të hash sorrën”. Si për t’u përkëdhelur kokën, jashtë këtij ligji, dilnin të pa lagur dy ish-ministrat e regjimit komunist, dy eksponentët kryesorë të revolucionit të ’97-s, Gramoz Ruçi dhe Skënder Gjinushi. Është paradoksale që Shqipëria megjithë këto probleme, kur lugati komunist në të gjitha këto vite të vështira të tranzicionit është ngritur si nga varri për t’i bërë gjëmën demokracisë, është e fundit dhe e vetmja në Europën ish-komuniste që nuk ka zbatuar “ligjin e lustracionit”. Fakti se strukturat e vjetra të ish sigurimit mbetën të pa prekura nga reformat dhe riciklimi i pinjollëve të brezit të dytë të bllokmenëve, të kastës së kuqe kriminale u vunë në krye të elitës së Partisë Socialiste ,ishte një paralajmërim i frikshëm për atë që do të ndodhte. Dhe sot po të njëjtët fytyra ideuan dhe drejtuan demonstratën famëkeqe të 21 Janarit, një skenar të rrezikshëm të një grushti shteti.
Katërkëndëshi famëkeq që do të mbetet në histori si turpi i atyre që e ideuan dhe i bënë një rrethim prej zjarri demokracisë dhe shtetit ligjor. Ky katërkëndësh merrte urdhra nga Shtabi i Partisë Socialiste dhe nga ky shtab varej Prokuroria e Përgjithshme, Presidenca dhe Sh.I.Sh. Kishte mbetur vetëm Kryeministria dhe Parlamenti me mazhorancën.
Do të mbeten përjetësisht heronj në memorien e kombit të gjithë ata oficerë dhe policë të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, që në atë ditë të vështirë për popullin dhe demokracinë,qëndruan përpara mizorisë bolshevike-fashiste të bandave të organizuara me mercenarë të Edi Ramës. Populli shqiptarë dhe demokracia në Shqipëri kaloi çaste dramatike që do të mbeten në historinë tonë kombëtare si turpi i atyre që e ideuan.
Demonstrata e 28 Janarit tregoi mllefin e këtyre kriminelëve kundër demokracisë që organizuan grushtin e shtetit të një jave më parë. Edi Rama dhe lakejtë e tij bolshevikë, ashtu si në kohën e Enverit në këtë bulevard që i komandonin në rresht njerëzit, edhe tani i ndanin në kuadrate duke i manovruar si t’u donte qejfi. Edhe njëherë tjetër shqiptarët panë me sytë e tyre pafytyrësinë cullak të cullakut Edvin Rama, një njeriu pa familje, pa moral, me shpirt ogurzi krimineli.
T’i lutemi Zotit për Shqipërinë dhe që kemi në krahun tonë Amerikën dhe Europën Demokratike. Ëndrrat e pinjollëve të diktaturës komuniste për ta sfiduar demokracinë me metoda bolshevike janë si ajo e gomarit që e kishte ngrënë ujku dhe po shpresonte të ishte në ëndërr. Të shpresojmë se ligji do të veprojë me të gjith fuqinë që i ka dhënë vullneti i popullit shqiptar që aspiron në shekuj për liri dhe demokraci. Është ky një mësim i mirë për të gjithë klasën politike në Shqipëri,se zbatimi i reformave demokratike është një domosdoshmëri jetike për të ardhmen tonë të përbashkët.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Sali Berisha informon para Komisionit Parlamentar të Hetimit për aktorët e Grushtit të Shtetit më 21.1.2011: presidenti Bamir Topi ka paralizuar dy institucione kushtetuese; - Prokurorinë e Shtetit dhe - SHISH-in duke i marrë në komandë ushtarake si Ina Rama me Bahri Shaqirin nën komandën e Edvin Kristaq Ramës tentuan eliminimin e qeverisë

Imazh

Sali Berisha: Bamir Topi dhe Ina Rama tentuan eliminimin e qeverisë
01-02-2011 / Gazeta 55

Kryeministri raporton i pari në komisionin hetimor parlamentar, duke denoncuar skemën e drejtuesve të institucioneve, të cilët në bashkëpunim me liderin e opozitës synuan eliminimin e qeverisë dhe konsumimin e grushtit të shtetit. Berisha njoftoi se ka prova që vertetojnë ngritjen e një grupi të posaçëm prokurorësh për hetimin e tij, ndërkohë që denoncon kërcënimin publik që presidenti i republikës i ka bërë ministrit të brendshëm Lulzim Basha

Kryeministri i vendit Sali Berisha dëshmoi dje në komisionin hetimor parlamentar për hetimin e “grushtit të shtetit” të 21 Janarit 2011, të gjithë informacionin e disponuar rreth organizimit të skenarit, siç e quajti ai, “puçist”. Sipas kryeministrit, 21 janari është një “grusht shteti” i organizuar, dhe kjo është realizuar nga tre autorë “Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Skënder Gjinushi” bashkë me ata që u fshehën pas togfjalëshit “ngjarjet e bulevardit”, duke nënkuptuar kështu një dijeni të mundshme të institucioneve si Prokuroria e Përgjithshme dhe Presidenti. “Puçi i 21 janarit ishte një grusht shteti i organizuar në përputhje me të gjitha rregullat e një akti të tillë të turpshëm. Ishte një grusht shteti i cili u paralajmërua në mënyrën më të përsëritur nga autorët e tij, nga Rama, Ruçi dhe Gjinushi. Ishte një grusht shteti i cili u përgatit në frymën e një fondamentalizmi ekstrem duke shfrytëzuar trashëgiminë më të zezë të PS.
Imazh
Edvin kristaq Rama - kryetari i Operacionit të Rrëzimit të qeverisë duke arrestuar Ina Rama - kryeministrin Sali Berisha deri në asgjësim fizik
Dështoi ky dhe nën-kryetari i operacionit Bamir Topi me falangat e vet të pashpresë


Grushti i shtetit u udhëhoq nga një treshe, në krye të kësaj partie duke besuar se PS do t’i mbështeste tërësisht ata”. “Për ngjarjen më të shëmtuar në historinë e shtetit shqiptar, nga qershori i vitit 1924 e deri më sot, për një puç, e grusht shteti organizohet nga trojkat Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruçi dhe Skënder Gjinushi për të përmbysur me dhunë pushtetin e dalë nga zgjedhjet të lira dhe të ndershme, për t’i kthyer shqiptarëve kohërat e Republikave të bananeve, kohërat më të vështira, më të pasigurta për shqiptarët”- tha Berisha në raportimin e tij para komisionit hetimor për grushtin e shtetit të 21 janarit, ndërsa paralajmëroi hetime të thella për institucionin e Prokurorisë dhe atë të Presidentit.

***


Zoti kryetar, anëtarë të komisionit hetimor parlamentar të puçit të 21 janarit 2011, të dashur qytetare e qytetarë, sot jam këtu për të dëshmuar për ngjarjen më të shëmtuar në historinë e shtetit shqiptar, nga qershori i vitit 1924 gjer më sot, për një puç grusht shteti, të organizuar nga trojka Edvin Kristaq Rama, Gramoz, Ruçi, Skënder Gjinushi, për të përmbysur me dhunë pushtetin e dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme, për t’i kthyer Shqipërisë dhe shqiptarëve kohërat e republikave të bananeve, kohërat më të vështira, më të pasigurta e më të pamerituara për qytetarët shqiptarë. Puçi i 21 janarit 2011 ishte një grusht shteti i organizuar në përputhje me të gjitha rregullat e një akti të tillë të turpshëm; ishte një grusht shteti, i cili u paralajmërua në mënyrën më të përsëritur nga autorët e tij Rama, Ruçi e Gjinushi; ishte një grusht shteti, i cili u përgatit me frymën e një fundamentalizmi ekstrem, duke shfrytëzuar trashëgiminë më të zezë, më negative të Partisë Socialiste. Grushti i shtetit u udhëhoq nga një treshe në krye të kësaj partie, duke besuar se Partia Socialiste do t’i mbështesë tërësisht ata, pasi e vërteta historike është se kurrë kjo parti nuk ka ardhur në pushtet nëpërmjet votës. Partia Socialiste është e vetmja parti, e cila në kongresin e saj të qershorit të vitit ’90 do të sanksionohej si trashëgimtare juridike e Partisë së Punës të Shqipërisë. Në vitin ’97, Partia Socialiste përdori dhunën, armët e të gjitha mjetet për të ardhur në pushtet. Partia Socialiste nuk bëri kurrë zgjedhje të denja për një vend dhe pasi i humbi ato, me drejtimin e ri dhe dua ta theksoj me drejtimin e ri, sepse unë, me gjithë kundërshtinë e jashtëzakonshme që kam pasur me kryetarin e saj të mëparshëm, kam vlerësuar e vlerësoj faktin se ky zotëri pranoi rotacionin e pushtetit, ndërsa udhëheqja aktuale, trojka Rama, Ruçi, Gjinushi, gjatë gjithë këtyre viteve, nuk kanë bërë asgjë tjetër, veçse të minojnë me çdo kusht votën e lirë të shqiptarëve, pushtetin e dalë prej saj. Ky ishte një grusht shteti i kryer ditën për drekë, para mediave të Shqipërisë e të mbarë botës. Banditë, kriminelë, trafikantë, mercenarë, bashibozukë, në numër gjithsej më pak se 300 vetë, rrethuan për 5 orë Këshillin e Ministrave të vendit, kryeministrin e vendit, me vendosmërinë totale për ta pushtuar ndërtesën dhe natyrisht, për të larë hesapet me qeverinë e dalë nga zgjedhjet e lira.

***


Meqenëse puçistët, të tmerruar nga fytyra e tyre e shëmtuar, nga vepra e tyre kriminale, përpiqen me gjithë propagandën në media të maskojnë atë që bënë, unë dua tu lexoj juve dhe mbarë shqiptarëve, përcaktimet e grushtit të shtetit në të gjitha burimet më serioze të botës. E bëj këtë për të qartësuar çdo shqiptar, që më të drejtë nuk e dinë, nuk e kanë të qartë se çfarë është grushti i shtetit. E bëj këtë gjithashtu për tu thënë puçistëve, që nuk ka maskë, që nuk ka asgjë, që do të mund të mbulojë fytyrën tuaj, në aktin që bëtë. Do tu referohemi dokumenteve kryesore botërore. Fjalori Heritage amerikan, thotë se; grushti i shteti është përmbysja e papritur e një qeverie, zakonisht nga grupe të vogla personash me pushtet, ose që më parë kanë qenë në pushtet. Partia e dhunës ka qenë 45 vjet në dhunë, ka qenë 8 vjet gjatë demokracisë, partia e puçistëve dhe nuk besoj se duhet të ketë përkufizim më të plotë më të saktë sesa ky që ndodhi me 21 janar. Enciklopedia Britanike, përcakton se; grushti i shteti është përmbysja e papritur e një qeverie ekzistuese, nga një grup konspiratorë. Nuk besoj se ka gjë tjetër që përputhet më shumë sesa ky përkufizim me ngjarjen e 21 janarit. Fjalori i Historisë Ushtarake të Oksfordit, përcakton se, grushti i shteti është një përpjekje për të ndryshuar një qeveri me kërcënime, ose përdorim force zakonisht, por jo gjithnjë i shoqëruar nga ushtarakët. Ndonëse vullneti dhe aftësia, ose mungesa e tyre nga ana e forcave të armatosura për të mbrojtur një qeveri mund të jenë përcaktuese për një grusht shteti. As edhe një ushtar i vetëm nuk ka dalë nga kazerma, ishin të gatshëm të mbronin qeverinë dhe rendin kushtetues në çdo rast, por heronjtë e policisë dhe të gardës, bënë pluhur skenarin e puçistëve, mercenarëve e 200-300 bashibozukëve, njerëzve të paguar, që donin ti bënin Shqipërisë gjëmën, për karrigen e Edvin Kristaq Ramës, Gramoz Ruçit, Skënder Gjinushit dhe ndonjë tjetri. Në Fjalorin Politik të Oksfordit, grushti i shteti përcaktohet si rrëzimi i papritur, me forcë dhe ilegal i një qeverie. Shqiptarët e panë se ku ishte synimi i tyre, ne disponojmë të gjitha dokumentet, që ata këtë dhe vetëm këtë synonin. Në Fjalorin e Literaturës Politike, grushti i shtetit, përcaktohet si një marrje e shpejtë dhe deçizive e pushtetit, të një qeverie, nga grupe ushtarake apo grupe politike. Nuk besoj se kreu i Partisë Socialiste dhe Ruçi e Gjinushi drejtonin ndonjë OJQ, por drejtonin forca politike që në traditën e tyre kanë dhunën e terrorin. E kthyen Partinë Socialiste në ditët më të zeza të Partisë së Punës. Eduard Ludvag në manualin e tij për grushtin e shtetit një nga personalitet më të shquara të planetit, shkruan se një grusht, një puç , konsiston në infiltrimin e një segmenti të vogël, por kritik të aparatit shtetëror, që përdoret më pas për të larguar kontrollin e qeverisë nga ato pjesë që kanë mbetur. Lundvag shkruan se forcat e armatosura nuk janë një tipar dallues për një grusht shteti. Ata që mendojnë se nuk dolën tanket dhe prandaj nuk pati grusht shteti, e kanë gabim ai është grusht shteti. Në Enciklopedinë Britanike, intervencioni politik quhet gjithashtu grusht shteti dhe nënkupton rrëzimin, e papritur me dhunë të qeverisë ekzistuese nga një grup i vogël. Për suksesin kryesor të një grushti është kontrolli i përgjithshëm i pjesëve të Forcave të Armatosura, policisë dhe elementëve të tjerë ushtarakë, gjë të cilën nuk do ta bënin kurrë dot puçistët në Shqipëri. Në Fjalorin e Lirë, puç apo grusht shteti është përpjekja e papritur e një grupi për të rrëzuar një qeveri. Këta ishin nga 200 deri në 300 burracakë, morracakë, të droguar, bashkë me kryepuçistin kishin ardhur për të rrëzuar qeverinë legjitime. Ai ka patur skenarin tipik puçist, i cili filloi me montimin nga Edvin Kristaq Ramës me ndihmën e një persekutori të vjetër të Sigurimit të Shtetit, njeriu që burgoste me ekspertiza imagjinare të rinj shqiptar. 30 vjet më parë, me dëshminë e tij do të bënte të dënohej me 12 vjet burg Fatbardh Kupin, për një hartim dhe ky është Çakalli i Edi Ramës. Me të cilin filloi skenari i puçit të shtetit. U manipulua një video, kryeministri s’kishte të bënte fare. Nuk bëhej fjalë për koncesion, por për emërimin e drejtorit të ri të KESH. Por, pasi u kuptua se ishte qartësisht e montuar, ish zv/kryeministri dhe kryetari i LSI-së njoftoi kryetaren e Kuvendit për lënien e imunitetit. Po ashtu, erdhi në zyrën time për të kërkuar dorëheqjen e parevokueshme. Por, edhe segmente të tjera të videos dolën se ishin të montuara. 700 mijë ishte dëmi ekonomik i kompanisë. 7%-shi ishin aksionet e kompanisë të regjistruara në Gjykatë. Edvin Kristaq Rama përcaktoi si pretekst një video të manipuluar bashkë me Çakallin e tij. Zoti kryetar, hetimi i asaj videoje është shumë i rëndësishëm. Njeriu i puçit iu tha shqiptarëve se videoja nuk është e manipuluar. Edvin Rama deklaroi se në demonstratën e 21 Janarit populli nuk do kontrollohet. Por populli kontrolloi veten. Ata që rrethuan Kryeministrinë nuk ishin populli. Sepse mijëra socialistë kishin ardhur me mijëra herë përpara dritareve të zyrës së Sali Berishës. Në 21 Janar ata ikën. Ky ishte një puç i financuar dhe i përgatitur me shumë kujdes.

***


Me financim të madh, me mjete të veçanta, por atë që nuk kishin llogaritur puçistët se Policia e Shtetit, Policia e një vendi të lirë ishte e aftë të zmbrapste çdo kënd. Ishte e aftë të mbronte me çdo sakrificë Institucionet e Republikës. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe një shtet ligjor. Nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, u rekrutuan mercenarët, u paguan nga 200 deri në 300 dollarë vetëm për dhunën. U paguan nga Fideli, Sadriu, Dulaku, Kokëdhima dhe të tjerë rreth 2 milionë euro. Janë shpërndarë 1.3 milionë euro, të tjerat janë në rezervë ose janë në xhepat e tyre. Me këto para, janë siguruar ngarkesat e tritolit, armë të veçanta kallashnikov si dhe ndër më të sofistikuarat. Zoti kryetar, qytetarët shqiptarë kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zbardhimin e çdo qelize të këtij puci, të këtij akti të shëmtuar, ata informuan kryeministrin e vendit se si po përgatitej. Ata bënë më të mirën për të parandaluar njerëzit e tyre që të mos shkonin si mish për top të një grupi puçistësh. Grushti u zhvillua para kamerave. Qytetarët shqiptarë e panë të gjithë. Pasi nuk thyen dot pjesën madhore të Policisë, puçistët iu vërsulën portës së Kryeministrisë. Ka dokumente të pamohueshme se deputetë kryesorë të kësaj partie urdhëronin me telefon nga lokalet e Fidelit; “ecni, mos kini frikë, të shtënat janë me fishekë manovër, ju do të fitoni” dhe gjenerali tjetër që pyeste; “tu çojmë tani kallashët apo më vonë”. Te Tajvani, ishte mbushur një automjet i tërë me tritol. Edi Rama qëndronte në krye të komandës. Nëse ka ndodhur ndonjëherë që ndonjë nga puçistët, i sigurt në disfatë i siguron që, “të largohemi se humbëm”, kryepuçisti thotë, “në asnjë mënyrë, të vazhdojmë betejën”... Kryeministria, Këshilli i Ministrave kishte një mbrojtje të plotë dhe totale as 100 dhe as 10 mijë, as 20 mijë nuk mund ta merrnin atë. Kurrë! Ajo kishte një mbrojtje absolute dhe do të ketë një mbrojtje absolute. Do mbrohen me vendosmëri totale institucionet e këtij vendi. Në orën 14:15 jam kthyer në zyrën time. Demonstruesit erdhën për protestë paqësore. Një pjesë e tyre erdhën me armë shumë të veçanta, me çadra pistoletë, me stilolapsa pistoletë dhe pistoleta të vogla. Duhej me çdo kusht që në rast se kryeministri nuk dorëzohej, të kalonte mbi kufoma, mbi atë që kishte paralajmëruar kryepuçisti Edi Rama.

***


Ne disponojmë të dhëna të plota për çdo qelizë të organizimit ë puçit. Por pjesa më kriminale ishte në bunkerin e Fidelit. Aty Edvin Kristaq Rama dhe puçistë si Ruçi e Gjinushi dhe bllokmenë të tjerë, bashkë me eksponentë të mafies që ka, të dy Dulakët me bastardë të bllokut, me të ashtuquajturit gazetarë të cilët do të botonin në faqet e tyre se Berisha u arratis dhe kërkoi strehim në ambasadën Serbe. Të gjitha janë të dokumentuara. U kërkuan tabulatet dhe i kapi tmerri puçistët, sepse në ato kontakte qëndrojnë të gjitha lidhjet e tyre puçiste. Tek tabulatët qëndrojnë lidhjet e tyre me krimin, lidhjet e tyre me pucin. Ka edhe dokumente të tjera, që kryeministri do t’ia dorëzojë këtij komisioni dhe komisioneve përkatëse. Pra, kemi të bëjmë me një puç të paralajmëruar. U kam kërkuar ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të Policisë së Shtetit të vetëpërmbahen. Ne kishim informacione të plota nga shqiptarët, për atë që do të ndodhte pasditen e 21 Janarit 2011. Jam informuar se ministri i Brendshëm dhe drejtori i Policisë kishin përcjellë porosinë tek të gjithë trupat e policisë.
Por, nga ana tjetër

Shërbimi Informativ Shtetëror, Agjencia e Zbulimit me në krye Bahri Shaqirin nuk bashkëpunuan me qeverinë për 21.1.2011 pasi ishte uzurpuar me dhunë nga presidenti Bamir Topi si nënkryetar i Operacionit të Rrëzimit me dhunë të ''Qeverisë Sala - 2''
Imazh

Shërbimi Informativ Shtetëror, Agjencia e Zbulimit, e cila në përgjegjësinë kryesore ka mbrojtjen e Kushtetutën, në mënyrë absolute s’ka sjellë as edhe një informacion të vetëm. Në datën 16 Janar kjo Agjenci përgjigjet se s’ka asnjë të dhënë. Ndërkohë që, ne kishim informacione të plota për atë që mund të ndodhte. Cili është shkaku dhe arsyeja, çfarë ia mbylli sytë dhe i shurdhoi veshët Institucionit për të cilin qeveria shpenzon për punonjës 70% më shumë se në vitin 2006? Kjo çështje meriton një hetim të plotë.
Drejtori i SHISH nuk i ka hapur telefonin drejtorit të Policisë së Shtetit. Ky është kodi i puçit.

Imazh
Ylli Alushi ka lindur më datë 29 gusht 1956 në Skrapar, zv. Drejori i Shërbimit Informativ të Shtetit


Komisioni duhet të hetoj për të gjitha këto. Duhet të hetojë edhe për disa të tjera, të cilat meritojnë hetim nga ky komision, për disa të vërteta që janë të rëndësishme. Pas 5 orë barbarish mbi Policinë dhe Gardën grushti dështoi. Mbetën 3 të vrarë, 81 gardistë të plagosur. Për 3 shtetasit që u qëlluan, i kam kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet vetëm pak orë pas ngjarjes. E kam theksuar dhe e theksoj se në përpjekjet për një “grusht shteti” mund të mos ketë asnjë viktimë. Por, Institucionet nuk preken. Liritë dhe të drejtat e qytetarëve nuk preken. I kam kërkuar Prokurorisë të hetojë si u vranë... I eliminuam ata që kishin ardhur me armë të sofistikuara, me çadra pistoletë. Garda qëlloi në ajër, i panë të gjitha mediat. Por të gjitha këto janë çështje të ekspertëve. Puçi nuk ndalonte. Humbën një betejë me turp, me bisht ndër shalë. Kreu i puçit Edvin Kristaq Rama ka dalë 3 herë në media, madje edhe në orën 1 të natës do t’i deklaronte shqiptarëve se do të kërkojë të nesërmen arrestimin e horrave të Gardës. Dhe vetëm pak orë më pas, një tjetër faktor politik i këtij puçi, Prokuroria e Përgjithshme do të kërkonte arrestimin e zinxhirit të Gardës.

Presidenti i Republikës - nëkryetar i Operacionit të asgjësimit të kryeministrit Sali Berisha dhe të rrëzimit të qeverisë së ligjshme ''Sala - 2''



Burime nga Prokuroria më njoftojnë se ka patur një bashkëpunim të Prokurores me Kreun e Shtetit.


Si do të veprohej ndaj Sali berishës???

1. Nëse kryeministri nuk do eliminohej në puç, do merrej nën hetim. Një grup hetuesish, do të nisej nga Prokuroria për të eliminuar Kryeministrin e vendit. Për këtë plan kishte bashkëpunuar Presidenti i Republikës dhe Prokurorja e Përgjithshme.

Në deklaratën që kreu i shtetit kishte lëshuar pas agresionit të puçistëve, shkëlqësia e tij nuk citonte as edhe njëherë fjalën ‘dhunë’. Shkëlqësia e tij, Presidenti i Republikës kërkonte dialogimin e faktorëve politik. Ndërsa zëdhënësi i tij i pashpallur do të deklaronte në Top Channel se kryeministri duhet të negociojë me banditët. Çfarë ia lidhi sytë atij, Presidentit të Republikës? Cilat ishin ato mure dhe ato ekrane që nuk e lanë atë të shihte dhunën e 21 Janarit 2011...?

2. Kur u kërkua arrestimi i zinxhirit të Gardës, Presidenti i drejtohet ministrit Basha; “ki kujdes ato letrat e tua”...

Pas një situate të tillë, komisioni duhet të hetojë. Duhet të hetojë rolin e këtyre institucioneve. Kreu i shtetit do të hetohet për pozicionin e tij. Të gjithë do dëshmojnë para shqiptarëve, për këtë akt dramatik që përjetoi vendi. Garantoj institucionet se kanë respektin e plotë të Qeverisë. Kjo është një arritje tjetër e madhe e demokracisë shqiptare, sikundër mbetem i vendosur për çdo përgjigje ndaj tentativave puçiste të përsëritura: “puçi nuk kalon në këtë vend, ata që e ndërmorën ata do të marrin turpin e historisë”.


Prokuroria e Përgjithshme me në krye Ina Rama nuk bashkëpunuan me qeverinë për 21.1.2011 pasi ishte uzurpuar me dhunë nga presidenti Bamir Topi si nënkryetar i Operacionit të Rrëzimit me dhunë të ''Qeverisë Sala - 2''
Imazh


Mashtrimet publike të kryeprokurores


1.Kryeprokurorja tha se s’ka marrë asnjë padi nga Policia për dhunën e ushtuar në Kryeministri. Ajo e kishte marrë 24 orë më parë padinë.

- Por, ajo shkeli edhe marrëveshjen me faktorin ndërkombëtar. Ne, për të kontribuar në një progres të mëtejshëm, vendosëm që të gjithë anëtarët e Gardës të paraqiteshin për hetim. Në mënyrën më befasuese, kjo zonjë, pasi kishte dhënë miratim të plotë për një marrëveshje të negociuar, e shkel atë dhe Gardistët e paraqitur për hetim, tentoi me çdo kusht t’u verë hekurat. Hetimi i shkaqeve të shkelmimit të kësaj marrëveshje duhet të jetë një nga pistat kryesore të hetimit të grushtit të shtetit.

Cila ishte qendra, cili ishte truri, cili ishte kapoja, cili ishte bosi që urdhëroi zonjën të griste marrëveshjen... prandaj u djegin shumë tabulatët, sepse të nesërmen e puçit zonja merr në telefon drejtorin e Policisë që të ekzekutojë mandat- arrestet, ndërsa ai i përgjigjet se i ka me lapsuse.


Pas 30 minutash, Edi Rama del në konferencë për shtyp se Policia nuk ekzekuton mandatet. Unë kam informacion për komunikimet e Ina Ramës me Edi Ramën para dhe pas puçit të shtetit.

Dëshiroj të vlerësoj maturinë e qytetarëve të Tiranës por edhe të gjithë shqiptarësisë, të cilët lanë në vetmi 200-300 banditë, njerëz të hurit dhe litarit, pinjollët e bllokut, lakenjtë dhe çakejtë e tyre përreth, të përjetojnë dëshpërimin dhe turpin më të madh për dështimin e tyre. Qytetarët dhanë dhe japin një kontribut të madh për të qartësuar rolin e gjithsecilit, të atyre që ishin në bunker dhe të atyre që ishin në shesh. Do i paraqisni shqiptarëve në parlament raportin e plotë me raportin e të vërtetave. Dëshmi të shqiptarëve do i vihen në dispozicion hetimeve. Ky ishte një grusht që dështoi dhe që s’mund të realizohej kurrë. Kurrë ndonjëherë ata dhe askush s’mund të marrë Kryeministrinë e këtij vendi.

Faza A - Marrjen e kryeministrisë,Parlamentin dhe TVSH

Ky grup puçistësh në fazën A synonte marrjen e Kryeministrisë, Parlamentin dhe Televizionin Shtetëror. Drejtori i RTSH-së merrte një ditë para puçit kërcënime nga vandalët. Institucionet e shtetit ligjor, bënë që të dështojë çdo puç dhe çdo puçist. Dëshiroj të ftoj qytetarët shqiptarë të cilët disponojnë informacion, t’i depozitojnë ato pranë grupeve përkatëse të hetimit. Qytetarët, të cilët i besojnë lirisë dhe vlerave të saj, që besojnë pluralizmin dhe demokracinë, të dënojnë këtë akt të shëmtuar, ditën më të zezë të demokracisë në Shqipërisë. I garantoj se “grushtet e shtetit” nuk do kapërcejnë asnjë herë mbi këtë vend.
...

Shënim;
Nën titujt janë venë nga Redaksia e Lajmit për të dal në pah brendia e subjektit.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
z.Ylli Alushi
Imazh

Ylli Alushi ka lindur më datë 29 gusht 1956 në Skrapar të Republikës së Shqipërisë.Në vitin 2003, me një dekret të Presidentit të Republikës Alfred Moisiut emërohet Zv.Drejtor i SHISH

Ai ka përfunduar studimet e larta në Akademinë Ushtarake të Tiranës në vitin 1980 ku është titulluar oficer, ndërsa në periudhën 1984-1984 ka mbaruar studimet për Kundërzbulim po në këtë Akademi ushtarake.

Në vitin 1999 ai përfundon edhe studimet në Fakultetin e Drejtësisë. Nga viti 1980 deri në vitin 1991 ai ka pasur një karrierrë të pasur ushtarake duke punuar në sektorë të ndryshëm të ushtrisë. Në vitin 1991 ai i futet rrugës së shoqërisë civile duke punuar me Kryqin e Kuq Shqiptar si Shef i Marrëdhënieve me Jashtë.
Nga viti 1992 deri në vitin 1996 ai punon në Shërbimin Informativ të Ushtrisë duke kryer detyra me rëndësi. Nga viti 1996 deri në vitin 2002 ai kryeson sektorë të rëndësishëm në Kryqin e Kuq shqiptar.

Qysh prej vitit 2003, me një dekret të Presidentit të Republikës, ai emërohet Zv.Drejtor i SHISH.

Z.Alushi njeh dhe flet mjaft mirë gjuhët anglisht, frëngjisht, italisht dhe Serbokroatisht.

Ai është i martuar dhe baba i dy vajzave.


z. Bahri Shaqiri
Imazh
Më 27-01-2005, me një dekret të Presidentit të Republikës - Alfred Moisiu, ai emërohet Zv.Drejtor i SHISH

Bahri Shaqiri ka lindur më datë 8 qershor 1970 në Tiranë,
Republika e Shqipërisë.

Ai ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës ku ka marrë diplomën e juristit.

Nga viti 1992 deri më 1994 ai ka punuar si jurist në Drejtorinë e Përgjithëshme të Policisë Financiare. Ndersa për kohën nga viti 1994 deri më 2002 ai ka punuar si avokat dhe konsulent juridik pranë Agjensisë Ajrore “ADRIA AIRWAYS SH.P.K” dhe Shoqërisë së Transportit ekspres “TNT”.

Viti 2002 do të shënonte një kthesë në jetën e tij profesionale. Ai do të hynte në Shërbimin Informativ të Shtetit ku do të kryente detyrën e Shefit të Kabinetit dhe të Kryetarit të Marrëdhëniev me Jashtë deri në 27-01-2005 kur do të dekretohej si Drejtor i Shërbimit Informativ të Shtetit shqiptar.

Ai është njohës i mirë i gjuhëve anglisht dhe italisht.

Ai është i martuar, baba i dy djemve.


z.Saimir Kodra
Imazh
Prej tetorit të vitit 2005, Z. Kodra emërohet Inspektor i Përgjithshëm i SHISH
Këshilli i Ministrave emëron një Inspektor të Përgjithshëm përgjegjës për kryerjen e inspektimeve në veprimet e SHISH-it. Inspektori i përgjithshëm i raporton drejtpërsëdrejti Kryetarit të Këshillit të Ministrave


Saimir Kodra ka lindur më datë 25 shkurt në qytetin e Tiranës- Republika e Shqipërisë.

Ai ka përfunduar studimet e larta në Akademinë Ushtarake të Tiranës në vitin 1982 dhe është titulluar oficer, ndërsa në vitin 2000 ai përfundon studimet edhe në Fakultetin e Drejtësisë.

Nga viti 1983 deri në vitin 1991 ai ka pasur një karrierrë të pasur ushtarake duke punuar në sektorë të ndryshëm të ushtrisë.

Nga viti 1992 deri 1993 ai ka qënë Kryetar i Degës së Rendit Publik në Dibër.


Nga viti 1993 deri në vitin 1997 ai punon në Shërbimin Informativ të Ushtrisë duke kryer detyra me rëndësi deri në atë të Zv.Drejtorit të këtij Shërbimi. Në këtë periudhë Z.Kodra ka kryer disa specializime në fushën e kundërzbulimit ushtarak.

Nga viti 1997 deri në vitin 2005 ai punon si menaxher në kompani të ndryshme shqiptare dhe si avokat.

Qysh prej tetorit të vitit 2005, Z. Kodra emërohet Inspektor i Përgjithshëm i SHISH nga Kryetari Këshilli i Ministrave
Inspektori i përgjithshëm i raporton drejtpërsëdrejti Kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe është nën vartësinë e kryetarit të SHISH-it.


Z.Kodra njeh përgjithesisht mirë gjuhët anglisht, gjermanisht dhe italisht.

Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

Cili është SHISH?


Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) është institucion qendror, që varet nga Kryetari i Këshillit të Ministrave. Ai është krijuar sipas parimit të njohur që një vend ka nevojë për një organizëm efektiv, profesional dhe të aftë të furnizojë me inteligjencë organizmat dhe figurat shtetërore të ngarkuara me Ligj, në funksion të vendim-marrjes politike dhe të sigurimit kombëtar.
Duke synuar përmbushjen e këtij detyrimi kushtetues dhe ruajtjen e Sigurisë dhe interesave kombëtare, politike e ekonomike, SHISH siguron inteligjencë nga jashtë e brenda Shqipërisë.

Shërbimi Informativ Kombëtar nuk kryen veprimtari të karakterit ushtarak ose policor. Ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti janë parimet bazë të punës së këtij organi.
Organizimi i strukturave të SHISH përputhet me kërkesat e përmbushjes së misionit të saj.

Prioritetet e SHISH përcaktohen nga Qeveria duke u bazuar edhe
në Dokumentin e Strategjisë Kombëtare.
Bazuar në normat e Shërbimeve moderne dhe demokratike, veprimtaria informative e SHISH mbikqyret nga ana e legjislativit, ekzekutivit dhe organeve të mbikqyrjes së ligjshmërisë.
Shërbimi Informativ Kombëtar është organ i depolitizuar. Punonjësit e tij detyrohen të nënshkruajnë e të zbatojnë deklaratën e departizimit.
Hyrja dhe pjesmarrja e Shqipërisë në proceset e globalizimit modern, roli i saj aktiv në planin rajonal dhe evropian si edhe përballja e saj me kërcënimet e sotme si krimi i organizuar, trafiqet e terrorizmi, janë sfidat të cilat SHISH duhet ti fitojë me siguri.


Organizimi i punës së SHISH.


Veprimtaria informative e SHISH është në mënyrë të padiskutueshme e pavarur por edhe e ndërvarur me/nga institucione të tjera shtetërore. Sipas nevojave të përdoruesve, kërkesave dhe interesave të tyre, SHISH mbledh, analizon dhe realizon inteligjencë të domosdoshme.

SHISH informon rregullisht Presidentin dhe Kryeministrin në zbatim të prerogativave të tyre por në raste të vecanta edhe ministra apo titullarë institucionesh të tjera me qëllim vënien e tyre në dijeni të fakteve dhe marrjen e masave të nevojëshme.

Kryetari i SHISH-it informon dhe raporton te Presidenti i Republikës dhe te Kryetari i Këshillit të Ministrave për probleme që lidhen me sigurimin kombëtar.

Me pjesmarrjen e SHISH në mekanizma të tillë si në Komitetin Ndërministeror për Politikat e Sigurisë Kombëtare, në Këshillin e Sigurimit Kombëtar të kryesuar nga Presidenti i Republikës, në Byronë Kordinative të Cështjeve të Sigurisë Kombëtare dhe më tutje në bashkëpunim më shërbime të tjera informative partnere në Shqipëri, SHISH është futur në sistemin e sigurisë kombëtare dhe kontribuon përruajtjen dhe forcimin e Interesave dhe Sigurisë Kombëtare.


Mbikqyrja e SHISH-it.


Në demokracitë e sotme, veprimtaria e Agjensive Informative dhe të Sigurisë është nën një mbikqyrje konstante posacërisht për mbrojtjen dhe respektimin e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore të tij.Duke qënë se Shqipëria është anëtare e Komunitetit të Botës Demokratike, veprimtaria e SHISH është nën një mbikqyrje të rreptë të shumë institucioneve.
Në realizimin e detyrave të tij, SHISH mbikqyret nga Kuvendi ( në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo me anë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë dhe Mbrojtjes), nga Qeveria dhe organet e mbikqyrjes së zbatimit të ligjshmërisë.

Mbikqyrja parlamentare ushtrohet nga Komisioni Parlamentar i Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ky Komision ka fuqi të mëdha për të mbikqyrur zbatimin e formave të punës dhe veprimtarisë së SHISH nëse ka të dhëna për abuzime të përdorimit të jashtëligjshëm të tyre.

Mbikqyrja Ligjore ushtrohet nga Prokurori i Përgjithshëm i Republikës që autorizon dhe kontrollon ligjësimin e disa formave të mbledhjes se informacionit.
Drejtori i SHISH i raporton komisionit të paktën një herë në vit.
Qeveria e kryen mbikqyrjen e SHISH duke ndjekur aktivitetet e SHISH dhe rezultatet e punës së tij.
Drejtori i SHISH raporton edhe në Këshillin e Ministrave, sipas përcaktimit të Kryetarit të Këshillit të Ministrave.
Këshilli i Ministrave emëron një Inspektor të Përgjithshëm përgjegjës për kryerjen e inspektimeve në veprimet e SHISH-it. Inspektori i përgjithshëm i raporton drejtpërsëdrejti Kryetarit të Këshillit të Ministrave
dhe është nën vartësinë e kryetarit të SHISH-it. Inspektori i përgjithshëm ka të drejtë të ushtrojë kontroll mbi veprimtarinë e SHISH-it. Inspektori i përgjithshëm informon Drejtorin e SHISH-it[/size] për shkeljet e ligjit dhe për probleme të tjera serioze që mund të hasen në veprimtarinë e SHISH-it, rekomandon veprime korrigjuese dhe merr përsipër mbrojtjen e informacionit të klasifikuar gjatë përgatitjes së raportit.


Baza ligjore dhe fushat e veprimtarisë së SHISH :


Për ushtrimin e aktivitetit të tij, SHISH zbaton Ligjin Nr.8391, datë 28.10.1998 "PER SHERBIMIN INFORMATIV KOMBETAR" i ndryshuar me ligjin Nr.8479, datë 29.4.1999 "PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8391" datë 28.10.1998 "PËR SHËRBIMIN INFORMATIV KOMBËTAR."

Drejtori e zëvendësdrejtori i SHISH emërohen e shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryetarit të Këshillit të Ministrave.
Në nenin 3 të tij saktësohet që: ” Shërbimi Informativ Shtetëror mbledh informacion nga jashtë në funksion të sigurimit kombëtar, kryen veprimtari kundërzbulimi për ruajtjen e integritetit, të pavarësisë e të rendit kushtetues, mbledh informacion për terrorizmin, për prodhimin dhe trafikun e narkotikëve, për prodhimin e armëve të dëmtimit në masë, për krimet kundër mjedisit, mbledh informacion për krimin e organizuar, që cenon sigurinë kombëtare”.

Shërbimi Informativ Shtetëror në funksion të realizimit të detyrave të tij mund të bashkëpunojë me shërbimet informative të vendeve të tjera.

SHISH bashkëpunon me institucionet e tjera shtetërore në zbatim të këtij ligji, duke u dhënë informacion deri në atë masë që lejon mbrojtja e burimeve dhe e metodave të punës.

Për të realizuar qëllimin në funksion të sigurimit kombëtar, Shërbimi Informativ Shtetëror bashkërendon dhe drejton punën për grumbullimin e shkëmbimin e informacionit me shërbimet informative të strukturave të tjera shtetërore, të parashikuara me ligj.
SHISH po kështu bashkëpunon edhe me entitetet të tjera informative shtetërore apo të huaja në zbatim të ligjeve dhe urdhërave ekzekutivë me qëllim të kontribuojë natyrshëm në ruajtjen dhe forcimin e sigurisë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare.

Dy fjalë rreth emblemës së SHISH
Imazh


Emblema e Shërbimit Informativ të Shtetit përfaqëson kuptimin simbolik e figurativ të institucionit si brenda edhe jashtë vendit. Emblema është kompozuar në gjininë e medalionit, në formën klasike rrethore me nivelet bazo reliev dhe alto reliev. Shqiponja dykrenore është huazuar nga flamuri kombëtar dhe në bazën e poshtme është shkruar sigla SHISH.
Emblema është konceptuar në ngjyrë të artë me sfond të errët blu. E drejta e autorit të emblemës i takon piktorit Robert Përmeti

U morrë prej linkut; http://www.shish.gov.al/index.html
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ish ministri i Drejtsisë të Partisë Socialiste, sh. SPIRO PEÇI, KËSHILLTAR LIGJOR I PRESIDENTIT i thotë JOOO të madhe, Refuzon të shkoji Bamir Topi para Komisionit Hetimor të Parlamentit për Grushtin e Shtetit të dt.21.I.2011 në Tiranë.

Imazh
KONFERENCË SHTYPI E ZOTIT SPIRO PEÇI, KËSHILLTAR LIGJOR I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

2 shkurt 2011


Siç është bërë publike nga Komisioni Hetimor i Kuvendit të Shqipërisë, por edhe nga shkresat që na janë dërguar prej këtij Komisioni është kërkuar që Presidenti i Republikës brenda datës 2 shkurt të dërgojë një informacion për të gjithë veprimtarinë e tij gjatë dhe pas datës 21 janar 2011.

Me qëllim të bërjes transparente të qëndrimit institucional të Presidentit të Republikës sqarojmë opinionin publik:

Presidenti i Republikës ushtron kompetencat e tij në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Në mbështetje të nenit 92, germës “h” të Kushtetutës, Presidenti është autoriteti që kërkon të dhëna me shkrim, pra informacione nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë bëjnë me veprimtarinë e tyre. Pra, Presidenti ka të drejtën e informimit, por jo detyrimin për të informuar. Kërkesa në fjalë e Komisionit Hetimor, pa përmendur objektin e saj që në vetvete përmban elementë, që realisht pengojnë kthimin e një përgjigjeje, është e pakuptimtë për aq kohë sa po ky Komision me shkresën e datës 31 janar 2011, thërret Presidentin e Republikës për t’u paraqitur në Komision në orën 17.30 të datës 3 shkurt, me qëllim realizimin e një seance pyetjesh lidhur me objektin e hetimit të këtij Komisioni Hetimor.

Presidenti i Republikës në respekt të institucioneve, siç është Kuvendi apo dhe komisionet e tij hetimore, shpreh gatishmërinë duke iu përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese, por vetëm në përputhje me ligjet e këtij vendi.

Duke marrë shkas nga sa më sipër, dëshirojmë të theksojmë se Komisioni Hetimor në kërkesën e vet, që Presidenti i Republikës të paraqitet para tyre për të dëshmuar, është në kapërcim të kompetencave duke shkelur ligjin. Dihet se komisionet hetimore të Kuvendit e ushtrojnë veprimtarinë e tyre sidomos për metodikën e hetimit, në përputhje me dispozitat e Kodit për Procedurën Penale (pika 2 e nenit 4 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit). Referuar këtij detyrimi ligjor, po ju lexoj nenin 162 të Kodit të Procedurës Penale që titullohet “Marrja e dëshmisë së Presidentit të Republikës dhe të nëpunësve të shtetit”, në të cilin thuhet:

1. Dëshmia e Presidentit të Republikës merret në selinë ku ai ushtron funksionet e Kryetarit të Shtetit.
2. Kur duhet të merret dëshmia e Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese ose dhe të Gjykatës së Lartë, këta mund të kërkojnë të pyeten në selinë ku ushtrojnë detyrën e tyre.

Pra, siç del e qartë nga përmbajtja e këtij neni, Presidenti nuk mund të thirret për t’u paraqitur ashtu siç kërkon Komisioni Hetimor, por jo vetëm kaq. Atij në dallim nga funksionarët e lartë të shtetit, nuk i lejohet të paraqitet para Komisionit, Gjykatës apo dhe Prokurorisë.


Në këto kushte edhe njëherë, duke shprehur gatishmërinë për të dëshmuar, në respekt të ligjit, Presidenti i Republikës do të përcaktojë mënyrën dhe kohën e realizimit për t’iu përgjigjur pyetjeve të Komisionit Hetimor.

Më lejoni që veç problemeve të trajtuara më lart, duke qenë para përfaqësuesve të medias, të shfaq opinionin lidhur me një debat që ka të bëjë jo vetëm me gazetarët, por me një numër të madh funksionarësh apo përfaqësuesish të popullit, që mund të cënojnë në çdo kohë edhe interesat e çdo qytetari të thjeshtë të këtij vendi. E kam fjalën pikërisht për kërkesën e Komisionit Hetimor drejtuar operatorëve të sipërmarrësve të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike publike. Është i përditshëm debati nëse një veprim i tillë është në përputhje apo kundërshtim në me ligjin. Që në fillim, dëshiroj të theksoj, që Komisioni Hetimor në kërkesën e vet është në shkelje të hapur të ligjeve të këtij vendi. Pa përmendur Kushtetutën e Republikës, apo Konventën Europiane e të Drejtave të Njeriut, të cilat mbrojnë të drejtën e privatësisë së shtetasve, qofshin me funksione apo pa funksione shtetërore publike apo politike, por janë një sërë ligjesh specifike që bëjnë të qartë paligjshmërinë e kërkesës së Komisionit Hetimor.

Ky Komision, vërtetë ushtron veprimtarinë përsa i përket metodikës së hetimit, si marrja e vendimeve të ndërmjetme për pyetjen e dëshmitarëve, thirrjen e ekspertëve dhe marrjen e dokumenteve, por në asnjë rast nuk mund të ndërmarrë atributet e prokurorit dhe gjykatës, që me ligjet e veçanta i atribuohen këtyre organeve. Në rastin konkret, Komisioni arsyeton se ka kërkuar thjesht disa dokumente që janë skedarët e të dhënave për pajtimtarët e telefonisë që Komisioni i quan tabulate. Dua të theksoj se pikërisht këto skedarë apo tabulate siç quhen në gjuhën e përditshme, ligjet i vendosin në një trajtim të posaçëm. Për të argumentuar këtë, po u referohem dispozitave ligjore vetëm për dy ligjeve të veçanta. Konkretisht, në nenin 101, paragrafi 2 dhe 3 të ligjit nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, thuhet se:

2. Skedarët duhet të përmbajnë të dhënat, që mundësojnë, pra gjithmonë tabulatet:

a) identifikimin e pajtimtarëve, duke siguruar marrjen dhe regjistrimin e identitetit të plotë të tyre;
b) identifikimin e pajisjeve fundore, të përdorura gjatë komunikimeve;
c) përcaktimin e datës, të orës, kohëzgjatjes së komunikimit dhe numrit të thirrur.

Pra, i ka përcaktuar ligji të gjitha ç’ka kërkohen nga ky Komision.

3. Këta skedarë duhet t’u vihen në dispozicion, edhe në formë elektronike, autoriteteve që i përcakton Kodi i Procedurës Penale, në bazë të kërkesës së tyre. Është e shprehur në mënyrë të qartë nga ligji.

Pra siç shihet, ky ligj detyron operatorin që këto skedarë t’i vihen në dispozicion vetëm autoritetit që përcakton Kodi i Procedurës Penale. Çdokush dhe me njohuri minimale në fushën e së drejtës, do kërkonte në këtë Kod, se cili është autoriteti, që mund t’i vihen në dispozicion këto skedarë. Përgjigjen e gjejmë në pikën 1, të nenit 222 të Kodit të Procedurës Penale ku thuhet se “regjistrimi i numrave të telefonit, hyrës dhe dalës”, pra elementë që përmend ligji që sapo citova, ajo çka njihet si tabulate, ligji autorizon vetëm prokurorin për marrjen e tyre. Nga kjo, del e qartë se kërkesa të kësaj natyre, mund të paraqesë vetëm prokurori, përndryshe me logjikën e Komisionit Hetimor, se ka të drejtë të paraqesë kërkesa të tilla dhe të administrojë dokumente të kësaj natyre, Komisionin nuk do ta pengonte asgjë për të kryer veprime që ligji i atribuon vetëm prokurorit dhe gjykatës, siç janë arrestimet, vënie nën sekuestro, pse jo dhe dhënien e vendimeve penale.

Gazetari, Ardi Bita: Zoti Peçi, pyetjen e parë e kisha në lidhje me, pavarësisht gatishmërisë që Presidenca apo Presidenti shpreh për të dëshmuar në Komisionin Hetimor, në opinionin tuaj, a është i ligjshëm ky Komision Hetimor?

Këshilltari Ligjor, Spiro Peçi: Po, faleminderit! Dua të bëjmë një marrëveshje për përgjigjet e pyetjeve. Ajo çka do të shpjegoj për pyetjet që keni është një mendim i imi personal si jurist. Nuk ka të bëjë me funksionin si Këshilltar i Presidentit të Republikës. Ato çka ka kisha, në mënyrë institucionale, i parashtrova pak më parë. Mesa kuptova, thelbi i pyetjes suaj është, nëse është i ligjshëm Komisioni Hetimor. Unë do ta ndaja në dy momente. Përsa i përket anës formale juridike, kemi të bëjmë me një Komision, i cili është ngritur në përputhje me ligjin, pavarësisht se në këtë Komision nuk ka marrë pjesë opozita. Ky është një qëndrim politik që nuk ka të bëjë me ligjin. Për mendimin tim, përsa i përket pjesës së dytë që do të thoja, nëqoftëse ky Komision Hetimor do ta kufizonte objektin e veprimtarisë së tij brenda atyre caqeve që lejon ligji, do të kishim një komision të ngritur në përputhje me, në ushtrim të kompetencave që i japin ligjet. Nga vetë objekti që ka caktuar ky Komision, ku thotë: “Për hetimin, zbulimin, financimin, madje edhe ndëshkimin e veprave të dhunës të ushtruara për përmbysjen e rendit kushtetues”. Në vetvete kemi të bëjmë me një akuzë të ngritur, pa filluar akoma asnjë lloj hetimi. Nuk është Komisioni Hetimor që ngre akuza, nuk është Komisioni Hetimor që heton akuza, aq më tepër, nuk është Komisioni Hetimor që ndëshkon ata që akuzohen. Kushtetuta dhe në çdo shtet ku funksionon shteti i së drejtës dhe demokracia, pushtetet janë të ndara, secili ka kompetencat e veta. Këto janë kompetenca, të paktën siç shprehen në objektin e Komisionit Hetimor, janë kompetenca që i ushtrohen vetëm Prokuroria dhe në finale, Gjykata e vendit.

Gazetari: Dhe pyetjen e dytë, si Këshilltar i Presidentit, a keni një koment? Gjithë këto akuza të rënda nga Kryeministri, drejtuar Presidentit, a ndikojnë në marrëdhëniet Presidencë - Kryeministri apo në marrëdhëniet ndër-institucionale?

Këshilltari Ligjor, Spiro Peçi: Ju të gjithë jeni vënë në dijeni që Presidenti i Republikës dhe gjatë gjithë veprimtarisë së tij, çdo mesazh, çdo apel, çdo bashkëbisedim, e ndërton vetëm në rrugë institucionale, i mbështetur në Kushtetutë dhe në ligjet që kanë dalë në përputhje me Kushtetutën. Presidenti i Republikës nuk merret me akuza dhe kundër-akuza.

Prokurorja e Përgjithshme - Ina Rama, e bija e Haxhiut dhe Maksude Kadena(E thirrën Sudja e piramidave. Ishte presidente e firmës piramidale e viteve 1993 - 1997, ku bëri 5 vjet burgë prej shkurtit 2001 deri në vitin 2006 për mashtrime e grabitje të shumave kolosale të parave qytetarve shqiptar)
Imazh

U zgjodhë dhe propozua nga Bamir Topi dhe në nëntor të 2007 u emërua si Prokurore e Përgjithshme nga Kuvendi Popullor deri në nëntor të 2012


Pas përfundimit të studimeve të drejtësisë në Fakultetin e Drejtësisë të Universiteti i Tiranës zonja Ina Rama e filloi karrieren e saj si ndihmës-gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës (1996–1999). Më pas (2001–2002) ishte gjyqtare në periudhën e stazhit të Shkollës së Magjistraturës pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës. Pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës (2002), ku u rendit e para, ajo filloi punë si gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë, Lushnjë, ku punoi deri në fund të vitit 2004. Në janar 2005 filloi punë si gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime te Rënda, dhe në prill 2005 edhe si anëtare e Kolegjit Zgjedhor, poste në të cilat punoi deri në nëntor 2007, kur u emërua si Prokurore e Përgjithshme.

Përveç këtyre detyrave znj. Rama është edhe pedagoge e jashtme në Universitetin "Aleksandër Moisiu", Durrës, si dhe eksperte për trajnimin vazhdues të gjyqtarëve dhe të prokurorëve pranë Shkollës së Magjistraturës. Ajo ka qenë gjithashtu eksperte në programe të ndryshme kualifikimi dhe trajnimi të organizuara në kuadër të programeve OPDAT, UNICRI dhe PAMECA.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Lulzim Basha informon para Komisionit Hetimor Parlamentar më datën 1 shkurt 2011 për Grushtin e Shtetit të dt.21.1.2011
Imazh

Prokuroria bllokoi hetimet para Puçit, po prish provat pas tij
02-02-2011 / Gazeta 55

Ministri i brendshëm Lulzim Basha ka dëshmuar dje në komisionin parlamentar lidhur me implikimin e disa institucioneve kushtetuese në Grushtin e Shtetit të 21 janarit. Prokuroria ka bllokuar në mënyrë të prerë “përgjimin parandalues” ndaj elementëve që prej javësh po përgatiteshin për dhunën e 21 janarit, ndërkohë që pas kësaj date, përveç tentativës për asgjësimin e Gardës, ajo po shquhet për shkatërrimin e provave të marra nga vendngjarja


Leksionet nga dëshmia e djeshme e Lulzim Bashës


Konfirmohet implikimi i institucioneve, pasi me grushtin e shtetit nuk merren fshesaxhinjtë



Prokurorët që marrin plumbat në xhep s’janë prokurorë, por bashibozukë të paguar për të ndihmuar Puçin


Ministri i Brendshëm Lulzim Basha raportoi në komisionin hetimor parlamentar, rreth demonstratës së dhunshme të opozitës, ku u tentua të merrej pushteti përmes një “grushti shteti”. Ministri Basha akuzoi PS-në se në 21 janar kishte rekrutuar eksponentë të krimit të organizuar për të realizuar skenarin e puçit të shtetit në bashkëpunim edhe me institucione të tjera shtetërore. Në këtë drejtim ministri i Brendshëm tha se Partia Socialiste i kishte ndarë detyrat për kontigjentin kriminal, të cilët do sulmonin jo më me gurë dhe bomba “Molotov”, por me granata dhe kallashnikovë, sapo të binte nata. “PS është ndërthurur me elementë kriminalë. Çastin tronditës të fillimit të dhunës në 21 janar 2011. Çdo qytetarë të cilët kanë ndjekur këto ngjarje nëpërmjet dhjetra mediave ku po këshu ekspertë diplomatë, gazetarë, i gjithë opinjoni ndërkombetar mban mënd se duke parë pamjet filmike të ngjarjes së 21 janarit. Ndonëse ishte njoftuar një tubim, ky tubim kishte marrë përmasa kombëtare. Mitingu apo aktivitete apo masa e njerëzve u vendosen përpara forcave të rendit dhe nuk pati asnjë fjalim, por nisi me dhunë. Pa asnjë provokim, elementet kriminale të gjendur e grumbulluar nisën goditjen e forcave të rendit me çadra, gur dhe dhuna u përshkallëzua. Dhuna u pëshkallëzua hap pas hapi ku mbetën të plagosur dhjetra efektivë të shtetit duke përfshirë drejtues të lartë. Dhuna vazhdoi përshkallëzimin dhe pas ndërhyrjes së forcave të ndihmës së shpejtë e cila e gjendur në një qendrim të vetëpërmbajtur te policisë së shtetit vazhdoi duke qëlluar efektiva. Për 5 orë, skena e parë u përshkallëzua. Për 5 orë forcat e rendit dhe Garda e Republikës kontrolluan me vetëpërmbajtje maksimale dhunën e përshkallëzuar nga një turmë e organizuar dhe e komanduar. Pas 5 orësh sulmesh ndaj Këshillit të Ministrave dhe thyerjes së perimetrit të sigurisë, shkallmimit të derës dhe goditjes së vazhdueshme të punonjësve të Gardës së Republikës brenda territorit, ky operacion sulmi dhe rrethimi i Kryeministrisë mori fund. Policia e Shtetit ndërhyri dhe arrestoi në flagrancë dhjetëra nga këta persona. Puçistët kishin në plan që, me rënien e muzgut, do të përdoreshin kallashnikovë, për të rrëzuar Këshillin e Ministrave, çka do presupozonte edhe rënien e shtetit. Selia e Këshillit të Ministrave u mbajt nga huliganë dhe banditë të armatosur me lëndë plasëse, bomba molotovë, armë zjarri. Qëllimi i 21 Janarit ishte marrja me forcë e selisë së Këshillit të Ministrave, pas nxjerrjes jashtë loje të efektivave të policisë dhe atyre të Gardës. Me qëllimin e krijimit të një gjendje anarkie, për të justifikuar rrëzimin e kësaj qeverie, zëvendësimin e asaj me një tjetër dhe nxjerrë idenë e zgjedhjeve të parakohshme”- u shpreh ministri Lulzim Basha. Ai deklaroi se mes demostruesve janë gjendur dhe dhjetra të ndaluar dhe me precedentë penal, të cilëve u janë gjendur shuma deri në 200 mijë lek me prerje në euro. Për këtë, Basha tha se çdo gjë ishte i mirëorganizuar dhe realizuar nga njerëz të paguar. “Për pesë orë Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës u përmbajtën në mbrojtje të institucioneve. Pas pesë orësh dhunë, thyerjes së derës dhe hyrjes brenda dhe goditjes së efektivëve të Gardës së Republikës ky operacion sulmi dhe rrethimi të kryeministrisë mori fund, dhe forcat e Policisë së Shtetit ndërhynë duke kapur të gjithë ata që po përpiqeshin të merrnin me forcë godinën e qeverisë”, tha Basha. Ai u bëri thirrje anëtarëve të Komisionit hetimor Parlamentar të hetojë veçanërisht thirrjet dhe paralajmërimet për dhunë të bëra nga krerë të opozitës, të cilët ai i konsideroi si nxitëse të dhunës dhe një paralajmërim të fortë për ato që shënuan 21 janarin. Gjithashtu ministri i Brendshëm, akuzoi Prokurorinë e Përgjithshme nëse mosveprimet dhe veprimet e saj janë një rastësi apo pjesë e planit puçist. “Fola me kryeprokuroren dhe i shpjegova situatën që mund të çonte në një përshkallëzim të situatës. I kërkova sqarime duke i thënë se ishte e pajustifikuar dhe e dëmshme që e gjithë komanda operative të ndalohej. Pas kësaj informova kryeministrin dhe kërkova takim edhe me presidentin e Republikës që e vura në dijeni për këtë çështje, por edhe për mosardhjen e informacionit nga SHISH”. Basha tha se Prokuroria ka refuzuar përgjime për disa kriminelë, të dyshuar që kishin lidhje me puçistët, ndërkohë që sikundër tha Basha, Prokuroria nxori në të kundërt urdhër-arrestet për gardistët që qëlluan mbi turmën. Ministri i Brendshëm kërkoi hetim të thellë të rolit të Prokurorisë së Shtetit në ngjarjet e 21 janarit. Jashtë vëmendjes së hetimeve, tha Basha, s’duhet të mbetet as SHISH dhe institucionet e tjera të identifikuara si pjesë e planit të puçiste për rrëzimin e qeverisë me dhunë. Një ditë më parë ka qënë kryeministri Sali Berisha, i cili ka dëshmuar përballë Komisionit Hetimor, kjo në shërbim të zbardhjes së “grushtit të shtetit” të 21 janarit që shënoi aktet e dhunshme pranë Kryeministrisë, plagosjen e dhjetëra efektivave të Policisë së Shtetit dhe vrasjen e tre demonstruesve, me qëllimin e vetëm që të rrëzohej Qeveria.

Prokuroria, qëndrim të dyshimtë- nuk ka hapur asnjë hetim për dhunën ndaj Kryeministrisë

Basha akuzon edhe SHISH se s’ka dhënë asnjë informacion për demonstratën e 21 Janarit “është e çuditshme se përse prokuroria nuk e hap si çështje rrethimin dhe dhunën e ushtruar ndaj institucioneve nga demonstruesit”. Me një përgjigje të tillë, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, iu përgjigj pyetjes së drejtuar nga anëtarët e komisionit hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 Janarit, se përse organi i akuzës nuk po heton dhunën ndaj Këshillit të Ministrave. Ndërsa në lidhje me figurën e Presidentit të Republikës, ai tha se e ka informuar deri në detaje me gjithçka ndodhi atë ditë. Nga ana tjetër, i pyetur mbi informacionet e marra nga shërbimet inteligjente mbi atë që do ndodhte në 21 Janar, ministri i Brendshëm sqaroi se policia ka mbledhur të dhëna, të cilat kanë qenë të detajuara, mbi mundësinë reale të përdorimit të dhunës atë ditë.

Urdhër-ndalimet, ministri Basha: Arrestimi i gardistëve, mesazh për dhunë shkatërruese

Duke u ndalur tek çështja e urdhër-ndalimeve të 6 oficerëve të Gardës, ministri sqaroi se arrestimi i tyre do të përbënte një demoralizim të hapur ndaj efektivave blu. “Ky do të ishte një mesazh shkatërrimtar jo vetëm për ata që mbrojnë institucionet kushtetuese, por për të gjithë efektivat blu në rang vendi, ndaj ishte tërësisht e papranueshme. Prandaj u lidha me kryeprokuroren dhe i thashë se kjo situatë mund të çonte në një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës. E ajo më komunikoi se duhej të pyetej secili prej tyre”- tregoi më tej Basha. Duke shtuar se për këtë çështje ai madje kërkoi edhe një takim me presidentin e Republikës. “U detyrova më pas të kontaktoj edhe me ambasadorët e huaj për t’i informuar mbi situatën dhe t’u kërkoj mendimin e tyre mbi këtë çështje. Ata më thanë se kërkesa dukej e nxituar dhe se ndanin shqetësimin që kjo do të kishte tek forcat e rendit dhe niveli i sigurisë”, sqaroi ministri i Brendshëm. Sipas tij, është një seri e tërë veprimesh dhe mosveprimesh, para sulmit me forcë për të marrë me dhunë Këshillin e Ministrave, duke parashtruar pyetjen nëse ato kanë qenë që të gjitha pjesë e një plani të puçistëve të 21 Janarit.

Më pas ministri ju përgjigj pyetjeve të deputetëve, anëtarë të komisionit hetimor

Deputet i PD-ës Dashnor Sula - ish prokuror dhe i kraut të B.Topit

Nga informacionet e mediave dhe shërbimet antikriminale, mësohet se kanë qenë edhe efektivë të policisë bashkiake të Tiranës dhe bashkive të tjera. Ligji parashikon ndryshe për aktivitete dhe pjesëmarrjet e kësaj police në manifestime partiake. Çfarë masash janë marrë nga ana juaj? Policia bashkiake e Tiranës dhe e policive të bashkive të tjera socialiste, kanë qenë në demosntratën e 21 janarit. Vazhdon evidentimi dhe vënia e tyre para përgjegjësisë. Janë revokuar lejet e armëve për disa prej këtyre policive, ndërsa që nga dita e enjte, policia bashkiake e Tiranës, nuk mban armë.


Deputet i PD-ës Fatos Hoxha

Demonstrata e 21 janarit u paralajmërua në media dhe me ftesa të ndryshme. Ndërsa në 21 janarit, për 5 orë, kryeministria e mbajt e rrethuar dhe e sulmuar me materiale të ndryshme, armë e lëndë plasëse. Si ka mundësi gjithë kjo dhunë mbi një institucion kushtetues dhe prokuroria nuk ka hapur çështje penale, bazuar në KPP dhe KP, për grushtin e shtetit? Si ministër i Brendshëm ju garantoj se që në datë 23 janar, policia ka bërë referimin në prokuroi, duke depozituar edhe provat ndaj organizatorëve. Në detyrën e Ministrit të Brendshme, gjatë 5 orëve rrethim të kryeministrit, a keni pasur komunikim nga kryeministrin e vendit dhe Presidentin e Republikës? Gjatë rrethimit 5 orësh, kam pasur një numër komunikimesh me stafin e policisë, por edhe persona të tjerë. Rreth orës 16.00 kam pasur thirrje telefonike me një ambasador, i cili ishte informuar për thyerjen e perimetrit të jashtëm ruajtës të kryeministrisë, më është sugjeruar, në se mund të kisha mbështetje nga ndonjë forcë, tjetër, sikurse forcat e armatosura, ti përdornim. Komunikova me kryeministrit, i cili kategorikisht e refuzoi. Komunikova edhe me Presidentin, i cili më kujtoi se ka një kuadër ligjor. Fola edhe me ministrin e Mbrojtjes, i cili nuk e mbështeti propozimin e ambasadorit.


Deputet i PD-ës Enkelejd Alibeaj - ish Ministër i Drejtsisë

A keni pasur informacion apo të dhëna paraprake nga SHISH apo ndonjë shërbim tjetër? Sa kohë para datës 21 janar keni pasur të dhëna paraprake? Të dhënat e detajuara jepnin informacion për përdorim të dhunës në 21 janar. Disa të dhëna sugjeronin sulm të armatosur ndaj kryeministrit, disa të dhëna të tjera, për një protestë disa ditore, disa të dhëna të tjera për përfshirje të elementeve kriminal dhe me precedentë. Të gjitha kot të dhëna janë mbledhur në mënyrë operative nga policia e shtetit dhe janë administruar në bazë të ligjit. Ministria nuk ka shërbim inteligjent, por ka SHKB, që ka detyrë luftën ndaj korrupsionit në radhët e uniformave të Policisë së Shtetit... Në kushtet e parashikimit ligjor, edhe SHKB-ja ka pasur informacione lidhur me 21 janarin. Viktor Gumi Përse është penguar mospërgjimi i elementëve të dyshuar? Kërkesa për përgjim kaloi gjithë filtrat e Ministrisë së Brendshme për përgjim të personave me imunitet dhe u refuzua nga Prokuroria. Këta elementë sipas informacioneve tona, kishin kohë që inspironin për realizimin me forma të ndryshme të 21 janarit. Para disa kohësh, policia e qarkut të Lezhës, identifikoi dhe asgjësoi një numër të konsiderueshëm armësh, të mbështjella me flamur e qese me logon e PS-së. Këto ishin vetëm indicio. Por duke pasur parasysh implikimin në trafiqe të jashtëligjshme, të këtyre personave, kërkuam përgjimin e tyre.

Deputeti i PD-ës Gent Strazimiri - ish zev. - Minist¨r i Brëndshëm

Cili ka qenë komunikimi, nëse ka pasur, i juaji apo personave të autorizuar prej jush, me drejtuesit e SHISH-it, para, gjatë dhe pas dështimit të grushtit të shtetit? Policia e Shtetit i ka kërkuar SHISH informacion me shkrim për ngjarjet e 21 janarit. Përgjigja ka qenë, “për momentin nuk konstatojmë asgjë lidhur me ngjarjet e 21 janarit”. Kjo përgjigje ka qenë në 20 janar. Unë personalisht nuk kam pasur asnjë komunikim. Si ministër i Brendshëm jam njoftuar zyrtarisht për korrespodencën. Në datën 21 janar nuk kam pasur komunikim. Në datë 22 janar e në vazhdim kam pasur 4-5 komunikime. A janë në gjendje strukturat e Policisë së Shtetit dhe Garda e Republikës, të garantojnë rendin, sigurinë dhe qetësinë në vend? Garantoj se strukturat e Ministrisë së Brendshme, sigurojnë rendin dhe qetësinë. Përkushtimi i strukturave është shumë i madh. Strukturat operative kanë punuar dhe po punojnë. E rëndësishme është bashkëpunimi ndërinstitucional, si edhe ndihma i partnerëve ndërkombëtar, si një vend i NATO-s që jemi. Eduard Halimi A ka pasur rol video e përgjimit të ish-zëvendëskryeministrit? Videoja e transmetuar është përdorur në retorikën politike, për të stugjesionuar, provokuar dhe nxitur veprimet e 21 janarit. Në këtë aspekt, ju mund ti shtoni objektit të punës së komisionit tuaj, se pse nuk është ndërmarrë asnjë hetim kryesisht, për shantazhin e bërë para shfaqjes së kësaj video, apo pse personi që dispononte këtë video, vazhdon të shantazhojë me gjoja video të tjera që sipas tij disponon. Mbrëmjen e 21 janarit jeni njoftuar me një shkresë të prokurorisë, që kërkonte ajo udhëheqjen e hetimeve për 21 janarin? Po jam njohur me këtë shkresë. Dua të shtoj, se prokurorët që ekzaminuan të vrarët, kanë futur në xhepat e tyre predhat e gjetura në trupat e viktimave. Janë gjetur 2 nga tre predhat. Enkelejd Alibeaj Prokuroria ishte në dijeni për veprimet e pritshme të opozitës, para se të nxirrte urdhrin e ndalimit për zinxhirin drejtues të Gardës? Afërmendsh.


Deputeti i PD-ës Fatos Hoxha

A ka pasur në radhët e demonstruesve të 21 janarit, ish-efektivë të policisë, gardës, apo strukturave të tjera të armatosura shtetërore? Po ka pasur Niveli i sigurisë së policisë dhe gardës vazhdon të jetë i njëjtë? Garda ka qene në gatishmëri nr. 1 dhe vazhdon të jetë në gatishmëri të lartë. Ka përforcuar shërbimet dhe vazhdon të kryejë detyrat e saj.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 20 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 02 Dhjetor 2020, 05:45
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari