Faqe 2 prej 2

LSI - Kllouni i arkitekturës politike në Shqipëri

PostPostuar: 15 Tetor 2010, 10:17
nga Laert
Ilir Meta, kryeministri i Shqipërisë që i dhuroi ekonominë shqiptare grekëve gjatë periudhës së sundimit të tij
Imazh

Written by Gazeta Sot
E Premte, 15 Tetor 2010 00:00

Nga Kastriot MYFTARAJ

Puna e parë që bëri Meta pasi u dekretua nga Presidenti si kryeministër ishte që me rastin e formimit të qeverisë, të hiqte qafe Edi Ramën të cilin e shikonte si një rival në parti dhe eventualisht edhe në qeveri. Preç Zogaj shkruan në librin me kujtime

“Paradhoma e një presidenti” se: “Kryeministri më thirri në zyrë dhe më propozoi të merrja postin e ministrit të Kulturës në vend të Edi Ramës”. (Preç Zogaj: “Paradhoma e një presidenti”, Shtëpia botuese “Ora”, Tiranë 2001, f. 292) Por Preç Zogaj, i cili në atë kohë ishte këshilltar politik i Meidanit, e dinte se Edi Rama kishte mbështetjen e Sorosit dhe nuk donte të bëhej pjesë e një skeme për eliminimin politik të Edi Ramës. Kështu që Edi Rama mbeti ministër i Kulturës.
Nano ishte fuqizuar pas rizgjedhjes në krye të PS dhe filloi t’ i nxjerrë Metës probleme. Me të ardhur Meta në pushtet, që në nëntor 1999, Nano bëri një provë të asaj që më pas do të njihej si Lëvizja për katarsis, duke nxitur një numër zyrtarësh të lartë që të bënin akuza publike për korrupsion ndaj qeverisë “Meta”, posaçërisht ndaj ministrit të mbrojtjes dhe atij të punëve të brendshme. Një gjeneral foli publikisht për abuzimet me tenderat në Ministrinë e Mbrojtjes. Një oficer i lartë i policisë dha një intervistë në media ku tërthorazi atakohej qeveria. Meta, i cili e ndjeu se po i rrëshqiste toka nën këmbë që në muajin e parë të qeverisjes, reagoi me forcë, duke u kërkuar ministrave të tij që të ndëshkonin ashpër të gjithë ata vartës të tyre që do të bënin gjëra të tilla në të ardhmen. Ai thirri befasisht një mbledhje qeverie në 29 nëntor, edhe pse ishte ditë pushimi si festë. Meta u shfaq para kamerave në versionin “Mehmet Shehu”, imazh të cilin kërkonte ta kultivonte për veten. Meta lëshoi kërcënime pa adresë për gjetjen e vrasësve të vrasësve të Azem Hajdarit, por aluzioni ishte për Fatos Nanon. Meta e qortoi publikisht ministrin e Rendit Publik që lejonte oficerët e tij që të jepnin deklarata publike. Pastaj Meta e kërcënoi dhe e fyeu publikisht gjeneralin që denoncoi abuzimet qeveritare.
Si kryeministër Meta bëri gjithçka për t’ u bërë i pëlqyeshëm për Greqinë, ashtu siç kishte bërë edhe kur ishte zëvendëskryeministër. Në kohën që Meta ishte në pushtet, kompanitë greke fituan tenderat për ndërtimin e rrugëve në Shqipëri dhe e bënë punën me cilësi shumë të keqe, duke shpenzuar vetëm fare pak nga paratë e marra. Në kohën që Meta ishte kryeministër u zgjeruan shumë depozitat greke të karburantit në Portin e Durrësit, edhe pse Banka Botërore ishte shprehur se edhe ato që ishin vënë atje nga Nano pengonin investimin e saj për zgjerimin e portit. Meta i dha Greqisë edhe licencën e dytë për telefoninë mobile, pasi të parën ia kishte dhënë kur kishte qenë në qeveri si zëvendës i Majkos. Në luftën për tregun e karburanteve, Meta shkarkoi dy ministra të qeverisë, Preç Zogajn dhe Zef Preçin, as dy muaj pas emërimit. Zogaj shkruan në kujtimet: “E ruaj ende në kujtesë flakërimin e kuqe të kartonave kur u votua shkarkimi, pa asnjë shpjegim, i dy ministrave josocialistë, katolikë, veriorë, shqiptarë dje, shqiptarë sot, shqiptarë nesër!” (Preç Zogaj: “Paradhoma e një presidenti”, Shtëpia botuese “Ora”, Tiranë 2001, f. 304)
Si kryeministër, Meta u përpoq të krijonte përshtypjen se ekipi i tij qeverisës përbëhej nga intelektualë të shkolluar në Perëndim. Pjesë e këtij miti të rremë ishte Dritan Prifti, i proklamuar sikur ishte shkolluar në SHBA, madje se kishte kryer edhe një master në Harvard. N? fakt Dritani n? k?t? koh? shkoi shpesh n? SHBA, por p?r arsye mjek?sore. Si ?sht? e v?rteta e k?saj historis? s? masterit t? Harvardit t? Dritanit? E v?rteta ?sht? se emri i Dritan Priftit si njeri q? ka kryer nj? master n? Harvard figuron vet?m n? dokumentet e Fondacionit “Kokkalis” (shiko:
http:iiwww.kokkalisfoundation.gripage.ashx?pid=17&cid=15&apid=14&qcid=71&mid=7)
Fjala ?sht? p?r nj? kurs veror t? organizuar n? Harvard n? marr?veshje me k?t? fondacion, p?r t? cilin Dritani thot? se ka vazhduar nj? vit. S?mundja q? kaloi truri i Dritanit ?sht? e till? q? truri kalon kriza periodike n? ciklin e 7-8 viteve, q? zgjasin 1 vit. Dhe pik?risht kur bie kriza e par? e trurit t? Dritanit, Ilir Meta shkon dhe e b?n minist?r! Ec e merre vesh k?t?, pun?, her?n e par? kur s?mundja e Dritanit u keq?sua, Ilir Meta e b?ri shef t? kabinetit t? tij kryeministror, n? vitin 2000. Dritani n? jet?shkrimin e vet zyrtar shkruan se n? k?t? periudh? ka qen? edhe: “Këshilltar kryesor i Kryeministrit mbi të gjitha fushat e qeverisjes dhe politikave publike. Menaxhoi dhe koordinoi stafin e Kryeministrit”.
Njeriu nuk mund t? mos pyes? se kush paska qen? v?rtet kryeminist?r n? at? koh?, Ilir Meta apo Dritan Prifti, dhe si paska drejtuar ky Ilir Meta qeverin? duke pasur k?shilltar kryesor nj? njeri, truri i t? cilit tashm? ?sht? çertifikuar si shum? difektoz nga mjek? t? shquar per?ndimor?, pik?risht n? periudh?n kur ka qen? k?shilltar i Ilir Met?s. Kur Ilir Meta ishte kryeminist?r dhe gjendej p?r vizit? n? SHBA, b?ri dhe nj? vizit? n? Universitetin e Harvardit. N? delegacion ishte dhe Dritan Prifti, i cili at?her? ishte minist?r. Dritan Prifti at?her?, ashtu si sot, nuk pushonte s? treguari historit? e tij t? Harvardit, ku pretendonte se kishte kryer nj? master. Edhe gjat? rrug?s s? gjat? me avion, Dritan Prifti nuk pushoi s? treguari se si profesor?t n? Harvard linin kok?n p?r t?, se si kishte biseduar n? Harvard me k?t? apo at? njeri t? shquar., sesi vet? dekani do t? hapte krah?t sapo ta shihte etj., etj.
Por n? m?ngjesin e dit?s q? Ilir Meta do t? shkonte n? Harvard, Dritan Prifti nuk po zbriste nga dhoma e tij n? hotel n? hollin ku po e prisnin. Iliri u interesua dhe i than? se Dritani thoshte se ishte shum? i s?mur?.
-Sa keq q? t? q?lloi,- i tha Ilir Meta, i cili shkoi menj?h?her? ta shikonte n? dhom?-sot q? do t? shkojm? n? Harvard! Kushedi sa do t? jesh m?rzitur, Dritan!
-E pra,- iu p?rgjigj Dritani- m? kishte marr? shum? malli p?r Harvardin dhe p?r profesor?t e mi! Por nuk kam ç’ t? b?j.
Kur Meta u bë kryeministër, ai ende vuante, në rrethet e gjera të së majtës, reputacionin e krijuar gjatë kohës që PS qe në opozitë, si një “delfin i Berishës”- përcaktim që ia bëri Nano, i cili e akuzonte se bashkëpunonte me Berishën për të zënë vendin e Nanos. Edhe për të fshirë këto hije të imazhit të vet, Meta u përpoq që të krijonte për veten imazhin se ai ishte një “dorë e fortë”, madje atij i pëlqente kur disa servilë nga rrethi i tij filluan që ta krahasojnë me ish-kryeministrin e kohës së komunizmit, Mehmet Shehun. Pandeli Majko në një intervistë që dha për Blendi Fevziun në Tv Klan, në ditët pas dorëheqjes së tij, kur u pyet për marrëdhëniet që do të kishte kryeministri i ri Meta me kryetarin e PS Fatos Nano u shpreh: “Ilir Meta është nga ata burra që kërkon ta kapë demin për brirësh, por kur e kap, por kur e kap (Majko e përsëriti dy herë këtë frazë), atëhere nënshtrohet demi”.
Ilir Meta në postin e kryeministrit u përpoq që të kapte për brirësh jo një por dy “dema” të politikës shqiptare, Fatos Nanon dhe Sali Berishën. Për Nanon, Meta duhej të qe një kryeministër kalimtar, që do të rrinte në pushtet pak kohë, duke ia lëshuar Nanos postin e kryeministrit. Por, Meta, me t’ u bërë kryeministër, u bë aleat me të ashtuquajturin “klani i shkencave”, pra me Presidentin Meidani dhe kryetarin e SHISH, Fatos Klosi, duke krijuar një lidhje që Nano e gjente shumë të rrezikshme për ambicjet e klanit të tij, pasi aleanca Meta-Meidani-Klosi, praktikisht kontrollonte gjithë qendrat e pushtetit në Shqipëri, pra gjithë shtetin. Aspekti më interesant i këtij zhvillimi të ri ishte fakti se tashmë lidershipin e së majtës në pushtet e kishin shtetarë muslimanë të cilët kishin leitnantë kristianë ortodoksë, çka përbënte pikërisht të kundërtën e skemës greke për të majtën shqiptare.
Klani Meta-Meidani filloi ta pastronte administratën dhe të gjithë institucionet në përgjithësi nga mbështetësit e Fatos Nanos, duke vënë në vend të tyre metistë të bindur. Më pas, gjatë Lëvizjes për Katarsis, në vjeshtën e vitit 2001, Fatos Nano do ta akuzonte Ilir Metën për krahinarizëm të skajshëm, duke qenë se Meta, sipas Nanos e pati mbushur administratën dhe institucionet me një numër shumë të madh skraparlinjsh. Ilir Meta ndoqi dhe një politikë selektive ndaj biznesit, duke i përndjekur në të gjitha mënyrat, që nga doganat dhe deri tek tatimet biznesmenët që mbështesnin Nanon dhe duke favorizuar biznesmenët e bindur ndaj tij.
Meta, i cili kur u bë kryeministër mbajti fillimisht edhe postin e kryetarit të FRESSH, ndërsa u përpoq që të tregonte se ai gjoja përfaqësonte dhe promovonte atë çka kishte të re e majta shqiptare, në anën tjetër u dha akces qarqeve të vjetra konservatore të të së majtës së kohës së komunizmit, deri edhe familjeve të ish-Byrosë Politike, duke bërë shef të kabinetit të vet (më pas edhe Ministër të Brendshëm), Ilir Gjonin, të birin e Xhelil Gjonit, politbyroistit famëkeq të mitingut të ekstremistëve të majtë të korrikut 1990, ku u shanë ata që hynë në ambasada me eksodin e korrikut dhe u kërcënuan familjet e tyre. Gjithashtu Meta mori pranë vetes në kryeministri si jurist të birin e Prokop Murrës. Asnjë prej këtyre njerëzve nuk kishte zotësi të veçantë, por ata qenë atje vetëm për dekoracion, që Meta të merrte mbështetjen e qarqeve konservatore të së majtës. Është një gjë e njohur se Meta mbajti pranë si këshilltar privat Ramiz Alinë, me të cilin ka shumë afërsi edhe sot.
Synimi i Metës pasi u bë kryeministër ishte që, pasi PS të fitonte zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, ai të merrte një mandat tjetër për kryeministër dhe pastaj të provokonte një kongres të jashtëzakonshëm të kësaj partie në të cilin ai (Meta) do t’ i rrëmbente Nanos vendin e kryetarit të PS. Në këtë lojë Meta llogariste mbështjen e Presidentit Meidani, të cilin pastaj Meta do ta mbështeste për t’ u rizgjedhur president në vitin 2002, fill pas zgjedhjeve parlamentare. Që të realizohej ky plan duhej që të izolohej Fatos Nano. Që të bëhej kjo gjë duhej që të goditej edhe Sali Berisha, me të cilin Nano qe i lidhur politikisht si një vëlla siamez. Meta e dinte se Nano dhe Berisha do të mbështesnin gjithherë indirekt njëri-tjetrin pasi e dinin se vetëm të dy mund të mbeteshin në politikë.
Imazh

Testi i Metës do të qenë zgjedhjet vendore të vitit 2000. Në gusht, në prag të zgjedhjeve, Meta bëri një vizitë në SHBA. Në Washington e priti sekretarja e Departamentit të Shtetit, Allbright, dhe pas takimit u mbajt madje edhe një konferencë për median. Kjo mbështetje amerikane për qeverinë shqiptare vinte për shkak të situatës së pastabilizuar në Ballkan, në një kohë që pas disa luftrave qe në prag edhe një në Maqedoni. Por Meta e interpretonte këtë mbështetje sikur i jepej atij personalisht për të qenë diktatori i Shqipërisë. Si pengesë afatshkurtër për këtë Meta shihte Fatos Nanon, ndërsa si pengesë afatgjatë shihte Edi Ramën, se ky kishte mbështetje ndërkombëtare. Ndonëse Meta fliste gjithë ditën kundër Berishës, ky ishte armiku më i dashur për të, se ekzistenca e Berishës në politikë, në krye të opozitës ishte alibia që Meta të sundonte me dorë të fortë. Në zgjedhjet vendore të vitit 2000 Meta provoi që ta eliminonte politikisht Edi Ramën me anë të një skenari të kordinuar me Berishën.
Në zgjedhjet vendore të vitit 2000, Besnik Mustafaj konkuroi në PD për të qenë kandidat i kësaj partie për kryetar i Bashkisë së Tiranës, përballë Edi Ramës, që atë vit kandidonte për herë të parë. Besniku pati qartësisht mbështetjen e Berishës përballë dy konkurentëve të tjerë, Bamir Topit dhe Spartak Ngjelës. Dalja e Besnik Mustafajt si kandidat i mbështetur qartësisht nga Berisha u bë shkak që të fillonte një linjë e ngatërruar spekulimesh për një intrigë të madhe politike në linjën Berisha-Meta (atëherë Meta ishte kryeministër). Kandidatura e Besnik Mustafajt kishte dalë si rezultat i një marrëveshjeje të fshehtë Berisha-Meta, për të eliminuar politikisht Edi Ramën, ngjitjen e të cilit Meta e shikonte me alarm, duke e parë si rival afatgjatë në PS. Gruaja e Besnikut dhe gruaja e Metës, ishin kushërira (të dyja ishin me origjinë dibrane) dhe Besniku kishte miqësi familjare me Metën, madje kur ishte ambasador në Paris, e kishte pritur atë dhe Monikën në shtëpi me shumë përzemërsi. Pra, Besniku si kryetar bashkie i kryeqytetit do të ishte i dëgjueshëm ndaj Metës, madje shumë më tepër se Edi Rama. Zgjedhja e Besnikut do kishte dhe avantazhin tjetër për Metën që do të amortizonte protestat e opozitës për humbjen e zgjedhjeve në pjesën më të madhe të bashkive dhe komunave të vendit. Rama u alarmua shumë nga kandidatura e Besnikut dhe alarmoi edhe ambasadorin e atëhershëm amerikan në Tiranë, Limprecht, i cili ishte mbështetës i madh i Ramës dhe madje ishte bërë anekdotik në Tiranë, deri edhe me vdekjen e tij, për shkak se ishte bërë pjesë e shoqërisë së një grupi femrash pranë Edi Ramës, të cilat njiheshin si mantenuta të trafikantëve të drogës. Limprecht bëri gjithçka për të mbështetur Ramën, deri edhe duke dalë gjatë fushatës zgjedhore përkrah Ramës, me arsyetime të ndryshme, por qartësisht për të treguar mbështetjen e tij për të.
Edi Rama nxiti edhe Bamir Topin që të dilte si konkurent në garën brenda PD për kandidat për kryetar të bashkisë së Tiranës. Atë vit përzgjedhja e kandidatit u bë me votim nga konventa e demokratëve të Tiranës. Kur garën në PD e fitoi Mustafaj, Topi u largua i pakënaqur me grupin e tij të mbështetësve nga tiranasit autoktonë, siç i quante ai, duke lëshuar akuza se votimi ishte manipuluar nga Shaban Memia, në dobi të Mustafajt, me urdhër të Berishës. Kështu Berisha, për shkak të mbështetjes për Mustafajn, krijoi një të çarë serioze me Topin, e dyta pas asaj të një viti më parë, kur Topi kishte konkururar pa sukses për postin e kryetarit të PD të Tiranës. Por Mustafaj humbi në zgjedhje përballë Edi Ramës
Pas zgjedhjeve Meta e ndjeu veten më të fortë dhe bëri një gjest kuptimplotë për t’ i pëlqyer Greqisë. Në 11 tetor 2000 në Tiranë u luajt ndeshja e futbollit mes Shqipërisë dhe Greqisë për fazën kualifikuese të Botërorit 2002. Shqipëria arriti një fitore historike 2-0 në këtë ndeshje me konotacion të fortë politik dhe nacionalist. Pas ndeshjes në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë, mbi 100 mijë njerëz festuan fitoren, duke kënduar Hymnin Kombëtar dhe duke brohoritur slogane nacionaliste nën flamujt kuq e zi dhe fishekzjarret, në atë që mund të quhet si manifestimi më madhështor i nacionalizmit shqiptar këto dhjetë vitet e fundit . Dhe atë mbrëmje ky shesh nuk ishte i vetmi vend në Tiranë ku festohej në këtë mënyrë, as i vetmi vend në Shqipëri, madje as i vetmi vend në hapësirën shqiptare. Festime për fitoren atë natë pati edhe në qytete dhe fshatra të tjera të Shqipërisë londineze si dhe përtej kufirit, në Kosovë dhe në Shqipërinë Lindore, apo edhe kudo në botë ku ka shqiptarë. Manifestimi nacionalist, që ishte duke u zhvilluar në shesh, me gjasë nisi të shqetësonte dikënd në nivelet e larta shtetërore shqiptare dhe ato të diplomacisë greke në Tiranë. Prandaj me urdhër të kryeministrit Meta, në shesh hyri vrullshëm policia, kinse për të hequr bllokimin e trafikut. Disa autovetura dhe motoçikleta të policisë nisën të përshkojnë kryq e tërthor sheshin me qëllimin e qartë për t’i shpërndarë njerëzit. Me gjasë, kjo ishte mënyra e zgjedhur nga pushtetarët për t’i treguar faktorit ndërkombëtar se ata nuk e bashkëndanin këtë shfaqje nacionalizmi të qytetarëve të tyre. Njerëzit përgjigjeshin duke brohoritur dhe valëvitur flamujt kombëtarë. Me këtë veprim Meta i dha një kumt të qartë Greqisë.
Kur opozita e drejtuar nga Berisha kaloi në protesta pas zgjedhjeve vendore të vjeshtës 2000, të cilat ajo i quajti të manipuluara, zgjedhje ku e majta fitoi mbi 80% të bashkive dhe komunave, çka e zhdukte praktikisht opozitën nga pushteti vendor, Meta reagoi duke ushtruar ndaj opozitës një dhunë policore të shpërpjestuar, që qartas ishte e llogaritur për të pohuar Meta kultin e tij të Mehmet Shehut të ri. Kulmi i këtij spektakli të egër u arrit në 28 nëntor 2000, kur selia qendrore e PD në Tiranë u rrethua me autoblinda dhe me forca policore speciale, të cilat kishin si detyrë që ta ndalonin Berishën dhe ta dërgonin në polici ku ai kërkohej për organizim mitingjesh pa leje dhe eventualisht edhe për organizimin e një kryengritjeje të armatosur, nisur nga versioni që kishte dhënë policia për ngjarjet e asaj dite në Tropojë.
Enigma më e madhe e asaj që ndodhi në natën e 28 nëntorit 2000 në Tiranë, është se përse Berisha doli nga selia e PD pas mesnatës, kur e dinte se automjetin e tij do ta ndalonte policia e cila kishte rrethuar krejt zonën. Derisa Berisha e njihte planin e kundërshtarit, i cili ishte krejt i lexueshëm nga dislokimi i forcave policore përreth selisë së PD, atëherë ai nuk kishte përse t’ ja bënte më të lehtë zbatimin e skenarit kundërshtarit. Nëse Berisha do ta kalonte natën në selinë e PD atëherë gjërat komplikoheshin për kundërshtarin e tij. Mëngjesi do ta gjente selinë e PD të rrethuar me shumë forca policore dhe autoblinda, gjë që ishte pikërisht ajo që donte Berisha. Kjo pamje do të tërhiqte median ndërkombëtare. Nëse Meta ishte i vendosur që ta arrestonte Berishën, atëherë këtij të fundit i konvenonte që kjo të ndodhte në zyrën e tij, pasi policia të hynte me forcë në selinë e PD. Aq më tepër nëse kishte skenar për vrasjen e Berishës, siç u pretendua, ai duhej të kishte qendruar në zyrë atë natë, se vrasja mund të kryhej shumë më lehtë gjatë rrugëtimit pas mesnate nga zyra në shtëpi. Pse Berisha doli atëherë nga selia e PD atë natë. Tre njerëz mund t’ i përgjigjen kësaj pyetjeje nga të cilët dy, Berisha dhe Meta, nuk do të flasin kurrë për këtë çështje. I treti është Mero Baze. Mero Baze, i cili tashmë ka botuar një libër ku rrëfen historinë e aleancës Berisha-Meta, duke e mbajtur veten për dëshmitar i prapaskenave të saj, hesht për një episod i cili është më i errëti në marrëdhëniet Meta-Berisha. Mero Baze duhet t’ i përgjigjet pyetjes se përse Berisha në natën e 28-29 nëntorit 2000 doli nga selia e PD dhe u nis për në shtëpi, vetëm pesë minuta pasi Mero Baze hyri në selinë e PD, do të thotë në zyrën e Berishës. Çfarë kumti solli Mero Baze dhe nga cili erdhi ky kumt? Mero Baze i solli Berishës kumtin e Ilir Metës se doktori do të ndalohej nga policia, do të shoqërohej në mjediset e policisë, por nuk do të arrestohej. Vetëm sa do të bëhej një ritual dhe Berisha do të lihej i lirë.
Kjo gjë shkonte në favor të të dyve, Ilir Metës dhe Sali Berishës, por më së shumti në favor të Berishës. Meta në dukje fitonte pikë tek e majta si njeriu që bëri atë që nuk e bënë dot paraardhësit e tij socialistë. Por Berisha fitonte pikë edhe më shumë se dilte që ai ishte njeri që nuk mund të arrestohej. Kështu që paradoksisht, 28 nëntori 2000 u bë dita kur Berisha rifitoi fuqinë morale që e kishte humbur pas rënies nga pushteti në 1997. Në mëngjesin e 29 nëntorit 2000, Berisha doli në një konferencë për shtyp me pamje triumfatori. Shqiptarët e kuptuan atë ditë se Berisha kishte mbështetjen e qendrave ndërkombëtare të cilat qëndronin mbi ambasadorët perëndimorë që ishin në Tiranë, duke përfshirë edhe atë amerikan. Logjika më e thjeshtë të thotë se nëse Meta nuk qe në gjendje ta arrestonte Berishën, nuk duhet ta kishte ndaluar fare atë me anë të policisë.
Duke e kuptuar këtë gjë, Ilir Meta deshi të mburret me një trofe, lidhëset e këpucëve të Berishës. Ilir Meta gjatë gjithë karrierës së tij ka imituar dhe nuk ka bërë kurrë gjëra origjinale. Këtë herë ai imitoi Berishën, i cili në vitin 1993 i mori lidhëset e këpucëve të Nanos dhe ia çoi atij, Metës, me anë të Meros. Kur Berisha u dërgua në polici, Meta urdhëroi që lidhëset e këpucëve të doktorit t’ ia dërgonin atij (Metës) në zyrë. Ndoshta i futi në të njëjtën kuti me të cilën dikur Berisha i kishte çuar lidhëset e këpucëve të Nanos. Pastaj lidhëset e këpucëve të doktorit ia dërgoi si dhuratë Genc Pollos, i cili atëherë kishte dalë si rival i Berishës.
Vijon nesër

Last Updated on E Enjte, 14 Tetor 2010 20:56

LSI - Kllouni i arkitekturës politike në Shqipëri

PostPostuar: 18 Tetor 2010, 12:01
nga Laert
Nano, takim me Metën, pakt kundër Edi Ramës për zgjedhjet lokale
Imazh

Shekulli Online | 18/10/2010 |
TIRANË
- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, rishfaqen sërish së bashku, por këtë radhë edhe më një plan të përbashkët. Përreth shtatë orë, Ilir Meta dhe Fatos Nano kanë diskutuar së bashku për situatën aktuale politike. Në orën 14:00 të ditës së djeshme, zëvendëskryeministri dhe ish-kryeministri u janë drejtuar një lokali të njohur të kryeqytetit prapa ministrisë së Arsimit dhe Shkencave. Për një takim VIP, si ky i djeshmi, lokali ka mbyllur dyert e brendshme për të gjithë klientët e tjerë. Askush nuk është lejuar të hyjë brenda deri në orën 21:00 të mbrëmjes, ku edhe dy politikanët kanë mbaruar bisedën e tyre. Bisedat mes dy miqve, rivalëve të betuar dhe sërish miqve të mirë kanë qenë tepër të ngrohta dhe me tone humori. Gjatë bisedimeve, në ambientet rreth lokalit dëgjoheshin dhe të qeshurat e mëdha të dy politikanëve.


Takimet Meta-Nano vijnë gjithmonë kur ka ngjarje të rëndësishme politike dhe ky takim kokë më kokë e kishte një qëllim të tillë. Burime të afërta pranë dy politikanëve bëjnë të ditur se ky takim është në vijim të takimit të parë, i cili është zhvilluar në një prej lokaleve të njohur në Korfuz, gjatë muajit gusht të këtij viti. Bisedimet janë përforcuar edhe me një bisedë telefonike që ka zgjatur më shumë se një orë, një javë më parë. Në lidhje me këtë bisedë Meta tha se ishte një urim për vizat, por burime pranë tyre thanë se ishte diçka më shumë dhe frytet do të shuhen në ditët në vijim.
Pas këtyre negociatave, palët kanë vijuar bisedën aty ku është lënë, në konkretizimin e një pakti që do të sjellë "sulmimin" e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Për shtatë orë radhazi, Ilir Meta dhe Fatos Nano kanë hedhur në tavolinën e tyre të gjitha opsionet që mund të sjellin "dobësimin" e liderit të opozitës në zgjedhjet e ardhshme vendore që pritet të mbahen në 8 maj të vitit 2011.

Megjithëse kanë qëndruar për 15 vite në Partinë Socialiste dhe kanë qenë së bashku me këtë parti në pushtet dhe opozitë, për dyshen Meta-Nano duket se e shkuara e tyre nuk është aq edhe rëndësishme për ta. Këtë gjë e tregon pakti i fshehur që kanë rënë dakord dy ish-kryeministrat e qeverisë socialiste. Burime të afërta nga dy politikanët bëjnë të ditur për gazetën "Shekulli" se ish-kreu i Partisë Socialiste, Fatos Nano, do të fillojë t'i rikthehet jetës normale të politikës në ditët në vijim.
Mësohet se ish-lideri i socialistëve do të hartojë listën e tij të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme vendore. Madje në zgjedhjet e ardhshme do të ketë një aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim në funksion të zgjedhjeve vendore.
Imazh

E gjithë lista që do të përmbajë të "preferuarit" e ish-liderit të Partisë Socialiste pritet të hartohet këto ditë dhe më pas në një tjetër takim do të konsultohen me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Dy ish-drejtuesit socialistë do të përpiqen që në të gjitha zonat elektorale të kenë kandidat të përbashkët, në mënyrë që të sfidojnë kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Ky pakt ka të bëjë me daljen në fushatë të përbashkët për t'i kërkuar socialistëve votën si të majtë. E gjithë kjo lëvizje Meta-Nano do të ketë dhe koordinatorin e saj që do të merret me "përkujdesjen" e kësaj lëvizje dhe që plani të zbatohet më së miri.


Debati i plotë i ish-kreut të PS dhe gazetarëve pas daljes nga takimi me kreun e LSI, Ilir Meta
Nano: Jam shofer i Metës, prisni surpriza

Gazetari: Zoti Nano pse qëndruat kaq gjatë në takim me zotin Meta?
Fatos Nano: Ju e dini që unë me zotin Meta jemi të martuar, kështu që...

Gazetari: Po një urim për martesën në fundjavë të zotit Rama?
Fatos Nano: Ne presim me simpatinë e duhur të gjitha dasmat. Dhe nuk mendoj që kemi të njëjtën dasmë në mendje apo jo...?!

Gazetari: A jeni i ftuar në dasmë?
Fatos Nano: Dasmat janë të hapura, sidomos këto të tretat...

Gazetari: A diskutuat për situatën politike?
Fatos Nano: Po, prisni surpriza.

Gazetari: Që do të thotë, do të ktheheni në politikë?
Fatos Nano: Unë jam shofer i zotit Meta...

Gazetari: Përveç kësaj jeni shofer i tij dhe në politikë?
Fatos Nano: (Qesh) Kjo është pyetje më e komplikuar se sa kaq. (Meta qesh)

Fatos Nano: Po ju jeni televizione të majta?

Gazetari: Nga mazhoranca dhe të paanshëm.
Fatos Nano: Nuk më dukeni shumë të qeshur.


De javu Nano-Meta
Takimi i zgjatur Nano-Meta është një de javu për shqiptarët. Një vit më parë, pasi pati një marrëveshje në parim midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të qeverisur së bashku në katër vitet e ardhshme, Ilir Meta është takuar me Fatos Nanon për nëntë orë, në të njëjtin lokal që është takuar ditën e djeshme. Takimi në atë kohë i dy politikanëve u bë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, kur skena politike ishte tepër e nxehtë dhe nën akuzat për vjedhje votash.

LSI - Kllouni i arkitekturës politike në Shqipëri

PostPostuar: 21 Janar 2011, 11:01
nga Laert
Deputeti Dritan Prifti publikon videon e përgjimit të I.Metës: Videoja është origjinale, Berisha nuk pranoi ta shihte

Deputeti Dritan Prifti sqaron se videoja është shkurtuar nga versioni origjinal, por e gjithë biseda mes tij dhe Metës është e vërtetë. “Ilir Meta ka pasur dijeni prej muajsh për videon. Versionin origjinal do t’ia dërgoj Prokurorisë dhe selive diplomatike.”

Tiranë Deputeti Dritan Prifti konfirmon se videoja e përgjimit mes tij dhe zv.kryeministrit Ilir Meta është e saktë dhe përmban thënie origjinale. Në një reagim për mediat, një ditë pas transmetimit të videos, Dritan Prifti nuk merr përsipër autorësinë e përgjimit, por në cilësinë e dëshmitarit sqaron se videoja është shkurtuar nga versioni origjinal, duke u hequr pjesë të panevojshme, por, sipas tij, të gjitha ato që janë transmetuar janë të vërteta. Prifti pohon se ish-shefi i tij Ilir Meta ka pasur dijeni prej muajsh për videon, ndaj edhe, sipas tij, nuk ua ka dhënë koncesionin miqve të tij. “Kishte frikë që unë një ditë do ta denoncoja. Unë kam informuar dhe z. Berisha prej muajsh për këtë video dhe bisedë, atëherë kur ajo ndodhi. I ofrova atij kopje të videos dhe ai nuk pranoi ta merrte dhe shihte. Shumë njerëz e kanë ditur brendinë e videos, por deri dje nuk e kishin parë” - sqaron Dritan Prifti në reagimin e tij për median. Duke replikuar në distancë me reagimin e Metës, ish-bashkëpunëtori i ngushtë i tij, sot kundërshtari i ashpër, pohon se ka versionin origjinal të videos, të cilën do t’ua vërë në dispozicion prokurorisë dhe përfaqësive diplomatike në vendin tonë. “Unë kam versionin origjinal të videos dhe do t’ia vë në dispozicion Prokurorisë. Do t’ia vë atë së shpejti në dispozición të gjitha ambasadave të huaja në vend, institucioneve ndërkombëtare që na monitorojnë dhe merren me zbatimin e ligjit, OSBE-së, Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, Komisionit Europian. Origjinalitetin dhe vërtetësinë e asaj bisede do kenë mundësi ta vërtetojnë të gjithë” -thotë Prifti në reagimin e tij për mediat. Ish-ministri i shkarkuar në shtator të këtij viti jep më shumë detaje mbi personazhet që përmenden në bisedën e tij me Ilir Metën, si dhe mbi tenderin dhe koncesionin e një hidrocentrali, objekt i bisedës së tyre të 1 marsit 2010. “Ilir Meta pretendon se i janë lexuar buzët në këtë video. Urdhri për anulimin e tenderit në Albpetrol, në mënyrë që tenderin tjetër ta fitonte miku i tij Bekim Halilaj, është i qartë si kristali, me figurë dhe me zë. E kristaltë është videoja dhe jo Ilir Meta” - thotë Prifti, duke sqaruar më tej se videoja fakton edhe urdhrin e Metës për t’i dhënë koncesion bashkimit të firmave mes vëllezërve Tola, Agim Rrapajt dhe ortakut të tij Fatmir Merkaj. “Meta ngul këmbë me figurë dhe me zë të kristaltë, që ata kanë fituar dhe se po të shkojë çështja në Gjykatë të Lartë, ata përsëri do fitojnë, sepse ky ka mikeshë kryetaren e Gjykatës së Lartë. Publiku e kupton qartë kush është i pastër si kristali, Ilir Meta apo videoja e ‘Fiks Fare’” - shton më tej Dritan Prifti. Në këtë reagim publik, Prifti nuk heziton t’i çojë një mesazh edhe kryeministrit Sali Berisha, për të cilin thotë se ka ende shpresë se do të reagojë me përgjegjësi politike dhe atdhetare, pas publikimit të këtij skandali. “Loja me dorëzim imuniteti apo akuza kundër opozitës nuk pi ujë. Kërcënimi i Ilir Metës se do ta bëjë ministrinë shembull transparence, duke më kërcënuar mua si ish-ministër, nuk më tremb aspak. Jam mësuar me kërcënimet e Ilir Metës dhe të bodigardëve të veshur me pushtet, që i vijnë nga pas prej muajsh, duke trilluar, manipuluar dhe kërcënuar mua, familjen, fëmijët dhe miqtë“ - përfundon Prifti, duke garantuar se për çdo akuzë publike ka prova të pakontestueshme.

a.bogdani

LSI - Kllouni i arkitekturës politike në Shqipëri

PostPostuar: 02 Prill 2013, 09:42
nga Laert
Ilir Meta me mungesën në Hagë hyri si hero në historinë e Serbisë

ImazhImazh
Imazh Imazh
Ilir Meta me ministrin e brendshem serb, prej Kosovet Ivica Dacic ---Ilir Meta me presidentin serb Tadic
Written by Gazeta Sot
E Premte, 23 Korrik 2010

Nga Kastriot MYFTARAJ

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë shkëlqeu në historinë e Serbisë me mungesën e tij në seancën e fundit të Gjykatës Ndërkombëtare

të Drejtësisë në Hagë, kur u dha vendimi për Kosovën. Në Hagë ishte i pranishëm, siç ishte paralajmëruar homologu serb i Metës, “miku im Jeremiç”, siç e quan ai rëndom. Por prania e Shqipërisë në seancë ishte reduktuar në drejtorin Mal Berisha nga Ministria e Punëve të Jashtme, dhe në ambasadorin shqiptar në Holandë. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë duhet të ishte i pranishëm në Hagë dhe kishte të drejtë të ishte. Çdo vend anëtar i OKB që dëshironte, mund ta ndiqte seancën gjyqësore në nivelin që dëshironte vetë. Shqipëria ishte dashur që ta ndiqte seancën gjyqësore në të njëjtin nivel përfaqësimi me Serbinë, për të theksuar vullnetin e Shqipërisë për pakthyeshmërinë e aktit të pavarësimit të Kosovës nga Serbia.
Por Ilir Meta nuk shkoi në Hagë, ashtu siç i takonte të bënte, se vajtja e tij në Hagë nuk do t’ i pëlqente ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Jeremiç. Mungesa e ministrit të Jashtëm shqiptar në Hagë ishte i vetmi satisfaksion që pati Serbia nga ky gjyq. Ilir Meta kishte rastin të bënte një gjest që do të shënohej në historinë e kombit shqiptar, por ai zgjodhi të bënte një gjest që do të regjistrohej në historinë e Serbisë, nëse në të do të shënoheshin shërbimet që joserbët tradhtarë të kombeve të tyre i kanë bërë Serbisë.
Në vitin 2002, në kohën kur Ilir Meta kishte dhënë dorëheqjen si kryeministër dhe priste të merrte postin nr. 2 në Qeverinë “Nano” që do të krijohej në verë, ai filloi të hapë fjalë se po hynte në qeveri për të qenë negociatori shqiptar për çështjen e Kosovës. Madje Ilir Meta e infiltroi këtë tezë edhe në shtypin e Kosovës, siç qe rasti i editorialit të botuar në revistën “Java” në prill 2002 “Një negociator shqiptar për Kosovën”. Tash po del qartë se Ilir Meta në fakt do të kishte qenë një negociator “serb” për Kosovën.
Njeriu i cili i ka veshur vetes atributin e protagonistit në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, me mungesën e tij në Hagë dha të kuptojë se ai më tepër është zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, se ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Opozita shqiptare ka detyrimin historik që të kërkojë një interpelancë me ministrin Meta që ky të japë shpjegime se përse mungoi në seancën e shpalljes së vendimit në Hagë. Duket qartë se Ilir Meta priste një tjetër vendim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, dhe mezi po priste që ta uronte mikun e vet Jeremiç për suksesin e Serbisë.
Ilir Meta, pasi nuk shkoi në Hagë, u detyrua që ta përshëndeste nga Tirana vendimin e gjykatës, por edhe këtu u tregua i neveritshëm, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të Kosovës me Serbinë. Kur duhet të kishte folur për të kundërtën, për rëndësinë e bashkëpunimit të Serbisë me Kosovën, se është Serbia e mikut të tij Jeremiç ajo që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Por Ilir Meta nuk mund ta bënte këtë se ai ka konflikt interesi në marrëdhëniet me Serbinë, pasi Ilir Meta para se të jetë një politikan është një biznesmen dhe madje biznesmeni më i madh shqiptar që ka partneritet tregtar me Serbinë dhe biznese në Serbi.
“Tradhtia i solli fatkeqësi” thotë Shekspiri tek “Makbethi”. Ilir Metës qartësisht i solli fatkeqësi tradhtia kombëtare që bëri duke mos shkuar në Hagë, se pikërisht në ditën kur do të jepej vendimi për Kosovën në Hagë, në Tiranë një tjetër gjykatë dha një vendim asgjësues për Ilir Metën, duke e lënë në burg sekretarin e tij personal të arrestuar me kërkesën e drejtësisë amerikane, si trafikant droge. Të dy vendimet gjyqësore, ai në Tiranë dhe ai në Hagë, qenë dy plumba për Ilir Metën. Me vendimin e Hagës Ilir Meta u godit si tradhtar i kombit, ndërsa me vendimin e Tiranës u godit si kapo faktik i një karteli ndërkombëtar droge.
Ku është Lëvizja “Mjaft” pranë opozitës që të shkojë dhe të protestojë para Ministrisë së Punëve të Jashtme, pse jo dhe para shtëpisë superluksoze të Ilir Metës në lagjen trendy bllok, për skandalin e mungesës së tij në Hagë? Pse nuk thërret opozita në interpelancë Prokuroren e Përgjithshme dhe t’ i kërkojë se përse nuk thirret Ilir Meta në Prokurori që të pyetet në lidhje me sekretarin e vet personal. Nëse drejtësia amerikane është e interesuar vetëm për bëmat e sekretarit të Ilir Metës në Amerikë, drejtësia shqiptare duhet të jetë e interesuar edhe për bashkëpunimin e tij me Ilir Metën se dihet që çdo njeriu i tij i paguan atij 50% të të ardhurave nga aktivitet e kundërligjshme të çdo lloji. Vetë Ilir Meta është shndërruar në një rentier të një megaskeme korrupsioni, duke vjelë të ardhura nga të emëruarit të tij, që nga Leshkoja i avionëve, dhe deri tek Petrit Vasili i morgut, se të shëndetësisë nuk mund ta quash. Partia e Ilir Metës po zbulohet gjithmonë e më tepër që të jetë një organizatë kriminale, ku ai që nuk merret me trafik droge, merret me shitblerje abuzive aksionesh e pronash publike, me tenderë të kundërligjshme, me dëme të mëdha për buxhetin e shtetit dhe interesat e qytetarëve.
Opozita e majtë duhet ta përqendrojë goditjen tek Ilir Meta dhe të mos shpenzojë kohë dhe energji me Dritan Priftin. A nuk e di opozita se nuk ka prokurori dhe gjykatë në botë që të marrë të pandehur dhe të dënojë një invalid me gjysmë truri si Dritan Priftin? Në çdo vend të botës ku ka shtet juridik prokuroria dhe gjykata do t’ i përgjigjeshin çdo denoncimi për një njeri të tillë se një njeri i tillë nuk duhej të bëhej ministër. Përgjegjësinë për Dritan Priftin e ka Ilir Meta dhe Berisha si dhe deputetët që ngritën kartonin që ai të bëhej ministër.
Një njeri si Ilir Meta, niveli intelektual i të cilit është stopuar tek filmi “Beteja e Sutjeskës”, të cilin e ka të nevojshme ta shikojë po aq sa xhaketën e vet jeshile si xhybe dervishi, dhe që kur e shikon ngazëllen me trimërinë e serbëve në luftën e Sutjeskës, nuk mund të jetë ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë në vitin 2010. Njeriu i cili në karrigen e vet në mbledhjen e qeveris dhe në zyrën e vet në ministri, është peng i sekretarit të vet personal në qeli, një pohim i të cilit e çon drejt e në qelinë ku është sekretari i tij, nuk mund të jetë ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe nënkryetar i qeverisë. Nuk mund të jetë ministër i Punëve të Jashtme një njeri si Ilir Meta, i cili i ka kërkuar kryeministrit Berisha dhe Lulzim Bashës besën se nëse sekretari i tij personal në birucë bën disa pohime, që do të bënin që Ilirit t’ i ndalohej lëvizja jashtë vendit, në pritje të procedurave për të shkuar në qelinë e sekretarit të tij, atëherë Berisha duhet t’ i japë një orë kohë gjatë së cilës policia nuk do ta ndalojë të largohet nga Shqipëria nëpërmjet Rinasit ku i besuari i tij Leshkoja ka marrë si përforcim edhe Kol Baren e Lalë Hekrit për këtë operacion delikat. Nuk mund të jetë ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë një njeri si Ilir Meta i cili që ditën që u arrestua sekretari i tij personal i thotë Hysni Burgajt “shef”. E të mendosh se Ilir Meta është recidivist në këto afera se kur ishte herën e parë Ministër i Punëve të Jashtme në 2003, dy njerëz që kishin marrë vizë italiane në një listë të çuar nga ministria me firmën e tij, sikur qenë bodyguardë, u arrestuan si trafikantë droge. Kur ishte kryeministër, shoferi familjes së tij, të cilin ai e kishte emëruar edhe shofer të njeriut të tij, Drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, u arrestua në Morinë me një ngarkesë droge. Dhe kjo është vetëm maja e dukshme e ajsbergut. Njeriu cili del në politikë me sloganin “Koha për veprim”, na jep të kuptojë gjithmonë e më tepër se veprimet kryesore të tij janë trafiku drogës. Njeriu cili del në fushata elektorale me sloganin “E kuqja do të fitojë”, na jep të kuptojnë se e ka fjalën për ngjyrën e lulëkuqeve nga të cilat nxirret opiumi dhe hashashi.
Ilir Meta duhet të bojkotohet dhe të izolohet nga diplomacia e huaj në Tiranë, në mënyrë që të japë dorëheqjen dhe të largohet nga politika. Ambasadorët perëndimorë në Tiranë duhet të çojnë raportet me të dhënat e vërteta për bëmat e tij në kancelaritë përkatëse, ndryshe do të besojmë se disa prej tyre janë në borderonë sekrete të Ilir Metës, i cili ka pasur një bordero për diplomatët e huaj në Tiranë që kur ka qenë kryeministër. Nuk është e rastit që dëshmitar në martesën e tij ka qenë ambasadori zviceran kur dihet që Zvicra është vendi më konsekuent në botë sekretit bankar që mbulon paratë e pista. Por llogaritë kryesore bankare të Ilir Metës duket se janë në Beograd, atje ku janë bizneset e tij kryesore. Për Beogradin Ilir Meta është “Njeriu ynë në Tiranë”.

LSI - Kllouni i arkitekturës politike në Shqipëri

PostPostuar: 02 Prill 2013, 09:43
nga Laert
Enigma e marrëdhanieve të Ilir Metës me Serbinë!!!!!
Imazh

Kur Ilir Meta u prit në Beograd si Andrija Mandiç: enigma e marrëdhënies speciale të Ilir Metës me Serbinë
Gazeta Sot
Martedì 21 Dicembre 2010 00:00

Nga Kastriot MYFTARAJ

Sipas njoftimit zyrtar të bërë në faqen zyrtare online të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, të cilën e drejton Ilir Meta, dhe në faqen zyrtare të LSI, partisë që drejtohet nga Meta, del se, edhe pse Meta gjendej në Beograd në vizitë jozyrtare, në vizitë prej politikani i cili merr pjesë në mbledhjen e një partie politike dhe jo në vizitë prej shtetari, serbët megjithatë e kanë përkëdhelur Metën duke i bërë atij një trajtim praktikisht prej kryeministri që është në vizitë zyrtare: "Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Ilir Meta, gjatë qëndrimit në Beograd në kuadër të pjesëmarrjes në Kongresin e XIV të Partisë Demokratike të Presidentit Tadiç, u prit në takime të veçanta nga Kryeministri i Serbisë Cvetkoviç, Zv. Kryeministri dhe Ministër i Integrimit Evropian Xheliç dhe Zv. Kryeministri dhe Ministër i Brendshëm
Daçiç."
Siç shihet Metën e ka pritur në takim të veçantë edhe vetë kryeministri serb, një gjë që do të ishte një kortezi e madhe nëse do të ndodhte sikur Meta të gjendej në Beograd në një vizitë zyrtare, mendoni pastaj kur ai u gjend atje në një vizitë
jozyrtare!
Gjatë kohës që Meta ishte në Beograd, i njëjti trajtim iu rezervua vetëm Andrija Mandiç, kryetarit të NSD (Nova Srpska Demokracija), partisë kryesore serbe në Malin e Zi, i cili gjithashtu ishte i pranishëm në kongresin e Partisë Demokratike të Serbisë, të Presidentit Tadiç. Mandiç është në opozitë në Malin e Zi, e megjithatë pritet në Beograd sikur të ishte kryeministër. I njëjti trajtim i është bërë Ilir Metës edhe në vitin 2002, kur pak kohë pasi ai u largua nga posti i kryeministrit vizitoi Serbinë. Në rastin e Mandiç, trajtimi i privilegjuar është i kuptueshëm, se Mandiç është një politikan i cili e ka kundërshtuar dhe e kundërshton pavarësinë e Malit të Zi. Pyetja është se cila është arsyeja që një trajtim i tillë i rezervohet Ilir Metës? Kjo do të ishte një pyetje interesante për t' u trajtuar në një shkrim nga "Kissingeri" i Ilir Metës, Petrit Haliti, alias Shaban Murati, i emëruar nga Ilir Meta si President i Akademisë Diplomatike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, i cili Shaban çdo të hënë boton tek "Gazeta Shqiptare" analiza diplomatike dhe gjeopolitike. Natyrisht se nuk duhet pritur që "Kissingeri" i Metës të shkruajë për këtë çështje.
Fakti që Ilir Meta trajtohet në Beograd njëlloj si Andrija Mandiç i Malit të Zi, do të thotë se Beogradi e shikon Ilir Metën si "Andrija Mandiç" të Shqipërisë. Nëse i thua Ilir Metës se është njeriu i Beogradit në Tiranë, ai qartësisht nuk mërzitet, as zemërohet, por kënaqet. Ilir Metës i pëlqen që të besojë se në Beograd mendojnë për të si: njeriu ynë në Tiranë. Ilir Meta është i vetmi politikan shqiptar i cili nuk shqetësohet për pasojat që kanë tek zgjedhësit shqiptarë vizitat e shpeshta dhe të njëanshme që ai bën në Serbi prej shumë vitesh. Që këtu gjithçka nuk shkon kuptohet nga fakti se homologët serbë nuk ia kanë kthyer vizitat Metës në Tiranë. Por Ilir Metës duket se edhe kjo gjë i konvenon, se ai
mendon se me këtë i rritet më tepër rating-u në Beograd. Tashmë Ilir Meta mendon se "elektorati i tij është në Serbi. Ilir Meta është i vetmi politikan shqiptar i cili mendon se mund të mbijetojë në politikë në Shqipëri falë marrëdhënies speciale që ka krijuar me Serbinë, ose që mendon se e ka krijuar.
Imazh

Natyrisht se në Beograd e dinë sa vlen Ilir Meta, e dinë se ai është një nul intelektual që është duke u vetënulifikuar politikisht me shpejtësi për shkak të kthesave të tij politike, që e kanë shndërruar në politikanin më pa personalitet në Shqipëri, nga kundërshtari më i ashpër i Berishës, në shërbëtorin më të bindur të tij. Por Beogradi bën gjoja sikur e respekton Ilir Metën për të joshur edhe politikanët e tjerë shqiptarë, që të bëjnë si ai.
Ngjarja formative në marrëdhëniet e Ilir Metës me Beogradin është emërimi i tij në tetor 1998, si i ngarkuar i qeverisë për të menaxhuar krizën humanitare që kishte filluar si pasojë e dëbimit nga ana e serbëve të qindra mijë shqiptarëve të Kosovës në këtë anë të kufirit. Ilir Meta e mori këtë detyrë si zëvendëskryeministër në qeverinë e Pandeli Majkos. Kjo detyrë ishte biznesi i parë i madh për Ilir Metën. i cili e bëri këtë detyrë ashtu si do të donte Serbia që ta bënte. Ilir Meta vodhi sa mundi nga ndihmat e shumta që erdhën nga e gjithë bota për shqiptarët e dëbuar nga Kosova, në ushqime, barna, pajisje elektroshtëpiake, veshje etj. Ilir Meta i përvetësoi një pjesë të madhe të ndihmave të huaja dhe i kanalizoi në treg, me anë të tregtarëve që punonin për llogari të tij.
Natyrisht se një njeri që bën poshtërsi të tilla ka nevojë që ta përligjë poshtërsinë që bën me urrejtje ndaj atyre të cilët i ka dëmtuar, në këtë rast të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova, dhe me një ndjenjë miratimi për autorët e kësaj tragjedie, serbët. Kështu, Ilir Meta në vitet 1998-1999 e ndjeu veten në anën e serbëve. Serbët, sigurisht që nuk munguan që t' i shprehnin mirënjohjen Ilir Metës për atë që kishte bërë, në mënyrat e
sofistikuara që përdorin serbët, kinse ata e shohin Ilir Metën si politikan modern, të moderuar etj., si njeriu me të cilin ata duan të bashkëpunojnë dhe që mund të bëjë mrekullinë në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, duke çuditur Europën, etj.
Tekefundit kjo është tragjedia e vjetër e pushtetit, e njëjtë me tragjedinë "Makbethi" të Shekspirit. Ashtu siç Makbethit iu shfaqën tre magjistaret, të cilat e nxitën të bëjë krim, duke e joshur me kurorën mbretërore, ashtu dhe Meta u josh të bënte rolin e beniaminit të Beogradit në Tiranë. Meta supozonte dhe supozon se me këtë bëhet i pëlqyeshëm në Bruksel dhe në Washington, në qarqet të cilat e shikojnë Shqipërinë si satelit të boshtit Serbi-Greqi.
Por zelli me të cilin vepron Meta do të bëjë që shpejt të vijë dita kur shërbimi sekret serb t' i çojë Metës dhuratën tradicionale që i bëhet agjentit kur ai digjet dhe nuk do të përdoret më: një sapun dhe një peshqir. Me këtë dhuratë i thuhet në mënyrë simbolike agjentit se ai tash nuk u duhet më dhe duhet të pastrojë fytyrën e vet nga njolla që i ka vënë. Aq i obseduar është Ilir Meta për t' u paraqitur si njeriu i Beogradit në Tiranë, saqë informacionin për vizitën e tij të fundit në Beograd, e cila nuk kishte lidhje me veprimtarinë e vet si Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, por kishte të bënte me kongresin e partisë së Presidentit serb, Tadiç, e paraqet edhe në faqen zyrtare online të kësaj ministrie. Madje Meta saktëson në njoftimin në faqen online të ministrisë së tij, se vizita e tij në Beograd u bë për të marrë pjesë në kongresin e partisë së Tadiç!
(http://www.mete.gov.al/news.php?idm=1081&l=a)
Edhe tematika e bisedimeve të Metës në Beograd, sipas njoftimit në faqen online të ministrisë së tij, është ajo e një kryeministri, i cili prek të gjitha çështjet: "Gjatë këtyre takimeve u diskutua për çështje të bashkëpunimit dypalësh, koordinimin në kuadër rajonal në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit ndërkombëtar, si dhe theks i veçantë u evidentua rruga dhe përpjekjet e dy vendeve në drejtim të integrimit evropian."
Siç shihet, çuditërisht, si dy çështjet e para në bisedimet e Metës në Beograd dalin ato të luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, edhe pse Meta nuk është Ministër i Punëve të Brendshme, apo i Drejtësisë, por i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Kjo është në pajtim me synimin serb për ta inkriminuar Shqipërinë dhe Kosovën, si vatra të krimit të organizuar dhe terrorizmit, posaçërisht këto ditë kur raporti i Dick Marty ka gjetur jehonë të madhe ndërkombëtare.
Vetëm pas këtyre dy çështjeve, dalin çështjet ekonomike, të cilat supozohet të jenë kompetenca e ministrit Meta: "Z. Meta theksoi se midis dy vendeve ka hapësira të pashfrytëzuara bashkëpunimi në fusha me interes reciprok, veçanërisht ato ekonomike dhe infrastrukture, çka i shërben klimës së bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal dhe veçanërisht rritjes së mirëqenies të qytetarëve të dy vendeve, e ardhmja e përbashkët e të cilëve është Bashkimi Evropian".
Nëse fusha e kompetencave të ministrit Meta, do të thotë ekonomia, vinte vetëm në rend të tretë në bisedimet, kjo nuk do të thotë se ka ndodhur kështu edhe me interesat ekonomike personale të Metës, do të thotë bizneset personale të Metës me Serbinë, të cilat me siguri kanë qenë në rend të parë të agjendës së tij në Beograd.
kastriotmyftaraj@sot.com.alQuesto indirizzo e-mail è protetto dallo spam bot. Abilita Javascript per vederlo.

[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari