Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 15 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
LSI - Kllouni i arkitekturës politike në Shqipëri
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4553
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Përplasjet brenda LSI - aspektë i maskaradës politike në Shqipëri
Imazh

“Tregoj pasuritë e fshehura të Metës”
» Dërguar më: 26/09/2010 – 13:02
Darina Tanushi

Ish-ministri i Ekonomisë akuzoi dje për fshehje të pasurisë kreun e partisë së tij, Ilir Meta, njëherësh edhe zv/kryeministër e ministër i Ekonomisë. Në një reagim pas deklaratave të sekretarit të përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama, Prifti u shpreh për median se “Luan Rama sot vërtetoi deklaratat e mia se, luftën mediatike kundër meje për pasurinë e ka frymëzuar komiku, intriganti Ilir Meta”. Luani, thotë më tej në këtë reagim Prifti, “të pyesë Metën, nëse ai i ka deklaruar gjithë pasuritë e tij dhe pas kujt emrave i ka fshehur ato”. Së shpejti, deklaroi ish-ministri i shkarkuar nga Meta, “do t’i sqaroj unë pasuritë e Ilir Metës, duke filluar nga guroret në Skrapar, pallatet në Tiranë, galeritë luksoze në Bllok, apo tokat e vilat në bregdet. Ju ftoj të qeshni me Ilir Metën se është bërë qesharak”, – përfundon reagimin e tij Prifti. Marrëdhëniet mes Priftit dhe LSI-së u acaruan më shumë pas qëndrimeve të tij në një intervistë televizive, ku akuzoi Metën dhe segmente të LSI-së se i kishin bërë presion. Prifti e quajti Metën një njeri të dobët, që i do bashkëpunëtorët e tij si ushtarë dhe servilë, dhe nuk vlerëson aftësitë.

Sulmet e Luan Ramës - ish ministri i brëndshëm që rrahu me grushta gazetarin


Po dje, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama e quajti Dritan Priftin një njeri me probleme psiko-shëndetësore. “Transferimi në krahët e Edi Ramës është një zgjedhje e tij dhe çdo akuzë e bërë kundër kryetarit të LSI-së, në rastin konkret, jo vetëm është e pabazë, por dhe e trilluar në mënyrë qesharake”, – u shpreh dje Rama i pyetur nga gazetarët. Sipas tij, nuk është në axhendë ndonjë mbledhje kryesie e LSI-së për të shkarkuar Priftin, ndërkohë që sa i përket qëndrimit në koalicion me PD-në, Rama tha se Prifti “ka mbajtur flamurin e të qenit maratonomaku i ideve, vlerave apo i promovimit të qëndrimeve pranë dhe në krah të zotit Berisha, madje dhe më shumë sesa ata që janë bashkëpunëtorë të ngushtë të tij”. Ai i ka kujtuar Priftit se votat në Fier nuk janë të tijat, ndërsa deklaratat që ai ka bërë, Rama i cilësoi “sjellje mitomanësh” dhe që shprehin “një mentalitet korruptiv”. “Në rast se LSI-ja nuk do të kishte vënë në krye të listës së kandidatëve për deputet Dritan Priftin, ne do të kishim sot në parlament më së paku dy deputetë të LSI-së në qarkun e Fierit”, – u shpreh Luan Rama. Sipas tij, “nëse Prifti do të sillet në këtë mënyrë me votuesit, me mbështetësit apo me simpatizantët e LSI-së, për fat të keq do t’i mbetet elektorat vetëm ajo tufa prej 200 lopësh që ka vendosur të blejë në Fier”.
Në lidhje me akuzat për korrupsion, Rama tha se ato rëndojnë drejtpërdrejt mbi kryeministrin Berisha, por, shtoi ai, “nuk besoj se zoti Berisha mund të mos ketë vepruar nëse ka pasur prova apo dëshmi”. Sa i përket pasurisë së Priftit, Rama tha se “kjo është çështje që u mbetet organeve të deklarimit të pasurisë, organeve të hetimit, që të provojnë dhe të zbardhin përpara opinionit publik shqiptar këtë skemë, se si mund të bëhesh milioner duke qenë ministër dhe duke shituar tulla të pandërtuara”.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4553
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
LSI -ja - prona e Ilir Metës
Imazh

SHIFNI KLLOUNIN SKRAPARLI - ILIR META, NJË NJERI I PAKONTROLLUAR SE SI SULMON BARBARISHTË NË MES TË PARLAMENTIT, NË SY TË GJITHË BOTËS KUNDËR NJË FEMRE - JOZEFINA TOPALLI, PËR TA RRAHUR. NJË I SHPËRFYTYRUAR QË GUXOI BOTËRISHTË TË CËNOJI KODIN GJENETIK TË SHQIPTARIT PËR TË MOS DHUNUAR FEMRËN.

MBETET NË HISTORI NË SHEKUJ ILIR META QË TENTOI TË RRIFTE NJË GRUA PËR EPSHET E TIJA MESJETARE, QË JA STAMPOI NË KARAKTER KËTIJ DHE SHUMICËS NË SHOQËRINË SHQIPTARE PERANDORIA OSMANE, KOMUNIZMI DHE SHOQËRIA E SOTME, QË VAZHDON ME KËNAQËSI TË NOTOJË NË KËTO PELLGJE.

- SHIFNI TË FIKSUAR PËRJETSISHTË PAMJE TË PASOJAVE RRËNIMTARE NË PARLAMENTIT SHQIPTAR PREJ KRYETARIT TË CETËS SË SKRAPARIT, JO HARROVA TË LSI - FONDAMENTALISTI ILIR META

- E KY DREJTON EDHE SOT LSI

- SHIFNI ZULLUMET E TIJA BRENDA PARTISË KUNDËR NJERËZVE SERIOZË DHE TË GUXIMSHËM SI DRITAN PRIFTI

- SI MUNDET TË CMOHET PARTI SERIOZE PLURARISTE E SHQIPËRISË, KU KJO PARTI ËSHTË NJË PRODUKTË I NJË BASHKËSIE APO KLANI NJERËZISH TË KRAHINËS SË SKRAPARIT?

- PRONE E KUJTË ËSHTË ËSHTË LSI-ja?
DIHET ËSHTË PRONË PERSONALE E ILIR METËS, QË MERRË PËRMBAJTJE E NJË PARTIE ME NJË DESPOTË TË TIPIT ALI PASHA TEPELENa. PRA, KJO ËSHTË PARTI E NJË MODELIT MODERNË, POR ME SUBJEKTË MESJETAR, PARTI DONKISHOTËSH, QË GJENEROJNË TERROR SIKURSE SHIFEN NË FOTOT E MËSIPËRME, SULME BARBARE E TË PATURPËSHME NDAJ ATYRE QË MENDOJNË NDRYESHE SI ILIR META DHE MGUXOJNË T'UA THONË HAPPUR - PARA FYTYRËS SË I. METËS.

PORTRETI I ILIR METËS ËSHTË KRENARIA E LSI-is DHE ARKITEKTURËS ''PLURIPARTIAKE''



Rrefimet e Dritan Priftit kundër Edvin Ramës dhe Ilir Metës i kushtoi rëndë postit si ministër nga Ilir Meta!
Imazh


Ilir meta e shkarkoi me bandën e shtabit të Skraparit D.Priftin nga posti i ministrit te ekonomisë dhe energjitikës, duke e marrë vet. Shkaku i keasj shkarkimit ishte se Dritani akuzoi shokun Edvin Rama për përdorim droget dhe të tjera zullume antishqiptare. Kjo gjë për moralin e Ilir Metës dhe skraparllinjve nuk u pëlqeu, sic duket këta skraparllinjë qe kanë zaptuar shtabin me në krye I.Metën janë pjesë e falangave të zeza të Edvin Kristaq Ramës, që janë përdorë në shumë momente kthese historike të shoqërisë shqiptare në bashkëpunim me agjenturat e huaja në destabilizimin e Shqipërsë duke vrarë e djegur, duke plackitë e duke shitë sekrete të huajve. Prandaj nuk u ka dashtë të preken fijet e merimangës së falangave Meta-Edvin Rama në Televizion e në gazeta sepse demaskimi i Edvinit ësht demaskim edhe për shtabin apo cetën e kusarve të skraparllinjve të Metës. Lidhjet Meta- Sala janë konjukturale, që në substancë aliazhit nuk kanë strukturë të rregullt dhe pritet nga ora në orë, nga dita më ditë dhe nga nga muaji në muaj kjo shpërbërje aliazhit kaq i dobët.Ilir Meta me bandën e tij u tregoi botërisht se kushdo që do të demaskoi Edvin Ramën apo ndonjë si ky do ta pësoji edhe më keq.


Arbër Dajaku
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4553
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ilir Meta me mungesën në Hagë hyri si hero në historinë e Serbisë

ImazhImazh
Imazh Imazh
Ilir Meta me ministrin e brendshem serb, prej Kosovet Ivica Daçiç ---Ilir Meta me presidentin serb Tadic
Written by Gazeta Sot
E Premte, 23 Korrik 2010

Nga Kastriot MYFTARAJ

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë shkëlqeu në historinë e Serbisë me mungesën e tij në seancën e fundit të Gjykatës Ndërkombëtare

të Drejtësisë në Hagë, kur u dha vendimi për Kosovën. Në Hagë ishte i pranishëm, siç ishte paralajmëruar homologu serb i Metës, “miku im Jeremiç”, siç e quan ai rëndom. Por prania e Shqipërisë në seancë ishte reduktuar në drejtorin Mal Berisha nga Ministria e Punëve të Jashtme, dhe në ambasadorin shqiptar në Holandë. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë duhet të ishte i pranishëm në Hagë dhe kishte të drejtë të ishte. Çdo vend anëtar i OKB që dëshironte, mund ta ndiqte seancën gjyqësore në nivelin që dëshironte vetë. Shqipëria ishte dashur që ta ndiqte seancën gjyqësore në të njëjtin nivel përfaqësimi me Serbinë, për të theksuar vullnetin e Shqipërisë për pakthyeshmërinë e aktit të pavarësimit të Kosovës nga Serbia.
Por Ilir Meta nuk shkoi në Hagë, ashtu siç i takonte të bënte, se vajtja e tij në Hagë nuk do t’ i pëlqente ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Jeremiç. Mungesa e ministrit të Jashtëm shqiptar në Hagë ishte i vetmi satisfaksion që pati Serbia nga ky gjyq. Ilir Meta kishte rastin të bënte një gjest që do të shënohej në historinë e kombit shqiptar, por ai zgjodhi të bënte një gjest që do të regjistrohej në historinë e Serbisë, nëse në të do të shënoheshin shërbimet që joserbët tradhtarë të kombeve të tyre i kanë bërë Serbisë.

Ilir Meta negociator për serbët

Në vitin 2002, në kohën kur Ilir Meta kishte dhënë dorëheqjen si kryeministër dhe priste të merrte postin nr. 2 në Qeverinë “Nano” që do të krijohej në verë, ai filloi të hapë fjalë se po hynte në qeveri për të qenë negociatori shqiptar për çështjen e Kosovës. Madje Ilir Meta e infiltroi këtë tezë edhe në shtypin e Kosovës, siç qe rasti i editorialit të botuar në revistën “Java” në prill 2002 “Një negociator shqiptar për Kosovën”. Tash po del qartë se Ilir Meta në fakt do të kishte qenë një negociator “serb” për Kosovën.


Njeriu i cili i ka veshur vetes atributin e protagonistit në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, me mungesën e tij në Hagë dha të kuptojë se ai më tepër është zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, se ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Opozita shqiptare ka detyrimin historik që të kërkojë një interpelancë me ministrin Meta që ky të japë shpjegime se përse mungoi në seancën e shpalljes së vendimit në Hagë. Duket qartë se Ilir Meta priste një tjetër vendim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, dhe mezi po priste që ta uronte mikun e vet Jeremiç për suksesin e Serbisë.
Ilir Meta, pasi nuk shkoi në Hagë, u detyrua që ta përshëndeste nga Tirana vendimin e gjykatës, por edhe këtu u tregua i neveritshëm, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të Kosovës me Serbinë. Kur duhet të kishte folur për të kundërtën, për rëndësinë e bashkëpunimit të Serbisë me Kosovën, se është Serbia e mikut të tij Jeremiç ajo që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Por Ilir Meta nuk mund ta bënte këtë se ai ka konflikt interesi në marrëdhëniet me Serbinë, pasi Ilir Meta para se të jetë një politikan është një biznesmen dhe madje biznesmeni më i madh shqiptar që ka partneritet tregtar me Serbinë dhe biznese në Serbi.
“Tradhtia i solli fatkeqësi” thotë Shekspiri tek “Makbethi”. Ilir Metës qartësisht i solli fatkeqësi tradhtia kombëtare që bëri duke mos shkuar në Hagë, se pikërisht në ditën kur do të jepej vendimi për Kosovën në Hagë, në Tiranë një tjetër gjykatë dha një vendim asgjësues për Ilir Metën, duke e lënë në burg sekretarin e tij personal të arrestuar me kërkesën e drejtësisë amerikane, si trafikant droge. Të dy vendimet gjyqësore, ai në Tiranë dhe ai në Hagë, qenë dy plumba për Ilir Metën. Me vendimin e Hagës Ilir Meta u godit si tradhtar i kombit, ndërsa me vendimin e Tiranës u godit si kapo faktik i një karteli ndërkombëtar droge.
Imazh
Korrik 2009 - Ilir Meta me Klajd Musabelliun i LSI-isë


Ku është Lëvizja “Mjaft” pranë opozitës që të shkojë dhe të protestojë para Ministrisë së Punëve të Jashtme, pse jo dhe para shtëpisë superluksoze të Ilir Metës në lagjen trendy bllok, për skandalin e mungesës së tij në Hagë?

Pse nuk thërret opozita në interpelancë Prokuroren e Përgjithshme dhe t’ i kërkojë se përse nuk thirret Ilir Meta në Prokurori që të pyetet në lidhje me sekretarin e vet personal.
Imazh
Gangsteri Almir Rrapo - ish sekretari i ministrit të jashtë Ilir Meta

Nëse drejtësia amerikane është e interesuar vetëm për bëmat e sekretarit të Ilir Metës në Amerikë, drejtësia shqiptare duhet të jetë e interesuar edhe për bashkëpunimin e tij me Ilir Metën se dihet që çdo njeriu i tij i paguan atij 50% të të ardhurave nga aktivitet e kundërligjshme të çdo lloji. Vetë Ilir Meta është shndërruar në një rentier të një megaskeme korrupsioni, duke vjelë të ardhura nga të emëruarit të tij, që nga Leshkoja i avionëve, dhe deri tek Petrit Vasili i morgut, se të shëndetësisë nuk mund ta quash. Partia e Ilir Metës po zbulohet gjithmonë e më tepër që të jetë një organizatë kriminale, ku ai që nuk merret me trafik droge, merret me shitblerje abuzive aksionesh e pronash publike, me tenderë të kundërligjshme, me dëme të mëdha për buxhetin e shtetit dhe interesat e qytetarëve.
Opozita e majtë duhet ta përqendrojë goditjen tek Ilir Meta dhe të mos shpenzojë kohë dhe energji me Dritan Priftin. A nuk e di opozita se nuk ka prokurori dhe gjykatë në botë që të marrë të pandehur dhe të dënojë një invalid me gjysmë truri si Dritan Priftin? Në çdo vend të botës ku ka shtet juridik prokuroria dhe gjykata do t’ i përgjigjeshin çdo denoncimi për një njeri të tillë se një njeri i tillë nuk duhej të bëhej ministër. Përgjegjësinë për Dritan Priftin e ka Ilir Meta dhe Berisha si dhe deputetët që ngritën kartonin që ai të bëhej ministër.
Një njeri si Ilir Meta, niveli intelektual i të cilit është stopuar tek filmi “Beteja e Sutjeskës”, të cilin e ka të nevojshme ta shikojë po aq sa xhaketën e vet jeshile si xhybe dervishi, dhe që kur e shikon ngazëllen me trimërinë e serbëve në luftën e Sutjeskës, nuk mund të jetë ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë në vitin 2010.

Njeriu i cili në karrigen e vet në mbledhjen e qeveris dhe në zyrën e vet në ministri, është peng i sekretarit të vet personal në qeli, një pohim i të cilit e çon drejt e në qelinë ku është sekretari i tij, nuk mund të jetë ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe nënkryetar i qeverisë.

Nuk mund të jetë ministër i Punëve të Jashtme një njeri si Ilir Meta, i cili i ka kërkuar kryeministrit Berisha dhe Lulzim Bashës besën se nëse sekretari i tij personal në birucë bën disa pohime, që do të bënin që Ilirit t’ i ndalohej lëvizja jashtë vendit, në pritje të procedurave për të shkuar në qelinë e sekretarit të tij, atëherë Berisha duhet t’ i japë një orë kohë gjatë së cilës policia nuk do ta ndalojë të largohet nga Shqipëria nëpërmjet Rinasit ku i besuari i tij Leshkoja ka marrë si përforcim edhe Kol Baren e Lalë Hekrit për këtë operacion delikat. Nuk mund të jetë ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë një njeri si Ilir Meta i cili që ditën që u arrestua sekretari i tij personal i thotë Hysni Burgajt “shef”. E të mendosh se Ilir Meta është recidivist në këto afera se kur ishte herën e parë Ministër i Punëve të Jashtme në 2003, dy njerëz që kishin marrë vizë italiane në një listë të çuar nga ministria me firmën e tij, sikur qenë bodyguardë, u arrestuan si trafikantë droge. Kur ishte kryeministër, shoferi familjes së tij, të cilin ai e kishte emëruar edhe shofer të njeriut të tij, Drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, u arrestua në Morinë me një ngarkesë droge. Dhe kjo është vetëm maja e dukshme e ajsbergut. Njeriu cili del në politikë me sloganin “Koha për veprim”, na jep të kuptojë gjithmonë e më tepër se veprimet kryesore të tij janë trafiku drogës. Njeriu cili del në fushata elektorale me sloganin “E kuqja do të fitojë”, na jep të kuptojnë se e ka fjalën për ngjyrën e lulëkuqeve nga të cilat nxirret opiumi dhe hashashi.

Ilir Meta duhet të bojkotohet dhe të izolohet nga diplomacia e huaj në Tiranë, në mënyrë që të japë dorëheqjen dhe të largohet nga politika.

Ambasadorët perëndimorë në Tiranë duhet të çojnë raportet me të dhënat e vërteta për bëmat e tij në kancelaritë përkatëse, ndryshe do të besojmë se disa prej tyre janë në borderonë sekrete të Ilir Metës, i cili ka pasur një bordero për diplomatët e huaj në Tiranë që kur ka qenë kryeministër. Nuk është e rastit që dëshmitar në martesën e tij ka qenë ambasadori zviceran kur dihet që Zvicra është vendi më konsekuent në botë sekretit bankar që mbulon paratë e pista. Por llogaritë kryesore bankare të Ilir Metës duket se janë në Beograd, atje ku janë bizneset e tij kryesore. Për Beogradin Ilir Meta është “Njeriu ynë në Tiranë”.

Imazh
Kastriot Myftaraj
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4553
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ish sekretari i Ilir Metës - ministër i jashtëm, Almir Rrapo akuzohet për krim të organizuar në SHBA
Imazh

Autoritetet amerikane thonë se kanë arrestuar pjestarë të një grupi ndërkombëtar të krimit të organizuar, përfshi një zyrtar të qeverisë shqiptare.

Zyra e prokurorit të përgjithshmëm në Nju Jork tha të martën se forcat e rendit kishin arrestuan Florian Veshin dhe Almir Rrapon nën akuza ku përfshihet edhe vrasjat, grabitja, rrëmbimi dhe djegia. Ndaj Almir Rrapos akuzat u ngritën të henën në një gjykatë në Nju Jork pas arrestimit të tij nga policia shqiptare në muajin korrik. Në atë kohë ai shërbente si këshilltar i lartë administrativ për zëvendës kryeministrin e Shqipërisë.

Florian Veshi u arrestua të hënën nga forcat e rendit që përfshinin pjestarë të Byrosë Federale të Hetimeve dhe policë të qytetit të Nju Jorkut.

Prokurorët thonë se edhe 10 të tjerë janë arrestuar si pjestarë të grupit të akuzuar për vrasjen e dy pesonave, trafikimin e më shumë se 680 kilogramëve mariuana dhe rrembimin e dy njerëzve.

Almir Rrapo u arrestua në fillim muajit në ambientet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa ishte duke aplikuar për një pasaportë. Treshja gjykuese e Apelit, me gjyqtarë Alaudin Malaj, Shkëlqim Miri dhe Zeqine Sollaku, pranuan kërkesën e prokurorisë, për zgjatjen edhe për 20 ditë të tjera izolimin e Rrapos, deri në mbërritjen e kërkesës së autorteteve të SHBA-së për ekstradimin e tij. Kjo trupë gjykuese la në në fuqi vendimin e gjyqtarit Agim Bendo, në lidhje me vlerësimin e ligjshëm të arrestit të tij. Një vendim i tillë u la në fuqi kundër pretendimeve të mbrojtjes, se klienti i tyre ishte arrestuar brenda territorit të ambasadës së SHBA-së që konsiderohet, pjesë e SHBA-së. Sipas të drejtës ndërkombëtare, policia shqiptare nuk ka autoritet për të kryer arrestime të personave si shqiptarë ashtu edhe amerikanë në territorin e një selie të huaj diplomatike. Avokati i kërkoi Gjykatës, lirimin e Rrapos, pasi nuk është ai personi i shpallur në kërkim nga FBI-ja amerikane.
Më tej ai pretendoi se arrestimi i tij brenda ambienteve të ambasadës së SHBA-së nga efektivë të policisë shqiptare është i paligjshëm dhe cënon parimet e ekstra-territorialitetit. Prokurori i çështjes Dritan Peka, kërkoi nga trupi gjykues rrëzimin e pretendimeve të mbrojtjes, kërkesë që u pranua, duke izoluar edhe për 20 ditë të tjera ish- zyrtarin e Ministrisë së Jashtme, mbi 40 ditët e dhëna nga shkalla së parë dy javë më parë. Sipas akt-padisë së autoriteteve amerikane, e përdorur nga autoritetet shqiptare për arrestimin e zyrtarit të Ministrisë së Jashtme, emri i Rrapos nuk figuron në të, por ai akuzohet se në bashkëpunim me 11 persona të tjerë ka kryer “trafikim të lëndëve narkotike”; “rrëmbim”; “kërcënim”; “grabitje” dhe “transport përtej kufijve shtetëror të mallrave të vjedhura”. Të gjitha këto akuza, sipas padisë, i arrestuari i ka kryer në kuadër të organizatës që kishte aktivitetin kriminal dhe bazën në Staten Island dhe Queens por që kryente aktivitetin edhe në distriktet Jugore dhe Lindore të Nju Jorkut, në distriktin Lindor të Miçiganit, të Konektikatit etj, në vitet 2003 – 2007.

Kjo organizatë, njihej me emrin “Krasniqi” që i referohej mbiemrit të dy krerëve të këtij grupi, Bruno Krasniqi, Saimir Krasniqi, të arrestuar në qershor të këtij viti. Bashkë me ta ishte pjesë e drejtimit të kësaj organizate edhe Elton Sejdaris, i njohur si “Tony”. Veç këtyre, në këtë grup bënin pjesë edhe Erkliant Sula, Shkëlzen Balidemaj, Plaurent Çela, Skënder Cakoni i njohur si “Neri”, Gjovalin Berisha i njohur si “Cuz”, Dukagjin Nikollaj i njohur si “Duke”, Nazih Nasser i njohur si “Naz” dhe Gentian Nikolli i njohur si “Genti”. Të gjithë këta janë të arrestuar nga autoritetet amerikane. Këta të pandehur në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe role të ndryshme, kanë shpërndarë rreth 100 kg marijuhanë, të cilën ia kishin grabitur një shqiptari tjetër, të cilin më pas e kanë rrëmbyer duke e kërcënuar me armë për jetën nëse kërkonte paratë e shitjes së marijuhanës. Përveç këtij rasti, ata në qershor të 2005 kanë marrë nën kërcënimin e armës disa shpërndarës të marijuhanës në zonat që ata kontrollonin, duke i kërcënuar e grabitur pasi kishin hyrë në zonën e tyre.

Organizata synonte rritjen e territoreve nëpërmjet dhunës
Qëllimi i kësaj organizate ishte pasurimi i drejtuesve, anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të organizatës “Krasniqi” me anë të veprimtarisë kriminale. Ruajtjen, mbrojtjen dhe rritjen e pushtetit, territorit dhe fitimeve financiare të organizatës “Krasniqi”, drejtuesve të saj, anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve me anë të përdorimit të kërcënimit, dhunës dhe kërcënimeve për dëmtim fizik dhe ekonomik; dhe mbajtjen e viktimave dhe qytetareve nën frikën e organizatës “Krasniqi”, drejtuesve të saj, anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve duke kryer dhe duke kërcënuar për të kryer dhunë fizike dhe duke shkaktuar dhe kërcënuar për të shkaktuar dëmtim ekonomik.

Shekulli


Ish-sekretari i Ilir Metës - ministër i jashtëm, Almir Rrapo, rrezikon dënimin me vdekje në SHBA


Media amerikane i rikthehet akuzave të ngritura nga FBI, ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Jashtme në Tiranë, Almir Rrapo, i dyshuar në Amerikë për disa vepra të rënda penale. Yournabe.com citon fjalët e prokurorit të SHBA në Manhattan. “Një burrë 27-vjeçar i cili ishte një ndihmës i lartë i ministrit të jashtëm dhe zëvendëskryeministrit të Shqipërisë,

është akuzuar për të shtënat me armë nga makina që shkaktuan vdekjen e një njeriu në një bar në Long Island City në 2005”, tha prokurori i SHBA. Sipas këtij sajti, Almir Rrapo, u arrestua në Tiranë, për rolin e tij të dyshuar në krime si shantazh, angazhim në vrasje, rrëmbime, trafikim të narkotikëve, grabitje, vjedhje, zjarrvënie, pengimin e drejtësisë dhe transport ndërshtetëror të mallrave të vjedhura. Akuzat janë konfirmuar edhe nga Preet Bharara, avokat i SHBA, në Nju Jork. Rrapo, një ish-ndihmës i lartë i zëvendës kryeministrit të Shqipërisë, u arrestua nga Policia shqiptare me kërkesën e autoriteteve amerikane me 2 korrik 2010, por prokurorët lëshuan një akuzë kundër tij më 23 gusht. I pandehuri është akuzuar se ka marrë pjesë në të shtënat me armë nga makina të cilat ishin fatale për Erion Shehun i cili u vra në një kafe në Long Island City në korrik 2005, gjatë një beteje të ashpër mbi shitjet e marihuanës. Një tjetër i dyshuar i bandës, Florian Veshi, 26 vjeç, u arrestua në Brooklyn, për akuza të ngjashme. Një total prej 16 persona janë arrestuar për rolet e tyre të dyshuara në operacionet e trafikimit të marihuanës. Prokurorët thanë se banda ishte e drejtuar nga vëllezërit Bruno dhe Saimir Krasniqi, të akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e Erion Shehut. Media amerikane citon, se Rrapo, do të ndeshet me një dënim të mundshëm me vdekje, nëse shpallet fajtor për vrasjen e Erion Shehut. Grupi, i njohur si Organizata Krasniqi, vepronte në Nju Jork, Konektikat dhe Miçigan. Vëllezërit Krasniqi janë akuzuar gjithashtu për vrasjen e Erenick Grezda i cili u qëllua dy herë në kokë në një distancë të afërt në janar në Brooklyn-Queens, autostrada 14 në vitin 2006.

Agjensia Sot
9.10.2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4553
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
LSI - Molekula ''Atomike'' - Nën darën e kurthit politik

Imazh
Korrik 2009 - Ilir Meta me Klajd Musabelliun i LSI-isë

autori- Arbër Objektivi
E shtune me dt. 4 korrik 2009


Po e filloj nga pjesa e dyte e titullit:

LSI NËN DARËN E KURTHIT POLITIK Midis PD dhe PS - ARMIQËSI APO LSI MIDIS ZJARREVE - MIDIS DASHNORËVE KANIBALË

- PAK HISTORI PER LSI-in

Si doli LSI nga veza e PS-es?
Fraksionet lindin si produkte i mosmarreveshjeve deri ne majen e saj qe eshte konflikti brenda partise per çeshtje te ndryshme partiake, politike, organizative, taktike dhe strategjike ne nje menyre te papajtueshme idesh e mendimesh midis paleve. Fraksioni eshte nje shprehje e demokracise, e shendoshjes se nje partie nese din ta menaxhoji racionalishte ne baze te principeve demokratike.
LSI-ija lindi si fraksion i PS meqenese linden mosmarreveshje deri ne konflikte midis grupit te Ilir Metes me grupine e liderit Fatos Nano para disa vjeteve duke marre me vete disa deputete te kryesuar nga Ilir Meta me nje karriere politike te larte, si kryetar partie e PS-es, si kryeminister, si zevendes-kryeminister dhe minister i jashtem.
U themelua Levizja Socialiste per Integrim LSI me kryetar Ilir Meta, apo te quajtur nga media si Parti e skraparllinjve(meqe jane kryesoret prej Skraparit). Kjo perberje e Shtabit te LSI-s me perberje lokaliste e demtoi rende imazhin e LSI-s ne daljen e saj ne skenen partiake ne Shqiperi.
Ne saje te punes se Ilirit me shtabin e tij u formesua deri ne nje parti konkuruese ne mozaikun partiak me plote lakmi per spektrin e majte. E gjitje kjo ndodhi ne kohen kur ishte Fatos Nano kryeminister dhe kryetar i PS-es.

Konsolidimi dhe madhesia e LSI-is ne mozaikun e majte


Ardhja e Edvin Rames ne krye te PS-es krijoi me stilin dhe formimin moral te tij nje degjenerim total ne PS, nje peshtjellim, nje gjendje kaosi, ku prej PS-es u larguan disa deputete dhe socialiste autoritare ku nje pjese u atashuan ne LSI dhe nje pjese ne PD, nje Pjese ne PDK, nje pjese themeluan partine fraksione te quajtur PSV91 me ne krye Petro Kocin. Pra ardhja e Edvin Rames ndikoi ne shtimin e rrjeshtimit te disa socialistve konservatore dhe te rinje prane LSI-is, qe ben automatikishte te dyten parti pas PS-eit nga e majta.
LSI doli shume e konsoliduar prej konfliktit brenda ne PS prej gjeneratorit konfliktuoz Edvin Rama.

Perpjekjet per t’u bashkuar me aksionet politike me PS-in

Gjate periudhes parlamentare u ndermoren nisma ligjore me profil politik si nje nga keto ishte ndryshimi kushtetutes i ’’Ligjit te Zgjedhjeve’’, apo dhe shume te tjera, qe PS-ja demostroi hapur dhe fshehte kundër LSI-s. Nje diversion i mireorkestruar nga shtabi i Edvinit me Skender Gjinushin, politik te PS-es kundra LSI-is o organizua me synimin e vetem qe ta zvogelonin roli dhe ekzistencen e LSI-is ne koloraturen partiake ne parlamente. Shembuj deshmuan se LSI me disa deputete u mberthyen ne nje ngujim grevet ne mjediset e parlamentit shqiptar per afro 12 dite. Ne kete kohe PS-ja dhe shtypi i saj i shumte e ironizoi dhe e quajti nje veprim donkishoteste te I.Metes.

Thirrja apo perpjekja e fundit e LSI-is per rrezimin e Berishes nga pushteti

Edhe pse e kishin persekutuar Partia ‘’meme’’ LSI-in, Iliri Meta me shtabin e tij i shtrine doren edhe njehere ne prage te Zgjedhjeve elektorale te parlamentit te 28 qershorit 2009. Por edhe kesaj heret Edvini nenqeshi si perhere, e refuzoi hapur me neveri. Megallomania e Edvinit e ardhur prej nje familje bllokmenit enveriste me babe ish deputete, me dajen e nenes tij ish antar i byrose se KQ te PPSh,.....nxjerre krye si perhere ne shperfilljen ndaj LSI-s si nje krijese inferiore ne perpjekje per protagonizem dhe te tjerave arsye.

LSI-ja ne kurthin politik

Qysh me shkeputjen e LSI-s nga PS nuk ka ndjere kurre qetesi prej keqtrajtimit nga kampi majtiste duke e perbuzur, fyer, nençmuar, duke i futur shkopinje nga te kater ane si e si qe ta demoralizonin dhe ta detyronin te futej perseri ne vathen e PS-es. Po ashtu dhe e djathta ne lojen e rregullave demokratike i bente kundershtime sipas programeve.
Duke qene kryetari i tyre I.Meta nje person me portret bajraktari e lokalisti grumbulloi rreth shtabit te partise tij besniket – fanatike skraparlinje, beri qe te ushqehej me delirin e madheshtise prej tyre sikur te ishte Ali Pashe Tepelena. Mediokriteti i tij i theksuar nuk e lente te gjykonte drejte se politika qe kishte zgjedhe vete e kishte fute ne daren e saj dhe me kohe e shtrengonte nga te dyja ane midis Ps-es dhe PD-es. LSI-ja si parti me pak deputete pretendonte nje protagonizem politik ne spektrin e majte dhe ate te djathte. Kjo per mendimin tim ishte nje nga te metat e Metes qe mbivleresonte veten dhe LSI-n ne kushte te pamerituar ne optiken partiake ne Shqiperi. Pra Meta me nje rreth karrieristash te eger intelektualesh te llastuar dhe te graduar nga sistemi komuniste ekspozoheshin para ekranit dhe parlamentit me nje fjalor te vrazhdet, te eger kercenues te stilit fondamentaliste. Ky perfytyrim qe kishte shprehe I.Meta me shtabin kudo dhe cilindo trembte mendje dhe institucionin politik si nga e majta dhe e djathta te shprehur LSI-ja me nje etje sadiste duke kerkuar sa hape mbylle syte DOMINIMIN E LSI per 24 ore ne spektrin politik. Nuk pritnin si parti e re te zente vendin e vet natyrshem ne kohe dhe ne hapesire. Ne nje fare menyre LSI-ja me fytyren dhe arrogancen e saj te vrazhdet e futi veten me kembet e veta ne KURTHIN POLITIK qe rrethanat ja sollen.
Sa me siper LSI-ja u be nje viktime e makines Kurthe.

Ne daren e kurthit të politikës LSI

Imazh

LSI-n e futi politika ne daren e vet për pesë arsye kryesore:

- Perpiqej per nje protagonizem ne spektrin e majte, pre te merrte timonin e pushtetit PS-it
- U keqtrajtua, u ndeshkua egersishte nga PS- ‘’meme’’ si parti fraksioniste per protagonizem banditesh, gje qe demtoi rende vete fiziologjine e PS-es dhe vete LSI-n. PS-eja me diversionin e saj e izoloi ne çdo nisme, ne çdo perpjekje per liri veprimi te LSI-s.
- Mori goditje konstante nga PSD-ja e S.Gjinushit me te gjitha menyrat nga me ataviste.
- Karakteri bajraktar, prepotente,, arbitrar i Metes sebashku me shtabin skraparli intelektual te vrazhdet ne spektirn dy koloresh e demtoi rende.
- Shperftyrimi i Metes neper media, sjellja e papergjegjshme e I.Metes deshmonte se kurthi politik ne shtrengimin e dares kishe dhene rrezultate duke e shperfytyruar portretin e I.Metes si lider i urrejshem per krejte spektrin politike ne Shqiperi.

Ketor pese shkaqe e futi politika ne daren, ne kurthin e vet LSI-n me liderin e tij medioker dhe shume agresiv e fyes deri sa pranoi gjunjezim kapitullante ndaj KURTHIT POLITIK duke pranuar oferten e kohes per ekzistence te LSI-s - BASHKEPUNIMIN ME QEVERINE ’’BERISHA DY’’, pram e PD-en.

Ne keto rrethana Meta edhe pse shtirej i qete, demostronte neper ekrane nje psikologji çmendurake me sjellje rrugaçesh duke kujtuar ’’Sulmin vandal’’ ndaj zj.Jozefina Topalli ne parlamente, apo si ajo e 30 qershor 2009 doli me nje fytyre te prishur, te deformuar sysh dhe gojen me shprej huliganesh kunder Sali Berishes.


LSI nje fuqi ''atomike''
(Pas Zgjedhjeve Elektorale te 28 qershorit 2009 ne Shqiperi)


LSI-ija nje ’’fuqi atomike’’

- LSI-ja eshte vleresuar nga PS-ja dhe media e shumte e PS-es si nje parti e klubit skarparlije, por nuk eshte vleresuar me synim djallezor e nihiliste mbi kapacitetin real energjitik te atomeve qe depozitonte ne berthamen e saj. Nuk eshte vleresuar energjia potenciale te akumuluar e LSI-s te Metes nga miopia dhe injoranca e E.Rames me intelektuale ultra- konservator ekstremiste megallomane komuniste si Erion Bracen, G.Rucin, A.Dade, A. Xhafaj, N.Dokle, K.Islami. Ilir Beqja,…Nga gjithe kjo trysni sistematike e shperfilljes se LSI-is nga PS-ja me satelitin PSD-en e Skender Gjinushit, me mediat e saja ne menyren rrugaçe i ka be nje nder se e ka nenvleftesuar si parti dhe si faktor politik ne spektrin e majte dhe ate plurariste, fale mendesive te trasheguara konservatore enveriste-komuniste megallomane.

- Procesi i grabitjes se votave te LSI-is nga PS-ja.
Imazh

Sipas deklarimeve te LSI-is ju plaçkiten mijra votat e tija te ekuivalentuar ne nje ose dy deputete te LSI-is prej PS-es ne komisionet e votimeve, meqenese nuk kishte LSI-ija komisioneret e vet sipas ligjit elektoral
- Pra ky inferioritet konstante i liderit aventurier ekstremiste enveriste - Edvin Rames ne Nxjerrjen e Rezultateve ne dem te LSI-is e beri qe predha atomike te derdhej prej barutit te hedhur me aq urrejtje sikur te ishte partia e njerkes.

''Molekula atomike'' shperthen:

Lsi si nje parti e re qe eshte drejte profilizimit moderne ne sfondin partiak nuk mund ta duronte ne pafundesi mendjen dhe aktet e liga kriminale te liderit te PS-es Edvin Rama.me satelitet e tij te verber nga mendesia komuniste ne pafundesi.
Kufijte e durimit te LSI-is te reprazaljeve nga direkte E.Rama ishin tejkaluar dhe kishin arrite piken kritike te vlimit.
Momenti i shperthimit erdhi pas Zgjedhjeve te 28 qershorit te 2009, ku gati dy mandate ju plaçkiten barbarishte nga kutia e votimit te LSI-is prej komisionereve te PS-es ne momentin qe ju ofrua prej Partise fituese PD i tha nje Po te madhe aleances per Qeverine e re ’’Berisha dy’’.
Pranimi i aleances se LSI-is ne aleance me PD-en ishte nje shperthim atomik ne skenen politike te Shqiperise. E majta nuk e priste kurre kete eksplodim gjigand ne qiellin blu shqiptar sepse u ishin verbesuar syte dhe mendja ne potencen atomike qe kishte akumuluar LSI-ija me nje durim te imponuar te madhe.

''Molekula atomike'' LSI shperthen PAS ZGJEDHJEVE TE 28 QERSHORIT të 2009.

Me nje kronike te llahtareshme te persekucionit te LSI-s nga PS-ja me liderin Edvin Rama, Skender Gjinushin ,........dhe KURTHI POLITIK beri qe dara t’ja shtrengonte I.Meten me LSI-n ne dilemen: TE EKZISTOJE APO TE ZHDUKET si LSI?
Ilir Meta me shtabin e tij zgjodhi rrugen e ekzistences duke pranuar oferten politike te PD-es per bashkeqeverisje dy ngjyrash. Nuk kishte rruge tjeter dhe ne imponim te rrethanave u gjunjezua konjukters politike qe ju shfaqe.


A veproi drejt LSI-ja ne kontratën me PD-en, me bashkeqeverine ’’Berisha dy’’?

Per sa u shkrua mesiper rezultoji se vendimin e LSI-s ishte racionale, e matur dhe si e tille shume e drejte.
Nje Vendim historik dhe i nje mendesie te re politike ne fifilozofine e re plurariste.Mbi te gjitha partite dhe interesat eshte STABILITETI I VENDIT, qe Edvin Rama gjoja ne emer te disa kutiave imagjinare me flete votimesh orvatet t’i ndezi ZJARRIN Shqiperise te nxitur nga instiktet e tija dhe te grupit te Gramoz Ruçit, Arta Dade, Namik Dokle, Ilir Beqja, Ditmir Bushati, Erjon Braçe me idene e marrjes se pushtetit me dhune sikurse eksperiences te suksesshem te 1997, ku PS-ja mori pushtetin.
Nje nga faktoret fondamentale eshte Stabiliteti i Shqiperise ne prage te nje Projekti te mirepregatitur per nje Destabilizim total te vendit prej humbesit, deshtakut, aventurierit Edvin Rames dhe cetes tij.

A ka garanci qeveria ’’Berisha 2’’ me LSI-n?

Imazh
A THUA DY KARAGJOZET E POLITIKES DO TE MERREN VESH NE BASHKEQEVERISJE?

ILIR META ME SHTABIN E VRAZHDET INTELEKTUAL TE LSI-s DON TE BEHET ZOT NE SHTEPINE E KUJTDO SI TRADITE NDOSHTA E SKRAPARLLINJVE.

Nuk ka me fat te keq per cilindo parti dhe ne kete raste te bashkepunosh institucionalishte me I.Meten dhe kete ka me e provuar PD-ja me Salen. Bashkepunimi i PD-es me nje parti skraparlije ka me qene nje SFIDE MORALE-POLITIKE.
Duke ditur gjithe panoramen negative te I.Metes dhe shtabit te tij nuk e ben te qendrueshem qeverine ne 4 vitet e ardheshme. Duke ditur nga shfaqjet e personit I.Meta si person destabilizues, i arrogante, karrieriste i tipit sadiste rreth nje grupit ekstremistesh skraparli e ben shume te pamundur parashikimin e nje jetegjatesie prej 4 vjetesh ne qeveri.

LSI-ja me Meten e kane zene ngushte PD-en e Berishes ne formimin e qeverise. Mjere Berisha se me ke ka me u ule me formua qeverine. Qysh ne hapin e pare Iliri ka me nxjerre dhembet e vampirit per te marre ministri kryesore me synim qe te drejtoi qeverine ’’Berisha 2’’, pasi e ka ne gene Iliri me shtabin e vrazhdet intelektuale – DOMINIMIN të kudoshëm. Por Sala duke e njohur Veset e ulta dominuese dhe destabilizuese të tij i ka pregatite frengjite I.Metes me shtabin e tij per tua prere revanshin despotik te grabitjes se ministrive kryesore baze te nje shteti.

Faktori Rama eshte percaktues ne konsistencen 4 vjeçare te bashkepunimit PD-e me LS.
Imazh

Nese nuk jepe doreheqje E.Rama si kryetar i PS-es siç po shifet ka me qene nje fat i madh per Berishen dhe jetegjatesine e qeverise. Nese te kunderten atehere Ilir Meta ka me nxjerre veset e tija te ulta njerezore tashme te demostruar sistematikishte para kamerave te TV-ve neper parlamente e kudo e kudo dhe shpejte do versulet per te rrezuar qeverine pa turpin me te vogel.

Po sikur te bahet ''demokrat'' Edvin Rama?

Nese jepe doreheqje Rama behet demokrat. Sapo te behet demokrat Rama menjehere Ilir Meta me shtabin e tij te LSI-s shkelin premtimet, kontratat me PD-en dhe kombin shqiptar dhe o burra te nxjerrim luget prej xhepit dhe te provojne nje gjelle tjeter me te mire!!!!!!!!!!
Me Ilirin dhe LSI-n eshte çmenduri te besh aleance cilido parti, por duhet ti drejtohemi me shumë nje thenie ala aziatike meqenese Iliri eshte nje fetar i devotshem islamik sipas njërëzve të afërt të tij:
ISHALLAAAAAAAAAAAAAA qendron aleanca PD – LSI per 4 vjet qeveri per te miren e popullit.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4553
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Biografia e Ilir Metës
Imazh

lir Meta ka lindur më 24 Mars 1969 në Skrapar, Shqipëri. Në vitin 1992 ai u diplomua për Ekonomi Politike nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, ku ka vazhduar edhe studimet pasuniversitare.

Aktualisht, Zoti Meta është Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Në legjislaturën e kaluar ai mbante postin e Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Integrimit Europian.

Ilir Meta është Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ( LSI) që krijoi në Shtator 2004, pas largimit të tij nga Partia Socialiste, për të shmangur një krize politike në Shqipëri. Tani LSI është Partia e tretë më e madhe parlamentare në Shqipëri dhe pjestare e koalicionit qeverisës me Partinë Demokratike.

Ilir Meta ka një veprimtari të gjerë politike, të cilën e ka filluar në vitin 1990, si pjestar aktiv i Lëvizjes Studentore që solli rënien e regjimit komunist. Nga viti 1992 e në vazhdim ai është zgjedhur Deputet në të gjitha legjislaturat, duke qenë dhe antar i shumë Komisioneve kuvendore. Gjatë periudhës 1996 - 1997 ai ka qenë Zv.Kryetar i Komisionit të Jashtëm të Kuvendit Shqiptar.

Ilir Meta është njeri prej bashkëthemeluesve të Forumit të Rinisë Eurosocialiste të Shqipërise (FRESH), duke kontribuar në aderimin e saj në Unionin Ndërkombëtar të Rinisë Socialiste (IUSY). Ai ka mbajtur poste të rëndësishme në FRESH, si Zv.Kryetar (1992-1995) dhe më vonë Kryetar i tij. (1995-2001).

Aktiviteti i tij politik brenda PSSH-së ka qenë jashtëzakonisht intensiv. Ai ka qenë Antar i Komitetit Drejtues nga viti 1992 dhe Antar i Kryesisë së Partisë nga viti 1993 deri ditën kur dha dorëheqjen (Korrik 2003), pasi i parashtroi udhëheqjes së Partisë disa çështje të mprehta, si mungesa e transparencës, dështime në realizimin e premtimeve dhe përkushtimin ndaj reformave.

Ilir Meta ka qenë Kryetar i Degës Vendore të PSSH-së për qytetin e Tiranës (1997-1998). Nga viti 1993 në 1996 ai ka mbajtur postin e rëndësishëm të Nënkryetarit dhe Sekretarit Ndërkombëtar të Partisë, periudhë gjatë së cilës u vendosën marrëdhëniet me shumë parti socialiste dhe social-demokrate, me Partinë Socialiste Europiane dhe Intenacionalen Socialiste.

Aktiviteti i tij politik shënoi përparim të ndjeshëm gjatë qënies së tij si Kryeministër i suksesshëm (Nëntor 1999 - Shtator 2001) dhe pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme të verës të atij viti, ai fitoi një mandat të dytë Kryeministror (Shtator 2001 - Shkurt 2002). Gjatë kësaj periudhe ai e drejtoi vendin drejt një serie reformash të rendësishme, të cilat përgatitën rrugën e Shqipërisë drejt Procesit të Stabilizimit dhe Asociimit (MSA). Në shkurt 2002, ai dha dorëheqjen, në përpjekje për të shmangur një krizë politike brenda shumicës.

Ilir Meta ka shërbyer edhe si Zv. Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme (Korrik 2002 – Korrik 2003) Zv. Kryeministër dhe Ministër i Koordinimit (Tetor 1998 – Tetor 1999), dhe Sekretar Shteti për Integrimin Europian në Ministrinë e Punëe të Jashtme (Mars – Tetor 1998).

Nga viti 2004 - 2006, Zoti Ilir Meta ka qenë antar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin, i kryesuar nga Ish-Kryeministri Italian, Giuliano Amato. Antarësia e tij me 17 vendim-marrës të njohur ndërkombëtarë nga vende të ndryshme të Europës dhe SHBA-ve, dha një listë me rekomandime të rëndësishme për integrimin e vendeve të Europës Juglindore në Bashkimin Europian.

Ilir Meta është lektor vizitor i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Ai ka mbajtur ligjërata edhe në mjaft universitete dhe akademi të mirënjohura përtej detit, duke përfshirë Universitetin e Harvardit dhe Akademinë Europiane në Berlin.

Ilir Meta është i martuar me Monika Kryemadhin. Ata kanë dy vajza dhe një djalë, Bora, Era dhe Besar.

Flet Anglisht dhe Italisht; i pëlqen të lexojë libra historikë dhe praktikon sporte të ndryshme aktive, si not, basketboll dhe ping pong.


U morrë nga burimi Këshillit të Ministarve Tiranë
http://www.km.gov.al/?fq=brenda&gj=gj1&kid=35
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4553
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Dritan Prifti është viktimë direktë i Ilir Metës dhe i grupit të Skraparit
Imazh


Meri dhe Dritan Prifti: “Do të martohemi përsëri”
Dritan Prifti: Meri, e para dhe vetmja dashuri e jetës time. Meri Prifti: Më ngaçmoi në Ujin e Ftohtë në Vlorë.

Nga Odise Plaku
Diel, 27 Janar 2008 11:38:00

Janë futur në dhjetëvjeçarin e dytë të lidhjes së tyre. Kanë kaluar gjatë kësaj periudhe çaste që i quajnë të papërsëritshme. Por Meri kurrë nuk dëshiron të përsëriten në jetën e tyre çastet e vështira të kaluara në jetën shëndetësore të Dritanit. Edhe pse të tilla, përsëri Meri ka treguar përkujdesjen më të madhe ndaj bashkëshoritt të saj. E lumturuar që jetën e saj e ka lidhur me Dritanin, dhuratat më të vyera për Merin si bashkëshorte janë dy djemtë e saj.

Lidhja e përjetësuar në emrin Jon

Ka qenë një stinë pushimesh në plazhin e Vlorës, një zbritje dhe ngjitje shkallësh në kampin e dikurshëm të punëtorëve kur do të shkëmbeheshin për herë të parë shikimet mes tyre. Të dy shumë të rinj, me një diferençë të vogël moshe mes njeri-tjetrit, në një moshë, ku padyshim zemra kërkon të ketë dikë pranë. Pavarësisht se Dritani njihet tashmë si një politikan me një karrierë të sprovuar, përsëri teksa bisedohet për jetën e tyre bashëkshortore tregohet tepër i lirshëm, i gatshëm të rrëfejë gjithçka e pyesim. “Zakonisht gazertarët iu drejtohen politikanëve përçështje të çilat ata mbulojnë në këtë fushë apo për speçifika të çaktuara. Nuk kam problem të flaës dhe për jetën time bashkëshortore.” Pohon Dritani duke e hapur kështu rrugën e komunikimit.

Meri: Me Dritanin jam njohur në muajin gusht në kampin e punëtorëve në Ujin e Ftohtë në Vlorë.

Ishte rastësi, por edhe fat që u njoha me të. Ngjisja dhe zbrisja shkallët e kampit një ditë nga një anë, një ditë nga ana tjetër, pasi kampi kishte disa mundësi lëvizjeje drejt bregut. Përditë shkëmbeheshim bashkë. Dritani më ngaçmonte me ndonjë fjalë, ndërsa unë nuk i ktheja asnjë përgjigje.

Dritani: E vërtetë. Sa herë shkëmbeheshim nuk rrija rehat. Do t’i hidhja ndonjë kunjë, por Meri nuk para reagonte.

Meri:Po se mos vetëm një fjalë,gjatë asaj kohe kishte goxha guxim.

Dritani: Më duket edhe tani i kam fjalët

(Qeshin)

Meri: Një ditë isha duke u larë në det dhe e shikoja që Dritani nuk m’i ndante sytë.

Dritani: Isha ulur në buzë të detit dhe ndiqja gjithë veprimet e Merit. Ka qenë çasti kur kjo afrohej buzë bregu dhe më kërkoi ndihmë.

Meri: Po është e vërtetë. Bregu në pjesën e Ujit të Ftohtë është i vështirë për të dalë nga deti. Nuk po arrija të ngjitesha, kështu që iu drejtova Dritanit të më jepte pak dorën.

Dritani: U tregova djalë me kulturë dhe nuk e lashë shumë të vuante. U ngrita nga vendi dhe e ndihmova të dilte në breg.

Meri: Më kujtohet që e kam ngaçmuar vetë.”Do më japësh pak dorën të dal në breg”. Dhe Tani nuk përtoi. U ula buzë detit, ndërsa Tani më kërkoi të ulej pranë meje.

Dritani: E di si mu përgjigj? Ulu more ka vend sa të duash këtu.

Meri: Në ato çaste bëra sikur nuk më interesonte më. Kisha dalë në breg. Por edhe ky nuk e zgjati shumë.Zuri vend pranë meje. Më pas kemi shkëmbyer shumë pak fjaë.Aty më thotë që të pres sonte për darkë. Shtanga, por më pas e pyeta përse sonte.

Dritani: Kisha ditëlindjen.

Meri: Ishte data 27 gusht i vitit 1990.

Pranova, por i kërkova që në mbrëmje do të ulesha me të nëse vërtetë kishte ditëlindjen.

Dritani: Dhe si garançi më kërkoi që atë mbrëmje të merrja me vete edhe letërnjoftimin.

Meri: E kishim lënë të takoheshin në orën 19.00 tek Rrapi, në Ujin e Ftohtë. Kam shkuar pak me vonesë, kurse Dritani rrinte dhe priste me dorën lart ku mbante letërnjoftimin duke më vertëtuar se atë ditë ishte ditëlindja e tij.

Dritan çfarë të tërhoqi më shumë tek Meri?

Dritani: (Qesh) Unë pata fatin e mirë që e njoha me rroba banje. (Qesh dhe e ngaçmom Merin) Kështu që kuptohet se çfarë më tërhoqi më shumë. Por të them edhe një gjë tjetër. Përveç tërheqjes trupore, filluam të njiheshim akoma më mirë me njeri-tjetrin, personalitetin prandaj shkuam edhe shtatë vjet lidhje mes njeri-tjetrin. Besoj se ka qenë një kohë e mjaftueshme për ne. Them se një çift e ka mëse të nevojshme të njihet më mirë para se të vendosë të martohet.

Meri çfarë të bëri të thoshe: ”Ky është njeriu i jetës time”

Meri: Në fillim mua nuk më tërhoqi pamja fizike si e tërhoqi Dritanin. Fakti që ky ishte shumë i edukuar më tërhoqi më shumë. Unë isha vetëm 19 vjeç dhe kisha patur shoqëri shkolle dhe është shumë e vështirë që të gjeje njerëz kaq të edukuar sa Tani. Ishte i butë , xhentil, dhe plot mirësjellje.

Pra ta hëngri zemrën me të mirë?

Meri: Për mua ishte shumë i mirë.

Nuk shfaqi Tani ndonjë natyrë ndryshe nga ajo që njohe buzë deti?

Meri: Jo vetëm gjatë shtatë viteve të lidhjes sonë dashurore, por edhe më pas, Dritani ka mbetur po ai. Ndonëse ka rraste që i kërkojë të bëhet pak më i egër, apo edhe të bërtasë është e pamundur. Shumë paqësor.

Dritani: Është e çuditshme. Perçeptimi im në politikë është se çilësohem si një politikan i rreptë. Familja është tërësisht krahu tjetër. Meri thotë që absolutisht nuk e tregon pjesën e vet, këtu në shtëpi.

Të ka pyetur ndonjëherë Meri që ishte ajo dashuria e parë në jetën tuaj?

Dritani: Nuk ka qenë e nevojshme për të kaluar në pyetje të tilla. Kur e njohëm njeri-tjetrin kemi folur hapur. Unë i`a kam thënë se Meri ka qenë e para dhe e vetmja dashuri e jetës time.

Çfarë ka ndodhur gjatë shtatë viteve të jetës tuaj?

Meri: Që nga muaji gusht që jemi njohur deri në shtator takoheshin ditë për ditë. Ndërsa në tetor të vitit 1990 Tani u largua në Burrel ku filloi të punonte si mësues i anglishtes.

Filloi kështu largësia dhe takoheshim një herë në javë kur kthehej në Tiranë. Kishte raste kur kam shkuar edhe unë fshehurazi në Burrel. Ka patur çaste të bukura.

Dritan: Po koha e qëndirmit tim në Burrel ka qenë e shkurtër vetëm disa muaj.

Meri: Viti 1993 ka qenë shumë i vështirë për mua. Atëherë Tani kishte vendosur të shkonte për studime në Amerikë. Në fillim e merrja lehtë.

Dritani: Duke e parë sesa të lidhur ishim e kisha të vështirë t’i tregoja të gjithë të vërtetën, por edhe kohën që do të shkeputeshim.

Meri: Ma paraqiste si një vizitë turistike, ndërsa një javë para se të ikte ma hapi përsëri këtë bisedë, por nuk më tregoi përsëri se ikja e tij lidhje me fillimin e studimeve atje. Atëherë fillova ta ndjeja se ai do të ikte. Nuk e jepja veten. Përpiqesha të isha sa më e fortë. Por kur jam ndarë me Tanin më 19 maj të po atij viti kam qarë jashtë mase. Më përçolli deri në shtëpi dhe u ndamë aty.

Dritani: Të nesërmen në mengjes unë do të nisesha drejt Amerikës për studime.

Meri: Por unë nuk rrija dot. Kështu që jam ngritur herët dhe kam shkuar poshtë pallatit. Dërgova dikë që të ma thërriste. Më kishte shkruar edhe këtë letër. Kemi qarë pothuaj një orë dhe atë ditë nuk e di se ku kam shkuar. Nuk e di se nga më kanë çuar këmbët. Eçja, lexoja, qaja. Jam kthyer në shtëpi dhe lotët nuk më shteronin.

Dritan na lexon një paragraf nga kjo letër?

Dritani: Mos na i nxirr të gjitha sekretet. Epo mirë.

(Lexon) “Zemra ime, e di që je e shqetësuar për mua. Por unë jam i sinqërtë. Për çdo vendim që unë do të marrë shkaku i parë je ti.

Bashkimi ynë është hyjnor dhe qielli që e bëri kaq të bukur do të ketë aftësinë ta ruajë po kaq të bukur.”

Ishte vërtetë një vendim i vështirë për të shkuar në Amerikë, po ashtu ndarja me Merin. E kujtoj edhe unë si sot ndarjen me Merin. Na e kujtojnë edhe komshinjtë, sepse kur ngjiteshim në shkallët epallatit të dy qanim. Më vonë na e kanë kujtuar se ishte e nevojshme. Unë e kuptoja që duhej të studioja më shumë.

Ju keni studiuar për anglisht?

Dritani: Po kam përfunduar studimet në Unversitetin e Tiranës për gjuhën angleze, por e kuptoja se nuk ishte gjithçka. Kam studiuar katër vjet në Amerikë, kam marrë dy tituj në master, një në administrim biznes, tjerin në qeverisje. Kam qenë në Amerikë `93- `96 ku kam marrë në univeristetin e Nju Meksikos matserin për biznes, pastaj kam qenë në `99- `200 në Universitetin e Harvardit masterin në qeverisje.

Mendoj se karriera ime e kishte të nevojshme këtë përgatitje. Nuk do të isha në këtë poziçion nëse nuk do të kisha përfunduar këto studime. Bëra atë sakrifiçë ndarjeje me Merin, sepse gjatë kohës që studioja edhe punoja për të përballuar shkollën, jetesën atje. Sakrifiça të lodhshme dhe të lodhshme, por kuri kujtoj në distançë dhe leverdinë që ke patur prej këtyre sakrifiçave them se janë kanë vlejtur të gjitha.

Meri thotë se të shenjtat e saj janë letrat që keni shkëmbyer mes njeri-tjetrit. Kanë shumë fjalë dashurie shumë ndjenjë.

Dritani: Kemi qënduar tre vjet të ndarë nga njeri-tjetrit. Në studimet e Harvardit ne kemi qenë të martuar dhe Meri ka qenë me mua. Por herën e parë kemi komunikuar me vështriësitë e largësisë. Pothuaj çdo javë më shkruante Meri dhe po ashtu përgjigjesha unë. Marrjet e letrave ishin çaste që mezi i prisinim pasi nuk kishim edhe aq lekë sa të komunikomim shpesh në telefon. Ççmimet e bisedave telefonike në atë kohë ishin të larta. Letrat ishin rruga më e mirë e komunikimit. Mbaj mend që me mua bënin humor shokët që më sillnin letrat pasi ato ishin të mbuluara me të puthura buzësh. Zarfat mi sillnin si lajme mira.

Meri: Po nuk janë vetem letrat ku ne kemi shprehur dashurinë tonë. Ja, është edhe kjo gjethe mbi të çilën tani më ka shkruar “Të dua”, është edhe kjo kartëmonedhë e asaj kohe, janë shumë, shumë sa kur fillojë dhe i shfletojë ndonjëherë më mbushen sytë.

Martesa në kohë lufte

Fundmaji i 1997-ës do të mbetet i veçantë, sepse pas shtatë vjetësh dashuri janë martuar.

Meri: Në kohë lufte, shtetrrethim, e kemi bërë dasmën në kohë dreke. Kemi shkuar edhe në kishë. Ishte një ndër dasmat e para të bëra në kishe.

Dritani: Ne e kishim planifikuar prej kohësh që do të martoheshim në këtë datë pa e menduar se çfarë do të ndodhte në të vërtetë në Shqipëri. Në fakt në ditën e dasmës tonë ishte shtetrrethimi deri në orën 21 të darkës, ndërsa pas kësaj ore as që mund të bëhej fjalë për të lëvizur.

Meri: Ne vendosëm që në këto kushte ti hiqnin ato salltanetet e mëdha që kanë zakonisht dasmat dhe vendosëm që të bënin një dasmë, jo dy.

Dritan: Meri nuk bëri sipas zakonit të shqiptarit të shtunëndasmën e saj dhe ditën e diel ta bëjë dhëndërri. Ne vendosëm të bënim një, njerëzit e Merit dhe njerëzit e mi, u mblodhëm në një lokal së bashku. Ishte një dasmë simbolike, pa ftuar njerëzit tanë nga rrethet pasi ata nuk mund të lëviznin. Është një nga kujtimet tona më të bukura të çilën e kujtojmë shpesh. Ulemi së bashku me Merin dhe fëmijët dhe e shikojmë me kënaqësi videon e saj.

Meri: Na pëlqen aq shumë sa jemi gati të martohemi përsëri.

Do të ketë një çeremoni tjetër, pra je gati të bëhesh përsëri nuse?

Meri: Nuk është edhe aq te çeremonia, apo kam ndonjë gjë peng nga e gjithë ajo dasmë e parë, kemi shkuar në kishë, atmosfera në lokal ka qenë e ngrohtë

Dritani: Meri më shumë e ka fjalën tek zbukurimet e dasmës.

Meri: Koha nadetyroi që të ishim të shtrënguar në bërjen e asaj dasme.Vetëm shtatëdhjetë veta të ftuar në atë dasmë nga të dy palët, njerëzit e Dritanit dhe të mitë. E bërë në një lokal afër gardës që të ishim të sigurtë nga ato që mund të ndodhnin.

Dritani: Ishte kushtëzuar nga vetë zhvillimet e saj periudhe. E kemi menduar së bashku. Do të bëjmë edhe një çeremoni tjetër të dasmës tonë.

Meri: Në atë dasmë kemi patur shumë pak njerëz të ftuar nga shoqëria jonë. Unë për vete kam patur të ftuar shoqet e mia më të afërta, ndërsa shokët e Tanit nuk ishin.

Dritani: Unë kisha planifikuar që të ftoja në dasmën time edhe shumë shokë nga shkolla nga Amerika, nga vende të ndryshme të botës që i kam patur kur studioja në Amerikë, por për arsye të kohës anulluam shumë gjëra. Bile edhe prifti që na ka martuar ne ka qenë amerikan një nga miqtë e mi më të ngushtë. Ai pavarësisht situatës erdhi në Shqiëri. Ai ka qenë prifti që na ka martuar. Ishte një çeremoni shumë e bukur. Bile Mariza Ikonomi ka qenë e ftuar në dasmën tonë si këngëtare.

Meri: Dhe sa herë shohim Marizën në skenë na kujtohet dasma jonë. Bile është edhe një nga arsyet përse e duam aq shumë Marizën përveç faktit që është këngëtare e mrekullueshme.

Dritani: shte dasmë vërtetë e bukur, por siç thotë edhe Meri do ta ribëjmë edhe një herë dasmën, të bëjmë edhe një herë betimet e dasmës, të jenë edhe djemtë tanë të pranishëm në dasmë. ota e bën kështu që do ta bëjmë edhe ne .

Ata dhe prindërit

Krenohen me prindërit e tyre jo vetëm për atë çfarë prindërit kanë sakrifkuar për Merin dhe Dritanin për t’i rritur dhe edukuar.

Duke folur për çilësitë e trashëguara nga prindërit seçili mundohet të përzgjedh më të mirën.

Meri: Nga pamja e jashtme pa frikë them se jam si mami, por në brendësi të vetes them se jam e drejtë nga babai. Pastja duke bërë një përllogaritje të gjërave them se jam një përzierje e të dyve, pastaj kam edhe karakteristikat e mia si Meri.

Dritani: Meri ka dy prindër të mrekullueshëm me të çilët është qejf të komunikosh. Meri është fotokopje e së ëmës nga ana e jashtme. Ajo është 67 vjeç e kur e sheh Merin thua që është goça e së ëmës. Babai i Merit nuk e duron dot gënjeshtrën, hipokrizinë.

Po Tani çfarë ka trashëguar nga prindërit?

Dritani: Nga pamja e jashte jam si babai. Besoj tipin e kam nga nëna. Qetësinë, maturinë. Jo se nuk i ka babai. Babi im është më shumë impulsiv. Qetësinë e kam marrë nga mami këtë pjesë.

Meri: Ka marrë gjithë gjërët më të mirat e të dyve

Dritani: Meri ka dëshirë ta thotë këtë. Është e vërtete që sikur i kam gjërat më të mira me dorë nga të dy.

Pra, për Merin ka qenë fat që është nusja e djalit të tyre?

Meri: Sigurisht

Ka qenë e lehtë të bashkëjetosh me prindërit e Dritanit?

Meri: Shume e lehtë, pa asnjë problem. Pastaj unë i kam parë me syrin që janë prindërit e Tanit, njeriut tim që e dua jashtë mase. Mbaj mend që kur Tani ishte në Amrikë dhe kishte ditëlindjen, unë shkova në shtëpinë e tyre dhe i urova. Iu kam shkruar një kartolinë “Falendimerit ju që më lindët Tanin.” E kam të ruajtur atë kartolinë. Kam patur një marrëdhënie shumë të mirë e çila nuk është zbehur pavarësisht se vitet kanë kaluar.

Ju more djalin dhe ishe e detyruar ti respektoje?

Meri: Nuk është puna aty se iu mora djalin. Respekt do të tregosh për të gjithë njerëzit, por prindërit e Tanit e meritonin.

Me çilin nga të dy i kishe telat më mirë?

Meri: Me të dy. Unë jam tip që përshtatem. Më pëlqen kur krijoj një marrëdhënie shoqërore dua të jem sa më e hapur, e drejtë, e ngrohtë.

Dritani: Ne jetojmë në një kohë ndryshimesh. Adoelshença dhe rinia sot ka një tjetër mentalitet lidhur me këto marrëdhnëie dhe as që mund të bëhet fjalë për raporte të çilat përjetojmë ne dhe prindërit tanë. Tani ato janë bërë më të vështira. Ne jemi rritur me një frymë shumë familjare. Më shumë të lidhur me prindërit tanë.

Politika dëshirë e fëmijërisë

Gjuhën e huaj e kishte përzgjedhur pasi thellë vetes i flinte dëshira për tu marrë me politikë, por më shumë me diplomaçi. Anglishten e shihte si një mjet për t’u futur në këtë rrugë. Por ndryshimet e shpejta në vend e bënë të detyrueshme qe Dritani të kërkonte me shumë nga vetja për arsimim. Anglishtja ishte bërë gjuhë që po lakmohej nga shumë njerëz në pas vitet ’90.

Dritani: Të them të drejtën kur është njeriu i vogël mendon se ççfarë do të behet. Unë e kam patur qejf që i vogël politikën. Babai im ka qenë pjesë e politikës së asaj kohe. Duke patur prindin si model, babain e shikoja si modelin tim. Më ishte ngulitur dëshira për politiknëedhe zgjedhja e anglishtes ishte bërë me këtë qëllim. Të përfshihesha në diplomaçi dhe kur ika në Amerikë vetëm me anglishten nuk ishte e mundur për mua të ççaja. Hapja e vendit e kishte bërë gjuhën e huaj mani të shumë njerëzve. Prandaj shkova në Amerikë të kisha një diplomë tjetër, futja në politikë është rastësi. U ktheva në Shqipëri në 1996 kur në Amerikë mora një master në kulmin e piramidave. U përpoqa të gjeja veten. Që në Amerikë kishim themeluar me disa shokë klase një kompani, hapa filian e saj në Shqipëri, fillova të merresha me importe nga Kina nga Hong Kongu, bënim konsulençë dhe fitoja mirë. Mbaj mend që kur jam kthyer nga studimet kisha 800 dollarë. Me vete thashë, tani po kthehem dhe nuk di si do ta përballojë jetën. Prindërit pa punë, vëllai po ashtu, po pas disa muajsh kisha 10 mijë dollarë.Në atë kohë vendi kishte nevojë për njerëz të diplomuar jashtë një periudhe kur ata donin të iknin jo të ktheheshin. Kam qenë ndoshta nga të vetmit studentë që në atë kohë janë kthyer në Shqipëri. Të ktheheshe në ‘96 ishte guxim goxha i madh. Në atë periudhë krijova lidhjet me soçialistët. Im atë ka qenë sekretari i parë i PPSH në Kuççovë, në Berat e më pas ndryshimet e gjetën të ishte në Komitetin Qëndror. Mik e shok me Fatos Nanon, Gramoz Ruççin, Elmaz Sherfin, Servet Pëllumbin, njerëz që punonin në Komitetin Qëndror dhe duke qenë se e kisha qejf politikën fillova të shoqërohesha me ata. Në ‘97 kur patëm ndryshime u futa si shefi i kabinetit të ministrit të punës Elmaz Sherifit. Me atë e fillova hyrjen në politikë. U njoha me Anasatas Angjelin punova si shef kabineti.U njoha me Ilir Metën, por pika kyççe besoj se ishin studimet në univestistetin e Harvardit. Kohë në të çilën hyra në politikëne lartë. Aty kam marrë propozimin nga Nano dhe Meta të kthehesha në Shqipëri e të punoja me ta. Ftova Metën dhe Nanon në Harvard të jepnin leksione për Shqipërinë. Erdhën nga maji i vitit 2000. Në atë kohë mbaroja shkollën dhe po aty kam pranuar propozimin e Ilirit për të punuar me të. Ishte kryeministër në atë kohë. Ishte një ftesë e duhur në kohë të duhur.

Duke folur për politikën dhe marrëdhëniet me personazhet e tij, Dritani nuk para pëlqen t’iu ritkhehet atyre ççfarë kanë ndodhur. Vetëm për Merin ka qenë e vështirë periudha kur Dritani akuzohej nëpër faqet e gazetës për abuzimet në KESH. Ishte e rëndë dhe e mbushur me stres për jetën e tyre.

Në fushatat elektorale Meri bëhet pjesë e shoqërimit të Dritanit, ndërsa gjatë kohës së qëndrimit në Tiranë Meri vazhdon proukupimet e saj. Bile e vendosur në krahun e Dritanit ajo është shndërruar në mbështetje të tij, por nuk mungon herë pas herë edhe diskutimi që Dritani me arsimimin e tij me lidhjet në të gjithë botën do të ishin më të rehatshme sesa marrja me politikë. Megjithatë për Dritanin mbështetja ka qenë faktor lehtësues për jetën e tij në politkë.

Mes dy djemve

Joni dhe Davidi janë dy djemtë e familjes Prifiti. Janë ende të vegjël dhe kërkojnë më shumë përkujdesje dhe ndihmesë e çila nuk iu mungon as nga Meri, as nga Dritani.

Duke kujtuar lindjen e Jonit, djalit të parë, Meri tregon: ”Kur kam lindur Jonin habitesha sepse duke qenë një lindje ne spitalin e Harvardit ishte e lehtë dhe kur e pyesja Tanin se kjo ishte lindja i thosha se isha gati të bëja dhjetëra fëmijë.”

“Për fëmijët pavarësisht ngarkesave të punës kanë kohën e tyre. Nuk para më pëlqen të harxhoj kohën lokalve. Kthehem në shtëpi dhe merrem me djemtë.”- thotë Dritani.

Bile lindja e dy fëmijëve për Merin çilësohet si gjërat më të bukura të jetës së tyre. Dritani ka qenë i pranishëm në lindjen e të dy fëmijëve bile “Ia kam prerë unë kërthizën të dy fëmijëve. Janë emoçione që nuk harrohen. “Kur ka lindur Joni, Dritani ishte në studime në Harvard dhe teksa shihja Jonin nuk më besohej që ishte im bir. Kur hapej dera dhe hynte Tani. Më erdhi era e djalit në klasë më thoshte dhe nuk rrija dot më” kujton Meri.

Në shtëpi Tanit i bie të kujdeset aq sa mundet. Ndihmon më shumë Jonin për mësimet meqë ato bëhen në anglisht, ndërsa për të tjerat as që ia thotë fare.

Edhe pse kanë kaluar 17 vjet nga lidhja e tyre përsëri për Merin Driatni ka mbetur po ai djalë i dashur dhe i ndjeshëm. “Nëse unë i jap një herë dashuri, Meri ma kthen shumëfish. Për këtë jam i lumtur” thotë Dritani.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4553
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ilir Meta, Psikobiografia e një politikaxhiu që nuk u bë dot politikan
Imazh

Written by Gazeta Sot
E Marte, 12 Tetor 2010 00:00

Nga Kastriot MYFTARAJ

Psikobiografia është një nëndegë e veçantë e zhanrit të biografive së njerëzve të shquar, e cila e kqyr veprimtarinë e tyre duke u bazuar tek formësimi i personalitetit të tyre, tek psikoanaliza e tyre. Kur personi për të cilin bëhet psikobiografia është politikan, atëherë autori psikobiograf nuk mjafton që të jetë psikolog, ai duhet të ketë dhe njohuri për politikën dhe fusha të tjera që kanë lidhje me veprimtarinë e subjektit për të cilin po shkruhet psikobiografia. Prandaj psikobiografia është kaq pak e ushtruar dhe Ilir Meta është praktikisht politikani i parë shqiptar të cilit po i shkruhet psikobiografia. Natyrisht se për mua kjo është një sprovë në psikobiografi dhe Ilir Meta më duket një njeri shumë i përshtatshëm për këtë.
Ilir Meta është me origjinë nga Skrapari, ku edhe ka lindur. Skrapari është “Tropoja” e Shqipërisë së Jugut. Kjo së pari për faktin se Skrapari është një zonë malore si Tropoja. Aq zonë malore është Skrapari sa vitin e kaluar, deputeti i PS, Fidel Ylli, ka deklaruar në emisionin Zonë e Lirë të Arian Çanit, se në kohën e Luftës së Dytë Botërore gjermanët u nisën për në fshatin e tij dhe nuk arritën që ta gjejnë dot rrugën për në fshat. E të mendosh se fshati i Fidel Yllit, Leshnja, është shumë më afër se Çepani prej rrugës Çorovodë-Berat nga ku vinin gjermanët. Merret me mend, gjermanët as që kanë provuar ta gjejnë fshatin e Ilir Metës, edhe pse ky pretendon se atje është bërë luftë e madhe kundër tyre. Skrapari, ashtu si Tropoja ka qenë një zonë përgjithësisht e izoluar pasi nga tre anët qe i rrethuar me zona malore të rretheve Berat, Gramsh, Përmet dhe Korçë. Ashtu si Tropoja edhe Skrapari ishte një krijesë artificiale administrative se territori malor i tij ndahej nga lumenj të rrëmbyeshëm, gjë që formonte praktikisht krahina që me vështirësi komunikonin edhe mes tyre. Fshati i lindjes së Ilir Metës, Çepani, është në juglindje të Çorovodës, në kufi me rrethin e Përmetit, shumë larg rrugës kryesore të komunikimit të Skraparit me pjesën tjetër të vendit dhe që shkonte në drejtim të Beratit, në veri-perëndim.
Që Ilir Meta ka një kompleks inferioriteti për shkak se ka lindur në një fshat të thellë malor, kjo kuptohet nga fakti se ai në jetëshkrimin e tij zyrtar, gjithmonë ka shkruar se ka lindur në Skrapar, pa e përmendur fshatin. Edhe në jetëshkrimin e tanishëm, si ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, ai ka shkruar të njëjtën gjë, siç mund ta shikoni në faqen on-line të kësaj ministrie. Filmi më i preferuar i Ilir Metës është “Beteja e Sutjeskës”, një film jugosllav i vitit 1964, ku tregohet lufta e partizanëve jugosllavë të udhëhequr nga Tito, kundër gjermanëve, në zonën malore të Sutjeskës në Bosnjë. Ata që e njohin nga afër Ilir Metën e dinë se kjo që po them është e vërtetë. Ilir Metës i pëlqen ta shikojë këtë film së paku një herë në muaj, madje i fton edhe diplomatët e huaj që ta shikojnë së bashku. Kështu ka qenë edhe kur Ilir Meta ishte kryeministër. Ilir Meta thoshte se e pa këtë film për herë të parë kur ishte në fshat, tek televizioni jugosllav dhe që atëherë ky film u bë i pëlqyeri i tij. Nëse është kështu, atëherë mund të thuhet se Ilir Meta praktikisht ka shkuar në Sutjeskë, para se të shkonte në Tiranë. Arsyeja për të cilën Ilir Meta e pëlqen këtë film nuk është thjesht se kërkon të duket si një lloj antifashisti ballkanik, post-etnik.
Nëse doni ta kuptoni arsyen duhet ta shikoni filmin. Në film dominon figura e Titos në sfondin e maleve të egra dhe në shpella. Ilir Meta e ka kaluar fëmijërinë dhe rininë në një mjedis të ngjashëm malor në fshatin e tij në Skrapar. Kur shikon imazhin e liderit që endet në male dhe shpella, me Titon në film, Ilir Metës i qetësohet disi vuajtja që i vjen nga kompleksi i inferioritetit për fëmijërinë dhe rininë e kaluar në fshat. Por Ilir Meta edhe politikën e shikon si një endje në male dhe shpella, ku ngre prita dhe shikon gjithë dyshim për prita e gracka, ku është në kërkim të “shpellave”, pra posteve për t’ u strehuar dhe shijuar gjahun e tij.
Ilir Meta gjithmonë ka kërkuar të duket si i majti më i kulluar, por ai në fakt ka dyshimin dhe mosbesimin tradicional të skraparliut ndaj së majtës shqiptare. Skrapari, që ndonëse ishte një krahinë me tradita të mëdha partizane dhe majtiste, megjithatë gjatë kohës së regjimit komunist nuk kishte mundur që të nxirrte asnjë lider të rëndësishëm, asnjë anëtar të Byrosë Politike, instancës më të lartë të regjimit komunist. Asnjë sekretar të Komitetit Qendror të PPSH, deri në korrik 1990 kur Abdyl Backa u bë sekretar i komitetit Qendror dhe qëndroi i tillë për më pak se një vit, deri në qershor 1991, kur PPSH u shndërrua në PS. Por Backa ishte një drejtues fiktiv, dekorativ, se ai nuk u bë as deputet në 1991.
Edhe dy ministra që pati Skrapari, Kahreman Ylli dhe Ajli Alushani, u shkarkuan shpejt, duke iu inskenuar incidente, që kishin qëllim t’ i poshtëronin. Udhëheqja komuniste doli kryesisht nga e ashtuquajtura “Zona e Parë Operative”, ose boshti Vlorë-Gjirokastër, zonë ku përfshiheshin dhe Mallkastra e Përmeti. Regjimi komunist i bënte shumë lavdërime Skraparit, por nuk i jepte akces në nivelet e larta të pushtetit. Nga Skrapari Enver Hoxha kishte shefin e rojeve të tij dhe këtu shfaqet një aspekt tjetër i përdorimit të skraparlinjve nga të gjitha regjimet në Shqipëri. Kur Ahmet Zogu u bë ministër i Punëve të Brendshme dhe më pas kryeministër, në vitet 1920-1924, ai si “hanxharin” e tij pati kapitenin e xhandarmërisë, Riza Cerovën, të cilin e dërgonte në krye të ekspeditave ndëshkimore në Shqipërinë e Veriut. Më pas Riza Cerova do të bëhej armiku më i rrezikshëm për Mbretin Zog dhe do të vritej në luftë kundër tij. Do të ishte një skraparli ai që u cua në parlament në 1928 dhe propozoi që Zogu të bëhej mbret. Këtë traditë e ndoqi Enver Hoxha me Sulo Gradecin. Edhe Sulo Gradeci ia punoi Enver Hoxhës si Riza Cerova se më pas i shiti Berishës videokasetat me filmimet diskredituese për Enver Hoxhën që u shfaqën në televizionet shqiptare dhe të huaja. Të njëjtit lloj njerëzish i përket edhe Ilir Meta.
Ilir Meta erdhi në Tiranë si student në vitin 1988, në moshën 19 vjeç. Ilir Meta studioi dhe u diplomua në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranë, ekonomi politike. Ekonomia politike mund të quhet filozofia e ekonomisë. Prandaj ajo ishte dhe më e politizuara. Në kohën e komunizmit në Fakultetin e Ekonomisë në Shqipëri në të gjitha degët shkenca e ekonomisë ishte deformuar sipas përthyerjes në të cilën shfaqej nën prizmin e filozofisë marksiste-leniniste. Por dega ku shfaqej më shumë ky deformim, duke u shndërruar në tjetërsim, ishte ajo e Ekonomisë politike, për të cilën studioi Ilir Meta. Ekonomia politike e komunizmit ishte ekonomia si aspekt i demagogjisë. Në kohën e komunizmit një student i ekonomisë apo financave do të mësonte gjithsesi disa parime dhe praktika bazë të ekonomisë apo financave, kurse studenti i ekonomisë politike nuk i mësonte as këto.
Por Ilir Meta as ekonominë politike nuk e studionte seriozisht. Ai ndiqte paralelisht edhe një karrierë sportive si peshngritës. Në atë kohë kjo gjë shihej si një handicap intelektual, pasi dihej se në kohën e komunizmit qe bërë rregull që nxënësve dhe studentëve sportistë u bëheshin tolerime të mëdha nga mësuesit dhe pedagogët, për shkak se ata nuk mund të studionin si të tjerët se një pjesë të mirë të kohës ua merrte stërvitja sportive. Pastaj, është një gjë e njohur se një peshngritës nuk mund të ketë veprimtari intelektuale. Stërvitja e lodh aq shumë sa truri nuk mund të angazhohet seriozisht në studime.
Për të qenë i drejtë me Ilir Metën duhet thënë se ai është një nga pionierët e ekonomisë së tregut të lirë në Shqipëri, gjë me të cilën ai nuk parapëlqen që të mburret sot. Në Shqipërinë e kohës së komunizmit ekzistonte një lloj tregu i zi, i kontrolluar nga regjimi, ku shiteshin sende të ardhura nga Perëndimi, dhe që nuk gjendeshin në tregun shqiptar, si orë dore, pantallona xhins, bluza, xhupa, radio, televizorë, këpucë, pantofla, çakmakë, çorape, parfume etj. Këto sende të ardhura nga Perëndimi kërkoheshin shumë nga njerëzit dhe shiteshin me çmim të shtrenjtë. Në atë kohë kishte disa njerëz të cilët bënin shitësin ambulant, duke pasur mbrojtjen e njerëzve me pushtet, me të cilët ndanin fitimet. Në vitet tetëdhjetë regjimi komunist e pa se megjithëse kishte mbledhur që në vitet 1945-1948 sasi të mëdha ari të tregtarëve, përsëri në Shqipëri kishte mbetur shumë ar në duart e njerëzve që e kishin pasur në sasi të vogël. Këtë ar njerëzit e regjimit kërkuan që ta grumbullojnë nëpërmjet një tregu të zi të kontrolluar prej tyre. Njerëz si Sulo Gradeci, të cilët kishin mundësi të fusnin sa të donin nga Perëndimi mallra të llojit të përmendur më lart, krijuan një rrjet tregtie informal me njerëz të besuar të tyre. Në këtë rrjet hyri edhe Ilir Meta, të cilit Sulo Gradeci i besoi si Skraparli që ishte. Tashmë Ilir Meta nuk parapëlqen që të mburret për këtë eksperiencë të hershme të tij në ekonominë e tregut të lirë, se e di që do të bëhen pyetje për gjërat që përmenda unë më lart. Se të gjithë shqiptarët e dinë që nëse një njeri dilte të shiste sende të ardhura nga Perëndimi në atë kohë, nëse ato nuk qenë sendet e tij personale, të cilat i kishin ardhur atij vetë, e shumta në shitjen e pestë do ta kapte Sigurimi i Shtetit, dhe do t’ i kërkonte burimin e sendeve. Personat si Ilir Meta, të cilët bënin tregti të zezë nën mbrojtjen e funksionarëve të regjimit, pajiseshin me dokument të njeriut të policisë, që t’ ua tregonin policëve kur këta i kapnin. Ilir Meta ishte nga ata studentë të cilët qenë të pajisur me pistoletë nga policia.
Një nga njerëzit që punonte për Ilir Metën në atë kohë ishte Mero Baze. Ilir Meta e kishte njohur Meron se ky ishte gazetar tek gazeta «Studenti» ku Iliri dëshironte që të botohej diçka për të si sportist student. Kështu që Iliri u jepte dhurata gazetarëve që të botonin shkrime për të. Iliri e përdorte Meron edhe për të shitur disa nga mallrat e tij tek fakulteti i gjeologji-minierave ku ishte Mero. Që këtu ze fill miqësia e Mero Bazes me Ilir Metën. Më pas kur Mero Baze u diplomua dhe u emërua në Batër të Martaneshit, ai kur vinte në Tiranë, takonte Ilir Metën dhe merrte prej tij sende të cilat i shiste në Batër ku ishte një treg i mirë se minatorët dhe gjeologët merrnin paga të mëdha për kohën.

Last Updated on E Hene, 11 Tetor 2010 19:21
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4553
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Dritan Prifti largohet nga LSI-ja
Imazh

12 October, 2010 06:02:00 Korresp. 24-ore.com

Kishte deklaruar se nuk do të largohej kurrë nga LSI, por në politikë "kurrë mos thuaj kurrë" është një shprehje që ka atribut të jetë e vërtetë. Po aq sa është e vërtetë se më në fund Dritan Prifti është larguar nga LSI.

Kjo mësohet nga një letër e gjatë e tij, që mban datën 12 tetor, pra një ditë pasi LSI organizoi konventën e Tiranës.

Në letër zoti Prifti pohon ka kohë që reflekton për të ardhmen e tij politike. Ajo që ia ka qartësur më në fund idetë, kanë qenë disa mesazhe telefonike të shkëmbyera me Ilir Metën:

"Dje e kam marrë këtë vendim përfundimtar pas disa mesazheve të shkëmbyera me Ilir Metën ku ai më përmendte edhe katër fëmijët e mi. Atij mesazhi unë nuk iu përgjigja, sepse m'u duk si ato kërcënimet që kam marrë muajt e fundit si Ministër, ku kërcënuesit më përmendnin fëmijët dhe se i dinin shkollat e tyre“, thuhet në letër.

Zoti Prifti thotë se ka duruar shumë kohët e fundit dhe përmend sërish këshilltarin dhe mikun e tij Eduard Belegu, të arestuar në formë presioni ndaj tij, sic thuhet në letër dhe më pas neglizhencën e policisë pas zhdukjes pa gjurmë të zotit Belegu.

Zoti Prifi i rikthehet shkarkimit të tij si ministër i Energjitikës, shkarkim të cilin e cilëson "të padrejtë". Nga letra mësohet se arsyet e prishjes me Ilir Metën dhe për pasojë shkarkimi i tij si ministër kanë ardhur nga prishja e disa pazareve. Por më shumë se kujdesi për të hedhur dritë, ky pasazh i letrës i ngjan më shumë një forme presioni: kujdes, mund të nxjerr emra!

"Kryetari i LSI hedh poshtë cdo sakrificë, cdo miqësi, cdo bashkëpunim, cdo kontribut, nëse në një rast të vetëm atij nuk i plotësohet dëshira, qoftë dhe kur dëshira e tij nuk mund të plotësohet për shkak të ligjit. Sakrificat, miqësia, bashkëpunimi dhe kontributi im filluan të hidhen poshtë kur një tender në 'Albpetrol’ nuk e fitoi B.H, sepse komisioni atje e skualifikoi për mangësi në dokumentacion. Gjërat u përkeqësuan kur një koncesion gjykata nuk të lejonte t'ia jepje dot Y.T. Më vonë u prishen më keq punët kur një privatizim nuk mund ta meritonte M, pavarësisht se ai kishte merituar të tjera më parë“, thuhet në letër.

Sic thotë më poshtë në një pasazh tjetër të letrës, zoti Prifti kërkon ta lenë të qetë. Ai identifikon Ilir Metën si frymëzuesin e akuzave për pasurinë e zonjës Prifti. „Nëse vazhdoni,- shkruan në letër Dritan Prifti, -do të merrem edhe unë me pasurinë e Ilir Metës”. Ish-ministri i LSI pëmend edhe një fakt tjetër: blerjen e deputetëve, një trafik influence dhe favoresh, që sipas tij bëhet në kurriz të deputetëve të LSI-së.

"Jam shumë i zhgënjyer që ai ka nxjerrë sekseret e tij në treg për të blerë deputetë të Partisë Socialiste me cmime skandaloze. Dje sekseret e tij i kanë bërë këtë ofertë një deputeti të PS nga Fieri. I kanë ofruar shumë para, kontroll të plotë mbi Albpetrolin si ndërmarrje dhe vendin nr.1 në listat e LSI në qarkun Fier. Sekserët e tij, dhe ai vetë, e kanë më të lehtë të shkojnë të blejnë deputetë nga PS, sesa të respektojnë deputetet e LSI, të cilët kanë luftuar me gjak për të siguruar ato mandate deputeti.

Por, në këtë lëvizje depuetëtësh, ku do të shkojë Dritan Prifti? Në letër kjo nuk thuhet. Por zoti Prifti njofton se këtë vendim do ta bëjë të ditur në ditët në vijim. Deri atëhere, ai u kërkon simpatizantëve të tij në LSI, që ulin kryet, për t'i shpërtuar raprezaljeve. Për këtë akt largimi nga LSI, zoti Prifti thotë se do që të jetë i vetmi që të marrë përsipër kostot. Për ta mbyllur letrën me këto fjalë:

"Shpresoj shumë që distancimin tim nga Ilir Meta shqiptaret të ma kuptojnë ashtu sic është. Kam bindjen që miqtë dhe shokët e mi më mirekuptojne. Ata dinë dhe më shume se kaq.Zoti ju sjelltë mbarësi në jetët tuaja“, thuhet në fund të letrës.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4553
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Megapasuritë e ILIR METËS - KRYETARI I LSI-s sipas ish ministrit dhe deputetit Dritan Prifti
Imazh

Meta pas akuzës bombë të Priftit: LSI është me e bashkuar dhe më e pastër

Thellohet më tej konflikti Meta-Prifti. Pas akuzave më bombastike të Prifti në lidhje me pasuritë e fshehura të Metës, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ku deklaroi se nuk do të komentonte më çdo deklaratë që bëjnë përfaqësuesit e LSI. Duke iu referua akuzave të Prifti dhe krizë që ka mbërthyer LSI, Meta tha se LSI është më bashkuar dhe e më e pastër së asnjëherë tjetër.

“Unë edhe një herë tjetër dua të theksoj se sot LSI-ja është, jo vetëm më hapur dhe me demokratike se asnjë herë tjetër, por është edhe më e bashkuar dhe më e pastër se asnjë herë tjetër”, tha Meta. Ai e cilësoi zhvillimin e zgjedhjeve si shprehje e demokracisë së brendshme dhe modernizimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Zgjedhjet janë garë demokratike dhe kandidatët e LSI-së janë dinjitozë”, tha Meta. Për drejtimin e LSI-së së Tiranës garojnë dy profesorët e Shezai Rrokaj dhe Edmond Panariti. “Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga anëtarët e LSI-së së kryeqytetit ka nisur një nga garat më transparente dhe më demokratike që zhvillohet brenda një partie. Jam i bindur se kjo po sjellë një standard të ri. Ky proces do ngrejë në një nivel edhe më të lartë LSI-në në kryeqytet”, tha Meta pas votimit në njësinë numër 7. Por pavarësisht zgjedhjeve, situata e brendshme politike mes drejtuesve të LSI-së është në pikën më të nxehtë. Dje në një reagim për mediat, ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, pas deklaratës së sekretarit të Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, se ai duhet të deklarojë pasurinë e tij të vërtetë, akuzoi kreun e LSI-së për fshehje të pasurisë. “Luan Rama sot vërtetoi deklaratat e mia se luftën mediatike kundër meje për pasurinë e ka frymëzuar komiku intrigant, Ilir Meta. Luani ta pyesë Metën nëse ai i ka deklaruar të gjitha pasuritë e tij dhe pas kujt emrave i fsheh ato. Së shpejti do t’i sqarojë ai pasuritë e Ilir Metës duke filluar nga
- guroret në Skrapar,
- pallatet në Tiranë,
- galeritë luksoze në Bllok
- apo tokat dhe vilat në bregdet”
,
ka thënë Prifti.

Gaz. ''Sot''
---------------------------------------------------------------------------------
Pabesia e Ilir Metës kundër Sali Berishës

Meta e Prifti, akuza njëri-tjetrit për negociata kundër qeverisë

Tiranë 25 shtator 2010

- Akuzën për negociata të fshehta me kreun socialist Edi Rama për rrëzimin e qeverisë me puc parlamentar, që Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Ilir Meta, e bëri kundër paraardhësit të tij në këtë post, Dritan Priftit, ky i fundit e ka përsëritur në adresë të Metës.

Prifti ka thënë thuajse të njëjtën gjë, duke lëshuar një deklaratë për mediat, ku thuhet se Meta prej dy muajsh po bashkëpunon me Ramën për të rrëzuar qeverinë Berisha.

Prifti shkruan në deklaratën e shtypit: “Marrëdhëniet e mia 10-vjecare me Ilir Metën më kanë sjellë shumë herë trishtim në jetën time, por sot më kanë bërë të qesh me gjithë shpirt. Unë qenkam korrier i Edi Ramës! Unë qenkam pucist ndaj Sali Berishës! Unë i paskam bërë ofertë Ilir Metës të bëhet Kryeministër në emër të Edi Ramës! Është plotësisht qesharake. Jam tallur disa herë kohët e fundit me këtë klloun, që vdes për tu bërë kryeministër dhe kam mësuar prej tij kulisat dhe makinacionet që shpreson ta ribëjnë kryeministër me votat e PS.

Meta ka dy muaj që komunikon me Edi Ramës, duke i ofruar votat atij për të rrëzuar Berishën në Parlament, duke i kërkuar që të jetë vetë kryeministër. Unë kam qënë pengesë e planit të tij, sepse kam qënë vota nr. 71 për Sali Berishën. Sali Berishën e kam informuar për këto tratativa të Ilir Metës prej kohësh. Qeshni të gjithë me Ilir Metën, se më qesharak se sot, nuk e ka bërë ndonjëherë veten”. / Zhurnal /

http://webcache.googleusercontent.com/s ... clnk&gl=dk

''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 15 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 04 Dhjetor 2020, 22:21
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari