Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 15 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
30 prill 2010- Nise Rrezimi i Qeverise Sala - ose i Ed.Rames
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Imazh

"Ne dimë ta zgjidhim edhe ndryshe
"ELONA DEMOLLARI | 11/05/2010

REPORTAZH BRENDA ÇADRAVE

Me grevistët e urisë. Distanca mes "linjës së butë" të PS dhe zemërimit që vlon në çadra

Për të hyrë brenda çadrave të grevës së urisë nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë as të qëndrosh, por kësaj historie do t'i rikthehemi në fund. Në fillim duhet marrë leje nga organizatorët e grevës, ose nga drejtues të lartë të PS-së. Leja jepet me zor dhe arsyet janë të kuptueshme. Pak minuta brenda çadrës dhe kupton që edhe pamja e një njeriu që vjen nga jashtë i ngrënë dhe i rehatuar, i nervozon grevistët.
Jemi brenda çadrave, në ditën e nëntë të sakrificës së këtyre burrave dhe grave, që i kemi kaq afër dhe kaq larg njëkohësisht. Në hyrje, një kontroll i imët, i rrobave, çantave, deri në fletët e bllokut të shënimeve. Asnjë karamele apo çamçakëz, qoftë edhe duke e përtypur. Kontrolloret femra kanë fytyra të ashpra dhe të bezdisura. Ambulanca sapo ka marrë një tjetër grevist. Ai del në barelë me sy mbyllur dhe krahë të varur. Brenda shpërthejnë duartrokitjet.
Hyjmë brenda çadrës me një tufë lule në duar. Të gjithë na shigjetojnë me shikime. Është kohë dreke, ora 12:00. U thonë se jemi gazetarë. Në fillim rrinë të stepur. Disa i mbajnë sytë mbyllur, nuk lëvizin. Të tjerët na hedhin shikime kurioze. Kur i pyet se si janë, - thonë se janë të fortë dhe se kanë fuqi të rrinë "edhe 10 ditë... edhe një muaj akoma..."
Bisedat e para janë të ndrojtura dhe formale. Por, pas disa orësh qëndrimi, gjëja e parë që kupton është zemërimi. "Eh, po nuk merr vesh kështu ky o jooo... E dimë ne se si e do ky, por nuk kemi ç't'u bëjmë këtyre"... Dhe tregojnë me kokë nga deputeti i qarkut: "Na këshillojnë të jemi sa më të qetë...".
Jashtë oratorët flasin dhe përshëndesin grevistët, bëjnë thirrje për transparencë dhe mjete demokratike, por brenda qëndrimi është shumë më i ashpër.
Shprehen në mënyra nga më të ndryshmet, por thuajse të gjithë grevistët jo-deputetë nuk janë për linjën e butë të pritjes së reagimit qeveritar që kumtohet jashtë nga drejtues politikë të opozitës. Ka edhe nga ata më radikalët... Pllakat e ftohta akull të bulevardit natën, uria dhe indiferenca e godinës përballë, kanë bërë të vetën: "...Nuk më lë njeri, se jam gati të marr bombën në kurriz e t'i dalë përpara... Kjo është më keq se nazizmi...".

***
Një ish-zyrtar policie (pjesa më e madhe e grevistëve, para titullit të profesionit kanë një (ish) - janë flakur nga puna për arsye politike), na bashkohet për të folur. Të tjerët i thërrasin "komandant":
"... Hë komandat, se ti i di këto punë si zgjidhen. Na udhëzo..."
Ai përgjigjet: "E di, e di...", dhe bën një shenjë me duar. "...Vetëm me këtë ikën ai, po ç't'u bëj këtyre...". Vështrimet janë prapë nga deputetët.
"...Kjo alternativa e hapjes së materialeve zgjedhore është kot... Do futet në lojë Ministria e Brendshme, pra përsëri do manipulohet. Jo or jo, ne duam të numërohen fletët e votimit, ndryshe kot sa rrimë këtu brenda. Nëse pranohet alternativa e hapjes vetëm të materialeve zgjedhore, gjithë mundi ynë ka qenë i kotë, sakrificë e kotë, nuk e pranojmë këtë alternativë në asnjë lloj mënyre".
Ata janë shumë të vëmendshëm ndaj mediave. Lexojnë pothuajse çdo gazetë dhe ndjekin çdo edicion informativ. Heshtin të gjithë dhe vëmendja është maksimale kur dëgjohen lajmet për shëndetin e grevistëve që lënë grevën dhe transportohen me urgjencë drejt spitalit.
Kujtojnë gjendjen e djalit nga Vlora, Romeo Sinaj. Ai u bë më keq nga të gjithë. Këtë na e tregon Bledi, shoku i Romeos, që e kishte pasur shtratin, në krah të tij. Kur e kanë parë Romeon në atë gjendje është kërkuar me urgjencë barela. Mjekët ishin jashtë. Nga ankthi dhe shqetësimi Bledit i është dukur madje se mjeku që po afrohej, ecte shumë ngadalë. Ka pasur një incident madje mes tij dhe mjekut. Tensioni dhe uria bëjnë të vetën.
Po ta pyesësh Bledin se si e mendon që do vejë kjo punë, ai i bashkohet mendimit të të tjerëve. "Ne vlonjatët dimë ta zgjidhim ndryshe këtë çështje...". Por nuk i lejojnë "të bëjnë sipas kokës".
"Kështu si po shkon kemi për të ndenjur gjatë më duket. Ky del e tallet, as do t'ia dijë fare... Nuk ikën ky kështu... - shton Luani, një ish-arsimtar nga Peza.

***
Në çadrën e grave, aty ku uria nuk e mund dot mirësinë

"Ju ua kaloni shumë burrave në Shqipëri e kudo në botë, krenohuni për këtë! Jeni heroinat tona". Këto janë disa nga fjalët që shkruhen në një letër të ngjitur në njërën nga plastmaset e çadrës së grave. Aty lulet ishin të panumërta. Kur shihje Shegën, Oltën, Florën, Ermonelën, Ledin, Elisën, Anilën dhe Mozën, prekeshe. Edhe pse kishin 9 ditë në grevë, kujdeseshin me sa mundnin të ishin me flokë të krehur, të veshura bukur. Uria nuk kishte mundur dot t'ua hiqte buzëqeshjen dhe mirësinë nga fytyra. Dhe pse të lodhura, nuk përtonin të të jepnin një buzëqeshje të ngrohtë dhe të të transmetonin pak nga ai shpirti i sakrificës brenda tyre. Një lloj energjie që nuk e gjen kurrkund tjetër.
I ndihmova të bëheshin gati për përballjen me popullin në mitingun e madh të datës 9 maj. Bisedojnë me mua dhe njëra-tjetrën: "... Mos e nxirr këtë që ne krehim flokët - thotë njëra..." - "Jo, jo, ta nxjerrë - askush nuk mund të na quajë ne të pista, siç na kanë quajtur. Ne jemi gra zonja edhe këtu ku jemi, jemi të pastra dritë, të rrethuara nga lulet, nga dashuria..."
Janë vërtet të admirueshme. Ambienti, është i mbushur me lule, aroma e të cilave mbush mushkëritë tona dhe tërheqin fluturat dhe zogjtë. Ndërsa jemi duke biseduar një flutur e madhe hyn brenda dhe kalon thuajse në krevatin e gjithsecilës. E morëm për mbarësi dhe lajm-sjellës të mirë. Mesazhe të shumtë u vijnë vazhdimisht në telefon. U qeshet fytyra. Shega na tregon se kur flet me djalin e saj 10-vjeçar, i thotë se tani është mësuar pa të në shtëpi, por ndien një dashuri të madhe në zemër. Ledi, ndërkohë, lexon një libër për fëmijë "Çamçakëzi". E pyes me shaka nëse është ribotim për të rritur ai libër, pasi unë e kam lexuar kur kam qenë fëmijë fare dhe më thotë se e lexon, sepse çdo natë ua lexonte vajzave në mbrëmje, para se t'i vinte në gjumë. Kështu i duket se i ka më pranë...
Elisës herë pas here i vijnë lule nga jashtë dhe studentë të ndryshëm kërkojnë ta takojnë. Dita që ne ishim brenda ishte dita e protestës së qytetit të Korçës dhe pati një moment kur protestuesit kërkuan të takonin Oltën, deputeten e qarkut të tyre. Olta nuk ishte mirë, por nuk kishte forcë ta mbante në shtrat. U ngrit për t'i respektuar, ndërkohë që njerëzit jashtë nuk pushonin së thirruri emrin e saj. Olta u kapërdi, por nuk mundi t'i mbante më lotët. As të tjerat aty pranë saj, nuk mundën...
Ermonela, (krevatin tim e kisha përballë me të) herë pas here më buzëqeshte. Anila, një përkrahëse e Partisë Socialiste nga Elbasani ndihej e këputur. I bëj një masazh për ta çlodhur. Flora nga Gjirokastra, është më gazmorja. Edhe pse ka rënë në peshë, nuk është e shqetësuar. Bën shaka dhe thotë se i duhet të bjerë edhe ca kile të tjera, për të arritur peshën ideale. Dhe këtë e thotë me një buzëqeshje në fytyrë.
Ndërsa Moza, mjekja që i ka bërë dy letra të hapura në "Shekulli", kryeministrit Berisha për pronën e saj të mohuar, para se të flemë, më afrohet dhe më tregon për jetën në Gjermani dhe për sorollatjet e pafundme në Shqipëri.
U ndava me ato gra e vajza kurajoze rreth orës 12 të ditës tjetër. Kisha kaluar natën aty, dhe kisha marrë prej tyre shpresë dhe kurajë të atillë që nuk e kam provuar kurrë më parë.

Stafi i Marrëdhënieve me Publikun, pika më e dobët e Ramës

Si për të prishur gjithçka në fund, më vjen afër një vajzë me pamje dhe sjellje vulgare. "Hajde jashtë se shumë ju kemi duru...". (!) Zërin e kishte të fortë dhe fytyrën të freskët. Dukej që kishte fjetur mirë në shtrat të ngrohtë shtëpie.
S'e mora vesh çfarë kishte saktësisht vajza, por më vonë mësuam se ishte një anëtare e stafit të Marrëdhënieve me Publikun.
Shpesh e kam pyetur veten dhe kolegët gazetarë pse ky staf i Ramës, dhe pse gjatë këtyre ditëve të vështira qeveria - që në fund të fundit është e zhytur e tëra në llum - arrin të prodhojë përditë "letra artistësh", "mitingje studentësh" etj., etj., kurse ky staf i propagandës së opozitës nuk merret vesh në ekziston. Kur pashë atë torollaken që ulërinte, e mora një pjesë të përgjigjes.

*****
Imazh

LUAN RROSHI, ISH-ARSIMTAR-PEZË: "Ndërkombëtarët e kanë marrë lehtë këtë punë"

Luan, pse vendosët të futeshit në grevë?
Jam futur, sepse besoj që kjo nuk është vetëm çështje e elektoratit të PS-së. Jemi futur për transparencë të plotë të zgjedhjeve në Shqipëri. Po bëhen dy dekada, që nga '90-ta dhe deri në 2010, që ka vetëm vjedhje votash. Flas për transparencën e votave, ndërsa për drejtimin e qeverisë kjo mund të jetë një nga qeveritë më të këqija që ka njohur historia. As qeveritë e huaja nuk kanë bërë kaq dëme në Shqipëri.
Jashtë flitet që jeni detyruar...
Njerëz që nxjerrin këto fjalë, për mua, shqeto fare, nuk besoj që kanë në deje gjak shqiptari. Nuk kanë gjak njeriu, besoj...
Çfarë njerëzish keni lënë në shtëpi?
Kam lënë motrën dhe nënën dhe janë shumë të shqetësuara. Të shqetësuar janë edhe gjithë rrethi shoqëror. Kanë ardhur të na shikojnë duke na përshëndetur nga jashtë. Ju si gazetare e keni parë dhe vetë që mundësitë e takimit nuk i kemi. Kjo, për mendimin tim është një grevë super ekstreme. Ne duam që të jetë e tillë se e dimë si janë bërë grevat e dikurshme këtu. Vetëm me ujë dhe në fund as ujin nuk do ta pranojmë më. Është mendimi im dhe i gjithë shokëve të grupit tim që jemi nga qarku i Tiranës.

Si mendon, pse ka kaq shumë njerëz në mitingjet e protestës?
Njerëzit kanë qenë aty se u kanë bërë presione, u heqin rrogën apo bukën e fëmijëve, duke i lënë në mëshirë të fatit. Kjo është ekstremitet. Berishën populli shqiptar e njeh fare mirë. Ai do përdori çfarëdo lloj mënyre, ne e kemi parë edhe në '97-ën që Shqipërisë i kishte rënë flaka, ndërsa ky vazhdonte të rizgjidhte veten president. E ka zakon që krihet kur vendi digjet. Tani merr gra dhe fëmijë shkollash i nxjerr nëpër antimitingje. Këtu jemi fashizëm. Sot është 9 maji, fitorja mbi fashizmin. Këta i gënjen mendja... Sado të vonojë, populli kurrë nuk mund ta durojë një zgjedhë, aq më pak një zgjedhë nga Berisha që është Nastradini më i madh i galaktikës.
Dalin dhe mësuesit me ta se ndryshe e pësojnë si unë, i heqin nga puna. Më është ofruar vendi i punës në këmbim të votës, po kurrë në botë nuk mund ta tradhtoj shpirtin tim, jo me një vend pune, por edhe me pasurinë e tërë botës. Që të imponosh tjetrin të tradhtojë shpirtin, kjo është kaluar fashizmit.

Po për qëndrimin e ndërkombëtarëve, çfarë mendoni?
Institucionet ndërkombëtare deri tani e kanë marrë këtë punë si diçka të lehtë. Apo mund ta paragjykojnë si një fushatë të një partie politike për të ardhur në pushtet. E kanë shumë gabim. Ne këtu jemi të vendosur t'i shkojmë kësaj çështje deri në fund.

****

RAKIP TOSKU - RROGOZHINË: "Kthim prapa nuk ka, i japim kurajë njëri-tjetrit"
Imazh

Rakip, në ditën e 9-të të grevës, si ndiheni?
Kemi pas dhimbje koke, dhimbje trupi, dhimbje këmbësh. Por, morali është shumë i lartë. Ne jemi shumë të qartë, pa transparencën e votave, ne jemi të vendosur se gjërat do të shkojnë deri në vdekje. Kthim mbrapa nuk ka, edhe me shokët flasim, i japim kurajë njëri-tjetrit. Protestuesit nga jashtë na japin një forcë të madhe. Janë vjedhur votat. Boll më. Të ndahemi nga kjo gjë që ka mbajtur peng shqiptarët këtu e 20 vjet. Askush nuk duhet të guxojë të më prekë votën. Gjithsecili të ndihet i lirë për atë që dëshiron, për atë mendon, të ushqehet me djersën e vet.

Çfarë mesazhi ju jepni atyre njerëzve që do donin të protestonin si ju, por për shkak të rrethanave, nuk munden?
Unë iu jap një mesazh të fortë gjithë popullit opozitar: nga Saranda, Tropoja, Korça, Gjirokastra. I bëj thirrje popullit të Rrogozhinës, të protestojë me gjithë forcën e shpirtit. Të dalin që ta shporrim përfundimisht këtë lloj qeverisje që na përçau e na la pa punë, që na vjedh dhe tallet. Të ndahemi përfundimisht nga kjo maskaradë. Vajti 20 vjet kjo punë kështu, boll më!


KLODIANA SPAHIU:
"Ata që firmosin peticione, të vijnë të na takojnë"


Klodi, ju keni hyrë këtu fillimisht si greviste, për shkak të gjendjes suaj shëndetësore të rënduar, ju desh të hiqnit dorë dhe tani jeni këtu si mjeke. Pak më parë njëri nga grevistët që unë intervistova tha se ne do heqim dhe ujin, pra nuk do konsumojmë më as ujë, si e mendoni këtë masë?
Kjo do të jetë katastrofë... Sepse e dimë që organizmi, të paktën në këto kushte të nxehta, në temperaturën e lartë do të reagonte shumë keq. Ne përpiqemi në çdo moment, u qëndrojmë pranë, duke i detyruar që të marrin atë sasi uji që është e domosdoshme dhe një sasi të vogël glukoze, e cila është e domosdoshme për të marrë kaloritë minimale. Por, unë si mjeke nuk do t'ia lejoja dhe nuk do t'ia rekomandoja kurrë për të bërë një gjë të tillë.., Të shpresojmë se do sensibilizohet tashmë një herë e mirë qeveria dhe ta kuptojnë që janë të vendosur të gjithë.

Ne ishim këtu 24 orë me ju dhe e pamë që është një grevë tejet e rreptë e megjithatë ka njerëz jashtë që nuk arrijnë ta besojnë që grevistët nuk fusin asgjë në gojë. Ju keni qenë që nga dita e parë këtu...
Këtu nuk konsumohet gjë. Edhe uji që u jepet grevistëve, u jepet me zor nga ne mjekët, stafi mjekësor. Jemi të detyruar që në çdo moment t'ia përsërisim se duhet ta marrin. Unë jam shumë e indinjuar kur lexoj në ato titrat që përdoret sallam, a përdoret ushqim. Është turp i madh i këtyre që i shkruajnë këto fjalë. Është cinizëm, është antinjerëzore, është një skandal. Do të mbeten gjithë jetën me damkë. Këtu janë qindra sy, janë qindra dëshmitarë. Unë jam shumë e indinjuar me këto, por ato janë pak dhe nuk kanë zemër. Shpresoj t'u rëndojnë gjithë jetën këto fjalë në shpirt. Do vijë një moment që do t'u përplasen në fytyrë këto lloj poshtërsish që janë duke bërë.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Arrin në 16 numri i grevistët që lënë mjediset e grevës
Imazh

10.Maj. 2010

Arrin në 16 numri i grevistët që lënë mjediset e grevës. Në orën 00.10 një protestues me emrin Saimir, nga Shkodra është nisur me urgjencë drejt Spitalit Nënë Tereza në Tiranë. Një ambulancë e ka përcjellë drejt urgjencës, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetëore. Në cadra kanë qenë kryetari i PS-së, Edi Rama dhe deputeti, Qemal Minxhozi. Me grevistin nga Shkodra, gjatë 24 orëve të fundit arrin në 4 numri i personave që kanë ndërprerë grevën. Ndërsa në total ka shkuar 16 numri i grevistëve që kanë marr trajtim të specializuar. Që prej 30 prillit janë ngujuar 202 deputetë dhe simpatizantë të PS-së në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Vetëm dy prej grevistëve: Romeo Sinaj nga Vlora dhe Ramazan Cakaj e kanë lënë përfundimisht protestën për shkak të sëmundjeve që kishin.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Aneta Koleka dhe Koço Kokëdhima, bashkëkryetarët e PS-së që e ndaluan Ramën të ndërpriste ngujimin në çadër
Imazh
Aneta Koleka dhe Koço Kokëdhima

Aneta Koleka dhe Koço Kokëdhima, bashkëkryetarët e PS-së që e ndaluan Ramën të ndërpriste ngujimin në çadër.
Bashkëkryetarët e Partisë Socialiste, Aneta Koleka, e njohur ndryshe si nëna e Edi Ramës me emrin Aneta Rama, si edhe Koço Kokëdhima, njëri nga sponsorët kryesorë të grevës së pretenduar të urisë, kanë marrë dje vendimin që të vazhdojë greva e urisë, pavarësisht urgjencës së Edvinit për ta ndërprerë atë.
Të mbledhur dje, për herë të fundit për javën që sapo u mbyll, pas dështimit të protestës të së premtes, pas dështimit me përhapjen e thashethemit për “ekzistencën e një drafti ndërkombëtar”, si edhe pas pushimit të lodhshëm të së shtunës, vendosën të bindur, se nuk ka asnjë rrugë tjetër, veçse të vazhdojë ende greva e urisë.
Përballë stepjes së Aneta Kolekës (Rama), se ku do t’i gjejë gjithë ato të holla, për të mbuluar shpenzimet e të ngrënave e të pirave të “të mbeturve”, ka dalë garant Koçoja, i cili ka shprehur gatishmërinë që paratë për riparimin e pusetave nëpër rrugët e ndërtuara prej atij vetë në Tiranë, t’i hidhte në shërbim të grevistëve.
Edi Rama ka shtrembëruar pak buzët në këtë moment, por nuk ka qenë në gjendje të kundërshtojë, e t’i bëjë me dije Koços, se ato të holla janë të tijat, si kryebashkiak, megjithëse gjoksit i binte Koçoja, paçka se ato (të hollat) nuk ishin të atij.
Deri në lëvrimin e të hollave të planifikuara për riparimin e pusetave në kryeqytet, “treshja” drejtuese e PS-së, vendosi të kërkonin e studionin mundësi të tjera për sigurim të hollash, për mbarëvajtjen e të ushqyerit normal të grevistëve “të mbetur” në çadrën e ngritur në segmentin e bulevardit përballë dy kullave në Tiranë.
...

17-05-2010 / Gazeta 55
U morre te linku; http://www.gazeta55.net/index.php?kat=p ... ulli=12935
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
HUMOR NE CADRA QESHNI DHE ZHGULUNI PREJ GAZIT
“Arben Malaj, hyri si qen e doli si qen nga greva e urisë”

Imazh

Edi Rama deklaron nga lokali i Fidel Yllit

Ajo që i bëri Arben Malaj me arratisjen nga çadra e ngujimit, është gjëja më e rëndë që i bëri Edi Ramës. Edi Rama, i cili as nuk ia kishte ndjerë shumë kur Arben Malaj ishte rreshtuar “përkohësisht” në krahun e Lëvizjes për Mendimin Ndryshe, prej dy ditësh, ndjehet keq, aq keq sa ai nuk pushon së shari lartë e poshtë Arben Malajn.
Klientët e “West”-it, lokalit të Fidel Yllit, janë çuditur jo pak dje, kur mes një qetësie normale, kanë dëgjuar papritur bubullimën e Edi Ramës...
“Arben Malaj, hyri si qen, dhe doli po si qen nga çadra e ngujimit”.
Pas kësaj, të gjithë kthyen kokat dhe panë Edi Ramën që mes ngërdheshjes në surrat, kuptoi që kishte shprehur me zë të lartë një mendim.
Në pak minuta, në lokal u kthye normaliteti, ndërsa Edi Rama, tashmë i sforcuar, i vetëm në tavolinë, fliste me vete...
17-05-2010 / Gazeta 55“
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Arrestohet i kërkuari i “Bandës së Zani Çaushit”, bllokonte rrugët në protestat e PS

E Premte, 18 Qershor 2010
KRONIKE
Tiranë, 18 Qershor 2010 NOA
– Një person i kërkuar i cili në protestat e muajit maj ishte shfaqur në bllokimin e rrugëve që organizoi Partia Socialiste, është arrestuar sot nga Policia e Shtetit, konfirmoi Ministria e Brendshme.
Skerdian Bajrami, lindur në Vlorë dhe banues në Kamëz, Tiranë, është dënuar me pesë vjet heqje lirie, në procesin gjyqësor ndaj “Bandës së Myrteza Çaushit” i njohur si “Zani i Vlorës”.
Sipas Ministrisë së Brendshme, Bajrami, ishte akuzuar për një sërë krimesh të rënda.
Arrestimi i Bajramit u krye nga forcat e operacioneve speciale të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë dhe policia e Komisariatit nr 5 në kryeqytet.
Mësohet se Bajrami ka qenë një prej personave më aktivë në bllokimin e rrugëve nacionale përgjatë protestave të majit të këtij viti, që organizoi opozita në përpjekje për të hapur kutitë e votimit të zgjedhjeve të vitit që shkoi.
r.n/NOA
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 15 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 30 Tetor 2020, 10:09
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari