Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 15 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
30 prill 2010- Nise Rrezimi i Qeverise Sala - ose i Ed.Rames
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Protesta, skema e rrethimit te qeverise
Imazh
Imazh

Denis Dedej
1 maji 2010
Zbulohen detajet e axhendes se protestes te shumeperfolur te 30 prillit. Prej disa ditesh ne Partine Socialiste, eshte zhvilluar nje diskutim i gjere ne Sekretariatin e Organizimit per zhvillimin e protestave qe nisin diten e sotme dhe qe vijojne me tej. Burime nga selia roze bejne te ditur se protesta do te zgjase pa limit. Te njejtat burime bejne te ditur se eshte vendosur qe me nisjen e protestes diten e neserme, ajo te mos mbaroje deri ne dhenien e nje pergjigje nga mazhoranca per kerkesat e tyre. Sic eshte edhe bere e ditur, protesta opozitare do te nise ne oren 18:00. Njerezit do te mblidhen ne sheshin "Skenderbej". Do te jene deputetet e PS, kryetaret e organizatave, kryetaret e degeve te selise roze, qe te ndare sipas qarqeve do te grumbullojne njerezit ne vendet e caktuara te sheshit. Me pas, do te jete kryetari i PS, Edi Rama, qe do t'i bashkohet grumbullit te njerezve, per te bere te mundur ne kete menyre, fillimin e protestes dhe marshimin drejt Kryeministrise. Per sa i perket vendit te protestimit, mesohet se socialistet kane nisur disa dite me pare nje kerkese zyrtare drejt Policise se Tiranes per te njoftuar zhvillimin e protestes se tyre. Por, ne pergjigje te kesaj, policia ne nje shkrese tjeter ka kerkuar kohezgjatjen e protestes. Selia roze, ne kerkesen e derguar diten e djeshme ka sqaruar se protesta do te zgjase pa fund. Burime nga selia roze sqarojne se ne ligjin per zhvillimin e tubimeve nuk eshte e detyruar percaktimi i kohezgjatjes, ndersa per protesten duhet te lajmerohet 3 ore perpara. Per sa i perket organizimit te tubimit ne ndertesen perballe Kryeministrise, do te jete i vendosur podiumi ku do te mbahen fjalimet, i cili do te ndertohet diten e sotme. Nga ana tjeter, mesditen e djeshme, grupe pune po vendosnin altoparlante gjate gjithe rruges nga ura e Lanes, deri te galeria e arteve. Parashikohet, sipas socialisteve, qe te kete nje numer protestuesish me te madh se ne protesten e 20 nentorit. Protesta e madhe e dites se sotme do te zgjase deri ne diten e neserme ne oren 18:00. Ne 24 oret e para te protestes, do te qendrojne gjate gjithe nates protestuesit nga i gjithe vendi. Me 1 maj, burime nga selia roze, bejne te ditura se protesta do te nise me fjalime qe nga paraditja. Keshtu pra, ndersa ne sheshin "Nene Tereza" do te zhvillohet nje manifestim nga mazhoranca edhe perballe Kryeministrise do te kete protesta nga opozita. Opozitaret i druhen nje perplasje midis protestuesve, per kete arsye ato do te bejne thirrje qe policia te beje detyren e saj, per te shmangur ndonje konfrontim. Pas protestes se neserme, do te jene socialistet te ndare sipas qarqeve qe do te udheheqin protesten. Nga selia roze mesohet se protesta do te zgjase pafund, nuk do te kete nje afat, por do te protestojne deri ne marrjen e nje pergjigje per kerkesat e tyre. Te 12 qarqet qe do te bejne protesta 24-oreshe perballe Kryeministrise, do te mbeshteten edhe nga Qarku i Tiranes. Ne opoziten shqiptare eshte hedhur edhe ideja e bllokimit te akseve te rruges se protestes. Burime opozitare bejne te ditur se nje opsion eshte edhe rrethimi i Kryeministrise me shirit te verdhe, duke bere nje barrikade njerezore deri ne plotesimin e kerkesave. Protesta e socialisteve nuk ka nje axhende te caktuar per cdo detaj te protestave, keshtu qe do te jete nje shtab i cili do te ngrihet afer Kryeministrise, ku kreret opozitare do te mblidhen here pas here per te diskutuar mbi qendrimet qe do te mbajne ne vijim. Grupi i PS, deputetet udhezime per protesten Perpara fillimit te seances plenare te Kuvendit te Shqiperise, deputetet e grupit Parlamentar Socialist, zhvilluan nje mbledhje ne seline. Burime nga kjo mbledhje bene te ditur se pervec vendimit per te shfrytezuar rrugen parlamentare per te bere thirrje per transparence, deputetet jane udhezuar edhe per protesten qe do te nise prej dites se sotme. Mesohet se deputetet e qarqeve qe jane larg Tiranes, jane nisur drejt zonave te tyre elektorale prej dites se djeshme. Deputetet jane udhezuar te ndjekin nga afer grumbullimin e njerezve dhe te qendrojne afer protestuesve deri ne fund te protestes. Po keshtu, ata jane njoftuar se protesta do te vijoje pa afat, keshtu qe duhet te pergatisin ne vijim njerezit per te mbeshtetur nismen opozitare. Rama mbledh aleatet, jepen dhe modalitetet e protestes Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, mblodhi dje aleatet, vetem nje dite perpara protestes, per te diskutuar mbi modalitetet e protestes. Pas takimit qe zgjati rreth 30 minuta, kryesocialisti tha se "tanime e gjithe Shqiperia e di qe sot ne ora 18.00, fillon protesta e madhe e mbare popullit opozitar, pertej cdo kufiri qe ndan partite, apo qe ndan njerezit ne raport me bindjet e perkatesite e tyre". "Keto qindra e mijera, e qindra mijera arsye individuale te njerezve, pavaresisht perkatesise se tyre do te mbledhin sot shqiptaret ne sheshin "Skenderbej", per nje proteste qe nuk do te ndalet, per nje proteste qe do te kerkoje thjesht dhe vetem rikthimin ne duart e popullit, te nje te drejte qe nuk mund te negociohet, nuk mund te shitet, nuk mund te falet, e drejta per te votuar lirisht e per ta pare voten ndershmerisht", deklaroi Rama. Ndersa kryetari i PLD, Spartak Ngjela tha se "protesta nuk do ndalet derisa qeveria shqiptare, krye prijesi aktual te hapi kutite e votimit dhe eshte shume e thjeshte, te behet transparence e zgjedhjeve, ose te largohet, ose te vendosi zgjedhje te parakohshme". "Ka mendime qe do kete edhe nje proteste ne 1 Maj. Ne date 1 maj NATO ka dale kunder shteteve qe kane festuar 1 majin. Sot 1 majin e feston Koreja e Veriut, Vietnami, deri diku Kina dhe Kuba. Nuk mund te ndalemi dot sepse ketu ndahet si me thike e ardhmja me te kaluaren", deklaroi Ngjela. Ndersa kryetari i PSD, Skender Gjinushi, tha se absolutisht me antimitingje nuk mund te sulmohen protestat e opozites. Ai tha gjithashtu se debati behet ne kuvend kur ke kuvend. Ndersa perfaqesuesi i PDK-se, Prec Zogaj, tha se kur zgjedhjet nuk jane te lira, apo te manipuluara atehere vendi eshte i destinuar te rrokulliset.

http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=53912
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
PS kërkon sheshin për një muaj, policia refuzon

Imazh
Imazh

Policia: Sheshi s’mund të bllokohet kaq gjatë!
Milo, Veliaj, Gjinushi, Ngjela, Dule takojnë kryesocialistin

Vetëm 24 orë përpara protestës së opozitës, Edi Rama ka zhvilluar një takim me aleatët politikë të Partisë Socialiste. Si zakonisht, në takime të tilla Rama informoi dhe diskutoi me aleatët detajet e protestës. Kryesocialisti Edi Rama paralajmëroi nisjen e një proteste të pandalshme në 30 prill, deri kur të rikthehet e drejta për të votuar ndershmërisht.
Takimi me aleatët
Mesditën e djeshme Rama pati takimin e fundit para protestës së ditës së sotme me Paskal Milon e PDS-së, Erion Veliajn e G-99, Skënder Gjinushin e PSD-së, Spartak Ngjelën, Preç Zogajn dhe Nard Ndokën, për të vendosur strategjinë e qëndrimit në shesh të popullit opozitar. “Qindra mijëra arsye individuale të njerëzve, pavarësisht përkatësive, do të mbledhin nesër shqiptarët në sheshin "Skënderbej" për një protestë që nuk do të ndalet, për një protestë që do të kërkojë thjeshtë dhe vetëm rikthimin në duart e popullit të një të drejte që nuk mund të negociohet, nuk mund të shitet, nuk mund të falet, e drejta për të votuar lirisht dhe për ta parë votën të numëruar ndershmërisht”, u shpreh shefi i opozitës Rama.
Masat e policisë
Drejtoria e Policisë së Tiranës ka marrë një kërkesë nga Partia Socialiste për “leje tubimi” lidhur me protestën që pritet të zhvillohet ditët e sotme në Tiranë. Ndryshe nga kërkesa e Partisë Socialiste, e cila vë në dukje se protesta do të zgjasë gati për një muaj, duke kërkuar për kaq kohë lejen e tubimit në shesh, policia e Tiranës thotë se ka dhënë leje vetëm për datën 30 prill pasi sheshi në qendër të Tiranës, nuk mund të mbahet totalisht i bllokuar. Zyrtarë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë thënë se patën sot një takim me përfaqësues të Partisë Socialiste të cilëve u kanë bërë me dije lejen për tubim ditën e nesërme por nuk u kanë konfirmuar plotësimin e kërkesës për lënien e sheshit në dispozicion përgjatë një muaji.

Edi Rama
“Tanimë e gjithë Shqipëria e di që në orën 18.00, fillon protesta e madhe e mbarë popullit opozitar, përtej çdo kufiri që ndan partitë, apo që ndan njerëzit në raport me bindjet e përkatësitë e tyre. Për një çështje të përbashkët, të një interesi të madh publik, siç është çështja e rivendosjes së demokracisë, në themelin e vet që është procesi zgjedhor”.

Erion Veliaj
“Në qoftë se ju ka ardhur në majë të hundës me mënyrën sesi ne qeverisemi, e sesi rripeni nga tatimet, ejani në protestë. Është e vetmja mënyrë se si të shprehim këtë zemëratë civile. Ajo që kemi anonçuar është vetëm fillimi i protestës, nuk kemi anonçuar fundin e protestës sepse fundi i protestës do të jetë kur të arrihet fundi i protestës.”

Spartak Ngjela
“Protesta nuk do ndalet derisa qeveria shqiptare, krye prijësi aktual të hapi kutitë e votimit. Është shumë e thjeshtë, të bëhet transparencë e zgjedhjeve, ose të largohet, ose të vendosi zgjedhje të parakohshme. Protesta është permanente, është pambarim, si gjithë protestat e tjera në të gjithë kryeqytetet lindore, për të vendosur demokracinë në Shqipëri.”
Veliaj padit disa media për shpifje ndaj tij

Kryetari i Partisë G99, Erion Veliaj, dorёzoi dje pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё parё tё Tiranёs njё padi kundёr gazetave “55”, “Rilindja Demokratike”, “Sot” dhe “Standart” si edhe Altin Goxhaj, pёr fyerje e shpifje. Veliaj deklaroi se ndërmori këtë hap pasi është fyer rëndë gjatë kësaj periudhe me fakte të stisura. “Cenimi mё i tmerrshëm qё mund t'i vijё lirisë sё fjalёs ёshtё abuzimi me tё. Prej kohësh kam toleruar qё angazhimi im publik tё paguajё dhe kostot e shpifjes dhe tё fyerjes tё bёra nga mediat pranë Ilir Metës dhe Sali Berishёs. Ёshtё shumё e ulёt qё numri njё dhe dy i qeverisë, nё pamundësi pёr t'u marrё me argumentet tona politike, investohen nё njё fushatё balte ndaj individëve qe nuk kanё marrё asnjё qindarkë nga shtetit shqiptar deri mё sot”, është shprehur Veliaj. Sipas kreut tё G99 kjo padi do tё pasohet me njё padi civile pёr dёmshpёrblim, ku do tё prezantohen si prova edhe spotet kundёr Erion Veliajt dhe G99 tё prodhuara e transmetuara nё mёnyrё tё paligjshme pёr tё dёmtuar imazhin publik tё liderit tё G99 dhe atё tё partisё qё ai drejton.
Erion Habilaj 30 April 2010
http://www.tiranaobserver.com.al/al/ind ... &Itemid=92
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
A i duhet Shqiperise nje opozite si e kioskes se Edvin Kristaq Rames
Imazh

Kjo ne fakte e ashtuquajtur opozita e Edvinit eshte opozite destruktive, pasi nuk shpreh ne thelbe opoziten e PS-es sepse Edvini nuk ka asnje lidhje ideologjike, filozofike me socializmin as te vjeter dhe as te re. Edvini ka per parti, filozofi kiosken e bashkise se Tiranes qe e mban per 10 vjet dhe nuk e leshon per se gjalli, vecse nese del ndonje Avni Rustem qe t'ja shprazi koburen ne lule te ballit.

A eshte koha per protesta ne rruget e Tiranes?

Kush eshte shqiptar, do te pergjigjet; JOOOOOOOOOOOO!

Perse?

Sepse - Shqiperia eshte ne prage te Heqjes se Vizave diskriminuese per shqiptaret neper Europe, qe eshte muaji tjeter - qershori i 2010.

Te cosh ne kembe nenpunesit e bashkive socialiste me dhune nga banda e Edvinit eshte nje cmenduri e Edvinit dhe jo e PS-es.


Cfare do te kerkoji me mijra nenpunes dhe qytetare te races egjyptiane(magjypet) para kryeministrise?

Asgje! Perpose te destabilizoji kombin, te shkaterroji imazhin me te cilin eshte permiresuar dukshem keto 5 vjete dhe ishalla e merre me dhune, nen gryken e mitralozit karriken e kryeministrit Edvin Rama me ceten kusare te tij qe vetem kane grabite pasurine e qytetarve dhe te shtetit me ardhjen ne krye te bashkise.

Mendimi i vertete i PS-es dhe i europianeve eshte qe debati te behet ne parlamente dhe jo me bandat plackitese-destruktive, te mirepregatitura per skenare krimesh, vrasjesh, grabitjesh, djegiesh, likujdime njerzish, ne bashkepunim me banda ballkanike dhe perendimore kunder popullit te shumevuajtur shqiptar.

Kete e deshmoi shefi i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, qe refuzoi te takoji shefin e opozites Edvin Ramen per Mosbindje civile dhe per papergjegjshmeri politike dhe morale ndaj popullit te vet dhe detyrimeve politike me NATO-n dhe BE-ne.

Hidhet ne protesta gjakderdhjesh pasi i vuri buldozerat dhe i levizi themelet e STATUJES SE SKENDERBEUT ne SHESHIN SKENDERBE.
Sherbim me te mire antishqiptar qe i beri Edvin Rama pas librit te serbit Oliver Shmidit te perkthyer nga mjeshtri i skenareve Ardian Klosi, i biri i Bilbil Klosit ish hetues, prokuror, firmetar i shume varjeve, torturave, pushkatimeve ne rregjimin komunist per afro 50 vjet levizjes nga vendi me synim te heqjes se Monumentit gjigand te Skenderbeut prej kryeqendres shqiptare, per te vendose neser nje monument nga Beogradi.
Ky eshte kryebashkiaku qe nuk ka lidhje me genin shqiptar, me partine socialiste dhe as me bashkine e Tiranes.
Sehiret si presidenti Bamir dhe shume si ky kenaqen kur vrojtojne nga dritaret apo xhamat e pijetoreve arkitekturen e re te Edvin Kristaq Rames midis Tiranes.
Heshtni or zuzaret e kombit, heshtni, se nje dite plumbi i historise do t'ju gjykoji rende!

Kjo eshte ne themel protesta jo e PS-es, por e bandes se edvinit te perkrahur nga sehirxhinjte vagabonda te institucioneve te larta.

[color=#000040]
A ishte koha dhe kushte ligjore per presidentin Bamir Topi per te liruar 367 te burgosur ne prage te ''Te rrebelimit destabilizues te Edvin Rames me PS dhe banden e tij?

Sipas intervistes se ministrit te drejtesise Bujar Nishani i PD-es ne emisionin Log te darkes te dates 30 prill 2010 per Faljen e 367 te burgosurve kishte rezerva te medha ne pikpamje juridike dhe morale - poltike per presidentin Bamir Topi ne keto drejtime:

- Presidenti Topi edhe pse ka te drejten juridike te Faljes sipas kushtetutes, nuk eshte bere Falje nemes te nje pjese te burgosurve ne baze te ligjeve ne fuqi. Kjo vjen sepse nuk ka ligje per te percaktuar presidenti menyren se si te Fali dhe ku te bazohet. Mungon ky ligje dhe ne si ministri e kemi gati dhe shpresoj ta hedhe ne parlament per miratim. Kjo falje qe ka bere presidenti ka shume probleme sepse mediat e kane komentuar me shume difekte sepse kane perfituar nje grupe i madhe te burgosurish me krime nga me te renda.

- Tjeter eshte se nuk ishte koha per kete veprim te presidentit ne prage te Protestes se paralajmeruar te Partise Socilaiste qe ka deshmuar perhere se sjelle destabilizime kombtare, luftra civile,....

Perse e beri presidenti ket veprim?;

A ishte human apo per cka synim .....?

- Per ti derguar kontigjentin kriminal per te ndihmuar Protesten e Edvin Rames.

- Apo per cka?

Sipas ministrit te PD-es kjo mungese ligjore e perdorur nga presidenti Topi si mik i Edvin Rames dhe kundershtar i hapur i Partise Demokratike dhe i S.Berishes i ka sjelle deme shoqerise.

Dhe une si qytetar po dalloj sot me dt. 1 maj te 2010 Rrebelimin e Partise socialiste me ne krye Edvin Ramen, sesi sulmojne demostruesit qytetare, vetura te njerezve te zakoneshme me shkopinje shkaterrime te makinave.
Dhe une jam dakort me ato qe ministri Bujar Nishani u shpreh per Dekretin Famekeq te Faljes ne prage te Rrebelimit jo socialiste, por banditeve te Edvinit.

[color=#800000]PASOJA E DEKRETIT TE DT. 24.4.2010 FAMEKEQ TE PRESIDENTIT PER HAPJEN E BURGJEVE PER 367 TE BURGOSUN

Cfare ndodhi ne rrebelimin e bashkiakve te PS-es ne sheshin para kryeministrise?

- U dogje FLAMURI I NATO-S, KU GJITHE MEDIA E TRANSMETOI SI LAJM FONDAMENTALISTESH TALEBANE

Imazh


- TAHIR - DEPUTETI I PS-ES DEKLARON NE FJALIM I PERCART SE DO ECIM NE RRUGEN E PRINDERVE TANE, QE E MORREN PUSHTETIN ME GJAK DHE ME GJAK DO TA MARRIN''
PRANDAJ DO KEMI SI MOTO PER RREZIMIN E SALES ''JA VDEKJE - JA LIRI'', ''DO TA MARRIM ME GJAK'',...........

- U VERSULEN TURMA TE RINJESH VETURAVE TE ZAKONESHME DUKE U DEMTUE DYERT DHE GJUAJTE XHAMAT E TYRE.

U duken nga sjelljet huligane te rinjve si te droguar

- 22 deputetët grevistë

Besnik Bare
Enkelejda Shkreli
Artan Gaçi
Ermonelaj Felaj
Blendi Klosi
Gaz Bizga
Shega Ligori
Taulant Balla
Agim Leka
Skënder Hasa
Armando Subashi
Piro Lutaj
Ervin Koçi
Olta Xhaçka
Arben Ahmetaj
Gjovalin Kadeli
Arben Malaj
Fatmir Xhafaj
Eltar Deda
Ilir Beqja
Asllan Dogjani
Fatos Tusha

-JA KETO JANE PASOJATE HAPJES SE BURGUT PREJ 367 TE BURGOSURVE QE JANE PA NEPER MIDISIN E PROTESTUESVE.

PRA KOJ ESHTE DEKRETI FAMEKEQ I PRESIDNETIT TOPI, QE ME DJALLEZI E BERI NE 5 DITE PARA RREBELIMIT TE EDVINIT ME BANDEN E TIJ.

A DUHET TE JAPE LLOGARI PRESIDENTI PER KET KONTRIBUT DESTABILIZIMI NE NDIHME TE EDVIN RAMES?[/color]



KOMENTIN E BERI LAERTI ME DT.2 MAJ 2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Edvini tregon gjenezën e tij enveriste, urdhëron djegien e flamurit të NATO-s
Imazh


01-05-2010 / Leonard Quku

Një grup huliganësh socialistë, të cilëve iu është shpëlarë truri nga doktrina staliniste e bllokmenëve të rinj konfirmojnë trashgimninë moniste të kryetarit të PS-së dhe Bashkisë së Tiranës, Edi Rama

Simpatizantë të Partisë Socialiste, të urdhëruar nga Edi Rama kanë djegur mbrëmë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, flamurin e NATO-s. Kjo ngjarje e shëmtuar ka bërë xhiron në të gjitha mediat e njohura botërore, duke cenuar imazhin e Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve. Disa protestues huliganë të paguar keq dhe njëherazi të vënë në shërbim të ecejakeve personale të Edvin Kristaq Ramës, u mblodhën një natë më parë përpara kryeministrisë dhe demonstruan aty aktin e turpshëm të djegies të flamurit të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), pjesë e së cilës Shqipëria u bë vitin e kaluar. Edvini dhe përfaqësues të tjerë të PS-së nuk kanë komentuar për asnjë moment këtë ngjarje të paprecendetë, por për më tepër e kanë injoruar atë, duke përcjellë apelin anarshist për vazhdimin e mosbindjes civile ndaj qeverisë dhe strukturave të ligjit.
...

Komente

U ardhi goja.Bera nje koment nuk ma botuat .Po e perseris.Nxirini suratin e atij personi qe dogji flamurin e NATO-s,ta njohe populli dhe ligji.Ndryshe eshte nje mballome e keqe e juaja si PD dhe Redaksi .IDIRIZI
Postuar nga idrizi ne daten 01-05-2010

O popull i dashur! A e kuptoni perse greva "socialiste" drejtohet prej bijve te atyre qe ta pine gjakun per 47 vjet? Eshte shume e thjeshte te gjesh pergjigjen: Krimi i pandeshkuar perseritet.
Postuar nga sota ne daten 01-05-2010

eshte turp kombetar te shikosh Ramen Gjinushin e Rucin krah me krah....kelyshat e komunizmit nuk jane mesuar kaq gjate pa pushtet,
Postuar nga USA ne daten 01-05-2010

Te gjithe ato qe dogjen flamurin e bene rrumuje ne shesh jane lehtesisht te identifikueshem.Detyra e policise eshte ti ndaloje e mbi to te veproje ligji. Fundrrinave te ketij vendi po i vjen fundi
Postuar nga gjegji ne daten 01-05-2010

Ne ne USA presim lajme online e sidomos vizive.Me djegjen e flamurit NATOS u pa e qarte pse erama nuk pyet perendimoret pasi ka bere marreveshje te fshehte me putinin per dhenien e bazes detare vlore sic ndodhi ne Ukraine ne shkembin te marrjes se pushtetit.
Postuar nga klodi Boston ne daten 01-05-2010

zotrinj beja te diture dhe shtetit keto protesta qe nga fillim deri ne funte po ti vini re keto jane te mire organizura nga zbulime te huaja dhe te paguara miljona dollare vetem perte hequre berishen dhe te shkoje vendi rrume palle prandaje shik te beje indetifikimin dhe arrestimin duke i bere dhe te njofure ne publike, se perndryshe ata do tallen ju e kuptoni
Postuar nga LAKU ne daten 01-05-2010
Cfare pret ai popull nuk zuri mend me 1997 qe ju vrane bijte e tyre te pafajshem dhe Fatos Nano dhe Edvini ferkonin duart ose ja mbathen te mbrojne kokat e tyre dhe te femijeve,kurse popullin e ndershem e lane mes uliganeve qe i vune vehte.Tani dogjen dhe flamuri.Ku eshte ligji per komunistet dhe horrat qe e ndjekin Albani postuar 1 maj 2010
Postuar nga Alban Jupi ne daten 01-05-2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Monarko-fashistët Rama-Ruçi djegin flamurin e NATO-s
Imazh

02-05-2010 / L.Q


Drejtuesit e opozitës konfirmojnë gjenezën enveriste, por edhe rreshtimin e vetëm shpirtëror që njohin, rreshtimin filosllav. Politikanë që brenda partisë së tyre s’pranojnë zgjedhje dhe si filozofi të vetme të marrjes së pushtetit kanë dhunën fashiste, dje urdhëruan djegien e flamurit të NATO-s dhe nuk u shqetësuan as të bënin një distancim formal nga akti. Fryma antiperëndimore është lexuar nga BE, e cila në unison e ka injoruar protestën, duke mos dhënë asnjë reagim zyrtar solidariteti, qoftë edhe veç brenda së majtës

Simpatizantë të Partisë Socialiste, të urdhëruar nga Edi Rama dhe Gramoz Ruçi kanë djegur mbrëmë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, flamurin e NATO-s. Kjo ngjarje e shëmtuar ka bërë xhiron në të gjitha mediat e njohura botërore, duke cenuar imazhin e Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve. Disa protestues huliganë të paguar keq dhe njëherazi të vënë në shërbim të ecejakeve personale të Edvin Kristaq Ramës, u mblodhën një natë më parë përpara kryeministrisë dhe demonstruan aty aktin e turpshëm të djegies të flamurit të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), pjesë e së cilës Shqipëria u bë vitin e kaluar. Edvini dhe përfaqësues të tjerë të PS-së nuk kanë komentuar për asnjë moment këtë ngjarje të paprecedentë, por për më tepër e kanë injoruar atë, duke përcjellë apelin anarshist për vazhdimin e mosbindjes civile ndaj qeverisë dhe strukturave të ligjit. Ishte kjo edhe protesta e parë e hapur publike kundër aleancës së Perëndimit, dhe konfirmoi edhe fytyrën e vërtetë të lidershipit të opozitës si një lidership monarko-fashist, që i ka sytë veç nga linja sllave; një lidership që nuk pranon që brenda partisë së vet t’u nënshtrohet zgjedhjeve, nuk pranon rotacion e as rezultatet e zgjedhjeve partiake, ndërkohë që si filozofi të vetme për marrjen e pushtetit ka dhunën fashiste. Por me djegien e flamurit të Aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake në botë, Edi Rama u fakton shqiptarëve se nuk ka kurrfarë interesi për aspiratat e integrimit dhe për më tepër, të përdorë vendin dhe interesat kombëtare, për vënien në jetë të planeve ogurzeza të qarqeve serbe dhe mirëfillti sllave. Fryma antiperëndimore është lexuar edhe nga BE, e cila në unison e ka injoruar protestën, duke mos dhënë asnjë reagim zyrtar solidariteti, qoftë edhe veç brenda së majtës.
...
Komente

Me këto hynere ai do të bëjë një vetëvrasje politike,sepse kur mer drogë,nuk di ç`bën.Gjynah që nuk u fut në grevë!Eshtë rast ideal per homosexualët.....
Postuar nga Gëzim ne daten 02-05-2010
Policia duhet te veproje per te liruar sheshin nga ato qelbanike.Neser e kemi te veshtire te levizim me makine.Ne te kunderten do te mblidhemi e do ta lirojme ne rrugen
Postuar nga idrizi ne daten 02-05-2010
nji gjo nuk kuptoj une,, si e lini te lire ate psicopat,,,tjetri dallohet nga syte qe osht budall
Postuar nga marco ne daten 02-05-2010
EDI RAMA KRYETARE I CUBAVE DHE KRYETARE I MEDJEVE SHEKULLI DHE BALLKAN VEB.MEDIE QE NUKE PRANOJNE KOMENTET TONA QE MBESHTESIM TE DREJTEN,QEVERINE,NDERSA ATO PRANOJNE VETEM ATO KOMENTE QE OFENDOJNE QEVERINE DHE PERSONALISHTE KRYEMINISTRIN.
Postuar nga niku ne daten 02-05-2010
Botoni fytyren e"djegesit" te flamurit dhe bashke me te dhe flamurin qe po djeg.Vetem keshtu do dali e verteta dhe autori i vertete.A do kete njeri kurajon qe ta pranoje kete per hater te partise?Ne se nuk e beni kete pranoni qe eshte nje bllof i turpshem i juaji. IDRIZI
Postuar nga idrizi ne daten 02-05-2010
Me kete cfaqe te turpshme qe pame ka ardhur koha qe shoket Edvin Rama dhe Gramoz Ruci te dalin para togave te zeza.Kupa u mbush dhe nuk mban me te tjera zullume te kesaj natyre. Edvin Rama eshte bere si Ocalan(krytar partise komuniste kurde) qe Turqija i tregoi vendin nje here e mire
Postuar nga xhixhi ne daten 02-05-2010
Edi rama asht nji budalla hudh nji gur ne lume dhe duhen 40 veta ta nxjerrin
Postuar nga age ne daten 02-05-2010
EDI RAMA TURPI I KOMBIT SHQIPTAR.
Postuar nga fredi ne daten 02-05-2010
Gaz. ''55''
http://www.gazeta55.net/index.php?kat=p ... ulli=12616
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Këlyshët e nomeklaturës komuniste kthehen në identitet duke sulmuar simbolin e Aleancës së Atlantikut

Rama urdhëroi djegien e flamurit të NATO-s
Imazh
Imazh

Një grup protestuesish të Kryetarit të PS dogjën dje flamurin e Aleancës së Atlantikut të urdhëruar nga Kryetari i PS, Edvin Rama. Ngjarja ka ndodhur në mesditë dhe është filmuar nga të gjitha mediat e pranishme pranë vendit ku deputetë të PS po zhvillojnë grevën e urisë. Djegia në mënyrë publike e flamurit të NATO-s bëhet për të parën herë nga këlyshët e nomeklaturës komuniste, pasi edhe etërit e tyre kur militonin në e Traktatit të Varshavës nuk kishin guxuar që ta bënin. Kjo është një sfidë e hapur dhe demonstrative që kreu i PS i bën Aleancës së Atlantikut. Ajo bëhet dy ditë pas vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në Tiranë.

Kemi një hakmarrje të pastër të Ramës ndaj kreut të NATO-s, Rasmussen, i cili në vizitën e tij në Tiranë lëshoi një deklaratë të fortë drejt opozitës, duke theksuar se arsyet që ai nuk takoi kreun e PS-së, Rama, ishin bojkotimi i Parlamentit. Ka mjaftuar kjo deklaratë që Rama të dëshmojë publikisht ndjenjat e tij anti-NATO, të demonstruara një vit më parë kur Shqipëria u anëtarësua me të drejta të plota në Aleanca, duke nxitur protesta anti-anëtarësimit. Kësaj here, histeria e tij ka tejkaluar kufijtë, duke bërë që të paguajë militantët për të djegur flamurin e NATO-s, një akt me të cilin Rama kërkon sërish të nxijë imazhin e Shqipërisë. Ky akt skandaloz dhe i turpshëm ndodhi pikërisht përballë tendave ku janë ngujuar grevistët e urisë. Për shumë njerëz kjo nuk duket çudi, për vetë faktin se socialistët protestuan edhe kur Shqipëria firmosi zyrtarisht anëtarësimin e saj në aleancën e Atlantikut të Veriut. Po të kujtojmë ditën e anëtarësimit të Shqipërisë me të drejta të plota në NATO, ka qenë i njëjti njeri në krye të opozitës, i cili protestonte për të prishur imazhin e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare. Edhe pse Partia Socialiste për tetë vite me radhë gjatë qeverisjes së saj nuk bëri gjë tjetër veçse bllokoi aspiratën e shqiptarëve për t'u bërë pjesë e NATO-s, Rama në mënyrë të turpshme përdori të gjitha manovrat duke ndërmarrë edhe protesta për të nxirë këtë ditë historike të popullit shqiptar. Planifikimet shkonin deri tek më skandalozet në zhvillimin e një proteste anti-NATO, ashtu siç bëri edhe dy vite më parë kundër marrjes së ftesës, kur mbështetësit e tij dhe nostalgjikët e regjimit komunist mbushën sheshin qendror të kryeqytetit me posterat e diktatorit më të egër të Europës së Pasluftës dhe me flamujt e PPSH-së, një rast i paprecedentë ky 18 vjet pas shembjes së diktaturës komuniste. Sot 2 vjet pas marrjes së anëtarësimit në NATO, po ashtu një muaj larg vendimit përfundimtar të liberalizimit të vizave dhe rrugës drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, është prapë dora e Edvin Ramës, e cila kërkon të prishë imazhin e Shqipërisë. Pavarësisht dëshirës së madhe të kryesocialistit, por fatkeqe për kombin shqiptar, Shqipëria po ecën e sigurt drejt ëndrrës së saj europiane e mbështetur nga ndërkombëtarët.

Tahiri i vogël, fton protestuesit me parrullën "Ja vdekje, ja liri"

Me parrullën "Ja vdekje, ja liri", deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri tentoi ti qëndronte sa më besnik dëshirës së Kryesocialistit Rama për ta kthyer protestën absurde në mosbindje civile. Dje, të gjitha mediat vizive shfaqën në ekranet e tyre çmendurinë e radhës së beniaminëve të Edi Ramës, ku konkretisht deputeti Saimir Tahiri tentoi të nxiste atë grup të vogël militantësh që endeshin rrotull tendave të grevistëve të PS për revolta të dhunshme, pasi vet kjo parrullë për kohën kur është përdorur nuk ka nxitur gjë tjetër veçse luftë. Por edhe kësaj thirrjeje që dëshmon dëshpërimin e thellë në të cilën ka rënë PS pas dështimit spektakolar të shënuar me mini protestën e dy ditëve më parë ai grup i vogël militantësh i është përgjigjur duke u larguar.

Ministria e Shëndetësisë vë në dispozicion të grevistëve të urisë ekipet mjekësore

Autoritetet shëndetësore kanë marrë të gjitha masat e duhura, me angazhimin e ekipeve mjekësore të gatshme përgjatë 24 orëve, pranë grevës së urisë së 22 deputetëve socialistë, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Ka qenë drejtori i Politikave dhe Planifikimit Shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, i cili deklaroi Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, për ngritjen e këtyre ekipeve mjekësore. Pipero tha se, Autoriteti Rajonal Shëndetësor i Tiranës ka marrë masa për ekipet mjekësore, të cilët qëndrojnë në gatishmëri pranë ambienteve të grevës. Ndërkohë, sipas tij, edhe në spitale janë marrë masa për çdo rast të nevojshëm për to. Nga ana tjetër, po sipas tij, në rast se do të jetë e nevojshme, do të ngrihet dhe një pikë shëndetësore pranë ambienteve të grevës. Qeveria edhe njëherë ka treguar vullnetin e saj për të mbështetur dhe për të mos e penguar opozitën të protestojë e lirë në të drejtën e saj.

Kreshnik MERSINLLARI

http://www.rilindjademokratike.com/RD%2 ... Atlantikut
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Shemtia e thirrjeve absurde, "Ja vdekje ja liri"
Imazh
JA VDEKJE, JA LIRI! PRINDERIT TANE E MORREN ME GJAK PUSHTETIN DHE ME GJAK DO TA MARRIM[
E transmetoi TVSH me dt.1 maj 2010/b]
Imazh

Hamza Hatika

Qendra Mediatike Kurajo, po ndjek e shqetesuar situaten e krijuar pas 30 Prillit ne Bulevardin Deshmoret e Kombit, per menyren se si ajo po shnderrohet ne antireklame ndaj interesave kombetare per perfitime meskine e afatshkurtra te se majtes dhe aleateve te saj minore. Protesta si e drejte themelore e shoqerise demokratike, nuk duhet kthyer ne bumerang ndaj aleateve dhe miqve te atdheut tone anembane botes. Denojme aktin e shemtuar te djegies se flamurit te NATO-S, fill pas deklarates se Deputetit Saimir Tahiri, ''Ja Vdekje Ja Liri'', padyshim qe ajo vetem sa ka pasuruar arkiven e Partise Socialiste, por edhe rikujton ngjarjet e frikshme dhe tragjike te 97-es. Revolucioni me tre gishtat se: - "A do te djegim Shqiperine, a do te marrim Qeverine", duhet te jene nje kapitull i mbyllur per kete force politike. Paralel me djegien e Shqiperise ne 97-en, filloi aventura e fundit e Miloshevicit ndaj Kosoves martire ne 99-es, po me tre gishtat gjakatare dhe e kaluara e origjines te se majtes, duhet te ishte me korrekte dhe mirenjohese ndaj invazionit te NATO-S, per lirine e mohuar prej ndarjes se padrejte te territoreve tona etnike ne 1913. Jemi i vetmi vend ne Evrope qe jetojme ne 30 % te territoreve tona etnike. Vetem ndertimi i nje Shqiperie te forte politikisht dhe ekonomikisht, duhet te jete detyra themeltare e te gjithe shtetasve te Republikes se Shqiperise. Aspak mirenjohje ndaj Aleances ushtarake te Veriut ku edhe prej nje viti jemi anetare me te drejta te barabarta, madje me protesten pas anetaresimit ne NATO, e majta rikonfirmoi se nuk eshte distancuar akoma menderisht nga e kaluara dhe origjina e formimit te kesaj force. Distancimi nga e kaluara, si edhe pozicionimi drejt perendimit duket akoma nje utopi per bijte dhe trashegimtaret e post diktatures. Eshtrat qe dalin here pas here vetem sa akuzojne dhe vertetojne se e kaluara e popullit tone drejtuar mizorisht nga ish bllokmenet, duhet te reflektoje pozitivisht per vazhduesit e tyre. Dhe ky akt i turpshem rikonfirmohet me se miri me '200 petritat', qe dikur themeluan partine e Miladinit dhe te Popovicit, duke na renditur pas Stalinit per krime ndaj njerezimit. Por sa eshte fatura financiare dhe perse duhet te paguajme krimet e tyre, nderkohe qe ato mund te konvertoheshin ne investime per te kapur trenin e ndalur pikerisht prej tyre. Masmedia transmeton ore pas ore te rejat qe na sjellin ne kujtime kohe te vjetra, po prej ketyre protestues tashme qe denuar cuditerisht?? Por a duhet nje ngerc artificial, sepse beneficet e liberalizimit te vizave dhe statuti per vendin kandidat ne BE, jane minus ne zgjedhjet lokale te 2011 per forcat e majta?! Interesat kombetare, si edhe stabiliteti politiko ekonomik i vendit pse duhet te vonohen me kete situate artificiale, e cila po ndeshkohet nga shoqeria e emancipuar dhe nga faktori i jashtem, i cili pret reformat e vonuara po nga paraardhesit dhe vazhduesit e kesaj force politike. Te gjitha raportet dhe keshillat e nderkombetareve jane per transparence sipas kushtetutes dhe ligjeve, pra shteti duhet te ndahet perfundimisht nga pushteti. "Hap kutite ose largohu", eshte turpi i radhes nga e majta. Kujtojme se ne zgjedhjet e pushtet qendror ne vitin 2001, Gjykata Kushtetuese njohu mandatet e 38 deputeteve socialiste. Perse duhet te dalim mbi Kushtetuten dhe te rikthemi ne kohen kur Partia e Punes jepte madje edhe denimet kapitale?! Kush e pengon Partine Socialiste te kerkoje te drejtat e saj ne organet e ligjit dhe te drejtesise? A jane perseri te lire keta socialiste te denoncojne parregullsite 2 legjislacione me vone?

http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=53938
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Eurodeputetja Doris Pak: I kuptoj shqiptarët që nuk i besojnë as kësaj qeverie, as kësaj opozite.

Imazh

(06.05.2010 RV)Ashpër për gjendjen në Shqipëri u shprehën edhe disa europarlamentarë, pas dështimit të mbledhjes së parë të Komitetit parlamentar për Asocim –Stabilizimin e Shqipërisë, që u mbyll pa nënshkruar asnjë dokument. “I kuptoj shqiptarët që nuk i besojnë më askujt, as kësaj qeverie e as kësaj opozite.” tha eurodeputetja demokristiane Doris Pak.
Ndërkohë, në Tiranë greva e urisë përballë kryeministrisë hyri në ditën e shtatë. Sot u dërgua në spital grevisti i katërtm, Demo Muhaj, ndërsa grupi parlamentar socialist nuk mori pjesë në seancën e pasdites së parlamentit.


http://www.radiovaticana.org/alb/Articolo.asp?c=378003

Kriza politike në Shqipëri: Ambasadori Uidhers e quan gjendjen të trishtueshme.

(06.05.2010 RV)Ambasadori amerikanë në Tiranë Xhon Uidhers tha se gjendja politike e krijuar në Shqipëri është e trishtueshme. Duke folur dje gjatë paraqitjes së raportit mbi “Përceptimin e korrupsionit në Shqipëri”, hartuar nga Instituti për Zhvillimin, Kërkimet dhe Alternativat - (IDRA), Uidhers nënvizoi se situata nuk ka ndryshuar për të mirë dhe qortoi partitë që kujdesen vetëm për karrigen.
Po dje, edhe Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë bëri një deklaratë ku thuhet se “vendi po krijon një përshtypje shumë të keqe nëpër botë, pikërisht në këto çaste historike kur po kërkon heqjen e vizave dhe integrimin në BE.” Në këtë dokument ipeshkvijtë e Shqipërisë i ftuan forcat politike që mbi gjithçka të vënë interesat e vendit.

http://www.radiovaticana.org/alb/Articolo.asp?c=377999

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë thirrje lidhur me situatën politiko-shoqërore në Vend

Imazh

KONFERENCA IPESHKVNORE E SHQIPËRISË
Apel lidhur me situatën politiko-shoqërore në Shqipëri

drejtuar:
Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bamir Topi
Kryetares së Parlamentit të Shqipërisë, Znj Jozefina Topalli
Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Z. Sali Berisha
Kryetarit të opozitës, Z. Edi Rama
Kryetarëve të partive politike në Shqipëri
Të gjithë njerëzve vullnet mirë

Ne Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri, të mbledhur në Asamblenë e rregullt vjetore në Tiranë me 4 dhe 5 maj 2010, duke përjetuar situatën shoqërore politike në vendin tonë e cila po kalon një krizë që dita-ditës po thellohet, u drejtohemi me këtë thirrje të gjitha institucioneve të lartpërmendura.
Kisha Katolike në Shqipëri në periudha të vështira të historisë së vendit, nuk ka qëndruar indiferente, por gjithmonë ka nxitur vëllazërimin dhe është angazhuar për të mirën e përbashkët. Bashkësia Katolike në Shqipëri ka dhënë kontributin e saj me anë të shumë meshtarëve e laikëve të vrarë, të përndjekur dhe të internuar në vitet e regjimit komunist për besimin e saj, por edhe për një të ardhme më të mirë të vendit tonë. Gjithashtu aktualisht katolikët janë të angazhuar në favor të së mirës së përbashkët dhe në ndërtimin e vendit në paqe dhe drejtësi.
Të nxitur nga këto fakte e duke ndjekur me shqetësim zhvillimin e situatës 10 muaj pas zgjedhjeve, e ndjejmë për detyrë që si barinj të Kishës Katolike të angazhohemi për përmirësimin e situatës. Sikurse thotë Papa Benedikti XVI në Enciklikën Deus Caritas est “(Kisha) nuk dëshiron t’u imponojë atyre që nuk ndajnë besimin e saj, perspektiva dhe mënyra sjelljeje, që i përkasin Kishës. Ajo thjesht dëshiron të japë ndihmesën e vet për pastrimin e arsyes dhe të bëjë të mundur që çka është e drejtë të mund, këtu dhe tani, të pranohet e pastaj edhe të realizohet.” (nr.28/a).
Në këtë situatë të krijuar populli ynë po vuan. Ai ka të drejtë për një shoqëri më vëllazërore dhe paqësore. Vendi ynë po jep një përshtypje të keqe para botës, në këto çaste historike kur është një anëtar i NATO-s dhe një vend qe po kërkon lëvizjen e lirë të qytetarëve, të mohuar për dekada me radhë, dhe integrimin në Bashkimin Evropian.
Prandaj i ftojmë politikanët që me ndërgjegje dhe përgjegjësi të kërkojnë të mirën e përbashkët para çdo interesi tjetër partiak apo individual dhe të zgjedhin rrugën e dialogut të hapur pa asnjë paragjykim, për të cilin ka vend gjithmonë, në mënyrë që të shkohet drejt një zgjidhjeje më të denjë dhe të drejtë, duke pasur në zemër dhe në mendje gjithmonë të mirën e njerëzve tanë të vuajtur. I ftojmë të veprojnë me dashuri e cila duhet të ketë vendin e saj një një rend shoqëror të drejtë, sikurse thotë edhe Papa Benedikti XVI në të njëjtën Enciklikë (nr. 28/b).
Nga ana jonë i lutemi Zotit dhe do të nxisim besimtarët tanë që të luten për një zgjidhje sa më të shpejtë.

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike të Shqipërisë

Të dëgjojmë zëdhënësin e Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë dom Gjergj Meta në mikrofonin e Radio Vatikanit........

http://www.radiovaticana.org/alb/Articolo.asp?c=377725
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ramiz Alia mbeshtet greven e urise: Hyne per voten e lire
Imazh

Tirane- Ish-Presidenti i Shqiperise ne kohen e diktatures, Ramiz Alia, eshte rikthyer serish ne skenen e politikes, por kete here ndryshe. Me nje liber per jeten e tij, ku flet per rinine, luften dhe karrieren, si dhe ndryshimet e Shqiperise pas viteve 90-te. Por ne intervisten e tij te dhene ne nje prej medieve vizive, shprehet edhe per protestat e greven e urise qe po zhvillohet ne bulevard nga Partia Socialiste. Duke bere krahasimin e kontributit qe dhane te rinjte dhe te rejat gjate luftes per nje jete me te mire, Alia vlereson rinine edhe ne greven e sotme. “Ja, mos shko larg. Ti shiko greva qe po behet sot e rinise, ata djem dhe vajza jane per t’u admiruar, qe per nje ideal te tyren, per voten e lire, kerkuan, bene protesta, shkruan, bene demonstrata, pasi nuk i degjoi njeri vendosen te futen ne greve”, thote ish-presidenti i vendit. Eshte zhgenjyer me sjelljen e fundit te politikaneve e drejtuesve te shtetit me festimet per “5 Majin”, diten e deshmoreve, por vlereson rinine shqiptare qe sakrifikon per nje te ardhme. “Ata jane per t’u admiruar per vullnetin e tyre te madh, per vendosmerine e tyre te madhe, nuk po kerkojne para per veten e tyre, buke per veten e tyre, po kerkojne nje te mire per te gjithe shoqerine dhe une mendoj se kushdo duhet ta shikoje me nje sy optimist kete problem, me nje sy pozitiv, dhe t’i jape nje rrugezgjidhje te drejte, e cila vertete te kenaqe masat e gjera te njerezve dhe jo hajt te ngihemi ta bejme nje demonstrate per kunder demonstrate, sic pash ne televizion qe po bertasin vajzat dhe grate”, perfundon presidenti i fundit i eres komuniste ne Shqiperi.

http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=54099
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Fokus/Elsa Lila, një gaz lotsjellës

Imazh

(Në Hit-parade me “pyet lotin pranë urrejtjes”)

Elsa Lilën po ta shohësh në një këndvështrim tjetër përpos lirikës, e kupton se nuk ka nivel intelektual. Në pamje të parë të ngjall butësi, është paqësore, por për dreq me aftësi të kufizuara për të perceptuar realitetin politik.
Arti nuk shkon me politikën, sepse artisti angazhohet në provokimin e emocioneve bazike, instinkteve dhe ndjenjave... Artisti që pozicionohet politikisht humb vlerat e tij si provokues i gjithanshëm dhe i domosdoshëm.
Andaj kemi një Elsa Lila të sakatosur emocionalisht, duke bërë një fjalim sublimues, duke u puthur nga Edi Ramën në ballë për të evokuar imazhin e babait tepër mbrojtës ndaj vajzës së tij të brishtë, të cilën po e nis drejt një të panjohure, drejt një konstanteje të rrezikshme por me rëndësi jetike, çështje në te cilin babai beson me gjithë zemër gjithashtu, montazhin me muzikë dramatike të medieve pro-greviste alla bollino-rosso, (me pullë të kuqe), dhe po ashtu marrja e Spiropalit në ambulance (një tjetër vajzë e bukur dhe e brishtë) e bërtitjet e Edi Shalësit që t’i hapet rruga ambulancës etj, etj.
Në fakt e gjitha kjo është mëshirimi i politik-bërjes së Edi Ramës, që përqendrohet më shumë tek imazhi dhe emocionet sesa tek substanca. Performanca skenike dhe artistike për të ndikuar në mendjet e brishta të njerëzve duke i manipuluar ishte krejt një dhe për llogari të liderit abuzues dhe mistifikues realiteti.
Gjithsesi hallall i qoftë Edi Ramës që përdori një investim të demokracisë për të përligjur dhe për të ngritur popullaritetin e kauzës së vet të dëshpëruar. Elsa Lila është adulte, e vaksinuar dhe ka vendosur me pajtim të plotë me anekset e filozofisë së saj personale t’i hyjë detit në këmbë, dhe askush nuk mund ta frenojë në këtë minim të karrierës së saj publike, pasi qytetarët do ta identifikojnë si pasardhësen e grupit të armatosur me hip-hop “Uest Side Family”. Këtu qëndron liria në princip, që edhe një minorene intelektuale të angazhohet në kauza të gabuara, pasi vetëm kështu mund të kuptojë gjërat e rëndësishme dhe gjërat e parëndësishme në jetë. Për efekt të mangësisë prindërore ndoshta ende nuk e ka kuptuar se në anën e kujt të qëndrojë.


11-05-2010 / Gazeta 55
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 15 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 27 Tetor 2020, 12:11
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari