Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 14 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
PERMBYTJA NE SHKODER - REAGIMI POLITIK -PATRIOTIK-JANAR 2010
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ka mbi 13 dite qe bie shi ne Shkoder dhe ne prefekture duke rrite nivelin e ujit me progresion gjeometirk erdhi kryeministri, kryetarja e parlamentiti zj. Jozefina Topalli, ministri i brendshem Basha prane banoreve disa here dhe nisen te merrnin masa ngahere, por vershimi i ujit nuk pret dhe ben deme kolosale ne permbytje te mbi 200 shtepiave dhe shume toka.

Perse erdhe me vonese prane zonave te permbytura ne Shkoder pas 12 ditesh keta autoritete pergjegjes? Dihen se te kater persona jane antar te klubit te anti-berishes

Me cuditi shume indiferentizmi i ministrit te mbrojtjes Arben Imami qe nuk e vuri ushtrin ne pune, por shume vone;

- Bamir Topi - presidenti i venditImazh

- Arben Imami - ministri i mbrojtjes-deputet i PD
Imazh

- Genc Ruli - ministri i bujqesise - deputet i PD-es - sot data 10 janar akoma nuk ka vizituar tokat e permbytyra. Imazh

- Edvin Kristaq Rama - kryetar i opozites - hapi panik sebashku me deputete e PS-es. - kryetari PS-esImazh
Perse erdhen me vonese? Ku e kishin qellimin.?


Rezultati i vonese se dy ministrave shkaktoi deme kolosale ne dem te popullates.
Mos ardhja e presidentit ne kohe deshmoi mos -pergjegjesi kushtetutese per tragjedine e popullsise se vendit.
Mosardhja e Edvin Kristaq Rames ishte se nuk pa shokun e tij te vjeter Bamir Topin., se asht edhe i papergjegjshem qysh i vogel.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Gjakova, 10 mije euro ndihme rajonit te Shkodres
Imazh

Qyteti i GjakovesKryetari i komunes se Gjakoves, Pal Lekaj gjate nje konference per shtyp tha se situata alarmante e shpallur edhe nga kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i detyron te gjithe shqiptaret qe te ofrojne ndihme per situaten e rende ne veriun e Shqiperise.

Kryetari i Gjakoves, Lekaj gjithashtu njoftoi se komuna e tij do te jete e gatshme te ndihmoje Shqiperine edhe ne forma te tjera.

Lekaj tha se ndihma qe po ofron kjo komune, ndonese eshte simbolike do te duhej te ishte shembull per institucionet tjera te Kosoves.

7th January 2010
webshqip.com
------------------------------------------------------------------------------------
Gjakova hap dyert për shkodranët
Imazh
Dr.Pal Lekaj - Kryetar i Bashkise Gjakove

Me nismën e një grupi të qytetarëve të Gjakovës, ky qytet ka ofruar mikpritje për 200 familje të goditura nga vërshimet në qarkun e Shkodrës.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, i cili ka thënë se grupi qytetarëve që e ndërmori këtë nismë, por edhe i gjithë qyteti, është i gatshëm për të ofruar gjithë ndihmën e mundshme për rajonet e goditura në veri të Shqipëri.

Dje, komuna e Gjakovës ndau 10 mijë euro për të goditurit nga përmbytjet në Shqipëri. /rel/

Podujeva ndau 20 mijë euro ndihmë

Komuna e Podujevës në mbledhjen e saj të parë konstituive të mbajtur sot me iniciativën e kryetarit të ri të kësaj komune Agim Veliu dhe me përkrahjen e të gjithë këshilltarëve komunalë, ka vendosur që pas vërshimeve të fundit që e kanë kapluar Shqipërinë, si shenjë solidarizimi me popullin shqiptarë të zonave të prekura nga vërshimet në Shqipëri të ndaj një shumë të hollash nga buxheti i saj me vlerë prej 20 mijë eurosh.

Vërshimet e fundit në Shqipëri po përcillen me vëmendje edhe në Kosovë, pritet që shumë shpejtë edhe institucionet e tjera por edhe qytetarë të tjerë të Republikës së Kosovës t’iu dalin në ndihmë vëllezërve të Shqipërisë në përballimin e këtyre

Telegrafi
E Premte, 08 Janar 2010 20:12
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Imazh
Qytetarët përbuzin kutinë e ndihmave të Edi Ramës, i refuzohet edhe darovitja prej 5 mijë lekësh

Edvin Rama paguan 5 mijë lekë qytetarët e Tiranës që të pozojnë para kutive të tij të “ndihmës” për familjet në nevojë në qarkun e Shkodrës, pavarësisht se fondet s’merren vesh ku shkojnë, përveçse tek kasnecët e kryesocialistit. Në krye të operacionit për darovitje, ka qenë një këshilltare e Ramës, por qytetarët e kanë refuzuar me përbuzje “ofertën” e socialistëve. I tërbuar nga dështimi, Rama urdhëroi edhe bojotimin e Këshillit Bashkiak, të thirrur për të mbledhur ndihma për familjet shkodrane

Ka dështuar dje paradite operacioni i Edi Ramës për të mbledhur qytetarë me pagesë para kutive të stisura tek bashkia e Tiranës, që t’i paraqiste ata si mbështetje masive qytetare ndaj politikave të tij që gjoja ndihmojnë familjet e prekura nga përmbytja në Qarkun e Shkodrës. Edi Rama pas këshillimeve me bashkëpunëtorë të tij të afërt, ka stisur dje para bashkisë së Tiranës disa kuti jotransparente ndihmash që gjoja i donte për familjet fatkeqe në Shkodër. Ai nëpërmjet njerëzve të tij paguante nën dorë qytetarë në mënyrë që këta të pranonin të pozonin për të, para kutive të ndihmave. Nuk kanë qenë më shumë se tre njerëz të pasqyruar në imazhet mediatike dhe këta janë paguar me 5 mijë lekë që të luanin rolin e radhës të solidarizimit fals me gjoja nismën e kreut të bashkisë, Rama. Në fakt ngjarja që ka tronditur kalimtarët e rastit ka pasur të bënte me faktin se një prej këshilltareve të tij aktuale në bashki dhe ish zëvendësministre financash në kohën e qeverisjes së PS-së, e njohur për pjesëmarrjen e saj të paparë nëpër borde me pagesë, paguante me para nën dorë njerëzit që këta të fundit të pranonin të dilnin para kamerave sikur mblidhnin apo jepnin ndihma për familjet e përmbytura. Këshilltarja socialiste duket qartë edhe në pamjet fotografike që janë shpërndarë në të gjithë median shqiptare. Sipas dëshmitarëve okularë pagesat e rastit shkonin deri në 5 mijë lekë të vjetra për çdo pozim, por pavarësisht kësaj, vështirësia reale e Kryetarit Rama nuk ka marrë fund pasi me përbuzje qytetarët e Tiranës kanë refuzuar të bëhen pjesë e lojës së tij. Askush nuk e di dhe nuk ka monitoruar kutitë e Edvinit për shumën e parave të mbledhura dhe mostrasnparenca që shoqëroi gjithë farsën e tij vazhdoi edhe në orët e mbrëmjes. Se sa shumë dëshiron Edi Rama të kontribuojë për Shkodrën, e cila masivisht e ka refuzuar atë në kohë të thatë e të lagësht duket nga vullneti i këshilltarëve socialistë që nuk u paraqitën në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga këshilltarët demokratë për të vendosur strategji të plotë dhe transparente për të ndihmuar familjet në nevojë në Qarkun e Shkodrës. Strategjia e tij sa për sy e faqe u rrëzua vetvetiu dje para shkallëve të bashkisë së tij duke dëshmuar se dhëmbët e rinj të Ramës kërkojnë të kafshojnë pas shpine veriun e vendit, shoqërinë shqiptare, qetësinë e të ardhmen e Shqipërisë.
Rama në dëshpërimin e tij të madh është përpjekur të rekrutojë shqiptarët me para në dorë që ata të bëhen pjesë e turpit dhe imoralitetit që e karakterizon. Ai dhe vetëm ai mund të stisë në mëngjes kutitë e “ndihmës” dhe në darkë të urdhërojë këshilltarët e majmur që nën petkun e pushtetit dhe verbërisë njerëzore refuzojnë të mblidhen, që në mënyrë legale ndihmat e qytetarëve të Tiranës të dërgohen pranë nevojtarëve. Solidariteti fals i Ramës me oraret qesharake të qëndrimit të kutive në shesh sikur nevojat e shkodranëve të ishin si të punonjësve të bashkisë (ora 8 me 16 të pasdrekes u vendos që kutitë të qëndrojnë te bashkia) u çngjyros tërësisht. Falsiteti i kreut të PS-së është klithës dhe i pacipë pasi tashmë ai përbuzet nga të gjithë pa paragjykim politik e partiak. Edi Rama është njeriu që do të duket sikur mbledh ndihma për nevojtarët në veri të vendit, por në të vërtetë ai dëshmoi dje se ka stisur një ushtri të tërë nëpunësish, një mori punonjësish dhe punonjësesh të shërbimeve të veta sociale, njësitë bashkiake dhe mercenarë nga komuniteti i fansave të tij për të penguar në të gjithë format dhe në të gjitha rrugët, shpresën kombëtare që ajo të mos mbërrijë tek çdo familje në nevojë. Në mes të kësaj pragkatastrofe humanitare, mesazhi i tij është ai i trishtimit pa fund që ka mbërthyer prej kohësh partinë dhe bashkinë e tij. Veçse dëshpërimi i tij i pafund nuk mund të lidhet me fatet e vendit.
14-01-2010 / Gazeta 55
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
VLLEZERIT, MOTRAT, BABALLARET DHE NENAT CAME NE NDIHME TE VLLEZERVE SHKODRANE
PDU, 3 milionë lekë dhe ndihma ushqimore për banorët e komunave të Shkodrës

Imazh

Pas thirrjes të drejtuar nga Këshilli Kombëtar i Partisë Drejtësi dhe Unitet, dhjetëra mbështetës të kësaj partie si edhe sipërmarrës janë solidarizuar me qytetarët e zonave të përmbytura në veriperëndim të vendit. Me qëllim shprehjen praktike të këtij sensibilizimi, Partia Drejtësi dhe Unitet, Klubi i Patriotëve të rinj, si edhe sipërmarrës, mbështetës të kësaj partie kanë udhëtuar ditën e djeshme në Shkodër, ku kanë dorëzuar ndihmën e tyre materiale dhe kanë

shprehur mbështetjen morale ndaj qytetarëve të Shkodrës dhe Lezhës. Delegacioni, i drejtuar nga kryetari i PDU, z. Shpëtim Idrizi u prit nga prefekti i Qarkut Shkodër dhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës. PDU i dorëzoi shtabit të emergjencës një ndihmë prej 30 milionë lekësh të vjetra, një transformator që mund të përdoret në lagjet e Shkodrës ose në fshatrat përreth, si edhe dhjetëra ton ushqime, veshmbathje, ilaçe dhe ushqim për bagëtinë, me vlerë më shumë se 40 mijë eurosh. Gjatë takimit të zhvilluar në shtabin e emergjencave, në emër të PDU, kryetari i kësaj partie, z. Shpëtim Idrizi tha se shqiptarët u janë gjendur gjithnjë afër bashkombasve të tyre në rastet kur ata kanë pasur nevojë. “Katastrofa të këtij lloji që ndodhin një herë në 100 vjet e vërtetojnë këtë fakt me solidarizimin e qindra mijëra qytetarëve me banorët e Shkodrës dhe të Lezhës”, u shpreh ai. Duke folur mbi këtë solidaritet Idrizi vendosi theksin në rrënjët historike të solidaritetit shqiptar. “Cili komunitet tjetër mund të ishte më solidar sot sesa çamët, kur shqiptarët e tjerë, përfshi edhe shkodranët hapën dyert pas atij genocide që u ndodhi dhe i ndihmuan me sa kishin mundësi”, tha Idrizi. Ai u bëri thirrje të gjithë aktorëve që të mbështesin në rimëkëmbjen e zonës, duke mos pritur vetëm nga qeveria, që sipas tij do të arrijë të menaxhojë nevojat e banorëve, por duke kontribuar në mënyrë aktive për popullsinë vendase. Kryetari i këtij shtabi, prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu falënderoi PDU për këtë kontribut. “Solidarizimi i komunitetit tuaj që po shprehni këtu në Shkodër është për t’u falënderuar. Solidarizimi që po tregoni është mjaft i rëndësishëm për rimëkëmbjen e zonës”, u shpreh Cungu, duke informuar të pranishmit mbi masat e marra për rikthimin e jetës në normalitet. Ky solidaritet i bashkohet qindra e qindra ndihmave të ofruara nga qeveria dhe nga biznesi vendas dhe i huaj në ndihmesë të banorëve të zonave të përmbytura, të cilët janë rikthyer thuajse të gjithë nëpër shtëpitë e tyre dhe qeveria nga ana e saj ka filluar vlerësimin e dëmeve materiale, ku kryeministri Berisha ka premtuar përllogaritje serioze dhe tepër transparente për çdo të dëmtuar.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 14 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 30 Tetor 2020, 08:59
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari