Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 14 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
PERMBYTJA NE SHKODER - REAGIMI POLITIK -PATRIOTIK-JANAR 2010
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Edi Rama hesht për përmbytjet
Imazh

Kreu i PS-së akoma nuk ka bërë një deklaratë për situatën e rëndë në vend. Sipas burimeve në PS, ai ndodhet jashtë vendit për pushime

Veriu i vendit po kalon një situatë të vështirë, ku shumë fshatra janë përmbytur dhe qindra familjeve u është dashur të lënë shtëpitë. Ndërkohë që e gjithë vëmendja e opinionit publik dhe e politikës është kthyer nga katastrofa që po rritet çdo ditë, mungon një zë, një zë që nuk duhej të mungonte, zëri i kreut të opozitës. Kryetari i Partisë Socialiste, njëkohësisht kryebashkiak i Tiranës, Edi Rama, është i vetmi politikan që nuk është interesuar për situatën dhe nuk ka shprehur solidaritetin e tij me njerëzit që po përjetojnë këtë traumë pas përmbytjeve që nisën ditët e para të vitit të ri dhe po vazhdojnë ende. Minimumi që mund të pritet prej kreut të opozitës në raste të tilla, është solidariteti i tij, prania e tij fizike pranë këtyre njerëzve ose në pamundësi nëpërmjet mediave, ndërkohë që opozita optimalisht duhet të ofrojë zgjidhjet e veta dhe të hapë një debat për mundësitë e përballimit të situatës dhe transparencën ndaj saj. Pavarësisht deklaratave të deputetëve dhe zëdhënëses së selisë rozë, gjithkush e kupton se PS nuk po artikulohet në këtë situatë, ku qeveria është ngritur në këmbë dhe e ka bërë çështjen e ditës, madje Kryeministri i vendit po flet për një katastrofë të mundshme në rast se reshjet vazhdojnë.

Po ku është Edi Rama? Pse s’po flet ai për një situatë që po zë edicionet e lajmeve për disa ditë me radhe? Përgjigjja që vjen nga selia rozë, është e thatë dhe më shumë pragmatiste, ndodhet jashtë vendit, domethënë është i pamundur fizikisht për të qenë i pranishëm në këtë ngjarje të jashtëzakonshme. I pamundur fizikisht për politikanët që mbajnë detyra të tilla mund të ishte një justifikim nëse ai do të ishte i sëmurë, por burime nga selia rozë nuk e pohojnë këtë. Ndërkohë, burime jozyrtare thonë se ai ndodhet për pushime, duke ndjekur një rit tradicional të pushimeve dimërore, ndërkohë që verën e kaloi në parti pas humbjes së zgjedhjeve dhe përpjekjeve për të riforcuar pozitat në parti. Por nëse Rama është me pushime, siç duket se ka gjasë, do të ishte me vend që t’i ndërpriste ato për të treguar se opozita është aktive, është pranë njerëzve që po viktimizohen nga një fatkeqësi natyrore. Është tashmë një rregull që në raste fatkeqësish krerët e shtetit dhe të opozitës i ndërpresin pushimet, duke dhënë kështu një mesazh që politika është pranë njerëzve. Mund të kujtojmë këtu kryqëzimin që iu bë Fatos Nanos pse nuk ishte fizikisht në Shqipëri në tragjedinë e 9 Janarit.

Dhe pse nuk ka në dorë pushtetin për të reaguar ndaj situatës, PS-ja mund të tregojë se si do të reagonte ajo nëse do të ishte në pushtet. Në rastin më të mirë të hapë një debat për mënyrën se si po reagon qeveria, të japë eksperiencën e saj të qeverisjes së mëparshme, të nxjerrë ekspertët e saj të flasin për mënyrën se si duhen apo s’duhen hapur portat e hidrocentraleve etj. Në mungesë të qenies fizike të kryetarit të saj, PS-ja po bën çdo ditë deklarata që nuk duken afër asnjë prej këtyre opsioneve. Edhe pse deputetët e zonës së Shkodrës dhe të Lezhës kanë vajtur pranë zonave të përmbytura dhe kanë kritikuar dhe qeverinë që atje, zërat e tyre mbeten të mbytur pa praninë fizike të kryetarit të tyre, që është kryetari i opozitë së sotme dhe që në raste të tilla katastrofash natyrore prania fizike e politikanëve që pretendojnë të vijnë në pushtet nesër, shihet si një lloj testimi për aftësinë e tyre të të reaguarit në raste të ngjashme. Ndërkohë që Rama po përgatitet të organizojë turin e tretë të protestave me argumentin “në mbrojtje të demokracisë”, nuk merr iniciativën për të organizuar të paktën një tryezë ekspertësh për çështjen e përmbytjeve. Në mungesë të liderit, nga PS-ja herë vijnë thirrje ndaj banorëve që të largohen nga shtëpitë, herë vijnë akuza ndaj qeverisë që nuk po e menaxhon situatën apo ndaj Ina Ramës që të hetojë ose të largohet. Ndërkohë që kolegu i tij opozitar, Erion Veliaj, bëri dje një deklaratë për shtyp, ku jepte disa opsione për kompensimin e të prekurve nga përmbytja, Rama nuk është shfaqur akoma në TV të flasë për këtë çështje.
07/01/2010
BLERINA GJOKA
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Daragjat, zhduket 23-vjecari
Imazh

Nje 23-vjecar nga fshati Daragjat ne buze te lumit Buna rezulton i zhdukur prej disa oresh.

Familjaret e tij dhe banoret e zones thone per Top Channel se paraditen e sotme ai humbi lidhjet ndersa ndodhej ne nje lunder me motorr me te cilen po transportonte bagetite per t’i nxjerre nga zona e permbytur ku niveli i ujit po rritet ndjeshem.

Heren e fundit 23-vjecari ka komunikuar me telefon duke ju thene te afermve se lundra e tij kishte pesuar defekt.

Familjaret dyshojne se pas defektit lundra e 23-vjecarit do jete rrembyer nga uji i lumit Buna. Me pas eshte lajmeruar edhe policia per te kerkuar personin e zhdukur
07 January, 2010 04:23:00 Korresp. 24-ore.com
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Dyfishohen prurjet ne Fierze nga shkrirja e debores

Imazh

Nga shkarkimi i hidrocentralit ne Fierze


Shkrirja e borës rrit alarmin në liqenin e Fierzës në basenë e të cilës janë ngritur hidrocentalet kryesore në vend. Sipas të dhënave më të fundit nga KESH prurjet në hidrocentralin e Fierzës si rezultat i rritjes së temperaturave, sot janë dyfishuar duke shkuar në 800 metër kub ujë në sekondë nga 400 metër kub ujë në sekondë që ishte një ditë më parë. Kjo ka sjellë shtimin e prurjeve duke bërë alarmante situatën në një prej hidrocentraleve më të mëdha në vend.

Uji i është afruar pikës kritike në liqenin e Firzës duke arritur në 292 metra ose 2 metra larg pikës kritike. Kapaciteti maksimal i liqenit të Fierzës është 296 metra dhe nëse tejkalohet ky nivel atëherë kjo mund të jetë një prag katastrofe e vërtetë. Pa asnjë rrugëdalje KESH ka hapur sërish portat e shkakrimeve në tre HEC-e. Nga Fierza po shkakrohen 400 metra kub ujë në sekondë, nga Vau i Dejës 1200 metra kub ujë në sekondë dhe nga hidrocentrali i Komanit 1000 metra kub ujë në sekondë.
Sipas të dhënave më të fundit në të tre hidrocentralet prodhimi i energjisë elektrike ka arritur kotën maksimale historike ditore mbi 28 milionë kilovat orë por sërish kjo sasi prodhimi nuk mund të sjellë shpresa për ulje të nivelit të liqenin.
Situata në kaskadën e Drinit mbetet alarmante, sepse me këtë nivel prurjesh edhe pse hidrocentralet punojnë me gjithë fuqinë e tyre, niveli i Fierzës po vazhdon të rritet.
06 January, 2010 10:19:00 Korresp. 24-ore.com

Perkeqesohet situata ne kaskadene Drinit

Situata ne Kaskaden e Drinit po perkeqesohet. Sipas te dhenave me te fundit te Komitetit nderministror te Emergjences, sot prurjet ne Kaskaden e Drinit jane jane dyfishuar krahasuar me nje dite me pare duke arritur ne 1650 meter kub uje ne sekonde.

Sasia e ujit qe po derdhet nga te tre hidrocentralet eshte rritur ndjeshem krahasuar me nje dite me pare, cka po sjell te tjera permbytje ne zonen e Nenshkodres. Sipas te dhenave, aktualisht ne Fierze po shkarkohet 500 meter kub uje ne sekonde, nga 400 qe eshte shkarkuar nje dite me pare, ne Koman, derdhjet e ujit jane rritur ne 1700 meter kub uje ne sekonde, ndersa ne Vaun e Dejes 1400 meter kub ne sekonde.

Fierza vazhdon te punoje me kapacitet maksimal. Por pavaresisht prodhimit maksimal dhe shkarkimeve mjaft te larta, prurjet e medha bejne qe niveli i ujit ne liqenin e hidrocentralit te rritet mesatarisht me 5 centimer ne ore duke parlajmeruar perkeqesimin me tej te situates.
07 January, 2010 04:21:00 Korresp. 24-ore.com
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Shkodër, rritet niveli i ujit, policia bllokon hyrjen në Dajc

Pamje te sotme nga permbytja

Përkeqësohet situata në zonat e përmbytura të Shkodrës. Shkarkimet nga hidrocentralet kanë fryrë ndjeshëm nivelin e ujit duke bllokuar rrugën që të con në komunën Dajc.
Korrespondentja e News24 raporton nga Shkodra se policia ka ngritur një postbllok në hyrje të komunës Dajc duke mos lejuar hyrjen e banorëve në banesat e tyre.
Drejtori i Policisë së qarkut Shkodër ,Vullnet Topalli thekson se masat janë marrë për të shmangur rrezikun që u kanoset banorëve , ndërsa bën të ditur se është rritur numri i evakuimeve.
Policia po mundohet të bindë, madje edhe të deytrojë banorët të lënë banesat e tyre.
Mësohet se transportimi po bëhet me mjetet e policisë nga komuna Dajc drejt Shkodrës, qoftë pranë familjarëve të tyre apo në Hotel Turizi që është në dispozicion të plotë për të akomoduar të prekurit nga përmbytjet.
06 January, 2010 10:16:00 Korresp. 24-ore.com
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Berisha: Te behet evakuimi ne Dajc, Bushat e Ane e Malit

Imazh

Kryeministri Sali Berisha kerkoi nga banoret e komunes se Dajcit, Bushatit dhe Ana e Malit qe te lene shtepite e tyre dhe te evakuohen ne nje zone me te sigurte.
Shefi i qeverise, ne nje konference per shtyp, theksoi se ne situaten e krijuar kur prurjet jane dyfishuar e kur reshjet duket se do te vijojne, nuk ka gje me te cmuar se jeta e qytetareve, nderkohe shtoi se shkarkimet do te jene me intensive.

Duke premtuar demshperblim per banoret e prekur, deri ne qindarken e fundit, Berisha theksoi se jemi ne 'buze te gjendjes se jashtezakonshme'.

"Nuk mund te shmangen derdhjet, shkarkimet e liqeneve; autoriteti i mbikeqyrjes se digave eshte i detyruar te zbatoje me perpikmeri rregulloren dhe aty vepron ne menyre teresisht te bazuar ne rregulloren dhe menaxhimin e digave", theksoi Berisha.

Shefi i qeverise beri te ditur se per situaten e krijuar eshte njoftuar NATO, nderkohe Italia ka sjelle ekspertin per digat e Austria, Kosova, Maqedonia jane te gatshme per ndihme.

"Nuk ka vend per panik sepse kete situate do ta kalojme. Sot eshte momenti per te mencuri ne perballimin e gjendjes", theksoi Berisha.

Shefi i qeverise ka mbrojtur edhe veprimet e KESH, duke theksuar se Korporata ka zbatuar per perpikmeri ate qe shkruhet ne rregulloren e vitit 1998.
07 January, 2010 04:28:00 Korresp. 24-ore.com
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kryeministri Berisha takohet në Shkodër me Komitetin Ndërministror të Emergjencës Civile
Imazh

- Kryeministri u shpreh se duhet të identifikohen familjet që kanë strehuar banorët e zonave të përmbytura dhe të shpërndahen për ta ushqime e gjithçka kanë nevojë, me shumë mirënjohje për gjestin e tyre.

Kryeministri Berisha gjatë vizitës sot në Shkodër, zhvilloi një takim me Komitetin Ndërministror të Emergjencës Civile. Të pranishëm ishin edhe Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli dhe Drejtori i KESH-it Muharrem Stojku.

Në këtë takim, Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha, i cili është njëkohësisht edhe Kryetar i Komitetit Ndërministror të Emergjencës Civile, e njohu Kryeministrin me situatën aktuale dhe masat e marra. Gjithashtu, edhe Prefekti i Shkodrës Maxhid Cungu bëri një paraqitje të situatës dhe veprimeve të ndërmarra nga strukturat përkatëse për situatën. Ai bëri të ditur se në dispozicion të banorëve të ndodhur në zonat e përmbytura janë vënë numra telefoni, ku ata mund të kontaktojnë jo vetëm në rastet emergjente, por edhe në çdo moment kur atyre u nevojitet ndihmë. Po ashtu, ai tha se është ngritur një grup pune që menaxhon dhe verifikon shpërndarjen e ndihmave për banorët në nevojë dhe familjet që kanë strehuar këta banorë.

Kryeministri Berisha falënderoi të gjithë banorët e zonave të përmbytura për bashkëpunimin e madh e të çmuar që kanë treguar gjatë gjithë kësaj periudhe, për përballimin e pasojave të përmbytjes, për gjakftohtësinë dhe guximin me të cilin ata trajtuan problemin, duke ftuar sërish ata që ende nuk janë evakuuar që ta bëjnë këtë sa më parë.

Kryeministri Berisha theksoi se është shumë e rëndësishme që të gjenden mundësitë që të rikthehet në funksionim rruga e Dajçit, si një mënyrë më e shpejtë dhe e mirë për të siguruar evakuimin e banorëve që kanë mbetur. Është e domosdoshme që të funksionojnë komisionet në çdo komunë, ashtu siç edhe po funksionojnë, por duhet të zgjerohen me njerëz, tha Kryeministri.

Kryeministri Berisha u shpreh se situata është tërësisht në kontroll. “Nuk them se situata nuk është e vështirë, pa diskutim që është situatë serioze, por është e tëra në kontroll në territoret e përmbytura. Digat, portat e gjithçka janë në kontroll të plotë dhe ato funksionojnë shumë shumë mirë”, theksoi kryeministri.

Kryeministri Berisha theksoi edhe rëndësinë e menaxhimit të ndihmave për banorët në këto zona, duke nënvizuar se duhen identifikuar edhe familjet që kanë strehuar banorët e përmbytur dhe të ndihmohen edhe ata me çdo gjë që kanë nevojë. “Autoritetet e rezervave të shtetit dhe të ndihmës, duhet të identifikojnë familjet që kanë strehuar banorët dhe të shpërndajnë për ta ushqime e gjithçka kanë nevojë, me shumë mirënjohje për gjestin e tyre””, vijoi Kryeministri.

Në fjalën e tij në këtë takim, Kryeministri u shpreh:

“Së pari, dua të përshëndes të gjithë banorët e zonave të përmbytura dhe t’i falënderoj për bashkëpunimin e madh e të çmuar që kanë treguar gjatë gjithë kësaj periudhe, për përballimin e pasojave të përmbytjes, për gjakftohtësinë dhe guximin me të cilin ata trajtuan problemin. Sërish i ftoj ata që të evakuohen një minutë e më parë. Kjo është kërkesa ime si Kryeministër, si qeveri. Por ata duhet ta dinë se sot kjo është kërkesa e çdo shqiptari. Sot, mendjet dhe zemrat e shqiptarëve janë të fokusuar tek këto familje të përmbytura. Ka një rëndësi të jashtëzakonshme që popullata, i madh e i vogël, të evakuohen. Unë insistoj sërish, sepse nivelet e ujit janë rritur dhe po rriten dhe në momente të caktuara, siç është faktuar, as fuqitë më të mëdha të botës, në situata të tilla, nuk kanë qenë të zonjat të përballen me sukses. Ndaj edhe ne duhet të përballemi me sukses, duke u tërhequr, duke u evakuuar në kohën më të parë të mundshme. Këtu duhet të jetë përqendrimi ynë total. Procesi ka ecur në bazën e mirëkuptimit dhe mbi bazën e realizimit dhe kështu duhet të ecë. Ne nuk duam të detyrohemi të largojmë njerëz me forcë nga shtëpitë e tyre, por për të shpëtuar jetën e tyre, edhe mund të detyrohemi. Ndaj kjo ka një rëndësi shumë të madhe.

Komiteti Ndërministror i Emergjencës, autoritet qeveritare vendore, komiteti i prefekturës, duhet të kenë një përqendrim të plotë e total në evakuimin e banorëve të të gjitha këtyre zonave.

Në 3-4 ditë, është katërfishuar sipërfaqja e përmbytur. Kanë qenë mbi 2 ha sipërfaqe dhe sot kemi 10 500 ha sipërfaqe të përmbytur.

Ka rëndësi shumë të madhe në qoftë se arrijmë ta rikthejmë edhe njëherë në funksionim rrugën e Dajçit dhe zvogëlimi i shkarkimit që u bë sot, është bërë me këtë qëllim. Por, nga ana tjetër, edhe ju, së bashku me ekspertë të ujërave, duhet të shqyrtoni nëse ka ndonjë mundësi që të mund ta mbrojmë më mirë këtë rrugë. Ajo rrugë është shumë e rëndësishme. Kemi në dispozicion varka dhe mund të marrim edhe të tjera, por nuk duhet të harrojmë se ndryshimi mes varkës e makinës është shumë i madh, si në manovrim, në shpejtësinë e punës e në të gjitha aspektet. Kështu që duhet të përpiqemi të rikthejmë edhe njëherë rrugën për të evakuuar ata që kanë mbetur dhe të përqendrohemi në të gjitha zonat. Është e domosdoshme që të funksionojnë komisionet në çdo komunë, ashtu siç edhe po funksionojnë, por duhet të zgjerohen me njerëz.

Kemi edhe një problem të dytë. Ne vërtetë kemi hapur dhe vënë në dispozicion kapacitete të mëdha për t’i pritur banorët e evakuuar, por bujaria shqiptare, bujaria shkodrane, është e tillë që ka bërë që këta njerëz, ata i kanë strehuar në shtëpitë e tyre. Autoritetet e rezervave të shtetit dhe të ndihmës duhet të identifikojnë këto familje që kanë strehuar njerëz dhe të shpërndajnë për ta ushqime, me shumë mirënjohje, për gjestin e tyre. Ne duhet të dërgojmë me shpejtësi në çdo familje pritëse ushqime, veshje e çfarë ata kanë nevojë. Nuk duhet të mbetet asnjë familje e vetme pritëse, qoftë edhe në shenjë vlerësimi ndaj gjestit të saj, pa u ndihmuar, me ushqime, ujë, veshje e gjithçka që ata kanë nevojë.

Situata është tërësisht në kontroll. Nuk them se situata nuk është e vështirë, pa diskutim që është situatë serioze, por është e tëra në kontroll në territoret e përmbytura. Digat, portat e gjithçka janë në kontroll të plotë dhe ato funksionojnë shumë shumë mirë. Ndaj aktet e djeshme, aq të turpshme, njerëz, të cilët përhapnin panik në qytet, unë kërkoj nga organet kompetente që t’i gjejnë, t’i identifikojnë dhe le të marrin një ndëshkim shembullor.

Kjo qeveri punon në transparencë absolute. Këtu janë edhe mediat dhe them para tyre që të gjitha instancat kanë porosi që të paraqesin me vërtetësi maksimale çdo gjë dhe nuk do të mbeteshin të tjerëve që të kujdeseshin për Shkodrën, por do të ishim ne të parët që do të kujdeseshim. Në mënyrë absolute nuk ka asnjë motiv për këtë. Gjithçka në kaskadë është në kontroll të plotë dhe funksionon pa asnjë lloj defekti. Gjithçka në kaskadë funksionon sipas përcaktimeve të projekteve. Gjithë manovrimi, gjithë menaxhimi, po bëhet në përputhje të plotë me rregullat e funksionimit të kaskadës dhe në interes gjithëkombëtar. Komani ka zbritur në nivelin 172 metra dhe do të zbresë edhe më shumë, ndoshta do të zbresë në 170 metra. Ndaj nuk ka asnjë rrezik për qytetin, rreziku është zero. Këto ujëra kanë hyrë të Bahçallëk, por e vërteta është se kjo lagje, edhe pa këtë situatë, ka pasur gjithnjë probleme në këtë kohë. Në këtë aspekt, është shumë e rëndësishme dhe ne duhet të shohim mundësinë e një ndërhyrjeje në lumin Bunë. Ndaj duhet të bëhen studime dhe të përcaktohet thellësia, për të parë nëse vërtet ka probleme diznivelesh në thellësi dhe në qoftë se faktohet se ka derdhje diku, për shkak të grumbullimeve të prurjeve, atëherë ne do të përgatitemi të ndërhyjmë, sepse kjo do të na lehtësojë edhe evakuimin e këtyre milionë metër kub ujë që janë në këto 10 mijë ha të përmbytur. I kam kërkuar ministrit të Jashtëm që të lidhet edhe me Malin e Zi dhe po të jetë nevoja edhe me Kroacinë dhe të marrim ndihmë, por, në qoftë se provohet që kjo ndërhyrje është e vlefshme. Unë nuk besoj se studimi është i vështirë. Duhet të bëjmë një studim ushtarak, të thirren mjetet dhe të bëhet një ndërhyrje për të lehtësuar shkarkimin e ujërave. Kjo do të jetë pozitive. Le të përgatitemi me çdo gjë për të lehtësuar situatën.

Helikopterët e ushtrisë janë në dispozicion dhe i ftoj autoritete vendore që t’i kërkojnë kur ju duhen dhe gjykojnë se në ndonjë zonë të caktuar nuk ka ndonjë mundësi tjetër evakuimi përveçse me helikopterë. Është shumë pozitive që edhe vendet mike na kanë ofruar ndihmë me dhënien e barkave. Ato na duhen dhe duhet të jenë ngado. Mbrojtja Civile Italiane është e gatshme për ndihmë. Këtu është këshilltari kryesor i Kryeministrit Berluskoni për energjetikën, është njëkohësisht Kryetari i Komitetit të Digave në Itali. Ai ka ardhur i autorizuar nga Kryeministri Berluskoni për të parë të gjithë problematikën dhe natyrisht, për të parë edhe gjithë nevojat. Prandaj, për çfarë të kemi nevojë, pala italiane është e gatshme të vihet në dispozicion e të na ndihmojë. Është një zgjedhje e mirë që Komiteti Ndërministror qëndron në Shkodër. Duhet të garantoni komunikimin me çdo kusht, me çdo lagje, çdo shtëpi nëse bëhet e mundur, duke siguruar mundësi apo numra kontakti me ta.

Është shumë e rëndësishme prezenca e forcave të ushtrisë në këtë ndihmë. Ata kanë përballuar një punë të jashtëzakonshme dhe unë dua t’i përgëzoj dhe t’i falënderoj, se kanë qenë në lartësinë e detyrës. Po kështu, edhe këshillat dhe kryetarët e komunave, kryepleqtë, të cilët e kanë bërë natën ditë.

Krahas çështjes së evakuimit, kam merak shpërndarjen e ndihmave. Duhet që ndihmat të shpërndahen edhe në ato familje, ku kanë shkuar këta banorë. Familjeve, të cilat kanë marrë njerëz në shtëpitë e tyre, mund t’u merret numri i telefonit dhe të kontaktohen. Peshkatarët, të cilët janë vënë në dispozicion këto ditë, le të punojnë kundrejt një pagese, sepse edhe ata kanë familje. Nga ana tjetër, ata kanë eksperiencën më të madhe me ujërat dhe mund të ndihmojnë”.
Marre nga Njoftimet e Kryeministrit S.Berisha
08/01/2010
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Deputetët e PS në Shkodër: Ky është një 'Gërdec' nën ujë


Imazh
PS njoftoi se deputetët socialistë Namik Dokle, Xhemal Qefalia, Tom Doshi, Gjovalin Kadeli dhe Skënder Hasa, kanë qenë të shtunën gjatë gjithë ditës në disa komuna të përmbytura në qarkun e Shkodrës. Deputetët socialistë kanë qënë në disa fshatra të komunës së Bushatit, të Velipojës dhe në fshatin Mali i Jushit.

Ata janë takuar me banorë të këtyre zonave, dhe kanë dëgjuar prej tyre shqetësimin për ndarjen më të mirë të ndihmave. Në komunën Velipojë ishte e pamundur të hyje nga rruga e re, dhe deputetët kanë përshkruar rrugën e vjetër për të shkuar në këtë komunë pa mundur të hyjnë tërësisht në thellësi të saj pasi edhe ura për të shkuar atje ishte e bllokuar nga uji.

Për mediat është prononcuar deputeti Namik Dokle:

"Çdo ditë do jemi këtu për t'ju gjendur pranë këtyre banorëve, për të shprehur në vazhdimësi solidaritetin e Partisë Socialiste të grupit të saj parlamentar me të gjitha banorët që u janë përmbytur shtëpitë dhe gjithshka. Për të kontribuar edhe në përballimin e kësaj situate, Partia Socialiste dhe strukturat e saj në gjithë Shqipërinë tashmë po kontaktojnë me njerëzit për të rritur frymën e solidaritetit, për të mbledhur ndihma monetare apo materiale në ndihmë të familjeve të përmbytura, sepse siç shikojmë edhe nga vetë situata që është këtu është një situatë dhe një gjendje mjaft e rëndë mjaft alarmuese. Njëkohësisht prej këtu, nga kjo zonë e përmbytur në mënyrë kaq dramatike ne i bëjmë thirrje qeverisë që të menaxhojë situatën sepse po të shikosh stallat e mbytura, shtëpitë e mbytura, fshatarë të cilët nuk kanë ndonjë rrugëdalje, kjo duket si një "Gërdec" i mbuluar me ujë.

Qeveria duhet të marrë disa masa. Unë do të thosha duhen të marrë masa afatshkurtra, emergjente. Më pas masat me afatmesme dhe ato afatgjata.

Masat emergjente janë që së pari të shpëtojë çdo jetë njeriu dhe të mos rrezikohet asnjë jetë njeriu. Së dyti familjet të kenë shtetin afër, të kenë solidaritetin e të gjithë shoqërisë shqiptare afër, sepse kanë nevojë për bukë, kanë nevojë për rroba, kanë nevojë për ushqim për bagëtitë dhe për shumë e shumë gjëra të tjera, të cilat këtu nuk mund t'i përballojnë nëqoftëse nuk do të ndihmohen nga e gjithë shoqëria dhe në radhë të parë nga qeveria. Në këtë kontekst do të thosha që qeveria urgjentisht duhet të miratojë një fond paraprak pa pritur llogaritjet e dëmeve. Llogaritja e dëmit do të bëhet më vonë, por një fond paraprak që familjet e përmbytura të kenë mundësi financiare për të përballuar vështirësitë e ditës. Më pas momenti i llogaritjeve të dëmeve të mëdha për të bërë dëmshpërblimin deri në qindarkën e fundit të humbjeve që kanë pësuar banorët e këtyre zonave."

Më poshtë dy dëshmi të banorëve dhënë deputetëve të PS në fshatin Mali i Jushit:

Banorë: "Ka njerëz në shtëpi, si nuk ka ka. Ka edhe pleq, të moshuar, të sëmurë. Mbrëmë e kanë çuar një të sëmurë me makinën e ushtrisë. Bagëtia janë nën ujë, i kemi nxjerr në mal. Gjithçka na ka shkuar dëm, me bereqet, me çfarë kemi në shtëpi. Kot sa jetojmë këtu, më mirë me marrë çantat pas krahut dhe me ik nga ky vend, nuk ke pse të rrimë më këtu. As drita, as kurrgjë s'ka. Transformatori është në ujë, duhet më ik që këtu sa më parë. Pa drita, pa ujë, pa kurrgjë."

Një tjetër banor: "Bazën ushqimore e kam nën ujë. Uji është duke u rrit, ai thotë është duke u ul. Nga mbrëmë e deri sot, 3 metra është rrit. Çdo gjë ka shkuar dëm. Me divane me kolltukë. Kam mbjellë grurë edhe ai ka shkuar dëm. Ai thotë po bëj këtë, po bëj atë kur vjen fundi janë premtime kot."

******
Thirrjen për të mbështetur banorët e zonave të përmbytura në emër të Partisë Socialiste e ka rishprehur sot deputetja Englantina Gjermeni, e cila ripërsëriti faktin se kushdo me një kontribut të vogël e modest mund të bëjë shumë në këtë katastofë. Gjermeni në komunikimin publik tha se pasi të mbarojë faza emergjente, kur banorët e evakuuar të kthehen në banesat e dëmtuar do të jetë dhe nevoja me e madhe për ndihmën e gjithsecilit prej nesh.

Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i PS-së, Edi Rama kanë shkuar dje njëkohësisht dje në Shkodër, por kanë shmangur përmballjen në qytet.
Ndërsa Berisha bëri intenerarin Tiranë-qytet i Shkodrës-Bushat, Rama u ndal fillimisht në zonat e përmbytura në Nënshkodrës dhe më pas hyri në qytet kur Berisha ishte në të dalë.
Rama tha se "e gjitha kjo nuk erdhi si pasojë e kapricove të motit por nga keqmanaxhimi i situaës dhe nga korrupsioni i qeverisë. Ai tha se kemi prova të mjaftueshme për të këtë dhe ftoj prokurorinë të hetojë.
I pyetur për parashikimin që i bën ai kësaj situate, u shpreh se "unë nuk dua të përhap panik tek këta banorë që janë në pikë të hallit. Unë bashkë me socialistët në gjithë vendin do të hapim një rrjet ndihmash për t'ua sjellë këtyrë banorëve".
ANILA DUSHI | 09/01/2010 |
shekulli.com.al
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Imazh
Permbytjet ne shifra, 10.000 ha toke, 2.405 shtepi...


Permbytjet ne shifra, 10.000 ha toke, 2.405 shtepi...
Ne ultesiren e Nenshkodres dhe lagjet periferike te qytetit, prane liqenit, vazhdon situata dramatike. (UPDATE)

Nga mengjesi ne mesdite rezultojne te jene permbytur edhe 200 shtepi me shume.

Te dhenat e fundit te Ministrise se Brendshme deri ne mesdite, tregojne se ka filluar evakuimi edhe ne lagjet e qytetit, per shkak te rritjes se vazhdueshme te nivelit te liqenit dhe permbytjes se shtepive edhe ne qytet.

Niveli i lumit Bune eshte 9 metra e 11 centimetra, vetem 14 centimetra nga niveli kritik, pas te cilit edhe Buna nis permbytjet ne hyrje te qytetit te Shkodres.

Ministria e Brendshme njofton se eshte bere evakuimi i 200 personave nga lagjja Livade e qytetit. Gjithashtu vazhdojne evakuimet edhe nga fshatrat e tjere te permbytur tashme prej disa ditesh, nderkohe qe rruga qe lidh qyteti me pjesen tjeter te vendit eshte bere e kalueshme.

Ndersa ka filluar edhe dergimi i ndihmave nga kompani te ndryshme private dhe rezervat e shtetit te cilat po magazinohet ne depot e ushtrise ne Gjader te Lezhes si dhe ne ish-uzinen e telave ne Shkoder.

Paralelisht, sipas Shtabit te Emergjences, po behet edhe planifikimi per shperndarjen e ndihmave ne komunen e Dajcit, e cila eshte edhe komuna me e madhe dhe me e prekur.

Vetem ne kete komune jane permbytur 2 mije hektare toke dhe mbi 1187 shtepi. Forcat e Armatosura qe jane vene ne dispozicion te zones se permbytur jane shtuar nga 611 ne 839. Ne total ne ultesiren e Shkodres, rezultojne te jene permbytur 10 mije hektare toke, 2.405 shtepi si dhe jane evakuuar 4 mije e 177 persona.
top-channel.tv
09/01/2010 15:00
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
“Digat mbi Drin kanë siguri absolute që në projektim, ato mund të përballojnë 4-5 fishin e prurjeve aktuale”

Imazh


“Digat mbi Drin kanë siguri absolute që në projektim, ato mund të përballojnë 4-5 fishin e prurjeve aktuale”

Flet për “Zërin e Amerikës”, inxhinieri i njohur Egon Gjadri një nga projektuesit kryesorë të hidrocentraleve të Shqipërisë

Një nga projektuesit kryesorë të hidrocentraleve të Shqipërisë, inxhinieri i njohur Egon Gjadri thotë se siguria e tre hidrocentraleve mbi lumin Drin është absolute. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, zoti Gjadri, i cili për shumë vite ishte drejtues i Institutit të Projektimeve, pohon se diga e hidrocentralit të Fierzës mund të përballojë pesëfishin e ujërave që po mblidhen aktualisht në atë liqen. Projektues i disa dhjetëra veprave energjetike, ai theksoi se tërësia ujore e Shkodrës duhet ristudiuar, dhe institucionet shkencore të kësaj fushe duhen riorganizuar.

Profesor Gjadri! Këto ditët e fundit të përmbytjeve në veriperëndim të Shqipërisë, krahas shqetësimit të madh për shpërnguljen e mijëra banorëve , po zhvillohen debate të shumta edhe mbi sigurinë e veprave hidro-energjetike mbi lumin Drin. Çfarë mund të na thoni ju mbi këtë çështje shqetësuese për opinionin publik, si njëri nga projektuesit kryesorë të hidrocentraleve të vendit?
Veprat janë të siguruara për kalimin e një plote me përsëritje një herë në dhjetëmijë vjet, pra për një prurje shumë të rrallë. Kjo është me një probabilitet përsëritje një herë në dhjetë mijë vjet. Në Fierzë kjo plotë është 9 mijë e 600 metra kub ujë në sekondë. Duke qenë kuota e kurorës së digës në 312 metra në Fierzë, aktualisht sasia e ujit atje është 292 metra lartësi, atëherë niveli i liqenit në Fierzë është rreth 20 metra më poshtë se kuota e kurorës së digës. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë.

Pra, projekti ka tolerancat me plus-minuset e veta. A mund të manovrohet edhe në lartësi mbi 290 metra?
Edhe nëse vjen kjo plotë e madhe që thamë 9 mijë e 600 metra kub ujë në sekondë niveli i ujit në liqen mbërrin rreth kuotës 300 metra. Nga 290 metra shkon në kuotën 300 metra. Por ngelet gjithmonë 12 metra poshtë kreut të digës. Nga ana tjetër projekti ka parashikuar edhe një rast rezervë. Qysh atëherë e kemi në pjesën e parë të rregullores në përshkrimin e veprave që, në rast se për një arsye ose për një tjetër bllokohet tuneli numër 3 në kuotën 222 metra, që ka një portë 7 metra me 7, atëherë plota e madhe e supozuar 9 mijë e 600 metra kub në sekondë kalon vetëm me tunelin numër 4, që shkarkon edhe aktualisht maksimum 1 mijë metër kub, me 4 turbinat në punë që janë 500 metra kub me nivel uji maksimum 306,5 metra.

Profesor! Po thoni që edhe nëse porta numër 3 nuk do të funksionojë, projekti ka parashikuar shkarkimin deri në 306 metra?
Po, po, është parashikuar në projekt. Kjo është një llogaritje maksimale, nëse vjen plota 10 mijë vjeçare me 9 mijë e 600 metra kub, dhe jo më pastaj këto plota me 1 mijë e 500 metra 2 mijë metra kub në sekondë që janë aktualisht. Këto janë parashikuar në projekt dhe janë zbatuar me ndërtim në terren.

Sapo hyri viti i ri befas koinciduan disa plota të njëpasnjëshme. Si do t’i vlerësoni kolegët tuaj më të rinj që menaxhojnë tani KESH-in, që hapin dhe mbyllin portat, ose koordinojnë prodhimin me shkarkimet?
Punonjësit e KESH-it kanë një përvojë mjaft të gjatë. Dhe kjo përvojë është transmetuar nga brezi në brez. Rregulloret janë të sakta dhe nuk kanë pse të ndryshohen, sepse as në natyrë dhe as në hidrocentral nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe. Rregullorja duhet të zbatohet me elasticitet duke gjykuar rast pas rasti në mënyrë që edhe ana energjike të plotësohet në maksimum, pra të prodhohet sa më shumë, por pa cenuar sigurinë e veprave.

Çfarë do të rekomandonit për tërësinë ujore të zonës së Shkodrës?
Tërësia ujore e Shkodrës, ndoshta me introduktimin e hidrocentralit të Bushatit, ka nevojë për një studim më të gjerë. Duhet përfshirë edhe pjesa poshtë e Lezhës, përveç argjinaturave dhe kullimeve, stacioneve të pompimit, dhe shumë punime janë bërë atje. Duhet përfshirë edhe ajo ardhja e jashtëzakonshme të e ujit të detit për herë të parë, se ndoshta ka të bëjë me ndryshimin e klimës, nevojitet pra, një kuadër më i gjerë studimi i asaj zone.

Ju lutem, në fund, cilat janë disa rekomandime tuaja lidhur me mirëmenaxhimin e sistemit hidroenergjetik të Shqipërisë dhe funksionimin e institucioneve shkencore të kësaj fushe, të cilat gjatë tranzicionit janë trazuar dhe janë zvogëluar shumë?
Është e nevojshme ekzistenca e një instituti të vogël , apo e një bërthame shkencore, jo projektuese por së paku studimore teknike. Duhet kjo për të pasur një pikë referimi të gjithë; qeveria, KESH-i për diçka madhore që mund të ndërmerret. Këtu mund të ishin grumbulluar një pjesë e njerëzve që jetojnë ende, apo që janë shpërndarë në punë të ndryshme. Kjo qendër duhet për të bërë vlerësime mbi gjendjen dhe projektet në perspektivë, dhe kjo nuk i kushton shtetit shumë sesa do t’i jetë shtetit kjo.
... 09-01-2010 / Gazeta 55
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 14 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 27 Tetor 2020, 12:08
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari