Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Edi Rama tradhëtar i kombit Shqiptar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Edi Rama tradhëtar i kombit Shqiptar, Posted 07 Janar 2010, 02:26
DINAJT DHE NACIONALISTËT ÇAMË PARA SFIDAVE TË LUFTËS
SË DYTË BOTËRORE


Çështja çame ose çështja e pakicës shqiptare në Greqi lindi pas vendimit
të Konferencës së Londrës të vitit 1913, e cila ia aneksoi këtë trevë Greqisë. Që
nga ajo kohë filloi dhe ka vazhduar një politikë sistematike e shtetit grek dhe e
forcave ultranacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve.
Në vitin 1913 u masakruan në përroin e Selamit (Paramithi) 72 krerë të
Çamërisë si dhe qindra të tjerë nga kapiteni famëkeq Deli Janaqi1. Në fund të
Luftës I Botërore u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame2 me
anë të reformës agrare dhe me anë të organizimit të çetave terroriste në territorin
e Çamërisë.
Përpjekjet e dhunshme të vitit 1923 për ta shpërngulur me forcë
popullsinë çame në Turqi, shënojnë një kulm të paparë në politikën shoviniste
greke ndaj pakicës etnike shqiptare në Greqi. Fshatrat me emra shqiptare
Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika u emërtuan me emra grekë, përkatësisht
Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika.
Dy muaj para luftës italo-greke, të vitit 1940 qeveria fashiste e Metaksait
burgosi në ishujt e Egjeut të gjithë meshkujt çamë nga mosha 16 deri 70 vjeç.
Midis tyre pati 350 viktima të masakruara si dhe 400 të vdekur nga torturat dhe
uria gjatë internimit3. Këto veprime qeveria greke i mori sepse e paragjykonte
popullsinë çame si bashkëpunëtore të pushtuesve italianë. “Qeveria e vendosi
elementin shqiptar mysliman haptazi në kampin e armikut”4.
1 Memorandum i Komitetit Antifashist të emigrantëve çamë dërguar Asamblesë së OKB, “Zëri i
Çamërisë”, 8 tetor 1946.
2 Po aty.
3 Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (më tej: AMPJ), viti 1944, dosja 42 (B VII-3). Një kronikë e
politikës greke në Çamëri.
4 Jani Sharra, Istoria tis periohis Igumenicas (1500-1950), Athinë, 1985, f.615.
2
Rekrutët çamë si shtetas grekë, të rekrutuar në vitet 1939, 1940 u vunë në
punë të rëndomta, duke hapur rrugë e duke thyer gurë. Edhe pse ishin
shprehur të gatshëm të luftonin armikun e përbashkët, në vend të armëve, u
dhanë kazma e lopata, duke mos iu besuar. Ata nuk u trajtuan si bashkëluftëtarë,
por si robër lufte. Madje, kapiteni i xhandarmërisë së Filatit, Stavridhis, duke
kërcënuar deklaronte publikisht: “Ju myslimanët e Çamërisë, pritni që të vijë
këtu Italia dhe Shqipëria. Ju lajmëroj se ajo ditë nuk do të vijë kurrë, por edhe
sikur të vijë, na grekët jemi 7,5 milion dhe nuk do të lemë të gjallë asnjë çam.
Na do t’ju therim të gjithëve”5.
Duke marrë parasysh gjendjen diskriminuese të shqiptarëve të Çamërisë,
italianët i llogarisnin çamët si një faktor mbështetjeje për veprimet luftarake
kundër Greqisë. Për këtë qëllim ata kishin hartuar listën e personave tek të cilët
do të mbështeteshin në fillim të pushtimit. Në këtë listë bënin pjesë kryetarët e
rreth 20 qendrave të Çamërisë, familje me tradita të vjetra qeverisëse në
Çamëri. Midis tyre dhe familjet Sejko dhe Demi, si kryetar të krahinës prej më se
tre shekujsh6.
Italia, nëpërmjet ministrit të Jashtëm, G. Çiano, në gusht të vitit 1940,
akuzonte Greqinë se “ka diskriminuar në mënyrë tepër të rëndë shqiptarët në
favor të grekëve dhe këtë e ka bërë në të gjitha fushat e veprimtarisë, që nga ajo
e lirisë personale e në atë ekonomike deri në atë të mësimit të gjuhës..... i ka
larguar shqiptarët në rajone larg qendrave të mëdha, duke i mbajtur në kushte
primitive”7.
Megjithatë pas shpërthimit të luftës, autoritetet greke shfrytëzuan situatën
për largimin e të gjitha grave dhe të fëmijëve që kishin mbetur në Çamëri, me
qëllim që kur të hynin ushtritë pushtuese të mos gjenin këmbë shqiptari8.
5 Arkivi Qendror i Shtetit (më tej: AQSH), Fondi 161, V.1940, d. 1201, fl. 16.
6 Po aty, fl. 59.
7 Documenti Diplomatici Italiani (DDI), Nona Serie, V.5, dok. 429, agosto 1940.
8 MPJ, viti 1944, dos. 42 (B-VII-3). Një kronikë e politikës greke në Çamëri.
3
Pavarësisht nga ky qëndrim i Greqisë ndaj çamëve, të cilët kishin vuajtur
shumë, popullsia çame, përgjithësisht, mbajti qëndrim asnjanës ndaj palëve në
konflikt. “Edhe kur italianët pushtuan Gumenicën - shkruan J. Sharra – rrallë
ndonjë çam u bashkua me ta”9.
Edhe pas pushtimit të Greqisë nga Gjermania, kur çamët u kthyen nga
internimi, nuk pati qëndrim hakmarrës ndaj shkaktarëve të vuajtjeve të tyre. Ata u
ngritën mbi pasionet shoviniste, duke ofruar rrugën e bashkëpunimit me grekët.
U organizuan dhe mbledhje të gjera në Koskë dhe në Spatar, ku njerëz me
ndikim në krahinë si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhafer Çapuli, Jasin
Sadiku e shumë të tjerë punuan me përkushtim, për të krijuar mirëkuptim midis
shqiptarëve dhe grekëve. Madje, fshatrat shqiptare të Varfanjit dhe të Salicës
dërguan përfaqësuesit e tyre në fshatrat e krishtera, burrat e të cilëve ishin
larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar se nuk do t’u ndodhte asgjë e
keqe.
Këtë gatishmëri të shqiptarëve çamë për bashkëpunim, studiuesit e kanë
vlerësuar si një virtyt të tyre. “Sikur shqiptarët çamë të ishin kriminelë – ka
vënë në dukje Niko Zhangu – do të zhdukeshin të gjitha fshatrat e krishtera të
Tesprotisë rreth fshatrave shqiptaro-çame”10.
Për qarqet shoviniste greke nuk ishte i pranueshëm mirëkuptimi dhe
bashkëveprimi midis bashkësive shqiptare e greke. Ata nxisnin përçarjen, duke
vrarë çamët me influencë si Tefik Qemali, Jahja Kasemin, Jasin Sadiku etj. Vrasja
e çamëve nga çeta e Koçnikollës bëri që ngjarjet të merrnin një drejtim të
rrezikshëm. Vetëm ndërhyrja e popullsisë shqiptare e Karbunarit bëri të mundur
shpëtimin e Rahulit nga djegia e shkatërrimi i sigurtë nga një grup çamësh të
irrituar. Megjithatë, edhe pse Rahuli shpëtoi, bandat e Zervës nuk i kursyen as
gratë, as fëmijët e Karbunarit, të cilët i therën pa dallim11.
9 J. Sharra, Istoria tis periohis…, f.615.
10 N. Zhangu, Anglikos imperializmos qe i ethniqi antistasi 1940-1945, Athinë, 1978, vëll.I, f. 139.
11 Po aty, f. 255.
4
Në këto rrethana të rrezikshme për popullsinë shqiptare të Çamërisë, u
formua një batalion me një efektiv prej 300 vetësh, për mbrojtjen e popullsisë
shqiptare nga sulmet e çetave greke siç ishte çeta e Koçnikollës. Për të mos
prishur marrëdhëniet me qeverinë kuislinge të Ralisit, gjermanët e shtynë këtë
batalion që të vepronte brenda kufijve politikë të shtetit shqiptar. “Populli u
armatos, por nuk u radhit në këtë batalion dhe në asnjë mënyrë nuk i ka
përdorur armët kundra popullit grek, përkundrazi, kanë rezistuar mjaft, në
mënyrë demonstruese. Qëllimi që këta morën armët – thuhej në një raport të
Komisionit të pakicës shqiptare çame të nëntorit 1944, - ka qenë që t’i kishin
për çdo kërcënim që mund t’u vinte nga forcat ultrashoviniste greke”12.
Pushtimi i Greqisë nga Gjermania ndikoi dhe në pozitën e çamëve dhe
në aspiratat e tyre, sidomos të asaj pjese të popullsisë me qëndrim të dukshëm
nacionalist. Lëvizja e nacionalistëve çamë, me qëndrimin e saj, synonte hapur
bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë, duke shfrytëzuar çdo faktor mbështetjeje
në realizimin e kësaj aspirate historike, të pashuar në vetëdijen e saj.
Gjermanët ndiqnin një politikë të dyfishtë në Çamëri. Në njërën anë donin
ta mbanin mirë politikën me qeverinë e Ralisit, nga ana tjetër, mbanin lidhje dhe
me disa nacionalistë shqiptarë, ku ndër më kryesoret ishte familja Dino. Vëmë
në dukje se, kjo familje ishte shquar për qëndrimet nacionaliste që në zanafillë të
jetës së pavarur të shtetit shqiptar. “Rasih Dino komunikonte telegrafisht nga
Viena me Ismail Qemal Vlorën, duke e vënë në dijeni për situatën e përgjithshme
politike shumë të favorshme për çështjen shqiptare në ditët e para pas shpalljes
së Pavarësisë”13.
Duke shfrytëzuar këtë politikë të dyfishtë të gjermanëve nacionalistët çamë
ngritën këshilla lokale shqiptare në të gjithë Çamërinë. Pjesëtarë të këshillit
krahinor të Çamërisë ishin njerëz me ndikim si vëllezërit Dino, Adem Muha,
12 AMPJ, viti 1944, dosja 38. Raport i Komisionit të pakicës shqiptare çame që ndodhet e emigruar në
tokën shqiptare, 26 nëntor 1944.
13 Lef Nosi, Dokumente historike 1912-1918, Tiranë, 2007. Botim II, f. 158, 159, 164. Letra për Ismail
Qemal Beun, nga Viena më 29, 30 nëntor dhe 2 dhjetor 1912.
5
Hamza Rexhepi, Hisder Almeta, Mahmut Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho,
Haxhi Shehu, etj.
Këshilli krahinor, në një farë mënyre, kryente detyra të qeverisjes lokale,
siç ishte, mbajtja e rregullit dhe e qetësisë, zgjidhja e mosmarrëveshjeve,
interesimi për hapjen e shkollave shqipe etj. Pikërisht kjo veprimtari ishte e
papranueshme për qeveritarët e Athinës. Ndaj qeveria greke e Ralisit shtroi
kërkesën pranë të dërguarit të Posaçëm Gjerman për Evropën Juglindore,
Nojbaher, “për rivendosjen e prefektit e të administratës greke në Tesproti”14, “të
cilët do të kryenin funksionet e tyre zyrtare në Çamëri duke u mbështetur në
Vermahtin gjerman”. Me qëndrimin e tyre të dyfishtë gjermanët, nga njëra anë
nuk njihnin zyrtarisht veprimtarinë e Këshillit Krahinor çam, për të shmangur
njohjen e administratës shqiptare në Çamëri. Nga ana tjetër, autoritetet gjermane
nuk i jepnin përgjigje as qeverisë së Ralisit, lidhur me kërkesën e saj për të
vendosur administratën e saj në Çamëri. Pra, në heshtje gjermanët e pranonin
punën e këshillit çam, i cili siguronte mbajtjen e qetësisë në krahinë, gjë që iu
interesonte gjermanëve.
Nacionalistët shqiptarë çamë, nuk i përkrahën përpjekjen e oficerit anglez
të ndërlidhjes, për një marrëveshje bashkëpunimi me grupin nacionalist grek të
Zervës, sepse shihnin tek ai një armik të vendosur të shqiptarëve. Qëllimet e
grupimeve nacionaliste, greke e shqiptare, ishin diametralisht të kundërta.
Nacionalistët shqiptarë mëtonin bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë, ndërsa
nacionalistët grekë, me Zervën në krye, e kundërshtonin me çdo mënyrë një gjë
të tillë. Madje, zervistët prisnin rastin e volitshëm për një sulm vendimtar
shfarosës mbi Çamërinë. Këtë rast të volitshëm e ka pasqyruar shumë qartë
Rexhep Dino në ditarin e tij15. Sipas Dinos, Zerva hyri në Çamëri vetëm pas
arritjes së marrëveshjes me gjermanët për çarmatimin e popullsisë çame, i cili i
dha rastin Zervës për gjenocidin kundër popullsisë çame.
14 Arkivi i Institutit të Historisë (më tej: AIH) Dokumente gjermane, D. J. 47, T.314/1458, dokument
59644/4.
15 Ditari i Rexhep Dinos. Origjinali ruhet nga z. Petrit Kasemi.
6
Nacionalistët çamë bënë përpjekje për t’u lidhur me Shtabin Aleat të
Mesdheut, për të mënjanuar rrezikun zervist ndaj Çamërisë.
Kjo përkrahje e shqiptarëve nacionalistë kishte rënë në sy të autoriteteve
gjermane. Ata vërenin se “grupi nacionalist shqiptar po punon për t’ia aneksuar
Çamërinë Shqipërisë”16. Dhe në një dokument tjetër pohohej se “Ky grup
(nacionalistët – M.D.) është gati të lidhet me këdo, mjaft që të bashkojë
Çamërinë me Shqipërinë”17. Por këto orvatje të nacionalistëve çamë nuk patën
sukses. Me sa duket, britanikët, kishin besim në të djathtën greke, me ndihmën e
së cilës ata shpresonin se do të mund të realizonin synimet e politikës britanike
në Greqi.
Rreziku i reprezaljeve nga banda e Zervës i bëri më të vetëdijshëm
nacionalistët çamë që të këmbëngulnin për bashkëpunim me të gjitha forcat
politike shqiptare.
Megjithëse Marrëveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte denoncuar nga
udhëheqja e PKSH, nacionalistët çamë vazhduan t’i besonin asaj dhe i
referoheshin asaj, si e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjen kombëtare shqiptare.
Ata bënë thirrje disa herë, për të shmangur luftën vëllavrasëse dhe për
bashkimin e të gjitha forcave shqiptare, për mbrojtjen e kombit, e në këtë
kuadër, edhe për mbrojtjen e Çamërisë.
Në një letër që Nuri Dino i dërgonte Shefqet Peçit, më 21 shkurt 1944,
konstatonte se në Greqi, po bëheshin përpjekje për bashkimin e dy forcave
kryesore të EAM-it dhe të EDES-it, me synimin që “grekët të shkatërrojnë
Shqipërinë edhe nën maskën komuniste”18. Më tej, Dino i kujtonte Sh. Peçit se,
“mjaft gjak shqiptari vaditi tokën tonë, mjaft u dëgjua afshi i popullit tonë për liri
dhe kjo mjafton për të nesërmen, por e nesërmja duhet të na gjejë të bashkuar
më shumë se kurrë”. Me anë të kësaj letre kërkohej me këmbëngulje të arrihej
bashkimi “për hir të gjakut që na bashkon dhe të zakonit që s’mund të na
16 Po aty, dok. 2468/44.
17 AQSH. Fondi 41, v. 1944, dosja 79, fl.16.
18 AQSH. F.14, V.1944, d.79, fl.16. Letër e Nuri Dinos dërguar Shefqet Peçit, 21 shkurt 1944.
7
ndajë”19. Dhe ky bashkim mendohej të realizohej duke “mos prekur parimet
(është fjala për format e organizimit –M.D.) dhe karakterin kombëtar”.
Për fat të keq, pamundësia reale e bashkimit ishte paravendosur pasi
Konferenca II Nacionalçlirimtare e Labinotit (shtator 1943) e kishte hedhur
poshtë përfundimisht Marrëveshjen e Mukjes. Në këtë mënyrë ishte minuar
shpresa e bashkimit të forcave politike në Shqipëri, duke minuar bashkimin
kombëtar të shqiptarëve dhe për rrjedhojë, forcat nacionaliste të Çamërisë
mbetën pa mbështetje.
Në këto rrethana, popullsia çame gjendej vetëm, përballë rrezikut të një
veprimtarie antishqiptare të forcave politike greke. Zerva u përpoq ta përdorte
popullsinë çame si forcë kundër ELLAS-it. Kjo manovër djallëzore synonte ta
fuste popullsinë shqiptare në kurthin e luftës politike në Greqi, ku pavarësisht
nga rezultati i saj, të krijohej preteksti dhe koniunktura e përshtatshme politike
për shfarosjen e dëbimin e saj.
Pjesëmarrja e shqiptarëve çamë në radhët e EAM-it, i shërbeu Zervës si
një pretekst për të ndërmarrë ofensivën e përgjakshme në Çamëri. Misioni
ushtarak britanik nuk e vlerësoi këtë kontribut të shqiptarëve. Madje, e pa me
dyshim, pasi ishte preokupuar vetëm për suksesin e EDES-it në ballafaqim me
EAM-in.
Fronti Nacionalçlirimtar i Shqipërisë nuk e shtriu efektivisht ndikimin
dhe veprimtarinë e vet në Çamëri. Megjithëse kishte shpallur si politikë të saj
bashkëpunimin me EAM-in, që udhëhiqej nga PKG, Partia Komuniste e
Shqipërisë, nuk arriti me ta, një marrëveshje të rëndësishme për të zgjidhur të
ardhmen e Çamërisë.
Marrëveshja e tetorit 1943, kërkonte që të dyja palët të propagandonin
luftën antifashiste në minoritetet përkatëse, por ajo nuk u shfrytëzua në mënyrë
efektive nga pala shqiptare. Të dyja forcat analoge politike, shqiptare e greke,
nuk përcaktuan një vijë të qartë të përbashkët, për organizimin dhe mobilizimin
19 Po aty.
8
e minoritetit shqiptar në Greqi, në luftën kundër fashizmit. PK greke nuk u
deklarua asnjëherë hapur se, çfarë do të bëhej me fatin e popullsisë çame pas
luftës.
Në këto rrethana, vija politike e nacionalistëve çamë për fatin e Çamërisë
ishte më e qartë, për përcaktimin e pozitës së çamëve, pas kapërcimit të
sfidave të Luftës së Dytë Botërore.
Nisur nga pozita diskriminuese e popullsisë çame para Luftës II Botërore,
si dhe nga rreziku i shfarosjes etnike të saj nëpërmjet gjenocidit grek gjatë
Luftës së Dytë Botërore, nacionalistët çamë dhe në këtë kuadër dinollarët,
përcaktuan një politikë realiste, jashtë çdo iluzioni ideologjik, për zgjidhjen më të
drejtë dhe të natyrshme të çështjes çame. Për fat të keq kjo politikë nuk gjeti një
mbështetje adekuate, si nga faktorë të brendshëm, grek apo shqiptarë, ashtu dhe
nga ato ndërkombëtarë, të cilët u nisën nga interesa të tyre pragmatiste dhe aspak
nga arsyeja e drejtësia historike në zgjidhjen e çështjes çame.

Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu
http://www.cameriainstitute.org


DY CIKLE POETIKE


(Cikli poetik - Arshi Pipa, marrë nga libri “Moderniteti në letrat shqip”
nga agjencioni floripress)

NËMËSISË (MALLKIME)


Ndër gropa burgjesh shkrye për gur e baltë,
mbërthye qelash ndër pranga,
nga gjoksi i shtypun sungullon mâ e naltë
kur del prej s’thelli kanga.
Na shajnë e na poshtnojnë, na plasin gjamën:
anmiq t’adheut! Tradhtarë!
pse duem Shqipnin e plotë, pse urrejmë na namën
e huej, pse jem, shqiptarë.
E ata qi e shitën tue ja lidhun qerit
t’anmikut për trofe,
ata qi flamurin, heu, i’Iskanderit
e zhyen me tjetër fè,
ata qi deri dje mbajshin kapistra,
teneqexhinj, shollarë,
gjysmakë, t’falimentuem, e sot ministra:
ata janë atdhetarë!
Na zhgulin thonjt me danë, ndër plagët krypë
na këllasin, na e shtyjnë
n’gërmaz me grushta, e uj kur bâjmë me lypë
qeshin e na pështyjnë.
Na lagin dimnit qelat, elektrikun
na e venë ndër veshë e n’gojë
e ndër trupa… E qeshin tue fikun
cigaret n’sy për lojë.
Na vene jelekun sa me u thye kërbishtnash,
na lanë me ditë e netë
varun për shpatullash mbi maje gishtash,
pa ngrënë, pa pi, pa fjetë.
Mandej po ngelëm prapseprap na gjallë
me shkelma na mbarojnë,
na hjedhin prej dritores, e veç rrallë
me nji plumb na nderojnë.
Pa gur, pa shenj, ndër gropa plehu hjedhun
si coftina na kallin,
ku grat e foshnjet tona s’vinë me rrjedhun
lotët që zbusin mallin.
Po e fortë asht zemra jonë, ma e fortë, o vllazën,
se tortura qi e sosë.
E zjarrmi i anmikut veç mâ keq na ndezën
urrejtjen qi rroposë.
Heu e tmerrshme ajo ditë tri herë fatore
kur shokët qi nuk ranë,
me shpirtin dalldisur për fitore,
do t’thrrasin gjakun tonë.
Dridhnju tiranë mbi frona e ju xhelatë
qi vegla u bâh’ ni qorre.
E zezë asht nata, por s’ashtë veç një natë.
Dielli i liris, ti shporre!
E n’se lypet durim e besë qi s’vdaret.
aq sa më dhambë me bre
hekurin që kryqzon dyert e dritaret,
qoftë ajo ligjë për né.
Nga gropa burgjesh me njeni-tjetrin rrokë
me besën e dëshmorit,
nga shpirti i bamë thëngjill qyshkur, o shokë,
pa shfrim mbrenda kraharorit,
ushton kanga e kushtrimit. Then çelikun,
shpartallon ledh e strehë,
dhe si shqiponja e flamurit vërtikun
ndër qiellna t’lira zhgrehë.
Përpëlitet Shqipnija nën mizoren
thundër si krymb n’handrak.
Heu, deri kur ma do puthim dorën
qi syt na i plasi gjak?
Kushtrim, o male, o fusha! Qitni bén
ksaj zgjedhe fund me i dhanë!
Ta zhbijmë krajtën qi na e bani atdhen
veç burg e kasaphanë.

Pjesë nga libri "Moderniteti në letrat shqipe".

K O M E N T

I nderuar Z. Arshi Pipa, ju lumtë pena për “ciklin poetik” që keni shkruar në këto vargje të vuajtjes që derdhi komunizmi mbi kurrizin e popullit të këtij vendi. Këto vargje do të mbeten brezave që vinë pas dhe do të pyesin: “Vallë kështu i ka ndodhur popullit tonë? Por ka edhe më keq. Që nga 5 marsi i vitit 1913, kur u pushtua Janina – Çamëria, nga neofashistët grekë dhe deri më 27 qershor 1944, u sfilit, u dobësua, u tmerrua, u ther, u pushkatua, u dëbua, edhe pse nuk u ndihmua nga shteti AMË, duke lënë të vdesin mbi 5000 frymë vetëm në kohën e fundit të qershorit 1944. Shteti Amë u suall si armik me çamët që erdhën në Shqipëri, i diskriminoi, i burgosi, i vrau dhe personat më në zë, i pushkatoi, sepse qeveria shqiptare - tradhëtare ishte në shërbim të grekut. Akoma edhe sot nuk është aprovuar “Rezoluta Çame” në parlamentin e Tiranës, se tradhëtia qëndron edhe te elektorati i Partisë Çame në parlament. Për analogji me vuajtjet që shkruan Z. Arshi Pipa shkruajmë dhe ne si më poshtë:

Marrë nga libri: “Dodona Tempulli i Lashtë i Shqipërisë”, f. 685, 563.

Bilal Xhaferri - FIJA E TELIT ME GJËMBA
(fragment nga poema “reparti 4300”.)


Dhe erdhi dimri!
U kujtohet, o ushtarë, ai dimër?
Na veshën me kapota të kalbura, tërë arna,
na mbathën me opinga si lëvozhga,
që i mbërthenim me tela.
Ajo fije teli te opingat tona
është sot vazhdimi i telit,
që rrethon kufijtë e atdheut!
Nuk rrethon vetëm kufirin shtetëror,
rrethon, shtëpitë, sofrat, zemrat,
kalon në të gjitha rrugët,
në të gjitha dyert dhe dritaret,
plekset me fijet e shkëputura të shpresave.
Në rreshtat e faqeve të librave,
me kallinjtë e grunjërave,
fijet e telit me gjëmba,
fijet e telit me sinjale.
Ne morëm ngjyrën e dimrit,
ngjyrën e baltës,
u kujtohet, o ushtar, ai dimër i 66-ës?
(Janar shkurt, f.18, Krahu i Shqiponjës”, Çikago, 1977). (R. B. “Dodona...”, f. 685).

Në Koskë, në fshatin e nënës time
Mure të rënë, të rrjepur,
dhe bluja e qiellit sa e mekur.
Një xhezve e ndryshkur anës së vatrës,
Që pjek kafe vreri erërave të natës.
Ca trëndelina rebele, mbi një pllakëz mbi varr.
të vetmet që vdekja ka harruar të marrë.
Gjithçka përmbysur, e djegur, e shkretë.
tek ngjitesh e uleshnë këtë tatëpjetë.
asnjë portëz e mbyllur, por askush nuk të pret!
Heshtja në heshtje! Ha veten e vet! (Qazim Shemaj).

Para syve kemi dy popuj: populli Çam në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri.
Populli Çam, autokton, që me lindjen e hënës, Çamëria u pushtua nga greku më 5 mars 1913, prej asaj kohe deri më sot, populli Çam është diskriminuar, poshtëruar, masakruar, perdhunuar, therur, pushkatuar, i akuzuar si turq dhe bashkepuntor me pushtuesit gjermane dhe i dëbuar nga trojet e veta, dhe së fundi një popull inekzistent...
Ndërsa minoriteti grek në Shqipëri gëzon të gjitha të drejtat. I ardhur para 200 viteve me shat dhe lopatë në krahë, si bujqër çifçinj, i vendosën pronarët Gjirokastritë në Dropull dhe pronarët Delvinjotë i vendosën në Vurg. Sot qeveritë tradhtare të Tiranës i kanë kthyer në pronarë të këtyre pronave, dhe më tej këto prona janë të regjistruara në kadastrat greke si prona greke. Minoritarët grek janë vendosur në krye të vendit si deputet, ministra, drejtorë, biznesmenë të fuqishem etj. Mbi të gjitha, qëndron prifti grek si kryepeshkop dhe si guvernator i shtetit grek, brenda shtetit shqiptar. Pra, Shqipëria nën hegjemoninë greke.
Kujtojmë raprezaljet greke në qershor të vitit 1944.
Mësoni z. Nikolaos Kotzias, nga Profesori i juaj Jorgos Margaritis: “...regjimi që kishte vendosur në vendin fqinjë Fronti Çlirimtarë i Shqipërisë, nuk pranoi të vazhdonte raprezaljet në kurriz të minoritetit grek, që jetonte në vendin fqinj. Në kundërshtim me praktikat e vazhdueshme ballkanike, gjaku nuk u shpërblye me gjak dhe dëbimi nuk u shpërblye me dëbim. E gjykojmë të qëllimshme për ta përmëndur këtë, ku hiperbolikisht njerëz të shumtë dhe me një mënyrë hiperbolikishtë të lehtë, deklarojmë se në Ballkanin dhe jo vetëm gjatë viteve të fundit, vetëm vendi ynë “mësoi qytetërim”. Në këtë rast mësimi është i jashtzakonshëm dhe sigurisht nuk vjen nga pala greke”.
(“Bashkëpatriotë të padëshiruar”), bot. 209, f. 147

Edi Rama tradhëtar i kombit Shqiptar, don te varrosi problemin çam.
Imazh

Nga Prof. Dr. ESHREF YMERI: “Mnistri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka komentuar për mediat greke vizitën dy dittore në Tiranë. Ai u shpreh optimist për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull. Ndërsa tonet e theksuara per çështjen çame i quajti retorike të mbrëndëshme të politikës shqiptare për nevoja elektorale. Raporton ResPublica.al. ... Është e rëndësishme që në takimin prej gati një ore. Kryeministri Edi Rama nuk foli aspak me mua për çështjet aq të diskutueshme (të çamëve), për të cillën kishte folur të shtunën e kaluar”, Theksoi Kotzias, duke shtuar se “është një problem i njohur, që disa bëjnë politikën e jashtëme duke shikuar frontin e tyre të mbrëndshëm. Shqipëria hynë në fushate zgjedhjesh në fillim të vitit që vjen dhe të gjitha kërkojnë aleanca për një pozicion në qeverin e ardhshme. Nese do të bënim politikën e jashtëme duke pasur vetëm mbrenda vendit tonë, nuk do të kishte dipllomaci ndërkombëtare. (Tirana Observer 8 qershor 2016).
Trdhëtarët e problemit çamë që e drejtojnë për ta varrosur jane Edi Rama, Shpetim Idrizi, Sali Berisha, Ilir Meta, dhe të udhehequr nga Athina nëpërmjet peshkopit Janullatos.
Kjo eshte politika e sotme e kreut qeveritar duke i vënë shtupën në gojë Akademis së Shkencave. Kështu që “Ciklet politikë” të atyre që kanë vdekur dhe të atyre që janë sotë gjallë duhet të lidhen me politikën antikombëtare të drejtuesve të sotëm.

Prof. Dr. Rasim Bebo, Addison, IL.USA. Qershor 1944.

E premte, më dt. 10.VI.2016
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 67
Antarësuar: 05 Shtator 2009, 19:37
Re: DINAJT DHE NACIONALISTËT ÇAMË, Posted 08 Janar 2010, 20:48
MASAKRAT E KRYERA NGA SHQIPTARET ORTODOKSE, ARVANITO-SULIOTE NDAJ ÇAMEVE. (Pjesa e pare)

MASAKRAT E KRYERA NGA SHQIPTARET ORTODOKSE, ARVANITO-SULIOTE NDAJ ÇAMEVE. (Pjesa e pare)

SHKRUAN : ABEDIN RAKIPI

Pasi per 500 vjet rresht i mbajtem nen sqetullen tone, hengren e pine ne fshatrat e shtepite tona, na gjunjezoheshin sa kohe kishin nevoje per ne, na kerkonin te beheshim vellam me ta, sepse kishin nevoje per perkrahjen tone ne çameri, por ja sesi u sollen ata me ne gjate gjenocidit ku nenat dhe motrat tona u shfarosen. Keto jane vetem disa nga qindra deshmite qe do te vijojne qe do te tregojne qarte sesi ortodokset shqipfoles ishin drejtuesit dhe indikatoret kryesore te grekeve ne çameri. Keto deshmi dhe qidra te tjerat qe do te vijojne jane ne kunderpergjigje akademike, per sharlatanin ISUF HAJREDINI, qe me genjeshtrat e tij do ti bejne çamet sot te puthen me vrasesit e baballareve te tyre ne çameri. Keta pra zoti Isuf jane vellezerit tane ortodokse.


(1)Muhamet Hodo Mehmetin me porosi te priftit te Karroqit Vasil Xanit (shqipfoles ortodoks) e vrau Marko Goga(suliot shqipfoles) paksa poshte Karroqit. (Treguar nga Merso Birbil Xhaferri nga Ninati dtl. 1887).
Musa Hamit Demi (dtl. 1878) dhe Shuaip Mete Çanua (dtl. 1886) te dy nga Filati tregojne se, shqiptari ortodoks Vasil Kollovoi nga fshati Sotire se bashku me nje çete gjakataresh si vetja pas Luftes Ballkanike qarkullonin neper Çamerine Verilindore pas asnje lloj ndrojtjeje; ne te njejten menyre si qarkullonte çeta e Çil Mastores, Nikolle Qamos, dhe ajo e Rexhenjve(te treja çetat te perbera dhe komanduara nga shqipfoles ortodokse) ne Çamerine e mesme lindore. Keto çeta u bene tmerri i çameve muslimane. Ata vrisnin e prisnin ne mes te dites ne sy te pushtetareve greke te cilet nuk i ngisnin fare, sepse ata ishin pjese perberese e tyre. Ne vitet 1913-1914 therren ne Kangjele (pllaje ne anen lindore te Filatit) Abdul Abazin e Hasan Dojaken, te dy nga Filati. Po ne vitet 1913-1914 vrane dhe therren mulla Sulejman Mushin nga Galbaqi, dhe Ilmaz Bello Sulon, Sami Sulejman Hoxhen, Sulejman Dule Çuçon, Shaban Sadush Taren, Shaban Zerre Banin, Shefqet Sulejman Hoxhen, dhe Xhaferr Isuf Xhaferrin, te gjithe nga Janjari. Po ne ato vite vrane edhe Beqo Kasimin nga Minina. Ne Shtator-Tetor 1917 shqiptari ortodoks Vasil Kollovoi bashke me çeten e vet dhe ate te Rexhenjeve kapen ne Shkalle te Zerjanit Qazim Haxhi Lazen, nga Lagjia Zenelat e Filatit dhe te birin e Shuhan Rushanit nga fshati Picar; i pari prej Gurreze po kthehej per ne vendlindje, kurse i dyti po shkonte ne Filat. I thelezuan prane Pjadhulit, qe tu kallnin daten dhe ti mbyllnin brenda shtepive te tyre banoret e fshatrave muslimane te Shkalles se Zerjanit. Te verteten mbi kete gjakesi e nxorren dy horofillake te rrethkomandes se Filatit, duke u fjalosur ne njeren nga kafenete e qytetit, pyetjes se njerit, tjetri ju pergjigj me gjysem zeri : E çe do qe te diç? Vasil Kollovoi me Rexhenjte i hasposen (zhduken) po rri e mos u ndiej. (Deshmi e M.H.D. dhe e SH.M.C.)
Adem Beqir Maksutin nga Paramithia ne vjeshte te 1917 e vrau tek mulliri i Huvjanit( prane Paramithise) Nikolle Kondoi nga Karjoti(shqiptar ortodoks) i cili ishte vene ne sherbim te asfalise greke si ndihmes polic.
Feti Ahmet Dodin 20 vjeçar nga Paramithia e po ate muaj e vrau ne Lefterhuar, Lefter Jani(shqiptar ortodoks)
Xhelal Musa Isufin 50 vjeçar nga Paramithia e vrane te krishteret e Popoves (fshat shqipfoles ortodoks ne linje te Paramithise. ( Treguar nga Riza Nexhip Kali nga Paramithia dtl. 1906)
Ramadan Taho Tahon e picarit 19 vjeçar e therri (1918) Vasil Kollovoi ndermjet vendlindjes dhe fshatit Pjadhul(Shkalle e Zerjanit); tok me te therri edhe djalin e Haxhi Lazes nga Filati. (Treguar nga Islam Omeri dhe Mehmet Hasan Sulejmani nga Picari.)
Ne vjeshten e dyte te 1918-s Vasil Kollovoi me shoket e tij, Jan Kaçarrin(shqiptar ortodoks) nga Karroqi, dhe te birin e Jan Koçonit(shqiptar ortodoks) nga Pallambai ne fushe te Mungulit vrane bujkun Duro Sulejman Mero nga Ninati.
Çeta e kryesuar nga Gole Manxhari (prej fshatit Kellez) i vetembiquajtur Ligor Farmaqi me 27.07.1912 se bashku me çeten e tij futen dhelperisht ne kllape kryetarin e shoqerise shqiptare Bashkimi ne Janine kur ai doli nga fshat çifligu i vet Çudille dhe po shkonte ne fshat-çifligun tjeter te tijin Radhotop. Ata e thelezuan pa asnje meshire duke ja bere trupin copa copa. (A. Livadheos, “I prodhromi tis Apeleftheroseos ton Joaninon” Athine 1964 fq. 11)
Ne Gurrez shqipfolesi Thoma Pituli nga Gumenica dhe çeta qe ai drejtonte lidhen pas nje shtylle Muho Abdi Fetahun nga Grikohori dhe pasi e njomen me vajguri e dogjen per se gjalli. Thoma Pituli dhe pasuesit e tij thelezuan ne Stanel edhe Idriz Jaho Fetahun. Po ashtu Muho Maze Fetahu u masakrua nga Thoma Pituli. Te tre Fetahenjve para vrasjes se pari ju qiten syte, ju prene veshet, hundet, gjuhen, organet gjenitale. (Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 722)
Njerezit mbeshtetes te Gjirokastritit Dhimiter Fandi i cili ishte ne sherbim te asfalise greke pas vrasjes se tij nga atdhetaret çame te grupit “Vellazeria” i zune prite Sulejman Abullah Memushit nga Galbaqi pasi ja ndane trupin me kama ne kater pjese ja varen neper deget e rrapit aty prane. Nje te mituri qe shtangu nga sa pa aty prane i thane : Te erdhi lik per Mulla Sulejmanin ? Me erdhi belbezoi ai. Eh edhe ne na erdhi per Dhimiter Fandin. (Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 718)
Cil Banua, Foto Ligori dhe Ligor Kosten(te tre shqipfoles ortodokse) nga Cangari ne gusht 1935 vrane 30 vjeçarin Omer Sako Omerin.
Nikolle Kosta e Thoma Fotaqi nga Lugati me 25.06 1928 ne Krua te Gunadhes vrane 23 vjeçarin Abdurrahman Xhafer Bejdon.
Vangjel Jani nga Horistjani dhe shqiptaret ortodokse grekomane qe ai drejtonte ne vitin 1923 ne “Dhrom i Madh” (vend ndermjet Dhrohomise dhe Karbunarit) therren 25 vjeçarin Muharrem Lul Hasanin. (Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 689)
Me 18.12.1924 Aleks Paci nga Bejdeshati, Cil Mastora, e Nikolle Qamua nga Horistjani te vendosur qellimisht ne Dhrohomi-Kristo Duca nga Koroni, Kristo Pula nga Karjoti, Irakli Sulioti, etj ne “Graven e Karaxhait” vrane 29 vjeçarin Haziz Lul Hasanin.
Aleks Paci nga Bejdeshati vrau ne majin e 1925 prane stanit te Ligor Kostes nga Cangari Beqo Mulla Qamilin.
Ne majin e vitit 1943 Miho Ligori, Stavro Nikolla, te bijte e Irakli e Niko Suliotit (te peste shqipfoles ortodokse nga Bejdeshati) ne varrezen e Fsakes vrane Reshit Hazbi Hasanin.
Cil Mastora e Nikolle Qamua ne 1919 vrane Rexho Hasan Baxhanin, tek po leronte aren e vet.
Ne tetor 1943 Koço Nikolla nga Vejniku dhe çeta e tij vrau ne anelumin prane fshatit Zelese Rexhep Hamza Zeqirin.(Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 690)
Ne perleshjen e viteve 1912-1913 Nuredin Dema vrau xhaxhane e kapitenit famekeq shqipfoles Delijanaqit, i cili do te masakronte nje numer te madh çamesh me vone. Edhe xhaxhai i tij ishte gjakatar progrek si i nipi.
Sulejman Subhi Dino u vra nga Kollovenjte ne 1918 ne qafe te Plakotise(Markat) se toku me dajen e tij, Met Duçen.
Ne 18-19 Mars 1918 Andon e Miço Hajrudhusha, Neço Pilua, dhe Spiro Ganja nga Pleshavica, dhe Sotir Xhinga nga Povlla therren dhe thelezuan Osman Bilalin. Kur e gjeten bashkefshataret e tij koka i mbahej ende tok me trupin nga nje rripth lekure e zverkut; trupi dhe pellembet e duarve, tere te çara. ( Treguar nga Janjaritet Harun Shipe Mehmeti, Malo Xhelil Tena, Ilmaz Selmani dhe Mustafa Abaz Rumanua)
Ne 27.06.1944 Taq Shtrungari therri lemeritshem ne “Prroin e Shametes” Fuat Prronjon dhe te birin Muhametin. Taqin per shume vite me rradhe e kishte mbajtur Fuati me buke por Taqi e masakroi. Pasi i theu parakrahet dhe kercinjte e kembeve ia shine mishin e trupit duke e rrahur lakuriq me shkop te veshur me kunja metalike.(Fletorja Perlindja e Shqipnies nr. 12 dt. 8/21. 02.1944)
Kosta Lolo Vaso, shqiptar ortodoks nga fshati Mursi kishte ngritur qellimisht nje dyqan ne Konispol, duke u fshehur pas emrit te tregtarit, zhvillonte nje veprimtari te terbuar ne sherbim te Greqise. Ate e vrau Halit Dalani nga familja e shquar atdhetare çame e Daljanejve. Miku familjar i Halitit ortodoksi shqiptar Petro Goga e futi ne kurth duke e ftuar te shikonin fushen, kanalizimet etj te fshatit, dhe e kaloi qellimisht ne vendin ku qe ngritur prita nga shqiptari ortodoks Sotir Lolo Vaso nga Mursia. Duke e qelluar pabesisht e vrane ne pjesen e fushes te quajtur Kandale. ( Treguar nga Ahmet Xhemaliu, Brahim Shaban Mullai, Mehmet Alushi, Nexhip Baçja, dhe Safet Cokalli, te peste Konispolite.)
Vangjel Xhirmiu dhe Aleks Paci vrane ne 1925 ne fshatin Cekurat Galip Lilajn, Gjyzel Shaho Shuaipin, dhe Habib Abdurrahman Bibon. .(Ibrahim D. Hoxha Enciklopedia e Jugut fq. 506)
Ne plot shtepi Paramithitesh sherbenin prej vitesh vajza te krishtera shqiptare nga Frari dhe Çamofshatrat. Si te tilla ato dinin gjithçka ne maje te gishtrinjve te dores. Pak jave para gjemes se 1944 me shkaqe te ndryshme brenda 2-3 diteve, me lloj-lloj genjshtrash ato u terhoqen te gjitha nga shtepite ku ato sherbenin. Perse ? Hamendjet me te peraferta te çojne ne dy perfundime : ja per tu treguar çdo hollesi qe u duhej gjakatareve, ja per te mos u ndodhur aty diten e gjemes nga frika e ndonje hakmarrjeje. Pra ato ishin ne dijeni te plote te gjemes qe do te ndodhte.
Shqiptaret ortodokse te fshatrave çame Foto Kiço, Kristo Foti, Koço Nikolla, Lefter Shtrungari, Nikolle Çeno Nikolle Skapera, dr. Spiro Kurti, nen urdhrat e Major Kranjait pas nje mbjedhjeje ne Mitropolin e Paramithise dolen neper rruge e njoftuan : Urdherohen te gjithe ata qe kane arme ti dorezojne menjehere, se qetesine do ta mbaje ushtria. Askush mos te kete frike. Kedo e quajme vella ; duam te bashkepunojme dhe te ndihmojme njeri tjetrin. Rreth mesdites çetat e perbera nga ekstremistet ortodokse shqipfoles ne sherbim te Greqise te perbera nga Çomenjte, Dokenjte, Pandazenjte(suliote), Dhimo e Sotir Pasko, Kristo Manuri, Petro Bazakua, Thoma Façua, Prift Andoni, teshaqepesje Athina Paço, samareberesi Çil Çoni, Cil Kutupi, Din Jot Barba, vellezerit Dhimo e Gaq Pashko(nga familja e te cileve rrjedh edhe familja e grekomanit te terbuar Gramoz Pashkos qe ska lene gur pa kthyer permbys ne Shqiperi), Dhimo Kasari, Jan Kulla, Jorgaq Boçari, Sotir Boçari(niperit e te sterfolurit Grekoman Marko Boçarit), Jot Keno, Kalope Baburi, Koste e Nikolle Kulla, Nikolle Paço, Nikolle Rafti, Stavro Kasari etj. Keta vrares se bashku me ushtrine greke kryen masakren e tmerrshme te Paramithise. Por ishin ata qe e drejtonin ushtrine greke sepse vetem ata e njifnin qytetit me imtesi sepse kishin vite qe i hanin buken çamit, dhe kur erdhi momenti e therren si dash.
Duke kerkuar shpetim si i mbyturi qe kapet nga floket e tij, plot çame dyndeshin neper shtepite e te krishtereve zotimemarres, si ne ate te Jot Barbes etj. Por per habine e tyre ata vete ua hanin koken te paret, duke i therrur dhe masakruar. Keta sadiste motren e Hasan Behlulit, tre djemte e Hasim Dinos, nder ta dhe nje 5 muajsh- te shoqen dhe 2 bijat e Rexhep Malit, Ihin dhe Lihin i gozhduan me gozhde ne murr si Krishti ne kryq, dhe pasi therren Mulla Çenin argetoheshin me te bijen e tij. (Fletorja “Zeri i Çamerise” nr. 7 Tirane dt. 8.10.1946, fq. 2)
Andon Doko, Koste Rafti nga fshati Lugat i çamerise mberthyen dhe burgosen Shefqet Sulejman Himin(dtl. 1926)
Hare e Nikolle Çoni nga fshati i krishtere Hojke i çamerise, Vangjel Doko, Koste Rafti etj pasi hengren e pine rreth 2-3 ore rresht ne shtepine e myftiut Hasan Abdullahit therren ate, te shoqen, te bijen, dhe te birin.
Taq Shtrungari thelezoi 80 vjeçarin Shaban Gaxirin, e plot te tjere; tregon sesi u fsheh setoku me Ilmaz Muhtarin, dhe Tahsin Muhedinin, mes trareve ne tavan, dhe sesi e nxorri pabesisht miku i tij shqiptar ortodoks Thoma Faço.(Deshmia ruhet ne arkivin personal te Ibrahim D. Hoxhes)
Fatime Prronjo per te shpetuar te bijen Shuquranen nga perdhunimi i Dhimo e Sotir Paskos u dha atyre gjithe çkishte 30.000 dhrahmi, 2 gjysme lire floriri, nje pale vathe ari, nje unaze floriri, dhe çdo send qe u pelqeu. (Fletorja Bashkimi nr 678 Tirane, dt. 4.3.1947 fq. 2)
Rina, gruaja e Foto Raftit u tha zervistev qe Hasan Abdullane ta benin copa-copa.
Koço Nikolla nga fshati Vejnik pasi hengri e piu te shtepia e muftiut Hasan Abdullahit bashke me disa oficere greke, qete qete u çua morri nje gershere qe gjeti ne raft dhe duke qeshur ju afrua muftiut, dhe i tha : Me kete gershere njerzve te tu, do tu presim hundet, veshet e do tu qitim syte. Me te vertete do te beni ate qe thua tha muftiu? Me te vertete, pse per genjeshtra kemi ardhur ne ketu? tha Koçua i egersuar. (Viset kombetare shqiptare ne shtetin grek Ibrahim D. Hoxha)
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 67
Antarësuar: 05 Shtator 2009, 19:37
Re: DINAJT DHE NACIONALISTËT ÇAMË, Posted 08 Janar 2010, 20:50
FILLIMET E GJENOCIDIT CAM MASAKRA E DERVISHANES 1772

FILLIMET E GJENOCIDIT ÇAM
MASAKRA E DERVIZIANES (DERVISHANES) 1772

SHKRUAN : ABEDIN RAKIPI

( Studiues i çeshtjes çame)

Banoret e nje fshati ne krahinen e Sulit te Siperm mohuan krishterimin dhe pranuan islamin. Duke qene se ata pranuan islamin, ata krijuan edhe shume marredhenie te mira me fshatrat e tjera çame te Sulit te poshtem. Shkembime te ndryshme tregtare, ekonomike dhe martesore filluan te beheshin me fshatrat e tjera muslimane te Çamerise dhe sidomos te Paramithise, dhe Margelliçit qe ishin perkatesisht dy, dhe nje ore e gjysem larg nga kryeqendra e Sulit te siperm ku jetonin edhe kleftet ortodokse Suliote. Me lidhjet martesore, dhe shkembimet e ndryshme tregtare ekonomike numri i banoreve te fshatit kaloi nga 100 ne 200 familje muslimanesh çame. Suliote qe kontrollonin gjithe krahinen me briganderine e tyre nuk e kishin me sy te mire pranimin e fese se Osmaneve dhe Çameve nga ky fshat. Ata disa here kishin provokuar banoret e ketij fshati duke vrare banore te pafajshem, dhe duke i marre vajzat e reja si robina ne malet e tyre. Por fakti kryesor ishte se Suli i siperm ishte kthyer ne nje ferr per çamet muslimane dhe per Turqit ishte i pakontrolluar dhe jashte autoritetit te Perandorise Osmane. Ne kete menyre te gjithe banoret e Dervizianes e dinin se nuk kishte askush per ti mbrojtur ata dhe duke qene se ishin te rrethuar nga te gjitha anet nga Suliotet ata ishin te detyruar qe ti paguanin haraç Sulioteve. Por Suliotet nuk mjaftoheshin vetem me haraçet dhe me taksat qe ju kishin vene çameve te Dervishanes por ata rrembenin shpesh edhe vajza te reja çame muslimane, dhe i merrnin me vete ne shtepite dhe kishat e tyre. Bile ata i perulnin shume çamet e Dervishanes duke i share per faktin se kishin pranuar islamin dhe duke i quajtur tradhetare te Kryqit. Keto çnderime te padurueshme bene qe çamet mos te duronin me dhe ngrinin krye kunder krimineleve ortodokse Suliote, dhe te vrasin disa prej tyre kur ishin futur ne fshat per te grabitur pasurite e çameve. Suliotet kete rast e prisnin me zell te madh ndaj edhe te mbledhur ne nje nga kishat e Sulit ne 26 Korrik 1772 ne diten e celebrimit te Agia Paraskivia ( Shen Parashqevis) zgjollen 700 luftetare per te masakruar fshatin rebel musliman. Sapo arriten ne fshat ata sulmuan fshatin nga te gjitha anet, dhe duke qene se burrat e fshatit nuk ishin ne gjendje te parballonin sulmin e Sulioteve, per shkak te numrit te tyre te paket, dhe te befasise se Sulioteve, fshati rra ne duart e Sulioteve te cilet pa asnje pike meshire i therren te gjitha burrat dhe djemte e rinj te fshatit duke mos lene asnje pa e kaluar ne thike, dhe pa ja prere koken. U lane gjalle vetem femijet grate, dhe plakat sepse edhe burrat pleq u kaluan ne thike dhe u therren. Pasi rrembyen te gjitha vajzat e reja çame ata menjehere deportuan te gjithe te mbijetuarit e masakres se Dervishanes duke i debuar ata nga Krahina e Sulit. Te gjithe grate, dhe jetimet e mbijetuar te Dervishanes u vendosen, ne Arte dhe nje pjese e konsiderueshme e çameve te Artes e kane origjinen nga Dervishana ose Derviziana ne greqisht. Fshati pas deportimit dhe masakres se çameve u popullua nga Suliotet. Pas maskres se Dervishanes governatori i atehershem i Artes i shpalli lufte Sulioteve i indinjuar nga masakra e vellerzerve te tij te gjakut dhe te fese, çamet. Kjo masaker shenon nje nga masakrat dhe spastrimet e para etniko-fetare te gjenocidit çam dhe ishte orkestruar nga kleftet Suliote nen urdhrat e kishes ortodokse greke. Kjo masaker do te shenonte therrjen, çnderimin dhe deportimin e 200 familjeve çame muslimane, fshati i te cileve do te popullohej pastaj nga kleftet Suliote. Eshte per tu theksuar fakti se nje nga familjet qe banonin Sulin ne ate kohe ishte dhe familja e Tusas Zerva, familje nga e cila rrjedh edhe Napoleon Zerva i cili gjate luftes se dyte boterore do te perfundonte vepren famekeqe te filluar nga stergjysherit t tij duke masakruar gjithe çamet dhe duke i deportuar nen hijen e thikave, grate dhe jetimet çame mbetur pa burra, dhe baballare. Ne te njejtin vit, pra 1772 Kapedan Sulejman Çapari nga familja fisnike e Çaparenjve te Luaratit ne Çameri ne krye te 9000 çamerve do te rrethonte Sulin, duke vrare shume klefte Suliote dhe duke djegur Sulin por pas djegjes se Sulit Sulejmani kampoi ne malet e Sulit dhe u sulmua ne befasi dhe u fut ne kurth nga kleftet Suliote nen komanden e strategeve ruse, te cilen kishin organizuar edhe kryengritjen e Morese ne vitet 1768-1770, kryengritje kjo e shtypur po nga Kapedan Sulejman Çapari ne krye te nje ushtrie prej 10.000 shqiptaresh ku pjesen derrmuese te saj e perbenin çamet. Eshte shume e rendesishme per popullsine çame te emigruar nga vatrat e saja, dhe me banim momentalisht ne Shqiperi apo gjetke qe te vihet ne dijeni se gjenocidi çame nuk ka filluar ne 1821 me revolucionin grek ku Suliotet dhe Greket filluan te masakronin te gjitha fshatrat jugore te Çamerise, as ne 1913 ku pas shembjes se Perandorise Osmane te gjithe çamet e Janines, Artes, dhe ata te Çamerise lindore, jetuan makabrat me te tmerrshme nen hijen e thikave dhe kryqit, as ne 1944 me masakren e madhe te Suliotit Napolon Zerva por shume dekada me pare, ne vitet 1750 kur çami Seit Çapari nga familja fisnike e Çaparenjve te Luaratit ne Çameri, dhe Delvinioti Mustafa Koka do te rrethonin Sulin, duke vrare shume Suliote, sepse keta te fundit i kishin vene taksa muslimaneve çame te Margelliçit, dhe nqs keta te fundit si paguanin ata kryenin krime nga me monstruozet. Edhe Ali Pashe Tepelena sulmoi Suliotet sepse keta te fundit kishin sulmuar fshatrat muslimane te Çamerise, gjate mungeses se Aliut, dhe me sakte fshatrat e Margelliçit qe eshte nje ore e gjysme ne kembe nga malet e Sulit. . Po te lexojme historine e Çamerise do te kuptojme qarte se çamet pjesen derrmuese te luftes se tyre e kane bere kunder Sulioteve dhe Arvaniteve, duke qene se keta te fundit luftonin per kryqin dhe per nje Greqi te Madhe, ndersa çamet per Çamerine, dhe mosvaresine e tyre nga kleftet Suliote dhe nga kuçedra ballkanike, (Kisha Ortodokse), te cilet luftonin per nje Greqi te Madhe, ose Megali Idea deri ne lumin Shkumbin, ndersa çamet dhe Shqiptaret e tjere per Shqiperine dhe Çamerine deri ne Arte.
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 27 Tetor 2020, 10:57
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari