Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Persekutimi i partive te djathta ne Kosove
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Persekutimi i partive te djathta ne Kosove, Posted 29 Dhjetor 2009, 02:37
Mungesa e partive djathtiste e nacionaliste në hartën politike të Kosovës

Imazh


Me Kushtetutën e Kosovës vihet bazamenti “ligjor” për denacionalizimin e shqiptarëve si pikë e fundit në zbatimin e Rezolutës 1244 (plotësimi i standardeve për shtet multietnik). Emri -shqiptar- nuk gjendet në asnjë nga dokumentet e UNMIK-ut, as të institucioneve të përkohshme administrative “qeveritare”, “parlamentare”, “shtetërore” që në të vërtetë janë institucione lokale-komunale, e jo shtetërore. Fushatën për denacionalizim, sipas programit të OKB-së (që e zbatuan misionarët e BE-së) e mori përsipër ta përkrahte dhe ta afirmonte media (e shkruar dhe vizuale) shqipfolëse e Kosovës, e cila, këtë detyrë, po e kryen me shumë sukses edhe sot. Në mediat e Kosovës “kosovare” u ndalua emri -shqiptar- dhe shqiptarët u zëvendësuan në mënyrë “automatike politike” me -kosovarë-. Nga Shqipëria vinin në Kosovë “përforcime” autoriale skribomanësh me mbitituj tekstesh “shqiptarët dhe kosovarët”.Ish-i dërguari special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Bosnjë, zoti Jacues Klein, i cili thotë se në BH pas luftës “gabimisht” nuk janë ndaluar partitë kombëtare, duke menduar kështu në partitë nacionale serbe në Bosnjë dhe në Kosovë. Klein pohon se, përveç në Bosnjë, “në vendet e tjera” nuk është lejuar të ketë parti nacionale.

Pra, partitë nacionale janë serbe në Bosnje dhe Kosovë. Jacues Klein vazhdon (citoj) “Thënë sinqerisht, në vendet e tjera pas luftës ne kemi eliminuar gjithë establishmentin e luftës, të gjitha segmentet nacionaliste, pasi historia shumë herë ka vërtetuar se liderët e luftës nuk janë prijës të mirë në paqe” (fund i citatit). Pra teza se LDK-ja si parti e djathtë (e dimë se është konvertë e ish-lidhjes socialiste të “Krahinës Autonome”) dhe PDK-AAK-ja si lëvizje për -çlirimin kombëtar- pas lufte (1999) këto parti janë lejuar të ekzistojnë dhe “të veprojnë”, duke ua ndaluar të jenë parti nacionale, krejt gjithnjë sipas Klajnit. Unë jam shqiptar dhe mua mos më besoni, por besoni Klajnit. Ai thotë se, përveç Bosnjës, “në vendet tjera” janë eliminuar “establishmentet” nacionale, në “vendet tjera” joserbe është arritur denacionalizimi, “nuk janë lejuar partitë nacionale”, edhe pse ka ekzistuar projekti që edhe partitë serbe “ne (ato) vende tjera” të kishin pasur, si thotë ai, “platformë ekonomike” (!!!), si këto që i janë imponuar partive politike ish-shqiptare në Kosovë, të merren me “ekonomi”, e jo me çështje nacionale, që do të thotë - shtetformuese. AAK-ja “djathtiste” nga këtu e ka profilizuar fizionominë politike si “parti ekonomike”.

Ata janë proklamuar të djathtë dhe kanë deklaruar se do të merren ekskluzivisht me ekonomi dhe nuk kanë program nacional (që do të thotë shtetëror), siç është rasti edhe me PDK-në dhe LDK-në, etj. Klein thotë se ky projekt, për “platformë ekonomike” të organizimit politik, është zbatuar “menjëherë pas lufte”. “Menjëherë pas luftës” filluan të na quajnë dhe të vetëquhemi “kosovarë”, e jo më shqiptarë. “Menjëherë pas luftës”, sa shpejt, “menjëherë pas lufte” u arrit të konstruktohet “platforma” e BE-OSBE-së për denacionalizimin e disa “popujve (sipas tyre) jokualitativ myslimanë)”. Kjo është dëshmi se, derisa po zgjaste lufta e UçK-së, BE-ja po konstruktonte platformë për “parti ekonomike” në Kosovë, që posa të përfundonte lufta, “menjëherë pas lufte” pelegrinët misionarë të “diplomacisë sekrete policore” të BE-së (nën firmën e UNMIK-ut), të nisin zbatimin e projektit për kosovarizimin e shqiptarëve “ekonomikë”, “integralë”, “evropistë” në perspektivë nostradamusiane. Fjalimi i parë i ish-komunistit të tërbuar Kushner, “menjëherë pas lufte” (në një çerdhe fëmijësh në Prishtinë), i poshtëroi shqiptarët e Kosovës në mënyrën më drastike të mundshme. Brenda nate “menjëherë pas luftë” BE-ja i pjeku “disa” “kosovarë” që i bënin ovacione Eversit dhe Kushnerit, si dy heronjve “kombëtar kosovarë”. Ishte trishtuese t’i shihje në TV shefat e zyrave të huaja si shoqëroheshin ekskluzivisht me “kuadrin” kosovar, e kjo vlen edhe për zyrën e SHBA-ve (atëherë ishte shef i saj Dell-i). I gjetën brenda nate, “menjëherë pas lufte”?!

Ishin fije e për pe po ata “kosovarët” e “brendanatshëm”, që dikur para lufte me tekste publicistike ishin promovuar si besimtarë fanatik të “demokratizimit të Serbisë” dhe demokratizimin e Serbisë e konsideronin si shanse për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Pra, të gjithë pa përjashtim ish - projugosllavët e vetdeklaruar.Do të thotë, para se të përfundonte lufta, BE (nën maskën e OKB-së) e ka pasur të qartë në “cilat vende” do ta eliminojë, siç e zbulon sot Klein-i, establishmentin e luftës dhe do ta vendoste establishmentin “e paqes” (jo çlirimit), do ta funksionalizonte politikisht atë establishment, që gjatë luftës kishte bashkëpunuar me armikun (me strukturat majtiste komplotiste) nëpër hotelet e Tiranës, Beogradit dhe qendrave tjera të Evropës. U eliminua establishmenti, jo vetëm i UçK-së, (LPK-ja), por i të gjithë atyre që në kontinuitet ishin angazhuar për çlirimin e Kosovës, madje që nga viti 1948 e deri në vitin 1999.

Pra, të gjithë ata që kanë luftuar për çlirimin e Kosovës nga riokupimi i saj në viti 1943 (AVNOJ), pra të gjithë -nacionalistët- janë ai establishmenti i eliminuar sipas Klein-it, të cilët u eliminuan në bazë të programit dhe strategjisë shumëvjeçare të BE-së, strategjisë që BE-ja e kishte të gatshme ta zbatonte “menjëherë pas luftës”, që në ditën e parë të “çlirimit” të Kosovës, me ndihmën e forcave policore administrative dhe ushtarake të UNMIK-ut. “Ne kemi eliminuar” (pra sipas programit politik, lexo: “ata”, OKB-ja dhe maska e saj BE-ja) establishmentet nacionale “në vendet tjera”, përveç Bosnjës. Po cilat janë ato vende tjera ku e paskan eliminuar establishmentin nacional menjëherë “pas lufte”? Nuk ka vende tjera “pas lufte” (1999) ku janë ndaluar partitë nacionale, përveç në Kosovë. Pra, jo në “vendet tjera” “pas luftës”, jo në Kroaci, Slloveni, Maqedoni, Serbi dhe Mal të zi, por vetëm në Kosovë janë eliminuar partitë nacionale dhe individët që Dosja Serbe e UNMIK-ut i ka nxjerrë nga skeda e “nacionalistëve” shqiptarë.

Nuk duhet harruar “djathtistët” e qeverive të Shqipërisë që e kishin pranuar Rezolutën 1244. Ashtu si pohon Jacques Klein-i, është eliminuar UçK-ja (më mirë të them - platforma e saj politike çlirimtare, ajo është quajtur gjatë lufte - Ushtria çlirimtare e Kosovës, e jo “Ushtria Paqësore e Kosovës”), pra është eliminuar platforma -çlirimtare-, është anatemuar, është përbuzur, është demobilizuar, çarmatosur, është traumatizuar, janë seleksionuar “individë” që nuk ka marrë pjesë në luftë dhe ushtria e UçK-së është shndërruar në “forcë sigurie” të qytetarëve, e jo shqiptarëve të komanduar nga të huajt, kurse në LDK janë patentuar klanet renegate antirugoviste, të cilat kanë seleksionuar adapterët e Ahtisarit, duke i riaktivizuar në ato “struktura civile” që ishin në konflikt të hapët me Rugovën. Struktura këto, që i kanë shërbyer administratës (serbe) të UNMIK-ut, brenda rezervatit të quajtur “pushtet i përkohshëm”, i karakterit lokal-komunal dhe nën “kompetenca të rezervuara” (që do të thotë - pushtet pa kompetenca, pa ekzekutiv shtetëror).

Partitë janë konstruktuar si “demokratike të Kosovës” (jo partia demokratike shqiptare e Kosovës), janë bërë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca për Kosovën e Re, Aleanca Socialdemokrate e Kosovës, Liberalë të Kosovës, Socialistë të Kosovës, Partia e Drejtësisë së Kosovës etj. etj. - asnjëra shqiptare, sepse ne duhet ta “nënkuptojmë” se ato janë (“edhe”) shqiptare, zyrtarisht joshqiptare, por shqiptare pa program nacional shtetformues, Shqiptare sa për ta marrë me mend, sa të mos zbulohet fare projekti i BE-së për “eliminimin e establishmenteve nacionale”, siç konstaton kategorikisht Jacues Klein-i.Vendi “Kosovë”, sipas kësaj formule evropiane për eliminimin e establishmenteve nacionale, zëvendëson dhe nënkupton “kombin” e këtij vendi, lidhjet, partitë, aleancat... partitë - organizohen për Kosovën multietnike, derisa etnitë tjera joshqiptare nacionalizojnë partitë e tyre, duke u distancuar haptas nga projekti “multietnik” i Ahtisarit, i sponsoruar nga OKB-BE-ja. Pra, së bashku me kë (së bashku) e përmbajnë “multietnikumin” këta shqiptarë të shkrirë, kur nga multietnia distancohen serbët dhe të tjerët? Pra, spekulohet me subjektin, ajo dykuptimësia “ligjore” që e lansoi i pari Jaap de Hoop Scheffer-i (korrik 2008) dhe që inkurajojë “teoricienët” pa aparaturë shkencore, të mënyrave diversiste shtetformuese.

Shqiptarët si komb “nënkuptohen” brenda “multietnicitetit”, pra shqiptarët merren me mend! Kushtetutat, askund në botë dhe asnjëherë, nuk përfillin paragrafë që lënë të “nënkuptohen” nocionet ligjore. Ligjet nuk mund të shkruhen me simbole, me metafora, por ligjet paragrafohen me saktësi precize diskursive, me saktësinë që nuk lejon dykuptimësi të Scheffer-it. Në ato gati 20 parti serbe në Kosovë, 90 për qind e tyre kanë cilësorin “parti serbe” (demokrate serbe, radikale serbe, rimëkëmbje serbe, liberale serbe etj. etj). Pra: për cilin komb “në veçanti” është përgjegjëse Kushtetuta “multietnike” e Kosovës, pos për partitë që mbiemërohen - serbe? etj. Ekziston vetëm një parti që quhet edhe “shqiptare”, Partia Shqiptare Demokristiane, por kjo parti është sabotuar pikërisht për shkak të “titullit” të saj, e kanë përçarë, sot është shumë minore, dhe ka mundur të ekzistonte vetëm sa ishte gjallë Rugova.

Ky shtet absolutisht sovjetik dhe policor i BE-së, nën protektoratin informal të OKB-ve, për vetëm dhjetë vjet (sponsoroi) ndërtoi 693 godina kulti fetar si “standard i demokracisë” që mbështetet ekskluzivisht në të drejtat dhe liritë e njeriut për përcaktim fetar, në një vend ku çdo e drejtë dhe liri e përcaktimit të lirë nacional - shantazhohet me metodat më të fëlliqura dhe të provuara të Gestaposë, KGB-së dhe UDB-së. “Menjëherë pas luftës” UNMIK-u filloi me rindërtimin e “bashkim vëllazërimit” të ish-Jugosllavisë (Serbisë), jo në “vendet tjera”, siç pohon Klein-i, por ekskluzivisht vetëm e vetëm në Kosovë. Lëre që nuk ka, por kur deklarohen se janë parti të djathta, këta bajraktarë të multietnisë, duken qesharakë dhe renegatë të idealeve për të cilat thonë se kanë luftuar dhe të cilat ideale (nëse i kishin) i kanë tradhtuar për “interesa ekonomike”, siç i karakterizon Jacues Klajn....
http://floart-press.blogspot.com
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 1 postim · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 27 Tetor 2020, 10:23
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari