Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 17 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
Emrat e pronareve qe pasuroi Edvin Rama ne miliarda leke
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Hipoteka: Pallati 12-katësh nuk ka leje për hotel

TIRANË - Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive reagoi dje për shembjen e pallatit 12-katësh, duke thënë se kjo ndërtesë nuk është e hipotekuar. Sipas Hipotekës Qendrore, godina 12-katëshe nuk ka hipotekë për ndërtimin e hotelit, por vetëm për ndërtimin e një karabine. Reagimi i zyrës së regjistrimit erdhi pas deklaratës së deputetit socialist, Eduart Shalsi, i cili tha se kjo godinë është ndërtuar konform ligjeve me leje të rregullt ndërtimi. Shalsi theksoi se pallati 12-katësh është hipotekuar në zyrat e kryeministrit Berisha. Por sipas Hipotekës,bëhet me dije se në vitin 2005, ky pallat është regjistruar si karabina në këtë zyrë, nga ish-Regjistruesi i Tiranës, Gazmend Zeneli. Por në vitin 2007 është konstatuar paligjshmëria e këtij regjistrimi, sepse ky objekt ishte ndërtuar mbi një truall e pronë publike. “Pas këtij konstatimi, u verifikua se regjistrimi i saj ishte kryer në mënyrë të jashtëligjshme dhe dosja e abuzimit iu dërgua Prokurorisë së Rrethit të Tiranës. ZQRPP sqaron se dosja e kësaj ndërtese vazhdon të jetë ende në prokurori”, - deklaroi Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive.
http://www.korrieri.com/index.php/ana_rexha/3952.html
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
“Rama ktheu në pallate për hesap të Arjan Leskajt sheshet e planifikuara për shkolla dhe kopshte”
Imazh

Rama ktheu në pallate për hesap të Arjan Leskajt sheshet e planifikuara për shkolla dhe kopshte”

Pas publikimit në gazetën “55”, denoncon deputeti demokrat Florjon Mima

Më herët gazeta “55” denoncoi kthimin e një sheshi të planifikuara fillimisht për ndërtim shkollash dhe kopshtesh për fëmijët, në shesh për pallate shumë katesh, në interes të mikut të tij Arjan Valentina Leskaj. Nisur nga ky denoncim disa ditor i bërë nga një organ mediatik që rigorozisht ka denoncuar aferat antiligjore të Edvin Ramës me lejet e ndërtimit në kryeqytet, ka ardhur dje reagimi zyrtar i Partisë Demokratike.
Deputeti demokrat, Florjon Mima, denoncoi dje aferën e rëndë korruptive të kryebashkiakut Edvin Rama, dosja voluminoze e të cilit përmbledh qindra faqe të mbushura me abuzime të rënda në dëm të qytetarëve kryeqytetas dhe në shpërfillje të hapur të sistemit ligjor në vend. Mima, denoncoi një tjetër akt ekstra ligjor të Ramës, ku pranë zonës së Ali Demit, Edvini ka dhënë për hesap të mikut të tij ndërtues Arjan Leskaj zonat e planifikuara për ndërtime shkollash dhe kopshtesh.
“Para tre ditësh deputetët Përnaska, Stazimiri, Shehu dhe unë kemi denoncuar një rast flagrant të shkeljes së një vendimi të KRRT-së të Tiranës, nga vetë bashkia e Tiranës. Bëhet fjalë pranë zonës së Ali Demit për kuadratin C 15 i cili në Mars të vitit 2005 figuron i destinuar për ndërtimin e objekteve para shkollore, kopshte dhe çerdhe. Në atë bllok ndodhen dy blloqe të mëdha banimi të dhëna për firmën “Matriks’ SHPK në pronësi të shtetasit Leskaj”, u shpreh Mima.
Ai denoncoi edhe një tjetër shkelje e cila këtë herë ka të bëjë me spostimin e lumit të Lanës dhe afrimin e tij në një distancë prej më shumë se 300 metrash me arsyen e vetme që rruga e cila shoqëron Lanën që do të jetë rruge kryesor, njësoj si Bulevardi “Zhan D’Ark” të afrohet në derë të këtij objekti.
Nisur nga ky akt, deputeti i Partisë Demokratike, Florjon Mima, garantoi edhe pronarët e tokës që kanë titull pronësie në bllokun e lart përmendur se shkelësit e të drejtave të tyre do të përballen me ashpërsinë më të madhe të ligjit.
“Sot jemi njohur me një prononcim të pronarëve të tokës, janë familja Maçi. Jam këtu për të siguruar familjen Maçi, por dhe çdo banor tjetër që ka titull pronësie në atë bllok se ne jemi të bindur, absolutisht, që ata ta gëzojnë dhe ta zhvillojnë tokën e tyre. Denoncimi jonë nuk ka pasur të bëjë fare me cenimin e të drejtave pronësore të kësaj familje, por edhe familjeve të tjera.
Gjithashtu jam këtu për të konfirmuar patundshmërinë tonë se jemi të bindur që të gjithë ata që kanë cenuar ligjet, në sekretariatin teknik të bashkisë së Tiranës, por edhe në ekzekutivin e bashkisë së Tiranës, do të përgjigjen për këto shkelje flagrante të ligjit”, deklaroi më tej, deputeti demokrat, Florjon Mima.

10-12-2009 / Gazeta 55“
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Mafia reagon
Imazh
Berisha dhe Artan Dulaku


Padia e Dulakut ndaj Berishës, zgjidhet me short trupa e gjyqtarëve
TIRANË- Gjykata e Lartë ka caktuar sot trupën gjykuese që do të shqyrtojë padinë e bërë nga Artan Dulaku në ngarkim të Sali Ram Berishës.

Sipas burimeve nga gjykata, sot u hodh shorti me gogla, sipas procedurave të përcaktuara dhe u zgjodhën 5 gjyqtarët që do të merren me dosjen në fjalë.


Pas shortit, gjyqtarët e zgjedhur janë:

1. Mirela Fana, Rel
2. Aleksander Muskaj
3. Irma Bala
4. Guxim Zenelaj
5. Evjeni Sinoimeri


Padia në ngarkim të Sali Berishës u bë nga përfaqësues ligjore të kompanisë së ndertimit Edil Al It, dhe u dorëzuar pak ditë më parë në Gjykatën e Lartë.
Kjo kompani drejtohet nga Artan Dulaku, të cilin S.Berisha e renditi e në krye të sulmeve të tij të paprecedenta verbale, duke e quajtur "don Dollaku".
Juristet e kompanise ne fjale, nje nga taksapagueset me te medha ne vend, deklaruan për Shekullin, ditën e padisë se ne kerkese eshte bere edhe intepretimi perkates se pse kerkesa eshte derguar ne gjykaten e larte dhe jo ne prokurori.
"Kerkesa per gjykim per shpifje ndaj shtetasit Sali Ram Berisha, aktualisht kryeminister i vendit, mbeshtetet ne nenin 55 te Kodit te Procedures Penale, - thuhet ne deklaraten e juristeve te kompanise".
"Don Dollaku, Tan Dollaku, ne zemer te Tiranes ka pervetesuar me firme te Edvin lakuriqit 54.153 metra katrore" - tha S.Berisha ne fjalimin e tij mes te tjerash.
Padia u shoqërua atë ditë me nje deklarate per media ku thuhej:
"...Kompania Edil Al shpreh shqetesimin e saj per klimen e krijuar pas sulmeve te pabaza, tendencioze dhe te paskupullta qe kryeministri i vendit, z. Sali Berisha dhe qeveria e tij po ndermarrin ndaj saj. Kompania Edil Al i ben thirrje gjithe opinionit publik ne vend, Presidentit te Republikes, Trupit Dimplomatik, organizmave ne mbeshtetje te biznesit, institucioneve nderkombetare se veprimi i qeverise shqiptare per te sulmuar nje kompani private biznesi per kapital thellesisht politik, eshte nje agresion i mirefillte dhe nje alarm i forte per fatin qe ka demokracia ne Shqiperi"- thuhej në deklaratë.

Kjo kompani ka qenë e para që bëri padi penale për Berishën. Pas kësja, në gjykatë vërshuan edhe të tjera padi në drejtim të kryeministrit. Padi bënë firma ndertuese e pallatit ne qender te Tiranes, firma 2K, e cila iu drejtua gjykates me nje padi per shifje dhe fyerje ndaj kryeministrit te vendit. Më tej, disa padi që Bashkia e Tiranës bëri për vetë kreun e qeverisë dhe zyrtarët e lartë. Vetëm sot lideri socialist Edi Rama deklaroi se ka bërë 20 padi, 10 penale e 10 civile në adresë së Berishës, të cilit i ka kërkuar të faktojë akuzat e bëra ndaj tij.
Shekulli | 11/12/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Opozita s’kërkon më hapje kutish, por mosrrëzimin e pallateve të mafias

Imazh

Thirrja e trashëgimisë komuniste/Në 130-vjetorin e ditëlindjes së Stalinit, caktohet protesta e radhës në Tiranë

Partia Socialiste ka hequr dorë dje nga kërkesa për hapje kutish e rinumërim votash dhe e ka këmbyer këtë kërkesë, me kërkesa për mosprekjen e bizneseve dhe pallateve të jashtëligjshme. Këtë “iniciativë” më të fundit të PS-së, e ka paralajmëruar dje deputeti i kësaj partie Blendi Klosi. Jo vetëm ka, por krahas kësaj, Klosi ka paralajmëruar edhe fillimin e një vale të re protestash që fillojnë të hënën nga Durrësi. Këtë valë të re protestash të “prezantuar” dje, PS-ka ka bërë të ditur se do ta përfundojë në ditën e 130-vjetorit të ditëlindjes së Stalinit, pikërisht në 21 dhjetor, të këtij viti, me një protestë të fundit në Tiranë. Në deklaratën e tij të djeshme, ku si të gjithë “speaker”-at e PS-së doli lexoi dhe iku pa pranuar ti përgjigjet ndonjë pyetje të mundshme të gazetarëve, Blendi Klosi, vetëm kërkesën për hapej kutish dhe rinumërim votash, nuk artikuloi. Duke dhënë “sihariqin” se “nga dita e hënë 14 Dhjetor, Partia Socialiste e Shqipërisë së bashku me opozitën e bashkuar qytetare do të organizojë në të gjithë vendin një valë protestash popullore...”. Duke sqaruar qëllimin e kësaj vale të re protestash, Blendi Klosi bëri të ditur se ato do të organizohen sepse opozita do “mbrojtje për bizneset e tyre”. Ndërsa “mbrojtja e bizneseve të opozitës” është e reja e protestave të radhës, që do të përfundojnë në 21 dhjetor në Tiranë, për koincidencë apo jo, edhe dy vjet më parë, opozita sërish protestonte në Tiranë, nënë pretekste të njëjta, sikurse po mundohet të motivojë këtë valë të re protestash të paralajmëruar dje nga Blendi Klosi. Përveç pjesës së “mbrojtjes së bizneseve të saj”, edhe dy vjet më parë, opozita, në përkujtim të ditëlindjes së Stalinit (atëherë 128-vjetori), nën pretekstin e “keqqeverisjes së mazhorancës”, e motivonte atë protestë “për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike, kufizimeve në furnizimin e popullatës me energji, çmimeve që kanë pësuar një rritje galopante”, etj. Ashtu sikurse edhe dy vjet më parë, edhe dje Blendi Klosi, në paralajmërimin e valës së re të protestave, që përfundojnë në 21 dhjetor 2009, në Tiranë, nuk bëri asgjë më shumë të ditur, për shkaqet e tjera të kësaj, se sa, “të hënën 14 dhjetor fillon me Durrësin protesta jonë njëjavore për krizën e demokracisë e të ekonomisë së familjeve shqiptare. Të hënën 14 dhjetor ne do të protestojmë në Durrës për të gjitha pasojat e kutive të mbyllura, që nga rritja e çmimit të energjisë apo vizitave në spital...” etj. Sot, duke u nisur nga krahasimi i atyre që tha Blendi Klosi dje, me ato që thoshte kreu i Fondacionit “Qemal Stafa”, Saimir Tahiri dy vjet më parë, nuk mund të mos vësh re se, sërish opozita, demonstron se nga 21 dhjetori 2002 deri te 21 dhjetori 2009, ajo as pretekstet për protesta, nuk ka mundur “të moderojë”. E thënë më shkurt, opozitës i ka ngelur ora të paktën dy vjet prapa. I vetmi ndryshim, nga 21 dhjetori i vitit 2007 deri në 21 dhjetorin e vitit 2009, është se këtë vit opozita proteston edhe për bizneset e saj të jashtëligjshme, ndërsa edhe Stalini është dy vjet më “i plakur” dhe se ky vi, është një vit jubilar për ditëlindjen e tij, për festimin sa më mirë të së cilës, opozita do di të organizojë një protestë të merituar për udhëheqësin e saj shpirtëror.

13-12-2009 / Gazeta 55
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Gjykata rrëzon pallatin e Dash Pezës, rikonfirmohet vendimi i Inspektoratit të Ndërtimit
ImazhImazhImazh
Ilir Mataj, President i ANALTIR
Durres, 21.04. 2007

Padia pa bazë ligjore, Ilir Mata ripërsërit kërkesën për pezullim të vendimit

Gjykata e Faktit ka legjitimuar ditën e djeshme vijimin e punimeve për prishjen e pallatit të kunatit të Dashamir Pezës. Më anë të këtij vendimi gjyqtarja Arjana Caco ka rrëzuar pretendimin e Ilir Matas, se ky ndërtim ka qenë i ligjshëm. Në këtë mënyrë drejtësia ka arritur të fitojë mbi aferat korruptive të politikanëve të së majtës, të cilët më në krye Edi Ramën kishin marrë peng rrugën e këmbësorëve. Madje në fazën e prezantimit të provave Ilri Mata ka tentuar ta justifikojë ndërtimin si të ligjshëm, kur për tre kate të tij nuk ka pasur leje ndërtimi. Gjatë seancës së djeshme gjyqësore të dyja palët kanë paraqitur edhe një herë tjetër provat dhe kërkesat e tyre, dhe më pas gjyqtarja ka dhënë vendimin. Kjo dosje i ishte lënë në ngarkim gjyqtares Arjana Caco, e cila ka argumentuar vendimin me faktin se baza ligjore e prezantuar nga Ilir Mata është e gabuar.”Kemi të bëjmë më një çështje administrative dhe prishja e të tilla vendimeve bëhet vetëm me anë të neneve 324- 329 të Kodit të procedurës Civile. Ndërkohë që mbrojtësi i Ilir Matas e ka bazuar kërkesën e tij në nenet 202- 206. Kjo bazë ligjore nuk qëndron, dhe pezullimi i akteve administrative bëhet vetëm me nenin 329 të Kodit të procedurës Civile”, është shprehur gjyqtarja Caco. Në seancë gjyqësore është bërë e ditur se edhe vetë avokati i Ilir Matas ka qenë në dijeni se baza ligjore e prezantuar prej tij ishte e pasaktë, por ka insistuar që gjykata ta korrigjojë atë. Ndërkohë që gjykata mund ta japë vendimin e saj vetëm duke u bazuar tek ligji, dhe nuk ka të drejtë ndërhyrjeje tek padia e paraqitur nga pala kërkuese. Gjithsesi vendimi i djeshëm është një goditje e fuqishme ndaj politikanëve të korruptuar, duke i lënë që të kuptojnë se drejtësia bazohet tek ligji dhe nuk mund të blihet.

Vendimi i gjykatës

Gjykata ka vendosur në bazë të nenit 306 të Kodit të procedurës Civile të rrëzojë kërkesën e shoqërisë “AlbaLam sh.p.k” si të pabazuar në ligj. Për marrjen e këtij vendimi gjykata ka marrë një shqyrtim kërkesat dhe provat e paraqitura nga të dyja palët e këtij procesi, nga të cilat kanë arritur në këtë përfundim. Duke parë natyrën e konfliktit dhe konkretisht objektin e kërkesës gjykata konstaton, se jemi përpara një konflikti me karakter administrativ. Pra kërkohet të pezullohet ekzekutimi i një akti administrativ. Konfliktet me karakter administrativ zgjidhen me dispozitat e Kodit të procedurës Civile dhe konkretisht me nenet 324- 329, ku në këtë të fundit është parashikuar dhe pezullimi i aktit administrativ. Pala kërkuese kërkesën e saj e ka bazuar në nenet 202- 206 të këtij kodi, bazë ligjore e cila nuk qëndron, për arsye se pezullimi i ekzekutimit të aktit administrativ realizohet me nenin 329 të K.P.C. Ky arsyetim është i bazuar dhe në vendimin unifikuese të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.10, me datë 24.03.2004, në të cilin janë shtruar për zgjidhje përveç të tjerave dhe këto detyra: Pezullimi i zbatimit të aktit administrativ, sipas nenit 329 të K.PC përbën një masë sigurimi i padisë në kuptim të nenit 206/ b të Kodit të procedurës Civile. Në seancën gjyqësore të dt 11.12.2009, përfaqësuesi i palës kërkuese midis të tjerave ka pretenduar se vendimi nr 10 i dt 24.03.2004 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë ka efekt mbi gjykatën, dhe jo mbi palët. Parimi që ju më jepni faktin dhe unë jam mendimin dhe me gabimet që mund të kemi bërë në kërkesën tonë. Me këtë pohim pala kërkuese, megjithëse e pranon se baza ligjore e kërkesës është e gabuar, kërkon që gjykata të vendosë duke korrigjuar në këtë mënyrë dhe bazën ligjore të kërkesës. Ky pretendim i palës kërkuese bie në kundërshtim, fillimisht me nenin 16 të K.P.C në të cilin thuhet se: Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktim që mund të propozojnë palët. Megjithatë gjykata nuk mund të ndryshojë bazën juridike të padisë, pa kërkesën e palës. Gjithashtu ky pretendim i palës kërkuese bie ndesh dhe me vendimin unifikuese të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr 9, datë 09.03.2006, e cila ka arritur në përfundimin dhe ka unifikuar praktikën gjyqësore në këtë mënyrë. Si përfundim në kuptim të nenit 16 të Kodit të procedurës Civile, cilësimi i saktë i fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen bëhen nga gjykata që shqyrton çështjen, ndërsa përcaktimi i bazës juridike të padisë bëhet nga vetë paditësi që me paraqitjen e padisë ta ndryshojë atë deri në përfundim të hetimit gjyqësor, duke i bërë kërkesë gjykatës në një formë të përshtatshme procedurale.

Kërkesat

Inspektorati i lartë i ndërtimit ka paraqitur ditën e djeshme ne gjykatë provat, që vërtetojnë se pallati i kunatit të Dashamir Pezës është i paligjshëm. Përfaqësuesit e këtij institucioni i thanë dje gjykatës se kanë në dorë të gjithë provat, që vërtetojnë se pallati 12 katësh pikë së pari ka filluar të ndërtohet pa leje përkatëse dhe e dyta, regjistrimi i bërë në ZRRPP, ka qenë i paligjshëm. Përfaqësuesit e inspektoratit thanë dje se kanë në dorë një dokument që vërteton se pallati është ndërtuar mbi rrugë dhe se leje nuk është e rregullt. Përkundër kësaj ata paraqitën edhe një dokument me anë të të cilit vërtetojnë faktin se pas regjistrimit në mënyrë të paligjshme nga ish - drejtori i hipotekave, Gazmend Zenelaj, të gjitha procedurat janë çregjistruar dhe i kanë kaluar për verifikim organit të prokurorisë. Në seancën e djeshme gjyqësore kanë qenë të pranishme të dyja palët e interesuara për këtë çështje. Pala paditëse e përfaqësuar nga Ilir Mata, kunati i Dashamir Pezës, solli dje në seancë të gjitha provat shkresore. Një nga provat e paraqitura ishte ajo e marrjes së lejes për ndërtim që në vitin 2002, vit kur pallati 12 katësh në qendër të Tiranës nisi të ndërtohej. Një tjetër provë ishte edhe regjistrimi i pronës në Zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Pra sipas palës së përfaqësuar nga Ilir Mata, Inspektorati i Policisë Ndërtimore ka ndërhyrë në kundërshtim me të gjitha ligjet në fuqi dhe me të gjitha rregullsitë që i jep ai. Seanca gjyqësore është në fazën e mbledhjes së provave shkresore.

Ilir Mata ripërsërit padinë në gjykatë

Menjëherë pas vendimit të dhënë nga gjykata për lejimin e prishjes së pallatit, nuk ka munguar as reagimi i Ilir Matas. Ky i fundit në një deklaratë për mediat ka treguar se do ti drejtohet Gjykatës së Apelit për të depozituar padinë e tij. Ditën e djeshme Mata së bashku me mbrojtësin e tij ligjor ka paraqitur në dyert e Gjykatës së Apelit kërkesë- padinë, në të cilën kërkon pezullimin e prishjeve të pallatit të tij. Kërkues : Shoqëria "T.T.A. - AlbaLam. sh.p.k”, me adrese ne rrugën 5 Maj, e regjistruar me date 05104/1993, Tirane, e përfaqësuar nga administratori i saj Ilir Mata. Objekti: Pezullimin e menjëhershëm dhe pandërprere të zbatimit të aktit administrativ të vendimit nr.l0, date 07.12.2009, te nxjerrë nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar i cili parashikon "Dënim për prishjen e objektit l2 katësh, te shoqërisë 'T.T.A AlbaLam sh.p.k”. Shkaku ligjor: Nenet 13 të Kodit te procedurës Administrative dhe 329 te Kodit te procedurës civile dhe vendimi unifikues nr l0, date 24.3.2004 i Kolegjeve te Bashkuara re Gjykatës se Larte.
http://www.sot.com.al/
Anxhela Tato
29.12.2009
fotoja e Ilir Mataj u more nga ky link: - http://www.blackseacaravan.org/index/ne ... &offset=12

Shoqata "ANALTIR" me president Ilir Mataj


Address: Sheshi "Avni Rustemi", Rruga "Xhorxhi Martin" TIRANA Albania

E-mail: analtir@analtir.com
URL: http://www.analtir.com
Phone: +355 42 30 503
Fax: +355 42 30 503

Executive(s):
Mr Ilir Mataj, President
U more ne linkun: - /www.bsec-urta.org
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Berisha kërkoi anulimin e shitjen së pronës tek Tajvani

Imazh

Parku Rinia - Tirane

Kryeministri Berisha ka kërkuar anulimin vendimin për shitjen e një pjese toke tek parku “Rinia”, pasi veprimet janë bërë në kundërshtim me ligjin. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Berisha është shprehur se shitja e kësaj toke është tepër e shëmtuar, pasi nuk kanë ngurruar për ta përvetësuar atë me çmimet më qesharake. “Një truall, që në vendin ku ndodhet, e ka çmimin mbi 2 mijë euro metra katror, është blerë për 95 euro.
Shumë shpejt do t’u faktoj shqiptarëve, njësoj si me këtë rast, se mbrapa qëndrimit të shkelmojë mbi vendimin e gjykatave, qëndrojnë interesat mafioze, të konvertuara në qindra e qindra, në mos në shumë qindra milion euro, të cilat fillojnë me qendrën e Tiranës dhe shtrihen në të gjithë gjatësinë e bregut, nga Velipoja në Ksamil”, ka theksuar ai. Sipas kryeministri Berisha qeveria anuloi vendimin për shitblerjen e 1350 metra katror tokë publike në qendër të Tiranës, sepse është një akt i bërë tërësisht në kundërshtim me ligjin për shitblerjen e trojeve nr. 7980, datë 27.7.1995. Gjatë fjalës së tij kryeministri Berisha argumentoi shkeljen e hapur të ligjit me aktin e shitblerjes së këtij trualli në qendër të Tiranës, duke theksuar se një transparencë e tillë do t’i bëhet të gjitha rasteve të ngjashme me këtë rast, të përvetësimit të pasurisë publike për interesa personale. Më tej Berisha ka theksuar se me vendim të Këshillit të Ministrave, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave është përgjegjës për zbatimin e ligjeve të dërguara prej tij në parlament. Ligji për shitblerjen e trojeve numër 7980, datë 27.7.1995, neni 3 i tij thotë se derisa të përfundojë kompensimi fizik i ish pronarëve, kalimi i trojeve të lira nga pronë shtetërore në pronë private bëhet vetëm në rastet si vijojnë, për ndërtimin e banesave me qëllim të lirimit të banesave të ish pronarëve, si dhe për të pastrehët të ndërtuara nga Enti i Banesave për persona të tjerë dhe me vendim të Këshillit të Ministrave për shitje për investime shumë të rëndësishme për vendim.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Leskaj: Heqja e vizave rrit numrin e emigranteve ne BE


Partia Socialiste ka shprehur qarte dhe hapur qendrimin e saj per procesin e liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare, teksa ka deklaruar se do te rritet numri i emigranteve. Gjate nje takimi mbi politikat e emigrimit, deputetja socialiste dhe ish-kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, ka kembengur qe p[er vete kushtet dhe faktoret e ndryshem Shqiperia deri me tani eshte nje vend potencial emigrator, pasi ka jashte vendit 1/4 e popullsise, ne emigracion te paligjshem dhe te ligjshem. "Te gjithe faktoret qe kane bere qe 1/4 e popullsise shqiptare te emigrojne sot jane faktore te lidhur dhe te ndervarur me njeri-tjetrin. Mbeshtetur ne disa te dhena, do te thosha qe sot Shqiperia ne radhe te pare, per shkak te numrit eshte nje vend me potencial migrator shume te larte. Eshte nje vend me potencial te larte sidomos per fryme te popullsise, po ta krahasojme me vendet e rajonit, pergjithesisht une do te doja ta trajtoja ne te gjithe vendin, i bie qe te kete nje fluks gati 3-4 here me te madh. Se dyti, besoj se vlen te konsiderohet nje dukuri tjeter, ajo vecori qe ka emigracioni shqiptar, i cili po shnderrohet, them dukuri sepse ka nevoje qe politikat shteterore te adresohen ne vecorine qe po merr emigracioni shqiptar, i cili, ka tendence ne nje emigracion afatshkurter ne nje emigracion afatgjate, nga nje emigracion klandestin ne nje emigracion te ligjshem. Cka do te thote ne Greqi raportet jane 3 me 1, do te thosha raportet e emigracionit te ligjshem dhe te paligjshem", ka qene deklarata e djeshme e Leskajt. Per Partine Socialiste, keto deklarata te perfaqesueses se saj, tregojne, ne rastin me te mire paragjykim te qytetareve shqiptare dhe ne rastin me te keq, perdorimin e endrres se shqiptareve per te levizur lirshem ne Evrope, per motive te pastra politike, nderkohe qe shtetet e tjera si Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi i minimizuan edhe problemet e tyre reale ne te njejtat faza te procesit te liberalizimit te vizave.
1.5.2010
http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=53908
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 17 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 30 Tetor 2020, 08:39
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari