Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 17 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Emrat e pronareve qe pasuroi Edvin Rama ne miliarda leke
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Lejet e Edvin Rames

Sipas intervistes se kryeministrit Sali Berisha sonte ne oren 20:00 prane ekranit te TVSH po vendose emrat e milionereve te pasuruar mbi ligjin nga dora e zeze e kryetarit te bashkise Tiranes Edvin Rama vetem maja e ajsbergut;

500 mije metra katrore qe posedojne nga lejet e paligjeshme nga Edvin Rama personat e poshteshenuar dhe keta posedojne 750 milion euro si fillim.

Imazh

Ilir Mata

Imazh
Tom Dollaku( Dollaku - identifikimi i mafies nga Berisha) - emri i vertete - Artan(Tan) Dulaku 153 mije m katrore

Artan Valentina Leskaj- 145 mije m katrore

ImazhImazhImazh
Koco Kokedhima

Imazh
Fidel Ylli

Imazh
Tom Doshi

Imazh
Besnik Sula

Imazh
Dashamir Peza

Imazh
Sadri Abazi - 53 mije metra katrore

Arjan Leskaj - 61 mije m katrore
Imazh
Nard Ndoka -
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Jeta e panjohur e pesë deputetëve më të pasur të Parlamentit shqiptar
E Diel, 20-07-2008, 02:30pm (GMT)

Jetojnë në shtëpi luksoze, vishen firmato dhe duan të jenë gjatë në politikë

Nga Ermira Shpetimi

Paratë nuk të bëjnë të lumtur, por të ndihmojnë që ta krijosh atë. Duket më shumë si një lojë fjalësh por le ta themi hapur, a mund të jesh i lumtur nëse me pagën mujore mezi arrin të mbijetosh? Përgjigja e realistëve do të ishte, jo. Sot në ekonominë e tregut, ku secili ka mundësi të tregojë se çfarë di të bëjë me aftësitë e tij, pasuria është një tregues se sa vlera ke, sa i zoti je dhe mbi të gjitha çfarë e ardhmeje të pret. Pikërisht në këtë atmosferë parash e pasurish do të hyni duke lexuar mbi jetën e pesë deputetëve më të pasur të Parlamentit, të dhëna të bëra publike nga lëvizja “Mjaft” pak ditë më parë. Edhe pse që të pestë skeptikë për vendet në ‘top five’ pasi mendojnë se ka më të pasur se ata në sallën e Parlamentit, gjithsesi nuk e fshehin krenarinë se falë punës së tyre, sot kanë mundur të bëhen të pasur. Le të mësojmë detaje nga jeta e tyre prej milionerësh.

SADRI ABAZI: PASURIA: 485,083,158 LEKË
Imazh

Biznesmeni me 5 yje

Ju mund të mos e besoni por në fillim të viteve ‘90 dëshirën për t’u marrë më biznes Abazi e materializoi me një barakë të vogël, ku shiste karamele dhe biskota. Ndërsa sot, i renditur i dyti në listë për nga pasuria mbas deputetit Doshi, pohon se është i pasur por më të qetë në jetën e tyre janë punonjësit e tij sesa ai vetë. Mbasi kanë kaluar rreth 13 vite që kur ai nisi bizneset e tij, mendon se gjithçka e ka arritur jo vetëm me shumë punë, por edhe me shumë strese. Por duket se ia ka vlejtur sakrifica pasi pasuria e Abazit sot është rreth 485 milionë lekë të reja. Gjithçka filloi me një kompani import-eksporti që merrej kryesisht me materiale ndërtimi, por më pas, si shumë sipërmarrës të tjerë, kuptoi se gjetja më fenomenale për të fituar mirë, është biznesi i ndërtimeve. Dhe nga furnizues i xhamave dhe i duraluminit, u bë vetë ndërtues pallatesh. Në tetë vite që ai ushtron këtë biznes, ka ndërtuar me dhjetëra pallate në Tiranë dhe Durrës dhe aktualisht ka në ndërtim rreth 70 mijë metra katror në Tiranë. Edhe Abazi kërkon të përgënjeshtrojë legjendat sipas të cilave, po ndërtove një pallat, gdhihesh si me magji me disa milionë euro në bankë. Ai rrëfen se në 10 mijë metra katror nuk mund të fitosh më shumë se 300 mijë euro mesatarisht pasi ka shumë rëndësi vendi ku ndërton, ndërkohë që kostoja e ndërtimit dhe taksat mbeten të njëjta. Deputeti socialist si shumë kolegë të tij, hyri në politikë mbasi u pasurua dhe zgjodhi vendlindjen e tij, Dibrën për t’u bërë deputet ndonëse kishte 32 vite që jetonte në Tiranë. Sot ambiciet e tij janë për të qenë përsëri pjesë e politikës dhe një arsye e fortë është se ai ka bindjen që këtë radhë falë punës së liderit që ai ka për zemër, Ramës dhe sigurisë në fitore, Abazi do arrijë të bëjë realitet të gjitha premtimet që i bëri zonës së tij. Megjithatë gjithë këtë kohë ai nuk ka ndenjur duarkryq. Duke shkuar pothuajse çdo fundjavë në Dibër, ai ka njohur në detaje problematikat atje. Ndihma e njerëzve të sëmurë apo ndërtimi i një ujësjellësi, janë disa nga punët që ai ka bërë me paratë e firmës së tij. Ndërsa shtëpia e ndërtuar për një muaj për tre fëmijë jetimë në Gërdec, ishte përsëri një nga bamirësitë e tij. Por Abazi sot 52 vjeç nuk harron të shijojë jetën si një njeri i kamur. Jeton në një shtëpi 200 metra katror afër stacionit të trenit në Tiranë, lëviz me një “BMW”, që nuk kushton më shumë se 30 mijë euro por nuk harron udhëtimet jashtë shtetit, gjithmonë kur ka angazhime biznesi. Italia, Greqia, Turqia dhe Gjermania janë vendet që ai viziton më shpesh, aloxhon në hotele të shtrenjta dhe i pëlqen të blejë kostume firmato për vete. Megjithatë ambiciet e Abazit në biznes nuk stopojnë këtu. Këto ditë ai ka inauguruar hotelin që mban inicialet e mbiemrit dhe emrit të tij “A.S.”, një hotel me pesë yje në Golem dhe ky mesa duket është vetëm fillimi i investimeve të tij në fushën e turizmit. Ndërkohë ëndërron kotë bëjë vetë një spital privat në mënyrë që të ndihmojë njerëzit e sëmurë të kurohen me pak para pa pasur nevojë të shkojë në spitalet jashtë vendit. I pyetur nëse kjo pasuri e ka bërë të lumtur, Abazi përgjigjet “Më ka bërë të lumtur familja ime, por të qenit i pasur padyshim më ka ndihmuar që ta shijoj këtë lumturi”.
http://images.google.dk/imgres?imgurl=h ... G%26um%3D1
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Jeta e panjohur e pesë deputetëve më të pasur të Parlamentit shqiptar

E Diel, 20-07-2008, 02:30pm (GMT)

Jetojnë në shtëpi luksoze, vishen firmato dhe duan të jenë gjatë në politikë

Nga Ermira Shpetimi

Paratë nuk të bëjnë të lumtur, por të ndihmojnë që ta krijosh atë. Duket më shumë si një lojë fjalësh por le ta themi hapur, a mund të jesh i lumtur nëse me pagën mujore mezi arrin të mbijetosh? Përgjigja e realistëve do të ishte, jo. Sot në ekonominë e tregut, ku secili ka mundësi të tregojë se çfarë di të bëjë me aftësitë e tij, pasuria është një tregues se sa vlera ke, sa i zoti je dhe mbi të gjitha çfarë e ardhmeje të pret. Pikërisht në këtë atmosferë parash e pasurish do të hyni duke lexuar mbi jetën e pesë deputetëve më të pasur të Parlamentit, të dhëna të bëra publike nga lëvizja “Mjaft” pak ditë më parë. Edhe pse që të pestë skeptikë për vendet në ‘top five’ pasi mendojnë se ka më të pasur se ata në sallën e Parlamentit, gjithsesi nuk e fshehin krenarinë se falë punës së tyre, sot kanë mundur të bëhen të pasur. Le të mësojmë detaje nga jeta e tyre prej milionerësh.

TOM DOSHI: PASURIA: 992,629,260 LEKË
Imazh

Politika, punë të pasurish

Biri i një bletërritësi, me gjashtë motra dhe një vëlla e me origjinë nga Malësitë e Shkodrës, Tom Doshi e kuptoi herët se si funksionon ekonomia e tregut. Që kur është bërë pjesë e Parlamentit shqiptar, nuk i ndahet vendi i parë për nga pasuria por edhe problemet gjithashtu. Ishte demokrat, por Berisha nuk pranoi që ta kandidonte për deputet me pretekstin se nuk donte njerëz nga bota e biznesit. Për ta çuar këtë ambicie deri në fund, i kërkoi Nanos, në atë kohë kryetar i PS-së që të bëhej deputet i zonës së tij dhe ia arri qëllimit. Demokrati që rreshtohej tek socialistët, ezgjidhikëtë ngatërresë duke gjetur paqe dhe strehë tek Partia Demokristiane. Për t’u kthyer tek pasuria e tij, gjithçka filloi me tregtimin e karburantit për t’u zgjeruar më pas edhe me biznese të tjera. Sot Doshi dhe familja e tij janë pronarë të rreth 992 milionë lekëve të reja, asete të cilat përbëhen nga “Profarma”, fabrika e qumështit “Ajka”, aksione të një pike karburanti, shtëpi në Shkodër, vilë në Durrës, shtëpi tek “Blloku” në Tiranë, tre shtëpi në Australi etj. Deputeti 42-vjeçar i PDKsë nuk ka ngurruar asnjëherë të listojë pasurinë e tij dhe ndjehet mirë që i hyri politikës si i pasur. Megjithatë duke qenë kotë koshient për varfërinë e skajshme që e rrethon, ai tregon që i vjen keq për këtë gjendje ekonomike në të cilën ndodhemi por nuk sheh asnjë shpresë për përmirësim për sa kohë të riciklohen të njëjtit individë në politikë. Gjithashtu Doshi jep idenë se në Parlament duhet të ketë jo vetëm deputetë të zotë p o r mundësisht edhe të pasur. “Njerëzit e varfër në politikë nuk ke ç’ido, sepse druaj se i varfri do të mbetej peng i një rroge, i një makine apo celulari, për të mos thënë se një individ i tillë është lehtësisht më i k o r r u p - tueshëm dhe i manovrueshëm. Dhe në këtë formë një individ i tillë humbet lirinë për të thënë fjalën e tij ”, thotë ai. Doshi tregon se e shijon jetën prej njeriu të pasur pasi pasurinë e vuri duke punuar shumë dhe për ta shijuar më pas. Por si besimtar pohon se çdo gjë që ka është mbi të gjithanjë dhurat ë e Zotit. Ka pasur fatin e madh të pasurohet duke qenë akoma shumë i ri kështu që në rastin e Doshit shprehja “Një jetë pasanikësh, është një ëndërr fëmijërore që realizohet në pleqëri” nuk vërtetohet. Ka ambicie për të qenë përsëri pjesë e politikës dhe për t’u angazhuar më fort me zonën nga ku ka dalë deputet. Vlen për t’u përmendur edhe një fakt tjetër, në tre vitet e tij si deputet, shifra e deklarimit të pasurive mbetet pothuajse e njëjtë, por gjithsesi shumë e lartë dhe e lakueshme.

u morre ne kete link; http://images.google.dk/imgres?imgurl=h ... G%26um%3D1
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Skandali i pallatit të Dash Pezës, si Edi Rama firmosi zhdukjen e rrugës

ImazhImazh

Rama i dhuroi rrugën “Urani Panio” dhe një leje ndërtimi njeriut që fle ne shpinë e tij.

Abuzimi më i madh me trojet publike nga Edi Rama është bërë në favor të mikut të tij të ngushtë, Dashamir Peza. Vetëm pak metra larg nga qendra e Tiranës dhe në një nga zonat më të vjetra në kryeqytet, kreu i bashkisë i dhuroi mikut të tij rrugën e qytetarëve për ndërtimin e një pallati shumëkatësh. Rama i firmosi Dash Pezës lejen e ndërtimit mbi rrugën dhe trotuarin që shërbente për banorët e zonës, të cilët tashmë duhet të kalojnë
nëpër cepat e pallatit të Dashit, për të dalë në rrugën kryesore. Fillimisht Edi Rama ia shiti rrugën Dash Pezës dhe i dha lejen e ndërtimit, por më vonë, kur kuptoi se këtë shkelje e vinte në dukje dhe një fëmijë i shkollës fillore, ndoqi një strategji të re, atë të dhënies së rrugës me qira dhe një leje ndërtimi për ta privatizuar kur t’i vinte koha. Më mirë kështu. Dashi, duhet t’i paguaj shtetit 8 mijë lekë në vit për qiranë e rrugës dhe të shesë hyrjet e pallatit që ka ndërtuar. Gjykata supreme ka vendosur që ky pallat të shembet port përmbarimi nuk vihet në zbatim. Qytetarët dhe gjykata nxjerrin në dritë prova abuzuese nga Edi Rama dhe prokuroria nuk vihet në lëvizje. Organet e drejtësisë kanë favorizuar Ramën i cili po shet tek miqtë e tij të ngushtë Tiranës, duke e betonizuar atë pa kriter. Zanafilla e këtij abuzimi, vërehet që me procedurat për dhënien e lejes për shesh ndërtimi, kur ky shesh ende nuk ishte pronë e investitorit, në rastin konkret Dashi, dhe se bashkia, përkundër kompetencave të saj, pretendonte t’ia shiste Dash Pezës. Ai shesh, edhe sot, nuk i është shitur investitorëve, por është gjetur një rrugë e re, ju është dhënë me qira, sigurisht për të ndërtuar një pallat.

Leja e ndërtimit
Historia e abuzimit me pallatin e Dash Pezës, në qendër të kryeqytetit, pikërisht pas Qendrës së Biznesit “VEVE” dhe Hotel “Tirana”, daton që në 22 shtator të vitit 2001. Edi Rama kishte vetëm një vit që ishte zgjedhur kryetar bashkie. Në mbledhjen e saj të datës 22 shtator 2001, Këshilli i
Rregullimit të Territorit (KRRT) i Bashkisë së Tiranës me vendimin e tij nr. 22, miraton në parim sheshin e ndërtimit për pallatin e Dash Pezës. Deri këtu, nuk ka asgjë anormale. Pikërisht, pas kësaj fillojnë abuzimet. Sepse kjo leje për shesh ndërtimi, u dha pa pasur realisht një shesh ndërtimi. Dhe
për këtë, KRRT-ja e Bashkisë së Tiranës, kishte “ofruar” një “zgjidhje origjinale”. Në mu
ngesë të piketave, apo sipërfaqes së sheshit të ndërtimit, në pikën e dytë të Vendimit Nr. 22, të datës 22. 09. 2009, KRRT-ja e Bashkisë së Tiranës, parashikonte që pas lejes së dhënë, t’ia shiste ajo sheshin e ndërtimit investitorëve, shesh ndërtimi ky, që nuk ishte asgjë më shumë se rruga “Urani Panio” që kalonte në mes të lagjes dhe që do i “bashkëngjitej”, pronës tokës së Ilir Matas, e vënë në dispozicion për ndërtimin e këtij pallati nga ana e kunatit të tij Dash Peza, mikut të Edi Ramës. “Zbardhja e lejes së sheshit të ndërtimit do të bëhet pasi të ketë bërë një kontratë paraprake më Këshillin Bashkiak, për blerjen e truallit publik që shfrytëzohet për realizimin e këtij projekti, në bazë të çmimit të liberalizimit të tregut, për vetë pozicionin ku ndodhet”, parashikonte KKRT-ja në vendimin e saj, në një kohë që as KRRT-ja, por as Bashkia e Tiranës, nuk ka në kompetencat e saj shitjen e trojeve publike të kryeqytetit.

Abuzimet
Kur një qytetar ka bërë një shtesë në banesën e tij, apo një lokal nxjerr në trotuar karriget e lokalit ndiqet penalisht, por kur Dash Peza dhe Edi Rama ndërtojnë pallat mbi të gjithë rrugën nuk preken. Qytetarët çdo ditë kanë ngritur zërin. Kanë bërë padi në gjykatë dhe në prokurori, por kjo e fundit asnjëherë nuk e ka marrë mundimin që te hetojë mbi zaptimin e pronave publike. Gjykata e Lartë ka vendosur që pallati të shëmbet por përmbarimi nuk vepron. Çdo ditë botohen fakte që tregojnë veprimet korruptive të kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe prokuroria nuk ka regjistruar asnjëherë ndonjë procedim penal për rastin konkret apo edhe për raste të tjera ku ndërtuesit e Ramës kanë zaptuar pronat publike janë me dhjetëra kryetarë bashkish e komunash që janë dënuar me burg kur kanë dhënë leje ndërtimi mbi një pronë shtetërore, apo nuk kanë kontrolluar siç duhet aktin e pronësisë. Atyre tashmë u lind e drejta që të kërkojnë dëmshpërblim për dënimin e marrë duke nxjerr si precedent rastin e Edi Ramës, i cili shet dhe jep leje ndërtimi mbi pronat shtetërore sipas qejfit të tij.

Leja e ndërtim pa u përcaktuar sheshi
Në vendimin e 22 shtatorit 2001, KRRT-ja e Bashkisë së Tiranës vendosi “në parim” për sheshin e ndërtimit, me kushtin që ajo ti shiste rrugën Dash Pezës, sërish edhe ky vendim nuk u respektua. Jo vetëm kaq, por, pas pak më shumë se një muaji më pas, KRRT-ja e Bashkisë së Tiranës, i jep lejen e ndërtimit Dash Pezës, end epa u zbardhur leja për shesh ndërtimi. Me pak fjalë, në datën 27 tetor 2001, KRRT e Bashkisë së Tiranës me vendimin e saj Nr. 28, miratoi lejen e ndërtimit, për kompaninë e Dash Pezës, “T.T.T. ALBA – L.A.M.” sh.p.k ende pa u përcaktuar sheshi i ndërtimit, madje ende pa u zbardhur leja për shesh ndërtimi që Edi Rama kishte firmosur vetëm pak më shumë se një muaj më parë. Leja për sheshin e ndërtimit, për të cilin Edi Rama firmosi edhe lejen e ndërtimit, u zbardh vetëm një vit më pas. Pikërisht, në datën 4 shtator 2002, zbardhet leja e sheshit të ndërtimit (sipas formularit Nr. 2), Në bazë të zbardhjes së kësaj leje për shesh ndërtimi, mësohet se sipërfaqja e sheshit ishte 191.5 m2, ndërsa sipërfaqja e ndërtimit 148.4 m2. Koeficienti i shfrytëzimit 0.77. Afati i kësaj leje ishte deri në datën 22. 03. 2002. Më pak se 10 ditë pas zbardhjes së lejes së sheshit të ndërtimit, por edhe një vit pas marrjes së lejes së ndërtimit, saktësisht në 13 shtator 2001 (sipas formularit Nr. 4), u zbardh edhe afati i lejes së ndërtimit të dhënë në 27 tetor 2001 nga KRRT-ja e Bashkisë së Tiranës, për Dash Pezën. Afati i kësaj leje është deri në 27. 10. 2004.

U more nga link-u:
http://www.sot.com.al/index.php?option= ... &Itemid=60

Romir Saraçi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nje dicka nuk jam dakort me kryeministrin Berisha!

- Perse nuk i ka shpalle me kohe dhe t'i denonconte ato ne prokurori dhe te merrte vendimet.

- Ku jane organet e kontrollit te Larte te shtetit?
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Berisha: Ja dosja “Rama”,750 milionë euro abuzim
ImazhImazh

Pikerisht ne momentet e fundit kur skadonte edhe ultimatumi i opozites per hapjen e kutive te votimit, kryeministri Berisha paraqiti publikisht dosjen e asaj qe ai e quajti, "aleances mafioze-puniste te drejtuar nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama". Keshtu Berisha deklaroi se klientet mafioze te kryetarit te Bashkise se Tiranes, njekohesisht kryetarit te PS-se, Rama vetem 2-3 vitet e fundit kane marre duke dhunuar ligjet e vendit, 500 mije metra katror leje per ndertime me nje vlere prej 750 milion euro. "Kam ketu nje dosje qe deshmon se Tan Dulaku, Tom Doshi, Fidel Ylli, Dash Peza, Leskaj, Koco Kokedhima e te tjere zoterinj vetem 2-3 vjetet e fundit kane marre dhe dhunuar ligjet dhe pronat, 500 mije meter katror siperfaqe ndertimi me vleren 750 milione euro. Mafia kerkon te bllokoje rrugen drejt Evropes, heqjen e vizave dhe procesin e integrimit", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Sipas kryeministrit, refuzimi i Edi Rames ndaj zgjedhjeve te lira dhe ndershme te 28 qershorit, buron nga interesat e ngushta te mafies, te cilet ndonese investuan para te pista gjate gjithe fushates zgjedhore, nuk arriten dot te fitonin zgjedhjet e pergjithshme. Nisur nga te dhenat ne lidhje me lejet e ndertimit te dhane ne menyre jo ligjore, Kryeministri premtoi se ai do te perdorte te gjithe pushtetin e qeverise per t'i bere te pavlefshme keto vendime, qe binin ndesh me ligjet e vendit. "Keto bomba qe kam ne duar do te caktivizohen. Une premtoj se do te perdor te gjithe forcen e qeverise dhe te ligjit per t'i bere leje te paqena", paralajmeroi Berisha. Sipas tij, ne mandatin e pare, qeveria e drejtuar nga demokratet, ia doli me sukses te eliminonte bandat e rrezikshme te krimit ne vend, ndersa kete mandat lufta e saj do te ishte intensive ndaj bandave te veshura me pushtet. "Ne mandatin e pare ne gozhduam bandat e rrezikshme, ndersa ky eshte mandati per eliminimin e aldo bareve ne pushtet, te cilet kane abuzuar me pronat publike", deklaroi Berisha. Ne menyre te qarte, Berisha ritheksoi dhe njehere se kutive e votimit nuk mund te hapeshin dhe se qeveria nuk do te shkelte vendimet e pushtetit vendor. Sipas Berishes, ne mbajtjen e ketij qendrimi per kutite e votimit, ai kishte dale edhe pas konkluzioneve me shume nderkombetare dhe partnere te qeverise. Kryeministri deklaroi se Rama ultimatumet e tij mund t'ia dergonte Gramoz Rucit dhe Dulakut dhe jo drejtuesit te nje qeverie legjitime. Sipas Berishes, procesi zgjedhor i 28 qershorit, ishte gjithashtu me i bukuri dhe me i qeti qe vendi yne ka zhvilluar me pare. Kryeministri kujtoi edhe certifikimin e ketyre zgjedhjeve nga te gjithe aktoret nderkombetare te cilet jane partnere ne integrimin e Shqiperise.


Akuzat

"Dy tre ministra ish komuniste, me ne krye nipin e Spiro Kolekes qe i pushkatoi intelektualet, po keshtu edhe me te birin e Kristaqit kane vendosur te mos njohin legjitimitetin e zgjedhjeve, te mos njohin vullnetin tuaj ne 28 qershor".

Tabela e dosjeve te korrupsionit te denoncuar nga Berisha:


Ilir Mati kunati i Dashit

21 mije e 300 metra katrore leje ndertimi

Nard Ndoka - Konstruktori, demokristiani ateist

27 mije e 743 metra katrore



Koco Kokedhima

24 mije 800 metra katrore leje

Tom Doshi

29 mije e 600 metra katrore ndertimi


Fidel Ylli
[/http://www.proletari.com/forumi/posting.php?mode=reply&f=17&t=1290#color]
47 mije e 384 meter katrore


Besniku i partise,[color=#FF0000] Besnik Sulaj


45 mije e 997 metra katrore


Sadri Abazi

53 mije e 800 metra katrore
Imazh
Arian Valentina Leskaj

Me lart ne kupole ngrihet

61 mije 840 metra katrore

Imazh
Ne krye te kupoles, ImazhArtan(Tan) Dulaku

145 mije e 366 metra katrore

54 mije e 100 nga keto ne zemer te Tiranes

E Enjte, 03 Dhjetor 2009
Fatjona Mejdini
http://www.kohajone.com/html/artikull_48801.html
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Thellohet skandali i pallatit të Dash Pezës, u grabit prona e familjes Këllezi
Imazh

Në vitin 2006, Kryeministri kërkon hetimin e ngjarjes dhe ndëshkimin e institucioneve abuzuese

Abuzimet për ndërtimin e pallatit të Dash Pezës në rrugën “Urani Pano” duket se nuk kanë fund. Mania e grabitësve të pronave për të ndërtuar, nuk është mjaftuar vetëm me rrugën e shfrytëzuar për ndërtim, por kanë marrë edhe tokë nga familja Këllezi, të cilëtr klufizohen nga jugu me pronën e Ilir Matës. Për këtë çështje në Gjykatën e Tiranës është i hapur një proces gjyqësor, që do të vendosë grabitjen e pronës nga ana e Dash Pezës dhe Edi Ramës.
Falsifikimi është bërë që në dhënien e lejes së ndërtimit, por edhe më pas duke mos respektuar hapësirat e miratuara, firma “T. T. ALBA- L.A.M” ka zaptuar pronën e familjes Këllezi. Abuzimet dhe ndërhyrja në pronën e kësaj familje është faktuar edhe nga një inspektim i KRRTRSH-së e cila ka konstatuar abuzime në zbatimin e projektit dhe ka kërkuar që të merren masa, por në këtë rast masat duhet të merren nga ushtarët e Ranës, të cilët asnjëherë nuk guxuan ti afrohen pallatit të mikut të ngushtë të shefit të tyre. Tashmë i përket gjykatës që të japë vendimin për këtë grabitje, por edhe nga ky fakt familjarët nuk ngushëllohen aspak. Ata janë përball faktit që janë dhënë disa vendime gjykatash, madje edhe një vendim nga Gjykata e Lartë për shkatërrimin e këtij pallati, por përmbarimi nuk vepron. Ndaj edhe qytetarët e kësaj zone, të dëmtuar apo jo nga pallati i Dash Pezës kanë humbur të gjitha shpresat për marrjen e masave.

Reagimi i qeverisë

Lejes abuzive i shtohen edhe abuzimet me lejen. Pas miratimit të një lejen ndërtimi komplet e paligjshme, Dash Peza dhe Edi Rama nuk u mjaftuan, por rifilluan abuzimet me zgjerimin e sipërfaqes së ndërtimit dhe futjen tashmë në prona private. Nga një inspektim i KRRTRSH-së, pas ankesave të qytetarëve, janë konstatuar disa abuzime që nga mos linja e një rruge për këmbësorët siç ishte parashikua nga një vendim i mëparshëm i KRRTRSH-së e deri tek futja në prona privat me zgjerimin e ballkoneve apo edhe me hedhjen e kolonave në pronën e tjetrit. Pas ankesës së banorëve edhe në Kryeministri ka ardhur edhe ragi i kësaj të fundit me një kërkesë dërguar institucioneve kompetente. Kërkesa për marrje të masave të menjëhershme iu drejtua Ministrisë së Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit për të marrë masa për abuzimin me shitjen e rrugës, Ministrisë së Drejtësisë së cilës iu sugjerua që të hetonte personat apo institucionet abuzuese dhe t’i ndiqte penalisht. Gjithashtu për veprim iu drejtua edhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Ndërtimore. Por edhe pas kësaj kërkese nuk është marrë asnjë masë duke e lënë Dash Pezën dhe Edi Ramën të finalizojnë grabitjen e tyre.

Shkeljet

Në këtë kërkesë, ku kërkohet raportim urgjent për situatën dhe marrjen e masave të menjëhershme ka theksuar se “ Nga shqyrtimi i materialeve të paraqitura nga ankimuesit konstatohen një sërë problemesh dhe shkeljesh përfshirë: Shkelje të lejes urbanistike në plan dhe vertikalitet, ndërsa vetë leja e ndërtimit lëshuar nga Bashkia e Tiranës u ka mohuar të drejtat e kalimit qytetarëve të lagjes, dhe ka cenuar pronësinë private familjes Këllezi . Në momentin e fillimit të punimeve palët e dëmtuara kanë hapur dhe fituar gjyqin për të bllokuar punimet. Por dy muaj pas gjyqit, firma e ndërtimit hipotekon karabinanë dhe vazhdon punimet. Nga ankimuesit ZRPP akuzohet se është implikuar në afera korruptive. Sipas ankimuesve Bashkia Tiranë, fillimisht ka pretenduar se ka shitur tokën firmës, pastaj ka mbajtur qëndrim ambik, duke deklaruar se ka dhënë tokën me qira, për një ndërtim privat. Policia Ndërtimore më datë 17. 11. 2005 ka reaguar me një shkresë në favor të qytetarëve por çuditërisht, puna vazhdon dhe askush nuk ndërhynë.

Maxhun Peka: Të zgjidhet urgjentisht problemi

Duke konstatuar shkelje në dokumentet që kanë paraqitur qytetarët, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Maxhun Peka ka kërkuar që për rastin në fjalë të merren masa dhe të ndëshkohen abuzuesit. Ai i ka kërkuar organeve kompetente që ndërhyrja të jetë e menjëhershme dhe të zbatohet me përpikëri ligji. MPTT dhe Policia Ndërtimore, Ministria e Drejtësisë dhe ZRPP të hetojnë këtë çështje në terren, të kontaktojnë banorët e interesuar, firmën e ndërtimit dhe Bashkinë Tiranë, dhe të prononcohen zyrtarisht për zgjidhjen përfundimtare të problemeve të krijuara. Në rast shkeljesh të denoncohen personat-institucionet përgjegjëse ligjërisht dhe në organet e medias. Në rast se verifikohet dhunimi i pronës të kthehet urgjentisht në gjendjen e mëparshme dhe në pamundësi të bëhet kompensimi i pronarit nga firma dhe Bashkia e Tiranës. Në çdo rast të garantohet praktikisht në terren e drejta e aksesit të mohuar për komunitetin në fjalë.

Romir Saraçi 5.12.2009
http://www.sot.com.al/index.php?option= ... &Itemid=59
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Rama u hedh “hi syve” qytetarëve me padi, dokumentet dëshmojnë grabitjen e Taivanit
Imazh

Grabitja e pronës shtetërore tek Taivani nga Edi Rama është një nga grabitjet më të dukshme të realizuara ndonjëherë në vendin tonë. Dokumentet tregojnë qartë se si Edi Rama, që nuk ka të drejtë të shesë tokë shtetërore pasi atë pronë e ka fond në përdorim, e ka shitur. Gjithashtu, çmimi i vendosur për shitjen e sipërfaqes 1310 m2 është një çmim qesharak dhe që nuk i shkon përshtat as një toke në zonën më periferike të Tiranës. Por Edi Rama edhe pse e
di mirë që është grabitësi i kësaj prone vazhdon t’i hedhë hi syve qytetarëve duke bërë padi në gjykatë e prokurori për shpifje. Nga njëra anë Rama ka plotësisht të drejtë të bëjë padi dhe kallëzime penale, pasi është prokuroria ajo që ka mbështetur Ramën në grabitjet e tij, duke mos regjistruar asnjë procedim penal ndaj tij për qindra rastet e denoncuara nga qytetarët dhe mediat. Por nga ana tjetër Rama bënë gabimin më të madh, duke mashtruar qytetarët dhe duke vazhduar të mbrojë grabitjet e tij. Gazeta “SOT”, ka botuar në mënyrë periodike dokumente që vërtetojnë grabitjen e tokës truall tek Taivani. Dokumente këto që nuk mund të hidhen poshtë as nga vetë zoti Rama, pasi janë të firmosura prej tij dhe janë konstatuar si të paligjshme edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Gazeta “SOT” ka denoncuar rastin abuziv që një vit më parë, por në atë kohë prokuroria qëndrojë duarkryq dhe nuk e hetoi rastin. Paralajmërimi i gazetës për këtë skandal nuk u konkretizua me hetim duke shkaktuar këtë katrahurë dhe duke lejuar sërish Edi Ramën të mohojë vjedhjen e hapur. Bashkia ka abuzuar me këtë pronë që në shitjen e saj e më pas me përpilimin e kontratës. Në datën 10 mars 2005, Bashkia e Tiranës, nënshkruan kontratën e shitjes me Bensik Sulaj, pronarin e “Taivan”-it për 1310 m2, te Parku Rinia, në qendër të kryeqytetit. Që në krye të kësaj kontrate, Bashkia e Tiranës e vetëshpall veten “palë shitëse”, kur në dosjen e abuzimit me këtë truall, askund nuk figuron asnjë dokument që të provojë pronësinë e kësaj bashkie, qoftë edhe mbi 1 m2 të vetëm sipërfaqen e Parkut “Rinia”. Në nenin 3 të kësaj kontrate shitje, Bashkia e Tiranës, duke ripërsëritur se është pronare e truallit prej 1310 m2, “këmbëngul” se kjo pronësi “vërtetohet me shkresën e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Nr 3918/1 Prot. datë 06. 12. 2004”. Në fakt, kjo shkresë e firmosur nga ish-Kryeregjistruesi Gazmend Zeneli, nuk është asgjë më shumë se një shkresë që tregon se trualli për të cilin bëhet fjalë është “pronë shtete” që nuk do të thotë që është pronë e Bashkisë së Tiranës, apo që kjo bashki, ka të drejtë të shesë çdo “pronë shtet”.
5 dhjetor 2009
http://www.sot.com.al/index.php?option= ... &Itemid=58
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kutia e korrupsionit dhe e abuzimit të kryebashkiakut të Tiranës ende nuk po hapet nga prokuroria
Imazh

Libri i abuzimeve të kupolës

Edi Rama tentoi zhvendosjen e “Lanës” dhe “zëvendësoi” objektin parashkollor me pallatet e Arian Valentina Leskajt

Kutia e korrupsionit dhe abuzimit të Edi Ramës, kryebashkiakut të Tiranës, ndërsa për ditë e më shumë po hapet në media, vetëm Prokurorinë nuk po vë në lëvizje. Në këtë shurdhëri apo horrllëk që ka pushtuar organin e akuzës, Edi Rama përpëlitet për vetëmbrojtje. Por faktet janë aq kokëshkrete, sa denoncojnë, jo vetëm zhdukjen e rrugës “Urani Pano” në qendër të Tiranës, pse Dash Peza duhet të bënte një pallat, por edhe shitjen e një sipërfaqe të konsiderueshme të Parkut Rinia, pse Besnik Sulës, nuk i mjaftonte sipërfaqja e kazinosë së “Taiwani”-t. Dhe për mes këtyre fakteve, nuk mungon ajo më e padëgjuara, që Edi Rama ka tentuar zhvendosjen e lumit “Lana”, për të afruar shtratin e tij, bashkë edhe me bulevardet anësore, pranë pallatit që po ndërton Arian Valentina Leskaj, që sikurse mund të merrte me mend, është i biri i kryetares së grupit parlamentar në ekzil, të PS-së. Ky afrim i mbetur në tentativë i lumit “Lana”, bashkë edhe me rrugët në të dy anët e saj, do të mundësonte që pallati i Arian Valentina Leskajt, i gjendur pranë një bulevardi të mundshëm të afruar pranë tij, bashkë e dhe me shtratin e lumit “Lana”, do të kishte një vlerë shumë më të madhe shtije për metër katror.
Përballë, kësaj gjëje të padëgjuar, tentativa për zhvendosjen e shtratit të lumit “Lana”, që është më e rënda, gjëra të tjera “më të vogla”, sikurse mosndërtimi i një objekti parashkollor, diku, pran rrugës “Shemsi Haka” në Tiranë, siç edhe paracaktonte “Studimi Urbanistik” i Tiranës i miratuar nga vetë Edi Rama, duken si më të parëndësishme. Gjithsesi “zhdukja” e këitj objekti parashkollor, është bërë për të vetmin qëllim, që ti vihej në dispozicion Arian Valentina Leskajt, një sipërfaqe edhe më e madhe, për ndërtimin e pallateve nga ana e tij. pallatet dihet që japin më shumë fitime, se sa mundtë (mos)jepte një objekt i mundshëm parashkollor, që me sa duket, nuk ka për tu ndërtuar asnjëherë pranë rrugës “Shemsi Haka” në Tiranë.

Kërkesa e marrë e Edi Ramës, për zhvendosjen e shtratit të “Lanës”
Më se 4 vjet e gjysmë më parë, saktësisht në 18 mars të vitit 2005, Edi Rama, lançoi me shumë pompozitet, miratimin e “Studimit Urbanistik” të Tiranës. Sipas këtij studimi, Tirana ndahej në 6 zona ndërtimi (A, B, C, D, E, Q), ku përcaktoheshin kriteret e ndërtimit për çdo zonë, bashkë edhe me parashikimet për ndërtime objekte parashkollore, apo shkollore, si dhe ambiente çlodhëse e sportive.
Por, më se një vit pas këtij “sihariqi”, saktësisht në 17 maj 2006, Edi Rama i drejtohej KRRT-së së Bashkisë së Tiranës, ku i kërkonte, midis të tjerave edhe “Rivlerësimi të pjesshëm të ‘Studimit Urbanistik’ të miratuar, hartuar nga studio private”.
Fillimisht kjo kërkesë duket normale, por kur një pjese të anëtarëve të KRRT-së së Bashkisë së Tiranës, ju desh të “ballafaqoheshin” me hartat, krahasuar me terrenin, u pa se kërkesa e Edi Ramës, ishte si qëllim, zhvendosjen e shtratit të lumit “Lana”, pranë parcelës “C 15”, ku kishte planifikuar, sikurse edhe veproi, t’i jepte leje për ndërtimin e tri pallateve, Arian Valentina Leskajt.
Është lehtësisht e kuptueshme, se zhvendosja e mundshme e shtratit të lumit “lana”, bashkë edhe me dy bulevardet përgjatë tij, “Bajram Curri” dhe “Zhan D’Ark”, pranë parcelës “C 15”, do të rriste në një masë të konsiderueshme, shitjen për metër katrorë të apartamenteve të ndërtuara prej Arian Valentina Leskajt.
Sigurisht, kjo kërkesë e Edi Ramës, drejtuar KRRT-së së Bashkisë së Tiranës, nuk u miratua dhe Lana, ende vazhdon të rrjedhë,nëpër shtratin që tentoi t’ia “privatizojë” kryebashkiaku i kryeqytetit.

Edi Rama zhduku objektin parashkollor për pallatet e Arian Valentina Leskajt
Dështimi i Edi Ramës në zhvendosjen e shtratit të lumit “Lana”, nuk e pengoi atë, që pjesërisht të realizonte dëshirën e tij, për ti dhënë leje për ndërtimin e tri pallateve Arian Valentina Leskajt. Realizimi i kësaj dëshire, kishte edhe hakmarrjen brenda. Me një të rënë të lapsit, atë të drejtë që nuk ia njohu KRRT-ja, për zhvendosjen e shtratit të lumit “Lana”, ia njohu vetes duke “fshirë” nga “Studimi Urbanistik” i Tiranës, i miratuar në 18 mars 2005, objektin parashkollor, të parashikuar për ndërtim në parcelën “C 15”. Në vend të këtij objekti parashkollor, Edi Rama i njohu vetes të drejtën, ti jepte leje ndërtimi Arian Valentina Leskajt, për ndërtimin e tri pallateve.
Procedurat për dhënien e lejeve të ndërtimit, nisën me dhënien fillimisht të lejes për shesh ndërtimi.
Në datën 29 dhjetor 2007, Drejtoria e Kontrollit të Zhvillimit Urbanistik, pranë Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet një relacioni drejtuar KRRT-së së Bashkisë së Tiranës, i njeh të drejtën Arian Valentina Leskajt, pronar i subjektit ndërtues “Matrix Konstruksion”, të ndërtimit të tri objekteve në rrugën “Shemsi Haka”, në një sipërfaqe ndërtimi 5266 m2 (3464 m2 + 1802 m2).
Dy muaj më vonë, në 26 shkurt 2008, Edi Rama, i jep Arian Valentina Leskajt edhe lejet për ndërtimin e tri objekteve.
Dhënia e këtyre lejeve, pasohet edhe me të tjera shkelje, që lidhen me shfrytëzimin e sipërfaqes së ndërtimit. Ndërsa sipas “Studimit Urbanistik”, ishte miratuar shfrytëzimi i sipërfaqes, jo më shumë nga 50 për qind, për gjithë zonën e ndërtimit “C”, Edi Rama i lejon Arian Valentina Leskajt, që për parcelën “C 15”, kjo sipërfaqe shfrytëzimi të shkojë deri në 60 për qind.
...
04-12-2009 / Gazeta 55
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kryebashkiaku urdhëron 100 policë të bashkisë të konfrontohen fizikisht Policinë e Shtetit
Imazh

Drejtoria e Policisë së Tiranës kallëzim penal në prokurori për Policinë Bashkiake
Imazh

Policia Bashkiake ka shënuar dje një tjetër precedent të paskrupullt në mbrojtje të interesave të Edi Ramës dhe mafies së ndërtimit. Mbi 100 policë bashkiak kanë shkuar në mbrojtje të pallatit të Dash Pezës dhe kanë provokuar Policisë e Shtetit me veprime psikologjike dhe fizike. Policët e bashkisë kanë tentuar të hyjnë me forcë në pallatin që është duke u shembur për shkak se është ndërtuar mbi dokumente të falsifikuara duke uzurpuar rrugën “Urani Pano”.

Ushtarët e Ramës nën petkun e disa uniformave me përcaktim të qartë për rrezen e veprimit kanë shkuar në rrugën “Urani Panoi” që prej orës 22: 00 të së hënës për t’i bërë rezistencë Policisë Ndërtimore dhe asaj të rendit që kishte shkuar aty për të mbështetur aksionin. Por duke parë që punimet ishin ndërprerë, ushtarët e Ramës kanë qëndruar për gjithë natën në pritje të ndonjë veprimi të radhës nga ana e Inspektoratit të Ndërtimit. Duke qenë të padobishëm për gjithë natën, Rama i ka organizuar në mënyrë perfekt ushtarët e tij dhe duke i vënë në krye disa deputet socialist, pjesë e mafies së ndërtimit, kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e pallatit. Kanë qëlluar mbi uniformat blu, i kanë shtyrë ata deri në brendësi të godinës dhe pasi kanë depërtuar kordonin e policisë janë ulur në katin e parë të pallatit. Ky veprim i paprecedent ka detyruar edhe Policinë e Shtetit të qëndrojë e tërhequr në mënyrë që të shmangë veprimet e shëmtuara të Policisë Bashkiake dhe parandalimin e ndonjë situate të planifikuar nga mafia e ndërtimit dhe Edi Rama.

Përplasja
E gjithë administrata e Policisë Bashkiake u vunë në shërbim të Dash Pezës, mëngjesin e djeshëm. Rama nuk kurseu asnjë prej ushtarëve të tij në mbrojtjen fizike që i bëri mikut të tij të ngushtë. Mbi 100 policë të bashkisë zbarkuan pranë pallatit të Dash Pezës. Ata provokuan Policisë e Rendit, e cila kishte rrethuar pallatin në shërbim të Policisë Ndërtimore. Por insistimi duke përdorur edhe forcën ka detyruar Policinë e Rendit që të tërhiqet dhe të lejojë ushtarët e Ramës që të ulen në katin e parë të pallatit ashtu siç ishin urdhëruar. Mbi 30 policë të bashkisë kanë qëndruar për gjatë gjithë ditës në katin e parë të pallatit. Një pjesë e mirë e tyre janë larguar në momentin që u dha vendimi për pezullimin e shembjes. Por edhe pas kësaj, Dash Peza dhe Rama nuk ishin të sigurt nëse do të pezullohej prishja, ndaj 10 prej ushtarëve të tyre u urdhëruan që të vazhdonin qëndrimin në katin e parë të pallatit dhe të ndalonin me trup fadromën.

Policia Bashkiake
Policët e Bashkisë, pjesa që nuk ishin dakord për rezistencën që i bënë Policisë së Rendit, u shprehën me nota negative për urdhrin e eprorëve të tyre. Të buzëqeshur duke dalë nga ambientet e pallatit ata kanë pohuar se më në fund shpëtuan pas 24 orëve shërbim në interesa personale. Ky nuk është rasti i parë që Policia Bashkiake konfrontohet me Policisë e Shtetit. Edhe në raste të tjera kur ka pas konflikt mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së transporteve, Policia Bashkiake ka qenë e pranishme në vendin e ngjarjes duke krijuar të njëjtat situata të pa denja për një shtet me premisa evropiane. Por këto situata nuk janë të paralajmëruara. Nga njëra anë është edhe vetë gabimi i drejtuesve të Policisë së rendit, të cilët kanë toleruar që Policia Bashkiake të dublojë atë të rendit dhe të marrë kompetenca që nuk i përkasin. Në 48 orët e kaluara Policia bashkiak ka qëndruar e instaluar në pallatin e Dashit dhe sipas informacioneve të marra ata do të vijojnë shërbimin që mëngjesin e sotëm përpara pallatit në pritje të ndonjë aksioni të radhës të Policisë së Ndërtimit.

Romir Saraçi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 17 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 30 Tetor 2020, 10:01
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari