Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
A eshte ''maloku'' i Veriut - Sali Berisha - Adolf Hitleri?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Nga Bekim Rexhepi
Gripi i Stefanosëve

Reagim ndaj artikullit të Andrea Stefanit:

„BERISHA, KY ADOLF HITLER I DEMOKRACISË“


(Po të ishte Berisha si Enveri, do ta varte brenda natës broçkollitjen e secilit: si ky Anastasio Stafanos- Pupolos. Dhe ky Pupolosi i fundit nuk mund të jetë si Berthold Breit, e ta kritikonte Hitlerin për të bëmat e tija, madje aq ashpër nga brenda atdheut.)
Imazh
Bekim Rexhepi

Është një e vërtet e pamohueshme se në Shqipëri tashme funksionon demokracia. Artikulli i Anderea Stefanit është edhe një argument më shumë se në Shqipëri demokracia funksionon aq lirë. Nuk mund të kishim demokraci, nëse në Shqipëri do të mund të kishim një kriminel të ngjashëm të tipit Adolf Hitler. Por, se kemi demokraci, ku broçkollitet si Andrea dhe akuzat e tij në fund vlerësohen vetëm si një inatosje individuale, e cila ngritet si një tentativë në vete dhe provokon ngjashëm në stilin e Mero Bazes, për të ngre qëllime te tjera qe orvaten ta dëmtojnë imazhin e standardeve tona. Ndofta, Anderas prej kohesh po i kruhet shpina, një ditë do ta atakoj goditja kah se pret, se kungulli mbi ujë nuk ecën gjithnjë dhe gjithmonë kur spekulon brenda inatosje dhe tekave. Berisha i ka ofruar demokracinë vendit të tij, më shumë se të tjerët qe broçkollisin nëpër disa media urbane. Ndofta, pa Berishën demokracia do të dukej më e zbehtë, janë provat e shumta qe na bëjnë te mendojmë kështu Shqipërinë e mbyti krimi politik i Fatos Nanos, dhe më keq do ta mbyllte Shqipërinë një regjim i Edvinit po të vinte në pushtet. Andrea ka një sëmundje organike që përpiqet ta justifikoj në forma të ndryshme, por aq pranishëm e shfaqë atë në shumë raste të tjera, madje si ky i fundit ndaj Berishës kur orvatet ta barazoj me Hitlerin. Po të ishte Enver Hoxha në pushtet dhe ky Andrea të shfaqej i tillë me po kaq kronikë do te mbulohej i gjallë me dheun e njomë të “nënës Shqipëri”. Por, ja qe Berisha nuk është as Enveri dhe ngjashëm siç nuk mund të jetë as Andrea Stefani me Berthold Breit. E para po të ishte Berisha si Enveri do ta varte brenda natës broçkollitjen e secilit: si ky Anastasio Stafanos- Pupolos qe është shfaqur si grip derri. Dhe ky Pupolosi i fundit, me grip “d” nuk mund të jetë si Berthold Breit, e ta kritikonte Hitlerin për të bëmat e tija, madje aq ashpër nga brenda atdheut.

Pra, artikulli i Andra Stefanit është broçkollin e ditës.


BERISHA, KY ADOLF HITLER I DEMOKRACISE
Publikuar më 29 nëntor, 2009 në orën 01:27 ( Para 1 ditë e 10 orëve )


Imazh


Imazh


Andrea Stefani

Nuk është e para herë në këto 20 vjet që Sali Berisha u rikthehet akuzave histerike kundër një lideri të opozitës. Shkak është një tension i madh, por jo se e kanë lënë nervat. Gjithë ai lumë akuzash me nënë e me motër, me kriminelë, me mafiozë dhe me të korruptuar, është një kalkulim i hollë, një taktikë shantazhiste që synon ta terrorizojë psikologjikisht kundërshtarin.

Një katarakt të tillë të tërbuar akuzash ka lëshuar Berisha edhe më parë kundër liderit të opozitës, Fatos Nano. E ka akuzuar edhe për vrasjen e Azem Hajdarit. Por më vonë i ka përgënjeshtruar vetë këto akuza monstruoze, duke bërë edhe pakte dhe duke shtrënguar duart me Fatos Nanon, pikërisht me atë që para pak muajsh e akuzonte si "padrino". Për Berishën nuk ka rëndësi e vërteta. Fjala si akuzë, si shpifje dhe shantazh, mbetet për të një armë e rëndësishme politike për të mposhtur kundërshtarin, për ta shtypur,
për ta bërë të zbythet. Berisha është një shantazhist i shkallës së lartë. Me egërsinë që i shpërthen kohë pas kohe si një vullkan, Berisha tenton të shantazhojë jo vetëm kundërshtarët e tij politikë, por edhe "ndërkombëtarët". Këta të fundit, me atë që qysh nga marsi i vitit ‘97 i tmerron me shumë se çdo gjë tjetër, i shantazhon me destabilizimin e Shqipërisë. Është një taktikë politike tipike për Adolf Hitlerin. Prandaj themi se Berisha është Hitleri i kohës sonë.

Berisha duhet ta ketë studiuar me shumë vëmendje Mein Kampf-in. Nuk mund të jetë një rastësi që në taktikat politike të Berishës lexohet shumë qartë zbatimi i asaj përvoje që Hitleri e akumuloi qysh në vitet e rinisë së tij nga vëzhgimi që i bënte lëvizjes së majtë social demokrate dhe sukseseve të saj. Përse e shohim Berishën kohë pas kohe të akuzojë me kaq nerv dhe forcë edhe kundërshtarë me të cilët sapo ka përfunduar një konsensus? Pse i rikthehet pafundësisht dhunës verbale dhe oratorisë së urrejtjes? Sepse e kanë lënë nervat? Jo, por sepse sikundër Hitleri, ai beson se "psikologjia e masave nuk mirëpret asgjë që shfaqet e dobët dhe me gjysmë zemre... sepse sikundër një grua psikika e së cilës përcaktohet më pak nga llumi i arsyetimit abstrakt sesa nga një përgjërim i papërcaktueshëm emocional ndaj një force që duhet të kompensojë natyrën e saj dhe që, për rrjedhojë, do të
parapëlqente t‘i nënshtrohej një burri të fortë, sesa të sundonte mbi një ngordhalaq, po ashtu masat duan më shumë një komandant, sesa një hartues peticionesh..." (Mein Kampf). Berisha nis të çirret dhe të ulërasë pikërisht në atë moment kur ndjen se po humbet monopolin e sundimit mbi turmën, kur ndjen se po humbet ekskluzivitetin e politikanit, liderit të fortë, të komandantit të cilit i nënshtrohet turma. Mitingu madhështor i opozitës solli një moment të tillë ndaj dhe shpjegon reagimin e tij histerik si dhe orvatjen e dëshpëruar, por edhe shumë konfliktuale dhe të rrezikshme, për organizimin e një antimitingu nën maskën e festimit të 8 dhjetorit. Antimitingu është më shumë një shantazh edhe për "ndërkombëtarët", të cilëve do t‘ju tregojë se ka ende shumë mbështetje në "popull" dhe se cenimi i pushtetit të tij nuk mund të jetë pa kosto për "stabilitetin".

Përse Berisha lëshoi një lumë akuzash kundër Edi Ramës, duke e sharë "me nënë e babë", përse ka nxjerrë befas dosje skandalesh të pluhurosura, përse e akuzon për lidhje me grupe kriminale tamam si dikur liderin e opozitës Fatos Nano? Sepse ai ka mësuar nga Adolf Hitleri efektet e ushtrimit të një terrorizimi të poshtër psikik mbi një kundërshtar që nuk është në gjendje as morale dhe as mendore (në këtë rast pandehen si të tillë Rama dhe PS) të përballojë sulme të tilla. Prandaj Berisha, tamam si Hitleri, kur mendon se e kërkon momenti politik, "vjell një rrjetë zjarri gënjeshtrash dhe shpifjesh ndaj kujtdo kundërshtari që i duket më i rrezikshëm, derisa nervat e personave të sulmuar rrënohen...". (Mein Kampf). Këtë shpreson Berisha kur i turret sot Ramës, ashtu sikundër i turrej dje Nanos dhe jo pak të tjerëve. Tamam sikundër Hitleri edhe Kryeministri shqiptar, natyra e pandreqshme autoritariste dhe e
rrezikshme për demokracinë e të cilit mund të jetë e panjohur vetëm për të verbrit, beson se kjo taktikë shantazhi dhe dhune psikike, e bazuar në një vlerësim të saktë të dobësive njerëzore, ka një siguri matematike për sukses. Dhe, ç‘është e vërteta, i ka funksionuar me sukses në rastin e liderit të mëparshëm socialist, Fatos Nano. Prandaj Berisha duket i vendosur ta zbatojë deri në fund taktikën hitleriane të terrorit psikik mbi kundërshtarin si individ apo si masë. Dhe është e dhimbshme të shohësh se, në një kohë që ky lider po shtrëngon në grushtin e tij gjithë pushtetet, e djathta europiane i imponon Parlamentit Europian një rezolutë në të cilën i kërkohet opozitës të ulë kokën para këtij tirani dhe, duke shkelur mbi parimin demokratik të transparencës, duke toleruar dhunimin e ligjit zgjedhor, t‘i nënshtrohet shantazhit dhe të hyjë në Parlament! Duket se për disa parlamentarë
europianë parimet e lirisë janë të shenjta vetëm në Europë, por jo në Shqipërinë e varfër. Opozita ka rast të demonstrojë botërisht se nuk është fare kështu, se parimet e lirisë janë edhe më të shenjta dhe duhen mbrojtur edhe në Shqipëri, këtu ku liria dhe demokracia janë më të kërcënuara! Opozita duhet t‘i qëndrojë taktikës së bojkotit demokratik derisa pushteti i Berishës t‘i nënshtrohet jo presionit të opozitës, por të drejtës dhe ligjit, derisa të zbatojë nenin e Kodit Zgjedhor që detyron hapjen e kutive, atë nen që vetë e miratoi me konsensus me opozitën, por që po vetë e dhunoi tiranikisht pa konsensus me të.

Ndërkaq europianët duket se i kanë harruar bëmat e dikurshme të Sali Berishës, që jo rastësisht e bëjnë atë një "Fyhrer" shqiptar. Duket se ashtu sikundër jo pak politikanë të Europës ranë në grackën e fjalëve të Hitlerit që betohej për "paqe", edhe ca diplomatë dhe politikanë të sotëm të Europës kanë rënë në grackën e fjalëve të Berishës që stërbetohet për "demokraci" dhe "ligj". Por sikundër ka treguar Erich Fromm, duhet që të jemi të aftë të depërtojmë pas formulimeve racionale, pa i vënë veshin asaj që lideri thotë, por duke bërë kujdes se si e thotë, duke parë fytyrën, gjestet, personin në tërësi. Vetëm atëherë zbulohet karakteri i tij. Vetëm atëherë mund të kuptojmë kur Fromm thotë "se udhëheqësi në fjalë është nekrofil... me të nuk ke çfarë të bësh, nuk mund të jesh kurrë mik", sepse ndryshe nga një lider biofil që angazhohet me të gjitha forcat për të mbrojtur
jetën, dinjitetin njerëzor dhe lirinë, një lider nekrofil "të gjitha energjitë i ka drejtuar drejt shkatërrimit, përvetësimit dhe pushtetit absolut". Nuk do ndalem se çfarë të sugjerojnë mimika, gjestet dhe egërsimet e Berishës. Por po t‘u kthehesh bëmave, a nuk gjejmë në tërë karrierën e stërgjatë të Berishës, gjakimin dhe shkatërrimin për hir të pushtetit absolut? Sa herë do lejohet të rrënohet shteti dhe Shqipëria për hir të pushtetit personal të këtij njeriu? A nuk ishte e mjaftë viti 1997? Po shtatori i vitit 1998? Po vrasja dhe rrënimi i jetëve në Gërdec për shkak të babëzisë së përvetësimit? Po rrënimi i buxhetit me anë të një korrupsioni dhe papërgjegjshmërie që epshin për pushtet dhe fitime të paligjshme e maskon me patriotizëm? Po shkatërrimi i pavarësisë së institucioneve, opozitës, medias? Po shkatërrimi fizik i Zogut të Zi vetëm si një kapriçio shumëmilionëshe e luftës
për pushtet? Janë edhe shumë e shumë të tjera. Berisha është një politikan që gjen forcë te shkatërrimi.

Ngjashmëria me Hitlerin e Berishës është në deklarata, bëma madje, në disa raste ai thyen edhe rekordet e Hitlerit. Erdhi nga e majta, si Hitleri. Ka kapur dhe shantazhuar partinë dhe porsi Hitleri, është bërë Fyhrer i pazëvendësueshëm dhe idhull i PD-së. Flet pa fund për "antikomunizmin" si Hitleri, megjithëse është kriptokomunisti më i thekur i mbetur. Ka 20 vjet në krye të partisë dhe të politikës, ndërsa Hitleri qëndroi në krye të politikës dhe shtetit vetëm 12 vjet. Hitleri shfrytëzoi djegien e Rajshtagut (Geringu ka pohuar se nazistët ia vunë flakën vetë), për të sulmuar dhe asgjësuar opozitën, Berisha shfrytëzoi vrasjen e Azem Hajdarit, për të bërë një grusht shteti të dështuar si puçi i birrës në Mynih. Hitleri bëri ca burg për një krim të tillë, Berisha jo. Përflitet se ka gisht në asgjësimin e Hajdarit, që bëhet kështu fatalisht i krahasueshëm me Ernst Remin, shefin e grupeve të
sulmit që Hitleri e asgjësoi vetë. Tashmë është fakt i provuar që ish-badigardët e Berishës janë autorë dhe pjesëmarrës në skemën e vrasjes së Azem Hajdarit. Berisha përdor, si Hitleri, në shkallë të gjerë mitingjet. Po si Fyhreri përdor në shkallë të gjerë mediat, sepse beson te magjia, te ndikimi i oratorisë mbi turmën. Prandaj kritikat që i bëhen, i toleron (si garniturë e fjalës së lirë) më shumë nëpër gazeta që kanë përgjithësisht tirazh të pakët në Shqipëri, por jo aq shumë në ekrane që ndikojnë audienca më të gjera. Jo rastësisht ka adoptuar formula që i japin mundësi t‘u flasë përnatshëm, në një formë ose në një tjetër, shqiptarëve nga ekranet. Duket se ka bërë me vetveten betimin e Gebelsit: "Sapo të kemi pushtetin në dorë, ne nuk do ta lëshojmë kurrë. Veç kufomat tona mund t‘i nxjerrin prej ministrive". Strategjia e tij konstante, ylli i tij polar, nordi i tij
politik, është kapja e të gjitha pushteteve. Hitleri doli hapur kundër parlamentarizmit, Berisha synon të kapë shtetin nëpërmjet parlamentarizmit. Ka synuar dhe synon, si Adolfi, të vërë nën thundër gjykatat dhe prokurorinë, për t‘i keqpërdorur kundër opozitarëve. Për këtë çështje të madhe u përplas me një President ish-gjeneral, me versionin shqiptar të Hindenburgut. Ashtu si Hitleri, edhe Sali Berisha është një shantazhist i përsosur. Zbulimi i korruptimit të politikanëve nuk i intereson për të luftuar korrupsionin, por për t‘i shantazhuar, nënshtruar dhe vënë në shërbim të tij. Jo rastësisht sa herë ashpërsohet lufta politike, nis të tundë para hundës së kundërshtarit dosje disavjeçare të mbajtura fshehur në sirtar (sikundër dosja e "Tajvanit", por ka edhe shumë të tjera që i mban abuzivisht mbyllur) në shkelje të ligjit dhe devocionit ndaj interesit publik. Si edhe Adolfi, arriti të
shantazhojë Perëndimin jo vetëm me destabilitet në Shqipëri, por edhe në Kosovë. T‘i tregonte Perëndimit kreditë e tij të shumta politike në Kosovë ishte qëllimi i vërtetë i vizitës së tij në tetor të këtij viti atje, ku dhe për turp Hashim Thaçi i dha medaljen e artë të lirisë këtij shtypësi të lirive në Shqipëri. Themi për turp edhe për faktin e dhimbshëm se qenë po shërbimet e fshehta të këtij Berishe që i morën lirinë Hashim Thaçit, luftëtarit të UÇK-së kur luftonte për lirinë e Kosovës.

Në momente të caktuara Berisha shfaq një tërbim tipik hitlerian ndaj kundërshtarëve politikë. Është urrejtja tipike nazisto-komuniste për armikun e pushtetit. Mezi pret një shkak, një incident (madje akuzohet se i prodhon si Hitleri) që të sulmojë dhe groposë armikun e "popullit" që është përherë opozita. Fon Papeni tregon se në momentet kur digjej Rajhshtagu, mbërriti në vendin e mynxyrës Geringu, që në kulmin e zemërimit dhe gjithë djersë thërriste mesa kish në kokë: "Ky është një krim komunist kundër qeverisë së re". Të njëjtin brutalitet antiligjor ka shpalosur edhe Berisha në disa raste. Kur vite më parë një bombë shpërtheu para një supermarketi të një firme piramidale, duke shkaktuar disa të vrarë, Berisha, atëherë President i Republikës, sapo mbërriti në vendin e ngjarjes akuzoi opozitën komuniste për një akt të tillë terrorist. Po kështu akuzoi publikisht për vrasjen e Azem Hajdarit
edhe Kryeministrin socialist, Fatos Nano, duke u bërë ndërsyesi i turmave fanatike (aspak rastësisht të armatosura) që ndërmorën një sulm mbi godinën e Kryeministrisë në 14 shtator. Kur dështoi, tha: Dolën nga kontrolli! Po s‘kishin faj se ju vranë liderin. Ja u vranë apo ja u vrau?
Hitleri u tërbua kur social demokratët gjermanë nuk pranuan të votojnë Aktin e Aftësimit Ligjor që i jepte Hitlerit gjithë pushtetet dhe që në fakt i lejoi të nazifikojë Gjermaninë. Deri në atë moment, rrëfen gazetari Uilliam Shirer, ndërsa bënte premtime se "Akti" nuk do të cenonte as Parlamentin dhe as pozitën e Presidentit, "udhëheqësi nazist dukej tepër i arsyeshëm, madje, thuajse i përvuajtur". Pyesim sa herë e kemi parë Berishën të luajë rrengun e të "zbuturit"? Por me të ndeshur kundërshtimet e social demokratëve në mbrojtje të parimeve të humanizmit, drejtësisë dhe lirisë - vazhdon Shirer, Asambleja dëgjoi një mostër të gojëtarisë së tij të vërtetë: Ju arritët vonë, por, ja ku erdhët! - ulëriti ai... Nuk kam nevojë për ju... ylli i Gjermanisë po lind dhe i juaji po perëndon. Kambana e vdekjes suaj ka rënë... Unë nuk i dua votat tuaja. Gjermania do të jetë e lirë, por pa ju". Nuk
është aspak vështirë të gjesh plot raste të një oratorie të tillë hitleriane plot mllef kundër opozitës në gojën e Berishës. Më e fundit qe ajo e para pak ditëve, kur u betua se do t‘ia shkulte dhëmbët, deri edhe nofullat, me darën e ligjit opozitës. E vetmja gjë që mund të thuhet është: Po çdo dara e ligjit në dorën e Kryeministrit? Rastet e ngjashmërisë së fjalorit të Berishës me Hitlerin janë pafund. Ja një tjetër. Ndërsa kërcënonte Europën me luftë, Hitleri hakmerrej kundër poshtërimit që i kish bërë Gjermanisë Traktati i Versajës, duke deklaruar: Armiqtë tanë nuk do të guxojnë të qeshin më me ne! Kur në vitin 1997 Berisha humbi pushtetin për shkak të aventurave dhe korruptimit, shprehte një mllef hakmarrës, duke deklaruar publikisht për kundërshtarët politikë: do jua ngrijmë buzëqeshjen në buzë!

Çfarë i lidh Hitlerin me Berishën? Përse përputhet gjuha dhe mllefi i Berishës me atë të Hitlerit? Berisha nuk ka aspak elokuencën e liderit nazist. Çfarë kanë të përbashkët? Asgjë më shumë sesa karakteri prej demoni autokrat, i cili mezi pret të gjejë një pretekst të groposë kundërshtarët politikë. Është karakteri nekrofil dhe antiliri. Të përbashkët kanë edhe masën e fanatikëve që i mbështet pa rezerva e bashkuar rreth liderit në një solidaritet narcist grupi të çeliktë. Ka mësuar edhe diçka tjetër nga Hitleri. Pas grushtit të dështuar të shtetit të shatorit të vitit ‘98, hoqi dorë nga dhuna militare ashtu si edhe Hitleri pas Puçit të Birrës dhe vendosi t‘i realizojë qëllimet për një pushtet absolut në rrugë "kushtetuese". Dhe i avancoi këto qëllime falë konsensusit të mbrapshtë historik me PS-në për ndryshimin e Kushtetutës. Një gabim fatal që e godet opozitën sot si një
bumerang dhe e detyron të qëndrojë jashtë Parlamentit deri në momentin kur të dërrmohet strategjia e shantazhit e këtij Hitleri të Shqipërisë.
ImazhImazhImazh
ANDREA STEFANI-------Sali Berisha------Edvin Kristaq Rama


Gazeta Shqip
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
A eshte Berisha - Adolf Hitleri?, Posted 03 Dhjetor 2009, 13:51
Andrea Stefani vetëm sa forcoi ngjashmërinë fatale karikatureske të Edi Ramës me Adolf Hitlerin
Imazh

Ngjashmëria fatale që ekziston mes Edi Ramës dhe Adolf Hitlerit, si të vetmit piktorë, madje të dështuar që janë bërë lidera politikë, duket se e ka shqetësuar aq shumë Edi Ramën, sa ai ka thirrur në tek “Vorri i Ashikut” në Pezë Andrea Stefanin dhe i ka ngarkuar një nga ato misione që në gjuhën e zbulimit ushtarak quhen “mision i pamundur”, dhe që Andrea Stefani i njeh mirë që nga koha kur bënte shkollën e Zall-Herrit, që përbën kredencialin e tij bazë intelektual.
Edi Rama e ka ngarkuar Andrea Stefanin që të projektojë tek Sali Berisha ngjashmërinë me Adolf Hitlerin. Andrea i hyri këtij misioni me zell, duke shkruar në gazetën “Shqip” artikullin “Berisha ky Adolf Hitler i demokracisë” (28 nëntor 2009), me të cilin nuk bëri gjë tjetër veçse solli një tjetër provë shtesë të Edi Ramës me Adolf Hitlerin, atë që Hitleri përdorte propagandistët e vet për t’ i krijuar bindjen Gjermanisë dhe botës se rreziku i vërtetë nuk qe ai, por kundërshtarët e tij politikë.
Arritja më gjeniale e propagandës së Hitlerit para se të vinte në pushtet, dhe në vitet e qëndrimit në pushtet (para fillimit të luftës) ishte që të paraqiste liderin komunist gjerman Ernst Thalman (Telman) si rrezikun e vërtetë për Gjermaninë dhe eventualisht për botën, me fitoren e komunizmit
në Gjermani. Prandaj Hitleri nuk e vrau Telmanin kur erdhi në pushtet, siç bëri me shumë komunistë të tjerë, por e mbajti në burg, dhe e eliminoi vetëm në përfundim të luftës. Me ekzagjerimin e rrezikut komunist në Gjermani Hitleri donte të kamuflonte rrezikun e vërtetë që vinte nga aleanca e establishmentit të vjetër militarist prusian, me të majtën nacionaliste të Hitlerit, e cila parti nuk ishte gjë tjetër veçse fytyra politike e militarizmit prusian siç paraqitej e përthyer në prizmin e realitetit të Gjermanisë së Vejmarit. Koha tregoi se rreziku komunist në Gjermani ishte fals, se Partia Komuniste nuk kishte baza të forta në Gjermani, çka u provua me paaftësinë e saj për të rezistuar kur Hitleri e nxori jashtë ligjit.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për hiperbolizimin e rrezikut të Berishës në Shqipëri. Shqipëria e sotme ka një ngjashmëri të madhe me Gjermani e kohës kur Hitleri shkruante “Mein Kampf” dhe kjo ngjashmëri qëndron tek fakti se në Shqipëri, ashtu si një Gjermani ishte bërë një përmbysje politike. Në Gjermani pas Luftës së Parë Botërore ra monarkia dhe erdhi republika. Establishmenti i vjetër perandorak, në zemër të së cilit qenë militaristët prusianë, e përjetuan këtë si një humbje dhe kërkuan të marrin revanshin. Edhe në Shqipëri, në 1990-1992, ndodhën ndryshime të cilat establishmenti i diktaturës komuniste i përjetoi gjithsesi si një humbje dhe kërkoi të marrë revanshin. Si instrument i këtij revanshi u bë PS.
është me të vërtetë qesharake të thuash se “Hitleri” i Shqipërisë na qenka lideri i një partie që u krijua nga hiçi në 1990, në një vend ku ekzistonte diktatura e një partie-shtet staliniste. “Hitleri” shqiptar nuk mund të jetë asnjë lider i partisë të krijuar në dhjetor 1990, pra nuk mund të jetë Berisha. “Hitleri” shqiptar mund të dilte vetëm nga ajo parti e cila do të përfaqësonte shndërrimin politik në përshtatje me rrethanat e reja të ekuivalentit shqiptar të establishmentit militarist prusian, domethënë nga PS.
Establishmenti i vjetër komunist shqiptar, familjet e ish-bllokut të udhëheqjes komuniste, kasta e ish-ushtarakëve dhe e ish-oficerëve të Sigurimit të Shtetit sot gjenden në PS. PS sot është krahu politik i establishmentit të vjetër të diktaturës komuniste, ashtu siç ishte Partia Nacional-Socialiste në Gjermani krahu politik i establishmentit militarist prusian. Ashtu si establishmenti i vjetër perandorak militaristo-industrial gjerman gjeti në personin e Hitlerit një njeri që dukej si i përshtatshëm për të kamufluar forcat që qëndronin pas tij, duke qenë se ishte një piktor (një artist nuk shkakton frikë apriori), në të njëjtën mënyrë edhe establishmenti i ish-diktaturës komuniste nxorri në krye të PS piktorin e dështuar Edi Rama. Këtu ka dhe një analogji kurioze. Ashtu siç, militaristët prusianë i vunë pranë Hitlerit si mëkëmbës të tyre gjeneralin Ludendorf, ashtu edhe establishmenti i vjetër komunist i vuri pranë Edi Ramës si numrin dy në PS, Gramoz Ruçin, ekuivalentin shqiptar të Ludendorfit, të fundmin ministër të Sigurimit të Shtetit që gjendet ende në politikë në ish-vendet komuniste.
Dhe që të kamuflohet e gjithë kjo me një tymnajë, krijohet një demonologji e tërë për Berishën, ashtu siç bëhej në Gjermani me Telmanin. Berisha sigurisht që ka prirje autoritariste, por ai nuk mund të jetë “Hitleri” shqiptar, ai është vetëm “Telmani” shqiptar, sido që të jetë, në opozitë, apo në pushtet. është me të vërtetë krejt qesharake të thuhet se në një vend si Shqipëria, ku deri para 18 vjetësh ekzistonte diktatura komuniste më e ashpër në Europë, partia shtet më e fortë në Europë, Sigurimi i Shtetit komunist më kontrollues në Europë (në përpjestim me përmasat e vendit) e gjithë kjo strukturë totalitare na u mposht nga një njeri me prirje totalistariste që gjendet në krye të një partie të krijuar nga hiçi para 19 vjetësh. Këtë gjë nuk e beson askush me mend.
Andrea Stefani në artikullin e vet shkruan:
“Berisha duhet ta ketë studiuar me shumë vëmendje Mein Kampf-in. Nuk mund të jetë një rastësi që në taktikat politike të Berishës lexohet shumë qartë zbatimi i asaj përvoje që Hitleri e akumuloi qysh në vitet e rinisë së tij nga vëzhgimi që i bënte lëvizjes së majtë social demokrate dhe sukseseve të saj”. (gazeta “Shqip”, 28 nëntor 2009, f. 9)
Në rastin më të mirë këto fjalë tregojnë se Andrea Stefani nuk e ka lexuar librin e Hitlerit. Se nëse lexon “Mein Kampf”, aq më tepër në retrospektivë, nuk e ke të vështirë të kuptosh se Hitleri në këtë libër paraqet një platformë se si në Gjermani do të vendosej një diktaturë e kamufluar e establishmentit militaro-industrial perandorak, e cila do të përdorte si kalë beteje politik partinë e Hitlerit dhe këtë të fundit si kalorësin e përzgjedhur të tij. Në librin e Hitlerit kërkohet të përdoret si ekspedient rreziku i komunizmit, çka sot ne e dimë se qe vetëm një truk pasi ky komunizmi nuk kishte arritur të krijonte baza aq të forta në Gjermani sa të përbënte rrezikun që i atribuonte Hitleri.
Andrea Stefani shkruan në artikullin e vet: “Për Berishën nuk ka rëndësi e vërteta. Fjala si akuzë, si shpifje dhe shantazh, mbetet për të një armë e rëndësishme politike për të mposhtur kundërshtarin,
për ta shtypur, për ta bërë të zbythet. Berisha është një shantazhist i shkallës së lartë. Me egërsinë që i shpërthen kohë pas kohe si një vullkan, Berisha tenton të shantazhojë jo vetëm kundërshtarët e tij politikë, por edhe ‘ndërkombëtarët’. Këta të fundit, me atë që qysh nga marsi i vitit ‘97 i tmerron me shumë se çdo gjë tjetër, i shantazhon me destabilizimin e Shqipërisë. Është një taktikë politike tipike për Adolf Hitlerin. Prandaj themi se Berisha është Hitleri i kohës sonë”. (gazeta “Shqip”, 28 nëntor 2009, f. 9)
Sado që të jetë Berisha i aftë në këtë zeje të propagandës totalitare ai nuk mund të ketë aftësinë e propagandës së PS e cila trashëgoi laboratorin e propagandës së zezë të regjimit komunist, me Gramoz Ruçin si profesionist të saj. Dhe sa për shantazhin ndaj ndërkombëtarëve me destabilizimin e Shqipërisë, është e qartë se këtë sot po e bën Edi Rama, madje edhe vetë Andrea Stefani, i cili shkruan:
“Dhe është e dhimbshme të shohësh se, në një kohë që ky lider po shtrëngon në grushtin e tij gjithë pushtetet, e djathta europiane i imponon Parlamentit Europian një rezolutë në të cilën i kërkohet opozitës të ulë kokën para këtij tirani dhe, duke shkelur mbi parimin demokratik të transparencës, duke toleruar dhunimin e ligjit zgjedhor, t‘i nënshtrohet shantazhit dhe të hyjë në Parlament! Duket se për disa parlamentarë europianë parimet e lirisë janë të shenjta vetëm në Europë, por jo në Shqipërinë e varfër. Opozita ka rast të demonstrojë botërisht se nuk është fare kështu, se parimet e lirisë janë edhe më të shenjta dhe duhen mbrojtur edhe në Shqipëri, këtu ku liria dhe demokracia janë më të kërcënuara… Ndërkaq europianët duket se i kanë harruar bëmat e dikurshme të Sali Berishës, që jo rastësisht e bëjnë atë një "Fyhrer" shqiptar. Duket se ashtu sikundër jo pak politikanë të Europës ranë në grackën e fjalëve të Hitlerit që betohej për "paqe", edhe ca diplomatë dhe politikanë të sotëm të Europës kanë rënë në grackën e fjalëve të Berishës që stërbetohet për "demokraci" dhe "ligj!” (gazeta “Shqip”, 28 nëntor 2009, f. 9)
Sipas Andrea Stefanit, jo vetëm Berisha na qenka Hitleri i ringjallur, por edhe Bashkimi Europian i sotëm na qenka riinkarnacion i kolaboracionistëve europianë të Hitlerit. Ky është zbulimi që na bën politologu i shquar, ish-oficeri i zbulimit të shkollës së Zall Herrit, në kohën e regjimit komunist, Andrea Stefani. Por a nuk është më e thjeshtë që të besohet se është Edi Rama karikatura e Adolf Hitlerit. Kështu nuk është e nevojshme të implikohet në hitlerizëm gjithë Bashkimin Europian. Andrea Stefani, i cili shtiret si kampion i demokracisë, e quan rezolutën e parlamentit europian sit ë imponuar nga e djathta europiane. Por demokracia kështu funksionon. Andrea Stefani, kur ka komentuar dikur rezoluta kundër Berishës të parlamentit europian, nuk ka thënë se ato janë imponuar nga e majta europiane, por i ka marrë si verdikte europiane. Në paragrafin e mësipërm Andrea Stefani, jo vetëm mbështet shantazhin me kërcënimin për destabilizim që Edi Rama u bën institucioneve europiane, por e nxit atë që ta vazhdojë këtë shantazh.
Zelli për të gjetur paralelizma mes Berishës dhe Hitlerit, e shtyn Andrea Stefanin që të bëhet anëtar nderi i skuadrës së vrasëësve të Azem Hajdarit, kur shkruan:
“Hitleri shfrytëzoi djegien e Rajshtagut (Geringu ka pohuar se nazistët ia vunë flakën vetë), për të sulmuar dhe asgjësuar opozitën, Berisha shfrytëzoi vrasjen e Azem Hajdarit, për të bërë një grusht shteti të dështuar si puçi i birrës në Mynih. Hitleri bëri ca burg për një krim të tillë, Berisha jo. Përflitet se ka gisht në asgjësimin e Hajdarit, që bëhet kështu fatalisht i krahasueshëm me Ernst Remin, shefin e grupeve të sulmit që Hitleri e asgjësoi vetë. Tashmë është fakt i provuar që ish-badigardët e Berishës janë autorë dhe pjesëmarrës në skemën e vrasjes së Azem Hajdarit. Berisha përdor, si Hitleri, në shkallë të gjerë mitingjet”. (gazeta “Shqip”, 28 nëntor 2009, f. 9)
Kjo është gjuha e propagandistëve kriminalë të Hitlerit. Andrea Stefani që e mban veten për kampion të lirisë dhe demokracisë duhet ta dijë se kur një grup oficerësh dhe nënoficerësh të policisë së shtetit, shkojnë me automjete policie tek selia e partisë kryesore të opozitës dhe vrasin personalitetin numër dy të kësaj partie, atëherë shteti ka humbur të drejtën që reagimin e mbështetësve të partisë së përgjakur ta konsiderojë grusht shteti. Drejtori i atëhershëm i SHIK,
Fatos Klosi, mëse një herë ka thënë se ai dhe ministri i rendit publik i kohës, Perikli Teta, e kanë paralajmëruar Azem Hajdarin për atentatin që po përgatitej kundër tij, duke përmendur dhe autorët e mundshëm, që rezultuan të ishin ata që e bënë vërtet atentatin. Pse nuk u përjashtuan këta njerëz nga policia, ashtu siç kishte bërë Berisha me ish-rojen e vet Izet Haxhia të cilin e largoi pasi mësoi lidhjen e tij me Haklajt. Pse shteti i mbrojti vrasësit edhe pas vrasjes dhe fabrikoi alibinë e tyre. Kuptohet se përse. Vrasja ishte shtetërore. Nëse sot oficerë të policisë së shtetit vrasin një figurë kryesore të PS tek hyrja e selisë, p.sh. Erion Veliajn, dhe shteti i mbron vrasësit, përgjegjësia i mbetet shtetit dhe PS ka të drejtë të bëjë atë që bëri PD në 14 shtator 1998. Qeveria socialiste e kohës, ku Edi Rama ishte ministër, e toleroi krimin ndaj Azem Hajdarit pikërisht se donte ta përdorte atë si djegien e Rajhshtagut.
Andrea Stefani, duke dashur të sjellë shembuj të analogjisë Berisha-Hitler, nuk bën gjë tjetër veçse sjell shembuj që tregojnë analogjinë e Edi Ramës me Hitlerin, siç bën kur thotë: “ Po si Fyhreri përdor në shkallë të gjerë mediat, sepse beson te magjia, te ndikimi i oratorisë mbi turmën. Prandaj kritikat që i bëhen, i toleron (si garniturë e fjalës së lirë) më shumë nëpër gazeta që kanë përgjithësisht tirazh të pakët në Shqipëri, por jo aq shumë në ekrane që ndikojnë audienca më të gjera”. (gazeta “Shqip”, 28 nëntor 2009, f. 9)
Një nga vetitë e mediave që mbështesnin Hitlerin ishte se edhe sot nuk dihet poltësisht se kush qenë pronarët e tyre, çka i bën ato të ngjashme me mediat që mbështesin Edi Ramën. Andrea Stefani, artikullin e vet e paralajmëroi një ditë para botimit në televizionin, i cili është pronë e ëaz Medie Grup, një kompani mediatike gjermane për të cilën nuk dihet se kush janë emrat e aksionerëve të saj, dhe që sipas të gjitha të dhënave është në pronësi të mafies ruse. Andrea Stefani nuk di të thotë as se kush janë pronarët e gazetës ku ai ka botuar artikullin. Tamam një situatë e medias hitleriane.
Edhe një tjetër analogji që Andrea Stefani gjen mes Berishës dhe Hitlerit, i kthehet si boomerang për Edi Ramën: “Strategjia e tij konstante, ylli i tij polar, nordi i tij politik, është kapja e të gjitha pushteteve. Hitleri doli hapur kundër parlamentarizmit, Berisha synon të kapë shtetin nëpërmjet parlamentarizmit. Ka synuar dhe synon, si Adolfi, të vërë nën thundër gjykatat dhe prokurorinë, për t‘i keqpërdorur kundër opozitarëve. Për këtë çështje të madhe u përplas me një President ish-gjeneral, me versionin shqiptar të Hindenburgut”. (gazeta “Shqip”, 28 nëntor 2009, f. 9)
Në fakt nuk ka antiparlamentarizëm më të madh se të mos marrë pjesë kryetari i partisë më të madhe të opozitës në listën e kandidatëve për deputetë, duke thënë se ai nuk ka nevojë për një karrige deputeti, siç bëri Edi Rama. Edhe Hitleri e kishte zakon që të shprehej në terma fyes dhe poshtërues për parlamentarizmin, duke mos denjuar që të hynte në listën e kandidatëve për deputetë (Hitleri nuk kandidonte dot për deputet edhe për faktin se deri në 1932 nuk e kishte nënshtetësinë gjermane). Edi Rama në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk ndoqi shembullin e Veltronit, të cilin e kishte deklaruar si modelin e vet, por atë të Hitlerit. Veltroni, kur u bë kryetar i partisë më të madhe të së majtës, dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të bashkisë së romës, që të mund të kandidonte në zgjedhjet parlamentare të vitit 2008. Edi Rama, duke mos ndjekur shembullin e tij, tregoi se modeli i tij i vërtetë kishte qenë Hitleri.
Andrea Stefani, duke e sforcuar fantazinë e vet të varfër, shkruan: “Çfarë i lidh Hitlerin me Berishënë Përse përputhet gjuha dhe mllefi i Berishës me atë të Hitleritë Berisha nuk ka aspak elokuencën e liderit nazist. Çfarë kanë të përbashkëtë Asgjë më shumë sesa karakteri prej demoni autokrat, i cili mezi pret të gjejë një pretekst të groposë kundërshtarët politikë. Është karakteri nekrofil dhe antiliri”. (gazeta “Shqip”, 28 nëntor 2009, f. 9)
Sa për nekrofili, mjafton të shikon pikturat e Edi Ramës të cilat i ka botuar në një libër që ia ka vënë çmimin 5000 lekë të reja, dhe e kupton se Edi Rama është nekrofil patologjik. Për Hitlerin është thënë se ishte lunatik. Shumë studiues janë përpjekjur të provojnë se Hitleri nuk shfaqej në public në netët me hënë të plotë. është kurioze të shikosh se Edi Rama e ka rreguar agjendën e protestave që të mos bjerë në netët me hënë të plotë, kur ai nuk e ka veten nën kontroll dhe mbyllet në shtëpi
në Pezë.
Andrea Stefani, duke kërkuar analogji mes Berishës dhe Hitlerit, sjell të tilla që të kujtojnë analogji shumë më impresionuese mes Ramës dhe Hitlerit: “Rastet e ngjashmërisë së fjalorit të Berishës me Hitlerin janë pafund. Ja një tjetër. Ndërsa kërcënonte Europën me luftë, Hitleri hakmerrej kundër poshtërimit që i kish bërë Gjermanisë Traktati i Versajës, duke deklaruar: Armiqtë tanë nuk do të guxojnë të qeshin më me ne! Kur në vitin 1997 Berisha humbi pushtetin për shkak të aventurave dhe korruptimit, shprehte një mllef hakmarrës, duke deklaruar publikisht për kundërshtarët politikë: do jua ngrijmë buzëqeshjen në buzë!” (gazeta “Shqip”, 28 nëntor 2009, f. 9)
Për hir të së vërtetës, e cila duket se nuk e ka shtëpinë në trurin e Andrea Stefanit, Berisha e ka bërë këtë deklaratë dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 1997, në mitingun përmbyllës të fushatës zgjedhore. Duke konsideruar ato që janë thënë në 1997 në Shqipëri, deklarata duket të jetë shumë e butë për standardet retorike të asaj fushate zgjedhore. Që ta përdorësh këtë deklaratë për të bërë një analogji mes Berishës dhe Hitlerit, do të thotë së paku të mos kesh fantazi për të bërë atë që po bën. Por analogjia që tenton të bëjë Andrea Stefani të kujton Edi Ramën që qeshte kur doli me sopatë në dorë në rrugët e Tiranës, një gjë krejt e ngjashme kjo me Hitlerin që dilte me shpatë në dorë në festimet e hershme naziste.
Në përfundim të artikullit Andrea Stefani shkruan: “Ka mësuar edhe diçka tjetër nga Hitleri. Pas grushtit të dështuar të shtetit të shatorit të vitit ‘98, hoqi dorë nga dhuna militare ashtu si edhe Hitleri pas Puçit të Birrës dhe vendosi t‘i realizojë qëllimet për një pushtet absolut në rrugë "kushtetuese". Dhe i avancoi këto qëllime falë konsensusit të mbrapshtë historik me PS-në për ndryshimin e Kushtetutës. Një gabim fatal që e godet opozitën sot si një bumerang dhe e detyron të qëndrojë jashtë Parlamentit deri në momentin kur të dërrmohet strategjia e shantazhit e këtij Hitleri të Shqipërisë”. (gazeta “Shqip”, 28 nëntor 2009, f. 9)
Andrea Stefani eviton ta përmendë këtu emrin e Edi Ramës, si njeriu që bëri marrëveshjen me Berishën për ndryshimin e Kushtetutës. Merret vesh, Edi Rama i donte ndryshimet kushtetuese se llogariste që me to të vinte në pushtet, duke u bërë “kancelari Hitleri” i Shqipërisë, në formë karikature por nuk i eci. E megjithatë Andrea Stefani tash pretendon se opozita e udhëhequr nga Edi Rama ka misionin që të përmbysë “Hitlerin”-Berisha.
Andrea Stefani, kur doli në “Vizion plus” një ditë para botimit të artikullit të vet, për të diskutuar për të, kishte në krah Mero Bazen, dhe këtu është “qershia mbi tortë” e kësaj historie se Mero Baze, për kënaqësinë e andrea Stefanit, shprehu pëlqimin e vet për paragrafin e mëposhtëm të artikullit të Andrea Stefanit:
“Përse Berisha lëshoi një lumë akuzash kundër Edi Ramës, duke e sharë ‘me nënë e babë’, përse ka nxjerrë befas dosje skandalesh të pluhurosura, përse e akuzon për lidhje me grupe kriminale tamam si dikur liderin e opozitës Fatos Nanoë Sepse ai ka mësuar nga Adolf Hitleri efektet e ushtrimit të një terrorizimi të poshtër psikik mbi një kundërshtar që nuk është në gjendje as morale dhe as mendore (në këtë rast pandehen si të tillë Rama dhe PS) të përballojë sulme të tilla. Prandaj Berisha, tamam si Hitleri, kur mendon se e kërkon momenti politik, ‘vjell një rrjetë zjarri gënjeshtrash dhe shpifjesh ndaj kujtdo kundërshtari që i duket më i rrezikshëm, derisa nervat e personave të sulmuar rrënohen...’. (Mein Kampf)”. (gazeta “Shqip”, 28 nëntor 2009, f. 9)
Andrea Stefanit duhet t’ i kujtohet se Edi Rama, në daljen e vet të fundit në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, në nëntor 2005, iu ankua drejtuesit të emisionit për praninë e Mero Bazes atje. Edi Rama i tha Fevziut se nëse do ta kishte ditur që në emission do të ishte i pranishëm Mero Baze, ai nuk do të kishte shkuar. Edi Rama shtoi duke iu drejtuar Bazes se kur ka shkuar në shtëpi ditën që Baze shkroi në gazetën e tij se Edi Rama kishte thënë në gjyqin e divorcit me gruan se djalin ajo nuk e kishte me të (Edi Ramën), por me babain e tij (Edi Ramës), Kristaqin, ai (Edi Rama) e kishte gjetur djalin e vet poshtë tavolinës të traumatizuar, dhe djali i kishte thënë se kishte turp të dilte jashtë. Mero Baze iu përgjigj Edi Ramës se këto gjëra ai i kishte thënë vetë në gjyq.
Last Updated on E Merkure, 02 Dhjetor 2009 09:36
Do të ishte mirë sikur ky emision të ritransmetohej sot.
kmyftaraj@yahoo.com
Written by Gazeta SOT
E Merkure, 02 Dhjetor 2009 00:00
Nga Kastriot Myftaraj
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Andrea Stefani i perket klubit te lepiresve te kockave qe hedhe Edvin rama prej gojes se qelbur.
Ketu esht nje problem me keta kamunistat gazetare dhe antiberishe: Nuk kane problem sesi punon apo se kujt i perket nga e kaluerja komuniste, porse i terbon krahina prej nga vjen - nga Tropoja, qe i perket Veriut.
Harrojne se Shqiperia esht nje nga maja e Tropojes e deri ne Devoll e....
Antishqiptari Andrea Stefanin nuk e denon Berisha per ate etiketim hitlerian sepse esht tolerante.E pra keta jane lidere nga Veriu. :yes:
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ka te drejt Stefani ta krahasoji Berishen me Hitlerin sepse Hitleri e ka dashte vendin e vet Gjermanine, ndersa Enveri nuk e deshti Shqiperin sikurse Edvin kristaq Rama nuk e don vendin ku linden, sepse Shqiperine e urrejne me shume se cdo gje ne bote.

E dyta esht se gangsteri i guzhines sllave Andrea Stefani nuk i ben asgje Berisha per kete epitete, qe nuk i perket. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Drejtues

Poste: 91
Antarësuar: 01 Korrik 2009, 23:01
S'arrita me e kuptu, maloku i Veriut s'ka arrit me e studju ma shum se historin bashkohore, apo pseudo-autori i shkrimit.
N'histori ka pas raste ma "t'ndrituna" tiranish sesa me u ndal te Hitleri. Ky Stefani pse s'e ka ba nji krahasim me Enverin se e ka pas ma n'gjak, apo s'ban me u shajt baba ? :yes:
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 155
Vendodhja: AFGANISTAN
Antarësuar: 08 Prill 2009, 19:18
Andrea Stefani...Kaurr si Edi Rama....BY...BEQIR si EDI RAMA...llogjike ke do mbroje....
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 6 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 27 Tetor 2020, 11:31
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari