Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 17 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
O BURRA! RREZONI SHTETIN DHE SHKULINI DHEMBET EDVIN RAMES!
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Edvini dhe Dashi, si Enveri e Myslimi në dyqanin e Demit
Imazh

Cikli: Çorba e vjetër e "Politikës së re"
Çdo 19 mars ishte dita e festës për Edvin Ramën. Nuk kishte arsye që të mos gëzohej. Ishte një ditë më e madhe se 4 korriku. Dashi kishte ditëlindjen. I bliheshin dhurata e i bëhej temena. Sapo kishte ardhur pranvera dhe gëzimi bëhej edhe më i madh. Ishte ditëlindja e Dashamir Myslimit. Jo pa qëllim edhe ky është bërë pjesë e “politikës së re”, se edhe Myslim Peza ka qenë për një politikë të re, siç bërë politikë të re me Dem Xhepën apo me Enver Hoxhën në vitet kur kërciste “politika” njaty mu ke dyqani i Demit.
Eh, kohra të vështira, luftë e përpjekje ishin dashur për të bërë “politikë të re”. Dhe ajo si vjen riciklimi, sa gjenetik, aq edhe politik. Kur fara e këtyre myslimëve erdhi në pushtet dilte nëpër popull e bërtiste për “politikë të re” se këta ishin supermenët, se pushteti i vjetër do shkatërrohej fare e nga themelet do niste një “botë e re”. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshme, teksa reklamohej si veprim normal marrja e tokës bejlerëve e agallarëve, pastaj kolektivizimi, etj. Dihet si përfunduan këta duke e bërë lesh e li Shqipërinë e duke e çuar në pragun e urisë masive në fund të vitit 1990, kur u detyruan pa kurrfarë dëshirë të dorëzonin rolin udhëheqës në jetën e vendit.
E ja tani kam ardhur koha e dytë e “politikës së re”. Brekëgrisurit e 1944-s, të ricikluar gjenetikisht nëpërmjet brezit të radhës, kanë marrë dhenë dhe nga paraqiten si “politikë e re”. Djemtë e oficerëve të Sigurimit, bijtë e Cvetkove e Qirove, shërbëtorëve të ulët të regjimit në bërjen e të keqes së tjetrit, kanë hedhur ndonjë pikë xhel në kokë, janë hekurosur ndopak, kanë ndonjë diplomë e tani shfaqen si “politikë e re”. Qesharaku Erion Veliaj që bën “politikë të re”, nxënësi i vogël që mbronte e pastronte në klasë fotografinë e shokut Ramiz nga shkumësat e shokëve e tij (e kur në vitin 1991 kur ishte vetëm 14 vjeç e kur në Tiranë flitej sheshit kundër farës së keqe komuniste), nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një pinjoll i kuq që ka grumbulluar rreth vetes pinjollët e tjerë.
Cilët ka mund të pyesni ju? Ka disa gjysmashqiptarësh, djemtë e Cvenkove e Qirove, ca djem sigurimsash, ca prodhime të qosheve të komiteteve ekzekutive, ca parazitë që nuk dinë të bëjnë punë tjetër veçse të lexojnë një herë në muaj ndonjë fletëdeklaratë etj. Sigurisht pastruesi i mbajtësi pastër i fotografisë së shokut Ramiz, Erioni i vogël nuk mund të ishte rastësisht në krah të “politikës së re” të çorbaxhiut të vjetër të politikës.
Dje premtonin tokën, sot premtojnë tokën
Socialistët e Edvinit janë njësoj si socialistët e Enverit. E shihni sot Edvin Ramën që shkon e premton sërish “tokën fshatarit”,tamam si Enveri me Myslimin pasi dilnin nga kafja e Demit. Por shiheni lidhjen e Edvinit me djalin e Myslimit. Lidhja e tyre është po aq e ngjashme sa lidhja e dikurshme e Myslimit nëpërmjet dyqanit të Demit, me Enverin. Në këtë pikë shihej e plotësuar edhe çështja e dyqanit të Demit, i cili ishte zëvendësuar me shtëpinë e Dashit në Tiranë, në të cilën piktori komunal Edvin Rama kishte vizatuar në mur dy kuaj bukuroshë, fuqia e të cilëve kënaqte vizitorët e ndryshëm në atë shtëpi të çuditshme afër stadiumit “Dinamo”. Dhe tani çerdhja e re ishte gjetur. Kjo ishte shtëpia e Myslim Pezës në Pezë, shtëpi në të cilën Edvini shikonte babanë e tij shpirtëror me ëndrra për pushtetin.
Çfarë e kishte Edi Rama, Dashamir Myslim Pezën?
Dash Pezës i jepet leje ndërtimi ku të dojë. Njerëzve të tij të afërt u jepej e drejta e fitimit të tenderave pastrues për Tiranën, lehtësi të tjera, etj. Po përveç të tjerash, lidhja e Edvin Ramës me Dash Pezën është edhe në një plan tjetër. Çfarë e lidhte Edi Ramën dhe çfarë e lidh sot me Dashamir Myslim Pezën? Është një pyetje që mund të duket jo e re, por që sigurisht nuk i ka shprehur përjetësisht përgjigjet e veta. Në radhë të parë, Dash Peza për publikun që nuk e njeh, ka qenë një punëtor i rëndomtë operativ i Degës së Pestë të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit që nga fundi i vitit 1981. Pastaj nga viti 1986 kaloi si efektiv i Ministrisë së Punëve të Jashtme, natyrisht jo për diplomaci, por si biçim çiraku i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Sofokli Lazrit ku gjente ndonjë letër që mund të kërkonte eprori i tij. Në rast se miku më i afërt i Edi Ramës, Dashi do të kandidojë për Partinë Socialiste të “Babës”, atëherë i duhej të vërtetonte pastërtinë e figurës, duke u përballur me faktin kokëfortë të qenies si oficer ilegal i Sigurimit të Shtetit. Kjo gjë do të vejë në siklet mikun e tij Rama. Lidhja e Edit dhe Ramës ishte vërtet interesante saqë në refleksionet e tij të 1991-t, ai dhe miku i tij nuk përmendin shembullin më klasik të injorancës komuniste, Myslim Pezën. Le të mos harrojmë se në fillim të vitit 1991 kur miku i Ramës, Dashamir M. Peza kërkonte të udhëtonte jashtë Shqipërisë, i ndalohej pasaporta pse kishte 85 mijë lekë detyrime. Aq më tepër kur shkonte nga Bullgaria apo kur i duhej të quhej “Zef” për çështje shërbimi. E do punë të tjera i bëri andej nga viti 1999 në kushtet e gjendjes së atëhershme. Tani njëri quhet Edvin por i thonë “Edi” e tjetri quhet Dashamir por i thonë “Dash” ose “Zef”.
Në krye të partisë së Enverit
Në fushatën e vitit 2001 Edvin Rama ishte një prej tellallëve të Partisë Socialiste që bridhnin poshtë e përpjetë e premtonin legalizime (që nuk u bënë kurrë), ujë dhe drita (në ajër edhe këto), etj. Midis të tjerash ai bëri deklaratën e fortë sipas të cilit ardhja e Partisë Demokratike në pushtet do të ishte “tradhti kombëtare”. Natyrisht kjo lajthitje e tij nuk ishte e formës së bërtitjeve histerike me “oooo” në sheshin “Skënderbej”, as e llojit me megafon kur këndonte këngën e mamadhisë në Kuvendin e Shqipërisë, as e formës kur vishte pantallonat e xha temes e xhaketën e xha sulos, por e një inati të vjetër kurë partisë së realizoi ndryshimet më të mëdha të shqiptarëve dhe që ka ditur të përçojë gjithnjë frymën europiano – atlantike në vend. Një inat i vjetër si udhëheqës i partisë së vjetër me të cilën ai po bën “politikë të re”. Por fati e solli që Edi Rama të bëhet pasardhësi i partisë së Enverit e Ramizit, e të mëtonte “politikën e re” që nis e festohet me 29 nëntorin e Dushanit e Miladinit, këtë “natë të bardhë” të ditëve të zeza, e vazhdon me portretet e Enverit në Pezë, e veprime të tjera të këtij lloji. Nëse Ramës i duhet të mbrojë sot krimet e diktaturës komuniste, ai do shfaqet përherë e më shumë si përfaqësues i politikës së vjetër. I mbyllur në godinën ku dikur ka qenë Komiteti i Partisë së Punës për Tiranën, Rama së paku duhet të kujtojë se aty merreshin vendimet politike komuniste që i përçoheshin organeve të punëve të brendshme.
Partia Socialiste është trashëgimtare e Partisë së Punës dhe mbrojtëse e idealeve të saj. Të gjithë ata që përbënin pushtetin e saj, gjetën strehë dhe vegjetim tek Partia Socialiste. Prokurorë, hetues, gjykatës, oficerë të Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk ishin vetëm militantë, por baza biologjike e Partisë Socialiste. Pikësëpari e mbi gjithçka, Partia Socialiste mbron trashëgiminë komuniste, të aparatit të saj kriminal dhe pasoja e saj mbi shqiptarët. Të gjithë ato që preken nga ky ligj janë mbështetësit e Partisë Socialiste të lidhur me krimin e djeshëm. Hetues, gjykatës e prokurorë, janë sot në vende ku reklamojmë “politika të reja” apo fjalë të përgjithshme “ta harrojmë të kaluarën”. E po këta “harraqë”, nuk përtojnë të bredhin pas “epopeve” të Luftës së Dytë Botërore ku komunizmi i zi i Shqipërisë kishte rrënjët e tij, pikërisht aty ku nis nostalgjizmi i tij. Por po të shihen të gjithë nga afër Kryetarja e grupit kuvendor të Partisë Socialiste nuk mund të ishte dakord me hapjen e dosjeve të krimit. Në radhë të parë për shkak të bashkëshortit të saj që ka punuar në organet e punëve të brendshme. Në radhë të dytë për shkak të trashëgimisë komuniste sa familjare aq edhe krahinore. Në radhë të tretë ajo trembet nga “Luani” që vjen brenda radhëve të saj familjare. “Socialdemokrati” tjetër Skënder Gjinushi, si i vetmi deputet i ngelur nga legjislatura e fundit komuniste, si pjesëtar i kabinetit të fundit komunist, si bir gjenerali i atij regjimi, e ka për detyrë të mbrojë krimet e komunizmit, ato krime që gjatë mandatit të Edi Ramës i kanë përjetësuar shkaktuesit e tyre në emra rrugësh e nostalgjia të tjera të këtij lloji. Nëse vazhdojmë me të tjerët, bilanci do të na dalë shumë i keq. Gjithandej ose ata vetë, ose baballarët e tyre. Ndryshimi është se tani flasin për “politikën e re”. E megjithatë janë po ata, të vjetrit e dikurshëm, pavarësisht jelekëve borgjezë që kanë veshur apo xhelit që u kanë hedhur flokëve.
12-06-2009 / Nga Teuta Ramizi
Gazeta ''55''
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
“Gazeta Shqiptare” konfirmon - Dash Peza femra e Edi Ramës

“Gazeta Shqiptare” konfirmoi dje akuzuat e disa ditëve më parë të Kryeministrit Sali Berisha, për sjelljet dhe shijet perverse të kreut të PS-së, Edi Rama. Nga padurimi për “zbulimin” e radhës “ekskluziv” të saj, që në faqen e parë të numrit të saj të djeshëm, “Gazeta Shqiptare”, jo vetëm që nuk linte aspak më vend për diskutime “pro” apo “kundër” deklaratave të Berishës, për “femrat” e Edi Ramës, por ju mbyllte gojën edhe atyre analistëve e komentatorëve të zakonshëm të mediave, që e kanë “hoby”, të thonë budallallëqe, vetëm për të demontuar qëndrimin e tyre anti-Berishë.
Jo më larg nga numri i saj i djeshëm, në faqen e saj të parë, me germa të kuqe kapitale, nën titullin “Reagojnë femrat e Ramës”, numëronte me radhë këto femra, sikurse ishin: e ëma e Ramës; Marie Makoçi; dhe tjetër..., “femër e Ramës” që kishte “reaguar” dje për “Gazetën Shqiptare”, ishte...
“Kush”, do të pyesni ju...?
Imazh
“Dash Peza”,
- është përgjigja, që e jep “Gazeta Shqiptare”, kur në gojën e kësaj “femre”, për inat të skeptikëve, vë edhe një reagim anti-Berishë.
E pra, sipas “Gazetës Shqiptare”, deklarata e Kryeministrit Berisha, sipas së cilës i drejtohej kryesocialistit me fjalët, “Zoti Rama, cili është ai burrë i cili ngrihet nga shtrati i së shoqes në kullën e Myslym Pezës dhe shkon te shtrati i Dashit dhe të deshve dhe e detyron të largohet natën e lemerisur”, është më se e vërtetë, pasi sipas edhe ligjeve të natyrës, besohet se në shtratin e “femrës” Dash Peza (terminologji e huazuar nga “Gazeta Shqiptare”), ka shkuar “mashkulli” i supozuar Edi Rama.
Sipas kësaj “logjike” të “Gazetës Shqiptare”, Dash Peza, është zgjedhur si një prej “femrave viktimë” prej deklaratave të Kryeministrit Berisha. Nga ana tjetër, “viktima femër” Dash Peza, i prekur nga këto deklarata, ka pranuar “statusin femër” bashkë edhe me ofertën e “Gazetës Shqiptare’, për t’ju kundërvënë deklaratave të Kryeministri Sali Berisha.
Aq e vërtetë është kjo, sa në dyfaqëshin e djeshëm të “Gazetës Shqiptare”, Dash Peza, ishte i vetmi nga “femrat e Ramës”, që kishte pranuar të fliste e komentonte deklaratat e Kryeministrit Sali Berisha. Me gjithë titujt abuzive të “Gazetës Shqiptare”, dje për dyfaqëshin konfirmues të “statusit femër” të Dash Pezës, askush nga “femrat e Ramës”, nuk kishte pranuar të fliste apo komentonte deklaratat e Kryeministrit Sali Berisha.
Kështu, vetë “Gazeta Shqiptare”, pohonte se Aneta Rama, e ëma e Edi Ramës, nuk kishte pranuar të fliste, në argumentin xhentil refuzues, se “sot është ditë feste, nuk dua të merrem me këtë gjë”. Nga ana tjetër edhe
Imazh
Marie Makoçi, nëna e aktores së njohur
Imazh
Matilda Makoçi,

- e njohur edhe si ish-vjehrra e Edi Ramës, sërish me delikatesë, ka refuzuar të bëhet pjesë e “ofertës” së “gazetës Shqiptare” për të kundërshtuar deklaratën e Kryeministrit Berisha. “Unë e kam treguar të vërtetën para disa muajsh...”, ka qenë përgjigja refuzuese e Marie Makoçit.
Ndërkaq, “me sinqeritet” “Gazeta Shqiptare” pranonte dje se edhe
Imazh
Delina Fico,
- nuk kishte mundur të bënte asnjë deklaratë, sepse “ajo e kishte telefonin celular të mbyllur gjatë ditës së djeshme”.
Së fundmi, edhe
Imazh
Rudina Magjistari,
ka refuzuar të përfshihet në komentet e mundshme për deklarata e Kryeministrit Sali Berisha. Sipas “Gazetës Shqiptare”, ajo “nuk pranoi t’i jepte një përgjigje Sali Berishës”.
Por, për “Gazetën Shqiptare”, pavarësisht titullit abuziv, për “shumësin e femrave të Edi Ramës”, është gjetur realisht “një femër e Edi Ramës”, sikurse Dash Peza, i cili, nuk e ka pasur problem “ditën e festës”, i cili “nuk ka folur herë tjetër më parë”, i cili “e ka pasur celularin të hapur gjatë ditës së djeshme” dhe i cili “ka pranuar t’i japë një përgjigje Sali Berishës”...
Është e paqartë, sepse edhe “Gazeta Shqiptare” nuk e kishte “kristalizuar”, në se “femra” Dash Peza, kishte pranuar të fliste nga pozitat e një deputeti tashmë, duke pretenduar se përfaqësonte edhe të tjerat “femra të Ramës”, apo reagimi i tij ishte thjesht dhe vetëm individual.
Ndoshta “femra” Dash Peza, ka dashur të thotë, por nuk ka ditur se si, që ai ka qenë “mashkulli” dhe Edi Rama “femra”... Por as këtë “Gazeta Shqiptare”, nuk e qartësonte siç duhet këtë moment, sigurisht pa dashur të besojmë më të keqen e mundshme, që deklarata e Dash Pezës mund edhe të jetë shtrembëruar, vetëm e vetëm për të ruajtur “burrërinë” e Edi Ramës.
...
29-11-2009 / Nga Artur Bego“Gazeta Shqiptare” konfirmon - Dash Peza femra e Edi Ramës
Gaz. 55''
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Skandali i pallatit të Dash Pezës, si Edi Rama firmosi zhdukjen e rrugës
ImazhImazh

Rama i dhuroi rrugën “Urani Panio” dhe një leje ndërtimi njeriut që fle ne shpinë e tij.

Abuzimi më i madh me trojet publike nga Edi Rama është bërë në favor të mikut të tij të ngushtë, Dashamir Peza. Vetëm pak metra larg nga qendra e Tiranës dhe në një nga zonat më të vjetra në kryeqytet, kreu i bashkisë i dhuroi mikut të tij rrugën e qytetarëve për ndërtimin e një pallati shumëkatësh. Rama i firmosi Dash Pezës lejen e ndërtimit mbi rrugën dhe trotuarin që shërbente për banorët e zonës, të cilët tashmë duhet të kalojnë

nëpër cepat e pallatit të Dashit, për të dalë në rrugën kryesore. Fillimisht Edi Rama ia shiti rrugën Dash Pezës dhe i dha lejen e ndërtimit, por më vonë, kur kuptoi se këtë shkelje e vinte në dukje dhe një fëmijë i shkollës fillore, ndoqi një strategji të re, atë të dhënies së rrugës me qira dhe një leje ndërtimi për ta privatizuar kur t’i vinte koha. Më mirë kështu. Dashi, duhet t’i paguaj shtetit 8 mijë lekë në vit për qiranë e rrugës dhe të shesë hyrjet e pallatit që ka ndërtuar. Gjykata supreme ka vendosur që ky pallat të shembet port përmbarimi nuk vihet në zbatim. Qytetarët dhe gjykata nxjerrin në dritë prova abuzuese nga Edi Rama dhe prokuroria nuk vihet në lëvizje. Organet e drejtësisë kanë favorizuar Ramën i cili po shet tek miqtë e tij të ngushtë Tiranës, duke e betonizuar atë pa kriter. Zanafilla e këtij abuzimi, vërehet që me procedurat për dhënien e lejes për shesh ndërtimi, kur ky shesh ende nuk ishte pronë e investitorit, në rastin konkret Dashi, dhe se bashkia, përkundër kompetencave të saj, pretendonte t’ia shiste Dash Pezës. Ai shesh, edhe sot, nuk i është shitur investitorëve, por është gjetur një rrugë e re, ju është dhënë me qira, sigurisht për të ndërtuar një pallat.

Leja e ndërtimit
Historia e abuzimit me pallatin e Dash Pezës, në qendër të kryeqytetit, pikërisht pas Qendrës së Biznesit “VEVE” dhe Hotel “Tirana”, daton që në 22 shtator të vitit 2001. Edi Rama kishte vetëm një vit që ishte zgjedhur kryetar bashkie. Në mbledhjen e saj të datës 22 shtator 2001, Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT) i Bashkisë së Tiranës me vendimin e tij nr. 22, miraton në parim sheshin e ndërtimit për pallatin e Dash Pezës. Deri këtu, nuk ka asgjë anormale. Pikërisht, pas kësaj fillojnë abuzimet. Sepse kjo leje për shesh ndërtimi, u dha pa pasur realisht një shesh ndërtimi. Dhe për këtë, KRRT-ja e Bashkisë së Tiranës, kishte “ofruar” një “zgjidhje origjinale”. Në mungesë të piketave, apo sipërfaqes së sheshit të ndërtimit, në pikën e dytë të Vendimit Nr. 22, të datës 22. 09. 2009, KRRT-ja e Bashkisë së Tiranës, parashikonte që pas lejes së dhënë, t’ia shiste ajo sheshin e ndërtimit investitorëve, shesh ndërtimi ky, që nuk ishte asgjë më shumë se rruga “Urani Panio” që kalonte në mes të lagjes dhe që do i “bashkëngjitej”, pronës tokës së Ilir Matas, e vënë në dispozicion për ndërtimin e këtij pallati nga ana e kunatit të tij Dash Peza, mikut të Edi Ramës. “Zbardhja e lejes së sheshit të ndërtimit do të bëhet pasi të ketë bërë një kontratë paraprake më Këshillin Bashkiak, për blerjen e truallit publik që shfrytëzohet për realizimin e këtij projekti, në bazë të çmimit të liberalizimit të tregut, për vetë pozicionin ku ndodhet”, parashikonte KKRT-ja në vendimin e saj, në një kohë që as KRRT-ja, por as Bashkia e Tiranës, nuk ka në kompetencat e saj shitjen e trojeve publike të kryeqytetit.

Abuzimet
Kur një qytetar ka bërë një shtesë në banesën e tij, apo një lokal nxjerr në trotuar karriget e lokalit ndiqet penalisht, por kur Dash Peza dhe Edi Rama ndërtojnë pallat mbi të gjithë rrugën nuk preken. Qytetarët çdo ditë kanë ngritur zërin. Kanë bërë padi në gjykatë dhe në prokurori, por kjo e fundit asnjëherë nuk e ka marrë mundimin që te hetojë mbi zaptimin e pronave publike. Gjykata e Lartë ka vendosur që pallati të shëmbet por përmbarimi nuk vepron. Çdo ditë botohen fakte që tregojnë veprimet korruptive të kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe prokuroria nuk ka regjistruar asnjëherë ndonjë procedim penal për rastin konkret apo edhe për raste të tjera ku ndërtuesit e Ramës kanë zaptuar pronat publike janë me dhjetëra kryetarë bashkish e komunash që janë dënuar me burg kur kanë dhënë leje ndërtimi mbi një pronë shtetërore, apo nuk kanë kontrolluar siç duhet aktin e pronësisë. Atyre tashmë u lind e drejta që të kërkojnë dëmshpërblim për dënimin e marrë duke nxjerr si precedent rastin e Edi Ramës, i cili shet dhe jep leje ndërtimi mbi pronat shtetërore sipas qejfit të tij.

Leja e ndërtim pa u përcaktuar sheshi
Në vendimin e 22 shtatorit 2001, KRRT-ja e Bashkisë së Tiranës vendosi “në parim” për sheshin e ndërtimit, me kushtin që ajo ti shiste rrugën Dash Pezës, sërish edhe ky vendim nuk u respektua. Jo vetëm kaq, por, pas pak më shumë se një muaji më pas, KRRT-ja e Bashkisë së Tiranës, i jep lejen e ndërtimit Dash Pezës, end epa u zbardhur leja për shesh ndërtimi. Me pak fjalë, në datën 27 tetor 2001, KRRT e Bashkisë së Tiranës me vendimin e saj Nr. 28, miratoi lejen e ndërtimit, për kompaninë e Dash Pezës, “T.T.T. ALBA – L.A.M.” sh.p.k ende pa u përcaktuar sheshi i ndërtimit, madje ende pa u zbardhur leja për shesh ndërtimi që Edi Rama kishte firmosur vetëm pak më shumë se një muaj më parë. Leja për sheshin e ndërtimit, për të cilin Edi Rama firmosi edhe lejen e ndërtimit, u zbardh vetëm një vit më pas. Pikërisht, në datën 4 shtator 2002, zbardhet leja e sheshit të ndërtimit (sipas formularit Nr. 2), Në bazë të zbardhjes së kësaj leje për shesh ndërtimi, mësohet se sipërfaqja e sheshit ishte 191.5 m2, ndërsa sipërfaqja e ndërtimit 148.4 m2. Koeficienti i shfrytëzimit 0.77. Afati i kësaj leje ishte deri në datën 22. 03. 2002. Më pak se 10 ditë pas zbardhjes së lejes së sheshit të ndërtimit, por edhe një vit pas marrjes së lejes së ndërtimit, saktësisht në 13 shtator 2001 (sipas formularit Nr. 4), u zbardh edhe afati i lejes së ndërtimit të dhënë në 27 tetor 2001 nga KRRT-ja e Bashkisë së Tiranës, për Dash Pezën. Afati i kësaj leje është deri në 27. 10. 2004.
Imazh
Romir Saraçi
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ja se si për 9 vjet me radhë Edvini i mohoi kafshatën e gojës fëmijës së tij
Imazh

Ja se si për 9 vjet me radhë Edvini i mohoi kafshatën e gojës fëmijës së tij

Partia Demokratike publikon dosjen e radhës të procesit të zi gjyqësor të Edvin Ramës, nga ku ai shkatërron familjen

Fjala e plotë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Erla Mëhilli:

“Sot shtypi i përditshëm boton faksimilen e proces verbalit original të gjyqit, qershor 2000, në të cilin znj.Makoçi padit përsëri Edvin Kristaq Ramën, pasi ai jo për 9 ditë, as për 9 javë, as për 9 muaj, por për 9 vjet rrjesht i kishte mohuar djalit të tij si atësinë ashtu edhe kafshatën e gojës. Dhe këto dokumenta për t’ja u rikujtuar i ka botuar për herë të parë në fletushkën e tij ndihmësi i tij aktual kryesor sot, Ymer Baze. Është shumë i hidhur fakti se tortura, poshtërimi, dhuna ndaj viktimave të këtij procesi, ka marrë fund vetëm në vigjilje të fushatës elektorale të viti 2000, kur Edvin Kristaq Rama vendosi të kandidonte për Kryeplak të Bashkisë së Tiranës. Vetëm atëherë, aspak i penduar por thjesht i kalkuluar, vetëm për shkaqe elektorale Edvin Kristaq Rama detyrohet të pranojë atësinë, dhe së bashku me të edhe kafshatën e gojës, fëmijës së tij që për 9 vite rrjesht, e përbuzi në dyert e gjykatave së bashku me të ëmën, madje duke refuzuar edhe analizën e AND-së të kërkuar nga Gjykata për të faktuar këtë pretendimin e tij se fëmijën e kishte me të atin (pra me të atin e vetë Ramës). Sot unë dua t’i shtroj pyetjen çdo nëne, çdo gruaje çdo babai shqiptarë se cili është mendimi i tyre? Cili është ai njëri që për 9 vjet rrjesht i mohon djalit të tij atësinë dhe kafshatën e gojës duke e pranuar vetëm pas 9 vjetësh, për shkak të fushatës elektorale dhe vetëm për leverdi politike? A mundeni ju të besoni se ky zotëri që mohon pa asnjë bazë, mbasi refuzoi edhe analizën e vërtetësisë, atësinë dhe kafshatën e gojës djalit të tij do të mund të ketë dashuri, dhëmbshuri dhe kujdes për fëmijët tuaj dhe fëmijët e shqiptarëve?”.
05-12-2009 / Gazeta 55
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
10 përplasjet më të forta mes Berishës dhe Ramës
Imazh

Nga largimi i Edi Ramës nga PD-ja, rrahja e Ramës në vitin ’96 e deri tek akuzat e fundit të Berishës në Parlament

Sali Berisha kundër Edi Ramës dhe anasjelltas. Një çift politikanësh që janë konfliktuar që në në gjenezën e demokracisë së re shqiptare të pas viteve ’90. Por me një ndryshim të vogël. Tani ndodhen ballë për ballë me njëri-tjetrin dhe në një luftë për pushtet të paprecedentë. Njëri vjen nga shkolla e vjetër dhe ka lëshuar rrënjët në politikë prej më shumë se 20 vjetësh, duke marrë ndoshta edhe titullin e një babai. Ndërsa tjetri është relativisht më i ri në moshë, por edhe në këtë zanat. Vjen nga shkolla e partisë Socialiste të Fatos Nanos i cili e katapultoi në politikë në vitin ’98. Por mosha nuk është aspak motivi kryesor që i ndan këta dy armiq të betuar. As përvoja në politikë paçka se kanë kontribuar gjithsecili sipas mënyrës së vet. Dy personazhet më të rëndësishëm të politikës shqiptare që kanë në dorë fatet e shqiptarëve tani e kanë spostuar betejën e tyre drejt një kanali shumë herë më preokupues. Ai ka një impakt të drejtpërdrejtë tek njerëzit e thjeshtë. Nuk bëhet më fjalë për batuta sporadike të lëshuara këtu apo aty. Fjala e rendit të ditës është hapja e kutive të votimit. Pyetjes që shumë socialistë kërkojnë të marrin një përgjigje pozitive nga njeriu që ka në dorë çelësin e tyre. Ndërkohë Berisha eviton me të gjitha mënyrat që ti kthehet edhe njëherë tjetër numërimit të këtyre votave duke i lënë të kuptojë kundërshtarit të tij se nuk e ka aspak ndërmend ta bëjë një gjë të tillë. Pika e vetme e cila ka ndezur edhe më shumë debatin në vend, i cili tre ditë më parë degradoi në një serial akuzash personale të Berishës ndaj Ramës. Konseguencë e akuzave të lëshuara nga ky i fundit përgjatë gjithë muajit të kaluar. Me pak fjalë, politika shqiptare po vuan përsëri nga simptomat e një sëmundjeje prej të cilës nuk është shëruar asnjëherë gjatë këtyre 20 viteve të fundit. Emri e ka lufta për pushtet. Kura ekziston por askush prej palëve me sa duket nuk ka ndërmend ta injektojë. Megjithatë të gjithë i kanë drejtuar sytë nga dy njerëzit më të pushtetshëm në vend. Prej tyre varen e ardhmja e vendit. Tani për tani çdo gjë ka mbetur pezull dhe askush nuk ka ndërmend të lëshojë pe. Por konflikti midis Ramës dhe Berishës nuk lindi tani. Ai ka zgjatur aq sa është edhe mosha e demokracisë në Shqipëri.
Historia e konfliktit
Berisha dhe Rama janë urryer gjithmonë me njëri-tjetrin. Përplasjet e tyre nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe shumëkush me një kujtesë sado të vogël kujton se ata janë ndeshur edhe gjatë periudhës kur ndodheshin në pozita pothuajse të barabarta. Vendi i parë i takimit. Partia Demokratike. Një piktor si Rama ndoshta nuk kishte vend në një parti të re të sapoformuar. Që në në momentet e para midis Berishës dhe Ramës nisi një debat. Ndoshta ky ishte edhe guri i parë i murit ndarës midis tyre. Në fakt pas kësaj krisjeje të parë të marrëdhënieve midis liderit të atëhershëm të opozitës dhe piktorit intelektual so do të vinte dhe do të thellohej. Sigurisht Rama nuk ishte i vetmi që kishte hasur në mosmarrëveshje me Berishën. Si shumë të tjerë edhe ai u largua nga partia Demokratike pak kohë pas krijimit të saj. Vitet që do të pasonin ishin të qeta deri në zgjedhjet e vitit 1996 kur Edi Rama do të bëhej shënjestër e sulmeve fizike. Pasojat ishin të rënda dhe nga ky sulm ai u masakrua. Autorët nuk u morën vesh asnjëherë se kush ishin. Të vetmet detaje që u mësuan atëherë ishin se ai u masakrua në momentin që po kalonte në një rrugë afër shtëpisë duke i thyer hundën dhe e gjakosur rëndë. Askush nuk e mori përsipër autorësinë e këtij agresioni, por Rama nuk do të vononte të drejtonte gishtin kundër Sali Berishës. Megjithatë këtë akuzë ky i fundit nuk e ka pranuar kurrë dhe e ka kthyer gjithmonë prapa. Por kjo ka pak rëndësi. Agresioni e frikësoi Ramën dhe e detyroi të largohej nga Shqipëria, për tu zhvendosur përkohësisht në Paris, ku kaloi edhe dy vjet të jetës së tij. Të paktën deri në vitin 1998. Vit i cili do ti ndryshonte jetën. Ai përkon me hapin e tij të parë drejt politikës. Fatos Nano i dalë fitues nga zgjedhjet e asokohe në vend e ftoi të merrte pjesë në kabinetin e tij qeveritar. Posti që i caktoi nuk ishte më i rëndësishme, por i përshtatej më shumë profilit të tij. Ministri i ri i Kulturës i jepte Ramës komoditetin dhe shansin që të “hakmerrej” ndaj Berishës. Në fakt përplasjet e tyre në atë kohë kishin më shumë ngjyra ironike dhe ishin të karakterizuara nga batuta dhe një narrativë batutash të ndërsjellta të cilët tregoheshin në formën e një barcalete. Të gjitha këto pasqyroheshin në shtypin e kohës dhe më shumë dëfrenin sesa krijonin tension. Por gjërat nuk do të shkonin gjithmonë kështu. Politikisht si Rama dhe Berisha dy vite më vonë nuk do të ndodheshin më aty ku ishin më parë. Vetë konteksti politik kishte ndryshuar. Në vitin 2000 Edi Ramës do ti dorëzoheshin çelësat e bashkisë më të madhe në vend, atë të Tiranës. Vetë ky pozicion hapi vetë oreksin e Berishës për ta sulmuar Ramën. Tani rolet kishin ndryshuar. Ishte Rama ai që e shikonte nga lart Berishën që kryesonte protestat dhe akuzonte tani Ramën. Por loja po bëhej gjithmonë e më e rëndë. Posti i Ramës dhe puna për ndryshimin e kryeqytetit e acaroi më shumë Berishën e cili në vitin 2003 kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor ndaj tij. Kjo fazë u kthye në një arenë fyerjesh dhe batutash të ndërsjellta. Posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka ngjallur gjithmonë lakmi. Në zgjedhjet lokale Edi Rama do të përballej me kandidatin demokrat Spartak Ngjela. Një motiv shumë i mirë ky për Berishën që të drejtonte të gjithë sulmin e tij ndaj Ramës. Madje nisi edhe një fushatë akuzash të pandalshme. Por edhe Rama nuk ndenji duke bërë sehir dhe e akuzoi Berishën si uzurpator të partisë Demokratike dhe përgjegjës për keqeverisjen e viteve 1992-1997.
Faza e fundit
Në politikë gjërat funksionojnë pak a shumë si në jetën e përditshme. Dhe gjërat ndryshojnë dhe rrota rrotullohet. Viti 2005 i ndryshon krejtësisht pozicionet politike. Ai e gjen Berishën në krye të koalocionit fitues dhe tani ka të gjithë hapësirën dhe pushtetin për t’iu vënë kundër kundërshtarit të tij të vjetër Edi Ramës. Edhe ky i fundit vinte nga një betejë me Fatos Nanon dhe tashmë kishte marrë edhe kreun e partisë Socialiste. Politikisht ndodheshin në të njëjta pozicione. Ky moment arrin kulmin kur Rama i drejtohej Berishës me fjalët “Ja ku jam”, duke i lënë të kuptohej se tani ndodheshin në një betejë frontale. Akuzat nuk do të bënin gjë tjetër përveç se do të shtoheshin. Përplasja reale nuk vonoi të vinte. Shkaku kryesor u bë mbikalimi i Zogut të Zi. Kjo u pasua edhe me një përplasje institucionale midis bashkisë dhe qeverisë dhe kjo çoi në iniciativa të Ramës për të bllokuar parlamentin duke orientuar deputetë të PS-së që të marrin bilbila në seancë. Një moment tjetër që i vuri të dy kundër njëri-tjetrit ishin zgjedhjet lokale të vitit 2007, kur krahu i djathtë vendosi të publikojë disa foto nudo të kryebashkiakut duke u përljekur që të ndikojë në garën për bashkinë. Rama del dhe pranon vërtetësinë e fotove dhe sulmon Berishën se i është futur në shtëpinë e tij për të vjedhur efektet personale. Kreu i Partisë socialiste i cili sërisht del në garë për bashkinë i kërkon Berishës që të hiqen nga përdorimi certifikatat ditën e votimit. Kjo solli një ngërç politik duke kaluar në përplasje të forta me dy kryetarëve të partive kryesore në vend. Presidenti i cili kishte caktuar datën e zgjedhjeve vendos që të shtyj afatin deri sa të gjendej një gjuhën e përbashkët mes Ramës dhe Berishës. Momenti më i ndezur i konfliktit të tyre nis pas zgjedhjeve të 28 qershorit ku Rama e akuzon direkt Berishën se i ka vjedhur votat dhe i kërkon që të hapë kutitë. Ky ishte edhe shkaku që çoi të acarimin e marrëdhënieve të tyre deri në seancën e fundit parlamentare kur Berisha shkarkoi gjithshka që dinte mbi historitë personale të Ramës. Kjo ishte edhe pika e fundit e ujit që rrëzoi të gjithë enën, duke sjellë akoma një ngërç politik dhe bllokim të proceseve të integrimit të Shqipërisë në BE.

Përplasja në PD
Përplasja e parë mes Sali Berishës dhe Edi Ramës është debati mes tyre në vitet ’90 për krijimin e Partisë Demokratike. Dhe që nga ajo ditë me tyre nisi çarja e madhe, gjë e cila në vitet në vazhdim e deri tani vetëm është thelluar. Të dy liderët e politikës aktuale janë protagonist në fillim të viteve ’90 duke thënë kontribut në rrëzimin e totalitarizmit në Shqipëri. Duket se natyra e të dyve për të qenë protagonist bëri që rrugët e tyre të ndaheshin shpejt. Rama nga një aleat me Sali Berishën kthehet në opozitar të rreptë duke nisur të kundërshtoj politikat e ndjekura nga ish presidenti i vendit. Berisha nuk do ti’a harronte kurrë largimin nga PD, Edi Ramës.

Dhuna ndaj Ramës
Në vitin 1996,një grup me maska masakrojnë Edi Ramën duke e rrahur keq teksa kalonte në një rrugë afër shtëpisë duke i thyer hundën dhe e gjakosur rëndë. Për këtë sulm fizik, Edi Rama në atë akuzoi personalisht Presidentin, Sali Berishën, akuzë të cilën Berisha nuk e pranoi e kurrë. Shkrimet e Edi Ramës në shtypin e kohës duke kritikuar mjaft ashër qeverinë e djathtë kishin krijuar mes tij dhe presidentit Berisha një ndarje të parekuperueshme. Rama pas kësaj ngjarje e cila ishte e tmerrshme u largua nga Shqipëria në drejtim të Francës ku qëndroi deri në vitin 1998. Trazirat e vitit 1997, Edi Rama i ndoqi nga jashtë Shqipërie.

Bashkia e Tiranës
Nga viti 1998 e deri në vitin 2000 Edi Rama drejton Ministrinë e Kulturës. Performanca në këtë dikaster e kthen Ramën në qendër të sulmeve të kreut të opozitës së asaj kohe Sali Berisha. Në vitin 2000 , Edi Rama kandidon për Bashkinë e Tiranës ku edhe fitoi, duke i dhënë në këtë mënyrë PS-së për herë të parë drejtimin e bashkisë më të madhe në vend. Po nga ky moment përplasjet mes ti dhe Berishës filluan të bëhen edhe më të forta, pasi Edi Rama tashmë ishte kryetari i bashkisë më të madhe në vend. Përpara se të hynte në Bashki, Rama akuzoi Berishën lidhur me një atentat të dështuar kur në dritaren e tij u qëllua me plumba nga persona të panjohur. Replikat Berisha-Rama në këtë kohë kthehen në zakon.

Komisioni i Hetimor
Përpara fushatës së vitit 2003 për zgjedhjet lokale Edi Rama ishte bërë një kockë e fortë për opozitën e djathtë. Transformimi i Tiranës në vetëm tre vite bëri që Berisha të gjente rrugën për të përballur me një kundërshtar tashmë të fortë. Grupi parlamentar vendos të krijojë një komision hetimor parlamentar kundër Ramës. Komisioni u kthye në një arenë ku ndeshen deputetët demokratë dhe kryebashkiaku. Në historinë e pluralizmit ai komision ka hyrë si një arenë fyerjesh dhe batutash të ndërsjellta. Berisha nis të hedh drejt Ramës një numër akuzash duke sulmuar fort. Nga debati i vitit 2003 mes Berishës dhe Ramës kreut të demokratëve i hapet dhe një front tjetër lufte pas atij me Fatos Nanon, Ilir Metën dhe PS-në.

Zgjedhjet lokale 2003
Pas komisionit hetimor vendi futet në zgjedhjet lokale ku kandidatë dalin Edi Rama dhe Spartak Ngjela. Berisha dhe Rama kthehen në akuzator të pandalshëm ndaj njëri-tjetrit. Me fitoren e këtyre zgjedhjeve Rama akuzohet nga Berisha për manipulim të zgjedhjeve dhe bëhet kështu shigjetimi kryesor i liderit të opozitës së kohës. Po ashtu, Edi Rama nis një sulm të ashpër ndaj Berishës duke e cilësuar si uzurpator të Partisë Demokratike dhe përgjegjës për keqqeverisjen e viteve 1992-1997. Lufta mes Ramës dhe Berisëhs ashpërsohet nga dita në ditë duke akuzuar njëri-tjetrin edhe për gjëra personale.

Berisha kryeministër, Rama kreu i opozitës
Në vitin 2005 pushteti politik në Shqipëri kryen rrotacion. Në qeveri vjen Sali Berisha dhe në krye të opozitës zgjidhet Edi Rama. Tashmë rivaliteti i kahershëm i tyre merr dhe trajtë institucionale. Rama me të ardhur në krye të PS-së i deklaron Berishë “Ja ku jam”, duke paralajmëruar për një stinë të ashpër mes tyre. Rama dhe Berisha nisin akuzat ndaj njëri-tjetrit duke shfrytëzuar jo vetëm faktin që drejtonin dy partitë kryesore por dhe faktin e një të kaluare aspak miqësore midis tyre. Berisha e akuzoi Ramën për mënyrën se si erdhi në krye të Partisë Socialiste dhe shpesh e sulmoi se do të linte pas dore punët në Bashkinë e Tiranës.

Mbikalimi i Zogut të Zi
Fakti që Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe Berisha qeverinë qendrore bëri që dy liderët të përplasen shumë fort. Qeveria vendosi të prish mbikalimin tek “Zogu i Zi” në Tiranë i cili po ndërtohej nga Bashkia e Tiranës. Ky vendim solli një përplasje të ashpër mes Ramës dhe Berishës duke akuzuar njëri-tjetrin. Rama për mbikalimin vendosi të nxirrte popullin opozitar në protestë për ta mbrojtur. Edhe pse lufta qe e ashpër, mbikalimi u prish nga ana e policisë ndërtimore duke u krijuar një konflikt i ashpër mes qeverisë dhe bashkisë dhe më konkretisht me Edi Ramës dhe Sali Berishës. Edhe pas prishjes së mbikalimit koha e më pasme u shoqërua mjaft e ashpër mes të dy liderëve. Rama një farë kohe vendosi të bllokonte dhe parlamentin duke orientuar deputetët e PS-së që të marrin bilbila në seancë.

Zgjedhje lokale 2007
Zgjedhjet lokale të radhës në vendin tonë ashpërsojnë gjuhën mes Ramës dhe Berishës. Krahu i djathtë vendos të publikoj disa foto nudo të kryebashkiakut duke kërkuar të ndikoj në garën e radhës. Rama del dhe pranon vërtetësinë e fotove dhe sulmon Berishën se i është futur në shtëpinë e tij për të vjedhur gjëra personale. Kreu i Partisë Socialiste, i cili sërish del në garë për bashkinë, i kërkon Berishës që të hiqen nga përdorimi certifikatat ditën e votimit. Kjo solli një ngërç politik duke kaluar një përplasje të forta me dy kryetarëve të partive kryesore në vend. Presidenti i cili kishte caktuar datën e zgjedhjeve vendos që të shtyj afatin deri sa të gjendjet një gjuhë të përbashkët mes Ramës dhe Berishës. Sulmet e tyre vazhdojnë ët agravohen deri ditën e zgjedhjeve.

Zgjedhjet e 28 qershorit 2009
Pas zgjedhjeve lokale të vitit 2007 u duk se klima politike në Shqipëri do të normalizohej, ku Rama dhe Berisha vendosin një paqe në dukje, mes tyre. Por kjo zgjati deri në fushatën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Në këtë fushatë tonet ashpërsohen sërish dhe klima politike në vend futet në amullinë e zakonshme të sharjeve dhe shpifjeve pafund. Rama dhe Berisha nisin përplasje e fort për të arritur qëllimin se kush do të qeveriste Shqipërinë pas zgjedhjeve. Vetëm ditën e zgjedhjeve dy liderët patën një ditë qetësie dhe pastaj situata pas zgjedhore erdhi duke u rënduar nga dita në ditë. Rama nuk njeh zgjedhjet dhe Berisha merr në koalicion Ilir Metën. Të dyja këto bëjnë që sulmet mes tyre të ashpërsohen në maksimum. Rama vendos të bojkotojë kuvendin dhe të protestoj për zgjedhjet.

Sulmet e Berishës nga salla e parlamentit
Gjithë kjo histori përplasjes dhe konfliktesh mes Edi Ramës dhe Sali Berishës arriti kulmin vetëm ditën e enjte në datën 26 nëntor. Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Sali Berisha, ka mbajtur fjalimin më të ashpër të 20 viteve në politikë, ku ka sulmuar rëndë kreun e PS-së, Edi Rama. Akuzat e Berishës u bënë siç tha ai në përgjigje të përdhosjes së tij, familjes së tij nga PS-ja. Berisha e ka kërcënuar për çdo gjë që do të ndodhë në këtë vend, fajtori është vetëm ai. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Edi Ramës. Nga selia rozë ai i është përgjigjur me një deklaratë po aq të ashpër shefit të qeverisë. Rama ka theksuar se është i shqetësuar nga ekuilibri mendor i Berishës. Në fund edhe Rama ka kërcënuar se nuk do të tërhiqet nga qëndrimi i tij politik për hapjen e kutive.
Elisabeta Dosku Monday, 30 November 2009 13:01
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Meta: Rama nuk e rrëzon dot pushtetin me dhunë, pas 20 viteve demokraci në vend
Imazh

Zv/kryeministri i kërkon kryetarit të PS të dëgjojë thirrjet e ndërkombëtarëve dhe ti japë fund bojkotit

Deklaratat e kryesocialistit Rama për përmbysjen e pushtetit me dhunë, dhe për përmbysjen e kutive bashkë me qeverinë, janë konsideruar vërtetë alarmante nga maxhoranca shqiptare. Numri dy i qeverisë, njëherësh shefi i Diplomacisë shqiptare Ilir Meta i ka kërkuar kryesocialistit Rama të dëgjojë sinjalet e ndërkombëtarëve dhe të lejojë grupin e tij parlamentar të hyjnë në parlament. Meta shtoi se ka ardhur koha që Rama të heqë dorë nga këto thirrje dhe

të dëgjojë mesazhet e ndërkombëtarëve, të qeverisë, të mazhorancës, por edhe mesazhet e shumë zërave të njohur brenda PS, që janë kundër kësaj sjellje, që në fund të fundit është një sjellje shumë e vjetër, e lënë tashmë pas nga Shqipëria dhe shqiptarët. Në një prononcim për mediat, Meta theksoi se deklaratat e Ramës për përmbysjen e pushtetit me dhunë, lënë për të kuptuar degradimin e politikës së partisë më të madhe të opozitës, e cila sipas tij në një moment kur të gjithë shqiptarët presin dhe kërkojnë bashkëpunim për të shpejtuar ditën e liberalizimit të vizave, opozita bën thirrje për rikthimin në vitet 90’ për rrëzimin e qeverisë. “Kur u kërkohet nga të gjithë shqiptarët por dhe nga partnerët tanë evropianë dhe ndërkombëtarë që të përfshihen në procesin e përgjigjeve të Pyetësorit të Komisionit Europian dhe në procesin e përgatitjes së Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, bëjnë thirrje për t’u kthyer në vitet 90’ për të rrëzuar dhe pushtetin me demonstrata dhe përmes rrugës. Por ata harrojnë që Shqipëria tashmë ka një përvojë prej gati dy dekadash në demokraci”, u shpreh Meta, për të shtuar se Shqipëria në vitin 1990 nuk kishte Parlament, nuk kishte as OSBE as ODIHR për të vlerësuar standardet e zgjedhjeve dhe për t’i certifikuar ato, si dhe nuk ishte anëtare e NATO.

Bojkoti
Si pjesë e mazhorancës, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta shprehet se përpjekjet dhe mesazhet e presidentit Topi për të zgjidhur krizën politike në vend, kanë qenë shumë të qarta dhe konstruktive, kanë qenë në një linjë edhe me pozicionin e tij kushtetues, por dhe në një linjë me ato të faktorit ndërkombëtar. Por, veçon faktin se rrugët e dialogut i bllokon për fat të keq kryetari i opozitës, Edi Rama pavarësisht faktit që e di dhe vet se kërkesa e tij për hapjen e kutive është në kundërshtim me pavarësinë e gjykatave. “Është për të ardhur keq se të gjitha rrugët e dialogut i bllokon për fat të keq kryetari i PS-së i cili në kundërshtim me mesazhet e qarta të ndërkombëtarëve këmbëngul në diçka që e di dhe vetë që nuk mund të ndodhë dhe nuk do të ndodhë kurrë. Kjo, sepse jo vetëm është në kundërshtim me pavarësinë e gjykatave, ç’ka është e shenjtë për institucionet demokratike euro-atlantike, por njëkohësisht për diçka që do të krijonte një precedent destabilizues jo vetëm për të ardhmen e Shqipërisë, sepse çdo lloj force politike në të ardhmen do të ngrinte të njëjtat shqetësime dhe probleme të paqena, por absolutisht askush nuk e përkrah një kërkesë të tillë absurde, anti-kushtetuese dhe anti-demokratike pasi kjo do të krijonte dhe një preçedent edhe për vendet e tjera në rajonin tonë apo në rajone të tjera të Evropës”, thekson Meta.

Komisioni Hetimor
Në projektrezolutën e ngritur nga raporterët e KE, i kërkojnë opozitës të lërë bojkotin, ndërkohë mazhorancës i kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. Në lidhje me këtë, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm është shprehur se ngritja e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet është në radhë të parë një kërkesë e vetë qeverisë dhe mazhorancës, e cila ka bërë publike vullnetin e saj për transparencë të plotë për të hetuar për gjithçka e cila ka të bëjë natyrisht me ato pretendime që janë ngritur nga opozita por që sigurisht nuk cënojnë Kushtetutën dhe nuk cënojnë pavarësinë e Gjykatave. “Kështu që mazhoranca dhe qeveria, kanë bërë të qartë se janë të hapura për ta krijuar këtë komision, madje dhe për t’i dhënë edhe shumicën në këtë komision opozitës, gjë që nuk është e zakonshme sepse shumica gjithmonë i takon mazhorancës. Ky është një tregues i vullnetit të saj dhe tolerancës në këtë drejtim. Është për të ardhur keq që ka një mungesë serioziteti në deklarimet e përfaqësuesve të Partisë Socialiste, si në këtë propozim që ka ardhur nga Raporterët e KE-së, ashtu si dhe në rastet e tjera”, nënvizoi ai. Meta shtoi se përfaqësuesit e PS-së përshëndesin një ditë, dhe ditën tjetër dalin kundër këtyre sugjerimeve tepër konstruktive të cilat, sipas tij synojnë forcimin e institucioneve demokratike në vend, forcimin e parlamentarizmit dhe natyrisht zhvillimin e një dialogu politik konstruktiv midis mazhorancës dhe opozitës.
Blerina Gjevori
sot.com.al
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4543
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Fakti/Kur përmbytej Shkodra, Edo Rama vendoste në Dubai dhëmbët e rinj 36 mijë eurosh
Imazh

Edi Rama dhe mediat e tij, vazhdojnë të numërojnë, për çdo ditë që kalon, ditët “e pushtimit” të Lezhës e Shkodrës nga uji i përmbytjes. Ndërsa mediat e dirigjuara nga Rama e bëjnë mirë këtë punën e numërimit, ato më pak, por vetë Rama më shumë, ngatërron me dashje “hesapet”. Shpesh, në qoftë se sot mbushen rreth dy javë nga dita e parë e kësaj katastrofe të natyrës, Edi Rama, ende nuk ka mbushur “të shtatat” e përjetimit të kësaj situate, sepse, për të gjithë ne, sikurse edhe për mediat e Edi Ramës dhe të vetë Edi Ramës, mbahet mend, se ai, kryetari i PS-së, u kthye nga pushimet e tij të stërzgjatura në Dubai, e Paris, vetëm një javë, pasi katastrofa kishte “bërë vend” në zonën veri-perëndimore. Kjo mungesë e Edi Ramës, mbahet mend për një fakt të thjeshtë, sepse nuk mbahet mend, që mediat e tij, të shkruanin ndonjë fjalë për atë, se ku ndodhje, e pse nuk kthehej në Shqipëri.
Mediat e Edi Ramës, sigurisht që nuk mund të shkruanin ndonjë gjë për vendndodhjen e Edi Ramës, sepse në rast se do të shkruanin diçka të tillë, do të duhet të shkruanin edhe për ca përkujdesje ndaj shëndetit oral, për të cilin Edi Rama kishte zgjedhur ditët e fatkeqësisë natyrore, për “t’i shërbyer vetes”. Në rast se sërish mediat e Edi Ramës, do të duhet të shkruanin diçka më shumë për punën “e përkujdesjes së të tij oral”, atëherë, do të duhet të shkruanin edhe për dhëmbët e rinj që Edi Rama vuri në ditët e fakeqësisë natyrore në Dubai. Dhe po të interesoheshin edhe ca më shumë këto media të Edi Ramës, se sa kushtoi ndërrimi i dhëmbëve të Edi Ramës, do të mësonin dhe do të duhet të shkruanin se goja e tij kushtoi, as më shumë e as më pak se 36 mijë euro.
Sigurisht, mediat e Edi Ramës, nuk mund të shkruanin të tilla gjëra, sepse, në ditët e postkthimit të tij në atdhe, në një analizë të mundshme, do të duhet të krahasonin sasinë dhe vlerën e ndihmave të mundshme që PS-ja e Edi Ramës, mund të grumbullonte për banorët e zonave të përmbytura, shifër kjo, që aktualisht është e barabartë me “0” (“zero”) dhe që përballë 36 mijë eurove që kushtuan dhëmbët e rinj të Edi Ramës në Dubai, tingëllon shumë cinike, fyese e tallëse për banorët e zonave të përmbytura, që përpos të tjerave kanë qenë dëshmitarë të deklaratave të Edi Ramës, që e ka klasifikuar veten në kufijtë ekstremë të varfërisë....
Por gjithsesi, për arsyet se pse Edvinit i duhet një nofull e re, do të merremi në ditën në vijim.
13-01-2010 / Gazeta 55
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Mëparshme
Posto një përgjigje 17 postime · Faqe 2 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 30 Tetor 2020, 10:04
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari