Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 17 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
O BURRA! RREZONI SHTETIN DHE SHKULINI DHEMBET EDVIN RAMES!
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Edhe kreu i LSI i kundërpërgjigjet me refuzim “ultimatumit” karikaturesk të Edi Ramës
Imazh

Edhe kreu i LSI i kundërpërgjigjet me refuzim “ultimatumit” karikaturesk të Edi Ramës

Prononcimi i plotë i Kryetarit të LSI, z. Ilir Meta në lidhje me ultimatumin e Opozitës

Pyetje: Z.Meta Kryetari I PS-së z. Rama i ka bërë një ultimatunë Kryeministrit Berisha për hapjen e kutive të votimit, ose sipas tij, për rrëzimin me dhunë të qeverisë. A keni ju një koment në lidhje me këtë deklaratë?

Z. Meta: Na vjen keq për këto ultimatume krejtësisht jashtë çdo llogjike demokratike, qytetare dhe çdo mendësie evropiane. Një ultimatum u dha përpara që në datën 20 nëntor do të bëhej nami, ndërsa ju sot e shikoni apo jo, që jemi këtu me ju me të gjithë mediat . Ndaj gjej rastin sot të ftoj edhe njëherë tjetër lidershipin e PS-së që të heqë dorë nga politika e dështuar e nxitjes së tensioneve, të rrëmujave, të ultimatumeve të pa vlera, pasi Shqipëria është një vend tërësisht demokratik, është një vend që ka Kushtetutën e saj, është një vend që është anëtar i NATO-s, është një vend që po përgatitet tashmë për të hyrë në një fazë të re të anëtarësimit BE. Shqipëria është një vend që brenda vitit të ardhshëm pret që qytetarët e saj të fitojnë një të drejtë të ëndërruar prej kohësh, atë të liberalizimit të vizave me Evropën, dhe në këtë drejtim opozita ka vetëm një rrugë, atë të respektimit të votës së qytetarëve shqiptarë. Sepse nuk ka njeri në Shqipëri që të besojë përrallën e Kryetarit të PS-së , për hapjen e kutive. Sepse të gjithë e dinë që kutitë e zgjedhjeve i bëri vetë Edi Rama. Edhe numërimin, edhe firmosjen, edhe vulosjen, pra ishte vetë z. Rama me 20 mijë komisionerët e tij në të gjithë Shqipërinë që i bëri. Kjo është një histori e mbyllur. Ndërsa alibia e kutive për të justifikuar marrjen e pushtetit me forcë, absolutisht jo vetëm që është e dështuar, jo vetëm që po kthehet në një gjë qesharake, por është edhe e turpshme sepse nuk ka qenë në traditën e PS-së , dhe këtu ndiej dhimbje të thellë, kjo formë rruge dhe ky frymëzim anti-shtet dhe anti-institucion. Këto janë frymëzime anti-evropiane. Qeveria vazhdon punën e saj, të gjitha institucionet funksionojnë, i vetmi institucion që nuk funksionon në mënyrë demokratike dhe bashkëpunuese është opozita , dhe ne shpresojmë që ata ta zgjidhin krizën e tyre sepse nuk arrijnë dot që krizën e tyre ta kthejnë në një krizë për të gjithë shqiptarët, për shtetin, dhe për institucionet.

Pyetje: Pra z. Meta sipas jush, nuk ka asnjë lloj mundësie paraprake për të negociuar me lidershipin e PS-së, dhe ta sjellë atë në Parlament?

Z. Meta: Qeveria ka qenë dhe është e hapur vazhdimisht, por ultimatumi nuk mund të quhet dialog. Ultimatumi është ultimatum, vihet data dhe më pas konsiderohet i skaduar. Dialogu do të thotë që të shqyrtohet çdo kërkesë e ligjshme , ndërkohë që kërkesa për hapjen e kutive është e paligjshme, është anti-Kushtetuese, dhe këta zotërinj jo se kanë hallin e kutive sepse vetë i kanë numëruar dhe certifikuar ato, por duan një alibi për rrëmuja në këtë vend, kur qytetarët duan qetësi dhe normalitet.

Pyetje: Nëse nuk gjenden rrugët e dialogut, z. Meta a është i mundur destabilizimi i vendit?

Z. Meta: Absolutisht që nuk është i mundshëm. Edhe kjo hakmarrje që këta duan të bëjnë ndaj qytetarëve meqenëse ata u distancuan nga weekend-protesta e Pezës, sepse kjo ishte festa e Pezës por u bë në Tiranë, dhe tani nuk mund të hakmerren ndaj qytetarëve duke ndërprerë shërbimet nga pushteti vendor që drejtojnë vetë. Jo vetëm që i hoqën të gjithë punonjësit e bashkive me dhunë dhe me lista për t’i sjellë në protestë ditën e premte nga e gjithë Shqipëria, por tani janë duke i thënë qytetarëve se meqë ju nuk erdhët në shesh me ne, ne nuk do ju shërbejmë juve. Nuk mund ta kuptoj këtë gjë, sepse këta i konsiderojnë bashkitë dhe komunat si pronë private, kur ato kanë për detyrë ligjore për t’i shërbyer qytetarëve me transparencë. Kështu të gjithë këto janë forma tërësisht të papranueshme, krejtësisht të vjetra dhe anakronike.

Pyetje: Z. Ministër Meta, a mendoni se këtu duhet të luajë një rol Presidenti i Republikës për zgjidhjen e ngërçit politik?

Z. Meta: Të jeni të sigurtë që këtu në radhë të parë ka vend që këta zotërinj të reflektojnë dhe të kuptojnë që nuk merret pushteti me forcë, nuk merret pushteti me dhunë, nuk merret pushteti me ultimatume, sepse çështja e kutive është alibia e tyre. Ju thash pak më parë, se kutitë i ka hapur vetë z. Rama, i ka firmosur vetë, i ka vulosur vetë, me 20 mijë komisionerë në të gjithë Shqipërinë. Kjo është vetëm një alibi për të bërë rrëmuja në Shqipëri. Po të jeni të sigurt që qytetarët shqiptarë do të distancohen sikurse janë distancuar qartë nga këto rrëmuja. Shqipëria ka nevojë për stabilitet dhe shqiptarët duan që të zgjidhen më mire problemet e tyre.

Pyetje: Z. Meta, a do ketë masa për drejtuesit lokalë që vendosin bojkotimin e shërbimeve për qytetarët e tyre.

Z. Meta: Problemi kryesor nuk është raporti i tyre me Qeverinë. Problemi kryesor është raporti i tyre me qytetarët. Nuk mund të hakmerren këta ndaj qytetarëve, se qytetarët nuk erdhën këtu tek “Festa e Darkës së Pezës” që këtë radhë u bë në Tiranë. Të jeni të sigurt që ne jemi të hapur dhe i ftojmë ata që të mos krijojnë konflikte me ligjin dhe me qytetarët. Kjo është më e rëndësishmja, sepse ata po hyjnë në konflikt me qytetarët, duke filluar që nga qytetarët e Tiranës. Nuk është kjo rruga e një opozite serioze që ka një platformë për t’a integruar vendin në BE më mirë se sa Qeveria aktuale.
23-11-2009 / Gazeta 55
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Parlamentarët e PD: Ultimatumet Edvini t’ia çojë familjes së tij: Enverit, Spiros e Kristaqit
Imazh

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e denoncon ultimatumin e zotit Rama, me të cilin ai po kërkon të përmbysë themelet e sistemit demokratik, duke e konsideruar atë një akt sa qesharak, aq edhe domethënës. Për deputetët e Partisë Demokratike, motivet e këtij kërcënimi janë fare të qarta. Për të arritur deri këtu, zoti Rama është frymëzuar nga familja e tij historike dhe ideologjike, ati i tij shpërtor, Enver Hoxha, daja dhe babai i vet biologjik, Spiro Koleka dhe Kristaq Rama. Por ky ultimatum inspirohet gjithashtu edhe nga familja e tij mafioze e Don Gramozit, Kokëdhimës dhe të tjerë si ata.

Kjo thirrje për të përmbysur me forcë rendin kushtetues dëshmon se ky pinjolli i diktaturës komuniste dhe njëkohësisht bos i familjes më të rrezikshme mafioze të vendit po kërkon dhunojë vullnetin e shqiptarëve e shprehur me zgjedhje të lira më 28 qershor. Grupi parlamentar i PD e fton zotin Rama që këtë ultimatum t’ia nisë Enverit, Spiros apo Kiços, si famillja e tij historike dhe biologjike. Po ashtu një kopje të tij t’ua dërgojë Don Gramozit, Kokëdhimave apo Dulakëve, dhe të tjerëve që bëjnë pjesë në familjen e tij numerike mafioze. Ne i themi kryetarit të Partisë Socialiste se me dhunë dhe me ultimatume ke vetëm një rrugë: të firmosësh fundin e turpshëm dhe të pashmangshëm politik, për vete dhe për frymëzuesit e tu.
23-11-2009 / Gazeta 55
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
BANDA E BLLOKMENEVE TE KUQE NE PS
ImazhImazhImazh

PINJOLLET E BLLOKUT BEJNE THIRJE PER REVOLUCION

Pinjollet e ish bllokut famekeq te diktatures komuniste po kerkojne te sfidojne hapur demokracine duke shtuar retoriken per marjen me dhune e force te pushtetit, duke provokuar dhe indinjuar ata mijera shqipetare te cilet jo shume kohe me pare u ngriten dhe e permbysen si gjithe Europa pushtetin kriminal te baballareve te tyre.Çuni i Kristaqit, çuni i Sulë Bushatit, çuni i Xhelilit dhe ai i Hamitit sebashku me ministrin e fundit te Sigurimit te shtetit,kriminelin e pa ndeshkuar Gramos Rucin dhe eksponente te mafies se kuqe, duan te vijne ne pushtet me dhune.Eshte koha qe shqiptaret te reagojne vrullshem dhe tu tregojne perfundimisht vendin ashtu si dhe baballareve, trashegimtareve VIRTUALE te sotem te bllokut te djeshem ....

Rama: Kutitë, ose rrëzim me forcë
Imazh

"Lejo hapjen e kutive të votimit ose ndryshe do të përballesh me forcën e protestave të opozitës", ka qenë thelbi i fjalimit të kreut socialist mbrëmë në protestën maratonë, e organizuar para Kryeministrisë, e cila fazën e parë do ta mbyllë të dielën. Rama, i cili ka mbajtur një fjalim të gjatë të mbushur me akuza konkrete dhe mesazhe politike, deklaroi se, nëse Berisha nuk tërhiqet, atëherë opozita do të kërkojë largimin e kësaj qeverie dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por si do të realizohet kjo? Lideri i opozitës e ka thënë pa zbukurime:

"Shkurt dhe troç, në qoftë se kutitë do të mbahen të mbyllura, ne do të përdorim forcën për largimin e qeverisë deri në zgjedhje të parakohshme.

Monstra i PS kërcënon shqiptarët se do të përdorë dhunën nëse nuk i japin pushtetin

Dështim i turpshëm i Ramës, shqiptarët zgjedhin Europën

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u braktis dje nga qytetarët shqiptarë në protestën e zhvilluar në kryeqytetin e vendit, ku pavarësisht angazhimit të të gjithë administratave të bashkive të majta, militantëve në rrethe dhe shumave miliona euro për rekrutimin e protestuesve me pagesë, në shesh nuk janë mbledhur më shumë se 3 mijë vetë, siç raportojnë edhe mediat ndërkombëtare. Me qëndrimin kundër protestës së opozitës, shqiptarët dëshmuan për herë të dytë, pas zgjedhjeve të 28 qershorit, se mbështesin integrimin europian, liberalizimin e vizave dhe zhvillimin e vendit, kundrejt alternativës së destabilizimit, anarkisë dhe dhunës që ofron kryetari i PS-së. Protesta e djeshme, e trumbetuar prej afro dy muajsh si më e madhja që do të mbahej nga opozita e majtë, ka rezultuar në një miting qesharak dhe dështim të pashmangshëm për vetë kryetarin e PS-së. Skenari i kësaj proteste ishte masivizimi artificial i turmës së pranishme. Organizatorët ishin kujdesur për çdo detaj në mënyrë që pjesëmarrja të prezantohej nëpërmjet kamerave si masive. Të ndarë sipas qarqeve dhe njësive bashkiake, stafi organizator u mundua të zgjaste në mënyrë artificiale kordonin e të pranishmëve, të cilët me sy të lirë dalloheshin qartë se nuk ishin më shumë se 2-3 mijë veta. Sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve u njoftua se, mitingu i PS-së para selisë së Kryeministrisë nuk mblodhi më shumë se 3 mijë veta. "Rreth 3 mijë mbështetës të opozitës shqiptare u mblodhën të premten jashtë selisë së Kryeministrisë në Tiranë, duke kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën në qershor. Partia e Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha fitoi zgjedhjet e 28 qershorit dhe ka 75 vende në Parlamentin me 140 vende", shkruan agjencia amerikane e lajmeve Earth Time. Ajo shton se mbështetësit e opozitës të mbledhur pasditen e të premtes do të protestojnë për të paktën tre ditë, ndërsa nënvizon se nuk janë shënuar incidente. Në përpjekje për të rritur në mënyrë artificiale këtë numër modest pjesëmarrësish, shumica e të cilëve ishin njerëz të paguar me të paktën 2500 lekë të reja, organizatorët kanë shpërndarë protestuesit grupe-grupe të vogla deri në afërsi të Hotel Dajtit, për të dhënë imazhin e rremë të mbështetjes për kauzën personale të Ramës. Dhjetëra autobusë dhe makina të paguara nga buxhetet e bashkive të majta në rrethe, të cilët kanë sjellë në kryeqytet militantë dhe pjesëmarrës me pagesë në mitingun e djeshëm, e kanë kthyer në një katrahurë të vërtetë trafikun në Tiranë duke lënë mijëra qytetarë me orë të tëra duke pritur në rrugë. Turmën e kryesonte Qarku i Fierit, i cili mbante dhe pjesën më të madhe të mitingut me autobusët e sjellë drejt kryeqytetit. Deputetët e këtij qarku së bashku me këshilltarët e njësive vendore kishin mbërritur në orët e para të paradites së djeshme pranë selisë së Partisë Socialiste. Kjo masë është marrë nga drejtuesit e selisë rozë për të bërë apelin e pjesëmarrësve në protestë të të zgjedhurve vendorë dhe administratave që drejtohen nga pushtetarë të majtë. Në bashkitë e majta e premtja u bë pushim nga administrata me anë të urdhërave verbalë të kryetarëve të bashkive. Ndarja sipas bashkive dhe qarqeve është bërë për dy arsye. Sipas organizatorëve, arsyeja e parë ishte numërimi dhe identifikimi i pjesëmarrësve dhe manipulimi i pamjeve me anë të zgjatjes artificiale të turmës. Këshilltarët vendorë të majtë janë numëruar në apel nga ministri i fundit i Sigurimit të Shtetit, Gramoz Ruçi. Protesta që nuk reflektohej aspak në fytyrat e protestuesve, ka degjeneruar në firmosjen e çdo punonjësi tek eprori i tij.
U MORRE; http://images.google.dk/imgres?imgurl=h ... 1%26um%3D1
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Raporti i BB: Rama, ndër 11 më të korruptuarit në botë
Imazh

Korrupsioni i Ramës me lejet e ndërtimit, vazhdon ta rendisë Shqipërinë në vendet e fundit në rajon. Raporti i Bankës Botërore "Doing Bussines" për vitin 2009, ndonëse e rendit Shqipërinë në nivelet më të larta të vlerësimit përsa i përket luftës kundër korrupsionit dhe përmirësimit të klimës së biznesit, nënvizon se vendi ka probleme kur bëhet fjalë për dhënien e lejeve të ndërtimit. Në vlerësimin e tij për këtë sektor, raporti e rendit Shqipërinë në vendin e 170-të, nga 181 vende, një ndikim të qartë negativ në këtë drejtim ka Bashkia më e madhe në vend, ajo e Tiranës. Sipas raportit, Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në nivel global për kohën e gjatë dhe procedurat e panumërta me të cilat aplikantët duhet të përballen për një leje ndërtimi. Modeli negativ për këtë klasifikim mes vendeve të fundit merret veçanërisht Bashkia e Tiranës, e cila vlerësohet si më problematikja në Shqipëri për dhënien e lejeve të ndërtimit. Raporti përveç të dhënave të thjeshta analitike konfirmon edhe diferencën e dukshme mes dy alternativave që prezantojnë dy subjektet politike, PD dhe PS, që drejtojnë përkatësisht qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës. Nëse, në sektorët që lidhen me punën e qeverisë raporti e rendit Shqipërinë të dytën në botë për reformat, në sektorët që lidhen me veprimtarinë e Bashkisë, Shqipëria renditet përkrah vendeve të botës së tretë. Raporti konfirmon në mënyrë të tërthortë praktikat konstante të korrupsionit në Bashkinë e Tiranës, e cila me anë të pengesave burokratike dhe procedurave të panevojshme i vë bllokadë biznesit, duke nxitur ryshfetin. Këto praktika kanë çuar miliona euro të ardhura në xhepat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që kanë shkaktuar një katrahurë urbane në kryeqytet. Praktikat e vazhdueshme korruptive të Bashkisë më të madhe në vend kanë luajtur rol thelbësor në renditjen disa vende më poshtë të Shqipërisë në listën e raportit të Transparency International. Modelet e korrupsionit si qyteza Rama-Delijorgji me 51 pallate dhe dhënia e mbi 70% të lejeve të ndërtimit në konflikt të hapur interesi, kanë qenë të mjaftueshme për të nxirë imazhin e vendit në këtë raport. Shkaku kryesor i uljes së pikëve në raportin e Transparency International janë lejet e ndërtimit, që në vlerësimin e korrupsionit kanë peshën specifike më të lartë se të gjitha proceset e tjera.
Ballkanweb
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pikpamja e Proletariatit!
Imazh

Ne ket site mund te gjeni pikpamjen e Proletariatit per marrjen e pushtetit:
Ne aspekt
- Politik
- Juridik

A. Aspekti - Politik

- Fenomeni politik
Per marrjen e pushtetit nuk mund te aplikohen skemat me parrullat stereotipe, te dala boje dhe teper degjeneruese ajo e marrjes me dhune sikurse e kane shpreh Mao Ce Duni: ''Pushteti lind nga gryka e pushkes''. Kjo esht parim leninist. Por Lenini ka dhene dhe nje variant tjeter te marrjes se pushtetit me formulen: ''me ane te kompromisit'', qe do te thote -
- Te ulen palet ne tryeze te bisedimeve
- Me ane te kompromisit - duke leshuar pe brenda dakordances se dy paleve ne limitet e tolerances se pranueshme.
Por dua te nenvizoj se Lenini e parashtron nga pikpamja teorike, si te tille nuk e rekomandon dhe e quan te pamundshme. Vecse kjo teze esht vetem ne teori mund te zbatohet, qe nenkupton ne praktike duhen rroke armet.
Kjo teori e tyre u duke e mrekullueshme ne ate kohe ku marredheniet bujkrobe-kapitaliste ishin ne perpelitje se kush te triumfonte nga keto dy sisteme ne perplasje antagoniste shume-planeshe.U provua se me ardhjen e tyre ne pushtet kryen dy detyra:
- Ndertuan vende socialiste dhe e dorezuan ne kolapse ekonomiko-politike te gjitha vendet komuniste.
- Ndertuan piramiden e martireve me ane te gjenocidit ne aspektin fetaro-atdhetar-politik,...

Pra deshtoi teoria e m-l, Keshtuqe duhen gjete rruge te reja per marrjen e pushtetit.


Edvin Kristaq - Spiro Koleka - Rama nuk e njehe m-l, nuk njeh asnji filozofi te kohes dhe as te vjeter sikurse Enver Hoxha, Spiro Koleka, e me rradhe .....Ne filozofi esht nje coban.
Te cohesh mbas 20 vjetesh te Rrezimit te Murit te Berlinit per te marre pushtetin ne emer te partise socialiste qe esht kurore e plurarizmit politik, duke i hedhe me detyrim ne barrikada lufte me arme ne dore, me metodat e dhunes, te krimit, te grabitjes se bankave, te rrembimit,...esht vetem nje aventure e kurdisur neper guzhina armiqesore te brendeshme dhe te jashtme qe dihen?
Nese nuk esht i afte te perdori energjite dhe kapacitetet intelektuale te partise dhe akademikeve duhet kryetari me kryesine te shkarkohet sepse esht cfaqe nje krize vendimarrje ne kryesi dhe te kryetari. Dhe kjo krize nuk duhet cvendose arbitrarishte diku, m'u ne nivel institucional, duke i kerkuar dorezimin e pushtetit pa kushte juridike-politike. Dhe ky veprim ceno rende Kushtetuten e Republikes.
Pra juridikisht kjo parti si subjekt juridik cenon me veprime konkrete preke rende konstitucionin e nje kombi. Dhe kjo esht e denueshme.
- Kostoja politike-ekonomike - sociale e nje vendit
Te kthesh ne rremuje nje kombe sikurse ka dale ne rruge Edvin Rama si kryetar me PS dhe banda jashte saj ka nje cmim shume te rende politik per Shqiperine qe esht ne fazen e:
- Plotesimit te Rekomandimeve nga BE per Antaresimin e Shqiperise ne Familjen Europiane ne BE.
- Pengon rende Heqjen e Vizave brenda 6 muajve
- Largon biznesin e huaj.
- Destabilizon duke frenuar me ane te grabitjeve, vandalizmave te bandes se tij te kudo-ndodhur ne Shqiperi.
- Ve ne levizje kontigjentin e krimit ne Shqiperi, duke shkaktuar krime vrasje dhe dhunime, vjedhje, djegie,...larje hesapesh,.....
- Nje Shqiperi qe sapo ka filluar te ngrihet nga bataku i periudhes se Berishes 1992-1996 dhe i socialisteve edhe me rende prej 1996 deri ne 2005 vetem grabiten pushtetaret dhe asgje nuk ndertuan sipas ritmit dhe perspektives.
- I mungon kultura e demostrimit te krereve politike nga e majta - socilaiste sepse vjen direkte nga kontigjenti i ish sigurimsave, nga ish ideologet e komunizmit, nga ish ministra te sigurimit, nga ish ministri i Ramiz Alise, nga bijte e bllokmeneve te kuqe.
- Kemi te bejme me kryetarin E.Rama qe nuk njeh politike, pasi nuk ka eksperience dhe per fat te zi te PS dhe kombit nuk ka mesuar asgje vecse esht fanatik i menyrave komuniste ne praktiken si kryetar i bashkise dhe i PS. I Papergjegjshem sepse perdor me shumice e sistematike droge sipas shume fotove, ka 24 dosje korrupsioni qysh ne 2005 te dorezuar nga ish ministri i brendshem i PS. Pluse ka dosje te tjera perpose atyre 24.

Synimi:
- Edvin Rama vuan nga deliri i postit te kryeministrit. Ka mbeshtetje nga banda dhe politikane te nomenklatures se vjeter si dhe qarqe diplomatike antishqiptare qe dihen te cilet e mbeshtesin me deklarata perfide ne emer te demokracise apo fshehen me financa dhe me startegjira dhe taktika.

Sinteza:
Ne fushen e kosotos rezulton se esht shume e demshem kjo '' ashtuquajtur ''proteste e Edvin Rames.

B. Aspekti Juridik

Organet Kushtetuese qe ne kete rast jane instrumenta rojtare dhe mbrojtese konkrete si Prokuroria e Pergjitheshme dhe Gjykata Kushtetuese dhe aktori i trete presidenti i republikes duhen ruajne kushtetuten duke vepruar dhe jo duke ndenje sehir, menjane, apo sikurse u shprehe presidenti Bamir Topi me shprehje: ''Jam gati per ndermjetesim, por e kane palet predizpozicionin politik te tyre.''.
- Papergjegjshmeria e dy organeve te larta te mbrojtjes se kushtetutes nuk kryen mbrojtjen e kushtetues.
- Kemi papergjegjshmerin e presidentit qe si president i unitetit te kombit, pra i te gjitha partive me shprehjen e tij e nxjerr veten luge e lare duke luajtur si femije: ''jo e ke ti, jo e kam une''.
Heqja dore e organeve kushtetuese dhe politike sikurse esht presidenti e frymezon gangsterin qe ka rrembyer pushtetin e Partise Socialiste me te gjitha menyrat nga me perverse sikurse i din edhe bota, sebashku me bandeat e tij dhe ato te huaja te hidhen ne rruget e Tiranes dhe gradualisht marrin turren per te sulmuar zyrat e shtetit me synime; Vrasje dhe plackitje.

Si duhet stabilizuar gjendja kercenuese paraprakishte nga politika e rruges?

Ka rruge - dalje dhe shume te lehta nese ka vullnet te plote nga instrumentat juridike qe i permenda me siper.
Faktori e brendshem

- Prokuroria e Pergjithshme
Merre ne mbrojtje veprimet kercenuese te deklaruara ne media te liderit te PS - E.Rama me deputetet e tij duke i izoluar dhe thirrur ne prokurori dhe duke i i hedhe neper gjyqe.
- Gjykata Kushtetuese
duhet te deklarohet per kusshtetshmerine te kesaj lloj te ashtuquajturen proteste te PS sipas tipareve qe e sht cfaqe.
- Presidenti i Republikes
- A - E ka me detyrim dhe jo fakultative per nderhyrjen energjike dhe venien ne dinamike te Komitetin e Sigurise se Shtetit.
- B - Duke bashkuar te dy perfaqesite e partive pretenduese PD dhe PS per kompromise gjithmone brebda kuadrit kushtetues.
- Faktore te Shoqatave te Persekutuar
Te deklarohen dhe te denojne rende Sulmin kriminal te PS kunder shtetit
- Te hapen dosjet e Edvin Rames per korrupsion sebashku me rretin qe e mbeshtete
- Te cohen ne kembe te gjitha shoqatat ne mbrojtje te Rendit Kushtetues

Faktori i Jashtem

- Shqiptaret kudo qe jane te cohen ne kembe ne mbrojtje te Rendit Kushtetues
- Intelektualet me shoqatat te ngrihen ne mbrojtje nga Dhuna e armiqve te Shqiperise
- Ambasadat dhe institucionet te nderhyjne energjikisht ne presion me rezultate dhe jo me llafe deklaratash boshe sikurse ai i ambasadorit amerikan qe ben thirrje per revolte dhe kujdes te mos preken revoltuesit nga shteti.


E shkruajti redaksia per http://www.proletari-politika
Sonte me daten 23 nentor 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Berisha: Dhe Enver Hoxha të ngrihet nga varri, kutitë nuk do të hapen
ImazhImazhImazh

Kryeministri shuan shpresën e opozitës, nuk shkelet vendimi i gjykatës

Çështja e zgjedhjeve të 28 qershorit është çështje e mbyllur me vendim gjykate ndaj kutitë nuk mund të hapen edhe sikur të ngrihet nga varri Enver Hoxha. Kjo ka qenë përgjigja që kryeministri Berisha që ju ka dhënë nga Kruja krerëve të opozitës, të cilët prej dy ditësh së bashku me mbështetësit e tyre po protestojnë në shesh me sloganin “dua të shoh votën time”. Duke shuar përfundimisht shpresat e tyre për hapje kutish kryeministri Berisha, i ka kërkuar kryetarit të PS-së Edi Rama që të heqë dorë nga kërkesa për hapjen e kutive dhe të pranojë ftesën e maxhorancës për bashkëpunim dhe dialog politik. “Rama, që të rikthehet në parlament, që të vazhdojmë dialogun, të vazhdojmë bashkëpunimin për reformat dhe procesin e integrimit, pasi të gjitha këto tingëllojnë si një anakronizëm për të bllokuar heqjen e vizave apo për të bllokuar vendimin për statusin e kandidatit dhe këto vendime janë marrë tashmë dhe nuk ka më pengesë dua t’i them këtu nga Kruja e Skënderbeut një gjë: Jam dhe do të mbetem i hapur në respekt të plotë të rolit jetik, të rëndësishëm të opozitës dhe për bashkëpunim me të. Por, jo vetëm me qen të rrahur dhe me kocka mafioze të tipit Gramoz Ruçi, por edhe Enver Hoxhën po ta zgjosh nga varri, harroje se mund të ndryshosh vendimet e gjykatave të këtij vendi të lirë apo mund të shkelmosh shtetin ligjor. Jo, kjo nuk mund të ndodhë, ndaj edhe mos i mashtro njerëzit për karrigen tënde, por hajde të ulemi në parlament të vazhdojmë reformat, se vendimet e gjykatave janë të paprekshme” është shprehur kryeministri Berisha. Duke treguar se tashmë ai dhe qeveria e tij janë të bindur në vendimet e marra, Berisha ka theksuar se “ka vendosur gjykata që nuk mund të ketë rinumërim dhe atë vendim e ka marrë si kundër teje, ashtu edhe kundër meje. Edhe ne kërkuam rinumërimin e Fierit dhe gjykata e hodhi poshtë. Atëherë ne nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të punojmë së bashku për zgjedhjet e ardhshme. Janë edhe rreth 1160 ditë, gjer në vitin 2013, me durim të ulemi, të përgatisim, të përmirësojmë të gjitha ato që janë për t’u përmirësuar”. Më tej kryeministri ka theksuar se “zgjedhjet nga e gjithë bota u identifikuan si zgjedhjet më të mira që ka njohur Shqipëria. Ndaj jemi të vendosur me përkushtim të madh të bëjmë çdo përpjekje që ju gjatë 6-mujorit të parë, të keni vendimin përfundimtar të Bashkimit Evropian për heqjen e vizave, pra të lëvizni të lirë në mbarë Evropën. Këtë prisni ju, këtë kanë dëshiruar baballarët tuaj, këtë kanë dëshiruar gjyshërit dhe stërgjyshërit, këtë kanë pritur shqiptarët në dhjetëra dhe qindra vite, këtë po e shndërrojmë në realitet”. Më pas Berisha ka theksuar se pavarësish vendimit që ka marrë për të mos hapur kutitë e zgjedhjeve të 28 qershorit, ai respekton të gjithë ata qytetar të cilët prej dy ditësh protestojnë poshtë dritares së tij duke theksuar se e drejta e protestës në demokraci është e garantuar më ligj.
Imazh

Eva Gjura
Agjensia e Lajmeve "SOT"
Updetimi i Fundit eshte bere:23.11.09
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10

FJALIM I MBAJTUR I SALI BERISHES NE OREN 200:00 TE DT.26 NENTOR TE 2009 NE PARLAMENT
Imazh

Berisha shan Ramën me libër shtëpie. Rama: Ka humbur ekuilibrin

"Cili është ai burrë çfarë burri është ai, që bashkeshorten e vet e akuzon se e ka fëmijën me të atin e tij, ashtu siç ka botuar dokumentet ndihmësi i tij kryesor Erion Baze në fletushkën e tij, cili është ai baba? Z. Rama thuaji shqiptarëve cili është ai baba që i mohon djalit kafshatën e gojës . Çfarë do që të ketë bërë djali, kafashata s'i mohohet. Zoti Rama, të ndodhi me bashkeshorten e parë artisten e nderuar, për të cilën kam pasur dhe kam respektin më të madh, ç'nodhi pastaj, cili është ai burrë, cili është ai shqiptar, cili është ai ballkanas,cili është ai europian që e nxjerr gruan e tij lakuriq në plazhet e botës. A mund të na e thuash pak zoti Rama ti që përmend familjen çdo ditë dhe çdo natë. A e di ti që ajo është një nënë, është një motër, ajo është një bijë, ajo është shqiptare, edhe po të qe serbe, po të qe gjermane, franceze, italiane, si do të që të jetë, nuk bëhet kurrë ajo që ke bërë ti dhe e ke fotografuar", - tha Berisha.

Zoti Rama cili është ai burrë, i cili ngrihet nga shtrati i së shoqes në kullën e Myslym Pezës dhe shkon në shtratin e dashit dhe të deshëve dhe e detyron të largohet natën e lemerisur ...Cili është ai burrë? Zoti Rama ke muaj të tërë që më lakon me diçka që unë e kam krenari shumë të madhe dhe largohet prej teje e lemerisur. Edhe ajo ëhstë një zonjë, edhe ajo është një motër edhe ajo është një vajzë shqiptare. Zoti Rama ti që lakon familjen çdo ditë, a mund të më thuash cili është ai burrë që rreh si kafshë te Piazza dhe i mbush hundët e fytyrën me gjak bashkëshortes në prani të personaliteteve shqiptare dhe kosovare. Je ti, s'është askush tjetër. Kjo është e vërteta.

Zoti Rama ke një nënë të nderuar, për të cilën kam pasur dhe kam respekt, pavarësisht se vinte nga një backround kriminel se ishte mbesa e Spiro Kolekës, e njërit prej xhelatëve të intelektualëve shqiptarë por ajo vetë s'kishte asnjë manifestim të tillë. Një ditë, kjo zonjë e nderuar për të cilën kam respekt dhe do kem më bën një letër të hapur, mendova po Neta mirë, e shoh ia kishte shkruar i biri. I lutem zonjës: Kam shumë respket për ty, por është në integritetin, në nderin tënd t'u tregosh shqiptarëve se e ke mjekuar djalin tënd, Edvin Ramën 10 vjet për skizofreni, dhe e kanë mjekuar kolegët e mi, t'ua u thuash shqipatërëve, kur e sheh se ç'po u bën dhe ç'përpiqet t'u bëjë dil me kurajo si nënë shqiptare dhe ngriju mbi sentimentin e një djali që të ka nxjerrë me lecka nga shtëpia e tij me rroba gjumi në Pazar, dil sepse është në interesin tënd më të mirë.

Zoti Rama ky është koncepti t për familjen, urrejtja jote për familjen si çerdhe familjare. Përdore fatkeqe nënën e artistes së shquar për fushatë elektorale, më thanë i ka dhënë një apartament ta gëzojë, në qoftëse ka bërë këtë akt. Sepse Matilda ishte një grua e mrekullueshme. Por ti për familjen, ti je një përbindësh, ti je i pashembullt në këtë vend. Ti po mos të kishe frikë, mund të kryeje ndaj familjes si e tillë çdo lloj akti, por më të zezat ti i ke bërë. Ku ke fytyrë ti të përmendësh familjen, mbi ç'bazë e bën këtë, mbi bazën e udhëheqjes së kompleksit që ke për atë që ke shkatërruar dhe do vetëm ta shkatërrosh.

Zoti Rama këto ditë në Shqipëri, u riatdhesua Aldo Bare, cili është raporti yt me botën e krimit?
Nga të gjithë politikanët shqiptarë ti je skllav i krimit. Pse ti je i vetmi politikan sot në Shqipëri që është skllav i tij? Sepse ti je i kapur në mënyrë të tmerrshme dhe je më frikacaku. Ti s'e di more zotëri se bandat këtë guxim nuk kanë. Aspak. Kurse ti je kaq i përzierë me to. E nise me Denis Ginën. E nise me afera më të fëlliquara. Denis Gina u vra në rrethim policie, duke u mbrojtur me antitank.

Pse ky zotëri kërcënon, pse ky zotëri mban jashtë opozitën. Ky zotëri kërkon me çdo kusht që të dëmtojë vendin. E di çafarë iu thotë se po u morën vizat ne morën fund. Je i marë fund, je i pashprese sepse atë që i kam bërë baballarëve do tu bëj dhe bijëve me të drejtën e ligjeve dhe shtetit ligjor. Ç'mendon ti se më impresionon. Harroje se ti mund të improsionosh njeri.

Kërcënon dhe lëshon ultimatume, në emër të kujt i lëshon ato, kush je ti, provoje po ta mbajti. Nuk dua të gjuaj, por vjen një ditë që të jesh i bindur zoti Rama se për çdo gjë që do të ndodhë në këtë vend në dhunim të ligjit, do ketë një dhe vetem një pergjegjës dhe ky do jesh ti dhe vetëm ti. Provoje! Provoje! Vazhdo ultimatumin! Ti ngjet si ata burrat me klimaks por ti ke qenë me klimaks të përjetshëm, ti ke lindur me klimaks . Ky është fat yt i zi, nuk të zgjidh unë dot botën tënde hormonale. Ky je ti. Një kapitull i ri hapet gjatë ditëve që vijnë mbi alenacën puniste mafioze. S'mund të ndryshosh ti".

Fragment nga artikulli shekulli online dt.27.11.2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Rama, as burrë, as prind, por kryetar i mafias dhe pengmarrës i PS-së

/
Gazeta 55Rama, as burrë, as prind, por kryetar i mafias dhe pengmarrës i PS-së


Kryeministri Sali Berisha ka mbrojtur dje qendrimin kushtetues të mazhorancës, e cila nuk do t’i nënshtrohet shantazhit që vjen një kryetar i një klani mafioz, që ka marrë peng opozitën. Shefi i Ekzekutivit garantoi standardet demokratike të tubimeve, por siguroi se për bijtë e nomenklaturës do të ruhej i njëjti fat, si për etërit-enveristë, në rast se do të tentohet të prishet rregulli demokratik e të merret pushteti me dhunë

Thëniet e rëndësishme të shefit të ekzekutivit

Edi Rama, një përbindësh për familjen
Edi Rama, një kryetar i mafias
Edi Rama, klient i shtratit të Dashit dhe i Kullës së Pezës
Edi Rama, kilometra biseda me njerëzit e Aldo Bares
Vullneti i shqiptarëve për NATO-n do shkërmoqë ëndrrat antiligjore të Edvinit
ImazhImazhImazhImazhImazh
Kujtdo në jetë i kanë ndodhur ndarjet, i kanë ndodhur fatkeqësi, i kanë ndodhur burgosje për probleme familjare, por çdo njeri në jetë, sado të rënda t’i ketë pasur, është përpjekur, sepse familja është kryesorja e njeriut, e shoqërisë, e njerëzimit. Para këtij parlamenti dhe shqiptarëve do të shtroj pyetjen: Cili është ai burrë, që bashkëshorten e vet e akuzon se ka fëmijë me të atin e tij, ashtu siç i ka publikuar dokumentet ndihmësi i tij kryesor në fletushkën e tij, Erion Baze? Cili është ai babë që i mohon djalit kafshatën e gojës, çfarëdo që të këtë bërë djali, aq më tepër kur ai ishte i mitur? Z. Rama të ndodhi me bashkëshorten e parë artisten e nderuar për të cilën kam pasur dhe kam respekt... Por të ndodhi prapë pastaj... Cili është ai burrë, ai ballkanas, ai evropian, i cili e nxjerr gruan e tij lakuriq plazheve, në sytë e botës? A mund të na thuash pak z.Rama - t’i që përmend familjen çdo natë - a e di ti që ajo është një nënë, një motër, ajo është një bijë shqiptare, por edhe të ishte e huaj, s’i bëhet kurrë ajo që bëre ti? A e di ti se ajo sot shëtit rrugëve të Tiranës?
Ç’të duhet ty që lakon familjen çdo ditë, duke dëshmuar kompleksin që ke - urrejtjen patologjike për familjen si të tillë - që akuzon babën si baba të djalit. Ke nxjerrë gruan lakuriq në plazhe të botës, një gjë që s’e ka bërë kush kurrë. z.Rama, cili është ai burrë i cili ngrihet nga shtrati në kullën e Myslym Pezës dhe shkon në shtratin e Dashit, dhe e detyron të largohet natën e lemerisur, cili është ai burrë? Z.Rama, ke muaj të tërë që më lakon gjithçka që unë e kam krenari shumë të madhe. Z.Rama, ti që më lakon familjen çdo ditë, mund të më thuash, cili është ai burrë që rrah gruan tek pjaca dhe ia mbush fytyrën me gjak, në prani të personaliteteve shqiptare dhe kosovare? Je ti dhe askush tjetër.
Z.Rama, ke një nënë të nderuar, për të cilën kam pasur dhe kam respekt, pavarësisht se vinte nga një familje me background thellësisht kriminal – ishte mbesa e Spiro Kolekës, njërit nga kriminelët më të mëdhenj të dikataturës komuniste - por ajo vetë nuk ka demonstruar asgjë të tillë. Një ditë, kjo zonjë e nderuar, për të cilën akoma kam respekt dhe do të kem, më bën një letër të hapur. E shikoj... ia kishte shkruar i biri. I them zonjës: “kam shumë respekt për ty, por do ishte në integritetin tënd si nënë, t’u tregosh shqiptarëve se e ke mjekuar birin tënd, Edvin Rama, për 10 vjet për skizofreni... E kanë mjekuar kolegët e mi. T’ua thuash shqiptarëve, kur e sheh se ç’po u bën dhe ç’po përpiqet të bëjë! Dil, merr kurajon e ngrihu mbi sentimentet e një djali që të ka nxjerrë për leckash nga shtëpia me rroba gjumi në pazar. Dil, se është në interesin tënd më të mirë. Z. Rama, ky është koncepti yt për familjen, urrejtja jote për familjen. Përdore fatkeqen, nënën e artistes së shquar, për fushatë elektorale... Më thanë se u ke dhënë një apartament. Për këtë akt të përgëzoj, se ishte një grua e mrekullueshme, por ti për familjen je një përbindësh, ti je i pashembullt, ti po të mos kishe frikë mund të kryeje ndaj familjes çdo lloj akti, paçka se më të zezat i ke bërë. Ku ke fytyrë ti të përmendësh familjen, mbi ç’bazë e bën këtë, mbi bazën e urrejtjes që di vetëm të shkatërrosh?
Z. Rama, këto ditë në Shqipëri u riatdhesua Aldo Bare. Cili është raporti yt me krimin? Por të gjithë politikanët shqiptarë e dinë se ti je sllav i krimit. Pse ti je i vetmi politikan që je i kapur pas krimit, që je skllav i tij? Sepse ti je i kapur në mënyrë të tmerrshme dhe je më frikacaku. Ti je kaq i përzier me ato, saqë - të më fali zonja - por ajo mori për burrë vrasësin e burrit të parë, kjo është e vërteta. Ju desh ta pësonte shumë, që ta kuptonte gabimin e bërë. Z.Rama, na thuaj pak, sa janë kilometrat e bisedave të tua me ashikun tënd, me të cilin ti vodhe të gjitha kutitë e votimit? Z.Rama, cilat janë lidhjet tuaja me Aldon Baren? Transmetimet flasin se në bisedat mes tij dhe Dondollakut, t’i figuron si i baltosur.
Tani do të ndalem në një aspekt tjetër, përse ky zotëri kërcënon përse ky zotëri e mban jashtë opozitën. Ky zotëri kërkon me çdo kusht ta dëmtojë vendin, duke menduar se po u dhanë vizat, mori fund. Mos u bëj budalla, je i pashpresë, sepse atë çfarë u është bërë baballarëve, do t’u bëhet edhe fëmijëve, me të drejtën më të madhe të ligjit dhe shtetit ligjor. Ç’mendon ti, se më impresionon? Harroje se ti mund të impresionosh njeri. Kërcënon dhe lëshon ultimatume. Në emër të kujt i lëshon ato? Kush je ti? Provoje po ta mbajti. Edhe pse s’më pëlqen kjo gjuhë, por vjen një ditë që të jesh i bindur z.Rama, se për çdo gjë që të ndodhë në këtë vend në dhunim të ligjit, do ketë një dhe vetëm një përgjegjës - e ky do jesh vetëm ti. Provoji ultimatumet, por do provosh një klimaks, paçka se ti në klimaks ke qenë që në lindje... dhe ky është fati yt i zi. Por nuk mund të zgjidhim boton tënde hormonal.

Një kapitull i ri do hapet gjatë këtyre ditëve mbi aleancën punisto-mafioze... Hapet sepse ti s’mund të ndryshosh, ti nuk ndryshon dot se nuk të lë Koçoja, s’të lë kokëdhia, s’të lë Tan Dullaku, se s’të lë Fideli i brilantinosur... Shqiptarëve do t’ua bëj të ditur se pse nuk të lënë ato ty. Nuk të lënë ato ty, nuk të ndahen jo, dhe kjo nuk është vetëm intime - jo intime jo, se nuk ka dashuri të përjetshme - është tjetërkund halli. Unë do ua them shqiptarëve dhe do uja them çdo ditë.
E fundit deklaratë që doja të bëja këtu ishte aleanca punisto-mafioze. Një ditë më pyesnin gazetarët: “pse, z.Berisha nuk i ke nxjerrë këto më herët?”. Por po them këtu dy gjëra. Dua t’ju them se nëqoftëse Aldo Bare do të dënohet për 20 vrasje, unë ju garantoj ju se po kaq të rrezikshëm janë edhe pronarët e pronave të vjedhur, por do të faktoj ju se sa janë ato vetëm se po ju them se shteti dhe qeveria i ka të gjitha mekanizmat për të marrë masat. Dhe këtë po bëjmë. Ke marrë tokën në zemër të Tiranës, 1500 metra që shitet me 2 mijë ero, mendon që do shpëtosh ti? Dhe ditët që vijnë një nga një do ti shkul dhëmbët një e nga një aleancës punisto-mafioze. Ai ishte vetën dhëmbi i parë (prona në qendër të Tiranës, mes rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës – shën.i red) dhe do të vazhdojë. Mos u zemëro, mos u shqetëso, se pas dhëmbëve vjen nofulla e mafies në aleancë. Po të jap fjalën e nderit, me atë vullnet dhe atë përkushtim që jam përballur ne vitet 90-91, me një sistem që duhet shembur, por me vullnet të hekurt dhe me vendosmëri përballem sot me mafien që ti kryeson. Je fund e krye i pashpresë. Mbetem i vendosur të garantojë protestën e çdo qytetari shqiptar, mbetem i vendosur të garantoj protestën e çdo force politike. E ftoj z.Rama të protestojë para zyrave të mia, e siguroj se çdo natë aty do të jem. I kam përshëndetur jo me sens armiqësor, nuk mund të vlerësoj si armik protestuesit, por ata që menduan se rrethuan kështjellën dhe tani do ta rrëzojnë, hajde ta provojnë po ua mbajti. Unë mbaj fjalën time dhe fjala ime është veç në respekt të ligjit dhe të kushtetutës së një vendi anëtar të NATO-s. Vullneti i lirë i qytetarëve shqiptarë nuk do mund të dhunohet as nga Edi Rama, as nga familja e tij biologjike, as nga familja e tij historike, dhe nga askurrkush.

Fjala e kryeministrit Sali Berisha mbajtur dje në seancën plenare të pasdites, të Kuvendit të Shqipërisë
27-11-2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Paloka: Rama duhet mbyllur në çmendinë, jo t’i hapësh rrugë
Imazh

Deputeti demokrat Edi Paloka, u shpreh dje gjatë seancës plenare se Edi Rama përfundimisht duhet mbyllur në çmendinë, e jo t’i hapet rruga si budalla. Sipas tij, shprehja se “budallait duhet për t’i hapur rrugë”, është e drejtë, por në rastin konkret nuk duhet zbatuar, pasi do të kishte pasoja të rënda. “Budallait duhet t’i hapësh rrugë. Kjo shprehje jo gjithnjë rezulton e drejtë, se ka nga ata të çmendur që po tu hapësh rrugë mund të bëjnë çorap gjithçka.

Përpara zgjedhjeve të gjithë kemi qenë në tension duke ndjekur veprimet që do të bënte kryetari i PS, qëllimi ynë ëndrra e gjithë shqiptarëve për të parë Shqipërinë si Evropa është afër, por për këtë duhet të jepnin ende prova, siç ishin zgjedhjet që ishin detyrimi ynë si maxhorancë, kjo ishte arsyeja që duke pasur përballë një qenie si Rama ishim në tension. Për këtë arsye iu la të bënte gjithçka siç donte vet duke filluar nga Kodi Zgjedhor”, u shpreh deputeti demokrat. Paloka tha gjithashtu se zgjedhjet u certifikuan nga të gjithë faktorët, madje edhe nga vetë Rama deri në kohën kur e kuptoi se humbi. Ai tha se vetëm që zgjedhjet të ishin pa probleme PD u i plotësoi të gjitha tekat Ramës. “Për këtë arsye u treguam më tolerant se ç’duhej në procesin zgjedhor për të mos rënë pre e provokimeve që vinin nga Rama dhe duke rrezikuar edhe rezultatin tonë vetëm sepse për ne ishte më e rëndësishme të zhvillonim zgjedhjet siç duhej sesa rezultati. Dhe ia dolëm, 20 mijë komisionerë të PS, vëzhguesit e huaj, gjyqtarët kryesorë të këtyre zgjedhjeve i certifikuan ato, vendimi i 16 nëntorit ishte certifikimi më i mirë jo vetëm për zgjedhjet, por për ecurinë e vendit, por për fatin tonë të keq i çmenduri vazhdonte të bridhte rrugëve dhe ne vazhdojmë ti hapim këtë rrugë dhe kemi thënë të gjithë se hajde se do i kalojë, ky është nga ata që duhet të mbyllet në çmendinë, jo t’i hapet rrugë”, theksoi Paloka. Sipas tij, kur qenie të tilla rrezikojnë, ky njeri duhet të mbyllej në çmendinë që kur ngrinte dorën dhe i shkaktonte trauma gruas dhe nënës së tij. “Një qenie që e detyron të dalë në një gazetë që kontrollohet nga Rama dhe e detyron atë grua të mjerë të thotë se ne e duam Edin dhe votojmë për të, kjo lloj qenie është ky që është e rrezikshme të jetë mes njerëzve, kjo qenie ka dalë dhe na kërcënon se do përmbys tiraninë. Çunat e mamit që janë rritur në bllok bashkë me Armelën kërkojnë mandatin tim, ose pushtetin ose Shqipëria mbetet jashtë Evropës, thonë çunat. Prej miqve tanë ndërkombëtar ata e kanë marrë përgjigjen është koha të dërgojmë këtë zotëri atje ku i takon në çmendinë, deputetë socialistë me mbylljen e afatit do të mbeten rrugëve”,
Imazh
përfundoi Paloka.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4542
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Meta: Liderishipi aktual i PS është peng i krimit të organizuar
Imazh

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, shprehet se ka qenë i hapur për të plotësuar kushtet e opozitës për hetimin e zgjedhjeve, krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, por jo të shkelë ligjin dhe Kushtetutën për hapjen e kutive të votimit. Numri dy i Qeverisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Ora e debatit” me gazetarin Alfred Peza në TV Ora News, u shpreh se i ka dhënë konsensus opozitës, por ajo nuk ka pranuar. “Qeveria ka mbajtur një qëndrim konstruktiv në përgjithësi. Pra ka qenë i hapur për çdo gjë dhe për t’i dhënë shumicën edhe në Komision Hetimor Parlamentar për çështje të ndryshme. Por padyshim ka qenë shumë e qartë në një aspekt që Qeveria dhe Parlamenti nuk mund të marrin kompetencat e gjykatave. Sepse problemet e numërimit dhe të rinumërimit i ka vendosur dhe gjykuar Gjykata e Apelit, pretendimet e PS-së mbi bazën e Kodit Zgjedhor të miratuar me konsensus mes zotit Rama dhe zotit Berisha. Qeveria ka qenë shumë e hapur, konstruktive, por ne kemi vënë re dhe duket qartë se ky konstruktivitet është kuptuar si dobësi”, tha Meta. Zëvendëskryeministri në të njëjtën kohë akuzoi Kryetarin e PS-së, Edi Rama, pasi sipas tij, po mban peng partinë më të madhe të opozitës, pasi është lidhur me segmente të krimit të organizuar, duke futur PS-në në një qorrsokak. “Duket qartë se lidershipi i aktual i PS-së është peng i krimit të organizuar, peng i atyre që duan ta kthejnë Shqipërinë në një lavatriçe, siç kanë kthyer Bashkinë e Tiranës. Provat kanë dalë dhe do të dalin çdo ditë për këtë”, tha Meta.
protesta e ps
Sipas tij, mitingu i opozitës ishte i pakuptimtë, pasi ka qenë vetë 20 mijë komisionerët e PS-së që kanë numëruar kutitë, kanë realizuar numërimin e votave dhe kanë firmosur të gjitha procesverbalet. “Mitingu ishte një gjë e pakuptimtë, opozita është fare e pakuptimtë, fare pa moral, pa asnjë vizion, është në kundërshtim me traditën që ka pasur PS-ja si një forcë e përgjegjshme e institucioneve. PS ka vetëm një problem, nuk flas për socialistët e thjeshtë absolutisht, sepse e kanë kuptuar se kjo nuk është rruga e duhur që është zgjedhur. Halli i tyre mendoj se duket shumë qartë ka vetë synimet e tyre që janë një destabilitet i vendit, janë një zhvlerësim i gjithë sistemit kushtetues dhe ligjor të vendit. Nuk mendoj se kjo nuk bëhet thjeshtë për interesa politike, por bëhet për interesa të krimit të organizuar”, theksoi Meta. Kërkesa për hapjen e kutive të votimit për kreun e LSI-së nuk është rruga e duhur që synon Shqipëria për të ecur drejt shtetit ligjor. “Po hajde të lirojmë Aldo Baren. Nesër Edi Rama mund të thotë të lirojmë dhe ndonjë tjetër për hir të konsensusit. Kjo është rruga që duhet ndjekur drejt shtetit ligjor? Në Shqipëri, Gjykatat janë të pavarura. Gjykata e Apelit ka marrë të gjitha vendimet për të gjitha ankesat që kanë pasur partitë politike. Kjo është një çështje e mbyllur”, tha Meta. Sipas tij, vendimi i ministrave të BE-së është marrë pasi ministrat e jashtëm u njohën me raportin final për zgjedhjet. “Pasi doli raporti i OSBE-së, kërkesa për aplikim u kalua sepse e gjithë bota demokratike njeh zgjedhjet në Shqipëri, njeh Parlamentin, njeh Qeverinë, si SHBA, BE dhe OSBE. Askush nuk mund të pranojë një marrëzi të tillë, kjo është thjesht një alibi për të krijuar rrëmujë dhe kaos dhe për të cenuar themelet e një shteti ligjor dhe i gjithë shtetit kushtetues në këtë vend”, tha Meta.
Fjalimi i Berishës
Ndërsa në lidhje me fjalimin e Kryeministrit Berisha në Kuvend, Meta theksoi se ai erdhi si rezultat i sulmeve që kishte bërë opozita përgjatë tre muajve rresht. Për kryediplomatin, Shqipëria nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi ato do të jenë më 28 qershor të vitit 2013. Sipas tij, deklarata e Berishës për shkuljen e nofullës nuk kishte të bënte me opozitën, por me luftën kundër krimit të organizuar. “Unë nuk jam dakord të përmenden familjet në këtë histori. Nuk jam dakord të përmenden këto lidhjet biografike, sepse unë mendoj se çdo qytetar mban përgjegjësi për veten e tij. Ka ikur koha kur një njeri lidhej domosdosmërisht kur donte të dëmtohej me pjesëtarë të familjes dhe gjendeshin kleçka për të zhvlerësuar ato aftësi që ai mund të kishte. Por në fund të fundit, qytetarët shqiptarë nuk mund të dëgjojnë dënglat e Gramoz Ruçit, pas 20 vjetësh demokraci, kur flet për integrimin evropian te sheshi dhe vë afate e ultimatume. Ne e dimë se çfarë përfaqëson ky njeri? Është njeri me probleme nga më të ndryshme, ku që nga kohët e tij ka qenë Ministër i Brendshëm, është njeri që donte të fuste në luftë Fierin”, tha Meta.
28/11/2009
Gaz. ''Panorama'' Online
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 17 postime · Faqe 1 prej 2 · 1, 2
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 27 Tetor 2020, 11:38
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari