Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
A duhet rrezuar Berisha me dhunen e bllokmeneve?
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
A duhet rrezuar Berisha me dhunen e bllokmeneve?, Posted 21 Nëntor 2009, 19:15
Blloku dhe bijtë e Bllokut, në shesh për hapjen e kutive të votimit

Kërkohet rrëzimi i pushtetit me dhunë
ImazhImazhImazhImazh
Të udhëhequr nga kërkesa për hapjen e kutive të votimit me çdo kusht në emër të transparencës së votës së lirë, opozita nisi ditën e djeshme protestën që do të zgjasë tre ditë, protestë kjo që kurorëzoi mitingjet e radhës që janë organizuar në disa qytete kryesore të vendit. Shqiptarët panë të ngjiteshin dje në foltoren e mitingut ish funksionarë të lartë të sistemit komunist si dhe bijtë e baballarëve komunistë, etërit e të cilëve për 50 vjet më radhë brohoritën dhe duartrokitën dhe mbajtën gjallë një sistem, i cili mbajti peng integrimin dhe zhvillimin e vendit. Po dje Gramoz Ruçi, Namik Dokle, Sabit Brokaj, Skënder Gjinushi, Ditmir Bushati i biri i Sulejman Bushatit, Edi Rama, i biri i Kristaq Ramës dhe nipi i Spiro Kolekës, Ilir Gjoni, i biri i Xhelil Gjonit e shumë të tjerë u ngjitën në podiumin e protestës duke folur për lirinë, demokracinë dhe votën e fshehtë. Si për ironi të fatit, këta janë emrat që në 4 korrik 1990 ishin po sëbashku në tribunë dhe shanin të rinjtë shqiptarë që largoheshin nga vendi i tyre për një jetë më të mirë. Ndërsa sot, gjysma e tyre dalin në tribuna mitingjesh duke kërkuar lirinë, hapjen e kutive me pretendimin se vota e tyre është vjedhur. Për fatin e keq të shqiptareve protesta e djeshme drejtohej po prej asaj nomenklature që mbajti vendin për 50 vjet në izolim, me të vetmin ndryshimin se në podium nuk ishin baballarët por shokët dhe bijtë e tyre, të cilët flisnin për lirinë e shqiptareve. Liri e cila do të mbrohej nga Edi Rama, nipi i Spiro Kolekës, ish-anëtar i përjetshëm i Byrosë Politike të partisë-shtet, Skënder Gjinushi i PSD-së i biri i gjeneralit terrorist të komunizmit Et`hem Gjinushi, dhe njëherësh ish-ministër i Ramiz Alisë në dhjetor të ‘90. Deputetët e rinj të PS-së për fat të keq të shqiptarëve janë fëmijë apo nipër, të ish-liderëve të Byrosë Politike, ish-kupola terroriste e 50 viteve komunizëm.

Gramoz Ruçi
Fjalën e hapjes së protestës e mbajti, kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi, i cili theksoi se opozita nuk do të tërhiqet nga kërkesa e saj themelore për transparencën e votës dhe të procesit zgjedhor. Duke iu drejtuar qytetarëve të pranishëm në këtë protestë, ai theksoi se vota e tyre katër muaj pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare ndodhet në ato kuti, që sipas tij vjedhësit e votës kërkojnë t´i mbajnë mbyllur në qelinë e krimit elektoral. Ai iu drejtua qytetarëve të pranishëm se opozita zhvillon këtë protestë për kauzën e lirisë së votës, lirisë për të zgjedhur, lirisë për të shpresuar dhe merituar një jetë më të mirë. Gjithashtu ai i ka kërkuar ndjesë qytetarëve të Tiranës për problemin që kjo protestë i ka krijuar trafikuar gjatë këtyre ditëve, duke theksuar se asnjë sakrificë nuk është e tepërt sa kohë ajo i shërben luftës për t’i thënë fund trafikut të votave.

Namik Dokle
Ndërkaq në fjalën e tij, deputeti socialist Namik Dokle theksoi se kjo protestë zhvillohej në emër të lirisë së votës, të të drejtës së votës dhe për të vërtetën e votës. “Protesta jonë ka një qëllim: Të mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë, demokratike, evropiane!”, u shpreh ai. Ndër të tjera, Dokle gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës ditën e djeshme theksoi se kjo protestë zhvillohej edhe për ti dhënë jetë ëndrrës së çdo qytetari shqiptar që dëshiron të jetojë në vendin e tij i integruar si evropianë dhe dinjitozë. Gjithashtu, duke folur në emër të grupit parlamentar të partisë Socialiste, Dokle u ndal edhe tek bojkoti që kjo forcë politike po i bën parlamentit, duke bërë të ditur se ky bojkot do të vazhdojë për aq kohë sa kërkesa për hapjen e kutive nuk do të plotësohet. “Ne deputetët ju kemi dhënë një besë politike, një besë që do ta mbajmë. Ne nuk shkojmë në parlament pa u plotësuar kushtet e shqiptarëve, e nuk shkojmë në parlament përderisa atje deputetët duken si kuaj të vjedhur. Kauza jonë është tashmë e të gjithëve”, nënvizoi ai.

Sabit Brokaj: Pa votë të lirë s’ka shtet demokratik
Në protestën e socialisteve ka marrë pjesë dje edhe ish-nënkryetari i LSI-së Sabit Brokaj. Gjatë fjalës së tij ai ka theksuar se “nuk kam ardhur thjesht të kërkojë votën time, kam ardhur këtu se ky miting bëhet për një kauzë të madhe që nuk i takon një partie, por që është demokraci nëse ne ankohemi për parlamentin në 20 vjet, ankohemi për qeverinë, ka vetëm një përgjigje në themel të këtyre nuk është vënë vota e lirë, por e klonuar dhe e vjedhur dhe kur kjo është në themel ndërtesa nuk mund të ndërtohet mirë”. Duke përshëndetur mitingun Brokaj ka thënë se “derisa vota nuk do të jetë e lirë dhe transparente, mos prisni të ketë shtet demokratik. Ky moment i thjeshtë dhe kjo parullë që ka vetëm dy fjalë, hapni kutitë, është tepër domethënëse. Kjo ndan kusarët dhe krimin nga njerëzit e ndershëm që duan të bëjnë Shqipërinë, ata që veprojnë kundër interesave të vendit”.

Gjinushi: Berisha mund të mbyllë kutitë por jo gojën e një populli
Hapjen e kutive e ka kërkuar dje edhe kryetari i PSD-së Skëndër Gjinushi. Gjatë fjalës së tij ai ka theksuar se populli ka votuar për largimin e Berishës dhe qeverisë së korruptuar. “Jemi këtu për të thënë se kriza jonë është pushtimi i kuvendit me shumicën e paligjshme që nuk e ka votën e popullit. Shqiptarët dinë ta mbrojnë votën e tyre. Ne do të thërrasim së bashku, Sali ik. Ne nuk mund të mbetemi i vetmi vend në Ballkan që nuk qeveriset mbi votën e lirë. Hapja e kutive i hap rrugën lëvizjes së lirë të shqiptarëve dhe largimit të detyruar të Saliut. Kufijtë e mbyllur janë rezultat i politikës së kutive dhe votave të mbyllura, tek ne flitet për hapjen e dosjeve të sigurimit dhe asnjëherë nuk hapen ato, nuk zbardhen dosjet e korrupsionit, flitet për manipulim zgjedhjesh dhe nuk bëhet transparenca për to. Ky është morali i regjimit të sotëm të Berishës, i cili do votat e mbyllura për të kontrolluar politikanët e blerë, por Saliu mund të mbyllë kutitë, mund të mbyllë gojën e politikanëve, por jo gojën e një populli të tërë”.
Eva Gjura
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ramën e zhgënjejnë militantët e paguar, largohen me autobusë pa u mbyllur protesta

Kënga e humbjes, mbyll ditën e parë të tubimit
ImazhImazhImazhImazhImazh
BLLOKMENI SPARTAK KICO NGJELA LEFTON PER TE MARRE PUSHTETIN SIKURSE I JATI KICO - MINISTER I E.HOXHES
Me punonjësit e bashkisë, pensionistë, të sëmurë mendorë dhe me të paguar nga rrethet e ndryshme të vendit, Partia Socialiste ka nisur pasditen e djeshme fazën e parë të protestës maratonë në sheshin “Skënderbej”. E cilësuar si protesta e kurorëzuese e të gjitha nismave për votën e lirë, tubimi i selisë rozë ka përfunduar paqësisht me këngën e fushatës elektorale, këngë e cili u kujtoi edhe një herë të pranishmëve shijen e hidhur të humbjes.

“Berisha grabiti votat” dhe “Ku është vota ime”, nën këtë moto është hapur protesta e opozitës, e cila pritet të zgjasë tre ditë pa ndërprerje. Siç ishte parashikuar, protesta ka nisur në orën 16:00 në sheshin “Skënderbej” dhe më pas ka vazhduar sipas rretheve përkatëse drejt bulevardit për t’u ndaluar më tej përpara Kryeministrisë. Si fillim, grumbullimi i njerëzve, përgjithësisht të atyre të rretheve ishte planifikuar në qendër të kryeqytetit. Gati të gjitha qytetet ku PS ka zhvilluar protesta, përfaqësoheshin nga organizata të vogla, të ndara nga njëra-tjetra, dhe me një parullë ku shkruhej qyteti përkatës. Këto grupe ishin vendosur qëllimisht larg njëri-tjetrit për të fryrë pjesëmarrësit artificialisht. Të ardhurit nga Dibra, Elbasani dhe Berati, qëndronin pranë Xhamisë. Ndërsa të ardhurit nga Flora, Fierit, Berati etj., qëndronin rreth Kalit të Skënderbeut. Tirana ishte e ndarë sipas njësive bashkiake dhe qëndronte përballë Muzeut Kombëtar. Ato mbanin parulla me mbishkrimin “Shqipëria ka një Zot, o Sali ik se nuk na frikëson dot. Pas një qëndrimi përreth një orë, të gjitha grupet janë drejtuar drejt bulevardit për nga Kryeministria, ku do të mbaheshin edhe fjalimet. Në mes të bulevardit, mbi karrocerinë e një skote qëndronte Taulant Balla duke përshëndetur grupet. Por ajo që u konstatua gjatë tubimit ishte se, ashtu si protesta e fillimit, edhe protesta e djeshme, dështoi në misionin e saj. Kjo jo vetëm për shkak të pjesëmarrjes së ulët, por edhe nga mungesa e theksuar e të rinjve. Më shumë ishin policia e trefishtë, gazetarët, shitësit ambulantë dhe pankartat, që e bënin protestën aq të fryrë nga larg. Edhe të paguarit e rretheve, ende pa përfunduar fjalën Rama, janë larguar me autobusë. Pjesa më e mirë e tyre ishin nga qytetet e jugut. Por nga rrethet dje kanë ardhur shumë të sëmurë mendorë, të varfër në ekstrem dhe pensionistë.

Fjalimi hapet nga Ruçi dhe krerët e partive të djathta

Fjalimi i protestës është hapur nga kreu i Asamblesë së Partisë Socialiste, Gramoz Ruci, i cili përveçse kërkoi hapjen e kutive tha se donte të përqafonte të gjitha të pranishmit. Pas tij, në foltore është ngjitur kreu i PBDNJ Vangje Dule, ku tha se vendi qeveriset nga një njeri që nuk mund ta çojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

Më tej falën e kanë marrë edhe krerë të partive të djathta, Nard Ndoka dhe Spartak Ngjela. “PDK u bashkua me protestën e opozitës pasi provoi me fakte se vota e qytetarëve është vjedhur nga mafia e Sali Berishës e cila ka vjedhur më shumë se 11 mijë vota” theksoi Ndoka ndërsa i bëri thirrje prokurorisë të hetojë në varësi të fakteve të depozituara nga republikanët, të cilat sipas tij janë të mjaftueshme për të vërtetuar vjedhjen e votave. Kreu i PLD, Ngjela përvese akuzoi Berishën si tiran dhe anti-kombëtar, nuk e përmendi më shprehjen e hapjes së kutive me dhunë, si kundër ka bërë në Vlorë dhe Elbasan. “Shqipëria të jetë një shtet evropian i lirë, atëherë ja ku jemi, ju dhe gjithë Shqipëria le të rrëzojmë sot tiraninë në Shqipëri, duke e detyruar sot tiranin të hapë kutitë e votimit”, është shprehur Ngjela.
U morre - prej http://www.sot.com.al
Imazh
PARA PARTIZAN NE SULM PER TE MARRE PUSHTETIN NE GRYKEN E PUSHKES - O BURRA TE RREZOJME SALEN SE NA SHTYPEN MALET E VERIUT!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
A duhet rrezuar Berisha me dhunen e bllokmeneve?, Posted 21 Nëntor 2009, 20:59
Berisha i pershendet te semuret psiqike, pensionista, bllokmnena, hajduta - biznesmene me ne krye pronarin e kioskes se bashkise dhe bllokmenet; Edvin Rama me Spartak Ngjelen
Imazh

Imazh
Protesta me 20 nentor 2009 para kryeminsitrise
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 3 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 02 Dhjetor 2020, 11:05
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari