Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 7 postime · Faqe 1 prej 1
Berisha: Të përdorim euron si monedhë
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 608
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Berisha: Të përdorim euron si monedhë, Posted 19 Shtator 2009, 11:01
Nuk do të vazhdojmë betejën me euron, por duhet të përfshihemi në euro, nuk na mbetet rrugë tjetër". Ka deklaruar kështu dje, në konferencën e 8-të ndërkombëtare të Bankës së Shqipërisë, me temë: "Stabiliteti monetar e financiar, mësime nga kriza", kryeministri shqiptar, Sali Berisha. "Euro, duhet të jemi realistë, po bëhet një problem madhor për ekonomitë tona, në mënyrë të përsëritur, mendoj, jo për shkak të kursit, se ky kurs është plotësisht i pranueshëm, por fakti që kjo monedhë, e mbështetur në ekonominë më të madhe të botës, siç është ekonomia e Bashkimit Evropian, bën presion mbi monedhat tona. Unë mendoj se e shpejtë do të jetë dita kur ne duhet të dorëzohemi", - deklaroi ai.
Në këtë mënyrë, Berisha ka marrë anën e atyre specialistëve të ekonomisë, të cilët kanë pohuar se adoptimi i euros në mënyrë të njëanshme nga ana e qeverisë shqiptare dhe bankës qendrore, duke zëvendësuar lekun si monedhë kombëtare, do të ishte një hap pozitiv për ekonominë e vendit. Ky është një problem që ka ngjallur debat të hershëm në mendimin eko-nomik në vend. Megjithatë, pozicionimi i kryeministrit duket se përbën një hap sa të papritur, aq edhe më problematik, të paktën në këtë fazë të ecjes së vendit drejt aderimit në strukturat evropiane. Para së gjithash, ai është ndikuar dukshëm nga vështirësitë shumë të mëdha para ekzekutivit shqiptar që të paguajë fatura gjithnjë e më të mëdha të borxheve që i mori pa u menduar gjatë, në kohën kur s'kishte krizë, por që tani bëhen artificialisht edhe më të shtrenjta, në kushtet kur leku zhvlerësohet dhe kreditë janë marrë në euro dhe paguhen vetëm në euro.
Para nesh, këtë hap e ka ndërmarrë, pa u konsultuar me askënd, Mali i Zi. Podgorica zyrtare vendosi në mënyrë të njëanshme, pas shkëputjes nga Serbia, të përdorë euron si monedhë kombëtare. Por, Komisioni Evropian e ka paralajmëruar zyrtarisht Malin e Zi se vetëm anëtarët e 27 vendeve të bllokut mund të përdorin euron si një monedhë zyrtare, në bazë të një traktati që kanë vendet e BE-së. Në këtë dokument theksohej se, "euroizimi i njëanshëm nuk është në përputhje me traktatin e aderimit, i cili parashikon përdorimin e euros vetëm në hapat e fundit të procesit të strukturimit brenda një kuadri shumëpalësh". Mali i Zi e vendosi euron si monedhë zyrtare, pasi kishte përdorur më parë markën gjermane. BE-ja këmbënguli se përdorimi i euros në Malin e Zi ishte toleruar deri tani për shkak të rrethanave të tij specifike historike. Por, përdorimi i euros doli menjëherë si problem kur Podgorica nisi procesin e integrimit në familjen europiane. Kjo, për faktin se me nënshkrimin e MSA-së, ky vend hyri në një marrëdhënie kontraktore me BE-në, duke u angazhuar të respektojë rregulla, kushte dhe standarde.
Mjafton këtu të kujtojmë se as Bullgaria dhe as Rumania, tashmë anëtare të BE-së, nuk lejohen të përdorin euron si monedhë kombëtare. Gjithçka është problem standardesh. Por, deklarata e Berishës duket se ka edhe një synim psikologjik ndaj publikut të brendshëm. Ajo synon të krijojë përshtypjen se Shqipëria faktikisht është e pranuar në Bashkimin Evropian, derisa përdor valutën e saj.
Por, duhet thënë se edhe procesi i adoptimit të euros përmban kosto, ku më e rënda është mbiçmimi i euros ndaj dollarit amerikan, që i ka bërë mallrat dhe shërbimet nga vendet e BE-së më të shtrenjta


Marre nga gazeta shqiptare,
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Berisha: Të përdorim euron si monedhë, Posted 19 Shtator 2009, 11:06
Ksanthi!
Jam dakort qe ka kosto te larte per popullin futja e euros ne Shqiperi.
I thone nje fjale me mire heret se vone.
Prandaj nejemi fute ne Europe dhe do bijme ne grope qysh me 1990.
Pra na duhet te paguajme edhe cmimin e saj per te mire dhe per te keq. Keshtuqe ne duhet te apliokojme euron ne Shqiperi pa u vonuar sepse cdo vonese shton rendimin e kostos se saj vetem ne popull. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 608
Vendodhja: Italy
Antarësuar: 05 Mars 2009, 19:37
Re: Berisha: Të përdorim euron si monedhë, Posted 19 Shtator 2009, 11:08
Sa do jete rroga e puntorit 3 euro?
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Berisha: Të përdorim euron si monedhë, Posted 19 Shtator 2009, 11:30
kSANTHI!
Po, 3 eu!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 384
Antarësuar: 28 Janar 2009, 22:11
Berisha: Të përdorim euron si monedhë, Posted 19 Shtator 2009, 11:47
Shqiptari nuk mund ta kete 20 euro rrogen prejnjiher, se nuk ka arrit at standard ala.
Me causa sensacion
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 67
Antarësuar: 05 Shtator 2009, 19:37
Re: Berisha: Të përdorim euron si monedhë, Posted 19 Shtator 2009, 19:20
CDO GJE NE KOHEN E DUHUR”
Dihet qe Shqiperia ka enderruar dhe po enderron “futjen ne Europe” Nje nder shume kushtet per te qene pjese e BE eshte pranimi i monedhes se perbashket euro. Por pushtetaret tane e te gjithe ne, duhet te kemi parasysh parimin qe cdo gje duhet te behet ne kohen e duhur.

Me perpara pranimi ne Europe e pastaj te tjerat, perfshi ketu edhe futjen e euros. Per mendimin tim, futja e euros perpara se te jemi pjese e Europes eshte sikur nje djale qe thote ” neser dua te martohem , por s’ka nuse”, sikur te thuash ” neser do te formohet qeveria e re, nderkohe akoma nuk kane zgjedhur nje kryeminister”, eshte e nxituar dhe nuk eshte me vend.

Por nga ana tjeter cdokush qe pret me padurim futjen e euros ne Shqiperi duhet te dije qe tani se futja e euros do te shoqerohet me nje inflacion te madh (rritje cmimesh te pakontrolluar e ne stratosfere), nese nuk merren masa me perpara.Italia nuk mundi t’i shpetonte nje gjeje te tille.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4552
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Berisha: Të përdorim euron si monedhë, Posted 20 Shtator 2009, 22:17
“Ja risqet dhe përfitimet që sjell Euro në Shqipëri”
Ekspertët e ekonomisë, sqarojnë detajet e deklaratës së Kryeministrit
Kursi i këmbimit është bërë një problem i madh. Ekonomitë tona janë shumë të vogla për t'i bërë ballë presioneve të Euros, ndaj ne duhet të bëhemi gati për ndryshimin. Kjo ka qenë dhe deklarata e kryeministrit Berisha e bërë para dy ditësh, në konferencën e 8 ndërkombëtare të Bankës së Shqipërisë. Por çfarë sjell për shqiptarët zëvendësimi i Lekut me Euron? Gazeta “Tirana Observer” ka kontaktuar me specialistët e ekonomisë si Gjergj Buxhuku e Arben Malaj, të cilët shpjegojnë risqet dhe përfitimet që sjell futja e Euros në Shqipëri.
Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë
“Është shumë e rëndësishme, që të kuptojmë drejt dhe të përçojmë saktë të qytetaret, çfarë Kryeministri, z. Sali Berisha, shprehu dje për zëvendësimin e monedhës kombëtare “Lek”, me monedhën zyrtare të BE-së, “Euro”. Fjala është për fillimin e studimit të domosdoshëm për të arritur në përfundimin se cilat janë pasojat negative dhe pozitive të zëvendësimit të Lekut me Euro dhe për të përcaktuar se kur do të jetë çasti i fillimit dhe cilat do të jenë procedurat nëse vendoset se zëvendësimi do të kryhet. Sa më sipër, është ideja e Kryeministrit, të paktën për sa e kuptova unë dhe jo se procesi do të kryhet menjëherë. Theksoj se një sqarim i tillë, duhet të bëhet i qartë për qytetarët, me qëllim që të shmanget ndonjë valë keqkuptimi që mund të çojë në një goditje krejt të padëshiruar dhe të paarsyeshme të zhvleftësimit të “Lekut” kundrejt “Euros”, aq më shumë në kohën e pavolitshme të pasojave të krizës që ekonomia shqiptare po kalon. Unë besoj se tashmë jemi të vonuar në fillimin e studimit të fizibilitetit, për të gjykuar në mundësinë e zëvendësimit të “lekut” me “Euron”. Janë shumë faktorë që duhen shqyrtuar për të dalë në një përfundim të drejtë dhe të mbështetur. Por duhet të mbetemi të paktën në një afatshkurtër në kryerjen e këtij studimi. Mendoj se me shkallën e sotme të zhvillimit ekonomik të vendit, ende Shqipëria ka nevoje për të zhvilluar politika monetare të pavarura dhe për një deficit buxhetor që domosdoshmërisht duhet të jetë krahësimisht i lartë me deficitin limit të BE-së, çka në kushtet e zëvendësimit të monedhës Kombëtare, do të vështirësohej mjaft. Kam parasysh këtu në radhë të parë, domosdoshmërinë e rritjes së prodhimit vendor si kushti parësor i rritjes së mirëqenies së qytetareve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë së vendit. Të mos harrojmë gjithashtu edhe se një nga shkaqet për të cilat ekonomia shqiptare u godit më pak nga kriza, ishte edhe se kishim në qarkullim monedhën Kombëtare. Ndërkohë është e padiskutueshme që hyrja në zonën Euro, është e pashmangshme për vendin tonë dhe është e lidhur ngushtë dhe me procesin e integrimit. Në mënyre të përmbledhur këshilloj kujdes në procesin e pakthyeshëm të mësipërm”.

Arben Malaj, Ish-ministri i Financës
E para, ky është një debat shumë profesional, Shqipëria si në Bankën Qendrore edhe në qarqet akademike ka kapacitete profesionale dhe shkencore për të bërë një analizë të qartë të kostove dhe përfitimeve.
Në vendet moderne, kjo detyrë u besohet shkencëtarëve dhe ekspertëve dhe rekomandimet e tyre jo partiake, krijojnë bazë publike mbështetëse më të mirë, sepse vijnë nga ekspertët, ndërsa politikanet dallohen në vizionin dhe përgjegjësitë e tyre për të respektuar rekomandimet.
Kjo është bërë një trend në shumë nga vendet evropiane për sfidat e tyre. Ata ftojnë deri dhe nobelist apo kërkues shkencor nga universitetet më të mira dhe institucionet ndërkombëtare për të qartësuar risqet dhe përfitimet dhe për të hartuar strategjinë implementuese.
Në kuadrin makro, kalimi nga monedha kombëtare në monedhën euro, sjell si përfitim të drejtpërdrejtë, reduktimin e riskut të kursit të këmbimit, që është një risk jo i lehte jo vetëm për konsumatorët e thjeshtë që marrin kredi, por edhe për vetë kompanitë private që operojnë me monedhë kombëtare dhe euro njëkohësisht.
Ulja e riskut të këmbimit, është përfitimi më i madh dhe më i drejtpërdrejtë. Ulja e kostove dhe kohës për këmbim, janë përfitime të tjera.
Në kosto mund të përmendet fakti që përdorimi i monedhës kombëtare i heq vendeve anëtare të eurozonës, elasticitetin e kursit të këmbimit si element i politikave monetare.
Për vendet me ekonomi jo konkurruese dhe financa publike të dobëta, aplikimi apriori i euros mund të sjellë nivele më të larta inflacioniste. Kjo vihet re në disa vende të BE-së ku akoma ekziston perceptimi së aplikimi i euros, solli rritjen e çmimeve të mallrave.
Është tjetër gjë aplikimi i monedhës euro në mënyrë të njëanshme, dhe tjetër gjë të jesh anëtar i eurozonës.
Sot ne eurozonë bëjnë pjesë vetëm 16 nga 27 vendet anëtare të BE-së. Kalimi në eurozonë dhe zëvendësimi i monedhës kombëtare me euron, shoqërohet me plotësimin e disa kritereve jo të lehta të treguesve makro, si niveli inflacionit, norma e interesit, niveli deficiti dhe niveli borxhit publik.
Harmonizimi politikave fiskale me ato monetare, kërkon respektimin e disa kritereve qartësisht të përcaktuara në Paktin e Stabilitetit dhe të Rritjes, që është i detyrueshëm për vendet anëtare të eurozonës. Shkelja e kritereve shoqërohet me penalizime ndaj vendeve anëtare.
Është tjetër gjë të lidhësh (peng) monedhën kombëtare me një monedhë ndërkombëtare, siç janë EURO dhe dollari dhe është tjetër gjë përdorimi si monedhë kombëtare i euros pa qenë pjesëtar i eurozonës.
Kjo e dyta është e pa mundur të aplikohet. Në ketë kontekst duhet qartësuar mesazhi i kryeministrit për përdorimin e euros si monedhe kombëtare dhe deklarata e ndryshme e Guvernatorit që kërkonte që bankat të japin kredi në monedhë kombëtare, kështu ulet risku këmbimit për ata që i kanë të ardhurat dhe përfitimet në monedhë kombëtare. Njëkohësisht rritja e kredive në monedhë kombëtare, shitja me monedhë kombëtare, mund të ulin kërkesën për euro, duke mos ju shtuar faktorëve bazë të ç’vleftësimit të monedhës kombëtare.
Keqinterpretimi i deklaratës së Kryeministrit mund të krijojë pështjellime jo pozitive ndaj monedhës kombëtare, pasi mund të nxisë rritjen e kërkesës për euro, duke e rritur çmimin e saj në tregun e këmbimit dhe duke ç’vleftësuar monedhën kombëtare.

Leksioni i krizës globale, erdhi i qartë për domosdoshmërinë e përgatitjes së vendeve, për tu bërë pjesë e eurozonës. Vendet që u prekën nga kriza, nga rënia e eksporteve, nga kreditë e shumta në euro dhe që kishin financa publike të dobëta, nxituan të kërkonin zgjidhje për te aplikuar euron si monedhe kombëtare. Liderët Evropianë dhe Banka Qendrore Evropiane ritheksoi domosdoshmërinë e kritereve strikte për tu bërë pjesë e eurozonës. Vendet me probleme gjetën zgjidhje të përkohshme në mbështetjen nga Fondi Monetar Ndërkombëtare. Ato duhet të plotësojnë kriteret që të bëhen pjesë e eurozonës, dhe të zëvendësojnë monedhën e tyre kombëtare me euron.

Leksioni krizës globale për vendet jashtë eurozonës, është; rritja e aftësisë konkurruese të ekonomisë, menaxhimi i financave publike dhe përdorimi sa më me efikas i politikave monetare, është përgjegjësi afatgjatë. Keqpërdorimet elektorale të deficiteve dhe borxheve të rritura, sjellin përfitime afatshkurtra, ndërsa kostot, mbeten në rritje dhe afatmesme.

Debatit për euron në vendin tonë, edhe njëherë theksoj, ju duhet besuar ekspertëve dhe studiuesve. Qeveria duhet të jetë e gatshme të respektojë rekomandimet përkatëse, që në disa raste nuk janë të lehta sepse kërkojnë shtrëngim të politikave fiskale, reduktim të shpenzimeve, ku pjesën më të rëndë e marrin shpenzimet sociale dhe në disa raste edhe rishikim të taksave.
Eriona Ymeri
19 September 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 7 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 02 Dhjetor 2020, 12:06
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari