Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
ZHDUKET VAJZA E YLLI PANGOS SI DESHMITARE
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
ZHDUKET VAJZA E YLLI PANGOS SI DESHMITARE, Posted 19 Shtator 2009, 10:43
'Pango' zhduket dëshmimtarja
Imazh

TIRANË
- Hetimi i çështjes ndaj ish- Ministrit të Kulturës Ylli Pango, po i afrohet dështimit, për shkak të mos marrjes së dëshmisë së vajzës që futi në kurth ish- ministrin dhe ish- deputetin e PD-së për llogari të emisionit investigativ Fiks- Fare.
As Policia dhe as Prokuroria nuk kanë mundur të gjejnë vendodhjen e vajzës e cila mundi të futej në shtëpinë e Pangos, i ftuar prej këtij të fundit për të biseduar për një çështje pune.

Prokuroria e Përgjithshme ia ka kaluar për kompetencë dosjen hetimore ndaj ish-Ministrit të Kulturës, Ylli Pango Prokurorisë së kryeqytetit. Pavarësisht këtij veprimi hetimi ka mbetur pezull për shkak të "zhdukjes" së vajzës së emisionit "Fiks Fare".
Ky fakt bëhet i ditur nga burimet zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët konfirmuan se dosja hetimore e ish-ministrit Pango, ndodhet në duart e prokurorëve të kryeqytetit, të cilët do të hetojnë dosjen në vazhdim për shkak se ish-deputeti tashmë është i pa imunitet.

Ndërkaq vajza që u filmua në shtëpinë e Pangos kur ky i fundit kërkonte favore seksuale nuk ndodhet në Shqipëri prej muajsh, çka rrezikon hetimin.
Largimi i vajzës, mësohet se ka të bëjë me sigurinë fizike të saj, por, hetimet kanë mbetur pezull për shkak të mungesës së dëshmisë (kallëzimit) të saj. Sipas këtyre burimeve, mësohet se institucioni i akuzës ka kërkuar policisë të gjejnë dhe të sigurojnë dëshminë e vajzës për "momentet hot" të saj me ish-ministrin Pango.

"Pak ditë më parë, me firmën e Prokurores së Përgjithshme Ina Rama është vendosur shtyerja hetimit edhe për tri muaj, kohë që mendohet se është e mjaftueshme që organet e policisë të kryejnë verifikimet dhe kontrollet e fundit në adresë të vajzës.
Ndaj të cilës, ish-ministri Ylli Pango tentoi të përfitonte momente intime në favor të punës që asaj do i gjente"- thuhet nga prokuroria. Familjarët e vajzës i kanë pohuar punonjësve të policisë se "vajza e tyre ka ikur jashtë shtetit, për arsye sigurie", pa cilësuar se vend. Edhe drejtues "Fiks Fare" në Top Channel, të pyetur nga hetuesit, janë shprehur se gazetarja e tyre ka bërë detyrën e saj.

"Gazetarja jonë ka mbaruar misionin e saj dhe nuk ka pse të paraqitet pranë institucionit të prokurorisë të jap dëshminë apo të bëjë kallëzim ndaj ish-ministrit Pango". Sipas prokurorisë, nëse dëshmia e vajzës nuk merret, dosja rrezikon të mbyllet.
Me 4 mars 2009 televizioni "Top-Channel" nëpërmjet emisionit të saj investigativ "Fiks-Fare" publikoi pamjet shokuese të ish-Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Ylli Pango që kërkonte favore seksuale nga një "punëkërkuese" për një vend pune pranë ministrisë që ai drejtonte.
Imazh

Vetëm pak minuta pas publikimit të këtij skandali seksual kryeministri Sali Berisha e shkarkoi nga detyra ish-ministrin Pango.
Pamjet filmike, tregojnë ish-ministrin Pango që rreket t'i tregojë vajzës që kërkon punë, rrugën që duhet të ndjek për të filluar punë në institucionin që ai drejton. Vetë Pango e ka cilësuar këtë skandal seksual si një "montazh politik i qarqeve të caktuara të së majtës".
Flamur Vezaj | 19/09/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 67
Antarësuar: 05 Shtator 2009, 19:37
Re: ZHDUKET VAJZA E YLLI PANGOS SI DESHMITARE, Posted 19 Shtator 2009, 19:46
Edi une vendodhjen e kesaj vajze.Ajo ndodhet ne Milano punon afer stacionit te trenit ( MILANO CENTRALE).E ka cuar me mison Top Chanel te ushtroje zanatin e prostitutes.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
ZHDUKET VAJZA E YLLI PANGOS SI DESHMITARE, Posted 20 Shtator 2009, 23:51
Skandali seksual "Pango", Fiksi: Na dekonspiroi prokuroria
ImazhImazhImazh

Drejtuesit më të lartë të emisiomit investigativ “Fiks Fare” mohojnë kategorikisht që materiali filmik i pacensuruar i skandalit seksual të ish- ministrit të Turizmit, Ylli Pango, që është publikuar së fundmi në ‘You Tube’, të ketë dalë nga zyrat e ‘Top Channel’. Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, ata deklaruan se kaseta filmike është tashmë në duart e Prokurorisë, dhe kësisoj vetëm dy janë burimet prej nga mund të ketë dalë ajo në publik. Sipas drejtuesve të “Fiks Fare”, materiali filmik mund të jetë nxjerrë nga ekspertët ligjorë të organit të akuzës që janë marrë me hetimin e çështjes, ose nga vetë avokatët mbrojtës të Pangos. Por, ata shtojnë se në rast se ky material ka dalë nga zyrat e organit të akuzës, atëherë kjo përbën nxjerrje të një sekreti hetimor, përgjegjësinë për të cilën duhet ta mbajë vetë Prokuroria. “Ne nuk kemi ende një informacion të saktë se kush është personi përgjegjës për publikimin e kësaj video. Dikush na sinjalizoi kohë më parë se ky material është hedhur bruto në ‘You Tube’. Ne e pamë, dhe për hir të së vërtetës u çuditëm, por kjo nuk na shqetësoi. Materiali filmik lidhur me këtë çështje është gati, ndërsa në ‘You Tube’ janë hedhur vetëm 20 minuta. Për një gjë jemi të sigurt në mënyrë kategorike që ky material nuk ka dalë nga ana jonë, sepse ai nuk ka qenë në arkivën e ‘Top Channel’, por vetëm në një kompjuter të caktuar”, - shprehen drejtuesit e “Fiks Fare”. Sa i përket përfshirjes së drejtorit të “Fiks Fare” në këtë materialin filmik bruto të skandalit seksual ‘Pango’, ata thonë që këtu nuk ka asgjë të re. “Filipi nuk e ka mohuar që është marrë me këtë çështje, përkundrazi e ka pohuar publikisht. Ndaj, kjo nuk përbën asnjë prove të re”, - shprehen drejtuesit e emisionit investigativ. Prej disa ditësh, ish- ministri i Turizmit, Ylli Pango ka publikuar në faqen e tij personale në ‘Facebook’ një video të titulluar “Gracka: E vërteta rreth pseudo- skandalit Ylli Pango”. Në këtë video paraqitet një material bruto nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, prej të cilit Pango pretendon se vërteton futjen e tij në kurth nga drejtuesit e emisionit. Kjo video prej disa ditësh qarkullon edhe në ‘You Tube’.

Skandali seksual
Qeveria Berisha u përfshi në muajin mars në një skandal seksual. Ish-ministri i Kulturës, Ylli Pango u kap mat nga kamera e fshehtë e emisionit investigativ “Fiks Fare”, teksa në këmbim të një vendi pune në dikasterin që drejtonte, i ofronte shtratin një vajze të re. Kamera është realizuar në muajin shkurt të këtij viti. Në transkriptet e plota të bisedave të zhvilluara mes Pangos e vajzës së re, fillimisht në telefon, mandej në zyrën e tij e më pas në ambientet e shtëpisë së ish-ministrit, lexohet qartë presioni psikologjik që Pango ushtron ndaj saj për ta joshur seksualisht, duke i premtuar një vend të mirë pune e një rrogë të majme në Ministrinë e Kulturës. Ylli Pango ka hyrë kështu në historinë e shtetit shqiptar, si i pari zyrtar i lartë i vendit që përfshihet në një skandal seksual. Fill pas transmetimit të kamerës së fshehtë në emisionin investigativ “Fiks Fare”, kryeministri Sali Berisha e ka shkarkuar me urgjencë ministrin e Kulturës.
20/09/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 02:47
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari