Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 10 postime · Faqe 1 prej 1
SULM HIJENASH NE BYRONE E PARTISE SOCIALISTE PER PUSHTET
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Katërshja nesër prezanton 'lëvizjen për mendim ndryshe'
Imazh

TIRANË- Socialistët që tentuan të kandidojnë për kryetar partie, tashmë shprehen se do të ngrenë një lëvizje që e kanë cilësuar 'për mendim ndryshe'. Nismëtarë janë, Arben Malaj, Ben Blushi, Andis Harasani, dhe Kastriot Islami. Arben Malaj doli sot në konferencë për shtyp ku u shpreh se "nesër do të kemi një takim me publikun, për të qartësuar të gjitha angazhimet që do të ketë kjo lëvizje, e cila nuk është një lëvizje e personalizuar, por është një përgjegjësi që duhet maksimizuar".

Sipas tij, Partia Socialiste duhet të plotësojë misionin e saj në opozitë dhe duhet të japë kontributet modernizuese në politikën shqiptare. Malaj tha se opozita bëhet më e fortë në Parlament, duke qartësuar se kjo katërshe është kundër bojkotit.

"Ne do të kishim një mundësi të plotë, të bënim një opozitë të plotë për qeverinë e krijuar pikërisht në parlament, aty ku kemi edhe mandatin tonë. Sapo të na jepet kjo mundësi, kjo opozitë do të jetë e plotë, e qartë për të gjitha rreziqet dhe për të gjitha defektet që kjo qeveri mund të sjellë në qeverisjen shqiptare", u shpreh Malaj. Ndërsa të plotë, platformën e tyre, katër kundërshtarët e kryetarit Rama në PS do ta servirin nesër.

Kujtojmë se Arben Malaj dhe Ben Blushi shpallën edhe kandidaturat për kryetar partie, para kongresit të jashtëzakonshëm të PS-së. Me të paraqitur rezolutën e Blushit për zgjedhjet që mori vetëm 13 vota në kongresin me 150 delegatë, të dy lanë garën për kryetar partie.
Shekulli Online | 10/09/2009 |
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 67
Antarësuar: 05 Shtator 2009, 19:37
Skandalet seksuale ; Të majtët, më të ndezur[
Në 18 vjet demokraci, për herë parë skandalet seksuale të politikanëve hyjnë në një debat publik. Ndërmjet dy qeverive që kanë marrë më shpesh pushtetin në dorë, në mes të majtës dhe të djathtës - e majta ka arkivuar rastet më flagrante të skandaleve seksuale të pushtetarëve - një ministër i dorëhequr se shkoi me një ish-paciente; kryebashkiaku i së majtës që pozon nudo në një plazh publik; një ministër Kulture që argëtohet me një studente në pub; dhe një ish-Kryeministër që i shpëton skandalit, duke u detyruar të shpallë lidhjen e fshehtë dhe të deklarojë divorcin me bashkëshorten... Mediat kanë reaguar në të gjitha rastet, por asnjë tërheqje dhe masë administrative nuk njihet. Ngjarja “Pango” është e vetmja në 18 vjet qeverisje, që një Kryeministër reagon menjëherë duke e shkarkuar nga detyra ministrin

Një tabloid gjigand i huaj shkruante pas një skandali seksual: “Politika është si seksi”.

Ndërsa mediat tona, vizive sidomos, dhe me shumicë ato të shkruara, ngjarjen “Pango” e etiketonin si kusur politik, duke ia veshur këtë qeverisë aktuale.
Kur reagimi politik ka qenë i menjëhershëm, pas publikimit të një kamere të fshehtë, që prodhoi ngjarjen e bujshme të ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pango: shkarkim nga detyra, funksionoi me motivin e drejtpërdrejtë të Kryeministrit Berisha: episodi i paraqitur në media është i papranueshëm në moralin dhe standardet e qeverisë që ai drejton. Por kjo histori, më shumë se ngjarje dite, ka shërbyer për t’iu rikthyer moralit, që lidhet me të sotmen dhe të kaluarën në politikën shqiptare, që më së shumti ka funksionuar nën vesh dhe bëmat kanë qenë “underground”.
Kur axhenda e skandaleve seksuale po shihet si çështje politike, realitetin - ndryshe nga inskenimi, prodhimi i ngjarjes “Pango” e ka pasur më të fortë e majta në qeverisje.
Historia gjithmonë shërben për të shkuar tek e kaluara. Skandali seksual që ndodhi një ditë më parë me ish-ministrin e Kulturës, Ylli Pango, nuk është rasti më i bujshëm i imoralitetit të politikanëve në vend.

Kur ish-Kryeministri
ImazhFatos Nano kishte rënë në dashuri me Xhoin dhe udhëtonte në krahët e lumturisë, për publikun shqiptar divorci i tij u pa si skandal. Por ai i shpëtoi një skandali të mundshëm mediatik, duke bërë publike lidhjen e tij jashtëmartesore dhe duke bërë një hap që asnjë politikan tjetër shqiptar nuk e kishte bërë në këtë mënyrë, ndarjen me gruan, me të cilën jetoi rreth 30 vjet dhe martesën me një vajzë të re. Gjithçka u kurorëzua në kishë dhe fjalët për moral apo jo moral mbetën vetëm muhabete kafenesh, ndërkohë që shumë burra shqiptarë ndoshta e kishin zili për zgjedhjen e tij.
Në moralin e shqiptarëve nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një burrë shteti të divorcohej aq lehtë, të linte gruan dhe për 24 orë pothuajse të martohej me një tjetër, më të re.
Por, si në “ligjin e Maliqit”, çudia e popullit nuk u zgjat shumë, përveçse u pasua me një ceremoni të zilishme dasme. Nanon nuk e akuzoi kush për moral. Mediat e pasqyruan dasmën e ish-Kryeministrit të asaj kohe si nëpër përralla.

Kur Edi Rama ishte ministër i Kulturës, shumë akuza përplaseshin në dyert e Ministrisë së Kulturës në atë kohë. Rama, ky kontrovers që kërkoi modernitetin e stafit të tij, duke përmbysur të gjitha klishetë e një administrate publike, por duke e shndërruar në një rast tepër hermetik, se si mbahen sekretet dhe realizohen ëndrrat për t’u pasuruar. Revistat më të mëdha në vend në kopertinë publikonin skandalet e ish-ministrit, misterin e jetës së tij private, duke përfolur mbi moralin e tij. Ndërkohë ish-bashkëshortja e

ImazhImazhImazhImazhRamësImazh, Matilda Makoçi, deklaronte nëpër revista jetën e saj depresive, atë që i kishte mbetur gjurmë nga jeta me Edin, divorcin e egër me të, me të cilin ka dhe një djalë.
Imazh
Ndërsa ministria e Ramës shihej si “delja e zezë”, ku vajzat më shumë se punonin, i kushtoheshin modës, stilit të veshjes, kërcitjes së takave dhe mbrëmjeve dëfryese nëpër pub-e.

Një tjetër ministër ka dhënë dorëheqjen për çështje të ngjashme me atë të Pangos. Në qeverisjen socialiste pas 1997, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes,
ImazhSabit Brokaj, iku nga posti, pasi gazeta “Koha jonë” botoi një shkrim, ku aludonte për marrëdhënie seksuale me një ish-pacienten e tij në zyrat e shtetit.

Perversitetin e njerëzve me pushtet e ka denoncuar edhe deputeti i PD-së, Azem Hajdari, duke deklaruar në Parlament se kryetari i asaj kohe, pra
ImazhSkënder Gjinushi, shkonte me kunatën e tij.

Por brenda selisë së PS-së, në kohën kur kjo parti ishte në pushtet, flitej mes tyre se nga frika mos përgjoheshin, disa kishin blerë aparatura që identifikonin përgjues të mundshëm. Këto ishin blerë për shkak se në ministritë e tyre kishin ndodhur ndërkohë abuzimet seksuale dhe u trembeshin publikimeve.

Por, ka pasur dhe raste denoncimi cinik, jozyrtar, plot perversitet, kur duke u hakmarrë, burrat e PS-së ndërmjet tyre kanë zbuluar dashnoren e përbashkët. Rasti më publik njihet reagimi i Nanos në KPD e 2001-shit, kur me batutat e tij të famshme akuzonte
ImazhGramoz Ruçin me Bardhyl Agasin, duke kujtuar fjalët: “Ti Bardhi mos e mbro Ruçin, se keni konflikt interesash, pasi votoni të dy në të njëjtën shportë”.

Mund të thuhet se për herë të parë integriteti moral i politikanëve kaloi në lupë publike në kohën kur Edi Rama u kandidua si kryetar bashkie. E kaluara e tij e errët nuk ishte më aq enigmatike. Ramës i duhej të dilte në publik dhe të hiqej si një prind që njeh përgjegjësinë atërore. Por kjo u pasua sërish nga paparacët e fjalës, duke përfolur mbi pikën e dobët të kryebashkiakut të ri, moralin. Në të njëjtën kohë, si për t’i mbyllur të gjitha këto qoshka, Rama vendos lidhje “serioze” me vajzën e spektakleve, Rudina Magjistarin. Aq serioze e tregoi lidhjen kryebashkiaku, sa në publik ata të dy dhanë shembullin e “dashurisë ideale” pak para votimeve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Por kjo nuk zgjati shumë dhe ndonëse në krye të Bashkisë, për të cilin nuk u fol asnjëherë të vetme, për Ramën kopertinat e revistave paraqitën të njëjtin realitet si më parë, por tani me Rudinën.

Por siç duket, në frontin e majtë, krye i saj, Rama, është gjendur papritur në faqet e para të gazetave si njeriu që ka thyer çdo lloj morali publik, duke pozuar nudo, e duke u fotografuar nga miqtë e tij në një plazh publik në Francë.
U tronditën moralisht sërish shqiptarët, por jo politika, sidomos krahu që përfaqëson Ramën. Skandali publik i fotove nudo të Imazhkryebashkiakut nuk pështirosi siç duket asnjë, përveç faktit të “censurës” së fotos nga shumica e mediave, që sot janë vënë në frontin e denoncimit politik të ngjarjes “Pango” - por me një ndryshim të madh, që qeveria Berisha ka reaguar menjëherë. Ramën, që e bënte vetë ligjin, askush nuk e vuri përpara përgjegjësisë morale, as mediat e shkruara dhe ato vizive.

Ministria e Kulturës së qeverisë së majtë shpeshherë i ka pasur korridoret të mbushura me lloj-lloj historish, po të tilla, skandaloze, për ministrat.
Derisa mbërriti tek skandali tjetër, rast flagrant i ish-ministrit
ImazhBlendi Klosi. Mediat publikuan foto abuzive të ish-ministrit të Kulturës në një pub, në Poloni, duke u argëtuar me një studente shqiptare.
Klosi, iu largua kësaj ngjarjeje pa iu tronditur karrigia e ministrit, duke u shndërruar në heshtje dhe duke mbushur sirtarin e historive aventurore që ka ndjekur dikasterin e Ministrisë së Kulturës. Sidomos në kohën kur qeveria ishte e majtë.

ImazhNjë ish-ministër tjetër, i së majtës, Gaqo Apostoli, denoncohet se abuzoi me një grua të kabinetit të tij, të cilën e largoi për këtë arsye nga puna. Ka pasur edhe publikime të tjera në mediat e përditshme për zyrtarë të nivelit të dytë që kanë abuzuar me postin. Por në asnjë prej tyre, ndonëse të bëra publike, nuk është kërkuar shkarkim nga detyra, apo që të jenë shndërruar në debate të mëdha publike. Çështjet janë mbyllur aq shpejt saqë gjithnjë është vërtetuar thënia e Çajupit, “çudia më e madhe tre ditë zgjat”, si për të injoruar imoralitetin përpara pushtetit dhe autoritetit publik.

Pa marrë faturën politike nga pas, të gjitha ngjarjet e mësipërme më shumë rrahin të tregojnë kronikën rozë të politikës shqiptare - si raste skandalesh sa i takon moralit, një realitet i pastër. Ndërsa provokacionet seksuale, tashmë kur bota po i jep fund feminizmit, shënojnë edhe raste të së kundërtës, kur një mashkull bie pre dhe bëhet viktimë nga provokacioni i një femre - shumë afër i ka shkuar këtij fenomeni ish-ministri Pango - duke na prodhuar një realitet të inskenuar, i goditur nga provokacioni seksual i një femre. I paprecedentë krahasuar me rastet e mësipërme - i rëndë dhe i dënueshëm moralisht, sepse u bë publik dhe u abuzua me postin.

Sikur rastet e mësipërme mos të shiheshin me cinizmin politik, se kujt i takojnë të majtës apo të djathtës, kur për një palë që është në pushtet opozita shfryn, dhe për palën tjetër ka heshtje totale - ndjesia e integritetit moral do ishte kusht qysh pa marrë përgjegjësi publike. Në politikë siç duket nuk kuptohet se kujt i takon morali dhe kush janë imoralët që me të drejtë tabloidi i një gazete të huaj shkruante: “Politika është si seksi”, që me sa duket të gjithë politikanët pritet t’iu ngjajnë Sodomës dhe Gomorës, pa u ndëshkuar, duke pritur vetëshkatërrimin.

GAZETA STANDARD - 07/03/2009
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Meidani: Rikandidimi i Ramës është një gabim
ImazhImazh

Lëvizjes për Mendim Ndryshe në Partinë Socialiste i është bashkuar edhe ish-Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani. Edhe ai, ashtu si themeluesit e kësaj lëvizjeje, vlerëson nevojën që ka Partia Socialiste për të ndryshuar frymën vendimmarrëse dhe drejtuese të saj.

I pranishëm dje në takimin e parë promovues të kësaj lëvizje, ai është shprehur për mediat se PS-ja ka nevojë për një revolucion të brendshëm, për zhvillimin e kolegjialitetit brenda saj dhe për të lejuar, siç e quan ai, zhvillimin e solidaritetit në diversitet.

Në pozitat e një kritiku ndaj kryetarit aktual të PS-së, ish-Presidenti e konsideron rikandidimin e Ramës si të gabuar dhe që nuk i shërben kësaj force. "Natyrisht që në përputhje me statutin e partisë, kandidimi i zotit Rama është një gabim që e dëmton autoritetin e kandidatit për kryetar, por dhe potencialisht funksionimit të një kryetari të tillë", - u shpreh Meidani për mediat.

Duke iu përmbajtur frymës së kësaj lëvizjeje të re politike, Meidani është shprehur kundër bojkotit të Parlamentit nga ana e grupit kuvendor socialist. "Natyrisht që kemi përvojë nga teknologjitë e bojkotit, bojkoti dëmton jetën brenda partisë, në mënyrë të veçantë jetën parlamentare, reagimin parlamentar të një partie politike.

Unë besoj dhe shpresoj që shumë shpejt Partia Socialiste të kuptojë që nuk mund t'i rezistojë bojkotit parlamentar se do të dëmtojë jetën e saj, do të dëmtojë strukturat e saj, do të dëmtojë të ardhmen e saj dhe në mënyrë të veçantë të ardhmen e vendit", - theksoi ish-Presidentit, duke evidentuar gjithashtu faktin se rekomandimet që ai i dorëzoi Ramës para fushatës, ky i fundit nuk i ktheu dot në një program elektoral dhe qeverisës.
Shekulli Online | 12/09/2009 |
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Levizja Blushi: Rama po le vendin pa opozite
GRUPI MAFIOZ I EDVIN RAMES
ImazhImazhImazh
"Jo bojkotit, per nje Parti Socialiste te bashkuara dhe fituese". Ky ishte slogani i cili mblodhi diten e djeshme perfaqesues te larte socialiste, te cilet hapen ne kete menyre turin e tyre te "Levizjes se Mendimit Ndryshe", brenda PS. Nje nga drejtuesit e kesaj levizje, deputeti socialist, Ben Blushi, shpjegoi para qindra mbeshtetesve arsyen e mbledhjes ne ate salle. "Ne jemi ketu, sepse se Partia Socialiste nuk po shkon mire, sepse Shqiperia rrezikon te jete pa opozite, sepse forumet here pas here na e kane mbyllur deren, sepse besojme tek e majta dhe duam qe Partia Socialiste te ndryshoje", sqaroi Ben Blushi. Sipas tij, ka shume njerez qe pyesin pse nuk fitoi e majta. Ai shprehu mendimin se t'u thuash njerezve te verteten, eshte detyrim dhe nje kusht. "Shqiperia ka dy muaj qe pret qe Partia Socialiste t'u thote te verteten qe eshte mohuar dhe eshte fshehur. E verteta u mat me numra. Kongresi u detyrua te votoje kunder se vertetes", theksoi lideri larte socialist. Duke analizuar shkaqet e humbjes, Blushi nenvizoi se Partia Socialiste nuk erdhi ne pushtet, jo vetem per cilesise se zgjedhjeve, por edhe prej cilesise se saj. Sipas tij, zgjedhjet mbeten nje mundesi e humbur dhe kutite duhet te zbardhen, vetem Parlamenti eshte vendi i duhur per t'i zbardhur. Ai u shpreh se e majta nuk mori votat ne 28 qershor dhe shqiptaret i thane se majtes se nuk eshte gati per t'i qeverisur. "Meqe njerezit pyesin cfare po ndodh ne PS, une them se PS nuk po gelltit dot mesazhin e 28 qershorit. PS po debaton, po nuk kupton, po bojkoton dhe s'po lufton, po i iken betejes dhe i largohet fitores. Bojkoti, rruge frikacakesh", u shpreh Ben Blushi. Duke vijuar me tej arsyetimin e tij per kundershtimin e vendimit te socialisteve per bojkotin e parlamentit, anetari i Kryesise se selise roze, tha se nuk ka sherbim me te mire qe mund t'i beje PS, kesaj qeverie, vetem duke bojkotuar, nuk ka Kryeminister qe nuk do te donte te kishte nje kundershtar te tille. "Berisha krijoi qeverine, po ama PS ku do e thote mendimin e saj, ne oborrin e PS apo ne Parlament. Po opozita nuk eshte ne Parlament, por ne qytete per te kuptuar se ku ndryshojne Edi Rama nga Edi Rama", kritikoi qendrimin zyrtari socialist. Blushi theksoi domosdoshmerine qe Partia Socialiste duhet te reformohet, sepse vendi ka nevoje per opozite. "Edi Rama nuk ka mundur Sali Berishen, por Partine Socialiste", tha nder te tjera, deputeti socialist. Ndersa perfaqesuesi tjeter i LMN-se, Arben Malaj, ne fjalen e tij tha se Partia Socialiste eshte e vetmja parti qe kryetari i saj eshte per 12 vjet ne pushtet dhe partia 8 vjet radhazi ne opozite. "Bojkoti eshte nje vendim i gabuar dhe duhet te gjendet kuraje, per te nderprere sa me pare kete gabim. Duhet te ndalet bojkoti i Kuvendit, qe PS-ja te jete nje parti moderne", u shpreh deputeti socialist. Sipas tij, sfida per te ndalur radikalizimin e PS-se, eshte sfida qe mund te perballohet dhe se per kete ia vlen te sakrifikohesh. Ai vlereson se cdo perpjeke per te ndalur mendimin ndryshe, vetem e zgjat krizen ne Partine Socialiste. Ndersa Agasi tha se Rama ishte nje shofer autobusi, por pa patente. Ne kete takim ishin te pranishem figura te rendesishem te PS, si Mejdani, Harasani, Islami etj. Nderkohe qe takimet do te vijojne ne rrethe te tjera te vendit.

Allushi: "Jemi zemra e PS, qe punon per bashkimin"

Anetarja e Kryesise se Partise Socialiste, Eva Allushi, ne fjalen e hapjes ne mbledhjen e Levizjes se Mendimit Ndryshe, deklaroi se te pranishmit nuk jane mendimi ndryshe, por zemra e selise roze. "Humbja e betejes ne 28 qershor nuk mund te terheqe PS. Sot jemi ne nje udhekryq per te majten dhe shqiptaret. Ne kemi nje mision per te kryer, per te dhene shpresen pas deshtimit", tha Allushi. Sipas saj, asnje frike per percarje, asnje teze per kohezion fals nuk mund te nderprese rrugen e tyre ne permiresimin e PS. "Ne jemi zemra e PS e cila punon per t'i bashkuar socialistet", theksoi zyrtarja e larte socialiste, e cila me se njehere eshte shprehur kunder kryetarit socialist ne detyre, Edi Rama.

Zeqo: "Rama s'ishte ne liste, s'mund te votohej"

Zyrtari i vjeter i Partise Socialiste, Mojkom Zeqo, deklaroi gjate mbledhjes se djeshme te LMN-se se e ardhmja personale e Edi Rames nuk eshte PS. "Kriza e PS eshte kriza e se majtes demokratike shqiptare, e militantizmit politike. Emancipimi i se majtes eshte i rendesishem, sepse ndikon edhe tek emancipimi i se djathtes", tha Zeqo. Sipas tij, nuk ka politike te vjeter dhe te re, ka politike ose institucionale ose diletante provincionale. Duke folur per bojkotin e Parlamentit, anetari socialist u shpreh se nuk duhet nje bojkot, per nje Parti Socialiste te vertete. "Rama i manget juridikisht. Si mund te votohet nje person qe s'eshte ne liste. PS humbi, s'eshte fatalitet, fatalitet eshte alibia", theksoi ai.

Stefa: "Rama, lere partine, shko te bashkia"

Ish-deputetja e Partise Socialiste, Rajmonda Stefa, ne takimin e "Levizjes per Mendim Ndryshe" deklaroi se PS-ja humbi zgjedhjet edhe per gabimet e tyre dhe keto gabime nuk pranohen nga pjesetaret perreth kryetarit, sepse kane pergjegjesi sebashku me Ramen. "I bej thirrje Rames se PS-ja ka nevoje te kete ne krye nje politikan dhe bashkia nje administrator, prandaj t'ia lere vendin ne parti nje politikani dhe te drejtoje bashkine", vleresoi Stefa. Sipas saj, materialistet ne PS nuk sqarojne sesi do t'i fitojne zgjedhjet pa marre pjese ne institucione, si do e bashkojne te majten kur Rama i cileson armik ata qe flasin ndryshe. Ajo theksoi se Rama eshte aventurier me fatin e PS.

"Duam Fatos Nanon, rrofte Fatos Nano"

Pas perfundimi te fjalimeve dhe bashkimit te duarve te dy perfaqesuesve kryesore te Levizjes se Mendimit Ndryshe ne PS, Arben Malaj dhe Ben Blushi, nje grup i madh socialistesh, ne fund te salles, kerkonin ardhjen e ish-liderit histori ne Partine Socialiste, Fatos Nano. "Duam Fatos Nanon. Rrofte Fatos Nano", ishin fjalet qe degjoheshin nga anetare socialist ne salle, qe shoqeroheshin nga duartrokitje dhe brohoritje te shumta. Ndersa deputet socialiste dhe organizatoret, te befasuar shikonin grupin dhe midis tyre shnderronin veshtrime. Ish-lideri i Partise Socialiste, Fatos Nano, edhe pas largimit nga politika, eshte figura me e rendesishme dhe me influence ne seline roze.
Denis DedejImazh
E Shtune, 12 Shtator 2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Drejtues

Poste: 91
Antarësuar: 01 Korrik 2009, 23:01
Edi Rames ju baft dita 1.000 e ishalla rrin edhe 20 vjet t'tjera n'kryesi te PS-se se ishtu ka me e shu krejt Partin Socialiste. Ai po i ban sherbimin ma t'madh PD-se, me t'than mendja qe e ka ba plan me Berishen. E per Berishen itesh asht koha e mendve, se ka ardh ne nji mosh ku hyn ne grupin e "t'Urtve".
I mytuni, t'myt thot populli, e s'm'ka mbet gja tjeter me shtu perveç 'Perpara socialista' ! :yes:
Përgjigju duke Cituar
Drejtues

Poste: 91
Antarësuar: 01 Korrik 2009, 23:01
Shpresoj, por ndoshta jam teper naiv, tu e pas pushtetin e sigurt, PD-ja ka me i drejtu syt ka populli, dhe populli ka me perfitu prej dramcave qe i hedh Zotnija. Une per vedi jam me PD-ne, por s'don me than qe miratoj ecurin e saj persa ju perket personaliteteve drejtuse t'saj.
Asht hera e par qe ksaj partie ka me i taku me drejtu vendin per dy mandate rresht (megjithse s'e besoj se Meta ka me qendru deri n'fund), dhe ne nji far mnyre, asht e 'denume' per me dhan rrezultate t'prekshme nqs don me nejt n'pushtet edhe ma shum. "Peshku kalbet prej krytit" thot nji fjal e urt kineze e ktu kryti ka me ba ma shum kujdes (ishalla) Si e ka than njani :"Nuk asht vshtir me u njit deri n'maje. Ma vshtir asht me nejt". E n'politik nierzit merziten shpejt, pak parti kan ken n'pushtet ma shum se 8 vjet rresht, se thojn qe politika t'perdoron shpejt. Pra per mu jan t'denum me pas rrezultat ne mnyr qe populli me i votu prap. Nejse, shyqyr qe kan socialistat matematikanta t'zot't e ndoshta heren tjeter propozojn prap ndonji sistem tjeter votimi ku jan t'sigurt qe kan me hup :)
E puna e dosjeve t'Rames asht problem se ne s'kena sistem drejtsie t'mirfillt. Grekt e vjeter e paraqesin Drejtsin si nji hyjni me sy t'verber ku ne nji dor ka kanarin, e te tjetra shpaten. Por jena ne qe e kena qorru. N'shqipni pushtetet s'jan t'ndame. Kena nji sistem t'rregjimit parlamentar, por Drejtsia kontrollohet prej ekzekutivit. Monteskje te 'Shpirti i ligjeve' (ktu po baj demek se e kam lexu :engjell ) thot qe Gjygjsori duhet me ken i pamvarun por te tre pushtet me pas kontroll te njani-tjetri per me pas edhe ekuiliber te pushtetet. Se kujt i interreson kjo mvarsi e gjygjsorit te ne, pyetja mbetet e hapun. Per me ju rikthy dosjeve t'Edit, edhe Edi do t'ket diça per kto t'Demokratikes, se kshtu rrespektohet ma mir konflikti i interresave :) . Prandaj e kan jeten e gjat kta t'tont
E fati i keq i PS-se s'm'prek hiç :bravo:
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
“Edi Rama dhe 21 deputetët miliarderë, të shqetësuar vetëm për mbrojtjen e kupolës së dyshimtë financiare”

ImazhEdi Rama dhe 21 deputetët miliarderë, të shqetësuar vetëm për mbrojtjen e kupolës së dyshimtë financiare”

PD reagoi pak ditë më parë, ndaj bojkotit të pasanikëve të PS-së

TIRANE – Zbulohen dita-ditës fakte të reja që zhbëjnë blofin politik të Edi Ramës, për të ashtuquajturin bojkot parlamentar. Edvini dhe klika e deputetëve të destabilizuar, nga frika e ndonjë hetimi të mundshëm të pasurisë së tyre nga organet përgjegjëse, po bëjnë reprezaljen e radhës, duke u fshehur pas dekonstruktivitetit parlamentar dhe duke aktivizuar një status-quo, të paprecedentë, për sa i takon marrëdhënieve të kuvendit me një parti politike. Një pjesë e socilialistëve të thjeshtë, por edhe opinioni publik në tërësi, nuk janë të mirë informuar se cila është arsyeja e vërtetë e kësaj reprezaljeje politike të Partisë Socialiste, që tërhiqet për hundësh drejt një humbëtire politike, nga Edi Rama dhe 21 deputetët milionerë që gjallojnë në të. Arsyeja është shumë e thjeshtë, një pjesë e tyre, po hetohen nga organet përgjegjëse, me dyshimet për vënie të pasurisë në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet aferave apo edhe fshehja e tyre pas fenomeneve të trafiqeve. Ata po hetohen për pastrim parash.
Ka plot bashkëpunëtorë të Edvinit që po hetohen për konflikt interesi, lidhur me lejet e ndërtimit në kryeqytet, parcelë të cilën, Edvini ua ka besuar hispanikëve të tij, me të cilët ka edhe lidhje të forta shpirtërore, si Dashamir Peza, Fidel Ylli, Enkelejda Shkreli (gruaja e Artan Shkrelit, njeriut më të afër të Edvinit, dhe përfitues i disa lejeve të ndërtimit në kryeqytet, duke shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme pozicionin e tij si anëtarë i KRT-së së Tiranës, apo edhe lidhjet e tij të ngushta), Sadri Abazi, Eduart Shalësi, Arta Dade (përfaqësohet nga djemtë e saj, pasanikë), Valentina Leksaj, (po ashtu frytet e punës së saj të dyshimtë ua ka transferuar djemve, duke e “zhveshur” veten nga përgjegjësitë ligjore. Pra, këta deputetë dhe shumë të tjerë të pa cituar, plotësojnë listën shumë emërore të deputetëve që kanë përfituar leje ndërtimi nga eprori i tyre dhe kanë parcelizuar kryeqytetin shqiptar. Këta deputetë, janë edhe më të pasurit, miliarderë, që nuk e venë ujin në zjarr, për qytetarët shqiptarë, fokusi i tyre i vetëm është shumëfishimi i pasurisë, në mënyrë ekstraligjore dhe në konflikt të hapur interesi.
Ndaj, edhe ky grup miliarderësh, në krye të të cilit qëndron gjenerali, Edi Rama, mbështetën bojkotin e punimeve të kuvendit, për t’i shpëtuar identifikimit të tyre si të implikuar në një seri aferash të ndryshme, dhe sigurisht për të shmangur disi përballjen me organet e drejtësisë, që tashmë po heton pasuritë e dyshimta të një pjese të tyre.
Edvini i trembet komisionit hetimor që po heton veprimtarinë e tij në krye të bashkisë së Tiranës. Komisioni i ngritur nga Partia Demokratike, ka nxjerrë fakte lëshimin e disa lejeve të ndërtimit, në konflikt interesi dhe tërësisht antiligjore si dhe abuzimet me taksat e qytetarëve shqiptarë. Halli i Edvinit kuptohet, nuk ka si të bëjë ndryshe, për të ngadalësuar avancimin e hetimeve lidhur me veprimtarinë e tij, ashtu edhe të deputetëve miliarderë, që tashmë kanë luksin të quhen edhe deputetë.
Ky është bojkoti dhe këto janë arsyet e që e kushtëzojnë drejt kësaj gafe të radhës....
Partia Demokratike reagoi vetëm pak ditë më parë, pas aktivizimit të idesë së Edi Ramës, për të kushtëzuar marrëdhëniet e partisë së tij me parlamentin, pa dhënë ndonjë afat konkret, por vetëm duke u justifikuar me disa kushte absurde, tërësisht të pabazuara në legjitimitet dhe që ngrihen vetëm e vetëm, për interesa personale. Selia blu denoncoi këtë vorbull politike të Edvinit, i cili në krye të pasanikëve më të mëdhenj të ballkanit, pronarë firmash ndërtimi, kompleksesh turistike dhe afaristë nga më të ndryshmit, një pjesë e të cilëve janë edhe nën hetim për pastrim parash, nuk shqetësohet për fatet e shqiptarëve dhe dëmin e konsiderueshëm që shkakton me këtë biçim bojkot parlamentar, të paprecedentë dhe të patolerueshëm, për kushtet e një vendi demokratik dhe aspirant për një afrim më të shpejtë me “familjen e madhe evropiane”, e cila mbetet edhe ëndërra e shqiptarëve. “PD duke dënuar edhe një herë këtë akt informon qytetarët shqiptarë se Edi Rama nuk është i preokupuar për socialistët e thjeshtë që i kanë mandatuar deputetët e tyre për të mbrojtur interesat e elektoratit socialist në parlament. Kjo për arsyen se ai menaxhon grupin parlamentar më të pasur në Evropë. Nga 60 e ca deputetë, 21 prej tyre janë miliarderë, të cilët janë të shqetësuar vetëm për interesat e tyre”, u shpreh Partia Demokratike, gjatë një njoftimi për shtyp.
Ajo që kuptohet është nga gjithë kjo rrotullnajë, është se interesi i qytetarëve mbetet interesi i fundit që ka në mendje Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar milionerë, madje konsiderohen më të pasurit në Ballkan.
14-09-2009 / Gazeta 55“
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Edvinit - pasi i dështoi takimi me Olli Rehn - kthehet dhe përsërit refrenin e bojkotit

Imazh
Edvinit - pasi i dështoi takimi me Olli Rehn - kthehet dhe përsërit refrenin e bojkotit

Kryetari mandatprerë dhe në menopauzë i PS-së deklaroi dje se nuk e ka problem se vëllai i deputetes Vasilika Hysi kishte liruar dhjetëra të burgosur, para zgjedhjeve të 2005-s, ndërkohë që ka konfirmuar se halli i tij kryesor mbeten zgjedhjet e 26 shtatorit dhe konfirmimi i tij në poltronën e uzurpuar të kryetarit socialist

TIRANE – Kryetari në detyrë i PS-së Edi Rama, pasi ka lexuar me vëmendje rezultatet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR, për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit, thuajse i është djegur çdo mundësi, për të riaktivizuar edhe njëherë nga e para aksionin e tij apolitik, bojkotues të zhvillimeve parlamentare. Si për të mos rënë direkt ‘pre’ e revoltës dhe reagimit të opinionit publik, mediatik dhe politik, Edi Rama, pasi i dështoi takimi me Olli Rehn, pasi ky i fundit e refuzoi, doli dje përmes një prononcimi mediatik, për të keqinterpretuar dhe keq lexuar konkluzionet pozitive të raportit të OSBE/ODIHR. Në vijim të deklaratës së tij, Edi Rama, kurrsesi nuk kishte si të numëronte sukseset e këtyre zgjedhjeve, por u kap pas disa defekteve teknike që ndodhin në çdo vend të botës. Edhe vetë ai, është shumë më tepër se kushdo, koshient, se pretendimet e ngritura për paligjshmëri të zgjedhjeve të 28 qershorit, janë thjesht një falsitet i rëndomtë, në kushtet e një lufte të ashpër, për mbijetesë politike, brenda kampit majtist. Kërkesat dhe kushtet e Edi Ramës, që mbajnë peng Partinë Socialiste nga pjesëmarrja në jetën parlamentare, janë aq sa të pabesueshme aq edhe turpëruese për propagandën politike majtiste, pasi të gjitha këto i shembi raporti 36 faqesh i OSBE/ODIHR, i mbushur me suksese si asnjëherë tjetër në historinë politike të Shqipërisë. Pretendimet dhe akuzat e PS-së, bien poshtë, porsa kohë vëzhguesit e pavarur vendas dhe të huaj, vëzhguesit e OSBE/ODIHR, nuk konstatojnë në procesverbalet dhe raportin e tyre final qoftë edhe të vetmin dyshim që vë në pikëpyetje vlefshmërinë e rezultatit të zgjedhjeve. Gazeta “55”, iu drejtua dje Edi Ramës gjatë konferencës për shtyp me një pyetje konstruktive, lidhur me një çështje të shumë lakuar nga vetë ai dhe mbështetësit e tij. Për sa u takon lejeve të burgosurve, të lëshuara nga Drejtoria e Burgjeve para procesit elektoral, Partia Socialiste ka akuzuar se ishin këta që cenuan dhe prishën zgjedhjet e 28 qershorit. Por, përkundrejt këtij pretendimi dhe pa baza faktesh konfirmuese nga ana e PS, Edi Rama u pyet se sa e cenuan rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2005, 300 lejet e të burgosurve, të lëshuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve i asaj kohe, Engjëll Hysi, bashkëshorti i kryesueses së listës së kandidatëve socialistë, për Tiranën, Vasilika Hysi... Kryesocialisti në detyrë, tha se nuk është shumë i shqetësuar për atë që ka bërë bashkëshorti i Vasilikës në 2005-ën dhe, se sa e ka cenuar rezultatin e zgjedhjeve, paçka se, ai atëherë nuk ka qenë faktor politik që të lakmonte për pushtet... Kjo përgjigje e dyshimtë e tij, lidhur me vlefshmërinë e vendimeve politike të partisë që përfaqëson, i atribuon Ramës, kreditet e një lakmitari për karrige dhe pushtet absolut të pamerituar. “Unë flas këtu për zgjedhjet e 28 qershorit dhe flas për gjithçka na shqetëson lidhur me esencën e një procesi, i cili për fat të keq u cenua dhe fatkeqësisht ka prodhuar një Parlament me legjitimitet të cunguar nga ku do të dali një qeveri po ashtu me legjitimitet të cunguar. Në interesin e të gjithëve është 28 qershori i 2009-ës, jo korrik 2005-a. Ne duam që të bëhet transparencë e plotë, duke i konsideruar kushtet e vendosura prej nesh, si mekanizma që e garantojnë këtë transparencë. Hapja e kutive të votimit dhe të materialeve zgjedhore, për të cilat ka pretendime apo dyshime, është një normë demokratike që duhet të vendoset në Shqipëri, për të mos lejuar më që cilido qoftë të vërë çfarë të dojë, duke pasur garancinë se ajo që futet në kuti si një votë e shtuar arbitrarisht apo si një listë zgjedhore e ndryshme nga ajo e shpallura, nuk do të hapet më kurrë dhe kështu askush nuk dënohet për këtë”, tha Rama. Pra, ai tregon qartë se raportin final, e ka lexuar ndryshe edhe nga vetë përfaqësuesit e OSBE–së. Rama shpërfill thelbin e raportit dhe nuk pranon faktin se vëzhguesit e OSBE-ODHIR i vlerësuan zgjedhjet si plotësim të angazhimeve kryesore të OSBE. Rama në deklaratën e tij, është fokusuar vetëm në pjesën e raportit ku flitet për problemet e evidentuara në disa komisione të numërimit të votave. Në përfundimet e nxjerra nga vëzhguesit e OSBE, theksohet se nuk ka pasur prova apo evidenca për manipulim të zgjedhjeve, çfarë hedh poshtë pretendimet e Ramës që kanë çuar dhe në bojkot të kuvendit.
16-09-2009 / Leonard QukuImazh
...
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Blushi kërkon ndërprerjen e bojkotit, në emër të pesë deputetëve – Edvini nxjerr Klosin të kërcënojë kundërshtarët me përjashtim
Imazh

Lëvizja e Ben Blushit dhe e Arben Malajt ka thelluar ndarjen nga linja zyrtare e Edvinit në PS, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të bojkotit, pasi ky qendrim po e cënon imazhin e PS-së dhe po e lehtëson qeverisjen e dyshes Berisha-Meta. Në një konferencë të përbashkët shtypi, Ben Blushi ka lexuar deklaratën zyrtare në emër të Lëvizjes për Mendim Ndryshe në PS, në emër të pesë deputetëve, ku rreshtohen edhe Arben Malaj, Kastriot Islami, Marko Bello e Andis Harasani. Në deklaratë i bëhet thirrje grupit parlamentar të PS-së të ndërpresë bojkotin parlamentar duke përshtatur kështu qëndrimin e vet politik me të të institucioneve ndërkombëtare. "Të shqetësuar se bojkoti cenon rëndë imazhin e PS-së duke e kthyer atë në qëndrime të vjetra e të tejkaluara; të bindur se bojkoti i parlamentit po kushtëzohet e imponohet kryesisht nga zgjedhjet brenda PS-së; të sigurtë se sot vendi ka nevojë më shumë se kurrë për një opozitë në parlament përballë një qeverie, e cila nuk garanton reforma dhe proces të shpejtë të integrimit të vendit, ne i kërkojmë grupit parlamentar të PS-së të lexojnë me qetësi e realizëm të gjitha qëndrimet e faktorit ndërkombëtar për zgjedhjet, dhe kërkesën e tyre unike për praninë opozitare në Kuvend. Së dyti, të ndërpresë në një kohë sa më të shpejtë bojkotin e parlamentit duke përshtatur qëndrimin e vet politik me atë të institucioneve ndërkombëtare". Në deklaratat e mëtejshme për shtyp, Blushi dhe Malaj e lidhën bojkotin e Parlamentit me zgjedhjet brenda PS-së ndërsa shtuan se anëtarët e PS-së pro bojkotit po intimidohen për të mos u futur në Parlament. "Qeveria ka një luks të cilin ne nuk duhej t’ia kishim garantuar. U miratua programi i qeverisë dhe nuk u dëgjua qëndrimi i PS-së mbi këtë program sepse PS-së nuk është në parlament, por duke bredhur nga një takim në tjetrin, duke intimiduar anëtarët e PS të cilët kërkojnë që PS të futet në shinat që ka përcaktuar ky sistem" – ka deklaruar për mediat deputeti Ben Blushi, i cili ka lënë të kuptohet se së afërmi do të thyhej edhe vendimi politik për bojkotin, pasi s’mund të vijohet me veprime politike kamikaze.

Dalja kërcënuese e Blendi Klosit, në emër të Edvinit

Por brenda pak minutash, Edvini ka kryer lëvizjen e vet, duke nxjerrë Blendi Klosin për të konfirmuar se bojkoti nuk do të ndërpritet, të paktën derisa të mbarojnë zgjedhjet brenda PS-së dhe të mundësohet përjashtimi i 5 deputetëve nga radhët e grupit parlamentar. Në një dalje pa pyetje mediash në poltronën e PS-së, deputeti Blendi Klosi, kërkoi zbardhjen e së vërtetës së 28-qershorit. “Dje qytetarët shqiptarë panë me sytë e tyre një shfaqje të turpshme të një qeveri të re të politikës së vjetër. Një shfaqje hipokrite të degradimit të tejskajshëm, jo vetëm për shqiptarët që votuan përsëri në shumicë që Sali Berisha të mos e qeveriste më këtë vend, dhe të shkonte në pension politik, por dhe për të gjithë ata njerëz të ndershëm që kërkojnë që ky vend të qeveriset nëpërmjet votës së lirë. Dita e djeshme për qytetarët shqiptarë qe një ditë tjetër e shpresës së vrarë nga Sali Berisha dhe shpura e tij që pasi plaçkitën katër vjet Shqipërinë grabitën në mënyrë të paturpshme dhe zgjedhjet” deklaroi Klosi. Sipas Klosit, Sali Berisha është i paaftë dhe i painteresuar për të dhënë zgjidhje halleve të qytetarëve, ai dëshmoi dhe njëherë se nuk do të qeveris dot ndryshe, por do të vazhdojë mjeshtërisht pasurimin e oborrit të tij personal pavarësisht patericave të reja që i ofroi Ilir Meta me votat e marra falë një mashtrimi të madh publik. “Sali Berisha me ministra të kërkuar nga drejtësia dhe me ministra që mashtruan popullin opozitar nuk mund të qeverisë dot në mënyrë demokratike vendin dhe prandaj Partia Socialiste është çdo ditë dhe më e vendosur të vazhdojë misionin e saj historik, atë të rezistencës demokratike në plotësim të standardeve të munguara. Sali Berisha i trembet së vërtetës së kutive të votimit të cilat i mban peng në mënyrë të kundraligjshme” tha më tej deputeti i PS-së.
18-09-2009 / Gazeta 55
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4556
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Socialistët vlonjatë sherr me Ramën për humbjen e zgjedhjeve
Imazh

Dita e djeshme ka qenë ditë e zezë për kryesocialistin Rama në qytetin e Vlorës. Pasi shumica e socialistëve kanë abandonuar Edi Ramën në takimin e tij në këtë qytet, ajo pjesë që ka marrë pjesë në diskutimin me Edi Ramën e ka kontestuar ashpër politikën e tij humbëse brenda PS. Ditën e djeshme Edi Rama ka ikur me sherr nga Vlora duke sharrë njerëzit që me të drejtë i kërkonin llogari për humbjen e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 28 Qershorit. Kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama rezulton një figurë e djegur para socialistëve, si në bazë ashtu edhe në strukturat e larta të PS. Pas një fushate të dështuar për zgjedhjet e 28 qershorit, Rama i ka hyrë një tjetër fushate gjithashtu të dështuar që në nisje të saj, fushatës për zgjedhjet brenda PS.

Rama po përpiqet ta shesë turin e tij elektoral si një mundësi për t’u treguar socialistëve në të gjithë vendin se rivotimi i tij në krye të PS do të jetë një mundësi e dytë e bashkimit por dhe e riardhjes së PS në pushtet. Por socialistët tashmë janë aq të zhgënjyer, saqë nuk denjojnë jo vetëm ti besojnë premtimeve të Ramës por as të ndjekin nga afër aktivitetet e Ramës. Ndërsa një pjesë fare e vogël e tyre, lënë pas indiferentizmin për ta shndërruar në agresivitet ndaj Ramës, në sallën ku ai i thërret në takim. Pas takimit të “bujshëm” të zhvilluar pak ditë më parë në Shkodër, ku socialistët i kërkuan Ramës llogari dhe përgjegjësi për humbjen që u solli në zgjedhje por edhe për përçarjen e PS, e njëjta situatë e ka ndjekur kryesocialistin edhe dje në Vlorë. Gjatë takimit të djeshëm në këtë qytet, në sallën e prenotuar nga Rama janë mundur të mblidhen vetëm rreth 50 vetë, midis tyre socialistë, punonjës bashkie, shoferë të Ramës etj. Por veç zhgënjimit që i është dashur të flasë për një sallë thuajse bosh, Rama ka ndier edhe përballjen nga afër me ata pak socialistë që ishin mbledhur, të cilët, i kanë shprehur hapur Ramës indinjatën por dhe i kanë kërkuar t’u shpjegojë arsyet se përse ai e çoi në këtë situatë kritike PS, në opozitë dhe të përçarë. I gjendur përballë një presioni të tillë të paparashikueshëm, i inatosur, Rama ka ndërprerë takimin në Vlorë për t’u kthyer në Tiranë me një tjetër zhgënjim, tashmë as socialistët nuk e besojnë historinë e sajuar prej tij, se zgjedhjet u humbën për shkak të vjedhjes së votave. Fushata -fasadë e PS për zgjedhjet brenda partisë ka nisur prej pak ditësh dhe deri tani dy kandidatët janë “ballafaquar” në disa qytete me pseudo-platformat dhe pseudo-programet e tyre. Në të vërtetë asnjëri prej tyre nuk ka paraqitur ende ndonjë platformë apo program politik, mbi të cilin PS do të bazohet për të arritur ardhjen synimet e saj, më kryesorja për të ardhur në pushtet. PS me në krye Edi Ramën duhej ta kishte pasur gati një program politik dhe qeverisës që para hyrjes në zgjedhjet parlamentare, por gjatë gjithë fushatës, Rama parashtroi para elektoratit vetëm fjalë boshe të cilat u shpërblyen me humbjen madhe të tij. E ndërsa në fushatën e parë Rama premtonte se do të merrte pushtetin, do të qeveriste me deputetët e tij dhe do ti sillte parajsën elektoratit të tij dhe gjithë shqiptarëve, fushata e dytë e tij ka si qëllim justifikimin e tij për humbjen, si dhe sigurimin e votave për të mbetur sërish në krye të PS.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 10 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 26 Nëntor 2020, 08:24
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari