Dedikuar poltikes dhe mjeteve te komunikimit te mases shqiptare ne menyre qe te japim mendimin tone ne lidhje me mbarevatjen e jetes poltike shqiptare. Te japim apo krijojme nje ide te re poltike qe revolucionon aktualitetin.Miresevini
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Mithat Frashëri - Fjalim mbi komunizmin!
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4429
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Mithat Frashëri - Fjalim mbi komunizmin!, Posted 15 Nëntor 2018, 09:39
I-rë

Pak nga Fjalimi i Prof. Ernest Koliqit para Mit-hat Frashërit


ImazhImazh
(n'Shkodër më 20.V.1903-15.I.1975 Romë) - M. Frashëri(Janinë, 25.III.188- 3.X.1949 Nju Jork)

“Mendoje mirë Mit’hat beji, i thonte, se ndoshta sot fati i kombit asht në doren Tande. Ke rasën të persëritesh vepren e të ndjerit Tyt eti, që kje një nder shtyllat kryesore të Lidhjes së Prizrenit, e cila atëherë, e pat shpëtue Shqipninë nga coptimi, kundër vendimit absurd t'Europës në Kuvendin e Berlinit në vitin 1878.
Oportuniteti i kohës, prestigji që shpresojmë se Ti e gëzon nder qarqet e ndryshme politike, dhe përgjegjësia ndaj së kaluemes e së ardhmës, sot të shenojnë Ty të marrësh persiper bashkimin e zemrave, ndjenjave e mendjeve Shqiptare..Ti je sot njeri i përshtatshem me shpallë VERBIN E BASHKIMIT, tue marrë nënstjetulla t' akuzuemit e pafaj, tue moderue kryekëcyemit e intersigjentat, tue afirmue interesin epror të Kombit mbi pasojat e fraksjonet... Meritat e fajet e sejcilit individ o grup politik, le të shikohen në Shqipni, kur Populli të jetë i lirë me shpreh vullnetin e tij, kur Atdheu të jetë i siguruem.
Në mergim lè të inkuadrohemi të gjithë tok kundër komunizmit, kundër pansllavizmit moskovit...
Nën drejtimin e ndritun e atnuer të Tandin, né jemi gati të pranojmë me u ba ushtarë e sekretarë, dhe të gjithë përpjekjen tonë me e ba n' emnin Tand. Prej Téje lypim vetem sjellje leale e burrnore, të mbani qendrim mbi pasjonet individuale, ideologjike, krahinore e fetare.
Lypim që të bahesh Prijës e Atë i të gjithëve njëlloj!..”
Mit’hat beu e falenderoi Koliqin per idetë e kjarta e të nalta që i shprehi, per ndiesitë leale e inkurajimin që i dha me këto deklarata si një përfaqsues i një grupi që Mit’hat beu i njihte të gjithë “burra të ndershem e të dobishem politikisht”. Kjo asht vetë shprehja e të ndjerit Mit’hat bej. Premtoi të gjejë rasën e mirë me u takue prap, e me perfundue në dobinë ma të mirë të bashkimit të Shqiptarëve në mergim në interesin e Atdheut.
Vdiq në New York, pa i ra andejpari kurrëma asaj fjalë, e mbasi pat veprue krejt të kundërten."

Marrë nga libri i KOlë Bib Mirakës ”Vetvrasja e nji kombi” botimi 2015


II

Antikomunizmi i Mithat Frashërit

ImazhImazh

Fragmente nga Letra e plotë e Mithat Frashërit drejtue miqve shqyptarë të Amerikës më 1 dhetor 1946

” Se agallarët e kuq e kanë kallur Shqipërinë në sgjedhën e Rusisë dhe të Serbisë: Enver Hoxha dhe banda e tij përgatisnin plane në ç’mënyrë ta bëjnë Shqipërinë një provincë serbe, edhe mbasandaj kanë guximin të thonë se kanë luftuar për lirinë e Shqipërisë!”

” Ata që kishin mbetur në Shqipëri, mund t’i quanim që të gjithë si të mjerë të burgosur, me zinxhirë në këmbë dhe me litar në grykë.”

” Të prurët e Rusisë gjer në Sazan dhe në Sarandë, do me thënë në detin Jonian dhe afër Mesdheut Lindor.
Të qëlluarit me top të vaporrëve anglezë të luftës nga bregu i detit shqiptar.
Nga kjo keqsjellje e qeverisë kuislinge të Tiarnës (themi “kuislinge” se nuk mund të quhet shqiptare një çetë që merr urdhër së jashtmi, dhe aq më tepër prej një shteti si Serbija që gjithnjë ka rrëfyer armiqësi kundër Shqipërisë),…”

” Komunizma përgatitej të festonte triumfin e saj në mënyrë komuniste, do me thënë, duke therur, pushkatuar, mbytur, vrarë e torturuar, gra, burra, djem, çupa, të mëdhenj e të vegjël dhe sidomos të pafajshëm.”

”Komunizma, s’kam as më të paktin dyshim, që e keni kuptuar edhe vetë, është sëmundje e tmerruar si tërbim i qenvet dhe ujqërvet, është një kolerë që nuk çkatërron vetëm trupin, por edhe më tepër akoma zemrën dhe shpirtin e njeriut.”

”…kolera e kuqe e komunizmës, që me dorën e shqiptarit të therrë shqiptarin, të sjellë një mizerje dhe një vuajtje që nuk e ka pësuar kurrë gjer më sot vendi ynë. Me mijëra njerëz që u çduknë nga dora trathëtare e komunistëvet, ashtu edhe me qindra milionë që franga ari u shkrinë në zjarr për qejfin e të kuqvet. Nuk e di cili do të ketë mbetur i padëmtuar materialisht dhe moralisht nga miqt që kemi lënë në Shqipëri? Cili nga anëtarët e fisit dhe nga të afërmit do t’i ketë shpëtuar dorës gjaksore?”

”Ata që kishin mbetur në Shqipëri, mund t’i quanim që të gjithë si të mjerë të burgosur, me zinxhirë në këmbë dhe me litar në grykë.”

E pregatiti me kujdesë e në respekt të historisë pa ma të voglin anë për në internetë Bep Martin Pjetri
Shkodër, e enjte, më dt. 15.XI.2018
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4429
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Mithat Frashëri - Fjalim mbi komunizmin!, Posted 15 Nëntor 2018, 09:49
III

Mithat Frashëri sipas Enver Hoxhës:

Imazh
Majtas - aventurjeri enver hoxha me nji francez


Ja si e përshkruan diktatori Enver Hoxha figurën e Mithat Frashërit: Enver Hoxha, në librin “Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re, Tiranë 1984”,
“Lumo Skëndo kish bërë për Shqipërinë veçse dy-tri broshura pa vlerë letrare e politike dhe ca muhabete të “stërholluara”. Kur e takova më tha se do më ndihmonte në rast se ndjek rrugën e xhaxhait tënd, patriotit Hysen Hoxha. Rrugën e tij po ndjek- iu përgjigjha, madje me besnikëri. Jo mu kthye,- Midhat beu,- nuk është ashtu. Ai ishte nacionalist i flaktë ishte me Ismail Qemalin në Vlorë kur u ngrit flamuri, ishte me Çerçizin e të tjerë kurse ti nipi ti tij ke marrë rrugë të keqe antishqiptare, ti je bolshevik dhe bolshevizmi është armiku i Shqipërisë”.

E pregatiti me kujdesë e në respekt të historisë pa ma të voglin anë për në internetë Bep Martin Pjetri
Shkodër, e enjte, më dt. 15.XI.2018
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 18 Gusht 2019, 15:30
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari