Portretizimi i arteve nepermjet piktures,skultures ,qeramike,pocelan,druri,ar,argjent etj.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Agim Kadillari miku im piktor
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Agim Kadillari miku im piktor, Posted 06 Shkurt 2009, 13:37
Pershndetje te dashur anetare

Kete teme desha tja dedikoj mikut tim te vjeter piktori me fame jo vetem ne rrang shqiptar por edhe ate europian qe me talentin e tij na ofron boten e tij shumegjyreshe dhe plot pasion.
Imazh

Si e njoha Agimin?
Isha student ne universitetin e Shkodres "Luigj Gurakuqi" dhe ai ishte pedagogu im i lendes se vizatimit. Meqe une qe i vogel kam pas pasionin e te vizatuarit e pastaj dhe te piktures si duket piktori yne pedagog kishte nuhatur dicka ne detyrat e mia dhe keshtu lindi komunikimi im i pare qe me pas solli nje miqesi j vetem si student dhe pedagog por si dy njerez qe kishin pasione te njejta.
Aty zbulova se pervec piktures Agimi kishte dhe nje pasion tjeter shume te madh ate te psikoanalizes dhe ju them te drejten me shume flsija me Agimin per psikologjine kontemporane sesa me pedagogun tim te psikologjis Vebi Hotin.
Kjo beri qe shume shpejt pasioni yne i pebashket te lidhe nje afersi dhe me familjen e tij dhe me gruan e tij piktore dhe ajo shume e talentuar qe me la mbresa akoma edhe sot. Familia e Agimit eshte nje familje tradizionale shkodrane dhe moderne ne te njetin kohe. Nje familje e ndertuar mbi baza te respektit, dashurise, bujaris dhe intelektualitetit.
Duke shkruar keto vargje me vjen ne mendje nje episod shume i kendshem kur rastits ne nje debat kritik mes Agimit dhe te shoqes Xheneta Kadillari, ku shpalosej profesionaliteti i te dyve ne artin e piktures dhe te ju them te drejten mbeta pa fjale sesa bukur ishte nderthurur arti ne cift sepse transmetonin nje cift te dashuruar edhe pse kishin vite martes por ne te njetin kohe me aftesi krtikuese ndaj njeri-tjetrit shume te pasur dhe te larmishem me toleranc demokratike dhe profesionalitet artisti.

Nuk po vazhdoj me se s'dua tju lodhe por ne mbyllje do ju thoja qe Agim Kadillari eshte nje piktor, pedagog, njeri i thjesht dhe i hapur, dhe nje kryetar familjeje shembullore.

Suksese piktorit shkodran dhe qofte piktura e tij nje vend ku te gjithe te gjejme prehje shpirterore ne idealet tona.
Nuk po flas se ne sa vende te botes ka ekspozuar veprat e tij sepse ka materiale informuese ne internet sa te duash por do me pelqente me vene disa punime te tija ketu:
ImazhImazhImazhImazhImazhImazhImazhImazhImazh

Me respekt mikut tim te vjeter dhe te paharruar
I-AMESHUAR
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Agim Kadillari miku im piktor, Posted 07 Shkurt 2009, 12:23
Agim Kadillari
Imazh
Edhe pse nuk jam i kesaj lendet nuk munda ta kaloj shpejt faqen e piktures sepse piktura eshte dhe mbetet arti i fotografimit te jetes njerzore.....
Ajo qe me impresionoji ishte autori qe ka zgjedhe zhanrin qe eshte kujtimet e te Ameshuarit per pedagogun e lende se Piktures ne universitet.
Me aq dashuri dhe respekt per ate Agim Kadillarin qe i afroji raportin student - pedagoge kaq harmonik shkruan pas disa vitesh dhe ka pasqyruar pjese nga kolazhi i pikturave te pedagogut piktor Agim Kadillari.
Nuk ka gje me te mire per ish studentat kur shkruajne kujtime per shkollen dhe ne vecanti per pedagoget e tyre.
Te lumte dora dhe mendja!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 12 Maj 2021, 08:09
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari