Faqe 1 prej 1

NDOC MARTINI

PostPostuar: 28 Qershor 2009, 01:43
nga Laert
NDOC MARTINI

Imazh


Piktori Ndoc Martin Camaj lindi në Shkodër në vitin 1880 dhe vdiq ne Paris. Ishte nxënës i Kolë Idromenos, i cili e drejtoi atë në rrugën e artit.

Prej vitit 1904-1907 ishte bursist dhe frekuentues i Shkollës Normale në Kolegjin italo-shqiptar të San Demetrio Coronës. Gjatë kësaj periudhe realizoi edhe afresket e ndërtesës. Në të njëjtin vit vendoset në Paris ku për dy vjet ndjek një bursë studimi në Shkollën e Arteve të Bukura. Në vitin 1913 sëmuret nga tuberkulozi dhe në vitin 1916 ndahet nga jeta i vetëm dhe i varfër në një sanatorium të Parisit. Sot, në Shqipëri Martini është i njohur vetëm përmes portretit të "Doktor Prelës", të realizuar në kulmin e krijimtarisë së tij në Paris. Ky portret është i ekspozuar në seksionin "Fillesat e pikturës në qytetet shqiptare" (1883-1930) në Galerinë Kombëtare të Arteve.

[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari