Portretizimi i arteve nepermjet piktures,skultures ,qeramike,pocelan,druri,ar,argjent etj.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
KOLE IDROMENO PIKTOR, SKULPTOR-ARKITEKT
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
KOLE IDROMENO PIKTOR, SKULPTOR-ARKITEKT, Posted 28 Qershor 2009, 01:18
KOLE IDROMENO

Imazh

Kolë Idromeno lindi më 15 gusht 1860 në Shkodër. I ati i tij, Arsen Idromeno, kish ardhur në qytetin verior nga krahina jugore shqiptare e Çamërisë dhe ishte martuar me shkodranen Roza Saraçi. Ai ushtronte profesionin e marangozit, ku e ndihmonte dhe Kola i vogël, sidomos duke i zbukuruar orenditë prej druri me vizatime. Më vonë djali mori mësime për vizatim pranë fotografit të njohur të qytetit, Pjetër Marubi, i cili pasi dalloi tek nxënësi aftësi të veçanta, e këshilloi të atin ta dërgonte djaloshin për studime jashtë vendit. Këshilla e fotografit u pranua menjëherë, dhe djaloshi në moshen 15-vjeçare, filloi studimet për pikturë në Venecje të Italisë, ku vazhdoi mësimet vetëm për dy vjetë. Pas kthimit në vendlindje, Kola, përveç pikturës që e ushtronte papreraz, po e tërhiqte edhe fotografia që e shihte me kënaqësi në studion e Marubit. Në studio në atë kohë punonte si ndihmës një djalosh zadrimor, Mati Kodheli, me të cilin Kola u miqësua shpejt, por për një kohë të shkurtër, sepse më 1881, ai vdes. Theksojmë se në këtë periudhe u ngjiz miqësia ndërmjet familjeve Marubi dhe Idromeno që vazhdoi për një kohë të gjatë.

Vendin e tij për një farë periudhe e plotësoi Idromenua i ri që thithte shumë të fshehta të profesionit nga mjeshtri italian që gjithësesi nuk ishte "koprac" në ndihmën ndaj të rinjëve. Duke parë aftësitë e të birit në lëmë të fotografisë, Arsen Idromeno, vendosi të hapi edhe ai bashkë me të birin një atelie fotografike. Punën në të e drejtonte dhe e përballonte vet Kola i cili çfaqi pasion dhe zell të madh si artist dhe teknolog në proçeset e fotografimit. Gjatë punës si fotograf, Kola, bën lidhje miqësore me shumë njerëz të të gjitha shtresave, duke u bërë kësisoj njeri i njohur në qytet. Ndërkohë studioja e ngritur në vitin 1884, u quajt me një emër fare shqip "Dritëshkronja e Kolës", emër që më vonë u huazua edhe nga Marubi që emërtoi atelien e tij "Dritëshkrojetoria Marubi".

Kola tanimë punon kryesisht në dy fusha, pikturë dhe fotografi të cilat duke qënë brendëzuar në artet pamore, drejtëpërdrejt ose tërthoraz, ndihmonin njera-tjetrën. Kështu për të pikturuar pikturën e njohur “Motra Tone”, Kola përdori dhe fotoportretin që i kish bërë ai të motrës, ndërsa piktura e mësonte të bënte fotografi artistike sa më ndjesore dhe piktorike. Ai fotografonte shumë, e në xhamat dhe celuloidët e tij "ngrijnë" pamje tërheqëse të natyrës shqiptare, të qyteteve dhe fshatrave , njerëz të njohur e të panjohur të tyre, figura të shquara të historisë, por sidomos malësorë, gjithmonë të armatosur me armë brezi të zbukuruara me sedef dhe argjend. Në fotografitë që Idromeno u bënte fshatarëve me veshjet karakteristike krahinore, vërehet ndërthurje e vlerave etnografike me ato artistike dhe estetike. Objektivit të aparatit të tij nuk i kanë shpëtuar edhe shfaqje të ndryshme të grupeve amatore të qytetit verior. Përmendim se në pjesën më të madhë të fotove të Kolë Idromenos ndjehet dhe vërehet sensi i tij i veçantë artistik, një poetikë karakteristike për pikturën e ngjizur nga mjeshtri në masën e duhur në veprat fotografike. Kjo, ndoshta e ka ndihmuar ta arrijë shpejtë nivelin e Pjetër Marubit, madje në disa drejtime edhe ta kalojë atë.

Fotot e para artistike të Kolës datojnë rreth vitit 1886, pra vetëm dy vjetë pas hapjes së studios. Të përmendim se në atë kohë proçeset teknollogjike të fotografimit dhe stampimit ishin mjaftë të ndërlikuara, dhe, pasi kërkonin shumë mund për tu përvehtësuar, lypnin rreptësi të madhe në zbatimin e rregullave të punës. Në fillim të veprimtarisë së tij si fotograf, Kola ka përdorur proçesin kolodio të shpikur në vitin 1849, më vonë zbatoi teknollogjinë me xhama të thatë me bromur argjendi, një mënyrë relativisht e re edhe në Evropë, atje ku kishte lindur fotografia dhe mjeshtrit e saj ishin në garë të vazhdueshme për rezultate sa më të larta në fotografim. Duke qënë profesionist duarartë e me kërkesa të larta artistike dhe teknike, ai porosiste materiale të cilësisë më të mirë që prodhoheshin në vendet më të zhvilluara në lëmë të fotografisë. Ndihmë në këtë drejtim i jepte edhe çfrytëzimi me aftësi i literaturës së huaj profesionale, të cilën e konsultonte rregullisht. Ndriçimit qoftë për arsye teknike, e po ashtu edhe estetike, Kol Idromeno i kushtonte një vëmendje te veçantë. Për ndriçim, ai përdorte si përgjithësisht të gjithë bashkëkohësit, kryesisht dritën natyrore diellore, dhe shumë rrallë dritë artificiale të përftuar nga disa llamba vajguri. Edhe në këtë pjesë të rëndësishme të punës, në sajë të pasionit, ishte tepër i kujdesëshëm.

Kol Idromeno, me emrin Nikollë, përmendet edhe në disa botime ndërkombëtare me karakter tregtar dhe publiçistik së bashku me Pjetër Marubin si fotografët e vetëm të Shkodrës, por edhe të gjithë Shqipërisë tek të cilët duhet të drejtoheshin të huajtë që do të kishin nevojë për njohuri mbi këtë vend të vogël të Ballkanit. Një numur i madh i fotografive të Idromenos, janë shtypur dhe qarkulluar si kartolina brenda dhe jashtë Shqipërisë, por këto të fundit si shpesh herë me vepra shqiptare, pa autorësi. Nuk na çudit fakti që në vitin 1911 përgatit flamuj shqiptare për kryengritjen e madhe të atij viti që shpertheu në veri të vendit.

Duke vërejtur me përfilljen e duhur pjesë nga veprimtaria fotografike e Kol Idromenos, dallon menjëherë kërkesat e larta artistike me një ndjenjë të veçantë fisnikërie dhe shpirtëmadhësie. Jo rrallë ato kanë nje ngjyrosje të pazakontë piktorike që i bënë mjaftë tërheqëse për dashamirët e fotografisë natyrisht, por edhe admiruesit e artit në përgjithësi.

Kështu me lëmin e madh të prurjeve fotografike, por sidomos me cilësinë e tyre të mënjëanëshme, Kol Idromeno, pamëdyshje, hynë me të drejtë në kupolën e artë të fotografisë shqiptare krahas Pjetër e Kel Marubit, Kristo Shulit, Petro Korçarit, Kristaq Sotirit, Shan Picit, Vani Burdes etj.që me veprat e tyre kanë bërë historinë e saj në vite.

Marrë nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Kol%C3%AB_Idromeno"
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4581
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Re: KOLE IDROMENO PIKTOR, SKULPTOR-ARKITEKT, Posted 28 Qershor 2009, 01:25
MOTRA TONE
Oborri i Shtepise Shkodrane nga kole Idromeno
Imazh
Imazh

DASMA SHKODRANE

Imazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 2 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 17 Maj 2021, 23:28
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari