Faqe 1 prej 1

Adelina Smajli - 5 mije euro per nje nate....

PostPostuar: 16 Prill 2009, 08:35
nga Laert
Adelina Ismajli, për një natë 5 000 euro?

Imazh ImazhImazh
Adelina Ismajli është paguar 5 000 euro për të kënduar në një lokal në Durrës. Kështu u tha dikur… “Rio”, lokali i cili kryesisht frekuentohet nga personalitete të njohura në Shqipëri, ka angazhuar këngëtaren për një shumë të madhe parash. Po sa e vërtetë është kjo? Thuhet se shifra prej 5 000 eurosh është bërë publike nga vetë Adelina për reklamë vetes, pasi nga lokali asgjë nuk konfirmohet. Burime të brendshme flasin për një shifër rreth 2 000 euro, ndërsa shtojnë se shuma tjetër mund të jetë shtuar nga vetë Adelina. Kjo, lidhur me faktin që, nëse dikush do t i bëjë ofertë këngëtares me hire, duhet ta masë mirë xhepin.
Duke qenë se mungoi për një kohë të gjatë në skenën e muzikës, Adelina Ismajli po bën një fushatë aktive vetëmenaxhimi. Ka paralajmëruar për duete angleze e franceze, ndërkohë që thotë se është duke menduar të realizojë një këngë dhe videoklip të ri. Pavarësisht deklarimeve, asgjë nuk po thotë më shumë se sa 3-4 fjali. Megjithatë, të rrimë si të duam e të flasim drejt: Adelina njihet si një këngëtare me zë të veçantë dhe njëra ndër këngëtaret që nuk është alergjike për të kënduarit live . Po ashtu, njihet edhe për duetet e saj që, sipas klikimeve në youtube, dolën më të kërkuarat. Dueti i fundit ishte me Visar Rexhepin dhe këngën “Kontrast”.

Ky lajm është publikuar: 26/03/2009

[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari