Portretizimi i arteve nepermjet piktures,skultures ,qeramike,pocelan,druri,ar,argjent etj.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Gjurmet e hershme te artit shqiptar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 88
Vendodhja: Tirane
Antarësuar: 18 Shkurt 2009, 21:07
Gjurmet e hershme te artit shqiptar, Posted 18 Shkurt 2009, 21:32
Fillimet e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të herëshme. Gjurmët e para i përkasin periudhes se neolitit. Nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike, në zona të ndryshme të vendit, janë gjetur qindra e mijëra qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj., që u përkisnin fiseve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejt të shqiptarëve të sotem.
Prodhimet më të herëshme janë të thjeshta, për përdorim praktik, por në to shfaqen edhe vlera artistike si në format zoomorfe të enëve ashtu edhe në dekoracionin, gdhendjet dhe elemente të tjerë. Nga shekulli i gjashtë deri në shekullin e trete p.e.re në qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike; forma ndërtohet me siluet më elegant dhe pasurohet me elementë plastikë. Shumë enë të kësaj periudhe, që ruhen sot në muzetë e Shqipërisë, kanë vlera të mirëfillta artistike dalluese vendase, që nuk i ndeshim në artin e fqinjëve të tjerë po aq të lashtë si helenët, maqedonët apo romakët.
Nga ato enë të lashta, të zbukuruara me dekoracione e fraktura plastike, nis rruga e skulpturës në truallin e Shqipërisë duke u bërë kështu bashkëudhëtare me artin e popujve më të hershëm të Europes. Tipare më të qarta u dukën sidomos me formimin e qyteteve ilire Bylis, Amantia, Foinikue, Butrot si dhe me ngulmimet helene: Durahu, Apolonia, Oriku.

Arti Ilir
Në qytetet ilire mori zhvillim më të madh skulptura e rrumbullakët si dhe relievi që lidhej me ndërtimin e monumenteve. Në fillim skulptura u zhvillua duke përvetësuar elementë të artit helen, sidomos nga tradita korintike dhe korkyrase.
Më vonë, nga shekulli VI p.e.r., krahas lidhjes me traditen helene, arti ilir fiton vecori te reja, të dallueshme, brenda kuadrit helenistik. Apolonia dhe Durrahu që u bënë qendrat më të rëndësishme të artit në ato vite, kishin mjeshtrit e shquar vendas që gdhendnin dhe skalisnin në një stil me tipare të vecanta kundrejt krijimeve të importuara prej qytetërimit helen. Në muzeun e sotëm te Durresit janë ekspozuar disa skulptura të papërfunduara, të gjetura në atë trevë. Ato dëshmojnë për gdhendjet që janë bërë në truallin shqiptar. Janë zbuluar gjithashtu edhe gjurmë të punishteve të herëshme të qeramikës në Apolloni dhe Durrah. Aty u prodhuan shumë nga enët dhe vazot e bukura të stilit antik që ruhen në muzetë tona. Figurat e pikturuara paraqesin skena të ndryshme mitologjike, pamje nga garat atletike, skena luftimesh etj. Përgjithësisht janë me figura të zeza mbi sfond të kuq (shek. VI-V p.e.r.) dhe me figura të kuqe mbi sfond të zi (shek. IV deri në periudhën helenistike). Pikturimi i figurave është në lëvizje, plot harmoni dhe plasticitet. Në këtë periudhë krijohen edhe shumë statuja të vogla prej bronzi si dhe terrakota, ku paraqiten edhe motive laike si dhe figura fëmijësh, barinjsh etj.
Figura me vlerë artistike ndeshim edhe në monedhat e shumta të kësaj periudhe që u realizuan në Apolloni, Durrah dhe Orik. Lulëzimi i disa qyteteve ilire dhe i kolonive helene solli një zhvillim të madh të artit që u pasua edhe me shumëllojshmëri formash e teknikash; që nga afresket e deri te mozaikët e bukur monokrom dhe polikrom. Por në shekullin e I rë u ngadalësua gjithë ai hov zhvillimi. Pushtimi romak që shkaktoi rënien ekonomike të qyteteve ilire, la gjurmë të dukshme edhe në art. Ndonëse Roma pushtuese u pushtua vetë prej artit helen, përsëri ndikoi në qytetet ilire me tipare të kulturës së saj provinciale romake. U duk më qartë ndikimi në skulpturë, ku përgjithësisht u ndoq realizmi tipik i kohës, por ndjehet gjithashtu fryma klasike që mbështetet në traditën qindravjecare. Qendrat kryesore të krijimtarisë artistike mbeten përsëri Apollonia, Durrahu, Botroti etj.
Në vitet e pushtimit romak prej artit zyrtar shkëputet arti i trevave fshatare, ku pasqyrohen motive nga jeta e përditshme. Me praninë e elementëve të thjeshtë artistikë, që dallojnë nga krijimet e mëparshme, si dhe me skalitjen e veshjeve dhe emrave ilire, krijimtaria e këtyre viteve mund të vlerësohet edhe si një qëndresë ndaj asimilimit prej pushtuesve më të fuqishëm të kohës.
The world of my own
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Re: Gjurmet e hershme te artit shqiptar, Posted 18 Shkurt 2009, 21:43
Me pelqen tema komplimente
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Drejtues

Poste: 27
Antarësuar: 13 Prill 2009, 13:14
Re: Gjurmet e hershme te artit shqiptar, Posted 13 Prill 2009, 14:14
Arla urime per shkrimin.
Do deshiroja me ta kujtu, se gjykoj se e ke harru, arti ne territorin e shqiperis se sotme shkon pertej eres se neolitit, pra edhe ne epoken e Epipalaeolitit. Poti merre me mend qe edhe ne at koh qe pat fillu shvillimi i agrikulturs( shpikja e mjeteve te gurit, etj) instikti artistik i
njerit 'shqiptar' shprehej en ato zbukurimet e varrezave me objekte estetike gurit, kocke etj.
Menoj qe kena t'drejt qe thom jena komb me kultur te pasun.
"When it comes to saving and protecting lives your MIND is the ultimate weapon" -SPF- a Force for the Nation.

The spirit of Asia
http://www.youtube.com/watch?v=DiPtjSuzsNc
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 12 Maj 2021, 07:33
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari