KALAJA ROZAFA - SHKODER PIKTURE

Postuar:
23 Maj 2009, 18:53
nga Laert
Ksanthi!
Do ti kishe bere nje nder te madhe kultures tende te vizitoje kete keshtjelle ne hyrje te Shkodrës, ku nen te levizë Buna me valet e ngrohta te Daljes se Liqenit te Shkodrës. Shef tablonë ne peisazhin që vetëm Dora e Zotit din ta pikturoji.
Te ftoj nese shkon në Shqipëri ''humbe'' pak kohe dhe do te dalesh e fituar 100 fish ne kohe e ne refleksione qe mund marresh ne Shkodrën e humorit, të muzikës, të karajfilave, te vajzave te bukura, te burrave me qeleshe shtatlarte apo vashave me veshje kombtare, që i ruajne me fanatizem te papershkruar......bujarine, mikpritjen ................
Vetem shko dhe sodite kryetin e Shkodres qe eshte kalaja e Rozafës, që të pretë me krahe hapur, me historine e shkruar ne dyert e kalase, ne muret e goditura nga gjylet e shumta nga turqe e malazeze...
Shfleto librin e Martirizimit te Klerikeve Katolike qe flijuan jetën me DASHURI PËR POPULLIN, ME DASHURI PËR SHQIPERINE, ME DASHURI PËR DIJEN DHE LIRINE, PËR PROSPERITETIN E SHQIPËRISE, PËR DASHURINE E ZOTIT DHE VDIQEN NDËR TORTURAT E XHELATVE SHQIPTARE DUKE I FALUR ME SHPIRTË E ZEMËR!