Portretizimi i arteve nepermjet piktures,skultures ,qeramike,pocelan,druri,ar,argjent etj.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Faleminderit Edi Rama! Riktheve Identitetin-Kulturës Shkodrë
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4395
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Faleminderit Edi Rama
Kryeministër i Shqipëris!

Faleminderit Zj. Mirela Kumbaro - Furxhi
Ministre e Kulturës!

Falemnerës Z. Zef Nikoll Çuni
Zev- Ministër i Kulturës!

Rikthyet – Trekandshin e Identitetit Kulturor të Shkodrës

Popullit Artdashës të Shkodrës

Imazh


Turp e Faqja e Zezë e 6 kryebashkiakve dhe e Jozefina Topallit!!
(Qytetarë të Vjetër të Shkodrës!)

Fototeka ”Marubi”, Teatri i Shkodrës dhe Stadjumi ”Loro Boriçi”
Të rrënueme dhe asnji shpresë për restaurim për 25 vjet


- Vepra e I-rë e Artit fotografik me vlera historike-etnografike, gjeografike,…..Fototeka ”Marubi” ishte vendosë pas 1991 në një ndërtesë tanë lagshtinë, e cila damtonte deri në zhdukje të mikrofilmave dhe fotove të gati dy shekujve dhe shfrytzohej fatkeqsisht nga ish drejtuesët e ktij institucjonit për qëllime klanesh dhe aspak për interesat e Shkodrës, kombit dhe botës së europjane. Madje sipas fjalve të disave, ishte pregatitë të digjej kjo Fototekë nga banda antishqiptare në pushtetë në 1992 me qëllim të damtohej identiteti i kulturës shkodrane, por falë patriotve u ruejt nga ky agresjon antishqiptarësh.

- Vepra e II-të e Teatrit të Shkodrës ishte drejt shkatrrimit pas 1992.
Për fatin e tmerrshme ra teatri në duert e drejtorve mizorë shkodran, përposë një gjinokastriti Edmond Angoni që e shfrytzoi për punët e veta dhe degradoi në të gjitha pikpamjet sa ishin demokratët në pushtetë në Tiranë. Tavani ishte drejt rrzimit, muret ishin tanë lagshti dhe rrjeti elektrik ishte degradue përfundimisht, që rrezikonte të djegte teatrin. Askush nga drejtorët demokratë me kryetarë bashkiet demokratë të Shkodrës nuk u përpoqë ta riparonte sadopak.

- Vepra e III-të Stadjumi ”Loro Boriçi”
Fatmirsisht sistemi i komunizmit ndërtoi një pjesë të mirë të stadjumit "Loro Boriçi", por rrokullisja e Murit të Berlinit në 1989, që mbrriti me rrzimin e komunizmit në Shqipni e la pa përfundue. Stadjumi u shndrrue në një gërmadhë nga tregtarët ambulantë duke ja përdorë pjesët e jashtme të saj. Askush nuk vuni dorë nga kryebashkjakët dhe qeveria e Partisë Demokratike me e perfundue kët vepër Arti.

Plaka Shtrigë - Jozefina Çobaj/Topalli me Gjashtë xhuxhat - Kryebashkiak!
- Përgjegjsit e Rrënimit - Drejt zhdukjes, me qëllim të Identitetit të Kulturës Shkodrane!

Imazh
Ja, molla që i dhuroi Borë- Bardhës Shkodër një Mollë plot me Helm - Shtriga - Jozefina Topalli me gjashtë Xhuxha kryebashkiak për 25 vjet


ImazhImazhImazh
Filip Guraziu - -----------Ormir Rusi ------Artan Haxhi

ImazhImazh
Lorenc Karlo Luka 8 vjet kryetar Bashkis Shkodër, Voltana Ademi në Qiellin e shtatë - (E ngrata, e gjora zonja Fu-Fu don vetëm Pare prej Edi Ramës!
- Katastrofë Mentale! Harroje se ke me marrë Ndocin dhe Rrokun! ahahha!)


Përgjegjës për mosinteresimin e Fototekës ”Marubi”, Teatrit të Shkodrës dhe të Stadjumit të ”Loro Boriçit” janë këta qytetarë të vjetër të Shkodrës të Partis Djathtë të zgjedhun prej 1992 - 2015:
- Filip Guraziu – mësues – 4 vjet - 26 korrik 1992 - 20 tetor 1996 - PD
- Bahri Boriçi - 20 tetor 1996 – 1 tetor 2000 – Balli Kombtar
- Ormir Rusi - 1 tetor 2000 – 12 tetor 2003 - PD
- Artan Haxhi - 12 tetor 2003 - 18 shkurt 2007 - PD
- Lorenc Luka – - 18 shkurt 2007 - 20011 - 15 qershor 2015 – 8 vjet - PD
- Voltana Ademi – 23 qershor 2015 - PD

Këta zotrinj e zonja në mosinteresimin e tyne kanë kontribue direkt në damtimin e tre objekteve të kulturës shkodrane me synim; zhbamjen e Kulturës së Shkodrës. Njeriu vlersohet tansisht jo vetëm nga statusi që ka, por edhe nga komponenti kontributi personal me vepra. Për Shkodrën kta 6 kryebashkiakë ma fortë se urrejnë Shkodrën nuk urrejnë asgja në botë. Kta 6 kryebashkiakë punuen për mos me gzua popullin e Shkodrës me ripërtëritjen e kulturës saj tash afro 25 vjet, që diktatura rrënoi traditat, institucjonet e kulturës si dhe elitën e saj me tortura, perndjekje dhe likujdime fizike si individë dhe familjet e tyne. Për çudi janë 6 kryebashkiakë individë ku diktatura i shpronsoi dhe i përsekutoi, por me rimarrjen e pushtetit –kta nuk përfaqsuen ma traditën e kulturës shkodrane të prindërve të tyne të para 1944. Arsyeja ashtë se kta u pasuruen, e zhytën dhe vazhdojnë edhe sot në krimin e korrupsionit në të gjitha nivelet sa që jua kanë nxi jetën shkodranve duke i detyrue me emigrue nëpër rugët e botës, që nuk duan t’i shohin me sy. Zj. Voltana Ademi, e bija e një nga ma të pasunit të Shkodrës, e persekutuem tash një vjet e gjys nuk ka krye detyrat e saj ndaj bashkis dhe qytetarve nga ku paguhet e sbashku me katër nen-kryetarët bashkiak aktual të Shkodrës dhe tanë shefat e bashkisë. Kjo zonja qanë natë e ditë se kryeministri i ka dhanë fonde pak. Kjo nuk don ta kuptojë se nuk don se i duhet të punoji dhe të nxjerri paratë prej taksave dhe jo të braktisë frontin e Taksave për arsyet që i din vetë. Kurrë populli i Shkodrës nuk do t'jua fali Projektin famëkeq të Shfarosjes së tre kryeveprave të Identitetit të Kulturës së Shkodrës së masakruem nga diktatura komuniste të plakës shtrigë Jozefina Topallit me gjashtë xhuxhat mizorë! Jeni Njolla e zezë, e ndytë, kënetë e molepsun me projekte antishqiptare në Historinë e Shkodrës!
A e din Shqipnia se kta 6 gangstera kryebashkiak kanë instalue Anarki, kaos dhe paralizë zhvillimit në Shkodër për t'u pasurue me klane e kodosha dhe akuzojnë me shplamje trunit duke fajsue qeveritë socjaliste për përgjegjsitë e tyne tash 25 vjet?

Kush e shpëtoi trekandshin e artit, kulturës dhe sportit?
Imazh

- Janë tri kryevepra të artit, të kulturës dhe sportit të Shkodrës që ka kontribue qeveria
socjaliste tash tre vjet, pas qershorit të 2013 – 2016, të perfunduem në një kohë rekord nën kujdesin personal të Edi Ramës me vlerë mbi 30 miljon euro.

Faleminderit Ministrja, Zonja Mirela Kumbaro!

Turpë për faqezinjtë; Jozefina Çobaj me Kryeipeshkvin italjanin - M. Angelo Massafra
,
që Braktisët sikurse diktatura komuniste për 23 vjet Foguren e "Zojës Shkodrës" në Katedralen "Shen Shtjefni" në Shkodër!!!!
Me faqe të Zezë Dështuat në Rrënimin e ksaj vepre të vj. 1800 të Kishës Shkodrës me Turpë e me njollë të Zi
Imazh
Në foto; Ministrja e Kulturës - Zj. Mirela Kumbaro në Kishën e Madhe Shkodër - Bisedë me Dom Artur Jaku në 13 shtator të 2015 pranë Fogures së Zojës së Shkodrës të rrënuem.

Mirela Kumbaro - 16. oktober kl. 10:28 ·
"Një lajm i mirë për besimtarët katolikë, për Katedralja e Shën Shtjefnit - Shkodër , për "tan" shkodranët dhe për mbështetësit e trashëgimisë :-)
Këtë fundjavë është festa e Zojës së Shkodrës.
Jam shumë e kënaqur që në këtë ditë të shënuar të ndaj me besimtarët katolikë të Katedrales së Shën Shtjefnit:
Lajmin se piktura origjinale e shekullit XIX "Zoja e Shkodrës” ndodhet tashmë në laboratorët e ekselencës në Palazzo Spinelli në Firence për t’iu nënshtruar restaurimit të plotë.
Zojën e Shkodrës, shpëtuar nga vitet e zeza të diktaturës falë besimtarëve, e ruante vetëm dashuria e famullitarëve si Dom Artur Jaku, por fatkeqësisht ishte harruar nga sistemi i trashëgimisë kulturore.
Një vit më parë, ndoshta ju kujtohet, ekspertët e artit të Instituti i Monumenteve të Kulturës e futën menjëherë në ruajtje dhe, në kornizën e bashkëpunimit me Palazzo Spinelli, Ministria e Kulturës mori të gjitha masat për ta transferuar në laboratorët e restaurimit në Firence.
Drejtoresha e IMK Arta Dollani u kujdes për ta shoqëruar procesin por edhe për të organizuar me fiorentinët e Spinelli -t një punëtori trainimi për të tilla restaurime për specialistët e IMK.
Do të jemi bashkë për Krishtlindje kur Zoja e Shkodrës do të kthehet në Shkodër si ZOJË !"
U morë nga shenimi i Zj. Mirela Kumbaro - Ministre e Kulturës e Partis Socjaliste në facebuk-un e saj; - https://www.facebook.com/mirela.kumbaro

Jozefina Çobaj - Përsekutorja e Shkodrës - Nexhmije Hoxha
Bashkë-Autorja e masakrimit e tri veprave të artit të Shkodrës?

Imazh
Mirë se nuk shprehë Jozefina Çobaj/Topalli Mirnjohje ndaj Edi Ramës për Tre kryevepra Artit të Shkodrës, se nuk e ka të trashëguem nga Familja Çobaj!

Pse moj Jozi vazhdon me ja sjellë Thikën në fyt kryeministrit E. Rama dhe ja sjellë rrumbullak tash 3 vjet pamëshirë, padrejtsisht gjoja për ,,marakun,, që ke për Shkodrën tash në Opozitë?

Zj. Jozefina Çobaj-Topalli, (e përsekutuara nga diktatura komuniste) për 12 vjet në krye të parlamentit si nën-kryetare për 4 vjet dhe si kryetare për 8 vjet nën pushtetin e PD-ës u morë vetëm me rimarrjen e të gjitha pronave të saja dhe të burrit, duke mos lenë asnji të shpronsuem me rimarrë pronat e veta. Nuk pati kohë të kontribonte në tri vepra e Identitetit të Kulturës së Shkodrës se nuk deshti me qëllim djallzor për ta shfarosë.
Nuk i mjaftonte kjo sjellje urrejtse për qytetin dhe shkodranët në shkatrrimin për 25 vjet të Identitetit të Kulturës së Shkodrës, por u tallte dhe e ngacmonte, e provokonte Edi Ramën kryeministrin, duke e shndrrue në Tabelë Qitje me qellim ta poshtnonte sa herë që mblidhej parlamenti gati në çdo të enjte me akuzën se Ka tre vjetë në pushtetë si qeveri socjaliste, e nuk ka kontribue asgja për qytetin e Shkodrës. Kjo grua shquhet për shpirt persekutuese ndaj cilitdo që ja ka thanë të vërtetën në Sy. Kjo urren ma shum në botë Popullin e Shkodrës dhe Shkodrën. Brenda shpirtit të saj flen e lumtun Nexhmije Hoxha. Grua ma mizore nuk ka njoh Shkodra prej kohës së Teutës, kjo vetëm ka kontribue me zhdukë veprat e kulturës shkodran sa ishte 12 vjet në krye të parlamentit. Mos të ishte Edi rama të tre veprat e identitetit të kulturës shkodrane do të ishin shfaros. Kjo i ka sherbye diktaturës komuniste që aq shumë e urreu dhe e shkatrroi me temel veprat e artit dhe kulturën e Shkodrës. Edhe ajo pak që kishte mbetë punoi sa ishte kryetare dhe deputete vetëm ta shfaroste me heshtjen e saj mizore. Kjo asht bukuroshja e shtirun e Shkodrës, që asht Njolla ma e zezë prej kohës së Mbretneshës Teuta. Shkodra pas 1992 ra në duart e familjeve të vjetra katolike dhe muslimane qytetare të vjetra dhe për 25 vjet vetëm e grabitën dhe ma zi i bjenin me kazëm e buldozer atyne pak veprave të artit të Shkodrës. Falë Zotit dhe mallkimit të popullit shkodran erdhi nji nipë nga Shkodra - Edi Rama dhe e shpëtoi nga masakruesja Jozefina dhe 6 banditë kryebashkiak duke i riktheu popullit shkodran krenarinë e kulturës shkodrane.

Reagimi i Edi Ramës
Ndaj Jozefina Çobaj-Topalli!

Imazh

Dikur ju sosë durimi Edi Ramës prej ksaj zj. Topalli - grethit të hatashëm, që e pickote pamëshire para 140 deputetve në Foltoren e Parlamentit se gjoja e kishte hangër maraku jo për tri veprat e artit, porse nuk ja mbushte xhepat biznesmenve të saj me investime në Shkodër dhe vendosi me ja kthye përgjegjen më dt. 29 shtator 2016:
”E di që ke qejf të shkosh në Stadiumin e Shkodrës, por nuk e kuptoj si ke mujt me nej te tribuna VIP e atij stadiumit me karriget si trekëndësh dhe me një kunj hekuri në mes.”
Ndër të tjera kryeministri E. Rama e akuzoi direktë si kryeautore e degradimit të tri veprave të artit të Shkodrës direkt zj. J. Topalli që për 8 vjetë që ishte në pushtetë PD nuk kontriboi aspak, por i la drejt masakrimit me qellimin e vet që të zhdukej kjo pronë gjigande e Shkodrës dhe e Shqipnis. I përmendi E. Rama se familja Çobaj kanë ba foto te Familja Marubi dhe s’ka turpë që tallet me mua në parlamentë tash sa herë që mblidhet parlamenti. E. Rama pranoi se ishte interesimi i qeverisë socjaliste për ta shpëtue këtë Pasuni Gjigande – Fototetekën ”Marubi” dhe Teatrin që ishin tuj u rrzua tavani e tuj u djegë prej korentit teatri. Qeveria socjaliste për dy vjet ndërtoi edhe Stadjumin ”Loro Boriçi” brenda standartit ndërkombtar, ku ju dhurua Shkodrës – qytetit të Futbollit ku lindi sparit në Shqipni. Në kohën që i ktheu përgjegjen E. Rama, u shtrembnua si zvarranike nëpër kolltukun e parlamentit tuj u zgërdhi me ligsi për akuzat ndaj saj - pa ju skuq apo nxi ftyra e saj. Shanset me e tregua vedin shkodrani a shkodranja e ka kur asht në pushtetë, gja që nuk e shfrytzuen për të mirën e Shkodrës, por vetëm kundra Shkodrës:

Nuk desha të shkrueja për ty Jozefina Topalli!

Kurrë nuk do ta shkrueja për Jozefina Topallin sepse i përkas Shkodrës, ku linda dhe u rrita, po të mos reagonte Edi Rama në Foltoren e Parlamentit nga provokimet sistematike e shpirtliga, konstante të J. Topallit me statusin e deputetes në mnyrën ma të padrejtë për investimet në Shkodër! Sikur 10 mandate të qendroji Edi Rama në krye të pushtetit – nuk ashtë borxhli Ma ndaj Shkodrës dhe Identitetit të Kulturës së Shkodrës sepse i ka krye me dashni e përgjegjsi vizjonare për dy vjet.

Dy këshilla i kam për Jozefinën Çobaj- Topalli;
Imazh
Nexhmija Hoxha në burg nuk u la kurrë në dush se kishte frikë se mos e godisnin me hekur në kry!

1. Mos e ngacmo ma kryesocjalistin Edi Rama sa të jetë në pushtetë se ka shumë akuza ndaj teje, që i ke ba tmerrsisht e me urrejtje ndaj popullit dhe qytetit të Shkodrës, prej periudhës së komunizmit, që kur ishe pedagoge e deri sa re prej fikut, që kurrë nuk ke me hypë ma në shalë të kalit!
2. Kërko Falje Popullit të Shkodrës për Masakrimin që i ke ba Shkodrës në tre veprat e artit:
- Fototekën ”Marubi, Teatrin e Shkodrës dhe Stadjumin ”Loro Boriçin” që ja dorzove qeverisë socjaliste në shkatrrim me qellim asgjësimin e tyne.
- Populli i Shkodrës të urren dhe të ka futë në Burgun e Përjetshme sepse Mafia Shtetnore nuk mund të prangosë ty sepse ke kontribua, jo për Vlerat e Shkodrës, por për me ngritë Ndërtesën gjigande të Mafies Shtetnore Shqiptare për të mbrojtë modelin tand dhe të krejt mafies shtetnore. Më vjen keq se andrra për ta pa Shkodrën pa Vepra Kulturet të dështoi sbashkut me gjashtë xhuxhat maskarenjë e hajna!
Imazh
Pasi i dhuroi Shkodrës Mollën me Helmë, Shtriga Jozefinë kur ishte në Poste - tash në Opozitë e han Maraku për Shkodrën! hahhaa!
Komedi-Tragjike për Shtrigën, që do bjeri në humnerë vet për të mbyllë ciklin e skulufiskës!


Faleminderit Edi Rama!
Kryevepër e Shek. XXI për Shkodrën - Kryeqytetin e Kulturës së Ballkanit!
- Populli i Shkodrës

Imazh
Edi Rama në Kl. e I-rë - me të Ndjerën - Gjyshen e dashtun - Vera - e Motra e Piktorit Zef Gjon Kolombit


Shkodër, e shtunë, më dt. 8.X.2016
Autori – Arbër Drejtsia
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4395
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Zonja Justina Aliaj - "Mjeshtre e Madhe" :

"Nuk ka ma perfektë, nuk e di se si mund të organizohet, nuk mundet që
shkatërrimi të jetë kaq i organizuar i Shkodrës.......një rrugë që duhet ta përshkonte edhe Shkodra."

Imazh
Zj. Justina Aliaj - Mjeshtre e Madhe tuj recitue në Sallë “Aleks Buda”, në Akademinë e Shkencave. - 31.I.2015

Si ju duket Shkodra sot?

Shkodra është nusja ime, ajo gjithmonë nusnon. Nuk kam qejf t’ia shoh që nganjëherë fustani i bëhet pis. Ashtu si është në shpirtin tim, mundohem ta pastroj. Mundohem sikur një fjalë të mirë ta them kur shoh një teatër, çfarë më pëlqen e çfarë jo apo çfarë do të dëshiroja të shihja në skenën e teatrit “Migjeni”. Në përgjithësi kam menduar se do të ecet më shumë. E shoh se, siç themi ne në Shkodër “shkon loja tuj mbyll vedin”. Është shumë absurd, është shumë gjynah, një ekuacion me shumë të panjohura, kur Shkodra është një gjak që lëviz.

Shkodra leu e talentuar, por Shkodrës i është heq dera për të bërë teatër të bukur, muzikë të bukur. Pse i hiqet kjo, nuk e di. Shumë herë e shoh të paplotësuar, mungojnë shumë gjëra dhe nuk mund të gënjej, por kjo është e vërteta që has. Është e çuditshme se si në Shkodër nuk ka më një teatër, një muzikë apo një lojë bio. Unë asaj i falem. Dhe ti s’mundesh t’më gënjesh kur hyp në skenë. Unë të shoh menjëherë a je i sforcuar, a bën gjoja apo jo. Deri kur vazhdohet kështu? Kur ka pasur korifenj teatri, muzika e kultura shkodrane.

Po sot?


Sot jo. Më vjen keq. Mungon pasioni, dashuria për artin. Ia zë vendin diçka tjetër disa artistëve, ia zë vendin ligësia. Ndoshta jo të gjithëve. Mundohen se kujt t’ia hedhin, si t’ia marr rolin tjetrit, si mos ta bëjnë regjinë njëri apo tjetri. Kujt i shërbejnë? Për hirin e artit ata duhet të jenë të gjithë një frymë, duhet t’i shërbejnë të gjithë një gjëje më të shenjtë, që është arti. Kjo gjë nuk po ndodh.

Keni një emër për Shkodrën, si mund ta cilësoni?

Kam një poezi që e kam shkruar. E kërkush nuk do të dijnë se nuk asht Shkodra pronë për tan/në qoftë se dikush do t’ia qendisë tragjedinë/ai duhet me ken veç një Shekspir shkodran. Kjo i mungon.

Mund të themi se po shuhet gjithçka në art dhe kulturë?

Po ta mendoj thellë, nuk e mendoj këtë, sepse nuk më pëlqen fataliteti, nuk dëshiroj ta ndjell, por ndoshta them unë kjo kohë po pjell këtë situatë, këtë lloj sistemi. Si shkollën, si artin, si fushat e tjera të shkencës. Ndoshta është një gjë që erdhi krejt natyrshëm ky rrënim. Nuk ka ma perfektë, nuk e di se si mund të organizohet, nuk mundet që shkatërrimi të jetë kaq i organizuar. Kjo është ndoshta një rrugë që duhet ta përshkonte edhe Shkodra.

Fragment ng intervista; "Justina Aliaj tregon ngacmimet seksuale në diktaturë: Artistet jepeshin" - e gazetarit të TV Star Shkodër - SENAD NIKSHIQI - 24.X.2016
Imazh


"Justina Aliaj tregon ngacmimet seksuale në diktaturë: Artistet jepeshin"

SENAD NIKSHIQI
24.X.2016
Pas festivalit të 11-të, Justina Aliaj nuk e mbushi kurrë boshllëkun që i la mungesa e artit e megjithatë, pas viteve ’90-të, në kohën e lirisë, zgjodhi të largohej. Shtypjet e vazhdueshme, e bën të zgjedhë të ardhmen e mirë të fëmijëve. Për vite me radhë nuk e pamë e dëgjuam këngëtaren e aktoren Justina Aliaj. Vitet e fundit, daljet e saj në skena kanë qenë më të shpeshta. Ka arritur të realizoj ëndrrat që dikur ja lanë në mes. Sot, në këtë intervistë të gjatë, Justina tregon për të gjitha.
Që nga fëmijëria e largët kur nisi të interpretonte role fëmijësh, e deri te peripecitë e kohës që nuk ju gëzuan dot. Për herë të parë Aliaj flet edhe për anët e hamendësuara por të pa zbardhura të rretheve artistike të kohës! Sigurisht që më fshehtë se sot por avantazhet që kishin disa vetëm sepse ishin më ‘të gatshme’ se ca të tjera, kanë ekzistuar gjithmonë. Për diktatorin, ngacmimet seksuale dhe vajzat e privilegjuara, aktorja shkodrane flet për

“Panorama”.
Si e keni nisur karrierën artistike?
E kam nisur në lagjen “Arra e Madhe”. Kam qenë shumë e vogël. Në teatrin e fëmijëve kemi luajtur “Borëbardha” me çarçafë, ajo mënyrë e famshme e Shkodrës për të bërë teatër, karnavale, koncerte, qoftë edhe për të luajtur prindërit tanë arrash me njëri-tjetrin në rrugicë. Kështu ka nisur… krejt thjesht.

Si u evidentuat?
Kam qenë në shkollë, në klasën e parë. Më ndau veçmas profesori dhe më tha: “Eja këtu more djalë”, se isha si djalë. “Hajde të të dëgjoj”, më tha. Kështu, më pas kam shkuar në Shtëpinë e Pionierit dhe kam luajtur teatër shumë. Ndërsa si këngëtare më ka zbuluar Tonin Daija. Kemi punuar opereta apo teatër me Kolë Shtjefnin.

E kujtoni këngën e parë?
Po. Është në Festivalin e parë për fëmijë. Ishte kënga e Aleksandër Garxholës me titull “Aviatori”. Ishte shumë këndshëm, festë e qytetit. Në festivalet tona kanë ardhur “të mëdhenjtë”, nuk e dihet çfarë bëhet sot. Në klasën e 7-të më doli bursa për të shkuar në Liceun Artistik. Atje aktiviteti ishte më i madh.
Shpalosa talentin tim sepse deri atëherë e mbaja si të ndrydhur muzikalisht. Studioja për muzikë, por nuk e lash edhe teatrin. Në teatër më dhanë çmimin e parë si aktore dhe më pas kalova në teatrin dramatik. Gjatë kësaj kohe kam marrë pjesë edhe në festivale, deri sa mbaroi ashtu si mbaroi.
Besoj i referoheni Festivalit të 11-të. Çfarë ndodhi atëherë?
Asgjë. Besoj ne ishim avangardë dhe si gjithmonë mendoj se pema me fruta gjuhet. Ne u gjuajtëm të gjithë. Ishte shumë herët.

Sa ju kushtoi në karrierën tuaj?
Nuk e pashë për 18 vite televizionin, apo të isha e lirë në skenë.

Si i kaluat ato 18 vite?
Me njerëz që më njihnin, më donin… Ndokush kishte frikë të fliste me mua. Ballafaqoheshe me shumë probleme.

I dhimbshëm largimi nga skena?
Sigurisht që po. Artisti është artist. Artisti i vërtetë del kudo, por artisti i vërtetë ama, se tani has një realitet tjetër. Shkodra ishte plot me artistë të vërtetë.

Por disa i përzgjodhi diktatori Enver Hoxha?
Po, kishte të privilegjuar, por jo të gjithë ishin të aftë. Ne në qarqet tona e dinim kush ishte i afti dhe kush ishte i privilegjuari.

Kishte nga ata të privilegjuar që nuk ishin artistë të vërtetë?
Sigurisht që po, por s’mund të jap emra, e ndaluar rreptësisht. Kjo nuk mund të ndodhë me mua. Ata e dinë vetë në radhë të parë a e meritojnë apo jo.

Kishit atëherë kontakt me diktatorin?
Jo, asnjëherë. Vetëm kam kënduar përpara tij, por s’jam takuar asnjëherë. Nuk isha unë ajo që duhej të takohesha me të.

Pse ju dënuan?
Ishte absurde ta mendoja se pse po dënohem. Asgjë nuk kisha bërë. Ne u munduam të ecnim me kohën pa shtrirje gjeografike. Në qoftë se kudo në botë muzika ecën dhe arti ecën, me këtë normë dhe me këtë temp u munduam të ecnim edhe ne, por kjo nuk ishte për atë sistem. Nuk e kuptuam realitetin që ishte. Po ta kuptoja, nuk do të kisha kënduar ashtu se është turp t’i biesh në dorë, pse të gënjej.
Nuk e kuptuam sepse ishte kaq e virgjër, ishte kaq bio, saqë nuk ia merrja borxh asnjeriu, dilja me aftësitë e mia. S’kisha nevojë t’i ngjaja askujt, s’kisha nevojë të kopjoja askënd. Unë kisha bindjet e mia, shinat e artit tim që ndiqja. Kjo ishte, s’kishte arsye.

Ç’mendoni për ato që gjetën të bënin karrierë si “të privilegjuarat” e sistemit?
Ishte e neveritshme. As nuk e kam dashur kurrë dhe as nuk e kam bërë kurrë, nuk ishte rruga e duhur. Nuk ishte arti i vërtetë, por një art që i shërbente një elite. Kaq. Ne nuk iu përgjigjëm dot asaj.

Shumë artistë dolën dhe panë Europën, mërziteshit që s’ishit asnjëherë në listë?
Jo, nuk mërzitesha, por gjithmonë artisti i shkretë ka diçka brenda tij, është si fëmija. Një natyrë shumë e butë… Kisha shpresa se do të vinte ajo dita ime dhe mendoja me vete se do të dal këtu, aty, edhe jashtë shtetit. Ishte një gjë që çdo artist e bën, është kuzhina e brendshme…

A e spiunonin artistët njëri-tjetrin?
Sigurisht që po. Ishte e zakontë. Si ruheshit ju, kishit frikë? Nuk duhej të flisja. Në qoftë se flisja, nuk flija rehat pastaj.

I keni njohur ju ata artistë që kanë spiunuar?
Ato ishin gjëra që ne i kuptonim, i dinim.

Sa e vështirë ishte të jetoje në atë realitet?
Nuk ishte realitet, ishte një jetë rrenash. E neveritshme. Do të dilje që nga mëngjesi deri në darkë për të gënjyer dhe jo për të qenë vetvetja. Ndodhte që të shkoje dhe të thoshe se kam dëshirë të këndoj një këngë angleze dhe ata çohen dhe bëjnë mbledhje partie. Nuk e kuptoja, sepse nuk po kërkoja diçka thua se çfarë.

Ruani miqësi me ata artistë që në atë kohë ishin të privilegjuar?
Të them të drejtën miqësi s’mund të kem me ta. Sigurisht që, kur më ofrohen flas me ta, bëj sikur ka kaluar gjithçka, bëj sikur nuk e di sepse nuk më duhet ajo pjesë fare, më duhet vetëm çfarë flet me mua. Është energji e keqe.

Pas viteve ’90 lulëzuat sërish në art, por ikët?
Pas viteve ’90 mua m’u dogj besimi dhe ktheva shpinën, ika, u largova. Është një dhimbje e madhe, një përzgjedhje për të shpëtuar fëmijët, se nuk bënte që ata të vazhdonin këtu kur m’u dha mundësia. Ndaj edhe qëndrova shumë vite pa ardhur fare.

Një artiste e madhe si ju që mund të kishte gjithçka pas viteve ’90, pse ikët?
Se m’u dogj besimi. Kjo ishte. Edhe sot kam një dhimbje të madhe kur shoh një realitet që shpresoja të ishte më mirë. Shpresoja të ishte shumë mirë, flas edhe për artin.

Jeni penduar që keni sakrifikuar artin për familjen?
Jo, asnjëherë. Edhe 100 herë po të më jepej rasti, atë zgjidhje do të bëja. Çfarë faji kishin ata që vura në prehër. Mirë unë, por fëmijët pse? Asnjëherë nuk u pendova.

Megjithatë keni qenë në skenë, pavarësisht se jetoni jashtë Shqipërisë?
Patjetër që po. Kam pasur shumë raste të bukura ku kam interpretuar, ka qenë shumë bukur. Gjithmonë me mall dhe e pashtershme. Arti është i pashtershëm. Më vjen keq që deri në fund të jetës time nuk kam për të mundur që të shpreh atë që mundem, atë që di, atë që kam forcë të bëj dhe më vjen shumë keq.

Mes dy kohërave të ndryshme asaj diktature të rrepte dhe kësaj demokracie të brishtë a ndiheni një artiste e plotësuar?
Të flasësh sinqerisht se a i kam thënë të gjitha përmes artit tim, nuk i kam thënë të gjitha. Nëse më thoni në brendësinë time apo pjekurinë time, natyrisht që ndihem e plotësuar. Nuk dua të shes mend, por mendoj se ndihem e plotësuar si artiste. Natyrisht që kam gjëra që duhet të shoh, t’i përgjigjem sa një herë jam e rreptë me vetveten që atë që di ta bëj e bëj dhe atë që nuk di nuk e marr përsipër.
Gjithmonë është kjo që dikush e ka pikë në zemër dhe ka artistë që nuk mund ta thonë dhe kjo për asgjë tjetër, por vetëm për xhelozi. Mbajeni mend këtë që ju them, nuk paska asnjë formë tjetër, xhelozi ekziston në të gjitha kohët. Sot është më e ashpër, prek një realitet që më mahnit, më mrekullon për keq.

Mund ta shpjegoni më thjesht?
Po. Nëse bën një shoë, e bën shumë bukur, të do i gjithë publiku dhe rri 5 minuta në skenë, duke duartrokitur në këmbë. Kur mbyllet shfaqja, këpusin duartrokitjet dhe mundin të më prishin edhe zërin dhe të thonë t’i guxove të këndosh bukur, ta tregoj unë ty dhe çfarë nuk bëjnë pastaj. Ama ata nuk e dinë që artistin në pisllëk ta fusësh ajo pika e vajit do të dalë në krye. Vetëm janë mjeranë, me të vërtetë mjeranë, ata që i bëjnë këto gjëra.

Si ju duket Shkodra sot?
Shkodra është nusja ime, ajo gjithmonë nusnon. Nuk kam qejf t’ia shoh që nganjëherë fustani i bëhet pis. Ashtu si është në shpirtin tim, mundohem ta pastroj. Mundohem sikur një fjalë të mirë ta them kur shoh një teatër, çfarë më pëlqen e çfarë jo apo çfarë do të dëshiroja të shihja në skenën e teatrit “Migjeni”. Në përgjithësi kam menduar se do të ecet më shumë. E shoh se, siç themi ne në Shkodër “shkon loja tuj mbyll vedin”. Është shumë absurd, është shumë gjynah, një ekuacion me shumë të panjohura, kur Shkodra është një gjak që lëviz.
Shkodra leu e talentuar, por Shkodrës i është heq dera për të bërë teatër të bukur, muzikë të bukur. Pse i hiqet kjo, nuk e di. Shumë herë e shoh të paplotësuar, mungojnë shumë gjëra dhe nuk mund të gënjej, por kjo është e vërteta që has. Është e çuditshme se si në Shkodër nuk ka më një teatër, një muzikë apo një lojë bio. Unë asaj i falem. Dhe ti s’mundesh t’më gënjesh kur hyp në skenë. Unë të shoh menjëherë a je i sforcuar, a bën gjoja apo jo. Deri kur vazhdohet kështu? Kur ka pasur korifenj teatri, muzika e kultura shkodrane.

Po sot?
Sot jo. Më vjen keq. Mungon pasioni, dashuria për artin. Ia zë vendin diçka tjetër disa artistëve, ia zë vendin ligësia. Ndoshta jo të gjithëve. Mundohen se kujt t’ia hedhin, si t’ia marr rolin tjetrit, si mos ta bëjnë regjinë njëri apo tjetri. Kujt i shërbejnë? Për hirin e artit ata duhet të jenë të gjithë një frymë, duhet t’i shërbejnë të gjithë një gjëje më të shenjtë, që është arti. Kjo gjë nuk po ndodh.

Keni një emër për Shkodrën, si mund ta cilësoni?
Kam një poezi që e kam shkruar. E kërkush nuk do të dijnë se nuk asht Shkodra pronë për tan/në qoftë se dikush do t’ia qendisë tragjedinë/ai duhet me ken veç një Shekspir shkodran. Kjo i mungon.
Mund të themi se po shuhet gjithçka në art dhe kulturë?
Po ta mendoj thellë, nuk e mendoj këtë, sepse nuk më pëlqen fataliteti, nuk dëshiroj ta ndjell, por ndoshta them unë kjo kohë po pjell këtë situatë, këtë lloj sistemi. Si shkollën, si artin, si fushat e tjera të shkencës. Ndoshta është një gjë që erdhi krejt natyrshëm ky rrënim. Nuk ka ma perfektë, nuk e di se si mund të organizohet, nuk mundet që shkatërrimi të jetë kaq i organizuar. Kjo është ndoshta një rrugë që duhet ta përshkonte edhe Shkodra.

Ua thoni këto artistëve të rinj, por edhe atyre që kanë në dorë të zhvillojnë artin?
Jo, nuk pranojnë artistët e rinj të dëgjojmë. Janë shumë më të këndueshëm, shumë më të dishëm se na. Diçka që e kam nuhatur, nuk mundet ta kuptojnë se gjithçka shkon stafetë. Stafeta e urtë që e quaj unë, të futesh ngadalë, ta kalosh në dorën tënde pa bërtitur dhe pastaj ta çosh më përpara.
Këtë nuk e duan fare, çuditërisht, e ndiej. Mos paça punë me ta, por dhimbje kam, sepse po i del për zot të hypë në skenë. Dalin aty, bërtasin, panairi i kotësisë. Nuk e di kujt i shërbejnë. Mu nuk më trembin ata, por ajo që më tremb është se si mundet që populli t’i ndjekë.

Një ushqim i keq, apo jo?
Mendoj se nuk është një rrugë për ta zhvilluar, për ta gëzuar, për ta jetuar artin apo për ta ushqyer shpirtin. Mendoj se shumë herë e shoh gabim dhe më vjen shumë keq ta them. Këto që them nuk m’i ka thënë kush, por i kam konstatuar vetë. Ka një superprodhim në skenë, por nuk mund të hypësh ashtu, nuk është pronë e jotja, skena është shumë e shenjtë.
Duhet të jesh ekzigjent që të dalësh aty. Mirëpo dalin dhe thonë unë jam shkëlqyeshëm, unë jam e bukur dhe si mund të thuhen këto. Edhe nëse je e bukur, s’je as e para dhe as e fundit dhe s’po thua diçka që nuk e ka askush. Ke zërin, më fol me zërin. Pastaj plotësojnë njëra-tjetrën dhe nxjerrin një hiç. Kam dhimbje t’ju them që asnjë këngë që dëgjoj mundem ta këndoj. Kjo s’ka ndodhur me ne, nuk ka ndodhur në atë kohë. U përvlonim të gjithë në një tigan me vaj, përcëllim i gjallë, ama muzika kishte profilin e vet.

Ju e përmendët që femrat përdorin hiret për të bërë karrierë. Juve në atë kohë ju lakmoi dikush nga udhëheqja hiret, për t’ju ofruar më pas një karrierë e jetë më të mirë?
Patjetër që kishte lakmime apo gjëra të tilla. Është e vërtetë, por njeriu e di vetë çfarë bën. Njeriu duhet të shohë në sy drejt gjithkënd, kjo për mu është lumturi. Duhet t’i lëmë të kalojnë, por në atë kohë ishin si bukë me djathë.

Edhe me ju ka ndodhur?
Po, ka ndodhur edhe me mua, edhe unë nuk mund t’i shpëtoja atij sistemi.

Si reagonit?
Bëja sikur nuk kuptoja, por pastaj kisha marrë dënimin. Nuk këndoja për kohë e kohë, më hiqnin nga një koncert, nga një tjetër, e kështu me radhë. Është një gjë që më vjen keq që më pyetët, por edhe më vjen keq të gënjej.

Pra kishte ngacmime seksuale?
Po, kishte. Madje, kur flisnim ngushtë me dy-tri shoqe që kishim, thoshin se “e kanë për detyrë”. Ishte e dhimbshme, por secili din vetë çfarë bën dhe e ka për vete gjithsekush.

Pra, refuzuat ngacmimet për të qenë sërish në skenë e suksesshme?
O Zot i madh! Normal që kam refuzuar. Unë s’kisha nevojë asgjë prej tyre, sepse në radhë të parë është gjaku që nuk shprishet dhe në radhë të dytë, kisha aftësitë e mia dhe nuk doja asnjë lloj ndihme veç t’më linin të hypja në skenë dhe në skenë unë nuk hypa për 18 vite.

Një debat i madh për shkrimtarin Dritëro Agolli, akuza, kundërakuza, debate, kundërshti. Ju e keni jetuar atë kohë, cili është perceptimi juaj për të?
Këto janë fenomene që hasen dhe që është e pamundur t’i rrëshqasësh. Për sa i përket Dritëro Agollit, unë nuk i them në emër, por i them “I Ndrituri”. Ai është një gjigant i letrave shqipe. Unë nuk guxoj të them një gjë që është e pakëndshme për të, sepse Dritëro Agolli është i vetmi njeri që në kohën kur mua m’u mbyllën të gjitha rrugët, më ka hapur derën e shtëpisë së tij, së bashku me bashkëshorten e tij, Sadije Agollin, që është një vajzë e Shkodrës.
Dritëroi është një fuqi, një potencial, që unë ndihem krenare që jetoj në epokën e tij. Dritëroi është një filozof i poezisë, i mendimit, është një njeri që baltën e vesh me melodi poetike. Poezia e tij më ka mrekulluar gjithmonë. Është gjenial. Te thjeshtësia e tij qëndron madhështia. Si njeri ka qenë dhe është një pupël, nuk e rrëzonte me brutalitet, por me pendën e artë të tij.

A kishte lidhje me sistemin monist, siç ka nisur të akuzohet apo siç mendojnë disa?
Jo. Unë që kam hasur realitetin, them se jo. Madje koniunkturat kanë ekzistuar gjithmonë. Unë nuk e kam parë asnjëherë që ai të rrëshkasë ose unë të mendoj që në një moment po vepron keq.

Kishte privilegje për Dritëro Agollin nga sistemi diktatorial?
Jo, nuk mendoj. Nuk ishte në të mirën e asnjërit, qoftë edhe të elitës që ta përjashtonin apo dënonin, sepse ishte shumë i madh, shumë gjigant.
Nuk mendoj se është një ide e mirë për të thënë atë çfarë nuk duhet, por ai ishte një njeri shumë i butë dhe shumë i arsyeshëm. Ka mbërritur dhe ka shkuar në Komitet Qendror dhe ka thënë “Justina Aliaj më është kthyer në fantazmë dhe dua vetëm një fjalë t’ju them: kam kurajën civile t’ju them se talentet nuk lindin çdo ditë”. Kështu ka thënë për mua dhe nuk ka pasur asnjë interes. Unë isha e dënuar dhe, megjithatë, e ka shprehur. Sa i përket artit, është një fat i madh që e kemi.
Është një njeri që i sheh gjërat në një mënyrë të tillë apo në atë këndvështrim për sendet, për kafshët, për pyllin apo për drunin. I sheh në një dashuri platonike. Ata janë personazhe, ata flasin, qan pylli për sorkadhen thotë. Po t’i dëgjosh, mbase as në përralla nuk i gjen, aq bukur i shkon imagjinata. Për breshkën, është e bukur thotë, “e morën breshkën, erdhi në bulevard, i bukur bulevardi, por s’ka ferra”. Sa i bukur është si mendim. Kaq dhe e lë se është i urtë, është i ndritur.

Kur do t’ju shohim në skenën e teatrit “Migjeni” me diçka tuajën, e keni menduar?
Po e kam menduar.

Keni një projekt?
Jo, nuk kam. Siç duket nuk janë pjekur kushtet shpirtërore.

Kushtet shpirtërore tuajat nuk janë pjekur?
Jo. Në të dy krahët.

Kush heziton më shumë?
Unë nuk ndihem e sigurt dhe bëj një lloj tërheqjeje që nuk e di. Qofsha e gabuar, por dëshiroj që të ketë dashamirësi, sepse arti duhet ta ketë këtë.

Cila është motoja juaj?
Qysh se kemi le dhe deri sa të vdesim, në qoftë se do të jemi vetvetja, jo Shqipëria, jo Shkodra ime, por e gjithë bota shpëton. Kur del nga këto shina, atëherë i ke lënë vend korrupsionit, gjithçkaje dhe pastaj, o burra, kë të mbysim, qoftë edhe shpirtërisht.

/Panorama
http://www.gazetadita.al/justina-aliaj- ... -jepeshin/

Nr. i lexuesve 93 - 26.X.2016 - e mërkurë
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4395
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Akuza nga qytetarët shkodran den baba den ndaj
Voltana Ademit, Kryetarja e Bashkis Shkodër
"Për braktisje të Shkodrës"!


"Kujtojnë se i ka fajet kryetarja e bashkisë!"
ImazhImazh
Besi Bekteshi

E premte, më 28/10/2016 - 07:49

E rindezi edhe një herë situatën e një bashkie që lëngon ditët e përzishme të periferisë akute në zhvillim dhe qytetarim – puna e një lulishteje. Normalisht, unë tanimë mund të jem i qetë në ndërgjegje, sepse një model të tillë të drejtimit pa merita, pa brumin dhe pa ngjitjen me rekorde në drejtim, por vetëm politikisht si katapultë e kam paralajmëruar me zë dhe me figurë, por dhe me shkrim. Tashmë nuk më mbetet vetëm të hesht dhe të pres fundin e mandatit të Voltanës në drejtimin e Bashkisë së Shkodrës! Por nganjëherë njeriu edhe tronditet kur dalin “sulmuesit e ditëve të vona” e tërheqin vëmendjen e publikut me personazhin që është në drejtim, por me qëllimin për të ruajtur të keqen e vërtetë, që ka vënë në krye personazhin dhe pastaj anekset e tjera të interesave meskine, provinciale, rurale dhe të inkriminuara që veprojnë – e të sharat do ti marrë sigurisht kryetarja?! Tipike e Shkodrës, e mediokritetit apostolik dhe frenetik njëkohësisht – që ka zënë për fyti qytetin dhe tashmë zonën e madhe të Shkodrës?! Duan të lënë të kuptojnë se “fajet i ka Voltana” e cila sipas meje ka një faj – ja ka marrë mendja se mund të drejtojë Shkodrën! Ja ka marrë mendja se mund të drejtojë dhe administrojë interesat (në mes tyre dhe të vetat) tashmë qartësisht të shkatërruara dhe të plehërosura të PD-së dhe aleatëve të saj në qytet?! Ja ka marrë mendja se ka aftësi të komandojë apo qeverisë atë që ka 26 vite që qeveriset monopartitisht si bastioni i fundit i mungesës së pluralizmit në Shqipëri?! Ja ka marrë mendja pra – e unë këtë gjë si dhe disa të tjerë e dinim prej kohe. Por kaq - asgjë më tepër se sa kaq, sepse pastaj analizat do të zgjateshin dhe stërzgjateshin ku kryetarja do të ishte në rangje (fajësie) shumë më poshtë se sa fajtorët e vërtetë të gjendjes së Shkodrës sot.

E këta fajtorë nuk janë vetëm te PD dhe djathtas – por dhe te e majta si forcë “imagjinare” e opozitarizmit publik dhe politik në Shkodër! Për shumë arsye - por që nuk janë qëllim i këtij shkrimi. Një koleg i imi gazetar në Tiranë sigurisht që nuk njeh kryetaren më thotë se kishte hapur FB e Ademit dhe krahasuar me atë të Lali Erit në Tiranë?! Është kundërshtar i tij – por ndryshimi që ka parë është tronditës? Erion Veliaj është me përkrahje pa përkrahje, me media pas apo jo – një veprim pune dhe shikohet. Kryetarja e Shkodrës është “me postera artistikë, takime në zyrë, pritje përcjellje, panaire, teatër, koncert, biçikleta, ndonjë rikonstruksion por jo nga paret e Bashkisë, sa në Myftini për festa, pastaj në Arqipeshkëvi, në xhenaze si respekt për njerëzit e njohur që vdesin të shkretët, kanali i Rrushkullit, beach voley, koncertet e verës” – kështu pra kjo lloj historie! Ai kolegu kishte parë dhe dy instagramet e Ademit dhe Veliajt e...?! Hë mor burrë i them - se Erioni ka ndihmën e qeverisë! Mu përgjigj ashpër: hëë tha - fillove barsoletat si shkodran që je!? E unë nuk është se kam ndonjë gjë jo- e kam gojën tashmë kyç. Kryetarja FB-kun si një model shoqate duhet ta kishte. Ajo në fund të fundit, talentin e saj – për këtë mënyrë drejtimi dhe organizimi e ka?! Në realitet për këtë gjë është dalluar - realisht?! Prandaj as që mund të akuzoj më, biles as nuk dua - sepse ajo punën që di më mirë të kryejë, atë pikërisht po e bën?! Kurse ata që e ngarkuan, e mbështetën dhe furnizuan janë fajtorët real, që sot gjysma e shajnë dhe gjysma qeshin në mënyrë hipokrite me të?! Në fakt, janë një dorë kopukësh që e duan Shkodrën kështu. Ka dhe në lartësinë e Tiranës brenda në SHQUP të tillë ordinerë (jo shkodranë) pa skrupuj që Shkodrën – pikërisht kështu e duan?! Kohët e fundit njëri ishte qartësuar se kishte kujtuar se kryetaren e këshillonin keq, kurse në të vërtetë ...hahaha?! E bukur shumë kjo – e këshillojnë keq?! Sepse kryetarja kur kandidoi ishte 16 vjeçe dhe ishte “këshilla-dipendente”?!

Në Shkodër partia nga ka dalë kryetarja, po bën tre dekada në pushtet – aq sa shoku Enver në fakt qeverisi sa kishte mënd. E kam fjalën sa i ra “iktusi i dytë” ku nuk qeveriste më, por dalldisej dhe bënte si i marrë! Sigurisht nuk ju është mërzitur pushteti, sepse i kanë parë jo hajrin, por i kanë nxjerrë lëngun. Kanë marrë pronat, kanë marrë tokat, kanë marrë lekët, kanë marrë lejet e ndërtimit, kanë marrë zyrat, kanë marrë dekoratat, kanë marrë – në qafë dhe demokracinë dhe zhvillimin në saj të “antikomunizmit” dhe marrëzisë me religjion që kanë akoma dhe kësaj dite?! Kurse kryetarja është një pjesë fare e vogël e këtij raporti që Shkodra ka në mënyrë të keqe me demokracinë dhe ligjin?! Po shkojnë tre dekada që qyteti nuk nxjerr një politikan të rangut të lartë me intelektualizëm të theksuar, me peshë të madhe të veten dhe jo të dhuruar apo rënduar posaçërisht nga dikush tjetër?! As në Shkodër si qytet nuk ka ndodhur kjo?! Sundon mediokriteti absolut dhe në shumë raste injoranca e plotë në drejtim dhe koncept si ndryshim?! E këtë, nuk e ka sjellë as vendosur Voltana! Ajo nganjëherë interpreton kur flet, por ky nuk është faj! Duke filluar nga kreu i parë i bashkisë, Guraziu, pastaj Boriçi, pastaj Rusi, pastaj Haxhi, pastaj Luka – nuk kanë mundur të ndreqin këtë demencë të përfaqësimit qytetar të nivelit të lartë – se forca politike në ngjashmëri të jashtëzakonshme për keq me ish PPSH-në vepronte ideologjikisht dhe shpeshherë religjionari-kisht, por dhe krahinari-kisht në mënyrë absurde?! Në Shkodër – politikisht këto muhabete kanë prej tre dekadash: komunist-antikomunist, katundar – qytetar, musliman – katolik dhe ky është modeli që mban për “ko..esh” qytetin e madh dikur kulturor të Shkodrës dhe mbas tij dhe zonën?! Tre kryetarët e bashkisë së fundit, janë zgjedhur me kriterin e bashkimit martesor mes muslimanëve dhe katolikëve o të vetë njeriut të zgjedhur ose që ai të ishte produkt i një bashkimi prindëror të tillë? Të jetë kjo zgjidhja e punëve dhe zhvillimit të Shkodrës si kriter bazë dhe parësor – vallë?! Më vjen keq ta them- por dhe dikur PPSH-ja e ka nxjerr më mirë këtë marrëzi duke shfrytëzuar cilësitë e njerëzve, rekordet e tyre, veprimtarinë e tyre dhe jo biografinë e tyre religjionare në origjinë?! Ndryshe nuk do të kishin dalë njerëz të lartë dhe famshëm të fushave të ndryshme pa dallim religjioni në Shkodër?! Shkodra multireligjionarizmin në vend që ta ketë gjerdan zhvillimi dhe ndryshimi për mirë e ka sot një mediokritet në përzgjedhje individësh, që ndalin intelektualin e guximshëm dhe sigurisht njerëzit si ai në drejtim. Pikë, dhe për këtë gjë, nuk jam i sigurtë unë – por dhe shumë të tjerë si unë. Kryetarët e Bashkisë së Shkodrës janë viktima të një apatie politike me bazë sundimin e disa grupimeve dhe familjeve që kanë rrënjët që fillojnë që nga “origjinën bolshevike ose të persekutuar në shërbim të bolshevikëve” dikur, dhe deri në përfitimet e demokracisë në fillimet e saj, për t’i bërë vetes pushtetin e përhapur dhe të madh në platformën vendore?! Ata nxisin terminologjinë idiote me “antikomunizëm” të batutave “ky spiun ajo spiune”, kanë dhe shënime biografike që i përdorin lart e poshtë, të nxitjes së urrejtjes fetare me “këto morën më shumë e ata më pak, të katapultimit të njerëzve që ose ju shërbejnë, ose që duan ti djegin për të përfituar ato vetë - ndërkohë?! Të tillë bashibozukë, injorantë një pjesë e madhe që nuk kanë lexuar një libër – nuk lejojnë asnjë person normal, intelektual, që ka bosht korrizor dhe politik të ngjitet përpjetë në karrierë sepse fillojnë si me Valinjtë e Shkodrës?! Si me Valinjtë e Shkodrës? Po, është një histori (e kam trajtuar dhe në shkrime një histori reale të tillë) të pasurish të zvetnuar dhe arrogantë, por dallkaukë dhe intrigantë në Shkodër në kohë mbas pashallëkut shkodran. Sa vinte ndonjë Vali për të rregulluar punët në qytetin ku vidhej publikja, nuk paguheshin taksa, ku xhandari ishte i blerë, ku dogana punonte për privatin, ku nuk bëhej një punë publike, ku bakshishi ndaj zyrtarit ishte kusht për zgjidhje punësh - ato shkruanin letra në Portën e Lartë kundër Vezirit që donte të ndryshonte këtë marrëzi, deri sa Porta e hiqte?! Sepse dërgonin dhe bakshish lart e më lart dhe korruptonin gjithkënd. Po ky soj tarikati - kur ka bërë kështu me “Portën e Lartë” imagjinoni se çfarë mund të bëjë dhe ka bërë sot me kryetarët e bashkisë dhe partisë që ka tridhjetë vjet që sundon në Shkodër?! Biles janë ato që i kanë zgjatur kaq shumë sundimin në mënyrë absurde. Janë dy kryetarë bashkie në kohën e Zogut që ju kanë bërë ballë të tillë monstrave – por kjo është kohë shumë e shkurtër! Pastaj erdhi fashizmi dhe komunizmi – e u strukën poshtë tavolinave (duke ju shpëtuar disa dhe persekucionit në saj të bashkëpunimit) për tu kthyer nga vitet ‘90-të sërish me mënyrat e kohës së sundimit otoman të korruptuar dhe ordiner?! Shkodra sot është pikërisht si model administrimi në atë kohë?! Po më vjen keq se kryetarja mundohet ti bëjnë të përdorin A4 si komunikim administrativ mes institucioneve! Por e ka kot!

Kryetarja është ajo që ka më pak faj. Ajo erdhi në saj të symbylltësisë së shoqërisë, dorëzimit të saj përpara klasës së korruptuar feudo-komuniste në Shkodër, e cila bën dhe si antikomuniste e madhe, erdhi në saj të sabotimit që një segment i PS-së dhe të majtës i bëri kandidates tjetër, erdhi si pasojë e “kundrapedalizmit” shkodran ndaj “qeverive të majta”, erdhi si pasojë interesave të nëndheshme për të pasur një kryetare, që nesër do të shajnë të gjithë?!

Mund të ketë dhe diçka tjetër – por që nuk dua ta them sot!

Kurse ata që janë pak larg, apo ata që janë realisht larg - në fakt, kujtojnë se i ka fajet kryetarja bashkisë! Hahaha – po po, sigurisht që edhe ajo ka faj, duke kujtuar se mund të jetë vërtetë kryetare!

Nga Gazetari Besi BEKTESHI

http://www.sot.com.al/

Nga Taulant Kopliku
“Kisha përshtypjen se mund të këshillohesh keq,
sot kam bindjen e plotë se ti thjesht je fati i keq i këtij qyteti”

ImazhImazh

Kam me shume se nje vit qe ndjek me vemendje çdo hap tendin ne krye te bashkise se qytetit tim. Jo se jam i fiksuar mbas mossuksesit tend. Perkundrazi, pres qe te pakten per diçka te vetme te them publikisht bravo zonja Voltana Ademi. Dhe e them pa droje se nuk jam i kapur as nga te tute, as nga ata anash e as nga ata perballe teje.
Sot jam i shokuar dhe sinqerisht nuk gjej fjale. Kaq pak vlen ky komunitet per ty?
Kaq urrejtje ke per njerezit e qytetit tend?
Zonje e nderuar!
Ti gabon ne çdo hap tendin. Ne çdo dite e ore te javes.
Ti po harron ata qe te votuan.
Ti po "shkel" me kembe çdo pakt me qytetaret.
Jam i vetedijshem se nuk ke bere asnje premtim dhe normal qe nuk ka askush çfare te kerkoje llogari, por mblidh mendjen dhe lere ne shtepi a ne zyre arrogancen e mos ia perplas qytetareve ne fytyre.
Zonja kryetare!
Keto muaj kam patur bindjen se mund te keshillohesh keq.
Sot kam bindjen e plote se ti thjeshte je fati i keq qe i ra per hise ketij qyteti.
E paafte, arrogante dhe konfliktuale.
Me keq se kaq?

https://www.facebook.com/tkopliku?fref=ts
Kujtim Draçini
Eh.....mor Taulant,jo vetem ne media por dhe ne te gjitha fushat, por, ti e din ate fjalen,
Katunari ne pushtet atdheu ne rrezik.
Ta thashe se e di se i ke ne qef, haaaaaa. tung.
3 gusht 2016 - ora 10:19

http://i2.wp.com/shkodra.news/wp-conten ... =696%2C392

Ka të drejtë Kujtim Draçini të shprehi atë vlersim racist, përçarës dhe shum e rrezikshme se po të drejtoi malsori sipas teorisë tyne antishqiptare quhet Shqipnia në rrezik! Sepse ti Kujtim Fraçini ke punue në komunizëm në sektorin e propogandës komuniste si reporter, fotoreporter i zgjedhun, besnik i diktaturës nga ish Komiteti i Partis Punës së Shkodrës dhe miratue nga Televizioni Shqiptar i Tiranës.
Ma zi i kishin ba like Jetmir Shpuza dhe Taulant Kopliku të shprehun në FB e Taulant Koplikut e datës 3 gusht 2016 e cila nuk i nderon aspak kta të ashtuquejtun qytetarë den baba den të Shkodrës, që tash 25 vjet e kan marrë peng dhe nuk e lshojn postet kryesore nga kryebashkiak dhe tana postet e drejtorive të bashkis Shkodër. Kanë gojë, të drejtë të fyejn dhe t'i cilsojn malsorë, katunarë - Rrezik Shqipnia!
Si mundet ju dhe familjet t'uej të drejtoni sektorët e bashkis Shkodrës, të bashkëpunoni me kuadro me origjinë dhe të ardhun prej katundeve me këtë mentalitet që e mban Shkodrën të përçam dhe bahet rrezik për Harmonin dhe Mbarëvajtjen e Jetës Shoqnore në Shkodër???
Turp e Turp të keni ju të tre; Taulant Kopliku, Jetmir Shpuza dhe Kujtim Draçini! S'e meritoni të queni qytetar, por barbar sepse ju keni në genë urrejtjen nda shqiptarve të Malit, që ruejtën Genin Shqyptar dhe i rezistuan pernadoris osmane -turke ma mizore të botës. Malsorët janë gjaku etnik shqiptar i freskët me gene shqyptare.Mirë boll se e nxjerrni maskën me duart t'uej, prandej Shkodra prej rriqnave e ka t'vshtirë me pasë normalitetin! I thoni vedit qytetar den baba den e ju i vlersoni njerzit nga përkatsia socjale kaq hapun dhe me urrejtje! Ju të tre ma zi po edukoni fmijt t'uej me nji shpirt përçarse, urrejtse me qellim me hapë kanale ndarse brenda popullsis shkodrane. Po pse ti Kujtim Draçini me Taulant Koplikun ke të drejtë të jetosh në Itali e në Francë, kurse katundarët shqiptarë nuk paskan të drejtë të jetojnë dhe të marrin pjesë në jetën politike e socjale të Shkodrës? Ku kullotni ju? Në cilin livadh ushqeheni me ksi mentalitete primitive - shkatrrimtare për nji qytetë të brisht si Shkodra? Ju meritoni të mos banoni në Shkodër, por jashta Shqipnis me breza!
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.
Përgjigju duke Cituar
Posto një përgjigje 3 postime · Faqe 1 prej 1
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 19 Shkurt 2019, 13:17
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari