Hulumtime, kerkime dhe zbulime te reja te historise se lashte pellazge,ilire,arberore,shqiptare. Cdo gje mbi historine tone.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 80 postime · Faqe 7 prej 8 · 1 ... 4, 5, 6, 7, 8
27.4.2009 DHURIM - NJE RRYP DETAR GREQIS NGA BERISHA-TOPI
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4569
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kjo ka rendesi qe te sqarohet kjo pune dhe mos te dali si puna e Kosoves qe ju la ne 1944 me deshiren e Tiranes, apo sesi i fali territore Zogu...qeu morren vesh shume vone.
Kjo duhet ditur me informacione, qe po ti vesh ne kandar ne te dy anet me shume per mua peshon dyshimi shume i madh i kesaj rrype detit prej 354 km katrore se i jane fale grekut ne kembim te pushtetit,.etjera qe nuk e di se a behen te ditur ndonjehere sa te jemi ne gjalle. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4569
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Italianët: Pakti Detar, Greqia edhe kundër Korridorit 8

Rrjeti italian i lajmeve për Ballkanin, analizë për pasojat e marrëveshjes detare

Pakt detar për të hedhur në erë projektin e Korridorit 8? Pyetjen e shtron në një artikull të djeshëm, "Rinascita Balcanica", një rrjet italian me qendër në Romë dhe seli në vendet e Ballkanit, si në Bosnje - Hercegovinë, Shqipëri, Mal i Zi dhe Serbi.

Në shkrimin e djeshëm citohet ish-zëvendësministri i Energjetikës, Tregtisë dhe Ekonomisë, Pajtim Bello, që thotë se ndarja e detit, është pjesë e planit grek për të lënë pa përfunduar Korridorin 8, sepse Greqia ka ndërtuar ndërkohë segmentin e saj që nis nga Igumenica, duke devijuar gjithçka kishte nisur në fillim të viteve '90 me nismën e ish-presidentit amerikan, Bill Klinton, për Korridorin që do të niste nga Durrësi për të kaluar më pas në Maqedoni e Bullgari.

Më poshtë, është artikulli i rrjetit "Rinascita Balcanica" botuar dje:
"Ajo që ishte përshkruar si një prej projekteve tregtare më të rëndësishme për Shqipërinë, segmenti i "Korridorit 8", tani rrezikon të mbetet vetë në letër.

Ish-zëvendësministri i Energjetikës, Pajtim Bello, në intervistën dhënë televizionit shqiptar "Alsat", ka deklaruar se pakti për kufirin e ri me Greqinë i dhuron vendit fqinj, përveçse një sipërfaqe të konsiderueshme detare edhe një pjesë të transportit dhe komunikacionit të Korridorit 8.

"Nëse ne vazhdojmë prej vitesh duke organizuar konferenca, seminare, studime dhe simpoziume, Greqia ka gërmuar, ka ndërtuar një rrugë, ka ndërtuar edhe një port, dhe po vazhdon edhe sot punën për ndërtimet, ndërsa ka kërkuar edhe delimitimin e kufirit detar, duke e vënë theksin final te zhvillimi i tregtisë, trasportit, dhe zhvillimet energjetike.

I ka dhënë portit të Igumenicës një rëndësi rajonale, duke ndikuar edhe në reduktimin e volumit të trafikut direkt në portet e Vlorës dhe të Durrësit", - thotë ish-ministri i Energjetikës Bello.

Sipas mendimit të tij, kësisoj, Korridori 8 nuk do të ketë më investitorë për ta përfunduar. "I është dhënë një grusht i rëndë planeve shqiptare për korridorin europian, dhe ndoshta do të jetë e vështirë për të folur sërish më pas, kur të kenë kaluar vite.

Mund të flitet për to vetëm në stinë elektorale. Nga këndvështrimi praktik është e vështirë të mendosh se mund të ndërtohet Korridori 8, sepse nëse Greqia po bën gati segmentin e saj, nuk ka kuptim të bësh të dytin. Kush do të rrezikonte në këtë investim" - deklaroi në vazhdim Bello.

Kujtojmë se 19 tetorin e shkuar, Parlamenti Shqiptar vendosi të shtyjë ratifikimin e paktit detar me Greqinë. Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, ka shpjeguar se akti final i firmosjes u vendos të shtyhej, për ta bërë sa më transparente.

Duke ftuar të gjitha partitë politike në një përballje shumëpalëshe, Meta garantoi sërish se pakti me Greqinë nuk ka dhuruar as edhe një milimetër të hapësirës, përveç faktit se ishte i domosdoshëm përcaktimi i kufirit dhe sigurisht në interes të Shqipërisë dhe kështu edhe të Greqisë, në barazim të plotë.

Mbi çështjen në fjalë është prononcuar edhe konsulli italian në Vlorë, Sergio Strozzi. Ai ka sugjeruar që pakti të lexohet me shumë vëmendje, sepse është një çështje dypalëshe e ndjeshme për raportet në rajonin e Adriatikut.

"Pakti mbi ndarjen e kufirit detar është një çështje dyplaëshe. Në këtë fazë të këtij pakti është e parakohshme nga ana e shtetit italian të formulojë vëzhgime mbi këtë argument kaq delikat, që duhet mbështetur, vlerësuar e verifikuar në momentin e duhur" - është shprehur Strozzi".

Meta dje: Marrëveshja me Greqinë, e ligjshme

I pyetur nga mediat për caktimin e kufijve detarë me Greqinë, ku dyshohet se Shqipëria ka humbur mbi 300 km det, Ministri i Jashtem, Ilir Meta, deklaroi dje gjatë konferencës për shtyp, ku prezantoi prioritetet e Ministrisë së Jashtme se, marrëveshja e kufijve ujore Shqipëri - Greqi është tërësisht e ligjshme. Sipas Metës, pakti me fqinjin tonë jugor është në perputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian.

Flasin qytetarët

Bajram Maloku: "Qeveria të ketë kujdes për çështje të rëndësisë kombëtare"

Si e gjykoni marrëveshjen që ka bërë Shqipëria me Greqinë për caktimin e kufirit detar midis dy vendeve?

Ne qytetarët nuk është se i njohim mirë këto gjëra, vetëm informohemi nga media. Mirë është që ato që e kanë marrë për sipër ta çojnë deri në fund këtë marrëveshje, të kërkojnë ndihmën e historianëve. Nuk duhet të harrojnë që për kufirin janë vrarë edhe njerëz. Qeveria jonë duhet të ketë kujdes, kur bëhet fjalë për çështje të rëndësisë kombëtare.

A duhet të kishte pasur një konsensus më të gjerë për marrëveshjen?

Patjetër! Duhet të ishin marrë persona që janë kompetentë për këtë problem. Specialistë të ndryshëm do të jenë në gjendje të shikojnë se çfarë përmban marrëveshja.

A duhet ta pezullojë Gjykata Kushtetuese, miratimin e marrëveshjes në Kuvend, deri sa të gjithë pikat e marrëveshjes të jenë të qarta?

Menjëherë duhet të bëhet pezullimi në Gjykatë. Po të jetë e nevojshme duhet të bëhet edhe referendum,se bëhet fjalë për kufirin dhe është një çështje që prek të gjithë qytetarët. Për kufijtë e Shqipërisë janë vrarë njerëzit.

A duhet të ketë një ekspertizë ndërkombëtare për marrëveshjen?

Ne si qytetarë nuk mund ta gjykojmë këtë, por le ta vendosë Qeveria jonë nëse duhet të ketë një ekspertizë nga specialistë ndërkombëtarë.

Qazim Lilaj, ish - ushtarak

"Gjërat të ishin zgjidhur me një rreth më të gjerë specialistësh"

Si e shikoni marrëveshjen që ka nënshkruar qeveria shqiptare më qeverinë greke për përcaktimin e kufijve detarë?

Unë ushtarak kam qenë. Më duket se ka mungesë profesionalizmi. Së pari për transparencën që duhet të ishte bërë që në fillim të hartimit të marrëveshjes.

Para nënshkrimit marrëveshja duhet të ishte bërë transparente nga Qeveria me qëllim që të eliminoheshin të gjitha debatet që kanë lindur. Po të ishte bërë një gjë e tillë ndoshta do të ishte mbyllur në një kohë më të shkurtër, si dhe opinioni nuk çoroditej sa andej këndej, pas opinionit politik.

A duhet të kishte pasur një konsensus më të gjerë, pasi edhe specialistët janë vënë në dy pozicione të kundërta?

Pyetja është shumë e drejtë. Mendoj se konsensusi zgjidh gjithmonë problemet në të mirë të asaj që bëhet, të çështjes që diskutohet. Meqë ky problem është kombëtar, duhet të kishte pasur një konsensus. Duhet që gjërat të ishin zgjidhur me një rreth më të gjerë specialistësh.

A duhet ta pezullojë Gjykata Kushtetuese marrëveshjen?

Këtë mendim duhet ta japë një specialist, por personalisht mendoj se edhe mund ta pezullojë, me qëllim që ato probleme që janë konstatuar të diskutohen dhe një herë.

A duhet të merret mendimi i specialistëve ndërkombëtare për marrëveshjen?

Që në fillim duhet të kishin marrë pjesë, si p.sh. dy - tre specialistë edhe nga NATO.
Shekulli Online | 27/10/2009 |
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4569
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Marrëveshja me Greqinë edhe në Gjykatën Ndërkombëtare

Analiza e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Raste të ngjashme janë zgjidhur nga arbitrazhi i huaj

Nocioni i mbrojtjes nga shteti është një argument i përhershëm për çdo program qeverie dhe ai buron nga atributet që i japin qytetarët e manifestuar në delegimin e forcës dhe resurseve të nevojshme për plotësimin e këtij misioni. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik i drejtohet ligjeve e institucioneve të tyre për të mbrojtur shoqërinë shqiptare nga kërcënimi i vetë qeverisë. Edhe pse të gjithë pranojmë se shteti ndërtohet më shumë për të mbrojtur të drejtat tona sesa të abuzojë me to opininoni i përgjithshëm është se në balancë shteti nuk i mbron ato. Edhe pse e minuar në mënyrë të vazhdueshme nga një shtet koroziv që inkurajon ekzaktësisht atë sjellje të papërgjegjshme që në fakt duhet të luftojë, morali i shoqërisë shqiptare mbetet mbrojtësi më i mirë i interesave jetike të kombit tonë.

Debati i sotëm rreth projekt-marrëveshjes per delimitimin e kufirit detar me fqinjin tonë tregon në mënyrë të trishtueshme hendekun dhe mosbesueshmërinë reciproke shtet-shoqëri. Ndërsa opinioni publik nëpërmjet zërit të përfaqësuesve të saj që janë media, studjuesit, shkencëtarët, historianët, artistët, e intelektualë të tjerë si dhe pjesëmarrjes masive të drejtpërdrejtë në forumet e rrjeteve elektronike të komunikimit kundërshtojnë pragmatizmin dhe papërgjegjshmërin e qeverisë në negociatat dhe konkluzionet e arrituara në një çështje kaq të rëndësishme, kjo e fundit vazhdon të konservojë apatinë dhe mungesën e profesionalizmit duke e distancuar veten edhe më shumë nga interesat e kombit.

Në trajtimin e një çështjeje kaq delikate, ku për hir të së vërtetës duhet pohuar edhe ngarkesa e saj emocionale që rrjedh nga faktorë të shumtë historikë, u kërkua me forcë transparenca e shtetit. Por ta bësh atë transparente nuk do të thotë të ftosh Ramën në Ministrinë e Jashtme e t'i ofrosh atij mundsinë e revizionimit të marrëveshjes dhe detajeve të saj. Një ftesë e tillë mbart në vetvete cinizëm dhe politikë të tillë që synon kredibilitet me qeverinë e vendit fqinjë në kurriz të opozitës. Ajo synon të prezantojë këtë të fundit si element të destruktivizmit në marrëdhëniet e vendit tonë me vendet fqinje. Së pari, drejtuesi i opozitës nuk është ekspert i fushave që mbulojnë marrëveshjen e delimitimit dhe së dyti, perpara se t'i dërgohet ftesa atij do të duhej që ftuesi t'i kërkonte falje publike për dizinformimin e publikut dhe elektoratit jo më larg se disa muaj më parë, ku marrëveshja në fjalë u anatemua prej partisë që ai drejtonte si anti-kombtare dhe që shiste interesat e Shqipërisë. Kjo do të thotë që në mënyrë të ndershme të pranojë se atij, si gjithmonë, i flet goja përpara mendjes dhe aktivitetin e kësaj të fundit në mënyrë konstante e ka penguar shumë virusi i "gripit" të pushtetit.

Të bësh transparente marrëveshjen e shumëpërfolur nuk do të thotë të aktivizosh median pro-qeveritare e të mundohesh nëpërmjet trukeve televizive të rrëzosh personalitetin e një individi, ish-ushtarak i karierës, që larg çdo pasioni politik apo përfitimi personal, mundohet të sqarojë teknikisht faktorët që nuk janë konsideruar nga pala jonë në negociatat me palën tjetër e që për rrjedhojë na kanë çuar në pozita të disfavorshme, duke humbur pasuri të konsiderueshme në pozitat ekonomike dhe strategjike që na ka falur natyra. Nuk është aspak e ndershme që në vend të bërjes publike të hartës zyrtare që është produkti final i marrëveshjes e ku secili me pak njohuri nga fusha e topografisë dhe hartografisë mund të lexojë parimet e ndjekura prezantohen copa letrash e skicash që s'bëjnë asgjë tjetër veçse e mjergullojnë edhe më shumë situatën e i lënë vend hamendjeve e dyshimeve që mesa duket po kthehen në të vërteta. Prandaj publikimi i hartës zyrtare të marrëveshjes është mëse e domosdoshme për të krijuar të plotë e saktësisht si është bërë demarkacioni i hapësirës ujore midis dy vendeve. Nëse ajo nuk ekziston, apo institucionet përgjegjëse të shtetit për një arsye apo më shumë hezitojnë ta bëjnë publike atë kjo minimalisht do të thotë se është shteti shqiptar ai që hodhi një "gur" në pus e shoqëria që ai përfaqëson ndjehet e zhgënjyer. Nëse i referohemi eksperiencës së shteteve të tjera do të shohim se vende me karakteristika të ngjashme gjeografike kanë doktrinë të posaçme për delimitimin e hapësirave ujore ndërsa ne, papërgjegjësinë më të vogël, nuk jemi serioz as dhe në elementët më formalë të një marrëveshjeje.

Mbi të gjitha, nëse shteti ndjen vërtet obligimin për të qenë transparent ndaj publikut do të duhej të falenderonte e të ishte mirënjohes ndaj një populli që ka ditur të ruajë ndjenjat kombëtare pavarësisht nga ngjyrimet politike që ka marrë pushteti në Shqipëri.

Të jesh transparent do të thotë të pranosh me kurajë se nëse ke hyrë në tratativa marrëveshjeje dhe nuk je udhëhequr nga parimi i fitimit (siç u deklarua nga negociatorët) ke dështuar që në embrion të hapave të ndërmarra. Nuk ka marrëveshje, njëpalëshe apo shumëpalëshe, ekonomike, politike apo ushtarake qoftë kur nuk hyhet për të fituar. Ndryshe nuk do të kishte të tillë ose jepja palës tjetër ta formulojë atë dhe ti jepi validitetin me autoritetin që të kanë dhënë ata që të kanë besuar mbrojtjen e tyre. A ka ndodhur kështu në marrëveshjen në fjalë? Të hysh për të fituar ndershmërisht nuk do të thotë aspak se kërkon të përfitosh diçka të padrejtë e që s'të takon.

Historiani Xhufi saktësisht shprehej se hapësira e ujërave që diskutohet është aq e vogël si çdo humbje, qoftë edhe minimale, do të ishte katastrofike për ne. Prandaj, kur kërkohet të hidhet dritë mbi metodat e përdorura në delimitimin e tyre mbi të gjitha kërkohet verifikimi se si është bërë demarkacioni i sipërfaqes së detit konvencional që ne ndajmë me fqinjin. Më konkretisht, përpos të tjerave, publiku kërkon të verifikojë se si janë trajtuar karakteristikat gjeografike dhe topografike të bregut tonë e sidomos të gjireve. Për të gjithë është e qartë se përcaktimi i ujërave territorialë, zonës së vazhdimësisë, zonës eksluzive ekonomike dhe shtratit kontinental varen nga përcaktimi i vijës bazore nga ku matet dhe vazhdimi i detit. Atëherë pyetja themelore që akoma s'po merr përgjigje nga ata që kanë vepruar në emër të shtetit është se si janë përfundimet nëse skicimi (delimitimi) i kësaj vije bëhet duke aplikuar metodën e thellësisë? Si metoda e baraslargësisë (equidistance method, e aplikuar në marrëveshjen në fjalë) po ashtu dhe metoda e barazisë (equitable solution, dukshmërisht e neglizhuar në negociatat) janë të akomoduara nga Ligji Ndërkombëtar. Akoma deri më sot, nuk janë bërë të qarta për publikun analizat e faktorëve të rëndësishëm që janë konsideruar nga shteti ynë si të tillë ndërsa negocionte marrëveshjen e që kanë të bëjnë me trajtimin e konfiguracionit të bregdetit tonë, strukturat fizike dhe gjeologjike të shtratit kontinental, efektet e parimit të porpocionalitetit që trajton, raportet midis shtrirjes së shelfit kontinental dhe gjatësisë së bregdeteve të Shqipërisë dhe Greqisë si dhe delimitimi me Italinë që ndodhet pranë kësaj zone.

Eksperienca e shumë vendeve të huaja tregon se për shkak të implikimeve të mësipërme, delimitimi është vendosur në Gjykatën Ndërkombëtare dhe shpesh edhe kur është perdorur vija e baraslargësisë ajo është korigjuar (axhustuar) mbi bazën e parimit të barazisë. Në arbitrazhin e vitit 1985, kur u shqyrtua delimitimi midis Guinea-Guinea Bissau Gjykata vendosi refuzimin e përdorimit të metodës së baraslargësisë sepse ajo çonte në pozita të pabarabarta të palëve në kontrollin e hapësirave ujore. Po kështu, në rastin e delimitimi të kufirit midis Danimarkës dhe Norvegjisë, në zonën midis Greenland dhe Jan Mayen, Gjykata Ndërkombëtare, pasi vendosi vijën mesore të përkohshme, e korigjoi atë mbi bazën e parimeve të barazisë, duke konsideruar porpocionalitetin e bregdeteve si dhe rëndësinë ekonomike në peshkim. Raste të tilla të ngjashme janë paraqitur shumë në oponencën e z. Pashaj dhe ato meritojnë vëmendje për të kuptuar rëndësinë e vështrimit dhe analizën e shumë faktorëve që ndikojnë në rastin tonë.

Po kështu, neglizhenca e treguar në trajtimin e gjirit të Sarandës nuk flet për seriozitet dhe këmbëngulje në mbrojtjen e interesave të shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Trajtimi ligjor i një gjiri është mjaft i komplikuar për vetë natyrën e lidhjeve gjeografike intime që krijojnë ujërat në të me tokën që e rrethon dhe që në përgjithësi është parë si faktor vendimtar në pohimin e sovranitetit territorial, duke diskurajuar kundërshtimet e të huajve. Po t'i referohesh një enciklopedie në përshkrimin e saj dhe kjo të shërbejë si bazë për të dëmtuar interesat e tua në atë zonë është e pafalshme dhe amorale. Ndoshta jo shumë e përshtatshme për këtë diskutim, por e vlefshme për referencë, ka edhe enciklopedi të tilla që e fusin Shqipërinë si aleate në boshtin nazi-fashist të Luftës së Dytë Botërore. A mund të pajtohemi ne me një deformim të tillë absurd të së vërtetës kur vendi ynë luftoi përkrah fuqive antifashiste e bëri sakrifica të jashtëzakonshme për t'u çliruar nga okupatoret? Jemi ne ata që së pari bëjmë historinë e vendit tonë dhe ajo bëhet mbi bazën e të vërtetave të pakundërshtueshme. Në këtë kuptim, është po ashtu detyra e gjithsecilit prej nesh e sidomos e historianëve t'u tregojnë të huajve (fqinjët e njohin mirë) përdorimin historik të gjireve tona dhe pandashmërinë e tyre nga jeta e vetë kombit tonë.
Tashmë i takon Gjykatës Kushtetuese të bëjë interpretimin e marrëveshjes dhe besimi është i tillë që larg çdo motivimi politik por bazuar vetëm në të drejtat tona kombëtare t'i thotë jo asaj dhe t'i hapë rrugën diskutimeve serioze e mbi parimin e barazisë së plotë. Çdo interpretim, bazuar në ngjyra politike apo interesa meskine dëmton interesat tona të përbashkëta dhe ashtu si në raste të tjera, ne duhet të ngrihemi mbi to kur çështja prek një komb të tërë.

Të kundërshtosh një marrëveshje të tillë dhe të kërkosh rinegociata nuk mund të prishë marrëdhëniet me vendin fqinj gjë e cila nuk është e dëshirueshme nga askush. Konventa e Ligjit të Detit, ku të dy vendet bëjnë pjesë, kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim reciprok për të siguruar barazi dhe përdorim eficient të resurseve detare, duke kontribuar për drejtësi, paqe dhe progres të përbashkët. Edhe në rastin më të keq, nëse ka mosmarrëveshje teknike, nuk është aspak e jashtëzakonshme kërkesa për t'u dëgjuar në arbitrazh. Edhe vende me demokraci më solide se tonat kanë zgjidhur çështje të delimitimit të kufijve detare në Gjykatën Ndërkombëtare. Të tilla janë rastet e arbitrazhit të vitit 1977 për vendosjen e kufirit detar midis Francës dhe Anglisë apo rasti i delimitimit të zonës ekskluzive të peshkimit dhe shtratit kontinental midis SHBA-së dhe Kanadasë në zonën Gulf of Maine në vitin 1984.

Që të behet kjo, duhet që shteti të marrë plotësisht rolin e mbrojtësit të interesave tona dhe servantet e tij të kuptojnë se janë atje jo për të abuzuar me to. Dhe çelësi i suksesit në mbrojtjen e të drejtave tona është jo "puthja" e pushtetarëve apo gjykatësve, por qëndresa ndaj pushtetit sa herë ai paraqitet i korruptuar. Pavarësisht nga ngjyrat politike, qeveritë synojnë të zgjerojnë pushtetet e tyre në kurriz të të drejtave tona. Pushteti është veçanërisht i interesuar në apatinë e qytetarëve dhe besimi i tepërt ndaj tij çon në skllavërinë tonë. Është shoqëria shqiptare, janë grupet e interesit, janë intelektualët ata që duhet të balancojnë forcën në rritje të pushtetit dhe të bëhen barrierë ndaj papërgjegjshmërisë dhe pragmatizmit të patolerueshëm.

***************
Pas Metës, edhe Basha pro Paktit Detar. Kolonel Pasha: Bëni Testin e Përpjestueshmërisë dhe nxirrni Hartën

Pas ministrit të jashtem Meta, edhe ish-ministri Basha, ka mbrojtur me pathos ne nje emision televiziv Paktin Detar me Greqine.

"Spekulimet kanë pushtuar përsëri në mënyrë të zhurmshme mediat me prirje klienteliste, ndërsa Z. Rama po dëshmon edhe më ketë ai është në gjendje të marrë vendime të papërgjegjshme, për opozitën dhe fqinjësinë në rajon" - u shpreh Basha gjatë një interviste për emisionin "Kontrast" në "Alsat" Tv.

Nderkohe, nje nga oponentet kryesore te Paktit, kolonel Myslym Pasha, ne nje deklarim sot per Shekulli Online ne linje telefonike, i pyetur lidhur me deklarimet e dy ministrave tha:

'Këto ditë duhet të bëhet thirrje per te tjera gjera. Duhet bere thirrje që shteti të nxjerë Hartën. thirrja duhet shkruar me germa te medha bashke me kerkesen tjeter te ligjshme: 'Shteti të kryejë testin përfundimtar të përpjestueshmërisë, për opinionin shqiptar'.

'Shteti te beje Testin e Perpjestueshmerise' - 1 km bregdet shqiptar, fiton 10.2 km2 siperfaqe detare. 1 km bregdet i Republikes se Greqise, fiton 15.4 km 2 siperfaqe detare - tha z.Pasha.
Armand Vinçani - ish shef i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise prej v.1993-1995. Sot jeton ne SHBA
Imazh
| 28/10/2009 |
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4569
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pakti Detar, profesor Shehu: Nuk ka ndarje kufijsh pa hartë
Imazh

INTERVISTE / Hartografi i shquar shqiptar, Prof. Dr. Agim Shehu thote se Kuvendi duhet të rishtyjë ratifikimin, pas mbledhjes së grupit studimor

"Hartografi është si një sy për atë që kryen një vepër studimore, që firmon një ligj, që hap një udhë, që vëzhgon një hapësirë detare. Kështu që dua t'ju flas".
Prof. dr. Agim Shehu, njëri prej hartografëve më të shquar të Shqipërisë, në një intervistë për gazetën "Shekulli" përsërit apelin e bërë nga oponenca për marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, se nuk mund të ketë ndarje të sipërfaqeve detare, pa pasur më parë hartën përkatëse

Prof. Shehu, cili është opinioni juaj për marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke pasur parasysh se ekipi ynë negociator ende nuk ka një hartë?

Hartografi është si një sy për atë që kryen një vepër studimore, që firmon një ligj, që hap një udhë, që vëzhgon një hapësirë detare. Kështu që dua t'ju flas. Që ditën e parë që lexova mbi Marrëveshjen Detare dhe dyshimet për një skandal të madh, të ndarjes së atij kufiri, kam qenë i shqetësuar. Dhe vijoj të jem. Gjithnjë si një hartograf. Sepse ato vija që hiqen në harta, ato koordinata që projektohen, janë pjesë e shpirtit dhe trupit të kombit. Prandaj, dua të prononcohem, jo thjesht për të vlerësuar, studimin e Prof. Pashës, por për të mbështetur idenë, se kjo marrëveshje në pikëpamje ligjore dhe hartografike, të trondit, prej fakteve që po publikohen nga gazetat.
Ne duhet t'i bëjmë apel Kuvendit të Shqipërisë, se nuk është fjala për t'i krijuar shqetësime mbarëvajtjes së punëve që bëhen në klimën e marrëdhënieve të mira me shtetin fqinj Greqinë, por jemi për drejtësinë dhe barazinë në këtë përcaktim kufijsh historikë, për shqyrtimin shkencor, bindjen e përbashkët para se ta çojmë në ratifikim. E ndjej si një obligim kombëtar, shqetësimin e ngritur, prandaj, sa më shpejt të gjendet një instrument, ritrajtimi të argumenteve që jepen, nëpërmjet një grupi pune, i cili duhet të bëjë një punë të pavarur, të hedhë dritë dhe të saktësojë këto argumente.

Pse duhet të nxitohemi?

I kemi të gjitha mundësitë shkencore për të dritësuar në mënyrë hartografike këtë marrëveshje, sepse vetëm në mënyrë vizuale nga hartat që janë publikuar, të lindin dyshime të mëdha. Dëshmia që na u soll këto ditë se mungon harta e marrëveshjes është një nga faktet më të dyshimtë, pasi për mua Fjala kthehet në shenjë, simbol, hartë, mandej duhet t'u jepet, ligjvënësve për ta njohur dhe miratuar. Marrëveshja është kryer nga të dy palët dhe ne s'kemi hartë. Të vjen çudi sesi mund të pranohet argumenti "se duhet të miratohet marrëveshja pastaj të bëhet harta, kur në të vërtetë është e kundërta...".
Unë, si hartograf, nuk mund të pranoj vendosjen me koordinata të një pike me numrin 150 vetëm nga dy shtete, pa praninë e Italisë, ku të jetë një hartë e përbashkët, e së njëtës saktësi dhe në Sistemin Ndërkombëtar. Nuk dua të vijoj me argumente të tjerë, sepse nuk është vendi, por t'i përcjell znj. Jozefina Topalli, respektin tim të thellë dhe i lutem që me maturinë e saj, të gjejë mënyrën më të mirë që të shtyjë deri në një kohë të përshtatshme ratifikimin e kësaj marrëveshjeje dhe të ngrejë një grup studimor të posaçëm me juristë të së drejtës ndërkombëtare, ushtarakë, diplomatë, historianë dhe gjeografë, gjeodetë dhe hartografë për t'i parë në hollësi argumentet e sjellë nga Prof. Pasha.
Armand Vinçani | 28/10/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Italia ndërhyn për kufirin me Greqinë
Imazh
Për të parën herë Roma zyrtare është prononcuar për marrëveshjen mbi kufirin e detit Jon. Flet konsulli italian në Vlorë: Faktet do të verifikohen në momentin e duhur

Italia kërkon zyrtarisht përfshirjen në paktin për kufijte detar në detin Jon, i cili është mbyllur me një marrëveshje të kontenstueshme mes qeverisë shqiptare dhe asaj tqë greqisë, nga Kryeministri parardhës, Kostas Karamanlis. Pas një periudhe të gjatë debati publik, një nga diplomatët e Romës dhe posaçërisht konsulli në Vlorë, zonë që përfshin territorin e Jonit, ka ndërhyrë në debat duke kërkuar kujdes nga Tirana dhe Athina. Në kulmin e debatit publik për kufijtë detare me Greqinë, fqinji tjetër i Shqiperisë, Italia, e cilëson marrëveshjen një çështje mjaft delikate që duhet parë me kujdes. Konsulli italian në Vlorë, Sergio Strozzi, në një intervistë për “Vizion Plus”, ka deklaruar se megjithëse është herët për të bërë komentet përfundimtare, faktet e paktit për kufijtë do të verifikohen në momentin e duhur. "Marrëveshja për ndarjen e kufijve detarë është një çështje dypalëshe. Në këtë fazë të kësaj marrëveshjeje është ende shpejt nga ana jone, nga ana e shtetit italian, të bëjë komente për këtë argument mjaft delikat, i cili duhet të përballohet, vlerësohet dhe verifikohet në momentin e duhur", shprehet Strozzi.
Tre ditë më parë, Ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta, duke iu referuar marrëveshjes e sidomos pikës së diskutueshme 150 në kanalin e Otrantos, tha se çështja do të zgjidhet me marrëveshje trepaleshe, duke përfshirë kështu edhe Italinë. Për shkak të polemikave që ka shkaktuar ndarja e kufirit me Greqinë, parlamenti shtyu ratifikimin e marrëveshjes. Në të njëjtën kohë, Partia Socialiste ka dorëzuar një ankimim në Gjykaten Kushtetuese, duke pretenduar se është shkelur ligji për sovranitetin territorial. Por edhe specialistët e nautikes në Universitetin e Vlorës, në bashkëpunim me ekspertë të së drejtës ndërkombëtare, kanë nisur një ekspertizë për të verifikuar nëse ekzistojne shkelje në mënyrën e ndarjes. Javën e shkuar ka vizituar Romën shefi i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta dhe sipas burimeve është biseduar edhe për këtë çështje, ku Meta ka shprehur gatishmërinë për konsultime edhe me palën italiane.
Në fakt, deti Jon është një zonë tri shtetërore, pasi përveç Shqipërisë dhe Greqisë, përfshinë dhe Italianë. Në fakt, Roma zyrtare ka kërkuar që të japë ekspertizën e saj që vitin e kaluar, por që nuk është pranuar nga shefi i atëhershëm i diplomacisë, Lulzim Basha. Me ardhjen e socialistëve të PASOK-ut në krye të qeverisë greke, pritet një performancë më shumë shumëpalëshe dhe e qasur drejt dialogut sesa qeveria paraardhëse e konservatorit, Kostas Karamanlis. Në Tiranë, ka plasur një debat i madh mes shoqërisë civile, politikës dhe ekspertëve të fushës, të cilët akuzojnë qeverinë se i ka falur Greqisë një territor që i takonte Shqipërisë.
Por qeveria e ka përenjeshtruar këtë fakt, duke shtruar si argument se Porti i Sarandës, i cili është “molla e sherrit” është një port i hapur në dikumentet ndërkombëtare mund të ankorohen në të anije shqiptare dhe greke. Por çështja tashmë që përfshin intëeresa të rrugëve të gazësjellësit ndërkombëtar nga Rusia në Itali nuk përbën një “patate e nzehtë” thjesht për politikën shqiptare, por më shumë ajo është kthyer në një çështje gjeopolitike për administrimin e ujërave të deti Jon, një fakt i ngjashëm me rastet historike të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Por edhe në këtë rast Shqipëria, ka humbur pjesë nga territori i saj. Por e rëndësishmja e kësaj çështje e është se nuk dihet se çka përfituar qeveria shqiptare për këtë tërheqjeje...



Strozzi

“Marrëveshja për ndarjen e kufijve detarë është një çështje dypalëshe. Në këtë fazë të kësaj marrëveshjeje është ende shpejt nga ana jone, nga ana e shtetit italian, të bëjë komente për këtë argument mjaft delikat, i cili duhet të përballohet, vlerësohet dhe verifikohet në momentin e duhur"



Meta

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta, duke iu referuar marrëveshjes e sidomos pikës së diskutueshme 150 në kanalin e Otrantos, tha se çështja do të zgjidhet me marrëveshje trepaleshe, duke përfshirë kështu edhe Italinë



Idrizi: Duhet transparencë e plotë për marrëveshjen



Kryetari i Partisë Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, njëkohësisht deputet i kësaj partie vlerëson se marrëveshja e kufirit detar mes Greqisë dhe Shqipërisë është një akt juridik i rëndësishëm, që, sipas tij, “përcakton për herë të parë kufinjtë detar mes dy vendeve fqinje”. Në një prononcim për mediat, Idrizi u shpreh se "fakti që ka zëra pro dhe kundra tregon se ndoshta ishte e nevojshme që të bëhej një transparencë për publikun përsa kohë që ka paqartësi”. “Ne dhe opinioni publik do të kemi të gjithë kohën e nevojshme për të bërë transparencën e saj", tha Idrizi, i cili shtoi se “koha deri në kalimin e kësaj marrëveshjeje për miratim në Kuvend do të jetë koha e nevojshme që ne dhe opinioni publik të heqë të gjitha paqartësitë që ka". Vlerësimi i kryetarit të PDU-së, Shpëtim Idrizi për marrëveshjen e kufirit detar mes Greqisë dhe Shqipërisë, bëhet në një kohë kur PS dhe disa parti të tjera politike e kanë ankimuar atë në Gjykatën Kushteutese. Shqipëria dhe Greqia nënshkruan në 27 prill marrëveshjen për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Ndërkohë, Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar projektligjin për marrëveshjen detare me Greqinë që përcakton koordinatat e reja ujore mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe një kufi ndarës në masë të barabartë mes dy shteteve, 150 pika ndarëse në të gjithë sipërfaqen ujore. Sipas projektligjit, kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të përcaktohet në përputhje me parimet e baraslargësisë. Ky projektligj pritet të shqyrtohet në Kuvend. Mazhoranca dhe opozita kanë shprehur qëndrime krejt të ndryshme për çështjen, njëra palë duke akuzuar qeverinë se ka lëshuar territor të Republikës, ndërsa pala tjetër është mbrojtur duke deklaruar se nuk është dhënë asnjë centimetër i bregdetit që i takon Shqipërisë.



Debati

“Koha deri në kalimin e kësaj marrëveshjeje për miratim në Kuvend do të jetë koha e nevojshme që ne dhe opinioni publik të heqë të gjitha paqartësitë që ka"



Akuzat

Athina: Mafia italiane ndoti Jonin



Autoritetet greke kanë nisur të hetojnë mbi alarmin e dhënë dy javë më parë nga Italia se në thellësitë e detit Jon janë hedhur mbeturina radioaktive. Alarmi u dha nga vetë mafia italiane kalabreze që njoftoi autoritetet në Greqi se materiale toksike janë hedhur në detin Jon që lag edhe brigjet e Shqipërisë. Një prej anëtarëve të mafias kalabreze i quajtur Francesko Fonti u ka thënë autoriteteve italiane se është përfshirë vetë në mbytjen e anijeve me materiale radioaktive në Jon, si pasojë e një operacioni për t’iu shmangur ligjit vendas. Sipas mediave greke Kathimerini, Earth Times, citohet dhe një organizatë ambientaliste italiane ‘Legambiente’, se 30 mjete lundruese mund të jenë zhytur në këtë mënyre në 20 vitet e fundit, 7 nga të cilat janë fundosur afër ishujve joniane Paksoi, Cefalonia dhe Zakinthos. Sipas mafiozit kalabrez Fonti, anijet mbartnin mbeturina toksike nga kompanitë farmaceutike, të cilat e kishin paguar mafian me një shifër prej 1.5- 15 milionë dollarë për cdo anije që fundosej larg tyre.
Ylli Pata
Korrieri
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Kur Shteti hedh farën e Konfliktit Civil

Imazh

Këto ditë, në bregun e detit nga Palasa në Nivicë, ka ndodhur një fenomen. Në mënyrë të heshtur e pothuajse tinëzare, segmente të caktuara, të cilat edhe përgjegjësinë në këtë rast e kanë të shpërndarë e deri diku jetime, kanë filluar procedurën e hipotekimit të tokave, në bazë të shpërndarjes së tokës me Ligjin 7501.

Por e veçanta është se këto segmente, të cilat natyrisht që mendohet të kenë edhe një dirigjim nga shtresa të caktuara, që deri diku komandojnë edhe shtetin, po e realizojnë këtë proces vetëm në një fshat të bregut të detit, në Borsh. Dhe natyrisht kjo ka disa shpjegime dhe arsye. Arsyeja më e fortë është se këto segmente mafioze e kanë të qartë se është e pamundur hipotekimi i pronave në fshatrat e tjera të Bregut, për shkak të kompaktësisë që ata kanë shfaqur në drejtim të trashëgimisë së pronës. Në përgjithësi, në këto fshatra, pavarësisht disa mosmarrëveshjesh, trashëgimtarët e kanë ruajtur dhe mbajtur me mënyra të ndryshme vëllazërinë dhe trashëgiminë, duke ua bërë të qartë edhe vetë shtetit se problemet tona me pronën brenda vëllazërisë i zgjidhim vetë. Dhe shteti është tërhequr e nuk ka guxuar t’i shtyjë më tepër urët e zjarrit; për këtë problem shteti nuk ka guxuar të ndërhyjë.

Në këto fshatra askush nuk ka kurajë të ndërhyjë për asgjë, le më të guxojë të ndërtojë në pronën e tjetrit. Fshatrat kanë funksionuar pothuajse si hallka të një zinxhiri, derisa kohët e fundit u këput njëra nga hallkat, që bregasit ja kishin frikën: Borshi, i cili edhe në këtë rast luajti rolin e “kolonës së pestë” dhe ua bëri me të pabesë, jo vetëm bashkëfshatarëve, por edhe krahinës. Personalisht, duke punuar për shumë kohë në sistemin e Hipotekës në Sarandë, arrita të njoh psikozën e anëtarëve të komisioneve të Borshit dhe nuk u çudita me këtë që duan të bëjnë. Gjatë gjithë asaj kohe, të vetmit persona që vinin pothuajse në Hipotekë dhe që kërkonin me ngulm të regjistronin tokat ishin nga Borshi.

Nuk kishte javë që të mos vinin e të trokisnin në zyrë, herë veç e veç e herë së bashku kryepleqtë, kryetarët e komisioneve, që ndërroheshin shpesh, së bashku me gjeometrin e përhershëm e të famshëm të Borshit, Jakup Xhelilin, zullumet e të cilit me pronat e Borshit nuk do të ketë perëndi t’i zgjidhë. Po të arrijnë borshiotët të zbulojnë se çfarë ka punuar ai me pronat e tyre, i punojnë qindin. Vinin e rrinin aty pas derës së Hipotekës si lypsarë, si servilë, shumë të neveritshëm. Sidomos, për një farë Meleq Marku, për të cilin në zyrat tona filluam të vinim edhe baste, nëse do të vinte këtë të hënë apo jo?

Unë e kuptoja se me këtë veprim ata donin të mbulonin edhe maskarallëqet që kishin bërë me pronat e bashkëfshatarëve të tyre, pisllëqe që unë i njoh shumë mirë, i di se si dhe ku janë bërë. Së shpejti do t’i bëj të ditura edhe për opinionin publik, edhe për borshiotët e ndershëm, sidomos ata që fati i largoi nga Borshi, gjatë rrjedhës së historisë. Jo se sot në Borsh nuk ka elementë të pastër, me vlerë, por ata janë pak dhe i ka mbuluar ajo pjesë që përbën llumin e borshiotëve. Fiset më të pastra dhe më të dëgjuara të Borshit, më 1914-n u larguan dhe nuk u kthyen më, dhe i bënë derman vetes kudo ku u ndodhën nëpër Shqipëri e deri në Turqi a në Amerikë.

Në Borsh u kthyen vetëm shumica e atyre që nuk mbanin dot poturet e tyre. Dhe, nga fara e tyre, mendoj se janë këta që morën sot në dorë fatet e Borshit. Nga respekti dëshiroj t’u bëj të ditur të gjithë borshiotëve të larguar nëpër Shqipëri se, së shpejti do t’u tregoj për maskarallëqet që janë bërë mbi pronën e tyre; sot mund t’u them se emrat kryesorë, që e gatuan këtë katrahurë në Borsh, janë bërë të ditur edhe më përpara në shtypin e përditshëm disa herë, por midis tyre unë do të veçoja disa. Strumbullari i kësaj katrahure, të cilën e ka filluar qysh kur ka qenë aktivist rinie brekëgrisur i thekur i komunizmit e deri në komisionet e sotme, ka qenë Meleq Marku, i cili zotëron edhe dokumente të të gjitha periudhave. Ndihmës kryesor ka pasur Ardian Matin e më pas shumë elementë e fise të tjerë të Borshit, disa prej të cilëve e paçin haram trashëgiminë nga rrjedhin.

Gisht kanë pasur të gjithë kryepleqtë e këtyre viteve, duke filluar nga Bedri Husi, Novruz Hizmo, Fuat Mati e deri te ky i sotmi. Kryetarët e komisioneve kanë qenë të panumërt, ku përfshihen që nga Llahe Hysi, Genc Husi, Sami Mati, Luan Kodhima deri tek ai që i ka vënë vulën e fundit kësaj katrahure, Mejdan Memoaliu. Pa harruar ata që vinin rrotull tyre gjatë gjithë kohës, si pjesëtarë të fiseve Çika, Lala në Shkallë, Hizmo etj. Së shpejti do të shkruaj për shumë nga pisllëqet e tyre, por, mbi të gjitha, do të dokumentoj me fakte se sa sipërfaqe tokë këta zotërinj kanë lënë të pandarë, të fshehur nëpër dokumente dhe me mendimin që ta përdorin më pas. Është pothuajse 30% e sipërfaqes së vënë në dispozicion që mbahet e fshehur, fakt që e vërtetoi edhe Kontrolli i Shtetit. Dhe, së fundi, dua t’u kërkojë ndjesë atyre borshiotëve, për të cilët kam respekt, për titullin në artikull.

Nuk e kam me të keq, por dua të shpreh neverinë për këta plehrat që gatuan e gatuajnë akoma këtë katrahurë me pronat e tyre në Borsh. Sepse historikisht, Borshi ka qenë pjesë e pandarë e bregut të detit, gjatë shekujve luftë për mbijetesë, dhe nuk është ndarë kurrë. Pothuajse të gjitha fiset tona himarjote kanë pasur vëllamëri me fise të Borshit, miqësi që ruhet akoma në shumë nga familjet tona në Himarë. Fjalën “turk” po e përdor për ata borshiotë që prenë në besë vëllezërit e tyre. Nëpër familjet tona në Himarë akoma flasin me respekt të veçantë për fiset e Hilajve, Koçiajve, Aliajve, Totajve, Lekajve, Goxhajve, Hoxhajve, Bedajve, Vasilajve, Isufajve etj.

Dhe, njëkohësisht, na vjen edhe keq për pabesinë që po ua bëjnë vëllezërit e tyre në Borsh. Por, njëkohësisht, besoj se ata e dinë që borxhin për këtë pabesi duhet ta kërkojnë te palaçot që përmenda më sipër. Dua t’i mbyll këto rreshta me fjalët që një burrë i ndershëm në Borsh, Cano Noga, ua tha bashkëfshatarëve të tij qysh në vitin 1991, kur vendosën të ndajnë tokën me Ligjin 7501: Mos e zbatoni këtë ligj, se do t’i bëni dëm të madh jo vetëm Borshit, por edhe fëmijëve tuaj, do t’i lini me sherr për gjithë jetën. Do ta lini Borshin pa zot dhe do të vijë një kohë që borshioti do të rrihet vendçe në fshat të tij. Borshin do ta gëzojnë të huajt…

Kjo kohë erdhi, sepse u bënë disa raste që borshiotët tuaj rrihen dhe hanë dru nga të ardhurit, dhe asnjë nuk ndihet. Ndërkohë që te ne në Himarë nuk guxon kush të ngrejë zërin, dhe jo më dorën kundër himarjotit. Ne nuk pyetëm për dhunën e Enver Hoxhës, dhe jo më për këta legenët sot, që e kanë mendjen vetëm si e si të mundin të marrin ndonjë copë nga pronat tona. Por, për sa i përket Borshit, fjalët e bashkëfshatarit të tyre fatkeqësisht u bënë realitet dhe përgjegjësia është dhe do të mbetet e një grushti borshiotësh, e atyre që përmendëm më sipër. Personalisht, ndihma e vetme që mund t’u jap borshiotëve është botimi së shpejti në gazetë i të gjithë materialeve komprometuese, që kam grumbulluar për komisionet e Borshit. Dhe jo vetëm për Borshin.

Redaksia e Politikës

Artikulli i botuar sot në gazetën “Libertas”, me titullin domethënës “Turqit e Borshit”, nuk do të mbetet i vetëm. “I vetëm”, në këtë rrumpallë 20–vjeçare që, gabimisht na është ngulitur në mendje, si “Reformë e Pronësisë”. Ai është vetëm fillimi i një cikli artikujsh denoncues, të bazuar në fakte dhe të dhëna konkrete, të cilat, me gjuhën e argumentit dhe të dokumenteve do të zbulojnë panoramën e korrupsionit dhe të lojërave që fshihen pas etjes thithëse për tokat e Bregdetit.

Aty këtu, autori, dëshmitar i këtyre manipulimeve dhe njohës i mirë i problematikës në Bregdet, përmend emra personash konkretë që, për shkak të detyrave të ndryshme, përfshihen në manipulime të ndryshme, për hir të përfitimit. Por një vështrim më i thellë duhet ta bëjë të qartë për të gjithë se, në të vërtetë, nuk janë këta fajtorët e vërtetë; ata ndoshta janë vetëm pjesë e një ingranazhi të sofistikuar, që zë fill në Tiranë. Është ky mekanizëm që mbjell prej vitesh konfliktin mes qytetarëve të këtij vendi, me ligje dhe akte normative, me vendime që pasojnë njëri–tjetrin, me shpikje nocionesh të paqena dhe që ua kalojnë edhe ëndrrave shpronësuese të Komunizmit, ai, që në mënyrë cinike përbën thelbin e Padrejtësisë, të cilën teorikisht është mandatuar ta luftojë.

Pse është i rëndësishëm ky cikël artikujsh atëherë, kur prej vitesh funksionon një shoqatë apo disa shoqata pronarësh, kur ka intervista pa fund rreth këtij problemi? Është një pyetje e natyrshme, por që ka një përgjigje po kaq të natyrshme. Në gjithë këtë lumë qëndrimesh të ndryshme, pak mund të shohësh se ka një denoncim përgjegjësish, aty mund të pikasësh ndoshta edhe mëkatin e negocimit, për përfitim personal. Askush pra nuk flet hapur, lidhur me këtë llurbë 20-vjeçare, që i trajton qytetarët e këtij vendi mbi standarde të dyfishta, të cilat tjetërsohen në vetvete, përmes parimit të një pushteti që operon pa frikë edhe me metodat e banditizmit.
Për të folur me gjuhën e një shqetësimi, që ngrihet në artikull, duhet nënvizuar se një nga lëndët e këtij sulmi, që zë fill nga Tirana, është komuniteti njerëzor i migruar në këto vite drejt zonave të Bregdetit. Një bateri sulmi, që shpërblehet dhe vepron pas vellos kushtetuese të Lëvizjes së Lirë. Pa asnjë diskutim që kjo Lëvizje duhet të jetë e tillë, e Lirë, por ajo nuk mund të vijojë edhe sot e kësaj dite, që të përdoret për të Zënë frymën e dikujt tjetër. Pse, përndryshe, ky shtet po shkon drejt formësimit të dy kategorive shqiptarësh, informaliteti i të cilëve apo raporti luajal me institucionet do të duhet të gjejë rrugë të reja.
Gazeta Libertas
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 1010
Antarësuar: 27 Janar 2009, 01:10
Pakti me Greqinë, nesër, dokumentat shtesë në Kushtetuese

Imazh


UPDATE- Partitë opozitare që kanë ankimuar marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë janë të vendosura ti shkojnë deri në fund transparencës së saj në Gjykatën Kushtetuese. Kur kanë mbetur më pak se dy ditë nga skadimi i afatit kohorë për dorëzimin e dokumentacionit plotësues, siç janë programet dhe statutet, 6 partitë që kanë kundërshtuar këtë marrëveshje në Gjykatë, konfirmojnë se do ta plotësojnë këtë kërkesë të Gjykatës brenda datës 9 Nëntor, për ti hapur rrugë më pas vlerësimit të tyre nga ana e trupës së gjyqtarëve në dhomën e kolegjeve treshe.

Opozita

Partia Socialiste dhe pesë aleatët e saj të vegjël, jo vetëm nga spektri i majtë por edhe ai i djathtë do të paraqesin brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të gjithë dokumentacionin plotësues që kjo e fundit ka kërkuar në bazë të së drejtës që i jep ligji i saj organik në rastin e gjykimeve të marrëveshjeve ndërkombëtare. I kontaktuar nga gazeta "Shekull", deputeti socialistë Saimiri Tahiri, i cili edhe dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese në emër të 6 subjekteve politike që kundërshtojnë termat e kësaj marrëveshje, ka siguruar dje se opozita kur ka ndërmarrë këtë hap ka qenë serioze dhe ndaj do të vërë në dispozicion trupës gjykuese të gjithë dokumentacionin që ajo kërkon. "Do të paraqesim dokumentacion shtesë që na është kërkuar brenda afatit që Gjykata në ka lënë.

Këtu konfirmoj se të njëjtën gjë përveç PS-së do e bëjnë edhe 5 partitë e tjera që ashtu si ne kanë ankimuar këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese", - u shpreh Tahiri. Ndërkohë nga burime pranë Gjykatës Kushtetuese konfirmohet se dy prej partive që kanë firmosur kërkesën, Partia Socialdemokrate dhe Partia Demokristiane kanë paraqitur dokumentacionin e kërkuar, por që sërish nuk është konsideruar i plotë nga ana e trupit gjykues.

Sipas të njëjtave burime mësohet se shkak për refuzimin e dokumentacionit të paraqitur nga PSD dhe PDK është bërë vetëm mungesa e paraqitjes edhe një herë nga secila parti e kërkesës që më parë në këtë gjykatë e dorëzoi deputeti Saimir Tahiri. Pra bëhet fjalë vetëm për një pengesë formale, që këto forca pritet ta tejkalojnë ditën e hënë deri në orën 4 kur dhe përfundon dhe orari zyrtar i punës në Gjykatën Kushtetuese.

Dokumentacioni

Gjykata Kushtetuese pasi nisi shqyrtimin e kërkesës së 6 partive politike: PS, PDS, PSD, PDK, G99 dhe PLiDr për të shpallur si antikushtetuese marrëveshjen "Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare", ose siç njihet ndryshe marrëveshja që bënë ndarjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, vendosi një javë më parë që të kërkojë më parë prej tyre plotësimin e saj me një dokumentacion shtesë për të parë legjitimitetin e palës ankimuese në këtë çështje. Bëhet fjalë për statutet dhe programet e këtyre forca, mbi të cilat ato normojnë jetën e tyre politike dhe përcaktojnë parimet kryesore për realizimin dhe mbrojtjen e të cilave ato ekzistojnë.

Sipas ligjit të këtij institucioni, subjektet që kanë paraqitur kërkesën duhet të argumentojnë para gjykatës se ato kanë lidhje me objektin që trajton kjo marrëveshje dhe se në dokumentat e tyre themeltar duhet të kenë të sanksionuara mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit të vendit, një element ky për të cilin gjashtë partitë i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë në ankimimin e tyre. Për plotësimin e këtij dokumentacioni gjykata i ka lënë këtyre forcave afat deri në datën 9 Nëntor. Në këtë mënyrë këto forca brenda afatit të vënë në dispozicion nga Gjykata Kushtetuese do të duhet që në mënyrë të veçuar të paraqesin në rrugë zyrtare pranë saj statutet dhe programet e tyre, si dhe kërkesën ku japin argumentat e tyre kundër kësaj marrëveshje.

Pas paraqitjes së këtij dokumentacioni gjykata do të nisë edhe një herë shqyrtimin e ligjshmërisë së këtyre forcave në goditjen e kësaj marrëveshje dhe më pas juridiksionin e saj në gjykimin e kësaj çështje. Vetëm pas këtyre dy hapave gjykata do të vendos nëse do ta kaloj ose jo çështjen për shqyrtim në seancë plenare, ndërkohë që vendimi përfundimtar mbi pretendimet e opozitës duhet të jepet brenda datës 20 Nëntor.

Pika të kërkesës së opozitës

Mungesa e plotë e transparencës që ka shoqëruar përgatitjen, negocimin dhe firmosjen e kësaj marrëveshjeje nga Këshilli i Ministrave

Moskonsiderimi i fakteve historike lidhur me kufirin shqiptaro - grek.

Mungesa e hartës shoqëruese që përcakton qartë dhe dukshëm vijat e përcaktimit të kufirit dhe të ndarjes së hapësirës detare (delimitimit) ndërmjet palëve nënshkruese

Mungesa e ushtrimit të kujdesit të domosdoshëm nga ana e autoriteteve shqiptare në përcaktimin e koordinatave të delimitimit të hapësirës detare, duke mos shfrytëzuar siç duhet parashikimet në Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Të Drejtën e Detit (UNCLOS)

Neglizhenca e qeverisë ndaj reagimit të opinionit publik, ekspertëve të fushave të ndryshme të cilët pretendojnë për mungesë konsultimi publik, si dhe refuzimin për të shfrytëzuar ekspertizën më të mirë të vendit në përcaktimin e kushteve të kësaj marrëveshje me interesa madhore, si dhe ngutja për negocim të kësaj marrëveshjeje, kur çështje të tilla marrin shumë vite kohë negocimesh mes palësh

Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë vjen në kundërshtim dhe në shkelje të hapur me kufirin detar ekzistues ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë siç është përcaktuar nga të gjitha hartat e kohës që nga viti 1925 deri në ditët e sotme.

Konventa e të Drejtës së Detit (Konventa e Montego Bay, UNCLOS 1982), nuk ka gjetur zbatimin e duhur, madje është zbatuar në dëm të interesave kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe tërësisë territoriale të vendit tonë.

Marrëveshja ka konsideruar tërësinë ishullore të Arkipelagut të Korfuzit dhe secilin prej ishujve si pika skajore për ndarjen dhe përcaktimin e kufijve detarë dhe Shtratdetit (Shelfit Kontinental). Ky fakt i ka shkaktuar dëm interesave kombëtare dhe tërësisë territoriale të vendit, veçanërisht përgjatë pikave 125 dhe 137 të marrëveshjes.

Në marrëveshje nuk janë marrë parasysh kushtet që parashikohen në UNCLOS për shtetet që ndodhen përkundruall. Në këtë rast, Ngushtica e Otrantos i përket vetëm dy shteteve, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë, fakt ky që nuk është mbajtur parasysh nga marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë.

Në vijën hyrëse detare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë dhe veçanërisht në ngushticën veriore të Korfuzit, nuk është mbajtur parasysh përcaktimi i Komisionit Ndërkombëtar të Përcaktimit të Kufijve ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë (1913, Miratuar me Aktin Final të Parisit, 1926).

Duke u nisur nga përcaktimi i njohur ndërkombëtar, sipas së cilit "Vija ndarëse ujore detare në Kanalin e Korfuzit kalon mespërmes tij...", shkëmbi "Barketa" ndodhet 60 metra në Lindje të vijës së mesme. Sipas këtij përcaktimi ky shkëmb i takon Republikës së Shqipërisë. Në marrëveshjen e nënshkruar nga RSH dhe RG, "Shkëmbi Barketa" është konsideruar si pikë skajore e Arkipelagut të Korfuzit prej të cilës është matur vija e re e mesme. Kjo ka cenuar tërësinë territoriale të RSH me një dëm prej 1.5 kilometrash.


****


Hartografët: Humbim edhe më shumë se 354.4 km2 det nga Pakti me Greqinë

UPDATE - Shqipëria ka humbur më tepër se 354.4 km katrorë det nga kufijtë e vendosur sipas marrëveshjes për mënjanimin e ujërave detarë dhe ndarjen e shelfit kontinental.


Një grup ekspertësh hartografë, kanë arritur me anë të formatit satelitor (numerik) të nxjerrin të dhënat për gjatësinë e vijave bregore të Shqipërisë dhe Greqisë si dhe të sipërfaqeve ujore që kanë përfituar sipas marrëveshjes së prillit 2009.


Grupi i ekspertëve hartografë, e ka bërë matjen pak ditë më parë dhe në mënyrë të pavarur nga qeveria, e cila nuk ka pranuar deri më sot asnjë oponencë për marrëveshjen detare me Greqinë, e cila pritet të ratifikohet në Parlament për të hyrë në fuqi.


Matjet u llogaritën me një hartë në formatin satelitor (numerik) në shkallën 1: 100 000, ku u hodh vija e marrëveshjes, e prej saj morën të dhënat për gjatësitë e vijave bregore të dy shteteve si dhe të sipërfqeve ujore që janë përfituar.


Sipas matjeve 1km vijë bregore shqiptare përfiton 10.2 km2 ujëra detarë dhe shtratdet Kontinental, ndërsa 1km vijë bregore e Republikës së Greqisë përfiton 17.2 km2 ujëra detarë dhe shtratdet Kontinental. Studimi me metodën satelitore ka "zhvlerësuar" edhe një pjesë të studimit të Prof. Asoc. Dr. Myslim Pasha, të kryer pak kohë më parë.


Sipas mjeshtrit të kërkimeve duke përdorur testi ndërkombëtar të përpjestueshmërisë, dilte rezultati që 1km gjatësi bregore shqiptare përfitonte 10.2 km2 ujëra detare, ndërsa 1 km gjatësi bregore e Republikës së Greqisë përfitonte 15.8 km2. "Rrëzimi" i matjeve të bëra nga Pasha, nga ana e hartografëve të pavarur, me anë të hartës satelitore ka shtuar dukshëm sipërfaqen e detit që humbi Shqipëria, nëse lihen kufijtë e fiksuar në marrëveshjen e nënshkruar 7 muaj më parë.


Sipas studimit më të ri, diferenca e krijuar, nuk e rrëzon studimin dhe oponencën e kolonelit në rezervë Pasha, ajo vetëm sa thellon skandalin. Hartografë që bënë matjet e reja thonë se Konventa e vitit 1958 e përcakton "equidistance line" (vijën e baraslarguar) si vijën çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta nga të cilat matet gjerësia e detit Shtetëror ndërmjet dy shteteve ".


Por, roli i privilegjuar i kësaj metode u godit rëndë nga disa vendime të Gjykatës Ndërkombëtare të cilat nuk e morën për bazë këtë metodë në gjykimin e tyre, pasi ajo çonte në pabarazi.


Diskutime të shumta u bënë por goditja e metodës së baraslargësisë shkoi aq larg, sa në Konventën e 1982, ky nocion (pra baraslargësia) hiqet fare nga nenet 74 (që ka të bëjë me Hapësirën e veçantë Ekonomike = Exlusive Economic Zone) dhe 83 (Shtratdeti Kontinental= Continental Shelf) të Konventës, dhe mbeten vetëm në nenin 15 (që ka të bëjë vetëm me detin Shtetëror). Sipas nenit 74 të UNCLOS.


"Mënjanimi i Hapësirës së Veçantë Ekonomike (Exlusive Economic Zone) ndërmjet shteteve me brigje kundruall, apo ngjitur do të kryhet sipas marrëveshjes bazuar në ligjin ndërkombëtar siç referohet në nenin 38 të statutit të Gjykatës Ndërkombëtare, me qëllim që të arrijë në zgjidhje të BARABARTË (EQUITABLE SOLUTION)." Po kështu edhe neni 83 paragrafi i parë përdor të njëjtën gjuhë.


Marrëveshja me Greqinë sipas hartografëve nënkupton se për përcaktimin e vijës bazë mund të jenë përdorur kritere që lidhen me konceptin e arkipelagut (Neni 47 i Konventës), çka i mundëson palës greke përdorimin "edhe të një shkëmbi mbi sipërfaqen e ujit ...si pikë referimi për ndarjen e sipërfaqes ujore", siç është përdorur shkëmbi Barketa.


Kjo duket tek përmbajtja e Nenit 1 të Marrëveshjes, ku në tekstin e paqartë shqip, në kllapa, përmendet termi "Vijë bazë ishullore". Kjo ka sjellë një vijë bazë kryekëput në favor të palës greke dhe rrjedhimisht cënon në thelb parimin e baraslargësisë dhe dëmtimin e interesave të palës shqiptare.

Rastet, si ka ndodhur me shtetet e tjera

Rasti i parë ka qenë rasti i Libisë me Maltën ku Gjykata vendosi mënjanimin e kufirit ne favor të Libisë. Por raste të tjera, ku ky test është përdorur janë pa fund në negociata dhe në Gjykatë. I tillë ka qenë rasti i Ukrainës me Rumaninë.


Ky test është përdorur gjerësisht si argument nga Turqia, për çështjen e Detit Egje me Greqinë ku edhe ata përballen me arkipelagun e ujdhesave Egjeane ( të Greqisë). Në arbitrazhin e vitit 1985, kur u shqyrtua largësia midis Guinea-Guinea Bissau, Gjykata vendosi refuzimin e përdorimit të metodës së baraslargësisë sepse ajo çonte në pozita të pabarabarta të palëve në kontrollin e hapësirave ujore.


Po kështu, në rastin e mënjanimit të kufirit midis Danimarkës dhe Norvegjisë, në zonën midis Greenland dhe Jan Mayen, Gjykata Ndërkombëtare, pasi vendosi vijën mesore të përkohshme, e korrigjoi atë mbi bazën e parimeve të barazisë, duke konsideruar ndarjen e bregdeteve si dhe rëndësinë ekonomike në peshkim. Të tilla janë rastet e arbitrazhit të vitit 1977 për vendosjen e kufirit detar midis Francës dhe Anglisë etj.


* * * * *


UPDATE - Presidenti i vendit, Bamir Topi ka kërkuar që opinioni publik të ketë më shumë besim tek institucionet shtetërore lidhur me paktin e kufijve ujorë me Greqinë.

Sipas tij në këtë proces që ende nuk është finalizuar duhet të ketë transparencë të plotë.

"Sot nuk jetojmë në kohën e marrëdhënieve të izoluara bilaterale. Ka një realitet të ri dhe Shqipëria, Greqia dhe Italia janë vende anëtare të NATO-s. Sot janë të përparuara teknologjitë për të përcaktuar me saktësi detajet. Procesi do te jete i monitoruar dhe dua të siguroj qytetarët se zgjidhjet institucionale do të jene korrekte"- tha Topi.
Shekulli
Paqja eshte mbreti i kultures, lufta ushtari i saj
Chi è in equilibrio non evolve
.
(shkruar nga une)
Testo shpejtesine e internetit tuaj
Imazh
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4569
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kufijtë, kujt i interesonte vakumi ligjor?
Asnjë shtet në botë nuk mund të shkojë në bisedime pa një paketë ligjore të përgatitur dhe të përpunuar më parë se sa të fillonin procedurat ndarëse

Ajo që ka ndodhur me legjislacionin shqiptar për përcaktimin e Kufijve detarë, të Ujërave territorialë dhe ujërave të Brendshëm është një nga ngjarjet më unike në Botë. Aktualisht ne kemi një histori të një kornize ligjore lidhur me kryefjalët që thamë më sipër. Po kjo është vetëm një histori që mund ta shfrytëzojmë në arkiv.
Reshperojmë në vite dhe gjejmë referime që përputhen edhe me standardet ndërkombëtare. Ndërkaq në vitin 2008, është mbyllur një histori sado e kufizuar, e legjislacionit që të lë pamend, nëse e krahason me praktikën botërore dhe të shteteve fqinjë në Ballkan dhe më tej.
Në Shqipëri nuk ka asnjë ligj apo dekret për Ligjin Shqiptar të Detit, Ligjin e Ujërave të Brendshëm, Ligjin Detin Shtetëror, Hapësirën e Afërt Vijëmore, Hapësirën e Veçantë Ekonomike dhe Shtratdetin Kontinental, Ligjin për vijat bazore normale dhe vijëdrejta bazore, Ligjin për pasuritë nënujore detare dhe shfrytëzim të tyre, Ligjin për zbaticën astronomike, Ligjin për sistemin Koordinativ Botëror dhe Ligjin për Parimin e Baraslargësisë dhe të Barazisë.

Deklarimi i vijave bazore, është orientimi parësor, ku ka fillesën secila matje, një vijë, segment, mbi të cilin, nis një konfigurim, shtrirje gjeometrike, matje, llogaritje, përfshirje në sistem. Secili shtet mbështetet në disa kushte nismore, ligjore dhe gjeodezike, për të vendosur këto vija bazore të cilat janë të përkufizuara në UNCLOS.
Në Ligjin Nr 9861 datë 24.01.2008, pak muaj se të fillonin negociatat për Përcaktimin e Kufijve Detarë dhe të Shtratdetit Kontinental, me Greqinë fqinje i gjithë legjislacioni që kish vijuar më parë është shfuqizuar.
Në ligjin e sipërpërmendur nuk shpjegohet kurrkund dhe as trajtohen termat me të cilat do të ballafaqoheshin negociatorët në bisedime për të mbrojtur të Drejtën e tyre Detare.
Asnjë shtet në botë, nuk e shpërfill legjislacionin kombëtar, asnjë shtet në botë nuk mund të shkojë në bisedime pa një paketë ligjore të përgatitur dhe të përpunuar më parë se sa të fillonin procedurat ndarëse.
Kësisoj grupi ka rënë në grackën e UNCLOS-it e cila nuk mund të parashikojë të gjithë hullitë veçoritë, rrethanat. Aq më tepër që këto veçori shpërfaqen në rastin e Shqipërisë dhe të Greqisë që kanë një histori ndarjesh të kufijve Tokësorë, dramatike dhe ende të papranuar nga njëra palë.
Llojshmëria e veçorive, përballja jo me Dheun Kontinental të Greqisë por me një bashkësi Ujdhesash (arkipelagu i Ujdhesave Joniane , në këtë rast të Korfuzit) i ka gjetur zbuluar negociatorët të cilët nuk kanë dhënë as ndihmesën më të parë që ka lidhje me titullimin e marrëveshjes, të parimeve bazë, por nga mungesa e përvojës " janë mbërthyer në darën" e palës tjetër e cila ka synuar për të arritur në rezultatin e interesit kombëtar të Shtetit që ata përfaqësonin.
Fshirja e Legjislacionit dhe nevoja për ndonjë pasurim tjetër, që lidhet me debatin për "gjirin historik" apo me konceptin tradicional shqiptar të "mesit të kanalit të Korfuzit" për bashkëpunimin me palët e treta etj, ka përcjellë atë "vakum" i cili e nxori Shqipërinë në humbjen e saj më të madhe, të ujërave Detarë dhe të Shtratdetit Kontinental.

Ligji " Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë" i miratuar në muajin Prill të vitit 2001 nuk ka qenë i largët. Vetëm, po të lexosh këtë ligj, të vijnë në kujtesë, shumë orientime.
Ndër to, siç kemi trajtuar edhe më parë të bie në sy përcaktimi vijëdrejtave bazore në përmbyllje të gjireve të Lalzit, të Durrësit, të Derdhjes së Semanit, derdhjes së Vjosës, gjirit të Vlorës , gjirit të Gramës (shiko hartën) Nga sa vihet re, prej tyre vetëm gjiri i Vlorës i përmbush kushtet gjeometrike që përcakton " UNCLOS" ndërsa të tjerët, nuk e plotësojnë.
Kësisoj, ka pasur një interes kombëtar, për të ruajtur ujërat e brendshme, që nuk ndahen gjatë përcaktimit të kufijve detarë. Vetëm gjatë shtrimit në bisedime formësohen deklarimet, diskutohen pranimet dhe mospranimet. Dhe jo të gjitha ato do të pranoheshin. Po të gjitha këto i kanë ngelur historisë.

Neni 3.

1. Ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregut të saj, në një gjerësi prej 12 md, duke filluar nga vija e drejtë bazë, që shkon nga kepi i Rodonit ( Muzhllit) , Kepi i Pallës, i Lagjit ( kala e Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i ishullit të Sazanit, kepi i Gjuhëzës, dhe Gjirit të Gramës dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri PËRMES KANALIT TË KORFUZIT. Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës, në det, deri te kepi i Rodonit, shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro- jugosllav. ( Mali i Zi )

DHE JA: " PËRMES KANALIT TË KORFUZIT "
Kanali i Korfuzit, kanali gjeohistorik dhe jetësor, i të dy vendeve, një nyje aq e njohur jo vetëm nga dy popujt tanë, për gjithë lundrimin Mesdhetar, përbën një nga përballjet më themelore, në këtë përcaktim të kufijve detarë, midis të dy vendeve. Në nenin e sipërpërmendur, tanimë, e kemi me ligj të Parlamentit Shqiptar. Kjo vijë duhet të kërkohet " Përmes Kanalit të Korfuzit"

Një përcaktim ligjor i tillë nuk është pa një farë baze. Ajo lidhet me Përcaktimin e Kufijve Tokësorë nga Komisioni Ndërkombëtar (1913-1926).
Kjo dhe vetëm kjo, duhet t'i kishte cytur dhe përgatitur palën tonë, për t'u paraqitur në tavolinën e bisedimeve, me vendimet e Ndërkombëtare në momentin historik të përcaktimeve të kufijve tokësorë. Për të qenë të barabartë, arsyetimi duhej të shtrihej shumë më herët se sa UNCLOS ( pra, viti 1982) duke u nisur nga viti 1913, kur as që nuk ishin përcaktuar rregulla si ato të Konventës së Montego-Bay.

• " Çdo gjë ka nisur me ndarjen e kufijve në Konferencën e Londrës në vitin 1913. Aty u diskutua edhe për caktimin e vijës së kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve fqinje. Pas shumë debatesh, në muajin qershor 1913 u arrit të miratohej marrëveshja për kufirin detar, sipas propozimit të Italisë, por u deshën edhe dy muaj të tjerë që të vendosej plotësisht kufiri me Greqinë dhe, siç u deklarua në Konferencë, "...

Korça në lindje dhe Kepi i Stillos në jugperëndim ishin " shtyllat e Herkulit të Shqipërisë".
• Pra, përfundimisht kufiri detar i Shqipërisë, në jug, do të niste nga Kepi i Stillos, do të vazhdonte gjatë Kanalit të Korfuzit (në mes të tij), duke ia lënë Shqipërisë ishullin e vogël Tongo, më pas do të vijonte në drejtim të veri-perëndimit, duke kaluar në ujërat e brendshme dhe deri në ujërat territoriale të saj."

Web: Komanda e Doktrinës, Ministria e Mbrojtjes

Këtu, kemi qëndrimin zyrtar dhe ligjor të Shqipërisë lidhur me hapësirën detare të Kanalit të Korfuzit.
Asnjë ndarje tjetër s'ka ndodhur më pas. Po kështu asnjë përcaktim tjetër, koordinativ apo hartografik dypalësh, nuk ka ndodhur. Vetëm se, në harta shqiptare gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, është vizatuar në mënyrë të njëanshme kufiri në Kanalin e Korfuzit. Por që nuk mund të merret në konsideratë për matje.
Le të referohemi, përcaktimit të vijës ndarëse "Përmes Kanalit të Korfuzit" e cila i takon muajit Qershor të vitit 1913.
Ndërhapësira midis, e cila ka shkëmbinj nënujorë apo dhe pranë syprinor (Barketa) apo dhe ujdhesa ( Tignosso= Peristeri = Fanari), duhet të konsideroheshin se do të kenë përkatësinë ( në këtë rast zotërimin) e atij shteti, i cili përmbyll, prej mesores së përfytyruar ujërat e tij shtetërorë, së toku dhe me përbërës të tjerë që janë brenda këtij Kanali.
Ndërkaq vetëm brigjet dhe vetëm brigjet detarë të të dy shteteve, janë vijat bazë normale, apo pika të referimit për mesin e Kanalit. Kjo, rrjedh nga miratimi i marrëveshjes së vitit 1913.

Mbështetur këtu, Tignosso, Barketa dhe Serpa, e kanë pasur ndarjen e tyre qysh në atë kohë dhe nuk ka se pse të kenë një rindarje në vitin 2009, duke u marrë si pika skajore, ku fillon edhe ndarja e ujërave detarë.
Kjo ka ndodhur edhe në marrëveshjen e fundit, kur Serpa, Barketa janë marrë si skaje, për përcaktimin e Kufijve detarë në Kanal, me një efekt të plotë, në dëm të Shqipërisë.
Kohës së cilës i referohemi, nuk i përkasin, përcaktime të Konventave detare që janë të mëvonshme (e fundit në vitin 1982) . Nga hartat që janë botuar, pozicionimi i Serpas dhe Tignosso-s, është i qartë dhe i saktë, mbasi ndodhen në perëndim të mesores së përfytyruar.
Ndërkaq, Barketa, për palën tonë, nuk është e saktë, nëse bie në krahun lindor të mesores, gati në mes, apo në perëndim, të kësaj vije. Për këtë nuk ka koordinata të sakta të këtij shkëmbi.
Në bazë, të matjeve në hartat që kemi në dispozicion, të cilat janë me shkallë shumë të vogël, del se largësia më e afërt, është ajo që përkon me drejtimin lindor në Kepin e Mërtesës, ky shkëmb është në lindje të mesores së përfytyruar, pra që në krye të herës i ka takuar Shqipërisë. Sa më sipër, Barketa nuk ka asnjë arsye, që të bëhej pika skajore matëse, sepse këtë e përjashton "në mesin e kanalit".

Pse është e papranueshme?

Për arsyet e mëposhtme:

1. Në vitin 1913, nuk kishte kushte të tilla si ato të UNCLOS (1982) dhe kjo e fundit nuk ka se si të implementohet, kur e ka një përcaktim të hershëm ndërkombëtar që identifikon mesin e Kanalit të Korfuzit.

2. Në vitin 2001, Kuvendi i Shqipërisë, ka miratuar LIGJIN Nr. 8771, DATË 19.04.2001, ku trajton të njëjtin përcaktim "...dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri PËRMES KANALIT TË KORFUZIT"

Por ky nen është tanimë i shfuqizuar, me ligjin Nr. 9861, datë 24.01.2008, i cili "fshin" nenet që kanë të bëjnë me " ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme" dhe për to nuk ka asnjë mbështetje. Veçse "... marrëveshjet Ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi..." (shiko ligjin e cituar më sipër). Kujt i është dashur vallë që të fshijë nenet e "Ujërave Territorialë dhe ujërave të Brendshëm"?

UJËRAT E BRENDSHËM, SI NJË SHQYRTIM HISTORIK

C. Neni 3, pika 2 , e LIGJI Nr. 8771, DATË 19.04.2001, për Ujërat e Brendshëm.
" Janë ujëra të brendshëm të Republikës së Shqipërisë, ujërat e Detit Adriatik dhe të detit Jon që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e lumit të Bunës, kepet e përmendur në pikën 1 të këtij neni dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjirit të Gramës, kepin e gjirit të Palermos, kepin e Qefalit, kepin e Sarandës si dhe ujërat e këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë."
Ky ligj i Kuvendit të Shqipërisë, siç u përmend, është i vitit 2001. Nuk është kaq i largët, në kohë. Kuptohet se është hartuar duke mos u mbështetur në disa parime themelore të UNCLOS.
Por të bën përshtypje, se ky ligj, përcakton vijëdrejat bazë, vetëm në një pjesë të hapësirës së ujërave të brendshëm, bregdetarë të Shqipërisë Jug-perëndimore, që do të ishin në qendër të bisedimeve të cituar, janë përjashtuar gjiri i Sarandës për të cilin është diskutuar aq shumë dhe që ende jemi në "kërkim të tij", po kështu janë përjashtuar edhe dy gjire të tjerë që plotësojnë kushtin gjeometrik ( të gjysmërrethit) : gjiri i Tetranisit ( Ksamilit) dhe gjiri i Butrintit.
Kjo mangësi në mospërfshirje të këtyre gjireve si ujëra të brendshëm, i ka trajtuar marrëveshja e fundit duke u dhënë të drejtën si ujëra të brendshëm sepse plotësojnë kushtin gjeometrik të sipërfaqes së gjysmërrethit.
Ky ligj edhe pse i mangët, duhej respektuar, ose në mosrespektim të tij, duhej të vihej në njoftim, Kuvendi i Shqipërisë. Le t'i referohemi kepeve gjeografikë, që janë cilësuar në ligj, se do të ishin përmbyllje, për ujëra të brendshëm. Vija përmbyllëse do të vijonte prej Kepit të gjirit të Gramës, deri tek Kepi i gjirit të Palermos, Kepi i Qefalit...kepi i Sarandës...
Prof. Asoc. Dr.Myslim Pasha | 11/11/2009



''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4569
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Gafat e marrëveshjes, kufiri ka ekzistuar
»

Duke qenë punonjës i Flotës Detare Tregtare prej më se 30 vjetësh dhe kapiten i lundrimeve të largëta, m'u krijua mundësia të lundroj pothuajse në të gjitha oqeanet, jam ndeshur me shumë probleme të lundrimit ndërkombëtar, për më tepër kam mbaruar Fakultetin Juridik në vitin 1972 dhe jam specializuar për problemet juridike të transportit detar tregtar, po jap opinionet e mia modeste në kuadrin e debatit "Për Marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë". Për të bërë të kuptueshme, po sqaroj me imtësi disa institute juridike detare sipas të Drejtës Ndërkombëtare. Aktualisht ushtroj profesionin e avokatit prej 1997-ës e në vazhdim.
Ujrat territoriale
Territori shtetëror është hapësira që gjendet nën sovranitetin e një shteti, që e përbëjnë sipërfaqja tokësore dhe ujore brenda kufijve, toka dhe ujërat nën këtë sipërfaqe dhe ajri mbi të ku shteti zotëron sovranitetin territorial. Territori ujor përbëhet nga ujërat që gjenden brenda territorit tokësor (ujërat kombëtare) dhe ujërat e një brezi detar (det territorial), për ato shtete që kanë dalje në det. Në ujërat kombëtare bëjnë pjesë ujërat e lumenjve kombëtarë, limanet, kanalet, portet detare, rada e jashtme, gjiret e detit, gjiret historike dhe detet e brendshme rreptësisht juridikisht sikurse edhe hapësirat tokësore. Të gjitha ujërat detare, ndonëse paraqesin një tërësi fizike, ato kanë një status të ndryshëm juridik. Ujërat territorialë janë brezi detar për sigurinë e shtetit bregdetar, konventa e OKB-së "Mbi të drejtën e detit" u adoptua në Montego Bay në Jamaika më 10 dhjetor 1982 dhe hyri në fuqi në nëntor 1994. Shqipëria ka aderuar në këtë konventë me ligjin nr. 9055 datë 24.4.2003 dhe hyri në fuqi në 23 qershor 2003, pa bërë asnjë rezervë. Sipas kësaj konvente, ujërat e brendshme detare përfshijnë ujërat e limaneve detare, gjiret detare, ngushticat, ujërat brenda arkipelagëve, detet e brendshme, hapësirat ujore midis vijës së baticës më të lartë dhe zbaticës më të ulët në deltat e lumenjve. Në vështrim të nenit 8 të kësaj konvente, ujërat në anën e drejtimit të tokës të vijës bazë të detit territorial formojnë ujërat e brendshme të shtetit.
Gjiri i Sarandës
Në vështrim të nenit 10 të konventës së re: Gjiri detar e ka statusin e ujërave të brendshëm vetëm nëse brigjet e gjirit të një shteti dhe hyrja në gjirin detar nuk ka gjerësi më të madhe se dyfishi i gjerësisë së detit territorial. Në vështrim të këtij kriteri asnjë gji në bregdetin shqiptar, jo vetëm nuk plotëson dhe as e kalon gjerësinë hyrëse 24 milje: Gjiri i Drinit e ka afërisht 15 milje, Gjiri i Lalzit 11 milje, Gjiri i Durrësit (Nga Bisht-Palla tek kepi) 16 milje, nga Kepi i Selitës deri te derdhja e Semanit 14 milje, nga derdhja e Semanit deri tek derdhja e Vjosës 14 milje, nga derdhja e Vjosës deri në Bregun perëndimor të ishullit të Sazanit rreth 10 milje, nga bregu perëndimor i Sazanit deri te kepi i Hjuhës 6 milje dhe Kepi i Gjuhës deri te gjiri i Gramës (Arushës) afërsisht 8 milje, nga kepi i Gramës deri te Rrugët e Bardha 14 milje, nga Rrugët e Bardha deri te Kepi i Palermos 11 milje, nga Kepi i Palermos deri te Kepi i Qefalit 10 milje, nga Kepi i Qefalit deri tek kepi i Butrintit që ndodhet midis manastirit të Shëngjergjit në veri dhe kepi Tetra në jug, gjerësia është 7.4 milje e formon gjirin e Sarandës e pastaj vazhdon më ngushticën e Kanalit (Ngushticës së Korfuzit) të Korfuzit duke u bazuar në parimin e mesores së baraslarguar nga të dyja anët e ngushticës. Pra pretendimi se "Gjiri i Sarandës fillon nga kepi Denta në jug dhe kepi Paladha në veriperëndim", nuk i përgjigjet realitetit, ai konfigurim është radë e portit - limani i Sarandës me raden dhe jo gjiri i Sarandës. Gjiri i Sarandës është prej vijës së bazës së drejtë, që fillon prej kepit të Qefalit deri tek kepi i Butrintit duke u konsideruar ujëra të brendshme përtej kësaj vije deri te vija e bregdetit tonë, ku shteti shqiptar ushtron sovranitet ekskluziv në këto ujëra. Mirëpo e Drejta Ndërkombëtare, si edhe në vështrimin e nenit 10 të Konventës se Re, pranon që të trajtohen si ujëra të brendshme edhe ujërat e atyre gjireve detare, hyrja e të cilave është më e gjerë se dyfishi i ujërave territoriale. Me kusht që shteti bregdetar të ketë ushtruar kontroll mbi këto ujëra gjatë një periudhë të konsiderueshme historike. Këto janë të ashtuquajturat "gjire detar historike" dhe gjire të tilla janë Gjiri i Bristolit në Angli (hyrja 100 milje), gjiri i Hadsonit në Kanada (hyrja 50 milje), pra, i ashtuquajturi gjiri historik ka të bëjë me të drejtën e shtetit bregdetar të ushtrojë sovranitet ekskluziv mbi ujërat e tij të brendshme, kur hyrja e gjirit është më e madhe se dyfishi i ujërave territoriale. E në këto kushte, Gjiri i Sarandës e ka hipso jure cilësimin si ujëra të brendshëm prej kepit të Qefalit deri te Kepi i Butrintit, ku shteti shqiptar ushtron sovranitetin ekskluziv mbi atë gji. Kështu që nuk ka dhe nuk duhet të ketë ndonjë dokument që nga viti 1912 e në vazhdim ku shteti shqiptar të shpallë gjirin e Sarandës si "gji historik". I ashtuquajturi "gji historik" është i diskutueshëm për ato shtete që e kanë hyrjen mbi 24 milje. Mendoj se ka interpretim të gabuar për nenin 10 të Konventës për përcaktimin e të ashtuquajturit 'gji historik', në disa shkrime për marrëveshjen në debat.
Vija bazë
Sipas Konventës mbi të Drejtën e Detit, rekomandohen dy mënyra për përcaktimin e vijës bazë nga ku do të përcaktohen deti territorial, Zonë e Puqur (e përngjitur), shtrati kontinental (shelfi) dhe Zona ekskluzive ekonomike: vija bazë normale (neni 5) e vija bazë e drejtë (neni 7). Për rastin e bregdetit tonë si bregdet i futur në thellësi dhe në vijë të thyer ose në qoftë ekziston një varg ishujsh gjatë bregdetit e shumë afër tij, si Kroacia, Greqia me Korfuzin etj, mund të përdoret metoda e vijave bazë të drejtë, që lidhin pika të përshtatshme për të shënuar vijën bazë nga e cila do të matet gjerësia e ujërave territoriale, që përfaqëson vijën fillestare të ujërave territoriale-detit territorial. Mirëpo, heqja e vijave në bazë të drejtë nuk duhet të ndryshojë shumë nga drejtimi i përgjithshëm i bregut. Ujërat që gjenden për këtej vijës bazë të detit territorial bëjnë pjesë në ujërat e brendshme të shtetit. Vija bazë e drejtë e përdorur nga shteti shqiptar qysh para 30 vjetësh parashikohet nën nenin 5 të Konventës së Re të Montego Bay dhe mendon se nuk ka të bëjë me mendësinë e kohës kur u vendos, në kohën kur Shqipëria pretendonte të luftonte me rrethim, duke deklaruar disa pika të bregdetit tonë. Vija e jashtme e detit territorial është paralele me vijën bazë në largësi 12 milje. Gjerësinë e ujërave territoriale e përcaktojnë vetë shtetet duke u mbështetur në faktorë gjeografikë dhe në interesa ekonomike dhe strategjike. Shteti shqiptar ka vendosur regjimin e vet për ujërat territoriale me dekretin nr.4650 dt.9.3.1970 të ndryshuar me dekretin nr.5384 dt. 23.2.1976 dhe nr. 6181 dt. 26.4.1980 për gjerësi në 15 milje. Më vonë pasi u miratua konventa e Montego Bay 1982, në muajin mars 1990, vendi ynë pakësoi gjerësinë e detit të vet territorial në 12 milje. Vija e jashtme e ujërave territoriale shkon paralel me bregun ose vijën e jashtme të ujërave të brendshme dhe përfaqësojnë kufirin shtetëror në det. "Sovraniteti i Republikës së Shqipërisë shtrihet edhe në hapësirën ujore mbi ujërat territoriale si dhe në shtratin dhe nëntokën e këtyre ujërave, si dhe në rrafshnaltën (shelfin) kontinental për qëllime kërkimi dhe shfrytëzimi të burime të saj natyrore", parashikuar në ligjin nr. 8771, dt 19.4.2001, hyrë në fuqi me 2.6.2001, "Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë". Ligj i cili shfuqizoi dekretin nr. 4650, dt. 9.3.1970, "Për Kufirin shtetëror të RPSSHS", me dekretet pasuese ndryshuese. Krahas këtij ligji të ri për kufirin shtetëror u miratua edhe ligji nr. 8772, dt. 19. 4. 2001 "Për ruajtjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë".
Shfuqizimi i bazës ligjore
Mirëpo habia ndodhi me miratimin e ligjit nr. 9861, dt. 24.1.2008 "Për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e kufirit shtetëror", kur në kreun IX, Dispozita Kalimtare neni 53 Shfuqizime: "Ligjet nr.8771, dt. 19.4.2001, "Për Kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë", nr. 8772 datë 19.4.2001, "Për Ruajtjen, Kontrollin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë" dhe çdo dispozitë tjetër që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen", që ka hyrë në fuqi me 1.3.2008. Nga një lexim i kujdesshëm i dy ligjeve të shfuqizuara si dhe i ligjit që i shfuqizoi konstatohet se, nëse shfuqizimi i ligjit nr.8772, dt. 19.4.2001 dhe zëvendësimi i tij me ligjin 9861, dt. 24.1.2008, është i justifikuar dhe i domosdoshëm, ndërsa për mendimin tim, shfuqizimi i ligjit nr. 8771, dt.19.4.2001, "Për Kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë", për derisa në ligjin e ri nr.9861, dt 24.1.2008, nuk u përfshinë në dispozitat për kufirin shtetëror neni 1, për tregimin e kufirit detar neni 2, për ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme neni 3, për ushtrimin e sovranitetit neni 4 dhe paprekshmëria e kufirit shtetëror neni 1, nuk duhet të bëhej dhe është e nevojshme dhe e domosdoshme të rishikohet. Mendoj se ky detaj mund të çorientojë ose të ketë çorientuar grupin negociator, pasi kam mendimin se vija e drejtë bazë është e bazuar edhe në nenin 7 të Konventës së Re "Për të drejtën e detit", dhe kësaj vije duhet t'i përmbahej grupi negociator.
Devijimi nga vija ndarëse reale e kufirit të territorit ujor të Shqipërisë në pjesën veriore të ngushticës së Korfuzit e kryesisht në gjirin e Sarandës dhe në pjesën më të ngushtë të saj, dallohet qartë kur krahason ndarjen e re sipas koordinatave gjeografike të Marrëveshjes për Kufirin detar me Greqinë, (megjithëse një hartë e tillë nuk është bërë akoma publike), me hartën e lundrimit, botim anglez i përdorur nga luftanijet britanike më 22 tetor 1946, duke kundruar nëpër ngushticën e Korfuzit me kurs për në veri afër bregdetit shqiptar Radës së Sarandës, ku është tërhequr kufiri detar me vijë të ndërprerë duke filluar nga ishulli Togo, në drejtim të piramidës 79, duke vazhduar në ngushticë në distancë të baraslarguar nga dy brigjet, pastaj kthehet në kurs VVP travers kepit Barbaro të Korfuzit, duke iu afruar Fenerit Peristeri dhe duke lënë paksa në lindje shkëmbin baketa (Psillos). Në janar 1979 ka kaluar ngushticën me anijen "Arbëria2" dhe në prill 1985, me anijen "Vlora", duke e lënë shkëmbin Baketa gjithmonë në perëndim për të qenë më i sigurt si lundrim.
Kufiri detar ka ekzistuar
Siç dihet, vendimi i Konferencës së Ambasadorëve i vitit 1913, i rikonfirmuar nga Protokolli i Firences, ku jepet një indikacion i karakterit parimor mbi drejtimin që do të ndiqte vija kufitare që do të ndante ujërat shqiptare dhe ato greke në kanalin e ngushtë të Korfuzit. Kjo vijë duhet të ndiqte mesin e ngushticës duke qenë në çdo pikë të vet e baraslarguar nga brigjet ballë për ballë. Mbi këtë bazë, qoftë Greqia dhe Shqipëria, përcaktuan në mënyrë të pavarur vijën kufitare ujore, vijë që në thelb ishte e njëjtë dhe u njoh dhe u respektua nga të dyja palët deri në ditët tona. Sqaroj se shkëmbi Baketa nuk u llogarit asnjëherë si element ndikues në heqjen e vijës ndarëse. U zgjata për këto përcaktime se shpesh nga media televizive dhe shtypi krijohet mendimi se "nuk kemi pasur" kufi detar mes Greqisë dhe Shqipërisë. Pra, kufiri detar ka qenë prej vitesh dhe është respektuar nga palët, kurse Marrëveshja për kufirin detar do të ligjëronte praktikën e njohjes së vijës së kufirit në ngushticën e Korfuzit. Pse ka qenë kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, prandaj Gjykata Ndërkombëtarë e Drejtësisë në vendimin e saj të datës 15.12.1949, për incidentin e Korfuzit duke pranuar se Britania e Madhe me anijet e saj më datë 12-13 nëntor 1946 ka dhunuar sovranitetin e RPSH-së. Kjo gjykatë administroi si prova hartat e lundrimit me ditarët e lundrimit. Përcaktimi i ujërave territoriale mbështetet në kriterin e distancës dhe për këtë arsye nuk paraqet vështirësi si në zonat oqeanike ose detare me shtirje të gjerë. Por, vështirësitë lindin kur kemi të bëjmë me përcaktimin e tyre midis shteteve me bregdet të puqur ose përballë njëri-tjetrit, si në rastin me Greqinë. Në këtë rast, si rregull shtetet merren vesh mes tyre. Kur ato bien dakord, atëherë për bazë merret vija e mesme, të gjitha pikat e së cilës janë të baraslarguara nga pikat më të afërta të vijave bazë, të cilave u është matur gjerësia e detit territorial të secilit prej dy shteteve.
Delimitimi i
shtratit kontinental
Meqenëse Marrëveshja shqiptaro-greke përfshin delimitimin e Shelfit kontinental, le ti referohemi akteve juridike shqiptare.
Shelfi kontinental, si institut juridik, ka hyrë në të drejtën detare në vitin 1945, ndërsa nocioni gjeologjiko-gjeografik i tij është shumë i vjetër. Në konferencën e tretë të së drejtës së detit iu kushtua një rëndësi e veçantë përcaktimit të kritereve bazë të përkufizimit të shelfit. Shtrati kontinental (shelf platofma continental), përfaqëson fundin e detit dhe nëntokën e detit të hapur, e cila vazhdohet jashtë territorit deri në një thellësi të caktuar. Kjo tokë është vazhdim i pjesës kontinentale në det dhe është e pasur me naftë dhe gaz, por edhe me pasuri të tjera. Konventa e re në nenin 16 të saj parashikon se "shtrati kontinental i shtetit bregdetar, fundin e detit dhe nëndetin e hapësirave detare, që shtrihen jashtë shtetit të tij territorial për gjatë tërë vazhdimit të tij tokësor deri tek buza e jashtme e skajet kontinentale ose deri në largësi 200 milje, duke llogaritur prej vijave bazë fillestare prej të cilave matet gjerësia e detit territorial. Delimitimi (ndarja) e shtratit kontinental paraqet si problem, sidomos në ato raste kur shtetet qëndrojnë ballë për ballë dhe kur deti është relativisht i cekët, çka lejon ndarjen e tërë shtratit kontinental e kjo sidomos edhe për pjesën më të madhe të detit Adriatik. Delimitimi i shtratit kontinental paraqet kufizime edhe për shtetet fqinje, parashikuar nga neni 83 i Konventës së re. Ky nën përmban rregulla kompromisi, duke vënë theksin në bisedimet dypalëshe për të arritur një zgjidhje të drejtë, megjithëse në praktikën e shteteve zbatohen të dy parimet: të baraslargësisë dhe të drejtësisë. Midis shteteve me brigje të puqura ose që ndodhen përballë, mund të vendosin një regjim të veçantë të krijuar nga një zonë të përbashkët të pasurive. Mbi shelfin kontinental shteti ushtron të drejtën e sovranitetit vetëm për sa i përket kërkimit të shfrytëzimit të pasurive natyrore. Nga kjo del se shtetet e tjera nuk kanë të drejtë të ndërmarrin masa ose të bëjnë çfarëdo, pa pajtim paraprak të shtetit bregdetar, të dhënë shprehimisht. Shteti bregdetar nuk mund të pengojë në asnjë mënyrë statusin e ujërave të lira (det i hapur) mbi këtë pjesë dhe të hapësirës ajrore. Republika e Shqipërisë ka aderuar në Konventën e parë të Detit në vitin 1958 mbi shelfin kontinental në maj të vitit 1964 dhe është palë në të. Duke pasur parasysh se shelfi kontinental nuk ka thellësi të njëjtë në të gjithë shtrirjen bregdetare të bregdetit tonë, veçanërisht në pjesën jugore të tij, atëherë është e nevojshme të përmirësohen dispozitat ligjore të vendit tonë për shelfin kontinental. Kjo kërkon të merren në konsideratë rregullat e nenit 76 të Konventës së vitit 1982 dhe praktika më e re e shteteve të ndryshme në këtë fushë. Megjithatë, për sa i përket delimitimit të shelfit, në kushtet e Detit Adriatik, si det gjysmë i mbyllur, kriteri i vendosur në nenin 83 të Konventës së Detit, bëhet në bazë të së drejtës ndërkombëtare në përputhje me nenin 38 të statusit të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, mbetet një metodë reference që të arrihet "një zgjidhje e drejtë".
Kodi detar
Mendoj se Marrëveshja shqiptaro-greke për "Delimitimin e Zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental", duhet të pasqyrojë dispozitat e Konventës së sipërcituar, si dhe kërkesat e dispozitave K.D. të Republikës së Shqipërisë. Në nenin 12, të K.D, parashikohet se "Hapësira detare shqiptare bëhet nga :
a) Ujërat e brendshme detare
b) zonë fqinje (në vazhdim)
c) zonë ekskluzive ekonomike
d) shelfi kontinental
Neni 14 i K.D, parashikon: "Shërbimi hidrografik shqiptar është institucion tekniko-shkencor në përbërje të Forcave Detare të Republikës së Shqipërisë, që drejton, organizon dhe përpunon botimin e hartave detare...". Në ligjin nr.8875, dt. 4.4.2002, "Për Rojën bregdetare shqiptare" në nenin 1 përcaktohet qëllimi i saj: Krijimi i rojës bregdetare për zbatimin e ligjshmërisë në det. Në nenin 2 sqarohen dhe jepen përkufizimet e "ujërave të brendshme", "Vijat bazë", deti kontinental", zonë fqinje", "zonë ekonomike ekskluzive", "ndjekje e nxehtë", "manual i rojës bregdetare". Në nenin 3 përcaktohet varësia e Rojës bregdetare, në nenin 5 përcaktohen detyrat e zbatimit të legjislacionit shqiptar, aktet dhe normat e së drejtës ndërkombëtare të pranuara nga Republika e Shqipërisë në hapësirën detare shqiptare në detin territorial, në zonë fqinje dhe në zonën ekskluzive ekonomike. Në ujërat e brendshme Roja Bregdetare ofron ndihmë e bashkëpunim me Policinë Kufitare, me kapitenerinë e porteve e me institucione të tjera shtetërore. Neni 28 i K.D parashikon detyrat e kapitenerive në respektimin e disiplinës portuale të trafikut detar etj, në garantimin e sigurisë së mjeteve dhe njerëzve në porte dhe në rada, ato kanë nën juridiksionin e tyre edhe ujërat e brendshme tokësore, ku kryhen veprimet lundrimore. Në nenin 32 të K.D përcaktohen veprimtaritë që kryhen në hapësirën detare dhe mjedisin detar të Republikës së Shqipërisë të drejtuar nga Këshilli i Ministrave me anën e 8 ministrive, llojet përkatëse të veprimtarive të tyre. Për sa më sipër dhe në bazë të legjislacionit shqiptar konstatohet se grupi negociator për Marrëveshjen shqiptaro-greke, duhet të kishte në përbërjen e tij, përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe përfaqësues të Forcave të Detare të Republikës së Shqipërisë me profesion juristë e navigatorë. Në atë grup duhej të bënin pjesë dhe përfaqësues nga ministria e Drejtësisë dhe të 7 partive sipas K.D, për të arritur një zgjidhje të drejtë për delimitimin e shelfit kontinental dhe për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në ligjin 9055, dt 24.4.2003, Republika e Shqipërisë ka aderuar në Konventën mbi të drejtën e detit dhe më vonë në ligjin nr. 9251, dt. 8.72004 është miratuar Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë. Në nenin 12 të K.D parashikohet se hapësira shqiptare përbëhet edhe nga pjesë si zona fqinje (në vazhdim) dhe zona ekskluzive ekonomike. Mirëpo shteti shqiptar, ndonëse miratoi K.D pas aderimit në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit, duhet të kishte adaptuar ligje për shpalljen e zonës së puqur dhe zonën ekskluzive ekonomike përderisa në K.D, shteti shqiptar i përfshin në hapësirën detare shqiptare. Ndërkohë duhet menduar për bisedimet me Italinë, Greqinë dhe Malin e Zi me shpalljen e ZEE.
Çfarë është zona
fqinje (në vazhdim)?
Zonë e përngjitur ose e puqur, ose zona fqinje paraqet pjesën e detit të lirë (të hapur) dhe përfshin hapësirën detare që shtrihet jashtë ujërave territoriale në drejtim të detit të hapur deri në 24 milje nga vija fillestare e gjerësisë së detit territorial, domethënë, se gjerësia e zonës së puqur varet drejtpërdrejt nga gjerësia ujërave territoriale. Për Shqipërinë, gjerësia e zonës së puqur mund të jetë deri 12 milje nga vija e jashtme e detit territorial. Për ndryshim, nga ujërat territoriale mbi të cilat shtrihet pushteti sovran i shteteve bregdetare, zona e puqur fizikisht dhe juridikisht është pjesë e detit të hapur dhe mbi të shtetet nuk kanë vetëm disa të drejta të kufizuara, të cilat u jep e Drejta Ndërkombëtare. Këto të drejta kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave doganore, fiskale, sanitare, imigracionin, vetëmbrojtjen, rezervimin e së drejtës së peshkimit, mbrojtjen e objekteve arkeologjike dhe objekteve me origjinë historike të zbuluara në det nga grabitja ose tregtimi i paligjshëm i tyre. Konventa i lejon shtetit bregdetar të ushtrojë kontroll të domosdoshëm mbi këtë zonë për të evituar cenimin e ligjeve shtetërore në territorin e tyre ose në ujërat. Statusi territorial i zonës së puqur është sikurse i detit të lirë, përveç përjashtimeve të përmendura. Shtetet e tjera kanë të drejtën e lundrimit të lirë për të gjitha anijet. Ndërkohë, shtetit bregdetar i është siguruar e drejta, që në të mirë të ruajtjes se interesave të tij, taste dyshimi, mund të bëjë kontrolle të dokumenteve të anijes dhe vetë anijes. Për këtë disponimi i nenit 303 i Konventës dhe referenca e nenit 33 i saj tregon se është fjala për të drejtën e shtetit bregdetar në zonën e tij të puqur. Kjo do të thotë se ndjekja e anijeve të huaja, që merren me grabitjen ose me tregtimin e paligjshëm të objekteve arkeologjike ose me origjinë historike, të gjetura në zonën detare pranë bregdetit, përbën përjashtim nga liritë e detit në zbatim të nenit 33 të Konventës.
Mbi zonën ekskluzive ekonomike
Një nga nocionet e reja që solli Konferenca e tretë e OKB-së për të drejtat e detit është zona ekskluzive (ZEE), e kërkuar nga vendet, brigjet e të cilave lagen nga oqeanet dhe kanë shelf kontinental shumë të ngushtë. Ky institut juridik nënkupton të drejtën, që u është dhënë shteteve bregdetare të zgjerojnë të drejtat ekonomike dhe kompetencat juridiksionale në një hapësirë detare dhe nëndet, përtej vijave fillestare prej të cilave matet gjerësia e ujërave territoriale (nenet 55 dhe 57 i Konventës së re). Sipas Konventës së OKB për Detin, ajo nuk mund të shtrihet jashtë 200 miljeve detare, shteti bregdetar gëzon në këtë zonë të drejtën sovrane për kërkime dhe të shfrytëzimit të ruajtjes të pasurisë së gjallë dhe jo të gjallesave natyrore të ujërave, të fundit të detit dhe të tokës nëndet, të ngrirjes dhe shfrytëzimit të ishujve artificialë, të kërkimeve shkencore të detit, të ruajtjes dhe mbrojtjes së ambientit detar. Në ZEE veprojnë 3 liritë klasike të detit të hapur: liria e lundrimit, liria e fluturimit dhe liria e vendosjes së kabllove dhe të tubacioneve nëndetare. Por, nuk zbatohen 3 liritë e tjera të detit të hapur: liria e ndërtimit të ishujve artificiale, të instalimeve të tjera, liria e peshimit dhe kërkimeve shkencore. Në shelfin kontinental, shteti bregdetar ushtron të drejtat ekskluzive mbi pasuritë minerare të fundit të detit e të nëntokës së tij, gjë që nuk mund të thuhet njësoj edhe për ZEE. Pra, ZEE është një zonë e juridiksionit kombëtar, ku me juridiksion kombëtar, në të drejtën detare është pushteti ose autoriteti i shtetit bregdetar të interpretojë ose të vendosë rregulla në një zonë të caktuar detare pranë ujërave të veta territoriale, të detyrueshme për t'u respektuar nga shtete të tjera. Regjimi i ZEE nuk është i njëjtë ose i ngjashëm me atë të ujërave territoriale. Në ZEE shteti bregdetar ushtron të drejta sovrane në burimet e gjalla e jo të gjalla, por kalimi i anijeve të huaja, civile e ushtarake është i lirë, kurse në ujërat territoriale shteti bregdetar ushtron sovranitet të plotë. Meqenëse vendi ynë laget nga ujërat e detit Adriatik dhe Jon, e në një kuptim më të gjerë të detit Mesdhe, që janë të tre gjysmë të mbyllur, ai ka të drejtë të shpallë zonën e tij ekonomike, si e kam trajtuar dhe më sipër te Zona e Puqur.
Avokat Veron Sadiraj20/11/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4569
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Othonoi, ishulli nga i merret deti Shqipërisë

Trajtesa teknike për ujdhesën Othonoi, barazlargësinë dhe humbjen e madhe në Otranto
Imazh
Othonoi, ishulli nga i merret deti Shqipërisë

Ujdhesa Othonoi, është skajore i Arkipelagut të ujdhësave Joniane, larg nga Korfuzi 22 km ( aqsa është gjerësia e një Deti Shtetëror) dhe nga Dheu Kontinental i Greqisë 72 km. Ka një sipërfaqe prej 10.8 km2. Ka një popullsi prej 650 banorësh, kryesisht gjatë verës. Në vështrimin administrativ, ujdhesa i takon Prefekturës së Korfuzit. Aktiviteti ekonomik është i kufizuar. Ajo, shënon edhe përmbylljen e fundit, të Ngushtesës Veriore të Korfuzit. Kjo vijë shkon deri në Rrugët e Bardha. Tej kësaj vije, fillon hapësira ujore, që i përket një njësie tjetër gjeografike, asaj të Ngushtesës së Otrantos. Sipas marrëveshjes së fundit, kësaj ujdhese i janë dhënë edhe Det Shetëror (Territorial Sea = 22.22 km = 12 md ) dhe Hapësirë e Afërt Vijimore ( Continous Zone = 22,22 km = 12 md ). Në fakt, prej matjeve del se në HAV janë dhënë 16.5 km, me idenë, që kur të gjendet pika treshe midis tre shteteve do të vijojë edhe nja 5.72 km.

Kjo largësi, ka çuar pikën fundore "150" ( ϕ= 400 04' 56.52 '' dhe λ= 190 00 40.32'' ) gati në qendër të Ngushtesës së Otrantos. Parimi i baraslargësisë, ka bërë që duke zbatuar UNCLOS, kjo ujdhesë të përfitojë, një hapësirë të madhe të Shelfit Kontinental që ndodhet përballë të dy shteteve, Italisë dhe Greqisë. Kjo ka krijuar një pabarazi të madhe. Në këtë gjeohapësirë, kjo ujdhesë skajore është përbri. Në drejtim të veriperëndimit, nuk ka përballë as brigjet Shqiptare dhe as ato të Italisë. Ujdhesa vështron në drejtim të Veriperëndimit dhe aty synon. Po të përqasim gjatësitë e vijës bregore në krahasim me ujdhesën e Karaburunit, ajo është gati "3 km" me " 34 km" që përcjell një mospërpjestueshmëri të lartë.

Kështu:
(i) Ujdhesa skajore, synon drejt qendrës së Ngushtesës, në jo më shumë se 6.5 km, ku është edhe vija që bashkon dy brigjet: atë të Italisë dhe Shqipërisë, si largesa më e shkurtër, 40.85 md ( 75.66 km).
(ii) Ngulimi i pikës 150 ( ϕ= 400 04' 56.52 '' dhe λ= 190 00 40.32'' ), në mënyrë tërësore, është në një gjeohapësirë detare, që u takon vetëm të dy shteteve që janë kundruall. Kjo përbën një faktor gjeografik të rëndësishëm.
(iii) Pozicionimi i pikës 150, është në HVE (Exclusive Economic Zone), të të dy shteteve.
(iv) Ndërkaq, rrjedhin dhe faktorë të tjerë, që kanë të bëjnë me rrethana gjeografike, gjeomorfologjike, tektonike, dhe gjeofizike.
Në shqyrtim, kthehet dyshimi i vijueshëm, që ujdhesat kërkojnë diskutim të vemendshëm në përcaktimin e kufijve detarë dhe të Shtradetit Kontinental.
Tri, janë kërkesat e të dhënave, që merren në shqyrtim, e që kryhen në deklarime gjatë negociatave ( shiko: Delimitation of the Mozambique Maritime
Boundaries With Neighbouring states (including the extended continental
shelf) and the management of Ocean issues" (ElisioB. Jamine
United Nations - The Nippon Felloëship Programme 2006/7)
(a) Batimetria
(b) Pozicioni gjeografik dhe gjeomorfologjik (magnetik, gravitacional dhe seizmiologjik)
(c) Gjeologjia ( përbërja e shkëmbinjëve)
Batimetria (shiko në hartë), na tregon dukshëm harmoninë rënëse të relievit nëndetar, në drejtim të perëndimit si një vijim i natyrshëm i relievit mbidetar. Pjerrësia është në 10 km/ 900 metër. Prej izobatit 900 metër, në një largësi, sërish në drejtim të perëndimit, prej afërsisht 30 km ka një platformë e rrafshirë, në shtratdet, pa luhatje në ndryshimin e relievit nënujor. Prej këtu, që është edhe pozicionimi gjeografik i pikës nr 150, fillon ngritja në drejtim të brigjeve të Italisë, e cila është më e butë. Tipari dallues në këtë morfologji, është natyrshmëria formuese e të dy brigjeve kundruall si vijim i njëri-tjetrit, që zotërohen nga të dy krahët e Dheut Kontinental të dy shteteve.
Ardhja e pikës 150, deri në qendër të Ngushtesës së Otrantos, e cila priret gjer këtu nga Othoni, "kërkon të drejta të barabarta" me të dy brigjet anësorë të Dheut Kontinental. Gjatësia ujdhesore është vetëm "një minimum", që nuk mund të diktojë, për një zgjidhje me barazi. Kështu që përdorimi i parimit të baraslargësisë, në fakt është përzgjedhja e humbjes së madhe.
Natyra e përzgjatjes së Shtratdetit Kontinental prej brigjeve të Karaburunit, do të na qartësojë për natyrën e tij dhe të vijimit të masës së Dheut Mëmë, i cili duhet të zotërojë Shtratdetin kundruall.
Prej Othoni, nismon një katërkëndor:

Ujdhesë (Othoni), pika 150, Veriu i Gurores Romake të Gramës (poshtë majës së Sinan Dukës), Palasë dhe mbyllje sërish në Othoni.
Këtë figurë e "ka krijuar parimi i baraslargësisë", me një distancë të njëjtë nga pika 150, e cila ndërpret si ujdhesën e Karaburunnit dhe vet Ujdhesën Othoni.
Sipërfaqja ujore detare është : 1170 km2.
E gjithë kjo sipërfaqe, e cila, siç është shqyrtuar, i takon njësisë së katërt të ndarë prej nesh, që u përket të dy vendeve:
(i) një ujdhesë ( Othoni) me sipërfaqe prej 10.8 km2
(ii) një pjesë e ujdhesës së Karaburunit e cila ka një gjatësi bregore prej rreth 30 km.
Por pabarazia reale, sipas përpjesëtueshmërisë, është shumë e madhe, dhe krejtësisht e ardhur, si rrjedhojë, e përzgjedhjes "me verbëri" të " parimit të baraslargësisë".
Vija ndarëse e Marrëveshjes së fundit, prej pikës nr. 126 deri tek pika 140, ndërpret Detin Shtetëror (Territorial Sea) ndërsa më tej ajo ndërpret HAV (Contogous Zone) të Shqipërisë, deri në fundin e saj, nr. 150, duke përfituar një standart të plotë të HAV për Republikën e Greqisë, që e çon edhe më tej pabarazinë.
Një situatë e tillë, është e papranueshme, e cila vjen:

(i) në përzgjedhje të parimit ndarës së "baraslargësisë"
(ii) në ndërpreje të HAV dhe HVE ( Exlusive Economik Zone ) dhe të SHK (Continental Shelf) të Shqipërisë
(iii) në kundërshtim me një nen të UNCLOS, se " në përcaktimin e vijave bazë të veçanta, mbi bazën e interesave ekonomike të rajonit në fjalë, mund të merret në konsideratë realiteti dhe rëndësia të cilat janë të evidentuara qartë prej përdorimit të gjatë..."
Ky është një realitet i njohur gjeohistorik në Ngushtesën e Otrantos.
(iv) " Sistemi i vijave të tilla bazore, nuk do të aplikohen nga një Shtet arkipelag, në atë mënyrë, që të presë vijimin ndaj deteve të lartë ose Hapësirës së Veçantë Ekonomike e Detit Territorial të ndonjë shteti tjetër".
Othoni, është pjesë e Bashkësisë së Ujdhesave Joniane dhe të Bashkësisë së Korfuzit.
Ky nen i UNCLOS ( Neni 47, 5) është shmangur. Shqipërisë i është prerë HAV dhe HVE. Në rastin që po shqyrtojmë në marrëveshje, është aplikuar, e drejta e vetem një shteti (Greqisë),për të vijuar me standartin e DSH dhe HAV (Continous Zone) ndërsa Shqiperisë i krijohet një "mbyllje" dhe "izolim" të sovranitetit të kufizuar ( në bazë të UNCLOS), si dhe interesave ekonomike dhe gjeostrategjike në Ngushtesë.
Mirëpo Neni 83 UNCLOS trajton qartë se "Përcaktimi i kufijëve të Shtratdetit Kontinental, midis shteteve që janë me brigje kundruall dhe përbri,do të kryhet nga marrëveshja në bazë të ligjit Ndërkombëtar, siç tregohet në nenin 38, të Statutit të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë, me qëllim, që të arrihet në një zgjidhje të paanshme". Kjo nuk është pasur parasysh në negociata.
Prof. Asoc. Dr. Myslim PASHA | 15/11/2009 |
Shekulli.com.al
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 80 postime · Faqe 7 prej 8 · 1 ... 4, 5, 6, 7, 8
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 23 Janar 2021, 09:38
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari