Hulumtime, kerkime dhe zbulime te reja te historise se lashte pellazge,ilire,arberore,shqiptare. Cdo gje mbi historine tone.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 80 postime · Faqe 6 prej 8 · 1 ... 3, 4, 5, 6, 7, 8
27.4.2009 DHURIM - NJE RRYP DETAR GREQIS NGA BERISHA-TOPI
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4569
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Sabit Brokaj: Kufiri detar, ortodoksia, Himara, problemet tona me Greqinë
Imazh

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj thotë se marrëveshja për kufirin detar me Greqinë, është një tjetër problem që iu shtua marrëdhënieve shqiptaro-greke. Ai vëren se politika e Shqipërisë ka qenë e nënshtruar ndaj Athinës. Brokaj shton se për kufirin detar, është cenuar edhe Italia

Për shumë vjet me radhë funskionar i lartë shtetëtor, i zgjedhur dhe partiak, Sabit Brokaj thekson se çështja e kufijve detarë me Greqinë, nuk ka qenë në diskutim, prandaj duke u nisur nga parashtrimi i derimëtashëm, shqetësimi shtrihet me të vërtetë për "diçka tejet serioze". Sipas Brokajt, nëse ka marrëveshje të tilla në fshehtësi, me karakter kombëtar, ato bëhen "tërësisht të pakthyeshme dhe të pakorrigjueshme", sepse i sjellin vendit "dëm të jashtëzakonshëm". Duke iu referuar dokumentacionit historik që nga Konferenca e Londrës (në përcaktimin e kufijve jugorë dhe veriorë të Shqipërisë, për rastin konkret (jugun), Brokaj kujton se veç Shqipërisë, "kuptohet qartë ky cenon drejtpërdrejtë edhe palën italiane". Ish-ministri thekson se në hartën italiane të vitit 1914, në ujërat e Kanalit të Otrantos, ishin vetëm Shqipëria dhe Italia, ndërsa tani edhe Greqia.

-Zoti Brokaj, çështja e marrëveshjes për përcaktimin e kufijve detarë të Shqipërisë me Greqinë është më shumë se sa polemikë. Partitë të opozitës, funksionarë të grupimeve të ndryshme shoqërore e historianë, e kanë kritikuar ashpër marrëveshjen. A besoni se sipas të dhënave të derimëtashme kjo përbën cenim të integritetit territorial të Shqipërisë?

-Sabit Brokaj: "Po, nga parashtrimi i deritanishëm si mënyrë trajtimi. Pra, në kuptimin që merret një çështje që nuk ka qenë fare në rendin e trajtimit të problemeve mes të dy vendeve (kur ato kanë qenë të tjera dhe asnjera prej tyre nuk është realizuar); së dyti, për mënyrën tepër të fshehtë të trajtimit dhe shqyrtimit të çështjes dhe pastaj së treti në trajtimin konkret në aspektin teknik dhe profesional. Dhe, kjo e paraqitur në mënyrë do të thoja kompetente nga kolonel Myslym Pashaj, të bën që të mendosh vërtetë me shqetësim që këtu ka diçka tejet serioze, e cila nuk lidhet me dukuri apo probleme që edhe korrigjohen, por me çështje të tilla të karakterit të sovranitetit territorial, që cilat nëqoftëse firmosen dhe ratifikohen, bëhen tërësisht të pakthyeshme dhe të pakorrigjueshme duke i sjellë vendit një dëm të jashtëzakonshëm dhe të përhershëm".

-Zoti Brokaj, në këtë çështje ne kemi edhe një trajtim të mëhershëm të një trikëndëshi si rrjedhojë e komisioneve të dalë nga Konferenca e Londrës të vitit 1913 për përcaktimin e kufijve veriorë dhe jugorë të Shqipërisë. Në këtë çështje ka qenë e përfshirë edhe pala italiane, e cila gjithmonë ka qenë e interesuar për të ruajtur po themi, një farë autoriteti në këtë zonë sepse ishte një fqinj më pak duke qenë se Greqia nuk dilte në ujërat e Kanalit të Otrantos. A besoni se gjithçka lidhet edhe me interesat e Italisë dhe jo thjesht për çështjen e e Shqipërisë?

-Sabit Brokaj: "Po, fakti që ky ndryshim i hartës zgjatet dhe ndërhyn deri në nivelin e hyrjes në Kanalit të Otrantos, që ka vetëm dy vende ballë për ballë në portën e tij Shqipërinë dhe Italinë (kjo e njohur botërisht) dhe sillet në hartë deri sa ndërhyhet pikërisht në këtë pozicion duke e bërë Greqinë vend të tretë në karakterin e dominimit apo të funksionimit të dinamikës në Kanalit të Otrantos. Pra, kuptohet qartë ky cenon drejtpërdrejtë edhe palën italiane, aq më shumë që në hartat që janë paraqitura (që nga harta më e vjetër, e paraqitur në kufijtë territorialë të Shqipërisë, në hartën që u paraqit në 1914; harta italiane që përcaktonte fare mirë kohën kur u ndërtua ajo hartë, pozicionet e territoreve ujore detare të Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë) vetiu këtu ka një veprim, i cili prandaj dhe u mbajt si të thuash i fshehtë deri sa plasi bomba dhe kryesisht për hir të medias u demaskua karakteri, sekreti i tij".

-Pra, mund të themi se kemi një përputhje të interesave gjeostrategjikë të Italisë dhe Shqipërisë aq më tepër si vende anëtare të NATO dhe që nuk kanë pasur probleme territoriale përkundër faktit që Shqipëria dhe Greqia e kanë një problem të tillë?

-Sabit Brokaj: "Lidhur me Italinë. Dihet që janë trajtuar problemet, janë përfunduar dhe të gjitha kanë qenë me ekspertizë krejtësisht të hapur, transparente me një tolerancë realisht të dyanshme po të kemi parasysh nivelin kompetent të trajtimit nga ana jonë dhe pala italiane, e cila natyrisht është fuqi dominuese në këto ujëra. Ne jemi trajtuar si partnerë të besueshëm dhe plotësisht të respektuar. Kurse në rastin konkret kjo është një marrëveshje ku njeri komandon dhe tjetri si të thuash është i nënshtruar dhe kam parasysh se të nënshtruar jemi ne".

-Ju keni qenë ministër i Mbrojtjes në një periudhë të vështirë (1997). A keni pasur probleme apo çështje të hapura për t'u negociuar nga ministria e Mbrojtjes asokohe për këtë vijë kufitare detare?

-Sabit Brokaj: "Jo jo nuk ka pasur asnjë, qoftë në aspektin zyrtar, qoftë edhe në ato biseda që ne kemi bërë edhe të karakterit konfidencial. Meqënëse marrëdhëniet i kemi pasur fare të mira me palën greke, me ministrinë, apo ministrin përkatës grek të Mbrojtjes, as që është folur fare për kufirin detar".

-Atëherë, përse mendoni lindi ky problem dhe kjo ngutshmëri për miratimin? Mos vallë vërtetë mungesa e një kufiri ujor, sikurse thonë autoritetet qeveritarë, mes Shqipërisë dhe Greqisë?

-Sabit Brokaj: "Unë e përjashtoj plotësisht këtë sepse po të ishte si i tillë problemi do të kishte ardhur deri në 2005 kur ka qenë qeveria socialiste dhe një informacion të tillë nuk e ka pasur as ministria e Mbrojtjes, as Ministria e Jashtme e asaj periudhe. Madje, edhe në katër vjetët e qeverisjes së Berishës me sa dimë ne, nuk ka dalë, veçse nëse e kanë mbajtur të fshehtë, pasi janë marrë jo me varrezat e Përmetit dhe të tjera probleme apo me Himarën apo me shkollat e tjera greke në Shqipëri. Pak a shumë është realizimi i një programi shumë të vjetër të Megaloidhesë në Shqipëri. Por, grekërve u erdhi për osh fakti që politika shqiptare sot është tërësisht e nënshtruar ndaj tyre dhe e nxorrën kartë nga sirtari pasi natyrisht në asnjë situatë tjetër nuk e kthyen. Pra nuk ka qenë si problem dhe nuk kishte si të kishte ngutje kur tashmë edhe ne u informuam plotësisht që janë shumica e vendeve që konventa të tilla ende nuk i kanë miratuar përfshi që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe, përgjithësisht zgjasin në kohë dhe bëhen transparente pasi çdo vend mbron interesat e veta. Kurse këto që bëhen fshehtë dhe menjëherë natyrisht që kuptohet që nuk ka ndarje interesash, por ka dominim interesash të njerit kundrejt tjetrit".

-Shqipëria dhe Greqia kanë edhe probleme të tjera, sikurse thonë politikanë të ndryshëm apo historianë dhe që në vazhdimësi kanë ndikuar shpesh në marrëdhëniet të mira apo shumë të mira mes të dy popujve dhe të dy vendeve. A shihni se këtu ka një ndjenjë mosbesimi e të dy qeverive përderisa kërkohet me nxitim të bëhen marrëveshje të tilla?

-Sabit Brokaj: "Shiko, kjo në të gjitha rastet kur një vend do të zhvasë nga një vend tjetër, shikon momentin që ai mund të kalojë problemin sa më shpejt. Përgjithësisht shfrytëzohen momente të dobësisë apo siç thashë të nënshtrimit dhe e nxjerrin menjëherë nga sirtari kur janë të këtij karakteri, të pamundura për t'u realizuar sepse bëhet fjalë të cenosh sovranitetin territorial të një vendi tjetër që absolutisht sot nuk lejon një qeveri normale kombëtare. Që të kryhet kjo, vetiu shfrytëzohet një moment i tillë. Mjerisht ne në këto 20 vjet të paktën kemi plot moment që politika jonë ka qenë në tërësisht e nënshtruar ndaj interesave të Greqisë".

-Pra mund ta pohojmë që ka qenë një politikë vasale pavarësisht qeverisjeve që kanë qenë në Shqipëri?

-Sabit Brokaj: "Në momente të caktuara ka marrë edhe karakterin e vasalitetit. Në momente të caktuara, por përgjithësisht ka qenë një politikë e nënshtruar ndaj tyre. Këtë mund ta themi".

-A mendoni se në këto çështje, në këto zhvillime me Greqinë, sidomos pas viteve '90 ka pasur disa "nxitës" të vegjël që e kanë detyruar këtë sjellje? Siç është rasti i emigrantëve që jetojnë në Greqi, një pjesë e madhe e popullatës shqiptare që thotë se i mungojnë të drejtat siç janë çamët etnikë, apo ndoshta të qëndrimeve të Athinës ndaj Kishës Ortodokse të Shqiptarëve? A kanë qenë këta "nxitës" edhe për shkak të problemeve që ka pasur Shqipëria, që të afrojnë këtë vasalitet?

-Sabit Brokaj: "Së pari, përdorimi i justifikimit se këtu na dëmtohen interesat e emigrantëve tanë, për mua është tepruar jashtëzakonisht shumë nga ana jonë. Këtu është përdorur demek nga këta që bëjnë "politikën e madhe", për të justifikuar vasalitetin e tyre, pasi, sot në Europë, sa konventa ka për mbrojtjen e emigrantëve dhe na na mjaftonte që të mbështeshim në atë konventë, të operonim me institucionet ndërkombëtarë europiane në mbrojtje të emigrantëve tanë dhe nuk ishte nevoja që ne të lëshonim interesa kombëtare medemek sepse këtu na cënohen interesat e emigrantëve. Për atë mjaftonte një politikë e fqinjësisë së mirë, e marrëveshjeve recioproke, aq më shumë që kjo mund të kishte shumë mirë ekuivalentin në krahun tjetër, që ne në raportet tona; Që respektimi i të drejtave të minoritetit grek ka qenë në optimumin e vet, po të kemi parasysish problemet që ka Shqipëria. Kjo ishte e mjaftueshme që emigrantët të kenë trajtimin normal europian në Greqi. Pra do ta përjashtoja këtë aspekt si të tillë pasi politikanët tanë e përdorin dendur këtë që na cenohen emigrantët. Pra, Greqia në poltikën e saj ekspansive patjetër i duhet nënshtruar se janë refugjatët tanë dhe i cenojnë atyre interësat. Kjo nuk qëndron dhe kjo është përdorur ç'është e vërteta edhe nga grekët edhe nga politika jonë.

Për sa i përket Kishës Autoqefale që drejtohet nga një kryepeshkop grek, pothuajse nuk është fare Autoqefale po ta marrësh në realitet. Ajo u mor dhe u bë Autoqefale nga Fan Noli në kohën e vet pikërisht për t'u shkëputur nga Kisha Greke u bë dhe natyrisht që të mos kishte drejtimin grek. Në mënyrën se si është organizuar ajo tani, kuptohet që ekspansioni i Kishës Greke është evident dhe unë e kam thënë dhe ekam përshtypjen që përfaqësues të saj jo thjesht në varrezat e Përmetit apo në problemet e shkollave greke apo të tjera, ata kanë ndjekur gjithnjë politikën e Kishës Greke".

-A i keni ndeshur të gjithë këtë problematikë, për të cilën po flisni, gjatë kohës kur jeni zgjedhur deputet në Himarë të Vlorës?

-Sabit Brokaj: "Natyrisht, aty ka patur realisht probleme edhe delikate siç kanë qenë moria e deputetëve grekë që vinin në fushatë, apo në ditën e zgjedhjeve, apo në situata që ata i krijonin vërtetë deri në kofliktuale. Por e gjykoj që në ato situata të trazuara ne i kemi toleruar duke menduar se këto helbete kapërcehen dhe unë do të bëja ndonjë kritikë të thellë në kuptimin e tolerancës tonë, megjithëse në atë kohë unë kam reaguar plotësisht në përputhje të situatës. Në asnjë vend nuk ndodh kjo që ndodh në Shqipëri si me Himarën, meqë morët një zonë ku unë kam qenë deputet. Thua se po i japin avash-avash atë karakterin e minoritetit ku absolutisht nuk qëndron. Politikanë, deputetë grekë apo të tjerë, flisnin për Himarën apo kërkonin për Himarën, sikur kjo të ishte pikërisht Jergucati apo Derviçani".

-Në Gjykatën Kushtetuese do të kemi çështjen e kufirit detar. Shtatë forca politike opozitare janë pajtuar për ta kërkuar interpretimin atje. Mirëpo, PBDNJ, ndonëse në opozitë, ka vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet e pjeshme vendore dhe nuk është për këtë interpretim. Si e gjykoni?

-Sabit Brokaj: "E vërteta është se kjo parti, në të gjithë këto probleme delikate me Greqinë, edhe kur këto kanë qenë në dëm të interesave tona, ata kanë qenë gjithnjë në poltikën e shtetit grek. Plotësisht. Edhe për problemin e Kishës, edhe për problkemin e Himarës, edhe për problemin e varrezave, edhe për probleme të tjera, kanë qenë si të thuash, pjesë e atij misioni".

-Po hapat e opozitës, a janë të mjaftueshëm për ta detyruar Kuvendin që të bëjë mbrapa në këtë marrëveshje?

-Sabit Brokaj: "E vërteta është që opozita ka shumë forca dhe shumë mënyra për ta penguar këtë. Filloi për mendimin tim, të lëvizë me vonesë, por megjithatë e konsideroj lëvizjen fare të mirë. Natyrisht mund të ishte nga ana ime përshëndetëse për haipin që është kryer. Por, ajo që për mua duhet të ndërmarrë cilindo veprim politik për ta penguar. Ka më shumë hapësira opozita të operojë. Ajo ka kapur këtë mënyrë zgjidhjeje dhe e e quaj aktualisht të përshtatshme".

-Ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri, komentohet se ka qëndrim të ndryshëm krahasuar me kohën përpara se të bëhej pjesë e qeverisë së integrimit, gjithnjë lidhur me kufijtë detarë.

-Sabit Brokaj: "Shiko, po vajte te Saliu, mendon vetëm me kokën e Saliut kështu që nuk diskutohet fare korrekte ose jo, sepse është flagrante. E kam thënë edhe në një emision televiziv, pavarësisht nga pikëpamjet e ndryshme, me të cilat parti të ndryshme në qeveri ose jashtë saj mund t'i tolerojnë njera-tjetrës, apo ministrat e një qeverie me kryeministrin, kur bëhet fjalë për një problem të kësaj shkalle, të këtij niveli, të këtij karakteri, ministri duhet të ketë kokën e tij. Nëqoftëse, mendon ndryshe nga kryeministri, nëqoftëse është në përputhje me të atëherë është bindja e tij, sepse një gjest i tillë nuk e justifikon qenien në qeveri, se meqë jam në qeveri unë s'kam ç'ti bëj. Ministri në veprime të tilla duhet të jetë tërësisht me kokën e tij, sepse përgjegjësia shtrihet në cilindo që i takon një epoke që merret një vendim, në qeveri apo në parlament, përgjegjësia është historike. Në këtë kuptim dhe nuk përjashton kërrkënd, ndoshta edhe qytetarin e thjeshtë".

Në Gjykatën Kushtetuese
Rama: Marrëveshja me Greqinë e pavend, të zmbrapset, të ketë rinegocim

Shtatë forca politike nënshkruan kërkesën ligjore drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të penguar miratimin e marrëveshjes për kufijtë detarë me Greqinë. Përshkallëzimi i debatit për marrëveshjen e kufijve detarë me shtetin grek, ku pretendohet se është cënuar territori i shtetit shqiptar, e ka detyruar opozitën që të ndërmarrë hapa konkretë për të kundërshtuar miratimin e kësaj marrëveshjeje në parlament. Kërkesa ligjore e firmosur nga 7 krerë forcash të majta e të djathta është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, së cilës i kërkohet që të rrëzojë marrëveshjen, me argumentin se është antikushtetuese dhe për t’i hapur rrugë nënshkrimit të një marrëveshjeje të re, ku nuk cënohet territori shqiptar. Shtatë forca opozitare, të kryesuara nga Partia Socialiste, nënshkruan pasditen e djeshme kërkesën për gjykatën, ndërsa paralajmëruan nisjen e protestave të enjten e ardhshme para Ministrisë së Jashtme dhe Kuvendit. Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, së bashku me krerët e forcave të tjera të koalicionit opozitar, përfshirë Spartak Ngjelën dhe Nard Ndokën, diskutuan në selinë e Partisë Socialiste për nismën që do t’i dorëzohej Kushtetueses. Pas përfundimit të mbledhjes, lideri i opozitës, Edi Rama, i kërkoi qeverisë shqiptare që të rishikojë në mënyrë më realiste marrëveshjen e nënshkruar me qeverinë greke, pasi ratifikimi i kësaj marrëveshjeje do të ishte një gabim fatal.

Kundërshtimi

Qeveria: Nuk kemi dhënë asnjë milimetër tokë

Ministria e Mbrojtjes nisi bërjen e transparencës për marrëveshjen e nënshkruar me shtetin grek për përcaktimin e kufirit detar. Nëpërmjet një prezantimi kompjuterik, Ministria e Mbrojtjes ka trajtuar një nga një të gjithë pretendimet e ngritura për cënim të territorit shqiptar, duke i hedhur poshtë këto pretendime nëpërmjet argumenteve të saj. Në konkluzionet e saj, Ministria e Mbrojtjes vëren se ka mungesë profesionalizmi në përdorimin e hartave për të llogaritur koordinatat në det. Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes pretendon se në studimin, ku thuhet se nga marrëveshja cënohet territori shqiptar, ka gabime në disa përllogaritje, sepse është neglizhuar ishulli i banuar i Othonit dhe shkëmbi Barketa, duke sjellë edhe gabimet në përllogaritje. “U vërtetua se pretendimet e ngritura në media nuk qëndrojnë”, thuhet në fund të argumentimit të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila doli në mbrojtje të marrëveshjes.

Argumentet

Pika 150 është 22 kilometra afër bregut tonë, duke bllokuar ngushticën e Otrantos

Vija ndarëse nuk është e baraslarguar nga vijat bazë të të dy vendeve

Është neglizhuar Gjiri i Sarandës

Ishulli Barketa nuk duhej të merrej si pikë referimi për vijën bazë
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4569
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pakti detar shtyhet sërish, Kuvendi nuk e përfshin në kalendarin 3-javor të punimeve

TIRANË
- Kuvendi i Shqipërisë shtyn sërish ratifikimin e marrëveshjes detare Shqipëri-Greqi. Debatet e hapura së fundmi nga media mbi faljen e detit Greqise kanë influencuar në vendimin e Kuvendit, i cili vazhdon të mos e ratifikojë këtë marrëveshje. Sipas juristëve, pakti nuk hyn dot në rend dite, pasi është i ankimuar në Gjykatë Kushtetuese.

Në seancën e sotme plenare deputetet kane miratuar kalendarin 3-javor të punimeve të tij duke mos futur në të marrëveshjen e ujërave detare me Greqinë. Kështu ratifikimi nga Kuvendi i Shqipërisë, nuk do të kryhet në punimet e Kuvendit të afatit 22 tetor-12 nëntor.

Deputetet e mazhorances gjate debatit te lire kane perseritur se kjo marreveshje eshte bere ne menyre krejtesisht transparente dhe profesionale. Deputeti Osman Metalla tha se "ky debat eshte nje shpikje absurde e opozites. Nderkohe deputetet demokrate kerkuan rikthimin e saj ne Kuvend, pasi mungesa ne bashkepunimin per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian eshte sipas tyre tradhetia e vertete qe po i behet kombit nga Partia Socialiste.

Nderkohe, Pakti ishte perfshire në punimet e periudhes qe sapo perfundoi shtator-tetor, por u hoq nga kalendari pa ndonje shpjegim nga Kuvendi. Nga ana e tij, ministri i Jashtem Ilir Meta, ka deklaruar se pakti u terhoq per ti dhene me shume kohe opozites te njihet me te.


Ngrin ratifikimi i paktit me Greqinë

Ngrin ratifikimi i marrëveshjes së ndarjes së kufirit ujor mes Greqisë dhe Shqipërisë. Gjashtë partitë opozitare të majta dhe të djathta kanë konkretizuar dje nismën e tyre dhe kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e tyre për të shpallur si në kundërshtim me ligjin themeltar të shtetit marrëveshjen "Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare", duke krijuar në këtë mënyrë mundësinë e pezullimit të çdo diskutimi rreth saj nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.


K Ë R K E S Ë

DREJTUAR : Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë

KËRKUES : Partia Socialiste e Shqipërisë, përfaqësuar nga kryetari i saj Z.Edi Rama;

Partia Social Demokrate, përfaqësuar nga kryetari Z.Skënder Gjinushi;

Partia Demokracia Sociale, përfaqësuar nga kryetari Z.Paskal Milo;

Partia Demokristiane, Përfaqësuar nga kryetari Z.Nard Ndoka;

Partia Ligj dhe Drejtësi, Përfaqësuar nga kryetari Z.Spartak Ngjela;

Partia G99, Përfaqësuar nga kryetari Z.Erion Veliaj;


OBJEKTI : Shqyrtimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë "Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare".

BAZA LIGJORE :Neni 131, gërma b dhe neni 134, pika 1, gërma f të Kushtetutës; neni 52 i ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë".



I nderuar Kryetar,

Të nderuar Gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese,

Këshilli i Ministrave ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin "Për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare", miratuar me Vendim Nr.653, Datë 11.06.2009. Marrëveshja është duke u diskutuar në kuvend dhe pritet që në një të ardhme shumë të afërt të kalojë në seancë plenare për ratifikim.
Natyra, ajo çfarë rregullon kjo marrëveshje si dhe mënyra e hartimit dhe nxitimi i pa precedent i ekzekutivit për ta sjellë atë në Kuvend kanë ngritur shqetësime dhe debate të qenësishme në media dhe opinionin publik shqiptar. Janë hedhur hije të forta dyshimi përmes argumentimeve me karakter shkencor se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare nga Kuvendi i Shqipërisë do të ketë pasoja negative të pakthyeshme lidhur me hapësirën detare dhe interesa të tjera afatgjata politike dhe ekonomike të Republikës së Shqipërisë.
Kompetenca e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi pajtueshmërinë e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën (para ratifikimit të tyre) parashikohet në nenin 131, germa b e Kushtetutës. Ky është një kontroll paraprak që ushtron Gjykata Kushtetuese mbi marrëveshjet ndërkombëtare në mënyrë për të parandaluar që burime të tillë të së drejtës, të cilët janë gjithashtu edhe burime detyrimesh për Shtetin Shqiptar, të bëhen pjesë e legjislacionit të saj të brendshëm duke qenë në kundërshtim me aktin normativ më të lartë të vendit, me Kushtetutën.
Kushtetuta, në Parimet Themelore të saj, ka sanksionuar se "Shqipëria është republikë parlamentare" (neni 1, paragrafi 1). Koncepti i republikës (lat. res publika - e mira e përgjithshme) apo e thënë ndryshe: forma republikane e organizimit të shtetit, ngre mbi të gjitha institucionet shtetërore dhe shoqërore detyrime të panegociueshme, për të gjetur dhe marrë vendimet më të mira të mundshme për qytetarët e republikës. Ideologjia dhe tradita republikane e ve theksin te liria dhe të drejtat si vlera themelore të popullit sovran. Në një shtet të organizuar si republikë kushtetuese - sikundër shteti shqiptar, shteti i së drejtës është një parim kushtetues i cili dikton mënyrën e sjelljes dhe të veprimit të pushtetit, rëndësinë e patriotizmit dhe të virtyteve të tjera qytetare, si dhe pjesëmarrjen në jetën politike. Neni 3 i Kushtetutës ka përcaktuar qartë, ndër të tjera, se "pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij... janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë ti respektojë dhe ti mbrojë".
Përsa i përket kuptimit të vetë shtetit, kujtojmë për të gjithë se me "shtet" nuk kuptohet vetëm aparati shtetëror (tërësia e organeve individuale e kolegjiale me raporte hierarkike, si një tërësi e individëve nëpunës që punojnë në këto organe) por e gjithë shoqëria e përfshirë në një organizim shoqëror ku bën pjesë aparati shtetëror, territori dhe popullsia nën pushtetin shtetëror të një vendi të caktuar.
Në këtë kontekst vjen natyrshëm edhe përkufizimi i rolit dhe funksionit të partisë politike në demokracitë moderne...
Partitë politike nënshkruese të kësaj kërkese i drejtohen Gjykatës Kushtetuese që kjo e fundit të ushtrojë kompetencën e saj për të vendosur mbi Shqyrtimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë "Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare".
Sjellim në vëmendje se kjo kompetencë e parashikuar nga neni 131, germa b, e Kushtetutës dallon specifikisht dhe cilësisht nga kompetenca e parashikuar nga gërma a e të njëjtit nen, në lidhje me të cilin janë bërë edhe detajimet e cituara më lart nga jurisprudenca kushtetuese. Në dallim të qartë nga sfidimi i produktit të vendimmarrjes së mazhorancës së përfaqësuesve të popullit në Kuvend, pra kërkimit të shpalljes së një ligji si antikushtetues, germa b e nenit 131 të Kushtetutës e drejton vëmendjen e kontrollit kushtetues tek një akt që i vjen trupit të legjislacionit vendas nga jashtë. De facto dhe de jure, një marrëveshje ndërkombëtare nuk është produkt i vullnetit të brendshëm spontan të deputetëve, vullnet i shpallur dhe i bërë publik gjatë fushatës elektorale e për zbatimin e të cilit ata janë mandatuar nga populli sovran.
Duke pasur parasysh këtë specifikë të nenit 131, germa b dhe të rolit dhe funksionit të partisë politike, kemi bindjen se, si përçues të vullnetit të mbi 60% të qytetarëve shqiptarë që në testimin e fundit zgjedhor e hodhën votën e tyre për siglat tona, partitë politike nënshkruese të kësaj kërkese legjitimohen ti drejtohen me këtë kërkesë Gjykatës Kushtetuese. Legjitimimi ynë respekton edhe praktikën e Gjykatës Kushtetuese - vendimet 24/1996/, 13/1997, 25/2003/, 1/2005, 20/2006, etj. në të cilët Gjykata ka legjitimuar persona juridikë privatë, sikundër është edhe partia politike, ti drejtohen asaj në lidhje me interesa të tyre, të shpalosura në statutin/programin e themelimit të personave juridikë në fjalë. Duke iu referuar dokumenteve bazë mbi të cilët funksionon vetëm njëra prej partive politike nënshkruese të kësaj kërkese,
sipas Statutit të Partisë Socialiste (PSSH):
"PSSH vepron në respekt të Kushtetutës, të ligjeve të shtetit të së drejtës dhe të formës parlamentare të qeverisjes për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar, rendit dhe drejtësisë.
PSSH ndjek objektiva politikë në përputhje me Programin dhe Statutin e saj përmes të cilave synon mbrojtjen dhe promovimin e vlerave e të interesave kombëtare."
ndërsa sipas Programit të PSSH:
"Politika e jashtme e PSSH ka në qendër mbrojtjen e interesave kombëtare, të pavarësisë, lirisë e të sovranitetit të vendit dhe të paqes e të lirisë për të gjithë popujt. (Pika 5)
...
Çështja shqiptare, interesat kombëtare të shqiptarëve kudo që jetojnë përbëjnë një përparësi kryesore për Partinë Socialiste. (Pika 5.1)
...
Qëllimi kryesor i socialistëve në këtë fushë është sigurimi dhe mbrojtja e vendit, e interesave kombëtare, e shoqërisë dhe e parimeve të jetës sonë. (Pika 5.3)"

Si struktura sine qua non të shtetit demokratik modern, partitë politike e kanë pavarësinë dhe tërësinë territoriale të shtetit një interes jetik, jo vetëm si të tilla në vetvete, por para së gjithash si elementë që përbëjnë "bazën e këtij shteti" - sikundër i përkufizon Kushtetuta (neni 3). Baza e shtetit është nga ato interesa, ndryshimi i të cilës ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në funksionimin e një partie politike.

Është i dukshëm dallimi ndërmjet sfidimit të një norme të brendshme, vullnet i deputetëve të Kuvendit, për të cilën Gjykatës Kushtetuese i kërkohet "shpallja si në kundërshtim me Kushtetutën" me kërkesën "për kontroll paraprak të kushtetutshmërisë së një marrëveshjeje ndërkombëtare". Në rastin e parë, Gjykata bëhet kompetente vetëm pasi ligji është bërë i tillë në respekt të procedurave të parashikuara nga Kushtetuta, ai ka sjell pasoja reale dhe, sipas rastit ka shkaktuar edhe dëme. Në dallim nga ligji, marrëveshja ndërkombëtare (e paratifikuar ende) ka specifikat e saj të cilat automatikisht duhet marrë në konsideratë edhe kur shqyrtohet interesi i kërkuesit (legjitimiteti) për të nxitur Gjykatën Kushtetuese në respekt të parashikimit të nenit 131, germa b të Kushtetutës.
Sepse këtu nuk bëhet fjalë posaçërisht për kilometra detarë të humbur, këtu janë në diskutim bazat e shtetit, dhe askush nuk mund të thotë se parti politike që kanë praktikisht 60% të elektoratit shqiptar në mbështetje të tyre nuk cenohen nga ndryshimi i këtyre bazave. Të gjitha partitë politike, që kanë marrë pozicionin e Kërkuesit në këtë çështje, janë ndër forcat kryesore politike të vendit, të cilat realizojnë detyra mjaft thelbësore në sistemin politik. Për rrjedhojë, interesi i tyre për të iniciuar kontrollin e kushtetueshmërisë të një marrëveshje ndërkombëtare që, në rastin në shqyrtim, vë në dyshim një prej elementëve themeltarë të bazës të shtetit - tërësinë territoriale të tij, është i ligjshëm, i sigurt, i drejtpërdrejtë, vetjak dhe aktual.

Përtej çdo dyshimi, dhurimi/shitja/ndryshimi i territoreve shtetërore, cenimi i drejtësisë shoqërore, i rendit kushtetues, pluralizmit apo bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërmjet shtetasve me përkatësi të ndryshme fetare apo etnike ndikon automatikisht në ideologjinë, qëllimin, forcën dhe formën e organizimit dhe të aksionit të një partie politike.

Nëse është ky rasti apo jo, kjo pastaj nuk është më çështje e legjitimimit, por e thelbit të kërkesës.

Shkaqet që na shtyjnë në verifikimin paraprak nga ana e Gjykatës Kushtetuese të kësaj marrëveshje kanë të bëjnë me mangësitë e dukshme në ushtrimin e kujdesit të duhur në mbrojtjen e interesave më të qenësishme të shtetit shqiptar, siç është kufiri i shtetit, nga ana e Këshillit të Ministrave, pushteti i vetëm që autorizon kushtetuta të negociojë, hartojë apo adoptojë marrëveshja ndërkombëtare. Këto mangësi përveç elementëve të keq-qeverisjes, mund të prekin edhe dispozitat kushtetuese, siç është neni 3 i kushtetutës, dhe ku një nga detyrat themelore të shtetit është mbrojtja e tërësisë territoriale.


Më poshtë po parashtrojmë disa nga mangësitë e dukshme që mund të çojnë në cenimin e kushtetutës së Shqipërisë për sa i përket integritetit të territorit të vendit të tilla si :

1. Mungesa e plotë e transparencës që ka shoqëruar përgatitjen, negocimin dhe firmosjen e kësaj marrëveshje nga Këshilli i Ministrave;

2. Moskonsiderimi i fakteve historike lidhur me kufirin shqiptaro-grek. Ky kufi është vendosur dhe është njohur si i tillë nga Fuqitë e Mëdha me vendimin e Konferencës së Ambasadoreve të Londrës, të 10 gushtit 1913, me Protokollin e Firences të dhjetorit 1913, është rikonfirmuar me Protokollet e Firences të viteve 1925 dhe 1926, nuk është venë në diskutim në asnjë nga takimet dhe aktet bilaterale të nënshkruara me Greqinë si për kufijtë pas viteve 1985 etj., (përkatësisht për rindërtimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e piramidave dhe shenjave te tjera kufitare, si dhe për evitimin dhe shqyrtimin e incidenteve kufitare për te cilat ekzistojnë një numër i shumte marrëveshje e protokolle bilateral te miratuara ne vite te cilat disponohen nga shteti shqiptar).

3. Mungesa e hartës shoqëruese që përcakton qartë dhe dukshëm vijat e përcaktimit të kufirit dhe të ndarjes së hapësirës detare (delimitimit) ndërmjet palëve nënshkruese;

4. Mungesa e ushtrimit të kujdesit të domosdoshëm nga ana e autoriteteve shqiptare në përcaktimin e koordinatave të delimitimit të hapësirës detare, duke mos shfrytëzuar siç duhet parashikimet në Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Të Drejtën e Detit (UNCLOS);

5. Neglizhenca e qeverisë ndaj reagimit të opinionit publik, ekspertëve të fushave të ndryshme të cilët pretendojnë për mungesë konsultimi publik, si dhe refuzimin për të shfrytëzuar ekspertizën më të mirë të vendit në përcaktimin e kushteve të kësaj marrëveshje me interesa madhore, si dhe ngutja për negocim të kësaj marrëveshje, kur çështje të tilla marrin shumë vite kohë negocime mes palësh ;


Përmes medias, veprimtarive e debateve publike ne gjithashtu jemi njohur me vlerësime të shumta të prezantuara publikisht nga ekspertiza alternative e specialistëve të pavarur. Prej tyre janë paraqitur në publik fakte të bollshme të cilat forcojnë dyshimet e arsyeshme mbi bazueshmërinë ligjore të kësaj marrëveshje dhe përputhshmërinë e saj me Kushtetutën. Disa nga këto fakte të sjella publikisht prej tyre janë si më poshtë :

• Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë vjen në kundërshtim dhe në shkelje të hapur me kufirin detar ekzistues ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë siç është përcaktuar nga të gjitha hartat e kohës që nga viti 1925 deri në ditët e sotme. Shqipëria dhe Greqia e kanë përcaktuar në mënyrë konvencionale kufirin detar ndërmjet tyre, duke ushtruar të drejta të plota të sovranitetit shtetëror në hapësirën detare që merr parasysh kjo marrëveshje. Kjo marrëveshje nuk mban parasysh shfrytëzimin historik, të vazhdueshëm dhe të pakontestuar nga asnjë prej shteteve palë në këtë marrëveshje, duke përcaktuar një vijë kufitare tjetër nga ajo që historikisht ka ekzistuar në hapësirën detare ndërmjet dy shteteve.
• Konventa e të Drejtës së Detit (Konventa e Montego Bay, UNCLOS 1982, ratifikuar nga Republika e Shqipërisë me Ligjin Nr. 9055, Dt. 24.04.2003, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 40, Dt. 27.05.2003), nuk ka gjetur zbatimin e duhur, madje është zbatuar në dëm të interesave kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe tërësisë territoriale të vendit tonë. Neni 1 i Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë duke përdorur termin "ishull" për "arkipelag" e duke mos e konsideruar këtë të dytin sipas parashikimeve të sakta të marrëveshjes UNCLOS, ka sjellë përdorimin e veçantë të secilit ishull të bashkësisë ishullore të Korfuzit si pika ku ndodhen vijat bazore, gjë që ka shkaktuar një dëm thelbësor interesave kombëtare të Shqipërisë dhe tërësisë territoriale të saj.
• Marrëveshja ka konsideruar tërësinë ishullore të Arkipelagut të Korfuzit dhe secilin prej ishujve si pika skajore për ndarjen dhe përcaktimin e kufijve detarë dhe Shtratdetit (Shelfit Kontinental). Në kushtet e zbatimit të drejtë të UNCLOS, rasti i Shqipërisë dhe Greqisë duhet konsideruar si rast i veçantë. Kjo sepse Shqipëria ndodhet kundruall Arkipelagut të Korfuzit i cili ka 13 ishuj, shkëmbinj dhe cekina, të cilat po sipas UNCLOS, nuk plotësojnë kushtin e raportit të ujit përfshirë brenda vijave bashkuese me tokën, e për rrjedhojë përjashtohet përdorimi i vijëdrejtave që bashkojnë këta ishuj duke marrë për bazë ishullin mëmë të Korfuzit. Ky fakt i ka shkaktuar dëm interesave kombëtare dhe tërësisë territoriale të vendit, veçanërisht përgjatë pikave 125 dhe 137 të marrëveshjes.
• Në marrëveshje nuk janë marrë parasysh kushtet që parashikohen në UNCLOS për shtetet që ndodhen kundruall. Në këtë rast, Ngushtica e Otrantos i përket vetëm dy shteteve, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë, fakt ky që nuk është mbajtur parasysh nga Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë.
• Në vijën hyrëse detare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë dhe veçanërisht në ngushticën veriore të Korfuzit, nuk është mbajtur parasysh përcaktimi i Komisionit Ndërkombëtar të Përcaktimit të Kufijve ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë (1913, Miratuar me Aktin Final të Parisit, 1926), i cili sipas burimeve arkivore jep këtë përshkrim: "në vijën ujore, drejtimi zgjatet në drejtim të Jug Perëndimit normal me Detin Territorial" që përfytyrohet zgjatja e kësaj vije deri në truallin e Ujdhesës së Korfuzit. Pika e mesme e kësaj vije do të ishte sa gjysma e largësisë midis vijave normale të të dy vendeve, pra 8 Kilometra. Sipas marrëveshjes së nënshkruar, kjo largësi rezulton me një diferencë prej 3 Kilometrash në dëm të tërësisë territoriale të RSH duke cenuar sovranitetin territorial në fillimngushticën e Korfuzit me një humbje territoriale prej 2.9 Kilometrash.

• Duke u nisur nga përcaktimi i njohur ndërkombëtar sipas të cilit "Vija ndarëse ujore detare në Kanalin e Korfuzit kalon mespërmes tij...", shkëmbi "Barketa" ndodhet 60 metra në Lindje të vijës së mesme. Sipas këtij përcaktimi ky shkëmb i takon Republikës së Shqipërisë. Në marrëveshjen e nënshkruar nga RSH dhe RG, "Shkëmbi Barketa" është konsideruar si pikë skajore e Arkipelagut të Korfuzit prej të cilës është matur vija e re e mesme. Kjo ka cenuar tërësinë territoriale të RSH me një dëm prej 1.5 kilometrash.

Nisur edhe nga sa më sipër dëshirojmë të sjellim gjithashtu në vëmendjen tuaj faktin se shqyrtimi i thelbit të kësaj marrëveshjeje është i rëndësishëm edhe për një argument tjetër që meriton vlerësim të veçantë në trajtimin e kësaj kërkese. Qartësimi i pretendimeve të ngritura publikisht rreth kësaj marrëveshjeje, pretendime të cilat tashmë janë bërë pjesë e vëmendjes dhe debatit të të gjithë opinionit publik mbarëshqiptar, do të përbënte ndër të tjera edhe një kontribut tejet të rëndësishëm transparence në funksion të ruajtjes dhe konsolidimit të një marrëdhënieve të shëndetshme ndërmjet dy popujve e dy shteteve kufitare të rajonit duke qartësuar kështu çdo lloj dyshimi që mund të përbëjë në çdo moment sot e në të ardhmen mundësi abuzimi në cenim të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë ndërmjet vendit tonë dhe fqinjëve tanë.


I nderuar kryetar,

Të nderuar Gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese,

Duke konsideruar :

- respektimin e Kushtetutës së RSH dhe legjislacionit në fuqi si kufijtë maksimal të veprimtarisë dhe iniciativës shtetërore;
- zbatimin e Konventave Ndërkombëtare të nënshkruara nga RSH si një detyrim që buron nga Kushtetuta e RSH dhe angazhimet e saj në të drejtën ndërkombëtare;
- rëndësinë e marrëdhënieve diplomatike dhe të fqinjësisë së mirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë;
- respektimin dhe mbrojtjen e tërësisë dhe sovranitetit territorial si bazat e detyrimit më të lartë shtetëror;

Duke vlerësuar Gjykatën Kushtetuese si institucionin që garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj si dhe vendos për pajtueshmërinë e marrëveshjeve ndërkombëtare me kushtetutën e RSH para ratifikimit të tyre;

Duke u bazuar te neni 131, germa b dhe neni 134, pika 1, germa c të Kushtetutës; neni 52 i ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë";

Shekulli Online | 22/10/2009 |
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4569
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Ambasadori grek, urdher Topallit: Miratoni kufijte
Imazh

Presidenti Topi pret Ambasadorin e ri të Greqisë, Nikolas Pazios..

Kufiri, ambasadori grek kokë më kokë me Topallin

Ambasadori i Greqisë në Tiranë, Nikolaos Pazios ka zhvilluar dje një takim privat me kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli. Ambasadori grek ka hyrë në orën 12:00 në ambientet e kryesisë së Kuvendit, ku ka qëndruar për 40 minuta. Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave dhe në lidhje me të nuk ka pasur asnjë deklaratë apo njoftim paraprak. Zyra e Shtypit pranë Kuvendit, e kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” konfirmoi zyrtarisht takimin Pazios-Topalli, por saktësoi se “ai ka qenë tërësisht privat”, duke mos servirur kësisoj detaje të tjera. Por burime pranë Topallit saktësuan për GSH se takimi është zhvilluar pas kërkesës së diplomatit grek. Jo zyrtarisht thuhet se thirrja e këtij takimi urgjent nga ana e Pazios ka pasur për qëllim marrjen e një informacioni zyrtar nga kryeparlamentarja Topalli, lidhur me “fatin” e marrëveshjes shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy shteteve, e depozituar për ratifikim në Kuvendin e Shqipërisë, por e shtyrë për një afat të pacaktuar. Pazios, në emër të qeverisë së Athinës mësohet t’i ketë bërë të ditur Topallit nevojën e ratifikimit të shpejtë të këtij dokumenti. Presioni i palës greke lidhur me këtë çështje është bërë pikërisht një ditë para se Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare të miratojë kalendarin trejavor të punimeve. Është pranuar apo jo kërkesa e ambasadorit Pazios nga kryeparlamentarja Topalli, kjo pritet të saktësohet në seancën e pasdites së sotme kur Kuvendi do të votojë këtë kalendar.
Topalli-Berisha
Lëvizjet politike të maxhorancës që pasuan takimin Pazios-Topalli, kanë lënë të kuptohet qartësisht se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje nga parlamenti shqiptar ka për të qenë një çështje ditësh. Ambasadori grek la godinën e kryesisë së Kuvendit në orën 12:40. Dhe vetëm 20 minuta më pas, pra në orën 13:00, në një konferencë të posaçme shtypi deputeti Osman Metalla deklaroi në emër të Partisë Demokratike se marrëveshja shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar “zbaton në mënyrë rigoroze të gjitha parashikimet e Konventës së Kombeve të Bashkuara. Në këto kushte, në të gjitha pretendimet e ngritura në kërkesën që Edvin Bllofi i ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese nuk ka asnjë të vërtetë, por vetëm gënjeshtra dhe abuzim me ndjenjat e shqiptarëve”, - deklaroi ai. Fill pas kësaj konference kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në orën 13:45 niset drejt godinës së Këshillit të Ministrave për të zhvilluar një takim privat kokë më kokë me kryeministrin Sali Berisha. Burime jo zyrtare pranë kabinetit të shefit të qeverisë konfirmuan për “Gazeta Shqiptare” se takimi është kërkuar nga Berisha, me qëllim për të pasur një informacion më të detajuar lidhur me diskutimet që Topalli zhvilloi në zyrën e saj me ambasadorin grek, Nikolaos Pazios. Ndërkohë nuk dihet se për çfarë qëndrimi kanë rënë dakord Topalli-Berisha lidhur me marrëveshjen shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar. Automjeti ‘Benz’ i kryeparlamentares, me targë TR 0015 Z, la godinën e Këshillit të Ministrave në orën 14:55 dhe ky moment është fotografuar nga “Gazeta Shqiptare”.
Tedi Blushi
22/10/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 155
Vendodhja: AFGANISTAN
Antarësuar: 08 Prill 2009, 19:18
Prap ne me kufirin detar....
Une pyeta daj Lyfin qe ka qene kapterr furnizimi ne nje repart ushtarak,rreth kesaj ceshtje,ai me tha;Or cun GREQISE NUK I PLAS PALLA PER 300KM APO 600KM KATROR DET,E GJITHE HILEJA ESHTE...se me kufirin e ri ajo fiton te drejte ne kanalin e otrantos,ku tashi vende kufitare jane Italia dhe Shqiperia. Tashi perse e ka bere Sala kete nuk edi,POR DUHET TE JEMI TE SIGURTE SE NUK E KA BERE ME KOKEN E VET,SEPSE SOCIALISTET DO TA KISHIN SHKATERRUAR.
PER NJE GJE JAM I SIGURTE ME KETE TRADHETI QE BERI SBESOJ SE NE 18 VITET E ARDHSHME DO FOTOJE ZGJEDHJET.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4569
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Hen-ri!

Shume mire qe jepe mendime dhe interesohesh se esht aty edhe pjesa e juaj. Por nuK kuptoj pse gjithe kjo deshire per ta heq qafet Berishen?
Puna me e kollajt me e heqe nje kryeminister sidomos ketu ne Shqiperi. Dhe mos u ben merak se Edvin masoni i pasur me banden e tij punon nate e dite vec per te rrezuar Berishen, prandaj harron hallet e popullit tiranas qe e katranos Tiranen dhe Partine Socialiste. Dy objekte i rrenoji, i ka mbete me hedhe ne flake fakfa njerzish, qe flen, cohet, jeton dhe enderon.
per kete ender shnjerezore nuk ndjehet kurre mire derisa ta realizoji sikurse realizoi endren per t'u be kryetar i PS dhe i bashkise se Tiranes.

Me pelqeve qe ti Henri e ke kap thelbin e kesaj dallavereje te Sales me Edvinin e lidhje me 355 km katrore pjese ujore ne kufi...

Prandaj mos bie ne kundershtim me fjalet e tua. Perderisa e kane vendose Sala me Edvinin si progrek i hapur, si mundet me e rrezuar?
Prandaj fli ne uje se nud te rrezohet per ket fakt Sala.

Jam qe Tradhetia nuk ka ngjyre, prandaj une i kushtoj shume rendesi publikut qe ti rri prane me furniizimin me njoftime rreth kesaj dallavere per ti cuar ne kembe qe nuk po cohen, por merren jo sala e jo edvin mazoni i pasur e jo heshtja e presidentit topi si zakonisht per ceshtjet kombtare.

Duhet cuar ne kembe populli e ti shporri tradhetaret qe i shesin toka per interesa froni etj.........dhe heshtesit qe jane kudo ne piramiden e shtetit.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4569
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Protestë para Kuvendit: “Jo” shitjes së kufirit

Imazh

Me parullat: “Toka e Shqipërisë, jo pronë e qeverisë”, partia G99 ka organizuar dje një protestë përpara godinës së Parlamentit kundër marrëveshjes së përcaktimit të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Tubimit iu bashkuan organizata të ndryshme dhe qytetarë të Tiranës. Duke mbajtur fjalën hapëse, kryetari i G99, Erjon Veliaj tha mes të tjerash se, të qenit patriotik nuk është jashtë mode, ndërsa sulmoi dyshen Berisha-Meta për mungesën e transparencës për marrëveshjen. “E rëndësishme është të jemi mirë me veten tonë njëherë, pastaj të jemi mirë me fqinjët tanë dhe me të gjithë ndërkombëtarët e tjerë. Unë nuk besoj që ka dalë jashtë mode të jesh shqiptar, nuk besoj që ka dalë jashtë mode të jesh patriot, nuk besoj që ka dalë jashtë mode të duash veten tënde dhe fqinjët e tu. Ky është vetëm një fillim për të treguar që të qenit shqiptar dhe të qenit i interesuar për mirëqenien e vendit tënd nuk është diçka që ka dalë jashtë mode”, - u shpreh Veliaj. Ndërsa e konsideroi vendimin për shtyrjen e ratifikimit të marrëveshjes si shtyrje të tradhtisë për një moment tjetër, Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve të mos heshtin ndaj padrejtësisë së “faljes së kufijve”. “Ajo që kemi marrë vesh nga qeveria, është që kjo marrëveshje do të shtyhet për një moment tjetër, është si të thuash që ne do ta shtyjmë këtë tradhti për një moment më të vonë, që gjithsesi do të ndodhë”, - tha kreu i G99.

Komunistët
Anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Komuniste Shqiptare kanë protestuar dje para selisë së Ministrisë së Punëve të Jashtme kundër marrëveshjes së përcaktimit të kufirit detar me Greqinë. Komunistët kanë hedhur parulla kundër ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, njëherësh numri dy i qeverisë Berisha. Komunistët mbanin parulla në duar ku në një prej tyre shkruhej: “Marrëveshja detare është marrëveshje piratësh”. Nuk munguan edhe ekspozimi nga ana e tyre të fotove të ish-diktatorit Enver Hoxha. Komunistët gjithashtu i kanë bërë thirrje Parlamentit të mos e ratifikojë këtë marrëveshje.
23/10/2009 gaz. Shqiptare Online
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4569
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Pakti Detar, Moisiu: Negociatorët tanë, jo kompetentë
Imazh

Ish - presidenti, Alfred Moisiu, reagon për herë të parë publikisht për skandalin e marrëveshjes së kufijve detare me Greqinë.

I pranishëm në një konferencë mbi integritetin e drejtuesve, ish-kreu i shtetit kritikoi dhe bëri përgjegjës autoritetet dhe negociatorët se kanë trajtuar në mënyrë jokompetente këtë çështje delikate gjatë hartimit të marrëveshjes me palën greke.
"Mendoj se nuk është e vështirë të konkludohet se në këtë mes ke të bësh me një veprim që duket qartë, që është trajtuar me një mënyrë jokompetente, nga ata që ishin ngarkuar për të menaxhuar hartimin e saj."- tha Moisiu. Ish presidenti i vendit vlerësoi rolin e medias, si një faktor pozitiv që realizoi transparencën e marrëveshjes.
"Fakti që një pjesë e mirë e medias së pavarur u angazhua me të drejtë dhe me forcë në bërjen sa më transparente të problemit, mendoj se ishte një faktor tepër ndihmues për të qartësuar se çfarë ishte e drejtë dhe çfarë jo.

Gjithashtu, fakti që miratimi i marrëveshjes u shty më tej, tregon se forca e opinionit publik dhe e medias, kur tregohet integritet në trajtimin e problemeve dhe mbahet qëndrim i tillë, jep rezultate pozitive. "- tha Moisiu.

Dy javë më parë ish-presidenti e akuzoi kryeministrin Berisha për servilizëm ndaj Greqisë. Duke u shprehur gjatë promovimit të librit "Midis Nanos dhe Berishës", ish-kryetari i shtetit apeloi institucionet shtetërore që të rishikonin marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë. "Më duket një servilizëm i qeverisë sonë ndaj qeverisë greke.

Fakti që ka një reagim në lidhje me këtë çështje, tregon se diçka aty duhet parë" - deklaronte ai.
Marrëveshja për kufijtë detarë është firmosur në prill të 2009 dhe mediat shqiptare denoncuan, se me këtë marrëveshje vendi ynë i falte Greqisë 354 km katror sipërfaqe ujore në detin Jon.
**********************
Media kombetare greke ka qene pergjithesisht e heshtur lidhur me paktin detar me Shqiperine. Sipas korrespodenteve te mediave shqiptare ne Athine, kjo ndodh ne ato raste kur informacioni konsiderohet sekret ushtarak.

Kesisoj eshte e veshtire te gjesh pasqyrim te plote te situates, por megjithate, ka agjensi qe e "kane thyer" disi heshtjen mbi marreveshjen.

Ne agjensine e lajmeve NENA, gjejme nje lajm telegrafik interesant, ku flitet per zhurmen e krijuar ne Shqiperi mbi marreveshjen detare dhe ku permenden dy episode qe vlejne te diskutohen.

E para eshte pohimi qe eshte respektuar vertet parimi i baraz-largesise por, sic thekson asgjensia NENA, ishujt greke duhen marre patjeter si pika skajore per Greqine.

E dyta, lajmi thote se eshte perdorur e njejta logjike dhe i njejti kut 'mates' si ne rastin me Turqine. Kujtojme se perpjekja e Greqise per ti vendosur kufijte detare me Turqinë disa vite me pare, - duke marre per baze disa territore shkembore ne det qe Athina i klasifikonte si ishuj, - shkaktoi nje reagim te ashper nga ana e Ankarase, e cila shpalli 'casus belli' dhe vuri ne gadishmeri floten ajrore dhe detare.

Prej asokohe, ky argument mes Ankarase dhe Athines, nuk u rihap.

Me poshte mund te lexohen pjese nga lajmi i perkthyer i agjensise greke te lajmeve NENA:
(http://www.nenanews.eu/politics/143-200 ... 47-24.html)
'...Në 17 mars, u njoftua nënshkrimi i marrëveshjes mbi përcaktimin e shelfit kontinental ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë. Ndërsa parlamentit shqiptar i bëhet thirrje për të përkrahur marrëveshjen pas pak ditësh (19 tetor), në mediat shqiptare ështe krijuar zhurme kundra marrëveshjes...
Ligjërisht, marrëveshja midis Greqisë dhe Shqipërisë i bindet Konventës mbi Ligjin e Detit e 1982. Kufiri përcaktohet në bazë te metodës së vijës së mesit / vijes së distancës së barabartë midis brigjeve të Greqisë dhe Shqipërisë. Por ishujt e rajonit kanë ndikim të plotë mbi përkufizimin.
Merret gjithashtu parasysh zgjerim i ardhshëm të ujërave territoriale greke me 12 milje...
Kufiri përcakton jo vetëm shelfin kontinental por dhe zona të tjera detare, si Zonën Ekskluzive Ekonomike. Për ata që nuk kanë kuptuar, kushtet e mësiperme janë pikërisht të njëjtat si ato që pretendojmë në detin Egje nga Turqia..."
Shekulli Online | 24/10/2009 |
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4569
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
"A ka ndikim Pakti Detar në marrëdhëniet Turqi-Shqipëri-Greqi ?"

Agjencia greke e lajmeve NENA, duke shkruar për Paktin Detar mes Greqisë e Shqipërisë, thotë mes të tjerash fjalitë e mëposhtme. Citoj:
"Ligjërisht, ky pakt i bindet Konventës mbi Ligjin e Detit e '82. Kufiri përcaktohet në bazë te metodës së vijës së mesit midis brigjeve, por ishujt e rajonit kanë ndikim të plotë mbi përkufizimin... Merret gjithashtu parasysh zgjerim i ardhshëm i ujërave territoriale greke me 12 milje... Kufiri përcakton jo vetëm shelfin kontinental, por edhe zona të tjera detare, si Zonën Ekskluzive Ekonomike. Kushtet e mësipërme janë pikërisht të njëjtat si ato që pretendojmë në detin Egje nga Turqia..."

Vini re, që ata thonë "por ishujt kanë ndikim etj". Kjo vërteton tezën e Kolonel Pashait për zbatimin e konceptit të arkipelagut. Kurse puna e 12 miljeve vërteton tezën që Greqia, në mënyrë unilaterale e ka zgjeruar gjerësinë e ujërave të veta territoriale nga 6 në 12 milje për zonën e Jonit. Ky fakt ka rrezik të ngrejë probleme midis Greqisë dhe Turqisë, por edhe midis Shqipërisë dhe Turqisë.

Greqia mund ta përdorë koncesionin e fituar në Jon nga Shqipëria si argument kundër Turqisë. Nga ana tjetër, Turqia ka Traktat Ushtarak me Shqipërinë dhe ka të ngjarë që të mbetet tejet e fyer nga kjo gjë. Sigurisht, këto janë supozime. Fakti mbetet që Greqia e ka zgjeruar madhësinë e ujërave të veta territoriale nga 6 në 12 milje në raport me Shqipërinë, siç e pranojnë edhe vetë.
Zakonisht, kjo duhej bërë me ligj të brendshëm dhe publikisht. Në pamundësi për ta bërë këtë nga frika e Turqisë, Greqia ka përdorur Paktin Detar me Shqipërinë.

A ia ngrini dot si pyetje ministrit turk faktin që Greqia e ka zgjeruar brezin e ujërave territoriale nga 6 në 12 milje në Jon, duke kërkuar reagimin e tij për Egjeun?
Letër e nënshkruar Elton Çepaj, student Athinë | 25/10/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4569
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
P
akti me Italinë, Greqia kërkoi matjet nga çdo ishull

Marrëveshja e vitit 1977, përplasjet dhe kompromiset në Kanalin e Ortantos
Ato që po diskutohen prej muajsh në Shqipëri, nga një pjesë e teknicienëve dhe e shoqërisë civile, mbi paktin detar me Greqinë, nuk janë vetëm zhvillime "shqiptare". As Greqia nuk e ka bërë këtë vetëm me Shqipërinë. Marrëveshjet për ndarjen e kufijve detarë edhe me vendet e tjera fqinje, janë shoqëruar me debate, moslëshime dhe kompromise, por në fund të fundit, secila palë ka lëshuar diku dhe ka marrë diku tjetër. Ashtu si dhe në debatin për marrëveshjen me Shqipërinë, ndarja e kufijve detarë me Greqinë, rreth 32 vite më parë ngecte në kërkesën e Greqisë për t'u dhënë fuqi të plotë për të nisur matjet aty, te ishujt e vegjël. Për analogji me shkëmbin Barketa, nga i cili kanë nisur matjet për palën greke, por që sipas oponencës të kolonelit në rezervë, Myslim Pasha, është marrje e detit shqiptar.

Në vijim është një pjesë e kronologjisë së bisedimeve të 32 viteve më parë mes Greqisë dhe Italisë për të ndarë ujërat detarë mes tyre, ku ishin dy shtete, i pari një vend me shumë ishuj dhe tjetri një vend gadishull dhe me një ishull të madh, si Siçilia.

Sipas raportit numër 8-4, marrëveshja për ndarjen e ujërave detarë mes dy vendeve u nënshkrua më 24 maj 1977 dhe hyri në fuqi më 12 nëntor 1980. Vija ndarëse e gjatë 268 milje detare, u bë sipas metodës së barazlargësisë "me rregullime të vogla". Bisedimet u influencuan nga prezenca e disa ishujve në anën greke. Përveç vendeve në marrëveshje kishte edhe tre vende të tjera në rajon, Shqipëria në verilindje, Malta në jugperëndim dhe Libia në jug. Pika përfundimtare 1 ishte 28 milje detare nga Shqipëria, 22 milje nga Italia dhe dhe 20.1 milje nga Greqia. Vija ndarëse ndalon në 7 milje detare përpara se të arrijë pikë treshe të barazlargësisë Shqipëri-Greqi-Itali. Në raport thuhej se nuk kishte marrëveshje për ndarjen e kufirit Shqipëri-Greqi, Shqipëri-Itali, Itali-Maltë, Itali-Libi dhe Greqi-Libi.

Vija e delimitimit vjen nga veriu në jug, përmes birgjeve që janë të krahasueshëm në madhësi dhe drejtim.


Ndërsa pikat e tokës italiane janë marrë nga gadishulli ose nga ishulli i madh i Sicilisë, ana greke ishte e gjitha me ishuj të quajtur Fanos (ose Othonoi), Platia (afër Samothrake), Korfuzi, Kefallinia, Agios Ioannis (afër Zakynthos) dhe Stamphani (njëri prej ishujve Strofades).
Italia ishte gati t'i jepte efekt të plotë ishullit të Korfuzit (641 km katror), Kefallinia (935 km katror) dhe Zakynthos (406 km katror), të cilat janë në madhësi të konsiderueshme dhe afër bregut. U propozua gjithashtu që të mos u jepet efekt ishujve të Kanalit të Otrantos (Fanos dhe Samothrake) që ishin të vegjël si dhe Stamfani në jug të zonës që duhej delimituar, që ishte i vogël dhe shumë larg nga toka greke. Greqia ishte në fillim, në favor të efektit të plotë për çdo ishull.

Palët, përfundimisht, arritën t'u japin një efekt me ¾ për ishujt në kanalin e Otrantos, duke i dhënë Greqisë 75 për qind të hapësirës së pretenduar. Koncesioni për italianët, lidhur me vijën e barazlargësisë, megjithatë u kompensua në favor të Greqisë me një koncesion të barabartë në pjesën qendrore të zonës së delimitimit. Sa i takon ishujve të Sofrades, aty iu dha një gjysëm efekti, duke i dhënë secilës palë nga 50 për qind të pjesës së pretenduar.
Shekulli Online | 25/10/2009 |
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 155
Vendodhja: AFGANISTAN
Antarësuar: 08 Prill 2009, 19:18
Laert shkroi:Hen-ri!

Shume mire qe jepe mendime dhe interesohesh se esht aty edhe pjesa e juaj. Por nuK kuptoj pse gjithe kjo deshire per ta heq qafet Berishen?
Puna me e kollajt me e heqe nje kryeminister sidomos ketu ne Shqiperi. Dhe mos u ben merak se Edvin masoni i pasur me banden e tij punon nate e dite vec per te rrezuar Berishen, prandaj harron hallet e popullit tiranas qe e katranos Tiranen dhe Partine Socialiste. Dy objekte i rrenoji, i ka mbete me hedhe ne flake fakfa njerzish, qe flen, cohet, jeton dhe enderon.
per kete ender shnjerezore nuk ndjehet kurre mire derisa ta realizoji sikurse realizoi endren per t'u be kryetar i PS dhe i bashkise se Tiranes.

Me pelqeve qe ti Henri e ke kap thelbin e kesaj dallavereje te Sales me Edvinin e lidhje me 355 km katrore pjese ujore ne kufi...

Prandaj mos bie ne kundershtim me fjalet e tua. Perderisa e kane vendose Sala me Edvinin si progrek i hapur, si mundet me e rrezuar?
Prandaj fli ne uje se nud te rrezohet per ket fakt Sala.

Jam qe Tradhetia nuk ka ngjyre, prandaj une i kushtoj shume rendesi publikut qe ti rri prane me furniizimin me njoftime rreth kesaj dallavere per ti cuar ne kembe qe nuk po cohen, por merren jo sala e jo edvin mazoni i pasur e jo heshtja e presidentit topi si zakonisht per ceshtjet kombtare.

Duhet cuar ne kembe populli e ti shporri tradhetaret qe i shesin toka per interesa froni etj.........dhe heshtesit qe jane kudo ne piramiden e shtetit.



Simbas thashethemeve qe kam ne dispozicion,kam arritur ne konkluzion se Edvini eshte shum i pafuqishem ta eleminoje Salen si fizikisht dhe politikisht,kte se luan es topi,jo Bamir Topi.Tashi si e beri Sala dhe pse vetem ai edi dhe disa inteligence service.Nejse sdua te hy ne te thella se faktikisht ket jane te thella.
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 80 postime · Faqe 6 prej 8 · 1 ... 3, 4, 5, 6, 7, 8
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 23 Janar 2021, 08:48
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari