Hulumtime, kerkime dhe zbulime te reja te historise se lashte pellazge,ilire,arberore,shqiptare. Cdo gje mbi historine tone.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 80 postime · Faqe 4 prej 8 · 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8
27.4.2009 DHURIM - NJE RRYP DETAR GREQIS NGA BERISHA-TOPI
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4569
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Mazar-Dino!

Pergjithesisht kam dite per Ndryshimet e Ushtrise Shqiptare, pasi une e kam krye ushtrine kur vinin shpesh te Reparti yne ushtarak te ndjeret gjeneralet e larte te ushtries ish Shefi i Shtabit te Pergjithshem Petrit Dume dhe ish Drejtori i Drejtorise Politike te Ushtrise Hito Cako(te dy te shkurter ne gjatesi dhe te tarshe ne trupe), apo ish komandanit i Korparmates gjenerali Vaske Gjino, nje burre i gjate dhe fin ne trupe dhe shume i kulturuar e njerezor etj gjenerale te shtabit qe kishin kryer shkollat akademike ne ish BRSS dhe te Ministrise qe u ekzekutuan padrejtesishte nga klani i tmerrshem i Grupit intrigant dhe antishqiptar Enver Hoxha-Hysni Kapo dhe Nexhmije Hoxha. Oficerat qe kishin kryer shkollat ne akademite ushtarake ne ish BRSS ishin te afte ushtarakisht, shume liberal dhe shume te pakenaqur me gjendjen e mjeruar te ushtrise sidomos gjendja e ushtarit ishte si ushtria e Haxhi Qamilit. Keta oficere synonin ta modernizonin ushtrine por grupi antishqiptar i intriganteve te pashkolluar nuk e donin kete hope cilesor reformator te struktures dhe taktikes se ushtrise. Merreshin me teorite qe nuk kam ndermend ti shpalos ketu, por me nje fjale dua ta permbledhe, qe i perkisnin epokes se gurit. Me reformat qe u be pas 1966 e kthyen ne ushtri te tipit te antishqiptarit me te eger te Shqiperise - Haxhi Qamili qe Enveri e kishte per zemer.

Mazar me ke mrekulluar me keto pajisje luftarake moderne. Nuk e kam imagjinuar se sa moderne eshte Ushtria e Jone. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 67
Antarësuar: 05 Shtator 2009, 19:37
Laert keto jane realitete dhe jo fantazi.
Brenda vitit 2015 Forcat e Armatosura Shqiptare do jene nga me te perparuarat dhe modernet( fale planit amerikan per shqiperine) Poshte po postoj nje nendetese e tipit amerikan.Te tilla Shqiperia disponon 8 cop dhe qe jane te ankoruara ne bazen e Pasha Limanit Vlore.
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 67
Antarësuar: 05 Shtator 2009, 19:37
Kjo eshte nje bateri rraketash patriot te dislokuara diku aty afer rinasit
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 67
Antarësuar: 05 Shtator 2009, 19:37
PATRIOT-MISILE
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 67
Antarësuar: 05 Shtator 2009, 19:37
NE ISHULLIN SAZAN JANE NE DISPOZICIO KETO RRAKETA
DHURATE NGA USHTRIA ITALIANE
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 67
Antarësuar: 05 Shtator 2009, 19:37
DHE SI PERFUNDIM ,DHURATE NGA USA SHQIPERIA PREGATIT STAFIN TE MARRE NE DOREZIM KTE ANIJE LUFTARAKE QE DO JETE DHE PARAROJA E FLOTES DETARE
Ju nuk keni të drejtë të shikoni skedarët që i janë shtuar këtij postimi.
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4569
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Mazar-Dino!

Te lumte qe i vendose keto foto qe mua me kane impresionuar jashtezakonisht sa nuk di t'i shprehi.
Me keto armatime bashkohore jane tashme GARANCIA DHE KRENARIA SHQIPTARE NE BOTE.
Tash Serbia, Mal i Zi, Maqedonia dhe Greqia te na marrin te keqen tone! Te lepijne kockat e atyre serbomedhenjve dhe grekerve ne varret e tyre si dhe te atyre qe enderojne ne ditet tona!
Fakt esht se kam shetite per qejfe me anije ushtarake te Flotes pergjate kufirit me Italine - neper Karaburune e kudo. Anija ishte me kunderajror, mesatare dhe shume e shpejte, por as qe nuk i afrohet lufta-anijeve te tipit ''Missouri'', qe besoj do te jete si njale qe rreshqet neper dallge me lehtesine me te madhe.
Kjo soj lufte-anije besoj se i permbush me nje probabilitet te larte Objektivat Luftarak.

- Mendoj tashme se keto foto i shkojne per bukuri kesaj teme qe i ke vendose. :flm
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4569
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Dredhia e Kuvendit, heq Paktin Detar nga kalendari i punimeve
Imazh

UPDATE - Per te shmangur nje "Jo" qe do ti sillte telashe direkte me Athinen, Tirana zyrtare ka vepruar ne menyre burracake. Kuvendi i Shqiperise ka bere nje dredhi ne kalendarin e punimeve duke rishtypur nje kalendar te ri per periudhen deri ne 20 tetor.
Deklarimet e djeshme zyrtare te Kuvendit, ishin qe "Kuvendi nuk kishte parashikuar ratifikim te marrveshjes ujore me Greqine, dhe se data 19 tetor ishte sajese e mediave"
Eshte serish nje genjeshter. Shekulli posedon nje kopje te Kalendarit te punimeve te Kuvendit, ku thuhet e zeza mbi te bardhe qe ne daten 19 tetor Kuvendi ratifikon marreveshjen ujore me Greqine.
Kuvendi ka rishtypur nje kalendar te ri me shpejtesi ne dy ditet e fundit ne kopertinen e te cilit mungon data dhe ne brendesi te gjitha pikat jane njesoj me te parin, me vetem nje perjashtim: Ratifikimi i marreveshjes eshte zhdukur nga kalendari.
Pra deklarata se ratifikimi nuk ishte parashikuar, bie poshte. Ai ishte parashikuar dhe eshte hequr. Por eshte hequr jo duke vepruar si shtet serioz pra duke deklaruar me pergjegjesi dhe korrektesi qe Kuvendi i Shqiperise ka vendosur shtyrjen e ratifikimit, por duke bere lojra me kalendare.

*****

TIRANE (UPDATE) - Mazhoranca "tërhiqet" nga marrëveshja për përcaktimin e kufirit ujor-detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Nuk dihet nëse ka një vendimmarrje politike prej drejtuesve të shumicës qeverisëse për këtë çështje, por është fakt tashmë se marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë "Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare" nuk do të miratohet në seancën e ardhshme plenare, sikurse edhe ishte parashikuar në kalendarin tre javor (22 shtator-19 tetor), të miratuar prej Konferencës së kryetarëve gati 20 ditë më parë.

Është sërish Konferenca e Kryetarëve ajo që ka ndryshuar kalendarin e punimeve në seancë plenare, duke hequr nga rendi i ditës së seancave të mbetura për këtë tre javor ratifikimin e kësaj marrëveshje të paraqitur në formën e një projektligji.

Kështu, në kalendarin e miratuar gjatë muajit shtator ishte përcaktuar se në seancën e së hënës së 19 tetorit do të diskutohej për 8 pika të ndryshme, ndërmjet të cilave edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare. Ndërsa në kalendarin e ri të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit për këtë tre javor nuk gjendet i programuar për tu miratuar në seancë një projektligj i tillë.

Nga burime pranë këtij institucioni mësohet se një ndryshim i tillë në kalendar është bërë për shkak të mënyrës së re të organizimit të punës së Kuvendit në seancë plenare, duke mos pranuar faktin marrëveshja në fjalë është shtyrë.

Sipas tyre, për shkak të ndryshimit të mënyrës së funksionimit të Kuvendit, (që seancat do të mbahen vetëm ditën e enjte, dhe jo më ditën e hënë ) kjo marrëveshje nuk i bie të miratohet brenda këtij tre javori, që jemi aktualisht (22 shtator-19 tetor).

Por pavarësisht argumentimit, që i bëhet këtij ndryshimi, tashmë është fakt se ky ndryshim në kalendarin e punimeve të Kuvendit ka ardhur pas presionit në rritje që ka bërë media dhe një pjesë e shoqërisë civile kundrejt kësaj marrëveshje, të cilën e kanë konsideruar antikushtetuese, pasi prek integritetin territorial të vendit tonë. Marrëveshja e kufijve detar me Greqinë është hequr edhe nga kalendari i punimeve të komisioneve.

Në pjesën e kalendarit që flet për veprimtarinë e komisioneve nuk është përfshirë diskutimi i saj, ndërsa mësohet se ajo ishte parashikuar që gjatë të hënës së shkuar të diskutohej në Komisionin e Jashtëm, ç'ka nuk ndodhi.

Përveç komisionit të Jashtë marrëveshja është hequr nga rendi i punimeve edhe të komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, si komisioni përgjegjës për shqyrtimin e përmbajtjes së saj. Marrëveshja për përcaktimin e kufijve detar midis Shqipërisë dhe Greqisë është denoncuar nga media dhe specialistë të fushës si antishqiptare, pasi nga për llogaritjet e bëra rezulton se vendi ynë humbet një sipërfaqe detare prej 354 km2.

Pakti, PS dhe partitë e vogla i drejtohen Kushtetueses



Kundër marrëveshjes me Greqinë për ujërat janë shprehur sot krerët e partive të vogla, që të mbledhur në një takim me liderin e PS-së Edi Rama kanë vendosur njëzëri firmosjen e ankimimit për dërgimin e saj në Kushtetuese. Pas mbylljes së takimit, Edi Rama deklaroi se u ra dakord që të bëhet ai hap së bashku, pra për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese këtë marrëveshje. "Kjo është një marrëveshje e pavend, e padenjë, e cila pa asnjë dyshim duhet të zbrapset për të krijuar kushtet që të ketë një rinegociim, ku ata që e përfaqësojnë vendin tonë duhet ta përfaqësojnë denjësisht si të barabartë mes të barabartëve në respekt të plotë të ardhmërisë së dy popujve dhe në funksion të atyre interesave që asnjëherë nuk mund të negociohen e aq më pak të preken"- tha Rama.
Të turpshme dhe aspak transparente e ka cilësuar marrëveshjen edhe Spartak Ngjela, kryetari i PLD-së, sipas të cilit një pakt i tillë nuk duhet të ratifikohet në asnjë mënyrë.
"Eshtë themelore çështja e lirisë dhe demokracisë, sepse në Shqipëri ka një grup njerëzish të predispozuar të shesin gjithçka", tha Ngjela.
Pas takimit me radhë kanë folur kundër marrëveshjes edhe kreu i G99-es, Erion Veliaj. Sipas tij, në takim u arrit konsensus i plotë i të gjithë të pranishmëve për të ankimuar marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese. Ai ka thënë se shtyrjen e datës së ratifikimit të marrëveshjes nga Parlamenti është vetëm shtyrje të datës së shitjes së kufijve të Shqipërisë. Më tej ai i ftoi qytetarët në 2 protesta që do të organizohen ditën e mërkurë, përpara parlamentit dhe përpara Ministrisë së Jashtme.
Shekulli Online | 16/10/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 67
Antarësuar: 05 Shtator 2009, 19:37
http://www.youtube.com/watch?v=R9Ffb23EoQQ
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4569
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10

AKTI FIRMOSJES SE COPETIMIT TE SHQIPERIS NE FAVOR TE GREQISE
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
MëparshmePërpara
Posto një përgjigje 80 postime · Faqe 4 prej 8 · 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 23 Janar 2021, 09:19
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari