Hulumtime, kerkime dhe zbulime te reja te historise se lashte pellazge,ilire,arberore,shqiptare. Cdo gje mbi historine tone.
Moderatorë: Laert, I-AMESHUAR
Posto një përgjigje 80 postime · Faqe 1 prej 8 · 1, 2, 3, 4, 5 ... 8
27.4.2009 DHURIM - NJE RRYP DETAR GREQIS NGA BERISHA-TOPI
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Arben Puto: Marrëveshja shkel sovranitetin tonë - I FALEN 225 KM KATRORE GREQISE NE DETIN JON

Imazh

Prof.Arben Puto
Imazh
Historiani dhe eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Arben Puto, gjatë një interviste ekskluzive për “Gazeta Shqiptare” denoncon hapur marrëveshjen shqiptaro-greke, për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve, që sipas tij shkel sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë. Akademiku Puto i bën thirrje Parlamentit për të mos e ratifikuar këtë marrëveshje.
“Gazeta Shqiptare” publikoi një ditë më parë një studim prej 117 faqesh të ish-drejtorit të Institutit Gjeografik të Shqipërisë, kolonelit Myslim Pashaj. Ky studim analizonte marrëveshjen shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve dhe arrinte në konkluzionin se kjo marrëveshje “shkel hapur sovranitetin kombëtar të Republikës së Shqipërisë, ndaj ajo nuk duhet ratifikuar nga Parlamenti”.

Cili është komenti juaj për këtë studim?

Nuk është hera e parë që unë përballem me këtë problem. Sepse “Gazeta Shqiptare” e ka shtruar këtë çështje disa muaj para, menjëherë sapo u firmos marrëveshja. Para se gjithash dua të theksoj se arritja e një marrëveshjeje të natyrës së ngjashme nuk ka asgjë të jashtëzakonshme apo të paligjshme. Për rastin konkret duhet të kemi parasysh se kufijtë e Shqipërisë me Greqinë janë përcaktuar me Protokollin e Firences të vitit 1926 dhe ato janë përcaktuar në një kohë kur çështjet e detit nuk ishin zgjidhur definitivisht. Neni 10 i këtij protokolli, thotë, citoj se “Çështje të ndryshme që do të dalin për përcaktimin e vijës së kufirit, të cilat nuk janë parashikuar nga ky protokoll do të jenë objekt i marrëveshjeve të drejtpërdrejta midis qeverive”. Pra në parim, një çështje që nuk ka qenë trajtuar në kohën e vet mua më duket normale të trajtohet në këtë kohë. Por studimi i kolonel Pashaj më shtie në mendime. Dua ta them qysh në fillim që unë nuk e quaj veten të aftë të trajtoj problemet që ka shtruar koloneli në mënyrë kaq të hollësishme. Është një studim teknik.

Nga ky studim nxjerr dy konkluzione. Së pari që vijësia e ujërave territoriale është matur në mënyrë krejt të padrejtë. Unë do të marr në mënyrë të veçantë Gjirin e Sarandës. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një shkelje të hapur, pasi gjiret janë ujëra të brendshme dhe kufiri i ujërave territoriale fillon nga kufiri i brendshëm. Së dyti më duket krejt e padrejtë që gjerësia e ujrave territoriale të matet nga disa ishuj, që në fakt nuk janë ishuj por shkëmbinj, siç është rasti i Barketës. Greqia e quan këtë shkëmb pjesë të arkipelagut duke filluar të bëjë matje nga bregu i këtij ishulli. Nga skema që ka bërë kolonel Pashaj, shikoj që këta ishuj nuk është se përbëjnë një arkipelag. Sepse arkipelag do të thotë ishuj që përbëjnë një unitet. Nuk më duket se mund të bëhet fjalë për një Arkipelag të Korfuzit dhe nuk më duket e denjë që të fillohet të matet gjerësia pikërisht duke filluar nga bregu i këtyre ishujve siç është Barketa. Koloneli i ka vënë shumë mirë në dukje këto defekte.

Ju përmendët dy shkelje, që të paktën i keni identifikuar nga studimi i kolonel Pashajt. Në një rast të tillë, çfarë duhet të ndodhë me këtë marrëveshje? A duhet ajo të ratifikohet nga Parlamenti shqiptar apo jo?

Problemet që ka shtruar ky studim janë sipas mendimit tim, tepër serioze dhe duhen parë me kujdes. Nga gjithë argumentet që ka sjellë ky studim teknik, del që janë shkelur kriteret duke dëmtuar hapësirën detare të Shqipërisë. Veçanërisht më duket e drejtë ajo që thuhet në studim se palë të kanalit të Otrantos janë vetëm Shqipëria dhe Italia. Me këto matje nga këta ishuj, Greqia ka hyrë në kanalin e Otrantos. Shqipëria dhe kanali i Otrantos, në bazë të kësaj marrëveshjeje nuk janë më ballë për ballë. Për shkak të këtyre problemeve duhet që të shikohet me seriozitet ky studim. Di që në Komisionin parlamentar të Ligjeve, kjo marrëveshje ka kaluar. Është shumë i nxituar ky aprovim që është dhënë në këtë mënyrë, aq më tepër në dritën e këtyre të dhënave që e bëjnë të domosdoshme rishikimin e saj. Sipas studimit rezulton se kjo marrëveshje është në dëm të sovranitetit territorial të Republikës së Shqipërisë, ndaj ajo nuk duhet të ratifikohet nga Parlamenti.

Deri tani nuk ka pasur asnjë transparencë nga qeveria për këtë marrëveshje. Nga përvoja juaj si një ekspert i së drejtës ndërkombëtare, që keni qenë shpeshherë në dijeni të arritjes së marrëveshjeve të kësaj natyre, a duhet që ato të bëhen publike për opinionin apo jo?

Padyshim që po. Qysh kur “Gazeta Shqiptare” shprehu dyshimet e para për parregullsitë e kësaj marrëveshjeje, duhej që qeveria të bënte publike argumentet dhe arsyet përkatëse pse kjo marrëveshje duhet miratuar e mandej ratifikuar. Aq më tepër në dritën e këtyre të dhënave duhet të dalin e të thonë, si e pse, e të na shpjegojnë si qëndron e vërteta sipas tyre. Pavarësisht kësaj unë këmbëngul që kjo marrëveshje është në dëm të sovranitetit territorial të Shqipërisë. Është i saktë konkluzioni i përgjithshëm që nxjerr ky studim.

Çfarë ndodh në rast se ratifikohet një marrëveshje e tillë me shkelje kaq flagrante?

Këtu ke të bësh me një marrëveshje midis shteteve. Përgjegjësi individuale nuk ka. Por përgjegjësi të shtetit, të qeverisë, po. Unë gjykoj që marrëveshja duhet të hidhet poshtë, pra të mos ratifikohet dhe në këtë mënyrë kjo çështje merr fund. Ratifikimi është mjeti që gjykon në mënyrë përfundimtare: a është apo jo e drejtë kjo marrëveshje. A i dëmton ajo interesat e vendit, apo jo. Përderisa kjo marrëveshje i dëmton interesat e vendit dhe cënon sovranitetin territorial, ajo nuk duhet ratifikuar.

Kjo marrëveshje prek edhe interesat e Italisë për sa i përket
kanalit të Otrantos. A mund të krijojë një incident diplomatik me Italinë ratifikimi i kësaj marrëveshjeje?

Sigurisht, pasi këtu preket dhe Italia. Tani është çështje që duhet të trajtohet nga Italia vetë, pasi kemi një cënim të statutit të kanalit të Otrantos, status që e kanë momentalisht vetëm dy palë, Shqipëria dhe Italia. Mendoj që kjo marrëveshje shumë shpejt do të tërheqë vëmendjen e autoriteteve italiane, veçanërisht do të tërhiqte vëmendjen sikur në Kuvendin tonë kjo marrëveshje të mos ratifikohej.
Nga pikëpamja strategjike, çfarë interesi mund të ketë Greqia për të hyrë në kanalin e Otrantos?

Të zgjerojë hapësirën e saj ujore dhe të shfrytëzojë pasuritë që mund të ketë. Pastaj këtu preken edhe interesat e Italisë sepse hyn midis këtij shteti dhe Shqipërisë, dhe kjo ka të bëjë direkt me sigurinë e dy shteteve. Është një çështje që ka të bëjë me integritetin territorial të këtyre dy shteteve. Pastaj mund të ketë edhe implikime ushtarake dhe kjo është vërtet një çështje serioze.

Në datën 19 tetor TE 2009 është caktuar zhvillimi i seancës plenare për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Cila është këshilla juaj për deputetët shqiptarë, qoftë edhe të atyre të opozitës që mendohet të mungojnë...

Unë nuk pretendoj të jem në gjendje që të jap këshilla. Por unë them që kjo çështje duhet parë me kujdes e me seriozitetin më të madh sepse kanë dalë probleme të dyshimta, konkluzioni i të cilave është që dëmtohen interesat e Shqipërisë. Deri në 19 tetor, pas këtyre fakteve të reja që po dalin do të ketë kohë të mendohen të gjithë. Shpresoj jo vetëm ata të maxhorancës, Ministria e Jashtme, si organi përkatës, por edhe ata të minorancës, pasi kjo është një çështje që prek interesat e vendit dhe nuk mund të lihet pa u trajtuar seriozisht.
29/09/2009 -
Tedi BlushiImazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
FALJA E KUFIJVE SHQIPTARE GREQISE - KOLONEL MYSLIM PASHAJ


Falja e kufijve Greqisë, Ministria injoroi studimin e Pashait

Falja e kufijve Greqisë, Kolonel Pasha: Ja të fshehtat e marrëveshjes
• Gazeta Shqiptare zbulon letrën e nënkoloneles Suzana Jahollari, e cila në përgjigje të studimit prej 117 faqesh të ish- drejtorit të Institutit Gjeografik të Shqipërisë, mbron marrëveshjen shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy shteteve. "GSH" shkruan se në përgjigje nuk jepen argumente konkrete që hedhin poshtë pretendimin e studimit të profesorit.

TIRANE- Ministria e Mbrojtjes ka injoruar studimin prej 117 faqesh të ish- drejtorit të Institutit Gjeografik të Shqipërisë, kolonelit Myslim Pasha, lidhur me marrëveshjen shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy shteteve.

Përmes një letre konfidenciale, Pasha i është drejtuar këtij institucioni duke e vënë në dijeni për faktin se marrëveshja shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve shkel hapur sovranitetin kombëtar të Republikës së Shqipërisë, ndaj ajo nuk duhej ratifikuar nga Parlamenti. Por, në përgjigjen që i është kthyer kolonelit në datën 31 gusht 2008, Ministria e Mbrojtjes, përmes nënkoloneles Suzana Jahollari pretendon se, “nënshkrimi i projekt-marrëveshjes dypalëshe midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, lidhur me delimitimin e hapësirave detare mbi të cilat ushtrohet sovranitet në bazë të së drejtës ndërkombëtare, buron nga neni 83 i Konventës së Montego Bay-it të vitit 1982 (UNCLOS), në të cilën të dy shtetet janë palë.

Në formulimin e kësaj marrëveshjeje janë zbatuar rigorozisht parimet themelore së kësaj Konvente”. Sipas Jahollarit, “në këtë marrëveshje janë pasqyruar të drejta të tilla si ajo e sovranitetit shtetëror për qëllimet e shfrytëzimit të burimeve natyrore të shelfit kontinental, statusi i pasurive nënujore dhe hapësirës ajrore mbi të, gjendet i reflektuar dhe një parim tjetër shumë i rëndësishëm, që është e drejta e kalimit paqësor, artikulli 15 i UNCLOS, i cili përcakton mënyrën e delimitimit të detit territorial midis dy shteteve që janë ballë për ballë ose fqinjë, si dhe kapitulli VI i saj, ku trajtohet Shelfi Kontinental”.

Zyrtarja e lartë e Ministrisë së Mbrojtjes duke vënë në dukje se, “kjo projekt-marrëveshje është përgatitur nga një grup profesionistësh të fushës juridike, ushtarake dhe politike”, fton profesorin Pasha që të shkojë pranë këtij institucioni për t’u njohur me praktikën e ndjekur për nënshkrimin e këtij dokumenti me palën greke.

"Gazeta Shqiptare" shkruan sot se përgjigjja që kthen Ministria e Mbrojtjes nuk është aspak profesionale në raport me argumentet që jep në anën tjetër ish-drejtori i Institutit Gjeografik të Shqipërisë, koloneli Myslym Pasha, njëherësh profesor me gradën shkencore “Kandidat i shkencave” dhe i laureuar me titullin “Mjeshtër kërkimesh”.

Ky dikaster mjaftohet thjesht me pretendimin se marrëveshja zbaton në mënyrë rigoroze Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtën e Detit (UNCLOS), por pa i dhënë një përgjigje të saktë pretendimeve të palës tjetër.

Kësisoj, qartësisht lihet të kuptohet se Ministria e Mbrojtjes vijon të mos japë argumente konkrete që hedhin poshtë pretendimin e studimit të profesorit Pasha, sipas të cilit “marrëveshja shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve shkel hapur sovranitetin kombëtar të Republikës së Shqipërisë, ndaj ajo nuk duhet ratifikuar nga Parlamenti”.

Marrëveshja, për përcaktimin e vijës së re të kufirit detar të Shqipërisë me Greqinë, u firmos në muajin prill nga ministrat e Jashtëm, Lulzim Basha e Dora Bakojanis. Në datën 25 qershor, Komisioni Parlamentar i Ligjeve,vetëm me votat e 11 deputetëve të maxhorancës dhe pa praninë e opozitës, miratoi këtë marrëveshje dhe tani pritet që fjalën e fundit ta thotë seanca plenare e 19 tetorit.
(s.g/GSH/BalkanWeb) 29/09/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kufiri, qeveria refuzoi ekspertizën italiane

Imazh

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se qeveria italiane nëpërmjet ambasadës sonë në Romë, i ka shprehur gatishmërinë maksimale Ministrisë sonë të Jashtme për ta ndihmuar gratis Shqipërinë jo vetëm me mjete, por edhe me ekspertë të saj gjatë këtij procesi. Shqipëria nuk pranoi të ndihmohej në këtë proces për të plotësuar kushtin e vënë nga pala greke.

Qeveria shqiptare ka refuzuar ekspertizën falas që i ka ofruar Italia gjatë negociatave të saj me Athinën zyrtare për përcaktimin e vijës së re kufitare në det mes dy shteteve.

Lajmi është bërë publik dje për “Gazeta Shqiptare” nga burime zyrtare pranë Ministrisë sonë të Mbrojtjes. Mësohet se qeveria italiane nëpërmjet ambasadës sonë në Romë, i ka shprehur gatishmërinë maksimale Ministrisë sonë të Jashtme për ta ndihmuar gratis Shqipërinë jo vetëm me mjete, por edhe me ekspertë të saj gjatë këtij procesi.

Por, përgjigjja që i është kthyer nga Tirana ka qenë negative. Refuzimi i ekspertizës falas italiane mësohet se ka qenë plotësim i kushtit të vënë nga pala greke, që në mënyrë kategorike nuk ka pranuar që Shqipëria të ndihmohej në këtë proces nga një palë e tretë. Ndërkohë që “preteksti” i qeverisë shqiptare për refuzimin e ekspertizës falas italiane ka qenë sipas të njëjtave burime se, “Shqipëria disponon mjetet dhe ekspertizën e duhur”.

Pika treshe
Shqipëria rrezikon të futet në një “konflikt” për kufijtë detarë edhe me Italinë. Shkak mendohet të shpërbejë pikërisht pika fundore e kufirit të ri detar shqiptaro-grek me numrin 150. Drejtoresha e çështjeve juridike në Ministrinë tonë të Jashtme, Ledia Hysi pohoi dy ditë më parë se kjo pikë fundore, është në juridiksion edhe të shtetit italian. Kjo do të thotë se për miratimin e kësaj pike në marrëveshjen shqiptaro-greke duhet të ishte marrë “OK” edhe i Italisë, që në të vërtetë nuk ka ndodhur. Pasi në rastin konkret ka një marrëveshje dy dhe jo trepalëshe.

“Kjo është pika në det ku juridiksioni i të tria shteteve bashkohet, Italisë, Shqipërisë dhe Greqisë dhe kjo është pika që do të përcaktohet nga një komision trepalësh”, - u shpreh Hysi për mediat.

Dhurimi
Qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore. Me ndihmën e një eksperti topograf, “Gazeta Shqiptare” ka arritur të zbardhë pak ditë më parë faktin tronditës që fshihet në marrëveshjen shqiptaro-greke “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Vija e re kufitare që ndan ujërat territoriale të dy shteteve e që përbëhet nga 150 pika, rezulton sipas ekspertit topograf, se ka prirjen për t’u futur në drejtim të Karaburunit, pra në dëm të Shqipërisë, me afërsisht 11 km.

“Trekëndëshi” i dhuruar palës greke fillon nga pika 120 e vijës kufitare. Sipas matjeve të kryera rezulton se, pika e fundme e vijës kufitare të ujërave territoriale me numër 150 është spostuar në drejtim të ujërave shqiptare me rreth 30 km më tej ose e kthyer në milje detare, me rreth 16 milje. Nga pikëpamja strategjike detare, sikundër mund të shihet në hartë edhe me sy të lirë, figuron se pika e fundit e vijës kufitare ndodhet ekzaktësisht në vijë paralele me Kepin e Gjuhëzës në Gjirin e Karaburunit. Sqarojmë se Kepi i Gjuhëzës është pika tokësore e shtetit shqiptar më e fundit në det.
Gazeta shqiptare
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Marrëveshja, Greqia hyri në Otranto

Marrëveshja shqiptaro- greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve shkel hapur sovranitetin kombëtar të Republikës së Shqipërisë, ndaj ajo nuk duhet ratifikuar nga Parlamenti”. Ky është konkluzioni i një studimi prej 117 faqesh të ish-drejtorit të Institutit Tipografisë Ushtarake të Shqipërisë, kolonelit Myslym Pasha, njëherësh profesor me gradën shkencore “Kandidat i shkencave”, i lauruar me titullin “Mjeshtër kërkimesh”. “Gazeta Shqiptare” boton sot ekskluzivisht pjesën më pikante të këtij studimi, i cili thellon më tej skandalin që fshihet në këtë marrëveshje, të depozituar tashmë për ratifikim në parlament. Detajet e këtij studimi nxjerrin në pah paaftësinë e qeverisë shqiptare për të mbrojtur sovranitetin e Shqipërisë, duke pranuar firmosjen e një dokumenti që cënon ujërat kombëtare në detin Jon me rreth 354.4 km2, të cilat i “dhurohen” fqinjit tonë jugor. Rezultatet e studimit tregojnë se pala shqiptare nuk ka shtruar asnjë argument dhe nuk ka kundërshtuar ndonjë tjetër. Thjesht janë pranuar pa asnjë kusht dhe kundrejt asnjë kontestimi të gjitha propozimet e kërkesat e palës greke. Qeveria shqiptare, me vetëdije ose për paaftësinë e ekspertëve të saj të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Jashtme tenton tani të ratifikojë me shumicë votash këtë dokument. Në datën 25 qershor, Komisioni Parlamentar i Ligjeve e miratoi këtë marrëveshje dhe tani pritet që fjalën e fundit ta thotë seanca plenare e 19 tetorit. “Studimi në argumentet e tij teknikë, gjeohartografikë, synon si hap të parë krijimin e një opinioni mbarëkombëtar, për të mos e ratifikuar këtë Marrëveshje”, - shprehet profesor Pasha.
STUDIMI
Studimi ka karakter teknik, ai mat, pasqyron, nxjerr rezultate dhe përqas. Studimi në argumentet e tij teknikë, gjeo-hartografikë, synon si hap të parë krijimin e një opinioni mbarëkombëtar, për të mos e ratifikuar këtë Marrëveshje. Studimi është vetjak. Ai nuk përfaqëson ndonjë agjenci, bashkësi studimore; nuk ka asnjë shtysë politike apo nacionaliste. Ai është vetëm një oponencë studimore.
ARKIPELAGU
Në Marrëveshje, kërkund nuk përmendet termi: "Arkipelag". Vetëm se: "Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu dhe ishullore) nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare". Por terma të tillë nuk gjenden në UNCLOS (Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtën e Detit).
RASTI I REPUBLIKËS SË GREQISË
Greqia është një bashkësi siujdhesash e përzgjatur si dhe ujdhesash, në detin Egje dhe atë jonian. Ndër të mëdhatë e saj është siujdhesa e Peloponezit, si vijim i tyre dhe arkipelagët e saj. Në këtë gjeografi, me një dendësi të madhe ujdhesore që njihet prej të gjithëve, prapëseprapë nuk është "shtet arkipelag", por në përbërje të tij "përfshin tërësi ujdhesash arkipelagore" si pjesë jetësore e Republikës së Greqisë. Kësisoj, në nismën për të ndarë ujorin në Ngushtesën Veriore të Korfuzit, që ndërmjetëson të dy shtetet tona fqinje, vëmendja jonë përqendrohet ndaj Arkipelagut të Ujdhesave Jonianë që ndodhet në perëndim. Shqipëria, në jugperëndimin e saj ndodhet përballë me Ujdhesën e Korfuzit dhe arkipelagun e tij. Shqipëria nuk është përballë me Greqinë kontinentale (gadishullore = siujdhesore), por me një ENTITET (Arkipelagu i Korfuzit), pjesë e Republikës së Greqisë. Ajo që përcaktohet në Marrëveshje: "Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale, ashtu dhe ishullore) nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare", është shtrembërim i plotë.
KUSHTET E UNCLOS
Ujëra që qarkohen nga vija periferike e cila bashkon ishujt anësorë:
1. Në gjirin e Kërkyrës = 69 km2
2. Në gjirin e Mesongit = 66 km2
3. Tërësia ujore midis ishujve Mathraki, Othoni, Erikuza = 200 km2
4. Gjiri Perëndimor Ermone = 92 km2
5. Ujra Korfuz Paxoi = 120 km2
Gjithsej = 610 km2
Raporti : Ujor : Tokë, 610 km2 : 625 km2 = 0,91
MATJE DHE LLOGARITJE PËR ARKIPELAGUN E KORFUZIT
UJDHESAT SIPËRFAQJA km2
KORFUZI 592.877
OTNONOI 10.078
MATHRAKI 5.532
ERIKUZA 4.449
PAKSOI 27.000ANTIPAKSOI 6.000
LLOGARITJA PËR ARKIPELAGUN E KEFALLONISË
UJDHESAT SIPËRFAQJA km2
LEKADHA 355.936
ITAKA 117.812
KEFALLONIA 906.500
ZAKYNTHOS 406.000
SIPËRFAQE
E PËRGJITHSHME 1606 km2
RAPORTI UJE-TOKË, QË NUK PLOTËSON KUSHTET E UNCLOS
Llogaritja e raportit Ujor : Tokë për grumbullin e dytë të ujdhesave që nuk kanë kufij me Shqipërinë: Sipërfaqe e përgjithshme: Tokë + Ujorë, nisur nga kufizimi periferik i ujdhesave: 3087 km2. Ndryshimi: 3087 - 1606 = 1481 km2
Raporti: Ujë : Tokë, 1482 km2: 1606,2 = 0,993. Nga shqyrtimi i të dy arkipelagëve KORFUZ, KEFALLONI del se ata nuk i plotësojnë kushtet për të hequr vijëdrejtat bazore që bashkojnë ujdhesat skajore. Kësilloj, jemi të ndryrë brenda një neni i cili trajton, në mënyrë krejt të përgjithshme, dhe pse të mos themi, hermetike, lidhur me vijat bazë (ne i quajmë vija bazore), ku shfaqen të dy versionet që i trajtuam një paragraf më sipër, pra: Kontinentale (Greqia Gadishullore, ku është Kontinenti, main land) dhe ujdhesore (që ne e kemi quajtur dhe trajtuar si Arkipelag, me qendër Korfuzin, main island). Të dy termat që përdoren, bëhen të pakuptueshëm, për ne, mbasi asnjë terminologji e tillë nuk haset në UNCLOS.
NJË PËRFUNDIM PËR TERMIN "Arkipelag i Korfuzit"
Prej trajtesës rrjedh se për të zbatuar kërkesat e Konventës, arkipelagu i Korfuzit, përfaqëson njësinë gjeografike, që ndodhet përkundruall Jug/Perëndimit të Shqipërisë, nga brigjet e së cilës nismon Deti Jon. Në bazë të të gjitha përcaktimeve, të dhëna më sipër, Greqia nuk është një shtet Arkipelag, por në përbërje të saj ajo ka dy arkipelagë. Ky është një ndryshim thelbor, të cilin palët nuk e kanë marrë parasysh, as e kanë cekur kund, po ma do mendja, atëbotë, as edhe e kanë diskutuar. Ritrajtimi që po i bëjmë, nuk mund të quhet ritrajtim, sepse nuk ka pasur rast, ndonjëherë tjetër, që midis dy vendeve të jetë shtruar një kusht, një tezë, një problem ndarës, bazuar në kërkesat e një Konvente. Po kështu prej palës sonë, nuk ka gjëllirë dëshirë studimi të thellë i kushteve të veçanta që rekomandon UNCLOS. Sa më sipër nxjerrim si përfundim se: Në përcaktimin e kufijve detarë dhe të Shtratdetit Kontinental, me Arkipelagun e Korfuzit që përbëhet nga 14 ujdhesa, nuk do të përdoren vijëdrejtat bazore që bashkojnë pikat skajore ujdhesore, por vijat bazore nga ujdhesa kryesore, Korfuzi. Kjo nuk është marrë parasysh.
GJIRI I SARANDËS DHE BUTRINTIT SIMBIOTIKË
Përfytyroni tërësinë ujore të brendshme të Kaonisë së dikurshme. Në themel, në jug Buthroti dhe lidhja me Detin. Gjiri shtrihej deri në këmbët e Çukës së Ajtoit në jug dhe të Foinikes, në veri. Të dy fushat e sotme të Vrinës dhe të Mursisë ishin pjesë e këtij gjiri që mbante në pëqi Buthrotin dhe Foiniken. Legjenda e Onhezmit, mund të lexohet nga të dy anët, si nga perëndimi ku është Ngushtesa e Korfuzit, po edhe nga lindja, ku vijonte Gjiri i Butrintit i cili në Çukën e sotme, ku zbriste Bistrica, lidhej sërish me detin e gjirin e Onhezmit (Sot është kanali i Çukës). Shtrirja gjeo-historike e te dy gjireve është një mbresë e pashlyer e këtij Dheu dhe Deti që vargoi i kodrave të Ksamilit nuk i ndante, por në të vërtetë bashkonte jetët e tyre të njëmendta. Në bisedime, duket se as që nuk është argumentuar dhe nuk është trajtuar veçoria historike, gjeostrategjike dhe ekonomike e GJIRIT TË SARANDËS. Vijat bazore janë marrë deri në portin e qytetit dhe ish bazën detare, Limion. Kjo ka sjellë humbje në Detin Shtetëror të Shqipërisë.
KEPI I STILLOS
Po të merret për bazë, harta gjysmë e publikuar, na lëshon një rreze dritë, për të parë se si janë ndarë kufitë ujorë në fillim të kësaj ngushtese historike për të dy vendet, aty ku përballë njëri-tjetrit janë gjeo-hapësirat tokësore, të Kepit të Stillos dhe ujdhesës me të njëjtin emër, pranë tij si dhe përballë, kepi Sidero në pjesën juglindore të Kërkyrës. Le ta përfytyrojmë këtë hyrje - grykë dhe të vështrojmë nga të dy anët, në një vijë që do të kalonte përperndikular me prirjen që ka hapësira ujore e cila vijon në drejtimin veriperëndimor. Sipas asaj harte, të gjysmëpublikuar, nëse matim largësinë nga Kepi Sidero deri në Kepin e Stillos ajo rezulton: 8180 metra. E matur, në hartën e cituar më sipër, kjo largësi në hartë është 56 mm (në shkallën e hartës). Nisur nga vija e mesme (që thuhet se është e baraslarguar nga të dy buzëujët dhe takim me tokën) raporti është si më poshtë:
Në drejtim të ujërave greke = 35 mm ( 62.5%) = 5400 metër
Në drejtim të ujërave shqiptare = 21 mm ( 37.5%) = 2780 metër.
Siç mund të vihet re ky ndryshim është = 2612 metër.
FILLIMVIJA NDARËSE UJORE DETARE
Po të merret parasysh drejtimi që jep prej pir kufitare 79, Komisioni Ndërkombëtar ( 1913-1925) vijimi duhet të shkojë deri në takim me ujdhesën e Korfuzit. Kjo largësi është 16 km. Kjo vijë duhet të konsiderohet fillimore. Mesorja e kësaj vije (në largësinë 8 km) do të jetë edhe pika e parë e fillimit të mesores se Ndarjes se NVK. Pika 23 është takim me drejtimin: Stillo- Kërkyra. Pika 26 është pikë që përkon me ndarjen e rregullt sipas marrëveshjes,( normal me vijëdrejtën bazore). Nëse do të pranohej vija e drejtë përmbyllëse e ishujve anësorë ashtu sikundër është pranuar në të gjithë procesin e zbatimit të UNCLOS, për këtë marrëveshje, atëherë përmbyllja e gjirit të Kërkyrës, nuk i takonte të ishte në kepin Sidero, por në vijën përmbyllëse të përfshirjes së ujdhesës Vido. Pra, vijëdrejta bazore, bashkon kepin e Karagollit ku kemi prirje nga perëndimi. Brenda kësaj vije përfshihet edhe ujdhesa Vido. Po mesa duket, me qëllim, nuk është marrë për bazë kjo vijë, por vetë bashkimi i të dy kepeve, të cituar më sipër: i Karagollit dhe Sidero. Kështu, po të merrej vija bashkuese, në ujdhesë kjo largësi do të ishte: 6780 metër prej kepit të Stillos, çka përbën një ndryshim ndaj vijës bashkuese me rreth 600 metër, që në këtë rast do t'i shtohej largësisë së dhënë më sipër duke arrirë në: 2670 metër.
Segmenti ujor i shtetit fqinj, Greqisë arrin në 5794 metër.
BARKETA
Përballë Korfuzit në gjirin e Tetranisit (Ksamil) ndodhet një bashkësi prej katër ujdhesash të cilat i përkasin Shqipërisë.
Ndërkaq, përballë kepit të Mërtesës (Vrojtimit) në vijnë lindje/perëndim drejt Kepit Varvara (Korfuz) ndodhen të dy ujdhesa shkëmbore, Tignosso dhe Barketa të cilat janë të pasqyruara në të gjitha hartat historike detare. Nëse gjatë ndarjes kufitare të Komisionit Ndërkombëtar është marrë parasysh, mesorja që ndan ngushtesën detare në këtë vijë, atëherë del se Shkëmbi Barketa ndodhet rreth 60 metër, në drejtimin e tokës shqiptare çka tregon, se për hir të baraslargësisë në Ngushtesë, vetëm, Barketa, duhet t'i takonte Shqipërisë, ndërsa Ujdhesa Tignosso, përfshihet në arkipelagun e ujdhesave të Korfuzit.
BARKETA, SI SKAJ I
ARKIPELAGUT.
Po të shihet me vemendje harta detare ndarëse, ky shkëmb (Barketa) është konsideruar në mënyrë krejtësisht të gabuar, si një pikë kufizuese anësore, e fundme, e vijëdrejtës bazore që bashkon, në kundërshtim me UNCLOS, shkëmbinjtë periferikë (atolls) të arkipelagut (Serpa, Barketa, e mandej në Kepin e Kasiopesë). Prej kësaj vije, është bërë ndarja e cila të drejtën e ka kthyer në të padrejtë. Barketa ndodhet në lindje të mesores së Ngushtesës Veriore të Korfuzit, rreth 60 metra dhe sipas njoftimeve të mesvijës në Ngushtesë ajo kryeherët duhej t'i përkiste Shqipërisë, por askush nuk është kujtuar për të.
Tani, lind një argument i ri, zbatimi i UNCLOS si një Konventë e re, pas vitit 1913, kur u ndanë kufijtë shtetëror tokësorë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas saj, bie poshtë përfshirja e ujdhesave me vijëdrejta, pra baza e nisjes duhet të ndryshojë.
Këto duhet të ishin argumente në bisedimet paramarrëveshje, të cilat do të kishin mospërkime të thella. Natyrshëm.
GJIRI HISTORIK I SARANDËS, GJI I SHPËRFILLUR DHE I
BRAKTISUR
Ky Gji është trajtuar si një vijë bregore detare e zakonshme. Matjet për përcaktimin e mesores i përkasin meslargësisë midis të dy brigjeve: Sarandë- Breg Korfuzi. Ujërat e brendshëm "historikë" janë konsideruar si "Free bay = gji i lirë" për t'u ndarë me shtetin fqinj. Ai në mënyrë tërësore është Det Shtetëror i Shqipërisë.
PRIRJA DREJT
VERIPERENDIMIT NE NGUSHTESËN
E OTRANTOS
Në këtë rast nuk është zbatuar "UNCLOS". Është ndërprerë në mënyrë tërësore, e drejta e Shqipërisë për një pjesë sovrane në ngushtesën e Otrantos, në cënimin detit shtetëror dhe hapësirës së afërt vijimore (contigous zone) si dhe hapësirës së veçantë ekonomike (exlusive economic zone). Pozicioni gjeografik i brigjeve shqiptare është tregues real dhe gjeohistorik, ato ndodhen përballë brigjeve të Italisë. Pra, dy shtete përballë njëri-tjetrit janë Shqipëria dhe Italia. Ky "status" i së Drejtës Detare, i është privuar Shqipërisë. Një nga kërkesat kryesore, të UNCLOS është që "Sistemi i vijave të tilla bazore (vijëdrejtave) nuk do të aplikohen nga një Shtet arkipelag në atë mënyrë që të presë vijimin ndaj deteve të lartë ose Hapësirës së Veçantë Ekonomike e Detit Territorial të ndonjë shteti tjetër". Në këtë marrëveshje nisur nga ujdhesa Othonoi, që është skaji ujdhesor i Arkipelagut, është ndërprere DSH dhe HAV e Shqipërisë, sepse është aplikuar e Drejta e vetëm një shteti (Greqisë) për të vijuar me standardin e DSH dhe HAV (Contigous Zone) ndërsa Shqipëria i krijon vetes një "mbyllje" dhe "izolim" gjeostrategjik në Ngushtesë. Ky është një cënim i drejtpërdrejtë i Sovranitetit Kombëtar dhe mosmbrojtjen e së Drejtës Detare të dhënë nga KONVENTA (UNCLOS). Nga sa u shqyrtua më sipër, ndarja detare dhe e shtratdetit Kontinental, në këtë takim ngushtesash strategjike ka qenë fatale për Shqipërinë. Arsyetimi ligjor ka qenë i mbështetur në logjikën ishullore, ku Othonoi është konsideruar si pikë e fundme prej së cilit janë llogaritur dy njësitë detare (DSH dhe HAV), pa arsyetuar se drejtimi verior i përftimit të këtyre standardeve, është në kundërshtim të hapur me rrethanat gjeografike të ngushtesës e cila u përket vetëm dy shteteve përballë, Italisë dhe Shqipërisë. Republika e Greqisë përfiton në këtë rast në të tri drejtimet si në atë verior ( në mes të Ngushtesës), në perëndim ku ka hapësirë detare më Italinë, në Jug ku është universi i saj natyror ujor.
LLOGARITJE
Le të nisim reshperimin tonë detar, dhe në troje ujdhesash, nga Ngushtesa Veriore e Korfuzit, ku vetëm në Gjirin e Kërkyrës, janë: 6,45 md, pastaj, kapërcehet, ujdhesa Korfuzit, e në veriperëndim të saj shfaqet në horizont, ujdhesa Othonoi e cila është larg nga bregu ujdhesor i Korfuzit, me përmasa të barabarta, afërsisht, sa një DSH (Territorial Sea): 24 km = 12,9 md. Largësia ujore dhe ujdhesorë prej Dheut Kontinental të Greqisë, e gjer në këtë periferi është 6.4+9.7+12.9 = 29 md. Kjo shtrirje në zotërim të ujërave është në më shumë se dy DSH ( 2 x 12 md = 24 md ). Po këtu të mos harrojmë, se kemi më tej hapësirë ujore, sipas UNCLOS edhe 12 md, si Hapësirë e Afërt Vijimore Detare (Contigous Zonë), janë 74 km = 39.9 md.
PIKA "150", SYNIMI PËR T'U FUTUR NË NGUSHTESËN E OTRANTOS
Pika "150" është një fund poligoni, një fund vije, mbyllje koordinatash që kanë ndarë një ujor dhe SHTRATDETIN KONTINENTAL.
Afrimi i saj deri këtu, ka edhe një status tjetër, atë të një trekëndori, KULMI i te cilit diskutohet midis të tri shteteve fqinjë dhe dy deteve, Jon dhe Adriatik. Në fakt pika "150" është diskutuar dhe vendosur nga dy palë. Ajo, paraqet fundin e një ndarjeje, ku në mesoren e "delimitimit" duhet t'i bëjë ballë, përcaktimit të të dy palëve, kundërshtimit të palës së tretë, po edhe vetes së saj. Kjo pikë nëse vihet në një vijëdrejtë e cila është e përfytyruar si përperndikular me Ngushtesën e Otrantos, e zgjatur nga të dy brigjet, e Italisë në Perëndim dhe Shqipërisë në Lindje është e gjatë 43 md. Pika " 150", është fund i një mesoreje (median line) e cila përshkon lirshëm DSH dhe HAV shqiptare në një gjatësi prej 39 km. Sa largësia tokësore Tiranë-Durrës.
NE NUK JEMI TË BARABARTË NË KËTË MARRËVESHJE EDHE PSE E KEMI FIRMOSUR ATË
UJDHESA OTHONOI është konsideruar si fillim për llogaritjen e DSH të Greqisë, si në drejtim të perëndimit ashtu dhe atë veriperëndimor, duke mos marrë parasysh veçoritë dhe kërkesat që jep UNCLOS. Kjo i ka dhëne një përparësi shumë të madhe Republikës së Greqisë, duke cënuar hapësirat ujore tradicionale të Shqipërisë.
SIPËRFAQJA (km2) E PËRFITUAR NGA GREQIA
Kepi i Stillos, përballë Gjirit të Kërkyrës, në hyrje të Ngushtesës Veriore të Korfuzit: 2. 9 km2
Shkëmbi BARKETA: 1. 5 km2
Gjiri Historik i Sarandës: 15 km2
Ujërat detare Arkipelagore të Korfuzit deri në Ngushtesën e Otrantos (pika "150"): 335 km2
Sep 28, 2009
Tedi BlushiImazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
ME BEKIMIN E MINISTRIT TE MBROJTJES GAZMEND OKETA DHE HESHTJEN E PRESIDENTIT BAMIR TOPI LEJUAN COPETIMIN E SHQIPERISE ME 14 TETOR 2008
Imazh
Imazh
ish MINISTRI I MBROJTJES GAZMEND OKETA QE LEJOI TE ARRIHEJ MARREVESHJA NE MES GREQISE-SHQIPERISE PER KUFIRIN NE DETIN JON
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kolonel Myslim Pasha: Pakti detar me Greqinë, pret shpatullat tona ujore
Imazh

Marrëveshja e Detit apo siç u quajt: "Marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, për Delimitimin e Zonave të tyre përkatëse, të Shelfit Kontinental dhe zonave të tjera Detare që u përkasin në bazë të Së Drejtës Ndërkombëtare.", doli në dritë, në fund të pranverës 2009, në mënyrë të shpejtë, pa patur ndonjë pararendje njoftuese, për fillimin dhe arritjen e saj. Dukej, se vinte nga një përkim spektakolar idesh, në fqinjërinë tonë, si kurrë herë tjetër, sidomos në fushën e kujtesës gjeohapësinore, midis të dy vendeve mike, Greqisë dhe Shqipërisë, ku në shpatullën e një shekulli të tërë, prej të dy krahëve, ka patur aq shumë mospërkime sa që historia ka qënë ngushtë t'i përshijë, të gjitha, në ngrehinën e saj.
Aq më tepër, që bëhej fjalë, për marrëveshje, të ndarjes së Detit, në një klimë të re fqinjërie të integrimit evropian në Ballkanin JugPerëndimor.
Ardhja e marrëveshjes, pajtimi dypalësh, gjente mjedisin më të mirë të tejdukshmërisë dhe bukurisë metaforike të Detit Jon, dhe prej tij, nga kjo "blu" që i bashkohej qiellit, solli një kumt që të liheshin në humbëtirë, gjithçka tjetër që kish ndodhur më parë. Ishte një prag historik i ëndërruar, por ama, me shumë pak gjasa, se mund të vinte, kaq shpejt.
U thyen parametrat e dikurshëm.
Sapo, u panë në buzëqeshje, afrim, shtrëgimduarësh e ngazëllim të dy udhëheqësit e pranishëm, ia bëhu lajmi, kërcëllitës, i papandehur, si një shprazje, në një dasmë kur ndezullia e jetës, befas, has dramën që i shkon pas e nuk i ndahet.
Pikëtakimi i parë me njoftimin dhe pas tij me "djallin" që e ndiqte, askush nuk mund ta merrte me mend, e as që ta pranonte, se ky hap historik i hedhur, nuk mund ta pranonte dyshimin e madh, për një skandal, fshehtësi e shpejtësi rrokullime. Njoftimi i një televizioni lidhej me "gjashtë milje!!" "ardhje deri në Qeparo!!!" që të trazonte kaq shumë, sa edhe njohësit më të mirë gjeografikë e detarë, kësilloj do të shkundeshin. Njoftimi bënte një lidhje, sërish dramatike, që e çonte krahë më krahë këtë marrëveshje, me atë të Varreve të ushtarëve grekë, duke e bërë edhe më goditëse dhe lajthitëse, pas firmave të gëzuara, përqafimeve dhe duarshtrëngimeve.
Prandaj me të drejtë, njoftimi pas festës së marrëveshjes, ish i papranueshëm, dhe pse jo, në dyshim; duke të futur si përherë në një shtjellë marramendëse, si: "a ka gjasa vallë, atëbotë, që të jetë sajuar nga bashkësi hartues opinionesh ballkanase që nuk e mirëpritën këtë arritje detare..." apo qoftëlarg(!) mos ka këtu ndonjë "gatim të fshehtë!?"
Ndër mosbesuesit ish edhe autori i këtij artikulli i cili nuk mund të bënte dot lidhjen në përfytyrim, të "gjashtë miljeve" dhe "arritjes në Qeparo" që askund s' mund të quhej ndarje e detit, kur fqinji të vjen, ku takohet buzëuji, me Dheun Kontinental.
E pabesueshme!
Sapo më ra në dorë lista e koordinatave, isha në mëhallën time, mëhalla e gjeodetëve e dhematësëve e detmatësëve.
Përfytyrova 150 pika, që vinin njëra pas tjetrës, si kuaj mitikë, që udhëtonin mbi detin Jon, në një dasëm që e thamë, se kish ndodhur në marrëveshjen dypalëshe, dhe flamuri i nuses që fillonte nga "njëshi", prej piramidës tokësore nr 79, në Kepin e Stillos, përballë ujdhesës Tonga, ecte si stafetë, dorëmëdorë i çohej kalorësit të fundit në "150", ku nusja do të zbriste nga ky kal mitik...Kjo ishte një nuse fiktive tragjike...
Pika 150 e cila m'u shfaq përballë gurores Romake të Gramës, shumë afër kepit të Gjuhëzës. Atypëraty më erdh ndër mënd: "Deti që duket s'do kallauz ( në rastim tim gjeodet apo gjeometër), sepse pikasej lirshëm dhe pa matje ardhja kaq larg e pikës"150". Mblodha supet dhe dyshova në vete, duke më ardhur shumë pranë, ujdhesa greke "Othone" dhe pozicionimi gjeografik i saj. E rimata, e rihodha edhe një herë. Habia ime emocionale dhe tronditëse, bëri përshtypje, e ndofta, ish kjo që solli të nesërmen, gjithë ato kryetituj, shkrepëtues, tanimë të njohur, si "Skandali i Shekullit" " Falje Deti" ..." Shitje e Detit..." etj., etj.
Pa u kontrolluar e tërë vija, nga pika e parë deri në fund dhe pa u përqasur në çdo ind të saj me Ligjin për të Drejtën e Detit ( UNCLOS*1)) nuk mund të dilej në përfundim dhe nuk mund të kishe një kumt studimor, shkencor të saktë.
Ngjarja bëhej edhe më e mistershme.
Pasuan, Konferenca Shtypi, "asnjë milimetër nuk i është dhënë shtetit grek" akuza si "antikombëtare" për "Shqiptaren", tendosje nervore të të dërguarve të shtetit, bisedimesve (negocitorëve) që tregonin edhe vetë troshitjen qeveritare, shpjegimin e Kryeministrit që u tha shqiptarëve se "ishte një trillim primitiv" jo vetëm i medias, por edhe i opozitës. Pastaj, më tej, u përdorën argumente që lidheshin me një kompas gjeometrik që do të ngelet proverbial, sepse u përdor nga një përfaqësues i shtetit dhe nga vetë Kryeministri, i cili për të hedhur poshtë këto akuza të përbindshme, rekomandoi ndënë një buzëqeshje të hidhur se: "mund t'i drejtohesh edhe një nxënësi të klasës së pestë, që të marrë atë kompas dhe të mas detin, e të provojë si në një ushtrim gjeometrik, nëse ai ishte ndarë mirë apo keq..."
Ardhja në tavolinë e një harte greke e shtoi tollovinë, e të nesërmen u përshpejtua të sillej po e njëjta hartë, për ama me toponime të shkruar në shqip dhe përsëri, ai kompasi shpëtues. U përdorën terma si "barazlargësi", u mohua një hartë që ishte paraqitur në media, po kështu u kumtua se "pika 150 ndodhet në ujra ndërkombëtare" ( që s'ishte e vërtetë dhe tregonte mosnjoje të plotë) dhe përsëri, " asnjë milimetër..."
Shpjegimet, ngutja, tronditja, mungesa e argumentit, mosparaqitja e përfaqësuesëve të Institutit Gjeografik Ushtarak dhe mungesa e hartës detare shqiptare, tregonin shkoqur, dhe bindshëm se asnjëri prej tyre nuk ishte në brendi të jetësimit teknik, profesional të kësaj marrëveshjeje edhe pse u përsërit, për të satën herë "UNCLOS" . Prandaj dyshimi dhe misteri shtohej.
Kompasi i ngeli në dorë vetëm Komandantit të Forcave Detare me të cilin, kisha ndarë dikur, respekt të ndërsjellët dhe punë të përbashkëta.
Dëgjuesit dhe gazetarët, lëkundeshin si lavjerrësa, sepse nuk kishin njohje teknike gjeodezike dhe hartografike, e po kaq nuk e njihnin në themel "UNCLOS".
Si gjeodet dhe hartograf, nismova vetëm modelim dhe përputhje teknike: UNCLOS- ndarje gjeodezike, por në udhë e sipër, s'më linte dashuria për Detin dhe shënjtërinë e tij mitike, sepse m'u duk se atë, e kishin përdhosur padrejtësisht, kur ai asqë donte t'ia dinte, nga kjo prerje e padrejtë, që ia kishin bërë.
Gjeodeti nuk mund të heshtë.
Mua m'u desh që të bëja ontologjinë teknike të realitetit, për të dhënë një tejdukshmëri gjeodezike, si një gur themeli për vetëdijen shkencore e cila rreh të bëjë një modelim, i cili ma shpëton, jo vetëm shpirtin tim, por bëhet dhe një avokati (po e quajmë) për kolegët dhe shtetarët e mi, që mesa kuptoj, në këtë marrëveshje janë një radhua figurash të ngurosura, pa shprehje, sa u vjen keq edhe miqëve të mi helenë, hartues dhe firmëtarë të kësaj marrëveshjeje. Qënia e një dokumenti si dhe realiteti i tij, por jo kurrë se çfarë fshihej pas, më bënte udhë që të lëvizja mbi detin e mbushur me koordinata dhe dëshpërimin e tij. Deti askurrë s'ka dashur që të ndahej.
"Ta kemi të pandarë", thonë përherë e sot e kësaj dite, në Jug, kur bëhen krushqitë. Nëse unë do të strukesha pas njoftimesh për të mbetur spektator, vihesha në fund, në rresht, pas gjithë asaj aradhe njerëzore që u shkrifërua prej marrëveshjes, sepse besonte, në të. Ndërkohë, nga pala e fqinjëve doli një frazë e ftohtë, sa diplomatike po e aq therëse se "Qeveria greke ka realizuar objektivat e saj strategjikë."
Po ne, ç'objektivë, vallë, kishim realizuar? Humbjen e mbramë detare, si të ishte një prerje e vetvetes, që po i shtohej, Historisë së rremë të një Skënderbeu, që sipas autorit të huaj, na ishte, sllav, i një "sulmi të fqinjëve maqedonas për autoktoninë e shqiptarëve", e " një Historie 12" që në shëmbëllim të shtrëmbër, shtrëmbëron historinë tonë të dy dhjetvjeçarëve të fundit... dhe ja "prerja detare gjeohistorike"
Shpejtësia, ngutja, mosnjohja teknike, mjegullira shkoqitëse në publik, prurja e hartës së huaj, nxitimi për të dhënë përgjigje që s'përputheshin askund me parime matematike dhe Konventën, sharjet, pështymat e njohura shqiptare, për "armiqë" që " kërkojnë të hedhin baltë" mbi miqësitë e arrira në Ballkanin Jugperëdimor, si dhe sulmi i Kryeministrit, që e përdori kompasin për të mbytur të vërtetën, më cytën që të kryeja detyrën time intelektuale.

PERMBLEDHTAS:

1.Marrëveshja e përcaktimit të kufijve detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë është një hartim i errët dhe hermetik, akt diplomatik i shpejtë dhe i dyshimtë, i cili dokumenton, përulësi të dinjitetit kombëtar.
2. Vëzhgimi Gjeohartografik, në të gjithë sythet e marrëveshjes nxjerr në pah një shpërfillje të jashtëzakonshme të interesave kombëtare shqiptare .
3. Në këtë Marrëveshje "UNCLOS", Konventa e Kombeve të Bashkuara, mbi Ligjin e Detit ka zbatimin më të cunguar të saj. Interesat e Shqipërisë nuk janë parë si " të barabartë, të paanshme = equitable " me palën fqinjë. Kemi të bëjmë me rrëgjim gjeohapësinor detar dhe cënim të gjeohistorisë iliroshqiptare.
4. Ky akt diplomatik është arritur në një "Vakum ligjor shqiptar, mbi Detin, gjiret dhe Ujrat e Brendshme" që i shërbejnë Ligjit të Detit.
5. Haset cënim i hapur i mëvetësisë së Shqipërisë në Ujrat Detare, Detin Shtetëror (Territorial Sea), Hapësirën e Afërt Vijimore (Contigous Zone) Shtratdetin Kontinental dhe Hapësirën e Veçantë Ekonomike ( Exclusive Economic Zone).
6. Ngushtesa e Otrantos, kjo urë natyrore ujore, e Ballkanit Jugperëndimor, kjo gjeohapësirë detare tradicionale, gjeohistorike midis Shqipërisë dhe Italisë, është një synim i drejtpërdrejtë, i jetësimit të kësaj marrëveshjeje.
7. Gjiri Historik i Sarandës, përbën një "harrim" dhe "humbje" fatale, gjeohistorike, strategjike dhe ekonomike për Shqipërinë.
8. Shqipëria, humb një pjesë të vetvetes së saj, në shtratdetin Kontinental Jonik, një sipërfaqe ujore prej 354 km2, në një nga gjeohapësirat më magjepsëse, të pasura, dhe gjeostrategjike, në Jugperëndimin e Saj.



SHËNIM I REDAKTORIT:
* Prof.Asoc.Dr. Myslim Pasha është mjeshtër kërkimesh dhe Kolonel në rezervë i Forcave të Armatosura. Ai është edhe autor i hartës që Shekulli boton sot në këtë faqe dhe që flet vetë qartë mbi pasojat e paktit detar mes dy vendeve. Në letrën shoqëruese për drejtorin e gazetës Adrian thano, prof.Pasha shkruan:


I dashur Adrian
Ju lutem mos më lini vetëm. Nuk eshte "çmenduri" e imja por e shtetit tim. Është skandal i madh. Unë jam studiues i detit dhe po përballem me shtetin tim. Një përballje "absurde" sepse të dy krahët teorikisht mbrojnë interesat kombëtare. O Zot! Shteti u shpjegon qytetarëve se si ka braktisur një pjesë të gjymtyrëve të tij.. Jemi të pabarabartë!
Më ndihni që gazeta juaj të më mbështesë në argumentët e mi. Lutem botoni hartat. Jane harta te studimit tim, pra kane "copyright" timin. Botimi nuk më bën mirë thjesht "mua" te vetmuarit por ka vlera me shumë se kaq. Ju lutem edhe njëherë mos më lini vetëm! Të luftojmë për aq sa mundemi, që të shtyhet ky ratifikim i turpshëm.

Përqafime
Myslim Pasha
Prof. Myslim PASHA * | 06/10/2009
GAZ.SHEKULLI
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Kush eshte Myslim Pasha?
Imazh


Drejtori që ka lënë gjurmë në hartografinë shqiptare

Kush është Myslim Pasha

Lindi në vitin 1945

Vendbanimi, Tiranë

1963, përfundon Shkollën „Skënderbej"

1963-1965, kryen Shkollën e Bashkuar të Oficerëve dhe diplomohet oficer-topograf

1965-1970, shërben në Detashamentin Topografik të SHP

1974, diplomohet në Universitetin e Tiranës në degën Gjeodezi

1978, emërohet specialist në ITU

1983, transferohet në një repart ushtarak në Fier

1990, rikthehet në ITU me detyrë specialist topograf

1991, merr gradën shkencore doktor

1992, largohet nga ushtria dhe deri në ’97 punon në një kompani private gjeo-hartografike

Në 1997, kthehet sërish në IGJU, ku dhe vazhdon të jetë aktualisht.



Tani pas afro tetë vjetësh që nga dita që Prof.Asc.Dr. Myslim Pasha, ka filluar punë në IGJU, dhe hapat pozitive që janë bërë janë evidente. Ai dhe puna e stafit të IGJU kanë arritur që të krijojnë një Insitut Gjeografik Ushtarak, Agjensi Hartografike Kombëtare të nivelit ndërkombëtar.

"Puna që ka bërë IGJU për t’u pozicionuar këtu ku është tani dhe për të arritur nivelet e dëshiruara, ka qenë jashtëzakonisht e lavdërueshme. Kemi arritur që të përballemi me shumë sfida dhe kemi arritur që t’i përmbushim synimet dhe ambicjet tona. Performanca jonë është e niveleve bashkëkohore dhe e gjithë kjo falë punës së stafit dhe organizimit të punës", thotë ai në lidhje me

punën e kryer në IGJU.

Ashtu si shumë njerëz të tjerë edhe profesor Myslimi, ndihet i plotësuar e i kënaqur kur kthen kokën pas për të parë atë punë që në vite ka nënshkruar CV e Topografisë shqiptare.

"Ka qenë një jetë e mbushur me punë. Mbi të gjitha jam i kënaqur me atë shenjë, nëse mund ta quajmë kështu, që kjo punë ka lënë në vite. Ka qenë përkushtimi dhe dashuria për profesionin, ajo që ishte dhe shtysa apo më mirë energjia, e cila më ka orientuar gjithmonë. Sot pas kaq e kaq vitesh pune është kënaqësi, kur shikoj frytet e një pune të cilat janë përcjellë te breznitë e reja të topografisë", përfundon Pasha.
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Bisedat sekrete, ndryshimi i kufirit u projektua ne Korfuz
Imazh
Kristaq Gërveni dhe homologut të tij grek, Jorgos Karamanliki.

Marrëveshja për dhurimin e ujërave territoriale të shtetit shqiptar në favor të Greqisë është projektuar në Korfuz. Negociatat sekrete janë zhvilluar ndërmjet Komandantit të Flotës Detare shqiptare, Kristaq Gërveni dhe homologut të tij grek, Jorgos Karamanliki. Ministria e Mbrojtjes greke bën të ditur në faqen e saj zyrtare në internet, se vizita zyrtare e Gërvenit në ishullin e Korfuzit ka zgjatur tri ditë, respektivisht në datat 26, 27 dhe 28 nëntor 2008. Pra çështja e dhurimit të rreth 225 km2 sipërfaqe ujore në favor të Athinës zyrtare është mbyllur ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Ndërkohë, “Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë ekskluzivisht fotot nga ky takim, ku të dy autoritetet e larta ushtarake shfaqen të gëzuar për rezultatet e marrëveshjes dypalëshe të arritur. Një detaj interesant që bën të ditur Ministria e Mbrojtjes e Greqisë, është fakti se Gërveni dhe Karamanliki janë takuar në Korfuz me prefektin dhe peshkopin ortodoks të ishullit grek. Fakti se përcaktimi i vijës së re kufitare mes dy shteteve është vendosur në Greqi, sqaron edhe shkakun pse Komandanti i Flotës Detare shqiptare u përpoq dy ditë më parë të hidhte poshtë skandalin e zbuluar nga “Gazeta Shqiptare” duke marrë në referencë një hartë ushtarake të shkruar në greqisht. Pra kuptohet qartë se kjo hartë i është dhuruar Gërvenit nga homologu i tij grek, Karamanliki. Madje, Komandanti i Flotës Detare shqiptare, në një intervistë dhënë një ditë më parë për një të përditshme shqiptare ka pohuar se vija e re e kufirit detar mes dy shteteve është përcaktuar në bazë të hartave ushtarake greke. Konkretisht Gërveni shprehet se, “ne pranuam të përdorim atë hartë, por pasi u verifikuan që ishin të njëjta me hartat angleze dhe ato amerikane. Ato janë harta që zbatohen në sistemin e pranuar europian”, - shprehet ai. Pra Shqipëria, ndonëse një vend anëtar i NATO-s, nuk ka as harta të saj të kufirit, por iu referohet atyre të fqinjit tonë jugor. Me faktet e reja, skandali i çështjes së kufirit detar thellohet edhe më tej.
Dhurimi
Qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore. Me ndihmën e një eksperti topograf, “Gazeta Shqiptare” ka arritur të zbardhë pak ditë më parë faktin tronditës që fshihet në marrëveshjen shqiptaro-greke “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Vija e re kufitare që ndan ujërat territoriale të dy shteteve, e që përbëhet nga 150 pika, rezulton sipas ekspertit topograf se ka prirjen për t’u futur në drejtim të Karaburunit, pra në dëm të Shqipërisë, me afërsisht 11 km. “Trekëndëshi” i dhuruar palës greke fillon nga pika 120 e vijës kufitare. Sipas matjeve të kryera rezulton se pika e fundme e vijës kufitare të ujërave territoriale me numër 150 është spostuar në drejtim të ujërave shqiptare me rreth 30 km më tej ose e kthyer në milje detare, me rreth 16 milje.
» Dërguar më: 01/05/2009 -
Tedi BlushiImazh
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Avatari i antarit
Drejtues

Poste: 4580
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
Shkëmbi Barketa, dëshmia e shitjes së detit shqiptar

Imazh

Marrëveshja me Greqinë, Barketa u përdor si pikë fillese nga ana e shtetit fqinj, për të ndarë syprinën ujore dhe shtratdetin Kontinental me Shqipërinë

Çdo gjë ka nisur me ndarjen e kufijve në Konferencën e Londrës në vitin 1913. Aty u diskutua edhe për caktimin e vijës së kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve fqinje.

Pas shumë debatesh, në muajin qershor 1913 u arrit të miratohej marrëveshja për kufirin detar, sipas propozimit të Italisë, por u deshën edhe dy muaj të tjerë që të vendosej plotësisht kufiri me Greqinë dhe siç u deklarua në Konferencë, "...Korça në lindje dhe Kepi i Stillos në jugperëndim ishin "shtyllat e Herkulit të Shqipërisë".

Pra, përfundimisht kufiri detar i Shqipërisë në jug, do të niste nga Kepi i Stillos, do të vazhdonte gjatë Kanalit të Korfuzit (në mes të tij), duke ia lënë Shqipërisë ishullin e vogël Tongo, më pas do të vijonte në drejtim të veriperëndimit, duke kaluar në ujërat e brendshme dhe deri në ujërat territoriale të saj.
Por e gjithë kjo ndarje do të zgjaste për 96 vjet, deri në mars të këtij viti, kur diplomacia greke dhe ajo shqiptare do të bënin hapin e parë drejt një marrëveshjeje të re, e cila do të ndikojë në marrëdhëniet midis dy vendeve që kanë njohur për shumë kohë të këqija midis tyre."
Nga WEB- site i Doktrinës dhe Stërvitjes së Ministrisë së Mbrojtjes.
BARKETA, UJËDHESA TRAGJIKE
Ujdhesa shkëmbore, herë del dhe herë fut kokën e krifën e saj, si të një gjallese mitike, që bën "show" me njeriun, në të dy krahët. S'e kishin kujtuar për gati një shekull, por të gjithë e nënkuptonin.

Se ai e kishte një kumt, të cilin e thoshte në vete të tij, me gjuhën dhe shenjën e veçantë. Ata që e shihnin, kryesisht detarë, bënin sikur nuk e kuptonin, por sërish në orientim, mbështeteshin tek ai. Historia erdhi mbi krye të tij, sikur t'i vinte për kryeshëndoshë. Ende nuk është plotësuar shekulli.

Ku duhet të kalonte mesorja.
Nga dokumentet ka një frazë përmbledhëse se KUFIRI UJOR DETAR NË KANALIN E KORFUZIT
(CORFU CHANNEL) DUHET TË KALOJË NË MESIN E TIJ.
Nga materialet e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së (shih: DoD 2005, 1-M) marrim njoftim se:

Ujërat shtetërorë të Republikës Popullore të Shqipërisë shtrihen përgjatë gjithë bregdetit në 12 md (milje detare = 22,224 km) duke filluar me vijëdrejtat bazore, nisur nga kepi Rodon (Muzhli), kepi Pallës, kepi Lagjit (kalaja e Turrës), Seman kepi Seman, Grykëderdhja e Vjosës, ujdhesa Sazan, Gjuhëza dhe kepi Gramës. Pastaj, midis bregut shqiptar dhe ujdhesave greke deri në mesin e Kanalit të Korfuzit.

Kjo është njohja ndërkombëtare, lidhur me ndarjen e ujërave detarë, në Ngushticën Veriore të Korfuzit. Pra, në mesin e saj. Shteti Shqiptar nuk e ka marrë parasysh këtë.
Diplomacia, nuk e njeh historinë, informacionin botëror detar dhe fatet e trojeve shqiptare përballë brigjeve të Korfuzit. Nga pala jonë duhej të kërkohej MESI I KANALIT.
Po ata e kanë braktisur atë.

E vërteta që gjendet në arkivat e OKB-së dhe të të dy shteteve për ndarjen e kufijve tokësorë nga Komisioni Ndërkombëtar, ka vetëm, të rilevuar dhe përshkruar në harta të shkallës 1: 50 000, kufirin tokësor. Në Gjyqin e Hagës, ndërsa u shqyrtua Incidenti i Korfuzit, shkëmbi Barketa, si dhe ujdhesa Tignosso i kaloi Britanisë së Madhe.

Ishte një nga vendimet e marra në atë rast, si pjesë e ndëshkimit ndërkombëtar që pësoi Shqipëria. Aso kohe në Arkipelagun e Korfuzit u vendosën dy baza të NATO-s. Nuk u mor vesh si ndodhi, se askush nuk e kishte mendjen tek ai shkëmb, pasi shqiptarët ishin në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore.

Përballë Korfuzit në gjirin e Tetranisit (Ksamil) ndodhet një bashkësi prej katër ujdhesash, të cilat i përkasin Shqipërisë. Ndërkaq, përballë kepit të Mërtesës (Vrojtimit) në vijë lindje - perëndim drejt Kepit Varvara (Korfuz) ndodhen të dy ujdhesat shkëmbore, Tignosso dhe Barketa, të cilat janë të pasqyruara në të gjitha hartat historike detare.

Nëse gjatë ndarjes kufitare të Komisionit Ndërkombëtar, është marrë parasysh, mesorja që ndan ngushticën detare në këtë vijë, atëherë del se Shkëmbi Barketa ndodhet rreth 60 metër, në drejtimin e tokës shqiptare çka tregon, se për hir të baraslargësisë në ngushticë, vetëm Barketa, duhet t'i takonte Shqipërisë, ndërsa Ujdhesa Tignosso, përfshihet në arkipelagun e ujdhesave të Korfuzit.

Mirëpo as kjo ujdhesë, njoftuese e orientuese, nuk ka qenë në zotërimin shqiptar. Si dëshmitar historik dhe gjeologjik më i afërt me Dheun shqiptar, ka ngelur në harrim, derisa kërkush nuk është kujtuar ta kërkojë atë, për menaxhim.

Edhe vija kufitare e hartave shqiptare të botuar pas vitit 1913, nuk e përfshin këtë shkëmb në ujërat tona shtetërore. Në ndarjen sipas marrëveshjes së fundit, vijëdrejtat bazore, në mënyrë të padrejtë, dhe pambështetje në UNCLOS, e nismojnë ndarjen e ujërave, prej këtij shkëmbi dëshmitar.
Askush në bisedime, ashtu sikundër mund të përfytyrohet, nuk është kujtuar që ta hedhë në bisedën dypalëshe fqinjësore, për ndarjen ujore. Mendojmë se ka qenë, mosnjohje e UNCLOS.

Sipas njohjes historike të vijimit të vijës ndarëse ujore të Shqipërisë me Greqinë, është pranuar vija e mesme që ndan ngushticën. Kështu është konsideruar. Marrëveshja e fundit do të trajtonte së pari këtë mesore ujore. Sapo të shqyrtonte këtë vendosje në hartë, atëherë do të vinte re se Shkëmbi Barketa ndodhej në lindje të mesores. Askërkush nuk i është afruar këtij përfytyrimi.

BARKETA, DËSHMITARE.
Ai ka dëshmuar gjithmonë. Dëshminë e tij s'e kanë besuar, ose nuk kanë dashur ta besonin. Hidh sytë në perëndim pastaj në lindje. I largohen anijet e çdo mjet tjetër lundrimi prej frikës së përplasjes me të, se ai është majë e një kodrine nënujore, që nuk ka dashur të mbytet, po të jetë aty, si një dëshmi dhe paralajmërim. Ndofta, është edhe mesi i këputjes gjeologjike!? Prandaj edhe turfullimin e tij, e shpreh me atë që duket se është një krifë po në fakt nuk është e tillë.

Sikur të mos ishte, aty, kurrë, donin ta harronin, por të frikësuar prej tij, ia kanë përcaktuar me saktësi koordinatat dhe azimutet, nivelin e ujit në kreun e tij, si të ishte shenjë e vetme e kacavjerrjes në momente të jetës apo të vdekjes. Si një lloj shpëtimi. Kjo ka mbetur e fshehur dhe askush nuk është kujtuar se i kujt dheu është ky shkëmb, i dheut që ka ngelur në Kontinent apo i ujdhesës që bëri shkëputjen gjeologjike!?

Ca u hapën mbi det dhe krijuan vargoj kodrinorë dhe të tjerë si këto shkëmbinj, sa u shfaqën përsipër nga dëshira për të mos e lënë kontinentin, e mezi sa duken, prej thellësisë së mbytjes së madhe.
Ky është shkëmbi Barketa që e njohin të gjithë detarët të cilët kanë kaluar apo kalojnë, në Ngushticën Veriore të Korfuzit. Ai mbeti edhe si një rojë për lundërtarë të ndryshëm që nga Liburnët, Adrianët, kur erdhën në shtegëtimin e parë pranë Kaonisë, Romakë dhe Venedikas.

BARKETA NË MARRËVESHJEN E FUNDIT ËSHTË PËRDORUR SI SKAJ I ARKIPELAGUT.
Në bazë të UNCLOS, ai nuk mund të bëhet vijëdrejtë bazore fundore për Arkipelagun e Korfuzit, por edhe as për anën e Shqipërisë. Ky shkëmb, në mënyrë të natyrshme e ka vendin në 60 metër, në lindje të mesores, duke i takuar plotësisht shtetit shqiptar.
Por në marrëveshjen e fundit, po të shihet me vëmendje harta detare ndarëse, një fragment të së cilës, po e paraqesim më poshtë, ky shkëmb (Barketa) është konsideruar në mënyrë krejtësisht të gabuar, si një pikë kufizuese anësore, e fundme, e vijëdrejtës bazore që bashkon, në kundërshtim me UNCLOS, shkëmbinjtë periferikë (Atolls) të arkipelagut (Serpa, Barketa, e mandej në Kepin e Kasiopesë). Prej kësaj vije, është bërë ndarja, e cila të drejtën e ka kthyer në të padrejtë.

Mund të shihet se si është përdorur Barketa, si pikë fillesë nga ana e shtetit fqinj, për të ndarë syprinën ujore dhe shtratdetin kontinental me Shqipërinë, ku si nisje është vijëdrejta bazore që përmbyll gjirin e Tetranisit (Ksamilit). Sipas argumenteve të dhënë, në sythin e Arkipelagut, doli se njësia gjeografike e Arkipelagut të Korfuzit, s'i përket heqja vijëdrejta bazore, që të përfshijnë skajet ujdhesore. Sipas kësaj, bie poshtë, fillimndarja në Barketa.

Veç Barketës as Tignosso nuk do të përmbyllet në vijëdrejtat bazore të arkipelagut. Vijat bazore do të fillojnë nga buzëujërat e Ujdhesës Korfuzit dhe brigjeve të Ksamilit. Gjendja e ndarjes është në mënyrë tërësore e përmbysur, për të riparuar padrejtësinë që ka ndodhur për:

(i) Barketa ndodhet në lindje të mesores së ngushticës veriore të Korfuzit, rreth 60 metra dhe sipas njoftimeve të mesvijës në ngushticë ajo kryeherët duhej t'i përkiste Shqipërisë, por askush nuk është kujtuar për të.

(ii) Tani, lind një argument i ri, zbatimi i UNCLOS si një Konventë e re, pas vitit 1913, kur u ndanë kufijtë shtetëror tokësorë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas saj, bie poshtë përfshirja e ujdhesave me vijëdrejta, pra baza e nisjes duhet të ndryshojë.
Këto duhet të ishin argumente në bisedimet para marrëveshjes, të cilat do të kishin mospërkime të thella. Natyrshëm.

LETËR E HAPUR:
AKADEMISË SË SHKENCAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS
QËNDRËS SË STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE
INSTITUTIT TË HISTORISË
INSTITUTIT TË GJEOSHKENCAVE
INSTITUTIT TË MJEDISIT
INSTITUTIT GJEOGRAFIK USHTARAK TË SHQIPËRISË.

Ka disa muaj, që në mjediset shqiptare, krahas gjithë zhvillimeve të mëtejshme gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor dhe ato Evropiane, është folur edhe për një Marrëveshje të dyshimtë në ndarjen e Ujërave Detarë dhe të Shtratdetit Kontinental, midis Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë.

Në debatin e hapur, nëse keni vënë re, nga ana e gjithë mekanizmit të Shtetit ka një kornizë hermetike, një heshtje e shpejtësi për ta çuar gjer në fund këtë Marrëveshje, në ratifikimin e fundëm të saj.

Hapat, procedurat, baza ligjore, saktësia e jetësimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit, janë konsideruar, të rregullt, e tejdukshëm, të saktë, kësisoj, përfundimisht të padiskutueshëm.
Veç kësaj, për ata që e kanë ngritur këtë çështje, është thënë se janë "Antikombëtarë", "të shitur" dhe se s'kanë bërë gjë tjetër veçse "një trillim primitiv"
Ndodhemi para fakteve tronditës, saqë nuk të besohet se po shpërfaq studimin tënd para shtetarëve të tu, politikanëve dhe studiuesve bashkëkombas, para qytetarëve që me identitetin e tyre iliro-shqiptar, po futen në Evropë, në të cilën ata janë themel, në kohë të kohës.

Është tragjike, në këtë heshtje, kur gjeohapësira të tëra, me firmën e Shtetit, me buzëqeshjen e tij komike, vendosin këtë kufi detar, duke prerë shpatullat ujore të iliro-shqipatrëve, duke cenuar mëvetësinë, duke shpërfillur historinë dhe gjeohistorinë, që nga Krijimi dhe këndej, duke harruar interesat ekonomike të ardhmërisë së shfrytëzimeve të Shtratdetit Kontinental, duke nëpërkëmbur dinjitetin, me një përulësi të dukshme, po kaq të turpshme, sa nuk mund të ulesh dot në asnjë tavolinë bisedimesh diplomatike, me kryet lart dhe krenarinë tënde kombëtare.
Në të gjithë këtë kufi ndarës, kudo që të klikosh, kudo që ta përqendrosh perceptimin tënd të dhëmb, të befason, të intrigon dhe të bën që të mos heshtësh dhe ta ndash tronditjen tënde me intelektualët dhe bashkëqytetarët e tu.

Prandaj po ju drejtohem, sepse kjo nuk është vetëm një veprimtari e diplomacisë shtetërore, por kryefjala: e mëvetësisë së Shqipërisë, kryelartësisë, që e dikton gjeo-historia dhe historia e kulturës sonë, përpjekjet për mbijetesë të iliro-shqiptarëve, e dikton shtratdeti gjeologjik kontinental tipik shqiptar, pozicioni gjeografik aq shumë të njohur në Mesdhe, mjedisi dhe turizmi, interesi ekonomik, në një nga gjeohapësirat më jetësore dhe të magjishme të Shqipërisë sonë.
Studiuesit e institucioneve tuaja, duhet të kishin gjetur një instrument konsultimi, jo për të bërë "kryengritje" ndaj shtetit të tyre, por për të verifikuar me durim, me historianë, juristë të së Drejtës Ndërkombëtare, me hartografë, gjeologë dhe gjeografë, gjeoidetë, dhe pas kësaj t'i përcillnin ligjvënësve kuvendarë, pikëpamjet shkencore, për të shtyrë në një kohë të mëtutjeshme, ratifikimin e mundshëm të kësaj Marrëveshjeje, sa të saktësohen më qartë dyshimet, për atë që është gatuar aq keq, sa të vjen turp ta kujtosh.

Kështu ne i bëjmë edhe më shumë shërbim klimës së mirëkuptimit e fqinjërisë me Republikën e Greqisë, duke qënë të bindur, se pala greke, nuk ka diktuar, por ajo veçse në tavolinën diplomatike, ka mbrojtur të Drejtën e saj, apo siç kanë deklaruar "interesat e tyre strategjike" ndërsa pala jonë, del tërësisht e humbur.

Pse vallë, të jemi të humbur?
Pse vallë, të jemi të fundit?
Pse vallë, të jemi kryeulur?

Prej një konsulte shkencore, Ju do të ishit bindur, se studimi që është paraqitur, nuk përbën ndonjë "zbulim" por është, vetëm një vëzhgim teknik, dukshëm i perceptueshëm, që do t'i shërbente, vetëm, interesave të atdheut tonë.
Ju me të drejtë, keni debatuar në këto muaj, për prirje studimore që shtrembërojnë historinë tonë kombëtare, të autorëve të huaj, por dhe të Akademisë së një shteti fqinj me Shqipërinë, ju me të drejtë keni debatuar për Historinë 12, ndërkaq heshtni në heshtjen tragjike albanologjike, për prerjen e një gjymtyre gjeohapësinore prej 354 km2, që nga Ngushtesa e Otrantos e deri në Kepin e Stillos, kur brenda kësaj gjeohapoësire, keni po kaq të shpërfillur historinë dhe gjeohistorinë, duke luajtur me gurët e themelit, ku mbështetet edhe shtrati i autoktonisë iliro-shqiptare.

Në mbijetesën tonë kombëtare, njihet tragjedia e ndarjes së kufijve nga Komisioni Ndërkombëtar (1913-1925), ndërkohë në vitin 2009, lehtësisht shkëpusim prej vetvetes gjeohapësira të tëra detare.
Kemi prerë Otranton, kemi izoluar Rrugët e Bardha, kemi matur ndarjen e Gjirit Historik të Sarandës që nga Muret e Lashtë të Onhezmit, kemi shpërfillur mesdetin në Ngushtesën e Korfuzit që është e Drejta Jonë Ndërkombëtare, kemi braktisur Shkëmbin Barketa, dhe së fundi, por që është një fillim, na është mbyllur shikimi në Kepin e Stillos.
Dhe thuhet se kemi zbatuar Konventën Ndërkombëtare, kur ajo nuk është zbatuar në asnjë nen të saj.
Të nderuar shkencëtarë!

Ka mbetur ende një kohë e shkurtër, gjer më datën 19 tetor. Po e mjaftueshme për t'u konsultuar, për të krijuar një bindje të përbashkët, dhe pa "demonstratë" për t'i dërguar një apel shkencor, ligjvënësve, për të shtyrë në një kohë të mëvonshme, këtë ratifikim, sepse po u krye, kësillojshëm, i zhyt në turp ratifikuesit, të cilët janë të zgjedhurit tanë, duke na kryeulur, të gjithëve.

Shpresoj se institucionet tuaja, do të kontribuojnë, për të mos e ratifikuar këtë Marrëveshje, për t'ia lënë një gjykimi më të thelluar në një kohë të mëvonshme.
Me vlerësim sipëror:
Prof. Asoc. Dr. Myslim Pasha
Mjeshtër Kërkimesh
Kolonel në rezervë i Forcave të Armatosura
Prof. Asoc. Dr. Myslim PASHA | 08/10/2009
''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi Sundimit të Gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim Maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. Në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Ku asht Shpirti i Zotit, aty asht Liria"("Ubi spiritus Domini ibi libertas") At Gjergj Fishta
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Kolë Radovani
Përgjigju duke Cituar
Përpara
Posto një përgjigje 80 postime · Faqe 1 prej 8 · 1, 2, 3, 4, 5 ... 8
Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 2 vizitorë
Powered by phpBB3
Copyright ©2008 phpBB Group.
Të gjitha oraret janë UTC + 2 orë . Ora 13 Qershor 2021, 06:53
Designed by Monitonix
[phpBB Debug] PHP Warning: in file /web/htdocs/www.proletari.com/home/mkportal/include/PHPBB3/php_out.php on line 33: Creating default object from empty value
Theme by Zeuder
Copyright 2009 - 2010 da Proletari