Festa-Dita e babait, 19 Marsi apo datë tjetër?

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 5488
Festa apo Dita e babait është një festë po aq e hershme sa ajo e gruas(8 Marsi).
Festimi për herë të parë i dokumentarizur duhet të jetë me datën 5 Korrik 1908 në Fairmont të Virgjinies Perëdimore(West Virginia) në kishën metodike lokale.
Ishte pikërishtë zonja Sonora Smart Dodd ajo e cila kërkoj ti dedikohet një ditë edhe babait dhe të festohet zyrtarisht kjo ditë pa ditur gjë se kjo festë festohej në Fairmont më parë. Ajo u frymëzua gjatë pjesmarrjes në kishë ku predikohej festimi e ditës së gruas në vitin 1909-të. Ajo organizoi një festë për herë të parë me 19 Qershor 1910-të, në Spokane të Uashingtonit(Washington) për nder të babait. Festa u organizua në muajin Qershor sepse përkonte me ditëlindjen e babait të Dodds që ishte një veteran lufte.

 

Festimet në data të ndryshme

Data e festimi të Ditës së babait ndryshon sipas traditave botërore si psh:
– Tradita në vendet amerikane(SHBA) festohet në të dielën e tretë të muajit Qershor
– Tradita në vendet katolike dhe katolikët festohet në ditën e Shën. Jozefit(babait të supozuar të Jezu Krishtit)
– Traditat në vendet e tjera festohet për nder të babait që ka lujatur rol kombëtarë si psh. në Rusi që festohet dita e mbrojtësve të kombit.

Ka shumë arësye që ne shqiptarët nuk e festojmë dhe nuk e njohim këtë ditë.
Më poshtë po ju sjellim një shkrim të Frrok Çupit në lidhje me arësyet e mos njohjes së ditës së babait nga shqiptarët.

 

 

Pse duhet ta dish se sot është Dita e Babait?

Ka njëmijë a më shumë arsye për të mos e ditur se sot është Dita e Babait; dmth., sot, e diela e tretë e qershorit.

Arsyetimi i parë iu përket atyre fëmijëve që janë “prindër” për baballarët. Nuk i keni parë sa shumë fëmijë shikojmë rrugëve, nëpër kafene, në qoshe të pallateve, nën e mbi urë tek shesin cigare ose shtrijnë dorën për të lypur. Të tjerët që nuk shikohen në rrugë as në kafe, ndodhen ose në karrierën e minierës së kromit, ose punojnë tokën, ose shërbejnë në një punë të zezë për dy lekë. Sipas shifrave zyrtare, rreth 40 mijë fëmijë nuk shkojnë në shkollë për arsye se janë të detyruar të punojnë për të mbajtur familjet. Shumica e shumicës së baballarëve jetojnë në kurriz të fëmijëve të parritur; gjatë gjithë ditës presin sa të vijë fëmija për paratë e rakisë dhe të cigareve. Të tjerë, qëkurse janë vetë fëmijë, mendojnë se kur të bëhen prindër do të mirëmbahen nga fëmijët ose nuset dhe dhëndrit… Këta pse duhet ta dinë se pikërisht sot është Dita e Babait.

Arsyetimi i dytë iu përket fëmijëve “skllevër” të baballarëve. Megjithëse kategoria e parë e lypësve, punëtorëve në të zezë dhe shitësve të cigareve, duket si skllevër klasikë prindërish, përsëri ka një kategori tjetër të privilegjuarish që janë më të skllavëruar. Pas viteve ’90 kur u instaluar ekonomia e tregut të lirë, një kategori e vogël u pasurua shpejt dhe pa kuptim. Fëmijët e tyre o morën rrugët e botës sikur po mësojnë shkollë, o iu hipën makinave shumë luksoze, o u angazhuan në grupe kriminale të trafiqeve, ose u bënë disa qullacë që nuk mund të përballen me fenomenet e bukur e të vështirë të jetës. Para viteve ’90 kjo kategori skllevërish i përkisnin baballarëve me pushtet të lartë politik. Këta ishin mbledhur në Bllok dhe nuk kishin lidhje me fëmijët e qytetit, as me topin e futbollit, as me vjedhje qershish në fermën pranë, as me llastiqet për të gjuajtur zogj. Edhe kadifeja për xhaketa shitej vetëm në Bllok për këtë kategori. Këta përbënin një tjetër kategori qullacësh që duhet të mallkojnë prindërit pa pushim. Duke u çmësuar rrugicave të Bllokut, këta nuk shikojnë dot larg dhe kanë mbetur gjysmakë.

 

Arsyetimi i tretë i përket një mase shumë të gjerë, ndoshta shumicës.

Në radhë të parë sepse Dita e Babait kurrë nuk është njohur gjatë periudhës së sundimit komunist, por edhe pas kësaj periudhe nuk është festuar. Mediat që bëjnë të njohur festat, psh., nuk kanë folur as shkruar, sepse “nuk ia vlen”, më mirë shpikin ndonjë skandal ose gjurmojë sa vetë u burgosën në ditë.

Së dyti, vetë Dita e Babait është një festë që festohet jo kudo në të njëjtën ditë. Vetëm 55 shtete në botë e festojnë në të dielën e tretë të qershorit. Të tjerët e kremtojnë në një ditë tjetër. Edhe vetë qëllimi i kremtimit nuk është i njëjtë. Në përgjithësi Dita e Babait ka lindur si një nderim ndaj atësisë, ndaj lidhjeve prindërore dhe influencës së babait në shoqëri. Ndërsa në 12 vende të tjera të botës ku festohet, Dita e Babait lindi si një kompletim i Ditës së Nënës. Në vende të tjera Dita e Babait nderon edhe paraardhësit. Për herë të parë besohet se është festuar me 19 qershor 1910, në Uashington. Historia si u krijua festa është shumë e thjeshtë dhe njerëzore: Në kishën e Spokanes, pas predikimit, e bija e William Smart kërkoi që të nderoheshin baballarët si babai i saj. Babai William ishte një veteran i Luftës Civile që ra në përpjekje që të rriste familjen e tij i vetëm, pasi e shoqja kishte vdekur gjatë lindjes së fëmijës së gjashtë.

 

Dhe më në fund, pse duhet ta dish se sot është Dita e Babait? Pse nuk harrohet Dita e Nënës, por harrohet e Babait?

Vetë baballarët, si egoistë dhe mburravecë para gruas dhe fëmijës, e kanë shtyrë ditën e tyre në një kotësi. Sa shumë kanë vuajtur disa priftërinj apo mendimtarë për ta kthyer në festë zyrtare, por nuk e bënë dot plotësisht?! Të parët që kanë qeshur me festën e tyre, kanë qenë burrat (baballarë). Domethënë se nuk janë “mamatë” këta, janë baballarët(!) Sot e kësaj dite bëhet shumë humor me Ditën e Babait, madje quhet një datë për të plotësuar “kalendarin e marrëzisë”.

Megjithatë, disa kombe të influencuara nga autoriteti i “Babait të Kombit”, kërkojnë që Dita e Babait të festohet atë ditë që ka lindur “Babai i të gjithëve”. Ky mund të jetë edhe shenjt, por edhe diktator. Por më mirë kur diktatori merr ditën e babait… Sikur të ndodhte e kundërta, që baballarët të lakmonin ditën e diktatorëve?! Atëherë e keqja do të bëhej mal.
Përgatiti: Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 20/03/2011. Filed under Festa. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.