Fëdor Michajlovič Dostoevskij, biografia

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2116
Lindja veprimtaria dhe vdekja.
1821 30 tetor -Lindja e Fjodor Mihajlloviç Dostojevskit në ndërtesën e spitalit moskovit për të varfër , Mariinskaja, në familjen e mjekut ushtarak, Mihal Andrejeviç Dosotojevski.
1833-1837 Vitet e shkollës së Dosotojevskit në pensionet mekovike.
1837 27, shkurt – vdekja e nënës së Dosotojevskit ,Marie Fjodorovna Dosotojevskajas (mbiemri I vajzërisë, Naçajeva). Maj – shpërngulja e vëllezërve të rritur në Petërburg. Vjeshtë – Dosotojevski në pensionin përgatitor të kapitenit K.F.Kostomorov.
1838 16 janar- hyrja e Dosotojevskit në shkollën e lartë të inxhinierisë.
1839 8 qershor- vrasja e Mihal Andrejeviçit Dosotojevskit nga bujkërobërit e vet.
1840-1841. Dosotojevski punon mbi dramat historike “Maria Stjuart” dhe “Boris Godunov”.
1841 5 gusht – Dosotojevski bëhet officer.
1843 12 gusht- përfundimi I kursit të plotë të shkencave në klasën e lartë të oficerëve dhe regjistrimi I Dosotojevskit në korpusin e inxhinierisë.
1844 Qershor-korrik- në numrat 6 dhe 7 të revistës “Reporteri dhe Panteoni” u botua romani “Evgjeni Grande” I Balzakut, përkthyer nga Dosotojevski.
19 – tetor – urdhër zyrtar për tërheqje nga detyra për arsye familjare të inxhinierit ushatrak F. Dosotojevski me gradën toger.
1845 Maj – Dosotojevski përfundon romanin “Njerëz të varfër”. Njohja e tij me Nekrasovin fhe Bjelinksin.
1846 15 janar – botimi në “Kronikën Petërburgase” të N.A Nekrasoviti “Njerëz të varfër”.
1 shkurt – “Sozia” te revista “Shënime patriotike”
Tetor – “Zoti Proharçin”
1847 Fillmi I vitit – Dosotojevski ndahet me Bjelinksin.
Prill korrik – tek ‘Të rejat e Sankt Petërburgut” botohen 4 fejtone të Dostojevskit në rubrukën “Kronika e Petërburgut”.
Në pranverë – Dosotojevski fillon të frekuentojë të premtet e Petrashevskit.

Tetor – Dhjetor – novela “Zonja e shtëpisë”.
1847 Dhjetor- “Net të bardha”.
1847 Janar – shkurt – maj – “Njetoçka Njezvanova”.
Fillimi I vitit – Dosotojevski merr pjesë në rrethin revolucionar të N.A.Speshnjevit.
15 prill në mbledhje te Petrashevcët Dosotojevski lexon “Letrën e Bjelisnkit të drejtuar Gogolit” ilegalisht.
Mars – prill- Të shtunave Dosotojevski frekuenton rrethin e Durovit.
23- prill – arrestimi i Dosotojevskit. Burgosja e tij në burgun Alesejevsk të kështjellës së Petropavllovskut.
29 prill – 16 nëntor – hetimi dhe gjyqi kundër Petrashvcëve. Dënimi me vdekje kundër “ kriminelëve më të rrezikshëm”, përfshirë këtu edhe Dosotojevskin.
19 nëntor – vendimi I prokurorit të lartë kundër Dosotojevskit: “8 vjetë punë të detyrueshme në kështjellë”. Vendimi përfundimtar: “4 vjet e më pas ushtar I rëndomtë”
22 dhjetor – ceremonia përgatitoree dënimit me vdekje në sheshin Semjonovsk, leximi i vendimit të Carit për “falje”.
24 dhjetor (natën) – largimi i një partie të burgosurish për në Siberi, përfshirë këtu edhe Dosotojevskin.
1850 9-16 janar –qëndrimi në Tobolsk. Takimi në oborrin ndërmjetës me gratë e dekabristëve.
23 janar- Dosotojevski arrin në internim, në kështjellën e Omskut.
1854-1859 Janar – 1854, shkurt – periudha e kryerjes së dënimit me punë të detyrueshme.
Në shërbim ushtarak në Semipalatinsk. Njohja me Vrangelin. Valihanovin, Isajevët. Takimet me P.PSemnjonov-Tjan-Shanskin.
1865 Mars- letra drejtuar E.KTotlebenit me lutje, për të ndikuar në rikthimin e
të drejtave të Dosotojevskit.

1 tetor – rimarrje e gradës së oficerit.
1857 6 shkurt- Dosotojevski vë kurorë në Kuzhnjeck me Maria Dmitrijevna Isajevën.
1859 18 mars – dalja në lirim.
Mars – tregimi I Dosotojevskit , “Ëndrra e xhaxhait”.
Nëntor-Dhjetor-“Fshati Stepançikovo dhe banorët e tij”.
2 korrik-Dosotojevski largohet nga Semipalatinsku për në Tvjer, ku kalon vjeshtën.
Dhjetor (gjysma e dytë) – Dosotojevski shpërngulet në Petërburg, ku iu lejua të banonte.
1860 1 shtator- në gazetën “Bota ruse” u botua fillimi I “Shënimeve nga shtëpia e të vdekurve”
Përmbledhja e parë e veprave të Dosotojevskit, botuar nga P.A.Osnovski në dy vëllime.
1861 Janar-dalja e numrit të parë të revistës së vëllezërve Dosotojevski,”Koha”, në të cilin fillon të botohet romani “Të fyer e të poshtëruar”.
1861-1865 Njohja, letërkëmbimi dhe udhëtimi me A.P.Susllovën.
1861-1862 Në revistën “Koha” botohen “Shënimet nga shtëpia e të vdekurve”.
Maj (mesi I muajit) – dalja e proklamatës së P.G.Zaiçnjevskit, “Rusia e re” me pretekstin e së cilës Dosotojevski viziton N.G.Çernishevskin.
7 qeshor – për herë të parë Dosotojevski del jashtë shtetit, ku takohet me Hercenin dhe njihet me Bakuninin.
1863 Shkurt, mars-“Vërejtje dimërore mbi përshtypjet verore”.
24 maj –“Urdhëri supreme” mbi mbylljen e revistës “Koha” për shkak të artikullit të N.N.Strahovit,”Çështja fatale”.
Gusht,tetor- qëndrimi I Dosotojevskit jashtë shtetit.
1864 Janar – lejimi I botimit të revistës “Epoka”, bashkë me fillimin e botimit të”Shënimeve nga bodrumet”.
15 prill – vdekja e Maria Dmitrijevna Dostojekajas në Moskë.
10 korrik – vdekja në Pavllovsk e Mihajl Mihalloviq Dosotojevskit.
1856 “Një ngjarje e jashtëzakonshme, ose pasazh mbi pasazh” (“Krokodili”).
Mars,prill- njohja dhe takimi me motrat Korvin-Krukovski.
Qeshor – deklarimi mbi ndërprerjën e botimit të revistës “Epoka”.
Korrik,tetor- Dosotojevski jashtë shtetit.

1866 “Krim e ndëshkim”.
4 tetor – Dosotojevski fillon t’I diktojë stenografistes Ana Grigorjevna Snjitkinën romanin “Kumarxhiu”.
1867 15 shkurt – martesa e Dosotojevskit me A.G.Snjitkinën.
14 prill – largimi I Dosotojevskëve jashtë vendit. Drezdeni. Badeni. Bazeli.Gjeneva.
1868 Romani “Idioti”
12(24) maj – vdekja e vajzës tremuajshe Sofi, në Gjenevë. Vera në Veve. Shpërngulja gjatë vjeshtës në Milano.Rrugës Dosotojevskët kthejnë në Bazel për tu njohjur me krijim-tarinë e Hans Golbejnit- I riu. Dimri në Firence.
1869 Korrik – kthimi në Drezden.
Dhjetor – plani I romanit “Biografia” e mëkatarit të madh”.
1870 Novela “Burri I përjetshëm”.
1871 8 korrik – kthimi në Petërburg. Romani “Djajtë”(përfunduar në vitin 1872).
1872 Dosotojevskët e kalojnë verën në qytetin Staraja Rus, I cili bëhet vendpushimi I zakonshëm I tyre.
1873 Redaktimi I së përjavshmës “Qytetari”. Artikujt e Dosotojevskit në rubricën e zakonshme “Ditari I shkrimtarit”.
1874 19 mars Dosotojevski paraqet lutjen te Drejtuesit kryesorë për problemet e shtypit mbi largimin e tij nga detyra e redaktorit të “Qytetarit”.
Prill – Dosotojevskin e viziton N.A.Nekrasovi me propozimin për botimin e një romani në organin “Shënime patriotike”.
Dimër – Dosotojevski jeton në qytetin Staraja Rus dhe punon mbi romanin “I mituri”.
1875 Janar – në revistën “Shënime patriotike” fillon të botohet romani “ I mituri”.
1876 Ripërtëritja e “Dirarit të shkrimtarit” në botim të veqantë. Në numrin e nëntorit del tregimi “ E urta”.
1877 Dosotojevski shpesh viziton Nekrasovin e sëmurë, I cili I lexon atij vargjet e veta të fundit.
2 dhjetor- Dosotojevski zgjidhet anëtar-korrospodentë I akademisë së shkencave, në sektorin e gjuhës dhe letërsisë ruse.
30 dhjetor- Dosotojevski mban fjalim në varrimin e Nekrasovit.
1876 31 mars- Dosotojevski asiston në gjyqin mbi qështjen e Vera Sasuliqit, që kishte qëlluar mbi guvernatorin e Petërburgut, Trepov.
1879-1880 Romani “Vëllezërit Karamazovë” .
1880 23 maj, 10 qershor – Dosotojevski në Moskë merr pjesë në festën e përurimit të përmendores kushtuar Pushkinit.
8 qershor – Në mbledhjen e dytë publike të shoqatës dashamirëse të letërsisë ruse Dosotojevski mbajti fjalim mbi Pushkinin.
1881 Janar (gjysma e dytë)- Dosotojevski punon për numrin e parë “Ditarit të shkrimtarit”, në vitin 1881.
28 janar në orën 8:30 `vdes Fjodor Mihajlloviq Dosotojevski.
1 shkurt – varrimi I Dosotojevskit në varrezat e dafinave të Aleksandër Neveskit në Tihvinski  .

Shqipëroj Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 03/06/2010. Filed under Figura të Shquara Botërore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.