Familja Duka-Ёngjëlli

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3030
Ashtu si edhe shumë familje të tjera arbërore ajo e Duka Engjëllit ka origjinë iliro-bizantine. Historiani Straboni e përmend origjinën e kësaj familje në Librin e Shtatë të Gjeografisë (rreth vitit 40 para erës sonë) në të cilin përfshin edhe trungun e Enkelej Bakiadi (ita. Enchelli  de’ Bacchiadi), princët e Kadmit dhe Harmonis, si njërin nga fiset më të shquar të Epirit gjatë periudhës në të cilën ishte në pushtet fisi i fuqishem ilir i Molosëve. Euridike – nëna e Filipit II të Maqedonisë (Filip Amyntas) dhe gjyshja e Aleksandrit të Maqedonisë – ishte e bija e Neoptolemit Enkelej Bakiadi (i transformuar më pas në Angeli-Bakro o Bakaros) dhe i përkiste kësaj familjeje. Por për të gjetur më shumë informacion të besueshëm është e nevojshme të bëjmë disa kërkime historike në shekullin e XIII.

Pas pushtimit latin të Konstandinopojës më 1204, prapaskena historike e principatave të njëpasnjëshme në Lindjen Bizantine paraqitet shumë e ndërlikuar: Baldovini – kont i Fiandres, ishte ndërkohë i pari Perandor latin i Kostandinopojës. Në vazhdim shumë Shtete vasale u formuan në “Greqi” ku ndër më të rëndësishmit kemi: Mbretërinë e Selanikut, Principatën e Akaisë, Principatën e Mores dhe Dukatin e Athinës. Ndërkohë Venecia kishte marrë qytetet më të rëndësishme detare të brigjeve greke dhe shqiptare, të tilla si Koroni, Methoni, Zante, Qefalonia, Durrësi dhe shumë të tjera, duke përvetësuar kështu të drejtën e dominimit të detit Adriatik dhe të detit Jon. Midis Peleoponezit verior dhe jugut të Shqipërisë, në atë kohë u krijua një zotërim me origjinë greko-shqiptare, i quajtur Despoti i Epirit, i pavarur nga organigrami i shteteve satelite të Kostandinopojës latine, duke kapur kulmin e shkëlqimit të tij me familjen e Ёngjëll-Duka, zotërinj të Angjelokastros (Angelocastro), qytet kështjellë në Etoli, ku ende edhe sot flitet gjuha shqipe.

Despotati pati një rëndësi të madhe në arenën politike midis Shqipërisë, Greqisë dhe Thesalise, falë Teodor Ёngjell Duka (ita. Teodoro Angelo Ducas), me në krye të cilin Shteti Epiriot arriti përhapjen më te madhe territoriale: pushtoi Thesalinë e më pas falë pushtimit të Selanikut u kurorëzua ‘Basileus i Romei-ve’. Përhapja e tij përfundoi me betejën e Klokotnika më 1230 e fituar nga bullgarët, të cilët e zunë rob Teodorin e me pas dhe e verbuan. Në 1231 në fronin Epirot u ngjit Mëhill Duka Ёngjëll Komeni II (ita. Michele Ducas Angeli Comneno), i cili vazhdoi politikën ekspansioniste të paraardhësve të tij. U lidh farefisnisht me Manfredin e II të Svevia, duke i dhënë për grua vajzën e tij Elenen, dhe me Princin Guliem VII Villehardouin të Akaisë, të cilit i dha për grua vajzën e tij të dytë, Anën. Të gjitha ambicjet e Mëhillit përfunduan në disfatën e Pellagonisë më 1259. Më pas mundi të rimarre sërisht Despotin e Epirit por me kusht që të njihte sovranitetin e perandorit bizantin Mëhilli VIII Palaeologu (ita. Michele VIII Paleologo). Despoti i fundit i Epirit ishte Thomai, i biri i Niceforit (1296 -1318). Pas pushtimit serb më 1348, Despoti u nda në midis  serbëve dhe shqiptarëve: serbët dominonin veriun e Epirit ku ishte guvernator Thoma Preljumbovic me kryeqytet Janinën; në jug të Epirit ishin formuiar dy Shtete, respektivisht nga shqiptarët Gjin Bue Shpata në Arte dhe Pjetër Losha në Angjelokastro.

Bibliografia:
Cronaca Gianiniota (Branusi ed. Atene 1965);
Cronaca di Morea ( anonimo pubbl. da Hopf- Berlino 1873).
Përktheu nga italishtja në shqip Brunilda Ternova

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 10/11/2011. Filed under Lashtësia shqiptare. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.