Eurostat: BE, tashme mbi 1 milion shqiptarë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2945
Në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian jetojnë më shumë se 1 milion shqiptarë. Një fakt i tillë pohohet në raportin më të fundit të Institutit Evropian të Statistikave (Eurostat), sipas të cilit, komuniteti i shqiptarëve në BE renditet i treti për nga madhësia e tij.

Ai citon se si të parët renditen turqit, si komuniteti i huaj i parë me shifrën më të lartë zyrtare të regjistruar në territorin e BE-së, Konkretisht, raporti i Eurostat komunikon se mbi 2,4 milionë qytetarë turq jetojnë në vendet e Bashkimin Evropian, duke i cilësuar ata si grupi më i madh i të huajve që jetojnë brenda tyre.

Me një shifër të tillë, ky komunitet arrin të kapë jo pak, por 6%  të popullsisë evropiane në total.

Shifra
Listimi i komuniteteve

Turqit        2.4 milionë
Marokenët    1.7 milionë
Shqiptarët    1.1 milionë
Kinezët     620 mijë
Ukrainasit    600 mijë
Algjerianë    590 mijë
Rusë        570 mijë
Amerikanë    510 mijë

Ndërkaq, raporti i Eurostat pohon, ndër të tjera, se për nga madhësia e tyre, si komunitet emigrantësh, qytetarët turq në BE ndiqen nga ata marokenë, të cilët numërohet të jenë 1.7 milionë, dhe pas tyre rendit shqiptarët me mbi 1 milion. Pas tyre, ekspertët evropianë të statistikave listojnë kinezët, me një prani të ligjëruar prej më se 621 mijë të tillë në vendet e Bashkimit Evropian, si dhe ukrainas, të cilët janë gati po në këtë masë në kontinentin e vjetër. Në fund të listës renditen komunitetet e algjerianëve, rusëve dhe amerikanëve, me një shifër gati të përafërt të pranisë së tyre në BE, gati 500 mijë. Ndërkaq, raporti i Eurostat tregon se si Gjermania është vendi i popullsisë së shtëpisë më të madh të qytetarëve turq me 1.83 milionë, çka tregon se ky është shteti që strehon më shumë se gjysmën e popullsisë së qytetarëve të Turqisë në Bashkimin Evropian. Ndërsa për shqiptarët, vendi që i pret më shumë në BE është Greqia, me rreth 600 mijë të ligjëruar, që banojnë në këtë vend, dhe më pas Italia me rreth 400 mijë, sipas shifrave më të fundit të deklaruara në mënyrë zyrtare nga Instituti Italian i Statistikave.
Eglantina Nasi/Gazeta Libertas

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 15/05/2010. Filed under Emigracion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.