Erion Veliaj hyn në histori si i pari kryetar bashkie që shkon në punë me biçikletë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 462
Veliaj thyen ‘’mitin’’ e politikanit shqiptar, shkon në Kuvend me biçikletë.
Makinat dhe parkimi në radhë për dy janë pamja e shpeshte që të ofron Kryesia e Kuvendit gjatë ditëve të javës, kur ligjvënësit shkojnë në komisionet parlamentare. Por, deputetët dhe gazetarët e pranishëm në ambientet e Kryesisë së Kuvendit sot u surprizuan kur kanë parë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tek shfaqej me biçikletë.

I ftuar për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe UNICEF për partneritet në përparimin e të drejtave të fëmijëve, kryebashkiaku Veliaj shfrytëzoi rastin dhe zgjodhi biçikletën, duke qenë se sot Tirana ofronte mot të bukur me diell, për të promovuar një nga nismat më të dashura për të. Brenda pak ditësh rrugët e kryeqytetit pritet që të mbushen nga 4 mijë biçikleta të reja të cilat do të mund të përdoren nga qytetarët në çdo cep të Tiranës.Ato do të jenë të pajisura me sistem GPS që mund të gjenden lehtësisht nga qytetarët përmes telefonit të tyre dhe do të jenë në shërbim të qytetarëve kundrejt një pagese edhe më të vogël se një biletë autobusi. Që me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, një nga ambiciet e Veliajt ka qenë dhe krijimi i një rrjeti sa më të madh të korsive të dedikuara për biçikletat. Faza e parë ku parashikohen të ndërtohen 10 kilometra të tilla tashmë ka nisur.
Me shtimin e këtij rrjeti të korsive të dedikuara për biçikleta, por edhe me kohën e favorshme që ofron Tirana, nuk do të ketë më justifikim për askënd që të mos përdorë biçikletën si mjet lëvizje, jo vetëm si një mjet ekologjik, por edhe si një mënyrë për të mbajtur një fizik të shëndetshëm. Veliaj është edhe nismëtari i “Tirana pa makina”, ku në ditë të caktuara rrugët e kryeqytetit mbushen nga ata që përdorin biçikletat duke sjellë njëkohësisht edhe një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së ajrit në kryeqytet./Diell-online.al

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 23/01/2018. Filed under Aktualitet,Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.