Enveristat nën grackën e dy zviceranve sllavë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3767
14:40:11  Akt – akuzonjësi:
Kush ashtë Dick Marti dhe objekti mbi Kosovën dhe Shqipërinë?

Dik Marti ka lindur në Sorengo [Komunë e Kantonit të Ticinios(1.666 banorë) qark i qytetit të Luganos] që I përket kantonit italian, më 7 Janar të 1945-sën. U diplomua në universitetin e Neuchâtel në degën juridik. Në 1975 emërohet prokuror ne Kantonin e Ticinos.Dik-u asht një ish prokuror zviceran, një antiamerikan i shfrenuar, një fanatik, një i verbët i sllavëve, një lobues ekstrem kundër Pavarësisë së Kosovës dhe i Vizave të Shqipnisë, një anëtarë i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës(KE) ku bën pjesë në disa komisione që nga 1998-ta. Nga maja e piramidës të KE(Këshilli i Europës) paraqet Raportin mbi krimet në Shqipni dhe në Kosovë me anë të një episodi që kërkon seriozitet, prudencë, gjakftohtësi, tolerancë, principialitet dhe jo reagime emocionale të natyrës nacionaliste, artikulli në fjalë ->Raporti i KE, Hashim Thaçi ‘bosi’ i trafikut të organeve dhe armëve.

Marti, një hulumtues për të drejtat e njeriut pritet ta prezantojë raportin e tij sot para 47 vendeve anëtare të Këshillit të Europës gjatë një takimit në Paris.

Siç dihet Dick Marty paraqet një raport mbi disa dukuri antiligjore të ‘’bandave’’ shqiptare me në krye kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin me këto akuza si:

– Transplatim organesh të robërve serbë gjatë luftës së Kosovës në “Shtëpinë e Verdhë” tokën

e Shqipnisë. Dik Marti, thonë se godina e njohur si “Shtëpia e Verdhë”, është përdorur si burg ku mbaheshin të burgosurit, ndërsa operacionet e heqjes së organeve kryheshin në një shtëpi tjetër në Fushë-Krujë, 20 km larg Tiranës. Raporti konkludon se e ashtuquatjura “Shtëpia e Verdhë” ku banon familja Katuçi nuk ishte vendi ku hiqeshin organet. Aty theksohet se serbët e burgosur ishin dërguar atje pasi Katuçi ishte zhvendosur dhe godina ishte bërë pronë e UÇK-së . Shtëpia e verdhë dhe burgjet e tjera “ad hoc” funksiononin si stacione ku agjentët e UÇK zgjidhnin kandidatët për të hequr organet. Pas kontrolleve mjekësore dhe testeve të gjakut ai thotë se “një grup” u dërguan në një shtëpi-fermë në Fushë- Krujë, në veri të Shqipërisë. Në raport konstatohet se disa nga këta të burgosur u është treguar për fatin që i priste dhe thuhet se i kanë kërkuar që të “mos priteshin në copa”. Sipas dëshmive të mbledhura në raport të gjithë të burgosurit vriteshin, zakonisht duke u qëlluar me një plumb në kokë, përpara se të operoheshin për tu marrë një apo më shumë organe.

– Tregti armësh,

– Tregti droge, lidhjet sekrete përgjatë një dekade e konfirmojnë lidhjen e Thaçit me drogën në pothuajse pesë vende.

– Tregti të mishit të njomë, të miturve etj,….

– Mafioz i klasit edhe ballkanik,…korrupsion galopant.

– Krim të organizuem me prirje politike, ushtria guerrilase e Kosovës formoi një “bastion të frikshme në ndërmarrjet e krimit te organizuar”

– Në shkrimin e “The Guardian” thuhet se figura e rrethit të ngushtë të Thaçit janë akuzuar se kanë marrë pjesë në rrëmbimet dhe vrasjet pas luftës, veçmas të serbëve të vrarë, organet e të cilëve janë shitur në tregun e zi.

– Njerëzit e grupit të Drenicës janë lojtarët kryesorë të krimeve të përbindëshme. Organet besohet se dërgoheshin në Turqi, në një grup kriminal të drejtuar nga Jusuf Sonmez, i njëjti doktor turk në kërkim nga interpoli për përfshirjen e tij në aferat e dyshimta të klinikës “Medikus”.

– “Kryeministri i Kosovës është kreu i një grupi shqiptarësh “në formë mafie” përgjegjës për kontrabandën e armëve, drogës dhe organeve njerëzore nëpër Europën Lindore.

– Hashim Thaçi është identifikuar si “bosi” i një rrjeti që ka filluar të vërë në veprim reketet e tij kriminale në prag të luftës së vitit 1999 në Kosovë, dhe i cili ka ruajtur ndikimin e tij të fuqishëm mbi qeverinë e vendit që nga atëherë”.

– Thaçi duhet të ketë ushtruar “kontroll të dhunshëm” mbi tregtinë e heroinës gjatë dekadës së fundit.

– Sipas Marti, në 1999 raportet e inteligjencës identifikonin Thacin si “krimineli më i rrezikshëm” i UÇK-së.

– Në raport përmendet emri i Shaip Mujës, një mjek, ish-komandant i UÇK-së dhe bashkëpunëtor i Thaçit, i cili aktualisht është këshilltar politik i kryeministrit për çështjet e shëndetit. “Kemi zbuluar një sërë indikacionesh mbi rolin qendror të Mujës në rrjetet ndërkombëtare, ku përfshet trafikimi i njerëve, procedurave të jashtëligjshme kirurgjikale”.

Të gjitha kjo mori akuzash i adresohen një personit të quejtun Hashim Thaçi si ish lider i Luftës të një Ushtrie Çlirimtare dhe si kryeministër në largim i Kosovës.

”Avokatia” për Dik Martin

Prokurori i Bashkimit Europian Jonathan Ratel

Prokurori Jonathan ka treguar në seancë se organet hiqeshin ilegalisht nga viktimat dhe transplantoheshin në klientë të pasur, në klinikën e njohur “Medikus”. Ratel deklaroi se mes atyre, “të cilët paguanin deri në 90 mijë euro për tregun e zi të veshkave, përfshiheshin dhe pacientë nga Kanadaja, Gjermania, Polonia dhe Izraeli”. “Historia do të ishte mjaft tronditëse nëse do të përfundonte këtu. Por ajo çfarë gjykata nuk dëgjoi ështe se klinika “Medikus”, sipas një raporti të Këshillit Europian, është e lidhur me një rrjet të gjerë organizatash kriminale shqiptare. Ato kanë thënë se kanë pasur lidhje të ngushta me zyrtarë të qeverisë së Kosovës, përfshi dhe Kryeministri Hashim Thaçi”.

2. Vlerësimi i Këshillit të Europës rreth Raportit të Dikut

Komiteti për Çështje Ligjore i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka bërë thirrje për një seri hetimesh në nivel kombëtar e ndërkombëtar lidhur me provat për zhdukje, trafikim, korrupsion dhe për lidhje mes grupeve të krimit të organizuar dhe rretheve politike, të paraqitura në raportin e Dik Martit.

Në një rezolutë të miratuar njëzëri nga Komiteti thuhet se “ka indikacione të numërta dhe që përputhen”, të cilat konfirmojnë se shqiptarë dhe serbë të Kosovës janë mbajtur në mënyrë të fshehtë si të burgosur nën kontrollin e UÇK-së në veri të Shqipërisë. Këta kanë qenë objekt i trajtimit jo njerëzor dhe fyes, përpara zhdukjes.

Komiteti ka kërkuar nga EULEX-i të hetojë këto krime dhe kërkon nga vendet e BE-së që t’i japin misionit burimet dhe mbështetjen e nevojshme politike.

3. Jelko Kaçi: Të hetohen akuzat e Dik Marti-t

Raportuesi i Parlamentit Evropian, Jelko Kaçin, ka kërkuar dje nisjen e një hetimi të menjëhershëm për hamendësimet e anëtarit të Asamblesë parlamentare të KiE, Dick Marty, për Kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi, duke i cilësuar ato si akuza të rënda

4. Më 25 janar të vitit 2011 shpaloset raporti i Dik Marti-t

Miratohet raporti i Dik Martit për dyshimet rreth tregtisë ilegale me armë, drogë dhe organe njerëzore

Paris, 16 dhjetor 2010 (MIA) – Komiteti Parlamentar i Asamblesë së Këshillit të Evropës (APKE) për të Drejtat e njeriut dhe legjislaturë ka miratuar në Paris projektin e raportit të raportuesit Dik Marti, me të cilin akuzohet kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi se është shef i grupeve mafioze për kontrabandim armësh, droge dhe organesh njerëzore në gjithë Evropën Lindore. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Parisi, debati i sesionit plenar të APKE-së është paraparë për më 25 janar të vitit 2011.
Në mbledhjen e këtij komiteti, pati përpjekje që shqyrtimi i raportit të Martyt të shtyhet, por shumica e anëtarëve të tij ishte kundër kësaj dhe vendosën që kjo temë të futet në rendin e ditës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Pas mbledhjes së komitetit, që thuhet se u mbajt me dyer të mbyllura, deputetja e Kuvendit të Serbisë, Natash Vuçkoviq, ka uruar Dik Martin për raportin e guximshëm, bën të ditur agjencia serbe e lajmeve FonNet.  Meqë në cilësinë e anëtarit të delegacionit parlamentar të Serbisë në APKE kishte marrë pjesë në mbledhjen e komitetit, Vuçkoviq ia transmetoi FoNetit vëretjen e Dik Martit se qëllimi i tij nuk është të bëjë hetim, por të tërheq vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare për këtë problem. mb/hr/13:05

5. SHBA i vlerson seriozishtë akuzat e Dikut

SHBA do e marrin seriozisht raportin e raportuesit special të Këshillit të Evropës Dick Marty për trafikim e organeve në Kosovë dhe pretendimet se në të ka gisht edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Kështu është shprehur  Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman në një intervistë për VOA.  Countryman  theksoi se nëse raportuesi i KE, Dick Marty ka prova për akuzat e tij ndaj kryeministrit kosovar Hashim Thaçi, atëherë duhet t`ia kalojë ato hetuesve të EULEX  për hetim. ”Përgjithësisht tërë qëllimi i hetimit të tillë është që të vendoset përgjegjësia individuale për krime të individuale, sepse nuk mund të kemi përgjegjësi kolektive dhe të themi se të gjithë serbët ose të gjithë shqiptarët apo kroatët janë fajtorë për aksionet e disa individëve. Prandaj mbështesim provat e reja dhe presim që të gjitha shtetet dhe individët në rajon të bashkëpunojnë me hetimet”, ka thënë Countryman.

6. Karla Del Ponte

Ish kryeprokurore e Hagës

Karla Del Ponte tha se ajo ishte penguar të hetonte mizoritë që dyshoheshin se ishin bërë nga UCK.

Libri në italisht i saj; “Carla Del Ponte: LA CACCIA. Io e i crimminali di gurra”. Zvicra, e ka kritikuar ashpërsisht sepse ka shkelur rregullat e diplomates (ambasadore në Argjentinë) dhe është kërcënuar se do të shkarkohet nga funksionet. Si diplomate, ajo nuk duhet të merret me politikë, ndërsa ka bërë të kundërtën. Nga ana tjetër, duket se ka humbur edhe arsyen e shëndoshë. Nuk janë të pakët ata që thonë se është paguar majmërisht nga Serbia. Vladimir Vukçeviç, prokurori serb ka qenë gjithashtu edhe burimi kryesor i librit të ish-prokurores zvicerane, Carla del Ponte.

Chuk Sudetiç  – “Bashkautori në librin e Karla Del Pontes, Chuk Sudetiç, ish-gazetar i Nju Jork Tajmsit për Ballkanin, thotë në një intervistë që i ka dhënë një të përditshmeje zvicerane se “kishte informacione të besueshme (!) për dërgim të serbëve nga Kosova në Shqipëri, për t’u hequr organet”.

’’I pandehuri’’ i Dik Martit;

Kush asht Hashim Thaçi?

Hashim Thaçi u lind në Burojë të Skenderajit të Kosovës më 24 Prill të 1968. Hashimi është i biri i Haxhiut dhe Hyres nga Buroja e Skenderajt. Ai u rrit në familje të madhe, në mesin e 5 vëllezërve dhe motrave. Mësimet e para i ndoqi në shkollën fillore ”Liria” në Turiqevc  dhe  në Qendren e Arsimit të Mesëm ”Ramiz Sadiku” në Skenderaj. Hashim Thaqi ka qene rej i ngusht i Arben Bytyçit nga Leshani i komunës të Suharekës. Tani ata me nuk shoqerohen sepse rruget e tyre jane ndare kur Thaçi ka krijuar Partine Demokratike te Kosoves(PDK-ne) ndersa  Bytyçi ka vazhduar me partine e tij të vjetër të LDK-ës. Pas diplomimit si Prorektor, Hashim Thaçi, fillon të merret në mëmyrë aktive me organizimin e lëvizjes studentore për shpalljen e pakënaqësisë me pushtetmbajtësit e asja kohe. Pas një kohe bie në sy të pushtetit dhe për më se dy vite kalonë në ilegalitet. Nga ilegaliteti kalon në Zvicër ku vazhdonë më tej veprimtarin e tij kundër okupimit serb në Kosovë si dhe studimet Postdiplomatike në Univeritetin e Cyrihut (Zürich). Në Zvicër, Hashim Thaçi antarësohet në Lëvizjen Popullore të Kosovës, organizatë politike e cila mori vendimin për themelimin e UÇK-së. Si i dërguar nga LPK-ja, Hashim Thaçi, angazhohet ne krijimin e lidhjeve me grupet e armatosura që asokohe vepronin në Drenicë të kryesuara nga Adem dhe Hamëz Jashari. Kështu ai disa herë hyn në Kosovë ilegalisht dhe vendos lidhjet me grupin e armatosur, nga bërthama e të cilit më vonë do të krijohet Shtabi i Zonës Operative të Drenicës në kuadër të UÇK-së. Pas themelimit të UÇK-së, policia serbe dështon në përpjekje për ta burgosur më 1993.Gjatë kësaj periudhe sa ishte në Perëndim, z. Hashim Thaçi shpesh herë kthehet ilegalisht në Kosovë, për t’i forcuar formacionet e UÇK-së në terren. Në vitin 1997, Hashim Thaçi merr pjesë në një nga aksionet e famëmadhes UÇK, para shfaqjes së saj publike ku së bashku me Adem Jasharin dhe shokët e tjerë, sulmojnë stacionin policor të Drenasit. Për këtë shkak, Hashim Thaçi dënohet 10 vjet burg në mungesë nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë. Hashim Thaçi ishte drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë post ia beson Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, postin e mban deri me 19 shtator 1999, kur UÇK transformohet në TMK.

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Kosovën, të mbajtur në Rambuje të Francës, (6 – 22 shkurt 1999) Hashim Thaçi ishte Kryesues i Delegacionit të Kosovës. Konferenca përfundoi në Paris më 18 mars 1999, ku pas nënshkrimit të palës shqiptare, iu hap rruga intervenimit ushtarak të NATO-s për Kosovën. Në mars 1999 z. Hashim Thaçi ishte Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (Qeveria e Unitetit). Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, z. Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, më 9 janar 2008.

Aktivitete Kriminale

Një projekt-raport i akuzave të Këshillit të Evropës, i shkruar nga Dick Marty, ishte planifikuar që do të lëshohet më 16 dhjetor 2010, qeveria e Kosovës njoftoi më parë se do të përpiqet për të kërkuar shkarkimin e ”të pabaza” ”shpifje” të përfshira në raport. Lajmet e BBC-së raporton se ajo e ka parë një kopje të draftit të dokumentit të Këshillit të Evropës, dhe pohon se emrat ”Hashim Thaçi, kryeministri aktual i Kosovës dhe udhëheqës të kohës së luftës politike të UÇK-së, 27 herë në sa më shumë faqe”. Raporti i është thënë nga ana e tyre për ta akuzuar ish-komandantët e UÇK-së e shkeljeve të rënda të rejtavet ë njeriut, duke përfshirë edhe të organeve dhe të trafikut të drogës.

Reagimi i ’’të dyshuarit’’ Hashim Thaçi

Pa u tha mirë boja e raportit të Martit reaguan Hashim Thaçi me deklarata bombastike si bie fjala(b.fj.): Dick Marty të gjejë avokat për t’u mbrojtë, në një intervistë për gazeten londineze “The Times”. Akuzat ndaj tij si mafioz dhe trafikant te organeve njerëzore, Thaci i ka quajtur te ngjashme me “propagandën naziste”. “Kjo është fyerja më e rëndë që kam përjetuar si njeri, baba dhe kryeministër. Agjensia e lajmeve AP citon në kushte anonimiteti, se  Thaçi po shikon mundësinë edhe të hedhjes në gjyq gazetën britanike “The Guardian”. Zvicerani Marty është një “apologjet i rëndom serb”, i cili patjetër do të ballafaqohet me drejtësinë për atë që ka bërë.

”Avokatia” për Hashim Thaçin;

Reagimi i krerëve të politikës dhe të shtetit të Kosovës dhe Shqipnisë

1. Jakup Krasniqi

President në Detyrë dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës

“Ky projekt-raport nuk është gjë tjetër, pos vazhdim i deklaratave shpifëse dhe të papërgjegjshme të librit të ish-Kryeprokurores së Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për krime të Luftës në ish-Jugosllavi, zonjës Karla del Ponte. Ky projekt-raport është qartësisht i njëanshëm dhe përmban edhe deklarata raciste, kur flet për “strukturën klanore” të shoqërisë shqiptare të Kosovës dhe për “mungesën e një shoqërie civile të vërte

2. Sali Berisha

kryeministri i Shqipnisë

“Është një raport tërësisht i pabazuar në asnjë fakt, evidencë apo realitet, cka dëshmon për një anësim politik të qartë të autorit, duke përbërë një abuzim flagrant me autoritetin e Këshillit të Europës”

3. Jozefina Topalli

Kryetare e Kuvendit Popullor

Kryetarja e Parlamentit znj. Jozefina Topalli i tha drejtorit politik z. Laurens se raporti i deputetit zviceran, anëtar i PACE-s është një raport i pabazuar në asnjë fakt, dëshmon shpërdorim të paprecedent të detyrës nga ish-prokurori Dick Marty.(15.XII.2010)

“E përsëris, është raporti më politik, shpërdorim total i detyrës së një anëtari të Asamblesë së Këshillit të Europës. Nuk ka asnjë provë, flitet për disa përshkrime. Raporti ka qëllim antishqiptar, është kundër popullit tonë, kundër paqes në rajon. Jozefina Topalli ka kërkuar ngritjen e një grupi hetinmor ekspertësh për të hetuar akuzat që bëhen në raportin e europarlamentarit Dick Marty.
Topalli tha se akuzat e rënda, të pa baza dhe pa fakte, duhet të hetohen. E njëjta kërkesë është bërë prej saj edhe në jë takim që Topalli ka pasur me një zyrtar të Këshillit të Europës dy ditë më parë.

4. Parlamenti Shqiptar

Opozita socialiste;

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, deklaroi dje se Parlamenti shqiptar duhet të miratojë një rezolutë kundër akuzave të anëtarit të Këshillit të Europës, Dick Marty. Sipas tij, rezoluta duhet të dënojë ashpër akuzat. “Raporti nuk janë akuza thjesht ndaj Thaçit, por ato akuza dëmtojnë shtetin tonë”, theksoi ai, duke shtuar se rezoluta nga Parlamenti shqiptar duhet të ishte bërë më parë.

5. Bamir Topi

President i Republikës

Në Shqipëri presidenti Bamir Topi dënoi sot ashpër raportin e anëtarit të asamblesë së këshillit të Europës Dick Marty duke deklaruar se ai nuk është i mbështetur në fakte, se tenton të hedhë baltë mbi Shqipërinë e shqiptarët si dhe ndaj drejtuesve legjitim të Kosovës. Sipas presidentit Topi akuzat në raport rrezikojnë stabilitetin aftagjatë në Ballkan. Rruga më e mirë tha zoti Topi është një hetim nga organet e Drejtësisë kombëtare e ndërkombëtare i cili do të mbyllte përfundimisht këtë kapitull shpifjesh.

6. Lulzim Basha – Ministër i Brendshëm(PD)

Lulzim Basha, në intervistën e fundit, e përcaktoi Raportin pa konsultë të Dik Martit, sipas stilit të Karlës, si të mbështetur në fiksime. “Ishte një plan diabolik, sepse pa asnjë provë, pa asnjë fakt”, – tha ish- ministri i Jashtëm. “Synojnë të barazojnë viktimën me vrasësin”. “Dik Marti kërkon të mbulojë dështimet e tij si antropolog që nuk ka gjetur asnjërin prej të 1800 të zhdukurve kosovarë, si i punësuar me kontratë pune”.

7. Prokuroria e Përgjithëshme e Shqipnisë

Prokuroria e Përgjithshme i ka quajtur të vjetra dhe pa asnjë bazë vërtetësie akuzat që raportuesi i KE-së Dik Marti (Dick Marty) bën në raportin e tij publikuar pak ditë më parë.
“Deklarimeve të Karla del Pontes në librin e saj i ka paraprirë në vitin 2004 një verifikim, një grup prokurorsh të Hagës dhe në bazë të verifikimit të tyre dhe ekspertëve shqiptarë, nuk ka rezultuar se të dhënat të kenë bazë vertëtestësie, ndaj nuk ëhstë hapur asnjë hetim”- theksoi Keshilltari per Marredheniet me Publikun dhe Mediat i Prokurorisë, Plator Nesturi
Keshilltari Prokurorisë Nesturi tha se Prokuroria nuk ka pasur dijeni dhe se nuk është paraqitur asnjë kërkesë për hetim nga asnjë organ ndërkombëtar mbi të dhënat e raportit të Dik Martit për kryerjen e trafikut të organeve në Fushë-Krujë apo diku tjetër brenda territorit të Shqipërisë.
Prokuroria cilësoi si të pabaza deklarimet se institucionet shqiptare janë bërë pengesë për hetimin e kësaj çështjeje, ndërsa shprehu gatishmërinë e saj për të vijuar hetimet me institucionet ndërkombëtare.

8. Edvin Kristaq Rama –  kryetar i PS-ës dhe kryetar i bashkisë Tiranë

Rama vlerësoi se ndjen neveri për Dick Martin si person dhe e cilësoi atë, një sharlatan. “Ne do të unifikojmë qeverinë me përfaqësuesit e PD-së në Këshillin e Evropës, kur të diskutohet në Asamble ky raport i mbushur me shpifje dhe me baltë, dhe do të bëjmë detyrën tonë ndaj së vërtetës për të kthyer mbrapsht këto shpifje dhe këtë baltë.
Në pikëpamjen tonë, hartuesi i këtij raporti është një sharlatan i cili i shtohet zogorisë së sharlatanëve që në histori kanë bërë keq, e shumë më keq për të goditur dhe dëmtuar shqiptarët dhe çështjen e tyre”, tha Rama

9. Reagon familja Katuçi

“Dick Marty tentoi të hidhte eshtra në shtëpinë tonë, i kërkojmë shtetit të ngrejë padi ndaj raportuesit” Në atë zonë të thellë të vendit, Gurra e Matit, familjarët e shtëpisë e cila përflitet në raporte të zeza të eksponentëve radikalë evropianë. Abdulla Katuçi deklaroi se raporteri i KiE, Dick Marty, gjatë vizitës së tij në atë shtëpi, 2 vite më parë, tentoi të hidhte eshtra në banesë, ndërsa kërkon nga shteti që të padisë raportuesin e KiE dhe ish kryeprokuroren e Hagës. Madje, sipas Mersim Katuçit, ish –prokurori nga Zvicra i kishte sjellë vetë ato që mund t’i përdorte ai si prova për të realizuar qëllime të tij. Abdulla Katuçi gjendet në Rripë të Burrelit, 116 km larg Tiranës.  I ka shkallët të vjetra prej druri, të nxira nga lagështia. Abdullai, si i zoti i shtëpisë, të cilit iu kontrollua kulla, thotë: “Dua që të më ballafaqojnë me atë grua (me Karlën). Të shohim a rrej unë, a rren ajo!”.
Por le të shkojmë më tej: I biri i Abdullait, Mersin Katuçi, 48 vjeç, që çalon nga njëra këmbë prej reumatizmës (i sapokthyer nga llixhat), thotë: “Nëse nuk e zbulon shteti këtë punë, do ta zbuloj vetë. Kurrë nuk kanë hyrë në kullën tonë serbë dhe as kosovarë. Hetuesit e Hagës ishin këtu dhe nuk zbuluan asnjë provë prej së cilës të nisej ndonjë hetim dhe nuk kemi asnjë informacion ose shenjë për të filluar një çështje të tillë“. I zoti i kullës, i prekur në nder për akuza të shpërfytyruara, demek sikur100-300 ushtarë e civilë serbë janë prurë në këtë kullë për t’u hequr organet, domethënë për transplantim! Kështu shkruan Del Ponte në librin e çmendurive „Gjuetia, unë dhe kriminelët e luftës“. Mersini shpërthen: “Ata (të grupit të Hagës, nja dymbëdhjetë veta) u shoqëruan nga prokurori i Burrelit, Arben Dyla i cili, në fillim të 2004-s, e shoqëroi këtë grup  për të inspektuar shtëpinë“. Ai gjeti mirëkuptimin e të zotit të shtëpisë që t’i bënin kontroll kullës e t’i hapnin të gjitha dyert e të kontrollonin të gjitha skutat. Dhe vërtet “për 9 orë familja ka ndenjur jashtë, ndërsa hetuesit e huaj kanë rrëmuar në çdo cep të saj dhe kanë kthyer gjithçka përmbys”.

Deduksioni i dy qendrimeve të kundërta dhe i subjekteve të ndërmejtme për objektin e Dik Marti-t

Sa masipër qendrimeve të shprehuna rezulton se nuk pajtohen për arsyetimet e subjekteve të kundërta. Të dy aktorët e kësaj ’’zhurme’’ kaq të madh me përmasa kombtare dhe europarlamentare do të ndjekin udhët e shprehuna. Shteti, parlamenti dhe politika e ka kundërshtue ashpërsisht versionin plot me akuza të europarlamentarit Dik.

Faktorët e mbrojtjes për Hashimin nga ana e subjekteve politike-shtetnore:

Mbrojtje nacionale

Mbrojtje politike

Mbrojtje juridike

Mbrojtje morale

Institucionale – parlamentare

Unë vlersoj shumë nga pikpamja principiale përkrahjen që ju ba Hashim Thaçit në këto aspekte;

Kosova

Si ish një nga liderët e Luftës Çlirimtarët të Kosovës

Si kryeministër aktual në ikje dhe i fituem si kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit 2010.

Si shtetë i ri i dalë nga robëria sllave, si rezultat i fajeve të Kongresit të Londrës.

Si hapë i prioriteteve të prosperitetit të Kosovës edhe në planin e pajtimit me Serbinë.

Shqipnia

Në njenën nga akuzat e Dik-ut cënonin randë moralin, politikën, etnitetin, shoqërinë, shtetin shqiptar dhe ardhmëninë e vendit tonë. Pra ky ultranacionalistë i vendit ma të civilizuem në botë Zvicra synonte që pas kësaj të lente një gjurme njollë të përjetshme në historinë shqiptare në marrëdhaniet e shqiptarëve me sllavët, me serbët. Ai me aktin e akuzës e ka penalizue këto vlera të një kombi shqiptar, që nuk e ka pasë me genë dhe nuk njeh asnjë ilustrim tipik kanibal të coptimit të robërve dhe shitjen e organeve në tregun e zi.

Diku, njeriu i pallatit të Drejtsisë të Zvicrëss më kujtoi,….!!!

Diku si protagonisti i një trillë teatrore i përket pallatit të drejtsisë zvicerane, asht tipik i një juristi të vendit të civilizuem të Europës. Kujtoja se vetëm në Shqipëri kishim këshi lloj specie bastardhe dhe kanibale në pallatin e drejtësisë shqiptare!!! Por, jo!!

Prej europarlamentit njihesh me portrete si Dik Marti i ngjashëm me ish prokurora, hetuesa,….që sajuen ” të pandehurve” mijra aktë – akuza shpifjesh nga ma monstruoze që pasi i torturonin vetë prokurorat me hetuesat i derdhnin plumbin në kokë të gropa e varrit që e hapnin vetë viktima në periudhën prej 1944 deri në fillime të vitit 1992.

Mirë asht që t’i bajmë kujtesës një profilaksi. Duke shfletue nga faktet e arshivave të ndëshkimeve mësohet se ish Sherbimi i Sigurimit në shërbim të ish Partia Komuniste sëbashku me institucionet e Drejtsisë Shqiptare ushtruen institucionalishtë krime kanibale, gjenocid të pandalshëm për 46 vjet ndaj një populli, por ma shumë në mënyrë selektive ndaj një pjese të popullsisë për shkaqe paragjykimesh, urrejtje fetare- raciste, ideologjike – politike, naciste – lokaliste, të natyrës xhelozie, hakmarrje të cilat edhe pse u ndalën nga fundi i vitit 1991 ende nuk u vendosën institucione të Shërimit të Plagëve që ende kullojnë gjak dhe dhimje për shkaqe të instalimit për 20 vjet e në vazhdim të sistemit neo-komunistë me ngjyra laramane të ashtuquejtuna parti plurariste demokratike nga banda e ish sigurimsave dhe ish partisë në pushtet. Asht e vërtetë se nuk asht ushtrue coptim organesh për biznes meqë kjo fushë nuk asht njohë atëhere se edhe mund të bahej sikurse ndodhë nëpër shtete perëndimore të civilizueme si në Greqi me zhdukjen enigmatike të mijra fëmijve jetim refugjatë e të tjera vende me një fshehtësi përfide. Tmerr asht të mësosh versione prej njëriut të drejtsisë zvicerane! Kujtova se u mbyll kapitulli ma tragjik i historive të portreteve të prokurorve gjaksorë shqiptar. Dreqi vet ky soj qenie si Diku që na lëvizi skena nga arshiva e tmerrshme e prokurove shqiptar!!

Zvicerani, Dik Marti hodhi prej majës së piramidës së Këshillit të Europës disa “gjyle” mbi Kosovën dhe Shqipninë, ku do t’i kthehen në moralin e tij përjetsishtë.

Koha dhe synimi i akt-akuzës së Dik Martinit ndaj Hashim Thaçit

Koha

Në pragë të Takimit ndërkombëtar me shtetin gjenocidial Serbinë ishte një momentë tepër zbehëse në logjikën dhe kompozimin e saj. Kosova me kët akuzë duhejt të shkonte para Tadiçit, presidentit serbë me kokë ulun, me turpin dhe fajësimin, me ndjenjën e inferioritetit. Pra karagjozi dramaturgë Diku me gjylet e tija ka synue të dirigjojë rolet e pergjegjësive historike të dy kombeve; Midis Kosovës – Shqipnisë  dhe Serbisë. Gjithshka mund të luhet, por të orkestrohet komedi me gjakun e mijra e mijra shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipnia nuk asht aq e lehtë sikurse e ka alarmue Europën e ma shumë i papërgjegjshmi Dik.

Në synimet e tija të shumta asht një kryesore; T’i tregojë botës mbarë se raca inferiore shqiptare  ndodhet në  Ballkan dhe u ka ra për ise të zezë e fatkeqe shteteve fqinje, prej saj ndodhin vetëm grindje dhe krime kanibale kundër shteteve fqinje!!! Si dhe ekziston ende në hartë në saj të ’’gabimeve’’ të ish Fuqive të Mëdha duke na trubullue ujrat demokratike të gadishullit të  Ballkanit dhe kontinentit europian.

Kjo përrallë e sajuem diabolike dhe tepër e rrezikëshme nga guzhinat e institucioneve të drejtsisë dhe të shpellave trilluese të Serbisë e të Zvicrës synohej të bahej realitet. Kush ta besoji, ta besoji dhe kush dëshiron edhe ta besoji sikurse ndodhi në Shqipëri dhe po ndodhë në Europë që të besohen me vetëdije Mashtrimi. Mashtrimi ndërton shkallët e karrierës dhe projekton krime, gjenocide andrra fantazmagorike sikurse e Dikut.

Duhet vështrue edhe në anën tjetër në thelbë ky lloj gjinie letrare e akuzës;

Duke u gjend para një Takimi të Kosovës me Serbinë, që mesa dihet edhe pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit të 2010 ka me i udhëheqë Hashim Thaçi, ndoshta për të ushtrue si mjet presioni psikologjik mbi të, që të gjunjëzohet dhe të toleroji mbi kufijt e logjikës dhe në dam të principeve të politikës dhe kushtetutës së Kosovës në Vendim- Marrjen me palën serbe.

Me këtë rast na duhet të baj një riskanim në kohë të aktorit Hashim Thaçit

Disa pyetje ndihmëse:

A kishte ngjyra nacionaliste mbrojtja ndaj Hashim Thaçit nga Kosova dhe Shqipnia?

A duhet të hymnizohet deri në kultë kontributet e Hashim Thaçit nga ky sulm ….?

A kishte racionalitet në fjalimet, deklaratat dhe komente nga funksionarë të ndryshëm për mbrojtjen e Hashim Thaçit?

A thue e damtuen apo i banën një profilaksi portretit të Hashim Thaçit?

Si e përftoi në koshiencë Hashim Thaçi reagimin e fuqishëm nga të dy anët e kombit shqiptar?

Unë mendoj se duke e hymnizue figurën e Hashim Thaçit nga njerzit e politkës e shtetit e damtuen si portretë ndoshta edhe me qëllim për ta fokusue shqiptarin ma në brendësi të veprimtarisë tij qysh kur ka lindë e matej.

Më duket se u aplikue parimi socialistë i njohun nga ish kongreset e partisë komuniste në situata aksionesh sikurse heroizmi imagjinar i të ndjerës aksioniste me dhunë, 16 vjeçares, Shkurte Pal Vata, që ’’ra heroikisht’’ dhe u çuen me qindra për t’i zenë vendin e saj si aksionistë.

U demostrue apo u ekspozue në sipërfaqe tipari i kultit të individit, ku Hashim Thaçi vuen prej kësaj sindrome të Enverit, të Stalinit, të Edvin Kristaq Ramës, të Sali Berishës,…..

Po të vihen re me kujdes prononcimet e eksponentëve të ndryshëm nga politika, mjeksia, kultura, shteti ndaj fenomenit dueli Dik Marti – Hashim Thaçi ka si nga Kosova që asht ma hiperbolizuese ashtu dhe nga Shqipnia me shumë nota histerie të tej-lavdërimit deri në ngritjen e një kulti, ku rrethi i Drenicësve e ka hymnizue me kohë Hashim Thaçin, sikur ky të ishte ai që çliroi Kosovën, sikur ai i dhuroi Pavarësinë, ndërtoi shtetin e ri Kosova, sikur ky e shkëputi Kosovën nga Serbia në Rambuje e tjera.

Në fakt Hashim Thaçit i pëlqejnë këto ditirambe poetike të thurjes së të gjitha arritjeve në Kosovë, që ka një emën,  që i përket një njeriu dhe askujt tjetër.

Duke pa gjithë kët zhurmë sikurse e ndegjova dhe prej propogandistit të tipit marksist – stalinist të akademik Rexhep Qoses më duhet të ndalem dhe të nisi skanimin e këtij burri shtetit, këtij lideri luftëtar si Guevara, këtij kryediplomati të madh në Rambuje, këtij triumfatori në betejat elektorale si kryeministër dy herë e tjera, si arkitekti i lirisë së popullit të Kosovës. Zot na ruej prej kësi fantazmash njerzish në garë se kush të hynte në zemër Hashim Thaçit, njerëz që nuk mund të rrojnë pa lavdërime liderësh.

A duhet skanue Hashim Thaçi për t’ja shkatrrue kultin e individit, që sjell dame të pakorigjueshme ndaj shtetit, familjes, partisë, shoqërisë dhe kombit kosovar?

Unë mendoj në kët kuadër dhe në kët moment t’i skanohet e gjithë epoka që ky njeri, që përposë anëve të mira që dihen, t’i rikujtohen edhe veprimtaria e shëmtuem dhe me dyshime si përgjegjës për një mori akuzash që vetë populli i Kosovës, klasa politike dhe ajo akademike ja ka adresue Hashim Thaçit si përgjegjës, që nuk po ndëshkohet.

Unë nuk kam ndërmend t’i bajë radiografinë e tij sepse populli i Kosovës ja ka ba dhe ja kujton sa herë del në tribunë e përshëndet simpatizantët dhe antisimpatizantët e tij me atë gishtin e madh sikur të ishte presidenti i SHBA-ve apo Çurçilli pas fitores mbi nazizmin.

Populli të respekton të vlerson, të duron, por kur e tejkalon me mashtrimin dhe fut dorën në xhepin e popullit t’i numëron sikurse plumbin mbi ball të gjitha bëmat e zeza.

– Po e filloj kur ju shoku meqë jeni socialistë Hashim Thaçi ndërpret në kundërshtim me planin amerikan një muej Takimin në Rambuje me faktorë ndërkombëtarë me trillën e kohës që të duhej për të pyet popullin e Kosovës dhe UÇK-ën për t’i marrë leje se duhej bombardue Serbia dhe ushtria serbe në Kosovë nga Forcate Aleate të NATO-s apo jo???!!!

Ky fraksion kohe solli një shtim gjakderdhje nga operacionet hakmarrëse të ushtrisë e policisë serbe kundër popullit të Kosovës. Brenda një muejit serbëve ju krijuen nga ky vendim tragjik i Hashim Thaçit me drenicasit e vet si sozia e tij Fatmir Limaj.

Sapo u çlirue nga NATO-ja Kosova u rikthye populli i Kosovës dhe ne nesërmen u

konstatuen kryqe , mermere, buste shentjorësh të rrënuem të varrezave katolike nga një urrejtje aziatike antikatolike. Kjo nuk mund të harrohet sepse nuk preken në asnjë lloj hakmarrje ndaj të vdekurve të cilitdo feje. Dyshimet, popullsia e kësaj zone i hodhi mbi ty Hashim Thaçi dhe grupit tënd. Më kujtua operacionet ndëshkimore që organizoi Enver Hoxha me bandën e tij kundër prelatëve të Klerit Katolik fill pas 1944 duke torturue dhe vra me dhjetra e qindra për fajin e vetëm se ishin prelatë të fesë katolike.

Sapo u futën trupat e NATO-s ju krijuet qeverinë sikurse ndoqët modelin e Enver

Hoxhës pa u konsultue me partitë e tjera dhe sipas ankesave ju dhe ministrat e juej grabitët e përvetsuet nga prona e Kosovës dhe nuk dhatë llogari.

Kur u vendosë ligji dhe hyni në Kosovë lideri i madh i Kosovës dhe i Shqipnisë i ndjeri

Ibrahim Rugova nisi të funksionoji rregulli. Me ndihmën e institucioneve europiane u organizuen zgjedhjet parlamentare dhe lokale, ku populli edhe pse luftuet, ju ndëshkoi randë me votën e tij duke ju lënë pa pushtet për bëmat në varreza katolike dhe në vendosjen e qeverisë njëpartikae sikurse komunistët në vitin 1944 në Shqipni duke grabitë dhe u pasurue me pronën e Kosovës.

Të gjendur të ndëshkuem nga vota e popullit rinisët veprimtarinë guerilse –

hakmarrëse kundër liderve dhe eksponentëve patriotë e luftëtarë të LDK-ës duke i ekzekutuar dhe oragnizue operacione edhe kërcënuese. Derisa ti dhe partia e juej erdhët në pushtet jeni të akuzuar si ty dhe partia e juej se jeni përgjegjës kryesor i vrasjeve mbi 900 kosovarë.

Ju mbani përgjegjësi kushtetuese për mos largimin nga qeveria dhe lejimin e një qeverie teknike pas dorëheqjes së LDK-ës nga qeveria me qellim që të kishit në dorë sistemin e manipulimit të zgjedhjeve sikurse ndodhi.

Ju pregatitët kurthin për rrëzimin nga presidenca e ish presidentit  z. Fatmir Sejdiut me synim të rrëmbenit partizanshe kabinetin e presidentit të endërruem.

– Ju Hashim Thaçi mbani përgjegjësi për 40 % të kontestimit të Zgjedhjeve të 12 dhjetorit të 2010 në Kosovë nga partitë politike, ku vetë amasadori i SHBA-së i pa me sy të vet si dhe ka shembuj vizive të shumta.

Skënderbeu dhe Hashim Thaçi nën grackën e dy zviceranve.

A ka lidhje Dik Marti me pseudo-historianin Oliver Jens Shmidt-in?

Lidhjet midis ish prokurorit Dik Marti dhe pseudohistorianit Oliver janë organike si zviceranë dhe si antishqiptar fondamentalistë.

Zvicerani Dik, i maskuem me një episod, ku në shënjestër kishte piketue Hashim Thaçin, i akuzuem si një vagabond, kriminel, kanibal, tregtar organesh njerzor, vrasës i pashpirt i kundërshtarve të tij dhe klanit tij etj,… i klasit ma të naltë mafioz të trevave shqiptare dhe asaj ballkanike.
Dhe kjo erdhi pas një sulmi frontal dhe tej armiqësor, të mirëpregatitun para dy vitesh nga guzhinat sllave dhe asaj zvicerane, të financuem nga shteti zviceran nga autori serbi-nordik Oliver Jens Shmidt ndaj shtyllës vertebrës të Historisë së Shqipnisë – Kryegjenearalit Gjergj Kastrioti me një thesë shpifjes të natyrës fyese dhe me prerogativa kostosh të randa ndaj kolosit të kombit dhe historis kombtare.

Para kësaj mizorie barbare që ju ba Historisë të Shqipërisë nga një i huaj zviceran heshti presidenti Bamir Topi, Jozefina Topalli, kryetari i akademisë Gudar BEQIRAJ, shkodran nga nana dhe baba, heshtën krej klasa e historis dhe intelektuale,…parlamenti shqiptar, ministria e jashtme. Edvin Kristaq Rama, partitë, shoqata, organizmat fetare, heshti Prishtina, heshti kryeministri Hashim Thaçi, heshti shqiptarët e Maqedonise e të Malit të Zi, heshtën Çamët, heshtën shqiptarët e SHBA e të botës,……..
Heshtja kishte koston e saj edhe në pamjen tjetër sepse kur Oliver Shmidt mati pulsin e një shteti, të parlamentit, kombit, racës shqiptare, të Kosovës ndaj kësaj injorimi që ju ba nga vetë Oliveri u konstatue se të gjithë kjo shpurë shtetarësh shqiptar nuk ushqenin asnjë simpati e në fakt zbuloi në laboratorin zvuícerano-serbe  se nuk kishin gjak shqiptari.

Menjëherë nxorrën nga sirtari një skenar tjetër të shëmtuem me synim kryesore për të tatue ma në brëndësi kombin tonë një ish prokuror i shtetit zviceran Dick Marty.

Ksaj rradhe u diskriminue direkt kryeministri Hashim Thaçi i Kosovës me mendim se po i bie anash e pas anës së lumit. Por doli se si një trupë dhe grusht i bashkuem u çue në kambë me komandë gjithë drjetuesit e institucioneve shtenore, parlamentare e presedenciale, ministri e prokurori në mbrojtje të Hashim Thaçit.

Mue më erdhi mirë edhe pse kishte ngjyra ekzagjeruese nacionaliste. Sikur të kishin reague këto autoritete fyerjes së zviceranit tjetër Oliver Shmidt-it heroit legjendar Skënderbeu nuk do të delnin skenar sikurse i mikut të Oliverit – Dik Marti.

Atëhere mue më ngacmon një brengë; pse ju ba një mbrojtje kaq pompoze, kaq e tepruem Hashim Thaçit deri në shprehje histerike sikurse ajo e Edvin Ramës, apo e Jozefinës Topalli,…? Vetëm Ismail Kadareja dhe ndonjë intelektual e mbrojti me dinjitet, me guxim, me dashni e me principialitet nga përdhunimi i figurës monumentale të Historisë Shqiptare të Gjergj Kastriotit.

A thue asht mbi Skënderbeun, Hashim Thaçi? A ka shkrue faqe të ndrituna në Historinë Moderne të Kosovës? A thue ka çlirue Kosovën? A thue asht arkitekti i Rambujës dhe i shtetit të ri të Kosovës? Pse gjithë kjo batërdi zulmëmadhe ndaj Hashim Thaçit?

Duke konstatue nga realiteti i fenomenit të përdhosjes së Skënderbeut nga Oliver Shmidt dhe heshtjes zyrtare nga këta funksionarë të lartë të shtetit të Tiranës, heshtjes së kryeministrit Hashim Thaçi e tjerë më shkon mendja diku ma thellë duke gërmue nga prirja partiake e majtë e Hashim Thaçit dhe e autorve avokatë. Unë mbrrijë me kët konkluzion:
Shkaku i kësaj stuhije avokatie nga autoritet e institucioneve shqiptare si në Shqipëri dhe në Kosovë buronte nga përkatësia e tyne e përbashkët
enveriste  me Hashim Thaçin. Skënderbeun e braktisën nga Historia e Shqipërisë dhe në vend të tij u vendosë Hashim Thaçi.

Kjo ishte gracka ku i ngritën dy zviceranë kombit shqiptar të kudo-ndodhun.

Sa masipër të huejt, pra Zvicra dhe qarqet prapa saj testuen zemrën, shpirtin dhe vetëdijen e shtetit, klasën parlamentare dhe akademike dhe mësuen se Hashim Thaçi ishte ma i randsishme se Gjergj Kastrioti. Historia Kombtare e Shqipërisë u përbaltë nga qarqe të huej dhe nga superstruktura shtetrore e Shqipnisë.

E mërkurë, më 22 dhjetor 2010
Redaksia: Revista Proletare
Copyright Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 22/12/2010. Filed under Analizë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Enveristat nën grackën e dy zviceranve sllavë

  1. Gjovalini

    25/12/2010 at 02:52


    Bravo proletari i keni rene pikes sepse te gjithe ketyre enveristave ju preken interesat, asgje s’kane per identidetin kombetar. Se kur u vjedh vrer per Skenderbeun te gjithe keta heshten. Ah kur do vij ajo dite qe te vije nje force e vertet e djathte qe te na perfaqesoje te djathten ashtu sic e perfaqesuan Ermenjet,Gurakuqte, Nolet etj patriot te vertet

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.