Elvin Hoxha-Paganini 12 vjecar shqiptar “trondit” skenat boterore

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1841
Nje talent shqiptar qe ende nuk i ka mbushur 12 vjec, ka korrur sukses ne skenat me prestigjioze te artit boteror. Elvin Hoxha, i cili eshte quajtur nga mediat boterore si “gjeniu me i ri i muzikes”, ka fituar ne nje konkurs prestigjioz nderkombetar ne Poloni, ne te cilen zbulohen gjigantet e se nesermes, ku kane marre pjese 120 muzikante nga 28 vende te botes, perfshire edhe Japonine. Ne qytetin e Lublinit ne Poloni, u organizua nga datat 16-24 shtator, aktiviteti i rendesishem muzikor per te 11-in vit radhazi, qe mban emrin e Karok Lipinskit dhe Henri Vienijavskit, ku pervec demonstrimit te virtuozitetit te talenteve te rinj boterore, eshte zhvilluar edhe nje panair i vertete instrumentesh muzikore te rralla (violina), qe jane pjese e koleksioneve qe vlejne miliarda dollare. Ne kete konkurs nderkombetar, 12-vjecari shqiptar Elvin Hoxha ka fituar cmimin e dyte. “Paganini” i ri jeton ne Ankara, por eshte fryt i punes se nje familje artistesh shqiptare. Babai i Elvinit, Hajredin Hoxha, eshte nje muzikant i njohur nga qyteti i Shkodres, pinjoll i nje familjeje te njohur shkodrane me tradita te spikatura qytetare, e cila ka nxjerre intelektuale dhe artiste. Konkursi i zhvilluar ne Poloni ishte ndare me dy raunde dhe u vleresua nga nje juri prej 17 profesoresh dhe violiniste virtuoze nga e tere bota.

Kategoria e pare ishte ajo qe perfshinte artistet e moshes 11-17 vjec ndersa e dyta 17-25 vjec. Ne raundin e pare u skualifikuan 51 pjesemarres nga 68 te kategorise se pare, ndersa ne raundin e dyte per ne finale mbeten vetem 8 violiniste, nder te cilet edhe 12-vjecari Elvin Hoxha. Ne kete konkurs, pervec virtuozitetit, nje rol te vecante kane luajtur edhe koleksionet e rralla te violinave qe i perkisnin antikuareve te rralle. Ky eshte nje fakt mjaft i rendesishem per t’u nenvizuar, pasi vendin e pare e zuri nje vajze japoneze e cila luante me nje “Stradivarius” me vlere 5 milione dollare, ndersa vendi i dyte shqiptari Elvin Hoxha, i cili luante me nje violine te zakonshme. Ky rezultat perben ne fakt nje sukses te madh, pasi Elvini eshte i pari muzikant shqiptar qe ka marre pjese ne historine 11-vjecare te ketij konkursi prestigjioz nderkombetar.
Koha Jone

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 08/05/2010. Filed under Kultura. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.