Ekipi “antiterrorist” i ardhur nga Washingtoni në Tiranë shkel në tokë të minuar

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1496
Kastriot MyftarajNë kohën e Luftës së Spanjës (1936-1939), që u shndërrua në një fushëbetejë globale mes komunistëve dhe antikomunistëve, Mbreti Zog urdhëroi që komunistët shqiptarë, jo vetëm të lejoheshin të shkonin në Spanjë, por madje ndonjërit t’ i paguheshin edhe paratë e udhëtimit. Le të shkojnë e të vriten në Spanjë, tha Mbreti Zog, që të mos sjellin trazira këtu në Shqipëri. Nuk ishte vetëm Zogu që veproi kështu. Kështu vepruan edhe qeveritë e tjera të Ballkanit dhe të Europës atë kohë. Sot SHBA çuditërisht janë të shqetësuara se përse radikalët islamikë nga Shqipëria dhe Europa në përgjithësi, janë duke shkuar vullnetarë në Siri për të luftuar atje. A thua nuk e kuptojnë në Washington se Siria është kurthi i përkryer, që mund të funksionojë si ajo llampa e posaçme që i josh insektet dhe i djeg, duke i tubuar dhe djegur radikalët islamikë nga Europa? Pyetja është se përse SHBA ndërhynë që t’ u shpëtojnë jetën radikalëve islamikë europianë dhe posaçërisht atyre shqiptarë. Merret vesh, këta njerëz që janë të gatshëm t’ i hynë aventurës së luftës në Siri, kuptohet se janë njëqind herë më të gatshëm për të kryer një luftë të armatosur islamike në Shqipëri, apo në Kosovë.

Qarqe të rëndësishme të establishmentit strategjik në SHBA dhe në vendet e tjera europiane të NATO-s kanë nisur që ta shohin me shumë dyshim këtë politikë të mbrojtjes së radikalëve islamikë europianë. Në rastin e Shqipërisë dhe të Kosovës, nëse problem qenka kaq alarmues sa ç’ e bëjnë amerikanët, domethënë se shumë radikalë islamikë shqiptarë në të dy anët e kufirit kanë shkuar vullnetarë në Siri dhe shumë të tjerë janë gati që të shkojnë, atëherë kjo është prova më e mirë se unë kam pasur të drejtë në ato që kam shkruar gjatë disa viteve se në Shqipëri, por edhe në Kosovë numri i radikalëve islamikë potencialisht aktivë për luftë, e ka kapërcyer rrezikshëm numrin e asaj pjese të forcave të sigurisë shtetërore që janë aktive për të përballuar një kërcënim të armatosur ndaj rendit kushtetues. Për këto mendime unë jam penalizuar dy herë, herën e parë nga Prokuroria e Tiranës mbi dhjetë vite më parë (kam marrë pafajësinë gjyqësisht), dhe herën e dytë jam kallzuar penalisht në Prokurori nga vetë kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Selim Muça, rreth katër vite më parë. Tashmë janë vetë autoritetet zyrtare shtetërore dhe ato religjioze islame që konfirmojnë vërtetësinë e atyre që kam thënë unë.

Nuk mund të kapërcehen kaq lehtë këto gjëra. Asnjë autoritet zyrtar nuk ka pushtet nga ligji për të rrezikuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues në këtë mënyrë. Në Shqipëri ka forca plotësisht të afta dhe eventualisht të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme, të cilat mund të marrin përsipër mbrojtjen e rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare, nëse ata të cilët e kanë detyrë ligjore këtë nuk duan ta ushtrojnë, ose cka është edhe më e keqe punojnë për të ndihmuar ata që e rrezikojnë sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues, se kështu iu thonë amerikanët. As amerikanët nuk mund të tolerohen që të ndërmarrin veprime të tilla të pakuptimta pikërisht në 100 vjetorin e rebelimit islamik kundër shtetit shqiptar. Për më tepër që edhe në SHBA ka qendra shumë të fuqishme që e shohin me dyshim këtë politikë zyrtare amerikane. Rendi kushtetues laik në Shqipëri, i kërcënuar eventualisht nga një rebelim i armatosur islamik, është “vija e kuqe” kapërcimi i së cilës nga çdokush qoftë ai, duke përfshirë edhe zyrtarët amerikanë është absolutisht i patolerueshëm. Nga kjo pikëpamje, ekipi i ashtuquajtur antiterrorist, i ardhur këto ditë në Tiranë nga SHBA për çështjen e rekrutimit në Shqipëri të vullnetarëve islamikë për luftën në Siri, ka shkelur në tokë të minuar qëkurse ka zbritur në Tiranë./Kastriot Myftaraj/FB

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 29/01/2014. Filed under Analizë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Ekipi “antiterrorist” i ardhur nga Washingtoni në Tiranë shkel në tokë të minuar

  1. Moza

    08/01/2015 at 19:44


Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.