Egjipt, zbulohet varri i Kleopatres dhe Mark Antonit!

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3606
KAJRO – Shpresa të reja në fushën e arkeologjisë, dyshohet se po zbulohet varri legjendar i Kleopatrës dhe Mark Antonit. “Arkeologët në kërkim të varrit të Mark Antonit dhe Kleopatrës janë në rrugë të mbarë”, deklaroi dje Këshilli i Lartë i Antikitetit Egjiptian në një komunikatë.

Një ekip i drejtuar nga arkeologët egjiptianë Zahi Haëass dhe Kathleen Martinez, një egjiptologe domenikane mendojnë se ekzistojnë tre vende të mundshme ku mund të ndodhet varri i dy të dashuruarve të njohur, pranë një tempulli në perëndim të Aleksandrisë. ”Ekipi që po bën kërkime që prej tre vitesh do të bëjë gërmime në tre vende javën e ardhshme”, thuhet në komunikatë. Këto vende u identifikuan në sajë të radarit. “Ekzistojnë prova historike në shkrimet e Plutarkut, ku thuhet se Kleopatra është varrosur me Mark Antonin”, theksoi Martinez.

Për momentin, arkeologët kanë zbuluar në 27 varre 10 mumje duke lënë të kuptohet se varri i çiftit legjendar mund të jetë shumë afër. Janë gjetur gjithashtu pjesë të monedhave me figurën e Kleopatrës dhe Aleksandrit të Madh. Njëzet e dy pjesë bronzi tregojnë gjithashtu profilin e mbretëreshës së Egjiptit të Lashtë. Në vitin 2007, nga studimi që u ndërmor nga eksploruesit e Universitetit të Neëcastlet në Britaninë e MAdhe u arrit në përfundimin, sipas një pjese romake të ruajtur mirë, se bukuria e mbretëreshës së Egjiptit të Lashtë ishte ekzagjeruar nga legjenda. Kleopatra ka mbretëruar në Egjipt rreth 2 000 vjet më parë, duke u martuar me Mark Antonin, një nga trashëgimtarët e Perandorisë Romake./BalkanWeb

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 02/05/2010. Filed under Interesante. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.