Edi Rama, sot në Shkodër vdiq një punonjës i ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizimeve Shkodër. Në qoftë se ka veting nesër presim prokurorin të vendosi masën “nën hetim për drejtorin e ndërmarrjes dhe për kryetaren e Bashkisë Shkodër”

Print Friendly

Lexuar 76

Sot ndodhi një ngjarje e rëndë për qytetin e Shkodrës si dhe për puntorët e ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime Shkodër. Humbi jetën një puntorë në krye të detyrës sepse nuk kishte asnjë mjet sigurie për jetën, sepse punonte ashtu siç punojnë mijëra puntor të ndërmarrjeve bashkiake e shtetërore.

Zoti Kryeministër në qoftë se vërtet do bëni VETING, atëherë nesër në mëngjes mbi tryezën e zyrës së drejtorit të ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime Shkodër dhe kryetares së bashkisë Shkodër nga Prokuroria Shkodër duhet masa “pezullim nga detyra për arësye hetimi për akuzën shpërdorim detyre për sigurimin e mjeteve të punës”etj. Duam drejtësi për të drejtat elementare të punës siç është mbrojtja e jetës së puntorit.

Ne do presim zoti Kryeministër sepse “peruljet dhe dhimbjet” e zonjës kryetare të bashkisë Shkodër po marrin jetë njerëzish.

Në qoftë se ju zoti kryeministër nuk do bëni të funksiononi institucionet shtetërore shqiptare atëherë do ngrihemi në protesta për mbrojtjen e jetës nga institucionet shqiptare.
Shoqëria Civile Shkodër

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 14/07/2017. Filed under Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento