E.l.f. eksfoliator (heqje të lëkurës së thatë) për buzë të plasaritura

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1076
BakamҪdokush nga ne ka nevojë për një pastrim të lëkurës së thatë të buzëve (herë pas here) që çahet nga i ftohti i sezonit të dimrit, por edhe nga dielli dhe i nxehti i verës. Në veçanëri femrat sepse ato përdorin edhe produkte buzësh, si psh. buzëkuq apo shndritës buzësh /lipgloss dhe të plasariturat e buzëve duken më qartë kur buzët nuk janë në gjendjen e duhur dhe kur i vëmë në pah me një buzëkuq.

Produkti i përshtatshëm dhe që jep shumë rezultat të knaqshëm është produkti nga firma e.l.f që quhet Lip Exfoliator.

Ky produkt në pamje të parë duket si një buzëkuq i zakonshëm por në të vertëtë përdoret për të hequr shtresën e qelizave të vdekura në buzë. Mbasi aplikohet në buzë i bëhet masazh buzëve për pak minuta në mënyrë që të heqim shtresën e sipërme të lëkurës që është e plasaritur. Pastaj i pastrojmë buzët me një pece të lagur me ujë të ngrohtë, mbas kësaj përdorim një krem hidratues për buzë. Lini pak kohë hidratuesit që të absorbohet nga lëkura e buzëve tuaja. Në fund buzët e tuaja do të jenë gati për aplikim buzëkuqi dhe do të vëreni se buzëkuqi do të duket më bukur në buzët e tuaja.

Faleminderit që kaluat nga rubrika ime dhe që shpenzuat kohë për të lexuar përshkrimet e mija për kozmetikën. Shpresoj të shihemi rradhën tjetër. Qëndroni të fortë mentalisht, të shëndetshëm e të bukur fizikisht!
Farmacistja/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 09/04/2015. Filed under Kozmetike. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.