Dua të jem “SINGËLL”, por bashkë me ty…

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 147
Dua që ti të dalësh për një birrë me miqtë.
Dua, në çdo moment edhe në ato të papërshtatshmit, të më mbash në krahë dhe të gjej paqe tek ty.
Dua që sapo të zgjohesh, të bisedosh me mua për çdo gjë që të shkon nëpër mendje, por që të ndihesh i lirë të bësh plane të ndryshme për pjesën tjetër të ditës. Unë do të bëj të njëjtën gjë.
Dua që të më rrëfesh për mbrëmjet me miqtë e tu. Që të më tregosh për atë vajzën në lokal që nuk t’i shqiste sytë.
Dua që të shkruash kur je i dehur për të më thënë gjëra pa kuptim, vetëm për t’u siguruar që edhe unë jam duke të menduar shumë.
Dua të qesh, ndërsa bëjmë dashuri, ndoshta ngaqë ndjehemi të ngathët duke u rrotulluar nëpër çarçafë!
Dua që, ndërsa ne jemi me miqtë tanë, të më marrësh për dore dhe të më çosh në dhomën tjetër, sepse nuk reziston më shumë dhe do që të bësh dashuri me mua aty, në atë moment. E imagjinoj, si përpiqemi të mos bëjmë zhurmë, në mënyrë që të tjerët të mos kuptojnë çfarë po ndodh.
Dua të ha me ty, dua të ndjehem e lirë për të biseduar rreth vetes dhe që ti të bësh të njëjtën gjë. Dua të imagjinoj si do të jetë apartamenti i ëndrrave tona, duke e ditur se ndoshta ne kurrë nuk do të jetojmë së bashku. Dua që të tregosh për të gjithë planet e tua, pa fund dhe krye.
Dua të më surprizosh, të më thuash: “Merr pasaportën, sepse do të nisemi!”.
Dua të kem frikë bashkë me ty. Dua të bëj gjëra që nuk do t’i bëja me askënd tjetër, vetëm për shkak se unë ndjehem e sigurt me ty. Dua që të kthehem në shtëpi e dehur pas një nate jashtë me mikeshat dhe ti të më marrësh fytyrën në duar, të më puthësh dhe të më të shtrëngosh fort.
Dua që ti të kesh jetën tënde, e të vendosësh që të shkosh vetëm në një udhëtim. Të më lësh mua këtu vetëm dhe të mërzitur, duke pritur që në Facebook të mbërrijë një “ç’kemi” nga ana jote.
Nuk dua që gjithmonë të të shoqëroj në mbrëmjet tua jashtë dhe nuk dua që ti të marrësh gjithmonë pjesë në të miat. Pra, ne mund t’ja tregojmë përvojat njëri-tjetrit të nesërmen.
Dua diçka që është, në të njëjtën kohë, e thjeshtë … por jo shumë. Diçka që më krijon një mijë pyetje në kokën e time, por që më jep përgjigje sapo jam pranë teje. Dua që të mendosh se unë jam e bukur, e të jesh krenar ta thuash kur ne jemi së bashku. Dua të dëgjoj duke thënë që më dashuron, ashtu siç unë do të veproj me ty. Dua që të më lejosh të ec para teje, kështu mund të shijosh pamjen e të pasmeve të mia!
Dua të bëj plane, edhe pse ne nuk e dimë nëse do t’i realizojmë apo jo. Dua të jem mikja jote, personi me të cilin adhuron të dalësh dhe të argëtohesh.
Nuk dua që të humbasësh dëshirën për të flirtuar me femra të tjera, por gjithmonë të kthehesh tek unë, kur mbrëmjes po i vjen fundi. Sepse ndoshta unë do të kem shkuar në shtëpi herët, pa ty. Dua të jem personi me të cilin ti adhuron të bësh dashuri dhe biesh në gjumë menjëherë më pas. Personi i cili “hapet nga rruga” që ti të punosh dhe që i pëlqen të të vështrojë kur ti humbet në muzikën e preferuar.
Dua që të kem një jetë prej beqareje, por me ty. Pra që jeta jonë në çift të jetë e njëjtë siç e kemi sot, si “singëll”, por që e jetojmë së bashku!
Një ditë do të gjej!
Burimi: HuffPost
Marrë nga: femratnews.com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 06/09/2017. Filed under Ndjenja. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento